Friday, March 16, 2012

Footnot-a e Kosovës dhe simboli i numrit 13




Stop Injorancës on Thursday, March 1, 2012 at 9:58am ·


Në datën 22-23 shkurt, në Bruksel u fi rmos një marrëveshje midis perëndimit dhe lindjes, Amerikës dhe Rusisë, shqiptarëve dhe serbëve, marrëveshje e cila nuk kishte lidhje vetëm me të ardhmen e Kosovës, por të gjithë rajonin e Ballkanit. Natyrisht, që fitimtar më së pari doli perëndimi dhe kosovarët, pikërisht ata që e kishin fituar edhe luftën në pranverë të 1999-ës. Pse? Me këtë marrëveshje me një gur u vranë dy zogj. Kjo firmë nga ana e serbëve ka qenë Plani B i tyre, pasi ju dështoi Plani A – ndarja e Kosovës dhe pranimi i të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe, sipas tyre, pasi të copëtohej Kosova. Ndërsa perëndimi dhe shqiptarët vepruan suksesshëm vetëm me një plan A, i cili synonte të lejonte Kosovën me një artificë në formë por jo në përmbajtje, të ishte shtet sovran për të marrë vendime dhe e hodhën Serbinë në prehrin e Evropës, duke ja shkëputur Rusisë. Footnot-a mund të shihet si një mekanizëm që shpëton nderin e humbur të Serbisë përballë popullit të vet, por në formë, jo në përmbajtje. Në këtë kuptim, edhe protestat e VV kanë një të mirë sepse ju mbushin mendjen serbëve se e ‘fituar’ ka dalë1 Serbia. Rusia, e preokupuar mbi stabilitetin e saj të brendshëm në prag të zgjedhjeve presidenciale gjithë tension, në politikat e kushtueshme të mbrojtjes dhe në pesimizmin që e ka kapluar nga shtrëngimi i darës në rajonet në jug dhe lindje të saj, natyrisht që nuk kishte se çfarë të bënte tjetër. Ja vlen të theksojmë se po në të njëjtën datë - por 13 vjet më parë - pikërisht më 22 shkurt 1999, socialistët serbë të Millosheviçit, nuk kishin pranuar me kryeneçësi të firmosnin një marrëveshje në Rambouillet me shqiptarët e Kosovës (nënkupto edhe me perëndimin dhe krahun e saj të armatosur-NATO-n) për të pranuar restaurimin e autonomisë së Kosovës dhe për të vendosur trupa paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë. Kjo kështjellë e ndërtuar nga Louisi XVIII, ku kanë lindur apo banuar shumë njerëz të rëndësishëm, duke përfshirë Napoleonin, De Golin por edhe shkrimtarë si Goselini dhe Hemingueji, ndoshta u zgjodh simbolikisht sepse aty kishte abdikuar monarku Charles X në vitin 1830, pasi parisienët kishin dalë në barrikada. A janë të rastësishme dt. 22 shkurt dhe pikërisht numri 13 si simbole? Ta shohim. Tadiçi nuk mund të bënte të njëjtin gabim si Millosheviçi 13 vjet më parë, në këtë datë domethënëse. Kupa ishte mbushur, serbët kishin vetëm një rrugë, të firmosnin dhe dështimin e radhës mbi një kauzë pa të ardhme, ta paraqisnin si fitore të tyre në politikën e brendshme. Ka shekuj që serbët festojnë datat e humbjeve të mëdha. Natyrisht që në histori nuk ka vlerë vetëm të dish si papagall shumë ngjarje dhe data, apo të thuash menjëherë se kur ka ndodhur kjo ngjarje apo një ngjarje tjetër. Në shkencën në dukje jo ekzakte të historisë, këto janë maja joshëse e tërheqëse me ngjyrë të bardhë që ka një copë e madhe akulli e quajtur ajsberg, kur e kundron duke lëvizur me ngadalë mbi syprinën e oqeanit. Më e rëndësishme është të kuptosh se çfarë ka poshtë ky ajsberg dhe të parashikosh se si do të lëvizë dhe se si janë rrymat e tjera nënujore që mund të ndikojnë mbi të. Ç’kishte ndodhur që perëndimi ishte prishur me të përkëdhelurën dhe aleaten e vet në dy luftëra, Serbinë? Në vitet 1990 bota kishte nisur udhën për tu bërë unilateraliste. Bota nuk sundohej më nga teoritë marksiste të luftës së klasave, as nga lufta e racave të nazistëve por nga lufta qytetërimore. Një armik i ri qytetërimor po projektohej prej perëndimit: Islami dhe territori i tij kryesor, Lindja e Mesme. Edhe pa Perden e Hekurt dhe Murin e Berlinit, establishmenti ushtarak perëndimor do të vepronte me kapacitet të plotë. Tabela e madhe e shahut ishte spostuar pranë burimeve të mëdha botërore të naftës dhe këto burime ndodhen kryesisht në tokat e myslimanëve të Lindjes së Mesme dhe të Azisë. Në këtë luftë qytetërimore do të binte një nga polet e tensionit 50-vjetar dhe superfuqia e dytë e frikshme, ish BRSS-ja. Sidoqoftë, sipas konceptit qytetërimor, religjioz, gjuhësor dhe AND-së së racës, Rusia që ngeli bërthama më e fortë e Lindjes komuniste dukej se do të mblidhte rreth vetes popujt ortodoksë dhe sllavo-ortodoksë ku bënte pjesë edhe Serbia. Në rajonin tonë po binte fuqia e ortodoksizmit dhe po frynin erërat për një rilindje të otomanizmit dhe fuqizimit të Turqisë. Kjo kërkonte çmontimin jo vetëm të ish-Jugosllavisë, por edhe të ushtrisë së saj të fuqishme rajonale të trashëguar nga Serbia. Ky plan i Elitës për Ballkanin solli rreshtimin e perëndimit kundër qytetërimit ortodoks dhe Serbisë. Turqia ende e pafuqishme për ta administruar vetë këtë plan në rajon, u ndihmua fillimisht t’i hiqte gështenjat me duart e hekurta të perëndimit. Duke u mikluar, krahas të tjerave në Ballkan, Turqisë po i kërkohej të aktronte në koherencë me perëndimin kristianoperëndimor-çifut në lidhje me ngjarjet e rrëmetshme që pritet të ndodhin së shpejti në Lindjen e Mesme. Rajoni i Kosovës ka një histori baticash e zbaticash për sa i përket dominimit numerik të këtij rajoni midis shqiptarëve dhe serbëve. Banorët e parë më të hershëm të Kosovës dihet se janë quajtur qysh nga Homeri “dardanë”, qysh në kohët klasike. Më pas, në vitin 160 para Krishtit, ilirët e Dardanisë janë futur nën administrimin romak të quajtur Moesia Superior. Dihet se sllavët kanë ardhur në rajon në shekullin 6-7 pas Krishtit kur ishte prishur Roma, dhe së bashku me bullgarët e kanë sunduar rajonin në mënyrë të alternuar, deri sa erdhën osmanët të cilët e mposhtën tragjikisht dhe fatalisht aleancën e popujve të Ballkanit në luftën e Kosovës në qershor të 1389. Gjatë luftërave të mëdha midis osmanëve dhe austriakëve në fund të viteve 1680, ka pasur një braktisje relative të vendit nga kolonizatorët disa shekullorë serbë të fushave, të orkestruar nga një tërheqje e orkestruar prej peshkopit të Pejës, Artemije III. Për të shpëtuar nga shfarosja dhe asimilimi serb, shqiptarët u konvertuan atëbotë masivisht nga të krishterë, në islam. Ndarja në besim nga kisha serbe do ndalonte asimilimin e shqiptarëve. Kjo solli dhe rritjen e armiqësisë racore e gjuhësore. Por, pas luftërave ballkanike, përgjatë viteve 1912-1990, ka pasur politika të njohura shfarosëse dhe asimiluese ndaj shqiptarëve të Kosovës, kryesisht prej serbëve, politika të cilat në fakt vetëm sa e kanë forcuar rezistencën e shqiptarëve të Kosovës. Ja, p.sh, u hakërrua Millosheviçi në Gazimestan më 1989 dhe shqiptarët rrëmbyeshëm reaguan dhe krijuan Republikën e Kosovës në kuadër të Jugosllavisë në korrik të 1990 dhe më tej pa kthim mbrapa, Republikën e Pavarur në shtator të vitit 1991 me z. Rugova në krye të saj si President të zgjedhur në maj të vitit 1992. Edhe tani, pasi dështoi plani A i serbëve për të njohur “Shqipërinë e Madhe”, siç e quajnë ata, në këmbim të dorëzimit të territoreve të Mitrovicës së Veriut në drejtim të Serbisë, me ëndrrat serbe që ta mbajnë të hapur çështjen e Kosovës në një të ardhme tjetër me anë të një asteriksi ku palët gjoja nuk ndryshojnë qëndrim (Serbia e njeh Kosovën vetëm sipas Rezolutës 1244 nën administrim të OKB, dhe nga ana tjetër njeh paradoksalisht edhe Deklaratën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës - çfarë komedie!!), të mashtruarit e mëdhenj janë nacionalistët serbë. Kosovës tashmë i lind e drejta të jetë një zë më vete. Por, nga ana tjetër shqiptarëve me anë të footnote-s ju lind e drejta të reagojnë ndaj politikave të vjetra dhe ëndrrave serbe, çka mobilizoi një duzinë deputetësh kosovarë për të kërkuar firmosjen e një projektrezolute që kërkon bashkimin politik me Shqipërinë. Kush mbjell furtunën do të korrë stuhinë. Është e pamundur të qëndrojë një komb i ndarë në dysh, nën sëpatën ruse. Pika e fundit është ‘rastësia’ e takimit të fundit të Brukselit më 22-23 shkurt, pikërisht 13 vjet pas Marrëveshjes së dështuar të Rambouillet. Vëllazëritë që qëndrojnë mbi politikën qoftë në perëndim qoftë në lindje, i kanë shumë për zemër simbolet, numrat, datat, pasi flasin me to shumë, pa u lodhur. Ja, shikoni p.sh se kur ja deklaroi luftën Hitlerit Anglia e Chamberlainit: 3 shtator, ditën e lindjes dhe të vdekjes së O.Kromuellit, njeriut që hapi rrugën për kapitalizmin e lirë në Angli dhe futjen e kapitalit çifut në këtë shtet si dhe lejimin e bankave të tyre çka themeloi tregun financiar të Londrës, që vazhdon të jetë më i madhi në botë; shikoni se kur u hap Froti i Dytë në Normandi të Francës me operacionin Overlord: 06.06.’44, ora 06, pasi tre gjashtat 666 japin numrin e bishës…; shikoni kur u sulmua Iraku i S.Huseinit në luftën e dytë të quajtur Lufta e Dytë e Gjirit: 19 marrs 2003, dita që në halakhah-un çifut është e përafërt me ditën e halloweenit, kur me veshje të frikshme jepen ëmbëlsira; po në këtë datë u godit 11 vjet më pas nga ajri prej NATO-s edhe regjimi i Gadafit në Libi - vitin që kaloi; madje më 15 mars ndodhi te ne edhe Gërdeci, për Idetë e Marsit, dita me hënë të plotë kur është vrarë edhe Cezari.I morëm këto shembuj për të treguar se numri 13 i viteve të çlirimit të Kosovës, është numri kur në krishterim fëmija hyn në adoleshencë dhe në judaizëm hyn në të ashtuquajturin Bar Mitzvahdhe bëhet anëtar me të drejta të plota në besimin çifut. Edhe Çezari e kaloi Rubikonin kur filloi Luftën Civile dhe prishi Republikën e Romës me 13 legjione. Por, simbolika më e fortë e numrit 13 duket të jetë simbolika e fitores amerikane në këtë kauzë. Mjafton të shihet në vulën e SHBA-ve se sa shumë e gjejmë simbolikën e numrit 13: shiritat e flamurit amerikan, 13 degët e ullirit në një kthetër të shqiponjës, 13 shigjetat në anën tjetër; po kështu fjalët E Pluribus Unum dhe Annuit Coeptis kanë nga 13 gërma; 13 janë shtresat e tullave të piramidës, etj. Dhe e fundit por më e rëndësishmja si simbolikë, 13 janë shkallët që të çojnë në podiumin e trekëmbëshit ku çohen të dënuarit me vdekje. Kjo ishte ana tjetër e monedhës.



Nga Alfred CAKO - G. Shqiptare

Friday, March 9, 2012

...është thjesht, e gabuar!





Janë disa njerëz që do urrenin farën e tyre
për ti treguar botës që s'janë racistë,
janë disa njerëz që do refuzonin të hanin mishin
për ti treguar botës që i duan kafshët,
janë disa njerëz që do merreshin me bamirësi
për ti treguar botës që s'janë diktatorë,
janë disa njerëz që do i jepnin çdokujt lëmoshë
për ti treguar botës që s'janë mizorë.

Janë disa njerëz që do harronin gjuhën e tyre
për ti treguar botës sa shumë të ditur janë,
janë disa njerëz që do pështynin mbi kulturën e vet
për ti treguar botës, që veç qytetarë të saj janë,
janë disa njerëz që do refuzonin çdo kënaqësi fizike
për ti treguar botës që s'janë materialistë,
janë disa njerëz që edhe njerëz do të vrisnin
për ti treguar botës, besnikërinë ndaj Perëndisë.

Janë disa njerëz që do shoqëronin çdo homoseksual
për ti treguar botës që s'janë diskriminues,
janë disa njerëz që do urrenin gjithçka mashkullore
për ti treguar botës që luftën për të drejtat e gruas,
janë disa njerëz që do të hiqnin dorë prej seksit
për ti treguar botës që ata kanë ndjenja,
janë disa njerëz që do duronin çdo përdhosje dinjiteti
për ti treguar botës që janë kundra dhunës.

Janë disa njerëz që do duartrokisnin çdo sistem
për ti treguar botës që e duan paqen,
janë disa njerëz që do provonin çdo perversitet
për ti treguar botës që janë të lirë,
janë disa njerëz që do mbyllnin edhe sytë
për ti treguar botës që janë besnikë,
janë disa njerëz që do të puthnin edhe këmbët
për të treguar që kanë dhe ndjejnë respekt.

Janë disa njerëz që do silleshin arrogantë
për ti treguar botës që s'janë të vobektë,
janë disa njerëz që do mbanin forcërisht një partner
për ti treguar botës që s'janë të vetëm,
janë disa njerëz që do vishnin çdo batutë të modës
për ti treguar botës që janë njerëz të kohës,
janë disa njerëz që do të thyenin çdo zemër
për ti treguar botës, që janë të aftë.

Janë disa njerëz që do qëndronin vetëm të vrenjtur
për ti treguar botës që s'janë qesharakë,
janë disa njerëz që shkatërronin çdo iniciativë
për ti treguar botës që s'janë dështakë,
janë disa njerëz që do bënin gjithçka e gjithmonë
vetëm e vetëm botës për t'ia treguar...

...por janë të tjerë njerëz që e bëjnë këtë botë më të mirë,
pa u treguar asnjëherë të tillë.


Shkroi: Stop Injorancës  https://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Tuesday, March 6, 2012

Të ngrihet një muze për genocidin ndaj shqiptarëve



Berisha: Në Tiranë duhet të ngrihet një muze për genocidin ndaj shqiptarëve

Eshtë e domosdoshme që Tirana, kryeqytetin e vendit, të ketë një muze të veçantë për kalvarin e shqiptarëve këto dy shekuj, sepse për ne, harresa do të ishte turpërim i madh, do të ishte e pafalshme!
Ne flasim dhe njohim disa nga masakrat, por ju garantoj se në çdo territor të këtij vendi që kufizohet me të tjerë kalohet mbi të vdekur, të rënë vetëm e vetëm se ishin shqiptarë. Kjo është mënyra më dinjitoze për të ndërtuar marrëdhëniet e reja me kombet e vendet përreth, për të ecur të sigurt drejt së ardhmes që meritojmë. Ndaj, edhe Tirana duhet të ketë një muze të genocidit kundër shqiptarëve, në mënyrë që brezat, fëmijët tanë, fëmijët e fëmijëve tanë të shohin se cilat ishin sakrificat e paraardhëse të tyre, cila është drita që i udhëheq ata drejt së ardhmes që meritojnë”.

“Asnjë komb tjetër, pas kombit hebre, nuk ka njohur genocide, spastrime etnike, krime kundër njerëzimit, siç kanë njohur shqiptarët, të paktën që nga Lidhja e Prizrenit, deri në fund të shekullit që lamë pas. Por sot, ne jemi të lirë e kjo liri është e tëra e ndërtuar mbi një sakrificë mbinjerëzore, mbi një përpjekje titanike të një kombi të vogël për të mbijetuar, në të drejtën, në tokën, në trojet e tij. Sot, ne jemi të lirë dhe kemi një vështrim të kristaltë drejt të ardhmes sonë. Kemi besim të madh se si komb i lire lamë mbrapa periudhën e përpjekjeve për mbijetesë e ekzistencë dhe kemi hapur kapitullin e ndërtimit të së ardhmes që meritojmë, e një të ardhmeje në liri, në prosperitet, në bashkëpunim dhe miqësi me kombet e tjera të rajonit e të Europës,” tha Berisha.

P.s Si ta bëjmë Z. Berisha që vetëm gjatë qeverijes suaj janë përdhunuar të gjitha varret, bustet e statujat e figurave të kombit shqiptar? Janë shkatërruar të gjitha shtëpitë muze, të gjitha monumentet e kulturës, çdo shenjë nga e kaluara jonë e mundimshme, nga trashëgimia jonë kulturore.
Si t'ia bëjmë që ti edhe pse me PDIU-në në kualicion, nuk gjete kurrë guxim të trajtosh çështjen çame me analogun grek?
Si është e mundur që fërkon supet e Janullatosit, kur çdo e zezë në jugun shqiptar mban vulën e tij?
Si t'ia bëjmë që janë vrarë sërish shqiptarë, vetëm pse ishin shqiptarë? Mbi 2000 të rinj u vranë atëherë kur ti po vetzgjidheshe President.
26 të tjerë në një shpërthim të tmerrshëm tek një prej bizneseve të tua dhe sot ende nuk iu është dhënë drejtësi. Dikush madje u aksidentua duke shkuar për gjah...
Janë vrarë shqiptarë, në mes të bulevardit dhe janë quajtur edhe qafëpalarë e mercenarë? Madje ti i dhe 4 rroga vrasësve të tyre...
Janë quajtur faqezinj ata që janë ngritur për ti thënë NDAL akteve të tua antikombëtare, janë quajtur sharlatanë, thashethemexhinj.
Janë quajtur Aleancë Plehu ata që refuzuan ardhjen e plehrave nga jashtë. Kjo lloj vrasjeje, edhe pse më e ngadaltë, është më tepër e dhimbshme.
Vriten edhe sot çdo ditë shqiptarë në Greqi, Maqedoni apo Serbi, pikërisht sepse janë shqiptarë. Ndërkohu ju shtrëngoni duart, fqinjësia shembullore, krijoni minoritete të paqena, furnizoni me naftë makinat e vdekjes...

Në Shqipërinë tonë të lirë, zhvarrosen varret e të parëve tanë dhe trajtohen me miratimin tuaj si ushtarë grekë.
Në Shqipërinë e duarve të tua të pastra, vriten qytetarë ditën kur votohet për demokracinë.

E di ç'keni Z. Kryeministër, vazhdoni më mirë përgatitjen për festimin e 1 majit siç festuat edhe vjet dhe urojmë që Shakira të mbetet e kënaqur me 5 milion eurot që ia rrëmbeni popullit shqiptar.

Kur të ngrihet Muzeu ndaj genocidit kundra shqiptarëve, figura juaj do të zërë një vend shumë të rëndësishëm... Urojmë të jeni gjallë deri atëherë.


Shkroi: Stop Injorancës  https://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Takitu tenataku



Kinezçja me detyrim nuk është rrjedhje, por largpamshmëri


Më në fund u zbulua origjina e panjohur e zellit të kryeministrit shqiptar, për mësimin e detyruar të kinezçes, në programet tona mësimore.

Të gjithë u njohëm me Projektin e Ri të Stadiumit Qemal Stafa, projekt spanjoll i ideuar sipas Shqipërisë së kufinjve të cunguar të 2012-të, pra në formë arkivoli.

U premtua se ky stadium do të jetë i përfunduar për 100-vjetorin e Pavarësisë së shtetit Shqiptar dhe do të inagurohet me ndeshje futbolli mes ekipeve shqiptare, brenda dhe jashtë 28mijë/km katrorë.

Tani ju do thoni, po ç'lidhje kishte kinezçja këtu?

Momentalisht duke qenë se kemi hyrë në muajin Mars, vetëm 8 muaj na ndajnë prej 28 nëntorit dhe për të ndërtuar Stadiumin me pamjen e tij të re në një kohë kaq të shkurtër, këtë do të mundet ta bënin vetëm kinezët, ( i njihen e pranohen veprat botërisht, shiko këtu ---> http://www.youtube.com/watch?v=Ps0DSihggio ) të cilët do kishin padyshim nevojë për përkthyes.

Shkroi: Stop Injorancës  http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Tuesday, February 28, 2012

Etimologjia e fjalës italiane NERO (I zi)

Sipas etimologjisë zyrtare, fjala italiane "nero", që nënkupton të zezën, e që frengjisht bën "noir" dhe në latinisht "nig-rum", sipas linguistit Franz Bophttp://en.wikipedia.org/wiki/Franz_Bopp, vjen prej greqishtes së lashtë "νεκρός"http://en.wiktionary.org/wiki/%CE%BD%CE%B5%CE%BA%CF%81%CF%8C%CF%82që lexohet "nekros" e që përkthehet i vdekur dhe nënkupton (er)rësirën në varr, mungesën e dritës.

http://www.etimo.it/?term=nero&find=Cerca
Besoj se shumë prej nesh nuk e kanë të vështirë të dallojnë tek e ashtëquajtura greqishte e lashtë "nekros", përafrinë e mrekullueshme me shqipen e sotme "në kryq". (Apo nuk+ron)

Disa prej jush ndoshta do ngrenë supet e do të thonë, ç'ne kryqi i krishterë mbi varre, në një kohë kur krishtërimi nuk kishte lindur ende?!

Dhe këtu vjen e detyrueshme të sqarojmë të painformuarit, se kryqi, ashtu si shumë rite, zakone, apo festa të tjera të krishtera sot, janë kopje të krishtërimit, prej besimit PAGAN.

http://stopinjorances.blogspot.com/2010/11/kultura-e-vinces-hieroglifet-ilire.html
Kryqi është gjetur si hieroglif i pikturuar tek Kultura Vinçe, e cila daton deri ne 6000 vjet p.e.s dhe nënkupton pikërisht pozicionin yjor ku lind dielli në datë 25 dhjetor. Gjithashtu kryqi gjendet tek e gjithë bota pagane, tek sumerët, babilonasit, egjiptianët, majat, inkasit, trojanët, dardanët, grekët e lashtë si edhe së fundmi tek latinët. http://www.symbols.com/encyclopedia/15/151.html

Po vetë etimologjia e fjalës kryq, ç'nënkupton?
http://www.etymonline.com/index.php?term=cross&allowed_in_frame=0
Etimologët edhe këtu, si në çdo fjalë të lashtë, janë të pavendosur për ti dhënë një kuptim fjalës dhe sipas tyre fjala vjen nga gjuha skandinave(?). Çdo të thotë? S'e dinë...
Shqipja ka një sërë fjalësh me kry, kri, dhe ajo Q-ja jonë apo prapashtesat "oss" do të thonë të njëjtin fjalë "është ose Qe".
Pra "Kry+qe" ose Q'është+kry, si një shenjë nderimi për të vdekurin, nën simbolin e rilindjes së diellit gjatë ekuinoksit dimëror.

Për tu kthyer tani në temë tek fjala jonë "nero", vlen të theksojmë se këtu emrin e Malit të Zi, i cili është një rrjedhim i fjalës shqipe "malësi", që të huajt në grup e kanë keqpërkthyer Mali i Zi.
http://www.etymonline.com/index.php?term=Montenegro&allowed_in_frame=0
Nuk kishte sesi emri Montenegro ti vendosej prej venetëve Malit të Zi, si përkthim i sllavishtes Crnagora, pasi venetët ishin fis ilir dhe rrjedhimisht e njihnin shqipen, para se të mbërrinin sllavët në gadishullin Ilirik.
E ç'mund të ishte Mali i Zi, nëse deri në 1813-ën nuk ka ekzistuar si komb?
http://en.wikipedia.org/wiki/Petar_II_Petrovi%C4%87-Njego%C5%A1

Kur flet mbi gjuhët e etimologjitë e fjalëve, ndodh shpesh të humbasësh nga tema, prandaj mos na keqkuptoni.

Fjala "Nero" edhe në ardhtë nga "nekros" siç thoshte Bopp-i, ajo vjen prej shqipes "në kryq", por edhe në mos ardhtë prej saj, ajo që i përafrohet më tepër është fjala "err" e shqipes, fjala që krijon "errësirën". Pra N+errë.

Gjuhë qytetërimesh të mëdha si e ashtëquajtura Greqishte e Lashtë me "μαύρος" apo si latinishtja "nigrum", duke i krahasuar me fjalën shqipe "ZI", dukshëm janë gjuhë të reja, gjuhë pa zanafillë të qartë, pa filozofi mendimi.

Shqipja i Zi, tregon bashkarisht lidhje me disa folje.
- Foljen "zë", kur errësira zë tokën.
- Foljen "zi", kur zien në zjarr e nxin enët.

Shikoni cilën gjuhë po përbuzni, për të folur gjuhët "e huaja"...

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Voto të shkuarën për të ardhmen...

Stop Injorancës
Kur mendoj që Fatos Nano është një prej kandidaturave më të mundshme për t'u bërë President i Shqipërisë, më kaplon një trishtim i madh.

F. Nano, ka studiuar Institutin Marksisto-Leninist në Tiranë dhe është zgjedhur Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme në 1991-shin, ku pas zgjedhjeve të para parlamentare të 31 Marsit, rizgjidhet Kryeministër i Partisë së Punës dhe kryetar shteti, i ndjeri Ramiz Alia.

Ata fëmijë shqiptarë që kanë lindur në vitin 1991, sot kanë mbushur plot 21 vjeç dhe në këto 2 dekada, fytyrat e politikës kanë mbetur po të njëjtat, sado më të plakura e më të liga, janë të njëjtët emra, e njëjta mendësi, i njëjti mjerim.

Shikoni majtas, djathtas, lart në pushtet apo poshtë nëpër trotuarë. Janë të njëjtat fytyra, të njëjtit mbiemra, të njëjtat klane, i njëjti mjerim.

Po Rinia ku është?


Ku janë studentët e shkëlqyer që kanë studiuar nëpër univeristetet më elitare të botës? Ku shkojnë energjitë e këtij vendi, ku konsumohen? Ku shkuan dëshirat e shpresat tona?

Edhe për sa kohë do tolerojmë që të tallen me këtë vend dhe të ardhmen tonë, disa pleq të rrjedhur?

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Faqja Stop Injorancës në Facebook

Sa prej jush e hapin Facebuk-un, kryesisht vetëm për të lexuar apo diskutuar në këtë faqe?

Sipas statistikave, 2281 njerëz, e hapin këtë faqe mbi 21 herë, brenda 6 ditësh.

Faqja jonë është momentalisht e arritshme për 11783 njerëz në muaj, pavarësisht numrit të të rregjistruarëve në të. Çdo ditë, regjistrohen mesatarisht 12 njerëz të rinj dhe 70% e tyre janë shqiptarë me banim në Shqipëri.

Përqindja gjinore femërore ka pësuar rënie në 48%, krahasuar me faqen tonë të mëparshme, ku zinte 57% të të rregjistruarëve.

Në faqen tonë ka më tepër foto të shtuara prej anëtarëve sesa anëtarë dhe numri i fotove po arrin 5000.

M.q.s jemi këtu, doja t'iu shprehja konsideratën dhe falenderimet e mia për të gjitha postimet tuaja.
Këtu tashmë i gjen të gjitha natyrat e informacioneve e madje dhe në kohë reale.

Kalofshi sa më mirë!

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Shtetet perëndimore që kanë njohur Pavarësinë e Kosovës dhe orientimi i shqiptarëve në Kosovë

Ja kush janë shtetet që e kanë njohur Pavarësinë e shtetit shqiptar të Kosovës.

Kush e mbështet Kosovën dhe nga është orientimi i shqiptarëve të Kosovës, Lindja apo Perëndimi?


Shtetet që pritet ta njohin Republikën e Kosovës

Antigua dhe Barbuda
Bahamas
Bangladeshi
Barbadosi
Butan
Burundi
Bocvana
Brunei
Kepi i Gjelbër
Kameruni
Dominika
Ekuadori
Etiopia
Egjipti
Salvadori
Guineja Ekuatoriale
Grenada
Guatemala
Guajana
Indonezia
Iraku
Xhamajka
Kenia
Libani
Lesoto
Libia
Mali
Mongolia
Mozambiku
Nikaragua
Pakistani
Papua Guinea e Re
Paraguai
Saint Kits dhe Nevis
Shën Vincenti dhe Grenadinet
Sudani i Jugut
Sudani
Surinami
Tanzania
Timori Lindor
Tonga
Trinidad dhe Tobago
Tunizia
Turkmenistan
Jemeni
Zambia
India
Fixhi
Republika e Kongos
Kamboxhia
Çadi
Eritrea
Mauritius
Nepali
Ruanda
Sejshelli
Ishujt Solomon
Togo
Afrika e Jugut
Namibia
Madagaskari
Jemeni
Sri Lanka
Palestina, zyrtarisht entitet vëzhgues në OKB, kandidat për anëtar në OKB.
Vatikani, zyrtarisht shtet jo anëtar vëzhgues në OKB.

Shtetet që kundërshtojnë njohjen e Republikës së Kosovës

Serbia
Rusia
Sllovakia
Spanja
Rumania
Azerbajxhani
Bjellorusia
Qiproja
Gjeorgjia
Moldavia
Algjeria
Argjentina
Bolivia
Vietnami
Venezuela
Uruguai
Koreja e Veriut


Shtetet neutrale, pa qëndrim ose me pozicion të lëkundur për Kosovën

Meksika
Filipinet
Tailanda
Zimbabveja
Singapori
Maroku
Izraeli
Irani
Kili
Bosnja dhe Hercegovina
Armenia
Kuba
Greqia
Republika Popullore e Kinës
Ukraina
Republika Demokratike e Kongos
Birmania
Kazakistani
Siria
Brazili
Angola
Laosi
Taxhikistani
Uzbekistani
Kirgistani


Shtetet që e kanë njohur janë:

Afganistani 8 shkurt 2008
Kosta Rika 17 shkurt 2008
Shqipëria 18 shkurt 2008, de facto që më 21 tetor 1991 18 shkurt 2008
Mbretëria e Bashkuar 18 shkurt 2008
Shtetet e Bashkuara të Amerikës [13] 18 shkurt 2008
Franca 18 shkurt 2008
Turqia 18 shkurt 2008
Australia 19 shkurt 2008
Senegali 19 shkurt 2008
Gjermania 20 shkurt 2008
Letonia 20 shkurt 2008
Estonia 21 shkurt 2008
Italia 21 shkurt 2008
Danimarka 21 shkurt 2008
Luksemburgu 21 shkurt 2008
Peru 22 shkurt 2008
Belgjika 25 shkurt 2008
Polonia 26 shkurt 2008 Shteti i parë sllav që e njohu Kosovën.
Zvicra 27 shkurt 2008
Austria 27 shkurt 2008
21 Irlanda 29 shkurt 2008
22 Suedia 4 mars 2008
23 Holanda 4 mars 2008
24 Islanda 5 mars 2008
25 Sllovenia 5 mars 2008
26 Finlanda 7 mars 2008
27 Japonia 18 mars 2008
28 Kanada 18 mars 2008
29 Monako 19 mars 2008
30 Hungaria 19 mars 2008
31 Kroacia 19 mars 2008
32 Bullgaria 19 mars 2008
33 Lihtenshtajni 25 mars
34 Koreja Jugore 8 mars 2008
35 Norvegjia 28 mars 2008
36 Ishujt Marshall 17 prill 2008
37 Nauru 23 prill 2008
38 Burkina Faso 24 prill 2008
39 Lituania 6 maj 2008
40 San Marino 11 maj 2008
41 Republika Çeke 21 maj 2008
42 Liberia 30 maj 2008
43 Siera Leone 13 qershor 2008
44 Kolumbia 7 gusht 2008
45 Belize 7 gusht 2008
46 Malta 21 gusht 2008
47 Samoa 15 shtator 2008
48 Portugalia 7 tetor 2008
49 Mali i Zi 9 tetor 2008
50 Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë 9 tetor 2008
51 Emiratet e Bashkuara Arabe
52 Malajzia 30 tetor 2008
53 Mikronezia 5 dhjetor 2008
54 Panamaja 16 janar 2009
55 Maldivet 19 shkurt 2009
56 Palau 9 mars 2009
57 Gambia 7 prill 2009
58 Arabia Saudite 20 prill 2009
59 Komoros 18 maj 2009
60 Bahrain 19 maj 2009
61 Jordan 7 korrik 2009
62 Republika Domenikane 10 korrik 2009
63 Zelanda e Re 19 nëntor 2009 1
64 Malevia 16 dhjetor 2009
65 Mauritania 13 janar 2010
66 Suazilendi 12 prill 2010
67 Vanuatu 28 prill 2010
68 Xhibuti 11 maj 2010
69 Somalia 19 maj 2010
70 Honduras 3 shtator 2010
71 Kiribati 21 tetor 2010
72 Tuvalu 18 nëntor 2010
73 Katari 4 janar 2011
74 Guinea-Bissau 10 janar 2011
75 Omani4 shkurt 2011
76 Andora 8 qershor 2011
77 Republika e Afrikës Qendrore 22 korrik 2011
78 Guinea 12 gusht 2011
79 Nigeri 16 gusht 2011
80 Benini 17 gusht 2011
81 Shën Lucia 19 gusht 2011
82 Gaboni 9 shtator 2011
83 Nigeria 12 shtator 2011
84 Bregu i Fildishtë 21 shtator 2011
85 Kuvajti 11 tetor 2011
86 Sao Tome dhe Principe30 dhjetor 2011
87 Gana23 janar 2012
88 Haiti
89 Uganda 18 shkurt 2012

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Financimi i Institucioneve fetare!!!



Në një kohë kur mbi 300 mijë shqiptarë gjendet të groposur nën dëborë duke luftuar për mbijetesë, pa ujë, ushqime, elektricitet etj, ja sesi shteti ynë shpërndan paratë që mbledh me anë të taksave tona. Në vendet e bllokuara prej borës, nuk duket as hoxha, as prifti dhe asnjë zyrtar fetar, për të çuar ndihma. Sipas tyre, ky është vullneti i Zotit...

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Të kam gënjyer

Nesë të kam thënë "Të dua",
të kam gënjyer si i marrë.
Me forcën që të dua tani,
s'të kam dashur kurrë më parë.




Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2