Thursday, January 19, 2012

Zamaleku, shqiptar?



Zamalek, ishulli në foto është një prej zonave më moderne dhe më të frekuentuara, e cila laget prej Nilit dhe ndan Kajron prej Gizës. Eshtë një qendër e madhe biznesesh e argëtimi dhe një pikë takimi që mbledh turistë nga e gjithë bota.

Shumë pak shqiptarë e dinë se emri i këtij ishulli i është vendosur prej Mbretiit të Egjiptit, Mehmet Ali Pashës (1769-1849), i cili ishte me origjinë nga Zëmblaku i Korçës.

Zamalek quhet gjithashtu edhe ekipi i futbollit.

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Ndoshta po, ndoshta jo...



Një burrë i vjetër kishte një kalë hamshor, i cili e ndihmonte në të gjitha punët e shtëpisë. Një ditë prej ditësh, kali nuk kthehet më në shtëpi.
Atëherë komshinjtë të prekur nga kjo ngjarje, shkojnë për ta ngushëlluar plakun në shtëpinë e tij. "Nuk ka njeri më të pafat se ti" i thonë ata duke i qarë hallin dhe plaku i kthehet "Ndoshta po, ndoshta jo".

Pas disa ditësh hamshori kthehet me 20 pela të tjera nga pas. I gjithë fshati u gëzua për fatin e madh dhe shkon ta urojë plakun në shtëpi. "Nuk ka njeri me fat më të madh se ti" - i thonë dhe plaku i menduar sërisht ia kthen "Ndoshta po, ndoshta jo.

Pa kaluar shumë ditë, djali i tij i vetëm me të cilin jetonte, duke kalëruar mbi hamshorin e madh rrëzohet dhe shkelet prej disa pelave rrjesht, saqë përfundimisht humbi aftësinë për të lëvizur me këmbët e veta.
Të gjithë të njohurit e plakut u hidhëruan pa masë nga kjo gjëmë dhe iu gjendën pranë plakut të gjorë. "Nuk ka njeri më të pafat se ti" - thanë plakut të gjorë që qëndronte me kokën ulur e plaku ia kthen "Ndoshta po, ndoshta jo".

Pas pak kohësh fillon lufta dhe të gjithë djemtë e fshatit, me përjashtim të djalit të paralizuar të plakut, merren me forcë në ushtri dhe asnjëri prej tyre nuk kthehet më, i gjallë, prej luftës.

Të gjithë fshatarët i gëzohen fatit të plakut të mençur, i cili mbeti i vetmi që e kishte djalin gjallë dhe shkojnë për ti thënë fjalët e tyre të mira, por plaku sërish këmbëngul "Ndoshta po, ndoshta jo"...

Pavarësisht mënyrës, Jeta të gjithëve na çon diku. Çdo përballje e ka arsyen e saj përse duhet të ndodhë. E rëndësishme mbetet të dimë ta gëzojmë udhëtimin.

Stop Injorancës

Çfarë gjuhe hyjnore që është shqipja, çfarë filozofie fsheh brenda saj...!



Operatori M+I është një fjalë shumë e lashtë që gjithmonë ka nënkuptuar të voglën në shqip dhe me anë të së cilës formon dhjetra fjalë, duke ruajtur po të njëjtin kuptim si psh:
-Mi(u),
-mizë,
-milingonë,
-micë,
-mickë,
-i mitur,
-fëmi
etj...

A mendoni vallë se është vërtetë rastësi që fjalët teknike të shkencës sot, që tregojnë të voglën, nisin pikërisht me parashtesën "mi".?!
Minus, Miop, Micro, Microne, Microb, Microskop etj, etj...


Stop Injorancës  http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Miti dhe e vërteta

B. Mustafai në moshën 13 vjeçare u ngrit në shkollë kundra shpalljes së Shqipërisë shtet ateist, S. Godo në moshën 13 vjeçare me bindje të theksuara antikomuniste braktisi shkollën për të luftuar maleve, L. Zogu I-rë mësonte dhe merrte pjesë ashtu i armatosur në mbledhjet patriotike në diasporë, E Hoxha në moshën 13 vjeçare falej në xhami, S. Berisha në moshën 13 vjeçare dëgjonte fshehurazi Bitëllsat, Jezusi në moshën 13 vjeçare jepte mësim dhe unë në moshën 13 vjeçare nuk dija asgjë rreth miteve e rimishërimit të tyre, por e kaloja gjithë kohën duke luajtur me karrocë me guzhineta.

Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Bashkimi Kombëtar dhe Mafia Kombëtare



S. Berisha, i pyetur nga studentë shqiptarë të Prishtinës, rreth Bashkimit Kombëtar përgjigjet: "Copëtimi i shqiptarëve është një nga aktet më të padrejtë që u është bërë shqiptarëve, por nuk mund të bashkohemi sepse kështu rrezikojmë të humbasim territoret".
U rreka në disa anë për ta kuptuar, por më në fund o dorëzova.

Nëse ndarja e shqiptarëve është e padrejtë, si mund të jetë e drejtë të pranojmë një padrejtësi?

Si mundet të humbasësh territorin, kur bashkon dy territore, që i përkasin të njëjtit popull?
Përse u dashka të presim për tu Bashkuar në BE-në (atje ku bashkohen e shkrihen kombe të ndryshme) që sot ndodhet vetë në një krizë ekzistence, kur mund të bashkohemi fare mirë, këtu ku jemi?

Me cilën logjikë ,për 2 vëllezër nuk është mirë të shembin muret e shtëpisë për të bashkuar e forcuar familjet e tyre, por duhet presin të shkojnë në Bruksel, për tu bashkuar?

Çfarë bëri ndryshe Hoxha, Toptani, apo Zogu nga Berisha, në lidhje me këtë çështje, të damkosur nën Preambulën e Kushtetutës Shqiptare?

Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2