Sunday, May 27, 2012

100 milionë analfabetë

Dje tek emisioni "100 milionë" në Top Channel (se po e përflasim sërish si kanal, por ta marrë si vlerësim dhe jo si kritikë) një prej 8 pyetjeve të përzgjedhura të testit ishte:

Si shkruhet në shqip?

a.) Marveshje
b.) Marrveshje
c.) Marrëveshje
d.) Marëveshje

Deri në këtë pikë ka arritur analfabetizmi e mjerimi ynë intelektual, saqë drejtshkrimi shqip jo vetëm që vendoset si pyetje në një test inteligjence ku mund të fitosh miliona para, por edhe këtu ngecin individët me njohje të larta enciklopedike. Stop Injorancës

Përshkallëzimi i analfabetizmit

Shikoni sugjerimin që jep motorri i kërkimit Google", mbi fjalën "Drejtshkrim".

Ky motorr funksionon në bazë të trafikut sesi shkruhet e kërkohet një fjalë prej përdoruesve shqiptarë në internet.

Injorancë pa kufi! (S.I)

Turistë në qytetin tonë

Fillojmë menjëherë edicionin e lajmeve me një lajm shumë të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që po na ndjekin në këto çaste.
Mbrëmë rreth orës 20:00, në qytezën bukur dhe të gumëzhimshme "Stop Injorancës", është parë duke kaluar një vajzë (e maskuar si vajzë), e cila ka folur me një fjalor rruge, buzë një trotuari.
Stop Injorancës, duke qenë një qytezë e vogël dhe e ngrohtë, ka bërë që banorët e saj, të fillojnë të njihen më së shumti mes tyre dhe ata e dallojnë shumë lehtë çdo turist, apo banor të ri të qytezës së tyre. Edhe në rastin në fjalë, banorët janë mbledhur menjëherë së bashku për të mbrojtur rregullat e pashkruara morale të qytezës së tyre dhe e kanë sulmuar në grup transvestitin, saqë transvestiti edhe në mos qëntë i tillë, i tillë do ndjehej pas atij reagimi.
Kaq ka mjaftuar që gjithçka të degjenerojë me një fjalor banal dhe sharje të anasjellta.
Menjëherë në Rajonin e Policisë kanë mbërritur disa telefonata në numrin e emergjencës, por polici i vetëm i kësaj qyteze ëndrrash, ishte duke darkuar familjarisht jashtë dhe nuk e ndjeu të arsyeshme të reagojë, pas disa gotash të mira vere.

E megjithatë sot në mëngjes u arrit të ndalohet me sukses thyersja e rendit publik dhe momentalisht po kontrrollohet në rajonin e policisë për ti zbuluar seksin e saj të vërtetë, por një këshillë për të gjithë qytetarët e kësaj faqeje do të ishte:
"Tregohuni më bujarë, më tolerantë me banorët e rinj, që qyteti ynë i mrekullueshëm të fitojë sa më tepër turistë, të cilët pas pushimeve, zakonisht zhvendosen përgjithmonë në qytetin tonë.
Në rastet kur iu shqetëson një kalimtar, një fjalë, një fjali, një veshje e pahijshme e dikujt, mos ngurroni të lajmëroni Komisiariatin të dërgojë menjëherë në terren agjentët e tij kundra zbulimit. Në rastet kur ju mësoni nuk mundeni ta injoroni dhe bëheni vetë pjesë e incidenteve, edhe hetimet tona zgjaten dhe komplikohen më tepër.

Kohët e fundit në Rajonin e Policisë kanë ardhur shumë kallzime penale për njerëz dhe çuditërisht kryesisht janë të gjinisë femërore, të cilat kanë nisur të konfliktohen kudo, nëpër rrugë të qytetit, nëpër koncerte që zhvillohen në shesh, nëpër qendra tregtare ku shiten mend,etj.
Këto konflikte njëherësh kanë ndikuar në shtimin e transvestitëve dhe njerëzve me personalitet të 2-fishtë në faqe.

Jemi të hapur për çdo bashkëpunim, për mbarëvajtjen, sigurinë e jetës në qytetin tonë.
Faleminderit dhe kaloni sa më bukur.

Stafi i Stop Injorancës !

Faqja Stop Injorancës mbushi 3 vjeç!

Të na rrojë sa malet faqja me gjithë anëtarët e saj!
Mbani mend, këtu në këtë faqe një ditë do të hyjnë fëmijët tuaj, fëmijët e ffëmijëve tuaj, por ju do të kujtoheni përherë!
Faleminderit për gjithçka keni bërë që kjo faqe të mbetet gjithmonë një magnet i fuqishëm për çdo lexues! Tashmë sapo kemi hequr biberonin nga goja dhe ka ardhur koha të flasim dhe zëri ynë të dëgjohet...

Gëzuar! (S.I)

Njerëzit dhe ndjenjat

“Njerëzit kanë frikë nga vetvetja, nga realiteti i tyre dhe nga ndjenjat, mbi të gjitha.
Njerëzit flasin rreth dashurisë, rreth mrekullisë e madhështisë së saj, por këto s'janë gjë tjetër, veçse dëngla.

Ta themi troç, dashuria lëndon dhe ndjenjat janë rropatëse.

Njerëzit janë mësuar ta trajtojnë dhimbjen si diçka të keqe dhe të rrezikshme.

Por si mund të kuptoni dashurinë, nëse jeni kaq të frikësuar për të ndjerë?

Dhimbja është krijuar për të na zgjuar, ndërsa njerëzit mundohen ta fshehin atë. Kjo është kaq e gabuar.
Dhimbja është diçka për të cilën duhet të përkujdesesh, ashtu si për një radio. Ju njiheni me forcën tuaj të brendshme, pikërisht gjatë përvojës së dhimbjes. Gjithçka varet nga mënyra se si kujdeseni për të. Eshtë ajo që ka rëndësi.

Dhimbja është ndjenjë. Ndjenjat e tua janë një pjesë jotja, një pjesë e realitetit tënd. Nëse ju ndjeheni të turpëruar prej tyre dhe për këtë arsye i fshihni ndjenjat, ju po lejoni shoqërinë të shkatërrojë realitetin tonë.

Duhet të ngriheni në këmbë dhe të luftoni për të fituar të drejtën për të ndjerë dhimbjen tuaj.
Xh. Morrison

Përktheu: Stop Injorancës