Wednesday, December 30, 2009

Kujdes nga prodhimet serbe, mos i përdor!

Gati të gjitha lëngjet e LaVita, Takovo, Hello, Fruvita, Verde, si dhe Nectar, janë të dëmshme për shëndetin. Këto lëngje, që prodhohen në Serbi, vet shteti serb, ka urdhëruar qytetarët që të mos i blejnë. Njëkohësisht është kërkuar heqja komplete e tyre nga shitja, transmetojnë mediat e Serbisë.

Që të gjitha këto lloje të lëngjeve, janë prezentë edhe në treguan e Kosovës dhe kanë nivel të lartë të shitjes. Pas kontrollit të kualitetit të këtyre lëngjeve që u është bërë nga institucionet e Serbisë, Organizata për Konsumatorë, që nga data 10 dhjetor ka kërkuar nga ministria e Bujqësisë së Serbisë, ajo e Tregtisë dhe Shërbimeve, si dhe nga Insektoriati i Tregjeve, që të ndaloj rreptësisht shitjen e këtyre produkteve në Serbi.

Kjo organizatë, bazuar në analizat laboratorike, ka konstatuar se pirja e këtyre lëngjeve dëmton rëndë shëndetin, për shkak të mospërmbushjes elementare të kritereve për ushqim.


Bashkë me kërkesën e tyre, siç transmetojnë mediat e Serbisë, kjo organizatë ka deponuar të gjitha analizat e bëra laboratorike, që kanë rezultuar tepër negative. Këto lëngje është kërkuar që të tërhiqen urgjentisht nga tregu, për të mos pësuar qytetarët. Në ndërkohë, gati të gjitha marketet e Kosovës, kanë plotë e përplot rafte të mbushura me këto lloj lëngjesh.

Derisa në vendin ku prodhohen këto lloj lëngjesh, urdhërohet që të mos përdoren, ato patjetër se duhet të mos blihen edhe në Kosovë, ku rreziku është edhe më i madh, pasi imortet nga Serbia në Kosovë, gjithëherë janë të kualitetit edhe më të dobët se sa prodhimet e ngjajshme që serviren atje.

U ndalen apo jo në Serbi, në Kosovë shitja e këtyre lloj lëngjeve, duhet stopuar menjëherë. Ky shembull duhet të shërbejë për institucionet përgjegjëse për kontrollim të kualitetit të ushqimit në Kosovë, për të shtuar masat e përgjithmshme rreth mallërave ushqimore, me theks te veçantë, për importet gjithëherë të dyshimta që vijnë nga Serbia.

Shëndeti i qytetarëve të vet, është parësor në për çdo vend, e kështu duhet të jetë edhe në Shqipëri dhe Kosovë.

Telegrafi

Si shpjegohet paradoksi që sapo Top Channel jep lajmet mbi produktet "LaVita", të cilat janë shumë të rrezikshme për shëndetin dhe janë ndaluar në Serbi dhe fill pas mbarimit të lajmeve, e nis publicitetin me reklamën e produktit LaVita... !!!

Arsimi i mesëm, pas 2013 i detyruar

Arsimi i mesëm, do të bëhet i detyruar vetëm pas vitit 2013. Kreu i arsimit Myqerem Tafaj, u shpreh se gjatë këtyre viteve duhët të studiohen kapacitetet, si nga ambjentet po ashtu dhe nga burimet njerëzore. Tafaj u shpreh se do të ndiqen dhe modedelet që kane vendet e rajonit.



“Deri në vitin 2013 detyra jonë është të përgatisim kapacitetet. Pastaj do shohim si do të reagoje publiku shqiptar. A do të jetë gati publiku shqiptar që të merret ky vendim politik që nuk do të jetë një vendim i lehtë, por një vendim i rëndësishëm dhe shumë afatgjatë” tha Tafaj.

Por ajo cka eshte e rendesishme per arsimin jane ndryshimet qe do te behen ne arsimin e larte. Tafaj ka deklaruar se do te kete nje ndryshim te ligjit te arsimit, cka do te pasoje me nje ndryshim te sistemit te diplomimit te studenteve. “Do të kemi një sistem shumë të thjeshtë, sistemi bachelor, master dhe doktoratë. Niveli i masterit do të ketë mastera profesionalë, por ne do të heqim masterin e nivelit të dytë. Është një nivel i cili ka shkaktuar një problem në sistemin e arsimit të lartë” tha Tafaj.

Keto deklarata kreu i Arsimit i beri gjate konferences se fund vitit. Ai ka deklaruar dhe nisma te tjera te ministrise qe drejton, ku ne veçanti eshte dhe ajo per ndryshimet qe do te behen ne reformen e latertekstit. Tashme nuk do te kete nje konkurrim mes shtëpive botuese, por mes autoreve te teksteve, ku gjithshka do te jete transparente.

Edlira Sulejmani, Alsat

Humor ngjyrash !

Shumë herë kemi dëgjuar humor dhe batuta nga më të ndryshme dedikuar vajzave bjonde. Për të thënë të drejtën, mendoj që meqënëse vajzat bjonde janë me pakicë, sulmi ndaj tyre duhet të jetë thjeshtë xhelozi, sepse të gjithë jemi dakord që femrat bjonde janë më tepër figurante. Nga ana tjetër brunet duken më të ëmbla, por për çudi nëpër filma, teatro, libra etj, përherë shtrigat shfaqen brune.

Në këtë temë kemi përmbledhur disa nga batutat më pikante ndaj bjondeve, por edhe përgjigjen e tyre ndaj bruneve.

Shijojeni debatin - Stop Injorancës !




- Perse bjondja vesh breke te zeza?
Mban dite zie per virgjerine.

- Perse bjondja shkon ne shtepi publike?
Sepse punon...

- Perse bjondja merr shkallet kur shkon ne dyqan?
Sepse ka degjuar qe jane rritur cmimet...

- Cila eshte fjala e pare qe del nga goja e nje bjondeje ne mengjes?
Faleminderit djema.

- Pse bjondja nuk flet kur ben dashuri?
Sepse mami i ka thene mos me fol me te huaj...

- Pse nje bjonde i lyen floket e zeza?
Per inteligjence artificiale.

- Perse japonezet jane populli me i mencur ne bote?
Sepse nuk kane bjonde...

- Cfare kerkon bjondja ne fund te detit?
Leonardo Di Caprion.

- Si betohet bjondja ?
Virgjereshe jam, pasha femijet e mi...

- Pse bjondet nuk dijne te shkruajne numrin 11?
Sepse nuk dijne cili 1, duhet shkruar i pari...

- Perse bjondet e puthin banderen sa here qe e shohin?
Sepse mendojne qe eshte Antonio Banderas...

- Cfare i thote kemba e djathte e bjondes, kembes se majte?
Asgje, sepse ato nuk takohen kurre...

- Cili eshte ndryshimi midis bjondeve dhe Titanikut?
Ne Titanik dihet se sa meshkuj ishin prezent...

- Cfare kane te perbashket nje bjonde dhe nje shishe birre?
Te dyja jane bosh nga qafa e larte.

- Pse biondet kur lahen shetisin neper banjo?
Sepse lahen me WASH & GO...

- Si e kupton qe nje bjonde ka hapur frigoriferin?
Nga shenja e buzekuqit ne kastravec...

- Si e dallon qe nje bjonde ka qene ne kompjuterin tend?
Mbi mouse do gjesh kackavall...

- Atehere cfare eshte nje brune midis dy biondeve?
Perkthyese

- Kush eshte qeliza me e zgjuar ne trupin e nje bionde?
Spermatozoidi

- Cfare eshte per nje bjonde nje leter e grisur ne dysh?
Nje puzzle!

- Pse preferojne biondet kontraceptivet ne vend te prezervativit?
Sepse ato pertypen me kollaj!!

- Si quhet kur dy bjonde ja hedhin tollumbacin njera-tjetres?
Shkembim mendimesh!!!!

- Perse perdorin kontraceptiv bjondet?
Qe te dine cila dite e javes eshte.

- Si mbytet nje bjonde?
Me nje pasqyre ne fund te pishines.

- Cfare i tha mamaja vajzes se saj bjonde para se te shkonte ne takim?
Nese nuk je ne krevat para mesnate, ktheu ne shtepi.

- Si e beni nje bjonde te qeshe te henen ne mengjes?
Ja thoni barcaleten qe te premten n'darke.

- Pse bjondet nuk hane banane?
Se nuk gjejne dot zinxhirin.

- Cfare tha nje bjonde kur ishte me barre?
Eshte e sigurt qe eshte imi ?

- Kemi nje bjonde dhe nje brune dhe i hedhim ne mes te nates nga kati i peste. Cila bie me shpejt ne toke?
Brunia. Sepse bjondja gjat renies ndalon , lyen buzet me te kuq dhe kerkon ndonje qe ta pyese per rrugen.

- Pse nuk kane biondet Siden?
Sepse ka edhe sida krenarine e vet.

- Cfare kane bjondet te perbashket mes tyre?
Sepse te gjitha jane budallacka.

- Nga se dallohen nga njera tjetra?
Njera eshte me budallacke se tjetra!

- Pse ikin biondet te zhgenjyera nga Londra?
Sepse mesojne qe Big Beng ishte vetem ore.

- A e dini kur filluan te njiheshin numrat negativ?
Kur filluan te matnin IQ-n e bjondeve.

- Çfare i tha bjondja burrit te saj, pasi mbeti shtatezene per here te dyte ?
- I dashur, duhet te martohemi serish ?!

- Si i vrasin femijet bjond kukullat e tyre ?
Duke u munduar ti nderrojne baterite.

- Si mund ta dallosh nje bjonde ne nje lavazh ?
Eshte e vetmja mbi biciklete.

- Perse 18 bjonde bashkohen bashke kur shkojne ne kinema ?
Sepse lexojneqe filmi eshte i ndaluar 18 e poshte.


* Hakmarja e bjondeve *

C`është një send i verdhë, i kaltërt dhe ngjyrë kafe i shtrirë nën gurrë?
-Një brune që ka treguar tepër barcoleta për bjondet.

Pse barcoletat për bjondet janë gjithmonë të shkurta?
-Që brunet të mund ti mbajnë mend.

Si quhet një brune në një dhomë plotë me bjonde?
- E padukshme.

Pse ngjyra e kaftë meret si e keqe?
- Kur ke parë për herë të fundit një shtrigë bjonde?

Cila është arsyeja që bruneve u ikin festat interesante?
- U mungojnë thirrjet.

Si quhet një mashkull që ka brunen të dashur?
- Peng.

Pse brunet janë krenare për flokët që kanë?
- Kompletojnë mustaqet.

Cfaer fiton nëse e kthen një bjonde me kokën poshtë?
-Një brune me erë të keqe.

Cila është kafsha më me frustracione?
-Lepuri brun.

Pse brunet pëlqejnë flokët e tyre të erta?
-Nuk tregojne se janë të palarë.

Si mund të vërtetosh se një brune është e vetmuar?
-Bëja një kontrollë të pulsit.

Ku është dallimi mes brunes dhe mbeturinave?
-Mbeturinat së paku barten jashtë një herë në jave.

Pse nevojiten 5 brune për të nderruar një llambë elektrike?
-Per të ndihmuar bjonden që ka provuar me javë.

Si mund ta njohësh brunen në aeroport?
-E vetmja bukë e gjuajtur te aeroplanët.

Pse brunja mban kuti buke të tejdukshme?
-Për të parë nëse shkon apo vjen prej zyre.

Pse brunet mbane perde në pc-në e tyre?
-Për të hapur windows-in.

Pse stadiumi i parë ishte i skicuar në gjoks të bruneve?
-Sepse u duhej një fushë e rafshtë për loje.

Pse brunja fut akulloren në hundë para se të shkojë në punë?
-Mos ti shkrihet dreka.

Si shpiku Revlon kompania ngjyrën e flokëve për brunet?
-Duke studjuar se cu bën vaji i lëshuar në det algjeve.

Si mundet brunja të humbasë në një turmë prej 3 njerëzve?
-Nëse 1/3 e turmës është bjonde.


Mbahej garë noti, vetëm notim në gjoks. Garueset e vetme ishin brunja, flokëkuqja dhe bjondja. Pas 14 orësh del bjondja si fituesja e parë. 40 minuta më vonë del flokëkuqja në vendin e dyte. 4 orë më vonë del brunja me gjysëm shpirti. Kur reporteri e pyet se pse i shkoi aq gjatë notimi, përgjigjet brunja:
-Nuk dua të tingëlloj si humbëse e keqe, por mendoj se dy vajzat tjera kanë përdorur armët e tyre.



Shkroi dhe përzgjodhi: Stop Injorancës

Si ta kontrollojmë xhelozinë ?

Kur jeni në një lidhje, pak xhelozi e shëndetëshme është normale. Por duhet të dini ta kontrolloni pëer mos tu kthyer në një mankth. Xhelozia është si kripa: në çdo pjatë, duhet pak.

Pak xhelozi duhet per te konsoliduar lidhjen, ti tregoni partnerit sesa te lidhur jeni me te dhe sa e dashuruar, sepse nese mungon ajo "pak" do te kuptohet qe nuk i jepni shume rendesi lidhjes. Por kur behet fjale per ate xhelozi irracionale, obsesive, mund te shkaktoje shume deme ne lidhjen tuaj. Diference mes xhelozise obsesive nga ajo konstruktive nuk ka nje limit, shpesh varet nga situata, nga momenti, nga periudha qe cifti po kalon. Ka shume arsye perse duhet te kontrolloni xhelozin tuaj.



Fillimisht te kujdeseni per veten tuaj me mendime te dhimbshme te vazhdueshme. Duke u munduar te kontrolloni partnerin e torturoni me gjera te paqena te cilat vijne si pasoj e xhelozise tuaj, duke rrezikuar ta largoni me duart tuaja etj. Zgjidhja per xhelozine e tepert nuk eshte e lehte ta vini ne praktike. Ju duhet shume pune dhe mund me veten tuaj.

Mendoni për gjëra të tjera, mos bëni hetuesin, por përmbajeni veten dhe mos u tregoni paranojakë.

burimi: ikubINFO

Tuesday, December 29, 2009

Jeta moderne mbingarkon trurin

Studimet më të reja tregojnë që jeta moderne bombardon individin mesatar me aq informata në ditë, saqë është e mjaftueshme që të ngulfatet memoria e një kompjuteri.



Nëpërmes e-mailit, internetit dhe mediave tjera, njerëzit janë të mbuluar me 100.500 fjalë në ditë, e që është e barabartë me 23 fjalë në sekondë. Shkencëtarët nga Universiteti San Diego, që kanë bërë hulumtim, mendojnë që bombardimi me kaq shumë informata, mund të ketë efekt stresogjen në tru.

Shkencëtarët pohojnë se për shkak të mundimit që të përpunohen të gjitha këto informata, bëhemi të huaj ndaj njerëzve tjerë dhe zhvillojmë ç'rregullim të koncentrimit.

Autori i studimit, Roger Bohn, shpjegon: "Një gjë është e qartë - vëmendja jonë dhe koncentrimi janë të shkapërderdhur në intervale më të vogla, e kjo padyshim nuk është e mirë për ndonjë mendim më të thellë."

Edward Hallowell, psikiatër nga Nju Jorku, i specializuar për çrregullimet e humbjes së koncentrimit, shton: "Asnjëherë deri më sot njerëzimi nuk ka qenë i bombarduar me kaq shumë informata. Kemi gjeneratën e njerëzve të cilët kohën më të madhe të tyre e kalojnë pranë kompjuterit. Aq shumë janë të punësuar me seleksionimin e informatave të cilat arrijnë nga të gjitha drejtimet saqë kanë humbur aftësinë e të menduarit dhe ndjenjave."

Studimi ka zbuluar që sasia e fjalëve gjatë ditës e cila na bombardon nga të gjitha mediat e mundshme, përfshin hapësirë 34 GB, e cila është e mjaftueshme që për një javë të ngulfat memorien e një laptopi.

Vlerësohet se sasia e tërësishme e fjalëve në SHBA është dyfishuar nga 4.500 trilion në vitin 1980 në 10.845 trilion në vitin 2008. Kjo natyrisht nuk përfshin komunikimet e përditshme në mes njerëzve.

Sasia e tërësishme e informatave në vitin 2008 e cila ka ardhur nga televizioni, kompjuteri dhe mediave tjera, vlerësohet në 3.6 zetabajt ose 3.6 milion gigabajt. Shkencëtarët mendojnë se për shkak të kësaj, truri mund të fillojë të zhvillohet në një mënyrë të re.

Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi , forumivirtual.com