Kamera amatore është sërisht e vetmja zgjidhje për një pjesë
të grupit të xhirimit të pa shpallur “non grata” e që mund të udhetojë
drejt fshatit që sot ka një emër tjetër, Dhrosopigi.
Fshati
i Spiro Bellkamenit, luftëtarit të shumë betejave ndaj grekëve e
osmanëve për çlirimin e tokave shqiptare në gjithë këtë zonë e deri
thellë në Korçë duket i heshtur mes banorëve të paktë që ikin e vijnë
rrugicave të tij.
Jane miqësore dhe disa prej tyre nuk refuzojnë apo nuk druhen të tregojnë të vërtetat e tyre.
« Nëna ime nuk dinte greqisht. Plakat, më parë, përfshi nënën time, flisnin vetëm shqip », thotë Stravro Stilollari, banori i Belkamenit.
Stavro
e ka mbartur gjuhen brez pas brezi, kjo edhe sepse shkolla ne gjuhen
shqipe ka funksionuar siç tregon vetem nje vit diku ne 1909 – 1910. Qe
atehere, ajo eshte mbyllur nga greket per te mos u hapur me kurre.
“Shiko,
të të them kështu janë rrënjët, sido që të bëhet rrënjët janë rrënjë.
Une e ndiej se jam shqiptar, them se jam shqiptar. Po jo se dua që të
bëhet Shqipëria këtu apo të bëhet, atje’’, pranon me sinqeritet, me një shqipe të pastër Stavro.
Por,
ndryshe nga babai mendon djali, qe shqip kupton shume mire, por qe nuk
pranon te flase. E per me teper hedh poshte pohimet e te atit.
«
Nuk mësuam shqip sepse nuk kemi pasur gjyshe në shtëpi dhe për shkak
të punës pastaj dhe mungesës së kohës nuk mësuam shqip. Unë ndihem grek
sepse të tillë jemi », thotë i biri.
Në masë dërrmuese të gjithë të moshuarit flasin me drojtje
shqip.
Edhe pse thonë se janë grekë ata vetë tregojnë se këtë gjuhë e kanë
mësuar në shkollë, ndërsa atë shqipe e kanë trashëguar nga të parët.
Toskërishtja e këtyre anëve është e qartë edhe pse e grryer jo pak nga
koha.
« Epo grekë jemi nuk jemi shqiptarë. Plakat ishin
shqiptare ama dinin edhe ato greqisht me neve që vinim në shkolo”,
shprehet një e moshuar e Dhrosopigisë.
Shumica shmangen, e nuk duan të ngatërrohen siç thonë jashtë kameras, pasi kjo mund t’u hapë jo pak probleme me autoritetet lokale, por edhe qe ndrore.
Disa theksojnë mes fjalësh të shkurtëra e të tërhequra se tashmë gjithçka po humbet. Shqipja rron mes te moshuarve ndersa po vdes perfundimisht tek te rinjte.
« Fëmijët e mi nuk llafosin shqip, nuk dijnë. Këtu dijnë shqip nga neve e lartë, nga neve e poshtë jo”, thotë një tjetër i moshuar.
Ne Bellkamen ka te tjere edhe me serte edhe pse pergjigjen e japin ne te njejten gjuhe.
E
kuptueshme kjo edhe per shkak te presionit te jashtezakonshem qe ka
patur ne keto zona e qe ka bere qe shqiptaret te shkrihen pas mbetjesh
jashte kufirit zyrtar shqiptar.
« As qe e di nga kane
ardhur. Nuk e di une. Une jam grek, ç’pune kam une me shqiptaret, jam
grek jo shqiptar », shprehet një tjetër banor.
Ne muzeun e fshatit fotot e sendet e vjetra pasojne njera tjetren , tregues te identitetit te hershem te tij.
E megjithatë mes tyre nuk gjen askërrkund qoftë edhe një tregues të vogël se këtu është folur e flitet gjuha shqipe.
E megjithate mes radheve te mesuesit e rojtarit te ketij muzeu mund te
kuptosh qartazi edhe pse greqisht prejardhjen e ketij fshati.
“Aty
rreth 1844 erdhem ne kete fshat nga Plikati, perpara tij patem ardhur
nga nje tjeter vend, më duket se nga Erseka, Vithkuqi dhe nga
Voskopoja, e nga zona e Sulit. Njerezit qe erdhen ketu kishin origjine
te njejte, tradita, doke, zakone te njejta », thotë rojtari.
«Ne
llafosnim shqip, ne fshat bënim këto që të thashë, këto zakonet që
bëjmë, këto gostirat, këndonim shqip, edhe na drejtoheshin të ardhurit
duke na thënë shqiptarë ».
Edhe pse banoret
jane perqendruar ketu, fshati rrenjet e tij i ka lart ne mal. Sot, kudo
ne fshatin e vjeter kane mbetur vetem rrenoja veç kishes qe eshte
rikonstruktuar nga e para.
Diku ne nje cep duket edhe
shtepia e Spiro Bellkamenit, komandantit te nje cete kombetare te
njohur gjate viteve 1908- 1912 e qe u vra sipas arkivave të kohës,
pikerisht ne kete vit ne pabesi nga agjentet greke ne Nivicë.
Sot, per te nuk gjen me asgje ne kete fshat, perveç radhëve greqisht ne nje liber botuar se fundmi.
Fshati
mbetet pas e bashke me te edhe e shkuara e tashmja qe lidhen
pashmangshmerisht me te njejtat rrenje te perbashketa qê nëse do të
njihen si të tilla nuk do bënin gje tjeter veç do të forconin urat e
miqësisë e fqinjësisë së mirë midis shqiptarëve e grekëve, Shqipërisë e
Greqisë.
Njohja e historisë si një realitet i
ngritur mbi dokumenta e fakte ndihmon mirëkuptimin, shkëmbimin, vlerat e
nuk duhet të nxisë aspak ato pjesë të politikës që mbijetojnë duke
ushqyer ndasitë.
« Ky eshte Ballkameni, fshati ku historia flet shqip. Per “Top-Channel”, nga Kapshtica,
“non grata””, përfundoi reportazhin e tij, Marin Mema.
Videoja:
http://youtu.be/0_-cKRaW4ck