Monday, February 10, 2014

Për Perëndinë? Edhe bar do hamë ...


Një Predikues i krishterë në Afrikën e Jugut i bëri besimtarët që të ulen e të hanë bar, pasi u tha se kështu do të jenë më pranë Zotit.

Pas udhëzimeve të Pastorit Lesego Daniel, dhjetra besimtarë u ulën për të ngrënë bar në veri të Pretorias. Edhe pse metodat e tij kontraverse janë kritikuar shpesh, mijëra besimtarë thonë se ai i ka shpëtuar. Pastori thotë se njerëzit mund të hanë gjithçka dhe të mbijetojnë.




Një studente e juridikut, e cila kishte një vit që vuante nga dhimbjet në fyt, tha se u shërua pasi hëngri bar. Megjithatë, shumë nga besimtarët vrapuan për në banjë për të vjellë pasi konsumuan barin.

Mish kali

Ah, ne të varfërit që ngelëm duke ngrënë mish viçi dhe nuk e provuam njëherë këtë mishin e kalit...

Shkroi: Stop Injorancës



"Nëse s'keni një buzëqeshje, merrni timen"


"Nëse s'keni një buzëqeshje, merrni timen"

Jashtë atyre studiove televizive ku bëhet moral, jashtë institucioneve ku thuren pafund politika, jashtë shoqatave që lypin donacione që s'dihet nga shkojnë, jashtë indiferencës së ftohtë qytetare, 4 djem të rinj, të zbritur atje në terren mes trotuarësh dhimbjeje, semaforësh lypjeje e rrugësh pa dritë, duke shpërndarë dhurata për njerëz që zbardhin mëngjeset e ngrysin mbrëmjet pa shpresë e të harruar.
Një rreze dritë në mes të këtij tuneli...

Një video vërtetë prekëse që meriton të shpërndahet si mesazh tek të gjithë!
Shkroi: Stop Injorancës
http://youtu.be/eDzVPT_hs34
Atributet shkojnë për: "Ledio Shyti, Ledion Tice, Denis Hoxha dhe Emirald Cicolli"

Kukulla me organe gjenitale

Mbase është normale dhe do ta kuptoja që kukullave të fëmijëve s'kemi pse t'ia fshehim pjesët intime, por të bësh një kukull mashkull me buzë të lyera dhe që këndon "I am Barbie Girl", këtë se kuptova dot...

Urojmë që kjo të shërbejë që së paku shteti i Hollandës të rishikojë vendimin e saj për të pranuar në gjirin Europian, shtetin shqiptar.

Shkroi: Stop Injorancës

Ngrohja Globale


Në një kohë kur planeti vazhdon e vazhdon të ngrohet si kurrë më parë, ujëvara e Niagarës ngrin...
Hera e fundit ishte afro para 2 shekujsh.

"Dita pas të nesërmes". Kështu titullohej filmi që ndiqte logjikën se ngrohja globale në të vërtetë nuk do ta shkatërrojë jetën e gjallë në planetin Tokë prej temperaturave ekstremisht të larta, por prej ngjizjes së shpejtë të një periudhe akullnajore, e lidhur kjo me shkrirjen e akullnajave e prishjen e balancave së ujërave të ngrohtë e të ftohta në rrymat e fuqishme detare.

Shkroi: Stop Injorancës

Shqipëria njihet botërisht si shteti i parë Ateist! (1967)


Për ju ky është një fakt për të cilin duhet të turpërohemi, apo të krenohemi?

Shkroi: Stop Injorancës

"Mos i detyroni fëmijët të puthin gjyshërit e tyre"

"Mos i detyroni fëmijët të puthin gjyshërit e tyre"
Kjo u bën dëm...

Fëmijët duhet të mësojnë rëndësinë e konsensusit dhe faktin që trupi i tyre është i tyre.

Duke i detyruar fëmijët të puthin të tjerët, ju i bëni më lehtësisht të prekur nga abuzimi, në të ardhmen.

(Lucy Emmerson)
Forumi për Edukimin Seksual, Britania e Madhe

Popullsia shqiptare zhduket me një të rënë të lapsit

Shikoni pak popullsinë shqiptare se si duke ngjitur dalëngadalë shkallët, dikush e shtyu në humnerë...
http://www.indexmundi.com/g/g.aspx?v=21&c=al&l=it
Shkroi: Stop Injorancës

Mësimi i Fesë në Programet Shkollore

Sipas DASH (Departamentit Amerikan të Shtetit) së paku deri në vitin 2009 në Shqipëri, ka arritur deri në 245 numri i shoqatave abrahamike. 

http://news.al/lajme/artikull/iden/335074/titulli/DASH-245-grupe-fetare-bashkejetese-ne-Shqiperi
“Komiteti Shtetëror për Kultet raportoi një total prej 245 grupesh, organizatash dhe fondacionesh fetare, përpos katër grupeve tradicionale fetare. Kjo shifër përfshinte 34 organizata islamike dhe 189 organizata protestante, shumica prej tyre me lidhje me Vëllazërinë Ungjillore Shqiptare (VUSH)”,

Katër grupet fetare tradicionale, sipas raportit, janë myslimanët (sunitë), bektashinjtë (një formë e sufizmit shia), të krishterët ortodoksë (Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë), si dhe katolikët romakë.



Gjithashtu, ka edhe shifra thelbësore të feve protestante dhe grupeve të tjera fetare, përfshi Bahait, Dëshmitarët e Jehovait, si dhe anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtëve të Ditëve të Mëvonshme (mormonët).

Dakord, le të fusim në programin mësimor një lëndë mësimi mbi fenë, po cilën prej 245 grupeve fetare që veprojnë në Shqipëri?

Shkroi: Stop Injorancës

Mene mene xhuxhumene

"Mene mene xhuxhumene
karafil mustafil
xhomodan kokodan
merre une tine pish"


E tillë është një lojë që kemi luajtur fëmijë duke nxjerrë 10 gishtat e duarve dhe në fund të recitimit njëri prej gishtave eleminohet dhe fiton ai që reziston dhe mbetet deri në fund.



Një ditë në tavolinë me disa miq, të tre treguam versione të ndryshme të fjalëve të kësaj loje që nuk i dihet as origjina dhe as autori.

Cili është versioni juaj?

Shkroi: Stop Injorancës

Një fantazmë jashtë Parlamentit britanik?

Një figurë fantazme është kapur nga aparati i një fotografi jashtë parlamentit britanik në prag të vitit të ri.

Imazhi tregon hijen transparente të një personi të veshur në mënyrë sportive, duke vështruar godinën e Parlamentit. Fotografi profesionit Jules Annan e ka fiksuar këtë imazh në prag të Vitit të Ri, por vetëm pasi ka shkuar në shtëpi ka vënë re hijen e pazakontë.

Sipas “Daily Mail”, fotografi ka siguruar se nuk kemi të bëjmë me ndërhyrje kompjuterike. Ai mendon se kjo fotografi dëshmon ekzistencën e fantazmave.

Më vjen keq t’ju shoh lotët, kjo është zgjedhja ime

Pavel Peconkin, punëtori i ndihmës së shpejtë i cili në sulmin vetëvrasës, në dhjetor, vrau 18 persona e plagosi 36 njerëz, prindërve të tij në mars ua ka dërguar një video-mesazh ku thotë se kishte zgjedhur rrugën e tij dhe se nuk do të kthehet në shtëpi.

“Më vjen keq të shoh lotët tuaj, por e zgjodha rrugën e Allahut. U përcaktova që Allahu të jetë i kënaqur me mua dhe ta meritoj Parajsën. Nuk mund të më largoni nga kjo rrugë”, ka thënë ai.

Ai shtoi se nuk ka dashur të shoh porosinë e tyre, “që të mos largohet nga rruga”.

“Nuk kam dashur ta shikoj, sepse kam menduar se do të më zbus”, ka shtuar ai, duke theksuar se nuk e ka ndërmend të kthehet në shtëpi, raporton The Moscow Times.

“Allahun mua askush nuk ma imponon”, thotë ai dhe shton se shumë vëllezër të tij kanë braktisur familjet “për të ecur në tundimin e Xhihadit”.

Ai i porositi prindërit që të mos besojnë gjithçka që dëgjojnë në televizor për myslimanët.

"Ne nuk vrasim fëmijë, por këtu shoh shumë fëmijë që qajnë për etërit e tyre”, tha ai .

Peconkin është me origjinë nga Volzhski që gjendet në lindje të pjesës evropiane të Rusisë.
Në dhjetor 2011 kalon në islam, e pastaj largohet nga prindërit të cilët nuk e dinin se ku gjendet.
Pas konvertimit ai quhej Ansar al-Rusia.


Çaj Ezel

Kot nuk thonë që reklama është shpirti i tregtisë...