Gazeta Dita vijon të botojë dëshmi interesante për ngjarjet e rënda të viteve të shkuara.
Kësaj here atë kanë publikuar një intervistë me Marjan Grykën, ish- truprojën e Azem Hajdarit.
Sipas tij, Haklajt kishin ardhur në Tiranë për të vrarë Sali Berishën dhe jo Azem Hajdarin.
“Unë
jam një djalë Shkodre, aktiviteti im nisi në 2 Prillin e famshëm të
vitit 1991, ku atëherë në protestë edhe jam plagosur. Më pas kam
vazhduar të jem aktiv në lëvizjen antikomuniste, por me sa duket gjaku
jonë vetëm u përdor. Desha të kujtoj këtu se në ngjarjen e 2 Prillit në
Shkodër, më erdhi dikush në spital që nuk e kisha parë ndonjëherë. Ai
ishte Azem Hajdari. Mu afrua në spital dhe më tha: “Çohu burrë se s’ke
kurrgjë”. Unë me buzëqeshja e pyeta se kush ishte. Të gjithë të
pranishmit aty më thanë “Mario, ky është Azem Hajdari”.
Kështu e nis rrëfimin e tij Gryka.
Më
pas me ftesë të Hajdarit ai vjen në Tiranë ku fillon punë si efektiv i
Gardës së Republikës dhe truprojë personale e Azem Hajdarit ku është
dekoruar edhe si “Pishtar i Demokracisë” nga Berisha.
“Hajdari
u vra për liri, por kurrë s’e gëzoi lirinë. Jeta me Azem Hajdarin ka
qenë një betejë e ashpër. Kujtuam se rrëzuam komunizmin, por ai
përkundrazi pas viteve ’90 na u vërsul dhe na sulmoi më shumë se
kurrë”, tregon Marjan Gryka për radion kosovare “Zëri i Mitrovicës”.
Për sa iu përket prapaskenave, ai tregon se:
“Mendoj
se kur Berisha ishte president, ishte një dikush me tre poste që
Berisha e komandonte që dhe lëvizte gurët kundër Azem Hajdarit. Ky
ishte Tritan Shehu, ishte Zv/Kryeministër, Ministër i Jashtëm dhe
kryetar i PD-së. Lufta e tij me urdhrat e Sali Berishës ishte shumë e
ashpër. Dua t’ju tregoj një fakt. Sapo u çova në mëngjes nga gjumi (unë
jetoja në shtëpinë e Azemit), më thirri në dhomën e tij, po pinim kafe
e më tha: “Mario, sot kemi një betejë, kemi mbledhjen e kryesisë së
PD-së, është dhënë urdhër që Azem Hajdari të mos hyjë brenda, si do ja
bëjmë?”. Pra, lideri i dhjetorit dhe kryetari i parë i PD-së nuk do
lejohej në mbledhjen e kryesisë së PD-së. Unë me një buzëqeshje i
thashë: “Bacë, ne do të hyjmë gjithnjë aty ku njerëzit na duan”. I
hipim makinës dhe pamë se Pallati i Kongreseve ishte rrethuar me 300
forca policie, që Azem Hajdari të mos hynte brenda. Për t’i rënë
shkurt, ne të armatosur e çamë postbllokun dhe e futëm Azem Hajdarin në
sallë. Byroja politike ende nuk kishte mbërritur në sallë. Pasi hymë,
gjetëm ca lepuj të Partisë Demokratike që ishin rreshtuar në rreshtat e
parë dhe po prisnin byronë. Njërin prej tyre e kapa, e çova me dhunë
dhe aty ula Azemin”, tregon Gryka, teksa shton se shënuan edhe emrin që
Azemi të merrte fjalën i treti, pas dy kryetarëve të byrosë dhe ai mban
këtë fjalim: “Dëgjoni ju tavolinë e krekosur dhe e dhjamosur me një
popull fukara të rrënuar nga komunizmi. Unë jam Azem Hajdari, djali i
Shpend Hajdarit. Baba im ka qenë komunist dhe unë e kam për nder që jam
biri i tij. Por në vitet ’90 unë rrëzova idealet e babës tim, e
rrëzova Enverin. Por sot ka një fatkeqësi kombëtare, që ju i keni dhe
vazhdoni t’i keni ato ideale që kishte baba im. Ky është turp dhe
tradhti kombëtare. Kjo nuk është PD-ja që populli donte ta kishte në
pushtet. Kjo është një ngjallje dhe pasurim i komunizmit”.
Gryka
rrëfen se para se të vinin ngjarjet e ’97-ës, kishin një vit e gjysmë
pa folur me Berishën, dhe nga vitet ’95-’96 Hajdarit i hiqet imuniteti
i deputetit, shkarkohet nga Komisioni Parlamentar i Rendit dhe
SHIK-ut, përjashtohet nga PD-ja.
“Unë u shkarkova nga
oficer i gardës. Morëm zyra me qira pranë ish- kafe “Çaplin” në qendër
të Tiranës dhe kaluam me sindikatat. Pra, Berisha, si një diktator i
ri, na shkarkoi në distancë. Në këtë kohë Azem Hajdari, me bindje të
plotë filloi organizimin e sindikatave të pavarura për të rrëzuar
qeverinë Meksi. Shteti na ndiqte për të na arrestuar. Pra, jeta e
liderit të dhjetorit ishte në rrezik, jeta ime nuk ishte problem fare.
Këtu filloi beteja dhe lufta e ashpër Berisha –Hajdari. SHIK-u i
Gazidedes asaj kohe na përndiqte kudo, SHIK- më i fëlliqur i të gjitha
kohërave. Me qindra herë u përleshëm me ta. Një natë ata agjentë të
SHIK-ut kishin rrethuar shtëpinë e Azemit, është turp ndoshta të
thuhet, por ne i morëm peng dhe i çuam të paarmatosur dhe i thamë
Gazidedes: “Ju jeni turpi i kombit dhe tradhtia e kombit se shtëpia e
Azem Hajdarit nuk ka nevojë për rrethim”, tregon Gryka.
Marjani
tregon se ishin në “Rogner” dhe sekretarja e Sali Berishës e mori në
telefon Azemin dhe i kërkoi ndihmë sepse Garda e Republikës po ikte dhe
po e linte Presidentin ne baltë.
“Në këtë moment Berisha
kërkoi që Azemi ta mbështeste, e unë si oficer i tij të merrja Gardën e
Republikës. Ngjarjet kështu rrodhën, u ashpërsuan, të gjitha degët e
PD-së në rrethe kërkonin dorëheqjen e Berishës si president, përveç
Shkodrës, ku unë isha anëtar i kryesisë. Nisëm të shkonim nëpër takime
me presidentin që nuk jepte dorëheqje dhe në çdo takim na vriteshin nga
dy shokë. Asnjë nga këta njerëz nuk u përmend nga Berisha. Shumica e
tyre janë mirditorë, por Sali Berisha i ka harruar si shumë të tjerë”.
Ai nënvizon se
“natën
që është varë Azem Hajdari kam qenë në arrest shtëpie, pavarësisht se
në Shkodër isha i lirë dhe gjithë ditën te selia e PD-së, por këta ia
arritën qëllimit dhe Azemin e lanë në rrugë të madhe”.
Gryka
thekson se “në çdo atentat, se janë bërë 9 atentate, ka pasë dorë
Partia Demokratike. Edhe ditën e vrasjes. Partia Demokratike ka pasë
dorë në vrasjen e Azem Hajdarit. Asnjë njeri nuk mund ta mohojë këtë,
aq më tepër sot, pas shumë viteve ku nuk kanë lënë goditje pa bërë,
janë munduar të eliminojnë çdo njeri që përmend Azem Hajdarin”.
Gryka shprehet se natën e vrasjes Haklajt kanë shkuar për të varë Berishën dhe Azemi është thirrur me shpejtësi nga Fieri.
“Në
atë kohë, ditën që është rrethuar PD-ja, pra gjoja për të varë Azem
Hajdarin, sepse Haklajt nuk kanë ardhur për të varë Azem Hajdarin.
Haklajt e kanë deklaruar, e kanë ri-deklaruar madje e kanë kërkuar edhe
në gjyq Sali Berishën. Sepse ata kanë ardhur me vra Sali Berishën dhe
jo Azem Hajdarin. Se e dinte e gjithë Shqipëria që Azemi ishte në miting
në Fier dhe po të donin vrasësit mund t’i bënin prita kudo nga Fieri
në Tiranë. Por nuk kishin ardhur për Azem Hajdarin. Por skenaristët e
PD-së telefonuan Azem Hajdarin me porosi të Doktorit që duhej të vinte
urgjent në Tiranë pasi kishte mbledhje kryesie. Unë fola me të dhe i
thashë, madje iu thashë edhe çunave të Fierit, çunat që sot janë
pronarët e turizmit, janë sot dëshmitarë të gjithë. “Mos e lini Azemin
të lëvizë”. Sepse kishte diçka që dihej, po kërkohej eliminimi i Azemit
dhe kjo po diskutohej kudo. Sepse kishte një fakt, e djathta shqiptare
po shkonte pas Azemit dhe jo më pas Sali Berishës”, sjell në vëmendje Gryka.
Ai tregon se me mbërritjen e Azemit tek PD-ja, edhe vrasësit janë habitur dhe kanë thënë
“çfarë do ky budallai këtu”.
“Kur
ka hyrë Azemi në PD, PD-ja ishte një kufomë e gjallë, nuk kishte më
njeri. Në korridor ka dalë Genc Pollo me tre vetë të armatosur, ishin
tropojanë. Kanë takuar Azem Hajdarin dhe më pas kanë kaluar tre minuta
dhe Azemi ka dalë dhe ka komunikuar gjoja me ata që kishin ardhur të
vrisnin Azem Hajdarin. Po e përsëris, kur erdhi Azemi nga Fieri,
vrasësit ishin aty, nuk kishin nevojë ta linin të futej brenda. Përse
nuk e goditën? Absolutisht nuk kanë pasur punë me Azem Hajdarin. Por
Azemi nga sedra, burrnia, e qitën të komunikojë me vrasësit e Sali
Berishës. Doli dhe u përlesh me ta sepse dihet se çfarë bisede është
bërë. Ata i kërkuan që të largohej duke i thënë: Ç’do ky budalla këtu?
Në krye të tyre ishte oficeri i Berishës, Izet Haxhia. Pra, këtu ndodhi
fatkeqësia, me tradhti 100% nga PD-ja, e iniciuar dhe e organizuar dhe
e miratuar nga dy- tre persona politikë nga e majta”.
Gryka sqaron se Azemi u sqarua me Haklajt pasi bëri një bisedë me plakun e tyre dhe e incizoi dhe i tha:
“Bacë, merre këtë dhe çoja djemve të tu çfarë biseduam. Sepse ata hilenë e kanë tjetër kund dhe jo tek Azem Hajdari”, teksa shton se sipas tij fjala ishte për Sali Berishën.
Gryka
akuzon se truproja i Azemit, sot në azil politik, i ka deklaruar Sali
Berishës dhe Ylli Rakipit me kasetë konfliktin me armë dhe debatet me
Azemin në momentet para vrasjes.
“Këtë kasetë e ka edhe
sot Sali Berisha, ku është pse nuk e dorëzon kasetën? Sot, ky mik i
madh i Azemit, që i ka bërë qindra sulme, merr këshilltar të tij
Neritan Cekën, njeriun që na bëri 7 atentate kur ishte ministër i
Rendit. Merr ministër Mbrojtje Arben Imamin, gjenerali i bandave të
’97-ës. Të gjithë organizatorët, atentatorët e Azem Hajdarit janë në
kolltukë politikë”, teksa nënvizon se Sai Berisha nuk është paraqitur asnjëherë në Gjykatë për akuzat e bëra.
Gryka
deklaron se pseudonimi i Sali Berishën në Sigurimin e Shtetit ka qenë
“Penicilina” dhe se në Shqipëri deri më tani nuk ka pasur asnjë ditë
demokraci.
Gazeta Dita