Koha
sot vrapon më tepër se kurrë dhe njerëzit kanë filluar të bëhen
"oportunistë" gjatë komunikimit virtual, për të folur sa më shumë duke
shpenzuar sa më pak kohë.
Kështu kemi filluar ti shkurtojmë fjalët, shprehitë, përshëndetjet, madje jo vetëm zanores "ë", por të gjitha zanoreve me rradhë iu kemi shpallur luftë ballore. "Ckm, zmr, klb, etj".
E tillë është edhe gjetja e fundit e komunikimit në Facebook, ku njerëzit bëjnë një kërkim në Google, ruajnë një foto në desktop, e hapin foton me një program që i modifikon ato, pastaj e ruajnë sërish.
Rikthehen tek komenti, ngarkojnë foton e tyre, presin sa ajo të ngarkohet plotësisht dhe pastaj e dërgojnë në formën e komentit të tyre personal.
Dhe kjo, sepse përtojnë...
Mirëpo pavarësisht dëshirës tonë për të fituar kohë duke ia marrë atë borxh komunikimit në sasi e cilësi, ajo që me siguri fitojmë është një komunikim gjithmonë e më i pamenduar, i papeshuar, i pamatur, i papjekur, i pavlerë dhe i pafrytshëm sepse nuk mund ta ushqesh trurin duke u përpjekur mos ta lodhësh atë.
E megjithatë, ky është vetëm një reflektim i pafajshëm që nuk pretendon të ndryshojë gjë, madje madje me zor po pres ditën kur ne do të komunikojmë vetëm me foto.
Shkroi: Stop Injorancës !