Friday, May 7, 2010

Mbi mediokritetin e muzikës shqiptare!

Të gjithë ata që si mua janë lindur në vitet 80 apo pak më vonë, janë rritur me një farë muzikë që udhëtonte n që dy binare të ndryshëm, ndoshta në tre. Kishim muzikën para lindjes tonë, ate që quanin “muzikë e lehtë” dhe vetëm një emër kaq i tmerrshëm të jep idenë se çfarë muzikë ...ishte dhe se çfare tekstesh kishte.

Një emër i tillë mund të dilte vetëm nga zyra të errëta ku mblidheshin udhëheqesit e partisë. Bazohej në një tastierë të thjeshtë dhe në zërin e këngëtarit. Natyrisht që bëme gjënë e vetme që mund të bënim: e snobuam. U kishte ikur koha, thamë, Vace Zelës e Kozma Dushit. Videot e tyre mund të na bënin pak për të qeshur, mund të kishin një melodi të lezetshme që mbahej mend lehte ( Eja o shoku ynë…Dhe shiu pik pik pik…apo pajk pajk pajk siç këndohej para Vaçe Zeles ).

Por, t’a marre dreqi, erdhën vitet 90.
Rrëzuam bustin, u rritëm dhe përpara çdo festivali rrinim me sy hapur duke pritur grupin tjeter. Nga një anë dëgjonim G’n’R, Scorpions, Metallica, Pet Shop Boys, Duran Duran, nga ana tjetër festivali na shërbente ca gjëra qesharake. E megjithatë kishim një besim të patundshëm, unë personalisht isha i bindur që nga një moment në tjetrin do dilte një grup që do ndryshonte gjithçka. Vonë e kam kuptuar që ishte një festival për prindërit tanë dhe jo për ne.
Pak a shumë ne çdo festival pranonin dy apo tre grupe tanët, pjesa tjetër ishin përsëri të ricikluarit. Ne kishim Ritfolk, Arb dhe Djemtë e detit. Më para Aleksander Gjoka.
Mendoja që mund të bëhej simboli jone por mjaftoi që të fitonte një festival që të mos ndjente më stimujt e duhur për të vazhduar rrugën e tij. Djemtë e detit kishin histori tjeter, dhe kishim shpresa edhe tek ta. Besoja që DED nuk ishin akoma një grup i madh, por nga viti ne vit do rriteshin. Ishte e qartë që frymëzoheshin nga e njëjta muzikë nga e cila frymëzoheshim ne, që ishin rritur edhe ata me Guns’n’Roses, dhe që festivalin tjetër do fitonin sepse do dilnin me një këngë të jashtëzakonshme. DED kishin, në vitet e para 90, mundësitë për t’u bërë vërtet grupi me i madh shqiptar. Për fat të keq edhe ata nga viti ne vit nuk mësuan se si bëheshin gjërat më të komplikuara në kitarë dhe s’arritën të bënin dot të paktën një album. Ishin një grup që jetonte në funksion të festivalit. E megjithatë, DED ishin mëkati jone i pare.
Ndryshe Arb e Ritflok. Të paret më kanë lënë gjithmonë përshtypjen që ngjiteshin në skenë thjesht për të mos lënë Redonin vetëm, dhe edhe pse arritën një sukses të konsiderushem i detyroheshin vetëm tij. Ndoshta kjo gjë i bllokoi, ndoshta figura karizmatike e Redonit nuk i lejonte të përshkonin rrugë të reja, dhe si shumë grupe të tjerë edhe ata u dogjen shumë shpejt, jo aq shumë për probleme se sa për suksesin që arriten dhe që i bllokoi.
Pastaj ishte Elton Deda. Deda ishte tamam bir 90-ës shqiptare. Ndoshta edhe më shumë. Në festival propozonte ca gjëra, pak sipër mediokritetit ndërsa nga ana tjetër kishte një projekt shumë interesant: Thunder Way. Jam i bindur që sikur Thunder Way të kishin kënduar shqip do e kishin influencuar shumë muzikë tonë. Për atë moment ama, një projekt si Thunder Way ishte teper, ishte shumë larg, ishte shumë para për ne.

Qe më interesante dhe më e ndershme rruga e ndërmarre nga Ritfolk. Me një emer kështu në Shqipëri të pështyjnë në fytyrë, po dy çunat nga Tirana nuk donin t’ja dinin shumë. Sot pyes veten nëse e dinin që nuk bënin folk, por atëhere s’kishte rëndësi.
Ritfolk ishin dy djem që nuk kopjonin në mënyrë te dukshmë askënd, që arrinin të ndërthurnin Shqipërinë e askohe me modernitetin që afrohej, dhe kishin edhe tekste të pranueshme, në mos të bukura. Kjo ishte diçka që në ate kohë s’kishte asnjeri, e …në dreq, edhe tani s’është se e ka njeri.
Jam i bindur që Ritfolk ngelen grupi më i mirë shqiptar.
Të pëlqenin, edhe nëse ti nuk e dije që po të pëlqenin. Kushdo që interesohet për muzikë mund të dijë përmendsh një apo dy këngë te Arb, Akullthyesve apo E.Dedes, por di të paktën katër apo pesë të Ritfolk. Natyrisht që edhe këta nuk fituan asnjë festival, por kjo ishte thjesht një shenjë tjetër që tregonte që ishin vërtet në rregull, që ishin çuna njish. Ndër të tjera, ishin të parët që arritën te futeshin në studio e të rregjistronin një album tamam. Shpeshherë pyes veten se çfarë rruge do kishin marrë çunat sikur të mos ishin ndarë. Më pelqen ti imagjinoj tek vazhdojnë të patrembur, tek shtojnë album mbas albumi duke gjetur rrugë të reja në folk-country-soft rock pa tradhëtuar asgjë e askënd. Por nga ana tjeter frika e madhe që s’do mund të duroja dot është t’i shikoja tek bëjnë ndonjë përpunim të “ Të duket vajza porsi bananja, oh yeah…”

Kur Ritfolk u ndane, kur Redon Makashi u mbyll akoma më tepër në vete dhe në dashuritë e humbura, kur Elton Deda nuk gjente rrugën, kur Aleksander Gjoka filloi të bënte muzikë të lehtë mendova që kishte mbaruar një periudhë positive për muziken shqiptare, dhe që ajo që do vinte do na çonte akoma më përpara. Tashmë djemtë ishin rritur, tashmë 20 vjeçaret kishin dëgjuar shumë gjëra, do kishin blerë kitare e do kishin krijuar grupe, do këndonin e do na habisnin. Por për fat të keq do vinin dhjetë vjet tmerrësisht mediokër, dhjetë vjet masakrimi muzikes popullore dhe tekste të tipit

“…gjermania…rakia…italia…greqia…dashuria…”

Ajo që më indinjon më shumë është fakti që shpesherë mjafton një album, një këngëtar, një këngë për të nisur një periudhë të artë. E gjithë muzika amerikane ka ndryshuar thjesht për Highway 61 te Dylan e The Velvet underground. Vetëm një album j’u desh italianit De Andre për te shkatërruar e për të rithemeluar muzikën e vendit të tij. Muzika botërore është e mbushur plot me shembuj të tillë. Nga Beatles te Stones, te Velvet, Te Sex Pistols, te Jethro Tull, te Joy Division, te Nirvana e te Clash. Dhe talenti nuk ka të bëjë aq shumë në fund të fundit, nëse është e vërtetë që Sex Pistols nuk dinin ti binin kitarës kur bënë albumin e parë dhe, sinqerisht, nuk kanë mësuar kurrë.

Ajo që duhet nuk është aq shumë një grup perfekt, por thjesht një grup që te krijojë diçka të re. Derisa ky a këta të vijnë…Gjermania…rakia…

Tirana Calling

Shqipëria në një festë madhështore në sheshin Nënë Tereza me rastin e 1 Majit

Gati 500 mijë e kusur shqiptarë ju përgjigjën ftesës së kryeministrit Berisha për të festuar ditën ndërkombëtare të punëtorëve, 1 Majin në një festë madhështore në sheshin Nënë Tereza (së shpejti Sheshi Babë Berisha).

Burra, gra, fëmijë, pleq, plaka, pensionistë, invalidë dhe veteranë kishin braktisur vendet e punës vetëm që të shihnin nga afër mësuesin e lavdishëm dhe birin e Partisë Demokratike, prof.doktor.etj.etj Sali Berishën i cili refuzoi makinën, avionin dhe helikopterin për të ardhur në shesh por preferoi të vinte në këmbë nga shtëpia e tij duke e cilësuar si një udhëtim historik siamez.

Ku shkelte Berisha po mbinte bari, një mrekulli që mund të ndodhte vetëm nën udhëheqjen e qeverisë më të sukseshme te Europës Lindore deri në Azi.

Të ekzaltuar simpatizantët e Berishës nisin të shkulnin pllakat e sheshit ku kishte shkelur Berisha që ti ruanin si suvenire.

Sheshi i mbushur tej kapacitetit nga banorë të Shkodrës, Gërdecit, Maliqit të cilët thërrisnin se nuk kishte katastrofë natyrore që ti pengonte për të ardhur në festë bashkë me qytetarët e tjerë të NATO-s.

"I kemi borxh kësaj qeverije dhe nuk mundemi mos me ja shpërbly duke kenë i pranishëm sot" u shpreh një shkodran i cili përfaqësonte familjen e vet edhe vellain por ky i fundit ishte ne shtëpi duke hequr ujin me kova.

Në fjalën e tij kryeministri Berisha pasi rreshtoi vetëm disa qindra suksese të tijat dhe ca nga të qeverisë u tha të pranishmëve se kjo ishte hera e fundit qe mblidheshin në këtë shesh, pasi nga Janari i vitit 2011 festa e 1 Majit do ta festonin në sheshin e Romës, Parisit, Bathores, Kamzës, Brukselit dhe sidomos të Vjenës pasi shqiptarët si qytetarë të NATO-s do të lëvizin pa viza.

Kryeministri u përcolli festarëve edhe përshëndetjet e ngrohta të shokut Nano i cili nuk mundi të vinte nga Vjena pasi kishte frikë nga avionat dhe helikopterët dhe nuk kishte guximin e Berishës.

Ndërkohë Berisha u njoftua se edhe sindikatat e minatorëve kishin dashur ti bashkoheshin festës qeveritare të 1 Majit por i kishin penguar banditët e Edvin Ramës aty para kryeministrisë të cilët menjëherë ngritën cadra dhe u zunë rrugën minatorëve.

Fjalimi i kryeministrit ndërpritej nga brohoritjet e popullit si “Sali-Parti jemi gati kurdo ti”, por Berisha u kërkoi të mos thërrisnin aq fort se rrezikohej të thyeheshin xhamat e ndërtesës së Universitetit të Tiranës (së shpejti Universiteti Sali Berisha).

Më pas festa ka vijuar me një koncert historik ku ka kënduar edhe vetë anëtarja e kryesisë së Partisë, Ministrja e Tallavasë dhe Dekoltesë, zj.Ciljeta e cila gabimisht këndoi këngën “Dorëheqja”.

Duke parë se turma 500 qindmijëshe nuk po e mirëkuptonte fjalën "dorëheqje" Ministrja Cili sqaroi fansat e saj se ishte fjala për dorëheqjen e kreut të PS.

Korrieri

Komentet dhe Anonimiteti!?

Dy lajme interesante ditët e fundit më tërhoqen vëmëndjen! Në të parin mësojmë se në Brazil një gjykatë ka dënuar Google të paguajë një dëmshpërblim prej 8.500 $ për disa komente që janë shkruar nga një përdorues i Rrjetit social Orkut (Pronësi e Google), duke ofenduar dhe akuzuar një prift vendas për pedofili (tema në fjalë është shumë delikate)! Në lajmin e dytë gazeta New York Times shkruan mbi politikën e re që do ndjekë për komentuesit në versionin online të kësaj gazete!

Ku ndodhet bota e Internetit shqiptar? Në çfarë niveli jemi?
Para disa ditësh ishte pikërisht Kryeministri Shqiptar i cili lajmëroi në një ditë të rëndësishme për botën IT shqiptare, që synimi i Shtetit Shqiptar ishte pajisja masive me Internet (bandë të gjerë) të popullit! (Personalisht mendoj që nëse arrihet do ishte një plus i madh për ne)! Lajm që presupozon një rritje të ndjeshme të përdoruesve të Internetit në Shqipëri.

Mjafton një vizitë e vogël te disa nga mediat online më të mëdha Shqiptare si BalkanWeb, Shekulli apo Korrieri për ta parë nivelin/gjendjen e komenteve, akuza nga më të ndryshmet, ofendime nga me ordineret (të cilat derisa/nëse tutelohen nga moderatorët janë lexuar nga një numër i konsiderueshëm vizitorësh)!

Mund të thoni që është një formë tutele “anonimiteti”, pasi shumë informacione jane delikate dhe nuk mund të thuhen pa patur pasoja, pasi demokracia jonë është tepër e brishtë dhe lejimi i shkrimit të mendimeve tuaja duke u fshehur pas nofkave është diçka pozitive, kur ndërkohë lexon vetëm ofendime dhe sharje nga më të rëndomtat (personalisht mendoj qe eshte gje e gabuar)! Sidoqoftë është diçka negative për faqen që lejon komente të tilla, lajmet tek ata i lexojne mijëra persona online, një gjë është akuza e përgjithshme dhe diçka tjetër është ajo e përdorimit te “Emer Mbiemër” për të akuzuar dikë në mënyrë të drejtpërdrejtë!

Koment nga gazeta shekulli online

Koment ne faqen BalkanWeb

Koment tek gazeta Korrieri Online

Një të nesërme mos të ju duket diçka e çuditshme kur një denoncim i mirëfilltë të trokasë në dyert e “Gazetave Shqiptare” apo përfaqesuesve zyrtarë të këtyre faqeve që lejojnë lexuesit të bëjnë (komente) akuza të tilla, për arsyen se i lejojnë ato!

Tashmë të vësh në dyshim potencialin e Internetit dhe Rrjeteve Sociale do ishte një nënvleftësim banal, një koment brënda disa orëve mund të marrë përmasa të mëdha dhe të shpërndahet me një shpejtësi të paimagjinuar në Interneto-sferë, duke dëmtuar imazhin e X apo Y individi!

Çfarë masash do marrin këto media të mbrojnë veten e tyre një të nesërme nga akuza, si ajo ndaj Google?
Si do përballojnë fluksin e vizitorëve Shqiptarë që po rritet dita ditës, të cilët do jenë të etur të japin mendimet e tyre ne formë anonime ndoshta? Do luajnë ndonjë rol edukues apo jo, ato si media? Kanë menduar që ndoshta duhet te krijojnë një rregullore edhe për komentet?

Nëse po! Duhet të jetë diçka vizive, diçka e thjeshtë për tu kuptuar! Duhet te gjejnë një menyrë funksionale për ta bërë, mund të lejojnë komentet vetëm nga persona të cilët regjistrohen dhe përdorin “Emer Mbiemër” të vërtetë në komente, mund të moderojnë komentet para se të postohen!

Një shembull konkret, ku disa rregulla elementare janë vizive dhe komentuesi lajmërohet para se të komentojë, është http://shtypidites.com/

Eklipsi, Peshku Pa Uje

Monday, May 3, 2010

Partia "i heq" minifundin Çilit

Dy çudira u vunë re në festën e djeshme qeveritare të 1 majit. E para ishte çudia e mediave ndërkombëtare që talleshin me ne duke thënë që një "qeveri e djathtë në Europë, feston 1 majin e të majtëve" dhe e dyta ishin veshjet e këngëtareve femra.

Asnjë dekolte, madje as te Çiljeta, që kishte veshur një fustan të pazakontë.

Trupi i Çilit, i mësuar me veshje disi më të ndryshme, e dëshmonte sikletin e vet te...sqetullat. Pasi gërmuam pak, mësuam se urdhëri ishte dhënë nga Jozefina e cila nuk i duron dot as meshkujt e as femrat lakuriq. Urdhri oral i Jozit ishte: "Nuk du me pa asnji me minifun' dhe dekolte....".

Në PD, qeveri dhe në mjediset e zyrave të Kuvendit, kane qenë ditë te zjarrta diskutimesh "nën zë" ato per votimin në PD, ku mes më të votuarve për anëtare të Këshillit Kombëtar ka qenë edhe një nga këngëtaret më të njohura për esktravagancën e saj Çiljeta.
Pjesa më e pakënaqur ndaj këtij votimi, ka qenë ai që njihet si "krahu i Jozefinës" brenda PD-së. Ky grupim nuk e ka fshehur dot disaprovimin dhe përçmimin për një votim të tillë, madje një prej mbështetësve të J.Topallit, në linjë telefonike, në inat e sipër u shpreh: "Nuk e dinim që duhet t'i bëjmë punët me b...thë këtej e tutje.." Fraza i referohet njërit prej hiteve më të njohur të Çiljetës, atij me titull "Sa e kam b..thën e mirë".

Me shumicë absolute në Kongres, PD zgjodhi ne dhjetor te vitit te kaluar këngëtaren Çiljeta Xhilaga, te njohur per klipet e saj te nxehta.

Shekulli