Stop Injorancës on Thursday, March 1, 2012 at 9:58am ·
Në datën 22-23 shkurt, në Bruksel u fi rmos një marrëveshje midis perëndimit dhe lindjes, Amerikës dhe Rusisë, shqiptarëve dhe serbëve, marrëveshje e cila nuk kishte lidhje vetëm me të ardhmen e Kosovës, por të gjithë rajonin e Ballkanit. Natyrisht, që fitimtar më së pari doli perëndimi dhe kosovarët, pikërisht ata që e kishin fituar edhe luftën në pranverë të 1999-ës. Pse? Me këtë marrëveshje me një gur u vranë dy zogj. Kjo firmë nga ana e serbëve ka qenë Plani B i tyre, pasi ju dështoi Plani A – ndarja e Kosovës dhe pranimi i të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe, sipas tyre, pasi të copëtohej Kosova. Ndërsa perëndimi dhe shqiptarët vepruan suksesshëm vetëm me një plan A, i cili synonte të lejonte Kosovën me një artificë në formë por jo në përmbajtje, të ishte shtet sovran për të marrë vendime dhe e hodhën Serbinë në prehrin e Evropës, duke ja shkëputur Rusisë. Footnot-a mund të shihet si një mekanizëm që shpëton nderin e humbur të Serbisë përballë popullit të vet, por në formë, jo në përmbajtje. Në këtë kuptim, edhe protestat e VV kanë një të mirë sepse ju mbushin mendjen serbëve se e ‘fituar’ ka dalë1 Serbia. Rusia, e preokupuar mbi stabilitetin e saj të brendshëm në prag të zgjedhjeve presidenciale gjithë tension, në politikat e kushtueshme të mbrojtjes dhe në pesimizmin që e ka kapluar nga shtrëngimi i darës në rajonet në jug dhe lindje të saj, natyrisht që nuk kishte se çfarë të bënte tjetër. Ja vlen të theksojmë se po në të njëjtën datë - por 13 vjet më parë - pikërisht më 22 shkurt 1999, socialistët serbë të Millosheviçit, nuk kishin pranuar me kryeneçësi të firmosnin një marrëveshje në Rambouillet me shqiptarët e Kosovës (nënkupto edhe me perëndimin dhe krahun e saj të armatosur-NATO-n) për të pranuar restaurimin e autonomisë së Kosovës dhe për të vendosur trupa paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë. Kjo kështjellë e ndërtuar nga Louisi XVIII, ku kanë lindur apo banuar shumë njerëz të rëndësishëm, duke përfshirë Napoleonin, De Golin por edhe shkrimtarë si Goselini dhe Hemingueji, ndoshta u zgjodh simbolikisht sepse aty kishte abdikuar monarku Charles X në vitin 1830, pasi parisienët kishin dalë në barrikada. A janë të rastësishme dt. 22 shkurt dhe pikërisht numri 13 si simbole? Ta shohim. Tadiçi nuk mund të bënte të njëjtin gabim si Millosheviçi 13 vjet më parë, në këtë datë domethënëse. Kupa ishte mbushur, serbët kishin vetëm një rrugë, të firmosnin dhe dështimin e radhës mbi një kauzë pa të ardhme, ta paraqisnin si fitore të tyre në politikën e brendshme. Ka shekuj që serbët festojnë datat e humbjeve të mëdha. Natyrisht që në histori nuk ka vlerë vetëm të dish si papagall shumë ngjarje dhe data, apo të thuash menjëherë se kur ka ndodhur kjo ngjarje apo një ngjarje tjetër. Në shkencën në dukje jo ekzakte të historisë, këto janë maja joshëse e tërheqëse me ngjyrë të bardhë që ka një copë e madhe akulli e quajtur ajsberg, kur e kundron duke lëvizur me ngadalë mbi syprinën e oqeanit. Më e rëndësishme është të kuptosh se çfarë ka poshtë ky ajsberg dhe të parashikosh se si do të lëvizë dhe se si janë rrymat e tjera nënujore që mund të ndikojnë mbi të. Ç’kishte ndodhur që perëndimi ishte prishur me të përkëdhelurën dhe aleaten e vet në dy luftëra, Serbinë? Në vitet 1990 bota kishte nisur udhën për tu bërë unilateraliste. Bota nuk sundohej më nga teoritë marksiste të luftës së klasave, as nga lufta e racave të nazistëve por nga lufta qytetërimore. Një armik i ri qytetërimor po projektohej prej perëndimit: Islami dhe territori i tij kryesor, Lindja e Mesme. Edhe pa Perden e Hekurt dhe Murin e Berlinit, establishmenti ushtarak perëndimor do të vepronte me kapacitet të plotë. Tabela e madhe e shahut ishte spostuar pranë burimeve të mëdha botërore të naftës dhe këto burime ndodhen kryesisht në tokat e myslimanëve të Lindjes së Mesme dhe të Azisë. Në këtë luftë qytetërimore do të binte një nga polet e tensionit 50-vjetar dhe superfuqia e dytë e frikshme, ish BRSS-ja. Sidoqoftë, sipas konceptit qytetërimor, religjioz, gjuhësor dhe AND-së së racës, Rusia që ngeli bërthama më e fortë e Lindjes komuniste dukej se do të mblidhte rreth vetes popujt ortodoksë dhe sllavo-ortodoksë ku bënte pjesë edhe Serbia. Në rajonin tonë po binte fuqia e ortodoksizmit dhe po frynin erërat për një rilindje të otomanizmit dhe fuqizimit të Turqisë. Kjo kërkonte çmontimin jo vetëm të ish-Jugosllavisë, por edhe të ushtrisë së saj të fuqishme rajonale të trashëguar nga Serbia. Ky plan i Elitës për Ballkanin solli rreshtimin e perëndimit kundër qytetërimit ortodoks dhe Serbisë. Turqia ende e pafuqishme për ta administruar vetë këtë plan në rajon, u ndihmua fillimisht t’i hiqte gështenjat me duart e hekurta të perëndimit. Duke u mikluar, krahas të tjerave në Ballkan, Turqisë po i kërkohej të aktronte në koherencë me perëndimin kristianoperëndimor-çifut në lidhje me ngjarjet e rrëmetshme që pritet të ndodhin së shpejti në Lindjen e Mesme. Rajoni i Kosovës ka një histori baticash e zbaticash për sa i përket dominimit numerik të këtij rajoni midis shqiptarëve dhe serbëve. Banorët e parë më të hershëm të Kosovës dihet se janë quajtur qysh nga Homeri “dardanë”, qysh në kohët klasike. Më pas, në vitin 160 para Krishtit, ilirët e Dardanisë janë futur nën administrimin romak të quajtur Moesia Superior. Dihet se sllavët kanë ardhur në rajon në shekullin 6-7 pas Krishtit kur ishte prishur Roma, dhe së bashku me bullgarët e kanë sunduar rajonin në mënyrë të alternuar, deri sa erdhën osmanët të cilët e mposhtën tragjikisht dhe fatalisht aleancën e popujve të Ballkanit në luftën e Kosovës në qershor të 1389. Gjatë luftërave të mëdha midis osmanëve dhe austriakëve në fund të viteve 1680, ka pasur një braktisje relative të vendit nga kolonizatorët disa shekullorë serbë të fushave, të orkestruar nga një tërheqje e orkestruar prej peshkopit të Pejës, Artemije III. Për të shpëtuar nga shfarosja dhe asimilimi serb, shqiptarët u konvertuan atëbotë masivisht nga të krishterë, në islam. Ndarja në besim nga kisha serbe do ndalonte asimilimin e shqiptarëve. Kjo solli dhe rritjen e armiqësisë racore e gjuhësore. Por, pas luftërave ballkanike, përgjatë viteve 1912-1990, ka pasur politika të njohura shfarosëse dhe asimiluese ndaj shqiptarëve të Kosovës, kryesisht prej serbëve, politika të cilat në fakt vetëm sa e kanë forcuar rezistencën e shqiptarëve të Kosovës. Ja, p.sh, u hakërrua Millosheviçi në Gazimestan më 1989 dhe shqiptarët rrëmbyeshëm reaguan dhe krijuan Republikën e Kosovës në kuadër të Jugosllavisë në korrik të 1990 dhe më tej pa kthim mbrapa, Republikën e Pavarur në shtator të vitit 1991 me z. Rugova në krye të saj si President të zgjedhur në maj të vitit 1992. Edhe tani, pasi dështoi plani A i serbëve për të njohur “Shqipërinë e Madhe”, siç e quajnë ata, në këmbim të dorëzimit të territoreve të Mitrovicës së Veriut në drejtim të Serbisë, me ëndrrat serbe që ta mbajnë të hapur çështjen e Kosovës në një të ardhme tjetër me anë të një asteriksi ku palët gjoja nuk ndryshojnë qëndrim (Serbia e njeh Kosovën vetëm sipas Rezolutës 1244 nën administrim të OKB, dhe nga ana tjetër njeh paradoksalisht edhe Deklaratën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës - çfarë komedie!!), të mashtruarit e mëdhenj janë nacionalistët serbë. Kosovës tashmë i lind e drejta të jetë një zë më vete. Por, nga ana tjetër shqiptarëve me anë të footnote-s ju lind e drejta të reagojnë ndaj politikave të vjetra dhe ëndrrave serbe, çka mobilizoi një duzinë deputetësh kosovarë për të kërkuar firmosjen e një projektrezolute që kërkon bashkimin politik me Shqipërinë. Kush mbjell furtunën do të korrë stuhinë. Është e pamundur të qëndrojë një komb i ndarë në dysh, nën sëpatën ruse. Pika e fundit është ‘rastësia’ e takimit të fundit të Brukselit më 22-23 shkurt, pikërisht 13 vjet pas Marrëveshjes së dështuar të Rambouillet. Vëllazëritë që qëndrojnë mbi politikën qoftë në perëndim qoftë në lindje, i kanë shumë për zemër simbolet, numrat, datat, pasi flasin me to shumë, pa u lodhur. Ja, shikoni p.sh se kur ja deklaroi luftën Hitlerit Anglia e Chamberlainit: 3 shtator, ditën e lindjes dhe të vdekjes së O.Kromuellit, njeriut që hapi rrugën për kapitalizmin e lirë në Angli dhe futjen e kapitalit çifut në këtë shtet si dhe lejimin e bankave të tyre çka themeloi tregun financiar të Londrës, që vazhdon të jetë më i madhi në botë; shikoni se kur u hap Froti i Dytë në Normandi të Francës me operacionin Overlord: 06.06.’44, ora 06, pasi tre gjashtat 666 japin numrin e bishës…; shikoni kur u sulmua Iraku i S.Huseinit në luftën e dytë të quajtur Lufta e Dytë e Gjirit: 19 marrs 2003, dita që në halakhah-un çifut është e përafërt me ditën e halloweenit, kur me veshje të frikshme jepen ëmbëlsira; po në këtë datë u godit 11 vjet më pas nga ajri prej NATO-s edhe regjimi i Gadafit në Libi - vitin që kaloi; madje më 15 mars ndodhi te ne edhe Gërdeci, për Idetë e Marsit, dita me hënë të plotë kur është vrarë edhe Cezari.I morëm këto shembuj për të treguar se numri 13 i viteve të çlirimit të Kosovës, është numri kur në krishterim fëmija hyn në adoleshencë dhe në judaizëm hyn në të ashtuquajturin Bar Mitzvahdhe bëhet anëtar me të drejta të plota në besimin çifut. Edhe Çezari e kaloi Rubikonin kur filloi Luftën Civile dhe prishi Republikën e Romës me 13 legjione. Por, simbolika më e fortë e numrit 13 duket të jetë simbolika e fitores amerikane në këtë kauzë. Mjafton të shihet në vulën e SHBA-ve se sa shumë e gjejmë simbolikën e numrit 13: shiritat e flamurit amerikan, 13 degët e ullirit në një kthetër të shqiponjës, 13 shigjetat në anën tjetër; po kështu fjalët E Pluribus Unum dhe Annuit Coeptis kanë nga 13 gërma; 13 janë shtresat e tullave të piramidës, etj. Dhe e fundit por më e rëndësishmja si simbolikë, 13 janë shkallët që të çojnë në podiumin e trekëmbëshit ku çohen të dënuarit me vdekje. Kjo ishte ana tjetër e monedhës.
Nga Alfred CAKO - G. Shqiptare