Friday, November 20, 2009

"Po shfrytëzojnë tolerancën tonë hyjnore ndaj të keqes"

Pas cilësimit të bejtexhiut të Shkodrës si një nga 5 piktorët më të mëdhenj aktual të Evropës (Tritan Shehu), pas hedhjes së firmës në dokumentin e Pavarësisë së vitit 1912 nga kryeparlamnetarja e 2007 (Jozefina Topalli), pas negociatave në vazhdim dhe këmbëngulëse që nga viti 1919 me Qeveritë italiane për eshtrat e Ismail Qemalit (Ferdinand Xhaferi), pas cilësimit "


...lëndim i lehtë i gazetarit Mero Baze..." të fenomenit shtetëroro-mafioz (Sali Berisha), pas cilësimit të Gërdecit dhe Tunelit si "gjëra që ndodhin" (në unison), ja tani edhe ministri "fringo" i PD-së (nuk është lapssus), Petrit Vasili thotë: "...ata që pinë duhan e alkool nuk do të trajtohen në spitalet publike (nëse janë në proces do t'u ndërpritet ky trajtim), sepse tarifat e shërbimit ndaj tyre janë shumë të shtrenjta dhe Qeveria nuk i përballon dot" ?!



Pra, bëhet fjalë për pacientët e siguruar, që në këtë mënyrë nuk mund të kurohen askund. Po në spitalet private? Petriti nuk thotë gjë, se nuk është kompetent, derisa të hapë ai një të vetin.


dërsa shtetasit që kanë mundësi ekonomike (të siguruar ose jo) për të përballuar atë që s'mundet Qeveria, mund t'i kthejnë spitalet, sidomos ato publike, në PAB-et (apo PUB-et) e tyre personale, përderisa arsyeja e kësaj mase të paarsyeshme, është pamundësia ekonomike e Qeverisë sonë (!!)


Shqiptarë, bashkatdhetarët e mi të dashur! Vërtet të kemi rënë kaq poshtë? N.q.s., po, PSE? Kjo "PSE" nuk është nga ato të Petro Markos, ajo e ka përgjigjen brenda. Ne po na trajtojnë si me të tëra inferioritetet për ditë e më shumë, gjë që s'ka ndodhur as në regjimin e Zogut e as në atë të Hoxhës. Të dy këta kanë qenë më të zgjuar, më me kulturë e me edukatë se sa thjesht sundues.


Të sotmit nuk u afrohen cilësive të tyre, për nga niveli që shfaqin çdo ditë kudo e me këdo, që s'është me 'ta. N.q.s., dy të parët kuptuan se si mund të qeveriseshim ne shqiptarët, të sotmit janë krejt të paskrupuj dhe po shfrytëzojnë kriminalisht urtësinë, durimin dhe tolerancën tonë hyjnore ndaj së keqes.



Nuk ka si shpjegohen ndryshe këto "lëndime të vockla", që ne i hedhim pas krahëve njeri pas tjetrit: "...po nuk votove për ....nesër mos u duk në punë"; "...fotografo votën tënde..."; "...Gërdeci, gabim njerëzor..." (në gjuhën juridike "rast fatkeq"); "...Tuneli i Kalimashit dihej që mund të shembej, por ne me "lëkurën tuaj të shtatë" po e riparojmë"; "...u rrah një gazetar, e çfarë pastaj? Në Botë po vriten..."; "...u fut Serbia para nesh në Shengen? Tani e tepruat! Po ndërhyni në punët e brendshme të Qeverisë!"


Është krejt e vërtetë, moj Qeveria ime (Jona). Të gjitha janë punët e tua të brendshme, por sidomos kjo e fundit. Sepse, sa më larg Evropës të jemi ne durim-mëdhenjtë e qeverisur prej Teje, aq më lehtë na shkakton "lëndime të vockla" dhe aq më shumë këto nuk do të meritojnë vëmendjen e askujt.


Email nga adresa shak_rac@hotmail.com tek Shekulli

Wednesday, November 18, 2009

Ja si u vranë dhe u masakruan 147 emigrantët shqiptarë

Sondazhi i ESRC/ Greqia, vendi më armik i të huajve.



Shqipëria, me çdo kusht, duhet t’i kërkojë Greqisë të fillojë hetimet mbi vrasjet e 147 emigrantëve shqiptarë dhe më pas, për keqtrajtimet dhe torturat ndaj tyre. Emigracioni shqiptar përbën dhimbjen e dhimbjeve të shumë nënave dhe motrave shqiptare. Përbën një ogurzi për familjet e 147 viktimave dhe një dëshpërim për komunitetin shqiptar, që u vranë dhe masakruan nga policia dhe nga qytetarë vendas.

Ksenofobia dhe nacionalizmi vetëm dëme i kanë sjellë njerëzimit. Vrasja e emigrantëve shqiptarë nuk përbën një rastësi për shtetin grek, nuk mund të ketë ndonjë justifikim radhe dhe të papërgjegjshme, pasi viktimat janë vetëm shqiptarë dhe ciganë. Viktima që nuk janë të pleksur me ligjin vendas, por të pleksur përballë një politike të tej gabuar nacionaliste dhe raciste, që po ndiqet nga shteti helen, në vendin ku lindi demokracia.
Ish kryeministrat Micotaqis, Papandreu, Simitis, Karamanli, nuk patën asnjë vullnet dhe dëshirë për parandalimin e masakrës.
Heshtja shumë vjeçare e dy vendeve përball kësaj masakre, nuk mund të justifikojë indiferentizmin e politikës shqiptare, të Avokatit të Popullit si dhe prokurorisë. Komuniteti shqiptar e ka paguar emigracionin në Greqi me gjak më shumë se çdo komb tjetër.

Vrasjet e shumta ndaj emigrantëve në Greqi përbëjnë një krim, që dikush duhet të mbaj përgjegjësi morale dhe ligjore, duke hedhur pyetjen se, a do të ketë kurajën shteti shqiptar, për t’i kërkuar vendit fqinjë hapjen dosjeve për hetimin e vrasjeve të 147 emigrantëve shqiptarë...?

Ligji i luftës u rri si shpata e Domokleut mbi kokë marrëdhënieve shqiptaro-greke, po njëkohësisht ky ligj duket sikur ndikon edhe në emigracionin shqiptar në Greqi. Fatkeqësisht mentalitetet nacionaliste dhe ato ndoshta ekstremiste ekzistojnë akoma edhe në Parlamentin grek, gjë që përbën një shqetësim konkret. Mungesa e politikës për emigracionin në dëm të emigrantëve në përgjithësi, pa dallim moshe kombi apo besimi fetar, përbën një veprim politik për këtë emigracion, nga dhe ku varen fatet e të qindra e mijërave familjeve emigrantë ekonomik. Më mirë se kushdo tjetër këtë gjë e kuptojnë vetëm emigrantët që jetojnë dhe punojnë në këtë vend. Kohët e fundit u fol shumë për marrëdhënie të mira dhe të shkëlqyera që ekziston me Greqinë , ndërsa në praktikë qëndron ndryshe, ato janë të cekëta dhe ndoshta të ngrira, por me interesa të mëdha në dëm të popullit tonë. Nga ana tjetër politika e Jashtme ka qenë disa hapa pas opinionit shoqëror lidhur me vrasjet e emigrantëve shqiptar nga policia dhe qytetarët grek. Në përgjithësi preokupacioni i shtetit shqiptar ka qenë ZERO...



Racizmi dhe ksenofobia i ka rrënjët në vetë shtetin helen, në tërë mekanizmin e tij lëvizës, ku më shumë se kushdo ky racizëm është ndjerë tek emigrantët të ashtuquajtur “emigrantë të brezit të parë”. Me këtë veprim racor vetë shteti ka ndikuar në rritjen e mëtejshme të ksenofobisë dhe të racizmit, duke paraprirë me shembullin e vetë në shoqëri, duke e çuar këtë vend kampion të BE-së për vrasjet dhe keqtrajtimet e të huajve. Nga ana praktike në këtë vend, racizmi ka shkaktuar dëm njerëzore në marrjen e jetës së emigrantëve, por nga ana tjetër ai ka ndikuar në ndarjen e shoqërisë vendase me komunitetet e huaja. Sot racizmi shfaqet me tepër se kurrë në aspektin social, në dallimin e race, feje etj.
Ky fenomen më shumë se kurrë prek vendet e Ballkanit. Edhe pse njerëzimi po jeton në shekullin e XXI–të, këto vende janë të mbërthyera nga ky fenomen tepër negativ. Por shumë gjera Ne i humbëm, sepse nuk i kërkuam, po dhe shumë të tjera po i humbasim, pasi nuk kemi kurajën që t’i kërkojmë edhe kur na takojnë.
Si gjithnjë Greqia mundohet me çdo kusht që përballë opinionit ndërkombëtar të tregojë se në këtë vend nuk ka ndodhur asgjë, duke lënë në haresë qëllimisht 147 vrasje nga policia dhe qytetarë të saj, që me sa duket kohët e fundit janë kthyer në mode policore. Në krahasim me vendet e tjera të BE-së për vrasjet kundra emigrantëve, ky vend zë vendin parë. Në pritje nga familjarët e viktimave mbetet se kur do të hapen dosjet e krimeve të kryera kundra emigrantëve shqiptarë, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me shkeljet e ligjeve në Greqi.

Hapja e dosjeve dhe hetimi i tyre do të zbardhë të gjithë të vërtetën e këtyre vrasjeve, pasi këtë gjë e kërkon edhe dhimbja e familjeve shqiptare me pyetjen: përse u vranë?...

Nuk mund të pajtohemi me parimin, të harrojmë ato çfarë ndodhën, në një kohë kur dikush i mungon familjes së tij. Vrasjet përbëjnë krim, si dhe aq më tepër kur më 1993 është ndaluar në këtë vend dënimi me vdekje. Deri më sot policia vendase ka vrarë vetëm 8 shtetas grek, ndërsa shqiptar 86. Këto vrasje përbëjnë krime kundër njerëzimit dhe duhen të sillen para drejtësisë, po të kuptojmë dhimbjen e të afërme të tyre. Po kush më mirë se të afërmit e viktimave e kupton këtë dhimbje?
Nuk është e rastit që për shumë vite në krye të ministrisë së Rendit në Greqinë Demokratike të jenë vendosur në krye të saj, ministra me ideologji nacionaliste dhe ekstremiste kundrejt të huajve në përgjithësi. Nuk është e rastit që në këtë vend fqinjë brenda një periudhe të shkurtër të vriten 147 emigrantëve shqiptarë, ku policia mban përgjegjësi për 68 vrasje në 83 sulme të kryera, duke filluar që nga fëmijë të moshës 13 vjeçare e deri tek njerëzit e moshuar. Me ndjenja nacionaliste e antishqiptare ky vend mban rekord për vrasje të emigrantëve shqiptarë.

Duke ju referuar fakteve zyrtare të publikuara në shtypin vendas do të shohim se, në 50 muaj janë vrarë 47 emigrantë shqiptarë. Po deri më sot nga vrasësit asnjë nuk është dënuar.

Në vitet 2000-2002 u penalizuan për vrasje vetëm pesë policë, po më në fund asnjë nga këta nuk u dënua. Duke ndjekur rrugën e ndjenjave antishqiptare, Greqia i ka mbushur burgjet e saj me emigrantë duke zënë vendin e parë për sa i përket numrit të dënuarve të huaj. Nuk është e rastit që drejtësia greke të mos ketë kurajën morale, për të dënuar asnjë nga vrasësit, të cilët deri më sot nuk u kanë kërkuar të falur familjeve të viktimave, por përkundrazi janë duartrokitur në sallat e gjykatave.
Një fakt konkret është se në të gjitha vrasjet e kryera kundra emigrantëve, ambasada shqiptare nuk e ka ngritur asnjëherë zërin e saj, duke bërë një lojë të dyfishtë në një kohë kur mjaftohej vetëm me regjistrimin e viktimës dhe mos kryerjen deri në fund të verifikimit lidhur me vrasjen.

Greqia, vendi më armik i të huajve
Sondazhi i zhvilluar tre vite më parë nga Qendra e Kërkimeve Shkencore Evropiane (ESRC) në vendet e Bashkimit Evropian lidhur me emigrantët dhe botuar në gazetën e përditshme angleze, The Guardian. Sipas këtij raporti të përgatitur me përfundimet e sondazhit doli se vendi fqinj jo vetëm që nuk ishte tolerant ndaj emigrantëve dhe të huajve në përgjithësi, por mbi të gjitha është cilësuar vendi më armik i të huajve në Evropë, në një kohë kur prej shumë vitesh të huajt janë përballur të vetëm ndaj sulmeve të njëpasnjëshme si nga mekanizmi i shtetit, policia, por edhe nga disa ekstremistë të djathtë.
Sipas gazetës The Guardian, mbështetur në studimin e mësipërm thuhet se dy shtresa janë në Greqi, ku përballen më shumë me racizmin dhe konservatorizmin grek. Këta janë emigrantët shqiptarë dhe minoritarët turq në Trakinë Lindore, dhe shton se këtyre dy lloj shtresash nuk u shërbehet në spitale dhe nuk u jepet shtëpi me qira, ndërsa shtypi grek shkruan herë pas herë kundër emigrantëve, duke nxjerrë në pah vetëm anët negative.

Policia, emigrantët fajtorë të krimit
Simbas sondazhit të fundit, policia greke, nuk mbetet mbrapa nga mekanizmi i drejtësisë, në ksenofobinë e saj ndaj emigrantëve. Edhe këto mekanizma, ashtu si dhe përqindja më e madhe e popullsisë vendase (95%) janë ksenofobë, e si pjesë përbërëse kanë të njëjtin mendim negativ. Ky mekanizëm ashtu si dhe ai i drejtësisë vënë para përgjegjësisë të huajt për rritjen e kriminalitetit, në një kohë kur faktet dhe shifrat flasin vetëm për 2-3 për qind. Sipas sondazheve 92 për qind e policëve, që u intervistuan, besojnë se ka rritje të kriminalitetit në këto 10 vitet e fundit. 57.5 për qind e tyre mendojnë se të huajt ndikojnë pak në rritjen e kriminalitetit. 35.9 për qind besojnë se të huajt mbajnë përgjegjësi për rritjen e kriminalitetit në Greqi. Ndërkaq 56.6 për qind e policëve besojnë se të huajt janë fajtorë më shumë se sa viktima të krimit. Ndërsa 40 për qind besojnë se të huajt janë viktima të krimit.

Bakojanis: Do të luftojmë racizmin
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimin Racor, (me 21 mars te 2009) ministrja e Jashtme e Greqisë Dora Bakojanis me anën e një mesazhi ka theksuar se: "Është detyrë e globale e komunitetit të BE-së, për të luftuar praktikat dhe qëndrimet që ngjallin urrejtje dhe frikë, ndaj racizmit dhe tolerancës. Mbrojtja e të drejtave të njeriut, por edhe për demokracinë arrihet duke respektuar e luftuar stereotipat dhe paragjykimet intolerances. Si parim themelor në zemër të politikës së saj, Greqia nuk do të ndali luftimet për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor dhe të sigurisë" përfundon në deklaratën e saj z. Bakojanis. Siç dihet Greqia është kampione në BE, për sa i përket ksenofobisë dhe racizmit. Kjo politikë e gabuar ka ndikuar në drejtësinë që në burgjet e vendit 50 për qind e të dënuarve të jenë emigrantë. Sikur të mos mjaftojë kjo në këtë vend janë vrarë nga mekanizmi i shtetit ( policia) më shumë emigrantë se në asnjë vend tjetër të BE ( 147 shqiptarë dhe 4 ciganë).

Fratini, kemi një përgjegjësi historike për të përballuar këtë fenomen
Pak kohë më parë Bashkimi Evropian festoi 50 vjetorin duke theksuar vitin 2007 si “një vit i shanseve të barabarta për të gjithë”, por për fat të keq në Greqi racizmi vazhdon të mbetet për vite të tëra si një nga problemet më kryesore të drejtave themelore të njeriut. Në një komunikatë të Ammnesty International me rastin e ditës ndërkombëtare për zhdukjen e dallimeve raciale ka theksuar se këto padrejtësi kundrejt të huajve në përgjithësi janë probleme kryesore të Bashkimit Evropian.
Pak muaj më parë, Amnesty Internatioal, me anën e një komunikate drejtuar Komisionit Evropian, Këshillit Evropian, si dhe Parlamentit Evropian, u ka kërkuar zbatimin e menjëhershëm në të drejtat themelore të njeriut, për t’u dhënë fund dallimeve racore në BE, forcuar kjo më shumë edhe nga deklarata e Franko Fratini, ku bën fjalë se dallimet racore kanë një rritje të frikshme në mbarë Evropën. Fratini lidhur me përmasat e mëdha të racizmit është shprehur se “ I njohim pasojat e racizmit në Evropë në të kaluarën. Kemi një përgjegjësi historike për të përballuar këtë çështje me një përparësi të veçantë. Qytetarët Evropianë natyrisht që shqetësohen për këtë problem, i cili ka të bëjë me jetën e përditshme të mijëra njerëzve. shprehet Amnesty International”.

Ndërsa Drejtori i sektorit grek të Amnesty Internacional z. Kuvaras është shprehur se: “kërcënimet të përhershëm e kudo ndodhur, të fyerjeve me fjalë dhe ushtrimit të dhunës, ku shumë njerëz nuk mundet të jetojnë një jetë normale, të marrin një banese me qera, të gjejnë punë, apo thjesht të ecin në rrugë pa i ndaluar për t’i kontrolluar, për të vetmen arsye se duken të ndryshëm, apo flasin një gjuhë tjetër”. Më 12 nëntor 1998 ish-kryeministri Majko vizitoi Greqinë, ai i shprehu me keqardhje homologut të tij grek, zotit Simiti se: “Shqiptarët nuk duhen keqtrajtuar për disa vjedhje, sepse edhe këta kanë dinjitet ashtu si dhe qytetarët vendas”.

Raportet: Vendi ku shkelen më shumë të drejtat e emigrantëve
Vetëm për vitin 2000 ky vend kritikohet nga Organizata Ndërkombëtare Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, si dhe nga Organizata Amerikane për të Drejtat e Njeriut “Human Rigts Watch”. Kritikë e ashpër është bërë në drejtim nga kjo organizatë, për të garantuar të drejtat e barabarta, konform sipas dispozitave ndërkombëtare për ndalimin e dallimeve racore, kombëtare dhe të besimit fetar, pasi ekzistenca e një dispozite të tillë është një detyrim për Greqinë. Nga raporti i Amnesty International më 5 tetor të 2005 del se Greqia është vendi ku shkelen të drejtat e njeriut, ku të huajt qëllohen me armë në kufi, nuk u jepet azil politik dhe mbahen në kushte të këqija. Shteti grek duhet të bindet ligjeve për të drejtat e njeriut...Mijëra njerëz nga Shqipëria dhe vende të tjera vijnë në Greqi për të kërkuar kushte më të mira jetese. Disa qëllohen dhe vriten, disa nuk u jepet menjëherë leja e hyrjes dhe e qëndrimi...Për këtë është krijuar një atmosferë racizmi dhe ksenofobisë në popullin grek...Greqia, kampione në Evropë për ksenofobi dhe racizëm. Për ndjenja ksenofobie dhe veprime raciste të grekëve kundra të huajve, për histerizëm kundra shqiptarëve, Barometri i Komisionit Evropian e ka renditur Greqinë në vend të parë ku 71% e popullsisë janë kundra emigrantëve dhe në përgjithësi kundra shqiptarëve.

Në vitin 1999 barometri vendas tregon se 89.5% e popullsisë kërkojnë largimin e të gjithë emigrantëve.
Raporti i Komitetit Kundër Torturës
Mosndëshkimi, çon në abuzime dhe keqtrajtimet e emigrantëve


Një raport tjetër i Komitetit Kundër Torturës dhe Keqtrajtimit të Këshillit të Evropës (CTP) botuar më 20 tetor 2009 ka dhënë edhe një alarm tjetër Greqisë, vendit më me shumë probleme në këtë drejtim. Si çdo vit ashtu edhe për vitin 2008, Komisioni gjatë një vizitë në Greqi ka vënë në dukje se, mbajtja e emigrantëve të paligjshëm në dhomat e paraburgimeve është në kushtet e mjerueshme, pa shërbime mjekësore, mungesë i informimit në gjuhën e tyre si dhe mungesa e mbështetjes ligjore. Jo pak herë ky vend është bërë epiqendra e kritikave të organizmave ndërkombëtar për keqtrajtimet e emigrantëve dhe romëve, jo vetëm në mbajtjen e tyre brenda kampeve dhe dhomave të izolimit por edhe jashtë tyre. Përbuzja e kësaj shtrese nga autoritetet shtetërore ka bërë që ky vend të sfidoj direktivat apo udhëzimet e Komisionit Evropian.

Raporti i bën fjalë edhe për qeverinë që po ikën, sepse, në përgjigje nuk ndjehet i kënaqur me ekzistencën e thjeshtë të Avokatit të Popullit, të shqyrtojë vetëm ankesat në lidhje me keqtrajtimin e emigrantëve. Por duhet d kërkuar në të gjitha rastet, një hetim të plotë, verifikimin e ankesave dhe të ndëshkojë ata që janë përgjegjës. Më në përgjithësi, duke iu referuar të 20-të viteve veprimit kundër Torturës, KPT-ja vëren se "se mos ndëshkimi është ai që nxit shpërdorimin e emigrantëve dhe grupet tjera të rrezikuara nga policia dhe autoritetet e tjera, duke theksuar se nuk ka zgjidhje po ndërton më shumë burgje në Evropë. Komiteti paraqet pikëpamjet e tij për ruajtjen e të drejtave të emigrantëve të paligjshëm, të privuar nga liria e tyre dhe tërheq vëmendje të veçantë Greqisë...
Shqipëria, më aktive në mbrojtjen e drejtave të emigrantëve

Emigrantët janë njerëz, që prej shumë vitesh ndodhen ndërmjet dy atdheve dhe që sot po rrezikohen të shkëputen prej të dyve. Politika e jashtme e Shqipërisë për bashkëpunimin me vendin fqinj deri tani ka dështuar, pasi kërkesat për të luftuar emigracionin e paligjshëm nuk lidhen vetëm me marrjen masave e policore në ruajtjen e kufijve, pasi ngritja e këtyre mureve përballë varfërisë dëshmoi qartë se jo vetëm nuk luftoi emigracionin klandestin, por e shtoi akoma më tepër atë. E vërteta është se emigrantët kanë nevojë të shihen si pjesë e popullit shqiptar, pasi këtë gjë më shumë e kurrë e kërkon e mira e atij vendi, të jenë të bashkuar dhe jo të veçuar. Në pamjen globale të mbrojtjes së të drejtave të emigrantëve, si dhe të trajtimit të tyre brenda ligjeve të Konventës Evropiane dhe të OKB-së, Shqipëria, deri më sot, ka dalë e humbur në raport me vendet e tjera të botës. Forca dhe zëri institucioneve të drejtësisë, si dhe mbrojtës së të drejtave të njeriut etj., kanë qenë të pafuqishëm për të kërkuar llogari për keqtrajtimin poshtërues të emigrantëve tanë kudo. Por një problem i pazgjidhur në këtë drejtim është dhe mbetet ai me shtetin fqinj, helen. Shteti Shqiptar nuk di sa ka dhe ku i ka emigrantët e tij. Nuk di akoma, ose bën sikur nuk i di, nëse u sigurohen të drejtat, që u takojnë konform ligjit ndërkombëtar, Për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

Lind pyetja, çfarë do të ndodhte në rast se policia shqiptare do të keqtrajtonte një grek apo shtetas të ndonjë vendi tjetër?
Menjëherë përfaqësia e atij vendi do të kërkonte llogari, ashtu siç veproi tre vite më parë Ambasada Ruse për keqtrajtimin e një bashkëqytetari të saj në Omonia, duke protestuar në ministrinë e Jashtme të Greqisë.

Portreti i racizmit dhe torturës
Lista e mëposhtme tregon qartë se sa shtrenjtë është paguar emigracioni shqiptar në vendin fqinjë, në vendin ku lindi demokracia, ku më shumë se kurrë, ky vend di se çdo të thotë emigracion. Fatkeqësisht, protagonistë të kësaj vepre makabre është vetë mekanizmi shtetëror (policia). Me këto vrasje të paligjshme dhe barbare nga mekanizmi i sëmurë shtetëror kundra emigrantëve, shkelen edhe njëherë të drejtat themeltare të njeriut, shkelen ato ligje të cilat ky vend evropian ka firmosur për zbatimin e tyre së bashku me vendet e tjera demokratike në Hesing më 1951.
Realiteti ka treguar në këtë vend të çudirave se, sa firma të hidhen për të mbrojtur të drejtat elementare të njeriut, zor se ato mund të gjejnë zbatim në këtë vend, pasi shumë hendeqe politike bëhen pengese për të gjetur zbatim. Emigracioni shqiptar tregoi se emigrantët janë pengje të kësaj politike të sëmurë nacionaliste dhe ekstremiste
Lidhur me racizmin në këtë vend, më 17 prill 1997, në një nga sallat e sindikatave të përgjithshme të Athinës, në prani të deputetëve të partive të ndryshme zhvillohet një seminar me temë: “Të drejta të barabarta dhe jo racizëm dhe ksenofobi”. Kryetari i Organizatës Antiraciste për Evropën, z. Takis Janopulos ka theksuar se “për periudhën 1992-1997, Greqia ka dëbuar 1.5 milionë emigrantë. Janë kryer nga mekanizmi shtetëror kundra emigrantëve 83 sulme, si dhe nga populli 67, ku kanë mbetur të vrarë 47 emigrantë. Këto shifra nuk mund t’ kundërshto dot më asnjëri. Askush me gojën plot nuk mund të thotë se në Greqi nuk ka racizëm...” .

Shtypi shqiptar
Lidhur me vrasjen e 18-vjeçarit Vullnet Bytyçi pothuajse i gjithë shtypi shqiptar më 17 shtator të 2003 trajtoi në faqet e para këtë ngjarje me titujt: masakra në kufi, vritet një emigrant. Grekët vrasin përsëri në kufi ( Ballkan). Grekët vranë një shqiptar në kufi me Korçën ( Gazeta Shqiptare). Skandal, policia greke përdor dhunë në tre emigrantë shqiptarë (Zëri i popullit). Grekët vranë një emigrant shqiptar (Korieri). Grekët vranë një shqiptar dhe dhunuan tre të tjerë. Policia grekë vret një 18 vjeçar shqiptar ( Koha)

Në 50 muaj janë vrarë 47 emigrantë, nga këta 45 shqiptarë dhe 2 ciganëLidhur me këto vrasje, më 1 korrik 1999 gazeta Eleftherotipia mbështetur nga Organizata Antiraciste për Evropën në Athinë, ka publikuar se në këto vrasje policia ka marrë 86 sulme kundra emigrantëve, ndërsa 67 sulme i kanë bërë qytetarët vendas. (Rastet e mëposhtme i kemi mbledhur sipas mundësive që kemi pasur nga gazeta greke “Eleftherotipia”, dhe nga burime te tjera. Datat ne kllapa tregojnë ditën e publikimit në gazetën Eleftherotipa), ndërsa pjesa tjetër i numrit të të vrarëve i mbetet shtetit shqiptar që të zbardhë këto vrasje të pafajshme...



Portreti i vrasjeve
-9 nëntor 1992, polici I. Sejtaridis vret një shqiptar
-27 dhjetor 1992, polici Dh. Janopulos vret një shqiptar.
-12 shtator 1993, polici A. Delas vret një shqiptar
-9 mars 1994, polici N. Kunupakis vret një shqiptar
-Në nëndor 1994, polici L.Karajanis vret një shqiptarë
-Në nëntor 1994, polici I.Rigas vret pa asnjë shkak një shqiptar
-Shkurt 1996, qytetari Theodoros Zanemas vret një shqiptar në moshë të re, asi ai tentonte të vidhte biçikletën e djalit të tij. ( 8/03/1996)
-Shkurt 1996, qytetari Theodoros Zanemas vret një shqiptar në moshë të re, asi ai tentonte të vidhte biçikletën e djalit të tij.
( 8/03/1996)
-Shkurt 1996, dy policët Dionis Vasiliu dhe Grigor Valmas çojnë në një vend të veçuar në Agio Stefano, disa km larg Athinës vjedhin me dhunë armën Cako
(27-06-1996)
-Qershor 1996, Në Selanik, pedagogu i filologjisë të universitetit Antonis Manitakis akuzon policinë, pasi në sheshin e fshatit Kalamakis të Pilos ka ushtruar presion dhe i ka detyruar emigrantët e lidhur të ulen në gjunjë përdhe përpara banorëve të fshatit.( 2/07/1996)
-Tetor 1996, Në qytetin e Follorinës nxirret para drejtësisë Athanasio Fotopulo, i cili në vitin 1995 kishte vrarë shqiptarin Qazim Biklin, ndërsa një polic tjetër kishte tërhequr zvarrë pas motorit lidhur një shqiptar për ta çuar në rajonin e policisë.(23-10-1996)
-Nëndor 1996, Në Katerini të Selanikut, polici Dhimitris Spiropulu ka vrarë shqiptarin Jani Noka, me justifikimin se arma iu shkreh vetë. (11-11-1996)
-Dhjetor 1996, Në Komotini, Lefteris Kakulidhis ka vrarë në një lokal një 28 vjeçar shqiptar
-Prill 1997 Në Selanik, polici Apostol Kiras, me pistoletë ka plagosur në lokal një 22 vjeçar shqiptar (3/04/1997)
-Prill 1997 Në Kastoria gjatë ndjekjes së një kamioni që bënte transportin e emigrantëve klandestinë policia hap zjarr dhe vret dy shqiptarë.
(16 /04/ 1997)
-Shtator 1997 Në fshatin Paramithia të Janinës, Lambro Dhimu vret 13-vjeçarin shqiptar Adriatik Domaniku, si dhe plagos 16-vjeçarin Milian Llapi
( 30/09/1997)
-Shtator 1997, Në zonën Platonokabo të Kavallas, Theokaris Eminidhis vret 17-vjeçarin Gazment Meko ( 6-04-1997)
-Nëntor 1997, Në Pirgo vëndasit akuzojnë policinë se kanë djegur një barangë ku jetonin shqiptarë për arsye se nuk mundi që t’i kapte.
(8-11-1997)
-Dhjetor 1997 Në Kozani, drejtësia nxjerr të pafajshëm policin Miltiadhis Andreopulos, që më pare kishte vrarë një fëmijë 14 vjeçar.
( 9-12-1997
-Mars 1998, Në Paleio Keramidhi të Pirias, vendasit së bashku me kryetarin e kësaj periferie, nxjerrin ligjin ku ndalojnë lëvizjen e emigrantëve shqiptarë pas perëndimit të diellit. Këtë ksenofobi banorët e shprehen hapur në lajmet kryesore të kanaleve televizive.
-Mars 1998 Në Pulitca të Korinthias, me propozimin e kryetarit Dhimitris Xhanavaras të kësaj komune u ndalon shqiptarëve të qëndrojnë si dhe të hyjnë në tavernat dhe kafenetë. (31/03/ 1998)
-Prill 1998, Polici Jorgo Atmaxhidhi në Selanik, ka qëlluar me armë pas koke, duke lënë të vrarë të riun Niko Leonidhi. ( 6/03/1998)
-Prill 1998 Në Amarinthu të Evias kërkojnë që emigrantët të largohen brenda një jave dhe të mos u jepet mundësia për t’u legalizuar ( 4/04/1998)
-Prill 1998 Në Larisa drejtësia i jep dënimin deri në dy vjet Athanasio Mato ( që paguan ditët që duhet të qëndronte në burg, e lihet i lirë). Në qershor të vitit 1993 kishte vrarë një shqiptar, pasi po merrte në kopshtin e tij një kokërr shalqi.
-Maj 1998 Dy fëmijë shqiptarë plagosen me armë dhe vrasësi lihet i lirë nga drejtësia. ( 20/05/1998)
-Shkurt 1998, Në Athinë drejtësia u jep pafajësinë tre policëve dhe një shoferi taksie për keqtrajtimin dhe torturat karshi shqiptarëve më 1993 në Amfiklea.
( 11/02/1998)
-Qershor 1998 Në Larisa, drejtësia nxjerr të pafajshëm Zaharia Gogolu, i cili më 4 gusht 1995 kishte vrarë një emigrant shqiptar, ku më pare ishte dhënë dënimi me katër vite burg ( 18/06/1998)
-Qershor 1998 Në Stilidhas, dy fëmijë shqiptarë rrihen dhe keqtrajtohen nga policia. Për këtë vihet në dijeni edhe konsulli shqiptar i asaj kohe. Fajtorët si gjithnjë nuk dalin para drejtësisë
-Tetor 1998, Një 17 vjeçar grek vret dy shqiptar,drejtësia nuk e dënon vrasësin.
-Nëntor 1998, Polici Panajot Tcoleridhis, vret shqiptarin Sotiraq Butka, drejtësia greke si gjithnjë e nxjerr të pafajshëm.(10/11/1998)
-Dhjetor 1998, Jorgo Makris lihet i lire nga drejtësia, ku më 30 nëntor 1998 kishte vrarë një shqiptar dhe plagosur vëllain e tij.
-Dhjetor 1998, Polici Nikos Vrendas plagos me armë të riun shqiptar Sabri Kokiu.(2/12/1998)
-Janar 1999, Në Egjio, një fshatar qëllon me armë dhe plagos të birin, duke kujtuar se është shqiptar.
-Janar 1999, Në Thraki drejtësia i jep dënim me 4 vjet e dy muaj vrasësit Theokari Eminidhis nga Kavalla, ku shtator të 1997 kishte vrarë me karabinë 17 vjeçarin Gazmend Meka në Platanotopom. Edhe ky vrasës lihet i lirë.
( gazeta Paratitis 12 /01 /1999)
-Shkurt 1999, Drejtësia e Selanikut nxjerr të pafajshëm policin Konstandino Zaharopulos, i cili kishte vrarë në burg një emigrant shqiptar.
-Mars 1999, Shqiptari Arben Vekshi bie i vdekur nga plumbat e policit Andonis Kanavas.
-Prill 1999 Shqiptari 45 vjeçar Faslli Neta vritet nga policia.
-Në nëntor 1999, drejtësia e Janinës dënon me burg Jorgo Xorxopulo, i cili natën e vitit të ri kishte vrarë tre shqiptarë sepse ata i kërkuan pagesën e ditës së punës. Vrasësi i preu me sharrë trupin e njërit prej tyre për të humbur gjurmët.
-Nëntor 1999 në ishullin, Navpliu, drejtësia dënon shtetasin Gurgusi, se ka vrarë një 20-vjeçar shqiptar, dhe u mundua që ta zhdukte duke e djegur trupin, ku dënohet në fillim me 18 muaj burg e më vonë lirohet në mars 2000,
-19 qershor 1999, në Kedhica vritet një shqiptar pse po shikonte një makinë
-24 qershor 1999 në Greqinë Veriore në Imathias vritet një 28 vjeçar vendas, pasi nga pamja e jashtme u mor për shqiptar
-Tetor 1999 Në periferinë Istias, kryetari i saj, Dhimitri Daliani, ka kërkuar largimin e emigrantëve shqiptar.
-Tetor 1999. Panteli Kazakos, punonjës shërbimi pranë Televizionit Shtetëror grek, vret në Athinë dy emigrant dhe plagos katër të tjerë.
-Nëntor 1999, Drejtësia e Janinës dënon me burg Jorgo Xorxopulo, i cili natën e vitit të ri kishte vrarë tre shqiptarë sepse ata i kërkuan pagesën e ditës së punës. Vrasësi i preu me sharrë trupin e njërit prej tyre për të humbur gjurmët.
-Nëntor 1999, Gjatë një ekskursioni shkollor në qytetin e Selanikut, në muajin tetor bie i vdekur nga plumbat e policit Qiriako Vantuli në mes të qytetit nxënësin serb Marko Bulatoviç. Drejtësia mbas katër vjetësh e dënon me 27 muaj burg, por, polici lihet i lire dhe kthehet në detyrën e tij.
-Nëntor 1999, Në ishullin, Navpliu, drejtësia dënon Gurgusi, i cili akuzohet se ka vrarë një 20 vjeçar shqiptar, dhe u mundua që ta zhdukte duke e djegur trupin, ku dënohet në fillim me 18 muaj burg e më vonë lirohet.
-Në nëntor 1999, drejtësia e Janinës dënon me burg Jorgo Xorxopulo, i cili natën e vitit të ri kishte vrarë tre shqiptarë sepse ata i kërkuan pagesën e ditës së punës. Vrasësi i preu me sharrë trupin e njërit prej tyre për të humbur gjurmët.
-Mars 2000, Polici Jorgo Atmaxidhis vret 18-vjeçarin Nikolla Leonidhi. Drejtësia e lë të lire kundrejt një gjobe prej 500.000 dhrahmi.
-Gusht 2000 Një shqiptar vritet nga policia, pasi dyshohej për drogë. Mbas vrasjes shqiptarit nuk ju gjend asnjë gjë e dyshimtë.
-Më 24 Qershor 1999 vritet një i ri 28 vjeçar në Imathia që u mor nga pamja e jashtme për shqiptar, dhe katër ditë më parë në Kardhica ( 20 qershor 1999) u vra një shqiptar pse po shikonte një makinë…
-Shkurt 2001 Shqiptari 16 vjeçar Refat Tafili rrihet në rajonin e policisë në Agjio Stefanio të Athinës dhe trupi i tij i sakatosur hidhet në rrugë. Ministri i Rendit me 22 shkurt i jep afatin që brenda 15 ditëve të largohet nga Greqia. Mjeket deklaruan se emigranti duhet të qëndronte të paktën dy muaj në spital.

-Nëntor 2001, polici Joanis Rizopulos vret 24 vjeçarin Gentian Çelnikun, i cili ishte duke pirë kafe

-23 shtator 2003, një ushtar ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë Vullnet Bytyçin gjatë kalimit të kufirit. Qeveria shqiptare proteston ne Ambasadën greke në Tiranë

-23 gusht 2003 gjenden të vdekur në Selanik, Gentian Fati 23 vjeç dhe Adrian Vreto 25 vjeç
-Nëntor 2003, Në Kretë gjendet trupi pa jetë i një të riu
-Athinë 2003, një shtetas grek vret me thikë për një fjalë goje 20-vjeçarin Aleksandër Lufo

-20 gusht 2004, policia vret 36-vjeçarin Luan Bërdëllima që së bashku me disa shokë po shikonin ndeshje futbolli në një lokal.

-15 mars 2005, Ilir Frroku, 26 vjeç, u vra me thikë në një lokal të Athinës nga një grek vetëm sepse po këndonte këngë shqiptare.

-5 shtatorit 2004. Shqiptari Gramoz Palushi u vra me thikë nga greku Panajotis Kladhis vetëm për arsyen se Palushi po festonte me flamurin.
-I janar 2006, babë e bir vrasin me thikë në gjumë 18-vjeçarin Edison Jahajn (gjykohen dhe më pas lirohen)
-8 nëntor 2007, vritet në kufi Elmi Lata
-18 Dhjetor 2008, Enea Kalemi u gjet i vrarë në banesë. Policia greke: Ekzekutuar nga dy persona, si dhe një 23-vjeçar shqiptar tjetër është gjetur i vrarë në banesën e tij në Kolono në Athinë i ekzekutuar me 20 plumba
-5 gusht 2009 ,një emigrante shqiptare u gjet e varur në komisariatin e policisë Hersonisos të Kretes

Këto lloj vrasjesh ndikuan që në këtë vend të hapen dy zyra funerale për transportimin e trupave pa jetë të emigrantëve shqiptarë. Me këto vrasje shkelet ligji, në një kohë kur në këtë vend dënimi me vdekje është hequr më 1993. Është vendi i vetëm në botë ku nuk penalizon vrasësin që synon të shfaros fizikisht dhe moralisht emigrantin, në një kohë kur ligji bazohet në kriterin racist. Torturat dhe poshtërimet, vrasjet në kufi dhe kudo, izolimet në kampet e përqendrimit jo vetëm që nuk ndëshkohen por fatkeqësisht shpërblehen profesionalisht.

Ne vendet ku vrasësit dënohen
Në Angli dy vite më parë, drejtësia vendase dënoi tre ushtarë të cilët kishin vrarë në Kosovë dy të rinj, Fahri Bicin dhe Avni Dautin. Sipas shtypit grek në Gjermani në vitet 1990-2000, janë vrarë nga grupet naziste 30 emigrantë, ndërsa në Greqi nga muaji nëntor 1992-mars të 1997 ( afërsisht 50 muaj)j u vranë 47 emigrantë shqiptarë, ku ndërmjet tyre 2 ishin romë. Me këto vrasje të paligjshme dhe barbare nga mekanizmi i sëmurë shtetëror shkelen edhe një here të drejtat e njeriut, shkelen ato ligje që ky vend ka firmosur për zbatimin e tyre së bashku me vendet e tjera në Helsing më 1951.
Në muajin gusht të vitit 200, tre të rinj nazistë Henriko Hilpriht, Kristian Rihter dhe Frank Mitbauer, rrahën për vdekje në qytetin Kale emigrantin Adriano Alberto nga Monzabiku. Ish-Kancelari Gerhard Shreder i bën thirrje popullit gjerman për të dënuar këtë vrasje. Vrasësit u dënuan me burgim të përjetshëm.
Në vendin ku u vra emigranti, ish kancelari Shreder, më 31/07/2000 vendos një tufë duke i dhënë një mësim vendeve të tjera evropiane se edhe te vdekur emigrantët e pafajshëm duhen respektuar njëlloj si vendasit.

Që në vitin 1997, kryetari i Organizatës Antiraciste për Evropën, Takis Janopulos, ka dhënë alarmin duke theksuar se: “Për periudhën 1992-1997, Greqia ka dëbuar 1.5 milionë emigrantë. Nga mekanizmi shtetëror ( policia) janë kryer kundra emigrantëve 83 sulme, ndërsa nga vendasit 67, ku kanë vrarë 47 emigrantë. Këto shifra nuk mund ti kundërshtoj do më asnjeri. askush me gojën plot nuk mund të thotë se në Greqi nuk ka racizëm”.

Gjatë periudhës 1996-2000 janë regjistruar edhe 30 të vrarë të tjerë, si janë plagosur 36 emigrantë. Po gjatë kësaj periudhe, janë marrë në përgjithësi edhe 48 sulme të tjera kundra emigrantëve shqiptarë, ku 28 prej tyre i ka kryer policia. Deri më sot në Greqi janë vrarë 147 shqiptarë, ku asnjëherë nuk është bërë ndonjë hetim rreth rrethanave të vrasjes, duke mos dhënë të dhëna të sakta.
Me shumë përpjekje jemi munduar të mbledhin sado pak të dhëna konkrete për të sensibilizuar dy vendet përkatëse për të hapur dosjet dhe hetuar vrasjet.

Vendi i vetëm në botë ku vrasësit nuk dënohen
Këto vrasje të here pas hershme dhe vetëm kundra emigrantëve shqiptarë, të lë përshtypjen e vrasjeve me qëllim, pasi viktima nuk është me kombësi greke. Kjo gjë duket edhe në drejtësinë greke ku vrasësit nuk dënohen kur këta kanë vrarë shqiptarë. Janë këto armë zjarri që përdoren ngas policia në drejtim të shtresës së varfër, të emigrantëve. Kur polici Theodoros Katcas më 24/10/2001 vrau vendasin Anastasio Limura, akuzua me akuzën vrasje me paramendim, ndërsa polici Joanis Rizopulos që vrau shqiptarin Gentian Çeliku, pas gjykimit u la i lire. Mos-dënimi i asnjë vrasësi që ka vrarë shqiptarë dhe ciganë tregon se në këtë vend ligjet zbatohen vetëm në dëm të viktimave, pasi armët në të gjitha rastet kanë dale nga brezi dhe janë drejtuar dhe shkrepur vetë pa vetëdijen e policit. Kjo tregon se viktima gjithmonë nuk ka asnjëherë të drejtë edhe kur është i mbuluar nën dhe. Për këtë autoritetet greke duhet të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një gjykim të drejtë pa dallime raciale dhe ngjyre, për të përmbushur standardet ndërkombëtare për një gjykim sa më të drejtë.
Këto vrasje paraqesin një realitet krejt ndryshe. Procedurat e gjata të Bordit Disiplinor është një problem i madh për mos dënime, duke pritur gjykimin deri në katër vjet, ku gjatë kësaj kohe çdo gjë ka shkuar në krahun e vrasësit.
Pavarësisht për këto vrasje të pafalshme në këtë vend të çuditshëm nuk ka dënime, pasi viktimat janë shqiptarë dhe vetëm shqiptarë. Thuajse është një rastësi e shekullit.
Lind pyetja, por sikur këta viktima të ishin minoritarë në Shqipëri, si do të reagonte Greqia?
Po sikur këta emigrantë të ishin polakë, rus apo gjerman a do të shtiesh mbi ta me armë zjarri?...
A do të qëndronte indiferente shteti i tyre?...

Fatkeqësisht, mbi të gjitha këto vrasje ndodhin në Greqinë e sotme evropiane, në djepin ku lindi demokracia, në vendin ku emigracioni shqiptar është paguar me gjënë më të shtrenjtë. Por deri kur?...Edhe të vdekur këta emigrantë duhen respektuar respektivisht nga të dy VENDET...

Nga Shpëtim Zinxhirija tek T. Observer

Angli. Shqiptari në gjyq i akuzuar për terrorizëm.

Ka nisur në Britaninë e Madhe procesi gjyqësor ndaj një shqiptari nga Kosova dhe katër britanikë ve me origjinë pakistaneze të akuzuar për terrorizëm.

Gjatë seancës së parë gjyqësore zhvilluar në gjykatën e qytetit Preston në Veri të Anglisë, prokurori i çështjes ka lexuar aktakuzën e implikimit të tyre, në akte terroriste.

Sipas prokurorisë, i dyshuari Krenar Lusha, shqiptari nga Kosova me moshë 30 vjeç, akuzohet për tërheqjen nga internetit të material audio-vizive, që tregonin se si mund të ndërtohet një bombë që përdoret në sulmet kamikaze.



Ndër provat që disponon prokuroria britanike, kundra Lushës është edhe një bisedë e përgjuar në një chat ku shqiptari është shprehur se ai ishte shumë i lumtur të shikonte të vrarë sa më shumë amerikanë dhe izraelitë .

Gjithashtu si provë materiale gjetur në shtëpinë e Krenar Lushës është edhe sasia prej 4 kilogram nitrat me të cilin sipas policisë mund të ndërtohet një bombë në kushte artizanale. Lusha i ka mohuar të dhjetë akuzat e ngritura ndaj tij për posedim të material të dyshuara për përdorimin në akte terroriste. Arrestimi i Krenar Lushës u krye nga skuadra e anti-terrorit në Scotland Yard, më 26 Gusht 2008 në shtëpinë ku ai banonte në zonën Derby.

Media britanike e komentoi arrestimin e Lushës, së bashku me katër personat palestinezë, si shkatërrimin e një celule terroristësh, të cilët po përgatisnin eliminimin fizik të kryeministrit britanik Gordon Brown.
Megjithatë është gjykata britanike ajo e cila do të vendosë në fajësinë apo pafajësinë e shqiptarit ndaj të cilit rëndojnë akuzat për terrorizëm.

Nga Londra, Muhamed Veliu

Lidhje : http://veliupress.blogspot.com/2009/11/angli-shqiptari-ne-gjyq-i-akuzuar-per.html

Femrat me gjinj të mëdhenj janë edhe më të mençura

Një studimi realizuar së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka treguar se femrat me gjinj më të mëdhenj, janë njëkohësisht edhe më të mençura se ato, që i kanë gjinjtë më të vegjël.


Në hulumtimin e realizuar në Chicago janë përfshirë 1.200 femra, ndërsa qëllimi i studimi ishte për të treguar nëse femrat ‘e bekuara’ janë edhe të mençura. Kështu, rezultatet kanë treguar se ato ishin më të mençura se femrat me gjoks më të vogël.



Pjesëmarrëset në studim ishin ndarë në pesë grupe, varësisht nga madhësia e numrit të sutjeneve, ndërsa të dhënat treguan se mençuria ishte në proporcion të drejtë me madhësinë e numrit të jelekëve.

Ekspertët e shpjegojnë këtë me faktin se femrat me gjinj të mëdhenj kanë më shumë hormone femërore të cilët ndihmojnë në zhvillimin më të mirë të trurit që është arsyeja kryesore që ato janë më të mençura.

Telegrafi

Kampione bote, asnjë shpërblim

Kampionia e botës dhe e Europës për të reja në xhudo, Majlinda Kelmendi, një nga sportistet më me shumë medalje në vend, nuk përfiton asnjë shpërblim nga shteti shqiptar.

I vetmi faj i saj eshte se garon ne nje sport te ri qe nuk eshte pare si elitar nga drejtuesit e sportit ne Ministrine e Sporteve. Lajmi eshte konfirmuar nga perfaqesues te ketij institucioni te cilet theksojne se do te cojne ne Keshillin e Ministrave disa ndryshime ne listen e sporteve qe duhen shperblyer ne rast te rezultateve pozitive.

Majlinda Kelmendi


Disa kohe me pare me propozim te MTKRS, Keshilli i Ministrave percaktoi shperblimet per sportistet e rritur te disa disiplinave sportive ne rast se ata sjellin medalje apo renditen mes me te mireve te Europes dhe botes, nderkohe qe sportistet e rinj per te njejtin sukses do te perfitonin 25% me pak se shperblimet e te rriturve.

Majlinda Kelmendi, shqiptare nga Kosova, vetem 1 vit pasi marrjes se pasaportes shqiptare arriti te sjelle 2 medalje ari, nje Europe dhe nje bote, nderkohe qe qellimi i saj kryesor eshte pjesmarrja ne ekipin qe do te perfaqesoje Shqiperine ne Lojrat Olimpike Londer 2012.

TCH

Video në YT : http://www.youtube.com/watch?v=bcC92R5-So0

Kur edukata qytetare quhet çmenduri

Rrugëve të qyteteve të mëdha, e aq më shumë në Tiranë, mund të hasësh gjithnjë e më shpesh njerëz të sëmurë mendërisht, por edhe hallexhinj e fukarenj, të cilëve kequshqyerja dhe veshja me zhele u jep një pamje prej të sëmuri.

Këta njerëz, pjesa tjetër e shoqërisë i përgjithëson me një emër fyes, duke i quajtur të çmendur. Kohët e fundit kjo kategori njerëzish është shtuar, gjë e cila nuk ka aspak lidhje me pretendimin zyrtar për rritjen e mirëqenies dhe përmirësimit të nivelit të jetesës. Por, sipas një kolegut tonë, kësaj kategorie u janë bashkuar edhe të huaj, që jetojnë apo punojnë përkohësisht në Shqipëri, por që nuk dihet se për çfarë arsyeje janë budallallepsur.
Episodi që argumentonte këtë konstatim ishte ky:
Pranë ndërtesës së Qendrës Europiane të Tregtisë në Tiranë, ETC, në një kryqëzim nuk ka semafor, por ka viza të bardha, të cilat në gjuhën e policisë rrugore tregojnë se aty është prioritet kalimi i këmbësorëve. E thënë më thjeshtë akoma, makinat aty duhet të ndalojnë dhe të lejojnë të kalojnë këmbësorët, edhe pse nuk as semafor e as polic që t‘i bjerë bilbilit.

Një grua e huaj, në dukje një bionde e shpëlarë nordike, kishte pritur më kot për minuta me radhë që ndonjë makinë të ndalonte që ajo të kalonte. Ajo nuk kishte dashur të futej kuturu, përmes lumit të makinave, siç bëjnë shumë shqiptarë, por po priste respektimin e vijave të bardha. Dhe, pasi nuk po ndodhte ajo që duhej të ndodhte, në kulmin e nervozizmit, gruaja e huaj kishte dalë në mes të rrugës, kishte hapur krahët, duke bllokuar makinat e duke ulëritur: Stop, stop!



Gruaja bërtiste në gjuhë të saj, duke thënë, mesa duket, se edhe njerëzit duhet të kenë të drejtë të ecin në rrugë, ndërsa drejtuesit e makinave kishin nisur në kor t‘u binin borive. Pasi ajo kishte zënë rrugën, kaluan të qetë edhe disa shtetas shqiptarë, mes të cilëve edhe një grua me karrocën e fëmijës. Pas këtij gjesti, gruaja kishte dalë në anën tjetër dhe makinat vërshuan sërish në rrugë.
Ndërsa flisnim për gruan e huaj që bllokoi rrugën, na erdhi ndërmend një përvojë, në një vend shumë larg nga këtu gjeografikisht e shumë më tepër larg për sa i përket edukatës qytetare dhe respektimit të ligjit e shtetit. Vite më parë, të ndodhur në një qytet të vogël në Florida të Shteteve të Bashkuara, një grup gazetarësh ecnim me nge përmes një rrugice. Pa e vënë re, një makinë ecte ngadalë pas nesh për disa qindra metra dhe dikush tha me shqetësim se ishin duke na ndjekur. Ardhur nga një vend ku konspiracioni dhe frika na kishin hyrë në gjak e në palcë, pëshpërimat filluan të flisnin për ndonjë agjent që na e kishin vënë pas, sepse menduam se në Amerikë duhet të dinë gjithmonë se ç‘bëjnë të huajt që e vizitojnë. Por shoqëruesi ynë na e hoqi këtë merak, duke na thënë se shoferi po ecën pas nesh, pasi në këtë rrugë kanë prioritet këmbësorët dhe ai do të kalojë vetëm nëse ne ia hapim rrugën. Ardhur nga një vend ku njerëzit e motorizuar përshëndeten nga njëra anë e rrugës në tjetrën me bori shurdhuese, ne shprehëm habinë që ai nuk i ra së paku një herë borisë, që ne ta lejonim të kalonte. Por për këtë gjë ai mund të gjobitej ndaj dhe kishte ndjekur rrugën më të thjeshtë, priti sa ne ia liruam rrugën.

Në vendin të cilin ne po e shtyjmë me gjithë forcë për të çuar në Europë, atje nga vinte dhe ajo gruaja e huaj, këto gjëra nuk ndodhin. Këtu fqinji nuk e respekton fqinjin, shoferi nuk e respekton kalimtarin, qytetari nuk e respekton ligjin, as shtetin, as mjedisin.

Këtu mund ta thyesh pemën në trotuar e nuk gjobitesh, mund të hedhësh mbeturina në rrugë e nuk gjobitesh. Drejtuesi i makinës mund të gjobitet, po e pa polici, nëse kalon ndërsa semafori është i mbyllur, por nuk gjobitet po e rrëzoi krejt shtyllën e semaforit. Këtu nuk gjobitesh kur ndot dhe as kur prish qetësinë publike. Këtu nuk ndodh asgjë nga këto gjëra që ne mund t‘i konsiderojmë të vogla përballë problemeve të mëdha që kemi. Por ato janë në fakt njësia matëse e civilizimit dhe qytetërimit të një shoqërie. Ky vend mund të mbushet me grataçiela në çdo cep, por derisa të banohet nga një shoqëri që jeton në mënyrë kaotike, s‘ka për të qenë kurrë europian.
Drejtuesit e makinave, të cilave ajo gruaja e huaj u zuri rrugën, patjetër që kanë menduar se ajo është një e sëmurë, ose e çmendur siç themi ne. Edhe ata shqiptarë që s‘kanë frikë nga vdekja e u futen makinave përpara, kanë menduar po kështu. Por të jemi të sigurt se ajo gruaja me karrocën e fëmijës që priste të kalonte mbi vijat e bardha, nuk ka menduar fare ashtu. Ajo nuk ishte fare një e sëmurë, apo e çmendur, por një qytetare dhe grua e edukuar, së cilës puna apo jeta ia do të jetojë mes një turme njerëzish që nuk njeh as ligj, as edukatë e as rregulla. Dhe në një mjedis të tillë nuk është çudi që një ditë ajo të çmendet vërtet.
Por, atëherë, ne që jetojmë këtu, s‘do mund ta dallojmë dot, pasi do të na duket një si shumë nga ne.

Mentor Kikia, Shqip

Tuesday, November 17, 2009

Korrupsioni: Shqipëria më keq se Uganda dhe Ruanda - (TIA)

Shqipëria renditet ndër vendet me nivel të lartë korrupsioni, madje më keq se një vit më parë.

Sipas raportit të 'Transparency International Albania' për indeksin e korrupsionit, vendi ynë kap pozicionin e 95-të, duke u klasifikuar më keq se vendet e pazhvilluara si Uganda dhe Ruanda.

Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka zbritur 10 vende në listë, duke u pozicionuar ndër vendet e fundit ne Europë.



Sipas Endri Shabanit që ka folur gjatë publikimit të raportit në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2009, vendet e rajonit kanë probleme serioze me nivelin e korrupsionit.

Ai ka theksuar se në krye të listës renditen Zelanda e re, Danimarka, Singapori dhe Maljazia.

"Të gjithë shtetet e rajonit kanë marrë një notë më pak se 5 (nga 10 pikë të mundshme) duke treguar se ato përballen me një perceptim të lartë mbi korrupsionin në sektorin publik"- thuhet në raport.

Sipas tij, Shqipëria shënon 3.2 pikë në indeksin e perceptimit të Korrupsionit për vitin 2009, nga 3.4 që ishte për vitin 2008, me gjashtë burime të dhënash me standardin e devijimit 0.3 (minimumi 2.8 dhe maksimumi 3.6).

Në zonën e Euro- Azisë, Shqipëria renditet e teta mes 20 vendeve. Në rajonin e Europës Jug lindore, lë prapa Bosnje - Hercegovinën. Vendin e parë në rajon e ka Turqia me 4.4 pikë e pasuar nga Kroacia 4.1.

Shekulli

Grabitet trashëgimia kulturore shqiptare në sy të UNESKO-s

Katër libra shkencor për trashëgiminë kulturore në Maqedoni me të dhëna kontraverse dhe pa asnjë autorë shqiptar u promovuan nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës dhe me praninë e drejtorit rajonal të UNESKO-s, Engelbert Ruos. Studiuesit shqiptarë sërish akuzojnë për manipulime dhe grabitje të vlerave dhe trungut të trashëgimisë kulturore shqiptare në Maqedoni.

"Lokalitetet Arkeologjike" , "Përmendoret krishtere", "Ohri, trashëgimia botërore" dhe "Përmendoret Osmane" janë veprat shkencore që këto ditë janë promovuar dhe që janë pjesë e njësisë së librave të "Trashëgimisë kulturore maqedonase".




Siç njofton agjencia e lajmeve INA për këto vëllime shkencore kulturore është përkujdesur drejtpërdrejt Ministria e Kulturës e Maqedonisë, e cila është financuese e projektit në bashkëpunim me UNESKO-n.

Siç thuhet nga autorët, me këto libra synohet prezantimi i trashëgimisë kulturore maqedonase në kulturën botërore. Mirëpo, për përkujdesjen e posaçme për botimin e këtyre vëllimeve ka qenë Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nën udhëheqjen e Pasko Kuzmanit, i cili njihet në disa qarqe shkencore dhe kulturore shqiptare si personalitet kontravers dhe manipulues me faktet historike dhe artefaktet arkeologjike. Në këto vëllime sipërfaqësisht të shtjelluara në asnjë rast nuk përmendet trashëgimia kulturore e kohës ilire apo periudhave të tjera, sidomos periudhës së Dardanisë dhe periudhave më të reja, që mbajnë vulën e trashëgimisë shqiptare.

Gjithë këto të dhëna janë shpalosur para syve të drejtorit rajonal të UNESKO-s, Engelbergt Rous, i cili ka qenë i pranishëm në promovim, dhe ka thënë se është i impresionuar nga këto vepra, sidomos ajo për Ohrin.

"Pres që këto vëllime të kenë ndikimin e vërtetë tek njerëzit që e kultivojnë identitetin, mirëkuptimin e ndërsjelltë dhe dialogun multikulturor", ka theksuar Rous, duke shtuar se do të jetë i interesuar për t`u njohur me trashëgiminë kulturore në Maqedoni. Këto libra u publikuan edhe me mbështetjen e UNESKO-s dhe se ato kohë më parë u promovuan edhe në Panairin e Librit në Frankfurt.

Studues dhe historian shqiptarë kanë dyshuar dhe kanë bërë thirrje që të ndërpriten këto veprime dhe kjo fushatë e paramenduar aktive e institucioneve aktuale maqedonase për të shtrembëruar faktet dhe dëshmitë historike, në këtë rast edhe me trashëgiminë kulturore, pas skandaleve të bëra me "Enciklopedinë Maqedonase". Nijazi Muhamedi, redaktori i librit më të ri shkencor "Maqedonia shqiptare" që konfirmon të vërtetën historike dhe faktografike shqiptare në Maqedoni ka theksuar se pas "Enciklopedisë Maqedonase" vazhdon fushata maqedonase për zhdukjen e historiografisë shqiptare.

Ai qëndrimet e tij i ka shprehur drejtpërdrejt në gazetën "Dnevnik" duke thënë se duhet të ndërpritet grabitje makabre e pasurisë kulturore shqiptare në Maqedoni nga ana e kulturës maqedonase. "Shën Bigori, Shën Naumi dhe shumë kisha të tjera i takojnë trashëgimisë kulturore shqiptare. Ka shumë dokumente që tregojnë se Bigori është pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare. Këto kisha dallojnë nga kishat që janë në pjesët tjera të vendit. Ka shumë dëshmi që sqarojnë se në të gjitha këto kisha janë kryer ritualet në gjuhën shqipe", ka theksuar publicisti dhe kryetari i këshillit redaktues të librit më të ri "Maqedonia shqiptare".

Historianët shqiptarë për agjencinë e lajmeve INA kanë theksuar se në të ardhmen do të merren kryesisht me çështjen e shqiptarëve ortodoks dhe katolik të konvertuar në maqedonas. Shoqata e Historianëve shqiptarë kërkon që UNESKO të shqyrtojë këto shkelje dhe grabitje, pasi që deklarata universale e kësaj organizate kryesisht respekton dhe përkujdeset për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore.


Ja kush janë autorët

Autorë të katër librave janë hulumtues, arkeologë, historianë të artit si: Aneta Serafimova, Viktorija Popovska, Julia Triçkovska, Mirjana Mashniç, Zoran Pavlov, Radmila Petkova, Pasko Kuzman, Dragan Mitrevski, Dragisha Zdravkovski, Kiro Ristov, Kiril Trajkovski dhe Lençe Jovanova.

(INA)

Nasi Papa, fshatari nga Polena që mposhti kampionin jugosllav të mundjes

Në të gjithë qytetin e Korçës ishin vënë afishe të cilat tregonin se Pavllo Dopugia, përveç titullit kampion të Jugosllavisë, e quante veten edhe njeriu më i fortë i botës dhe jepte 1000 korona për atë që do të arrinte ta mposhte.



KORÇË - Kampioni i mundjes i Jugosllavisë mposhtet nga një fshatar i Polenës së Korçës. Një gjë e tillë ka ndodhur në vitin 1923 në qytetin e Korçës ku jugosllavi Pavllo Dopugia rrihet nga Nasi Papa. Kampioni mbërriti në qytetin juglindor dhe pasi u strehua në një nga hotelet shpërndau kudo reklama në vendet publike duke tërhequr vëmendjen e banorëve. Në to thuhej se Kampioni i Jugosllavisë në mundje, por edhe njeriu më i fortë i botës ofronte 1000 korona për atë që do të ndeshej me të dhe do ta mundte. Por mësohet se kampioni është mposhtur pikërisht nga dikush që "si një shqiptar dhe kalorës" i fali 800 korona dhe i mori vetëm 200.


***


Kjo histori vjen përmes arkivit të një përmbledhjeje gazetash të botuara në Shqipëri në fillim të viteve 20 të shekullit të kaluar. Dhe botuesja e këtij lajmi është gazeta lokale korçare "Zëri i Popullit" në numrin e saj të datës 31 janar të vitit 1923. Gazeta në këtë numër shkruan me gërma kapitale "Triumfi i Z.Nasi Papa në mundje me Z.Pavllo Dopugia". Ajo e hap lajmin me tekstin që vijon. "Para një jave vizitoi vendin tonë z.Pavllo Dopugia, i cili me anën e afisheve dhe reklamave që përhapi në qytet, deklaroi se është më i forti njeri i botës dhe atij që do ta mundë i jep 1000 korona.



Gjithë populli, - vazhdon gazeta kronikën e kësaj ngjarjeje, - vrapoi për të parë çuditë e njeriut më të fortë të botës. Më 26 filloi nga puna. Ngriti anembanë dhe ca hekura. Natën e dytë bëri gjithë ato. Lajmin e përhapi në tërë rrethin e Korçës dhe populli si i paparë dhe padëgjuar ndonjëherë e konsideroi si gjë të çuditshme.


Për këtë u lajmërua në katundin e tij Polenë edhe z.Nasi Papa, i cili erdhi me vrap dhe pasi u takua me z.Pavllo Dopugia i propozoi se kërkon të mundet me të. Z.Dopugia e pranoi me kenaqësi. Duhet të shënojmë se zoti Dopugia është 15 okë më i rëndë se sa z.Papa, - thotë gazeta. - Mundësi shqiptar pranoi te mundet me të duke dashur t'i japë një mësim mundësit jugosllav".


Ndeshja dhe fundi i hidhur i kampionit


Ashtu siç bën me dije gazeta, si ditë mundjeje u vendos e diela e datës 28, në orën 7:30 të mbrëmjes. Pas formaliteteve të duhura, u mor leje edhe në polici. Që në orën 6 populli nxitoi të blinte bileta kështu që gjer në orën e caktuar salla u mbush. "Mund të themi pa ekzagjerim se ishin më teper se 500 njerëz", thuhet në gazetë, ndërsa vijohet se për të mbajtur rregullin e mundësve u vendosën dy arbitra me pëlqimin e të dyve.
Në orën e caktuar filloi mundja e pare, e cila zgjati 7 minuta, sado që ishte caktuar për 20 minuta. "Z.Dopugia qëndroi si i pafuqishëm, por meqenëse populli dëshironte t'i jepej fund mundjes, gjithçka u përsërit prapë", thuhet në gazetë. Mundja e dytë zgjati 9 minuta dhe z. Papa doli plotësisht fitues në mes të duartrokitjeve të pareshtura të popullit. Z. Dopugia deklaroi se nuk mund të rezistonte para fuqisë së shokut të tij, i cili siç u provua kishte një diferencë shumë të madhe. Lëvizjet dhe manovrat që bënte z. Papa provuan qartazi aftësia e tij në mundje.
Një shumicë e entuziazmuar prej popullit u ngjit në skenë dhe ngriti mundësin shqiptar duke thirrur: "Rroftë Shqipëria!"


Kjo qe skena e ndeshjes që sjell para kohës sonë gazeta e viteve '20 të shekullit të kaluar. Fitorja ndaj sfidantit të huaj rriti entusiazmin patriotik.



Atmosfera festive
Nga kjo gazetë mësohet se populli i tregoi me shumë entusiazëm dashurinë dhe mirënjohjen për dhuratën e çmuar që i bëri qytetit të vet mundësi Papa. Nga kronika e kësaj ngjarjeje shkëpusim fragmentin: "Më shumë se gjysmë ore vazhduan duartrokitjet dhe brohoritë dhe gjindja e entusiazmuar dhe e mallëngjyer prej triumfit të z.Papa u derdh dhe i shtrëngoi dorën luanit shqiptar për nderin që i bëri Korçës dhe gjithë kombit të tij. Lëvizjet trupore të z. Papa, aftësia dhe kuraja e tij na solli ndërmend kohërat e vjetra të trimërisë shqiptare dhe na dha të kuptojmë se raca shqiptare larg nga çdo demoralizim parashikon me një të pritme të lumtur dhe glorioze".



Ndarja e trofeut dhe kalorësia e fitimtarit
Kronika e "Zërit " vijon mbi zhvillimin e mëtejshëm të "mundjes" mes dy protagonistëve: "Të nesërmen në mëngjes u thirr z.Dopugia që të zbatonte kushtet kundrejt mundësit dhe të paguante shumën e deklaruar prej 1000 koronash. Por z. Papa duke marrë parasysh se z. Dopugia është një i huaj dhe në vend të huaj deklaroi këto: "Si shqiptar dhe kalorës që jam, i fal prej shumës së caktuar 800 korona dhe kërkoj vetëm 200. Më mjafton vetëm që e munda dhe kjo më kënaq pa masë!"


Por i munduri me sa duket nuk e ka vlerësuar këtë gjest fisnik të fitimtarit. Gazeta nuk shkruan se si është përgjigjur ai, por thjesht sjell atmosferën e keqardhjes dhe më pas të justifikimit të sjelljes së humbësit jugosllav. Për këtë gazeta, duke përcjellë opinionin qytetar korçar, thekson: "Na erdhi keq se sjelljet e të mundurit Dopugia ishin shumë larg që të ishin fisnike, po mund të falet meqë çdo gjë që bëri dhe çdo gjë që tha, e bëri nga e keqja e madhe që e gjeti, duke rënë i mundur në këmbët e shqiptarit, të cilin e konsideronte si te pafuqishëm".


Nasi Papa kishte mundur edhe një ari më parë
Duke u nisur nga shkrimi në gazetë mësojmë se Nasi Papa kishte lindur në vitin 1890 në katundin Polenë, 2 orë larg Korçës. Në vitin 1905 ai kishte emigruar në SHBA, ku kishte punuar në fabrika të ndryshme. Nga pasioni që kishte për sportin, ai qe regjistruar në shoqërinë e gjimnastikës YMCA, ku kishte marrë edhe mësimet e para te gjimnastikës dhe zhdërvjellimeve te trupit. Ai në këtë shoqëri ka qëndruar për një periudhe 12-vjeçare, duke marrë pjesë edhe në garat e ndryshme të mundjes që organizonte shoqata sportive. Sipas gazettes, ai kishte marrë shumë përvojë dhe kishte marrë pjesë në shumë gara mundjeje, ku shumë herë kishte dalë fitues. Pra, nisur nga periudha që e ka ushtruar, ai është marrë me sport deri në moshën 27-vjeçare. Me kampionin jugosllav ai është ndeshur në moshën 33-vjeçare.


Kronika e "Zërit" të Korçës vijon jetëshkrimin e tij duke treguar se me fillimin e Luftës së Parë Botërore, ai duke pasur nënshtetësi amerikane ka shërbyer për dy vjet në frontin francez të luftës. Gazeta nënvizon se: "Më 6 korrik të vitit 1919 ushtritë aleate bënë një takim mes aleatëve, ku Papa doli fitues në klasin e tij. Për këtë fitim mori edhe dekoratë.

Gazeta vijon me aventurat e tij duke treguar se si "në Brixhport Kaun, në teatrin " Zers" u mund me një ari për 5 minuta dhe kur e pushtoi mirë që ta rrëzonte, ky u egërsua dhe me thonjtë e tij i bëri shumë plagë në sup, të cilat i njihen ende."

Shekulli

Allahu dhe Muhamedi shfaqen në kastravec

Allahu dhe Muhamedi dalin në kastravec. Ngjarje jo e zakonshme në fshatin Gllogjë të Tearcës. Një familje, ka këputur në kopshtin e saj, një kastravec, i cili është përplot me shkrime kuranore. Kastraveci është këputur para 3 muajsh ndërsa për çudi, ende edhe sot, në kushte natyrore pa asnjë konservues, është shumë i freskët.


"Këtë kastravec e kemi këputur o në 5 o në 6 të muajit Ramazan, pas dy ditësh e cela ajo tjetra kështu që ishte kishte filluar të zverdhet pas një jave ajo filloi të kalbet, e kjo gati tre muaj si është këputur ashtu eshte. Porosi e Zotit është sigurisht, un e besoj se është porosi e Zotit sepse tre muaj e këputur ajo do vyshket e do kalbet e kjo as është kalbur e as e vyshkur ashtu rin si e kam këputur", tregon Abdylamit Ademi.

Hoxhallarët e vlerësojnë këtë si dëshmi të ekzistencës së Zotit, i cili përmes bimëve, kafshëve e njerëzve, shfaq shenja.



"Po është një dëshmi është një çudi ku dëshmon se me të vërtetë ekziston Allahu dhe është një, këto janë fuqitë e Atij mbi natyrore. Edhe pse nuk mundë të deshifrohen të gjitha shkrimet këtu megjithatë ka shenja ku deshifrohet me fjalën Insanë dmth njeri, ka gërma të Kuranit germa arabe. Këtu ka edhe një shenjë që deshifrimi nuk mundë të bëhet por është Bismilahi Rahmani Rahim, por sidoqoift t'i komentojm këto nuk mundëmi se janë paraqitje që Allahu XH.Sh" thotë Alifekri Efendi Esati, mufti i Tetovës.
Mbishkrime të tilla, kohëve të fundit kanë filluar të përhapen gjithandej, siç ishte rasti i fundit me një fëmijë në Rusi.


-Arriti edhe ne Kosove Allahu.

Postieri

Videoja e kastravecit : http://alsat-m.tv/index.php/internet-tv/video_kuriozitete/20274.html