Monday, December 10, 2012

Kali i Trojës, 70 vitet e agjenturës greke në Shqipëri (I)

DOSSIER

Në rrjedhën e shekujve, Shqipëria, toka aq shumë e dëshiruar nga fqinjët e fuqitë e mëdha për vetë pozitën e saj gjeografike si një urë midis Lindjes dhe Perëndimit e me një dalje të lakmueshme në det është gjendur shpesh në kufijtë e ekzistencës si një shtet i vërtetë. Planet aneksuese pasonin njëri-tjetrin dhe laku i zhdukjes së një prej kombeve më të vjetër në Ballkan sa vinte e shtrëngohej. Turqia, Austro Hungaria, Greqia, Jugosllavia, Franca, Italia, Gjermania e shumë vende të tjera shtrinin e tërhiqnin sipas dëshirës ushtritë e tyre në tokat shqiptare, që në çdo kohë i është dashur të luftojë për mbijetesë e për të mos u fshirë e harruar nga historia. Reagimi i parë erdhi nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që më 28 Nëntor 1443 ngriti mbi qytetin e Krujës flamurin me shqiponjën dykrenare. Më pas, sërish më 28 Nëntor por këtë herë të vitit 1912 një tjetër figurë e shtetit shqiptar, Ismail Qemali dha sinjalin përfundimtar se kombi shqiptar nuk mund të zhdukej. Vendimet e njëpasnjëshme në dëm të kombit shqiptar që i pafuqisëëm ishte shndërruar në lodër në duart e interesave gjeopolitike të fuqive të mëdha, aneksimi i Kosovës, Ohrit, Strugës, Manastirit, Ulqinit, Tivarit, Shkupit, nuk arrinte të kënaqte sërish fqinjët e etur për të shtrirë kufijtë e tyre deri në zemrën e shtetit të njomë shqiptar.
Menjëherë pas vendimit të Konferencës së Ambasadorëve më 1913 mbi kufijtë jugorë të Shqipërisë, grekët nisën të hartonin plane të reja për të realizuar synimet e tyre në këtë zonë. As protokolli i Firences i 17 dhjetorit 1913 që la jashtë kufijve zyrtarë Çamërinë, nuk kënaqi dëshirat ekspansioniste të shtetit grek, që kishte nisur të organizonte strukturat ushtarake të batalionit të shenjtë, të përbërë nga kriminelë lufte, dezertorë dhe të burgosur të Kretës. Një batalion që në histori do të mbahej mend si Andartet që do të kryenin disa qindra sulme në jug të Shqipërisë duke vrarë e masakruar mijëra njerëz të pafajshëm. Sulme që do të shtriheshin edhe në Gjirokastër, Korçë e Përmet. Duke përfituar nga situata ish-ministri i Jashtëm grek, Jorgji Zografi, me mbështetjen e renegatit Spiro Milo e mbi të gjitha të Kryeministrit Venizellos më 2 mars 1914 shpall krijimin e qeverisë së Vorio Epirit në Gjirokastër. Me ndihmën e andartëve Zografi izolon Përmetin, Korçën dhe Gjirokastrën.
Nën presionin e fuqive të mëdha e veçanërisht Italisë, shteti shqiptar i drejtuar në atë kohë nga Princ Vidi, i ardhur në Shqipëri më 7 mars 1914, detyrohet të nënshkruajë dy muaj më vonë, në 17 maj 1914, Protokollin e Korfuzit. Sipas këtij protokolli, komisioni ndërkombëtar vendos që prefekturat e Korçës e Gjirokastrës të formonin një qeveri autonome nën juridiksionin e qeverisë shqiptare, ku garnizonet e xhandarmërisë do të përbëheshin nga oficerë grekë. Kisha Ortodokse e vendit do të drejtohej prej klerit grek të emëruar nga patriarkana e Stambollit. Gjuha e mësimit nëpër shkolla të veçanta të ortodoksëve do të ishte greqishtja. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit pranoi edhe kërkesën e Spiro Milos për t’i njohur Himarës statusin e autonomisë. Këto vendime do t’i paraqiteshin për ratifikim fuqive të mëdha. Përfundimi i Luftës së Parë Botërore, risolli në tavolinën e bisedimeve të paqes sërish çështjen shqiptare. Qeveria greke u përpoq me të gjitha mënyrat për të përfituar nga situata jo shumë e sigurt e shtetit shqiptar për të kënaqur pretendimet e saj ndaj Shqipërisë.
Reagimi i shqiptarëve në Kongresin e Lushnjës, por edhe lufta e Vlorës që çoi në dëbimin e trupave italiane, e detyruan këtë shtet të njihte më 2 gusht 1920 me firmosjen e Protokollit të Tiranës sovranitetin shqiptar mbi Vlorën dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë. Italia do të mbante vetëm Sazanin. E mbledhur në Paris, Konferenca e Ambasadorëve vendos që kufijtë shqiptaro-grekë të mbeteshin ato të protokollit të Firences në 1913. Por ndërsa Jugosllavia tërhoqi trupat, Greqia mbante të pushtuara 26 fshatra shqiptarë e duke mos u mjaftuar me sa kishte arritur ajo kërkonte të paktën vënien në jetë të protokollit të Korfuzit të vitit 1914, të cilin vetë e kishte shkelur poshtë me fillimin e Luftës së Parë Botërore.
E torturuar ndër shekuj, e bastisur, djegur, vrarë, e gjysmuar, tashmë në horizont për Shqipërinë duket edhe një tjetër luftë, më e fshehtë, më e sofistikuar. Përkrah luftës së hapur edhe planet konspirative.
Në shesh beteje hidhet Kali i Trojës në barkun e të cilit fqinjët jugorë do të fshihnin për të hedhur në lojë agjenturat e tyre.
Vitet 1920 në Shqipëri karakterizoheshin nga një situatë e paqëndrueshme ku qeveritë pasonin dhe zëvendësonin njëra-tjetrën brenda një kohe mjaft të shkurtër. Nga viti 1920 deri në 1922 u ndërruan 8 qeveri, ku vetëm kryeministrat Iliaz Vrioni dhe Xhaferr Ypi mundën të kalojnë kufirin e një viti në këtë post. Të tjerë si Hasan Prishtina, Pandeli Vangjeli ose Sulejman Delvina, nuk mundën të drejtonin më shumë se pak javë. Ndërsa Qazim Koculi mori postin e Kryeministrit më 6 dhjetor 1921 dhe e la atë vetëm pak orë më pas. Duke përfituar nga kjo situatë shteti grek vijonte propagandën dhe provokimet në jug të vendit. Ahmet Zogu menjëherë pasi forcoi pozitat e tij duke marrë postin e ministrit të Brendshëm, do të ngrinte shërbimin e fshehtë një strukturë e fuqishme të cilën në kujtimet e tij Hoxha Kadri e quan epoka e spiunazhit. Sidomos në pjesën e sipërme të Shkumbinit, Shqipëria u kthye në një ushtri spiunësh. Çdo fjalë që qarkullonte nëpër tregje, kafene, restorante apo shtëpi shkonin menjëherë në strukturat e xhandarmërisë e më pas te Zogu. Pasi u dekretua në detyrën e ministrit më 24 dhjetor 1921, Zogu riorganizoi gjithë Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në krye të zyrës sekrete vendoset Haki Stërmilli.
Raportimet e para të dokumentuara në vitin 1922 nga strukturat e sapongritura të kohës e që ndodhën të ruajtura edhe sot në arkiv zbulojnë edhe infiltrimin në politikë të elementëve që kërkonin autonominë e të ashtuquajturit Vorio Epir.
Ja se ç’thuhet në një nga dokumentet e para që daton 10 mars 1922, ku zyra e policisë i përcjell Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Gjirokastrës një dokument informativ mbi disa deputetë të cilët bënin propaganda për Vorio Epirin.
10/03/1922
ZYRA E POLICISË
DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË POLICISË

Gjirokastër
Ju bëjmë me dije se një prej deputetëve të provincës së Gjirokastrës i quajtur Koço Tasi me rastin që mblodhi zgjedhësit për t’u zgjedhur për herë të dytë, jemi informuar nga njerëz të sigurt dhe agjentë të zyrës tonë, se ai ka bërë dhe po bën propagandë të keqe për shkatërrimin e shtetit.
Duke kërkuar autonomi të veçantë që të mund të jetojmë ndryshe, se për në është e pamundur që të bashkëjetojmë me Muhamendanë dhe për më tepër gegë të cilët janë të egër. Prandaj duhet të mblidhemi tani dhe të kërkojmë autonomi se sot është edhe koha që mund të përfitojmë. Prandaj Jugu duhet të shkëputet nga Shqipëria dhe të kërkojë autonomi ose statusin e kantonit. Kjo gjë u kërkohet zgjedhësve çdo ditë. Deputeti Koço Tasi ka qenë i shoqëruar nga deputeti tjetër, Agathokli Xhitomi. I vetmi që ka kundërshtuar hapur Koço Tasin ishte deputeti Leonidha Frashëri. Deputeti Koço Tasi bashkë me shoqërinë e tij kanë ngritur shoqërinë “Mbrojtja Ortodokse”. Sipas informacioneve po synohet edhe ngritja e çetave me nga 12 persona që të prishin rendin publik dhe të bëjnë propaganda greke.

Nënkomisar
Xhelal Meta


Pak muaj më pas, Prefektura e Gjirokastrës lajmëron Ministrinë e Brendshme për lëvizjen që po ndërmerrte Patriarkana e Stambollit, duke krijuar edhe komisionin e Vorio Epirit nën kryesimin e mitropolit Jukovit.
24/05/1922
Shkresa numër 193

Prefektura Gjirokastër
Ministrisë së Brendshme

Lajmërohemi se në Patriarkën e Stambollit po përgatitet një lëvizje politike për çështjen e bashkimit të ta gjithë viseve me Greqinë. Do formohen komisione të posaçme nën kryesimin e Mitropoliteve. Komisionet do të jenë në dispozicion të Patriarkës. Komisioni i Vorio Epirit i formuar në Janinë nën kryesimin e Mitropolit Jukovit. Grekët besojnë se do të krijohen zona neutrale edhe në Gjirokastër. Thuhet se po organizojnë banda armate për të vepruar kur të vijë komisioni i kufijve.
Zëvendësprefekti
R.JELLA


Që prej 2 dhjetorit 1922, Ahmet Zogu merr postin e Kryeministrit, por ruajti edhe atë ministrit të Brendshëm. Me ardhjen e tij në drejtim të vendit ai ndërmori një sërë reformash ndër të cilat ajo në fushën ekonomike, të arsimit e shëndetësisë, por mbi të gjitha riorganizmin e plotë të strukturave ushtarake. Dora e hekurt e Ahmet Zogut nisi të ndihej edhe më shumë. Që nga ky moment, informacioni që përcillej në zyrën sekrete të Ministrisë së Brendshme ishte më i plotë e më i detajuar.
Në ato vite zona e Korçës ishte nën ndikim të fortë të agjenturave greke e serbe ndaj shteti shqiptar duhet të përballej me nevojën e zhvillimit të një lufte të ftohtë dhe njëkohësisht me domosdoshmërinë për të grumbulluar sa më shumë informacion mbi veprimtarinë e tyre në këtë qark. Për çdo element të dyshimtë raportohej më parë në njësitë vendore që ia kalonin qendrës, ndërsa misione të posaçme dërgoheshin jashtë vendit kryesisht në Greqi nga prefekturat kufitare ose selitë diplomatike.
Në shtator të vitit 1923, Prefektura Korçë përpilon me kujdes një nga listat e para të shqiptarëve të arratisur në Greqi dhe që bashkëpunonin me shoqatën e Vorio Epirit. Lista që përmban më shumë se 25 emra personash i dërgohet me urgjencë Ministrisë së Brendshme dhe prokurorisë për ndjekje ligjore dhe hetime të mëtejshme.
10 SHTATOR 1923
Prefektura Korçë
Ministrisë së Punëve të Brendshme

Si mbas urdhrit të kësaj ministrie nr 13745 / 2178 Sek.1 më 19/VII/1923 si mbas hetimeve që u bënë bashkangjitur po ju dërgojmë një listë me emrat e atyre shqiptarëve që janë arratisur dhe ndodhen në Greqi, të cilët bashkëpunojnë me të ashtuquajturën shoqëri të Vorio Epirit. Një listë e tillë ju çua edhe prokurorisë për ndjekje ligjore.
PREFEKTI
G.ANAGNOSTOPULLOS Përmet
DHIMITRI KALLFA Korçë
JOSIF PIPA
LLUKA PANARITI
STOJA PANARITI
LLAZO MINGO
NIK.DHESTOPULOS
KRISTO KRYSANTHI Manastir
SOTIR PANDAVINJI
MIHO NASTAS
KOSTA COBANI Hoçisht
JORGJI KITA Leskovik
DHIMITRI ZISO
PERIKLI NASHOLARI
VANGJEL KOKMADHI
VASIL STILARA
DHIMITRI KOROVESHI
THANAS TULLA
MITRO SHABO
LILO NIKOLLA
PORFYR FOTO
FILE BIXHOKU
JOTI MIHAL
JANI MIHAL
ALEKS LILO
SPIRO MIHAL
JOSIF KRISTO


Dy vite më pas fillojnë arrestimet e para për personat e lidhur me silogjet vorio-epirote dhe që kryenin propagandë për bashkimin e Jugut të Shqipërisë me Greqinë. Në shkresën e vitit 1925 të Ministrisë së Drejtësisë dalin në skenë persona që do të ishin mjaft aktivë në këtë drejtim edhe në vitet në vijim në zonën e Himarës, mes tyre Jorgji Bollano dhe Thanas Bollano.
1925
MINISTRIA E DREJTËSISË

Arrestohen Jani Milo, Jorgji Bollano, Mico Karaj, Petro Konomi, Pano Llazami, Thanas Zotua, Kristo Jano dhe një tjetër Bollano për bërje propagande greke dhe moslejim të ngritjes së Kishës Autoqefale në Himarë. Thanas Bollano ka mundur të arratiset. Të arrestuarit do të vuajnë dënimin në Burgun e Vlorës.

Në qershor të vitit 1923, shteti grek duke shfrytëzuar traktatin e Lozanës të 30 janarit të po atij viti sipas të cilit do të bëhej këmbimi i popullsive turke e greke në këto dy shtete, nisi spastrimin dhe dëbimin e popullsisë çame nga tokat e saj. Në pak ditë të gjithë banorët e 31 fshatrave shqiptare të Kosturit dhe Follorinës u dëbuan dhe pronat e pasuritë e tyre u konfiskuan. Pavarësisht protestave të shumta të qeverisë shqiptare që ngulmuan në faktin se çamët kishin vetëm fenë të përbashkët me turqit, qeveria fqinje nuk u tërhoq nga spastrimi, përkundrazi në pronat e çamëve nisi vendosja e popullsisë greke.
Himara mbetej një nga zonat më delikate në Shqipëri ku përplasjet dhe tentativat e shtetit grek për të destabilizuar situatën ishin mjaft të mëdha. Më 4 qershor 1925, Prefektura Vlorë në një telegram drejtuar zyrës sekrete të Ministrisë së Brendshme shkruan se Jani Spiro Milo dhe Doktor Cane bëjnë propagandë te banorët e zonës për të mos iu përgjigjur shërbimit ushtarak. Në telegram kërkohet një hetim i mëtejshëm për këtë ngjarje dhe dërgimi i një fuqie shtesë xhandarësh për këtë zonë.
Në vitin 1926, strukturat shtetërore të qytetit të Gjirokastrës do të japin informacione për atë që do të shndërrohej vetëm pak kohë më pas në drejtuesin kryesor të lëvizjes vorio-epirote në Shqipëri Vasil Shahinin. Propozimi i tij nga shteti grek për t’u emëruar në pozicionin e konsullit në qytetin e Sarandës është një ndër treguesit e lidhjes së fortë mes organizatave ekstremiste vorio-epirote dhe strukturave shtetërore të vendit fqinj. Në atë kohë, konsullatat ishin bazat kryesore të veprimit të agjenturës greke në Shqipëri. Në përgjigje të shkresës zyrtare të Prefekturës Gjirokastër, Ministria e Punëve të Jashtme nuk pranon propozimin e shtetit fqinj dhe jep direktiva të qarta si duhet të veprojnë strukturat lokale, asnjë akt i konsullatës greke me firmën e Shahinit nuk merrej parasysh dhe për këtë nuk u pranua as ndërmjetësim diplomatik.
Më 14 janar 1927, Ahmet Zogu do të ngrinte edhe aparatin e Shërbimit të Jashtëm Informativ, që synonte mbledhjen e informacionit dhe veprimtarinë që kryenin grupet vorio-epirote por edhe ato serbe jashtë vendit. Rrjeti informativ ishte i organizuar mbi një skemë të qartë konsullatë-legatë-prefekturë-Ministria e Punëve të Brendshme. Lidhja kryhej në forma të ndryshme. Prefekturat kufitare mbanin lidhje me konsullatat më të afërta, ndërsa lidhja me legatat organizohej nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Punëve të Jashtme.
Komitetet vorio-epirote nisin të organizohen jo vetëm në Greqi, por edhe në SHBA dhe Egjipt, nën kujdesin dhe mbështetjen e Kishës Ortodokse Greke. Këto silogje formoheshin nga grekë, elementë shqiptare grekofonë, por edhe shqiptarë të besimit ortodoks të arratisur, të cilët ishin të detyruar në më të shumtën e rasteve të anëtarësoheshin.
Në shkurt të vitit 1928, zyra sekrete e Ministrisë së Punëve të Jashtme, pas një njoftimi të konsullatës shqiptare në Aleksandri, njoftonte se komitetet vorio-epirote po zgjeronin aktivitetin e tyre edhe në Greqi e Misir.
Duke u nisur nga këto zhvillime dhe organizimi që po merrnin silogjet vorio-epirote në territorin shqiptar dhe jashtë tij, në emër të Këshillit të Ministrave, Ahmet Zogu, në prill të 1928-s urdhëron Ministrinë e Punëve të Brendshme të urdhërojë prefekturat të bënin një ndjekje të rreptë të të gjithë elementëve të dyshimtë. Ata që do të faktoheshin që ishin pjesë e këtyre silogjeve do të ndiqeshin penalisht dhe do t’u konfiskohej e gjithë pasuria. Në të njëjtën periudhë angazhohen edhe informatorë në Greqi, të cilët kishin për detyrë të mblidhnin sa më shumë informacion mbi funksionimin e silogjeve në Athinë, Selanik, Janinë, Korfuz e Follorinë.
Prefektura e Vlorës, një ndër institucionet më aktive në përcjelljen e informacioneve sekrete për Ministrinë e Brendshme në vitin 1928, dërgon një listë të plotë me emrat e pjesëtarëve në klubet vorio-epirote që jetojnë në atë zonë. Shumica janë nga Himara, ku më aktivi rezulton Thanas Bollano. Tre vite më parë, Bollano ishte akuzuar për bërje propagande për Vorio Epirin dhe moslejim të ngritjes së kishës autoqefale në Himarë dhe mundi t’i shpëtonte arrestimit, duke u arratisur në Greqi.
20/01/1928
Prefektura e Vlorës

Nënprefektura e Himarës, në telegramin nr. 19/1, datë 12/V/1928 na njofton se në klubin e vorio-epirotëve janë pjesëtarë njerëzit e mëposhtëm.
Niko Spiro Himarë
Milo Kristo
Dhima Jorgji
Thanas Bollano
Nikolla Pope
Nikollaq Pepe
Naqe Laqe Qeparo
Naqe Spirogjeka
Milo Merkuri Pilur
Pilo Kapo
Dimitri Kapo
Pilo Tane Vunoj banues në Korfuz
Gaqe Lazri Vunoj banues në Athinë
Janaq Spiro


Pak muaj më pas dhe pikërisht më 6 qershor 1928, Ministria e Brendshme arreston Vasil Shahinin, nën akuzën e falsifikimit. Gjatë kontrollit në banesën dhe lokalin e tij, grupi hetimor gjen edhe materiale komprometuese për lidhjet e tij me agjenturën greke, nëpërmjet kontakteve të vazhdueshme që kishte me persona të dyshimtë, ndër të cilët zyrtarë të lartë grekë. Shahini, prej vitesh, mbahej nën mbikëqyrje të fortë nga policia sekrete shqiptare dhe njihej si një ndër drejtuesit kryesorë të grupeve vorio-epiriote dhe propagandës që ushtrohej nga ato në Shqipëri. Mes materialeve të zbuluara kishte edhe trakte me mbishkrime “Rroftë ushtria greke” dhe me stemën e mbretërisë greke. Gjatë hetimit mbi materialet e konfiskuara Vasil Shahinit, Ministria e Drejtësisë në dokumentet e saj zyrtare ngre një sërë pyetjesh, ndër të cilat edhe atë për çështjen e pensioneve që u jepeshin banorëve të Jugut të Shqipërisë. Një pikë kjo për të cilën organet e drejtësisë shqiptare nuk kishin pasur informacione më parë.
Në shkresë kërkohet informacion mbi pensionet që u jepen të ashtuquajturve banorë të Epirit të Veriut, çka është përmendur sipas organeve të drejtësisë shqiptare edhe në shkresat e mitropolitit Spiridhon të Athinës. Hetimet e mëpasshme u mbajtën krejtësisht të fshehta, por dokumenti në fjalë shënon edhe provën e parë se pensionet në Jug të Shqipërisë kanë nisur të jepen që diku në mes vitet 1920.
Ministria e Drejtësisë 6/VII/1928
Po ju referojmë letrat origjinale të konfiskuara të të pandehurit Vasil Shahini, bashkë me përkthimin e tyre në gjuhën shqipe.
1. Ç’është çështja e pensionit të atyre në Epirin e Veriut që bën fjalë shkresa e mitropolit Spiridhon i Janinës, cilëve persona u jepet ky pension dhe për ç’qëllim?
2. Përse në letrën e 2, që dërgon Z.K.Nishkos, më 26/01/1927 në paragrafin e dytë, i thuhet të pandehurit “që të mos doni të ekspulsoheni, duhet të shfaqeni në autoritetet lokale me cilësinë tuaj të panjohur edhe?
Cila është kjo cilësi?

3. Ç’janë çekët që përmend letra numër 3 nga Athina për ç’qëllim i ka dërguar i pandehuri?
4. Përse i pandehuri e ka bërë betimin e ligjshëm më 13 Nëntor 1926 para nënkolonelit të Sarandës, z. Skarpos siç flitet në letrën 4, kurse i pandehuri nuk e ka pasur pëlqimin (agrementin) e qeverisë sonë.


Zyra sekrete e Ministrisë së Brendshme në janar të 1929-s do të hetonte edhe një kompani greke, me aktivitet transporti detar të quajtur Janullatos. Sipas strukturave përkatëse, kjo shoqëri kishte vënë tabela me dy gjuhë në dobi të greqishtes. Veprimtaria e agjenturës sekrete në Shqipëri u intensifikua në fillim të viteve 1930, ku me instalimin e fondacioneve të ndryshme, shoqërive, sekteve fetare, studiuesve e eksploruesve u infiltruan edhe agjentë të shumtë, sidomos grekë, të cilët kishin për detyrë organizimin dhe forcimin e strukturave të tyre në të gjithë territorin e vendit.
Për t’ju përshtatur situatës së tensionuar dhe forcimit të institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, në Athinë e Pire silogjet vorio-epirote nisën riorganizimin e strukturave të tyre duke synuar infiltrim më të thellë dhe më efikas në Jugun ë vendit të elementëve grekofonë. Më 3 dhe 4 gusht të vitit 1930 në një mbledhje jashtë radhe, lidhja panepirotike, bashkimi i rezervistëve vorio-epirotë dhe drejtues të tjerë të silogjeve kërcënojnë hapur se do të marrin përsipër, në çdo mënyrë, realizimin e kërkesave të tyre, ndër të cilat hapja e menjëhershme e shkollave greke, rivendosja e prestigjit të Kishës Ortodokse në Shqipëri, si dhe pushimi i të gjitha çështjeve penale ndaj grekëve. Kërkesa që më pas duhet të pasoheshin me bashkimin e Vorio Epirit me Greqinë. Për t’ju përshtatur kërkesave, zgjidhet edhe një komitet i përbashkët, që do të organizonte punën dhe aksionet që do të ndërmerreshin në tokën shqiptare. Mbledhjet e strukturave drejtuese të silogjeve vorio-epirote do të intensifikoheshin. Krerët e tyre në Greqi vënë alarmin për atë që ata e quajnë tentativë të shtetit shqiptar për të fshirë përfundimisht nga harta Vorio Epirin, me këtë rast rekomandohet marrja e një sërë masash, deri tek ato më ekstremet që përfshinin edhe ndërhyrjet me armë.
Pavarësisht se ishte nën hetim, Vasil Shahini, siç del nga shkresat e pak viteve më pas, mbetet protagonist në drejtim të grupeve greke, ku së bashku edhe me disa deputetë, synonte përçarjen mes të krishterëve dhe myslimanëve në zonën e Gjirokastrës. Elementë të këtij grupi kryenin rregullisht udhëtime për të organizuar minoritarët edhe në Vlorë, në Sarandë, Himarë e Delvinë. Refuzimi i shtetit shqiptar për të pranuar emërimin e Shahinit në krye të konsullatës greke në Gjirokastër, nuk e pengonte atë që të kryente rregullisht takime në dyqanin e tij me zëvendëskonsullin grek, të cilit i jepte direktiva të qarta si duhej të vepronte në situata të ndryshme. Duke shfrytëzuar mbështetjen e madhe të minoritarëve, Shahini kishte vënë lehtësisht nën kontroll edhe deputetët e zonës së Gjirokastrës, të cilët kishin nevojë për mbështetjen e tij për votat në fshatrat e banuara nga minoriteti grek. Në këtë grup bien në sy deputeti Llambro Papadhopullo, avokati Lame Dilo, tregtari Aleks Çeci, doktorët Telhma Laboviti, Vasil Shahini dhe Vasil Papa.
Në vitin 1933, Prefektura e Gjirokastrës dërgon një listë të gjatë me 98 emra të pjesëtarëve të grupeve vorio-epirote në Shqipëri. Në krye të listës qëndrojnë ata që njiheshin si njerëzit më të afërt të Vasil Shahinit; Jani Diamanti dhe Sokrat Bozhori.
03/04/1933
Kërkesë Prefekturës Gjirokastër për një listë emrash të pjesëtarëve të grupit Vorio Epirot
Ministria e Punëve të Brendshme

Lista 27/V/1933 (98 EMRA)
DR. SOKRAT BOZHORI (MJAFT I PASUR)
JANI DIAMANTI (30 strem tokë, një shtëpi, një dyqan)
SPIRO DIAMANTI (25 strem tokë dhe një dyqan)
HARALLAMB PAPA
DHIMO DELIJORGJI (50 strem tokë, 60 kokë dhen)
JANI XHANGO (30 strem tokë)
PRIFT PAPATHANASI (15 strem tokë)
KOCO VASO
JANI ZIKO (Ka një dyqan e një furrë)
GLIGOR LLUCI (Ka një furrë në Delvinë)
LEFTER NINI (30 strem tokë, dyqan)
FILIP STAMULI
KICO PAPA
THEODHORI PASKO
SPIRO MILO
KOCO VASO
GLIGOR CAMI
VANGJEL THANO
TOLO KALLUCI
PILE PAPA


Lista të tilla me kërkesë urgjente të Ministrisë së Brendshme dërguan edhe strukturat shtetërore në Përmet, Libohovë, Delvinë, Konispol dhe Sarandë. Në total nga listat e dërguara së bashku me atë të Gjirokastrës, ku nuk mungojnë bashkëpunëtorë të tjerë të Shahinit, rezultojnë 239 shtetas që, sipas prefekturave përkatëse, rezultonin pjesëtarë ose bashkëpunëtore të grupeve të ndryshme vorio-epirote që kryenin një veprimtari të gjerë në Jug dhe Juglindje të Shqipërisë.
LISTA PËRMET
FILIPEO PECI
MITI TOLE
AT ALEKS KALUCI
KOCO XINGO
NIKOLLA PAPADHOPULLO
SOFOKLI KASO
TELI VASIL DRACOVA

LISTA LIBOHOVË 20/04/1933 (67 EMRA)
ALEKS BOLLO
VANGJEL BELLA
ANDREA BAKA
KRISTO DILO
GLIGOR LICI
VASIL LICI
PAPA KRISTO
PAPA MIHAL
GLIGOR KICATI
JANI KOTO FOTO
LEONIDHA PAPA
STAVRO ZERVA
ILIA ZERI
PAPA KRISTO
PAPA JOTIDHI
JANI ZOI
HARILLA KONOMI
ODHISEA MINO NANO
VASIL JANI FOTO

LISTA E DELVINËS (25 EMRA)
MIHAL LEZO
THANAS SHUTA
JORGJI FILIPI
VASIL PAPASTAVRO
STEFAN LEZO
VESIL VETO
GLIGOR VETO

LISTA SARANDË 30/04/1933 (6 EMRA)
THEMISTOKLI KUMI
SPIRO PLAKU
THOMA VOGLI
APOSTOL VOGLI
STEFAN LEGO

LISTA KONISPOL 26/05/1933 (36 EMRA)
PAPA VASILI
PAPA ALEKSI
KRISTO MILO
PAPA MIHO
MICO TOLE


Ndërkohë, në 1934, Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e Kryeministrit të asaj kohe, Pandeli Evangjeli, dënon me 6 muaj internim Vasil Shahinin dhe një grup bashkëpunëtorësh të tij. Disa prej tyre do ta vuanin dënimin në Lesh, kurse të tjerët në Elbasan.
Institucionet e drejtësisë rreth dy javë më vonë, informojnë mbi armatosjen e një numri të madh personash nga struktura të caktuara të shtetit grek, të cilat synonin destabilizmin e situatës në Shqipëri. Pjesa më e madhe e tyre janë nga qyteti i Përmetit dhe Leskovikut. Bashkëngjitur me të dërgohet edhe një tjetër listë e rinovuar, me emrat e personave që janë pjesë e silogjeve vorio-epirote dhe që rezultojnë të skeduar për propagandë dhe veprime të tjera të dyshimta kundër integritetit të shtetit shqiptar. Me anë të shkresës së firmosur nga tre drejtues të lartë të ushtrisë shqiptare në atë kohë i kërkohet organeve kompetente një hetim i mëtejshëm.
30/X/1934
Lista që përmban emrat e personave të arratisur nga Shqipëria të cilëve, qeveria greke iu ka dhënë armë dhe nga 121 copë municione.
Vangjel Radovishti- Përmet
Mihal Vangjeli
Naum Radomi
Dome Mihal
Petro Koli
Andon Gjelo
Vasil Stilaro
Mico Minollaj Leskovik
Taq Skupa Permet
Rici Naqe Vllahu s’dihet
Kristo Farmaku Përmet
Niko Bjovizhda
Stefan Guri
Spiro Guri
Gac Cobani
Dhoksa Cobani
Stath Koliqi
Josif Stermbeci
Sotir Kolidhi
Kristo Rongo
Thanas Rongo
Avram Vllahu
Jani Rovithi
Bali Leskoviku - Leskovik
Hasan Buli Jorgo

Të regjistruarit në shoqëritë vorio-epirote
Ilia Leshnica- Përmet
Miti Tole
Kico Bodlona
Mihal Bidike
Koco Ristani
Ilia Vllahu
Maria Ziko
Kushtim Prifti- Libohovë
Jano Koco- Përmet
Dhamo Prifti
Nasho Prifti
Pandeli Karajani Leskovik
Naum Karajani
Leonidha Karajani
Panajot Koburja
Nake Bili
Joti Bili
Koco Bili
Jani Bili
Leon Bili
Janaq Niko
Mino Racaqi
Kosta Guri Libohov
Mico Xeri
Kosta Xeri
Pando Kololi
Prifti Sopikut
Valif Rafti


Pak ditë më pas, një informacion i përafërt përcillet edhe nga Prefektura e Korçës, e cila nëpërmjet informatave që kishte mundur të mblidhte prej një ushtari të dorëzuar, informon se grupet e silogjeve vorio-epirote po organizoheshin dhe armatoseshin në një fshat pranë Janinës nga Dhespoti Spiridhon. Sipas shkresave të detajuara dërguar nga kjo prefekturë, i ashtuquajturi Sotir Menxha nga fshati Zhap i Përmetit, kishte dezertuar nga ushtria greke, duke u futur në Shqipëri nga Leskoviku. Pasi është marrë në pyetje nga hetues në Korçë, Menxha deklaron se një grup i madh të arratisurish në Greqi janë rekrutuar nga silogjet vorio-epirote. Këta persona kishin nisur krijimin e çetave, të cilat do të synonin sulme të ndryshme në territorin shqiptar.
Strukturat drejtuese të silogjeve vorio-epirote nisën punën në dy fronte. Teksa grupet e armatosura kishin nisur të organizoheshin brenda dhe jashtë vendit, elementë të tjerë grekofonë nisën të ushtronin presion kundrejt autoriteteve shtetërore për të përfituar më shumë të drejta. Jorgji Bollano ishte një ndër iniciatorët që kërkonin ngritjen e himarjotëve në protesta, kërkesë kjo që u refuzua nga paria e vendit.
Vetëm tri ditë më pas, Vasil Shahini që gjendej i internuar në Lesh, i drejton një letër faljeje Ministrisë së Brendshme, duke pretenduar se është i pafajshëm dhe se është dënuar në kundërshtim me ligjet në fuqi në atë kohë. Duke hedhur poshtë akuzën për falsifikim dokumentesh, Vasil Shahini nuk harron të mbrojë edhe elementët grekofonë, të cilët ai i cilëson inteligjentë, me edukatë politike dhe larg të qenit turbullues të rendit publik në Shqipëri.
Letra e Vasil Shahinit
Z. Kryetar
Jam arrestuar më 3 tetor në Gjirokastër e me vendimin tuaj u internova në Lesh. Internimi pa dyshim ka lidhje me ngritjen e shkollave greke në Gjirokastër. Qysh prej 20 vitesh banoj në këtë qytet me punë tregtar dhe jetoj me nënën time 60-vjeçare. Insistoj në faktin që jam i pafajshëm me moral të lartë e të pastër. Krimi i falsifikimit është i pathemel dhe i pabazë e i pastudiuar mirë. Nuk shoh normale që me krime imagjinare e supozime s’është e drejtë që njerëz të ndershëm, por shumë të ndershëm me karakter e moral të panjollosur të merrem me pranga a të shoqërohem me xhandar shumë herë injorantë e brutalë. Jo z. kryetar grekofonët pa përjashtim nuk vlejnë të tillë sjellje. Grekofoni nuk është kryengritës, turbullonjës ose inspirues kundra shtetit. Grekofoni nuk ushqehet nga demagogët që të bëj një vepër të kundraligjshme, por është në pozitë që ta gjykojë vetë. Ka mjaft mjaft inteligjencë e edukatë politike.
Z. Kryetar
Si shtetas shqiptar e qytetar i lirë që interesohet më mirë nga çdo tjetër nëpunës për mbarëvajtjen e interesin e vendit ku banon e rron ulërij nga shpirti, Ju lutem rishikoni vendimin e internimit tim për hir të drejtësisë.
Me respekt të thellë
Vasil Shahini

Megjithatë në Himarë, elementët grekofonë rritën presionin. Lëvizja e radhës ishte që të pengonin fëmijët e tyre të shkonin në shkollë. Kjo lëvizje e organizuar dhe e koordinuar mjaft mirë ku përfshihej edhe prifti i fshatit Palasë, kishte për synim presionin ndaj qeverisë për ta detyruar atë të hapte shkollat greke. Por gjithçka drejtohej nga persona që ruheshin rreptësisht nga organet sekrete të Ministrisë së Brendshme, ndër të cilët Tase Pilo, Teo e Jorgji Bollano dhe Filip Konomi. Për ta, nënprefektura Himarë kërkon internimin.
Vijon

2011-06-26

Marin Mema G. Shqip


Saturday, December 8, 2012

Rezultatet e Census Albania 2011-të


KOMBESIA

Shqiptare 83%
Greke 0,87%
Rome 0,3%
Aromune 0,3%
Maqedonase 0,2%
Egjiptiane 0,12%
Malazeze 0,01%
Të tjerë 0,1

Nuk u përgjigjën 14,07

FEJA

Islame 57,12
Katolikë 10,11
Ortodoksë 6,8
Bektashjanë 2,11
Evangjelistë 0,11
Kristianë (të tjerë) 0,1%
Ateistë 2,52 %
Besimtarë të pakarakterizuar 5,53%
Besime të ndryshme 00,2%

Nuk u përgjigjën 13,89 %

- Duke parë shifrat e mësipërme ajo që të bie direkt në sy është se ëndrra e kahmotshme greke për të arritur në 25%, shifrat e minoritetit të saj e për ta shndërruar Shqipërinë në një shtet multientik, lehtësisht të shpërbëshëm, është jo vetëm e largët, por thuajse utopike. Sipas këtij përfundimi, vlen të theksohet se edhe frika e Aleancës Kuq e Zi se grekët do të dilnin me shifra marramendëse sipas këtij Censusi, paska qenë një histeri pa peshë.

- Pika e dytë e rëndësishme e këtij Censusi është edhe % fetare e popullsisë shqiptare, pasi statistikat e fundit që kishte Shqipëria ishin ato të kohës së Zogut ku muslimanët përbënim 75% të popullsisë shqiptare në shtetit shqiptar, duke e renditur Shqipërinë si një shtet musliman.
Edhe pse kjo shifër ka zbritur në 57%, duhet të jemi të gjithë të ndërgjegjshëm që kjo shifër sigurisht është tej mase e fryrë dhe fiktive.
Këtë rezultat ne e kemi parashikuar që nëntor të 2011, lexo këtu: http://stopinjorances.blogspot.com/2011/11/census-albania-2011-te-fetare-e.html#ixzz2ETScoJdS
pasi ishim të sigurt se shqiptarët, që në pjesën më të madhe të tyre nuk janë as fetarë, në rezultatin që do të prodhojë Census Albania 2011-të do të rezultojnë sërish një popull me shumicë muslimane, pasi pjesa më dërrmuese e tyre janë aq "të dërrmuar", saqë ende nuk kanë kuptuar faktin e I-rë :
- që feja nuk trashëgohet, por zgjidhet me vullnet në moshë madhore.
dhe faktin e II-të:
 -që nëse nuk praktikon rite fetare nuk mund të quhesh e si pjesë e një besimi fetar të caktuar, pasi besimtari fetar dallon pikërisht prej ndjekjes së ritualeve fetare.
Një rezultat shumë më të saktë do të mund ta nxirrnin vetë institucionet fetare duke rregjistruar besimtarët e ndryshëm fetarë, që në çastin kur ata të hynin në dyert e kulteve të tyre.
Nuk mund të jesh psh. musliman thjeshtë sepse gjyshi yt quhet Hasan, ashtu siç nuk mund të jesh ortodoks pse mbiemri yt është prifti. Nuk mund të jesh fetar thjeshtë për të patur patjetër një identitet fetar të caktuar. Nuk mund të numërohesh si besimtar fetar kur ti injoron çdo rit të fesë tënde. Madje as Institucionet fetare nuk duhet të mbushin lugën bosh me këto shifra fiktive, që më pas rrezikojnë të na e mbushin Shqipërinë me nga një xhami/kishë/teqe për njeri.
Ajo që vlen gjithashtu për t'u rikujtuar këtu është fakti se prej të dhënave nga INSTAT-i, për vitin 2005, në moshën 0-14 vjet janë  25.6% e popullsisë shqiptare. Shifër kjo që me statistikat e sotme mund të ketë një luhatje fare të pallogaritshme.

Po si ka mundësi vallë që në Shqipëri të kemi 20% të popullsisë minorenë dhe njëkohësisht të deklarohen Ateistë vetëm 2,52 % e popullsisë?

A thua se çdo fëmijë që në çastin kur lind, lind me një besim fetar të caktuar? A u pyetën këta minorenë mbi besimin e tyre fetar?
Si mund t'iu veshësh minorenëve një identitet fetar, kur mosha e tyre nuk e ka të mundur të përcaktojë e arsyetojë dogmën fetare?

Nëse do ti hedhim një sy shkarazi hartës së Europës që tregon % fetare të shteteve të ndryshme, ajo që do të vemë re është se vendet më të zhvilluara ekonomikisht në Europë, kanë praktikisht edhe përqindjen më të vogël të besimtarëve fetarë dhe anasjelltas, vendet më pak të zhvilluara, kanë përqindje më të lartë të tyre.

Shiko hartën: http://stopinjorances.blogspot.com/2011/11/fetare-e-shteteve-te-botes.html#ixzz2ETWlQHQs

Shqipëria nuk është realisht e zhvilluar në krahasim me simotrat e saj europiane, po pse pikërisht të vetmin tregues pozitiv që kemi në raport  duhet ta prodhojmë të keqfabrikuar?
E ndërkohë krerët e të gjitha Institucioneve fetare në Shqipëri janë ende në kohë për t'iu përgjigjur thirrjeve të ish Presidentit Topi  lexo këtu http://stopinjorances.blogspot.com/2010/04/perendia-te-flase-shqip.html dhe së fundmi edhe të Kryeministrit Berisha lexo këtu http://stopinjorances.blogspot.com/2012/11/berisha-te-lutemi-sa-me-shume-ne-shqip.html, që Zoti dhe feja të FLAS SHQIP!
Shkroi: Stop Injorancës !

Friday, November 30, 2012

Gëzuar Pavarësinë nga faqja "Stop Injorancës"



Nëse shqiptarët do të mbijetojnë deri në fillim të mijëvjeçarit të III-të, do ta ndryshojnë botën, ashtu siç dinë vetëm ata - do të shprehej Nostradamus para 5 shekujsh.
Ne nuk e dimë se çfarë ka nënkuptuar parashikuesi i famshëm, por atë që lehtazi mundet t'a kuptojmë tani, është se ky është Shekulli i shqiptarëve dhe shqiptarët duke u nisur nga sot, (pavarësisht dëshirave, pritshmërive, mundësiv
e tona) do të jemi gjithmonë e më të bashkuar e më të fortë se kurrë.

Gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen!

Le të shërbejë kjo festë e madhe "Kuq e Zi" që ka ndezur kaq shumë zemra, për një fillim të ri për ëndrrat të reja e të vjetra, për të jetuar në harmoni e në begati me njëri-tjetrin, e pse jo edhe me fqinjët tanë, që të bashkuar do të jenë të detyruar të na respektojnë si të barabartë.

Le të bëhemi qytetarë më të denjë për vetveten, për familjen, për kombin dhe kontinetin tonë.
Ti tregojmë botës që ne nuk ndodhemi rastësisht prej mijëra e mijëra vitesh në këtë vend të begatë.
Të kthejmë në forcë çdo disfatë që kemi provuar dhe të përpiqemi të sjellim ditë më të mira për pasardhësit tanë.

Koha është e shqiptarëve,
por dhe atdheu i shqiptarëve!

Gëzuar!

Shkroi: Stop Injorancës !

Ramën e “zë” pehashi i Tortës, urdhëron militantët të shkojnë me tasa rozë


Teknologjia e shpifjeve si ajo e vjedhjes së orës së Bushit, mori pamjen e një jehone për një sakrilegj që i paska ndodhur festimit, por tellallët e Edvinit s’u dëgjuan as nga familjarët e tyre

Në detaje fshihet djalli. 
Edhe ceremonisë madhështore Tiranë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë është përdorur manipulim i detajit për të stigmatizuar shqiptarët festues. Prerja dhe shpërndarja e tortës gjigante prej 14 tonesh, të vendosur në sheshin “Skënderbej” është bërë sebep nga disa mediat të kontrolluara nga PS-ja për të nxjerr të shtrembëruar  simbolikën e festës.
Me një regji të sofistikuar statike janë kapur ca pamje ku shihet ca njerëz që fusin duart në tortë dhe janë transmetuar në mediat afër Ramës për të vënë në dukje kaosin e organizmit të prerjes dhe shpërndarjes së tortës. Sigurisht ky grup izoluar njerëz ishte pajisur në mënyrë të pazakontë me tasa të mëdhenj rozë çka dëften për paramendimin e skenarit kaotik të sërvirur në mediat e Ramës si “barbarët” që do të vinin sipas trumbetimeve të ditëve të mëparshme në mediat e Ramës. 
Padyshim edhe në ditë e mëparshme Edi Rama është bërë protagonist i gjetjes së detajeve për të stigmatizuar punën e qeverisë në festimeve. Në fillim shau me libër shtëpie programin zyrtar të Komitetit Qeveritar të Festës si “mediokre” me shije “vulgare dhe komuniste”. Ndërsa sejmenët e tij në këshillin Bashkiak iu kundërvunë vendimeve për të organizuar dekorin me simbole kombëtare të Tiranë ku dhe simbolin e derdhur në çelik të “Shqiponjës” në hyrje të kryeqytetit e quajti “Breshkë. Sikurse stigmatizoi edhe rënien e shkronjës “L” në fund të emrit të shtatores së përuruar të Ismail Qemal Vlorës në bulevard si “vulgare” po me të njëjtën logjikë të “vjedhjes” së orës së presidentit Xhorxh Bush. Prej ditësh Artan Lame e Erjon Veliaj dërgojnë e-mail në redaksitë e gazetave të mëdha europiane për të denoncuar kinse therjen e 2 mijë deleve në mes të Tiranës. Por ashtu si në rastin e çështjes së “barrës” së Griseldës  sejmenët e Ramës dëftejnë për pamaturinë për të bërë keq.   
GAZETA 55 - E PERDITSHME E PAVARUR
http://www.gazeta55.al/index.php?kat=politike&artikulli=31214

Berisha ‘çmend’ shtypin e politikën greke

Kryeministri: Mungesa e Avramopulos? Miqtë shkëlqejnë me mungesën e tyre


Kryeministri Berisha ka reaguar në lidhje me refuzimin e pjesëmarrjes në festimet e 100-vjetorit të pavarësisë të ministrit të jashtëm grek Dimitris Avramopulos.


I pyetur nga mediat në lidhje edhe këtë çështje, Berisha u përgjigj shkurt se miqtë shkëlqejnë gjithmonë me mungesën e tyre

Gjithashtu kryeministri ka sqaruar edhe deklaratat e djeshme të tij për bashkimin kombëtar duke theksuar se motoja e shqiptarëve është “Të bashkohemi me njëri- tjetrin, të bashkohemi me Europën”.

Por shtypi dhe politika ekstreme në Greqi është tërbuar nga deklarata e kryeministrit.

Gazeta “Protothema” e quan atë që ndodhi një “incident diplomatik greko-shqiptar dhe përkeqësim të papritur të marrëdhënieve greko-shqiptare, të cilat janë si zhiva, ftohen lehtë dhe nxehen po aq lehtë”.

“Berisha: Nga Preveza, në Podgoricë, Shqipëri e Madhe”, me këtë titull vjen gazeta “To Vima”, e cila shkruan se deklarata në fjalë, bëri që të anulohet vizita e ministrit Avramopulos, si shprehje e pakënaqësisë.

“Ta Nea” shkruan: “Berisha provokon – Shqipëria e Madhe fillon nga Preveza”. Më pas botohet edhe sqarimi i zyrës së shtypit të kryeministrisë shqiptare.

Gazeta “Efimerida” shkruan se fjalimi i Sali Berishës në përvjetorin e pavarësisë së vendit solli një përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve greko-shqiptare. Sipas kësaj gazete “në thelb, deklaratat e Berishës krijojnë pretendime territoriale të Shqipërisë ndaj Greqisë”.

Reagime ka pasur edhe nga disa parti politike greke.

E Majta Demokratike, DIMAR, pjesë e koalicionit qeverisës shprehet se “Deklaratat zjarrvënëse të Sali Berishës janë përtej çdo koncepti të bashkëpunimit në Ballkan, minojnë bashkëjetesën paqësore të shqiptarëve me popullin grek dhe nxitin nacionalizmin ekstrem. Ato janë të rrezikshme dhe tërësisht të dënueshme”.

SYRIZA, partia opozitare e Aleksis Tsipras shprehet se “Zërat nacionaliste, histerike, që nuk kanë ide nga historia, nuk i shërbejnë paqes dhe bashkëpunimit midis popujve dhe qeverive në rajonin tonë. Janë deklarata të rrezikshme të papërgjegjshme nga politikanët e krahut të djathtë, që i hedhin benzinë zjarrit. Deklarata korrigjuese nuk i zbut shprehje të tilla, të cilat ushqejnë besimet obskurantiste dhe mesjetare”.

“Agimi i Artë” deklaron: “Berisha del nga binarët, duke deklaruar se Preveza është shqiptare”. (G. Tema)

Në Francë do hapet xhamia e parë për … homoseksualët

Një homoseksual franko- algjerian ka në plan që të hapë në Francë xhaminë e parë për homoseksualë. Madje ai pretendon se aty mund të realizojë edhe martesa myslimane mes çifteve të të njëjtit seks.

Mohammed Ludovic Lutfi Zahed, një algjerian që jeton në Paris, i martuar me partnerin e tij gej, shpreson që brenda muajit të hapë dyert e xhamisë.



Po ashtu ai thotë se xhamia do të thyejë edhe një tabu tjetër myslimane, atë të ndarjes mes burrave e grave në xhami.

“Është një xhami normale, gratë nuk kanë pse mbulohen dhe pse të ulen në fund. Meshkujt homoseksualë po ashtu nuk kanë pse të kenë frikë nga dhuna verbale dhe fizike. Pasi isha në haxhillëk, e kuptova se ishte e nevojshme një xhami për homoseksualët,” thotë ai.

Zahed është i martuar me Qiyam al- Din, një person nga Afrika e Jugut. Ata janë martuar në Afrikën e Jugut ku lejohen martesat e të njëjtit seks. Martesa e tyre ka marrë miratimin e një imami, por qeveria franceze e ka kundërshtuar.

Çështja e martesave të homoseksualëve ka ndarë thellësisht Francën.

Zahid është diagnostikuar me AIDS, që solli edhe zgjimin e tij shpirtëror. Ai thotë se merr rregullisht e-maile urrejtje nga myslimanët kudo në botë, por nuk shqetësohet. (G.Tema)

Në luftë na ranë 28 mijë dëshmorë, ja dokumentet


Janë apo nuk janë 28 mijë dëshmorë, aq sa udhëheqësi komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha deklaroi në Konferencën e Paqes në Paris, në gushtin e vitit 1946? Debati i hapur vite më parë, nuk ka pasur asnjëherë një përgjigje të saktë dhe shifra është lëkundur midis 6, 8 e 12 mijë të rënëve. Por, Dalan Buxheli, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Kombëtare të Familjeve të Dëshmorëve, gjatë një interviste për “Shekullin” thotë se gjatë viteve të luftës në Shqipëri janë vrarë, pushkatuar e zhdukur, jo pak por 28,110 persona. Dhe gjithçka, sipas tij, është e mbështetur në fakte e dokumente të shumë arkivore.
Në bazë të dokumenteve, sa të rënë ka Lufta Nacionalçlirimtare?
Sipas të gjitha dokumenteve të bazuara në arkivat shqiptare dhe ato të vendeve të tjera, gjatë luftës Antifashiste, janë vrarë, pushkatuar e zhdukur 28, 110 persona. Kjo shifër u bë publike nga Enver Hoxha në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1946.
Si u mundësua një shifër kaq e saktë brenda një kohe të shkurtër nga mbarimi i luftës?
Në fakt për t’u përgatitur për në konferencën e Paqes në Paris u ngrit një grup pune me specialistë, të cilët për muaj të tërë u morën me verifikimin e gjithçkaje. Ata morën të dhëna nga formacionet partizane, qarqet, komandat e vendit dhe Pushteti Vendor. Shifra që dha Enver Hoxha në këtë Konferencë, nuk ishte kot, ajo ishte e mbështetur në shumë fakte e burime arkivore që e vërtetonin një gjë të tillë.
Përveç jetëve njerëzore, çfarë dëmesh të tjera solli Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri?
Pushtuesit dhe bashkëpunëtorët e tyre i shkaktuan këtij vendi dëme shumë të mëdha që u pasqyruan për një kohë të gjatë në jetën e qyteteve e fshatrave të Shqipërisë. Trupat pushtuese gjatë operacioneve ushtarake që ndërmorën kundër forcave partizane, dogjën e shkatërruan fshatra e qytete të tëra. Nga 2500 fshatra e qytete që kishte Shqipëria u dogjën e u shkatërruan 1850 prej tyre. U dogjën gjithashtu sasi të mëdha drithi e prodhimi bujqësor, u grabitën dhe u therën bagëti të imta e të trasha që për zona të ndryshme arrinin gati 50-70 për qind e tyre. Me qindra qenë burrat e gratë në lulëzim të moshës për punë që u arrestuan u burgosën dhe u dërguan në kampet e përqendrimit brenda ose jashtë vendit. Të gjitha këto ndikuan në pakësimin në një masë shumë të madhe të veprimtarisë ekonomike në mbarë vendin.
A ka një vlerë të përafërt të këtyre dëmeve?
Sipas llogaritjeve të specialistëve, pushtimi ushtarak i shkaktoi Shqipërisë një dëm të përgjithshëm me vlerë mbi 3 miliardë dollarë amerikanë me vlerën e vitit 1938. Shqipëria ishte një ndër vendet e para në botë për humbjet e dëmet, për frymë dhe të mirave materiale gjatë Luftës së Dytë Botërore
Çfarë u fitua nga Lufta?
Në fillim u fitua liria. Në saj të luftës së vendosuri e pa kompromis, heroizmit e vetëmohimit, guximi i popullit, Shqipëria u rreshtua në koalicionin e madh antifashist. Pra me fituesit. Marrja e armëve ishte një akt plotësisht i ndërgjegjshëm. Si asnjëherë tjetër ai i kishte të qarta dhe të përcaktuara qëllimet ndaj u tregua i gatshëm për çdo heroizëm e sakrificë për të arritur fitoren. Në zjarrin e luftës çlirimtare masat treguan iniciativa. U shfaqën me tërë thellësinë zgjuarsinë në të gjitha fushat e u organizuan me armë në dorë. Heroizmi i luftëtarëve i veprimtarëve të frontit çlirimtar të reparteve e njësive partizane u ngjasin legjendave. Nga radhët e masave dolën dhe drejtuesit e kuadrot udhëheqëse, komandantët e komisarët e njësive. Ndërsa në nderim të Dëshmorëve të Atdheut dhe Çlirimit, 5 maji dhe 29 nëntori i ccdo viti festohen me solemnitet në mbarë vendin nga Organizata Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ-it dhe dëshmorët e tjerë të Atdheut. Vetë organizata ka orientuar të gjitha strukturat e saj në rrethe që këtë ditë ta përkujtojnë me krenari të ligjshme sepse kjo ditë përfaqëson njerëzit e mëdhenj që me gjakun e tyre çliruan atdheun dhe e radhitën vendin tonë me vendet fituese të Luftës së Dytë Botërore, si anëtare aktive e koalicionit të madh antifashist e që sot vendi ynë u pranua në NATO.
Kriminelët e Luftës në Nuremberg
Në Shqipëri u varën katër femra, e paprecedent
Dëshmorët nga njëra anë, po me tradhëtarët si u veprua pas lufte? Dalan Buxheli, thotë: “Lista me emrat e kriminelëve të LANÇ-it i është dërguar Gjyqit të Nurembergut që në atë kohë. Siç dihet ndër katër anëtarë të regjencës kuislinge dy prej tyre Lef Nosi dhe Fiqëri Dibra, ishin nga radhët e Ballit Kombëtar. Përfaqësues të kësaj organizate morën pjesë si ministra dhe në Qeverinë “Mitrovica”, siç ishin: Bahri Omari, Kol Tromara dhe Koço Muka, të cilët ishin pjesëmarrës në operacionet ushtarake kundër forcave partizane në ballë të të cilave ishin Mit’hat Frashëri, Ali Këlcyra, Abaz Ermenji, Kadri Cakrani, Safet Butka, e shumë të tjerë. Në kontinentin tonë, gjatë Luftës së Dytë janë varur në litar 5 femra, një në Rusi dhe katër të tjera në Shqipëri, siç janë Bule Naipi, Persefoni Kokëdhima, Ganimet Trebeshi dhe Liri Gero. Dhe këto janë bërë nga  pushtuesit në bashkëpunim me tradhtarët shqiptarë. Falsifikatorët e historisë sipas tyre, ballistë, zogistë vlerësohen si çlirimtarë. Këta zotërinj harrojnë se në kohën e pushtimit fashist, Shqipëria ishte vetëm një milion banorë dhe 70 mijë partizanë përbënin afro 20% të pjesës së aftë për luftë. Ata shkuan në luftë pa dallim feje, krahine e ideje. Harrojnë se 28 mijë partizanë dhanë jetën në çdo kilometër katror ka rënë 1 partizan që i bie afërsisht 10% e njerëzve të aftë për luftë, harrojnë vështirësitë e mëdha që hasi Shqipëria për t’i dalë në të vërtetë zot vatanit dhe jo për të bashkëpunuar me pushtuesit, sipas mendimit kapitullues se Italinë nuk e përballojmë dot. Prandaj të presim kur t’i vijë koha e përshtatshme. U harrua se në ç’kushte të varfërisë së tejskajshme u zhvillua kjo luftë dhe se çfarë sakrificash të jashtëzakonshme kaluan bijtë e bijat e këtij populli për çlirimin e vendit”.
DËSHMIA
28.110 dëshmorët e Shqipërisë
Dalan Buxheli thotë: “Në përgjigje të atyre që e mohojnë 28 mijë dëshmorët e luftës NAÇl, dëshmojnë të dhënat që janë marrë nga arkivat e ndryshme dhe që vijonë si më poshtë”:
Dëshmorë të shpallur sipas dokumenteve ligjore janë.…….........................................9470
Shtetas antifashistë shqiptarë të pushkatuar nga nazifashistët e bashkëpunëtorët janë 6436
Të asgjësuar në 23 kampet gjermane (pa varre) për të cilët paguan shpërblim shteti gjerman janë................................................................................................................11.200
Të asgjësuar në kampet në Greqi (pa varre) janë...............................................................50
Të asgjësuar në kampet në Itali (pa varre) janë.................................................................70
Të asgjësuar në kampin e Mathauzenit (pa varre) janë....................................................351
Të asgjësuar në kampin e Aushvicit në Poloni (pa varre) janë .........................................32
Të asgjësuar në kampin e Prishtinës (pa varre) janë........................................................168
Të asgjësuar në kampin e Zemunit në Jugosllavi (pa varre) janë.............................. .....162
Të asgjësuar në kampin e Bitolës në Maqedoni (pa varre) janë......................................144
Të asgjësuar në kampin e Strugës në Maqedoni (pa varre) janë.......................................27
Shuma e përgjithshme është.......................................................................................28.110 Flet Dalan Buxheli, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Kombëtare të Familjeve të DëshmorëveLeonard Veizi - Shekulli

Një kokërr vezë për prapësi


Gjatë ditëve në vigjilje të festës së 100-vjetorit të pavarësisë si dhe ditën e festës, të gjitha mediat e Shqipërisë, pa përjashtim, ato të shkruarat dhe ato elektronike, e vunë në dukje dhe e përsëritën faktin se Presidenti i Maqedonisë, Shkëlqesia e tij Gjorge Ivanov, kishte anuluar vizitën e tij në Tiranë për të marrë pjesë në kremtimet e shekullit të parë të pavarësisë së shtetit tonë. Arsyet e këtij anulimi në çastin e fundit, gjithnjë sipas mediave shqiptare, të cilat u referoheshin mediave maqedonase, lidhen me një apo dy vezë, që një grup të rinjsh, pjesëtarë të shoqërisë civile, kanë hedhur mbi veturën e Kryeministrit të Maqedonisë Gruevski gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë para pak ditësh.
Goditja me vezë e veturës së një vizitori të një niveli të tillë nga një apo disa qytetarë shqiptarë, ndërkohë që ai është bujtës i Kryeministrit tonë, është pa dyshim një gjest i pahijshëm, me të cilin unë vetë nuk pajtohem. Por ky është një incident krejtësisht i papërfillshëm për t’u marrë në konsideratë nga një kryetar shteti, aq sa ai të gjejë aty një arsye të mjaftueshme për të anuluar një vizitë protokollare për një rast të papërsëritshëm gëzimi te një vend fqinj dhe mik, siç ishte festa jonë e kësaj here. Në qoftë se do të nisej nga kritere të tilla vlerësimi, Presidenti i SHBA nuk do të dilte kurrë jashtë Uashingtonit. E vërteta është se çdo President amerikan, qoftë edhe gjatë një mandati të vetëm, ka parë të hidhen mbi veturën e tij aq shumë vezë, domate të kalbura e sende të këtij lloji, të cilat nuk shkaktojnë lëndime fizike, sa po të mblidheshin e të ruheshin diku, në krye të katër vjetëve do të nevojiteshin kamionë të tërë për t’i transportuar. Kjo i ndodh atij deri në qytetet e Europës Perëndimore dhe kryhet përtej masave të jashtëzakonshme të sigurisë, që shoqërojnë, siç dihet botërisht, lëvizjet e njeriut më të pushtetshëm të botës.
Përmenda përvojën e Presidentit amerikan thjesht sepse është më e dukshme, domethënë më e lehtë për t’u kuptuar se si ky burrë, i cili drejton shtetin më të fuqishëm të botës, nuk ndikohet aspak nga ca vezë apo ca kokrra domate që hidhen mbi veturën e tij kur është fjala për të përgjithësuar ndjenjat që ushqejnë popujt e tjerë ndaj popullit të tij. Sepse veprimi i Presidentit të Maqedonisë kësaj here, ngado që ta shohësh, nuk mban erë miqësie ndaj Republikës së Shqipërisë dhe shqiptarëve në përgjithësi, përfshirë këtu edhe një të tretën e qytetarëve të Republikës që ai udhëheq e që janë etnikisht shqiptarë. Nga ana tjetër, na mbetet të besojmë se ai është ndjerë sinqerisht i fyer nga kokrra e vezës së hedhur mbi veturën e kryetarit të qeverisë së vendit te tij. Kaq është në të drejtën e tij njerëzore, politike dhe diplomatike. Më tej, përgjithësimi nga ana e tij, aq sa të shtyhet të anulojë pjesëmarrjen në festimet e shqiptarëve në Tiranë, tregon, gjithsesi, një cektësi gjykimi që nuk i bën nder personalitetit të tij dhe as institucionit të tij presidencial.
E përsëris: veza e hedhur mbi veturën e një bujtësi të tillë, siç është kryetari i qeverisë së një vendi fqinj dhe mik, është një gjest i pahijshëm. Por nuk do harruar se një gjest i tillë – i pahijshëm – ndodh vetëm në një vend të lirë dhe mund të kryhet vetëm nga njerëz që ndjehen të lirë për ta shprehur pakënaqësinë apo edhe zemërimin. Shqipëria është një vend i tillë, ashtu siç është edhe Maqedonia e lirë. Reagimi nervoz e radikal i Presidentit Ivanov në këtë rast nxjerr në pah një deficit të pakëndshëm në konceptet e tij për demokracinë. Kryeministri Gruevski, me aq sa u pa në media, pati një vizitë të suksesshme në Shqipëri. Do të thosha madje se në një rast, gjatë konferencës së përbashkët të shtypit me Kryeministrin Berisha, ai dëshmoi një vetëpërmbajtje prej burri shteti. Kryeministri Berisha tha përpara gazetarëve se integrimin europian të Maqedonisë e pengon Greqia, kurse integrimin europian të Shqipërisë e pengon Edi Rama, domethënë opozita. E përkthyer qartë e thjeshtë, kjo ishte: Maqedonisë po ia prish të ardhmen europiane armiku i jashtëm e Shqipërisë armiku i brendshëm, një mënyrë arsyetimi kjo thelbësisht e vjetër, e kapërcyer me kohë në realitetet socio-politike si të Shqipërisë edhe të Maqedonisë. Rrjedhimisht, është një e folur krejt pa kuptim për gjuhën me të cilën shprehet Brukseli. Kryeministri Gruevski nuk e ndoqi mikpritësin e tij në këtë retorikë të pavend dhe vazhdoi të përqendrohet te problematika e denjë për një dalje të tillë në publik dhe që përputhej me çfarë pritej nga të dy kryetarët e qeverive.
Më e pakta: Presidenti maqedonas duhej ta shpërfillte atë vezë, që la gjurmë me të bardhën e të kuqen e vet mbi xhamin e veturës së Kryeministrit Gruevski. Sepse është një gjurmë që pastrohet me ujë. Më e mira: Presidentit maqedonas i takonte t’u kushtonte një moment reflektim arsyeve që e shtynë një të ri shqiptar të gjuante me vezë Kryeministrin Gruevski gjatë vizitës së tij në Tiranë. Dhe do t’i jepte kështu rast vetes të kuptonte më mirë se çfarë ndodh brenda kufijve të Republikës që ai vetë udhëheq. Sepse zemërimi i vezëhedhësit nuk ka të bëjë aspak me ndonjë përgjegjësi të Kryeministrit Gruevski brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Dhe, duke kuptuar më mirë çfarë ndodh brenda Republikës që ai udhëheq, Presidenti Ivanov, me pak më shumë vullnet të mirë, do të mund të bëhej edhe më i dobishëm për kohezionin e shoqërisë multietnike maqedonase, që do të thotë se do të mund ta kryente më mirë misionin për të cilin është zgjedhur demokratikisht.
Nuk e bëri. Sa keq për të në radhë të parë! Ne e kryem festën tonë.
Besnik Mustafaj - Panorama
Këtu mund të shikoni çastet kur është goditur automjeti i kryeministrit maqedon:http://youtu.be/nFZVyrVoz5QTaulant Capa rrëfen arsyet e këtij veprimi. Ai thotë se qëlluan me vezë makinën e kryeministrit maqedonas për "hir të diskriminim të shqiptarëve në Maqedoni". Sipas tij, edhe pse është vitit 2012 ende nuk zbatohet “marrëveshja e Ohrit” e vitit 2001.

Kush janë muslimanët e vërtetë?

Si e festojnë Hashuren muslimanët indianë, irakenë, sirianë, afganë, turqë, libianë etj dhe si e festojnë Hashuren muslimanët shqiptarë?
http://www.jafariyanews.com/2k5_news/feb/20ashur.htm

Dyshemeja e xhamisë është e mbushur me gjak, ndërkohë që myslimanët shitë në Indi godasin veten e tyre gjatë një procesioni të shenjtë.

Myslimanët në mbarë botën kujtuan Ditën e Hashures. Disa prej tyre madje zgjedhin që të derdhin gjakun e tyre për të kujtuar martirizimin e Imam Hyseinit, nipit të profetit Muhamed.

Ai u vra nga rivalët politikë së bashku me 72 shokë të tij në betejën e Qerbelasë, ndërkohë që trupat e të vdekurve u gjymtuan.

Hashurja kremtohet në ditën e dhjetë të muajit Muharrem.

Burimi: http://www.gazetatema.net/web/2012/11/26/rite-gjakatare-ne-nje-ceremoni-fetare-foto/

Aqif Pashë Elbasani, i pari që ngriti flamurin e Pavarësisë


Në vitin jubile kujtohet patrioti i shquar shqiptar.
Ishte një nga patriotët më të njohur elbasanas, njeri i besuar i Ismail Qemalit.

“Emëri juaj i shkëlqyer si patriot…”
Me këto fjalë Ismail Qemali, në vitin 1912, i drejtohej Aqif Pashë Elbasanit, pasi mësoi se ai bashkë me patriotë të tjerë elbasanas ngriti flamurin e Shpalljes së Pavarësisë në Elbasan. Flamuri u ngrit në Elbasan më 25 nëntor 1912. Ai u pasua me ngritjen e flamujve të tjerë në Korçë, Durrës, Tiranë… dhe 28 më Nëntor në Vlorë.
Ismail Qemali vazhdon: “Në këtë kohë transformimi, historia do të dijë të dallojë patriotin nga tradhtari dhe do t’i caktojë secilit vendin e tij… Se ç’vend do të kem unë në histori, këtë nuk e di… sa për ju, emri juaj i shkëlqyer si patriot do të mbetet i shkruar në faqet e ndritura të historisë sonë…”
A thua këto fjalë të Ismail Qemalit nxitën vetëdijen patriotike të familjeve elbasanase të përjetësojnë figurën e Aqif Pashë Elbasanit, në një shtatore në qendër të Elbasanit, në vitet e demokracisë dhe nipin e Pashës, Serxhio Vili Mazreku, avokat, të shkojë më tej. I preokupuar, bashkë me  shkrimtarin Bahri Myftari, duke vlerësuar kontributin e Aqif Pashë Elbasanit në shpalljen e pavarësisë kombëtare, hartuan një plan konkret veprimtarie, të cilin ia paraqitën kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, z. Qazim Sejdini. Reagimi i tij ishte pozitiv… Sejdini në zyrën e tij mban dhe ruan flamurin e ngritur në Elbasan më 25 nëntor 1912, e qëndisur nga gruaja e lagjes Kala, Marije Buda. Avokati Serxhio Mazreku, në emër të familjes së tij premtoi dhe për një sponsorizim financiar të konsiderueshëm.
Një iniciativë e shkëlqyer që duhet ndjekur edhe nga familje të tjera të mëdha shqiptare.
Kush ishte Aqif Pashë Elbasani
Aqif Pashë Elbasani lindi në Elbasan më 20 mars të vitit 1860 në familjen e Biçakçinjve. Biçakçinjtë takohen për herë të parë në dokumentet arkivore në fillimet e shek XV. Ishte një nga familjet më të mëdha çifligare në trevën e Elbasanit dhe të tërë Shqipërisë. Shumë pinjollë të derës së Biçakçinjve gjatë zotërimit të Perandorisë Osmane kanë mbajtur tituj dhe ofiqe të larta si: Sinan Pashë Biçaku, gjeneral i perandorisë, Sinan bej Biçaku, kryekomandant, Seit Pasha, mësues i oborrit, Selim Beu, guvernator në Egjipt, Ibrahim Biçaku, vezir, Dervish bej Biçaku, sundimtar i Elbasanit, Mahmut Pasha, prefekt i Elbasanit, babai i Aqif Pashës, e shumë të tjerë…
Dera e Biçakçinjve mbahej për fëmijë të ditur dhe të shkolluar. Aqif Pasha, pasi mbaroi arsimin fillor dhe të mesëm në vendlindje, studimet e larta i kreu në Stamboll. Atje ai u lidh që në fillim me qarqet patriotike shqiptare.
Pas fitores së Revolucionit Xhonturk u bë kryetar i klubit atdhetar të shqiptarëve “Bashkimi”. Merr pjesë në Kongresin e Dibrës, në korrik 1909 dhe më vonë në Kongresin Arsimor të Elbasanit, shtator 1909. Së bashku me bashkëpatriotë të tjerë elbasanas kontribuuan në hapjen e Shkollës Normale, në dhjetor të vitit 1909. Aqif Pashë Elbasani u bë kontribuuesi kryesor në organizimin e kryengritjes së përgjithshme për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, duke u vënë pa asnjë hezitim në krah të Ismail Qemalit. Ai miratoi që në fillim, pa asnjë mëdyshje, në unitet të plotë, planin për organizmin e Shpalljes së Pavarësisë dhe atë të organizimit të shtetit të ri shqiptar.
Më 25 nëntor, Aqif Pashë Elbasani, bashkë me patriotët Lef Nosi, Qemal Karaosmani, E. Jorgaqi, F. Papajani e të tjerë, ngriti flamurin në qytetin e Elbasanit, duke shpallur pavarësinë dhe duke i treguar pushtuesve serbë “se kishin shkelur në viset e Shqipërisë së pavarur”.
Aqif Pashë Elbasani është bërë i njohur si besnik i qeverisë së Vlorës dhe i Ismail Qemalit veçanërisht. Ai kreu shumë detyra në këtë qeveri, duke dëshmuar përkushtim atdhetar, por më së shumti kontribuoi në ngritjen e institucioneve të Drejtësisë në Shqipëri, të cilat nuk mbështeteshin në kurrfarë baze shkencore. Ai e përjetoi me dhimbje ndarjen e trojeve shqiptare dhe nuk u kursye për t’iu kundërvënë armiqve të kohës. Veçanërisht në Elbasan, në vitin 1913, udhëhoqi protestat kundër copëtimit të trojeve etnike. Mbështeti Princ Vidin dhe së bashku me Luigj Gurakuqin, Pecin, Hil Mosin… krijuan Komitetin Kombëtar për t’i shërbyer çështjes kombëtare, me platformë të qartë dhe të mirorganizuar.
Nuk pranoi të merrte pjesë në Kongresin e Durrësit.
Aqif Pashë Elbasani mori pjesë dhe ishte organizator i Kongresit të Lushnjës më 1920 dhe për merita të padiskutueshme, u zgjodh njëzëri kryetar i tij.
Është autor i telegramit të famshëm dërguar Fan Nolit, në 1920, ku e ftonte atë dhe të gjithë patriotët e tjerë shqiptarë në Amerikë, të mendonin, bashkëpunonin dhe të vepronin për një Shqipëri të bashkuar.
Në vitin 1922, Aqif Pasha largohet nga Shqipëria për në Austri për shkaqe aspak personale, por si emigrant politik, duke krijuar partinë kombëtare me program kryekëput liberalo-demokrat. Në vitin 1923, grupi i Fan Nolit e propozoi deputet në Asamblenë Kombëtare për Korçën, ku edhe fitoi. Ai kthehet në atdhe në vitin 1924, merr pjesë në disa mbledhje të Asamblesë Kombëtare, punon për bashkimin e elementëve liberalë-demokratë dhe më vonë, për arsye shëndetësore, tërhiqet nga jeta politike.
Aqif Pashë Elbasani vdes në Elbasanin e tij që e deshi aq shumë, më 20 shkurt të vitit 1926 dhe përcillet në banesën e fundit me shumë nderime. Ai kujtohet si një atdhetar i madh, politikan i ndershëm dhe me vizion krejtësisht evropian. Burrë shteti, i cili u vlerësua sa qe gjallë, por edhe më pas.
Relike të atij 25 nëntori 1912
Është karakteristikë e qytetarëve elbasanas ruajtja e shumë objekteve, sendeve e orendive të vjetra, relikeve historike, këngëve të vjetra patriotike, si dhe kostumeve popullore shqiptarçe, armëve prej sermi etj.
Një prej gjurmuesve dhe mbledhësve të këtyre relikeve është edhe eruditi Vangjel Kapedani. Në shtëpinë e tij, por veçanërisht në dyqanin e tij, gjen relike me vlerë historike. Ai është gjurmuesi dhe zbuluesi i flamurit kuq e zi, me fije ari, i qëndisur nga gruaja e lagjes “Kala”, nga fisi Buda, Marije Buda. Ky flamur, që ruhet në zyrën e kryetarit të Bashkisë, është ngritur më 25 nëntor 1912 nga Aqif Pashë Elbasani në sheshin midis Bashkisë dhe Prefekturës së Elbasanit. Gjithashtu Vangjel Kapedani ruan borinë që ka shoqëruar ngritjen e flamurit në Elbasan, tingujt e së cilës kanë thirrur në shesh qindra e mijëra qytetarë elbasanas. Boria është e vitit 1884 dhe është prodhuar në Mantova të Italisë. Këtyre relikeve u shtohet edhe një pentagram muzikor i vitit 1916, titulluar “Marsh muzikor për Aqif Pashën” i shkruar nga dirigjenti i Bandës Muzikore Perandorake të Austrisë, Anton Cimfl. Këtë marsh, dirigjenti austriak e ka luajtur edhe në shtëpinë e Aqif Pashës, duke treguar, veç vlerave muzikore, edhe respektin për këtë njeri të shquar të kombit shqiptar.
Me këtë marsh muzikor, banda muzikore e Elbasanit “Afërdita”, do të hapë festimet e 100-vjetorit të pavarësisë, drejtuar nga dirigjenti pasionant Emin Palluqi.
Me rastin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, familja Mazreku propozon një dhomë muzeale për Aqif Pashën, në shtëpinë e tij të lindjes, një dokumentar artistik me metrazh të shkurtër, një ekspozitë fotografike, biseda dhe një sesion shkencor në Universitetin e Elbasanit etj. Një vend të veçantë do të zërë edhe konkursi letrar i shoqatës “K. Kristoforidhi”. Mjafton vetëm pak vullnet i mirë për t’i realizuar të gjitha. Elbasani e ndien si obligim të nderojë një nga njerëzit e tij më të çmuar, atdhetarin Aqif Pashë Elbasani.
Thanas Meksi - Panorama