Gjuhësia shqiptare mbrojti dhe po mbron edhe sot verbërisht Gustav Majerin...
Madje Çabej "Hyrje në historinë e Gjuhës Shqipe", f. 152-153 përmend edhe "pëllëmbën ndër sy" që Tagvliani i jep G. Mayerit, duke i thënë se fjalori i tij nuk ka lidhje me gjuhën shqipe, por Çabej po aty këmbëngul se "nuk hiqen me një fjalë goje këto fjalë të huaja nga shqipja!!!!
Madje Çabej "Hyrje në historinë e Gjuhës Shqipe", f. 152-153 përmend edhe "pëllëmbën ndër sy" që Tagvliani i jep G. Mayerit, duke i thënë se fjalori i tij nuk ka lidhje me gjuhën shqipe, por Çabej po aty këmbëngul se "nuk hiqen me një fjalë goje këto fjalë të huaja nga shqipja!!!!
Jo vetem kaq, por Çabej është i ndërgjegjshëm, kur po aty përmend arritjen e G. Mayerit se "ne flasim një dialekt të ilirishtes dhe i mbajmë këto troje, të paktën që prej shek. të X të e.s.
Por cila është kjo arritje gjuhësorë e Majerit që librin e tij ia kushton serbit Miklosich edhe që nuk e njeh gjuhen shqipe? Le të gjykojmë arritjet e Mayerit që dija shqiptare i thur kaq lavde...
Arritjet e Majerit janë këto :
Fjalori i tij përmban 5140 fjalë ‘’shqipe’’, nga këto 1420 ai i nxjerr me prejardhje latine, 540 i nxjerr me prejardhje sllave, 1180 me prejardhje turke, 730 të padepërtueshme (edhe për këtë e ka fajin mospermbledhja akoma e gjuhëve të tjera në Europë, ku ai shpreson në të ardhmen të depërtohen si fjalë të huaja e të zvogëlohet edhe më tej ky numër, që si e si, vetëm fjalë shqipe të mos jenë. Kaq urrejtje për gjuhën shqipe nuk kanë shprehur edhe më antishqiptarët e deklaruar publikisht...Për 400 fjalë Majer thotë se ‘’pak a shumë’’ i njeh si trashëgimi e lashtë indoevropiane, por nëpërmjet paralelizmave sllave turke etj. Me pak fjalë, G. Majer, që pranon që nuk e njeh gjuhën shqipe edhe çuditërisht bën fjalorin etimologjik të saj, na thote: "Në 5 fjalë të shqipes , 4 janë të huaja dhe njëra mbetet shqipe.
Çmendurinë e G. Majerit e goditën dijetarët arbëresh dhe arvanitë, por këtu po kujtojmë C. Tagliavinin, i cili e injoroi krejt punën e Majerit, si një vepër me fjalë të huaja që përdoren ndër arvanitët, arbëreshët, arrnautët e gjetkë, por nuk kanë asnjë lidhje me trungun e gjuhës shqipe. - shih Çabej ’’Hyrje në Historinë e gjuhës shqipe’’ f 152-153 dhe po aty pak më poshtë ndërhyn E. Çabej, ku i pranon si fjalë shqipe fjalët e huaja që Majeri, pa e njohur shqipen, ia ngjit asaj : ‘’Elementi i huaj që Majer nxorri në pah nuk mundet të hiqet me një fjalë goje ‘’ !!!
Veshpërkëdheluri i dijes shqiptare, G. Majer, në kundërshtim me armatën: "Hahn, Camarda, Stier, Falmerayer, Bopp, Pott, Schleicheri, Xylander, Kupitori, Thomopulos, Krispin si dhe rilindasit shqiptarë, deri tek profesori i Historisë në Universitetin Columbia, SHBA-së Stavri Skendon, Kondën, Pilikën etj, na thotë se gjuha shqipe është një gjuhë shumëngjyrëshe edhe nuk ka lidhje me gjuhën e autoktonëve.
Që ti thuren kaq lavde këtij mashtruesi që na do ardhacakë dhe të mohohet Armata e mësipërme duke iu shpallur luftë të hapur Rilindasve Shqiptare, nga kryeqendra e dijes shqiptare në Tiranë, duke i quajtur ata gënjeshtarë apo edhe ëndërrimtarë me sy hapur, do të thotë se dija shqiptare është në krizë indentiteti dhe këtu kërkohet ndërhyrja e inteligjencës shqiptare, për ta çuar nderin e shqipes në vendin e vet. Pasi sot dija shqiptare, në vija të trasha, mbron të njejtën çështje me akademiket sllavë dhe nga ana tjetër e ka zhytur vendin në injorancë, duke e ushqyer me opiumin e thyerjes së ndërgjegjies kombëtare, që rilindasit brumosën.Pasojat janë shkatërrimtare, asimiluese madje edhe më katastrofike se gjenoncidet kundra çamëve e kosovarëve, pasi me thyerjen e krenarisë kombëtare, arvanitët e çamët ortodoks po asimilohen me ritme të shpejta shkatërrimtare, ndërsa shqiptarët ortodoksë në Shqiperi e ndjejnë veten grekë, sepse dija shqiptare nuk i mesoi të vërtetën, që ‘’Feja ortodokse i mësoj gjuhën, nën krenarinë e lavdisë së lashtë greke’’. Me veprën e tij Majer iu vuri vulën ardhacakë, shqipfolësve, duke i bërë të ndjehen të dobët para presionit të dëbimit me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe duke i hapur kështu rrugë, nënshtrimit. Pikërisht këtë po kërkojnë të bëjnë edhe sot Akademikët sllavë e ardhacakë në Maqedoninë iliro-pellazge. Ndaj këtu duhet të qëndrojmë dhe të rishikojmë veprën e Majerit, nëse ajo, ka apo jo bazë shkencore. Për këtë po marrim për shqyrtim 60 fjaë në 14 faqet e para të fjalorit te tij, për ti krahasuar me gjuhën shqipe.
A i njihni ju si shqip, këto fjalë të G. Majerit?
A i njihni ju si shqip, këto fjalë të G. Majerit?
"Abat,abaci, abdest,abdhele, abisonj, abolla, abonsina,acik, addunar, aformi, aftapodh, agapis, ahci, ajan, ajazem, ajodhime, akatastasi, aksafana, aksi, aksua, alabaster, alun, alaka, alem, alemistra, aleshtis, alimonore, alipsan, alsive, allanor, alltebash, ambnis, anak, anamesa,aname, anangas, andikos, andis, angalias, angonje, angosinj, angure, agjin, agjinidhe, agjister, anthine, apalto, apanses, apikas, apodhure, apofasi, apomoni, apostull, apoth, apsith, apul, arallek, arcere, arenc, argali, argat."
Shkroi: Altin Kocaqi
Shkroi: Altin Kocaqi
No comments:
Post a Comment