Tuesday, June 26, 2012

Protesta Anti-Gay - Pa organizator (?)

Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë Agron Hoxha edhe pse ritheksoi qëndrimin kundra fenomenit dhe manifestimeve homoseksuale, deklaroi se protestën anti-gay nuk e organizuam ne, por shoqëria civile.

A ju duket sikur shikoni shoqërinë civile, përmes kësaj fotoje të marrë prej protestës së 17 majit? (S.I)

Moti apo M***?

Aq të sakta janë parashikimet e motit sot, saqë të fusin në një dilemë të madhe nëse kjo teknologji e parashikon motin që prej një muaji më parë, apo e prodhon vetë këtë mot?! (Stop Injorancës)

Rona Nishliu në YT

Shpresoj që anëtarët e jurisë, të cilët presupozohet të jenë "ekspertë" ti japin vendin e parë, pasi ajo e meriton vërtetë atë.

Njerëzit nëpër shtëpi, me shumë gjasa do të votojnë për këngë plehu nga Greqia, Turqia, Qipro etj, por unë vetë do të votoja miliona herë dhe uroj vërtetë që ta shikoj në finale këtë këngë .


Rona, je e mrekullueshme! Të duam!

12 pikë nga Izraeli!


931 pëlqime në këtë koment të videos së YT të Rona Nishliut, në konkursin e Eurovizionit 2012-të! (Stop Injorancës)

Unë jam Arti!

Unë qëndroj në këtë korije
vetëm me shtatë cigare
dhe këmishën time të kaltër.

Prej këtu unë sundoj universin.
Nuk jam as perëndi, as perandor, as prift.
Gjithçka merr trajtë ashtu siç dua unë
dhe sa herë që dua unë.

Depërtoj në thelbin e çdo sendi e dukurie
dhe mbjell aty farën e pjekur të dashurisë.
Nuk jam as perëndi, as perandor, as prift
E, ndoshta, as poet!

Unë jam lumi, shtrati dhe rrjedha e tij.
Jam syri që sheh syrin, që dëgjon rrahjet e zemrës
në kraharorin e kukullës krahëshqyer.
Gjithë virtytet dhe mirësitë e kësaj bote
i kam në këtë pagure, ku pij sa herë që qan një violinë
dhe freskoj qafën me të sa herë që hingëllima e njëbrirëshit më thërret të mbledhim yje.

Unë jam epilog i shkruar në paqëndrueshmërinë qiellore
dhe ky rrap pellazg është kulla ime e Babelit.
Unë jam kopsa e mesit e këmishës sime,
e cila m'a largon të keqen me mirësjellje zambaku.
Unë e end frymën në muzgjet muzikore
dhe i telefonoj portorikanes Egnula:
'Shpirt, ma gatuaj diellin si vezë syskë'.
Unë jam 50-lekeshi i rigjetur në xhepat e pantallonave fëminore
Por nuk jam as perëndi, as perandor, as prift.
Foto nga Arif Lushi
Poet?
S'bëhet fjalë!
Unë jam jonxha që hanë bagëtitë e humbura,
unë jam shishe parfumi e derdhur mbi partiturë.
Unë bëj dashuri ashtu sç bën korriku me pjeshkët;
(Zonjezat  thonë pa ndroje se jam një Pan i shëndetshëm,
ndërsa bijëzat e tyre mendojnë se e kam buzëqeshjen
më të ëmbël se një shi i vonuar.
Unë jam Humus.
Unë jam Kabbalah brenda dhe jashtë; në kockë e në mish.
Unë jam zëri brenda të drejtit që nuk resht së thëni:
'Duro edhe pak, duro edhe pak, qoftë edhe një përjetësi'.
Unë nuk jam perëndi, por Ai më drejtohet gjithmonë në emër.
Unë jam gjiri i majtë i çdo nëne.
Unë nuk rroj për lavdi, prandaj në thembër kam gurin e Davidit,
sa për zemrën: e kam më të madhe se hija e Akilit.
Unë jam tërmeti që shkundi botën, ditën kur u ngjiza.
Unë jam flutura që doli nga goja e perandorit poet
dhe agjëroi mbi kryqin e kripur nga lutjet nokturne,
por as prift nuk jam, përkundrazi:

Unë jam Biri i Babës tim,
unë jam Çasti Blu,
Unë jam Arti.                                                                                                                                                                                                     
Arti Lushi

Zbulohet në Shqipëri një nga fermat më të vjetra në Europë

Vërtet tani nuk është se kemi shumë ferma, por mesa duket para mijëra vitesh kemi pasur fermat e para në Europë.

Është një lajm që po qarkullon gjerësisht në faqet e shkencës në SHBA. Studiuesit e Universitetit Cincinnati në SHBA thonë se kanë zbuluar në Shqipëri një nga fermat më të vjetra në Europë.
Një profesoreshë e këtij universiteti, Susan Allen, thotë se ka pasur vërtet një hendek të madh në dokumentimin e periudhës së hershme neolitike jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë rajonin.

Zbulimi tregon se në Vashtëmi, në juglindje të Shqipërisë, ishte një nga fermat e para, rreth 6500 vjet përpara Krishtit.
Ngujime të tilla bëheshin në zona të pasura. Kërkuesit kanë zbuluar se aty zhvillohej bujqësi me bazë drithërat, ata kanë gjetur po ashtu se aty kishte kafshë të tilla si derra, dhi e dhen, por edhe kaproll, derr të egër, lepur, disa lloje peshku, etj. (G. Tema)

Burimi: http://www.sciencedaily.com/releases/2012/04/120416113013.htm