Wednesday, November 30, 2011

Shqipëria po ndryshon...

Me shpenzimet që keni kursyer gjatë këtij viti do t'iu sugjeroja pushimet verore ti kalonit në Ishujt Bora Bora, afro 200 km në veri të Haitit.

Çmimet shkojnë nga 400 $ në ditë deri në 1000 $ dita.

Nëse paratë nuk iu dalin, po ju tregoj një sekret të vogël.

Po të shponi tokën vertikalisht në Shqipëri pas afro 12000 km tunel do të përfundoni pikërisht në Zelandën e Re, e më pas do t'iu duhet të notoni vetëm 1800 km në drejtim të verilindjes dhe ja ku do t'iu shfaqet panorama e mëposhtëme.

Këtu merr fund e ardhmja...

Të marrim të studiojmë Kushtetutën Shqiptare dhe të shohim sa është e respektuar nga përfaqësuesit e popullit.

Kushtetuta shqiptare nis me Preambulën:
"Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale, me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit, vendosim këtë Kushtetutë"

Marrin disa nga kryetermat një e nga një për ti analizuar:
- Krenarë e të vetëdijshëm për historinë tonë...
A jemi krenarë e të vetëdijshëm rreth historisë sonë? Një enciklopedi maqedonase na turpëroi dhe ne nuk ishim të zotë t'iu përgjigjeshim dhe Greqia e Maqedonia zihen sot ende për një Aleksandër të madh me 75% gjak ilir, kur ne shqiptarët heshtim...
- Me përgjegjësi për të ardhmen...
A po tregohemi të përgjegjshëm për të ardhmen, duke shitur pjesë të atdheut e duke mos dënuar asnjë shkelës të këtyre tradhëtive?
- Me vendosmëri për të ndërtuar një shtet të së drejtës...
A po tregohemi vërtetë të vendosur për të krijuar shtet të së drejtës, kur jemi dëshmitarë që mashtruesve, hajdutëve, kriminelëve, vrasësve nuk po i hyn asnjë gjemb në këmbë?
- Për të garantuar të drejtat dhe liritë themelorë të njeriut...
A po përpiqemi ti garantojmë këto të drejta, kur shohim çdo ditë që greva urie të invalidëve, minatorëve, studentëve apo edhe të bindjeve të ndryshme politike, përfundojnë pa asnjë rezultat? A po i garantojmë këto të drejta kur asnjë peticion qytetarësh nuk merret në konsideratë e dhjetra e qindra njerëz detyrohen të kryejnë akte vetvrasjesh, pikërisht sepse të drejtat e tyre të shkelura, nuk i interesojnë askujt ti japin zgjidhje?
- Me zotimin për mbrojtjen e dinjitetin dhe personaliteti njerëzor...
A po mbrohet dinjiteti njerëzor kur shohim se jo vetëm diskriminohemi jashtë vendit tonë amë, por së fundmi edhe prej vetë shtetit tonë amë, e pikërisht vetëm sepse jemi shqiptarë, e duam mbi gjithçka Shqipërinë?
- Me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitet e bashkim kombëtar...
A e kemi vazhduar apo e kemi ndalur këtë frymë me politikën e sotme, duke mos guxuar as të përmendim emrin e Çamërisë, duke mos ushtruar asnjë lloj presioni mbi shtetin e Maqedonisë, duke krijuar dhjetra minoritete false në vendin tonë, duke injoruar bashkimin natyral të Shqipërisë e Kosovës, duke mos vllazëruar e afruar më tej shqiptarët e arbëreshët, duke lënë në harresë të plotë çdo dëshmi historike të identitetit tonë, etj, etj...

 Cili është dënimi që parashikon kushtetuta për ata që e shkelin me të dyja këmbët ekzistencën e qëllimin e saj? Stop Injorancës

Terrorizmi e antiterrori FushëKrujë

Ajo që shihni nën tymnajë është Fushë-Kruja e fabrikave të çimentos, atje ku qytetarët janë detyruar të kthehen në terroristë për të mbrojtur shëndetin/jetën e tyre.

Vetëm brenda 2011-ës janë shënuar 16 raste të ashtëquajtura "terrorizmi", si hedhje në erë shtyllash elektrike, rruge të asfaltuar, e shinave të trenit, e mureve rrethues të fabrikës etj.

Shteti shqiptar nuk e quan terrorizëm praninë e kësaj fabrike vrastare, por tentativën e banorëve për të shpëtuar jetët e tyre dhe të natyrës...

Foto nga Vora!

Stop Injorancës

Tuesday, November 29, 2011

Edhe Facebook-un e kemi kundra

"Edhe Xhaxhit Facebook i kemi hyrë aq shumë përzemër këto kohë, saqë ka nisur një përkujdesje të veçantë, posaçërisht ndaj nesh..

Hajduti të vjedh faqen, por edhe postimet

Frutin tim (lexo tonë) 2- vjeçar e hëngrën krimbat. Nuk e kuptoj përse për vetvrasje zgjodhën pikërisht helmimin...!

Në faqen që na vodhën https://www.facebook.com/NdalPaditurise hedhin gjithashtu shkrimet tona të faqes së re https://www.facebook.com/NdalPaditurise2 duke shpërndarë falas për ne, opinionet tona.

Stop Injorancës

Bota virtuale

Diskutimi virtual është aq magjik, sa vetëm për pak fare nuk pritet si drejtëz, me realitetin...

Stop Injorancës !

Islamizim total mashkullor

Para një dekade meshkujt shqiptarë vishnin brekë plazhi kur lahehin në plazh, ndërsa sot i sheh të gjithë me pantallona të shkurtra (boksera).
 Pse të ketë ndodhur vallë ky "islamizim" mashkullor?

Stop Injorancës

Femra shqiptare në mijëvjeçarë

Ja si ka ndryshuar femra shqiptare në 2 mijëvjeçarë, e në prag të ngrohjes globale..

Stop Injorancës

Vajza të virgjëra për të tërë...

Patrioti i madh L. Cana, sipas ish të dashurës së tij A. Tahiri, është ndarë prej saj, pikërisht sepse ajo s'kishte qenë e virgjër.
 Akoma mes shqiptarëve mbahet gjallë ky debat "pedofilik", sikur një cipë e hollë biologjike të ketë ndonjë vlerë morale?
 Lorik e lorikër shqiptarë, 10 mijë lekë kushton virgjëria, për të gjithë ata që janë të realisht të interesuar...

Stop Injorancës

Ultini i Nënshejtit

Ultini i Nënshejtit quhet lisi 900 vjeçar që ndodhet në Orosh të rrethit të Mirditës.

 Sipas gojëdhënave kanë qenë gjithsej 6 pemë të tilla unike në vendin tonë, por momentalisht ka mbetur vetëm një e tillë, që dhe pse në grahmat e fundit të jetës së saj, nuk ka asnjë shënim mbi të, që të dëshmojë se kjo pemë është pjesë e pasurisë sonë të monumenteve të natyrës, për të mos rënë pre e ndonjë druvari të gjorë.

 Sipas studiuesit Gjergj Marku këto pemë vijnë prej murgjve benediktinë dhe sipas tij emri i lisit (Ultin) ka ardhur si pasojë e deformimit të fjalës "latin".

 Nuk e kuptoj këtë dëshirë të madhe për të dhuruar zanafillën e çdo pasurie të lakmueshme kaq me lehtësi, në jug, veri, lindje apo perëndim kudoqoftë...

 M.q.s kjo pemë e lashtë ka shërbyer historikisht për kuvendet popullore, përse studiuesve nuk mund t'iu shkojë mendja se pikërisht fjala "Ultin" mund të vijë pikërisht nga vendi ku ulen e kuvendojnë burrat.

 "Druizëm" quhet një fe e stërlashtë pagane që mbështet besimin e saj tek pemët, fe e cila në Britaninë e Madhe vjet edhe u rregjistrua si besim zyrtar.

 Mos vallë edhe fjala DRUizëm vjen nga një deformim i fjalës Danimark psh. dhe origjina e saj është Danimarka...?! Apo e bëjmë Deutschland fare, si thoni, kujt t'ia japim?

Stop Injorancës