Edhe pas tri vitesh, kur karikaturat e Muhamedit nxitën reaksion në besimin mysliman, sërish shenja dhune fetare.
Multikulturalizëm, asimilim kulturor apo një falimentim i politikave të bashkëjetesës midis etnive e kulturave të ndryshme?
Akoma pa u mbyllur mirë polemikat fetare, sociale, politike e humane që disa vite më parë artisti danez Kurt Westergaard shkaktoi me karikaturat e profetit Muhamed, një tjetër ngjarje e ngjashme i risjell ato akoma më provokuese e më problematike. E këtë herë vendndodhja e tyre është Suedia, modeli skandinav i integrimit shumetnik e shumëkulturor, e shembulli i një politike ultratolerante ndaj emigrantëve myslimanë.
Të mërkurën më 11 maj 2010, në Universitetin e Uppsalas, vetëm 70 km larg Stokholmit, gjatë një konference për lirinë e shprehjes, karikaturisti suedez, Lars Vilks, i cili në vitin 2007 kishte pikturuar profetin Muhamed me trupin e një qeni, u bë viktimë e një agresioni të dhunshëm. Dëshirës provokuese të tij iu përgjigj dhuna e studentëve myslimanë shkaktuar nga fyerja e transmetimit të videos “Allah gay-bar”, e cila u projektua gjatë oratorisë së tij.
Ky film i xhiruar nga artistja iraniane Sooreh Hera, me një skenografi të thjeshtë e të kuptueshme dhe nga persona me një nivel të ulët arsimimi, përzien me sfondin e hoxhallarëve e me këngët e sureve të Kuranit, melodinë e notave të muzikës hard rock nën skenat e të rinjve homoseksualë që puthen. Oratoria provokuese për lirinë e mohuar të shprehjes që Lars Vilks demonstroi me komentet se “kush e konsideron më të rëndësishëm e kush është më e rëndësishme Sharia islamike o jeta humane”, u ndërpre nga thirrjet e revoltuara arabisht “Allahu Akbar!” që mbi njëzet studentë myslimanë të pranishëm në sallë drejtuar ndaj tij shoqëruar dhe me një dhunë fizike. Lars Viks dëmtohet në kokë e tre persona arrestohen nën urdhrin e dhunës dhe shqetësimit të rendit publik. Për çfarë ndodhi, në të përditshmen stokholmeze “Svenska Dagbladet”, ky artist u shpreh: “Kjo dhunë është një disfatë për të gjithë!”
Disfatë ndaj kujt? E Evropës ndaj Islamit? E Islamit ndaj integrimit evropian? Apo frikë e disfatës ndaj disfatës?
Gjatë orëve të fundit kjo ngjarje ka rindezur në mediat më të rëndësishme ndërkombëtare polemika e debate mbi çka është e do të jetë e ardhmja e Evropës.
Rizgjimit të frikës se Evropa po transformohet në Eurabi si një pjesë e pandarë e botës islame, debateve për integrimin perëndimor e nënshtetësinë e emigrantëve myslimanë, i mbetur hapur tashmë në çdo shtet evropian, komuniteti mysliman i ndershëm i përgjigjet: “Myslimanët janë në Evropë. Janë prej shekujsh, o nga emigrimet e fundit, o nga ndryshimet progresive të autoktonëve. Myslimanët janë evropianë ekzaktësisht të barabartë si të krishterët, me të njëjtat të drejta e detyra, me të njëjtat liri e limite. Myslimanët janë në shtëpinë e tyre. Kjo duhet kuptuar njëherë e përgjithmonë e duhet sforcuar për të riforcuar sensin e përkatësisë myslimane në shtëpinë e përbashkët evropiane”.
Vite më parë, kur në Danimarkë u shfaqën për herë të parë karikaturat për profetin Muhamed, jo pak qenë ata që menduan se flitej për një artist gjysmë të çmenduar, i eksituar nga dëshira për të mbledhur rreth vetes shumë njerëz. U fol e u rifol për multikulturalizmin, për liberalizmin, për respektin e për gjithçka që përmbante e duhej të përmbante Evropa. Sot hipokrizia e debateve ndaj vellos myslimane, ndaj ngritjes së minareve apo nënshtetësisë evropiane të qytetarëve myslimanë shoqërohet nga një alarm të pajustifikuar që herë pas here rishfaqet në marrëdhënie me konceptin Eurabia ose më mirë rreziku i parashikuar mbi një arabizim apo islamizim të Evropës.
Madje, jo i vogël është numri i atyre që i konsiderojnë myslimanët në Evropë “një bombë demografike”.
Ndërsa media ofron çdo ditë nudizëm e seks në emër të artit e lirisë së individit, një grua myslimane konsiderohet “rrezik i hapur e prezent” për shoqërinë evropiane; ndërsa hartohen referendume për moslejimin e ngritjes së minareve, pajisen me licenca tregtimi e shtohet çdo ditë numri i dyqaneve “hallall” nëpër rrugët e qyteteve evropiane.
“Evropa po vdes e po humbet memorien historike. Brenda vitit 2050 Euroja nuk do të njihet më. Në vend të kafeneve romantike në bulevardin “Saint-Germain” të Parisit, do të rreshtohen dyqanet e mishit “hallall” e do të ketë veçse hookah bar ku do të thithet nargjileja, kartelat rrugore do të shkruhen në arabisht, gratë do të mbulojnë kokën e fëmijët evropianë nga veriu në jug do të mësojnë të lexojnë Kuranin”. Pak a shumë kjo është ajo çka autorët e tipologjisë së re letrare për Eurabinë duan të na bëjnë të besojmë.
Eurabia: Gjini letrare apo teori gjeopolitike?
Edhe pse konsiderohet një transformim i ardhshëm i Evropës, sot nuk ekziston asnjë ideologji zyrtare për “Eurabizmin”. Në konceptin gjeofizik, Eurabia përmbledh shtetet e Lidhjes Arabe, shtetet e pranishme apo të ardhshme të Bashkimit Evropian e Izraelin. Eurabia, si një teori gjeopolitike, i referohet një skenari të ardhshëm hipotetik shkaktuar nga emigrimi masiv islamik, nga niveli i ulët i lindjeve në popullsinë autoktone evropiane, në dallim me nivelin e lindjeve tek emigrantët islamiko-arab, gjë që do të sjellë brenda pak dekadave një humbje të identitetit deri në rrezikim të të drejtave civile në këtë territor.
Për herë të parë, Eurabia si koncept u formulua nga shkrimtarja me origjinë hebraike, BatYe’Or, e cila prej vitesh i dedikohet studimit të statusit të komuniteteve etniko-fetare në vendet islamike, të cilit i ka dhënë emrin “dhimmitudine”, duke përkufizuar dhe aspektet e tyre kryesore politike, ekonomike e kulturore. Libri i saj i botuar më 2005 “Eurabia. Se si Evropa është kthyer në antikristiane, antiamerikane, antiperëndimore e antisemite” qe e vazhdon të jetë burim studimi, debati e polemike në literaturën politike e historike ndërkombëtare. Eurabia qe në origjinë titulli i një buletini të publikuar nga Komiteti Evropian për koordinimin dhe lidhjen e miqësisë me vendet e botës arabe, kurse sipas BatYe’Or (alias Gisèle Littman), u publikua në bashkëpunim me France-Pays Arabes, të përditshmes së shoqërisë së solidaritetit franko-arab, me Middle East International (Londra), e me Grupin e Studimeve të Lindjes së Mesme. Gjatë krizës energjitike të vitit 1973, Komuniteti Ekonomik Evropian hyn në një dialog euroarab me Lidhjen Arabe. Studiuesja BatYe’Or përdor këtë term duke i bashkangjitur dhe zhvillime politike. Ajo shikonte te Eurabia rezultatin e një politike evropiane të udhëhequr nga Franca me qëllimin fillestar të rritjes së fuqisë së Evropës ndaj SHBA-së me anë të bashkërendimit të interesave me vendet e Lidhjes Arabe. Ajo e përshkruan Eurabinë si “një aparat që e ka bërë Evropën kontinentin e ri të dhimmitudines e që nisi 30 vjet më parë nën nxitjen e Francës. Kjo politikë u projektua mjaft fshehtësisht jashtë traktateve zyrtare nën emrin e pafajshëm të dialogut euroarab… Kjo strategji, gjysma e së cilës qe krijimi i një bashkësie euroarabe, panmesdhetare, do të lejonte qarkullimin e lirë të njerëzve e të tregtisë, duke përcaktuar mbi të gjitha emigrimin politik të arabëve në Bashkimin Evropian”. Gjithnjë, sipas BatYe’Or, prej më shumë se 30 vitesh Evropa “planifikon” me vendet e Lidhjes Arabe, shkrirjen e dy brigjeve të Mesdheut në një, gjë që ka përcaktuar edhe lindjen nga ajo të konceptit Eurabia. Më pas ky term u mor, u përdor e u bë akoma më popullor nga shkrimtarja italiane Oriana Fallaci, e cila e konsideron Eurabinë “një teori komploti, si konspirimi më i larmishëm që ka krijuar historia moderne”. Për Fallacin Evropa po kthehet gjithnjë e më shumë në një provincë të Islamit, në një koloni islamike”.
Më pas do të jetë gazetari Matt Carr, i cili do ta përshkruajë këtë koncept me skenarin: “Sipas parashikimeve më të këqija rreth Eurabisë, duke u nisur nga fundi i shekullit XXI, pjesa më e madhe e qyteteve evropiane do të pushtohet nga emigrantë të huaj arabfolës, pjesa më e madhe e kontinentit evropian do të jetë nën ligjet e Sheriatit islamike, e Kristianizmi do të pushtojë së ekzistuari ose do të jetë në kushtet e një dhimmitudine. Në botën inkube të Eurabisë, e ardhmja do të bëhet edhe një herë e kaluar, e të krishterët dhe hebrenjtë do të jenë një pakicë e një deti islamik, kishat e katedralet do të zëvendësohen me xhami e minare, ezani do të ushtojë nga Parisi në Roterdam, nga Londra në Romë, e reliket e një Evrope judeo-kristiane, do të shndërrohen në enklave të vogla arabofone e gra me burka”. Shkrimtari Daniel Pipes në korrik të 2008-s për “The Austrialian” shkruante: “Evropë o Eurabi? Është në lojë e ardhmja e Evropës… Parashikoj se do të materializohet plotësisht për Evropën një nga tri rrugët e përshkruara më poshtë: një dominim mysliman, refuzimi i myslimanëve ose një integrim harmonik mes tyre… Me Evropën ne të gjithë do të hyjmë në një tokë të panjohur”.
Lars Hedegaard i periodikut danez “Free Press Society” konsideron mundësinë që Evropa të transformohet në fragmente shumëzonash të rrethuar nga territore të huaj. “Praktikisht janë dy mundësi, - shkruan ai. - 1. Popullsia perëndimore do të pranojë fatin e saj të paevitueshëm si dhimmitudine nën qeveritarët e rinj myslimanë. 2. Do të pranojë ngritjen e shoqërisë myslimane me kushtin që paralelisht të ruhet dhe e shoqëria e saj”. Editoralisti britanik, Melanie Phillips, dënon ashpërsisht të majtën angleze, që sipas tij, “ua ka dorëzuar vendin vëllezërve myslimanë”.
Pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001, në SHBA, librat për Eurabinë rezultuan e vazhdojnë të jenë të suksesshëm. Berlinski në librin e tij “Menace in Europa” botuar më 2006 shkruan: “Në qoftë se Evropa nuk është në gjendje të integrojë emigrantët e saj e nëse Evropa është terreni i rritjes së antiamerikanizmit e të islamizmit radikal, ky është problemi ynë”. “Rreziku që sjell shtimi i radikalizmit islamik në Evropë është për SHBA, aq i rëndë sa qe nazizmi gjatë viteve ’40 në Evropë, - shkruan Tony Blankley në “The West’s Last Chance” (2005). - E nuk duhet ta lejojmë që të humbasim Evropën”. Pra, literatura eurabike flet ashtu siç thotë Thornton në “Decline and Fall”, “për një Evropë që po shkon drejt vetëvrasjes”.
Kritikat mbi Eurabinë
Punimi i parë akademik kritik ndaj teorisë së Eurabisë u realizua nga studentët Justin Vaisse e Jonathan Laurence të Brooking Institute. Duke analizuar myslimanët në Francë, libri i tyre “Sfidat politike e fetare të integrimit islamik në Francën moderne” ka si synim rikthimin në shifra normale “të katër miteve të shkollës alarmiste Eurabia”: - popullsia myslimane nuk do të rritet me kaq shpejtësi sa shfaqet në këtë skenar; - myslimanët nuk do të jenë një grup kaq monolitik e koherent; - do të jenë myslimanët që do të kërkojnë integrimin social e kulturor në Evropë; - me gjithë numrin e tyre, myslimanët do të kenë një ndikim të vogël në politikën e huaj. Në një nga punimet e tij të fundit, historiani francez Justine Vaisse dokumenton se karakteri demografik i mbrojtësve të Eurabisë është plotësisht fals. Ai thotë: “Sipas një prej studimeve më të mira të National Intelligence Council (NIC) të SHBA-së, ekzistojnë 18 milionë myslimanë në Evropën Perëndimore, baras me 4,5 të popullsisë. Kjo përqindje është akoma më e ulët po të marrim në konsideratë të 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Në të ardhmen do të asistojmë pa dyshim në një rritje të kësaj përqindjeje që është e vështirë të imagjinohet rritja e saj mbi 10% e po ulet me shpejtësi niveli i fekonditetit midis myslimanëve, falë fëmijëve të emigrantëve që konformohen progresivisht me standarde sociale e ekonomike të larta”.
Sondazhet e fundit të Gallup shprehin se mjaft myslimanë evropianë kombinojnë lumturisht identitetin e tyre nacional e fetar, ashtu si dhe një studim i Universitetit të Harvardit i 2009-s, i realizuar nën kujdesin e Ronald Inglehart e Pippa Norris demonstron se si për një periudhë të gjatë kohe vlerat kulturore bazë të emigrantëve myslimanë evoluojnë për t’u konformuar me kulturën dominuese të shoqërisë evropiane në të cilën jetojnë. Siç sqaron një studim i Pew Research Center: “Myslimanët në Evropë preokupohen për të ardhmen e tyre, por interesi i tyre është më shumë ekonomik sesa fetar e kulturor”. Tensionet e krijuara shkaktohen kryesisht nga racizmi e jo nga një ndërluftim i jashtëzakonshëm midis kulturave.
Sipas mbështetësve të Eurabisë, myslimanët nuk do të bëhen dot kurrë evropianë me zgjidhjen e vetme: Mbajini larg myslimanët nga Evropa! Por duan apo s’duan ata, kjo gjë është realitet.
Gjithkush duhet ta kuptojë se Evropa është shtëpia e tyre e prej vitesh myslimanët janë banorë legjitimë, të vlefshëm e të respektueshëm të këtij territori. E pikërisht nga Franca, vendakuza e lindjes së konceptit “Eurabia” nga shkrimtarja me origjinë hebraike BatYe’Or, nën profecinë e urtësinë politike të thënies së njohur të Francois Mitterrand, emigrantët myslimanë pas çdo libri eurabik të botuar, pas çdo tipi karikature apo videoje provokuese, ndiejnë të thonë: “Jemi pjesë e kontinentit evropian e jo një ballkon që shfaqet mbi Atlantik”.
Alba Kepi, G.Standart