Personalisht jam tip skeptiku, skeptik i lindur që nuk beson asgjë të
mbinatyrshme, as Perëndi, magji e zezë, e bardhë apo lule-lule, as
historira me fantazma, me hije, me shpirtra, as ndodhi paranormale, apo
prapanormale. Nuk iu besoj mistereve apo enigmave, vizitave aliene,
mallkimeve, falleve, leximit të filxhanit apo gjithçkaje tjetër fantazia
njerëzore ka krijuar.
Mirëpo më ka ndodhur një ngjarje në jetën time që realisht më ka trembur dhe të cilën nuk kam mundur dot ta shpjegoj.
Ishte dhjetor, pak ditë para vitit të ri. Duke qenë se isha student, e
shfrytëzoja këtë periudhë kur të gjithë studentët braktisnin dhomat e
tyre në Qytetin Studenti për të shkuar tek familjet e tyre, për të
shfrytëzuar për aventurat e mia, dhomën time.
U ula me një shoqen
time në një lokal dhe gjithë atë pasdite folëm rreth këtyre historive të
çuditshme. Ndër të tjera, ku me të thënë e ku me të dëgjuar më tregon
një rast sesi kur një i afërmi i saj kishte ndërruar botë, një flutur i
ishte ulur mbi sup dhe nuk largohej edhe kur shoqet e saj përpiqeshin ta
trembnin. Sipas saj, 3 ditë pasi njeriu vdes, shpirti i tij shndërrohej
në një flutur, si për të vrojtuar edhe një herë për herë të fundit
njerëzit e dashur të tij.
Pasi filloi të erret, kisha planifikuar që
ta merrja të kalonte natën me mua në dhomën time, në godinën e cila nuk
kishte më tepër se 3-4 dritare ndezur.
Aty nga ora 10"00 e darkës
gjejmë rastin të hyjmë në godinë në çastin kur roja nuk ndodhej aty (për
të shmangur 200 lekshin që kërkonte ai si shpërblim për shkeljen) dhe
futemi brenda. Sapo e rehatoj në dhomën time, vendos të dilja të blija
diçka për të ngrënë e për të pirë aty afër. Në atë kohë dyert e dhomave
mbylleshin me një shul e me një kyç të madh nga jashtë, ç'ka e bënte
lehtësisht të dallueshme që aty s'kishte njeri brenda. Logjikisht askush
nuk mund të mbyllë derën e tij nga jashtë.
Pa kaluar as 10 minuta
që isha larguar, nga numri i saj më vijnë disa thirrje rrjesht. Kujtoj
këtu që ishte koha kur për të bërë "zile", nuk kishe nevojë të kishe
para në telefon. Madje asokohe njerëzit krijuan një kode me numrin e
zileve që bënin, për të transmetuar mesazhe të ndryshme. Psh, 3 zile
rrjesht donte të thoshte "Erdha".
Nxitoj hapat meqenëse nuk isha
larg dhe sapo futem në derë e pyes se ç'kishte. Ajo më tregon që kishte
dëgjuar hapa në drejtimin e derës, kishin trokitur 4-5 herë dhe më pas
nuk ishin dëgjuar hapa të largohej dikush.
Nejse, nuk i kushtova rëndësi, fundja s'kishte ndonjë gjë për ti dhënë rëndësi.
Më pas një flutur që kishte hyrë në dhomën tonë, i rrihte krahët aq
fort sipër tavanit, sa realisht po më bezdiste. Vendosa ta godas me një
shapkë si për ta fluturuar jashtë nga dritarja, por ashtu si padashje e
pikturova pas murit. Padyshim që nuk doja ta ngordhja, vetëm një budalla
do mund të vriste një flutur.
Sapo u shtruam dalëngadalë të
darkojmë, dëgjoj një zhurmë pas derës, të përsëritej 2-3 herë. Nisem
drejt saj me idenë e plotë që dikush do kishte ndonjë problem, por kur
hap derën dhe nuk gjej njeri, mbetem si i tufatur. Hap sytë nëpër
koridor, as zhurmë, asnjë shenjë njeriu. Kthehem sërish brenda dhe sapo
fus kafshatën e parë, zhurma nis e dëgjohet sërish. Tani që e kujtoj në
fakt, e ndjej se kujtimi nuk qenka venitur ende...
Pasi ra disa herë
të tjera përsëri, më dha idenë që ishte një tip zhurme e një tape
metalike të një shishe birre, me majat e së cilës gërvishtej fort dera
nga jashtë. Zhurma vinte nga fundi i derës, ndaj me vete mendova mos
është ndonjë kotele e vogël që gërric me thonj.
Oreksi mu pre fare njëherë.
Vendosa ti shkoj deri në fund kësaj çështjeje, kështu që mora çekiçin
që kisha mbi dollap dhe qëndrova ngjitur pas derës, me një dorë në
dorezën e saj dhe tjetrën tek çekiçi i ngritur, gati për të goditur.
Më erdhi keq për panikun që shkaktonte ajo pamje tek shoqja ime, por
sinqerisht që kisha vendosur ta ndëshkoja mirë atë që guxonte të bënte
këtë shaka pa kripë.
Zhurma dëgjohet përsëri dhe unë hap derën në të
qindëtën e sekondit. Pas dere nuk kishte asnjë. Vrapoj nëpër koridor,
kontrrolloj një e nga një banjot, asnjë gjurmë njeriu. Kthehem sërish
tek dera dhe përpiqem me thonjtë e mi të imitoja gërvishtjen pas dere, e
godas derën, e shkul poshtë e lart, por nuk mundesha ta riprodhoja dot
atë tingull.
Përse mos ta pranoj që për herë të parë në jetën time u
zura ngushtë prej diçkaje që nuk e shihja, nuk e prekja dot, nuk e
kuptoja se ç'ishte. Kjo më trondiste fort dhe e ndjeja se duhej të
mblidhja veten mos më kapte paniku.
Futem sërish brenda dhe për një kohë të mirë nuk u dëgjua më asgjë.
Si për tu ç'tensionuar filluam të përqafohemi e puthemi, derisa u
shtrimë në krevat. Gjatë kohës që sapo kishim nisur të bënim dashuri,
dëgjohet sërish zhurma, e njëjta zhurmë, i njëjti tingull, që sërisht
vinte nga pas dere.
Ajo nuk më pyeti nëse edhe unë e kisha dëgjuar zhurmën.
U kuptua...
Shkroi: Stop Injorancës !
Sipas disa zërave se një nga të arrestuarit e Agimit të Artë mund të
dërgohet në qelinë e shqiptarit Alket Rizait në Greqi, Alketi ka filluar
t'iu qepë disa fustane për ti garantuar se çdo agim në qeli i anëtarëve
të Partisë Fashiste, të jetë i Artë.
Stop Injorancës !
Nga
biseda që bëra para disa vitesh me një plak të moçëm gjatë një
udhëtimi, ai mes të tjerash më tha një shprehje të kohës së tij që
ishte:
"Vetëm kur i ndjek qeni, s'mendojnë gratë për seks".
Duke u nisur nga konstatimi i tij, në dy përfundime mund të arrihet Ose
femrat e kohërave të shkuara ishin më pasionante se këto të sotmet, ose
këto të sotmet po miqësohen me qentë, që ta shuajnë edhe atë frikë.
(S.I)
Dhe
meqenëse po diskutonim rreth shqipes, huazimeve të panevojshme dhe
banalitetit, jo më larg se dje ishin të ftuar tek emisioni Zonë e Lirë
në TV KLan 2 kryeredaktorë dhe një gazetare politike, të gazetave më në
zë në tregun shqiptar.
A. Çani iu kishte përgatitur një test mbi lajmet e javës ku mundësitë e përgjigjeve të tyre ishin:
- Lajm i mir
- Lajm i keq
- S'm'plas fare
Po, po, në një kanal kombëtar ishin shkruar pikërisht kështu, me një
drejtshkrim tipi prej një analfabeti që i ka shpallur luftë zanores "ë",
aq sa nuk e sheh të arsyeshme as ta zëvendësojë me zanoren "e".
Por ajo që ishte më e tmerrshmja e të tmerrshmeve, ishte fakti se këta
krye-gazetarë, jo vetëm që nuk iu bëri përshtypje ky shtrembërshkrim, jo
vetëm që nuk iu bëri përshtypje vendosja e alternativës "s'më plas
fare" tek përgjigjet, kaq banale për një televizion publik kombëtar, por
disa herë gjatë pyetjeve u përgjigjën pikërisht me mundësinë "S'më plas
fare", (me demek bytha) jashtë çdo etike qytetari apo gazetari, madje
edhe kur pyetej rreth një ambasadori të huaj
Por kur nuk iu plas as këtyre, nga kush presim ne tjetër ti pëlcasë?
Shkroi: Stop Injorancës !
Lapsus apo jo, S. Berisha gjatë statusit të tij të para 7 orëve në Facebook, (mund ta lexoni këtu http://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/223058474521734 )
ka quajtur të sëmurë psiqikë të përndjekurit politikë, kur disa prej
tyre gjatë grevës për dëmshpërblimet e prapambetura, shkuan deri në
aktin më ekstrem, të vetëflijimit me djegie.
Shkroi: Stop Injorancës !
Ndërsa Greqia vërsuli drejt Shqipërisë mbi 70 mijë forca të armatosura,
mbi 50 avionë, 80 tanke dhe një skalion artilerie me afro 400 gjuajtës,
kryesisht topa, shteti shqiptar mobilizoi dhe futi në luftën mbrojtëse
10 mijë ushtarë, ndërkohë që po mbante në gatishmëri edhe 30 mijë trupa
të tjerë pranë zonës së sulmuar.
Nga rreth 49 provokacionet e ushtrisë greke në kufirin jugor të
Shqipërisë qysh prej datës 2 gusht, deri në orën 12.00 të datës 15 gusht
1949, mbetën të vrarë 29 ushtarë dhe oficerë të ushtrisë tonë dhe u
plagosën 127 të tjerë.
Forcat e Kufirit Shqiptar gjatë
luftimeve kundër forcave ushtarake greke, i kanë shkaktuar armikut mbi
300 të vrarë dhe 500 të plagosur, ndërsa 270 të tjerë u kapën rob.
Planin, ditën dhe orën e sulmit të ushtrisë greke e kishte zbuluar
Divizioni i 8-të i Korçës, nëpërmjet përgjimeve dhe “agjentëve specialë”
që vepronin në të dy anët e kufirit në shërbim të shtetit e ushtrisë
shqiptare.

Si sot, në 22 shtator të 1895-ës, lindi në Libohovë të Gjirokastrës Avni Rustemi
Mësimet fillore i mori në vendlindje, vazhdoi në Normalen e Elbasanit
dhe më vonë në Shën Mitër Korone (Itali), kurse studimet e larta për
pedagogji i filloi në Universitetin e Romës.
Punoi si mësues në Libohovë (1910), në Tragjas të Vlorës (1913), në
Tepelenë (1916-1917) e në Vlorë (1917-1918). Më 1908 braktisi bankat e
shkollës për t'u bashkuar me çetën e Çerçiz Topullit , më 1910 bëri një
përpjekje për të vrarë në Shkodër komandantin e ekspeditës ushtarake
osmane gjeneral Shefqet Turgut pashën. (Këtu nuk ishte më tepër se
15-vjeçar)
Më 1914 u radhit në forcat shqiptare për çlirimin e
Shqipërisë së Jugut nga pushtimi i forcave greke. Më 1918, me nismën e
tij u formua në Vlorë shoqëria atdhetare e rinisë vlonjate me emrin
"Djalëria e Vlorës". Në krye të saj organizoi demonstratën
anti-imperialiste të 28 nëntorit 1918 kundër pushtuesve italianë. Në
pranverë të vitit 1919 në Shën Mitër krijoi "Lidhjen e Rinisë Shqiptare"
për mbrojtjen e të drejtave kombëtare.
Më 13 qershor 1920 vrau
me atentat në Paris Esad pashë Toptanin. Anatole de Monzie, avokati i
Avniut. E cilësoi aktin si "krim pasional me nxitje të një populli të
tërë". Libohoviti u lirua pas gjashtë muajsh vetëm me akuzën e prishjes
së rendit publik.
Pas kthimit në atdhe u prit si një legjendar
dhe në dhjetor 1920 ai filloi punën për bashkimin e shoqërive
demokratike ekzistuese në një organizatë të vetme. Kongresi i mbajtur më
25 prill 1921 në Vlorë krijoi një shoqëri që mori emrin federata
"Atdheu". Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rustemi. Me nismën e tij u
krijuan dhe organizata profesionale të mësuesve.
Pas mbylljes së
federatës "Atdheu", në gusht 1922 përsëri me nismën e Avni Rustemit më
13 tetor 1922 u krijua në Tiranë shoqëria demokratike "Bashkimi".
Idetë e tij demokratike e revolucionare ai i shprehu edhe në Asamblenë
Kushtetuese të vitit 1924, ku u zgjodh deputet nga populli i
ish-prefekturës së Kosovës. Ai kritikoi me guxim shpërdorimet e aparatit
burokratik të kohës, fodullëkun e injorancën e klasave sunduese
reaksionare dhe mbrojti me zjarr traditat e popullit tonë dhe të drejtat
e shqiptarëve që jetonin në trojet e veta në Jugosllavi.
Avni
Rustemit i bëhet atentat më 20 prill 1924 pranë Pazarit të Ri në Tiranë
nga Isuf Reçi, pasdite, ora 4, ndërkohë që po shëtiste me Hoxha Kadrinë.
Vrasësi e qëllon Avninë pas shpine e nën shpatull të majtë, duke i
shkaktuar një plagë të çrregulltë që e shpuri drejt një hemoragjie të
pakthyeshme deri kur dha shpirt 2 ditë më vonë. Vrasja e deputetit
shërbeu si shkëndijë e Lëvizjen që triumfoi më 10 qershor 1924.
Avni Rustemi është ndër njerëzit e rrallë në histori i cili është varrosur pa zemër.
Zemrën ia nxorrën për ta ruajtur dhe trupin ia ballsamosën për ta transportuar në Vlorë për varrim.
"Tre soj janë gratë dhe po filloj nga soji më i errët dhe ngrihem gjer në dritën e vërtetë të diellit.
1. Pik'së pari, janë gratë e trupit, të cilat i mjeri element animal i
jetës s'onë, i ka nënë urdhër të tij me anë të një grushti banknotash.
Këtyre s'mund t'u flasish për donjë gjë të bukur, sepse as shpirti i
tyre s'është bërë për ashtu, as që kanë kohë për të humbur me të tilla
marrëzi artistike. Me 5 minuta marrëveshje, trupi i tyre i rrëgjuar
ngjitet pas trupit t'onë për 10 minuta dhe pastaj ç'qitet përnjëherësh
në vetëm njëzë minutë.
2. Në pikën e dytë vijnë ato soj çupash
të paqme nga trupi po të prishura nga mendja, të cilat elementi animal
së bashku me shpirtin e lumturuar i fiton jo me anë të një doze të
hollash, po me një tufë fjalësh - desha të them lulesh dhe të ëmblash.
Pas 5 pare dërdëllimi të hijëshmë krahët, sytë, buzët dhe gjiri i tyre i
paqmë na falen për 1 minutë dhe nuk vijnë në vete përveçse pas 10
minutash psherëtimi të ëmbël ose zembrimi pa dashje…
3. Në
pikën e tretë dhe në atë më të lartën, dua të them në dritën e vërtetë
të djellit, të jetës, dhe të së vërtetës qëndrojnë vashat e paqme nga
trupi dhe nga shpirti.
Këto janë të pakta.
Një njohje me to
bën prej një shtaze një njeri; një fjalim me to, bën prej një njeriu një
talent; një miqësi me to bën prej një talenti një gjeni.
Këto nuk
bjenë, po JANË në zotërim d.m.th. në MIQËSI të shpirtit t'onë më një
minutë, nuk ndahen as dhjetë jeta, dhe rrojnë në zemrën e botës një
përjetësi".
Lasgush Poradeci