Thursday, January 19, 2012

Skandali i shitjes së armëve



Arben Imami, Ministri i Mbrojtjes, në një intervistë në një kanal televiziv shqiptar, denoncoi akuzat për shitje armësh, që i janë bërë shtetit shqiptar nga opozita apo media, si shkaktare të rënies drastike së shitjeve së armëve.

Ai theksoi se nga 14.000 ton municion që kemi shitur vitin e shkuar, këtë vit kemi shitur vetëm 2.500 ton, kur në depot tona kemi edhe 38.000 ton municion për të pastruar.
Gjithashtu, nën zë, ai deklaroi se i ka bërë Afganistanit një dhuratë simbolike prej 10.000 kallashnikovësh.

Përtej faktit se ky shtet po mbahet ende duke shitur e dhuruar atë çka prodhoi dhe mblodhi sistemi i kaluar politik, përtej faktit që në dokumentet zyrtare të statistikave të shtetit të Nigerisë për vitin 2009, del se nga Shqipëria në këtë vend janë eksportuar mallra me vlerë në totalin e pabesueshëm prej 1 miliard e 346 milionë dollarëve, shifër që nuk gjen pasqyrim (siç do të ishte normale) në bilancet zyrtare të palës shqiptare dhe nuk dihet ku shkojnë këto lumenj parash, si shpjegohet që Shqipëria çarmatoset dita-ditës, ndërkohë që fqinjët e saj armatosen rëndë e më rëndë?

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Kësaj herë, do respektojmë kushtetutën...



Jozefina Topalli, Kryetarja e Parlamentit Shqiptar, në një deklaratë për shtyp theksoi dje mendimin e saj:

"Sa për çashtjen e zgjidhjes së kreut t'parë t'shtetit (Presidentit), un jam për respektim t'kushtetuts"

Pra, të dashur bashkëkombas, respektimi i Kushtetutës Shqiptare, nga përfaqësuesit tanë, është haptazi, çështje preference dhe jo detyrimi...
Presidenti i Republikës, Kreu i Forcave të Armatosura, zgjidhet vetëm me votat e shumicës.

Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Pasaporta biometrike, më tepër se shqitarë



Zëvendësministri i Brendshëm F. Poni konfirmoi para pak ditësh që pasaportat e vjetra skadojnë këtë fillim pranvere dhe ç'është më e rëndësishmja, që nga 2009-a dhe deri më sot, janë pajisur me pasaportat biometrike 2.2 milionë shqiptarë.

Po si t'ia bëjmë tani, që sipas INSTAT-it tonë të shquar (lexo të shqyer), shqiptarë kemi, (duke llogaritur nga fëmijët e sapolindur dhe deri tek pleqtë në prag të vdekjes), vetëm 2.8 milionë banorë?

Sipas zotërisë, vetëm 600 mijë shqiptarë janë ata që nuk paskan sot pasaporta biometrike, apo vetëm 2.8 milion shqiptarë ka arritur INSTAT-i të rregjistrojë nga popullsia shqiptare?!

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Akuzat publike ndaj prokurorisë



“Lipset të deklarojmë se Prokuroria në kërkesën e saj, provoi edhe njëherë se mbeti në mjerim të thellë profesional dhe ligjor për argumentet dhe pseudo-provat ku u mbështet.
E shtrënguar nga mungesa e tyre, por edhe paaftësia, ne pamë se asaj gjatë gjithë procesit gjyqësor, ju rrëzuan të gjitha pseudo-argumentet, prej të cilave ajo dhe vetë hoqi dorë, duke e parashëmbur kalanë prej rërë, të ndërtuar me pasion kriminal .
Ajo që pamë dhe dëgjuam sot në këtë seancë , në të cilën ajo duhet të reflektonte, ishte që për të shpëtuar nga mbytja Prokuroria u kap me dhëmbë në gomonen e çpuar të mashtruesit të vitit.
Fatkeqësi për këtë institucion, i cili na u shfaq edhe njëherë si kollovar dhe shërbëtor i politikës së rrugës dhe jo i ligjit.
Mund të themi pa më të voglin dyshim se pafajësia e Ilir Metës, e kërkuar nga mbrojtja në seancën e sotme është evidente sepse e tillë është e vërteta”


Komunikata për shtyp e Spartak Brahos - përfaqësuesit ligjor të I. Metës, pasi dëgjoi pretencën që kërkonte 2 vjet burg e 1 milion lekë gjobë ndaj Metës.

A mendoni se të tilla sulme ballore në deklarata për shtyp ndaj institucioneve të pavarura, kryer nga avokatë, që presupozohet se duhet të mbrojnë institucionet prej ku marrin edhe profesionin, nga avokatë që presupozohet se betohen për të punuar vetëm për të vërtetën dhe vetëm të drejtën, duhen dënuar ligjërisht, nëse provohet nga gjykata se i akuzuari i tyre, është fajtor?!


Shkroi Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Urimi për vitin e Ri 2012-të




Parashikimet tuaja për Vitin e Ri, që sapo ka trokitur...?

P.s Nuk jemi në krizë ekonomike, por kemi bërë pak sherr me bredhin për inat të Babagjyshit, për dhuratat që nuk shpërndau vitin e shkuar...

Urimi më i madh i shqiptarëve atë mot ishte:

"I dashur Babagjysh!

Këtë vit më more disa nga idhujt e mi më të dashur. Si këngëtar M. Xheksonin, si aktor P. Suejz, si prezantues M. Buonxhornon, etj.

Të lutem mos harro që politikani im i preferuar është Sali Berisha.

Të kam xhan!"
Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2


http://www.facebook.com/photo.php?fbid=221877707839244&set=a.221876837839331.75574.220909724602709&type=3

Plehrat dhe plehrat



Disa i quajnë plehra, disa i quajnë mbetje. Disa i quajnë helmuese, disa si një biznes fitimprurës. Disa i duan dhe bashkëjetojnë në harmoni me ato, disa nuk iu zënë dot emrin në gojë, si dhe disave gjithçka u del nga goja, e tillë ngjan.


E pra, të dashur miq e bashkombas shqiptarë, ia arritëm më në fund ditës që edhe përballë importit të plehrave nga jashtë, të rradhitemi në 2 kampe, me qëndrime prerazi të ndryshme. 

Uroj që ekipit të plehrave t'iu dalë çdo hedhje topi huq dhe toka shqiptare të mos kthehet në KOSH!

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Ata që çdo mëngjes ia djeg qulli, gjithë ditën i fryjnë kosit


Aleanca Kuq e Zi në 17 Janar organizon një tubim madhështor në Qytetin historik të Krujës në përkujtim të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Aleanca Kuq e Zi ve ne dispozicjon autobuzë nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Lezha dhe Laci. Regjistrohuni online më poshtë.

http://www.aleancakuqezi.al/aktivitete/?regevent_action=register&event_id=1&name_of_event=17+Janar+-+Kruje

Më 17 Janar do të jemi në Krujë. Do të përkujtojmë vdekjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut, ashtu si nuk është përkujtuar kurrë më parë, ashtu si Aleanca KuqeZi di të nderojë figurat historike të kombit shqiptar. Më 17 Janar eja dhe ti, mos eja vetem, merr kë të mundesh.

- Disa prej qytetarëve shqiptarë nuk mund të vijnë në këtë tubim, pasi nuk e dinë ku i keni gjetur lekët për të paguar autobusët.
- Disa prej qytetarëve shqiptarë nuk mund të festojnë me ju, sepse kanë frikë se K. Spahiu nuk quhet Albin Kurti dhe Aleanca Kuq e zi nuk quhet Vetvendosje.
- Disa prej qytetarëve shqiptarë nuk do t'iu bashkohen pasi kanë frikë se ju do hyni në politikë, për ti mbrojtur aty, interesat e tyre.
- Disa prej qytetarëve shqiptarë nuk do jenë me ju, sepse kanë frikë se Spahiu po tenton të marrë pushtetin e Berishës.
- Disa prej qytetarëve shqiptarë nuk vijnë sepse me paratë e shpenzuara për flamurin madhëshor, mund t'ua jepnit të pangrënëve e me arsyetimin e tyre ne nuk kemi të drejtë të festojmë asgjë.
- Disa prej qytetarëve shqiptarë ju kundërshtojnë sepse gjykatat janë të korruptuara dhe zbuluan që fajin e ka K. Spahiu.
- Disa prej qytetarëve shqiptarë do ligështohen sepse edhe PDIU-ja ia nisi me deklarata patriotike, por mbeti nën hundën e shtrembër të pushtetit që shet Shqipërinë.
- Disa prej qytetarëve shqiptarë me zor po prisnin që të krijohej kjo Aleanca që ta akuzonin për gjithçka nuk ka shkuar mirë në këtë vend dhe për ti veshur si detyrë gjithçka nxjerr oreksi i tyre.

- Disa prej qytetarëve shqiptarë, po ashtu si disa prej qytetarëve të gjithë botës, janë kundra për çdo gjë dhe në çdo kohë, prandaj le të bashkohemi në këtë përkujtim që Gjergj Kastriotit i mungon prej më shumë se 5 shekujsh!

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Puçi i


Prokurorisë iu desh pothuajse një vit i plotë hetim për të hedhur poshtë akuzat se 21 janari ishte grusht shteti, apo puç.

Tani s'mbetet gjë tjetër, veçse të merret në pyetje Kryeministri i vendit, për thikat me helm, stilolapsat-pistoleta dhe çadrat snajper. Kujt dhe ku i ka parë?!

Në foto, një puçist veteran që shëtit në bulevardin "Dëshmorët e kombit me raketë dore antitank.

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Prindërit - Mos harro



Kur ishe 8 vjeç babai të bleu një akullore dhe ti e falenderove duke bërë pis pantallonat e tij, ngaqë të pikonte akullorja.
Kur ishe 9 vjeç, ai pagoi për kursin tënd të pianos dhe ti e falenderove duke mos mësuar instrumentin.
Kur ishe 10 vjec, ai të bëri shëtitje rreth e rrotull qytetit, të çoi nga stërvitja e futbollit tek ditëlindja e një shoku etj,,, dhe ti e falenderove duke dalë nga makina dhe kurrë nuk e ktheve kokën prapa.
Kur ishe 11 vjeç, ai të çoi ty me shokët e tu në kinema, për të parë filmin që pëlqeje dhe ti e falenderove duke i thënë që të ulej në një vend larg teje.
Kur ishe 13 vjeç, të sugjeroi se si ti prisje flokët dhe ti e falenderove duke i thënë se s'kishte shije për këto punë.
Kur ishe 14-të ai të pagoi një eksursion një-mujorsh dhe ti e falenderove duke mos i dërguar asnjë letër, ndërsa ishe larg.
Kur ishe 15 vjeç, ai erdhi nga puna dhe kërkonte një përqafim tëndin. Dhe ti e falenderove duke mbyllur derën e dhomës tënde me çelës.
Kur ishe 16-të ai të mësoi makinën dhe ti e falenderove duke i marrë makinën përherë.
Kur ishe 17-të ai priste një telefonatë të rëndësishme dhe ti e falenderove duke ndenjur gjithë ditën dhe natën në telefon.
Kur ishe 18 vjeç ai qau kur ti u diplomove ndërsa ti e falenderove duke festuar me shokët e tu.
Kur ishe 19-të ai të pagoi universitetin dhe solli valixhet e tua në dhomë, ndërsa ti e falenderove duke i thënë "mirupafshim", por me frikën se mos turpëroheshe në sytë e shokëve të tu.
Kur ishe 25 vjeç, ai pagoi dasmën tënde dhe ti ia shpërbleve duke ikur nga qyteti bashkë me gruan tënde.
Kur ishe 50 vjeç ai u sëmur dhe kërkoi ndihmën tënde. Dhe ti e falenderove duke menduar se ai ishte një barrë për ty.
E pastaj, një dite ai VDIQ.
Dhe vdekja e tij ra si një rrufe në zemrën tënde. U pendove për të gjitha gjërat që s'kishe bërë.

Duajini prindërit, sepse ata të falën jetën dhe bënë që të bëhesh DIKUSHI në jetë!

Depërtimi i internetit


Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit deklaroi para disa ditësh lajmin e mrekullueshëm, që Shqipëria ka depërtimin më të madh të Internetit, në Europë.

Ju, mosmirënjohës plangprishës, në vend që të duartroksini ia keni nisur edhe nga pretendimet, dashkeni edhe energji elektrike pale...

Çifti Pollo-Pango kaq kanë në dorë, vetëm të na shtrijnë kabllin!

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2