Sunday, October 7, 2012

Parulla kundër shqiptarëve në Itali: Hidhini në zjarr


“Rumeni Albanesi a rogo”, “Rumunët e shqiptarët në zjarr” e shkruar me një italishte të çalë, e shoqëruar nga një kryq celtik, simbol fashist intolerance, në një mur pranë qendrës tregtare në zonën Cittadella të Grossetos, ka shtyrë sekretarin e shoqatës “Hëna”, Durim Mema, të ngrejë zërin në emër të shqiptarëve dhe t’u drejtohet gazetave për t’i kërkuar administratës publike që ato fjalë të fshihen sa më parë.

Atë parullë nuk e meritojnë as shqiptarët as rumunët. Po të na e lejojnë e fshijmë vetë”- thotë ai i revoltuar dhe shpjegon se shoqata e tij me karakter fetar e kulturor ka 400 anëtarë, shqiptarë jo vetëm nga Shqipëria.

“E shkruara është në një vend të rrahur nga shumë kalimtarë e klientë të qendrës tregtare, në një qytet si Grosseto ku komuniteti i shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia dhe ai i rumunëve janë të mëdhenj. Ka dy muaj që e shoh e duket se Komuna as e vë ujin në zjarr që ta fshijë. Provokon ndjenjat e shqiptarëve të ndershëm.” – shpjegon Mema për Shqiptari i Italisë , i cili thekson se “kemi fëmijë që kur lexojnë gjëra të tilla mund të ndihen fajtorë përpara shokëve të tyre italianë, kur nuk kanë asnjë faj”.

Një të shkruar të ngjashme Mema thotë të ketë parë para ca kohësh edhe në një mur të qytezës së studentëve. Këtë frymë racizmi që ndihet në atmosferë e shpjegon me krizën ekonomike që ka mbërthyer vendin: “Në këtë situatë që po kalon Italia, edhe ne Grosseto sa vjen dhe shtohet racizmi. Kështu nëse një vend pune i jepet një të huaji e jo një vendasi, edhe ky fakt kthehet në motiv diskutimesh e debati. Por kjo nuk është tjetër veçse një luftë mes fukarenjve”.

(er.nu/BalkanWeb)

Akademikët djegin gradat shkencore: Sot janë më të rëndësishme teserat e PD-së


Lista e akademikëve, profesorëve dhe profesionistëve që në shenjë revolte dogjën gradat e tyre, të indinjuar nga militantizmi që pushtetit i shtetasit Sali Berisha ka mbushur administratën publike:

Prof. Haktor Veshi,
Prof.Dr. Fadil Daci,
Prof.Dr. Ago Nezho,
Prof.Dr. Beg Musta,
Dr. Ali Coku,
Dr. Polo Cakalli,
Dr. Adriatik Leka,
Master Drini Nezha,
Master Irfan Gjeci.

Ministria e Bujqësisë, kjo kështjellë e korrupsionit, strategjinë për të shkatërruar këtë sektor e nisi nuk shkatërruar tokat, vreshtat, plantacionet, serat, sistemet kulluese dhe vaditëse duke djegur mushkëritë e mjedisit, pyjet.
Këta pushtetarë të korruptuar kanë shkatërruar dijen duke deformuar dhe shpërbërë institucionet kërkimore shkencore dhe duke nëpërkëmbur shkencëtarët.
Ministria e Bujqësisë di të bëjë gjithçka, por vetëm ministrinë nuk e drejton dot, sepse brenda saj ka një staf të paaftë profesionalisht me në krye Genc Rulin, i cili e ka kthyer këtë dikaster në celulë të partisë shtet, ku kriter për punësimin nuk është më diploma, por tesera e partisë demokratike”, deklaroi Ago Nezha.

Më tej Nezha u shpreh më tej se “kjo ministri qëndron në këmbë mbi katër shtylla të fuqishme: Militantizmi, nepotizmi, klientelizmi dhe krahinarizmi.

Kur të vijë dita, që nuk është e largët, këto katër themele do të jenë objektiv i shkatërrimit nga politikat zhvilluese bujqësore të ekspertëve, doktorantëve, profesorëve dhe profesionistëve të sektorit bujqësor që të shumtë janë mbledhur rreth Aleancës KuqeZi.

Sunday, September 30, 2012

Në Lushnjë shpërthen protesta "DUM BABEN"

Ithtarët e Kryeministrit Sali Berisha, ia kthyen protestën me vezë dhe gurë Kreshnik Spahiut.

Disa anëtarë të PD-së, të irrituar sot nga mbrojta që AK u bëri njerëzve të hequr nga puna për interesa politike në qytetin e Lushnjës, kanë vendosur disa banderola kundër Kreshnik Spahiut dhe i kanë qëlluar ato me vezë dhe gurë.

Shfaqja, e cila i ngjante një skene të botës arabe, është përgjigjja e parë e dhunshme që Berisha po i bën Aleancës KuqeZi, pas protestës turpëruese që ajo i bëri në Romë para takimit me pesë kryeministra evropianë.

Bindju ti Xhemalit që të shpëtosh


Sot në mëngjes herët dëgjova një të trokitur në derë. E hapa dhe shikoj një çift të veshur mirë dhe me buzëqeshje në fytyrë. Burri foli i pari:

“Mirëmëngjes? Unë jam Qazimi, kjo Maria.”

Maria: “Mirëmëngjes! Kemi ardhur të të ftojmë të vish të lëpish bythën e Xhemalit me ne.”

Unë: “Si qe kjo?! Ça flisni mër? Kush osht ky Xhemali, e pse u dashka të vikam me ju për t’i lëpi bythën?!”

Qazimi: “Po nëse i lëpin bythën Xhemalit, Ai të jep 100 milionë lekë, dhe nëse nuk ia lëpin, Ai të zhdëp keq në dru.”

Unë: “Ça thu mër dak? Ka ardh gjo nai mafie në lagje?!”

Qazimi: “Oh jo, përkundrazi, Xhemali është bamirës dhe shumë i pasur. Në fakt Xhemali është ai që ka ndërtuar këtë qytet. Xhemali është pikërisht pronari i këtij qyteti. Ai mund të bëjë çfarë të dojë këtu dhe ajo që Ai do është të të japë ty 100 milionë lekë, por Ai nuk mund ta bëjë këtë n.q.s. ti nuk i lëpin më parë bythën.”

Unë: “Po kjo s’ka kokërr kuptimi, mër ti. E pse...”

Maria: “...Kush je ti që vë në dyshim dhuratën e Xhemalit? A nuk i do ti 100 milionë lekët? A nuk ia vlen t’ia lëpish bythën Xhemalit për 100 milionë lekë?”

Unë: “Ore jeni në vete ju, apo më bojn veshët mu?”

Qazimi: “Po eja pra me ne t’ia lëpijmë së bashku bythën Xhemalit”.

Unë: “Po çne i her? Ia lëpini shpesh bythën Xhemalit kshu?”

Maria: “Ua, po si jo, tërë kohës...”

Unë: “Dhe i keni marrë 100 milionë lekët?”


Qazimi: “Shiko, lekët nuk i merr nëse nuk ikën nga qyteti.”

Unë: “Po mirë pse nuk keni ik ka qyteti, që të merrni lekët?”

Maria: “Po nuk mund të ikësh nga qyteti po s’të dha leje Xhemali, se po ike pa leje, nuk i merr lekët dhe Ai të zhdëp keq në dru.”

Unë: “Po mirë, meqë ra fjala, a njifni ju nanjonin që i ka lëpi bythën Xhemalit, që ka ik nga qyteti dhe që i ka marrë këto 100 milionë lekët?”

Qazimi: “Po ja, nëna ime ia ka lëpirë bythën Xhemalit për vite me radhë. Ajo iku nga qyteti vitin e kaluar dhe besoj se do i ketë marrë lekët.”

Unë: “Beson?! Po pse kshu, nuk keni fol më bashkë, që ta dish sak a i ka marrë lekët a jo?”

Qazimi: “Po sigurisht që s'kemi folur më, Xhemali nuk e lejon një gjë të tillë.”

Unë: “Po pse mendo ti që Xhemali ka me t’i dhon lekët kur ti nuk paske fol kurrë me nonji që supozohet se duhet t’i ketë marrë lekët masi ka ik ka qyteti?”

Maria: “Po shiko, Ai të jep disa lekë në fillim para se të ikësh. Herë të rritet rroga në punë, herë fiton ndonjë llotari, herë gjen lekë në rrugë.”

Unë: “E ça lidhje kanë këto me Xhemalin?”

Qazimi: “Po Xhemali njeh njerëz.”

Unë: “Nigjoni, mu gjithë kjo punë po m'bi erë.”

Qazimi: “Po janë 100 milionë lekë, vërtet ke ndërmend t’i rrezikosh ashtu kot? Dhe kujdes, sepse po nuk ia lëpive bythën Xhemalit, Ai do të të zhdepë keq në dru.”

Unë: “A ma rregulloni i takim sy më sy me kët Xhemalin, që ta sqaroj vetë kët punë...”

Maria: “Askush nuk e sheh Xhemalin, askush nuk i flet Xhemalit.”

Unë: “Ou?! Po si ia lëpini bythën?

Qazimi: “Disa herë i japim një të lëpirë dorës sonë dhe mendojmë për bythën e Tij. Herë të tjera i lëpijmë bythën Thanasit, dhe ky ia përcjell Xhemalit për ne.”

Unë: “Po Thanasi kush o?!”

Maria: “Një miku ynë i mirë. Ai është që na mësoi gjithçka rreth Xhemalit. Ne i hapëm derën dhe e futëm në shtëpinë dhe jetën tonë.”

Unë: “E si nodhi, i besut ashtu ashiqare fjalës së tij se ka i Xhemal, se Xhemali kërko që t’i lëpini bythën dhe se Xhemali do ju shpërblejë për kët pun?”

Qazimi: “Jo, jo. Thanasi ka një letër që e ka marrë nga Xhemali vite më parë dhe aty sqarohet gjithçka me hollësi. Ja një kopje e letrës. Shikoje vetë.

    Nga Tryeza e Thanasit

    1. Lëpi bythën e Xhemalit dhe Ai do të të japë 100 milionë lekë kur të ikësh nga qyteti.
    2. Mos abuzo me pijet alkoolike.
    3. Hyja në dru atyre që nuk janë si ty.
    4. Ha siç duhet.
    5. Xhemali e diktoi vetë këtë listë.
    6. Hëna është prej djathi.
    7. Xhemali ka gjithnjë të drejtë.
    8. Laji duart pasi mbaron punë në nevojtore.
    9. Mos pi alkool.
    10. Sallami shoqërohet vetëm me bukë.
    11. Lëpi bythën e Xhemalit, përndryshe do zhdëpesh keq në dru.

Unë: “Ej, kjo letra paska stemë blloku me emrin e Thanasit.”

Maria: “Po normal, Xhemali nuk kishte letër.”

Unë: “Seç kom i parandjenjë që po ta shof më tej ka me dal që dhe shkrimi osh i Thanasit...”

Qazimi: “Po natyrisht, Xhemali thjesht e diktoi atë.”

Unë: “Po sikur m'thatë shpar që asnjoni s’e shef Xhemalin!...”

Maria: “Tani jo, po vite më parë Ai i shfaqej disa njerëzve të caktuar."

Unë: “D.m.th. ky qeka i bamirs që i shfaqet "njerzve të caktum" dhe ia hy tjetrit m'dru vetëm pse tjetri s’prano me i lëpi bythën?!”

Maria: “Ky është vullneti i Xhemalit dhe Xhemali ka gjithmonë të drejtë”

Unë: “E si e qite kët?”

Maria: “Po pika 7 thotë që Xhemali ka gjithnjë të drejtë. Kaq më mjafton!”

Unë: “Po sikur ta ketë shpik Thanasi tërë kët punë.”

Qazimi: “S’ka mundësi. Pika 5 thotë se Xhemali e diktoi vetë listën. Pastaj dhe pika 2 thotë që të mos abuzojmë me pijet alkoolike, pika 4 thotë të hamë siç duhet dhe pika 8 thotë të lajmë duart pasi dalim nga nevojtorja. Të gjithë e dinë që këto janë gjëra të drejta, kështu që dhe pikat e tjera duhet të jenë të vërteta."

Unë: “Po pika 9, që thotë mos pi alkool, bi ndesh me pikën 2, ene pika 6 thotë që Hona është prej djathi, gjo që osht trapllik kok e kom”.

Qazimi: “Nuk ka kontradiktë mes 9-ës dhe 2-shit, 9-a e sqaron 2-shin. Kurse për sa i përket 6-ës, ti nuk ke qenë ndonjëherë në Hënë, kështu që nuk ke si ta dish a është prej djathi Hëna apo jo.”

Unë: “Po është verifiku tashmë prej shkencëtarëve që Hona është shkëmbore ene kjo s'ka fije dyshimi...”

Maria: “Po ata nuk e dinë nëse shkëmbi ka ardhur nga Toka apo nga hapësira, kështu që ajo mund të jetë prej djathi.”

Unë: “Nigjo, ekspert nuk jom, po kjo teoria se Hona qeka shkëput nga Toka është rrëzu këtu e qyshkuri. Masnej edhe sikur mos ta dinim se nga ka ardh materiali shkëmbor i Honës kjo nuk e bo atë prej djathi!”

Qazimi: “Ha! Sapo e pranove që shkencëtarët bëjnë gabime, por ne e dimë që Xhemali thotë gjithnjë të vërtetën”.

Unë: “Jo re!”

Maria: “Po natyrisht, sepse e thotë tek pika 7."

Unë: “Pra ti po thu që Xhemali ka të drejtë se lista thotë ashtu, dhe lista është në rregull sepse e ka diktu Xhemali, dhe ne e dimë që e ka diktu Xhemali, sepse e thotë lista? Nuk të duket pak si rreth vicioz ky? Si me thon që Xhemali ka të drejtë, sepse ai thotë se ka të drejtë...”

Qazimi: “E shikon që e kuptove! Është kënaqësi kur tjetri më në fund e kupton siç duhet udhën e Xhemalit.”

Unë: “Nigjo, lene fare! Po ajo puna e sallamit si qe, se s'i rashë m'te.”

Maria skuqet në fytyrë.

Qazimi: “Sallami shoqërohet vetëm me bukë, pa asnjë asortiment tjetër. Kështu ka thënë Xhemali. Çdo gjë tjetër është keq.”

Unë: “Po sikur mos t’kem bukë?”

Qazimi: “Po s’pate bukë, s’ka sallam. Sallami pa bukë është keq.”

Unë: “Po me salcë? Gjizë? Majonezë?”

Maria nis të shfaqë interes.

Qazimi: “Ej kujdes gjuhën! Asortimentet e çdo lloji janë keq.”

Unë: “D.m.th. as që bohet fjalë për nai gjellë lakre me copa sallami sipër e nai gotë raki?”

Maria mbulon veshët me duar: “Ç’janë këto që thotë ky. Ua i mbylla veshët la la la la la la la...”.

Qazimi: “Ç’janë këto sende të neveritshme. Vetëm ai që ka marrë udhën e ligë ushqehet me gjëra të tilla...”

Unë: “Pse mër jau. Osh super, unë e boj shpesh ashu.”

Marisë i bie të fikët.

Qazimi kap Marinë: “Sikur ta dinim që ti ishe “nga ata”, nuk do të kishim qëndruar më kot këtu një orë. Kur Xhemali të të zhdepë në dru, aty do të na kesh dhe ne duke numëruar lekët e duke qeshur me ty. Por meqë kam zemrën e madhe unë do t'ia lëpij bythën Xhemalit dhe për ty, që të shpëtosh nga kjo gjëmë që po i bën vetes."

Aty Qazimi dhe Maria u larguan me hap të shpejtë për të përhapur diku tjetër fjalën e Xhemalit e për të thirrur njerëzinë në xhemallëk.


(Përshtatje nga "Kissing Hank's Ass" e Xhejms Haberit.)

Papa Kristo Negovani (1875-1905)

Papa Kristo Negovani
 (1875-1905)


Jetëshkrimi
Papa Kristo Negovani, martiri dhe prinjësi shpirtëror i Shqipërisë për krah të cilit mbas njëzet e katër vjetëve u rreshtua martyri i madh i Veriut At Shtjefën Gjeçovi, lindi në katundin Negovan të Maqedhonisë në vitin 1875. Negovani, katund në rrethet e Florinës, ësht i banuar krejt nga Shqiptarë e thuhet se këta, bashkë me ata të katundit Bellkamen, kanë vajtur atje dyke u çpërngulur nga katundi Plikat i Kolonjës së Korçës njëqind e pesëdhjetë e ca vjet më parë.


Kristua në fshatin e vet mbaroi shkollën fillore greke edhe pastaj për mësime më të lartëra hyri në gjymnas t’Athinës. Mbas tre vjetve u shtërngua t’a lërë shkollën, sepse atin e tij i a vranë kusarët dyke i marrë tërë pasurinë edhe të riut i u desht të kujdesohej për ushqimin e familjes së vet. Më 1890 në Negovan e emëruan si mësonjës të shkollës greke. Në këtë kohë filloi veprimtarija e tij atdhetare: Shqiptarët e Negovanit edhe të Bellkamenit, të rrethuar vetëm nga armiqtë, po kërcënoheshin nga një mijë të zeza, që të humbisnin gjuhën, zakonet dhe të harronin fare Mëmëdheun e tyre të vërtetë: nën rrogozë e sheshazi Patrikana e Fanarit me agentat e saj e me andarët e maleve bënte ç’mos për t’i greqizuar këta Shqiptarë të kulluar. Kundrejt këtij rreziku nisni luftën e parë Mësonjësi i ri i shkollës së Negovanit: Kultura greke nuk i dha asnjë valë ideali helenik, rroga e saj nuk e embëlsoi aspak: Kristua vendosi të krijojë n’ato katunde të vetëmuara çerdhen e vërtetë të shqiptarizmës. Dyke u mësuar nxënësvet alfavitën greke, nuk rreshti fshehurazi e ku sheshazi t’u predikojë të rinjvet e bashkëfshatarëve të vet dashurinë për Mëmëdheun e vërtetë: “Për mbi çdo gjë gjuha shqipe ishte ajo që duhej mësuar, sa më parë”, — i thoshtë or’ e çast, kujdo e kudo.

Kristua – mësonjës kishte dije të plotë për zulmën e madhe të stërgjyshërve t’anë, ndoqi këmba-këmbës lëvizjen e madhe të Rilindjes Kombëtare pas Lidhjes së Prizrendit, u thith nga veprimtarija e Shoqërisë së Stambollit të vitit 1879 e nga ajo e shoqërisë Drita të Bukureshtit të viti 1881 edhe u familjarizua me udhëheqësit më në zë të lëvizjes shqiptare të asja kohe. Por kishte formuar besimin e patundur se nën petkun e zí do t’i sillte shërbimet më të mëdha Kombit të vet të robëruar, prandaj, edhe në marrëveshje me mëmëdhetarët e mërgimit, më 1892 mësonjësi i ri shkelmoi dëfrimet e djalërisë dhe u bë prift i katundit dyke u bërë njëkohësisht pararendësi, frymëzonjësi dhe krijonjësi i Kishës së më vonëshme Orthodokse Autoqefale Shqiptare. Edhe punës i dha zjarr: në shtëpin e vet hapi një shkollë shqipe të natës:

...O djem, o vashë, vraponi
Nd’ i bekuar mësim!
Gjuhën e Mëmës mësoni
—Me dëshir’ e mallëngjim!
Sepse:Mësimi do t’shpëtonjëtë varfrënë Shqipëri!...

u bënte thirjen Shqiptarëvet kudo e veçanërisht bashkëfshatarëvet të vet. Puna ideale mori rrugën e mbarë: njëqind djem e vajza katundare natë për natë në këthinën e ngushtë të shtëpisë së tij mësonin abecenë shqipe dhe historinë lavdi-plote kombtare nga goja e At Kristos. Për mësimin e gjuhës shqipe i mungonin të gjitha, por prifti-mësonjës-idealist i plotësonte me shpenzimet e veta edhe or’ e çast shkruante me duart e veta abetaren nepër fletore edhe u çpërndante nxënësvet. Më vonë gjuhën shqipe filloi t’a përdorë dalë ngadalë në kishë: së pari e këndonte shqip vetëm ungjillin, pastaj shtoi lutje të vogla e së fundi meshën e tërë. Kisha dhe shtëpija e tij u bënë çerdhe kombtare: Aty grumbulloheshin të mëdhenj e të vegjël për të marrë kungatën e shqiptarizmës nga Papa Kristo Negovani, i cili me veprat e gjalla e me ligjërata e shumta i nxiste për të ruajtur si syt e ballit gjuhën e zakonet, këngët dhe vallet thjesht shqiptare edhe të bënin theror çdo gjë, sa edhe jetën për të fituar lirinë e vetëm lirinë! E Negovanësit dhe Bellkamenësit u magjepsën aqë fort nga vepra e nga fjale e Atit të Mirë sa që çdo botim, që dilte nepër kolonitë shqiptare, me një herë fluturonte nepër këto vënde me aqë ankth e dashuri sa edhe një abetar vetëm shëtiste me njëzet vetë sa grisej e bëhej lëvere!
Ketë propagandë tërë flakë atdhedashurije Papa Kristua e përhapte edhe ndër zemrat më të strukura shqiptare me anën e libravet të tija që botonte, si edhe me anën e shkrimevet të tjera të shumta që shkruante nepër fletoret dhe nepër të përkohëshmet.
As kërcënimet e Mitropolitit të Kosturit, as ato të komandantit të komitetit grek Pavllo Mellajt edhe as ngatërresat e parreshtura të atdhemohonjësvet edhe t’anmiqëvet të tjerë nuk e trembën Atin e Bekuar.
Emri i Shenjtorit e i Mësonjësit idealist mori dhenë nepër Shqipëri si prinjës i lirisë, ndërsa u çfaqej si fantomë tmerri armiqëvet. Por atdhemohonjësit edhe armiqt e Kombit nuk lanë dy gurë bashkë gjer sa e vunë në vijë punën e tradhëtisë: Papa Kristo Negovani ishte halë në sy, luftëtari më i rrezikshëm edhe armiku më i math i tyre, prandaj duhej çdukur! Vepra e shëmtuar e trathëtisë nuk vonoi shum: Në natën e errët të 12 Shkurtit të vitit 1905, atëherë kur Shenjtori-Mësonjës çpërndante naforën në kishë, një grup njerëzish të panjohur e rrëmbyen nga shtëpija dhe e shpunë jashtë katundit. Atje u  zhvillua tragjedija më çnjerëzore: Gjakpirësit së pari me sopata e me thika i a copëtuan trupin e pastaj me tehin e përgjakur të sopatës më të rëndë i a çanë kryet në dysh e i a derdhën trutë dyke e përcjellur gjakësin’ e tyre me fjalët therëse:

—Shko tani të bësh propagandë për lirin’ e Shqipërisë e t’a thuash ungjillin shqip!


...Papa Kriston e vranë,
dhe s’ra për ’të një këmbanë!...
Por zemra e përvëluar e Kombit e vajtoi me dënesë:

...E gjithku në Shqipëri,Mbajën e rin ndë zi;Cilido si për një bir,Çë la jetën me pa-hir;Cilido si për një vlla,Çë nga Grekërit u vra;Jo në luftë e jo për ftesë,Po ndë fshehie e me pa-besë;Jo te sheshi i burrëris,Po te prita e kuseris!...
e qau me plot vrer Poeti i math arbëresh Zef Skiroi.
Edhe gjaku i martyrit dhe i Shenjtorit-mësonjës-idealist Papa Kristo Negovanit rrodhi rrëke në moshën tridhjetë vjeçare për të zbukuruar e për të kristalizuar për jetë të jetëvet lulen e lirisë Kombtare.
Papa Kristua shum shkrime e vjersha të tija i ka nënshkruar me shkronjat P.H. H. N., ase P.


(Kalendari Kombiar, vj. 1904)Përgatiti: Sterjo SpasseSHKRIMTARËT SHQIPTARË, II, Tiranë, 1941.

"Habiten se pse ky popull "idiot" nuk qenkësh i lumtur!"

Gati tre javë më parë, një modele izraelite, gjatë një seance fotografimi, u kafshua nga një gjarpër në gjoks. Fati i mirë i modeles dhe fati i keq i gjarpërit u bënë bashkë në mënyrë të pabesueshme duke prishur radhën dhe rendin në zinxhirin e evolucionit dhe duke ndërruar vendin mes viktimës së parashkruar dhe agresorit natyral: silikoni me të cilin ajo kishte harkuar dhe zmadhuar gjoksin, helmoi gjarprin, i cili ngordhi më pas.



"Të bëhet drejtësia, pa të përmbyset bota", i mësojnë juristët e rinj që në semestrin e parë, të vitit të parë të jurisprudencës. Bota e vogël shqiptare është përmbysur shpesh herë pikërisht sepse ka munguar drejtësia.

Dhe nëse javën që shkoi, një valë arrestesh për kontrabandën e naftës tronditi vendin, çdo qytetar është ndjerë edhe i vjedhur, edhe i grabitur, edhe i tallur. Eshtë ndjerë edhe i helmuar nga tymi mbytës i makinave.
Do të jetë i tallur dhe helmuar nëse e gjithë historia do të shfryhet në ndëshkimin e disa fakirëve që drejtonin autobotët e naftës, do të jenë të tallur e të helmuar të gjithë qytetarët edhe nëse do të ndëshkohen disa nga bosët që shumëfishuan milionat e eurove.
Do të jenë të tallur e të helmuar sa kohë nuk shpjegohet gjithë ky zinxhir krimi që nuk mbyllet me të arrestuarit dhe nuk ndëshkohen të gjitha hallkat e të njëjtit zinxhir.
Si në rastin e Diverolit të fishekëve kinezë, këtij profeti të së keqes që paralajmëronte dikur: gjithçka ka vajtur shumë larg e lart. Kafshët kanë dalë nga kontrolli.

Në fakt, pushteti kontrollohet kafshërisht. Pushteti është fotografia që tentohet të shitet si realitet.
Gjarpri i modeles izraelite që fotografohej me zvarranikun i nguli dhëmbët aty ku është mësuar t´i ngulë sytë njerëzia. Për fatin e tij të keq dhe për fatin e mirë të modeles u vetëhelmua nga silikoni i gjoksit të saj.
Shoqëria shqiptare nuk është gjoks izraeliteje. Edhe pse e kanë mbushur me silikon lumturie dhe i kanë mpirë nervin që e bën të dallojë viktimën nga xhelati, të vërtetën nga gënjeshtra, krimin nga dëmshpërblimi.  
Sepse sot shqiptarët janë "romë" në vendin e tyre dhe vetë romët, trajtohen siç trajtonin hebrenjtë nazistët.
Nazistët kishin bindjen e verbër se për pushtetin ishin në të drejtën të tyre edhe kur vrisnin, edhe kur digjnin, edhe kur shkelnin me zjarr të drejtën elementare të tjetrit për të jetuar.

Kështu, sot në Tiranë, ca jetojnë si patricët romakë në Romë, shumë të tjerë trajtohen si "romë" periferie: i duan shumë në letra, kurse në të vërtetë i vrasin edhe në mes të Bulevardit si në 21 janar.
Aleks Nika, prostestues i 21 janarit, i vrarë në mes të bulevardit!!!
Për hir të pushtetit, në emër të pushtetit, që habitet se pse ky popull "idiot" nuk është i lumtur!

Shekulli

Friday, September 28, 2012

Shën Floriani

Shën Floriani ka qenë një komandant i Perandorisë Romake, që ka vdekur në vitin 304 të erës sonë.
Ai përgjigjej për sigurinë ushtarake në Austrisë veriore të sotme si dhe për shuarjen e zjarreve. Kur Perandoria Romake kërkoi zhdukjen e krishtërimit, ai e kundërshtoi këtë vendim derisa e mbytën në lumin Ens, me një gur të lidhur rreth qafës së tij.

4 maji është dita përkushtuar figurës së tij.

Në nder të Florianit, gjithashtu një qytet ka marrë emrin e tij.
http://en.wikipedia.org/wiki/Sankt_Florian

Emri i tij është trashëguar të paktën tek njëri prej meshkujve të familjeve në Bavari dhe Austri si dhe sot forcat zjarrëfikëse me fjalën Florian nënkuptojnë sinjalin për urgjencë.
http://en.wikipedia.org/wiki/Saint_Florian

Veçse ka një problem. Floriani i mitizuar e mistifikuar prej kishës na ka mbetur pa përkatësi etnike dhe emri i tij sot po nënkupton luftën ndaj zjarrit...

Shkroi dhe përgatiti: Stop Injorancës !

Zupë shoqëruar me Zup!

Kohë të vështira kemi kaluar!
Uleshim në Pastiçeri dhe porosisnim një ëmbëlsirë Zupë, shoqëruar me një pije Zupë...

Shkroi: Stop Injorancës !

TANGOJA E VDEKJES

Shteti duhet ta luftojë korrupsionin.
Korrupsionin e madh mund ta luftojë vetëm shteti i fuqishëm. Sa më i madh korrupsioni, aq më i fuqishëm duhet të jetë shteti në mënyrë që ta mposhtë korrupsionin.
Në anën tjetër, korrupsioni i madh tashmë është dëshmi që shteti është i dobët. Duke e pasur shtetin të dobët, lulëzon korrupsioni. Duke mbetur shteti i dobët, rritet korrupsioni dhe shteti dobësohet edhe më tej.
Shteti i dobët është toka pjellore për korrupsionin që është plehu artificial për dobësinë e shtetit.
Kësisoj, shteti i dobët dhe korrupsioni duket se janë të mbërthyer në një vorbull marramendëse, në një tango vdekjeprurëse, në fund të së cilës vdes vetëm njëri partner - shteti, për shkak të dobësisë së vet që s'i mbijeton dot.

E, megjithatë, nuk është krejt kështu.

Sepse ka këtu një faktor tjetër shtesë që, në fakt, është themelor. Një faktor që nuk duket sepse është (gjithmonë aty) dhe që befason sepse nënvlerësohet; një faktor që shfaqet si ngjarje për t'u bërë histori dhe gjurmë për t'u bërë ardhmëri.
Është ky faktori popull, faktori vendës e vendimtar që ngrihet dhe largon gjithë ato hedhurina me të cilat ishte mbuluar, faktori që ndërhyn si e vërteta që vetëzbulohet dhe shpalos realitetin për ta ndryshuar atë edhe përgjithmonë, edhe përherë. Ky faktor që ndërhyn në situatën e vetes e ndërpret tangon e vdekjes për t'i dhënë jetë shoqërisë dhe qytetarit, në shërbim të të cilëve vihet shteti i ripërtërirë.
Mirëpo, pse dhe qysh nisi kjo tango e vdekjes?
Si u mashtruam dhe çfarë emri mban ky mashtrim?
Cili është hapi i gabuar që bëri të mos kuptohet nëse po vallëzojmë me nxitim drejt rrëzimit apo kemi marrë në thua sërish drejt rrëzimit?
Pa dyshim që bëhet fjalë për dy proceset themelore: decentralizimin dhe privatizimin.
Këto dy procese e kanë copëtuar e rrudhur shtetin tonë. E kanë bërë atë të pafuqishëm para korrupsionit. Çdo vend kur çlirohet, çdo shtet kur pavarësohet, kalon nëpër një fazë etatiste, nëpër një fazë kur koncentrohet, konsolidohet, përmblidhet, përqendrohet dhe e merr veten. Nëpër një fazë të tubimit e të grumbullimit, të krijimit e të prodhimit. Është kjo faza e shtetndërtimit dhe zhvillimit.
Bënë saktësisht të kundërtën: na shpërqendruan e na shpërndanë, na shkapërderdhën e na atomizuan.
U nda territori e u shkri pasuria. U zhbë uniteti i tokës dhe i institucioneve, u tretën ndërmarrjet dhe mirëqenia.
Më parë se shtet,jemi shumësi komunash. Më parë se ekonomi, jemi shumësi tregtish.

Para se të mblidhen gjërat e sendet, mblidhen njerëzit. Ata bëhen ata që janë - popull. Gjithçka bëhet e mundshme për ta. Vullneti krijon mundësinë. Vullneti realizon mundësinë.

Sepse vullneti është vullnet i popullit.

Shkroi: Albin Kurti

Redaktoi: Stop Injorancës

Shqiptarët dhe sllavët e jugut!

Ju mund të kuptoni fare lehtë kulturën dhe psikologjinë e një populli, prej shprehjeve që ai krijon e mban gjallë në gjirin e vet.

Stop Injorancës !