Wednesday, December 7, 2011

"Don't Tag Me Please..."

Toke, si folje quhet përplasja në ajër e duarve të 2 shokëve, një shenjë që simbolizon një bashkim, një gëzim, një fitore.Me fjalën tok si emër, nënkuptojmë edhe mbledhjen e njerëzve së bashku "mblidhemi tok". Gjithashtu me fjalën Tokë nënkuptojmë emrin e planetin tonë, Tokës.

Lidhja që ekziston mes këtyre fjalëve shqip, është nënkuptimi i bashkimit, të së plotës, pasi edhe vetë toka, është produkt i një bashkimi materialesh të ndryshme, duke filluar nga grimcat më të vogla të pluhurit.

Kaq mjafton që ne të kuptojmë se fjala tokë është një fjalë e lashtë shqipe që fsheh brenda vetes një kuptim pastërtisht filozofik.

Por sa fjalë të tjera mund të ketë krijuar shqipja përmes fjalës "tok" e cila nënkupton bashkimin, vetëm duke ndryshuar një zanore apo një bashtingëllore?

Vetë fjala "takim", formohet prej "tak" dhe prapashtesës "im". Takimi është gjithashtu proçes bashkimi i dy apo më shumë njerëzve dhe ruan kuptimin logjik të fjalës.

Po përse vallë fjala "tok" duhet të ketë marrë kuptimin e bashkimit?
Pikërisht sepse njerëzit e parë emëronin sendet e fenomenet, pikërisht sipas tingujve që dëgjonin në natyrë. (Bubullimë, shkreptimë, ciu-ciu etj)

Si është tingulli që bën qukapiku kur godet pemën? Tog-tog.
Si është tingulli që bën kur i bini derës? Tak-tak
Si ëshë tingulli që bëjnë akrepat kur ndërveprojnë me zemrekun e orës? Tik-tak

Pra fjala "tok, tog, tag, tak" janë e njëjta fjalë që ruan të njëjtin kuptim.

Le të shohim tani se si kjo fjalë natyrale ka derivuar e marrë kuptime të ndryshme në gjuhë të tjera, por duke ruajtur në thelbin e saj.

Në turqisht me "tok" nënkupton të plotën. Por si formohet e plota? Sigurisht nëpërmjet bashkimit.
Në gjermanisht me "tok" nënkuptohet kërcitja, që sigurisht formohet përmes përplasjes së 2 trupave.
Në rusisht me tingullin "tok" nënkuptohet sot thirrja me zë të lartë.
Në frengjisht me "tok" nënkuptohet ngopja, në anglisht "e plota" që së bashku ruajnë kuptimin logjik të bashkimit, takimit, mbushjes.

Toga si kuptim ushtarak, ruan gjithashtu kuptimin e bashkimit të disa ushtrëve, të cilët formojnë kështu togën dhe ai që i drejton quhet "toger".

Nëse studiuesit e huaj do të njihnin e nuk do të injoronin qëllimisht shqipen, nuk do bënin gabimin trashanik që fjalën angleze "together" që përkthehet bashkim, ta ndanin në "to + gædere", por do ta ndanin në "tog+ether".

Edhe fjala "tag" që sot rëndomtë nënkuptojmë etiketimin në një material në facebook, një material rreth së cilit bashkohemi, nënkupton një bashkim të vogël, duke ruajtur kështu kuptimin fillestar të konceptit.


Gjuha baske që merret si një gjuhë shumë e lashtë për prekjen mes 2 trupash përdor "ukitu". provojeni ta lexoni së prapthi.
Gjuha çeke "dotek"
Iralndezja "tadhaill"
Spanishtja "contacto"
Sllovakja "dotyk"
Sllovenia "dotik"
Latinishtja "tactus"
Ukrahinsja "дотик"
Portugezçja "toque"
Turqishtja "dokunma"
Jo më kot në italisht "toccare" nënkupton prekjen, pra bashkimin mes dy trupave, e cila në anglisht shkon e bën "touch" në frengjisht "tactile" e në gjermanisht "Kontakt", pra kon+tak't - kanë tak (prekur, takuar).
Kemi edhe fjalën "atack' ku natyrshëm ruhet i njëjti kuptim, i përplasjes mes 2 apo më shumë trupave dhe shumë rastësi, përbëjnë një provë.


Prandaj të dashur bashkëatdhetarë, të duam, ta njohim gjuhën tonë shqipe, jo thjeshtë sepse është gjuha jonë me të cilën kemi folur fjalët e para që na ka mësuar nëna, por sepse mbi të gjitha është një thesar i madh njerëzor, thesar me anë të cilit jo vetëm do të mësoni më lehtësisht gjuhët e huaja, por edhe do ti kuptoni më qartësisht ato.

Kur të arrini deri këtu, do të bindeni padyshim për madhështinë, perfeksionin e shqipes, sepse është një gjuhë natyrale, e pjekur ndër mijëvjeçarë të tërë të përsiatjes njerëzore për tu zhvilluar.
http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Shkroi: Stop Injorancës!

Wednesday, November 30, 2011

Zakoni i skllavërisë



Skllavëria, si çdo pësim tjatër, pasi rëndon ca kohë në kurriz, bëhet ¬më në funt një zakon i pëlqyer, dhe ata që e mbajnë mi xverk e durojnë me gëzim. Veçan atyreve që lindin skllav, u është skllavëria si një natyr' e dytë dhe ata jo vetëm s'marin vesh çdo me thënë liri, po ndiejnë një farë urrejtje për mprojtësit e lirisë dhe ushqejnë respektin më të thellë për tiranët ekspertë të shkopit dhe të zinxhirit.
Këto që thomi s'janë theori të thata. Kemi fakte historike që i provojnë. Dini të gjithë se që më 1861 e gjer më 1865, u-bë n'Amerikë një luftë civile e madhe në mes të Shteteve të Veriut e të Shteteve të Jugës.



Veriu, me Lincolnin si President, i qojti gjithë skllevët të lirë. Juga nuk pëlqeu këtë veprim. Juga deshi t'a mbajë skllavërinë si një institutë legale, dhe u-nda nga Veriu duke u-prokllamuar një republikë më vete me Jefferson Davis-in si President. Fundin e di çdo njeri: Juga u-munt, Amerika u bashkua përsëri, dhe skllaveria u-çduk për gjithënjë. Lincoln-i u-vra në mbarim të luftës. Davis-i rojti gjer më 1889, si njeri prevat, -dhe bukuria është se çngjau kur vdiq ky njeri që kish derdhur aqë gjak për të mprojtur skllaverinë: ngjau kjo gjë e çuditshme, që dymij ish-skllev vazhduan duke qarë qivurin e Davis-it!
Shikoni forcën e zakonit: skllavi i çliruar kish zemrën dhe dashurinë të lidhur me armikun e çlirimit. Kur qenka ashtu natyra e njeriut, a është çudi që një shumicë Shqipëtarësh të kenë në shpirt të tyre adhurimin e zgjedhës?
Bij, nipër, stërnipër skllevësh, skllev vetë, fjala liri nuk është për ta veç se një gjë misterioze dhe e rezikshme, e cila duhet ose lëftuar ose pritur me të ftohtë.

Të lirë nga krahët, truri i tyre është i lidhur me zinxhirë.

FAIK KONICA (Botuar më 1923)

Kurrë nuk e kam kuptuar tifozerinë....

Të jesh tifoz i Barcelonës së ditëve të sotme, është dembelizëm i madh. Stop Injorancës

Padija është shumicë, është pushtet

Çdokush prej nesh është i lirë të besojë çfarëdo që të dojë, por në pikëpamjet e mia, shpjegimi më i thjeshtë i mundshëm është: NUK KA ZOT.

Askush nuk e krijoi Gjithësinë dhe askush nuk drejton fatet tona. Rrjedhimisht, nuk ka as Parajsë dhe as pasjetë gjithashtu.
Ne kemi vetëm këtë jetë, për të vlerësuar madhështinë e Universit dhe për këtë... ndjehem tmerrësisht mirënjohës dhe i gëzuar.
(Stefën Houking)

Ishte pikërisht ky përkufizim, që nxiti miliarda besimtarë nga e gjithë bota, që shkencëtarin më inteligjent të kohrave moderne, ta trajtonin si një Idiot. Stop Injorancës

Rama, një tjetër vegël e një politike të verbër

inferiore shqiptare, në mënyrën e të parit provincialisht dhe me drita të shkurtra, çështje kaq thelbësore, si ajo e të drejtave të shqiptarëve në rajon.

Me siguri, atje ku opinioni i tij (dhe jo i opozitës shqiptare) ndahet prej opinionit të Albin Kurtit, aty ndahen edhe prej tij shumë qytetarë, opozitarë të pushtetit të sotëm në Shqipëri.

 Kjo kasë e kalbur politikanësh, nuk shohin dot më Kuq e Zi, por veç blu e rozë, duke harruar se nëse nesër bie euroja, ai Bashkim Europian apo qoftë edhe NATO-ja, ku sipas tyre duhet të integrohemi para së gjithash, do të na duhet të mbijetojnë duke u mbështetur vetëm në krahët e njëri-tjetrit. Stop Injorancës

Pjesë e shkëputur nga diskutimi i djeshëm mes Ramës dhe Kurtit:

Rama - Në këtë pikë kemi një dallim. Ne jemi absolutisht kundër çdo lloj politike shndërrimi territoresh. Për ne është e panegociueshme asnjë copë tokë e territorit shqiptar apo kosovar. Për aspektin tjetër ne duhet të integrojmë shqiptarët kudo që ndodhen”, tha kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Kurti - “Shqiptarët kanë nevojë dhe mirëpresin integrimin e jashtëm në organizmat e ndryshëm ndërkombëtarë. Njëkohësisht jemi të vetëdijshëm që integrimi i jashtëm nuk është zëvendësim për integrimin e brendshëm, që shqiptarët pavarësisht kufjve që i ndajnë padrejtësisht, të takohen dhe të bashkëpunojnë, sepse kombi nuk është vetëm kulturë edhe vetëm gjuhë, por njëkohësisht është edhe politikë kombëtare dhe ekonomi kombëtare”

Shifrat e kriminalitetit në Shqipëri

Në vitin 2006-ë, Shqipëria është renditur në vendin e 4-t për numrin e vrasjeve, në raport me numrin e popullsisë. Padyshim, në këtë humnerë, kemi bërë hapa para...

Kronika e djeshme:
- Vlorë, vritet me armë zjarri një 40-vjeçar dhe 2 të tjerë plagosen.
- Krimi në familje, burri vret gruan ditën e festës.
- Fushë-Krujë, tre të vdekur nga një familje nga përplasja e një makine me autobusin.

Ka ardhur koha mos të gjykojmë më pasojat, por të drejtohemi për tek shkaku i kësaj krize të rëndë sociale! Stop Injorancës !

Peshku qelbet nga koka, por peshku ynë edhe kokën e ka by**!

Berisha: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni janë përmirësuar dukshëm...


- Maqedoni, gjuha shqipe nuk përdoret në dokumente zyrtare
http://​stopinjorances.blogspot.com​/2009/10/​maqedoni-gjuha-shqipe-nuk-p​erdoret-ne.html

- Maqedoni, kisha mbi Kala, përleshen shqiptarë e maqedonas
http://​stopinjorances.blogspot.com​/2011/02/​maqedoni-kisha-mbi-kala-per​leshen.html

- Tjetër skandal në Maqedoni. I refuzohet leja e qëndrimit të përhershëm, publicistit Arben Llalla
http://​stopinjorances.blogspot.com​/2010/09/​tjeter-skandal-ne-maqedoni-​i-refuzohet.html

- Maqedoni, digjet flamuri shqiptar
http://​stopinjorances.blogspot.com​/2010/12/​maqedoni-digjet-flamuri-shq​iptar.html

- Maqedoni, përleshje me armë në kufi me Kosovën, 4 të vrarë
http://​stopinjorances.blogspot.com​/2010/05/​maqedoni-perleshje-me-arme-​ne-kufi-me.html

- Maqedonia, si i fsheh shqiptarët, pa shtetësi.
http://​stopinjorances.blogspot.com​/2009/12/​maqedonia-si-i-fsheh-shqipt​aret-pa.html

- Grabitet trashëgimia kulturore shqiptare në sy të UNESKO-s
http://​stopinjorances.blogspot.com​/2009/11/​grabitet-trashegimia-kultur​ore.html

- Mos ua vidhni historinë shqiptarëve !
http://​stopinjorances.blogspot.com​/2009/09/​mos-ua-vidhni-historine-shq​iptareve.html

- Enciklopedia maqedonase fyen shqiptarët
http://​stopinjorances.blogspot.com​/2011/01/​u-flet-shqip-maqedonasit-e-​prespes.html

- U flet shqip, maqedonasit e Prespës sulmojnë diplomaten
http://​stopinjorances.blogspot.com​/2011/01/​u-flet-shqip-maqedonasit-e-​prespes.html

- Shqiptarët e Maqedonisë: Të na jepet shtetësia shqiptare
http://​stopinjorances.blogspot.com​/2010/06/​shqiptaret-e-maqedonise-te-​na-jepet.html

- Revolta e shqiptarëve: Shkupi na pengon arsimin
http://​stopinjorances.blogspot.com​/2010/01/​revolta-e-shqiptareve-shkup​i-na-pengon.html


Kjo është vetëm një panoramë e shkurtër dhe e paplotësuar e ngjarjeve të 2 viteve të fundit në shtetin Maqedon.


Stop Injorancës
Peshku qelbet vërtetë nga koka, por ky kryepeshku ynë edhe kokën e ka by**!

Amerika ndërron bindjet, apo ambasadorët çdo 4 vjet?!

Amerika ka ndryshuar qëndrim ndaj politikanëve shqiptarë, apo thjeshtë ka ndryshuar ambasador...?!

Stop Injorancës

Cila është gjuha më e lashtë e botës?

Apo duhet të pyesim: Cila është gjuhë natyrale dhe jo gjuhë e përpiluar prej murgjsh mesjete? Stop Injorancës !

Bibla, kurani dhe urrejtja mes njerëzve

Zëdhënësi i Vatikanit, Frederiko Lombardi deklaroi se policia ka arrestuar personin i cili ka qëlluar me armë pranë katedrales, në Enfurt të Gjermanisë në mbajtjen e një meshe nga Papa Benedikti i XVI-të dje dhe gjatë që arrestimit ka arritur të plagosë gjithashtu edhe një roje të sigurisë.

 Si shpjegohet kjo urrejtje e madhe në këtë botë, në një kohë kur vetë Bibla dhe Kurani, janë librat më të përhapur mes njerëzve?! Stop Injorancës