Ilir Metës i akordohet çmimi “Personaliteti më Pozitiv i Politikës së Jashtme”
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është vlerësuar me çmimin “Personaliteti më Pozitiv për Politikën e Jashtme gjatë vitit 2010”, nga Instituti për Studime Ballkanike dhe Lindjen e Mesme IFIMES me qendër në Ljubljanë. Gjatë ceremonisë me rastin e 10 vjetorit të krijimit të Institutit IFIMES në Ljubljanë, çmimi iu dorëzuar Stjepan Mesiç, ish-president i Kroacisë, njëkohësisht President nderi i IFIMES.
Meta u vlerësua si personaliteti më pozitiv për vitin 2010, në kohën kur ishte zv.kryeministër dhe ministër i Jashtëm, për kontributin e tij pozitiv dhe real në mbarëvajtjen e politikës së jashtme të Shqipërisë dhe për ndikimin e tij personal dhe institucional për forcimin e marrëdhënieve të mira rajonale dhe të fqinjësisë së mirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Instituti vlerësoi vizionin e Metës në krye të diplomacisë shqiptare si një personalitet politik me peshë në rajon dhe me synim të qartë për të krijuar një rajon më të hapur, më pozitiv dhe më të integruar. Për akordimin e këtij çmim rol deçiziv ka luajtur vizita e Metësn në Serbi, që ishte e para e një niveli të lartë.
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Po ta mendosh thellë-thellë, i vetëquajturi kristali, i vetëquajturi Luani, i etiketuari Ilir Floriri, ka bërë realisht atë që asnjë Ministër i Jashtëm nuk e ka bërë dhe nuk do ta bënte kurrë.
Ju kujtohet kur më 12 mars 2010-ë vizitoi Beogradin, Preshevën dhe Bujanocin (duke harruar Medvegjën kreshnike) fill pasi dëgjoi shqetësimet e mëdha të shqiptarëve atje, doli e deklaroi publikisht me heroizëm se në Shqipëri, ekziston minoriteti serb?
Deklarata e tij u pasua me hapjen e 2 shkollave serbe, një në Shkodër dhe një në Fier.
Cili është ai Ministër i Jashtëm në Ballkan që ka krijuar nga hiçi duke dalë mbi historianët, një minoritet?
Në raport me E. Haxhinaston që nuk i duronte dot pordhët e tyre, Z. Meta mesa duket nuk është ankuar fare.
Nuk është e rastësishme që I. Meta dekorohet për politikën e jashtme, por për ti thënë të bardhës të bardhë e të zezës të zezë, konkurenca ka qenë shumë shumë e fortë.
U bënë dekada që gjithë politikanët tanë luajnë fort vetëm politikën e jashtme (pa i dalë koha të merren me politikën tonë të brendshme) dhe fitorja e Metës, duhet duartrokitur...
Shkroi: Stop Injorancës
No comments:
Post a Comment