Wednesday, November 2, 2011

Qafëpalarët grekë...

Si shpjegohet që Kryeministri grek Papandreu (Babë Ndreu) nuk i quan qafëpalarë, puçisto-mafiozë apo mercenarë qytetarët e tij që protestojnë kundra masave antikrizë?!

Dje Athina u përgjak sërish nga përplasjet mes protestuesve dhe forcave speciale të policisë, por asnjë protestues nuk u vra me armë dhe asnjë çadër-snajper nuk u gjend mes tyre?

STOP INJORANCES http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

2 miliard besimtarë, apo 2 miliard jomendimtarë?

"Pastaj Perëndia tha, U bëftë drita: dhe drita u bë. Dhe Perëndia pa që drita ishte e mirë:... Dhe Perëndia e ndau dritën nga errësira. Dhe Perëndia e quajti dritën Ditë dhe errësirën Natë. Dhe mbrëmja dhe mëngjesi ishin dita e parë." (Zanafilla 1: 3-5)

"Dhe Perëndia krijoi pastaj dy ndriçues të mëdhenj: ndriçuesin e madh (Diellin) për sundimin e ditës dhe ndriçuesin e vogël (Hënën) për sundimin e natës. Ai krijoi gjithashtu yjet. Dhe Perëndia i vendosi në kupën qiellore për të ndriçuar tokën.." (Zanafilla 1:16-17)

Si ka mundësi që ky libër është përkthyer në 1200 gjuhë e dialekte të ndryshme të botës, madje duke bërë për vete mbi 2 miliard banorë të tokës dhe asnjë prej tyre nuk e ka pyetur veten se si Perëndia bëri dritën në ditën e parë të krijimit, ndërsa në ditën e katërt, Diellin dhe Hënën?!

S T O P    I N J O R A N C E S !!! http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Dita kushtuar kafshëve, në Shqipëri

Meqënëse dje, 4 tetori ishte dita ndërkombëtare e kafshëve edhe vendi ynë, Shqipëria, nuk kishte si e kalonte këtë ditë ndërgjegjësuese pa zhurmë.

Pikërisht dje, në Autostradën e Morinit një makinë me targa kosovare ka goditur buzë rrugës një ujk që përpiqej që të kalonte rrugën matanë. Për fatin e mirë, kafsha e egër nuk kishte ngordhur dhe rënkonte ende nga plagët e marra nga përplasja me automjetin.

Pikërisht në këtë çast, qytetarët kanë lajmëruar gjyetarët e qytetit të Kukësit, të cilët e kanë ekzekutuar.
Stop Injorancës ! http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Europa drejt gropës, Shqipëria pas saj...

Komisionieri i zhvillimit, Stefan Fyle, dje më datë 12.10.2011-të, përcolli përpara eurodeputetëve të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian, progres raportin për Shqipërinë, ku sipas këtij raporti, shteti shqiptar nuk i ka plotësuar 12 prioritetet e caktuara nga Bashkimi Europian dhe rrjedhimisht dështon për të fituar statusin e vendit kandidat për në BE.

Progresi është ndalur nga ngërçi politik, bojkoti, mungesa e dialogut mes forcave politike...

Dje të gjithë mbajtën veshët tek Parlamenti Europian për mrekullinë, që shqiptarët, fizikisht europianë, të fitonin të drejtën ligjore të lejoheshin të ishin pjesë, e Europës së Bashkuar.

Disa pyetje të lindin rishtaz:
- A e dinte ndokush se cilat ishin këto 12 prioritetet e vendosura prej BE-së?
- A nuk e dinin këta zotërinj pushtetarë shqiptarë, nëse i kishin realizuar apo jo këto 12 kushte të shenjta, për të pritur përgjigjen e 12 tetorit e për t'ia nisur sërish të gjenin fajtorin?



Ambasadori i Bashkimit Europian, Etore Sekui, ministri i jashtëm grek, Stavros Lambrinidis si edhe ministri i jashtëm italian Franco Frattini shprehen njëzëri se çështja e integrimit në Bashkimin Europian (luga e vetme me të cilin na kanë joshur këto 2 dekada) duhet parë nga populli shqiptar si ÇESHTJE KOMBETARE!

Për një moment le të supozojmë se forcat tona politike në Shqipëri (përfaqësuesit e të cilave janë tashmë europianë, me paga, kushte dhe prioritete që mbase edhe politikanë europianë do ti kishin zili) do të kishin patur dialog mes tyre dhe do të kishin votuar ligjet e reformat ligjore, që kërkon Bashkimi Europian...

Çështje kombëtare I N T E G R I M I, po me mjerimin, me kushtet e vështira sociale, kapjen e drejtësinë, shembjen e demokracinë, mungesën e meritokracisë, korrupsionin galopant në çdo nyje të shoqërisë, me monopolizimin e tregut, me degradimin e sistemit arsimor, me mbrotjen e natyrës, monumenteve të kulturës e të natyrës, KUSH DO MERRET?

Nga kush pret populli shqiptar që ti vijë mirëqenia e tij, nga integrimi në Bashkimin Europian, apo nga ndërtimi i shtetit demokratik e të së drejtës?!

Shkroi: Stop Injorancës !
http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Linda

Doja të ndaleshim pak sot tek emri "Linda".

Me një kërkim të thjeshtë në motorin e kërkimit në internet me kriterin Linda, do të na shfaqen mijëra foto femrash, të njohura e të panjohura pothuajse nga të gjitha anët e globit.

Gjithashtu do të na dalin objekte të ndryshme, si një ndërtesë në Tasmani, fshat në Gjeorgji, lum në Novograd të Rusisë etj, etj.

Me emrin "Linda" janë pagëzuar gjithashtu një sërë uraganësh, tajfunesh dhe era të fuqishme.

Sipas studiuesve emri "Linda" vjen nga mitoligjia estoneze dhe Linda quhej pikërisht gruaja e Kalevit, kjo, një poemë epike e folklorit estonez. Linda ishte mbretëresha e zogjve.

Tek Uikipedia gjejmë këtë shënim në fund të përshkrimit të mitologjisë estoneze:
http://en.wikipedia.org/wiki/Kalevipoeg
"It can be difficult to tell how much of Estonian mythology as we know it today was actually constructed in the 19th and early 20th century. One should also note that some constructed elements are loans from Finnish mythology and may date back to the common Baltic-Finnic heritage."

Përkthim:
Eshtë shumë e vështirë të nxjerrim se sa është rindërtuar mitologjia estoneze gjatë shekujve 19-20-të, ashtu siç ne e lexojmë sot. Duhet theksuar që disa pjesë janë të huazuara nga mitologjia finlandeze dhe i përkasin trashëgimisë baltiko-finlandeze.

Sot në gjuhën estoneze "lind" përkthehet "zog", ndërsa Linda ekziston thjeshtë si emër.

Po në Shqip, çdo të thotë L I N D A ?

Shkroi: Stop Injorancës ! http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Census Albania 2011-të - % fetare e popullsisë shqiptare!



Shqiptarët, që në pjesën më të madhe të tyre nuk janë as fetarë, në rezultatin që do të prodhojë Census Albania 2011-të do të rezultojnë sërish një popull me shumicë muslimane, pasi pjesa më dërrmuese e tyre janë aq të dërrmuar saqë ende nuk kanë kuptuar faktin e I-rë :

"që feja nuk trashëgohet por zgjidhet me vullnet në moshë madhore"
dhe faktin e II-të:
"që nëse nuk praktikon ritet fetare nuk mund të quhesh e si pjesë e një besimi fetar të caktuar".


Shkroi: Stop Injorancës ! http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Hipokrizia franceze

Ambasadori i Francës në shtetin e Kosovës i quan aktivistët e Lëvizjes Vetvendosje si "fashistë", kur ata gjatë një ligjerate në një institut privat, kanë akuzuar ministrin e Brendshëm Rexhepi, për mosprezencë në veri të Kosovës.

Ajo që harron ky ambasador francez, është fakti që ai kontigjent kriminal serb, drejtuar prej disa mjekrroshash priftërinj, që po "zbythin" edhe urdhrat e KFOR-it, nuk do ishte aty nëse ushtarët francezë të KFOR-it nuk do e ndanin Mitrovicën në 2 pjesë, duke lejuar kështu grumbullimin e serbëve në pjesën veriore të Mitrovicës, gjatë çlirimit të Kosovës në 1999-ën.

Stop Injorancës !
http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Përmbytja e vlerave


Në atë që quhet rivlerësim vlerash e përmbytje nocionesh do doja të thoja edhe unë dy fjalë...


Shohim rëndomtë që njerëzit të humbasin nga jeta e tyre pikërisht miqtë, shokët, të afërmit. Ata individë për të cilët ruajnë respekt të veçantë, bëjnë ndere apo sakrifica. E kjo ndodh, pikërisht pasi gabimisht vlerësimin e tyre e zhvlerësojnë duke e ngatërruar me një borxh që detyrimisht duhet t'iu kthehet pas.

Ne sakrifikojmë sepse pikërisht ajo sakrifikicë e mundimshme mbetet veç një pikë uji në raport me oqeanin e kënaqësisë që ne përfitojmë kur ndihmojmë njerëzit që i duam.

Shkroi : Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Monday, October 17, 2011

PRESIDENTI PLEHRAT INTEGRIMI

Presidenti i Republikës ktheu ligjin për importin e plehrave. Dhe bëri shumë mirë. Ai ligj s’është një ligj për Shqipërinë Europiane. As për një Shqipëri më të pastër. Po është një ligj për të gangrenizuar me pasoja të pallogaritshme sot plagët e rënda të ndotjes së Shqipërisë. 


Dihet botërisht lidhja e mafias me plehrat. 
Njihen botërisht ngjarje tragjike për shumë vende të botës ku kjo lidhje ka arritur të bëjë ligjin. Por më shumë akoma, dihet botërisht se Shqipëria nuk pastron dhe nuk përpunon dot sot plehrat e veta. Të cilat në të shumtën e zonave urbane digjen ende si në mesjetë buzë lumenjsh apo mbi toka buke. Me efekte shkatërruese për shëndetin e njeriut e të natyrës. Si është e mundur që një vend si i yni, ku pas njëzet vjetësh liri, s’është vënë dot rend ligjor në shumicën dërrmuese të territorit për mbledhjen, grumbullimin, përpunimin e plehrave, të importojë plehra nga jashtë? Cila qeveri në botë i’a bën në këto kushte vendit të vet një peshqesh si ky, nëse nuk është e kushtëzuar nga lidhjet me nënbotën ku qarkullojnë në të zezë paratë e plehrave?  Për çfarë arsyeje në botë Shqipëria duhet të marrë mbi kurriz edhe plehrat e botës kur ende s’po e ngre dot kurrizin e mbuluar nga plehrat e veta?

Saliu e zëdhënësit e plehrave të jashtme në qeveri thonë se do vijnë vetëm plehra “të pastra” dhe këta zotërinjtë do t’i groposin në barkun e atdheut tone në këmbim të përfitimit ekonomik. Po kush nuk e di që ky shtet s’ka asnjë shans, asnjë mundësi, asnjë instrument, as për t’i kontrolluar plehrat që hyjnë në Shqipëri, as për t’i përpunuar ato sipas standarteve të Bashkimit Europian, as për të bërë me to gjësend tjetër përveç dëmit katastrofik që paralajmëron ky ligj plehrash? Të gjithë e dinë.

E më tej të gjithë duhet ta mësojnë se të njëjtin ligj, me të njëjtat argumenta, kanë miratuar në pseudoparlamentet e tyre qeveritë e vendeve të pazhvilluara si Shqipëria, të cilat e kanë paguar më pas këtë lloj ligji me plagosje të tmerrshme mjedisore e pasoja tragjike për njerëzit.
Ligji i importit të plehrave në Shqipërinë e sotme është antikombëtar. Eshtë antieuropian. Eshtë antinjerëzor. Çfarë arsyeje kanë ata që do na e sjellin këtë peshqesh me duart e qeverisë shqiptare t’i bien plehrat në Shqipëri, nëse ky do të ishte një biznes i pastër fitimprurës e pa probleme komplekse? A
snjë arsye s’do kishte, po fatkeqësisht ka vetëm një: Shqipëria e tradhëtuar nga sundimtari i saj mund t’i mbajë në kurriz edhe plehrat e botës përveç të vetave. Shqipëria e tradhëtuar nga qeveria e saj mund të detyrohet të hajë plehrat e botës pa bërë naze. Shqipëria e sëmurë nga plagët e saj mjedisore që nuk kontrollon dot asgjë në hyrjet e saj, mund të gëlltisë symbyllur edhe plehra radioaktive. Njësoj si Somalia, si Haiti, si Etiopia e si të tjera vende që e kanë paguar shtrenjtë, me lëkurën e popullit, këtë ushqim helmatik që Saliu do t’i fusë Shqipërisë në bark me dhunën e kartonave të ngritur qorrazi nga shumica e tij e vjedhur.
Ja edhe një arsye pse Saliu vodhi votat për të qëndruar me pahir në pushtet. Që të importojë plehra e t’ia fusë Shqipërisë në fytin e sëmurë, ndërkohë që ujrat e lumenjve po idhtohen nga papastërtitë edhe pa plehrat e botës. Ndërkohë që toka e bukës po sëmuret nga papastërtitë edhe pa plehrat e botës. Ndërkohë që ushqimi i prodhuar në vend po kërcënohet nga papastërtitë edhe pa plehrat e botës.
Presidenti i Republikës e ktheu mbrapsht ligjin e plehrave që rrezikojnë ta mbysin Shqipërinë e përpëlitur mes plehrave. Ne e kemi kundërshtuar me zë të lartë këtë ligj dhe do ta kundërshtojmë përsëri edhe më fort. Saliu s’ka dyshim se do ta mbrojë edhe më me forcë. Duke mallkuar përsëri opozitën dhe padyshim edhe Presidentin. I cili me siguri i’a ka nxirë pamjen edhe më zi se ç’e ka këto kohë duke i’a kthyer plehrat peshqesh në derën e Kuvendit, ku përbetohet se do ja bëjë opozitës fytyrën më të zezë se këpuca tamam ditën kur Bashkimi Europian i’a ka kthyer për të dytën herë, si askujt tjetër, Shqipërisë së qeverisur prej tij aplikimin për statusin e kandidatit.

S’ka dyshim se Saliu do ta ripaketojë edhe njëherë këtë peshqesh dhe do u’a çojë shqiptarëve derë më derë. T’i gëzoni plehrat e botës, kjo është një ditë e lumtur, një arritje historike, një vendimmarrje që tregon se Shqipëria ka ndryshuar aq shumë sa mund të marrë përsipër të lehtësojë edhe botën nga barra plehrave që bota s’i mban dot në oborrin e madh të shtëpisë së saj. Dhe mallkuar qoftë opozita që s’do plehrat e botës në Shqipëri. Opozita, opozita, opozita, në majë të gjuhës për të justifikuar çdo dështim e krim si ky i importit të plehrave që ka vetëm një shkaktar: Qeverinë. Saliun.
Opozita që bllokoi integrimin me luftën për votën e lirë, ndërkohë që BE-ja thotë: S’ka integrim, s’ka status kandidati, s’ka afrim të mëtejshëm drejt Brukselit pa zgjedhje të lira. Opozita që bëri puç me stilolapsa e çadra, ndërkohë që BE-ja thotë: S’ka kandidaturë për në BE pa zbardhur deri në fund 21 janarin e ndëshkuar ligjërisht vrasjet. Opozita që shpif, ndërkohë që BE-ja thotë: Korrupsioni është ngjitur në majën e qeverisë. Opozita që nxin realitetin e ekonomisë së dytë në botë pas Gjermanisë, ndërkohë që BE-ja thotë: Ekonomia shqiptare është në regres. Opozita që nuk voton ligjet me 3/5-at, ndërkohë që BE-ja thotë: Qeveria duhet të krijojë kushtet për një proçes gjithëpërfshirës. Opozita që propozon një pazar të ndyrë me 10 pika, ndërkohë që BE-ja thotë: 10 pikat e opozitës mund të jenë një bazë e mirë për të dalë nga ngërçi.
Nëse ndokush ka parë ndonjë opozitë në botën demokratike që t’i vejë pas me karton jeshil në dorë qeverisë le të ma tregojë. Unë kam parë vetëm qeveri që i venë pas opozitës kur u duhet vota e saj. Jo duke i thënë do të ta bëj fytyrën më të zezë se këpuca, po bujrum të flasim si mund t’i bëjmë votat bashkë për këtë ligj apo atë vendim madhor.
S’ka bërë vaki ndokund në vendet ish-komuniste që sot janë në Bashkimin Europian kjo që bën vaki në Shqipëri. Prandaj ata janë atje ku janë dhe ne jemi këtu ku jemi, me plehrat tona mbi trup e plehrat e botës tek dera. Ata shkuan në BE duke ndarë qartë ç’është e shtetit dhe ç’është e pushtetit. Për ç’është e shtetit u ulën me opozitën dhe punuan si të barabartë për një kauzë kombëtare e historike, barabar të rëndësishme për të dyja palët. Për ç’është e pushtetit qëndruan përballë, njëra palë në shumicë e tjetra në pakicë, kundër. Si kudo. Ja si dhe pse hynë në BE. Kurse këtu, në Shqipëri, Saliu thotë shteti dhe pushteti janë një e të pandarë, opozita është armiku i Shqipërisë, i Bashkimit Europian, i botës mbarë. Celulë antieuropiane dhe bum me pushkë, bam me fjalë, bam e bum me shkatërrime e me plehra që oborri i tij të pasurohet sa më shumë dhe shteti të bëhet hije që e ndjek atë pas në luftën për heqjen qafe të opozitës.

Kur e dëgjon atë dhe korin e tij që kërkon ta bëjë Shqipërinë vendin e plehrave, duket sikur për të gjitha gjërat që shkojnë së prapthi e ka fajin opozita. Ndërsa për gjërat që kanë vajtur mire si futja në NATO apo liberalizimi i vizave meritën e ka qeveria që mundi opozitën. Ndërkohë që të gjithë e dinë se në NATO hymë pasi bëmë paktin e reformat që na u kërkuan. Ndërsa liberalizimi u bë pasi më në fund, me vite të tëra vonesë për shkak të Saliut, BE-ja hoqi vizat për shqiptarët për të mbyllur projektin e saj të lëvizjes së lire, kur qeveria arriti t’i bënte detyrat e veta të stërprapambetura. Të cilat s’kishin asnjë lidhje me opozitën, po me punë qeverie. Si mund të shkojmë më tej nëse nuk i referohemi përvojës së parafutjes në NATO? Si mund të vazhdojmë më tutje nëse ditët e javët ikin kështu, me avazin e vjetër të opozitës armike e të qeverisë heroike? Si mund të dalim nga provimi i dytë ngelës në Bruksel me mendje të mbledhur për të kaluar provimin e tretë, nëse nuk ndajmë përgjegjësitë dhe punët?

Ne e dimë kush është përgjegjësia jonë dhe i kemi bërë hapat tona, duke propozuar një pakt të thjeshtë, të qartë, të mjaftueshëm si bazë diskutimi për gjetjen e pikave të përbashkëta të axhendës së integrimit. Saliu jo. Ai e ka mendjen sesi të hedhë fajin mbi opozitën dhe ta bëjë Shqipërinë vendin e plehrave, duke nxjerrë fitime edhe nga plehrat e botës e jo vetëm nga paratë e shtetit, nga pasuritë publike, nga pronat e të tjerëve. E pastaj s’ka si mos ngatërrohet kur flet në publik e u thotë fshatarëve të varfër “Ju po punoni për të mirën e familjes time”, sepse në fakt kjo është e vërteta dhe aq shumë sa ai po merret veç me punët e tij në kurriz të njerëzisë, mendja e ka vështirë të ndërrojë gjthnjë marsh në çastin e duhur.

Kështu s’dihet sa zgjat, po është e sigurtë që për sa kohë të zgjasë ka vetëm zvarritje mes plehrash. 

Edi Rama

Sunday, October 16, 2011

“Buzëqumështit” u tregojnë “baballarëve të Kombit” se nuk ua njohin atësinë



Ishte ora 10 e paradites së djeshme kur një grup i organizuar të rinjsh iu drejtua rrugës pedonale “Murat Topani”. Kjo protestë më shumë vizuale sesa akustike, që fliste më shumë me figura sesa me zë, e shndërroi shëtitoren më të re të Tiranës në “ekspozitën” përqeshëse të politikës së bajatizuar e të padurueshme. “Buzëqumështit” po u tregojnë “baballarëve të Kombit” se nuk ua njohin atësinë. Të rinjtë varën përgjatë pedonaleve foto të ndryshme të cilat ishin ngjitur në një faqe gazete. Fotot përmbanin mbishkrime të ndryshme. Njëra prej fotove i referohej ligjit më të fundit për inportimin e plehrave, ku shkruhej: “I ëant your trash” (I dua plehrat e tua). Kryeministri i vendit ishte kërkuesi i tyre. Foto të varura ndërmjet shtyllave të ndriçuesve të rrugës me anë të një litari tërhiqnin që nga larg syrin e vizitorëve. Por jo vetëm kaq. Edhe ndriçuesit e instaluar në tokë përgjatë pedonales ishin stolisur me tapetet e karikaturave mbi qeset e zeza. Një nga mbishkrimet që “thithi” shumë shikues, ishte ai për reformën arsimore të vitit 2011. Mbi poster shkruhej: “Shesim mastera, doktoratura, bar djathi etj.”
Dëshmi në vend
“Kjo protestë të kthehet në stil jete për rininë”
Një shitëse ambulante, e cila ishte vendosur në atë pedonale për të gjithë ditën, tregoi se grupi protestues përbëhej nga rreth 50 të rinj, djem dhe vajza. “Ata thanë që kishin marrë një leje paraprake për protestën në bashki dhe në policinë e shtetit. Qëndruan këtu nga ora 10 e paradites deri në 5 të pasdites. Ishin djem e vajza që të bënin për vete me energjinë e tyre. Të gjithë sa i pamë, krijuam simpati”.
Gruaja na tregoi se ata do të largoheshin për t’u kthyer dhe qëndruar deri në orën 20:00 të mbrëmjes. Takuam më pas qytetarë të tjerë dhe u morën mendim: disa u shprehën skeptikë se mund të vijnë ndryshimet me forma të tilla “të buta” e “të kulturuara”, të tjerë i konsideruan gjetje shumë origjinale e sensibilizuese, që vënë në lojë moralin e pushtetit. Mes optimistëve që besonin tek forma të tilla të reagimit qytetar ishte qytetarja N. Trebicka: “Është vërtet një gjest i mençur prej rinisë sonë. Por unë dua që të mos ndalet këtu. Klasa politike në vend është vërtet e marrë fund dhe të tilla protesta nga të rinjtë duhet të vazhdojnë dhe të na fusin edhe ne të vjetrit në valle. Ky vend ka nevojë për energjinë e rinisë që është e çoroditur, e lënë qëllimisht larg fateve të vendit. Këto protesta bëjnë më të shëndetshëm opinionin dhe vetë të rinjtë, duke krijuar kauza të rëndësishme në vend të zakoneve të dëmshme. Ky është stili dhe fryma që kërkohet sot nga rinia. Protesta të këtij lloji do të ndihmonin për t’i shkurtuar jetën kësaj klase politike, që tallet me popullin. T’i përgjigjemi talljes me të njëjtën monedhë: t’i tallim ata në rrugë.”
Turistët shkrepin aparatet fotografike
Protesta gjeti mbështetjen e kalimtarëve të rastit por dhe turistëve, të cilët shkrepën aparatet fotografike. E ngjashme me një ekspozitë fotografike, ajo ishte si një ‘shoë” që shfaqte anën më të shëmtuar dhe groteske të figurave politike. Vizitorët e huaj qëndruan gjatë përpara disa prej posterave. Vizitori kroat Demetrius tha se i pëlqente shumë kjo që shikonte. “Është një shfaqje e mrekullueshme e antipatisë së popullit tuaj për politikanët e tij. Mund të ngjante si e ekzagjeruar kjo protestë, por me njohuritë që kam unë për vendin tuaj, është forma simbolike e një realiteti të hidhur”, tha ai.
Ndërsa përkthyesi që e shoqëronte, na tha se miqtë e tij të huaj që vijnë në Tiranë, dëgjojnë këtu sharje për politikën më tepër se në asnjë vend tjetër, por prapë se prapë, na quajnë një popull të urtë. Kur e pyetëm se cili poster bëri më shumë përshtypje tek vizitorët kroatë, ai tha: “Më shumë buzëqeshje u dhuroi posteri: “Sa bëjnë 1700 euro rrogë, 1000 euro karburant, 750 euro telefon, 2500 euro dieta?”

Nga Xhek Preçetaj