Wednesday, March 21, 2012

Na kanë gënjyer. Hamzai është ende gjallë...


Ceremonia e sotme në Lezhë, në përkujtim të 2 Marsit 1444, ngjarje që shënon mbledhjen për herë të parë në një Kuvend të prijësve shqiptarë me qëllim bashkimin e tyre kundër perandorisë osmane, Presidenti i Shqipërisë B. Topi, nuk merr pjesë sepse Protokolli i Shtetit e kishte ftuar duke i ndaluar të drejtën të komunikonte me qytetarët nga podiumi, opozita mungoi dhe AKZ-së nuk iu dha leje për të tubuar nga Bashkia Lezhë.

Dhe në gjithë këtë mish-mash antivlerash, ndasish, urrejtjesh për pushtet më ironikja mbetet motoja e kësaj ditë-feste "Dita e Besëlidhjes".

Na kanë gënjyer! Hamzai është ende gjallë.

Shkroi: Stop Injorancës

Etimologjia e fjalës "Skirt"

Duke parë se si u ftoh koha në prag të ditës së verës, po mendoja me veten si ia bëjnë femrat shqiptare që qarkullojnë ende me funde dhe minifunde. Nisur nga kjo ide, u fokusova tek fjala angleze "skirt" që përkthehet "fund".

Sipas etimologëve, fjala "skirt" rrjedh prej protogjermanishtes "skurtijon".
http://www.etymonline.com/index.php?term=skirt&allowed_in_frame=0
Ç'është kjo gjuhë protogjermanike dhe përse nuk e zbërthejnë fjalëformimin e kësaj fjale? Përse "skirt" nuk është shqipja "shkurt"?

Nga ana tjetër, fjala italiane "corto" vjen prej rumanishtes "skurt". (?)
Ç'fise ishin rumunët dhe si shpjegohet që këta thrakë të romanizuar brenda një shekulli, në vend të merrnin prej latinëve, iu jepkan atyre fjale!

Në foto, miniburka.
është grep, për të tërhequr mendjeshkurtit shqiptarë të merren e shqetësohen për shqipen më tepër, se sa me arabishten e të tjera kultura perverse shkretëtirash...

Shkroi: Stop Injorancës

Neritan Ceka dhe miza nën kësulë

E keni parasysh atë barsaletën, kur togeri rreshtoi togën dhe deklaroi që ai ushtar që kishte shkuar me gruan e tij, (të cilin do ta ekzekutonte në moment), kishte sipër kapeles një mizë dhe aty në çast, njëri prej ushtarëve lëviz dorën sipër kokës?!

Sapo Presidenti i Republikës. Z. B. Topi deklaroi se me hapjen e dosjeve, shqiptarët do të shohin çudira edhe tek ata që merren me politikë, Neritan Ceka në një intervistë tek një e përditshme shqiptare, deklaron se dosjeve u ka ikur koha dhe duhen groposur përfundimisht.

Stop Injorancës

Vetëvrasjet në Japoni

Si shpjegohet që ajo Japoni, ajo që ne e njohim si një prej ekonomive më të fuqishme të Planetit, vetëvrasjen e ka problem kombëtar, e cila e rradhit tek 10 vendet e para në botë, me 34-35 të vetëvrarë për 100 mijë banorë.
http://en.wikipedia.org/wiki/Suicide_in_Japan
Përveç humbjes së punës, presionit shoqëror, arsyeja themelore e vetëvrasjeve mbetet "DEPRESIONI".

Çfarë nuk shkon me këtë sistem, që mirëqenia ekonomike rritet në përpjestim të drejtë me vetëvrasjet?
Vetmi, thatësi shpirti, robotizëm, pasivitet, pabarazi, padrejtësi...

A është vetëvrasja një dëshmi e dështimit të këtij rendi shoqëror, duke qenë se prek masivisht, pikërisht shtetet e zhvilluara kapitaliste?
Depresion = D(h)e+presion.

Pra, shtim presioni.
Presioni i shtuar i jetës sot, vrapi për në punë, pasiguria për të ndërtuar jetën, për të siguruar një strehë, për të ruajtur vendin e punës, për të paguar shëndetin, pamundësia për të gjetur kohën për të takuar një mik, për të kaluar kohë në natyrë, për tu marrë me sport, për tu argëtuar, për të qenë social dhe i solidarizuar me shoqërinë ku bën pjesë.

Ndoshta njerëzit kanë më tepër nevojë për njëri-tjetrin, sesa për të mirat materiale, apo ngritjen e shërbimin ndaj monopoleve ekonomike.


Shkroi Stop Injoranc
ës

Tuesday, March 20, 2012

Genocidin ndaj shqiptarë e rikujton kryekrimineli shqiptar

Berisha: Në Tiranë duhet të ngrihet një muze për genocidin ndaj shqiptarëve

Eshtë e domosdoshme që Tirana, kryeqytetin e vendit, të ketë një muze të veçantë për kalvarin e shqiptarëve këto dy shekuj, sepse për ne, harresa do të ishte turpërim i madh, do të ishte e pafalshme!
Ne flasim dhe njohim disa nga masakrat, por ju garantoj se në çdo territor të këtij vendi që kufizohet me të tjerë kalohet mbi të vdekur, të rënë vetëm e vetëm se ishin shqiptarë. Kjo është mënyra më dinjitoze për të ndërtuar marrëdhëniet e reja me kombet e vendet përreth, për të ecur të sigurt drejt së ardhmes që meritojmë. Ndaj, edhe Tirana duhet të ketë një muze të genocidit kundër shqiptarëve, në mënyrë që brezat, fëmijët tanë, fëmijët e fëmijëve tanë të shohin se cilat ishin sakrificat e paraardhëse të tyre, cila është drita që i udhëheq ata drejt së ardhmes që meritojnë”.

“Asnjë komb tjetër, pas kombit hebre, nuk ka njohur genocide, spastrime etnike, krime kundër njerëzimit, siç kanë njohur shqiptarët, të paktën që nga Lidhja e Prizrenit, deri në fund të shekullit që lamë pas. Por sot, ne jemi të lirë e kjo liri është e tëra e ndërtuar mbi një sakrificë mbinjerëzore, mbi një përpjekje titanike të një kombi të vogël për të mbijetuar, në të drejtën, në tokën, në trojet e tij. Sot, ne jemi të lirë dhe kemi një vështrim të kristaltë drejt të ardhmes sonë. Kemi besim të madh se si komb i lire lamë mbrapa periudhën e përpjekjeve për mbijetesë e ekzistencë dhe kemi hapur kapitullin e ndërtimit të së ardhmes që meritojmë, e një të ardhmeje në liri, në prosperitet, në bashkëpunim dhe miqësi me kombet e tjera të rajonit e të Europës,” tha Berisha.

Poshtë Shënim:
Si ta bëjmë Z. Berisha që vetëm gjatë qeverijes suaj janë përdhunuar të gjitha varret, bustet e statujat e figurave të kombit shqiptar? Janë shkatërruar të gjitha shtëpitë muze, të gjitha monumentet e kulturës, çdo shenjë nga e kaluara jonë e mundimshme, nga trashëgimia jonë kulturore.
Si t'ia bëjmë që ti edhe pse me PDIU-në në kualicion, nuk gjete kurrë guxim të trajtosh çështjen çame me analogun grek?
Si është e mundur që fërkon supet e Janullatosit, kur çdo e zezë në jugun shqiptar mban vulën e tij?
Si t'ia bëjmë që janë vrarë sërish shqiptarë, vetëm pse ishin shqiptarë? Mbi 2000 të rinj u vranë atëherë kur ti po vetzgjidheshe President.
26 të tjerë në një shpërthim të tmerrshëm tek një prej bizneseve të tua dhe sot ende nuk iu është dhënë drejtësi. Dikush madje u aksidentua duke shkuar për gjah...
Janë vrarë shqiptarë, në mes të bulevardit dhe janë quajtur edhe qafëpalarë e mercenarë? Madje ti i dhe 4 rroga vrasësve të tyre...
Janë quajtur faqezinj ata që janë ngritur për ti thënë NDAL akteve të tua antikombëtare, janë quajtur sharlatanë, thashethemexhinj.
Janë quajtur Aleancë Plehu ata që refuzuan ardhjen e plehrave nga jashtë. Kjo lloj vrasjeje, edhe pse më e ngadaltë, është më tepër e dhimbshme.
Vriten edhe sot çdo ditë shqiptarë në Greqi, Maqedoni apo Serbi, pikërisht sepse janë shqiptarë. Ndërkohu ju shtrëngoni duart, fqinjësia shembullore, krijoni minoritete të paqena, furnizoni me naftë makinat e vdekjes...

Në Shqipërinë tonë të lirë, zhvarrosen varret e të parëve tanë dhe trajtohen me miratimin tuaj si ushtarë grekë.
Në Shqipërinë e duarve të tua të pastra, vriten qytetarë ditën kur votohet për demokracinë.

E di ç'keni Z. Kryeministër, vazhdoni më mirë përgatitjen për festimin e 1 majit siç festuat edhe vjet dhe urojmë që Shakira të mbetet e kënaqur me 5 milion eurot që ia rrëmbeni popullit shqiptar.

Kur të ngrihet Muzeu ndaj genocidit kundra shqiptarëve, figura juaj do të zërë një vend shumë të rëndësishëm... Urojmë të jeni gjallë deri atëherë.


Shkroi: Stop Injorancës