Friday, May 28, 2010

Eshtë...

Eshtë kaq e turpshme, dikujt,
t'ia shprehësh që e dëshiron,
është kaq e poshtër, dikujt që e do,
ti thuash, "S'më bëhet vonë".



Eshtë kaq krenari ...kthetrat,
muskujt, dhëmbët të tregosh,
është po kaq e lodhshme
respekt të kultivosh.

Eshtë kaq për të qeshur
kur dikujt pantallonat i shqyhen,
është kaq e dhimbshme
xhepat bosh të gërryesh.

Eshtë kaq e trishtë
kur humbet një garë,
Eshtë kaq absurde
të dhurosh për të marrë

Eshtë kaq naive
të besosh çfarë dëgjon
është kaq djallëzore
të dyshosh gjithçka, gjithmonë.

Eshtë kaq arrogante
të dobtin të shkelmosh
është kaq hipokrite
arrogantin ta respektosh.

Eshtë kaq qesharake
të qeshësh pas krahësh
është kaq absurde
pas tjetrit të mbahesh.

Eshtë e dhimbshme,
e trishtë, absurde të mos tentosh,
TE JESH ... E TE JETOSH !


Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Dhuna ndaj Velos, akt brutal, duhet ndëshkuar!

TIRANE- Komiteti Shqiptar i Helsinkit reagon ndaj dhunës së ushtruar nga një biznesmen ndërtimi mbi inxhinierin arkitekt dhe publicistin Maks Velo, pas një shkrimi që ky i fundit botoi pak ditë më parë. KSH e cilëson "një akt brutal që duhet ndëshkuar"


Ngjarja e rëndë, sipas vetë Velos lidhet me një shkrim në formë komenti të kryer prej vetë atij në një të përditshme, ku përcaktonte 9 objekte që sipas tij, kishin arkitekturën më të shëmtuar në Tiranë. Personi i shoqëruar, biznesmeni Shpëtim Dama është bashkëpronar në ndërtimin e një objekti që ndodhet përballë hyrjes së stadiumit kombëtar 'Qemal Stafa' në Tiranë.

Veprimet e mësipërme përbëjnë një sjellje të kundraligjshme, së pari, sepse cenojnë integritetin fizik të një shtetasi dhe së dyti, janë një tentativë për të ndalur ushtrimin e të drejtës së lirisë së shprehjes.”- thuhet në një komunikatë për shtyp të shpërndarë sot nga KSHH. Mësohet se përfaqësues të kësaj organizate janë takuar vetë me zotin Velo dhe i kanë sugjeruar ndjekjen e çështjes në rrugë ligjore, duke i ofruar dhe asistencën e tyre, por “ai hezitoi per shkak të mosbesimit të tij ndaj organeve të drejtësisë.

“Me keqardhje konstatojmë se raste të tilla ngurimi nga shtetasit, kohët e fundit, nuk janë të pakta. KShH i bën thirrje gjithë opinionit shoqëror për t’u bashkuar me reagimet e shumta ndaj një sjellje të tillë, e cila nuk i shkon për shtat synimeve tona, mbarë kombëtare, për një shoqëri demokratike e me të drejta njerëzore. Heshtja është me pasoja për të gjithë, për sot dhe për të ardhmen tonë.”- mbyllet deklarata e KSHH.

(s.g/Balkanweb)

Ky është artikulli, për të cilin një biznesmen ka dhunuar fizikisht Maks Velon :http://www.shekulli.com.al/2010/05/24/pesembedhjete-objektet-me-te-shemtuara-ne-tirane.html

STOP INJORANCES

Rrahja e grave

Raporti i "Amnesty International", shpreh se 1 në 3 gra në Shqipëri rrihen.

Se rrihen gratë shqiptare nga shqiptarët dihet, por nuk mund të mendohej se çdo e treta femër merr një trajtim të tillë barbar.




Ne kemi katedra të sociologjisë e të psikologjisë dhe në vend se të informohemi nga brenda për perversionet tona, na informojnë nga jashtë. Si duket katedrat tona kanë punë me teorinë dhe nuk janë në shërbim të shoqërisë, por të vetvetes. Ata lexojnë anketa të huaja, thua se nuk kanë shoqëri të veten!

Çdo e treta grua rrihet!
Kjo domethënë se një e treta e familjeve shqiptare jetojnë në dëshpërim dhe në keqtrajtim permanent. Në një gjendje të jashtëzakonshme! Një e treta e familjeve shqiptare gjendet në një përleshje qytetare brenda mureve. Kjo ndikon keq edhe në edukatën e fëmijëve dhe nga kjo gjendje ata mësojnë se rrahja dhe nënshtrimi zgjidh problemet! Kështu mendonte edhe diktatura!

Për sociologët dhe psikologët ka shumë punë. Ata mund të bëjnë anketa dhe të dalin me një numër gjithëpërfshirës duke zbardhur edhe karakteristikat tjera, që janë të rëndësishme, në mënyrë që shteti të nisë parandalimin dhe motivimin e grave për denoncimin e talebanëve shtëpiak.

Do të ishte me rëndësi të shihej niveli arsimor i rrahësve, profesioni i tyre, gjendja ekonomike dhe niveli arsimor i grave të rrahura. Me rëndësi është edhe të merret vesh çka deklarojnë gratë te mjeku: se janë rrëzuar shkalleve, se i kanë rënë derës me kokë, me faqe apo me ballë.

Nëse vërtet rrihet një e treta e popullsisë, atëherë gjendja është alarmante dhe shteti duhet të investojë në ndërtimin e shtëpive të grave. Me këtë numër të madh, nëse nuk reagon shteti, atëherë nuk kemi shtet, por një qeveri e administratë, që përpiqet të shtiret si shtet.

Në një anketë eventuale duhet gjithashtu pyetur edhe për gjësendet që përdorë rrahësi. Me çka shkakton ai dhimbje, me çka shkakton shenja trupore dhe si arrin te dominimi i synuar: sa për qind qëllohen me shkopinj dhe sa herë u shkaktojnë dhembje gjatë një seance nënshtrimi.

-Sa nëna dhe motra shqiptare goditen nga shqiptarët me pëllëmbë dhe sa herë u shkaktojnë dhembje gjatë një sesioni përbuzjeje?

-Sa për qind të nënave dhe vashave shqiptare goditen me grusht dhe ku goditen prej shqiptarëve: në hundë, në bark apo në nofulla. Sa dhëmbë thyhen, sa gjak derdhet dhe kush e fshinë gjakun, kush i mbledh dhëmbët?

-Sa për qind rrihen me thupër, sa herë u bien dhe mesatarisht sa shenja i kanë nënat dhe vajzat shqiptare nga shqiptarët dhe sa zgjatë kjo seancë traumatizuese?

-Sa për qind rrihen me rrip dhe sa herë fshikullohen mesatarisht gjatë një trajtimi?

-Sa për qind të nënave dhe bijave shqiptare goditen me shqelma, pse goditen dhe sa herë?

-Sa për qind të nënave rrihen me pëllëmbë dhe sa herë u shkaktojnë dhembje?

-A u lejohet edhe shprehja e mllefit, ofshamës apo i rrahin duke u bërtitur: "Mos të dëgjohet zëri, se ta këpusë kokën si të pulës."?

-Sa për qind rrihen shumë. Sa për qind rrihen tepër. Sa për qind rrihen rëndë. Sa për qind rrihen për vdekje?

Kur t´i kemi këto detaje, atëherë mund t´i tregojmë vendit se sa njerëz mizogjin (urrejtës të grave) ka kombi jonë krenar!

Sa kriminel gjenden në shtëpi, e jo në burg!




Është me rëndësi të kuptohet edhe gjendja shpirtërore e rrahësit:
shtypja e gjakut, pulsi dhe t´i analizohet gjaku dhe vërehet se cilat hormone ndikojnë në sjelljen e tij instiktive, si në kohën kur në një degë luhatej majmuni, e në tjetrën njeriu! Duhet të kuptohet edhe kjo: a tregon shenja kënaqësie gjatë rrahjes dhe si sillet pas shkatërrimit të dinjitetit të njeriut.

Kur të kihen krejt këto të dhëna mund të dilet para nxënësve dhe t´u mësohen atyre të drejtat e fëmijës dhe të drejtat e gruas. Nëse veprohet kështu, parandalohet dhuna qysh në shkollë dhe brenda njëzet viteve kemi një gjeneratë të edukuar dhe të ekuilibruar.

Nuk është e preferueshme t´i veshim rrobat e para 100 viteve, as nuk është e parapëlqyeshme në kohë e revolucionit digjital e shkencor të jetohet me mendësinë e kohë së para qindra viteve. Nuk është e mirë dhe humane të ndahet kombi në rrahës dhe të rrahur.

Ata që nuk ndryshojnë, do të kenë probleme, sepse sot jetojnë me idetë djeshme, të skaduara!

Jeton i lumtur ai që jeton me kohën, jo kundër kohës!

Me celular në xhep, të sillemi si kur tërhiqnim apo ngarkonim gomarin, është vërtetë interesante, tepër interesante për sociologjinë dhe patologjinë!

Me kompjuter në shtëpi, të sillemi si në kohën kur rrinim rreth oxhakut me një llambë gazi, është vërtetë interesante për sociologjinë, psikologjinë dhe për patologjinë.

Kush rreh?
Ai që trishtohet nga liria dhe barazia e gruas. Ai që ka komplekse. Ai që si fëmijë ka parë rrahje në shtëpi.

Ai që është shumë pak burrë. Rrahja dhe nënshtrimi i shërben si erzac për ta plotësuar boshësinë e vet mashkullore. Ai ka frikë ta demonstrojë trimërinë e guximin jashtë, prandaj e praktikon atë në shtëpi.

Meshkuj që rrahin duhen dërguar te psikologu dhe të tregojnë pse trishtohen nga barazia e njeriut me njeriun.

Nëse nuk u ndihmon ai, atëherë mund të ndihmojë psikiatri. Me rendësi të shërohen! Pse psikologu e psikiatri? Sepse gruaja shqiptare nuk është e përdalë, por e përdalë është fantazia dhe imagjinata e disa shqiptarëve mizogin.

Për t´i kuptuar motivet e barbarizmit, anketa duhet bërë njëkohësisht në Tiranë, Prishtinë dhe Tetovë.

Të shihet sa ka ndikuar në shpirtin e shqiptarit hard-diktatura në Shqipëri. Si ka ndikuar pushtimi në psikikën e shqiptarit jashtë kufirit dhe pse disa shqiptarë kanë një mosbesim dhe urrejtje patologjike ndaj grave.

Kjo duhet të zbardhet nga katedrat tona, sepse e një e treta e grave, nënave dhe motrave tona rrihen! Sepse popujt që keqtrajtojnë dhe dominojnë të dobëtin, nuk mund të quhen as trima, as krenarë e as qytetarë të ndërgjegjshëm e as qytetar të civilizuar!


Naser Aliu

O Moj Shqypni, e mjera Shqypni...

O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush të ka qitë me krye n'hi?


Ti ke pas kene nje zoje e rande,
Burrat e dheut te thirrshin nane.
Ke pase shume t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shume, ara e bashtina,
Me arme te bardha, me pushke ltina,
Me burra trima, me gra te dlira;
Ti nder gjith shoqet ke qene ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmone i zoti
Ke qene per lufte e n'lufte ka dekun
E dhune mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka shti dridhen gjithe Rumelise;
Nder lufta t'rrebta gjithekund ka ra,
Me faqe t'bardhe gjithmone asht da.

Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem perdhe,

Shkon bota sipri, me kambe, te shklet
E nji fjale t'ambel askush s'ta flet.
Si mal me bore, si fushe me lule
Ke pas qene veshun, sot je me crule,
E s'te ka mbetun as em'n as bese;
Vet e ke prishun per faqe t'zeze.

Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,
Nder nji qind ceta jeni shpernda;
Sa thone kam fe sa thone kam din;
Njeni:" jam turk", tjetri:"latin"
Do thone: " Jam grek", "shkje"-disa tjere,
Por jemi vllazen t'gjith more t'mjere!
Priftnit e hoxhet ju kane hutue,
Per me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'voter,
Me ju turpnue me grue e moter,
E per sa pare qi do t'fitoni,
Besen e t'pareve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej.


Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog nder leqe!
Qani ju trima bashke me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as buke as mish,
As zjarm ne voter, as drite, as pishe;
As gjak ne faqe, as nder nder shoke,
Por asht rrexue e bamun troke!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojme Shqypnine e mjere,
Qi mbet' e shkrete pa em'n, pa nder;
Ka mbet e veje si grue pa burre,
Ka mbet si nane, qi s'pat djale kurre!
Kujt i ban zemra m'e e lan' me deke
Ket fare trimneshe, qi sot asht meke?

Këtë nanë të dashtun a do ta lamë,
Qi njeri i huej ta shklasë me kambë?


Nuk, nuk! Kete marre askush s'e do
Kete faqe t'zeze gjithkush e dro!
Para se t'hupet keshtu Shqypnia,
Me pushke n'dore le t'dese trimnia!

Coniu, shqyptarë,prej gjumit coniu,
Të gjithë si vllazen n'nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!


Qysh prej Tivarit deri n'Preveze,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rreze,
Asht tok' e jona, prind na e kane lane
Kush mos na e preki, se desim t'tane
Te desim si burrat qe vdiqne motit
Edhe mos marrohna perpara zotit.

Pashko Vasa

Paradoks!

Rastësisht pashë në facebook një grup : "Kosova në Konferencën Islamike (nuk më kujtohet mirë, por përafërsisht) ishte diçka e tillë.

http://www.facebook.com/?ref=home#!/pages/E-duam-Shqiptarine-ne-Konferencen-Islamike/305460191267?ref=ts

Ne fillim u shtanga dhe u habita, por dhe me erdhi per te qeshur me idotiesine e ketij grupi.

Dihet qendrimi i vendeve islamike, ne lidhje me pavaresine e Kosoves dhe keto njerez truthare, kerkojne te marrin pjese ne nje konference, qe nuk i njeh.
Nuk ka paradoks me te madh!


Eshte per te ardhur keq, kur mendon qe ky eshte nje grup te rinjsh, pasi interenti perdoret rendom nga brezi i ri sot.

Te jene vertet kaq injorantë, apo zelli fetar i ka erresuar arsyetimin?

Keto duhet te jene vetem shqipfoles, por jo shqiptar. Nuk eshte e mundur, qe keta njerez jane shqiptare, eshte e pabesueshme!
Nderkohe qe serbi, greku dhe kompani, propagandojne neper bote shqiptarin si islamik fundamentalist, keta truthare driteshkurter e vertetojne kete gje katerciperisht.

Kosova dhe Shqiperia, kane me ne fund perkrahjen e Perendimit dhe orientimi drejt Lindjes, eshte demi me i madh qe mund t'i shkaktojme vetes.


Ka disa mundesi se c'mund te jene keta individe:

1- Shqiptare idiote truthare (me zhvillim te vonuar mendor)

2- Turq ose muslimane nga vende islamike qe flasin shqip.

3-Serb qe flasin shqip.


Nese jane vertete shqiptare, eshte turp per kombin tone.
Kjo tregon qe islamizmi i ka shtrire metastazat thelle dhe po gjen nje terren te pershtatshem, qe do shkatoje nje kancer te pasherueshem.
I ngelshin ne fyt shukat e hallves dhe te pilafit ketyre idioteve truthare!


Ilir Shallo

Burimi http://www.facebook.com/#!/notes/shqipe-horizonti-yt/paradoks/393733474361

Sot kjo faqe numëron afro 5000 anëtarë dhe arsyeja e tyre përse e duan shqiptarinë, theksoj shqiptarinë dhe jo Kosovën në Konferencën islamike, është se sipas tyre 70% e shqiptarëve janë muslimanë. Stop Injorancës.

Sipas një sondazhi të vendosur në faqen tonë mbi përkatësinë fetare, muslimanë praktikantë rezultojnë 18% dhe 22% të tjerë jo praktikantë. Megjithëse nuk mund të kesh identitet fetar nëse nuk zbaton ritualet fetare, por gjithsesi kjo shifër shkon deri në 40% dhe jo 70%. Për më shumë : http://apps.facebook.com/opinionpolls/index.php?admin=1&pid=1249890828

Britani, 18 vjeçari shqiptar sfidon “Google”

Nëse do të dëgjonim se dikush po tenton të konkurojë motorin kërkues në internet “Google”, mbase do ta komentonim këtë lajm jo me shumë optimizën duke shprehur skepticizëm.

Por në rastin e një 18 vjecari shqiptar në Britaninë e Madhe nuk ka aspak vend për dyshime. Marsel Gashi ka marrë përsipër të konkurojë “Google”, duke tërhequr vëmendjen e investitorëve amerikanë dhe holandezë të cilët i kanë vënë në dispozicion 6 milion dollar për zgjerimin e projektit të tij.

I riu shqiptar është themeluesi motorit të kërkimit Timmp.com që ofron 130 miliard faqe me të dhëna të cilave çdo ditë i shtohen nga 3 milion faqe të reja.

“Jam shumë i lumtur që ky projekt i imi ka gjetur mbështetjen e disa investitorëve të cilët besojnë tek unë dhe ky projekt”, thotë Gashi në një prononcim për Top-Channel.

Agjencia e lajmeve ekonomike “Bloomberg” e vlerëson projektin e shqiptarit si një prej motorëve të kërkimit më të rëndësishëm që ka shumë se cfarë të ofrojë për përdoruesit.

Gjeniu shqiptar i elektronikës ndjek studimet në shkollë të mesme dhe jeton në qytetin e Leiçesterit në të cilin familja e tij u vendos si emigrantë kur ai ishte 8 vjeç.

Që kur ishte 14 vjeç Marsel Gashi hapi një faqe interneti ku shiste orendi shtëpiake nga e cila çdo javë fitonte 3 mijë paund. Këtë biznes ai do ta shiste për shumën prej 100 mijë paundësh.

Ai është edhe autor i një libri me titull “Dream Less Ëin More” (Ëndërro pak fito shumë”), nëpërmjet të cilit kërkon të inspirojë të rinjtë në vështirësi ekonomike.


Gashi e komenton këtë libër si sekretin për të luftuar reçesionin dhe se si në kohë të vështira ekonomike mund të ndërtosh biznese të suksesshme.

Marsel Gashi themeloi kompaninë e tij të parë me emër “Solution Media” që kur ishte 14 vjeç.

Një vit më vonë ai fitoni një konkurs për të drejtuar një program radiofonik në një radio lokale, ku më pas programi i tij do të arrinte një audiencë prej 270,000 dëgjuesish.

E nëse qindra mijëra 18 vjeçarë në Britaninë e Madhe nuk e dinë ende se cfarë do të ndodhë me të ardhmen e tyre, për Marsel Gashin ky është një kapitull i mbyllur pasi idetë e tij tashmë janë kthyer në një sukses të vërtetë që vlejnë miliona paund.

T. Channel

Orhan Pamuk: Lidhjet e mia me shqiptarët

Rrëfimi i nobelistit turk pas vizitës së pak ditëve më parë në Tiranë. Njohja me shqiptarët, maoizmi i Hoxhës, letërsia e Ismail Kadaresë dhe alegoria e letërsisë nën komunizëm

"Nëse je turk dhe jeton në Stamboll ndeshesh ngado me kulturën shqiptare". Kështu flet për vehten dhe lidhjen e tij me kulturën tonë, Orhan Pamuk, nobelisti turk, që pak ditë më parë vizitoi për herë të parë Shqipërinë.


Duke biseduar me gazetarin Blendi Fevziu, nobelisti Pamuk, zbulon disa prej lidhjeve të tij me shqiptarët, jep konsiderata për shkrimtarin e shquar shqiptar Ismail Kadare dhe për letërsinë që bëhej gjatë komunizmit në vendet ku mbretëronte stalinizmi.



Z. Pamuk kur keni dëgjuar për herë të parë për këtë vend, për shqiptarët?


Ndoshta për herë të parë nuk kam dëgjuar për Shqipërinë por për shqiptarët. Arnaut Cigarri është diçka që e gatuante nëna ime.


Pra si fillim jam njohur me ushqimin, se ai është shqiptar, arnaut. Edhe emri i fshatit shqiptar, Arnautli, që është pjesë e qytetit. Pra, nisi kështu. Nuk dija shumë, por e dija që ishte një vend në Ballkan, sepse kur isha adoleshent ose me herët kam marrë pjesë në kampionatet e boksit dhe të basketbollit në Ballkan. Aty shihja shqiptarë. Pra, në situata të tilla. Së dyti më ndihmoi identiteti Ballkanik.


Dhe sigurisht gjëja e tretë ka qenë kur kam qenë në moshen 20 vjeçare në universitet ishte në mode maoizmi. Përmes kësaj kam besuar në maoizmin e Enver Hoxhës, të shqiptarëve. Nuk isha shume i interesuar në diçka të tillë.


Ishte rryma e modës e asaj kohe maoizmi i Hoxhës?


Jo, Maoizmi i Maos. Gjithmonë gjendeshin arsye për t'u ndarë nga njëri-tjetri dhe kështu përse të mos zgjidhnim maoizmin e Enver Hoxhës. Regjisori turk që ka fituar çmimin më të mirë në Festivalin e Filmit në Kanë, Ylmaz Gynej ka qenë për një farë kohe një pasues i Enver Hoxhës.


Shpresoj të kenë ndryshuar idetë tuaja.


Të gjithë i ndryshojnë idetë, por këta njerëz kanë diçka të veçante sepse ata nuk kanë vrare kurrë njeri, nuk kanë lënduar njeri veç vetes së tyre. Ata as nuk sundonin një vend, as nuk dëmtonin njeri, por besonin në budallallëqe. Pra është tjetër gjë të jesh në pushtet dhe stalinist dhe të jesh një njeri naiv që beson në budallallëqe dhe nuk lëndon njeri tjetër gjë.


Në libër rrëfeni se e dashura juaj e parë e ka pasur gjyshen shqiptare.


Nëse je turk dhe jeton në Stamboll ndeshesh ngado me kulturën shqiptare. Ka thënie turke që kanë ngjyrim shqiptar, romanticizmi, karakteri i fortë, inati dhe vullneti e të tilla tipare. Por nga ana tjeter është ajo që po më pyesni ju mua, trashëgimia kulturore e perandorisë.


Pas një a dy brezash të gjithë këta njerëz me origjinë shqiptare nuk mund të thoshin se ishin shqiptarë. Pra kjo mund të krahasohet lehtë me italianët në Amerikë. Brezi i parë thoshte me forcë që ishin italianë, ndryshe dhe kjo ndoshta për cështje biznesi, por më vonë këtë gjë e kujtonin njëlloj si një farë zbukurimi sesa një gjë thelbësore.


Po se brezi i parë më shumë se shqiptarë ishin osmanë, pjesë e një kulture e një perandorie.


Po, është e vërtetë. Ata ishin otomanë dhe ky është një mendim shumë ndryshe vështirë për t'u kuptuar. Ata janë një elitë sunduese. Ata ishin otomanë, pra as shqiptarë ose turq. Je një elitë sunduese që i drejton njerëzit si një bari.


Po. Ndonjëherë edhe nga bisedat ne media që kanë të bëjnë me një nga vezirët e fundit të perandorisë Ferit Damat Pasha, ai konsiderohet si shqiptar. Në fakt, ata ishin otomanë, pjese e një kulture, e një perandorie e një identiteti ndryshe.


Po, është e vërtetë. Eshtë njëlloj si me serbët, ukrainasit. Nuk është njelloj si ata që kërkonin identitetin duke ndërtuar xhami dhe hamame, që morën me vete shumë pasuri dhe e çuan në vendin e tyre.


Por në fund asgjë nuk mund të ndryshojë karakterin e një njeriu, sepse nacionalizmi modern nuk u shpik në atë kohë, sidomos modernizimi i tmerrshëm dhe i shpejtë. Racizmi nuk ishte në atë kohë në perandorinë osmane apo në ndonjë vend tjeter në atë kohë.


Z. Pamuk, ç'dini ju për letërsinë shqiptare?


Sigurisht njoh Ismail Kadarenë.

Keni lexuar ndonjë nga librat e tij?

Po, sigurisht një nga librat e tij të hershëm të përkthyer nga maoistët e Turqisë në atë kohë. Pastaj jam njohur me librin e tij të mëvonshëm deri tek të fundit. E respektoj, më pëlqen. Nuk e kam takuar kurrë personalisht. Libri flet për gjakmarrjen. "Prilli i Thyer". Ai ka një imagjinatë të shkëlqyer dhe është një shkrimtar që punon shumë.

Ai po ashtu ka shkruar edhe shumë libra për perandorinë osmane, ose për Shqipërinë e shkuar otomane. Janë shumë interesantë.


Edhe une kam shkruar romane historike dhe jam mbeshtetur tek shkrimtarë të tjerë, tek librat e tij historike, alegoritë e tij historike. Kam parë se e shkuara është përdorur si një alegori e së tashmes dhe kjo është bërë shumë kur ndihesh i shtypur. Në periudhën Staliniste, periudhën sovjetike, shkrimtarët rusë e kanë bërë këtë gjë.


Nuk mund të flisnin për Stalinin, por për Petron. E kane përdorur shumë këtë lloj alegorie. Në Turqi unë mund të shkruaja lirshëm për të tilla tema në fakt. Ishin më liberalë në atë drejtim.

Përse zgjodhët të vizitonit qytetin e Beratit?

Kam një tërheqje të vecantë për karakteristikat otomane, gjërat antike. Eshte edhe një qytet në Turqi që në disa aspekte është i ngjashëm me Beratin. Saframbolo. Do të doja ta shihja si vend. Kam studiuar tre vjet arkitekture dhe më pëlqen arkitektura otomane, më pelqen ai stil dhe zakonisht e pëlqej shumë.


Marrë me shkrurtime nga “Opinion”, Shekulli



Nobelisti Orhan Pamuk ka gjak shqiptar 

Takimi i dytë ishte me kryeministrin Sali Berisha. Sipas faqes zyrtare të kryeministrisë, kreu i qeverisë i ka thënë shkrimtarit: "Për disa shekuj, shqiptarët i kanë dhënë Perandorisë Osmane personalitete të shquar, si Sami Frashërin, hartuesin e fjalorit të parë enciklopedik turk, Hasan Tahsinin, rektorin e Universitetit, Mehmet Akif, poetin e himnit kombëtar turk.
Nobelisti Orhan Pamuk ka gjak shqiptar







Elsa Demo

I vetmi takim jozyrtar, ai me studentë të Letërsisë, nuk u krye


Shkrimtari Orhan Pamuk pati një ditë të ngjeshur dje në Tiranë. Sapo mbërriti nga aeroporti, takimin e parë e pati me presidentin e vendit, Bamir Topi.


Nga faqja zyrtare e presidentit mësohet që kreu i shtetit, gjatë takimit ku merrte pjesë dhe ambasadori turk në Tiranë, Hasan S. Asan, t'i ketë pohuar nobelistit turk se vepra e tij shquhet "për këndvështrimin shumë origjinal, nivelin e lartë artistik si dhe guximin individual për të qenë influent në politikë dhe intelektualisht."


Kurse shkrimtari ka vënë në dukje se tashmë në moshën 58-vjeçare, ndihet disi në faj që nuk ka mundur të vizitojë dot vendin tonë më parë.

Takimi i dytë ishte me kryeministrin Sali Berisha. Sipas faqes zyrtare të kryeministrisë, kreu i qeverisë i ka thënë shkrimtarit: "Për disa shekuj, shqiptarët i kanë dhënë Perandorisë Osmane personalitete të shquar, si Sami Frashërin, hartuesin e fjalorit të parë enciklopedik turk, Hasan Tahsinin, rektorin e Universitetit, Mehmet Akif, poetin e himnit kombëtar turk.


Disa prej tyre ishin edhe formuluesit e ideve të shtetit të sotëm shqiptar dhe të aspiratave të tij europjaniste, si Sami Frashëri, Ismail Qemali, etj." Kurse shkrimtari ka shprehur gëzimin që vizitonte një vend mik, shumë të dashur për të gjithë turqit. "Duhet të kisha ardhur më parë, sepse edhe unë kam gjak shqiptar nga gjyshja ime, nga ana e nënës".


Takimi i tretë ishte në Rektoratin e Universitetit të Tiranës. U vu në sfond himni i Shqipërisë, himni i Turqisë, u dëgjua dhe gaudeamus igitur. Orhan Pamuk ishte aty mes profesorëve me toga të zeza, për t'u bërë doktori më i ri dhe anëtari më i ri i Universitetit të Tiranës.


Në sallë ndodhej edhe një autore e rëndësishme. Kiran Desai, shkrimtare indiane e cila me romanin "The Inheritance of Loss" fitoi më 2006 Man Booker Prize (nëna e saj Anita Desai ka qenë disa herë kandidate për këtë çmim.). Në janar 2010 Pamuk shpalli lidhjen me Desain.


Në prani të Ministrit të Arsimit, rektori i UT, Dhori Kule hapi ceremoninë me fjalët se kjo ishte një ditë të veçantë për Universitetin e Tiranës. Në listën e të nderuarve që kanë marrë titullin Doctor Honoris Causa - i pari ka qenë shkrimtari Ismail Kadare në vitin 1996 - hyn nga fusha e letrave një personalitet si Orhan Pamuk.


Dy oponentë të Universitetit të Tiranës, profesorët Ymer Çiraku dhe Shaban Sinani, folën për shkrimtarin "qytetar të botës që krijon ura lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit", për "autorin që i ka ndryshuar rrugën letërsisë turke", dhe intelektualin që "nuk ka treguar ndonjë zell për çështje të politikës së sotme".


Në fund motivacioni thoshte se Doctor Honoris Causa i jepet Orhan Pamukut për "kontributin në fushën e letrave, të emancipimit shoqëror dhe të dialogut mes qytetërimeve". Autori veshi togën e zezë, mori fjalën, falënderoi shumë për ato që u thanë për të dhe për nderin që po i bëjnë.


Tha se ka dyzet që shkruan romane; pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në dhomën e punës; këto vitet e fundit është edhe pedagog në Universitetin e Kolumbias në Amerikë.


Por në aspektin teorik e konsideron veten autodidakt. Pastaj shtoi: "Këtu u fol për shumë probleme që shqetësojnë botën e sotme. Por këto probleme na shqetësojnë neve sepse ndodhemi në periferi të qendrës, nuk ndodhemi në qendër.


Dhe vendet që ndodhen në periferi të qendrës, qoftë vendi ynë, qoftë vendi juaj, qoftë Kina, Amerika Latine, të njëjtat probleme jetojnë. Ne kemi një histori për të cilën ndjejmë përgjegjësi.


Po është edhe një botë e re, një familje e re të cilës ne duhet t'i bashkohemi. Të gjitha shoqëritë dhe të gjithë popujt, sot bëjnë përpjekje për të përqafuar këtë botë moderne, por në asnjë mënyrë nuk duhet të harrojnë identitetin e secilit." Pamuk tha se përqafimi i kësaj bote po krijon disa probleme morale që kanë të bëjnë me historinë, me të shkuarën, po edhe me zgjedhjet dhe liritë e individit.


"Ka shumë njerëz, ndërmjet tyre jam dhe unë, që duke e ndjekur verbërisht identitetin kombëtar, ky proces na vështirëson përqafimin tonë drejt modernes. Por është edhe mendimi që në qoftë se ne do ta përqafojmë qorrazi këtë botë moderne, kjo do të na largojë nga identiteti ynë kombëtar.


Ne jemi të ndërgjegjshëm se nuk jemi robër të historisë, por ama në qoftë se do të shkëputemi nga ajo do të gabojmë rëndë. Të gjitha këto çështje që sapo trajtova tani janë shprehur në një mënyrë modeste në librat e mi. Shumë falemnderit."

Takimi i katërt pritej në Fakultetin e Histori-Filologjisë. Gjysmë ore nga pritja në sallën e mbushur me dhjetëra studentë dhe pedagogë, u njoftua se shkrimtari nuk ndihej mirë, prandaj nuk mund të vinte.


Duhej të ishte takimi i vetëm për letërsinë, me të rinjtë, me lexues realë dhe jo fiktivë të nobelistit të parë që vizitoi Shqipërinë (ra në sy nga folësit në këto takime citimi i fabrikuar i Pamukut duke iu referuar pjesëve të shkëputura nga pjesët e pasme të kopertinave të tij në shqip ose fjalisë së parë të ndonjë romani kur ajo ishte goditëse). I vetmi takim jozyrtar, nuk u krye.


Takimi i pestë në mbrëmje Kuvendin e Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit lexoi fjalën e saj duke iu drejtuar shkrimtarit në vetën e dytë shumës, për ta kthyer performancën e raportit në njëfarë dialogu.


Kryetarja diku bëri një ndalesë dhe iu referua botës së legjendave. Ajo paralajmëroi shkrimtarin për udhëtimin e mrekullueshëm që e pret sot në Berat. Tregoi legjendën e Tomorrit që u grind për një zanë me shpatë e topuz me malin vëlla Shpirag.


"Që nga ajo kohë mali Tomorr ka sipërfaqen e tij gropa gropa simbol i rënieve me topuz ndërsa Shpiragu i ka brinjët vija vija për shkak të goditjeve të shpatës. Edhe zana nuk i shpëtoi ndëshkimit; ajo e dëshpëruar qau e qau dhe nga lotët e saj u krijua lumi Osum... Na ishte një herë një Berat por që jeton ende dhe sot ruan dëshmi qytetërimesh të hershme dhe të vona.


Ju do të zbuloni se Berati është një qytet që do t'ju kthejë prapë në Shqipëri", tha kryetarja Topalli, e fundit e radhës, (mori copën e luanit në vaktin më të rëndësishëm) që ia mori lehtë e lehtë lexuesit shkrimtarin e ftuar. Ky do të thoshte se ishte hera e parë në jetën e tij që një vepër e tij, "Stambolli", të prezantohej në një parlament.


Pastaj analizat letrare që bënë Zija Çela, Agron Tufa dhe Arjan Leka, po vinin vonë.
As influencë shkrimtarësh, as influencë intelektualësh që rrinin si dekor e të vetmes influencë: politika.


Fjala që mbajti Orhan Pamuk në Kuvendin e Shqipërisë

"Kam jetuar në një qytet ku nuk ndodhte asgjë"


E mendova gjatë të flas në gjuhën turke apo angleze. Duke qenë se jam në një mbrëmje tepër impresionuese dhe jam i emocionuar, po flas në gjuhën turke.
Në fakt nëse flas me gjuhën turke fjalët më dalin nga zemra, me gjuhën angleze fjalët do të më dalin nga mendja. Në këtë rast dua të flas sinqerisht me ju.


E ndjej veten si në shtëpinë time, sepse ndaj shumë gjëra të njëjta me ju. Unë nuk dua të përsëris por të gjithë e dinë mirë se sa bashkë kemi qenë ne në shekuj, lidhjet tona të vjetra historiko-kulturore.


Nuk dua të vazhdoj më gjatë në këtë çështje.
I mbaj mend të gjitha fjalët që folën për mua, por do të marr shkas nga dikush që tha sa i rëndësishëm fakti që historia është e përbashkët, por akoma më i rëndësishëm është fakti që ndjenjat janë të përbashkëta.


U tha se për 50 vjet ishim të mbyllur në vetvete, ishim të izoluar nga bota, se këtu nuk ndodhte asgjë. Të gjithë këtë ndjenjë unë e kam ndjerë në Turqi deri në moshën 30-40 vjeçare.


Sot Turqia është në qendër të arenës botërore edhe për çështjen e Bashkimit Europian. Por këto janë vlera të reja për Turqinë, në të kaluarën nuk ka qenë kështu. Ne atje jetonim me ndjenjën: këtu nuk ka asgjë.


Sigurisht që me këto fjalë të parafolësit më kujtuan mua për hopin e madh që ka bërë Turqia këto vitet e fundit. Këto janë të rëndësishme për skenën botërore, por ndjenjat e mia i kam përjetuar duke menduar se këtu nuk ndodh asgjë.


Të gjithë librat e mi, janë shkruar mbi këtë ndjenjë: pse nuk ndodh diçka në vendin tim.
Unë i kam shprehur ndjenjat e mia, kur kam shkruar se pse ne jemi jashtë Europës, pse kemi qenë larg Europës. Në kohën e shkuar gjithmonë


Kjo më mundonte, por në të njëjtën kohë më bënte për të kërkuar më shumë nga vetja ime.
Në gjithë fëmijërinë time, më mbizotëronte kjo ndjenja që nuk po ndodhte asgjë, që e shoh të njëjtën me kulturën e Shqipërisë.


Ndoshta ngaqë kemi qenë larg qendrës. Sepse sa më shumë larg qendrës aq më shumë duhet të afrohemi tek vetja jonë.


Libri "Stambolli" që promovohet sot është autobiografia ime deri në moshën 23-vjeçare, dhe në të njëjtën kohë jam përpjekur të flasë se si ndikon qyteti në qenien tonë.


Që nga mosha 7-vjeçare deri 22 vjeç dëshiroja të bëhesha piktor. Meqenëse nuk u bëra i suksesshëm si piktor, u bëra shkrimtar. Romani "Unë jam e kuqja" është krejt personal, për të treguar prirjen time, dashurinë time për pikturën.


"Stambolli" është vështrimi i një të riu, që e shikon Stambollin me dëshirën për t'u bërë piktor. Tregon dhe rrëmujën në kokën e piktorit i cili donte të bëhej piktor në një vend, mysliman, ku nuk ishte e zhvilluar piktura.


Deri në moshën 22-vjeçare nëna ime insistoi duke më thënë: këtu nuk do të bëhesh piktor, këtu nuk ndodh asgjë. Ajo më tha se në një vend ku nuk ndodh asgjë, asnjë njeri nuk ka arsye të pikturojë, dhe asnjë njeri nuk mund të shkruajë.
Ama kur ke dëshirën për të bërë letërsi, bluan vetveten dhe gjen dëshirën që në këtë vend të ndodhë diçka.Në këtë libër tregoj se si edhe qyteti i Stambollit më shikonte mua.


Sigurisht që qyteti në të njëjtën kohë është histori gjeografi, është gjithçka. Në fund të fundit janë ato ndjenja që krijojnë qytetin, dhe perceptimin për qytetin.
Është krejt e natyrshme dhe në mënyrë spontane dashurojmë vendin ku kemi lindur dhe ku jemi rritur.


Por duke menduar pse e duam qytetin tonë, e kuptojmë edhe më mirë këtë qytet. Janë ndjenjat që më krijohen mua, që ngjallin qytetin tim duke menduar për të. Janë përpjekjet e një njeriu të pjekur për të kuptuar më mirë ndikimin e qytetit tek qenia e tij.


Në qendër të këtij romani është ndjenja e trishtimit. Sigurisht nuk bëhet fjalë për Stambollin e vitit 2010, por në vitet '60-'70 Stambolli ishte një burim trishtimi për mua. Ne shikonim atëherë rrënojat e perandorisë osmane, rrënojat e xhamive, hamameve. Të gjitha na trishtonin nga varfëria, harresa nga gjithçka që ishte e një periudhe tjetër.


Në të njëjtën kohë ne ndjenim investimin tonë në varfëri por pranë Europës, ndjenim se kjo nuk do të na ndiqte gjatë gjithë jetës sonë. Kur botoja tregimet e para nëpër revista të njohura shokët e mi më thonin se kush çan kokën sot për tregimet e një turku në botë.


Unë e kuptova nga jeta ime se dhe këtë imazh të keq mund ta kapërceja. Edhe turistët që enden rrugëve të Stambollit duke ngrenë një akullore të mirë, më thonë se jemi shumë të lumtur këtu në Stamboll.


Është e vërtetë se Stambolli në këto 20 vjet nga bardhë e zi, është kthyer në një qytet shumëngjyrësh. Këtu nuk e kam fjalën për Stambollin turistik, por unë po flas për qytetin. Secili ka qytetin e vet dhe kur flasim për veten tonë në fakt flasim për qytetin tonë, dhe e kundërta.


Një njeri duke folur për jetën e tij, në fakt ka folur për qytetin dhe jetën e të tjerëve. Jeta më ka mësuar se në momentin që ne flasim me guxim për veten tonë, historinë tonë, atëhere humbet ajo ndjenja se këtu nuk ekziston asgjë.

http://www.yllpress.com/10751/nobelisti-orhan-pamuk-ka-gjak-shqiptar.html

Tuesday, May 25, 2010

Gjakmarrja, në 20 vjet, 5200 vrasje dhe 1400 familje të ngujuara

Raporti: “Larja e hesapeve”, shifra alarmante në Shqipëri.



Pavarësisht kalimit të viteve dhe zhvillimit të mentalitetit shqiptar, Kanuni i Lek Dukagjinit mbetet sërish një nga rrugët e padevijueshme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes shqiptarëve.

Që prej viteve 90, pra për rreth 20 vjet, në Shqipëri numërohen rreth 5200 vrasje si pasojë e mentalitetit të vrasjeve kanunore për nderin dhe marrjen e gjakut.

Sipas raportit të fundit të Komitetit të Pajtimit, i vetmi institucion që ofron aktualisht shifra mbi numrin e të ngujuarve dhe viktimave të marrjes së gjakut, raporton se si rezultat i konflikteve të lindura për shkak të fenomeneve të ndryshme siç është, trafikimi i femrave, dhunimi i pronës, atakimet në jetën e përditshme, e mbajnë shoqërinë shqiptare ende në konfliktualitet të vazhdueshëm dhe mentaliteti i vrasjeve kanunore për nderin e marrjen e gjakut, mban rreth 1400 familje të ngujuara e të fshehura, duke penguar kështu edhe lirinë e grave dhe të fëmijëve. Shifrat tregojnë se më shumë se gjysma e popullsisë në fshat, mbetet e konfliktuar deri në ekstrem për titujt e pronësisë.

Statistikat flasin
Nga informacionet mbi hasmëritë në territorin e Republikës së Shqipërisë rezulton se numri i të vrarëve për konflikte të ndryshme, të shpallur si “persona të zhdukur”, “të mbytur”, “të vetëvrarë” apo të aksidentuar është shqetësues. Për rreth 20 vjet janë regjistruar 5200 vrasje, në një kohë që hasmëria ka prekur një numër shumë më të madh të familjeve shqiptare. Shumë familje janë në hasmëri me familjen e burrit të vajzës, të shpallur si të vetëvrarë. Nga arsyet kryesore që çojnë në hasmëri familjet shqiptare mund të përmendim, mos zbatimi i ligjit 7501 për tokën, çështjet e pazgjidhura të pronës, konfliktet që kanë lindur për shkak të fenomeneve të ndryshme, trafikimi i femrave, dhunimi i pronës, atakimet në jetën e përditshme, të cilat e mbajnë shoqërinë shqiptare ende në konfliktualit të vazhdueshëm dhe mentaliteti i vrasjeve kanunore për nderin e marrjen e gjakut mban 1400 familje të ngujuara e të fshehura duke penguar edhe lirinë e grave dhe të fëmijëve. Mëse 50 për qind e popullsisë në fshat mbetet e konfliktuar deri në ekstreme për titujt e pronësisë. Për shkak të trafikimit të femrave, 4600 familje janë në konflikt të thellë. Ky fenomen ka sjellë shpesh herë vrasje tragjike deri në hedhjen në erë të familjes së trafikantit. 40 për qind e vrasjeve për hakmarrje e gjakmarrje janë pasojë e kësaj veprimtarie. Misionarët e Pajtimit kanë qenë të vetmit në përpjekjet për ndalimin e këtyre vrasjeve. Megjithëse pa përkrahje, ata kanë arritur të mbajnë nën kontroll më shumë se 80 për qind të konflikteve.

Policia hesht
Sipas raportit të Komitetit të Pajtimit, autoritet policore shqiptare nuk e kanë situatën në dorë në lidhje me çështjen. Policia nuk ka të regjistruar as 10 për qind të konflikteve në jetën shoqërore. Sipas raportit, “Policia mbetet e pambështetur nga drejtësia dhe keqpërdoret nga politika. Oficerët e policisë në terren nuk kanë as mjetet minimale për të ndërhyrë në parandalimin e krimit apo zbulimin e hasmërive të pafund në të gjithë territorin e vendit”. Nga radhët e policisë të cilët janë përpjekur të bashkëpunojnë, sot kemi rreth 400 të vrarë në krye të detyrës. Sipas raportit drejtuesit e policisë së shtetit të ndodhur nën presionin e politikës, kanë prirje për ti fshehur shifrat reale të vrasjeve kanunore për nderin e gjakmarrjen, sepse shteti ndjehet i pafuqishëm për tu përballur me to. Kjo bëhet edhe për të mbuluar gjendjen para institucioneve ndërkombëtare. E ndodhur para presionit ndërkombëtar për fenomenin e vrasjeve për gjakmarrje, ato cilësohen si “vrasje për hakmarrje”, “për motive të dobëta”, si dhe me kategorizimin “të tjera”. Qëndrimi politik i Policisë së Shtetit, dhe korrupsioni i drejtësisë kanë bërë që në shumicën e rasteve, edhe mbasi dorëzohet autori i krimit, familja e të afërmit mbeten të rrezikuar dhe detyrohen të ngujohen ose të fshihen deri sa të bëhet pajtimi.

Ne Janar dhe fillimin e Shkurtit 2010, numri i vrasjeve konfliktuale arrin kulmin
Në datë 27 e 29 janar ekzekutohen dy anëtarë dhe një i afërm i familjes Curri në Durrës si dhe tre vëllezër të familjes Mulliri në Devoll. Më 31 janar e 1 shkurt qëllohet për vdekje mbi pjesëtarë të familjeve Hasani në Tiranë dhe Daxha në Dibër. Në datat 3 dhe 5 shkurt ndodhën dy krime tragjike brenda familjes, një bashkëshort vret gruan dhe plagos rëndë të bijën në Librazhd, ndërsa një nënë 22 vjeçare vetëvritet bashkë me vajzën e saj 2 vjeç, duke u hedhur nga kati i tetë i një pallati në Kavajë. Më datë 6 shkurt i bëhet atentat me bombë anëtarit të Këshillit Bashkiak të Vlorës, Morand Hoxha, ndërsa në Tiranë qëllohet për vdekje me 6 plumba trajneri i atletikës, Hasan Rakipi. Më 7 shkurt qëllohet me breshëri plumbash mbi tre persona në Shijak. Më datë 8 vritet një prind për kufijtë e tokës në Kukës dhe një qytetar tjetër për hasmëri të së shkuarës në Bulqizë. Njëri prej viktimave të mësipërme ishte dënuar në vitin 2004 për akuzën e përdhunimit, por u lirua si i pafajshëm nga Gjykata e Lartë, ndërsa tre viktimat e familjes Mulliri, krahas hasmërisë disa vjeçare nga veprimi i nënës së tyre, e dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e një fëmije 8- vjeçar, kishin edhe një konflikt tjetër për çështje nderi. Për të gjitha rastet, të afërmit e viktimave kanë deklaruar se policia ka qenë në dijeni. Mbi 50 për qind e popullsisë në fshat mbetet e konfliktuar deri në ekstreme për titujt e pronësisë. Në komunën Bushat janë 1050 familje në konflikt për tokën. Pronarët e tokës pretendojnë se këto familje u kanë pushtuar padrejtësisht 3500 dynym tokë. Vetëm në fshatin Shkjeze janë 200 familje po për këtë konflikt. Në fshatin Llugaj të rrethit Tropojë, kanë konflikte sociale të të gjitha niveleve rreth 3000 banorë, të shkaktuar nga moszbatimi i ligjit 7501 për tokën. Vetëm në Komunën e Bushatit dhe disa fshatra të Nënshkodrës numërohen 1600 familje të tilla. Në shkallë vendi ky ligj ka sjellë hasmëri në mbi 15 000 familje që në çdo çast mund të shkaktojnë gjakderdhje midis tyre. Me vetëgjyqësi u është marrë padrejtësisht jeta rreth 5000 shqiptarëve.

5200 vrasje numërohen për rreth 20 vjet, që prej viteve ‘90, si pasojë e mentalitetit të vrasjeve kanunore për nderin dhe marrjen e gjakut.

1400 familje janë të ngujuara e të fshehura në to edhe gra e fëmijë, si pasojë e mentalitetit të vrasjeve kanunore për nderin e marrjen e gjakut.

Viti 1939
Gjakmarrja ishte drejt eliminimit të plotë për shkak të solidaritetit të qytetarëve me ligjin dhe ndikimit të madh që pati funksionimi i mirë i drejtësisë. Shqipëria u bë një shtet demokratik e modern.

Viti 1945
Mbas luftës së dytë botërore, me vendosjen e regjimit komunist, ligji veproi arbitrarisht, ekzekutimin e vrasësit e mori përsipër shteti duke mos i lënë vend aplikimit të gjakmarrjes. Krahas masave ekstreme për kontrollin ndaj individit, shteti ndaloi me ligj edhe besimet fetare, asgjësoi institucionet e tyre si dhe shumë vlera të trashëgimisë zakonore.

Vitet 1991 – 1998
2300 familje u futën në ngujim për shkak të hasmërisë midis tyre. Gjatë 15 viteve të pluralizmit politik, papërgjegjshmëria e megalomania e kësaj klase politike ka bërë që mendimet e sugjerimet, tepër të nevojshme, që vijnë nga komuniteti, të mos përfillen.

Vitet 1996-1997
Vrasjet dhe urrejtjet midis individëve apo grupeve brenda shoqërisë u shtuan veçanërisht në vitet 1996-1997 nga lufta e ashpër politike dhe rrëzimi i firmave piramidale. Vetëm në vitin 1997 pati 1500 të vrarë.

Viti 2002-2005
Në Shqipëri u dhunuan në mënyrë tragjike 126 familje duke lënë të vrarë, jo vetëm gruan, por edhe fëmijët. U larguan jashtë shtetit për t’iu fshehur vrasësit 1270 burra duke lënë për vite me radhë peshën e vuajtjes dhe përpjekjeve për mbijetesë mbi gratë dhe fëmijët.

Shkroi : Sajmira Dhoska Sugjeroi : Violeta Doçi

Burimi: http://shkupipress.posterous.com/gjakmarrja-ne-20-vjet-5200-vrasje-dhe-1400-fa

Orhan Pamuk: Lidhjet e mia me shqiptarët

Rrëfimi i nobelistit turk pas vizitës së pak ditëve më parë në Tiranë. Njohja me shqiptarët, maoizmi i Hoxhës, letërsia e Ismail Kadaresë dhe alegoria e letërsisë nën komunizëm

"Nëse je turk dhe jeton në Stamboll ndeshesh ngado me kulturën shqiptare". Kështu flet për vehten dhe lidhjen e tij me kulturën tonë, Orhan Pamuk, nobelisti turk, që pak ditë më parë vizitoi për herë të parë Shqipërinë.


Duke biseduar me gazetarin Blendi Fevziu, nobelisti Pamuk, zbulon disa prej lidhjeve të tij me shqiptarët, jep konsiderata për shkrimtarin e shquar shqiptar Ismail Kadare dhe për letërsinë që bëhej gjatë komunizmit në vendet ku mbretëronte stalinizmi.



Z. Pamuk kur keni dëgjuar për herë të parë për këtë vend, për shqiptarët?


Ndoshta për herë të parë nuk kam dëgjuar për Shqipërinë por për shqiptarët. Arnaut Cigarri është diçka që e gatuante nëna ime.


Pra si fillim jam njohur me ushqimin, se ai është shqiptar, arnaut. Edhe emri i fshatit shqiptar, Arnautli, që është pjesë e qytetit. Pra, nisi kështu. Nuk dija shumë, por e dija që ishte një vend në Ballkan, sepse kur isha adoleshent ose me herët kam marrë pjesë në kampionatet e boksit dhe të basketbollit në Ballkan. Aty shihja shqiptarë. Pra, në situata të tilla. Së dyti më ndihmoi identiteti Ballkanik.


Dhe sigurisht gjëja e tretë ka qenë kur kam qenë në moshen 20 vjeçare në universitet ishte në mode maoizmi. Përmes kësaj kam besuar në maoizmin e Enver Hoxhës, të shqiptarëve. Nuk isha shume i interesuar në diçka të tillë.


Ishte rryma e modës e asaj kohe maoizmi i Hoxhës?


Jo, Maoizmi i Maos. Gjithmonë gjendeshin arsye për t'u ndarë nga njëri-tjetri dhe kështu përse të mos zgjidhnim maoizmin e Enver Hoxhës. Regjisori turk që ka fituar çmimin më të mirë në Festivalin e Filmit në Kanë, Ylmaz Gynej ka qenë për një farë kohe një pasues i Enver Hoxhës.


Shpresoj të kenë ndryshuar idetë tuaja.


Të gjithë i ndryshojnë idetë, por këta njerëz kanë diçka të veçante sepse ata nuk kanë vrare kurrë njeri, nuk kanë lënduar njeri veç vetes së tyre. Ata as nuk sundonin një vend, as nuk dëmtonin njeri, por besonin në budallallëqe. Pra është tjetër gjë të jesh në pushtet dhe stalinist dhe të jesh një njeri naiv që beson në budallallëqe dhe nuk lëndon njeri tjetër gjë.


Në libër rrëfeni se e dashura juaj e parë e ka pasur gjyshen shqiptare.


Nëse je turk dhe jeton në Stamboll ndeshesh ngado me kulturën shqiptare. Ka thënie turke që kanë ngjyrim shqiptar, romanticizmi, karakteri i fortë, inati dhe vullneti e të tilla tipare. Por nga ana tjeter është ajo që po më pyesni ju mua, trashëgimia kulturore e perandorisë.


Pas një a dy brezash të gjithë këta njerëz me origjinë shqiptare nuk mund të thoshin se ishin shqiptarë. Pra kjo mund të krahasohet lehtë me italianët në Amerikë. Brezi i parë thoshte me forcë që ishin italianë, ndryshe dhe kjo ndoshta për cështje biznesi, por më vonë këtë gjë e kujtonin njëlloj si një farë zbukurimi sesa një gjë thelbësore.


Po se brezi i parë më shumë se shqiptarë ishin osmanë, pjesë e një kulture e një perandorie.


Po, është e vërtetë. Ata ishin otomanë dhe ky është një mendim shumë ndryshe vështirë për t'u kuptuar. Ata janë një elitë sunduese. Ata ishin otomanë, pra as shqiptarë ose turq. Je një elitë sunduese që i drejton njerëzit si një bari.


Po. Ndonjëherë edhe nga bisedat ne media që kanë të bëjnë me një nga vezirët e fundit të perandorisë Ferit Damat Pasha, ai konsiderohet si shqiptar. Në fakt, ata ishin otomanë, pjese e një kulture, e një perandorie e një identiteti ndryshe.


Po, është e vërtetë. Eshtë njëlloj si me serbët, ukrainasit. Nuk është njelloj si ata që kërkonin identitetin duke ndërtuar xhami dhe hamame, që morën me vete shumë pasuri dhe e çuan në vendin e tyre.


Por në fund asgjë nuk mund të ndryshojë karakterin e një njeriu, sepse nacionalizmi modern nuk u shpik në atë kohë, sidomos modernizimi i tmerrshëm dhe i shpejtë. Racizmi nuk ishte në atë kohë në perandorinë osmane apo në ndonjë vend tjeter në atë kohë.


Z. Pamuk, ç'dini ju për letërsinë shqiptare?


Sigurisht njoh Ismail Kadarenë.

Keni lexuar ndonjë nga librat e tij?

Po, sigurisht një nga librat e tij të hershëm të përkthyer nga maoistët e Turqisë në atë kohë. Pastaj jam njohur me librin e tij të mëvonshëm deri tek të fundit. E respektoj, më pëlqen. Nuk e kam takuar kurrë personalisht. Libri flet për gjakmarrjen. "Prilli i Thyer". Ai ka një imagjinatë të shkëlqyer dhe është një shkrimtar që punon shumë.

Ai po ashtu ka shkruar edhe shumë libra për perandorinë osmane, ose për Shqipërinë e shkuar otomane. Janë shumë interesantë.


Edhe une kam shkruar romane historike dhe jam mbeshtetur tek shkrimtarë të tjerë, tek librat e tij historike, alegoritë e tij historike. Kam parë se e shkuara është përdorur si një alegori e së tashmes dhe kjo është bërë shumë kur ndihesh i shtypur. Në periudhën Staliniste, periudhën sovjetike, shkrimtarët rusë e kanë bërë këtë gjë.


Nuk mund të flisnin për Stalinin, por për Petron. E kane përdorur shumë këtë lloj alegorie. Në Turqi unë mund të shkruaja lirshëm për të tilla tema në fakt. Ishin më liberalë në atë drejtim.

Përse zgjodhët të vizitonit qytetin e Beratit?

Kam një tërheqje të vecantë për karakteristikat otomane, gjërat antike. Eshte edhe një qytet në Turqi që në disa aspekte është i ngjashëm me Beratin. Saframbolo. Do të doja ta shihja si vend. Kam studiuar tre vjet arkitekture dhe më pëlqen arkitektura otomane, më pelqen ai stil dhe zakonisht e pëlqej shumë.


Marrë me shkrurtime nga “Opinion”, Shekulli

Monday, May 24, 2010

Mali i Zi, tre komuna i fitojnë shqiptarët

U mbyllën zgjedhjet në Malin e Zi dhe rezultatet paraprake flasin për një avantazh të partisë Demokracia Sociale të Milo Gjukanovicit në shumicën e komunave të vendit të vogël me 650 mijë banorë.

440 mije votuesit iu drejtuan qendrave te votimit qe ne oren 9 te mengjesit, ndersa kutite u mbyllen ne oren 21:00.

Komuna e Ulqinit dhe ajo e Tuzit aktualisht drejtohen nga shqiptaret dhe serish ky drejtim do t'u mbetet atyre pasi perbehen ne shumice absolute nga banore shqiptare. Favorite kryesore ne keto dy komuna eshte kolaicioni i Unionit Demokratik te Shqiptareve me PDS-ne e Gjukanovic.

Gjate votimeve nuk u regjistruan probleme dhe parregullsi dhe deri tani nuk ka raportime per incidente. Sot pritet te dalin edhe rezultatet e para te detajuara ne lidhje me fituesin e ketyre zgjedhjeve.

Shekulli