Kemi vënë re, sa herë që denoncojmë një padrejtësi, një shtypje ndaj qytetarit, një nëpërkëmbje të të drejtave themelore të njeriut, ka një kategori njerëzish që nuk ngurojnë (madje as virtualisht), të shprehin mbështetjen dhe përkrahjen e tyre, për të gjitha këto padrejtësitë që përjetojmë, duke u përpjekur të justifikojnë dhe ti japin kuptim ekzistencës së tyre.
Përpiqen me çdo kusht të justifikojnë ekzistencën e korrupsionit, madje deri diku ta shfaqin si alternativën më të mirë të zhvillimit, si domosdoshmëri jetike. Madje edhe njerëzit që përfitojnë prej korrupsionit, shifra marramendëse, duke abuzuar me gjithçka dhe kudo, mundohen të na i shfaqin si fatkeqë dhe korrupsionin si një lypje moderne ekzistenciale.
Janë po këta njerëz që pushtetin dhe të mirat që burojnë prej tij, i shohin si një pronë personale e të trashëgueshme, prej së cilës ata janë të përzgjedhurit e fatit për të na sunduar e shtypur në jetë të jetëve. Këta njerëz vegjetojnë dhe ekzistenca e tyre pothuajse nuk ndjehet fare, po njësoj si ekzistenca e një paraziti, që njëtrajtësisht të pi gjakun dhe nuk shkulet nga plaga, derisa të të mbarojnë të gjitha forcat.
Këta krimba parazitarë zgjohen nga gjumi dhe ekzistenca e tyre ndjehet , pikërisht kur viktima e tyre nis të reagojë, të kuptojë, të kundërshtojë një padrejtësi.
Ata janë të gatshëm për të demoralizuar dhe mpirë çdo tentativë reagimi. Dalin prej hiçit dhe si përbindsha të tërbuar për të ruajtur parazitizmin e tyre, përdorin çdo mënyrë të imagjinueshme apo jo, vetëm për të arritur qëllimin e tyre: "neutralizimin e çdo reagimi".
Ata i duan njerëz të përhumbur, i duan njerëzit viktima e fatkeqë. Për ata ka rëndësi themelore që parazitimi i tyre të mos rrezikohet e të mos gjykohet. Po ashtu si krimbat parazitues, ata janë me mijëra dhe shumohen fare lehtë. Janë të aftë ti përshtaten çdo sistemi të mundshëm, duke ruajtur pozicionin e tyre parazitar, si një funksion i domosdoshëm në shoqëri njerëzore.
Ngulen në pikat më kyçe të sistemeve dhe zakonisht i gjen si nyje ndërlidhëse kudo ku ka shkëmbim të mirash materiale.
Por këta parazitarë malinjë ndahen në dy grupe themelore:
- Ata që përfitojnë drejtëpëdrejtë nga rrëmuja dhe mungesa e rregullit
- Ata, që nuk përfitojnë asgjë nga kaosi, por kanë zënë rradhën për të zëvendësuar parazitët veteranë.
Tek kjo kategoria e dytë, një pjesë të madhe e zënë injorantët, të cilët as nuk përfitojnë asgjë prej kaosit, por as nuk kuptojnë se cili është interesi i tyre. Gjithashtu nuk kuptojnë se çfarë duhet bërë dhe pse duhet bërë.
Këta lloj krimbash quhen vemje dhe pse janë më të vegjël e pa peshë, dallohen për nga numri i madh i përhapjes së tyre. Rrijnë gjithmonë pranë njëri-tjetrit. Ata urrejnë ndryshimin. Çdo ndryshim për ta është i pamundur dhe pa arsye. Për ta rruga e vetme dhe më e drejtë për t'u ndjekur është indiferenca dhe lëvizja e paorientuar. Vemjet e kësaj kategorie kanë frikë çdo organizim dhe organizëm. Injoranca që i karakterizon, ka arritur një stad pjekjeje dhe u është skalitur në karakter si virtyt, që prodhon realitet dhe argumente të panumërta. Ata nuk besojnë në asgjë dhe nuk shpresojnë në asgjë. Nuk janë kurrë të palumtur, sepse realiteti për ta është një film me skenar të mirëpërcaktuar, të cilin në rolin e spektatorit mbeten vetëm ta duartrokasin.
Injorojnë çdo tentativë për ndërgjegjësim dhe reagojnë ashpër, me ironi, tallje, përbuzje ndaj nismave të të tjerëve. Këto lloj vemjesh, specialitet të tyre kanë pikërisht shuarjen e çdo mendimi pozitiv, çdo shprese për ndryshim, çdo tentative për bashkim.
Me akuza e supozime nga më qesharaket, infektojnë përmes fjalëve dhe qëndrimeve të tyre edhe më të palëkundurit. Arrijnë të bëjnë të na duket normale çdo vjedhje, çdo abuzim postim, çdo shkelje, çdo tallje, çdo paturpësi. Depërtojnë pikërisht tek cipa e moralit, për t'u ushqyer më të, sa edhe familjes më të varfër, ku televizori duket një luks i një epoke të së ardhmes, askujt nuk i bën përshtypje që politikanët akuzojnë njëri-tjetrin me shifra miliona eurosh, ashtu si delet në vathë akuzojnë njëra-tjetrën për numrin e pleshtave.
Disa prej shprehjeve më karakteristike të tyre janë: S'bëhet Shqipëria me shqiptarë, nuk kemi për të ndryshuar kurrë, rracë muti, korrupsion dhe krim ka edhe në Amerikë, jetohet më mirë me alkool dhe me duhan, mjekët, arsimtarët, policët, eprorët, doganierët, gjyqtarët etj duhet të marrin rrushfet se kanë paga të ulta. Duhet korrupsioni informaliteti, anarkia.
Sa më shumë vemjet e krimbat të shtohen në një shoqëri, aq më tepër ajo shoqëri do të humbë moralin e saj, besimin, shpresën, reagimin dhe natyrshëm edhe qëllimin e saj.
Fundi i kësaj shoqërie, është si i një fruti të mbipopulluar nga krimbat.
Shkroi: Stop Injorancës

No comments:
Post a Comment