Monday, March 19, 2012

Parazitizmi, injoranca, miq të pushtetit shtypës

Kemi vënë re, sa herë që denoncojmë një padrejtësi, një shtypje ndaj qytetarit, një nëpërkëmbje të të drejtave themelore të njeriut, ka një kategori njerëzish që nuk ngurojnë (madje as virtualisht), të shprehin mbështetjen dhe përkrahjen e tyre, për të gjitha këto padrejtësitë që përjetojmë, duke u përpjekur të justifikojnë dhe ti japin kuptim ekzistencës së tyre.
Përpiqen me çdo kusht të justifikojnë ekzistencën e korrupsionit, madje deri diku ta shfaqin si alternativën më të mirë të zhvillimit, si domosdoshmëri jetike. Madje edhe njerëzit që përfitojnë prej korrupsionit, shifra marramendëse, duke abuzuar me gjithçka dhe kudo, mundohen të na i shfaqin si fatkeqë dhe korrupsionin si një lypje moderne ekzistenciale.

Janë po këta njerëz që pushtetin dhe të mirat që burojnë prej tij, i shohin si një pronë personale e të trashëgueshme, prej së cilës ata janë të përzgjedhurit e fatit për të na sunduar e shtypur në jetë të jetëve. Këta njerëz vegjetojnë dhe ekzistenca e tyre pothuajse nuk ndjehet fare, po njësoj si ekzistenca e një paraziti, që njëtrajtësisht të pi gjakun dhe nuk shkulet nga plaga, derisa të të mbarojnë të gjitha forcat.

Këta krimba parazitarë  zgjohen nga gjumi dhe ekzistenca e tyre ndjehet , pikërisht kur viktima e tyre nis të reagojë, të kuptojë, të kundërshtojë një padrejtësi.

Ata janë të gatshëm për të demoralizuar dhe mpirë çdo tentativë reagimi. Dalin prej hiçit dhe si përbindsha të tërbuar për të ruajtur parazitizmin e tyre, përdorin çdo mënyrë të imagjinueshme apo jo, vetëm për të arritur qëllimin e tyre: "neutralizimin e çdo reagimi".

Ata i duan njerëz të përhumbur, i duan njerëzit viktima e fatkeqë. Për ata ka rëndësi themelore që parazitimi i tyre të mos rrezikohet e të mos gjykohet. Po ashtu si krimbat parazitues, ata janë me mijëra dhe shumohen fare lehtë. Janë të aftë ti përshtaten çdo sistemi të mundshëm, duke ruajtur pozicionin e tyre parazitar, si një funksion i domosdoshëm në shoqëri njerëzore.

Ngulen në pikat më kyçe të sistemeve dhe zakonisht i gjen si nyje ndërlidhëse kudo ku ka shkëmbim të mirash materiale.
Por këta parazitarë malinjë ndahen në dy grupe themelore:

- Ata që përfitojnë drejtëpëdrejtë nga rrëmuja dhe mungesa e rregullit
- Ata, që nuk përfitojnë asgjë nga kaosi, por kanë zënë rradhën për të zëvendësuar parazitët veteranë.

Tek kjo kategoria e dytë, një pjesë të madhe e zënë injorantët, të cilët as nuk përfitojnë asgjë prej kaosit, por as nuk kuptojnë se cili është interesi i tyre. Gjithashtu nuk kuptojnë se çfarë duhet bërë dhe pse duhet bërë.

Këta lloj krimbash quhen vemje dhe pse janë më të vegjël e pa peshë, dallohen për nga numri i madh i përhapjes së tyre. Rrijnë gjithmonë pranë njëri-tjetrit. Ata urrejnë ndryshimin. Çdo ndryshim për ta është i pamundur dhe pa arsye. Për ta rruga e vetme dhe më e drejtë për t'u ndjekur është indiferenca dhe lëvizja e paorientuar. Vemjet e kësaj kategorie kanë frikë çdo organizim dhe organizëm. Injoranca që i karakterizon, ka arritur një stad pjekjeje dhe u është skalitur në karakter si virtyt, që prodhon realitet dhe argumente të panumërta. Ata nuk besojnë në asgjë dhe nuk shpresojnë në asgjë. Nuk janë kurrë të palumtur, sepse realiteti për ta është një film me skenar të mirëpërcaktuar, të cilin në rolin e spektatorit mbeten vetëm ta duartrokasin.

Injorojnë çdo tentativë për ndërgjegjësim dhe reagojnë ashpër, me ironi, tallje, përbuzje ndaj nismave të të tjerëve. Këto lloj vemjesh, specialitet të tyre kanë pikërisht shuarjen e çdo mendimi pozitiv, çdo shprese për ndryshim, çdo tentative për bashkim.
Me akuza e supozime nga më qesharaket, infektojnë përmes fjalëve dhe qëndrimeve të tyre edhe më të palëkundurit. Arrijnë të bëjnë të na duket normale çdo vjedhje, çdo abuzim postim, çdo shkelje, çdo tallje, çdo paturpësi. Depërtojnë pikërisht tek cipa e moralit, për t'u ushqyer më të, sa edhe familjes më të varfër, ku televizori duket një luks i një epoke të së ardhmes, askujt nuk i bën përshtypje që politikanët akuzojnë njëri-tjetrin me shifra miliona eurosh, ashtu si delet në vathë akuzojnë njëra-tjetrën për numrin e pleshtave.

Disa prej shprehjeve më karakteristike të tyre janë: S'bëhet Shqipëria me shqiptarë, nuk kemi për të ndryshuar kurrë, rracë muti, korrupsion dhe krim ka edhe në Amerikë, jetohet më mirë me alkool dhe me duhan, mjekët, arsimtarët, policët, eprorët, doganierët, gjyqtarët etj duhet të marrin rrushfet se kanë paga të ulta. Duhet korrupsioni informaliteti, anarkia.

Sa më shumë vemjet e krimbat të shtohen në një shoqëri, aq më tepër ajo shoqëri do të humbë moralin e saj, besimin, shpresën, reagimin dhe natyrshëm edhe qëllimin e saj.

Fundi i kësaj shoqërie, është si i një fruti të mbipopulluar nga krimbat.
 Shkroi: Stop Injorancës

Lindja e një feje në Perëndim

Islami ka kaluar përfundimisht në Perëndim. Jo në formën e një pushtimi, as të ndërrimit masiv të fesë, por nëpërmjet një zhvendosjeje vullnetare të popullsive myslimane, e cila vjen në Perëndim për të kërkuar punë ose kushte më të mira jetese. Kjo gjendje në pakicë e islamit nuk është krejt e re, por sot ajo merr më shumë rëndësi, sepse globalizimi po përshkon dhe vetë hapësirën tradicionale myslimane.


Në një kohë kur kufijtë mes qytetërimeve të mëdha po fshihen, shohim të shfaqen teori dhe lëvizje që synojnë pikërisht t'u rijapin jetë fantazmave të tyre: që nga "përplasja" te "dialogu" i qytetërimeve, duke kaluar nëpër komunitarizmin në të gjitha trajtat e tij, etnike ose fetare, duke vendosur kësisoj kufij të rinj, që s'kanë kurrfarë lidhje me një territor konkret. Ato nguliten në mendjet, sjelljet dhe ligjërimet. Dhe me t'u sajuar, për to nis lufta edhe me më shumë egërsi.


Në këtë kuptim, çështjet që po shtrojmë këtu nuk janë mirëfilli vetëm të islamit. Ato mund t'i formulonim kështu: rishpikja e një komuniteti fetar ideal, që bazohet vetëm mbi ushtrimin e besimit dhe përkushtimin vetjak, duke përjashtuar kështu traditat dhe kulturat specifike që lidhen me një vend apo hapësirë të caktuar gjeografike; krijimi i një fetarie që shihet si një mënyrë realizimi të vetes; pranimi tërësor dhe brutal i një jete që bazohet vetëm mbi praktikën fetare; perceptim i grupit të vet fetar si një pakicë e kërcënuar prej një mjedisi armiqësor (qoftë kur është fjala për fe të tjera, apo të mungesës së fesë); kërkesa ndaj shteteve të ndryshme për të njohur identitetin e një komuniteti fetar si të tillë, edhe kur ky përbën shumicën; kërkesa për ta gjetur kuptimin te një rikthim në bazat e Zbulesës, duke shmangur kështu filozofinë, kulturën dhe historinë; dhe, së fundi, parja e fetarisë vetjake dhe e besimit (atij të born again) si një e vërtete absolute, duke iu kundërvënë dijeve mondane.


Të gjitha këto i gjen sot edhe te krishtërimi. Objekti i këtij libri është pikërisht të studiojë transversalitetin e formave të evoluimit të islamit bashkëkohor: sesi, duke u nisur nga një Zbulesë dhe një histori vetjake, islami përshkohet prej prirjeve që i gjen dhe në fetë e tjera të mëdha? Është i njëjti transversalitet që shtrihet edhe në format e dhunës së radikalëve islamikë që janë më shumë shprehje e një kundërshtimi anti-imperialiste sesa e ndonjë tradite fetare.


"Riislamizimi" i mjedisit nuk është aspak vetëm një protestë identitare (siç thuhet kur bëhet fjalë për efektet që ka patur konflikti izraelo-palestinez në opinionin e myslimanëve të Francës), as ndonjë sintezë që bën të mundur të pajtohen së bashku besnikëria ndaj origjinës, moderniteti dhe autonomia individuale (siç dëshmohet në çështjen e perçes). Ai është edhe pjesë përbërëse e një procesi akulturimi, domethënë zhdukje e kulturave të origjinës në dobi të një forme oksidentalizimi.


Riislamizimi shoqëron këtë proces akulturimi, aq më tepër kur në të vërtetë, më shumë sesa një mënyrë reagim ndaj tij, ai ofron një mundësi për të jetuar e për t'u përshtatur me të.


Riislamizimi është vetëdija se identiteti mysliman, deri këtu i konsideruar thjesht si vetvetiu i kuptueshëm, sepse ishte pjesë e një tërësie kulturore të trashëguar, nuk mund të mbijetojë po s'u riformulua shkoqur, jashtë çdo konteksti kulturor specifik, qoftë ky europian ose lindor. Ai është i lidhur me vullnetin për të përcaktuar një islam universal, përtej kulturave specifike, brishtësia dhe karakteri historik i të cilave befas janë bërë të qarta.


Sigurisht, epoka e artë e qytetërimit arabo-mysliman mbetet e vlerësuar në të kundërt me periudhën koloniale: por kjo nostalgji supozon se ka pasur dekadencë. Ëhat ëent ërong?, siç thotë titulli i një libri të Bernard Leëis-it - Çka nuk eci? Përse "më e mira e feve është sot pasuri e popujve dikur masivisht të kolonizuar dhe sot rregullisht të poshtëruar, sa prej epërsisë ushtarake të kundërshtarëve të tyre (nga Palestina tek Iraku) aq edhe nga autoritarizmi dhe paaftësia e regjimeve të tyre politike?


Përse Islami është në Europë feja mbizotëruese në hapësirat ku ka përjashtim social? Ligjërimet nostalgjike, që sjellin ndërmend epokën e artë të islamit të kalifëve, nuk ofrojnë asnjë shpjegim, në mos atë të komplotit (kolonial apo sionist) aq më tepër që ky qytetërim klasik arabo-mysliman nuk është tamam një kulturë origjine, por një rindërtim pak mitik dhe ndonjëherë shkollor.


Sot shohim pra një vullnet për të bërë tabula rasa dhe për këtë ligjërimi i fondamentalizmit përbën një instrument të shkëlqyer: ai refuzon të kaluarën, tejkalon ndarjet bashkëkohore dhe propozon një model universal që shkon në kahen e akulturimit të përgjithshëm të shoqërive aktuale.


Zhvendosja shpreh më shumë një kërkim të universales sesa nostalgjinë për një vend ose një shoqëri që sidoqoftë, nuk janë modele pozitive (si Algjeria ose Pakistani sot), nga të cilët largohen për të gjetur një jetë më të mirë në Europë ose në Amerikë.
Si t'i lidhësh së bashku mërinë ndaj Amerikës dhe radhët përpara konsullatave amerikane për të marrë një vizë?


Ky kërkim universaliteti bëhet kundër kulturës së origjinës, por edhe kundër "kulturës perëndimore", që përpiqen ta sjellin edhe atë në një rast historik specifik. Kritika ndaj mëtimeve të qytetërimit europian të Iluminizmit se është universal (sidomos për përkufizimin e të drejtave të njeriut) është diçka që e gjen shpesh tek intelektualët e sotëm myslimanë, siç gjen dhe distancimin ndaj kulturave specifike të historisë arabo-myslimane, që nuk duan t'i ngatërrojnë me mesazhin kuranik.


Islami në Europë jepet njëherësh si "i pamishëruar" në pikëpamje kulturore dhe sociale, domethënë që nuk pranon të jetë një fe "etnike" dhe shprehje e një kulture të importuar, çka do të ishte në kundërthënie me mesazhin e tij të universalitetit. Myslimanët ushtrues të fesë nuk duan të përcaktohen si arabë, turq apo pakistanezë, por si myslimanë duke iu shmangur me këtë edhe diferencimit social dhe ekonomik, që njëherësh i ndan ndërmjet tyre dhe i veçon nga pjesa tjetër e shoqërisë. Por, duke e bërë këtë, ata shtrojnë nga ana e vet pyetjen e thekët që i ka munduar antropologët dhe historianët perëndimorë: a ka një thelb të islamit përtej mishërimeve të tij kulturore?


Përktheu nga frëngjishtja Aleko Minga

Autori
Olivier Roy (1949), që vjen në botimet shqip nga IDK, Tiranë 2011, me të parën vepër në fushën e politologjisë "Globalizmi i Islamit", është ndoshta shkrimtari më provokues dhe më novator sot për islamizmin. Me përhapjen e islamit në mbarë botën, është bërë vështirësisht e dallueshme lidhja që bashkon një fe me një shoqëri a territor të caktuar. S'duhet harruar se sot, kryesisht në sajë të emigracionit, pothuajse një e treta e gjithë myslimanëve jetojnë në vende ku ata përbëjnë një pakicë. Siç na shpjegon O.Roy, sot në botën myslimane vërehet një skizmë mes lëvizjeve tradicionale myslimane, nga njëra anë, dhe militantëve rrënjëdalë, të cilët rreken të krijojnë një umma (apo bashkësi myslimane) imagjinare, që s'ka lidhje me ndonjë shoqëri apo territor të caktuar, nga ana tjetër. Olivier Roy sjell një tablo të detajuar të universit kompleks të lëvizjeve të shumta ekzistuese islamike.
I njohur si një ndër autoritetet më me emër në botë për Islamin politik, si dhe Lindjen e Mesme, Olivier Roy është aktualisht drejtor i studimeve i Shkollës së Studimeve të Larta në Shkencat Sociale, në Paris.

Hungarezët

Hungarezët apo magjirët, kapë territorin e Panonisë antike. Lahovari thotë për hungarezët se në shek. e VII-të gjendeshin midis Donit dhe Vollgës. Nën presionin e fiseve të tjera aziatike, hungarezët e ndarë në 7 fise dhe me të cilët u bashkuan edhe tri fise turko-tartare, morën rrugën drejt perëndimit dhe në shek. e X-të u vendosën në Panoni të Ilirisë.
Pavarësisht fiseve turko-tartare që ata morën me vete, hungarezët ishin një popullsi e bardhë, e emigruar ndoshta nga jugu i maleve Urale, por jo-sllave.
NJë pjesë e madhe e panonëve ilirë vendas, padyshim ka ruajtur rol në krijimin e kombit hungarez. pasi edhe pse mund të kenë emigruar drejt perëndimit, një pjesë e tyre ka mbetur në territorin e parë të tyre.
Një fakt i fortë që tregon se hungarezët kanë racë panone ilire është fakti se ata janë brakicefal, si ilirët dje e shqiptarët sot.
Kjo tregon se popullsia hungareze sot, pavarësisht gjuhës që flet, është një popullsi që në pjesën më të madhe të saj, ka origjinë ilire.

Baltët

Baltët janë pasardhësit direkt të popullit baltë që në antikitet ka emigruar nga jugu u Evropës drejt veriut dhe ka pasur një grup etnik të njëjtë me ilirët. Pasardhës të baltëve sot janë Letuania dhe Letonia dhe në mesjetë ka qenë edhe Prusia që quhej Borusia.
Prusit ishin ata që krijuan edhe kombin gjerman, por në shek. XX-të. Prusia gjermane u nda midis vendeve fituese të luftës, pra midis sllavëve. Letonia dhe Lituania ruajnë edhe sot një gjuhë të tyre dhe kanë ruajtur deri vonë fenë e vjetër Evropiane, druizmin. Ata janë kristianizuar shumë vonë, rreth shek. të XV-të.
Finlandezët dhe estonët kanë etnicitet të njëjtë dhe mendohet se e kanë origjinën nga jugu i maleve Urale. Megjithatë, ata janë një popullsi, që shpesh quhen dhe si të një rrace me skandinavët. Flasin një gjuhë që quhet hungro-file dhe janë një popull i qetë, që gjithmonë ka parë punën e vet. Nga të dhënat antropologjike, pjesa më e madhe e popullsisë, është si ajo skandinavëve.

Friday, March 16, 2012

KORIFEJTË E ALBANOLOGJISË, Petro Zheji, Dhimitër Pilika, Aristidh Kola ... dhe qëndrimi ndaj Tyre

Vitet e fundit në një mënyrë të një pasnjëshme lexuesi shqiptar është vënë në kontakt me botime të pjesëshme apo të plota të studimeve të ndryshme në fushën e albanologjisë. Kemi studime në fushën e linguistikës, në fushën e etnokulturës së trashëguar në etnografi, në simbolikë, në këngët-legjendat e mitet popullore, në fushën e shqyrtimeve të li-teratures së lashtë që paraqet përshkrimin e miteve të lashta (të njohura si greke) dhe trashëgimia e tyre etj. Dhe ndërsa kemi të bëjmë me autorë të huaj si Edwin Jacques, Robert d’Angely, Mayani etj. Vend përfundimtar që vendosin gurët e themeleve në fushën e albanologjisë, dhe jo vetëm kaq, janë autorët vendas si Petro Zheji, Dhimitër  Pilika dhe Aristidh Kola (arvanitas i Greqisë). Ne përmendëm këtu vetëm disa nga autorët bashkëkohërë duke lënë mënjanë studjues që vijnë që nga periudha e rilindjes europiane me linguistët gjermanë (mbi gjuhët indoeuropiane dhe lidhja me pellazgjishten e gjuhëve të sotme- shek.XIX) apo Rilindasit tanë pasi këta të fundit mund të themi se pavarsisht nga vlera për kohën ata pak a shumë kanë ndriçuar drejtimin nga duhet të ecet ndërsa autorët shqiptar që përmendëm kanë vendosur përfundimisht Gurët e Themelit të një ngrehine që quhet historia e shoqë-risë njerëzore e fosilizuar në gjuhësi, në mitologji e etnokulturë në përgjithësi. 
Secili në drejtimin që ka trajtuar është i përveçshëm dhe i padiskutueshëm për rëndësinë që përmbajnë. Ja cili është thelbi i secilit prej tyre.
 Petro Zheji!
Në fushën e linguistikës sjell Zbulimin që për dimensionin hapësinor përfshin gjithë gjuhët e globit, për dimensionin kohor nuk mund të quhet as zbulim i dekadës apo i shekullit por i së paku tre mijë viteve të fundit, në dimensionin depërtues është një zbulim që bëhet present në të gjitha degët e dijes së shoqërisë njerëzore. Po cili është ky zbulim?
Fakti i panjohur deri tani se Fjala, që njeriu i globit tokësor përdor, nuk është produkt i një procesi evoluitiv të zhvillimit të njeriut, por një proces ku njeriu ka marrë gjuhën të gatshme në përdorim si mjet i transmetimit të mendimit nga një Dije që vjen shumë e plotë dhe e saktë mbi ekzistencën.
Sigurisht ky zbulim është tejet tronditës pasi ka të bëjë me një formim të tërë njerëzor që së  paku prej tre mijë vitesh vjen krejt i ndryshëm. Është ky fakt që gjatë studimit të Petro Zhejit, ndërsa të gjitha nocionet e shtjelluara arrin të kapërdish lehtësisht, të ndjehesh tejet i lodhur nga një peshë që quhet tronditje në koshiencë.
Fjalë të gjuhëve të ndryshme por të të njëjtit kuptim në familje të ndryshme gjuhësore (latine, sllave, gjermanike etj.) kanë tingëllime të ndryshme pasi përdorin bashkёtingëllore të ndryshme. Por kur i zbërthen në rrokje apo edhe në bashkëtingëllore që ju kanë humbur zanoret shoqëruese; ja se çfarë zbulohet !Secila rrokje merr një funksion të caktuar si emër, mbiemër ose folje. Dhe të gjitha së bashku përbëjnë fjalinë e plotë që shpjegon kuptim që bart kjo Fjalë kur është e pazbërthyer.
Pikërisht ky zbërthim dhe lexim i këtyre fjalive të ngurtësuar brënda fjalëvë të gjuhëve të globit arrihet në saj të faktit se këto rrokje në gjuhën shqipe kanë kuptim sipas pozicionit që zënë brënda fjalisë (si emër, mbiemër apo folje). Ёshtё ky fakt qё e vendos gjuhёn shqipe nё bazamantin prej tё cilave kanё rrjedhur gjuhёt e botёs. Pra ёshtё gjuhё e  parё.
Nuk do të ndalem këtu për mekanizmin e vërtetimit të këtij Zbulimi që ka ndërtuar Petro Zheji, Algoritmit Simbolik, një metodë krejt moderne për shkencat bashkëkohore, pasi është jashtëzakonisht pak për një artikull, shtjellimi i një metode që mbasi bën vërtetimin e teoremës fillon e të futet në të gjitha degët e Dijes duke i bërë përfundimisht këto të fundit lehtësisht të depërtueshme tek njëra tjetra (fillozofinë, teologjinë fizikën, astronominë etj.).
Por le të mjaftohemi duke nxjerrë në pah vetëm faktin se ndërsa Dijet e ndryshme shkencore vazhdojnë rrugën e zbulimeve duke na çuar gjithnjë e më tepër jashtë globit tokësor, ajo që gjejnë dhe vërtetojnë (mekanika kuantike e matematika moderne) pra të gjitha përfundimet e tyre janë në mijra vite tashmë të fosilizuar brënda Fjalës këtij mjeti të transmetimit të mendimit. Pra nё fakt nuk sjellin gjё tjetër pёr Krijuesin e Fjalёs apo tё Gjuhёsisё.  
Ky është thelbi i Petro Zhejit që nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka dhënë Dijeve shkencore rrugën e gjetjes së Lindjes dhe Vazhdimsisë së Historis së Jetës së Njeriut mbi Tokë.
Dhimitër Pilika!
Tashmë mbas zbulimit të Petro Zhejit puna gjigande e një tjetër korifeu, e Dhimitër Pilikës, gjen rëndësinë e vërtetë.
Pasi kemi mësuar se është një moment e parё ku Njeriu i Tokës merr në përdorim mjetin e transmetimit të mendimit Fjalën, si një mjet i bazuar në vet të Vërtetën e Ekzistencës, vjen momenti i dytë që shoqëron në vazhdimsi zhvillimin e tё parёs.
Pra, kjo popullsi qё bart Fjalёn zhvillon dhe vet Jetёn ku e pёrdor kёtё Fjalё. Pra punon (vjel tё mirat materiale nga natyra), dashurohet dhe martohet me partnerin, lind fёmijё, gёzon, lodron, konkuron, lufton e kёshtu me rradhё, pra jeton Jetёn nё Shoqёrinё Njerёzore duke zhvilluar kёshtu, ngjarje pas ngjarjesh, tё rёndёsishme e tё parёndёsishme, historinё qё zё vend nё kujtesën e brezave si shpjegim i fenomeve qё kanё tё bёjё me tё Vёrtetёn e Ekzistencёs. Dhe i gjithё ky proces trashёgohet nёpёrmjet Gojёdhanave, Miteve, Le-gjendave, Kёngёve, Valleve, Veshjeve, Zakoneve e Traditёnё pёrgjithësi e cila e ka formatuar tashmё brenda vetes Tё Vёrtetёn e Ekzistencёqё nё Lёmin e Historisё quhet Mitologji.
Kjo ёshtё arsyeja qё shqyrtimi i etnokulturёs nё pёrgjithsi tё çon nё pasqyrimin e Mitologjisё sё Lashtё nё jetёn e asaj popullsie etnokulturёn e sё cilёs merr nё shqyrtim. Sa mё e pasur tё jetё kjo etnokulturё aq mё pranё Mitologjisё Origjinale ёshtё ajo popullsi. Kjo ёshtё arsyeja qё sigurisht popullsia qё bart gjuhёn e parё bart nё etnokulturё Mitologjinё nё formёn mё tё plotё.
Kjo ёshtё arsyeja qё shqyrtimi i Etnokulturёs Shqiptare tё çon drejt vёrtetimit tё njё pasnjёshme tё faktit se figurat mitologjike qё qytetёrimi perёndimor i trashёgon tё shkruara nga greqishtja e lashtё mbi letra papirusi, popullsia shqiptare i ka tё mёshiruar nё onomastikё (toponime e antroponime), nё zakonet dhe emёrtesat e tyre, nё shenjat simbolike tё veshjeve, nё ritet e vallet e kёngёt e legjendat ndёr breza pa dallim moshe e seksi. Kёshtu dёgjon si pa tё keq bariun nё mal tё Çikёs tё tё thotё kur shkreptine e bubullinё «ja dhe Zeusi po bёn dashuri me Ledёn»,  pa çka se nuk ja ka idenё e Mitologjisё sё lashtё Greke. Pikёrisht pasqyrimit tё thellё nё jetёn e popullit shqiptar tё Mitologjisё sё Lashtё, qё njihet si Mitologjia Greke, ia ka kushtuar punёn e jetёs sё tij i madhi Dhimitёr Pilika. Nё kёtё kuadёr ai ka shpalosur kёtё pasqyrim nё qindra “albanicat” e tij tё hulumtuara nga treva jonё mёmё a po nga arkivat e botёs duke e shtrirё nё shumё drejtime si:
*Nё simbolikёn pellazgjike dhe bartjen e tyre nё veshje e kёngёt shqiptare.
*Nё traditёn shqiptare si pasqyrim i botёkuptimit pellazg.
*Nё vulёn qё pёrdornin dyert e mёdha shqiptare nё shekuj me simbole pellazge.
*Me onomastikёn (toponime dhe antroponime ilire).
*Mite etj.
Ky ёshtё dhe thelbi i Dhimitёr Pilikёs qё i tregon Dijes botёrore se Mitologjia e Lashtё nuk ёshtё as njё shpjegim naiv i botёs kur njeriu shihte yjet nё qiell e fillonte fantazonte dhe as njё shpikje nё laboratorёt e filozofёve e shkrimtarve tё lashtё tё periudhёs sё shkёlqimit tё Greqisёsё Lashtё. Jo, Mitologjia ёshtё vetё Jeta e asaj popullsie qё e ka bartur Botё kutimin Mitologjik dhe Historinё qё shtjellohet brёnda tij. Dhe ёshtё po ajo popullsi qё bart dhe Gjuhёn e Parё.
Aristidh Kola!
Nё po tё njёjtёn rrugё tё Dhimitёr Pikikёs, por nё njё mёnyrё tjetёr, ёshtё edhe njё tjetёr korife i albanologjisё, Aristidh Kola.
Pasi ёshtё njё njohёs i shkёlqyer i literaturёs sё lashtё, qёnёsia shqiptare e çon drejt shqyrtimit tё hollёsishёm dhe nё pёrfundimin se tё gjitha historitё e fiseve tё lashta helene qё bёnё dhe shkruan histori, nuk janё gjё tjetёr veçse historitё e lёvizjeve dhe bёmave tё fiseve Ilire, qё krijonin histori nё trevёn Ballkanike. Merr nё shqyrtim legjendat e lashta, Merr nё shqyrtim shkrimet e lashta etj. Pra, ndёrsa flitet pёr fise me emёrtesa tё ndryshme si Lelejёt, Karetё, Eubetjanё a Tibet-janё (Thivjanё) a Eolas etj, ato nuk janё gjё tjetёr  veçse fise Ilire apo me origjinё  Pellazgjike tё zbritura nё trevat e Greqisё sё lashtё qё realizojnё historinё e asaj kohe. Dhe ky fenomen ka ndodhur nё vazhdimsi deri nё ditёt tona nё kёtё trevё qё quhet Greqi. Ky ёshtё pra edhe thelbi i Arstidh Kolёs.
Shkurtimisht!
Bёjmё me dije se nё punёn e albanologjisё sё vёrtetё, dekadat e fundit kanё dhёnё vlera tё jashtёzakonshme edhe shumё studjues tё tjerё qё rrokin shumё disiplina si:
Mbi zbulimet hematologjike (F. Nikoleti, L.Benusi, A. Zhuzhuni) mbi shpёrndarjen e grupeve tё gjakut O, A, B, AB, Rho (D), M, N, MN.
*Antigjeneve A, B, C, D, M, N.
*Sistemeve A B O.
*Rhesus e MNS  si dhe faktorin Rho(D) qёi fal kombit shqiptar veçantinё  e njё primati Europian.
*Zbulimet antropologjike, nga antropolog tё ndryshёm deri tek ai i shquar grek Pulianos, ku pohohet se ndёrsa Pellazgёt janё brakicefalё ndёrsa Grekёt e vjetёr dolikocefale(E.Pitari) janё tё vetmit shqiptarёt qё e trashёgojnё nё masёn mё tё madhe kafkёn brakicefale.
*Nё fushёn e pasqyrimit te etnokultures – krahinore nё treva jo me, shqiptare nga Gjok Dabaj (Shestani), vepёr me pёrmasa akademike.
*Në fushën e linguistikës një tjetër arvanitas i madh Niko Stillo (HISTORIA E SHENJTË E ARVANITËVE ).
Por, ne jemi pёrqёndruar tek kёta tre korifej pёr ti rёnё shkurt se kemi tё bёjmёme njё artikull, ndёrsa pёr pjesёn tjetёr nёse do ti hynim njё  shtjellimi pёrfundimet do tё ishin po tё njёjta.
 Tё pёrbashkёtat!
Dhe, duke vazhduar shqyrtimin e kёtyre korifejve tё albanologjisё nё pasqyrimin e veçantisё tё secilit, zbulojmё se kanё edhe tё pёrbashkёta si:
*.Qё tё tre i kanё kushtuar jetёn.
*.Qё tё tre jo vetёm nuk janё vlerёsuar por janё persekutuar:
Petro Zheji, që para 30 viteve që ka bërë Zbulimin është persekutuar nga kolegë, shoke të afërm deri në kërcënim për jetën. Kjo është arsyeja që ky zbulim njihet nga ne, vetëm mbas tre dekadave.
Dhimitër Pilika, pas ardhjes nga Çekosllavakia me 30 arka me “albanica”, ku pasqyrohej puna shumëvjeçare e bërë prej tij në katedrën e albanologjisë, të krijuar po prej tij në universitetin Pragës, mbas disa viteve pune në Akademi internohet pa asnjë shkak në një nga fshatrat e Myzeqesë, ku jetoi dhe punoi si mësues 8-vjeçareje për 3 vjet dhe nga ku vetëm pas një sëmundjeje dhe në saj të mbështetjes së miqve të tij u kthye në Tiranë ku dhe vazhdoi, i mbyllur në shtëpi, të rishkruaj (pasi dokumentacioni i tij studimor ishte sekuestruar si punim i një armiku të rrezikshëm) veprën e tij madhore mbi pellazgët që në fakt është një volum prej 2600 faqesh.
Aristidh Kola, duke qenë se la edhe profesionin e vet si avokat duke iu perkushtuar rrugës studimore, kërcënohet deri në marrjen e jetës dhe pengohet vazhdimisht në botimet e tij shkencore. (Ne fakt ka vdekur ne rrethana te dyshimta, thuhet  i helmuar, Red. imi  K.M) 
1.Qё tё treve veprat nuk janё marrё nё shqyrtim nga Akademia e Shkencave Shqiptare. Pёrkundrazi mbasi heshtet publikisht (arma mё e mirё kjo pёr tё vrarё  vlerёn) pasi nuk bёhet asnjё prononcim qoftё dhe kritik nga ata qё mbajnё gradat dhe emrat nё kёto lёme tё Dijes, pёrfliten tinzёrisht. Janё pikёrisht kёta titullarё dhe mbajtёs gradash shkencorё qё nёn buzё apo duke pёr dredhur buzёt tё thonё sikur tё bёjnё nder se ”ju vjen keq por nuk janё tё pranueshёm, nuk vijnё nga akademia, nuk janё shkencorё  apo nuk i pranon bota».
2.Qё tё tre ose i janё nё nёshtruar njё publiciteti diletant, nga gazetarё jo kopetentё por dashamirёs tё fushёs, qё pa dashje shtojnё nga vetja duke dizinformuar ose nga shkronjёs qё dinё mirё se çthonё dhe shtёrmbёrojnё qёllimisht e tё thёnёn e bёjnё tё pathёnё.
3.Qё tё tre nuk janё sponsorizuar as nga fonde qё vihen nё  dispozicion nga buxheti i shtetit pёr kёto punime, as nga biznesmenё shqiptarё qё rrahin nё vazhdimsi gjoksin pёr patriotizёm. Qё tё tre ose kanё sakrifikuar edhe atё pak ekonomi qё kanё pasur ose janё ndihmuar nga dashamirёs dhe ndihmёs tё tjerё albanologё qё pёr nga pikёpamja ekonomike janё «ku thёrret qameti” e megjithatё heqin nga buka e fёmijёve, nё kuptimin real dhe bёjnё tё mundur  botimin e veprave tё tilla me pёrmasa botёrore qё kjo Dije tё mos shkojё vetёm tek fёmijёt e biznesmenёve apo pushtetarёve qё rrahin gjoksin pёr patriotizёm me xhepin plot por tёshkoj dhe tё bёhet e pranishme pranё fёmijёve tё tё gjithё botёs.
Qё njerёzimi tё mёsojё dhe tё edukohet me faktin se nё kёtё botё ka vend pёr tё gjithё, tё dashurohen, tё trashёgohen e tё gёzohen pa qenё nevoja tё bёjnё luftё e vёllavrasje deri nё shkatёrimin e vet globit apo deri nё pamundёsisё pёr tё jetuar mё nё tё.
4.Kjo ёshtё e vёrteta me tё cilёn duhet tё çedukohen brezat e vjetёr dhe tё edukohen brezat e rinj pёr ti thёnё tё keqes NDAL pasi Jeta ёshtё Krijuar pёr ta Jetuar. Kjo e vёrtetё mёsohet dhe kuptohet kur njihet pikёrisht historia e Vёrtetёe Ekzistencёs sё njeriut mbi Tokё. Dhe nё kёtё edukim detyrёn parёsore e ka bartёsi i kёsaj, historie, bartёsi i asaj Dije nё formё Gjuhёsie dhe Mitologjie tё parё.
5.Kёtu merr spunto rёndёsia misionare pёrpara shoqёrisё njerёzore qё ka popullsia shqiptare nё shpalosjen e Etnokulturёs sё Vet deri nё hollёsi si bartёsi i vetёm autentik i Fillesёs.
6.Kёtu merr shtysё dhe rёndёsia misionare qё merr Akademia dhe Shteti Shqiptar ndaj Kulturёs Botёrore, pёr ti thёnё tё vёrtetat si Urtia mё e madhe e njerёzimit, qё nuk ёshtё marrё deri tani parasysh.
Nga sa thamë më sipër lind pyetja e thjeshtë:
A është normale kjo shfaqje armiqësore e penguese ndaj fenomentit  “Albanologjia e Vërtetë” ?
Për të kuptuar në është normale apo jo dhe cila është normalja në se ky fenomen do të shfaqej në vendet perëndimore po marrim një shembull. Shikoni Gjermaninë në dy shekujt e fundit (shek. XIX - XX) në lëmin e studimeve etnokulturore (linguistik, arkeologji etj.).
1.Mbas linguistit anglez, Sir William Jones (1786), i cili përcaktoi sanskritishten, latinishten, greqishten, të dala nga një trung, vijnë në vazhdimësi lunguistët gjermanë që hedhin shumë dritë mbi origjinën indoeuropiane të gjuhëve, lidhjen e tyre me sanskritishten etj. Në këtë kuadër e rëndësishme për ta, ka qenë pozicionimi i gjuhës gjermane dhe racës së tyre në këtë lashtësi.
2.Ajo që ka pasuar ambjentin shkencor dhe kulturor të Gjermanisë ka qenë investimi në të gjitha fushat e hulumtimeve etnokulturore deri në ekspedita që shkojnë në fund të Indisë për të gjetur rrënjët e tyre ariane. Kjo prirje për origjinë me vlerë çoi deri tek lindja e fenomenit nazist që e ktheu në kundërvlerë dijen shkencore e cila bart në thelb vetëm humanizëm.
3.Pra, ashtu si nё Gjermani nё çdo shtet ndesh njё pёrkushtim nё shpalosjen e vlerave etnokulturore si trashgimtare me vlerё. Pavarsisht politizimit tё tyre dhe kthimit nё njё motivim tё se keqes, vetё kёta shkencёtarё janё mirёpritur si vlera tё patjetёrsueshme pёr kombin e tyre.
[Meqë i zumë linguistët gjermanë me gojë le të japim edhe disa shëmbuj në lidhje me atë çfarë ata kanë përcaktuar për gjuhën shqipe:
-Viti 1850, linguisti Schleicher arriti të vërtetojë se shqipja i takon gjuhëve indoeuropiane, më e afërta me të është greqishtja e lashtë, është degë e pellazgjishtes prej së cilës rrodhën greqishtja dhe latinishtja.
-Viti 1853, Gerg von Hahn, me anë të shqipes arriti të shpjegojё disa emërtesa me origjinë Ilire dhe disa emërtesa nga greqishtja e lashtë, të cilat nuk merrnin shpjegim me greqishten. Shqipja është bija e ilirishtes.
-Viti 1854, Borr (Vorr), e përcaktoi gjuhën shqipe si gjuhë indoeuropiane pa degëzime apo të afërme të saj. Dhe vetvetiu lind pyetja ”po linguistët tanë si i kanë pasuar ata gjermanë”?]
Kjo ёshtё ajo qё ka ndodhur nё çdo vend tё zhvilluar nё dy shekujt e fundit dhe qё vazhdon edhe sot. Shikoni ”fenomenin e origjinёs” sot nё vendin mё tё demokratizuar, SHBA. Tendecё gjithёpёrfshirse pёr tё treguar njё origjinё nga vende qё kanё vlera kulturore pёr historinё e njerёzimit. etj.
Pra, kudo dhe kurdo vlerave ju bёhet vendi i nderit. Po tek ne?
Nga periudha otomane vlen tё pёrmendet fakti se pushtuesit turq ndalonin rreptёsisht gёrmimet arkelogjike nё trevёn tonё pёr tё mos lejuar zgjimin e ndёrgjegjes mbi vlerat e lashta tё origjinё sonё. Po ne kemi 100 vjet, qё jemi çliruar nga ky zaptim. Si ёshtё puna?
Pёrse akoma Akademia dhe Institutet Studimore pёrkatёse brenda saj nuk janё shprehur akoma mbi vlerёn e kёtyre veprave. Sa dekada duhet tё kalojnё qё tё tregojnё nё mёnyrё shkencore se kёto vepra nё fakt nuk kanё vlerё? A nuk ka tё drejtё lexuesi taksapagues shqiptar, qё i blen kёto vepra pёr t'u edukuar e kulturuar veten dhe fёmijёt e tij, tё dijё nё se kёto punime kanё vёrtetё vlerё shkencore prej atyre pёr tё cilёn dhe i paguan?  Pёrse duhet tё persekutohen studiues qё i kushtojnё jetёn punimeve shkencore nё njё kohё qё ne kemi 100 vjet qё jemi çliruar nga regjimi otoman?
A duhet qё frazёn «ёshtё tragjedi, tej çdo pёrfytyrimi, qё kjo racё e madhe dhe shumё e lashtё tё katandisej nё kёtё gjёndje, e cila meriton tё quhet skandali i qytetёrimit europian», e dijetarit dhe politikanit tё shquar amerikan (1914) George Fred Williams ta pranojmё si rёndёsinё  e njё fakti pёr tё treguar se fajtor janё europianёt?
Ёshtё kёtu dhe vetёm kёtu tek ne kjo e keqe. Nuk kemi pse presim qё tё organizojnё fondacione dhe te presim nga institutet e huaja Sesione Shkencore mbi Zbulimet e Petro Zhejit, por duhet tё jemi ne qё ti ftojmё tё huajt nё shtjellimin e tij shkencor, jo thjesht pёr nderin se Petro Zheji ёshtё shqiptar, por se kemi tё bёjmё nё thelb me gjuhёn tonё Shqipen. E tё huajt duhet ta nisin sё pari nga mёsimi i saj.
Nuk kemi pse tё presim qё studjues tё huaj tё  hedhin dritё mbi vlerat etnokulturore shqiptare si bazamente tё asaj europiane nё muzikё, kёrcime, apo etnografi nё pёrgjithsi pasi sado tё konstatojnё dhe tё studjojnё ata gjithmon do tё ngelen kontake qё vijnё nga jashtё. Ndёrsa ne mund ti japim nё  njё mёnyrё tё plotё dhe tё sistemuar kёto vlera ashtu siç janё tё krijuara brenda rregullave rigorozisht pёr tu zbatuar nga bartёsi, etj.
Jemi ne qё duhet tё japim pёrgjigje pse niveli mё i lartё i punёve studimore shkencore tё Instituteve tona Studimore ёshtё mbledhja dhe ruajtja sistematike i informacionit qё vjen pёrkatёsisht nё çdo degё tё dijes dhe jo vetem analizimi i tyre.
Pikёrisht analizimi ёshtё dhe puna shkencore qё duhet tё sjelli pёrfundime tё vёrtetueshme dhe qё i shtrijnё mё tej rrugёt e dijes. Qё do tё thotё nёse kemi njё mbledhje serioze mbi trashёgiminё muzikore nё tё gjitha aspektet e saj, kjo duhet tё pasohet me analizёn se nga vjen çdo fenomen i shfaqur brenda saj dhe shtrirja nё kohё e hapёsirё.
Ose nёse kemi gёrmime arkeologjike masive, kjo duhet tё pasohet me analizёn e hollёsishme e shumёplanёshe tё gjetjeve nё mёnyrё qё tё pёrftojmё pёrfundime qё hapin drejtime tё tjera pёr gёrmime arkeologjike etj. Dhe jo tё lejohet deri tek folësi i lajmeve qё pasi etiketon, pa tё keq  Apolloninё greke, tё njofton mbi gjetjet e reja.
Si ka mundёsi qё nuk njihet procesi Analizë shumёplanёshe e Argumentit apo e faktit? Kjo ka ardhur se niveli intelektual i punonjёsve tё Instituteve nuk i ёshtё pёrgjigjur dot apo nuk ёshtё  lejuar qё ta bёjё kёtё. Le tё na i japin vetё studiuesit e Instituteve kёtё pёrgjigje nё kёto ditё reformimi. Ajo qё do tё pёrbёnte njё lutje pёr ta, ёshtё qё puna  e kryer deri tani nga Institutet tё ruhet si diçka e shenjtё, pasi mbi to nis puna shkencore e vёrtetё.  
Shёnim: Ky artikull ёshtё publikuar nga autorja "Eva Brinja" nё shtator tё vitit 2006  nё organet e shtypit tё pёrditshёm shqipar, por pёr nga  vlerat qё mbart, informacioni qё na sjell dhe rёndsia e veçantё qё ka, ky i takon aktualitetit tё tё gjithё kohёrave. Kol  Marku