Friday, March 28, 2014
Wednesday, March 5, 2014
Shqiptarët, me një apo dy kombëtare?
Tendenca për krijimin e kombëtares së Kosovës është tendencë për përçarjen e kombit, në ata segment ku ai është më i bashkuari.
Kjo e ashtuquajtura kombëtare po zhvillon ndeshje miqësore me leje të Serbisë dhe pa asnjë symbol, bile as simbolet e Ahtisaarit. Për më tepër, në fanellat e këtij ekipi do të figurojë fusnota që na e mohon republikën e na e mohon pavarësinë. Kjo e ashtuquajtur kombëtare e Kosovës, do të zhvillojë ndeshje në qytetin e ndarë të Mitrovicës dhe atë më 5 mars, pikërisht në përvjetorin e sulmit të fashistëve serbë në familjen Jashari.
Ne duam t’ua përkujtojmë të gjithëve që Adem Jashari nuk luftoi për këso ngjyra, nuk luftoi për fusnotë, nuk luftoi për Mitrovicë të ndarë, por për shtet shqiptar të bashkuar, me sovranitet të plotë, me Mitrovicë të bashkuar dhe nën flamurin kuq e zi me shqiponjë dykrenare. Albert Kastrati
Duke qenë se nesër më datë 05.03.14 ora 15:00 në Prishtinë shteti i Kosovës luan për herë të parë një ndeshje futbolli miqësore ndërkombëtare me Haitin Kryeministri Thaçi ka deklaruar që kjo ndeshje le të jetë një festë.
Por tjetër mendim kanë tifozët "Kuq e Zi", të cilët krijimin e dy kombëtareve shqiptare e quajnë përçarje dhe jo vetëm do ta braktisin ndeshjen e parë të Kosovës për të ndjekur në Durrës miqësoren e Kombëtares Shqiptare me Maltën, por ata kanë bërë thirrje duke treguar edhe rrugët sesi të gjitha ekipet shqiptare të futbollit (Shqipëri, Kosovë, Iliridë, Mali i Zi) të përfaqësohen në një ligë mbarëkombëtare.
Rruga?
Mjafton që klubet e mësipërme të regjistrohen në Republikën e Shqipërisë.

Maradona dhe Papa (Në variantin shqiptar)
Duke
ndjekur nga afër protestën e shoferave të fugonave që nuk duan të jenë
as taksi, por as "minibusë" me orare e rregulla të përcaktuara si kudo
në Europë, më kap syri Z. Ridvan Bode.
- Po ju këtu? e pyes duke ngritur supet.
- Kam ardhur të përkrah këta hallexhinj, që po luftojnë për bukën e gojës.
- Po, a nuk ishte Shqipëria para 6 muajsh, shteti që në ekonomi vinte direkt pas Gjermanisë?
- Ç'thua more, këta jetojnë në mjerim, këta njerëz duhen ndihmuar me çdo kkusht.
- Po shumë mirë e keni menduar Z. Bode. Po pse nuk bëni diçka për ti ndihmuar?! Shisni psh, pasqyrën e Mercedezit tuaj...
Shkroi: Stop Injorancës !

Zbardhet e plotë telefonata 90 minutëshe midis Obamës dhe Putin
- Alo!
- Alo, Obama jam.
- Po pse i bie me numër privat, ore qafir?
- Eshtë numri i Mishelës, e ka me ofertë.
- Si është bukuroshja Mishelë?
- Lerë mos e pyet, ma ka sjellë në majë të hundës ma ka sjellë, por le të hymë direkt në temë. Putin, si e ke hallin me atë Krimenë?
- S'kam hall fare, po ti ç'hall ke?
- Si ç'hall kam, ore faqezi?!
- Hej, hej Obama, vetëm ty s'të shkon kjo shprehi...
- Dakord, dakord, po unë përfaqësoj Amerikën, superfuqinë që siguron e garanton demokracinë. Ti do tërheqësh urgjentisht trupat nga Krimea, ndryshe do më detyrosh të testoj teknologjitë e reja ushtarake.
- Obama, ç'ka je t'ue thanë or burrë? A po e din me ka je tue folë a?
- Putin, mos mu krekos mua, po të them se rrezikon ta futësh botën në një luftë të III-të Botërore. Mendoje mirë, kaq po të them..
- Obamë, qetësohu e mos merr për kot. Bota është mbipopulluar shumë dhe Europa është plakur keq.
AIDS, Gripi i Derrit, Gripi i Shpendëve, Lopët e çmendura, tumori, tsunamet, terrorizmi, vetëvrasjet, ushqimet OMGJ, besimet fetare, Masonët, Iluminati e me lesh e me presh, më fal për shprehjen, por një m** të madh kanë bërë.
Po shumohemi si minjtë... A nuk e merr vesh?!
- Po ore po, po ku i dihet, mbase kapim ndonjë planet tjetër këtu afër.
- Ore Obamë, po ti çfarë halli ke? Ty s'të prek kush, ti do rrish gjithë kohës në avion, apo po të dhimbsen ata obezët e tu injorantë që i bëjnë hije tokës kot në Amerikë?
- Me ata s'ke punë ti, po shiko ata pijanecët e tu langaraqë që i gjen tapë që në pikë të mëngjesit...
Me ata do luftosh ti, me ata muzhikët rusë të mbaruar?
- Të mbaruar apo jo, mbetet ta shohim, ti krruaje po ta mbajti...
- Putin, a e di që ta bëj fytyrën si këpuca ta bëj, ti shkul dhëmbët një e nga një, diktator, bllokmen, bllokqen, komunist i kuq.
- Po hajde se po e shohim sa trim je.
- Hajde lëri llafet e mbylle tani...
- Mbylle ti i pari.
- Mbylle telefonin e mos ma ngre zërin.
- Mbylle vetë, ti more telefon.
Dhe kështu zgjati telefonata e hapur edhe për 1 orë, derisa bateritë e telefonave, ranë...
Bota nën ankth, pret!

Esida në Big Brother 7 deklaron homoseksualitetin e saj
Pas
Klodit të Big Brotherit, i cili pranoi publikisht orinetimin e tij
homoseksual, kësaj rradhe është një vajzë e cila pranon se është
lesbike. http://youtu.be/ e-FR3a3m-GA
Madje ajo është e gatshme të japë edhe prova për këdo që dyshon mbi homoseksualitetin e saj.
Esida është nga qyteza e Cërrikut, diku midis Elbasanit dhe Kavajës. Në Cërrik priten të shpërthejnë protesta të dhunshme për të mbajtur lart moralin e pastër të qytetit!

Carlo Bollino: E vërteta rreth armëve kimike siriane në Shqipëri
Një varg misteresh e kanë shoqëruar historinë e ardhjes së armëve kimike në Shqipëri. Është një histori e sunduar nga prapaskenat. Për 45 ditë kjo çështje përfshiu vendin e vogël në Mesdhe në qendër të opinionit kombëtar e ndërkombëtar.
Ndëkohë që jehona nuk është shuar ende, në duart e lexuesve vjen një libër me titullin intrigues "Heshtja e dyfishtë - E vërteta për armët kimike në Shqipëri".
Në këtë libër, gazetari italian Carlo Bollino me kurajë intelektuale dhe me përgjegjësinë e një gazetari karriere bën analizën e ngjarjeve të skenës dhe prapaskenës që paraprinë dhe shoqëruan debatin e madh për demontimin e mundshëm të armëve kimike të Sirisë në territorin shqiptar.
Çështjet ngacmuese të këtij libri janë shumë. Cilat ishin kushtet që çuan në dështimin e një marrëveshje të mundshme me amerikanët për armët kimike? Çfarë propozimi bëri pala shqiptare dhe cilat janë arsyet që amerikanët do t’ia besonin Shqipërisë sekretin e impiantit të asgjësimit? A kishin një çmim negociatat mes Amerikës dhe Shqipërisë? Pse heshti kryeministri Rama, pse heshti opozita dhe presidenti, pse heshti pala ndërkombëtare? Në ç’kushte u artikulua Jo-ja sfiduese e Edi Ramës? Çfarë i shkroi kryeministrit shqiptar në letrën e tij për armët kimike presidenti i SHBA-së dhe pse u mbajt e fshehtë përmbajtja e asaj letre?
Ndërsa ju japim përgjigje këtyre pyetjeve përmes kësaj interviste me gazetarin Carlo Bollino, bëjmë njëkohësisht edhe një rrugëtim në faqet e këtij libri intrigues, që s’duhen lënë kurrësesi pa lexuar.
Pjesa e parë e librit tuaj i kushtohet sfondit ndërkombëtar të kësaj çështjeje dhe ju i keni kushtuar një kapitull të tërë. Pse është kaq i rëndësishëm ky prezantim?
-E gjithë pjesa shqiptare e kësaj historie ka nisur në fund të tetorit, kur për herë të parë doli në skenë emri i Shqipërisë si vendi i përfshirë në operacionin e asgjësimit të armëve kimike siriane. Por realisht publiku shqiptar nuk dinte pothuajse asgjë për historinë e Sirisë dhe akoma më pak të dinte sesi diplomacia ndërkombëtare kishte arritur deri tek çarmatimi i Bashar al-Assad.
Unë mendoj se rrethanat ndërkombëtare, të cilat i kam përfshirë në fazën e negociatave mes Amerikës që kërcënonte me sulm dhe Rusisë që kërkonte ta shmangte këtë sulm, deri në arritjen e kësaj marrëveshje, unë i kam përqendruar në disa momente që janë interesante, duke përfshirë edhe prapaskenat e një “gafe” të John Kerry-t gjatë një vizite në Londër, që shkaktoi një reagim nga ana e Rusisë deri në arritjen e marrëveshjes kundër sulmit të armatosur në Siri. Kjo është një prapaskenë, jo shumë e njohur e që shërben për ta plotësuar historinë e armëve kimike në Shqipëri.
Fill pas kësaj nisin bisedimet dhe negociatat për çarmatimin, dhe vjen momenti që në skenë shfaqet emri i Shqipërisë. Ju thoni në librin tuaj se ajo që amerikanët nënkuptuan me rënien dakord në parim nga Shqipëria, nuk ishte e njëjta gjë me atë që nënkuptonte Shqipëria. Pra, kishte një keqkuptim gjuhësor...Çfarë është një Po në parim? Ku qëndron keqkuptimi?
-Nga informacioni që kam unë, reagimi i parë i kryeministrit ishte një Po në parim. Dhe një Po në parim ne e dimë mirë që në shqip nuk është një Po përfundimtare. Është një Po pikërisht në parim, pra diskutojmë, është fillimi i diskutimeve. Ndërsa për realitetin amerikan një Po në parim është një Po e mbyllur. Sepse amerikanët janë më pragmatistë si natyrë, ndryshe nga shqiptarët apo italianët të cilët, si mesdhetarë që janë, një Po në parim e kanë të barabartë me një Ndoshta.
Unë mendoj se kjo ka ndikuar përgjatë gjithë negociatave. Amerikanët kishin nënkuptuar se kjo Po në parim e kishte mbyllur marrëveshjen dhe kishin mbetur për t’u diskutuar detajet. Ndërsa ndryshe ishte kuptuar nga pala shqiptare. Ata caktuan një sërë kushtesh, nga të cilat një prej kushteve kryesore nuk është pranuar asnjëherë. Pra një kusht, të cilin unë e kam përmendur disa herë në libër çoi deri në dështimin e një marrëveshjeje të mundshme me amerikanët.
Në çfarë pozicioni ishte Edi Rama për t’i vendosur këto kushte Amerikës?
-Ai e kishte kuptuar shumë mirë që amerikanët kishin nevojë për një marrëveshje me Shqipërinë, sepse interesat e amerikanëve ishin të drejtpërdrejta, jo kundër Shqipërisë, por si çdo propozim diplomatik ka edhe interesa të brendshme për SHBA. Nga ana tjetër Edi Rama e kishte kuptuar se kjo kishte një kosto politike. Nisur nga kjo, sigurisht para se të pranonte një kosto politike duhet të synonte edhe përfitime ekonomike dhe politike për Shqipërinë për qeverinë që ai drejton, për opinionin publik.
Kështu, ai parashtroi disa kërkesa, të cilat më vonë u kthyen në kushte. Kërkesat ishin shumë të sakta. Madje ai ia dërgoi departamentit të shtetit të shkruara këto kërkesa për të shmangur çdo keqkuptim të mëvonshëm. Më pas të gjithë negociatat janë kushtëzuar nga këto kërkesa dhe nga mungesa e një përgjigjeje për këto kërkesa.
Pse nuk mori përgjigje kryeministri Rama?
-Ky është një mister për mua. Ky është misteri i vërtetë. Pasi disa nga kërkesat ishin lehtësisht të zbatueshme. Një nga zyrtarët shqiptarë që kam intervistuar më ka thënë se: nëse amerikanët do të ishin përgjigjur disa prej atyre kërkesave marrëveshja do të ishte mbyllur shumë kohë më parë. Rama do të kishte mundësi për të hedhur në diskutim këtë çështje në parlament në qeveri e për ta bindur opinionin publik që kjo nuk ishte një marrëveshje që do të cenonte ndotjen e ambientit apo sigurinë kombëtare. Por këto kushte nuk u realizuan asnjëherë.
Negociatorët amerikanë janë vonuar jashtë mase, pavarësisht nga fakti se në anën tjetër ONAK kishte përcaktuar një limit kohor brenda të cilit duhej të përfundonte negociata. Pra, nga një anë ishte ky limit kohor e nga ana tjetër ishte vonesa e gjatë e një përgjigjeje nga ana e negociatorëve amerikanë. Kjo e ka shtrënguar shumë hapësirën për të arritur në një marrëveshje. Arsyeja pse ka ndodhur kjo është ende një mister. Por mbase e gjithë kjo ka ndodhur për të ulur çmimin e negociatave, pasi duke filluar nga ajo Po në parim mund të jetë menduar se qeveria shqiptare mund të bjerë dakord me fare pak kushte. Ndoshta, mund të jetë kjo tezë.
Në libër ju flisni për Impiantin FHDS dhe një varg sekretesh rreth tij. Çfarë është ky impiant dhe pse duhej instaluar pikërisht në Shqipëri?
-Ky është një impiant që Pentagoni e kishte porositur tek industria ushtarake amerikane dhe i ishte dorëzuar Pentagonit vetëm në muajin korrik. Ndërkohë, ne flasim për një histori që ka nisur në muajin shtator. Pra në korrik, dy muaj përpara, Pentagoni kishte marrë në dorë impiantin për asgjësimin e armëve kimike. Ishte një impiant i lëvizshëm me një vlerë të jashtëzakonshme në treg, pasi problemi më i madh në asgjësimin e armëve kimike është pamundësia e lëvizjes së tyre.
Është më mirë të lëvizet impianti sesa armët kimike. Pentagoni e kishte testuar, por nuk e kishte eksperimentuar asnjëherë dhe në asnjë vend, në asnjë operacion real. E kishte testuar në laborator por jo në terren dhe këtu kemi të bëjmë jo vetëm me sekret ushtarak, por edhe një sekret industrial, sepse është një teknologji krejt e re. Unë mendoj se amerikanët në këtë rast kishin nevojë për një vend të sigurt nga pikëpamja e sekretit ushtarak, gjë që Shqipëria e përmbushte. Por, gjithashtu ishte e nevojshme të gjendej një vend i vogël, i cili s’do të mund ta përdorte dot vetë këtë impiant, por të linte në dorën e ekspertëve amerikanë përdorimin e impiantit.
Dhe këtë vetëm Shqipëria mund ta lejonte. Fjala vjen Turqia, një superfuqi ushtarake do të kërkonte ta shtinte vetë në dorë impiantin. Ndërsa Shqipëria i kishte ofruar të gjithë garancitë për të ruajtur sekretin, pasi të gjithë operacionin ta përfundonin vetë ekspertët amerikanë.
Ndërkohë, pas refuzimit të Shqipërisë, amerikanët e kanë instaluar këtë pajisje në një anije amerikane ekskluzivisht nën kontrollit e tyre në mes të detit. Pra, nuk do të ketë asnjë vend tjetër që do të ketë gisht në përdorimin e këtij impianti tepër sekret.
Në librin tuaj ju botoni për herë të parë tekstin e letrës që Barack Obama i shkruan Edi Ramës për çështjen e armëve kimike. Pse u mbajt sekret kjo letër?
-Kjo letër është shkruar nga Barack Obama, menjëherë pas një bisede të gjatë midis John Kerry-t dhe Edi Ramës. Biseda mes tyre ka ndodhur më 7 nëntor, ndërsa letra është nisur më 9 nëntor. Fillimisht është nisur në formë elektronike e pastaj ka mbërritur edhe letra në dorë më 11 nëntor. Edhe kjo datë është interesante.
Nëse ne mendojmë se negociatat kanë nisur më 27 shtator dhe John Kerry ka bërë bisedën e parë me Edi Ramën vetëm më 7 nëntor kjo tregon se deri në këtë kohë Departamenti i Shtetit kishte deleguar vetëm zyrtarë amerikanë, por jo kupolën e administratës amerikane. Ky mbase ka qenë një gabim. Nëse John Kerry do të ishte përfshirë që në fillim në bisedime ato garanci që Edi Rama ka kërkuar, mbase do të ishin plotësuar e problemi do të ishte zgjidhur shumë kohë më parë.
Gjatë bisedës me John Kerry-n, Edi Rama kishte kërkuar disa garanci, mes të cilave dhe një ombrellë politike. Dhe reagimi pas kësaj bisede ka qenë letra që Obama i ka dërguar Edi Ramës, një letër ku nuk përmendet në të vërtetë asgjë më shumë sesa një përshëndetje dhe disa vlerësime, por që nuk plotësonin asnjë nga ato kushte që kishte vendosur kryeministri Rama. Ndoshta për palën amerikane kjo letër mjaftonte, por për administratën shqiptare kjo nuk mjaftonte. E mbase për këtë arsye edhe nuk është publikuar.
Një nga të intervistuarit tuaj pohon se amerikanët kishin të dhëna të detajuara për të gjithë bazat ushtarake në Shqipëri, dhe se në seleksionimin e tyre final vetëm dy baza ishin të përshtatshme Bishtpalla dhe ishulli i Sazanit. Pse këto dy zona?
-Pala amerikane, ajo ushtarake, kishte disa kushte për zgjedhjen e zonës ku do të instalohej impianti i asgjësimit të armëve kimike. Duhej të ishte afër detit, të ishte një bazë ushtarake, të ishte të paktën 15 kilometra larg zonave të banuara, duhej të ishte pranë rrugës dhe të kishte mundësi për sigurinë maksimale. Duke u bazuar në këto kushte, ato përzgjodhën dy baza ushtarake më të sigurtat ajo e ishullit të Sazanit dhe bazën ushtarake të Bishtpallës.
Baza e Sazanit ishte brenda rrezes 15 kilometra, dhe në fund mbeti Bishtpalla e konsideruar edhe më parë nga NATO si një bazë shumë e mirë dhe strategjike, edhe pse porti ishte në kushte mizerabël dhe ishte parashikuar thellimi i tij për të lehtësuar ankorimin. Po ashtu, kjo bazë kishte edhe një histori tjetër të lidhur me qeverinë e mëparshme të Sali Berishës, saktësisht me një vendim të ish-ministrit të mbrojtjes Arben Imami për ta kthyer këtë zonë në një port turistik, duke iu shitur kështu toka në këtë zonë njerëzve të afërt në oborrin e ish-kryeministrit Berisha. Mbase edhe ky fakt mund të ketë prishur punë, megjithëse nuk mendoj se ky është një element që do të ketë ndikuar vërtet në vendimmarrjen nga ana e amerikanëve.
Mjaft ngacmuese janë edhe ato faqe të librit ku ju trajtoni anën ligjore të këtij procesi. Pra, a ishte e ligjshme sjellja e këtij arsenali në Shqipëri?
-I jam referuar një analize të botuar në “Shqiptarja.com” nga juristi Agron Alibali. Realisht konventa kundër armëve kimike ndalon transferimin e tyre në një vend tjetër, dhe ndalon po ashtu çdo vend të pranojë armë kimike në çdo rrethanë qoftë.
Pra, nga pikëpamja ligjore konventa e Kombeve të Bashkuara, e cila synon të transferojë në Shqipëri apo në një vend tjetër armët kimike siriane është kundër një konvente tjetër të Kombeve të Bashkuara, e cila e ndalon transferimin e armëve kimike. Ky është një element ligjor. Po ashtu, një element tjetër që nuk është marrë kurrë parasysh është përgjegjësia në rast të një aksidenti. Kush e merr përsipër në rast se në ujërat shqiptare anija që transporton kontenierë me saharin, fundoset.
Kush e merr këtë përgjegjësi, amerikanët? Jo. Kush e siguron Shqipërinë kundër një katastrofe teorikisht të mundshme. Pra, kjo anë ligjore nuk është marrë fare parasysh gjatë gjithë negociatave dhe është anashkaluar. Tani është zgjidhur kjo gjë, sepse procesi i asgjësimit do të ndodhë në mes të detit, në ujëra ndërkombëtare.
Ju keni pasqyruar gjerësisht në libër edhe atë çfarë ndodhi në parlamentin shqiptar përpara se të vinte Jo-ja nga kryeministri Rama. Pse e botuat gjithë atë procesverbal?
-Mendoj se ai është një dokument shumë i rëndësishëm, pasi ai pasqyron linjën politike që ka mbajtur opozita, e cila është totalisht e ndryshme 24 orët e fundit me atë çka kishte mbajtur edhe zoti Berisha, por edhe zoti Lulëzim Basha deri në 12 nëntor.
Pra deri me 12 nëntor qëndrimi i opozitës nuk ishte kundër armëve kimike, ishte thjesht kundër mungesës së transparencës së këtij procesi. Ata duhet të ishin prezentë në tryezën e negociatave së bashku me amerikanët. Ky ishte qëndrimi i opozitës.
Pastaj më 12 nëntor, Sokol Olldashi ka hedhur një postim në facebook, kundër armëve kimike, me sa duket një qëndrim krejt personal. Pastaj vetëm më 13 nëntor opozita e ka mbështetur qëndrimin e Olldashit duke dalë kundër. Ndërsa data 14 nëntor është një ditë shumë e veçantë, pasi në kuvend shpërthyen debatet, Sali Berisha doli hapur kundër importimit të armëve kimike në Shqipëri. E mandej nga kuvendi ka kaluar në shesh. Ishte një skenar që më ka kujtuar shtatorin e 1998-s, kur në momentet kulmimante të një proteste u sulmua kryeministria dhe u tentua të rrëzohej qeveria. Dua të besoj se ky skenar nuk ka qenë i përgatitur të ndodhte kështu, por ishte shumë i afërt me skenarin e 14 shtatorit të një tjetër viti shumë të trishtuar për historinë e Shqipërisë. Për fat të mirë, demonstruesit e kanë dëbuar Sali Berishën nga sheshi, nuk e kanë pranuar provokacionin e tij.
Pra, edhe opozita kishte heshtur, sikurse ju e thoni që në titull. Po ashtu heshti edhe pala e huaj. Ky është thelbi i librit tuaj, apo jo, kjo është fjala kyçe...?
-Po sepse opinioni publik e ka kritikuar, ndoshta edhe me të drejtë, pasi heshtja e kryeministrit Rama ishte e pakuptueshme për ta. Ai duhet të kishte ofruar më tepër informacion mbi këtë çështje dhe për ta informuar opinionin publik. Por nuk ishte vetëm ai protagonisti që heshti. Po ashtu kanë heshtur negociatorët amerikanë. Heshtja e tyre është demonstruar nga mungesa e një përgjigjeje.
Sepse kryeministri kishte bërë disa pyetje dhe po priste disa përgjigje duke filluar nga një marrëveshje e shkruar me palën amerikane për të gjithë procesin me detyrat dhe të drejtat e Shqipërisë ndaj këtij procesi. Ky dokument ka munguar gjithmonë. Amerikanët kanë heshtur pse nuk kanë bërë asnjë deklaratë për armët kimike dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare. Por ka heshtur edhe opozita. Sipas informacioneve dhe elementëve që unë kam botuar në libër, ka mundësi që Berisha të ketë pasur dijeni për armët kimike që nga shtatori 2013.
Pra, më shumë se 40 ditë përpara daljes publike të lajmit në mediat shqiptare. Po ashtu unë e kam argumentuar në libër që edhe presidenti Nishani mund të ketë pasur dijeni për këtë çështje që në fund të shtatorit. Natyrisht nuk kam në dorë prova që vërtetojnë 100% se këta të dy kanë qenë në dijeni, por ka elementë për të ngritur këtë hipotezë. Dhe e vërteta është se ata nuk reaguan dhe nuk folën kurrë për këtë çështje.
Dhe vijnë në fund tek Jo-ja sfiduese e Edi Ramës. Sipas jush në çfarë rrethanash e dha ai këtë përgjigje?
-Nga informacionet që kam e që i kam përfshirë në libër Jo-ja ka ardhur si rezultat i një sërë elementesh. Patjetër protesta ishte një nga elementët. Mungesa e përgjigjes apo mungesa e një marrëveshjeje të shkruar me negociatorët amerikanë, ka qenë elementi kyç sigurisht. Po ashtu një element i rëndësishëm ishte mungesa e një vendi të dytë që do të përfshihej në këtë proces, emër që amerikanët nuk e dhanë kurrë.
Por mbi të gjitha ka qenë një fakt që ka ndodhur me 13 nëntor që për mendimin tim ka qenë kthesa vendimtare.
Më rezulton se më 13 nëntor Edi Rama kishte hequr dorë përfundimisht dhe kishte vendosur ta refuzojë propozimin amerikan. Në fillim të ditës më 14 nëntor para përshkallëzimit të protestave ai iu ka komunikuar disa ministrave vendimin për ta refuzuar këtë propozim. Po ashtu ia kishte komunikuar edhe zotit Meta. E fill pas kësaj është nisur për në Mal të Zi. Në kuvend ndodhi ajo që ndodhi, një lumë i tërë polemikash dhe vetëm të nesërmen me 15 nëntor Edi Rama doli para opinionit publik dhe komunikoi vendimin e tij.
Po më 14, menjëherë pas kthimit nga Mali i Zi ai komunikoi sërish me Departamentin e Shtetit Amerikan, me John Kerry-n, të cilit i bëri të ditur vendimin përfundimtar. Dhe pastaj, gjatë gjithë natës në vijim, ai shkroi fjalimin e famshëm që e lexoi para kamerave më 15 nëntor.
Këtu mbyllet kjo histori, por jo libri, pasi kam shkruar edhe një kapitull shtesë për të treguar se çfarë ka ndodhur pas datës 15 nëntor dhe si ka përfunduar historia e armëve kimike.
Shkrimi u publikua sot (02.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com
FULLHANI, FULLPINI,FULL*INI...
Mesazhi
ishte shokues.
Ndryshe nga mesazhet qe vijnë zakonisht në adresën time të facebook-ut, ky i fundit më goditi aq fort sa mu faneps një nga shkrimet e publicistit tashmë pensionist Frrok Çupi (Aida Shtino ma gjej çik Frrokun). Aty nga fillimi i 1991-shit kur Blloku komunist ende nuk ishte shkërmoqur në Tiranë, ish gazetari i ZP-së Çupi jepte një tablo realiste pse ishte e koklavitur keq dinastia komuniste apo e pamundur për tu shkërmoqur lehtë Byroja Politike e asja kohe. Dhe rendiste në atë shkrimin botuar në RD-në e vërtetë, arsye të forta dhe mes tyre krushqi e lidhje farefisnore që nisnin me shoqen Nexhmije e zbrisnin deri poshtë te kunatat e shokut Pali Miska.
Me një fjalë, dinastinë bolshevike veç idealit të partisë e bashkonin edhe lidhjet e gjakut. Komglomerat dhe maskarrallëk krushqish e poshtërsish.
Tu tregoj tani për mesazhin e një lexuesi të cilin sapo e morra e lexova me kujdes, dhe zyrtarisht nisa të verifikoja. Një listë e frikshme me emrat e familjarëve dhe farefisit të politikanëve të sotëm mu dërgua këto ditë. Të gjithë janë punonjës të Bankës së Shqipërisë, institucioni i vetëm publik i cili deri më tani ende nuk do ta kuptojë (në mënyrë fodulle) se 23 qershori 2013 është rilindje kryekëput për gjithçka publike, për gjithçka që mbahet me paratë e taksapaguesve. E po ta keni vënë re këto 6 muaj të qeverisë fringo të re, instutucioni i Bankës Kombëtare ose ndjehet i përkëdhelur nga pushtetarët e rinj ose qëllimisht është lenë mes palëve të djathta e të majta të mos cënohet. Me përjashtim të deputetit socialist Erjon Braçe i cili lodhet duke argumentuar abuzimet dhe bëmat fullhaniane, qeverisësit e tjerë ose pozojnë qeshur me guvernatorin ose si mes djajsh nuk duan të prishin as pakte, as qejfe.
Zyrtarisht Banka Kombëtare e Shqipërisë është kthyer në oazin ku qokat mes guvernatorit dhe të tjerëve njerëz të fuqishëm, kanë punësuar mbetejet vegjetuese të farefiseve të tyre të cilët me rrogat e majme veçse varfërojnë financat publike të këtij institucioni kthyer në bordello publike.
Unë personalisht u interesova pranë institucionit për më shumë informacion por më besoni, shkoni në Washington sepse e keni më të lehtë të merrni ninformacion në Pentagon por mos guxoni të kërkoni zyrtarisht informacion zyrtar në Bankën Kombëtare të Ardian Fullanit. Gjithçka duhet të kalojë në filtrin e guvernatorit, për gjithçka duhet të japë dakortësinë dora vetë Fullani.
Falë njohjeve të mia dhe falë këmbënguljes depërtova deri në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të BSH-së dhe më informuan ilegalisht se 2-3 vitet e fundit në këtë institucion janë punësuar shumë fëmijë dhe të afërm me parinë e Partisë Demokratike, periudhë kjo që përkon me përlarjen e mandatit te dyte të Fullanit në krye të institucionit. Për shkak të votave që i duheshin asaj kohe në parlament nuk ka lenë njeri pa i bërë nder. Dhe pa humbur kohë para jush, ja ku vjen lista e borde(llos)rosë së Bankës së Shqipërisë me emra grash e burrash aftësia dhe merita e vetme e të cilëve është jo kualifikimet, jo background-i akademik jo shqisa menaxhuese, por vetëm se janë kushurinjtë e kushurinjve të miqve të sulltanit të madhërishëm elbasanas Ardian Fullani. Kujdes, mes tyre ka edhe të afërm socialistësh sa për ti dhënë pak shije kësaj turlije alla shqiptarçe
1. Miranda Rama, (kunata e Sali Berishës) Këshilltare e Guvernatorit
2. Adela Bode, (vajza e Ritvan Bodes) Departamenti i Stabilimentit Finciar
3. Megi Topalli, (vajza e Jozefina Topallit) Departamenti i Kërkimeve
4. Odeta Nishani, (gruaja e Bujar Nishanit) Departamenti i Administrimit
5. Helga Strazimiri, (motra e Genti Strazimirit) Departamenti i Mbikqyrjes
6. Blerta Kruja, (motra e Keltis Kruja) Departamenti i Administrimit
7. Anila Muçka, (kunata e Adriatik Llallës) Departamenti i Burimeve Njerëzore
8. Evis Çeli, (kunata e Arben Imamit) Departamenti i Sistemeve të Pagesave
9.Gejsi Çeku, (djali i Robert Çekut) Departamenti i Kontabilitetit
10.Anjeza Harizaj, (vajza e Kryetarit te PD-së Kavajë, nusja e djalit të Fatos Bejës
11.Arbana Lesi, (mbesa e Nikoll Lesit) Departamenti i Burimeve Njerëzore
12.Geri Prifti,(nipi i Dritan Priftit) Departamenti i Burimeve Njerëzore
13.Merita Kodra, (gruaja e Sekretarit të Përgjithshëm të SHISH Sajmir Kodra) Departamenti i Kontabilitetit
14.Kristi Kromidha Nano, (vëllai i Xhoana Nanos) Departamenti Juridik
15.Eduart Roku, (nipi i Guvernator Fullanit) Departamenti i Burimeve Njerëzore
16.Elsa Zhulali, (vajza e Safet Zhulalit, kunata e Aldo Bumçit) Departamenti i Marrdhënieve me Jashtë
17.Onos Topi, (djali i tezes së Blendi Fevziut) Departamenti i Statistikës
18.Besnik Dedja, (daja i gruas tsë Samir Mane TEG-ut) Arshiva Elektronike ( ende në punë Besniku megjithëse ka 2 vjet qe ka mbushur moshën për pension )
19.Bekime Karaj, (gruaja e Flori Karaj Inspektor tek ILDKP (ky ia qëndis deklaratën e pasurisë Guvernatorit ), Departamenti i Thesarit
20.Mariglen Biti, (një nga ish IT-të e kryeministrisë që fshiu dhe zhduku serverin e ngjarjeve të 21 Janarit 2011, Drejtor IT
21.Lorna Tabaku, (motra e Jorida Tabakut) Departamenti i Mbikqyrjes
22.Lavdie Memiaj, (kunata e Shaban Memisë) Departamenti i Pagesave
23.Ledia Bregu, (kushurira e parë e Majlinda Bregut) Departamenti i Kontrollit
24.Besa Prela, (kushurira e parë e Ben Blushit) Departamenti i Marrdhënieve me Publikun
25.Juna Bozdo, (motra e Eno Bozdos) Departamenti i Mbikqyrjes
26.Olta Rushaj, (mbesa e Dash Pezës) Departamenti i Mbikqyrjes
27.Eduard Sinani Drejtor i Sigurimit, vëllai i Dëshira Subashit ( ish anëtare e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve )
28. Arben Beja, (djali i Fatos Bejës) Agjensia e Sigurimit të Depozitave
29. Martin Blushi, (vëllai i Ben Blushit) Agjensia e Sigurimit të Depozitave
30. Aida Kolasi, (gruaja e Gramos Kolasit, Drejtor i Kabinetit te Guvernatorit) Agjensia e Sigurimit të Depozitave
31. Marilda Shkurti, (vajza e dajës se Guvernator Fullanit) Agjensia e Sigurimit të Depozitave
2./ Shënim i rëndësishëm
Titulli i këtij shkrimi u vendos pasi bëra një lloj miksimi mes shqipes dhe anglishtes. Parashtesa "full" e huazuar nga anglishtja, mbiemërzon tejngopjen e proceseve organike & biologjike që Banka e Shqipërisë dhe njerzit e saj ia jashtëqisin ironikisht këtij vendi. Ndërsa unë, ti, ne,qeveria e re thjesht i bën fresk këtij institucioni që deri më tani vetëm kafshon kokallat e sëmura të financave tona. Lajmi i fundit/ Rroga e guvernator Ardian Fullanit është më e larta rrogë e një funksionari publik në vendin tonë dhe bashkë me shërbimet dhe shpërblimet mujore kap shifrën e frikshme të 12.690.000 lekëve (të vjetra/muaj).
E përsërism: dymbëdhjetë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë mijë lekë në muaj. Erjon Braçe po më lexon???
Bledi Mane
https://www.facebook.com/ photo.php?fbid=617484044968 218&set=a.491139294269361. 1073741826.491139224269368 &type=1&relevant_count=1

https://www.facebook.com/
Ka ishe mromë?
Goca ime, goca ime
mjaft më, me mashtrime
më thuaj, ku fjeti mbrëmë,
jot ëmë?
Në katund
dëgjohen zëra,
se jot ëmë
i bën të tëra,
pra më thuaj
pse yt atë,
është bërë i huaj.
A ish' Rrema
ish Qazimi,
ish' Shefqeti
apo Agimi?
Se unë bam, po plaaaaas
nga tërbimi.
Unë gjithë ditën,
rri me dhi,
e jot ëmë
gjithë kohës shtri'
O Ezel,
të bëfsha gropën
me gjithë fëmijë...
Kurt Çobani
Shkroi: Stop Injorancës !
mjaft më, me mashtrime
më thuaj, ku fjeti mbrëmë,
jot ëmë?
Në katund
dëgjohen zëra,
se jot ëmë
i bën të tëra,
pra më thuaj
pse yt atë,
është bërë i huaj.
A ish' Rrema
ish Qazimi,
ish' Shefqeti
apo Agimi?
Se unë bam, po plaaaaas
nga tërbimi.
Unë gjithë ditën,
rri me dhi,
e jot ëmë
gjithë kohës shtri'
O Ezel,
të bëfsha gropën
me gjithë fëmijë...
Kurt Çobani
Shkroi: Stop Injorancës !
Pse themi që Tirana është 400-vjeçare?
Për 400-vjetorin e themelimit të Tiranës së sotme, ashtu si për
historinë e saj, nga antikiteti e deri në vitin 1945, kam shkruar mjaft
artikuj, kam dhënë disa intervista dhe kam botuar së fundi një libër.
Mirëpo, vërej se në mënyrë të përsëritur, në mediat vizive dhe të
shkruara, personazhe që s’kanë ndonjë kontribut të përmendur në
qartësimin e historisë së qytetit, pretendojnë se qyteti i Tiranës këtë
vit nuk mbush 400 vjeç, se ai është shumë më i moçëm, se po mohohet
lashtësia, etj.
Po çfarë thonë?
Të gjithë rizbuluesit përmendin mozaikun (d. m.th. mbetjet e Bazilikës që ndodhet në rrugën “Naim Frashëri”), pastaj kalojnë te gjetjet arkeologjike, na kujtojnë dioskurët, kalanë e Dorëzit etj. Më tutje citojnë Barlecin, i cili përmend disa herë Tiranën e madhe dhe të vogël te “Historia e Skënderbeut”, “Memoriet” e Gjon Muzakës, etj. Pra, Tirana, me këto gjetje arkeologjike, me këto “dokumente”, si mund të themelohet nga një “pasha turk”, Sulejman pashë Bargjini, më 1614?
Dhe në përfundim shtrojnë detyra se duhen shkruar libra, etj., se Tirana është kryeqendra e shqiptarëve. Mirëpo, ignoriantia non est argumentum. Dhe kjo ndodh edhe në fusha të tjera të mediave të shkruara dhe elektronike, kur njerëz të ndryshëm marrin përsipër të jenë specialistë për gjithshka. Por, a është Tirana qytet antik, apo qytet 400-vjeçar? Le ta marrim me radhë:
Hartat
Mëtuesit e qytetit të lashtë, pavarësisht se nuk guxojnë të përmendin ekzaktësisht ndonjë shekull të themelimit, (sepse s’dinë gjë dhe flasin me hamendje) së paku, duhet të na tregojnë apo citojnë ndonjë hartë antike, që ka të shënuar Tiranën si qytet, si fshat, apo thjesht si vendbanim. Mirëpo, Tirana nuk figuron as në hartat antike dhe as në hartën e viteve 1431-‘32 të sanxhakut Arvanid, të botuar nga albanologu Halil Inalçik. Tirana figuron e shënuar në hartë për herë të parë, në formën Terrana, në vitin 1669, në hartën e botuar nga Giacomo Cantelli. Pra, vetëm pasi qyteti i sotëm u themelua nga Sulejman pashë Bargjini (Mulleti).
Treva apo qyteti?
Pseudoargumenti tjetër për “lashtësinë” e qytetit të sotëm është: Tirana përmendet më herët se viti 1614 nga Barleci, Muzaka, Biemmi, etj., pra si pasojë ishte qytet prej kohe. Ky pohim s’ka lidhje me logjikën. Asnjë nga autorët e sipërpërmendur (por edhe të tjerë) nuk ka shkruar se Tirana asokohe ishte qytet. Përkundrazi, ambasadori venedikas Lorenco de Bernardo, në vitin 1591 shkroi se “kaluam në fushën e madhe dhe të famshme të Skënderbeut që quhet Tiranë”; por jo në qytetin e Tiranës. Këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur: Ky është një rast i përsëritur anekënd botës, kur qyteti duke u themeluar më vonë, merr emrin e trevës.
Por, kur përmendet për herë të parë Tirana, (si territor) në dokumente? Kjo ka ndodhur në vitin 1372 në aktet përpiluara nga noteri Vasallo në Venedik (K. Frashëri, Historia e Tiranës, 2004, f.60). E si qenka atëherë Tirana e sotme qytet 2.000-vjeçar? Po ashtu në regjistrin sanxhakut Arvanid të viteve 1431-32, Tirana nuk është shënuar as si fshat, sepse nuk ekzistonte si vendbanim, (H. Inalçik, Ankara, 1954).
Banorët
Të pretendosh se qyteti i sotëm i Tiranës është njëmijë apo dymijë-vjeçar, kjo duhet dëshmuar, (ndër të tjera), edhe me statistika të popullsisë dhe me banorët, që në raste të tjera nuk mungojnë, qoftë me përafërsi. Kurse për Tiranën nuk ka, sepse vendbanimi nuk ekzistonte. Nga ana tjetër, asnjë familje e vjetër tiranase nuk pretendon më shumë se 400 vjet autoktoni. Vetë mbiemrat Petrela, Kusi, Mëniku, Vaqari, Preza, Farka, etj., etj., tregojnë se këto familje dhe banorë kanë ardhur nga këto qendra të banuara, të cilat janë më të hershme se qyteti i sotëm i Tiranës. Kjo është e provuar njëkohësisht me dokumente dhe me hartat e kohës.
Albanologët dhe historianët
Cilët autorë kanë pretenduar se qyteti i sotëm i Tiranës u themelua në vitin 1614 nga Sulejman pashë Bargjini (Mulleti), kur ky ndërtoi Xhaminë e Vjetër? Këtë e ka shkruar, së pari, konsulli austriak Johann Georg von Hahn, në vitin 1854, në veprën “Studime shqiptare” (Albanesische Studien). Albanologu i shquar me këtë rast na ka treguar se në fushën ku sot ngrihet qyteti kishte vetëm 15 shtëpi (f.86). Këtë fakt e kanë pohuar më pas Hyacinthe Hecquard më 1858 dhe albanologu tjetër francez August Degrand në librin “Suvenirs de la Haute-Albanie”, Paris, 1901, (në botimin shqip: ‘Kujtime nga Shqipëria e epërme’).
Sami Frashëri tek e famshmja Kamus al-alam (Dictionnaire universel d’histoire et de geographie, Constantinople, 1893) bëri për herë të parë saktësisht konvertimin e vitit 1023 hixhri (sipas kalendarit islam) në vitin 1614 (sipas kalendarit Gregorian); vit që lidhet me ndërtimin e Xhamisë së Vjetër nga Sulejman pashë Bargjini (Mulleti). Shumë autorë shqiptarë të paraluftës shkruan afërsisht të njëjtat gjëra, por më i shquari ndër ta ishte Osman Myderizi, i cili më 1937 përgatiti një histori të shkurtër të qytetit. Historiani Kristo Frashëri, në vitin 1964, shkruante një artikull tek revista “Ylli”, “Tirana 350-vjeçare”, pikërisht kur Tirana mbushi 350 vjet. Punime të tjera të Frashërit dhe libri i tij “Historia e Tiranës”, botuar më 2004 thonë të njëjtën gjë.
Gjetjet arkeologjike
Megjithatë, mohuesit e qytetit 400-vjeçar kapen pas Bazilikës, dioskurëve dhe gjetjeve të tjera arkeologjike, kalasë së Dorëzit. Harrojnë të përmendin ose nuk i dinë, 10 kala të tjera që gjenden në trevën e Tiranës, si për shembull kalanë e Persqopit që daton shekujt IV-III para Krishtit, e cila me shumë gjasë ashtu si Dorëzi, kanë qenë qytete ilire. Por, nuk kuptojnë se kalatë, bazilika, kisha e Brrarit dhe gjetjet e tjera arkeologjike nuk kanë lidhje me qytetin e sotëm, se themelimi i qytetit të sotëm është një akt më vete dhe jo vazhdim i ndonjë qyteti të lashtë. Themelimi i qytetit të sotëm ndodhi në një kuadër të caktuar historik, të ringjalljes dhe ripërtëritjes së jetës ekonomike në trevat arbërore, pikërisht në një udhëkryq të rëndësishëm fushor karvanesh nga lindja në perëndim dhe nga veriu në jug, në një kohë që luftërat ndaj osmanëve ishin fashitur.
SULEJMAN PASHA
Një mëri e çuditshme vërehet ndaj legjendës së themelimit të Tiranës së sotme dhe sidomos ndaj themeluesit Sulejman pashë Bargjinit (Mulleti), duke mos munguar epitetet e rastit. Ky i fundit, more zotërinj ka qenë një shqiptar, që në periudhën e errët të sundimit osman, themeloi një qytet dhe kjo njihet si meritë e tij nga të gjithë albanologët e mëdhenj. Natyrisht, formimi i një qyteti është një proces dhe nuk mund të thuhet se me ndërtimin e një xhamie, furre dhe hamami u ndërtua qyteti. Por, e gjitha kjo është njohur dhe është pranuar në kuptimin simbolik. Xhamia Vjetër (apo Xhamia e Sulejman Pashës) ka qenë objekti më i fotografuar dhe më i rëndësishëm i qytetit në Tiranën e paraluftës derisa u rrafshua në vitin 1945.
Legjenda e themelimit të Tiranës është nga më interesantet, që hasim ndër gojëdhënat popullore. Ajo ka pjesën e vërtetë dhe pjesën e sajuar, si çdo legjendë. Pjesa që flet për ndërtimin e Xhamisë së Vjetër, të furrës, të hamamit dhe varrimin e Sulejman Pashës në Tiranë është e vërtetë dhe e dokumentuar. Pjesa që thotë se themeluesi i qytetit i vuri edhe emrin atij nuk është e vërtetë, sepse (siç thamë) emri i trevës përmendet që në vitin 1372. Po, për etimologjinë e emrit të qytetit dhe për historinë e Tiranës, unë kam shkruar gjerësisht në librin “Tirana e Vjetër, Një histori e ilustruar”, botuar në vitin 2013, prandaj nuk po zgjatem.
Në vend të konkluzionit
Të thuash se qyteti i Tiranës është 2.000-vjeçar është po aq absurde (në krah të kundërt), sa të thuash (siç pohonte një gazetar në një media vizive) se deri para 80 vitesh, Tirana ishte fshat. Qyteti i sotëm i Tiranës u themelua më 1614, u njoh si qytet rreth vitit 1661 dhe u bë qyteti tretë nga popullsia në Shqipëri, në kohën që u shpall kryeqytet, më 1920.
Nga: GAZMEND A.BAKIU
Balkanweb

Subscribe to:
Posts (Atom)