Friday, March 16, 2012

KORIFEJTË E ALBANOLOGJISË, Petro Zheji, Dhimitër Pilika, Aristidh Kola ... dhe qëndrimi ndaj Tyre

Vitet e fundit në një mënyrë të një pasnjëshme lexuesi shqiptar është vënë në kontakt me botime të pjesëshme apo të plota të studimeve të ndryshme në fushën e albanologjisë. Kemi studime në fushën e linguistikës, në fushën e etnokulturës së trashëguar në etnografi, në simbolikë, në këngët-legjendat e mitet popullore, në fushën e shqyrtimeve të li-teratures së lashtë që paraqet përshkrimin e miteve të lashta (të njohura si greke) dhe trashëgimia e tyre etj. Dhe ndërsa kemi të bëjmë me autorë të huaj si Edwin Jacques, Robert d’Angely, Mayani etj. Vend përfundimtar që vendosin gurët e themeleve në fushën e albanologjisë, dhe jo vetëm kaq, janë autorët vendas si Petro Zheji, Dhimitër  Pilika dhe Aristidh Kola (arvanitas i Greqisë). Ne përmendëm këtu vetëm disa nga autorët bashkëkohërë duke lënë mënjanë studjues që vijnë që nga periudha e rilindjes europiane me linguistët gjermanë (mbi gjuhët indoeuropiane dhe lidhja me pellazgjishten e gjuhëve të sotme- shek.XIX) apo Rilindasit tanë pasi këta të fundit mund të themi se pavarsisht nga vlera për kohën ata pak a shumë kanë ndriçuar drejtimin nga duhet të ecet ndërsa autorët shqiptar që përmendëm kanë vendosur përfundimisht Gurët e Themelit të një ngrehine që quhet historia e shoqë-risë njerëzore e fosilizuar në gjuhësi, në mitologji e etnokulturë në përgjithësi. 
Secili në drejtimin që ka trajtuar është i përveçshëm dhe i padiskutueshëm për rëndësinë që përmbajnë. Ja cili është thelbi i secilit prej tyre.
 Petro Zheji!
Në fushën e linguistikës sjell Zbulimin që për dimensionin hapësinor përfshin gjithë gjuhët e globit, për dimensionin kohor nuk mund të quhet as zbulim i dekadës apo i shekullit por i së paku tre mijë viteve të fundit, në dimensionin depërtues është një zbulim që bëhet present në të gjitha degët e dijes së shoqërisë njerëzore. Po cili është ky zbulim?
Fakti i panjohur deri tani se Fjala, që njeriu i globit tokësor përdor, nuk është produkt i një procesi evoluitiv të zhvillimit të njeriut, por një proces ku njeriu ka marrë gjuhën të gatshme në përdorim si mjet i transmetimit të mendimit nga një Dije që vjen shumë e plotë dhe e saktë mbi ekzistencën.
Sigurisht ky zbulim është tejet tronditës pasi ka të bëjë me një formim të tërë njerëzor që së  paku prej tre mijë vitesh vjen krejt i ndryshëm. Është ky fakt që gjatë studimit të Petro Zhejit, ndërsa të gjitha nocionet e shtjelluara arrin të kapërdish lehtësisht, të ndjehesh tejet i lodhur nga një peshë që quhet tronditje në koshiencë.
Fjalë të gjuhëve të ndryshme por të të njëjtit kuptim në familje të ndryshme gjuhësore (latine, sllave, gjermanike etj.) kanë tingëllime të ndryshme pasi përdorin bashkёtingëllore të ndryshme. Por kur i zbërthen në rrokje apo edhe në bashkëtingëllore që ju kanë humbur zanoret shoqëruese; ja se çfarë zbulohet !Secila rrokje merr një funksion të caktuar si emër, mbiemër ose folje. Dhe të gjitha së bashku përbëjnë fjalinë e plotë që shpjegon kuptim që bart kjo Fjalë kur është e pazbërthyer.
Pikërisht ky zbërthim dhe lexim i këtyre fjalive të ngurtësuar brënda fjalëvë të gjuhëve të globit arrihet në saj të faktit se këto rrokje në gjuhën shqipe kanë kuptim sipas pozicionit që zënë brënda fjalisë (si emër, mbiemër apo folje). Ёshtё ky fakt qё e vendos gjuhёn shqipe nё bazamantin prej tё cilave kanё rrjedhur gjuhёt e botёs. Pra ёshtё gjuhё e  parё.
Nuk do të ndalem këtu për mekanizmin e vërtetimit të këtij Zbulimi që ka ndërtuar Petro Zheji, Algoritmit Simbolik, një metodë krejt moderne për shkencat bashkëkohore, pasi është jashtëzakonisht pak për një artikull, shtjellimi i një metode që mbasi bën vërtetimin e teoremës fillon e të futet në të gjitha degët e Dijes duke i bërë përfundimisht këto të fundit lehtësisht të depërtueshme tek njëra tjetra (fillozofinë, teologjinë fizikën, astronominë etj.).
Por le të mjaftohemi duke nxjerrë në pah vetëm faktin se ndërsa Dijet e ndryshme shkencore vazhdojnë rrugën e zbulimeve duke na çuar gjithnjë e më tepër jashtë globit tokësor, ajo që gjejnë dhe vërtetojnë (mekanika kuantike e matematika moderne) pra të gjitha përfundimet e tyre janë në mijra vite tashmë të fosilizuar brënda Fjalës këtij mjeti të transmetimit të mendimit. Pra nё fakt nuk sjellin gjё tjetër pёr Krijuesin e Fjalёs apo tё Gjuhёsisё.  
Ky është thelbi i Petro Zhejit që nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka dhënë Dijeve shkencore rrugën e gjetjes së Lindjes dhe Vazhdimsisë së Historis së Jetës së Njeriut mbi Tokë.
Dhimitër Pilika!
Tashmë mbas zbulimit të Petro Zhejit puna gjigande e një tjetër korifeu, e Dhimitër Pilikës, gjen rëndësinë e vërtetë.
Pasi kemi mësuar se është një moment e parё ku Njeriu i Tokës merr në përdorim mjetin e transmetimit të mendimit Fjalën, si një mjet i bazuar në vet të Vërtetën e Ekzistencës, vjen momenti i dytë që shoqëron në vazhdimsi zhvillimin e tё parёs.
Pra, kjo popullsi qё bart Fjalёn zhvillon dhe vet Jetёn ku e pёrdor kёtё Fjalё. Pra punon (vjel tё mirat materiale nga natyra), dashurohet dhe martohet me partnerin, lind fёmijё, gёzon, lodron, konkuron, lufton e kёshtu me rradhё, pra jeton Jetёn nё Shoqёrinё Njerёzore duke zhvilluar kёshtu, ngjarje pas ngjarjesh, tё rёndёsishme e tё parёndёsishme, historinё qё zё vend nё kujtesën e brezave si shpjegim i fenomeve qё kanё tё bёjё me tё Vёrtetёn e Ekzistencёs. Dhe i gjithё ky proces trashёgohet nёpёrmjet Gojёdhanave, Miteve, Le-gjendave, Kёngёve, Valleve, Veshjeve, Zakoneve e Traditёnё pёrgjithësi e cila e ka formatuar tashmё brenda vetes Tё Vёrtetёn e Ekzistencёqё nё Lёmin e Historisё quhet Mitologji.
Kjo ёshtё arsyeja qё shqyrtimi i etnokulturёs nё pёrgjithsi tё çon nё pasqyrimin e Mitologjisё sё Lashtё nё jetёn e asaj popullsie etnokulturёn e sё cilёs merr nё shqyrtim. Sa mё e pasur tё jetё kjo etnokulturё aq mё pranё Mitologjisё Origjinale ёshtё ajo popullsi. Kjo ёshtё arsyeja qё sigurisht popullsia qё bart gjuhёn e parё bart nё etnokulturё Mitologjinё nё formёn mё tё plotё.
Kjo ёshtё arsyeja qё shqyrtimi i Etnokulturёs Shqiptare tё çon drejt vёrtetimit tё njё pasnjёshme tё faktit se figurat mitologjike qё qytetёrimi perёndimor i trashёgon tё shkruara nga greqishtja e lashtё mbi letra papirusi, popullsia shqiptare i ka tё mёshiruar nё onomastikё (toponime e antroponime), nё zakonet dhe emёrtesat e tyre, nё shenjat simbolike tё veshjeve, nё ritet e vallet e kёngёt e legjendat ndёr breza pa dallim moshe e seksi. Kёshtu dёgjon si pa tё keq bariun nё mal tё Çikёs tё tё thotё kur shkreptine e bubullinё «ja dhe Zeusi po bёn dashuri me Ledёn»,  pa çka se nuk ja ka idenё e Mitologjisё sё lashtё Greke. Pikёrisht pasqyrimit tё thellё nё jetёn e popullit shqiptar tё Mitologjisё sё Lashtё, qё njihet si Mitologjia Greke, ia ka kushtuar punёn e jetёs sё tij i madhi Dhimitёr Pilika. Nё kёtё kuadёr ai ka shpalosur kёtё pasqyrim nё qindra “albanicat” e tij tё hulumtuara nga treva jonё mёmё a po nga arkivat e botёs duke e shtrirё nё shumё drejtime si:
*Nё simbolikёn pellazgjike dhe bartjen e tyre nё veshje e kёngёt shqiptare.
*Nё traditёn shqiptare si pasqyrim i botёkuptimit pellazg.
*Nё vulёn qё pёrdornin dyert e mёdha shqiptare nё shekuj me simbole pellazge.
*Me onomastikёn (toponime dhe antroponime ilire).
*Mite etj.
Ky ёshtё dhe thelbi i Dhimitёr Pilikёs qё i tregon Dijes botёrore se Mitologjia e Lashtё nuk ёshtё as njё shpjegim naiv i botёs kur njeriu shihte yjet nё qiell e fillonte fantazonte dhe as njё shpikje nё laboratorёt e filozofёve e shkrimtarve tё lashtё tё periudhёs sё shkёlqimit tё Greqisёsё Lashtё. Jo, Mitologjia ёshtё vetё Jeta e asaj popullsie qё e ka bartur Botё kutimin Mitologjik dhe Historinё qё shtjellohet brёnda tij. Dhe ёshtё po ajo popullsi qё bart dhe Gjuhёn e Parё.
Aristidh Kola!
Nё po tё njёjtёn rrugё tё Dhimitёr Pikikёs, por nё njё mёnyrё tjetёr, ёshtё edhe njё tjetёr korife i albanologjisё, Aristidh Kola.
Pasi ёshtё njё njohёs i shkёlqyer i literaturёs sё lashtё, qёnёsia shqiptare e çon drejt shqyrtimit tё hollёsishёm dhe nё pёrfundimin se tё gjitha historitё e fiseve tё lashta helene qё bёnё dhe shkruan histori, nuk janё gjё tjetёr veçse historitё e lёvizjeve dhe bёmave tё fiseve Ilire, qё krijonin histori nё trevёn Ballkanike. Merr nё shqyrtim legjendat e lashta, Merr nё shqyrtim shkrimet e lashta etj. Pra, ndёrsa flitet pёr fise me emёrtesa tё ndryshme si Lelejёt, Karetё, Eubetjanё a Tibet-janё (Thivjanё) a Eolas etj, ato nuk janё gjё tjetёr  veçse fise Ilire apo me origjinё  Pellazgjike tё zbritura nё trevat e Greqisё sё lashtё qё realizojnё historinё e asaj kohe. Dhe ky fenomen ka ndodhur nё vazhdimsi deri nё ditёt tona nё kёtё trevё qё quhet Greqi. Ky ёshtё pra edhe thelbi i Arstidh Kolёs.
Shkurtimisht!
Bёjmё me dije se nё punёn e albanologjisё sё vёrtetё, dekadat e fundit kanё dhёnё vlera tё jashtёzakonshme edhe shumё studjues tё tjerё qё rrokin shumё disiplina si:
Mbi zbulimet hematologjike (F. Nikoleti, L.Benusi, A. Zhuzhuni) mbi shpёrndarjen e grupeve tё gjakut O, A, B, AB, Rho (D), M, N, MN.
*Antigjeneve A, B, C, D, M, N.
*Sistemeve A B O.
*Rhesus e MNS  si dhe faktorin Rho(D) qёi fal kombit shqiptar veçantinё  e njё primati Europian.
*Zbulimet antropologjike, nga antropolog tё ndryshёm deri tek ai i shquar grek Pulianos, ku pohohet se ndёrsa Pellazgёt janё brakicefalё ndёrsa Grekёt e vjetёr dolikocefale(E.Pitari) janё tё vetmit shqiptarёt qё e trashёgojnё nё masёn mё tё madhe kafkёn brakicefale.
*Nё fushёn e pasqyrimit te etnokultures – krahinore nё treva jo me, shqiptare nga Gjok Dabaj (Shestani), vepёr me pёrmasa akademike.
*Në fushën e linguistikës një tjetër arvanitas i madh Niko Stillo (HISTORIA E SHENJTË E ARVANITËVE ).
Por, ne jemi pёrqёndruar tek kёta tre korifej pёr ti rёnё shkurt se kemi tё bёjmёme njё artikull, ndёrsa pёr pjesёn tjetёr nёse do ti hynim njё  shtjellimi pёrfundimet do tё ishin po tё njёjta.
 Tё pёrbashkёtat!
Dhe, duke vazhduar shqyrtimin e kёtyre korifejve tё albanologjisё nё pasqyrimin e veçantisё tё secilit, zbulojmё se kanё edhe tё pёrbashkёta si:
*.Qё tё tre i kanё kushtuar jetёn.
*.Qё tё tre jo vetёm nuk janё vlerёsuar por janё persekutuar:
Petro Zheji, që para 30 viteve që ka bërë Zbulimin është persekutuar nga kolegë, shoke të afërm deri në kërcënim për jetën. Kjo është arsyeja që ky zbulim njihet nga ne, vetëm mbas tre dekadave.
Dhimitër Pilika, pas ardhjes nga Çekosllavakia me 30 arka me “albanica”, ku pasqyrohej puna shumëvjeçare e bërë prej tij në katedrën e albanologjisë, të krijuar po prej tij në universitetin Pragës, mbas disa viteve pune në Akademi internohet pa asnjë shkak në një nga fshatrat e Myzeqesë, ku jetoi dhe punoi si mësues 8-vjeçareje për 3 vjet dhe nga ku vetëm pas një sëmundjeje dhe në saj të mbështetjes së miqve të tij u kthye në Tiranë ku dhe vazhdoi, i mbyllur në shtëpi, të rishkruaj (pasi dokumentacioni i tij studimor ishte sekuestruar si punim i një armiku të rrezikshëm) veprën e tij madhore mbi pellazgët që në fakt është një volum prej 2600 faqesh.
Aristidh Kola, duke qenë se la edhe profesionin e vet si avokat duke iu perkushtuar rrugës studimore, kërcënohet deri në marrjen e jetës dhe pengohet vazhdimisht në botimet e tij shkencore. (Ne fakt ka vdekur ne rrethana te dyshimta, thuhet  i helmuar, Red. imi  K.M) 
1.Qё tё treve veprat nuk janё marrё nё shqyrtim nga Akademia e Shkencave Shqiptare. Pёrkundrazi mbasi heshtet publikisht (arma mё e mirё kjo pёr tё vrarё  vlerёn) pasi nuk bёhet asnjё prononcim qoftё dhe kritik nga ata qё mbajnё gradat dhe emrat nё kёto lёme tё Dijes, pёrfliten tinzёrisht. Janё pikёrisht kёta titullarё dhe mbajtёs gradash shkencorё qё nёn buzё apo duke pёr dredhur buzёt tё thonё sikur tё bёjnё nder se ”ju vjen keq por nuk janё tё pranueshёm, nuk vijnё nga akademia, nuk janё shkencorё  apo nuk i pranon bota».
2.Qё tё tre ose i janё nё nёshtruar njё publiciteti diletant, nga gazetarё jo kopetentё por dashamirёs tё fushёs, qё pa dashje shtojnё nga vetja duke dizinformuar ose nga shkronjёs qё dinё mirё se çthonё dhe shtёrmbёrojnё qёllimisht e tё thёnёn e bёjnё tё pathёnё.
3.Qё tё tre nuk janё sponsorizuar as nga fonde qё vihen nё  dispozicion nga buxheti i shtetit pёr kёto punime, as nga biznesmenё shqiptarё qё rrahin nё vazhdimsi gjoksin pёr patriotizёm. Qё tё tre ose kanё sakrifikuar edhe atё pak ekonomi qё kanё pasur ose janё ndihmuar nga dashamirёs dhe ndihmёs tё tjerё albanologё qё pёr nga pikёpamja ekonomike janё «ku thёrret qameti” e megjithatё heqin nga buka e fёmijёve, nё kuptimin real dhe bёjnё tё mundur  botimin e veprave tё tilla me pёrmasa botёrore qё kjo Dije tё mos shkojё vetёm tek fёmijёt e biznesmenёve apo pushtetarёve qё rrahin gjoksin pёr patriotizёm me xhepin plot por tёshkoj dhe tё bёhet e pranishme pranё fёmijёve tё tё gjithё botёs.
Qё njerёzimi tё mёsojё dhe tё edukohet me faktin se nё kёtё botё ka vend pёr tё gjithё, tё dashurohen, tё trashёgohen e tё gёzohen pa qenё nevoja tё bёjnё luftё e vёllavrasje deri nё shkatёrimin e vet globit apo deri nё pamundёsisё pёr tё jetuar mё nё tё.
4.Kjo ёshtё e vёrteta me tё cilёn duhet tё çedukohen brezat e vjetёr dhe tё edukohen brezat e rinj pёr ti thёnё tё keqes NDAL pasi Jeta ёshtё Krijuar pёr ta Jetuar. Kjo e vёrtetё mёsohet dhe kuptohet kur njihet pikёrisht historia e Vёrtetёe Ekzistencёs sё njeriut mbi Tokё. Dhe nё kёtё edukim detyrёn parёsore e ka bartёsi i kёsaj, historie, bartёsi i asaj Dije nё formё Gjuhёsie dhe Mitologjie tё parё.
5.Kёtu merr spunto rёndёsia misionare pёrpara shoqёrisё njerёzore qё ka popullsia shqiptare nё shpalosjen e Etnokulturёs sё Vet deri nё hollёsi si bartёsi i vetёm autentik i Fillesёs.
6.Kёtu merr shtysё dhe rёndёsia misionare qё merr Akademia dhe Shteti Shqiptar ndaj Kulturёs Botёrore, pёr ti thёnё tё vёrtetat si Urtia mё e madhe e njerёzimit, qё nuk ёshtё marrё deri tani parasysh.
Nga sa thamë më sipër lind pyetja e thjeshtë:
A është normale kjo shfaqje armiqësore e penguese ndaj fenomentit  “Albanologjia e Vërtetë” ?
Për të kuptuar në është normale apo jo dhe cila është normalja në se ky fenomen do të shfaqej në vendet perëndimore po marrim një shembull. Shikoni Gjermaninë në dy shekujt e fundit (shek. XIX - XX) në lëmin e studimeve etnokulturore (linguistik, arkeologji etj.).
1.Mbas linguistit anglez, Sir William Jones (1786), i cili përcaktoi sanskritishten, latinishten, greqishten, të dala nga një trung, vijnë në vazhdimësi lunguistët gjermanë që hedhin shumë dritë mbi origjinën indoeuropiane të gjuhëve, lidhjen e tyre me sanskritishten etj. Në këtë kuadër e rëndësishme për ta, ka qenë pozicionimi i gjuhës gjermane dhe racës së tyre në këtë lashtësi.
2.Ajo që ka pasuar ambjentin shkencor dhe kulturor të Gjermanisë ka qenë investimi në të gjitha fushat e hulumtimeve etnokulturore deri në ekspedita që shkojnë në fund të Indisë për të gjetur rrënjët e tyre ariane. Kjo prirje për origjinë me vlerë çoi deri tek lindja e fenomenit nazist që e ktheu në kundërvlerë dijen shkencore e cila bart në thelb vetëm humanizëm.
3.Pra, ashtu si nё Gjermani nё çdo shtet ndesh njё pёrkushtim nё shpalosjen e vlerave etnokulturore si trashgimtare me vlerё. Pavarsisht politizimit tё tyre dhe kthimit nё njё motivim tё se keqes, vetё kёta shkencёtarё janё mirёpritur si vlera tё patjetёrsueshme pёr kombin e tyre.
[Meqë i zumë linguistët gjermanë me gojë le të japim edhe disa shëmbuj në lidhje me atë çfarë ata kanë përcaktuar për gjuhën shqipe:
-Viti 1850, linguisti Schleicher arriti të vërtetojë se shqipja i takon gjuhëve indoeuropiane, më e afërta me të është greqishtja e lashtë, është degë e pellazgjishtes prej së cilës rrodhën greqishtja dhe latinishtja.
-Viti 1853, Gerg von Hahn, me anë të shqipes arriti të shpjegojё disa emërtesa me origjinë Ilire dhe disa emërtesa nga greqishtja e lashtë, të cilat nuk merrnin shpjegim me greqishten. Shqipja është bija e ilirishtes.
-Viti 1854, Borr (Vorr), e përcaktoi gjuhën shqipe si gjuhë indoeuropiane pa degëzime apo të afërme të saj. Dhe vetvetiu lind pyetja ”po linguistët tanë si i kanë pasuar ata gjermanë”?]
Kjo ёshtё ajo qё ka ndodhur nё çdo vend tё zhvilluar nё dy shekujt e fundit dhe qё vazhdon edhe sot. Shikoni ”fenomenin e origjinёs” sot nё vendin mё tё demokratizuar, SHBA. Tendecё gjithёpёrfshirse pёr tё treguar njё origjinё nga vende qё kanё vlera kulturore pёr historinё e njerёzimit. etj.
Pra, kudo dhe kurdo vlerave ju bёhet vendi i nderit. Po tek ne?
Nga periudha otomane vlen tё pёrmendet fakti se pushtuesit turq ndalonin rreptёsisht gёrmimet arkelogjike nё trevёn tonё pёr tё mos lejuar zgjimin e ndёrgjegjes mbi vlerat e lashta tё origjinё sonё. Po ne kemi 100 vjet, qё jemi çliruar nga ky zaptim. Si ёshtё puna?
Pёrse akoma Akademia dhe Institutet Studimore pёrkatёse brenda saj nuk janё shprehur akoma mbi vlerёn e kёtyre veprave. Sa dekada duhet tё kalojnё qё tё tregojnё nё mёnyrё shkencore se kёto vepra nё fakt nuk kanё vlerё? A nuk ka tё drejtё lexuesi taksapagues shqiptar, qё i blen kёto vepra pёr t'u edukuar e kulturuar veten dhe fёmijёt e tij, tё dijё nё se kёto punime kanё vёrtetё vlerё shkencore prej atyre pёr tё cilёn dhe i paguan?  Pёrse duhet tё persekutohen studiues qё i kushtojnё jetёn punimeve shkencore nё njё kohё qё ne kemi 100 vjet qё jemi çliruar nga regjimi otoman?
A duhet qё frazёn «ёshtё tragjedi, tej çdo pёrfytyrimi, qё kjo racё e madhe dhe shumё e lashtё tё katandisej nё kёtё gjёndje, e cila meriton tё quhet skandali i qytetёrimit europian», e dijetarit dhe politikanit tё shquar amerikan (1914) George Fred Williams ta pranojmё si rёndёsinё  e njё fakti pёr tё treguar se fajtor janё europianёt?
Ёshtё kёtu dhe vetёm kёtu tek ne kjo e keqe. Nuk kemi pse presim qё tё organizojnё fondacione dhe te presim nga institutet e huaja Sesione Shkencore mbi Zbulimet e Petro Zhejit, por duhet tё jemi ne qё ti ftojmё tё huajt nё shtjellimin e tij shkencor, jo thjesht pёr nderin se Petro Zheji ёshtё shqiptar, por se kemi tё bёjmё nё thelb me gjuhёn tonё Shqipen. E tё huajt duhet ta nisin sё pari nga mёsimi i saj.
Nuk kemi pse tё presim qё studjues tё huaj tё  hedhin dritё mbi vlerat etnokulturore shqiptare si bazamente tё asaj europiane nё muzikё, kёrcime, apo etnografi nё pёrgjithsi pasi sado tё konstatojnё dhe tё studjojnё ata gjithmon do tё ngelen kontake qё vijnё nga jashtё. Ndёrsa ne mund ti japim nё  njё mёnyrё tё plotё dhe tё sistemuar kёto vlera ashtu siç janё tё krijuara brenda rregullave rigorozisht pёr tu zbatuar nga bartёsi, etj.
Jemi ne qё duhet tё japim pёrgjigje pse niveli mё i lartё i punёve studimore shkencore tё Instituteve tona Studimore ёshtё mbledhja dhe ruajtja sistematike i informacionit qё vjen pёrkatёsisht nё çdo degё tё dijes dhe jo vetem analizimi i tyre.
Pikёrisht analizimi ёshtё dhe puna shkencore qё duhet tё sjelli pёrfundime tё vёrtetueshme dhe qё i shtrijnё mё tej rrugёt e dijes. Qё do tё thotё nёse kemi njё mbledhje serioze mbi trashёgiminё muzikore nё tё gjitha aspektet e saj, kjo duhet tё pasohet me analizёn se nga vjen çdo fenomen i shfaqur brenda saj dhe shtrirja nё kohё e hapёsirё.
Ose nёse kemi gёrmime arkeologjike masive, kjo duhet tё pasohet me analizёn e hollёsishme e shumёplanёshe tё gjetjeve nё mёnyrё qё tё pёrftojmё pёrfundime qё hapin drejtime tё tjera pёr gёrmime arkeologjike etj. Dhe jo tё lejohet deri tek folësi i lajmeve qё pasi etiketon, pa tё keq  Apolloninё greke, tё njofton mbi gjetjet e reja.
Si ka mundёsi qё nuk njihet procesi Analizë shumёplanёshe e Argumentit apo e faktit? Kjo ka ardhur se niveli intelektual i punonjёsve tё Instituteve nuk i ёshtё pёrgjigjur dot apo nuk ёshtё  lejuar qё ta bёjё kёtё. Le tё na i japin vetё studiuesit e Instituteve kёtё pёrgjigje nё kёto ditё reformimi. Ajo qё do tё pёrbёnte njё lutje pёr ta, ёshtё qё puna  e kryer deri tani nga Institutet tё ruhet si diçka e shenjtё, pasi mbi to nis puna shkencore e vёrtetё.  
Shёnim: Ky artikull ёshtё publikuar nga autorja "Eva Brinja" nё shtator tё vitit 2006  nё organet e shtypit tё pёrditshёm shqipar, por pёr nga  vlerat qё mbart, informacioni qё na sjell dhe rёndsia e veçantё qё ka, ky i takon aktualitetit tё tё gjithё kohёrave. Kol  Marku

Fjala Venë/Verë në gjuhën e lashtë Shqipe (Pellasge) u përhap në të gjithë Europën e deri në Indi !

1. Studimet dhe  gjetjet arkologjike për këtë pije  magjike !
Ne Valdarnon e siperme, afer Montevarchi  (ne Arrezo Itali), jane gjetur (depozite  lignite), mbetje  fosile  te  rrenjeve te Hardhive te egra  (Vitis Vinifera) qe datohen 2 milioni vite me pare.
Gjetje te ndryshme arkiologjike demostrojne qe (Vitis vinifera) rritej ne menyre spontane qe nga 300.000 vite me pare. Studimet me te fundit tentojne te stabilizojne mendimin se kjo pije qe nxirrej nga frutet e kasaj bime, perdorej qe nga koha neolitikut; mendohet se zbulimi ka qene rastesore pasi kishte ndodhur fermentimi natyrale enet ku njerzit mbanin rrushin.
Gjurmet me te vjetra te kultivimit te hardhive jane gjetur ne brigjet e Detit Kaspik  dhe ne Turqine Lindore. Ne  1996, nje mision archeologjik Amerikan i Universitetit  te  Pennsylvania e drejtuar nga Mary Voigt, ka zbuluar ne fshatin neolitik te Haji Firuz Tepe, ne pjesen verjore te Iranit  “giara di terracotta”, me kapacitet 9 litri, qe mbante nje supstance te thate e ardhur nga kokrrat e rrushit.
Por specialistet e avancojme me tej datimin. Ata  mendojne se Vena/Vera eshte prodhuar per here te pare ndoshta rastesisht ne nje perjudhe kohore nga 9-10.000 vite me pare ne zonen te   Kaukazit. Ne fakt duket se eshte prodhuar si rastesi siç ka ndodhur me prodhimin e bukes se mrume/fermenuar, qe ka qene nje fermentim rastesore. Eshte pranuar se prodhimi ne shkalle te gjere i veres ka filluar pak me pas se 3000 vite prkr (5000 vite me pare). Dokumentat e pare qe kane te bejne me kultivimin e rrushit datohen ne vitin 1700 prkr, por thuhet se eshte  civilizimi Egjyptjane, qe ka zhvilluar kultivimin dhe per konseguence prodhimin e veres.  Ne fakt keto te dhena  kohore na perkojne me kohen e zhvillimeve te civilizimeve Pellasgo-Atlantidase, te shtrira ne te gjitha Mesdheun dhe me gjere. 
 2.Nje tentative per te perkthyer simbolet e linearit “A” qe permbajne fjalen “Verë” !
Ne figuren Nr.1 shihen  disa ashenja alfabetike te Linearit A te gjetur ne Krete  si dhe perpjekjet nga disa autore, qe jane bere per  te transkiptuar ne gjuhet Angleze pikerishte keto simbole te alfabetit lineare "A" i cili tashme eshte pranuar nga te gjithe studjuesit se kane qene nje alfabet Pellasg. Ne rrjeshtin e dyte shohim fjalen “WINE”/(transkiptimi fonetik  ne anglisht "Wain") TE-RE-ZA 5 ½” nese e perkthejme  dhe  transkiptojme ne shqip do te kemi  “Tereza Verë 5 ½”. Pra nese e marrim si te besushem kete  tentative per perkthimin e ketyre simboleve te shkrimit Lineare “A” mund te percaktojme pak a shume nje date te perafert per  keto shkrime.
Siç e kemi percaktuar ne nje artikull te meparshem per alfabetet e vjetra Pellasge, ku kemi permendur qe  sipas pohimeve te  N. Stylos se ishte pikerisht Ari (Nino) ne pese breza me prejadhje Pellasgo-Epiriote,  ai qe beri kalimin nga Lineari "A" ne ate "B" qe pa te drejte ky i fundit u adresohet gjuhes Greke arkaike.
Dime qe zbulimet e Linaerit “A” dhe “B” nga ana arkiologjike  jane bere nga arkiologu britanik Artur Evans ( ne vitin 1900 ) ne Krete ne pallatin Knoso ( Cnosso) por ka dhe shembuj te tjere te gjetur ne Pilo, Micene dhe Tebe. Ky shkrim Micinea lineare “B” derivon nga shkrimi Minoica i quajtur Lineare “A” i perdorur ne Krete midis shekullit  XVIII-XV-te prkr. Pra kjo eshte dhe perjudha kur duhet te kerkohen perdorimet e ketyre simboleve te shkrimit te linearit “A” ne kete tentative per ta perkthyer ne anglisht. Ne fakt siç na del nga ky perkthim ketu kemi te bejme me nje llogari preçize mase te kasaj pije “Vere” 5 njesi  matse e gjysem. Pra Pellasget ne kete perjudhe jo vetem qe e prodhonin dhe perdornin kete pije por dhe e kishin dhe masen e sakte dhe evidenza e plota te shkruara me emra dhe sasine pekatse.
Kjo tregon per nje civilizim  qe perdorte nje administrim te nje shkalle te larte. Keshtu dhe bazen e pare etimologjike nese i besojme tentatives se ketij perkthimi te vertetuar nga ana arkiologjike e perben pikerisht ky shkrim  me simbolet  e linearit “A” per termin Verë”. Megjithate kjo nuk do te quhej e mjaftushme pasi duhet ta thellojme studimin tona duke ju referuar te gjitha gjuheve qe fliten ne pellgun mesdhetare dhe me gjere per ta kuptuar mire se nga e ka prejardhjen kjo fjale e kesaj pije shume te lashte !
 3.Ne kerkim te etimologise  e fjales “Verë”!
Sipas enciklopedise se lire wikipedia termi "vino"/ vere / vene e   ka marre origjinen nga  folja ne sanscrito Vena ("amare"=dashuroj), nga ku derivon dhe emri latin Venus e hyjnise Venere  (1. etimo.it ). Dhe me pas shpiegon se vete termi ne gjuhen sanskrite derivonte nga nje rrenje proto-indoeuropea "*wino". Pra, per kete  rrenje proto indoeuropiane qe percaktohet nga autoret e shkrimit enciklopedike, nuk japin asnje orjentim se cili popull mund ta kete  folur ne kohet antike para se te vinin inoeuropianet.
Keshtu autoret per te gjetur kete rrenje te sterlarget bejne  kthimin nga India ne Anadoll dhe Greqine e lashte. Keshtu ato duke patur ne qender te vemendjes “mitin grek”  duke peretnduar se gerket e kane ne dore çelsin e se vertetes u referohen pikerisht atyre, por natyrisht “per te pershkuar rrugen nga India duhej te kalonin neper Azine e Vogel, keshtu u dolen para dhe Ittitetet dhe Likianet e vjeter me gjuhen e tyre qe sot nuk flitet me”. Pra vemendja e autoreve u perqendrua tek gjuhet e tyre te zhdukura. Autoret i referohen emertimeve ne gjuhe te tjera midis te cilave gjuhes;…ittita :“wiyana” ;licio : “Oino”; greco antico “οῖνος – oînos”; greco eolico “ϝοίνος – woinos”dhe gr-dorico Oinos…,por dhe ketu pa argumentuar ndonje lidhje dhe ngjashmeri kalojne ne gadishullin Apenin duke i kerkuar ndime latineve te vjeter me termin krejt te ndryshem  ne dukje me ate te grekeve te lashte.
Me pas ne shkrimin encikolpedik  shkruhet se kjo fjale  u perhap nga “…termi latin “vinum”, edhe perkundrejt perhapjes se  gjuheve  Kelte  u bene dhe shume emertime ne gjuhe te tjera... Eshte fjala per te gjitha gjuhet e tjera te Europes siç do ti shihni ne tabelen Nr.1,2, ku une kam bere nje radhitje dhe nje ndarje te fjales ne gjuhe te ndryshme te Europes duke patur parasyshe qe te theksoj bashtinglloren baze qe eshte ruajtur ne te gjitha gjuhet e vjetra dhe te reja te Europes, te cilen do ta analizojme me poshte.
Po ne lidhje me etimologjine e ketij termi kemi dhe nje information tjeter qe na vjen nga fjalori etimologjik, ku na sillet pothoajse e njejtat te dhena por me nje ndryshim te vogel kur fjalas  “VENA”   te sanskritishtes  i shtohet dhe nje “s” prapa.  Pra, fjala VENA-S, qe na sillet nga studjuesit Kuho, Benfey dhe Mommsen bejne qe ta kete  prejardhjen  e fjales Vene/Vere po nga e njejta gjuhe nga sanskritishtia Vedike VENAS dhe me te njtat cilesi si qe kishte te njetin kuptim e dashur opo e kenaqeshme ( amabile, delizioso, piacevole ).
Po ne kete fjalore encikolpedik mbrohet ideja se popujt semitike e njihnin me pare kete pije. Ne fjalore thuhet: ….Te tjeret reflektojne mendimin se mbi Semitet procedojne indoeuropianet ne njohjen e veres. Ndersa disa mendojne se forma “òinos “ka qene me para se Latinishtja dhe se Greket e kishin marre nga Fenikasit, por nje autor Picted mendon qe Vera ishte e njohur nga Arianet antike ( Pellasget-imi KM), dhe pretendon se fjala  semitike nuk eshte origjinale…”. Ndersa po sipas ketij fjalori encikopedik, ne lidhje me termin Latin thuhet: “…Curtius i ndjekur nga shume te tjere duket me te drejte se VINUM nuk mund te ndahet  nga termi VITIS (Hardhia) frut i se ciles eshte. Ashtu si tek greqishtja “òinos”, rrjedh nga “òine”“vite, tralcio”,ose tralcio di vite…”  Ne kete menyre kemi te shpjekuar etimologjine e fjales “vere” ne keto shkrim encikolopedik.
Mirpo une mendoj se, etimologjija e  prejardhjes se kasaje fjale, nuk e ka gjetur vatren  e sigurte te prejardhjas se saj. Duke patur per baze emertimin qe  ka ne gjuhen shqipe Verë/a na dialektin toske dhe Venë/a na dialektin dialekti gege; “Vena” qe e marrur germe per germe eshte plosisht e ngjashme me fjalen “Vena” te gjuhes sanskrite por me perjashtimi se ne Shqip e ka kuptimin pikerisht per nje lloje pije te lashte qe nxirrej nga rrushi. Ndesa fjala “Vena” e sanskritishtes  do te thoshte  “dashuri”.
Pra ne perfundim te analizimit paraprak te  ketyre shkrimeve ne forme sintetike  mund te themi: Fjala vere nje pije shume e vjeter siç e vetretojne te dhenat arkiologjike, akoma nuk e ka gjetur, vedlindjen etimologjike, dhe se etimologjija e kesaj fjale eshte solloratur midis gjuheve te vjetra te dy kontinenteve Azise se larget dhe Europes por pa mundur qe te marre nje zgjidhje perfundimtare. Si u pa me lart, disa e mendojne se vjen nga India te tjere e sjellin nga, vendet Semitike, disa e paraqesin si Anariane, Ariane e  paraqesin para Greke, greke e tjere. Pra e tollovisin nga Azia ne Europe por pa nje perfundim te qarte etimologjik. Padyshim se ne shkrimin enciklopedik  parashtohet nje pervijim i fjales ne te gjitha gjuhet e Europes  ku perfshine dhe gjuhen Shqipe.
Asgje nuk u terheq vemendjen ne kete gjuhe. Por per ta saktesuar me mire duhet ti drejtohemi dialektit Gege te shqipes ku kemi fjalen VENE/A. Natyrisht ketu nese nuk marrim per baze vjetersine e kasaj gjuhe dhe ngjashmerine e kasaj fjale me Sanscriten VENA çdo gje duket normale. Por pikerisht ketu fillon misteri, ai mister qe studjueseve  te huaj akoma nuk, u ka shkuar ndermened.  Por ne fillim per te arritur deri tek zgjidhja e misterit duhet qe te fillojme ta ngushtojme rrethin e dyshimeve nga nje distane e larget kohore dhe gjeografike.
Keshtu me qellimin qe kemi me teper  argumentat ne lidhje me kete fjale patjeter qe duhet qe ti referohemi dhe disa gjuhave te tjera te vjetra te zhdukura, si dhe disa gjuheve  jo indoeuropiane, qofte dhe te familjes gjuhesore semitike, per te per te studjuar mundesine e  ndonje lidhje shkaksore. Per kete ne fillim i drejtohemi leksikut te gjuhes se zhdukur luvio  : “…waiana- ("vino= vere"; luvio geroglifico); ittita "wijana" arabo  dhe  etiopico wain  assiro  "īnu"  ebraico  "jajin" ;proto-semitico"wainu" ("vino=vere)…”
Nese studjojme leksiket e ketyra gjuheve ne nje pjese te gjuheve anatolike, proto-semitike dhe semitike kemi disa shembuj konkterete te emertimit sipas gjuheve te vjetra te zhdukura dhe atyre qe ruajne rrenjet e tyre ne gjuhet qe jetojne akoma. Per te kuptuar mekanizmin qe ka vepruar, po i ndajme ne pjeseza rrenjesh . Per te kuptuar nese dhe ne keto gjuhe ruajtje apo transformim te bashtinglloreve baze. Dhe ne keto gjuhe te permendura me poshte si verehet kemi ruajtjen e pa prekur te bashtingllores “n” shiheni te theksuar me te zeze.
Siç na u sugjerua me siper se vena ne sanscrite kishte marre si baze nje fjale proto-indoeuropianewin-o, nga vezhgimi na del se te gjithe fjalet qe rrjeshin nga gjuhet e vjetra anatolike, Luvio, Ittite, Etipoike, Asiriane, proto-semitike dhe Semitike,  Arabe, Ebraike ruajne te paprekur bashtinglloren “N” ashtu si ne te gjitha gjuhet  e tjera Europiane qe trajtuam ne tabele, ndersa “W” ne gjuhen  Luvio e Ittita Arabe, Etiopike, Proto Semitike ruhet, ne Ebraiken “W” kalon ne “J” siç shihet me poshte: ku  Fjala Vere sipas leksikut  Luvio: wai-a-na-("vino= vere"; luvio geroglifico); ittita "wij-a-na", arabo dhe  etiopico "wai-n", assiro "ī-nu" ebraico  jaj-i-n"  ;proto-semitico "wa-i-nu" ("vino" /Vere ).
Ne tekst thuhet se kjo fjale ishte  ….marre  nga indoeuropeo  gjendet ne shume familje gjuhesore….Por qe ne fakt kjo bije ne kundershtim, me ate qe u pohua me siper se ishte ma baze “Wino” proto-indoeuropiane. Pra ketu del qarte nje konfuzion e si mund te jete dhe proto-indoeuropiane dhe indoeuropiane. Megjithate kjo ka pak vlere ky eshte nje parcaktim i pergjithshem  por qe nuk ka te beje me gjuhen konkrete se nga ka dale. Ne e shohim me interes qe te zbulojme ate qe keto autore nuk kane mundur qe te veni piken mbi “i”,pra te percaktojme etimologjine e vertete te fjales.

Ne tabelen e mesiperme  Nr-1,2, kam ber nje ndarje sipas rregullit duke u mbeshtetur ne dy bashtinglloret baze “V” dhe “N” dhe zanoret apo grup zanoret qe u bashkangjiten apo qe ju mungojne. Qellimi eshte qe te kuptohet ndryshimi i   parmbajtjes se tyre.  Keshtu  verehet se ne te gjitha fjalet germat te cilat kane qenderuar te pandryshuara si dhe ato te tjerat qe kane pesuar  ndryshime rrenjesh si dhe shtesa germash  me parashtesa apo  prapashtesa.
At'here per ta kuptuar me mire le te hyjme me ne detaje: Nese shohim Fjalen ne pamjen e jashtme  qe perbene nga dy bashtinglloret “VN”, keto dy bashtingllore perbejne thelbin e fjales “Ve-Na”,ne ne sanskrishte si ne gegnisht/shqip. Duke qene se ne gjuhen Ittite;“wiya-na ; licio: “Oi-no; greco antik: “οῖνος – oî-no-s”; greco eolico : “ϝοίνος” – “woi-no-s”;latinisht:  Vi-nu-m, si dhe duke pare te permbajtjen qe marrin fjalet ne te gjitha gjuhet e tjera te  Europes veriore lindore perendimore dhe jugore, shohim se mbetet 100% e pa ndryshuar bashtingllorja “N” ndersa bashtingllorja “V” ka pesuar ndryshime ne  6 raste kalim nga “V” ne “W” ne gjuhet Itite, Greke, Eolike, Angleze, Gjermane, Hollandese dhe Polake, ndersa ne pjesen tjeter te rasteve ruhet bashingllorja “V” qe perben (  44  %  ) te rasteve.  Ne 32 raste kemi ruajtjen e  zanores  “ I “ pas bashtingllores “V e W “ qe perben te njejten zanore qe rrjedh nga Ittitshtja, Likjanja, Greqishtja Eolike, dhe ne te gjitha gjuhet e tjera, me prejardhje Kelte, Latine dhe Neo-Latine dhe Finiko-Balte. Vetem ne gjuhen Shqipe ruhet e njejta bashtingllore dhe zanore “Ve” si ne sanskrite. Po keshtu le te vezhgojme dhe pjezezen tjeter te fjales te perbere nga bashtingllorja dhe zanorja “Na”. Me lart e trajtuam se "N" ishte e pandryshuar plotsisht ne 44 % te rasteve ne te gjitha gjuhet. Tani le te studjojme ndryshimin e zanores “a”
Verejme se zanorja “ a” behet  “o” ndryshon ne gjuhet Likiane, Greken antike, greken Eolike, dhe ne gjuhet e tjera si; Spanjolle, Portugeze, Polake, Ceke  Kroate  Italiane, Sllave behet “o”
Por vetem ne Shqip,ne  gjuhen Ittite dhe ne Sanskrite, mbetet e pa ndryshuar si dhe  ne gjuhenGotishte dhe Prusisht por ne keto dy te fundit i shtohet perkatsisht dhe nje germe bashtingllore “s” dhe “n”
Dime se Ittitet ishin fise pellasge-ilire, gjithashtu verme se ne Greqishten antike, “nos” eshte marre nga emri Oino Likiane  te ciles greket i kane shtuar nje“s” Pra pjeseza e dyte ka mbetur e pa ndryshuar, ne Shqipen, Sanskritishten dhe Ittitishten.
Keshtu kemi perputhje te plote te fjales Vene ne  sanskrito dhe ne Vene ne Shqipe, nga ana e jashtme dhe nga shqiptimi. Dime se gjuha shqipe rrjedh nga ajo Iliro-Thrake dhe qe vete ky grupim rridhte nga Pellasget. Dime gjithashtu se Pellasget ishin nje popull qe banonin ne teritoret Greke para se ato te vinin aty, dhe se Pellasget flisnin nje gjuhe te ndryshme nga ajo e grekeve ( sips Herodotit  dhe autoreve te tjere te vjeter greke).
Por nese i referohemi si me lart Greqishtes antike “vera” quhej “nos”,po sipas greqishtes eolike quhej “woinos”(greqishtes antike i shtohet parashtesa “w” ). Shpjeguam me lart se ne Greqishten anike “oînos” nuk duket se ka tjeter burim qe te jete marre perveqse nga emertimi  "Oino" ( Licio) duke i shtuar nje “s”. Athere kemi perfundimin se: Greket e lashte emertimin e Verës e moren nga Likjanet qe  nuk ishin gje tjeter veçse fise Lelego-Pellasge te Azise se Vogel (Kjo tashme eshte vertetuar nga shume autore,midis tyre dhe Benleow)
Dhe disa te dhena te tjera mund te nxjerrim per perdorimin e Veres nga popujt e vjeter semitike. Sipas librit te shejte Torah, Mose (i biri i Abramit) duhet te kete kryer udhtimin nga Egjypti ne shekullin e XII-te  prkr, por sipas nje varjanti siç e mendojne kritiket perudha mund te kete qene ne shkullin e VI prkr. Ne marrim maximalen shekulin e XII-te prkr. Pra ne kete perjudhe Egjuptjanet e njihnin dhe e perdornin Veren po keshtu hardhime e gjeti dhe ne token e Kananit si deklarohet: Kur  Mosè drejton  Ebreit  ne tokat   Canaan  thuhet se la   me trishtim   venen e Egjiptit. (Numeri 20:5).
Ebrejt ne  token e tyre te re, pergjithsisht gjejne nje sasi te madhe bimesh hardhishe. Vete Mose ishte prinjsi i nje fisi qe quhej Levi per te cilet flitet ne Torah: “Leviti (fisi) jane delegate  te ngarkuar me detyre qe te ndihmojne dhe mbeshtesin prifterinjet ne ndjekjen e kultit te besimit…Perjudha historike kur hebrejte bene ushtimin e famshen ne shkretetire e Sinait perfshihet midis shekullit XIII-XII-te  prkr, por sipas kritikeve kjo perjudhe ka qene e mevonshnme rreth shekullit te VI-V-te prikr.(ne nje kohe te dyte) kohe gjate se ciles ishin redaktuar perfundimisht tekstet e  Torah-ut .
Mose ishte i lindur ne Egjypt sepse atje i kishte lindur dhe i jati Amram. Ndersa po nga bibla na vjen nje e dhene tjeter sipas  Testamento  Antico (Genesi  9,20 ). Noè  mbolli nje hardhi  ne  Monte Ararat, dhe me veren e prodhura dehej. Pra keshtu  te dhenat qe mund te na percaktojne nje datim te perafert te perdorimit te veres nuk e kalon perjudhen e shek 13-12-te prkr, ne Egjuptin e lashte. Dhe Jezusi zgjodhi venen per te bere sakrimentet,si njejte me gjakun  tij per jeten e pertejme ( pavdekshmerine e tij).
Pra siç e pame me lart nga analizet e mertmorfozes se bashtinglloreve dhe zanoreve te fjales Vene/Vere ne te gjitha gjuhet e vjetra dhe te reja te jashte Europes dhe te Europes ekziston ngjashmerija pjeserisht me gjuhet e vjetara te Luvis Ittitike ( Azise se vogel), Gotike, (germanike), Prusiane  dhe gjuheve Balte Latine dhe Estone si dhe kemi nje ngjashmeri te plote me dhe me  Sanskritishtes Indiane.
Por nese i referohemi te dhenave historike dhe studimeve te ndryshme dime se gjuha Sanskrite eshte me e vonshme se gjuha Shqipe e lashte (Pellasge). Ketu nuk eshte qellimi per tu marre gjersisht me gjuhen Sanskrite sepse do te trajtohet ne nje shkrim te veçante por meqense po e sjellim si argument duam te japim shkurt disa te dhena per etimologjine  e emrit dhe perjudhen se kur kjo gjuhe mori forme ne Indine e veriut.
Gjuha sanscrito (saṃskṛtam), ben pjese ne familjen e gjuheve indoeuropiane (te shpallur me pa te drejte si e tille nga studjesit gjuhesore) eshte nje gjuhe zyrtare e Indise , nga e cila derivonje shume gjuhe moderne te vendit, midis te cilave me e riperhapura eshte ne vend eshte gjuha  Hindi.  Termi “sams-kr-ta” sipas autoreve te Wikipedias do te thote ne gjuhen antike gjuha "perfezionato"/ “e perkryer” dhe mund te jete e ngjashme  me latinishten  “con-fec-tus” (vihet re rrenja  “kr” i korrespondon rrenjes  “fac”, psh,  “facio”, e latinishtes. Ne lidhje me termin ne shkrimin enciklopedik rrejna “kr” e fjales per te cilen ben  perpjekja autori i shkrimit enciklopedik ta paralelizoje me rrenjej latine  “fac”  qe do te thoshte ne latinisht “facio”, qe ne shqip do te thote bej/kryej. Gjithashtu kemi argumentuar ne shkrimet e tjera se qe te dy gjuhet si greqishtja e vjeter dhe lainishtja jane gjuhe qe kane rrjedhur shqipja e vjeter (Pellasgjishtja), biles ka studime se dhe  se dhe sanskritja rrjedh  Atlanto-Pellasget, por tani nuk eshte rasti qe te zgjerohemi.
Pra del shume e qarte se ne shqipen e sotme folja  KRY-EJ e permbane direkt kete thelb, kete fjale dhe perben bazen e saj, ja dal ne krye e perfundoj e mbaroj e tjere. Ketu besoj del qarte kuptimi ne Shqipen e sotme, qe permbane fjale te vjetra te Pellasgo-Ilitiko-Thrakase. Dihet rendsia e kasaj gjuhe ne kulturen Indiane eshte e njellojte me ate latine dhe greke antike ne Europe. Ne gjuhen sanskrite u kompozuan shume vepra klasike si psh Veda .
Ne lidhje me perjudhen kur kjo gjuhe u kristalizua si nje mjet komunikimi masiv kemi nje dhene e cila ndoshta na befason por e krahasuar me Shqipen tone te lashtesise na ndanje me te qindra shekuj. Ajo nuk e kalon shekullin e  IV-te prkr. Ja seç thuhet ne enciklopedine Wikipedia.”…Rreth shekullit IV-te prkr kodifiohet gjuha sanscrita s stardatizuar nga gramatikani (gjuhetari)  Pannini, gjuha e quajtur "sancrito classico" nga ana konvencionale…”
Natyrisht kjo se kjo gjuhe flitej me dialekte para se te kodifikohej. Pasi dihet tashme siç e kemi shkruar dhe ne shkrimet e tjera se Pellasget te pakten kane shkuar deri ne Indi  qe nga viti 1900-1700 prkr, por s'pejashtohet mundesia dhe me pare, nje perjudhe kjo qe koincidon edhe me linearin “A” ne Krete, ne te cilen gjejme prova se ato ishin perdorues dhe administrues te kasaj pije.
Por pamvarsisht nga kjo kohe zgjatje eshte interesant fakti se fjale VENA ne kete gjuhe mbeti ashtu siç i thone Shqiptaret sot dhe qe nuk ka pesuar ndryshime duke u folur ashtu si mijra vite me pare qe ne kohen e Pellasggo-Iliro-Thrakeve.
Athere çfare magjije ka ndodhur qe ne gjejme vetveten ne Indi dhe nuk e gjejne popujt te tjere me gjuhet e tyre, sidomios te ashtuquajturit Indoeuropiane ( term i stisur nga studjeusit) qe sipas tyre   u dhane emrat gjuheve te Europes dhe Indise. Ne gjuhes Sanskrite mund te jene marre disa cilesi qe e karakterizojne perdorimin e kasaj pije te lashte magjike.
Pikerisht nga cilesite  psikologjike qe krijonte kur perdorej si euforine, ngjalljen e ndjenjes  seksuale, kenaqesise  dhe lumturimin, at'here pikerisht keto cilesi te efekteve psikologjike mund te kene qene shkaku kryesore qe romaket me kete emer te emertonin hyjenise se dashurise  dhe Indianet e Veriut te emertonin dashurine si nje cilsi shpirterore qe stimulohej nga kjo pije magjike.
Veren,   kur njeriu e pi  nese e tepron te ben te kalosh ne eufori. Dihet se popujt  e lashte konsumonin shume vere dhe ne momente te caktuara kalonin ne abuzime seksuale ( mitologjia ka shume shembuj per  zotrit dhe mbreterit), apo dhe praktikoheshin dhe orgjite ne Greqine e lashte, ne festa e me bankete te madha si kjo gje behej  dhe nga Etrusket (Pellasget).
Keshtu e pare ne kete kendveshtrim vera mund te jete konsideruar dhe si nje objekt si stimulues i dashurise. Ndoshta kjo fjale eshte ruajtur ne gjuhen sanskrite “Vena” dua/dashuri” Shqiptaret kur duan qe te thone se nje pije alkolike eshte e mire si cilesi thone “eshte e dashtun/dashur.
Kam dyshime te plota tek  teoria Indo- Europiane, qe sipas studjuseve na perbeka thelbin e fjaleve indoeuropiane. Ne kete rast ky thelb nuk na spjegohet me kete teori. Ne rast se ne vend te ( I/E AR) do te vendosnim SHQIPEN/AR kjo  teori ndoshta fallse do te rrezohej dhe  do te  gendej  ne vendin e varfer por krenare  Ballkanik, qe quhet Shqiperi dhe populli i saje Shqipatare qe flasin nje gjuhe te trasheguar te pakten qe nga 12.000 vite me pare, (siç po del nga studimet e fundit ). Pra nuk ka qene e nevojshme qe te shkonin kaq larg deri ne Indi per te gjetur bazen etimologjike te kesaj fjale, pasi e kane patur shume afer, ne zemer te Europes, tek  Pellasgofolesit Shqiptare te diteve te sotme.
Kol   Marku

http://kolmarku.altervista.org     Jemi nje shoqate Shqiptare e titulluar " Acas Skanderbeg" (shkurtimi = ACAS = Associazione di Comunità Albanese Skanderbeg). Kjo shoqate eshte themeluar me 13 prill 2003 ne qytetin Spoleto (Pg) Itali. Ne kete shoqate bejne pjese Shqiptare nga te gjitha trevat etnike. Kjo ka si qellim promovimin e vlerave, atdhetare dhe kulturore Shqiptare, si dhe mbrojtjen e te drejtave sociale te komunitetit tone

Footnot-a e Kosovës dhe simboli i numrit 13




Stop Injorancës on Thursday, March 1, 2012 at 9:58am ·


Në datën 22-23 shkurt, në Bruksel u fi rmos një marrëveshje midis perëndimit dhe lindjes, Amerikës dhe Rusisë, shqiptarëve dhe serbëve, marrëveshje e cila nuk kishte lidhje vetëm me të ardhmen e Kosovës, por të gjithë rajonin e Ballkanit. Natyrisht, që fitimtar më së pari doli perëndimi dhe kosovarët, pikërisht ata që e kishin fituar edhe luftën në pranverë të 1999-ës. Pse? Me këtë marrëveshje me një gur u vranë dy zogj. Kjo firmë nga ana e serbëve ka qenë Plani B i tyre, pasi ju dështoi Plani A – ndarja e Kosovës dhe pranimi i të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe, sipas tyre, pasi të copëtohej Kosova. Ndërsa perëndimi dhe shqiptarët vepruan suksesshëm vetëm me një plan A, i cili synonte të lejonte Kosovën me një artificë në formë por jo në përmbajtje, të ishte shtet sovran për të marrë vendime dhe e hodhën Serbinë në prehrin e Evropës, duke ja shkëputur Rusisë. Footnot-a mund të shihet si një mekanizëm që shpëton nderin e humbur të Serbisë përballë popullit të vet, por në formë, jo në përmbajtje. Në këtë kuptim, edhe protestat e VV kanë një të mirë sepse ju mbushin mendjen serbëve se e ‘fituar’ ka dalë1 Serbia. Rusia, e preokupuar mbi stabilitetin e saj të brendshëm në prag të zgjedhjeve presidenciale gjithë tension, në politikat e kushtueshme të mbrojtjes dhe në pesimizmin që e ka kapluar nga shtrëngimi i darës në rajonet në jug dhe lindje të saj, natyrisht që nuk kishte se çfarë të bënte tjetër. Ja vlen të theksojmë se po në të njëjtën datë - por 13 vjet më parë - pikërisht më 22 shkurt 1999, socialistët serbë të Millosheviçit, nuk kishin pranuar me kryeneçësi të firmosnin një marrëveshje në Rambouillet me shqiptarët e Kosovës (nënkupto edhe me perëndimin dhe krahun e saj të armatosur-NATO-n) për të pranuar restaurimin e autonomisë së Kosovës dhe për të vendosur trupa paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë. Kjo kështjellë e ndërtuar nga Louisi XVIII, ku kanë lindur apo banuar shumë njerëz të rëndësishëm, duke përfshirë Napoleonin, De Golin por edhe shkrimtarë si Goselini dhe Hemingueji, ndoshta u zgjodh simbolikisht sepse aty kishte abdikuar monarku Charles X në vitin 1830, pasi parisienët kishin dalë në barrikada. A janë të rastësishme dt. 22 shkurt dhe pikërisht numri 13 si simbole? Ta shohim. Tadiçi nuk mund të bënte të njëjtin gabim si Millosheviçi 13 vjet më parë, në këtë datë domethënëse. Kupa ishte mbushur, serbët kishin vetëm një rrugë, të firmosnin dhe dështimin e radhës mbi një kauzë pa të ardhme, ta paraqisnin si fitore të tyre në politikën e brendshme. Ka shekuj që serbët festojnë datat e humbjeve të mëdha. Natyrisht që në histori nuk ka vlerë vetëm të dish si papagall shumë ngjarje dhe data, apo të thuash menjëherë se kur ka ndodhur kjo ngjarje apo një ngjarje tjetër. Në shkencën në dukje jo ekzakte të historisë, këto janë maja joshëse e tërheqëse me ngjyrë të bardhë që ka një copë e madhe akulli e quajtur ajsberg, kur e kundron duke lëvizur me ngadalë mbi syprinën e oqeanit. Më e rëndësishme është të kuptosh se çfarë ka poshtë ky ajsberg dhe të parashikosh se si do të lëvizë dhe se si janë rrymat e tjera nënujore që mund të ndikojnë mbi të. Ç’kishte ndodhur që perëndimi ishte prishur me të përkëdhelurën dhe aleaten e vet në dy luftëra, Serbinë? Në vitet 1990 bota kishte nisur udhën për tu bërë unilateraliste. Bota nuk sundohej më nga teoritë marksiste të luftës së klasave, as nga lufta e racave të nazistëve por nga lufta qytetërimore. Një armik i ri qytetërimor po projektohej prej perëndimit: Islami dhe territori i tij kryesor, Lindja e Mesme. Edhe pa Perden e Hekurt dhe Murin e Berlinit, establishmenti ushtarak perëndimor do të vepronte me kapacitet të plotë. Tabela e madhe e shahut ishte spostuar pranë burimeve të mëdha botërore të naftës dhe këto burime ndodhen kryesisht në tokat e myslimanëve të Lindjes së Mesme dhe të Azisë. Në këtë luftë qytetërimore do të binte një nga polet e tensionit 50-vjetar dhe superfuqia e dytë e frikshme, ish BRSS-ja. Sidoqoftë, sipas konceptit qytetërimor, religjioz, gjuhësor dhe AND-së së racës, Rusia që ngeli bërthama më e fortë e Lindjes komuniste dukej se do të mblidhte rreth vetes popujt ortodoksë dhe sllavo-ortodoksë ku bënte pjesë edhe Serbia. Në rajonin tonë po binte fuqia e ortodoksizmit dhe po frynin erërat për një rilindje të otomanizmit dhe fuqizimit të Turqisë. Kjo kërkonte çmontimin jo vetëm të ish-Jugosllavisë, por edhe të ushtrisë së saj të fuqishme rajonale të trashëguar nga Serbia. Ky plan i Elitës për Ballkanin solli rreshtimin e perëndimit kundër qytetërimit ortodoks dhe Serbisë. Turqia ende e pafuqishme për ta administruar vetë këtë plan në rajon, u ndihmua fillimisht t’i hiqte gështenjat me duart e hekurta të perëndimit. Duke u mikluar, krahas të tjerave në Ballkan, Turqisë po i kërkohej të aktronte në koherencë me perëndimin kristianoperëndimor-çifut në lidhje me ngjarjet e rrëmetshme që pritet të ndodhin së shpejti në Lindjen e Mesme. Rajoni i Kosovës ka një histori baticash e zbaticash për sa i përket dominimit numerik të këtij rajoni midis shqiptarëve dhe serbëve. Banorët e parë më të hershëm të Kosovës dihet se janë quajtur qysh nga Homeri “dardanë”, qysh në kohët klasike. Më pas, në vitin 160 para Krishtit, ilirët e Dardanisë janë futur nën administrimin romak të quajtur Moesia Superior. Dihet se sllavët kanë ardhur në rajon në shekullin 6-7 pas Krishtit kur ishte prishur Roma, dhe së bashku me bullgarët e kanë sunduar rajonin në mënyrë të alternuar, deri sa erdhën osmanët të cilët e mposhtën tragjikisht dhe fatalisht aleancën e popujve të Ballkanit në luftën e Kosovës në qershor të 1389. Gjatë luftërave të mëdha midis osmanëve dhe austriakëve në fund të viteve 1680, ka pasur një braktisje relative të vendit nga kolonizatorët disa shekullorë serbë të fushave, të orkestruar nga një tërheqje e orkestruar prej peshkopit të Pejës, Artemije III. Për të shpëtuar nga shfarosja dhe asimilimi serb, shqiptarët u konvertuan atëbotë masivisht nga të krishterë, në islam. Ndarja në besim nga kisha serbe do ndalonte asimilimin e shqiptarëve. Kjo solli dhe rritjen e armiqësisë racore e gjuhësore. Por, pas luftërave ballkanike, përgjatë viteve 1912-1990, ka pasur politika të njohura shfarosëse dhe asimiluese ndaj shqiptarëve të Kosovës, kryesisht prej serbëve, politika të cilat në fakt vetëm sa e kanë forcuar rezistencën e shqiptarëve të Kosovës. Ja, p.sh, u hakërrua Millosheviçi në Gazimestan më 1989 dhe shqiptarët rrëmbyeshëm reaguan dhe krijuan Republikën e Kosovës në kuadër të Jugosllavisë në korrik të 1990 dhe më tej pa kthim mbrapa, Republikën e Pavarur në shtator të vitit 1991 me z. Rugova në krye të saj si President të zgjedhur në maj të vitit 1992. Edhe tani, pasi dështoi plani A i serbëve për të njohur “Shqipërinë e Madhe”, siç e quajnë ata, në këmbim të dorëzimit të territoreve të Mitrovicës së Veriut në drejtim të Serbisë, me ëndrrat serbe që ta mbajnë të hapur çështjen e Kosovës në një të ardhme tjetër me anë të një asteriksi ku palët gjoja nuk ndryshojnë qëndrim (Serbia e njeh Kosovën vetëm sipas Rezolutës 1244 nën administrim të OKB, dhe nga ana tjetër njeh paradoksalisht edhe Deklaratën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës - çfarë komedie!!), të mashtruarit e mëdhenj janë nacionalistët serbë. Kosovës tashmë i lind e drejta të jetë një zë më vete. Por, nga ana tjetër shqiptarëve me anë të footnote-s ju lind e drejta të reagojnë ndaj politikave të vjetra dhe ëndrrave serbe, çka mobilizoi një duzinë deputetësh kosovarë për të kërkuar firmosjen e një projektrezolute që kërkon bashkimin politik me Shqipërinë. Kush mbjell furtunën do të korrë stuhinë. Është e pamundur të qëndrojë një komb i ndarë në dysh, nën sëpatën ruse. Pika e fundit është ‘rastësia’ e takimit të fundit të Brukselit më 22-23 shkurt, pikërisht 13 vjet pas Marrëveshjes së dështuar të Rambouillet. Vëllazëritë që qëndrojnë mbi politikën qoftë në perëndim qoftë në lindje, i kanë shumë për zemër simbolet, numrat, datat, pasi flasin me to shumë, pa u lodhur. Ja, shikoni p.sh se kur ja deklaroi luftën Hitlerit Anglia e Chamberlainit: 3 shtator, ditën e lindjes dhe të vdekjes së O.Kromuellit, njeriut që hapi rrugën për kapitalizmin e lirë në Angli dhe futjen e kapitalit çifut në këtë shtet si dhe lejimin e bankave të tyre çka themeloi tregun financiar të Londrës, që vazhdon të jetë më i madhi në botë; shikoni se kur u hap Froti i Dytë në Normandi të Francës me operacionin Overlord: 06.06.’44, ora 06, pasi tre gjashtat 666 japin numrin e bishës…; shikoni kur u sulmua Iraku i S.Huseinit në luftën e dytë të quajtur Lufta e Dytë e Gjirit: 19 marrs 2003, dita që në halakhah-un çifut është e përafërt me ditën e halloweenit, kur me veshje të frikshme jepen ëmbëlsira; po në këtë datë u godit 11 vjet më pas nga ajri prej NATO-s edhe regjimi i Gadafit në Libi - vitin që kaloi; madje më 15 mars ndodhi te ne edhe Gërdeci, për Idetë e Marsit, dita me hënë të plotë kur është vrarë edhe Cezari.I morëm këto shembuj për të treguar se numri 13 i viteve të çlirimit të Kosovës, është numri kur në krishterim fëmija hyn në adoleshencë dhe në judaizëm hyn në të ashtuquajturin Bar Mitzvahdhe bëhet anëtar me të drejta të plota në besimin çifut. Edhe Çezari e kaloi Rubikonin kur filloi Luftën Civile dhe prishi Republikën e Romës me 13 legjione. Por, simbolika më e fortë e numrit 13 duket të jetë simbolika e fitores amerikane në këtë kauzë. Mjafton të shihet në vulën e SHBA-ve se sa shumë e gjejmë simbolikën e numrit 13: shiritat e flamurit amerikan, 13 degët e ullirit në një kthetër të shqiponjës, 13 shigjetat në anën tjetër; po kështu fjalët E Pluribus Unum dhe Annuit Coeptis kanë nga 13 gërma; 13 janë shtresat e tullave të piramidës, etj. Dhe e fundit por më e rëndësishmja si simbolikë, 13 janë shkallët që të çojnë në podiumin e trekëmbëshit ku çohen të dënuarit me vdekje. Kjo ishte ana tjetër e monedhës.



Nga Alfred CAKO - G. Shqiptare

Friday, March 9, 2012

...është thjesht, e gabuar!





Janë disa njerëz që do urrenin farën e tyre
për ti treguar botës që s'janë racistë,
janë disa njerëz që do refuzonin të hanin mishin
për ti treguar botës që i duan kafshët,
janë disa njerëz që do merreshin me bamirësi
për ti treguar botës që s'janë diktatorë,
janë disa njerëz që do i jepnin çdokujt lëmoshë
për ti treguar botës që s'janë mizorë.

Janë disa njerëz që do harronin gjuhën e tyre
për ti treguar botës sa shumë të ditur janë,
janë disa njerëz që do pështynin mbi kulturën e vet
për ti treguar botës, që veç qytetarë të saj janë,
janë disa njerëz që do refuzonin çdo kënaqësi fizike
për ti treguar botës që s'janë materialistë,
janë disa njerëz që edhe njerëz do të vrisnin
për ti treguar botës, besnikërinë ndaj Perëndisë.

Janë disa njerëz që do shoqëronin çdo homoseksual
për ti treguar botës që s'janë diskriminues,
janë disa njerëz që do urrenin gjithçka mashkullore
për ti treguar botës që luftën për të drejtat e gruas,
janë disa njerëz që do të hiqnin dorë prej seksit
për ti treguar botës që ata kanë ndjenja,
janë disa njerëz që do duronin çdo përdhosje dinjiteti
për ti treguar botës që janë kundra dhunës.

Janë disa njerëz që do duartrokisnin çdo sistem
për ti treguar botës që e duan paqen,
janë disa njerëz që do provonin çdo perversitet
për ti treguar botës që janë të lirë,
janë disa njerëz që do mbyllnin edhe sytë
për ti treguar botës që janë besnikë,
janë disa njerëz që do të puthnin edhe këmbët
për të treguar që kanë dhe ndjejnë respekt.

Janë disa njerëz që do silleshin arrogantë
për ti treguar botës që s'janë të vobektë,
janë disa njerëz që do mbanin forcërisht një partner
për ti treguar botës që s'janë të vetëm,
janë disa njerëz që do vishnin çdo batutë të modës
për ti treguar botës që janë njerëz të kohës,
janë disa njerëz që do të thyenin çdo zemër
për ti treguar botës, që janë të aftë.

Janë disa njerëz që do qëndronin vetëm të vrenjtur
për ti treguar botës që s'janë qesharakë,
janë disa njerëz që shkatërronin çdo iniciativë
për ti treguar botës që s'janë dështakë,
janë disa njerëz që do bënin gjithçka e gjithmonë
vetëm e vetëm botës për t'ia treguar...

...por janë të tjerë njerëz që e bëjnë këtë botë më të mirë,
pa u treguar asnjëherë të tillë.


Shkroi: Stop Injorancës  https://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Tuesday, March 6, 2012

Të ngrihet një muze për genocidin ndaj shqiptarëve



Berisha: Në Tiranë duhet të ngrihet një muze për genocidin ndaj shqiptarëve

Eshtë e domosdoshme që Tirana, kryeqytetin e vendit, të ketë një muze të veçantë për kalvarin e shqiptarëve këto dy shekuj, sepse për ne, harresa do të ishte turpërim i madh, do të ishte e pafalshme!
Ne flasim dhe njohim disa nga masakrat, por ju garantoj se në çdo territor të këtij vendi që kufizohet me të tjerë kalohet mbi të vdekur, të rënë vetëm e vetëm se ishin shqiptarë. Kjo është mënyra më dinjitoze për të ndërtuar marrëdhëniet e reja me kombet e vendet përreth, për të ecur të sigurt drejt së ardhmes që meritojmë. Ndaj, edhe Tirana duhet të ketë një muze të genocidit kundër shqiptarëve, në mënyrë që brezat, fëmijët tanë, fëmijët e fëmijëve tanë të shohin se cilat ishin sakrificat e paraardhëse të tyre, cila është drita që i udhëheq ata drejt së ardhmes që meritojnë”.

“Asnjë komb tjetër, pas kombit hebre, nuk ka njohur genocide, spastrime etnike, krime kundër njerëzimit, siç kanë njohur shqiptarët, të paktën që nga Lidhja e Prizrenit, deri në fund të shekullit që lamë pas. Por sot, ne jemi të lirë e kjo liri është e tëra e ndërtuar mbi një sakrificë mbinjerëzore, mbi një përpjekje titanike të një kombi të vogël për të mbijetuar, në të drejtën, në tokën, në trojet e tij. Sot, ne jemi të lirë dhe kemi një vështrim të kristaltë drejt të ardhmes sonë. Kemi besim të madh se si komb i lire lamë mbrapa periudhën e përpjekjeve për mbijetesë e ekzistencë dhe kemi hapur kapitullin e ndërtimit të së ardhmes që meritojmë, e një të ardhmeje në liri, në prosperitet, në bashkëpunim dhe miqësi me kombet e tjera të rajonit e të Europës,” tha Berisha.

P.s Si ta bëjmë Z. Berisha që vetëm gjatë qeverijes suaj janë përdhunuar të gjitha varret, bustet e statujat e figurave të kombit shqiptar? Janë shkatërruar të gjitha shtëpitë muze, të gjitha monumentet e kulturës, çdo shenjë nga e kaluara jonë e mundimshme, nga trashëgimia jonë kulturore.
Si t'ia bëjmë që ti edhe pse me PDIU-në në kualicion, nuk gjete kurrë guxim të trajtosh çështjen çame me analogun grek?
Si është e mundur që fërkon supet e Janullatosit, kur çdo e zezë në jugun shqiptar mban vulën e tij?
Si t'ia bëjmë që janë vrarë sërish shqiptarë, vetëm pse ishin shqiptarë? Mbi 2000 të rinj u vranë atëherë kur ti po vetzgjidheshe President.
26 të tjerë në një shpërthim të tmerrshëm tek një prej bizneseve të tua dhe sot ende nuk iu është dhënë drejtësi. Dikush madje u aksidentua duke shkuar për gjah...
Janë vrarë shqiptarë, në mes të bulevardit dhe janë quajtur edhe qafëpalarë e mercenarë? Madje ti i dhe 4 rroga vrasësve të tyre...
Janë quajtur faqezinj ata që janë ngritur për ti thënë NDAL akteve të tua antikombëtare, janë quajtur sharlatanë, thashethemexhinj.
Janë quajtur Aleancë Plehu ata që refuzuan ardhjen e plehrave nga jashtë. Kjo lloj vrasjeje, edhe pse më e ngadaltë, është më tepër e dhimbshme.
Vriten edhe sot çdo ditë shqiptarë në Greqi, Maqedoni apo Serbi, pikërisht sepse janë shqiptarë. Ndërkohu ju shtrëngoni duart, fqinjësia shembullore, krijoni minoritete të paqena, furnizoni me naftë makinat e vdekjes...

Në Shqipërinë tonë të lirë, zhvarrosen varret e të parëve tanë dhe trajtohen me miratimin tuaj si ushtarë grekë.
Në Shqipërinë e duarve të tua të pastra, vriten qytetarë ditën kur votohet për demokracinë.

E di ç'keni Z. Kryeministër, vazhdoni më mirë përgatitjen për festimin e 1 majit siç festuat edhe vjet dhe urojmë që Shakira të mbetet e kënaqur me 5 milion eurot që ia rrëmbeni popullit shqiptar.

Kur të ngrihet Muzeu ndaj genocidit kundra shqiptarëve, figura juaj do të zërë një vend shumë të rëndësishëm... Urojmë të jeni gjallë deri atëherë.


Shkroi: Stop Injorancës  https://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Takitu tenataku



Kinezçja me detyrim nuk është rrjedhje, por largpamshmëri


Më në fund u zbulua origjina e panjohur e zellit të kryeministrit shqiptar, për mësimin e detyruar të kinezçes, në programet tona mësimore.

Të gjithë u njohëm me Projektin e Ri të Stadiumit Qemal Stafa, projekt spanjoll i ideuar sipas Shqipërisë së kufinjve të cunguar të 2012-të, pra në formë arkivoli.

U premtua se ky stadium do të jetë i përfunduar për 100-vjetorin e Pavarësisë së shtetit Shqiptar dhe do të inagurohet me ndeshje futbolli mes ekipeve shqiptare, brenda dhe jashtë 28mijë/km katrorë.

Tani ju do thoni, po ç'lidhje kishte kinezçja këtu?

Momentalisht duke qenë se kemi hyrë në muajin Mars, vetëm 8 muaj na ndajnë prej 28 nëntorit dhe për të ndërtuar Stadiumin me pamjen e tij të re në një kohë kaq të shkurtër, këtë do të mundet ta bënin vetëm kinezët, ( i njihen e pranohen veprat botërisht, shiko këtu ---> http://www.youtube.com/watch?v=Ps0DSihggio ) të cilët do kishin padyshim nevojë për përkthyes.

Shkroi: Stop Injorancës  http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Tuesday, February 28, 2012

Etimologjia e fjalës italiane NERO (I zi)

Sipas etimologjisë zyrtare, fjala italiane "nero", që nënkupton të zezën, e që frengjisht bën "noir" dhe në latinisht "nig-rum", sipas linguistit Franz Bophttp://en.wikipedia.org/wiki/Franz_Bopp, vjen prej greqishtes së lashtë "νεκρός"http://en.wiktionary.org/wiki/%CE%BD%CE%B5%CE%BA%CF%81%CF%8C%CF%82që lexohet "nekros" e që përkthehet i vdekur dhe nënkupton (er)rësirën në varr, mungesën e dritës.

http://www.etimo.it/?term=nero&find=Cerca
Besoj se shumë prej nesh nuk e kanë të vështirë të dallojnë tek e ashtëquajtura greqishte e lashtë "nekros", përafrinë e mrekullueshme me shqipen e sotme "në kryq". (Apo nuk+ron)

Disa prej jush ndoshta do ngrenë supet e do të thonë, ç'ne kryqi i krishterë mbi varre, në një kohë kur krishtërimi nuk kishte lindur ende?!

Dhe këtu vjen e detyrueshme të sqarojmë të painformuarit, se kryqi, ashtu si shumë rite, zakone, apo festa të tjera të krishtera sot, janë kopje të krishtërimit, prej besimit PAGAN.

http://stopinjorances.blogspot.com/2010/11/kultura-e-vinces-hieroglifet-ilire.html
Kryqi është gjetur si hieroglif i pikturuar tek Kultura Vinçe, e cila daton deri ne 6000 vjet p.e.s dhe nënkupton pikërisht pozicionin yjor ku lind dielli në datë 25 dhjetor. Gjithashtu kryqi gjendet tek e gjithë bota pagane, tek sumerët, babilonasit, egjiptianët, majat, inkasit, trojanët, dardanët, grekët e lashtë si edhe së fundmi tek latinët. http://www.symbols.com/encyclopedia/15/151.html

Po vetë etimologjia e fjalës kryq, ç'nënkupton?
http://www.etymonline.com/index.php?term=cross&allowed_in_frame=0
Etimologët edhe këtu, si në çdo fjalë të lashtë, janë të pavendosur për ti dhënë një kuptim fjalës dhe sipas tyre fjala vjen nga gjuha skandinave(?). Çdo të thotë? S'e dinë...
Shqipja ka një sërë fjalësh me kry, kri, dhe ajo Q-ja jonë apo prapashtesat "oss" do të thonë të njëjtin fjalë "është ose Qe".
Pra "Kry+qe" ose Q'është+kry, si një shenjë nderimi për të vdekurin, nën simbolin e rilindjes së diellit gjatë ekuinoksit dimëror.

Për tu kthyer tani në temë tek fjala jonë "nero", vlen të theksojmë se këtu emrin e Malit të Zi, i cili është një rrjedhim i fjalës shqipe "malësi", që të huajt në grup e kanë keqpërkthyer Mali i Zi.
http://www.etymonline.com/index.php?term=Montenegro&allowed_in_frame=0
Nuk kishte sesi emri Montenegro ti vendosej prej venetëve Malit të Zi, si përkthim i sllavishtes Crnagora, pasi venetët ishin fis ilir dhe rrjedhimisht e njihnin shqipen, para se të mbërrinin sllavët në gadishullin Ilirik.
E ç'mund të ishte Mali i Zi, nëse deri në 1813-ën nuk ka ekzistuar si komb?
http://en.wikipedia.org/wiki/Petar_II_Petrovi%C4%87-Njego%C5%A1

Kur flet mbi gjuhët e etimologjitë e fjalëve, ndodh shpesh të humbasësh nga tema, prandaj mos na keqkuptoni.

Fjala "Nero" edhe në ardhtë nga "nekros" siç thoshte Bopp-i, ajo vjen prej shqipes "në kryq", por edhe në mos ardhtë prej saj, ajo që i përafrohet më tepër është fjala "err" e shqipes, fjala që krijon "errësirën". Pra N+errë.

Gjuhë qytetërimesh të mëdha si e ashtëquajtura Greqishte e Lashtë me "μαύρος" apo si latinishtja "nigrum", duke i krahasuar me fjalën shqipe "ZI", dukshëm janë gjuhë të reja, gjuhë pa zanafillë të qartë, pa filozofi mendimi.

Shqipja i Zi, tregon bashkarisht lidhje me disa folje.
- Foljen "zë", kur errësira zë tokën.
- Foljen "zi", kur zien në zjarr e nxin enët.

Shikoni cilën gjuhë po përbuzni, për të folur gjuhët "e huaja"...

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Voto të shkuarën për të ardhmen...

Stop Injorancës
Kur mendoj që Fatos Nano është një prej kandidaturave më të mundshme për t'u bërë President i Shqipërisë, më kaplon një trishtim i madh.

F. Nano, ka studiuar Institutin Marksisto-Leninist në Tiranë dhe është zgjedhur Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme në 1991-shin, ku pas zgjedhjeve të para parlamentare të 31 Marsit, rizgjidhet Kryeministër i Partisë së Punës dhe kryetar shteti, i ndjeri Ramiz Alia.

Ata fëmijë shqiptarë që kanë lindur në vitin 1991, sot kanë mbushur plot 21 vjeç dhe në këto 2 dekada, fytyrat e politikës kanë mbetur po të njëjtat, sado më të plakura e më të liga, janë të njëjtët emra, e njëjta mendësi, i njëjti mjerim.

Shikoni majtas, djathtas, lart në pushtet apo poshtë nëpër trotuarë. Janë të njëjtat fytyra, të njëjtit mbiemra, të njëjtat klane, i njëjti mjerim.

Po Rinia ku është?


Ku janë studentët e shkëlqyer që kanë studiuar nëpër univeristetet më elitare të botës? Ku shkojnë energjitë e këtij vendi, ku konsumohen? Ku shkuan dëshirat e shpresat tona?

Edhe për sa kohë do tolerojmë që të tallen me këtë vend dhe të ardhmen tonë, disa pleq të rrjedhur?

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Faqja Stop Injorancës në Facebook

Sa prej jush e hapin Facebuk-un, kryesisht vetëm për të lexuar apo diskutuar në këtë faqe?

Sipas statistikave, 2281 njerëz, e hapin këtë faqe mbi 21 herë, brenda 6 ditësh.

Faqja jonë është momentalisht e arritshme për 11783 njerëz në muaj, pavarësisht numrit të të rregjistruarëve në të. Çdo ditë, regjistrohen mesatarisht 12 njerëz të rinj dhe 70% e tyre janë shqiptarë me banim në Shqipëri.

Përqindja gjinore femërore ka pësuar rënie në 48%, krahasuar me faqen tonë të mëparshme, ku zinte 57% të të rregjistruarëve.

Në faqen tonë ka më tepër foto të shtuara prej anëtarëve sesa anëtarë dhe numri i fotove po arrin 5000.

M.q.s jemi këtu, doja t'iu shprehja konsideratën dhe falenderimet e mia për të gjitha postimet tuaja.
Këtu tashmë i gjen të gjitha natyrat e informacioneve e madje dhe në kohë reale.

Kalofshi sa më mirë!

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Shtetet perëndimore që kanë njohur Pavarësinë e Kosovës dhe orientimi i shqiptarëve në Kosovë

Ja kush janë shtetet që e kanë njohur Pavarësinë e shtetit shqiptar të Kosovës.

Kush e mbështet Kosovën dhe nga është orientimi i shqiptarëve të Kosovës, Lindja apo Perëndimi?


Shtetet që pritet ta njohin Republikën e Kosovës

Antigua dhe Barbuda
Bahamas
Bangladeshi
Barbadosi
Butan
Burundi
Bocvana
Brunei
Kepi i Gjelbër
Kameruni
Dominika
Ekuadori
Etiopia
Egjipti
Salvadori
Guineja Ekuatoriale
Grenada
Guatemala
Guajana
Indonezia
Iraku
Xhamajka
Kenia
Libani
Lesoto
Libia
Mali
Mongolia
Mozambiku
Nikaragua
Pakistani
Papua Guinea e Re
Paraguai
Saint Kits dhe Nevis
Shën Vincenti dhe Grenadinet
Sudani i Jugut
Sudani
Surinami
Tanzania
Timori Lindor
Tonga
Trinidad dhe Tobago
Tunizia
Turkmenistan
Jemeni
Zambia
India
Fixhi
Republika e Kongos
Kamboxhia
Çadi
Eritrea
Mauritius
Nepali
Ruanda
Sejshelli
Ishujt Solomon
Togo
Afrika e Jugut
Namibia
Madagaskari
Jemeni
Sri Lanka
Palestina, zyrtarisht entitet vëzhgues në OKB, kandidat për anëtar në OKB.
Vatikani, zyrtarisht shtet jo anëtar vëzhgues në OKB.

Shtetet që kundërshtojnë njohjen e Republikës së Kosovës

Serbia
Rusia
Sllovakia
Spanja
Rumania
Azerbajxhani
Bjellorusia
Qiproja
Gjeorgjia
Moldavia
Algjeria
Argjentina
Bolivia
Vietnami
Venezuela
Uruguai
Koreja e Veriut


Shtetet neutrale, pa qëndrim ose me pozicion të lëkundur për Kosovën

Meksika
Filipinet
Tailanda
Zimbabveja
Singapori
Maroku
Izraeli
Irani
Kili
Bosnja dhe Hercegovina
Armenia
Kuba
Greqia
Republika Popullore e Kinës
Ukraina
Republika Demokratike e Kongos
Birmania
Kazakistani
Siria
Brazili
Angola
Laosi
Taxhikistani
Uzbekistani
Kirgistani


Shtetet që e kanë njohur janë:

Afganistani 8 shkurt 2008
Kosta Rika 17 shkurt 2008
Shqipëria 18 shkurt 2008, de facto që më 21 tetor 1991 18 shkurt 2008
Mbretëria e Bashkuar 18 shkurt 2008
Shtetet e Bashkuara të Amerikës [13] 18 shkurt 2008
Franca 18 shkurt 2008
Turqia 18 shkurt 2008
Australia 19 shkurt 2008
Senegali 19 shkurt 2008
Gjermania 20 shkurt 2008
Letonia 20 shkurt 2008
Estonia 21 shkurt 2008
Italia 21 shkurt 2008
Danimarka 21 shkurt 2008
Luksemburgu 21 shkurt 2008
Peru 22 shkurt 2008
Belgjika 25 shkurt 2008
Polonia 26 shkurt 2008 Shteti i parë sllav që e njohu Kosovën.
Zvicra 27 shkurt 2008
Austria 27 shkurt 2008
21 Irlanda 29 shkurt 2008
22 Suedia 4 mars 2008
23 Holanda 4 mars 2008
24 Islanda 5 mars 2008
25 Sllovenia 5 mars 2008
26 Finlanda 7 mars 2008
27 Japonia 18 mars 2008
28 Kanada 18 mars 2008
29 Monako 19 mars 2008
30 Hungaria 19 mars 2008
31 Kroacia 19 mars 2008
32 Bullgaria 19 mars 2008
33 Lihtenshtajni 25 mars
34 Koreja Jugore 8 mars 2008
35 Norvegjia 28 mars 2008
36 Ishujt Marshall 17 prill 2008
37 Nauru 23 prill 2008
38 Burkina Faso 24 prill 2008
39 Lituania 6 maj 2008
40 San Marino 11 maj 2008
41 Republika Çeke 21 maj 2008
42 Liberia 30 maj 2008
43 Siera Leone 13 qershor 2008
44 Kolumbia 7 gusht 2008
45 Belize 7 gusht 2008
46 Malta 21 gusht 2008
47 Samoa 15 shtator 2008
48 Portugalia 7 tetor 2008
49 Mali i Zi 9 tetor 2008
50 Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë 9 tetor 2008
51 Emiratet e Bashkuara Arabe
52 Malajzia 30 tetor 2008
53 Mikronezia 5 dhjetor 2008
54 Panamaja 16 janar 2009
55 Maldivet 19 shkurt 2009
56 Palau 9 mars 2009
57 Gambia 7 prill 2009
58 Arabia Saudite 20 prill 2009
59 Komoros 18 maj 2009
60 Bahrain 19 maj 2009
61 Jordan 7 korrik 2009
62 Republika Domenikane 10 korrik 2009
63 Zelanda e Re 19 nëntor 2009 1
64 Malevia 16 dhjetor 2009
65 Mauritania 13 janar 2010
66 Suazilendi 12 prill 2010
67 Vanuatu 28 prill 2010
68 Xhibuti 11 maj 2010
69 Somalia 19 maj 2010
70 Honduras 3 shtator 2010
71 Kiribati 21 tetor 2010
72 Tuvalu 18 nëntor 2010
73 Katari 4 janar 2011
74 Guinea-Bissau 10 janar 2011
75 Omani4 shkurt 2011
76 Andora 8 qershor 2011
77 Republika e Afrikës Qendrore 22 korrik 2011
78 Guinea 12 gusht 2011
79 Nigeri 16 gusht 2011
80 Benini 17 gusht 2011
81 Shën Lucia 19 gusht 2011
82 Gaboni 9 shtator 2011
83 Nigeria 12 shtator 2011
84 Bregu i Fildishtë 21 shtator 2011
85 Kuvajti 11 tetor 2011
86 Sao Tome dhe Principe30 dhjetor 2011
87 Gana23 janar 2012
88 Haiti
89 Uganda 18 shkurt 2012

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2