Saturday, March 13, 2010

OKB, kritika Italisë: Emigrantët nuk trajtohen si mbeturina toksike

Komisioneria e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay ka lëshuar kritika të ashpra ndaj qeverisë italiane për mënyrën e trajtimit të emigrantëve.
Gjatë një vizite në Romë, ajo u shpreh e shqetësuar nga rregullat e përfshira në paketën e sigurisë të miratuara nga qeveria italiane.


"Emigrantët që vijnë nga deti nuk duhen trajtuar si mbeturina toksike"- ka thënë ajo, duke vënë në dukje edhe mënyrën se si trajtohet popullsia rome.

"Emigrantët shpeshherë perceptohen si një kërcënim për komunitetet ekzistuese dhe në disa vende ka një rrezik për të mbajtur migracionin brenda kufijve të sigurisë: kjo është një qasje e thjeshtë se karburanteve mosbesimi dhe frike" .

Sipas saj, politikanët duhet të përmbahen nga deklaratat diskriminuese kundër emigrantëve, ndërkohë që qeveria duhet të jetë e kujdesshme në masat që merr për trajtimin e tyre.

"Sipas të drejtës ndërkombëtare, emigrantët duhet të jenë të informuar për të drejtat e tyre dhe duhet të jetë në gjendje për të apeluar kundër ilegalitetit e paraburgimit. Privimi nga liria është gjithnjë masa e fundit që duhet të aplikohet"- kujton ajo.

Shekulli

Friday, March 12, 2010

Islami Radikal - Vehabizmi, po e dëmton Pavarsinë e Kosovës

Gjersa me qëndrimin mospërfillës dhe neglizhent të institucioneve e partive dhe OJQ-ve vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë, qarqet politike antikosovare, po i ofrojnë publikut evropian e botëror, një pasqyrë të "popullit të padëshiruar", përcjellur me propagandën për "rrezikun e krijimit të një pyke myslimane në brinjët e Evropës".

Që një vend i ndarë të përkufizojë identitetin e tij qytetërues, duhet të përmbushë kriteret: vullnetin e elitës politke dhe ekonomike për ndryshim, gadishmërinë e komunitetit për ripërkufizim identiteti, dhe vullnetin e qytetërimit pritës.

I plotëson Kosova këto kritere për aterim në njërin apo tjetrin qytetërim?

Cili qytetërim do ta gëlltisë e të fus Kosovën në gjirin e vet?


E gjendur në udhëkryq të qytetërimeve dhe si amallgam kulturor, Kosova përballet me sfidën e identitetit qytetërues dhe shtetëror.
Ringjallja islame edhe tek ne paraqitet si përpjekje që islami të përceptohet jo vetëm si religjion por dhe si mënyrë e të jetuarit. Në botën islame po ndodhë një lëvizje e gjërë kulturore, sociale dhe politike që predominon mbi qëndrimet gjithnjë e më të zbehta sekulare. Tregues të një ngjallje islame edhe tek ne, janë: vëmendja e shtuar për ritet fetare, falja në xhami dhe jashtë saj, agjërimi, shpërndarja e publikimeve religjioze, përqëndrimi në veshjen islame, kërkesa gjithnjë e më e madhe e futjes së mënyrës së jetës islame në jetën publike siç është kërkesa e faljes në institucione publike, futja e mësimit të fesë në institucionet shkollore, etj. Të gjitha mediat pa dallim si dhe subjektet politike në Kosovë mundohen të joshin klientelën duke ofruar atmosferë krejt orjentale. Me këtë paraprijnë televizionet lokale.
Që nga çlirimi i Kosovës e këtej bashkëbiseduesit tonë për çështje të ndryshme, miq dhe të tjerë, duke filluar nga temat më të thjeshta e deri tek negociatat për statusin final të Kosovës, në mes tjerash kanë krijuar një përcepsion të turbullt sa i përket elementeve të qytetërimit. Përpos mangësive në qeverisje, brenda kompetencave të ofruara, dhe guximit e vullnetit për të ndërhyrë në keqmenaxhimin e UNMIK-ut, institucionet dhe kasta politike shqiptare paraqiten kinse të shurdhër para vërshimit më të ri nga Lindja. Kjo dosido ngiti çmimin per te fituar besimit për njohjen e shtetësisë me të gjitha atributet. Identiteti i Kosovës është në një sprovë serioze. Popujt e besimit mysliman në Ballkan kaluan në Islam nga trysnitë e violencat Otomane, me ç'rast pranuan versinon më pragmatik, racional e logjik, si dhe atë mistik, apo dimensionin psiko-spiritual të islamit.
Kësi soji kosovarët së bashku me të gjithë të islamizuarit tjerë në Ballkan kultivuan versionin e shkollës Hanafi apo Sufi. – tasawwuf të islamit.

"Luftëtarët e islamit të pastër", siç kanë dëshirë të quajn veten wahabinjtë, filluan aktivitet e tyre në Kosovë që në fillim të viteve '90, pa u penguar fare nga sundimtarët e ideologjisë simotër neo-nazi-fashist të Millosheviçit.
Sot e asaj dite ata në mënyrë eksplicite kundërshtojnë çdo ndikim të jashtëm kulturor duke imponuar mësimin ekskluziv me praninë e patjetërsueshme nëpër kryeshnoshe, syneti a ndonjë tubim të ngjashëm,kundërshtojnë teoritë shkencore mbi dukuritë natyrore a shoqërore duke ofruar si zëvendësim shpjegime nga Sheriati a Kurani, siç bënë, fjala vjen, në Pejë djaloshi i quajtur Elvis Goga i përfolur si krye muxhahidini vendor në Pejë.
Çfarë kërkoj në Pejë Arfan Qadeer Bhati, pakistanezi me nënshtetësi norvegjeze?
OJQ-të që ende veprojnë nën ombrellën e Komitetit të Përbashkët Saudit për Ndihmë Kosovës dhe Çeçenisë e që erdhën në Kosovë pas luftës së fundit 1999, po nxjerrin përfitime nga varfëria në paralagjet e qyteteve të Kosovës, por në masë të madhe edhe nëpër fshatrat përreth. Dhe e tërë kjo sipas qeverisë saudite, "jo për disa muaj apo vite, por derisa ekziston nevoja..." Modus operandi i lëvizjes wahabite në Kosovë është indoktrinimi fetar i popullatës së varfër shqiptare, boshnjake dhe egjiptiane e të ashkalive. Raste të tilla janë më se të dukshme p.sh., në: Shipol paralagje e Mitrovicës, në Kodrën e Trimave apo në Vranjevc të Prishtinës, në Prizren dhe Pejë, në Radavc të Pejës, në Voksh të Junikut, në Ferizaj e Kaçanik etj, etj. Të rekrutuarit nga qendrat anti-kosovare (Arabia Saudite dhe Sigurimi Shtetëror i Serbisë) ata po e hapin rrugën për forcat globalizuese të islamit ndërkombëtarë duke tentuar të mposhtin traditën islame tolerante, të larmishme, që i bëri ballë centralizimit dhe hegjeminozmin të "Islamska Zajednicës" të dirigjuar nga Beogradi i para dhe pas Luftës së dytë
Botërore. Është mu kjo qendër që e jetësoj marrëveshjen Tito-Kypyrli për dërgimin e 300.000 shqiptarëve në shkretëtirat e Anadollit. Wahabizmi arab i përkrahur nga shërbimi inteligjent serb në Kosovë, në vazhdën e "Islamska Zajednicës" është duke tentuar të ndryshoj në galop shoqërinë kosovare dhe marrëdhëniet ndërnjerëzore. Dhe këtë po e bën deri në një masë, sepse qytetarët kanë filluar të siellen me shpërefillje ndaj tyre, apo po i frikësohen atyre?
Rast, në morinë e rasteve që flet për futjen e "islamit global" thellë në shpirtin e ashtuquajtur "intelektual" është ceremonia e varrimit të artistit të mirënjohur kosovar, Muharrem Qena. Asgjë kundër lirisë së të shprehurit të familjes, po të mos ishte bërë pompozitet arkivolit të mbështjellur me flamur të gjelbër me shkrim arab, ngjarje kjo e mbuluar nga të gjitha mediat relevante të Kosovës..

Fondacioni Bamirës Islamik (IEF) sipas të dhënave të ofruara në web faqen zyrtare saudite, i ofron fëmijëve kosovarë "arsimimin" në mbi 30 shkolla kuranike nëpër Kosovë. Fëmijëve u ofrohen shuma fillestare prej 50 euro për të mësuar këndimin e ajeteve dhe surave të veçanta nga Kurani. Në shkollat e ndërtuara nga fondet e Komitetit të Përbashkët Saudit për Ndihmë Kosovës dhe Çeçenisë ndihmuar nga Fondacioni Bamirës Islamik, po punohet në krijimin e gjeneratës së re të myslimanëve lojale, jo ndaj Kosovës, por ndaj Internacionales Islame.

Gjithnjë në shërbim të këtij projekti, pranë xhamive të identifikuara si të "tyre", aktivistët wahabi kanë hapur internet kafet për të joshur fëmijët e moshave të ndryshme që pas seancave të internetit të dëgjojnë "naslihatet" kundër Skënderbeut dhe Rilindjes Kombëtare Shqiptare, (kundër Kadares, Nënë Terezës) kundër civilizimit perëndimor dhe vet islamit tradicional kosovar.

Përpos faktit të lartpërmendur aktivistët muxhahidin si cak kanë përzgjedhur edhe shtresat tjera të popullatës kosovare. Të vejat, të larguarit nga puna, fshatarët, të rinjtë e papunësuar, disa "intelektual" marrin mjete financiare (150 euro dhe ndihma të tjera) për të dëshmuar stilin krejt islam të jetës, të formave më radikale.

Në web faqet e partive politike më të mëdha në Kosovë, apo në ato të intelektualëve shqiptarë si Dr. Milazim Kransniqi & Company, në linket e web faqeve të tyre kanë ikonën Religjioni me hapjen e të cilit aktivizohet automatikisht ilahija orientale kënduar nga Adem Ramadani. Shihni web faqen AlbaNur.net.
Gjersa me qëndrimin mospërfillës dhe neglizhent të institucioneve, apo prtive e OJQ-ve vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë, qarqet politike antikosovare, po i ofrojnë publikut evropian e botëror një pasqyrë të "popullit të padëshiruar", përcjellur me propagandën për "rrezikun e krijimit të një pyke myslimane në brinjët e Evropës".
Kuluaret politike shtetërore të Serbisë me të tjerë, në bashkëpunim të ngushtë me muxhahedinët vendorë e ndërkombëtarë parashohin, apo po përgatisin një "rebelim" të mundshëm mu në prag të zgjedhjes së statusit të Kosovës.
Figurat karakteristike wahabi të civilizimit islam do të fiksohen vetëtimthi nga kamerat e reporterëve të shtëpive të mëdha mediale botërore. Dhe, " të padëshiruarit", do të fundosin edhe për një kohë të gjatë ëndrrën e kultivuar që moti. Ëndrrën për të jetuar të lirë, pa frikë, në harmonie tolerancë të vendosur që moti në këtë pjesë të Evropës.


Institucionet vendore dhe ndërkombëtare, partitë politike dhe OJQ-të duhet të shpallin mesazhe të qarta ndaj kësaj dukurije vetëvrasëse në Kosovë.


Suretu Esh Shura - Kaptina e Marrëveshjes
Ajeti 40. Ndëshkimi i të keqes, bëhet me një të keqe në të njëjtën masë, e kush falë e bënë pajtim, shpërblimi i tij është te Allahu. Vërtetë Ai nuk i do zollumqarët.


Shkruan, Genc Morina
Ruprecht Karls Universitat Heidelberg
Philosophische Fakultat - albforumi

Redaktoi: Stop Injorancës

Tërmete të fuqishme në gjithë botën, çfarë po na ndodh?

Përshtypja se numri i tërmeteve është shtuar ka tërhequr vëmendjen e alarmuar njerëzit. Por shkencëtarët thonë se me gjithë përshtypjen e krijuar, atyre ende u duhet ta provojnë se numri i tërmeteve në botë është rritur.
Shkatërrimi i Haitit pas tërmetit

Një tërmet i madh tronditi së fundi Turqinë Lindore të hënën në mëngjes. Ai arriti shkallën 6.0 sipas Rihterit dhe deri tani mendohet se ka marrë jetën e 57 vetëve.
Në shumë vendbanime u shkatërruan shtëpi. Pamje nga dëmtimet në fshatin Okcular, në Lindje të Turqisë.Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Pamje nga dëmtimet në fshatin Okcular, në Anadollin Lindor

Ndërkohë, tërmete të mëdha në Tajvan, Kili dhe Haiti vazhdojnë të dominojnë titujt e lajmeve. Por megjithëse ka evidenca që sugjerojnë se këto tërmete mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën, një lidhje midis tyre ende nuk është konfirmuar shkencërisht, thonë shkencëtarët.

Numri i tërmeteve rreth globit mbetet konstant, me gjithë lëkundjet, thotë Wolfgang Frederich, profesor i shkencave që merren me studimin e tokës pranë universitetit Ruhr në Bohum. Statistika nga programi i SHBA për vëzhgimet gjeologjike të tërmeteve tregojnë se numri i tërmeteve midis shkallës 7.0 dhe 7.9 Rihter ka mbetur në dekadën e fundit mjaft konstant, me një mesatare prej 13 tërmetesh në vit.

Në këtë periudhë kohe nuk ka pasur më shumë se katër tërmete të shkallës 8.0 deri në 9.0 ballë. Ndërsa numri i tronditjeve të vogla dhe i shokëve që janë matur është thuajse i pafund, thotë Fridrih nga Universiteti Ruhr.

Rrethi i zjarrit
Toka përbëhet nga katër shtresa: nga shtresa e brendshme, shtresa e jashtme, manteli dhe korja. Korja dhe manteli i sipërm krijojnë litosferën, një shtresë me trashësi 50 km dhe kjo përbëhet nga të ndara që quhen pllaka tektonike. Këto pllaka dihet që e ndryshojnë pozicionin dhe kanë shumë defekte. Shumica e tërmeteve ndodhin përgjatë vendeve me defekte. "Pllakat mund të lëvizin horizontalisht ose vertikalisht, në atë mënyrë që një pllakë lëviz nën një tjetër", thotë Fridrih.
Shumica e tërmeteve ndodhin në zonën e Paqësorit, të njohur si Rrethi i Zjarrit, një rajon që rrethon bregdetin e Oqeanit Paqësor përgjatë vendeve si Zelanda e Re, Japonia, Alaska dhe Kili.

Koincidencë apo lidhje?
Sipas Fridrihut, modelimet sizmologjike dhe kalkulimet matematikore të shtypjeve dhe të presioneve kanë treguar një rritje të presioneve në pjesë të tjera të botës, pasi ndodh një tërmet. Kjo, e kombinuar me të dhëna statistikore ka krijuar një teori, që tërmet e mëdha si ato të fundit në Haiti dhe Kili mund të rrisin presionin në një pjesë tjetër të pllakës tektonike dhe ta ulin në një pjesë tjetër, duke shkaktuar potencialisht një tërmet pasues në një pjesë tjetër të Botës.
"Problemi është që ti duhet ta provosh se kjo nuk është koincidencë, gjë që është me të vërtetë e vështirë," thotë ai.

Disa shkencëtarë thonë se ata janë relativisht të siguritë, se pas një tërmeti, presioni rishpërndahet në pjesë të tjera të një pllake tektonike. Por lidhja e këtij efekti me një tërmet të dytë, të mëvonshëm nuk është kaq e thjeshtë, thonë ata.

Shekulli

Edhe qytetarët deklarim pasurie

Në fund të vitit çdo qytetar do të plotësojë një deklaratë mbi të ardhurat personale dhe shpenzimet që ai kryen gjatë vitit.

Mbi bazen e ketyre te dhenave tatimet do te llogarisin edhe detyrimet.Ndryshimet ne ligj i paraqiti ne menyre te pergjithshme ne mbledhjen e qeverise kryeministri Berisha, sipas te cilit deklarata personale e te ardhurave per te gjithe qytetaret vendoset ne perputhje me kerkesat e praktikes europiane dhe Komisionit Europian.

“Ky dokument, qe do ta quaja dokumenti i transparences universale per te ardhurat e qytetareve shton shume detyrimet e Ministrise se Financave dhe financave te vendit ne teresi ndaj qytetareve. Mbi bazen e tij, ato do te detyrohen t’u paguajne qytetareve ne fund te vitit, te gjitha taksat e teperta qe kane paguar, pasi qytetaret paguajne taksa ne çdo gje qe blejne. Ata do te mbledhin faturat dhe ne fund do te kene te drejte, ne perputhje me te ardhurat e tyre, te marrin detyrimet qe kane paguar me teprice. Sot, ky eshte i pandjeshem.
Qytetaret hyjne ne dyqan dhe mendojne se nuk paguajne taksa, por, ne te vertete, paguajne edhe ne çdo gote uji. Kete e kam thene kur kam qene ne opozite dhe do ta them dy here, tani qe jam ne qeveri. Ndaj ne po fusin deklaraten, nje praktike kjo moderne europiane, por e vonuar tek ne”, u shpreh Berisha.

Gjate mbledhjes se qeverise, kryeministri Sali Berisha tha se eshte marre edhe nje vendim per rritjen e pagave, por nuk dha detaje te tjera.

“Ka dhe nje vendim per pagat, per te cilat me duhet te theksoj se do te rriten. Gjithashtu edhe pensionet do te rriten. Qytetaret shqiptare duhet ta kene shume te qarte zotimin para tyre. Sa te na votojne do te kene rritje rrogash dhe pensionesh. Kjo eshte nje kontrate te ciles ne i qendrojme”, theksoi Berisha.

T. Channel

Wednesday, March 10, 2010

Shqiptarët të 'fiksuar' pas celularit, 50 miliard lekë në 2009

Shqiptarët kanë shpenzuar për të komunikuar rreth 50 miliardë lekë gjatë vitit 2009. Të dhënat më të fundit të Autoriteti të Komunikimeve Elektronike dhe Postare bëjnë fjalë për një rritje të konsiderueshme të abonentëve të kompanive të telefonisë së levizshme gjatë dy viteve të fundit.

Madje AKEP raporton se kjo shifër është tre për qind më e ulët se ajo e vitit të kaluar, por përkundrazi numri i abonentëve ka pësuar një rritje mjaft të lartë me rreth 1.2 milionë përdorues vetëm gjatë vitit 2009. Numri i abonentëve që janë të regjistruar në të treja kompanitë celulare në vend arrin në 4.1 milionë përdorues.

Kurba e rritjes së përdoruesve të telefonisë celulare në vend ka ardhur në rritje duke filluar nga vitit 2000. Gjatë këtij viti numri total i përdoruesve të telefonisë së levizshme varionte në rreth 29 mijë abonentë, një vit më pas arrihet në 352 mijë abonentë. Në vitin 2007 ky numër arrin në 2.3 milionë, ndërsa rritjen më të lartë të abonentëve telefonia celulare do ta njihte në vitin 2009 me plot 4.16 milionë përdorues.

Sipas të dhënave që pasqyrohen në raportin vjetor të AKEP-it, pjesa dërrmuese e abonentëve të telefonisë së levizshme, rreth 94 për qind e tyre janë janë përdorues të paketave tarifore me parapagim, ndërkohë vetëm 6 për qind janë përdorues të numrave me kontratë. Për shkak të ofertave të ndryshme që kanë bërë kompanitë gjatë vitit të shkuar, vërehet një rritje e ndjeshme e thirrjeve brenda rrjetit. Kështu, rritja e numrit të përdoruesve të celularëve ka shtuar konsumin për abonent. Nëse gjatë vitit 2008 mesatarisht çdo abonent ka konsumuar në muaj rreth 30 minuta bisedë, gjatë 2009 kjo shifër është dyfishuar.

Shqipëria ka nivele penetrimi të telefonisë celulare më të lartë krahasuar me vendet e Bashkimit Europian. Sipas AKEP gjatë vitit 2009 numri i përdoruesve për 100 banorë arriti në 129 për qind krahasuar me 119 për qind të është mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian. Ky tregues pasqyron faktin se një përdorues mund të jetë njëkohësisht abonent i dy apo të tre kompanive që operojnë sot në tregun shqiptar. "Numri i përdoruesve celularë i referohet kartave SIM ndërkohë që normat e larta të përdoruesve për 100 banorë shpjegohen nga mbajtja prej një individi e më shumë se një karte të tillë", - shpjegon AKEP.
Telefonatat ndërkombëtare, më lirë se brenda vendit...

Rritjen e numrit të përdoruesve të telefonisë së levizshme si dhe të minutave të bisedës për çdo abonent AKEP e lidh me hapjen e tregut dhe rritjen e konkurrencës midis kompanive.

Ndërkaq, ndryshe nga ajo celulare, telefonia e levizshme ka një shtrirje shumë më të ulët. Gjatë vitit 2009 numri i abonentëve fiks arriti në 363 mijë duke pësuar një rritje me rreth 40 mijë krahasuar me një vit me parë.

Në Shqipëri ofrojnë shërbimin e telefonisë fiks rreth 74 operatorë, ndërsa 18 të tjerë ofrojnë shërbimin e thirrjeve me kartë të parapaguar. Edhe pse ka një numër të madh operatorësh të telefonisë fikse sipërfaqja e që mbulohet me shërbim nuk e kalon 12 për qindshin.

Emirjon Senja, Shekulli

Bashkojuni protestës së 17 Prillit, për të fikur për 8 orë telefonin celular, kundra çmimeve abuzive të kompanive celulare në Shqipëri. Mediat e shkruara apo vizive nuk e ngrenë dot zërin kundra kuçedrave AMC, VODAFON dhe EAGLE MOBILE, sepse me reklamat e tyre mbajnë gjallë bizneset e tyre. Gjithashtu edhe vetë shteti dhe politika shqiptare është komplet e pafuqishme, ose në rastin më të keq, e blerë. Eshtë detyra jonë si qytetarë të protestojmë, të mblidhemi kundra kësaj vjedhjeje që i bëhet popullit shqiptar. Populli më i varfër - Tarifa më të shtrenjta.
Stop Injorancës- Ndal Paditurisë

Shqiptarja 23-vjeç, zëdhënëse e partisë Lega Nord, në Itali

I ati mbërriti në Itali si klandestin, u dëbua e më pas u kthye sërish me dokumente të rregullta dhe leje qëndrimi. Ajo, Edlira Mamutaj, 23 vjec, e diplomuar për gazetari është tashmë zëdhënësja e Lega Nord në Toskana, partia e ekstremit të djathtë, që shpesh herë sulmon emigrantët.

Por, ajo rrëfen se do të jetë zë për emigrantët, të cilët sigurisht në favor të tyre nuk duhet të jenë klandestinë, por të rregullt në mënyrë që të integrohen.

"Im atë? Ai kur u kap për herë të parë nga policia mori mandat dëbimi dhe u kthye në Shqipëri. Më pas u kthye me leje qëndrimi dhe pune, falë disa të afërmve që kishim këtu. Në vitin 2000 më mori me vete, mua, vëllanë dhe mamin"- tregon ajo.

Atëherë Edlira ishte vetëm 14-vjeç. Studioi, u regjistrua në universitet dhe sot bashkëpunon me gazetën e partisë "La Padania" dhe punon në zyrën e shtypit. "Lega Nord nuk është raciste dhe i vë veshin atyre që janë si puna jonë"- thotë vajza, duke shtuar se ata që kjo parti dëshiron të kthehen ata që nuk punojnë dhe bëjnë krime.
"Eshtë ky motivi që unë u regjistrova me legistët"- thotë më tej ajo.

Ajo flet një italishte perfekte me dialekt fiorentin. "Dua t'u jap zë atyre njerëzve që vijnë në Itali për t'u integruar, në interes të emigrantëve dhe të vetë italianëve.

Edlira Mamutaj, Shekulli

Tuesday, March 9, 2010

Raporti: 1 në 4 gra në Shqipëri dhunohen

Raporti më i fundit për dhunën në familje, dhe kryesisht për dhunën ndaj grave, tregon qartazi se dhuna është prezente në forma nga më të ndryshmet në familjet shqiptare. Sipas këtij raporti, një në katër gra në Shqipëri dhunohen.

Kryetarja e shoqatës "Në dobi të gruas shqiptare", Sevim Arbana, në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" ka treguar histori rrëqethëse të vajzave dhe grave të cilat dhunohen dhe janë ende të detyruara të jetojnë me burrat e tyre për shkak të mungesës eko-nomike, mungesës së një shtëpie apo pune. Por, ajo tregon se dhuna nuk është në nivelet e para 10 viteve, kjo pasi edhe shteti nuk është aq pasiv sa më parë. "Duke iu referuar raporteve ndërkombëtare për vendin tonë, 1 në 4 gra në Shqipëri dhunohen, raporti i 2005-2007. Por, dhuna nuk është në nivelet e para 10 viteve, pasi dhe shteti nuk është më aq pasiv", - ka deklaruar Arbana. Ajo ngulmon se shteti duhet të marrë më tepër masa që të rrisë shërbimet sociale që ofrohen falas për gratë e kësaj kategorie. Rastet e dhunës në vendin tonë janë të shumta, dhe këtë gjë e dëshmon më së miri edhe numri i lartë i telefonatave që vijnë në 'Telefonin Grua: 2247502' pranë kësaj shoqate, ku çdo ditë telefonojnë më shumë se 5 apo 6 gra të dhunuara.

Zonja Arbana, duke u bazuar në rastet e denoncuar në shoqatën tuaj, ku mendoni se e ka zanafillën dhuna në familje?
Dhuna është një trashëgimi në mentalitetin shqiptar, duke qenë shoqëri patriarkale që dalëngadalë u zhvillua. Në kohën e diktaturës u ndryshuar me forcë mentaliteti, bëri disa ligje që e propagandoi gruan shumë të barabartë, ndërkohë që nuk ishte fare e barabartë, por dhuna deri diku u zhduk se ishte një sistem diktatorial. Por, në vitin 1990 me lirinë e mendimit, me lirinë e veprimit, me anarshinë e çdo gjëje që shoqëroi zhvillimin shqiptar, duke pasur një të kaluar shumë primitive dhe patriarkale, u duk haptazi që dhuna ishte prezente në shoqërinë shqiptare. Dhuna ndodh në ato familje ku gratë kanë minuse në edukim, kanë minuse në avantazhet e tjera, si të dalin nga shtëpia. Një grua që është e punësuar, e cila ka një ekonomi të sajën, është shumë më pak e mundshme ta dhunosh. Nuk themi që është e pamundur se ka dhe raste të tilla, por përqindja është shumë e pakët. Nëse ne do të arsimojmë gratë, do t'i nxjerrim nga dyert e shtëpive dhe të punojnë, atëherë ato kanë shumë më pak mundësi të jenë të dhunuara. Por, dhe të jetuarit në familje shumë të mëdha, ikja e burrave në emigracion, kthimi i tyre 1 herë në vit, xhelozitë, i shtojnë rastet e dhunës. Ka raste dhune ndaj grave që janë për t'u bërë filma dhe një histori e tillë është rasti i gruas në një fshat të Elbasanit që e vret bashkëshorti, pasi ai ishte kthyer për Vitin e Ri. E shoqja kishte parë filma porno, dhe bën seks në një formë tjetër, ai i thotë ku i ke mësuar këto dhe e vret. Megjithatë, duke e krahasuar me fillimet e shoqatës tonë, ne na u deshën 10 vjet të bënin gratë që të mos heshtnin kur dhunoheshin, dhe ato filluan të flasin. Denoncimi i dhunës është një akt pozitiv.

Sa raste ka përditë që femrat denoncojnë dhunën që ushtrohet ndaj tyre?
Në telefonin tonë ka përditë 5-6 raste, denoncojnë dhunën dhe kanë probleme të ndryshme. Çdo ditë psikologia jonë asiston psikologjikisht dy gra. Duke iu referuar raporteve ndërkombëtare për vendin tonë, 1 në 4 gra në Shqipëri dhunohen, raporti i 2005-2007. Dhuna ekziston, është shumë e egër, ka të bëjë me mentalitetin, por fakti që janë bërë ligje, kjo është pozitive. E rëndësishme tani është që këto ligje të zbatohen dhe të mos mbesin vetëm në letër. Siç thashë në rastin e strehëzave më sipër, përse asnjë dhunues nuk kapet dhe të largohet nga shtëpia? Duhet të punojnë të gjitha institucionet; shoqata ime është një levë e parëndësishme ndërkohë që levat e tjera nuk punojnë.

Po probleme të tilla, që gruaja ka denoncuar dhunën dhe e ka kërcënuar i shoqi?
Po ka plot raste të tilla, vijnë, ndjekim seancat dhe tërhiqen, pasi kanë disa rrethana që dhe ato tremben dhe nuk kanë faj, se bashkëshorti i kërcënon se do t'i marrë fëmijën apo kërcënime për pjesëtarët e tjerë të familjes së saj. Por, një problem tjetër është se nëse vjen një grua që kërkon asistencë juridike, kërkon të divorcohet, ne japim vetëm asistencë psikologjike dhe sociale dhe i dërgojnë në një shoqatë tjetër, "Qendra Avokatore e Grave", për të marrë asistencën juridike. Ajo shoqatë i bën falas të gjitha. Këtë e bëjmë në Tiranë, por në zonat e tjera nuk kemi mundësi, prandaj institucionet duhet të kenë shërbime falas për këto target-grupe, sepse nuk kanë mundësi të paguajnë. Një divorc shkon deri në 500 mijë lekë të vjetra, ku do t'i gjejë kjo grua këto para?

Gratë që dhunohen, divorcohen në shumicën e rasteve?
Jo, në përgjithësi jo, rikthehen prapë tek burrat. Por, ka dhe raste që divorcohen. Që ato të divorcohen duhet të kenë përkrahje të familjes, të ambientit ku jetojnë, të kenë një ekonomi. Çështja ekonomike është dhe kryesorja, se nuk e mbështet ekonomikisht as familja e saj. Shteti duhet të jetë më prezent për të drejtën e grave në pronë, në shëndetin e saj. Duhet nisur që në bankat e shkollës, ku të mësohet se femrat dhe meshkujt janë të barabartë dhe kanë të njëjtat të drejta. Pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare jeton në fshat, rreth 60 për qind është shoqëri fshatare, edhe pse ato kanë lëvizur në qytete, komportohen me mentalitet rural, mentalitet i cili mund të ndryshojë me ligje, me edukim dhe punësim.
"Edhe pse shumë hapa janë ndërmarrë me qëllim mbrojtjen e të drejtave të grave, ende mbetet shumë për të bërë nga të gjithë aktorët shoqërorë, politikëbërës e vendimmarrës e nga vetë komuniteti i gjerë, të ndjeshëm ndaj çështjes së grave".

Ermelinda Hoxhaj, G. Shqiptare

Eshtë e vërtetë që gratë në Shqipëri e meritojnë një ditë feste, kur partnerët e tyre të rikujtohen për kontributin e tyre të pamohueshëm në familjen, në bërthamën e shoqërisë, por statistikat e këtij raporti janë të tmerrshme, 1/4 gra dhunohen dhe kjo është kafshërore për një shoqëri europiane të mijëvjeçarit të III-të. Pikërisht kjo është arsyeja pse gratë e Shqipërisë duhet të protestojnë edhe për ato gra të mjera që dhunohen çdo ditë dhe ndaj këtyre dhunuesve nuk merret asnjë masë.
Familja është bërthama e shoqërisë dhe një familje ku ushtrohet dhunë, kurrsesi nuk mund të premtojë një shoqëri të nesërme të begatë. Ndal Paditurisë

Natë e nxehtë në Tiranë. Këtë herë zhveshin gratë

Atmosferë e pazakontë dje në mbrëmje në një lokal të njohur nate pranë selisë së Partisë Demokratike në Tiranë. Një fluks i madh femrash në hyrje të lokalit, ta shtinte përnjëherë në mend se po ndodhte diçka fare e pazakontë.

Femrat ishin të të gjitha moshave, fare të reja dhe deri edhe 60 vjeçare. Disa prej tyre, shoqëroheshin madje deri në hyrje të lokalit nga të dashurit e tyre, shkëmbenin një puthje dhe aty ndaheshin.. Burrat nuk lejoheshin brenda.
Çfarë po ndodhte?

"Sekreti" ishte i vështirë të mbahej. Vetëm pak pas orës 20.30 kur nisën të mbylleshin portat e lokalit, u mor vesh që brenda ofrohej vetëm për femra, striptizë meshkujsh. Ishin së paky tri lokale mbrëmë në tiranë që ofruan këtë lloj party.

Në brendësi të lokalit, veç muzikës me DJ dhe lojës së zakonshme të dritave, binin në sy uniformat e 4 vajzave të veshura si police sexy dhe kamarierëve që ishin të gjithë me kapele "metalixato" në kokë. Një femër me flokë të shkurtra të zeza, e veshur si infermiere sexy, me çorape rrjetë, të orientonte në gjetjen e tavolinës. Shumica e ambjentit ishte e prenotuar.
Publiku ishte tërësisht femëror, madje "pak më tepër" se kaq. Në lokal, dalloheshin qartë edhe çifte femrash, që nuk të linin të dyshoje fare se ishin diçka më shumë se shoqe të ardhura bashkë në një "funny party"

Atmosfera u ndez pas dy-tre gotave të para. Edhe nëse nuk ndodheshe në tavolinat para skenës, nga të ulëriturat e femrave në atë pjesë të sallës, u mor vesh menjëherë dalja e striptistit të parë. Shumica e vajzave dhe grave në sallë filmonin dhe fotografonin. Por kishte dhe disa vajza më të guximshme se kaq. Katër prej tyre njëra pas tjetrës hipën në skenë për tju bashkuar lëvizjeve të djalit që kërcente duke u zhveshur. Njëra prej tyre (në foto) i "hyri në sy" me sa duket edhe kërcimtarit, pasi u mor gjatë me të.. E ndihmoi të zhvishte bluzën, kurse heqja e rripit të pantallonave mbeti në tentativë :)

Ne të SH2 u shkëputëm në këtë moment, për tju sjellë pak atmosferë nga kjo festë e pazakontë e 8 marsit në kryeqytet, por festa ishte parashikuar të vijonte deri në orët e paar të mëngjesit. Ca gota të tjera dhe efekti i muzikës, ndoshta e kanë bërë të vetën.
Do pyesim ndonjë që qëndroi deri në fund, për të marrë vesh nëse historia e rripit vazhdoi...

Shekulli

Tirana "pushtohet" nga qentë e rrugës

Tirana është pushtuar nga qentë, jo vetem nëpër lagje periferike por edhe në qënder dhe rrugë kryesore, qentë i gjen ngado.

Zakonisht kur dalim në rrugë jemi mësuar të kemi kujdes nga makinat, por tashmë duhemi të ruhemi nga qentë e rrugës të cilët nëse kanë uri edhe mund të të kafshojnë, po ashtu nuk duhet të nxitosh se qeni nxehet e gjëmon.

Megjithëse Bashkia e Tiranës ka nisur disa here fushatën për heqjen e qenve nga rruga, ende nuk ka bërë asgjë pasi qenë mund të gjesh me qindra ngado. Këtu në Shqipëri, nëse sheh një qen në rrugë nuk duhet të habitesh, ndërkohë që në çdo vend të botës kushdo që sheh një qen lajmëron menjëherë policinë zjarrfiksen apo institucion e parë të ndihmës që ka më afër.

shqiperia.com



Ka shumë zona në Tiranë, ku natës nuk mund të lëvizësh pa ndonjë shkop të gjatë në dorë dhe pa mbushur xhepat me gurë. Natën, qentë mbretërojnë periferitë e Tiranës. Lehjet e tyre në kor, duke zgjuar njëri-tjetrin lagje më lagje, të japin një panoramë mesjetare të një qytetërimi rural. Jo pak raste kemi qenë dëshmitar të sulmeve të këtyre grupeve qensh ndaj njerëzve të rastësishëm, fëmijë, gra, pleq e madje edhe ndaj djemve të rinj.
Një tjetër dukuri interesante është lufta për konkurencë territori, që qentë e rrugës kanë ndaj njerëzve që mbledhin kanaçe.

Megjithatë, prania e këtyre qenve në rrugë, përveç mungesës së higjienës dhe rrezikut real të sulmit fizik, tregon shumë për cilësinë e jetës në këtë vend, për respektin ndaj jetës dhe qenieve të gjalla. 

(Stop Injorancës) http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Zemra e nënës

Na ishte një herë një kohe qe s'mbahet mend një nene me shpirt aq të madh e aq te gjerë, sa edhe qiejt bashke e oqeanet nuk ia kalonin dot.

Ne zemren e saj kishte vend për gjithçka te bukur e te mirë qe ka bota, po asnjë therrime vend për te keqiat e te shemtuarat qe ndodhin ne gjithesi... Me shumë vend nga te gjithë tjerët ne zemren e nenes zinte djali i saj. Edhe ai, si nëna e vet, e kishte zemren flori e shkuar floririt. Dhe donte gjithçka te mirë e urrente çdo të keqe.
Vendin kryesor ne zemren e tij e zinte e ema, te cilën thoshin se e donte me tepër se veten e vet. Po donte edhe një vajzë shumë me shumë se veten e vet e se nënën. Ajo ishte me e bukur se shtojzovallet dhe me e bukur e me e mirë se e Bukura e Dheut. Për te linte edhe mendte e kojes, e jepte dhe jetën e vet.
Meqë djali e donte dhume e shumë vajzen, edhe pse nëna kishte dëgjuar se ishte tepër e perkdhelur, tekanjoze dhe e prapë, pranoi, ia dha djalit bekimin dhe cifti u martua. Qysh ditën e pare qe shkeli ne shtepine e te shoqit , nusja morri gjuhën e gjarperit, qe mbante te fshehur dhe derdhi një pikë helm ne zemren e burrit vet:
-Ti do me shumë nënën tënde se mua!- i tha.
-Jo.-iu perbetuar djali. -Ju dua te dyjave njelloj e me shumë se veten.

-Ashtu?- u terbua e shoqja. -Po të me duash njelloj sa nënën është pak për mua. Prandaj qysh këtë çast ta ndash. E dua dashurinë tënde vetëm për vete. Nuk kam qejf ta ndaj me tjerët.
Djali uli sytë e vari koken dhe shkoj drejt te e emea. Zemra e nenes e ndjeu se i biri ishte i vrarë ne shpirt dhe e pyeti:
-C'ke o bir i nenes, qe je kaq i trishtuar?
-Kështu e kështu më tha nusja...Vërtetë e dua shumë se është me e bukur e me e mirë se zanat dhe se e Bukura e Dheut, po do ta ndaj se nuk është për mua, gjersa nuk te do ty. Unë ju dua si sytë e ballit te dyjave.
-Fjale është ajo, qe thua, o bir? Si ta nxe goja e ta thotë zemra ta ndash nusen, te cilën e do me tepër se veten tënde?
-Jo o bir. Me mirë me ndaj mua, se zemra e nenes ka vend për gaze e helme me shumë se çdokush,ne këtë e ne atë botë...

Djali u kthye zemervrare tek e shoqja dhe i tha:
- Ta plotesova dëshirën e dashur, e ndava nënën.
- Sa mirë- u lumturua ajo dhe iu hodh ne qafe.
E gushi dhe e puthi ne faqe, ne sy, ne buzë.
Nja dy ditë deti qe kishte nusja ne zemër ra ne fashe nga gezimi qe e ndau djalin nga nëna. Mirëpo me te marrë vesh se i shoqi kishte qenë tek e ema për vizite, deti ne zemren e nuses ngriti dalge e u terrbua:
-Ti s'më do mua.- i tha te shoqit si nderkryer.
-Ti do me shumë nënën tënde. Vërtetë u ndave prej saj po aty e ke mendjen, sytë zemren dhe kembet te çojnë gjithmonë te dhoma e saj.
-Jo iu pergjigj djali me zemren e vrarë. -Ju dua te dyjave njelloj e me tepër se veten time

- Ashtu? Ti sme dashke fare. Me shumë do nënën tënde, gjersa na do të dyjave njelloj.
Unë kerkoj te me duash vetëm mua dhe asnjë tjetër. Merr vesht apo jo? Nuk dua ta ndash dashurinë ne dysh. Dua te te kem vetëm për vete.
-Po për vete me ke nate e ditë. Me ty bie me ty ngrihem. Me ty nga mëngjesi ne mbrëmje e nga mbrëmja ne mëngjes...
-Nuk me mjafton kaq. Dua qe ta debosh nënën nga shtëpia dhe te mbtemi vetëm ne te dy. Kështu do të jemi te qete dhe te lumtur si asnjë çift tjetër.
-Si ta bëj këtë te pabere? A debohet nëna qe më ka bërë koken?- u ankua djali. - A përzihet nëna nga shtëpia?
-Mirë athere, me debo mua.- iu pergjegj e shoqja. -Ose me mirë po iki vete.- Dhe rrembeu kepucet canten ne duar e iku si furtune. Nga pas u perplas dera plot tersellime.

Uli syte e vari koken djali dhe shkoi tek e ema.
Zemra e nenes e ndjeu se i biri ishte i vrare e i copetuar ne shpirt dhe e pyeti:
- C'ke o bir i nenes, qe je kaq i merzitur e i derrmuar?
- Keshtu e keshtu me ka thene nusja...Vertet e dua me shpirt se eshte me e mire dhe me e bukur se zanat e malit dhe e Bukura e Dheut, po do ta ndaj se nuk eshte per mua gjersa nuk te do ty.
- Fjale eshte ajo qe thua o bir? Si ta nxe goja e ta thote zemra te ndash nusen, te cilen e do me teper se veten tende?
- Jo o bir. Me mire po iki une nga shtepia se zemra e nenes duron me shume gaze e helme se cdokush ne kete bote. Mjafton qe te jeni te lumtur...

Djali shkoj zemervrare te shtepia e se shoqes dhe i tha:
- Kthehu, te lutem, se ta plotesova deshiren: Nena iku e shkoj ne fshat t'i ngryse vetem ditet e pleqerise dhe na bekoi perseri e na uroj te jemi te lumtur.
- Ne do te jemi te lumtur kur te na lere vetem te dyve, u gezua e shoqja dhe iu hodh ne qafe. E gushi dhe e puthi ne faqe, ne sy ne buze.
Dhe u k,thye duke kercyer ne shtepine e te shoqit.
Nja dy dite tufani qe kishte nusja ne temer ra ne fashe. Mirepo pas nje jave shpertheu me fuqine e sketerres e te ferrit dhe nusja iu versul djalit.
- Ti s'me do mua. Vertet e coven fshat, po mendjen syte e zemres i ke tek ajo, prandaj i dergove para e ushqime me tet kusheri, apo jo?
- Ia dergova qe te mos vdese nga uria e te mos lypi rrugeve, se s'ka tjeter te ardhur. Ty te dua sa s'kam fjale si t ta tregoj. Me beso, te dua me shume se veten time.Po edhe ate e dua. se e kam nene...
- Ashtu? Ti sme dashke hic fare. Me shume do nenen tende. Po te me duash ashtu siq thua, shko vraje nenen, se plake eshte, e ka ngrene cairin e vet...
Djali shkuli floket dhe u hodh perpjete sikur ta kishin pickuar njemije grereza bashke e ta kishin kafshuar nje mire gjarperinj tok:
- Fjale eshte ajo qe thua? Mblidh mendjen e veten, o grua, se une s've asnje tjeter mbi ty. Ja ku po ta them per te njemijten here; te dua me shume se veten. Po edhe nenen e dua se me ka bere koken.
Si mund ta vras me duart e mia?
Nusja perplasi kembet ne dysheme e u hodh ne tavan duke buluritur:
- Thuaj se me do me shume se veten e se nenen!
Djali u kalamend e tha me vete:
"Keto qe do t'i them tani, mos i beso, o Zot, se s'jane te verteta. Nuk kam si te bej prandaj po i them.
Me duhet te qetesoj nusen se eshte e marrosur e s'di c'thote...
Pastaj e dua shume se eshte e mire dhe e bukur si shtojzavalle dhe si e Bukura e Dheut".
Pasi tha keshtu me vete, nxjori disa fjale si te ishte belbacuk:
- Te dua me shume se veten, edhe me shume se nenen...
- Atehere merre ne duar kete shish dhe shko e ngulja nenes ne zemer,- uluriti nusja si ta kishin zene xhindet.
- Dhe zemren e saj ma sill ketu qe ta shoh me syte e mi e te besoj se e ke vrare me te vertete.

Djali u drodh si ta kishin zene ethet e gushtit dhe iku nga syte kembet me thike ne dore e te nesermen arriti ne fshat gjysem i gjalle e gjysem i cmendur.

Zemra e nenes sa e pa, e ndjeu se c'furtune ziente ne shpirtin e te birit.
- C'ke, o shpirt, qe je kaq i vrare e i derrmuar, sikur te vish nga qoftelargu?
- Keshtu e keshtu me ka thene nusja... Vertet e dua me shpirte e me shume se veten, se eshte e mire dhe me e bukur se shtojzovallet e se e Bukura e Dheut, po do ta ndaj se nuk eshte per mua gjersa kerkon te te vras e t'i coj zemren tende...
- Fjale eshte ajo qe thua, o bir? Si ta thote goja e si ta nxe zemra ta ndash nusen, qe e do me shume se veten tende? Nje mije here jo. Me mire me vra mua se zemra e nenes duron me shume gaze e helme se cdokush ne kete e ne ate bote. Une jam plake tani, kursem ju jeni te rinj dhe e keni perpara jeten.
Une e hengra jeten time dhe ditet i kam te numeruara. Ani se do te vdes, ju te jeni mire dhe te lumtur.
Degjoma edhe fjalen e fundit dhe mbaje vath ne vesh per tere jeten: Nusen ta duash me shume se veten e se nenen se me ate do te jetosh. Me ate do te gezosh, do te qash e do te qeshesh, do te lindesh e do te rritesh femije
Eja, pra, o bir, o merre zemren time se ta jap me gjithe shpirt. Dhe coja nuses tende qe te qetesohet, te gazmohet e te lumturohet.
Se po te jesh ti me nusen i lumtur ne kete bote edhe une do te jem e lumtur ne boten e pertejme.
Dhe duke thene keto fjale i rrembeu shishin nga duart e te birit.
Djali i ra ne gjunje para kembeve dhe zuri te qaje me lot te nxehte duke uleritur:
- Nene, mos! Mos, mos, mos!
Po ishte teper vone: nena e kishte care krahahorin me thiken qe i rrembeu te birit, e ndau zemren nga trupi i vet dhe ia vuri ne duar duke thene:
- Vrapo per te nusja e coja zemren time dhe...qofshi...te lumtur.
I mbytur nga lotet, djerset dhe gjaku qe kullonte nga zemra e nenes, djali u nis per te e shoqja duke ecur qorrazi e marramendsh se nuk shihte me as me sy e as me mendje.
Duke nxituar neper kalldermet e fshatit diku u pengua e rreshqiti dhe u vra ne balle, ne duar e ne kembe. Nga dhembja bertiti me te madhe!
- Nene!
- U vrave, o bir! u degjua nje ze i dhembshur e i shuar...

Kishte folur zemra e nënës që përpëlitej ende në pëllëmbën e dorës së të birit, të cilën po ia çonte nuses së vet, që ishte më e mirë e më e bukur se zanat e malit dhe se e Bukura e Dheut vetë.

Odhise Grillo, forumivirtual.com

Ju përshëndes përzemërsisht. (S.I)http://www.youtube.com/watch?v=OT64fbIfmZE