Showing posts with label Figura Shqiptare. Show all posts
Showing posts with label Figura Shqiptare. Show all posts

Wednesday, January 19, 2011

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Hero Kombëtar i shqiptarëve (1405-17 janar 1468)

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405-17 janar 1468) personifikon një epokë të tërë të historisë kombëtare të shqiptarëve, që mori emrin e tij: luftën më se njëshekullore të tyre kundër vërshimit osman (fundi i shek. XIV - fillimi i shek. XVI) për mbrojtjen e tokës, të pasurisë e të lirisë.
Nën udhëheqjen e tij lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë të lartë e të organizuar, shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të vendit dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare të tyre.
Figura e tij paraqet një nga ato raste, jo të shpeshta në histori, kur shtresat e ndryshme shoqërore të një kombi takohen me një personalitet të shquar, në të cilën gjejnë shprehjen e vet aspiratat e vetitë e tyre më të mira dhe që për këtë arsye bëhet simbol i bashkimit kombëtar dhe i luftës së tyre të përbashkët.

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptare, që udhëhoqi me vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai e kuptoi, më qartë se kushdo tjetër, detyrën që shtronte çasti historik: nevojën e bashkimit politik si kusht kryesor për të realizuar mbrojtjen e interesave të të gjitha shtresave shoqërore, të pasura e të varfra, të kërcënuara tashmë prej pushtuesve osmanë në çështjet jetike.
Njohja e thellë e jetës, e botëkuptimit, e traditës dhe e luftës së shqiptarëve kundër pushtimit të huaj si dhe e organizimit të shtetit e të ushtrisë osmane, i dhanë mundësi Skënderbeut të ndërtonte me efektivitet të lartë gjithë veprimtarinë e tij si burrë shteti dhe udhëheqës ushtarak i shquar. Ai arriti në përfundimin se, përballë një pushtuesi të fuqishëm, siç ishte Perandoria Osmane, shqiptarët nuk mund të arrinin në fitore, pa kapërcyer copëtimin politik të vendit në një varg zotërimesh, pa një bazë organizative të qëndrueshme, pa bashkërendimin e mjeteve dhe të burimeve njerëzore, ekonomike, ushtarake e materiale, pa bashkërendimin e të gjitha veprimeve që zhvilloheshin në rrafsh të brendshëm e të këtyre me veprimet e ndërmarra në rrafsh ndërkombëtar. Një nga hapat e parë në këtë drejtim qe themelimi, me nismën e nën drejtimin e tij, i Besëlidhjes Shqiptare të Lezhës, që përbënte të parin bashkim të gjerë politik të shqiptarëve.
Duke njohur zhvillimin e ngjarjeve e perspektivën e tyre, Skënderbeu e kuptoi me kohë se nuk mund të mbrohej vendi, të çliroheshin viset e pushtuara dhe të zhdukej përfundimisht rreziku i pushtimit osman, duke qëndruar mbi bazën e Besëlidhjes Shqiptare si aleancë politike vullnetare, karakteristikë që ajo e kishte pasur në fazën e saj fillestare. Prandaj në gjirin e koalicionit të fisnikëve shqiptarë u krye dora-dorës një zhvendosje në raportin e forcave (që karakterizon etapën e dytë të veprimtarisë së Skënderbeut si burrë shteti), dhe që çoi në fund të viteve 50 në krijimin e një pushteti të vetëm shtetëror për të gjitha viset e lira shqiptare. Ai u bë themeluesi i shtetit të pavarur shqiptar.
Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, mbi të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug të viseve të lira, ai u dha mundësi nënshtetasve të tij të zhvillonin një veprimtari ekonomike e tregtare deri diku normale. Prandaj, ashtu si më parë, edhe në këto vite vazhduan të eksportoheshin nga portet e Adriatikut drithëra e prodhime të tjera.
Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu u kushtoi vëmendje viseve të pushtuara. U mbajtën kështu të gjalla dhe u forcuan më tej lidhjet me banorët e këtyre viseve, gjë që ndikoi në forcimin e bashkimit shpirtëror të shqiptarëve dhe në konsolidimin e mëtejshëm të kombit shqiptar, duke i dhënë mundësi të mbijetojë e të zhvillohet më pas në kuadrin e Perandorisë Osmane.
Procesin e bashkimit të shqiptarëve e favorizoi shumë edhe toleranca e lartë fetare e Skënderbeut. Si i krishterë i rritur në ambientin mysliman, ai qëndroi mbi dallimet fetare. Ai bashkëpunoi ngushtë dhe pa asnjë paragjykim me klerin e riteve të ndryshme dhe dërgoi si ambasadorë të tij në vendet e huaja priftërinj katolikë dhe ortodoksë. Respektimi i besimeve e riteve fetare ndikoi pozitivisht në procesin e bashkimit të shqiptarëve.
Bashkimi shpirtëror i të gjithë popullit shqiptar dhe forcimi i vetëdijes kombëtare të tij, shënonin fitoren më të madhe të epopesë së lavdishme të shek. XV dhe të tërë veprës së Skënderbeut.
Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Ai e vlerësoi drejt rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, si kusht i nevojshëm për të përballuar agresionin osman. Duke patur të qartë se rrezikut osman mund t'i bëhej ballë me sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu iu drejtua pareshtur shteteve evropiane dhe kërkoi pjesëmarrjen e tyre në luftën kundër armikut të përbashkët, si dhe përkrahje materiale për luftën e popullit shqiptar.
Personaliteti i Skënderbeut si burrë shteti është i pandarë nga veprimtaria e tij si udhëheqës ushtarak i talentuar.
Në kushtet e pabarazisë, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij ushtarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Këtë parim, të ndjekur prej tij, e shprehin me vërtetësi edhe fjalët që Barleci ka vënë në gojë të Skënderbeut, se "kush nuk është në gjendje ta mundë armikun me një ushtri prej 8 deri 12 mijë vetash, nuk do të mund ta bënte këtë edhe me një ushtri shumë më të madhe".
Në kushtet e epërsisë së theksuar të ushtrive osmane në luftëtarë e në armatime, Skënderbeu për t'i mposhtur ato i mbante në alarm të përhershëm, i shqetësonte me sulme të vogla e të papritura. U priste rrugët e furnizimit dhe, pasi i kishte futur në kurth, i godiste me sulme të fuqishme e të befasishme dhe i shkatërronte përfundimisht. Skënderbeu zbatoi një strategji të mbrojtjes aktive sipas parimit "mbrohu duke sulmuar". Në betejat e ndryshme ai ndërthuri mjeshtërisht operacione të mëdha taktike-strategjike me tërheqje e sulme, me pusi e befasi të luftës guerile.
Personaliteti i Skënderbeut si burrë shteti, strateg e mjeshtër i artit ushtarak dallonte me mbretërit e me princët evropianë të kohës. Ndryshe nga veprimtaria ushtarake e tyre, që bazohej mbi trupat mercenare të armatosura rëndë, Skënderbeu u mbështet mbi një ushtri të armatosur lehtë, me lëvizshmëri të madhe e aftësi të lartë goditëse, të formuar kryesisht nga vullnetarë që kishin gatishmëri luftarake dhe shpirt vetëmohimi. Edhe ai vetë luftonte i pangarkuar me armatime të rënda e me krah të shpërvjelur si një ushtar i zakonshëm. Në betejë ai ishte, në të njëjtën kohë, komandant i talentuar dhe ushtar i guximshëm, që me shembullin e tij bëhej burim frymëzimi për luftëtarët shqiptarë. Edhe në jetën e përditshme Skënderbeu ishte i thjeshtë dhe kohën e kalonte kryesisht me bashkëluftëtarët e tij, duke bërë jetë ushtari.
Skënderbeu gëzonte dashurinë nga bashkëkombësit e vet, jo vetëm sa qe gjallë, por edhe pas vdekjes. Figura e tij mbeti e gjallë në ndërgjegjen e popullit shqiptar si kujtim i asaj lufte që habiti botën me fitoret e saj legjendare dhe u bë krenaria për një të kaluar, të cilën donin ta përsërisnin. Këngët që shqiptarët i thurën Skënderbeut, të cilat i këndonin me krenari edhe përpara pushtuesve, gojëdhënat e lidhura me vendet ku veproi e luftoi ai dhe me vise të tjera të banuara prej tyre, i dhanë atij tiparet e një luftëtari me forca vigane, të pajisur me trimëri të pashoqe, i cili i kalonte caqet e realitetit dhe merrte cilësitë e një figure që mishëronte aspiratat e një populli të tërë për liri e pavarësi.
Kujtimi i Skënderbeut jetoi jo vetëm në zemrën e popullit që e lindi. Ai pati një shtrirje që kalonte kufijtë e Gadishullit të Ballkanit, kishte një rëndësi evropiane. Skënderbeu i detyroi të gjitha kohërat të flisnin për të.

Figura e Skënderbeut ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e ushtarakëve, të burrave të shtetit e në përgjithësi të opinionit publik evropian, të cilët kanë kërkuar të nxirrnin mësime nga përvoja luftarake e shqiptarëve, sidomos kur vendet e tyre luftonin kundër pushtuesve të huaj.

Këtu e ka burimin ajo literaturë e shumëllojtë dhe shumëgjuhëshe, që i është kushtuar figurës së këtij Heroi, në të katër anët e botës. Kur vërshimi osman qëndronte si një shpatë mbi Evropën Qendrore, kur në Gadishullin e Ballkanit shpërthyen lëvizjet për çlirimin kombëtar etj., historianët, shkrimtarët e poetët e përdornin figurën e Heroit shqiptar si flamur frymëzues për mobilizimin e popujve të tyre në luftë për liri.
Dëshmi e përhershme e vlerësimit dhe e respektit të thellë që kanë popujt e tjerë për Skënderbeun, krahas botimeve të shumta për të, janë sheshet dhe rrugët e Romës, të Parisit, të Brukselit, të Gjenevës dhe të qyteteve të tjera të vendeve të ndryshme, ku janë vendosur monumente e buste të tij ose që mbajnë emrin "Gjergj Kastrioti - Skënderbeu".

Shqiperia.com

Thursday, January 13, 2011

Anës lumenjve

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur,
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.

Ku e lam’ e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.


Se ç’e shempnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç’e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç’e pren’ e se ç’e vranë,
Ç’e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.


Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall’, as i varrosur,
Pres një shenj’ e pres një dritë,
Pres me vjet’ e pres me ditë,
Se ç’u tera, se ç’u mpaka,
Se ç’u çora, se ç’u mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
ËndËronj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.


Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar’ e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!


Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal’ e më bën trim,
më jep forc’ e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.


Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes’ e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.

Fan Noli

Wednesday, December 15, 2010

Kush është Albin Kurti?

Albin Kurti, i lindur në Prishtinë më 24 mars 1975. Shkollën fillore dhe gjimnazin "Xhevdet Doda" i ka mbaruar në Prishtinë, kurse Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës.









Në verën e vitit 1997 u inkuadrua në Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës (UPSUP). Ka qenë edhe anëtar i Këshillit Organizativ të protestave paqësore dhe të padhunushme studentore për lirimin e objekteve universitare të uzurpuara me dhunë nga Serbia, që udhëhiqej prej regjimit të Milosheviçit. Mund të thuhet, se që prej atëherë, ka nisur veprimtaria tij politike.

Në gusht të vitit 1998 ka filluar punën në zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇK-së, Adem Demaçit, si sekretar i zyrës.  
Me 2 mars 1999 ka dhënë dorëheqje, meqë nuk është pajtuar me dokumentin e Rambujesë.
Gjatë bombardimeve të NATO-s ka qëndruar në Prishtinë.
Më 27 prill 1999 u arrestua nga policia serbe.
Me 10 qershor, me tërheqjen e forcave serbe në Serbi, së bashku me të burgosurit tjerë shqiptarë, është transferuar në burgjet serbe.
Më 13 mars 2000, në Nish, u dënua me 15 vjet burg nën akuzën e rrezikimit të integritetit territorial dhe sovranitetit të Jugosllavisë.
Si rezultat i presionit ndërkombëtar dhe i përpjekjes së Koshtunicës (i cili asokohe ishte kryetar i RFJ-së) për ta ndrequr imazhin para ndërkombëtarëve në kontrast me Milosheviçit u lirua më 7 dhjetor 2001.
Në fakt, ka qenë në burg një vit e pesë muaj gjatë periudhës së Milosheviçit dhe një vit e dy muaj gjatë asaj të Koshtunicës. Prandaj, Albin Kurti shpesh herë u thotë gazetarëve të huaj, se Koshtuniça ishte për nja tre muaj më i mirë se Milosheviçi.
VETVENDOSJEN e themeloi për shume arsye pozitive, për popullatën dhe padrejtësitë, që po i bëheshin popullit kosovar të përvuajtur. Albini thotë, se kjo është dëshmi se Kosova nuk ka një qeverisje vetjake e sovrane, se . kjo është dëshmi se UNMIK-u vazhdon të sundojë në Kosovën, duke e bërë pavarësinë (e shpallur e të njohur) pa substancë, pa përmbajtje.
Zgjedhjet parakohshme, sapo të zhvilluara në Kosovë, edhe pse shënuan ndonjë incident të vogël (vlen të thuhet se edhe në demokracitë më të zhvilluara në Perëndim ka probleme të vogla) ato u vlerësuan pozitivisht edhe nga autoritetet ndërkombëtare, si Bashkimi Evropian. Sipas këtij të fundit këto zgjedhje ishin të pranueshme dhe të punohet sa më shpejt për formimin e qeverisë së re.

Shikoni një video ku denoncohet hapur manipulimi i votave:
http://www.youtube.com/watch?v=l22kD9SbmoY


Nga këto zgjidhje mendoj, se para së gjithash, fitoi populli i Kosovës si dhe Albin Kurti. Fitoi populli i Kosovës, sepse kosovarët, pas një ëndrre shekullore, më në fund ia arritën ditës që të votojnë për shtetin e tyre. Gjithashtu, fitoi politika e Albin Kurtit, sepse hyri në politikë duke e shitur të vetmen shtëpi që kishte dhe nuk hyri në politikë për të blerë një shtëpi më shumë. Ashtu, siç kanë bërë rëndomtë shumë politikanë të ndryshëm në Ballkan. Mjafton të përmendim faktin më të fundit, se ish Kryeministri i Kroacisë u arrestua për korrupsion.
Akti i Albin Kurtit është një leksion për të gjithë politikanët e Ballkanit, të cilët me natyrën e tyre despotike kanë qeverisur duke abuzuar mbi interesat e qytetarëve. Edhe sot, në disa vende të Ballkanit, ka liderë që vazhdojnë të qeverisin me despotizëm, duke abuzuar mbi qytetarët e tyre.
Rasti i Albin Kurtit, ndoshta është i vetmi në rajon, sepse e filloi politikën nga poshtë dhe me punë, guxim, dashuri për vendin e qytetarët e tij, arriti të dal në zgjedhjet e fundit në vendin e tretë. Në fillim, ndoshta shumë njerëz menduan, se Albin Kurti është një person që humb kohën kot.
Kështu ndodh gjithmonë me njerëzit që janë përpara kohës. Ai është i tillë, ai është një lider i vërtetë, sepse jo vetëm vepron pasi ndodh diçka, por me intuitën e tij politike është një gjendje ta paraprijë para se të ndodh.  
Ai u tregoi të gjithë skeptikëve, se kur dikush ka ide për të bërë politikë dhe guxim për t'i realizuar, atëherë shpresa kthehet në realitet dhe ëndrra në konkretizim.
Albin Kurti ka deklaruar se nëse "Vetëvendosja" do të vij në pushtet, do të shfuqizojë pakon e Ahtisarit mbi bazën e së cilës Kosova shpalli Pavarësinë. Sipas tij, kushtetuta e Kosovës duhet të ndryshohet dhe të bëhet në pajtim me vullnetin e popullit, për t'i dhënë mundësi vendit që të ketë ushtrinë e tij dhe të bashkohet me Shqipërinë.
Gjithashtu, për vite me radhë në rolin e liderit të "Vetëvendosjes" i ka kundërshtuar institucionet e Kosovës. "Jo pse ato ishin institucione, por, sepse nuk ishin të Kosovës"-është shprehur ai.
Me zgjedhjet e fundit, Albin Kurti edhe pse nuk arriti të zër vendin e parë në zgjedhje, ai doli fitues, sepse për herë të parë mori pjesë në një garë politike dhe arriti të merrte vendin e tretë. Gjithashtu, me rezultatet paraprake që kanë dalë, duket qartë se partia e Thaçit edhe pse ka dalë e para për nga numri i votave, nuk i ka numrat për të qeverisur e vetme. Ajo, patjetër duhet të formoi koalicione me parti të tjera, që i kanë numrat e nevojshëm për krijimin e qeverisë.

Pra, Albin Kurti dhe "Vetëvendosja" duhet të hyjnë koalicion dhe do të kenë një rol mjaft të rëndësishëm në qeverinë e re, që do të krijohet. Për këtë arsye, Albin Kurti, do të ketë më në fund të gjitha kartat në dorë për të filluar nga zbatimi i të gjitha politikave, që i ka pasur në programin politik të lëvizjes së "Vendosjes".

Një ndër pikat e tij të forta është respektimi i vullnetit të popullit.
Ai, për shumë gjëra edhe pse ndoshta nuk e ka kopjuar, mendon dhe vepron sipas presidenti Willson. Të dy vlerësojnë vullnetin e një populli jo vetëm për të qenë demokratik, por edhe për të vendosur për fatin e tij. Tani kosovarët kanë shtetin e tyre të pavarur, dhe nëse vendosin me vullnetin e tyre të bashkohen edhe me Shqipëri, atëherë, le të ndodh një gjë e tillë, sepse pasqyron vullnetin e tyre.
Mendoj, se tani, pas zgjedhjeve Albin Kurti, i ka të gjitha kartat për të punuar që të realizoi të gjithë strategjitë e tij politike. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse, të bëhemi dëshmitar të kohës, nëse me të vërtetë do të arrij t'i bëj realitet. Një pjesë e madhe e kosovarëve i kanë besuar fatin e tyre, tani nuk mbetet gjë tjetër, veçse besimin e tyre Albin Kurti t'ua kthej në mbështetje, duke përfaqësuar vullnetin dhe zërin e tyre.


Gjithashtu, edhe politika që ai ka kundrejt Serbisë dhe serbëve mendoj se është krejtësisht i drejtë.
Ai thotë, se: "Serbia duhet t'i kërkoi falje Kosovës dhe popullit shqiptar për të gjitha krimet e kryera përgjatë shekullit të 20. Serbia duhet të dorëzoi kriminelët e luftës për gjykim, të paguaj dëmet e luftës". Vetëm pasi të ketë bërë këto Serbia, atëherë, ne mund të besojmë, se ajo ka ndryshuar dhe ndoshta plotëson kushtet për të hyrë në bisedime.


Tashmë, që Albin Kurti hyri në garën elektorale dhe doli forca e tretë, do të jetë një zë i fuqishëm në bisedimet që do të zhvillohen mes Kosovës dhe Serbisë.

Albini Kurti, do të jetë një risi jo vetëm për Kosovën, ku do të jap një kontribut të fuqishëm për demokratizimin dhe integrimin e saj në BE dhe NATO, por edhe për disa despotë ballkanas, që akoma me "pantallona nëpër këmbë", mundohen me çdo kusht e mjet ta mbajnë deri në vdekje pushtetin, pak rëndësi ka nëse është demokratik apo jo.
Dr. Alban Daçi, G. Shekulli

Friday, November 26, 2010

Shqiptarët dhe rikthimi i kujtesës së lashtë

Sa herë që ndonjë studiues, shqiptar apo i huaj, flet ose shkruan për historinë tonë duke përkrahur tezën e mbështetur në nivele të mira shkencore, sipas së cilës shqiptarët rezultojnë pasardhës të drejtpërdrejt të popullsisë së moçme pellazgo-ilire, sa herë që dikush shprehet se ne gjëndemi në këto troje para grekëve, përpara serbëve, bullgarëve, rumunëve, shkurt para tërë popujve të Ballkanit, e madje para tërë popujve të Europës, domethënë qysh në agim të qytetërimit, opinioni shqiptar ndahet rëndom në tri pjesë.

- Një pjesë e përshëndesin me entusiazëm dhe ndjejnë t’u zgjohet krenaria, dinjiteti i nëpërkëmbur historik dhe kujtesa e tyre e lashtë;

- një pjesë rrudhin buzët me nënqeshje, të bindur se dyshimi i bën të duken më të hijshëm, më inteligjentë, më largpamës, e sidomos më bashkëkohorë;

- një pjesë tjetër, ajo që i përket sferës akademike, historianëve, arkeologëve, gjuhëtarëve, studiuesve në tërësi, nisin të kundërvihen me pasion në shtyp, në televizion, nëpër konferenca shkencore, etj, duke mëtuar se kjo është mënyra e vetme për të “mbrojtur” vërtetësinë dhe seriozitetin e argumentit shkencor, a thua se autori i ligjëratës apo i librit u ka shkaktuar një dëm vetiak, apo u ka prekur gjënë e tyre.

Personalisht, jam dakord me grupimin e parë, sepse mendoj se ky komb ka nevojë alarmante për ringritje shpirtërore, për rimëkëmbje të vetëdijes, për zgjim të kujtesës e shkëputje një herë e mirë nga komplekset e inferioritetit që po i zë frymën.
Ka ardhur koha që kombi ynë shqiptar të mos rrijë më si macja nën sofër, por më së paku të ketë zërin që e vet në kapitullin e realitetit të sotëm e të ardhëm. Në lidhje me këtë, libri i mrekullueshëm i z. Mathiu Aref “Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen” jep një ndihmesë të jashtëzakonshme.
Ai i quan shqiptarët “popull i vogël, por komb i madh!”.

Me grupimin e dytë nuk dua të merrem pothuajse fare, sepse individët që bëjnë pjesë në të, e kanë humbur tashmë kujtesën e lashtë historike, ose nuk e kanë patur kurrë!
Sfera akademike është më interesantja. Është gallatë e madhe! Numri i individëve që e quajnë veten studiues është rritur goxha, por në cilësi nuk është se kemi ndonjë përparim të dukshëm, me ca përjashtime të rralla. Linja e këndvështrimit të historisë sipas metodave komuniste vijon të gjallojë me tërë fuqinë e vet. Historianë të përgatitur e të mbruajtur nën diktaturë, që shpresohet të kenë mendësi të lirë dhe shkencore!

Kohë më parë, ca tipa që po tëvëronin ngeshëm në një TV, thanë se ne shqiptarët nuk rrjedhim nga ilirët!
Dakord, por nga rrjedhim, xhanëm?
Kësaj pyetjeje nuk i dhanë zgjidhje, sepse s’kishin as kohë e as vepra studimore. Thanë çfarë deshën, sikur të ishin në ndonjë mejhane dhe shkuan në punë të tyre!
Mandej, këta u pasuan nga të tjerë, që po ashtu tëvëruan nëpër TV apo gazepuan nëpër gazeta, dhe shkuan prapë në punë të tyre, të lehtësuar për “sqarimin” e madh që u kishin bërë shqiptarëve: ju nuk jeni kurrkushi! Secili e pandeh veten intelektual.
“Intelektualë” e “studiues” që gëlojnë, dhe nga ana tjetër shqiptarët vijojnë të mbeten pa histori të shkruar, ndërsa vëndi zhytet përherë e më tepër në komplekse inferioriteti, nën litaninë e ogurzezë të mendalakëve tanë: ne nuk jemi asgjë, ne nuk kemi krijuar asnjë vlerë, ne nuk kemi histori, ne nuk kemi gjuhë, ne nuk kemi heronj, ne nuk kemi të ardhme!




Kur Nermin Vlora Falaski shpjegonte mbishkrimet e varreve etruske përmes gjuhës shqipe, kjo skotë intelektualësh bënte humor dhe qesëndiste veprën e kësaj gruaje të shquar.
Ata vetë nuk është se kishin ndonjë mendim alternativ, por thjesht zgërdhiheshin duke thënë se këndëvështrimi etimologjik i kësaj gruaje është romantik! Rrinin nëpër kafene dhe zgërdhiheshin. Nuk mund ta dinin se Nermin Vlora nuk punonte për këta lloj shqiptarësh, po për Shqiptarët.



Kur u përkthye dhe u botua “Enigma”, e Robert d’Anzhelisë, një studimi përnjëmend i jashtëzakonshëm, ndodhi e njëjta gjë: prapë shpoti, qesëndisje e nënqeshje përçmuese.

D’Anzheli kishte bërë një punë kolosale dhjetravjeçare dhe kish guxuar të thonte gjëra që shkencës historike zyrtare as ia mban t’i mendojë. Sepse shkenca jonë zyrtare është tmerrësisht e politizuar. Por shkenca është shkencë, o njerëz, dhe jo pazar politik, jo objekt karshillëku, jo epërsi apo nënshtrim i një kombi ndaj një tjetri.





E vërteta duhet thënë, pa le të sekëlldiset e tmerrohet kush të dojë. Edhe kur doli libri i të madhit Dhimitër Pilika, një vepër e sendërtuar në mënyrë krejtësisht të paanshme dhe aspak shqiptarofile, duke qenë përplot me dokumente dhe argumente të pakundërshtueshme, u shfaq e njëjta situatë: zgërdhiheshin e qesëndisnin.
U dukej e tepruar. Nuk mund ta besonin, nuk mund ta besonin!
Në veprën e tij “Historia e Bizantit”, Ogyst Baji ka një detaj shumë të bukur që u rri për shtat këtyre individëve:

Në një periudhë krize të Bizantit, kur perandorët hipnin e zbrisnin në fron çdo gjashtë muaj, duke e larë vendin e veten në gjak, një dërgatë e senatit i propozon fronin perandorak një tagrambledhësi. Ky i fundit, me ta marrë vesh se kishin ndërmend ta bënin perandor, u arratis! Gjithë jetën kishte ëndërruar të bëhej tagrambledhës; qe bërë, dhe tashmë nuk kishte ëndrra të tjera. Kush jam unë për t’u bërë perandor?, thonte. I dukej e tmerrshme! Megjithatë, deshi s’deshi e bënë perandor. Mandej, pas gjashtë muajsh i thanë të ikte, dhe ai ia mbathi tërë qejf, për t’u bërë sërish tagrambledhës! Secili nga këta intelektualë apo studiues, i ngjan qamet këtij tagrambledhësi.

Shqipëria e mrekullueshme e zotit Aref
Kund nja dy muaj më parë, më qëlloi të shihja në emisionin Top-Show, ca studiues shqiptarë që po i vërsuleshin dhe po i kundërviheshin në debat një zotërie që fliste frëngjisht dhe komunikonte nëpërmjet përkthyesit. Në fizionominë e këtij zotërie lexohej deridiku njëfarë habie për ata studiues që kishin marrë pozën e një grupi hetimor.  
Munda të kuptoj se zotëria quhej Mathieu Aref dhe se kishte bërë një gabim të pafalshëm: një libër.
E, madje edhe një gabim të dytë: e kish botuar pa lejen e grupit hetimor.
E edhe një gabim të tretë: librit ia kishte vënë titullin “Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”.
E edhe një gabim të katërt: kishte kuturisur të trajtonte një temë për të cilën ekspertë ishin ata dhe jo ai!

Nuk është se ndjeva ndonjë keqardhje për “francezin”, e as ndonjë simpati për ata që po i kundërviheshin. Isha pothuaj indiferent, e kjo sepse midis meje dhe asaj që po ndodhte në ekran, qëndronte një libër i palexuar. Kësisoj, nuk mund ta dija se nga buronte qëndrimi mujshar i “grupit hetimor”. Mbase kishin të drejtë që i kundërviheshin. Kohët e fundit, kur e lexova me një frymë atë libër voluminoz prej gjashtëqint faqesh, që përfundonte me një bibliografi tejet të pasur, u dhashë të drejtë studiuesve tanë të shquar. E kësisoj, në vijim të logjikës së tyre tëvëruese, i shtova zotit Aref edhe një gabim të pestë: faktin se kishte hartuar një vepër aq të thukët, sa i tërë grupi hetimor nuk do të mund ta hartonte për një jetë të tërë!
Epo, sidomos ky faji i pestë nuk kapërdihet kollaj!

Të gjitha këto gabime, zoti Aref i kishte bërë “verbtazi”, pa e ditur kurrqysh se në Shqipëri na paska studiues e shkenctarë kaq të jashtëzakonshëm që e ndajnë qimen përmidisi, studiues e shkenctarë të cilët, kur është fjala për mbrojtjen e vërtetësisë së argumentit shkencor, të bëjnë gjëmën. Dhe, merret vesh: duke qenë vazhdimisht në roje të argumenteve shkencore që gjenden ose nuk gjenden nëpër veprat studimore të tjerëve, ata nuk kanë fare kohë të bëjnë ndonjë gjë të hajrit për vete. Jam amator, sa i përket lëndës që trajton z. Aref, por mund të them se kam lexuar mjaft libra që i përkasin kësaj fushe. “Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen” e z. Aref është një korpus aq i gjerë, aq i larmishëm e aq shumëpërmasor, sa e gjej të pamundur ta pasqyroj dhe ta përmbledh në një shkrim gazete. Në të vërtetë, qëllimi i këtij shkrimi kufizohet veç në përpjekjen për t’i nxitur shqiptarët që ta lexojnë. Kultura që z. Aref përcjell në këtë vepër, është padyshim e jashtëzakonshme dhe mahnitëse. Ai shpërfaq një njohje të thellë në shumë fusha si, histori e lashtë, arkeologji, antropologji, mitologji, etnologji, gjuhësi, etj. Qoftë dhe njohja e njerës nga këto fusha të dijes, do të mjaftonte për të shkaktuar mahnitje. Një rrëke e pafundme dijeje, një hapësirë shumë e gjerë të dhënash kulturore e informacionesh e citimesh nga autorë të lashtë dhe të rinj, duke filluar nga Homeri, Hesiodi, Herodoti, Tuqiditi, Hekateu i Miletit, Helanikosi i Mitilenës, Straboni, etj., etj.
Mjafton t’i hedhësh një sy bibliografisë së shfrytëzuar e të vënë në shërbim të kësaj vepre, pa e lexuar fare veprën, mund të krijosh një ide se me ç’punë vigane i është dashur të përballet z. Aref.  
Po t’i hedhim një sy teksteve shkollorë të historisë, të bëhet e qartë sa e cekët, sa e varfër dhe sa e papersonalitet është historiografia jonë.
Zoti Aref na bën me dije se historia jonë e lashtë është shumë më tepër nga ç’e pandehim, se ajo është epiqendra e zhvillimeve historike të mbarë popujve të Europës, se ajo është matrica e gjuhëve kryesore që kanë mundësuar lindjen e plot të tjerave, është vatra e magmës gjuhësore të popujve.

Po t’i referohemi asaj që na kanë bërë të besojmë studiuesit e historiografët e huaj, janë qytetërimet greke dhe latine ato që kanë gjeneruar gjuhët dhe kulturat e kombeve europiane, por zoti Mathieu Aref na bën me dije se në themelet e tyre qëndron qytetërimi i stërlashtë pellazgo-etrusk.
Gabimi i gjuhëtarëve të mëdhenj, pohon Aref, qëndron në faktin se ata kanë marrë e marrin në shqyrtim sanskritishten, greqishten e vjetër dhe latinishten, duke anashkaluar atë më kryesoren, e cila është çelësi i njëmendtë: gjuhën shqipe.
Iliada dhe Odisea nuk janë vepra të qytetërimit helen, por krijime të drejtpërdrejta të qytetërimit të madhërishëm pellazgjik. Jo vetëm që Homeri vetë nuk ishte helen, por ai as që i përmend fare Helenët tek Iliada. Përmend Akejtë, Danajtë, Argjianët, etj, por jo Helenët.
Përveç kësaj, simbas Herodotit, Homeri dhe Hesiodi kanë qenë pothuajse bashkëkohës dhe kanë jetuar vetëm katërqint vjet para tij. Kësisoj, po t’i besojmë Herodotit, dhe i besojmë që ç’ke me të sepse është babai i historisë, Iliada është kënduar së pari jo në shekullin XII para Krishtit, por së paku tre shekuj më vonë. Por, edhe pse Iliada këndohet së pari në shekullin IX, Homeri prapëseprapë nuk di gjë për Helenët.
Nga ana tjetër, Homeri përmend Dodonën pellazgjike “dimërkeqe”, siç e quan ai, por nuk di kurrgjë për Delfin!
Të dhënat që dëshmojnë praninë e vonshme historike të helenëve janë të shumta, sikundër janë të shumta edhe ndërhyrjet dhe ndryshimet e mëpastajme që helenët kanë bërë në teksin e Iliadës, duke filluar nga shekulli VI me Pisistratin e Hiparkun e deri në shekullin e dytë para Krishtit! Sipas Aref, Iliada dhe Odisea, dy poemat e mëdha epike, janë transformuar dhe manipuluar për t’i shërbyer “kauzës” greke. Zoti Aref është shumë argumentues kur thotë se helenët e kanë lashtësuar historinë e tyre të paktën katërqint vjet. Në fakt, ata fillojnë të jenë të pranishëm në shekujt IX-VIII.

“Emrat e vendeve parahelene”, thotë Aref “emrat e perëndive dhe të heronjve të mitologjisë së ashtuquajtur greke, shpjegohen në mënyrë të përkryer vetëm falë gjuhës shqipe dhe aspak asaj greke”.
Është shumë domethënës fakti se Homeri i quan pellazgët Hyjnorë, ndërsa gjuhën e tyre “gjuhë e perëndive”.

Mandej ai shton se gabimi i gjuhëtarëve, i historianëve dhe i arkeologëve, qëndron në faktin se ata i kanë trajtuar si emra që i përkasin një gjuhe parahelene të zhdukur, duke mos e ditur fare se ajo gjuhë është ende gjallë dhe flitet prej shqipëtarëve të sotëm.
Duke shpërfaqur profilin e një etimologu të aftë, Aref ia del mbanë të shpjegojë nëpërmjet shqipes një numër shumë të madh emrash që shumica i pandehin si greke, përshembull: Talasa, Atridi, Pelioni, Strimoni, Emathia, Rea, Karpate, Kuretë, Promete, Bizant, Tetis, Kronos, Apollon, Artemis, Telemak, etj, etj.

Një nga arritjet më të epërme të z. Aref, është krahasimi i mrekullueshëm fonetik që ai bën mes shqipes dhe plot gjuhëve të tjera, duke marrë në shqyrtim me dhjetëra fjalë. Kësisoj kemi krahasime fjalësh mes shqip-greqisht, shqip-latinisht, shqip-armenisht, shqip-rumanisht, shqip- baske, shqip-hititisht, shqip- kelto/gjermanisht, pa përmendur këtu afrinë e madhe mes shqipes së sotme dhe mesapishtes, etruskishtes, keltishtes, trakishtes, etj.
Tek të gjitha këto gjuhë bie në sy rrënja e përbashkët e fjalës.

Vallë, cila nga gjuhët e ashtuquajtura indoeuropiane e ka kaq të theksuar aftësinë për të ndërhyrë në gjuhët e tjera?

A nuk është kjo një provë që shqipja është bazë e të gjitha këtyre gjuhëve, e që jo më kot Homeri e quante gjuhë e perëndive?

Por, mjerisht, këto të vërteta të jashtëzakonshme gjuhëtarët tanë të sotëm i shikojnë me mëdyshje e mosbesim. Për fat të keq, për shkak të pushtimeve të njimbasnjishme e sidomos për shkak të sundimit komunist, shqiptarët gati e kanë humbur fare kujtesën e tyre të stërlashtë, e cila do të dëshmonte se dikur, paraardhësit e tyre pellazgo-ilirë, kanë rrezatuar kulturën zanafillore të mbarë popujve të Europës e më gjërë. Po t’i referohemi Katapanos, për të cilin edhe z. Aref tregon respekt, Thoti që shpiku hieroglifet duke e shkruar për së pari gjuhën, ishte ilir. Dhe shkroi shqip!
Nga ana tjetër, z. Dhimitër Pilika na la një vepër të jashtëzakonshme studimore, në të cilën del në pah se qytetërimi parahelen është tërësisht pellazgo-ilir, pasardhës të të cilit janë shqiptarët e sotëm.
Ai na flet për vallen e lavdishme pirrike (vallen e shpatave që kërcehet në malësitë e Mbishkodrës dhe të Rugovës), e cila qe kërcyer më së pari nga Pirro Neoptolemi, bir i Akil Hynerit.

Nga ana tjetër na thotë se perënditë e ashtuquajtura greke nuk janë gjë tjetër veçse perëndi pellazgo-ilire, të cilët u përvetësuan bashkë me një pjesë të madhe të territoreve tona të stërlashta. Këtë fakt e përforcon në mënyrë shumë bindëse edhe Aristidh Kola, i cili i shpjegon lehtësisht me shqipen këta emra perëndish parahelene.
Ndërsa i jashtëzakonshmi Petro Zheji, në veprën e tij madhore “Shqipja dhe Sanskritishtja”, thotë se “Sistemi i gjuhës shqipe e përfshin atë të gjuhës sanskritishte, e pra, rrjedhimisht, është më i lashtë nga ai”.

Pra, flitet për një epërsi të gjuhës shqipe edhe ndaj sanskritishtes, e cila mbahet si më e lashta gjuhë e dokumentuar! Mandej, z. Petro Zheji shpall: “Shqipja shtrihet vertikalisht në tërë fondin leksikor të gjuhëve europiane, si dhe horizontalisht në shumë gjuhë të tjera, të reja dhe të lashta”.
Pra, Zheji e gjen shqipen në bazën e shumë gjuhëve të botës. E këto që thotë, z. Zheji i argumenton në mënyrë shumë shkencore.



Nuk mund të lihet pa përmendur edhe studimi shumë serioz i z. Arsim Spahiu “Iliriciteti i Epirotasve dhe i Maqedonasve”, në të cilin përmes dokumenteve të pakundërshtueshme të autorëve të lashtë grekë dhe latinë, e po ashtu edhe të autorëve modernë, na bind se epirotasit dhe maqedonasit nuk kishin asnjë dallim thelbësor nga ilirët. Kësisoj, rezulton se racës sonë të lashtë nuk i përkasin vetëm Akili, Hektori, Ajaksi, Odiseu e të gjithë kreshnikët e eposit homerik, përfshi dhe bardin e saj, jo veç Pirro Neoptolemi, Pirro i Epirit, Aleksandër Mollosi, Aleksandri i Madh, por edhe Filipi II bashkë me tërë dinastinë e mbretërve maqedonas.

Pellazgo-ilirët i dhanë frymën e tyre hyjnore Greqisë së lashtë; Romuli etrusk (etruskët, degë pellazgo-ilire) themeloi Romën, ndërsa Augustulus Romulus, perandori i fundit i Romës ishte nga Panonia ilire.
Ishte Kostandini i Madh nga Naisi ilir, ai që ligjëroi dhe mbështeti krishterimin, njëkohësisht themeloi edhe perandorinë romake të Lindjes, Bizantin.
Nga ana tjetër, ai që e mbrojti i fundit këtë perandori, më 29 maj 1453, duke rënë heroikisht me shpatë në dorë si një ushtar i thjeshtë, ishte Kostandin Paleologu XI, shqiptar nga Moreja.

Një pjesë e madhe e perandorëve të Romës ishin ilirë; përmendim disa prej tyre:
Domicius Aureliani, Maksimin I, Deciusi, Valeriani, Galiani, Klaudius II, Aureliani, Probusi, Karusi, Diokleciani, Maksimiani I, Severi, Kostandini i Madh, Valentiniani I, Valentiniani II, etj.

Një pjesë e madhe e perandorëve të Bizantit ishin po ashtu iliro-shqiptarë, si:
Justini I, Justiniani I, mbiquajtur i Madhi, gjashtë perandorë të dinastisë së Komnenëve, perandorët e dinastisë së Paleologëve, Anastasi, etj.

Sikundër thotë Aref në studimin e tij, mbështetur në dëshmi të sakta, raca pellazgo-iliro-shqiptare ka nxjerrë dy papë: Inoçenti I, Klementi XI; shenjtorë dhe figura të shkëlqyera fetare, mes të cilëve Shën Jeronimin (përkthyes i Ungjillit në latinisht) dhe Nënë Terezën; ka nxjerrë gjeneralë e strategë të lavdishëm, ka nxjerrë kryengritës të mëdhenj si Spartaku, Bato, etj.; ka nxjerrë humanistë europianë, si Leonik Tomeu, Marin Barleti, Gjon Gazulli, etj; ka nxjerrë shkrimtarë e poetë të mëdhenj; ka nxjerrë piktorë, arkitektë e muzikantë të shquar. Ç’nuk kanë nxjerrë.
Dhe thonë se nuk kemi histori!
Janë të shumtë autorët e huaj që flasin për të vërtetën e mahnitshme të racës sonë shqiptare, duke e trajtuar si zanafillë të njëmendtë të historisë dhe kulturës europiane e më gjërë, por historianët tanë rrudhin buzët tërë mosbesim.

Nuk kanë ndonjë mendim të vetin, por nuk janë dakord me mendimin e shkenctarëve të huaj, apo me origjinë shqiptare, të cilët nxjerrin në pah teza të vërteta e të guximshme. Por janë përnjëmend teza tepër të guximshme për shkenctarët tanë të rritur, të ushqyer, të shkolluar e të shkalluar nën sistemin komunist: ose diktatori vijon t’u japë urdhëra edhe prej atje ku është, ose janë amanetqarë natyralë të diktaturës, ose janë të dëndur me komplekse inferioriteti, ose nuk duan t’ia prishin qejfin popujve fqinj, ose nuk janë profesionistë.
Po i akuzojmë fare lehtë: Po u themi se nuk janë profesionistë. Vras mendjen: a do ta kenë lexuar Herodotin? I kanë lexuar të gjithë historianët grekë dhe latinë? A kanë rrëmuar nëpër bibliotekat e ish-perandorive apo shteteve që kanë pasë pushtuar Shqipërinë? A kanë hulumtuar vallë këta historianë në bibliotekat e Romës, Stambollit, Venedikut, Vatikanit, Athinës, etj? Nëse nuk kanë hulumtuar, turp! Nëse kanë hulumtuar dhe vazhdojnë të kenë të njejtën mendësi, atëherë çështja është shumë më serioze.

Në mbyllje “Historia e pabesueshme e një populli parahelen” është një vepër që i bën shumë nder historiografisë shqiptare. Duke e ditur mirë paaftësinë e shkenctarëve tanë (sipas mendimit tim me përjashtim të Petro Zhejit, Dhimitër Pilikës, Spiro Kondës, e disa të tjerëve), z. Aref hyn në fushat e tyre dhe u jep leksione të hatashme. Ai u bën me dije shqiptarëve se, anipse tashmë të rrudhur në pak kilometra katrorë, ata ekzistojnë në këto troje të paktën qysh prej neolitit: u rrëfen se ç’është historia e tyre e lashtë, ç’është gjuha e tyre, ç’është mitologjia e tyre, ç’është kultura e tyre, ç’është arti i tyre, ç’është letërsia e tyre parake (Iliada, Odisea), ç’është roli i paraardhësve të tyre pellazgo-ilirë në formësimin e vetëdijes kulturore të popujve të Europës.
Zoti Aref bën ç’është e mundur që t’u rikthejë shqiptarëve kujtesën e tyre të humbur; t’u rikthejë kreshnikët e lavdishëm të epokave të mëdha, qysh prej Akilit e Hektorit e deri tek Skënderbeu; t’u ndërmendë personalitetet e jashtëzakonshme të strategjisë luftarake e të kulturës, me origjinë pellazgo-iliro-shqiptare, të cilët gabimisht e për turpin tonë të sotëm ende mendohen se u përkasin kombeve të tjerë; t’u flasë për perandorët e mëdhenj të Romës, Bizantit, për kryevezirët e sadrazemët e mëdhenj shqiptarë të perandorisë turke; t’u tregojë për papët, shenjtorët, humanistët, piktorët, poetët, arkitektët, strategët më të mëdhenjë të të gjitha kohërave, me origjinë pellazgo-iliro-shqiptare; t’u tregojë kufinjtë e dikurshëm gjeografikë të popullsive pellazge, të cilët shtriheshin që nga Danubi në Egje, e që nga Deti i Zi në Detin Adriatik, e edhe më gjerë akoma: deri brigjet e Tirrenit.

Me veprën e tij të mrekullueshme “Historia e pabesueshme e një populli parahelen” zoti Mathieu Aref dëshmon se është njeri i lirë, se nuk kushtëzohet nga asnjë lloj ndikimi politik apo pseudoshkencor, se nuk i falet kurrgjëje tjetër përpos argumentit shkencor. Zoti Aref e përmbushi veprën e vet me shumë dinjitet.

Ai foli. Falemnderit, zoti Aref. 

Shkroi: Shpëtim Kelmendi
Redaktoi: Stop Injorancës

Monday, November 22, 2010

Ilir Meta, produkti Frankenshtajn i politikës shqiptare

Editorial
Posedues i një vile në Gjirin e Lalëzit, poseduesi i një pallati në qendër të bllokut me vlerë 800 mijë euro, spiun i SHIK-ut të Gazidedes dhe ministër aktual i Ekonomisë.
Nuk është e vështirë të kuptosh se ky është Ilir Meta, kreu aktual i LSI.
Në fakt, po të rendisim pasurinë e Ilir Metës sipas akuzave të ish kolegut të tij, Dritan Priftit, Ilir Meta ka shumë herë më shumë pasuri nga këto që përmendëm më sipër, pasuri që fillojnë që nga guroret, lokalet, pallatet apo dhe vilat.
Në fakt, nëse kërkojmë më shumë mund të gjejmë shumë herë më shumë se sa ka thënë Prifti apo socialistët me akuzat e tyre. Mund të jenë pasuri që janë para diellit, mbrapa diellit apo dhe te kodrat e diellit.
Nëse Partia Socialiste e sulmon sot ish aleatin e saj për interesat e saj momentale, kërkush nuk e ka marrë në konsideratë diabolizmin e këtij njeriu, diabolizëm që është fshehur thellë shpirtit të tij fshataresk dhe malinj.

Politikani Ilir Meta është produkti më ala frankenshtajn i demokracisë shqiptare.
Ky produkt është një përpunim ekstrem i një qenie njerëzore nga disa duar të politikës shqiptare, duar që kanë vendosur nga një copë të tyren në frankenshtajnin politik Ilir Meta.  
Te Ilir Meta gjen vlerat më të këqija të Sali Berishës, të Fatos Nanos, Rexhep Mejdanit, Edi Ramës, Skënder Gjinushit etj., ku padyshim brumi i këtij personazhi është përgatitur më së miri nga mjeshtri Gazidede, i cili, ashtu si Mary Shelly krijoi personazhin e saj nëpërmjet doktor Viktor Frankenshtajnit, edhe Gazidede krijoi politikanin Meta në politikën shqiptare.
Nëse Viktor Frankenshtajni shpiku një figurë të përçudnuar, figura e Ilir Metës është shumë herë më e përçudnuar në politikën shqiptare.  
Tashmë dëmi që ky njeri i ka shkaktuar politikës shqiptare është më se i qartë.
Serbian Foreign Minister Vuk Jeremic (R) meets with his Albanian counterpart Ilir Meta after their meeting in Belgrade on March 11, 2010. AFP PHOTO / Andrej ISAKOVIC (Photo credit should read ANDREJ ISAKOVIC/AFP/Getty Images)
Krizat politike, pabesitë ndaj aleatëve dhe partnerëve, lojërat e ndyra antishqiptare për interesat e serbëve, kanë qenë produkt i personazhit Meta, produkt që kanë avelenuar politikën shqiptare duke futur në normalitet një frymë të re amoraliteti. Edhe kriza e sotme politike mban emrin Meta përsipër.

Babëzia e tij për pasuri ka mbërthyer çdo qelizë të shtetit shqiptar. Të gjitha postet në administratë që janë uzurpuar nga militantët e LSI janë pjesë e strategjisë së tij për t’u pasuruar. Largimi i Dritan Priftit ishte produkt i mirëfilltë i pakënaqësisë së tij për ndarjen e tortës së fitimit midis tij dhe vetë Priftit. Pasojat e babëzisë Meta kanë vënë në rrezik serioz mazhorancën qeverisëse, e cila për shkakun e votave të humbura prej Metës, rrezikon seriozisht vazhdimësinë e qeverisjes së saj deri në vitin 2013. Kreu i kësaj mazhorance ndodhet në krizën më të madhe qeverisëse që mund të ketë qenë që nga viti 2005.

Kryeministri i vendit qeveris si një trup pa krahë ku çdo deputet mund të vjedhë, çdo ministër mund të grabisë pa i lëvizur asnjë qime floku, ndërkohë që kryeministri vendit nuk e ka mundësinë të ndryshojë gjë por vetëm të pajtohet me realitetin e dëshpëruar që ndodhet, realitet i cili vjen dhuratë nga qeverisja e tij me Ilir Metën.
Ky i fundit vazhdon të deklarojë se nga vila e tij ai mund të qerasë me ngjala kreun e opozitës, duke treguar se nuk ka frikë as nga ligji dhe as nga ndonjë hetim për pasuritë e paligjshme që ai posedon. “Pasuria ime e vetme është karakteri im dhe fjala ime. Të tjerat i vendos drejtësia”, tha ai dje në përgjigjen e tij ndaj akuzave të opozitës.

Në fakt ky burrë është burrë i besës dhe me karakter. Fatos Nano nuk i la akuzë pa bërë duke i hyrë deri në krevatin bashkëshortor, nga ku nuk kanë munguar edhe kundërakuzat e Ilir Metës dhe betimet dhe stërbetimet e tij se nuk do ja falë.
Dhe karakterin e besën, në fakt ky burrë e ka treguar më së miri para një muaji, teksa kërceu tapë mbi tavolinë përpara Fatos Nanos.


G. Sot

Sunday, November 14, 2010

Papa Kristo Negovani (1875-1905)

Papa Kristo Negovani
 (1875-1905)

 
Jetëshkrimi
Papa Kristo Negovani, martiri dhe prinjësi shpirtëror i Shqipërisë për krah të cilit mbas njëzet e katër vjetëve u rreshtua martyri i madh i Veriut At Shtjefën Gjeçovi, lindi në katundin Negovan të Maqedhonisë në vitin 1875. Negovani, katund në rrethet e Florinës, ësht i banuar krejt nga Shqiptarë e thuhet se këta, bashkë me ata të katundit Bellkamen, kanë vajtur atje dyke u çpërngulur nga katundi Plikat i Kolonjës së Korçës njëqind e pesëdhjetë e ca vjet më parë.


Kristua në fshatin e vet mbaroi shkollën fillore greke edhe pastaj për mësime më të lartëra hyri në gjymnas t’Athinës. Mbas tre vjetve u shtërngua t’a lërë shkollën, sepse atin e tij i a vranë kusarët dyke i marrë tërë pasurinë edhe të riut i u desht të kujdesohej për ushqimin e familjes së vet. Më 1890 në Negovan e emëruan si mësonjës të shkollës greke. Në këtë kohë filloi veprimtarija e tij atdhetare: Shqiptarët e Negovanit edhe të Bellkamenit, të rrethuar vetëm nga armiqtë, po kërcënoheshin nga një mijë të zeza, që të humbisnin gjuhën, zakonet dhe të harronin fare Mëmëdheun e tyre të vërtetë: nën rrogozë e sheshazi Patrikana e Fanarit me agentat e saj e me andarët e maleve bënte ç’mos për t’i greqizuar këta Shqiptarë të kulluar. Kundrejt këtij rreziku nisni luftën e parë Mësonjësi i ri i shkollës së Negovanit: Kultura greke nuk i dha asnjë valë ideali helenik, rroga e saj nuk e embëlsoi aspak: Kristua vendosi të krijojë n’ato katunde të vetëmuara çerdhen e vërtetë të shqiptarizmës. Dyke u mësuar nxënësvet alfavitën greke, nuk rreshti fshehurazi e ku sheshazi t’u predikojë të rinjvet e bashkëfshatarëve të vet dashurinë për Mëmëdheun e vërtetë: “Për mbi çdo gjë gjuha shqipe ishte ajo që duhej mësuar, sa më parë”, — i thoshtë or’ e çast, kujdo e kudo.

Kristua – mësonjës kishte dije të plotë për zulmën e madhe të stërgjyshërve t’anë, ndoqi këmba-këmbës lëvizjen e madhe të Rilindjes Kombëtare pas Lidhjes së Prizrendit, u thith nga veprimtarija e Shoqërisë së Stambollit të vitit 1879 e nga ajo e shoqërisë Drita të Bukureshtit të viti 1881 edhe u familjarizua me udhëheqësit më në zë të lëvizjes shqiptare të asja kohe. Por kishte formuar besimin e patundur se nën petkun e zí do t’i sillte shërbimet më të mëdha Kombit të vet të robëruar, prandaj, edhe në marrëveshje me mëmëdhetarët e mërgimit, më 1892 mësonjësi i ri shkelmoi dëfrimet e djalërisë dhe u bë prift i katundit dyke u bërë njëkohësisht pararendësi, frymëzonjësi dhe krijonjësi i Kishës së më vonëshme Orthodokse Autoqefale Shqiptare. Edhe punës i dha zjarr: në shtëpin e vet hapi një shkollë shqipe të natës:

...O djem, o vashë, vraponi
Nd’ i bekuar mësim!
Gjuhën e Mëmës mësoni
—Me dëshir’ e mallëngjim!
Sepse:Mësimi do t’shpëtonjëtë varfrënë Shqipëri!...

u bënte thirjen Shqiptarëvet kudo e veçanërisht bashkëfshatarëvet të vet. Puna ideale mori rrugën e mbarë: njëqind djem e vajza katundare natë për natë në këthinën e ngushtë të shtëpisë së tij mësonin abecenë shqipe dhe historinë lavdi-plote kombtare nga goja e At Kristos. Për mësimin e gjuhës shqipe i mungonin të gjitha, por prifti-mësonjës-idealist i plotësonte me shpenzimet e veta edhe or’ e çast shkruante me duart e veta abetaren nepër fletore edhe u çpërndante nxënësvet. Më vonë gjuhën shqipe filloi t’a përdorë dalë ngadalë në kishë: së pari e këndonte shqip vetëm ungjillin, pastaj shtoi lutje të vogla e së fundi meshën e tërë. Kisha dhe shtëpija e tij u bënë çerdhe kombtare: Aty grumbulloheshin të mëdhenj e të vegjël për të marrë kungatën e shqiptarizmës nga Papa Kristo Negovani, i cili me veprat e gjalla e me ligjërata e shumta i nxiste për të ruajtur si syt e ballit gjuhën e zakonet, këngët dhe vallet thjesht shqiptare edhe të bënin theror çdo gjë, sa edhe jetën për të fituar lirinë e vetëm lirinë! E Negovanësit dhe Bellkamenësit u magjepsën aqë fort nga vepra e nga fjale e Atit të Mirë sa që çdo botim, që dilte nepër kolonitë shqiptare, me një herë fluturonte nepër këto vënde me aqë ankth e dashuri sa edhe një abetar vetëm shëtiste me njëzet vetë sa grisej e bëhej lëvere!
Ketë propagandë tërë flakë atdhedashurije Papa Kristua e përhapte edhe ndër zemrat më të strukura shqiptare me anën e libravet të tija që botonte, si edhe me anën e shkrimevet të tjera të shumta që shkruante nepër fletoret dhe nepër të përkohëshmet.
As kërcënimet e Mitropolitit të Kosturit, as ato të komandantit të komitetit grek Pavllo Mellajt edhe as ngatërresat e parreshtura të atdhemohonjësvet edhe t’anmiqëvet të tjerë nuk e trembën Atin e Bekuar.
Emri i Shenjtorit e i Mësonjësit idealist mori dhenë nepër Shqipëri si prinjës i lirisë, ndërsa u çfaqej si fantomë tmerri armiqëvet. Por atdhemohonjësit edhe armiqt e Kombit nuk lanë dy gurë bashkë gjer sa e vunë në vijë punën e tradhëtisë: Papa Kristo Negovani ishte halë në sy, luftëtari më i rrezikshëm edhe armiku më i math i tyre, prandaj duhej çdukur! Vepra e shëmtuar e trathëtisë nuk vonoi shum: Në natën e errët të 12 Shkurtit të vitit 1905, atëherë kur Shenjtori-Mësonjës çpërndante naforën në kishë, një grup njerëzish të panjohur e rrëmbyen nga shtëpija dhe e shpunë jashtë katundit. Atje u  zhvillua tragjedija më çnjerëzore: Gjakpirësit së pari me sopata e me thika i a copëtuan trupin e pastaj me tehin e përgjakur të sopatës më të rëndë i a çanë kryet në dysh e i a derdhën trutë dyke e përcjellur gjakësin’ e tyre me fjalët therëse:

—Shko tani të bësh propagandë për lirin’ e Shqipërisë e t’a thuash ungjillin shqip!


...Papa Kriston e vranë,
dhe s’ra për ’të një këmbanë!...
Por zemra e përvëluar e Kombit e vajtoi me dënesë:

...E gjithku në Shqipëri,Mbajën e rin ndë zi;Cilido si për një bir,Çë la jetën me pa-hir;Cilido si për një vlla,Çë nga Grekërit u vra;Jo në luftë e jo për ftesë,Po ndë fshehie e me pa-besë;Jo te sheshi i burrëris,Po te prita e kuseris!...
e qau me plot vrer Poeti i math arbëresh Zef Skiroi.
Edhe gjaku i martyrit dhe i Shenjtorit-mësonjës-idealist Papa Kristo Negovanit rrodhi rrëke në moshën tridhjetë vjeçare për të zbukuruar e për të kristalizuar për jetë të jetëvet lulen e lirisë Kombtare.
Papa Kristua shum shkrime e vjersha të tija i ka nënshkruar me shkronjat P.H. H. N., ase P.


(Kalendari Kombiar, vj. 1904)Përgatiti: Sterjo SpasseSHKRIMTARËT SHQIPTARË, II, Tiranë, 1941.

Wednesday, November 10, 2010

Bisedë me historianin Arif Mati (Aref Mathieu)

PELLAZGËT ANTIKË EKZISTONIN DHE EKZISTOJNË EDHE SOT NËPËRMJET SHQIPTARËVE


Dr.Aref Mathieu: Prejardhja pellazgjike e shqiptarëve



     Pellazgët antik ekzistonin dhe ekzistojnë edhe sot nëpërmjet shqiptarëve, gjuha e të cilëve është fosil i gjallë i asaj që ishte gjuha e parë Evropiane. Për fat të keq askush nuk dyshonte që shqipja qënka kaq e vjetër…

Në mungesë të shkrimeve pellazge (që janë shkatërruar ndoshta nga pushtuesit Helenë), ata kanë lënë gjurmë gojore si psh: epopetë e quajtura homerike, emrat e mitologjisë së ashtuquajtur greke, toponimet, oronimet, eponimet, anthroponimet që dhe sot nuk mund të shpjegohen veçse me gjuhën e sotme shqipe.


( Arif Mati - Aref Mathieu )

     Arif Mati (Aref Mathieu) lindi më 1 mars të vitit 1938 në Kajro të Egjiptit, është historian shqiptaro-françes. Prindërit e tij kanë lindur në krahinën e Matit në Shqipëri. Ai jeton në Francë dhe punon prej vitesh me përkushtim në fushën e historisë etj.
__________________________________________________________________________________________________________________________
Kopertina e Librit në origjinal:
„Shqipëria, Odisea e pabesueshme e një populli parahelen“
__________________________________________________________________________________________________________________
Në gjuhën Shqipe:
„Shqipëria, Odisea e pabesueshme e një populli parahelen“


     F.DEMI: Gjatë vizitës në Shqipëri, me rastin e botimit të librit tuaj «Shqipëria, Odisea e pabesueshme e një populli parahelen», patët rastin të takonit jo vetëm bashkëatdhetarët dhe lexuesit e shumtë të librit tuaj, por edhe studiues shqiptarë (brenda kufijve shtetërorë). Ç’farë përshtypje ju lanë këto takime me historianët, arkeologët dhe gjuhëtarët shqiptare?

     A.MATI: Për sa i përket tezës sime mbi pellazgët, u desh që të vija në Shqipëri, ku studimet mbi Pellazgët kanë qënë të pakta e me pakë të rendësishme sesa në vëndet e tjera, për të kuptuar mosbesimin e deri urrejtjen (pa argumenta e pa prova bindëse) të një pakice kokëngjeshur të universitarëve shqiptare. Megjithatë kam takuar një numër të caktuar universitaresh të ndershëm, objektivë, të përgatitur e me një këndvështrim të gjërë, që e kanë përqafuar plotësisht tezën time. Po ashtu, kur doli libri im i përkthyer në shqip («Shqipëria, Odisea e pabesueshme e një populli parahelen», pritja e publikut shqiptar dhe atij shqipfolës ka qënë e nxehtë dhe entuziaste.
Deri më sot, vecanerisht në Francë dhe përgjithësisht në Perëndim, nuk kam patur as më të voglën kundërthënie apo kundërshtim zyrtar. Në fakt, këtu në perëndim, nuk jemi mësuar të kundërshtojmë një tezë pa dhënë «provën e të kundërtës». Në Tiranë pata pershtypjen se isha kthyer në kohën e Galileut, kur ai pohonte se toka ishte e rrumbullaktë me gjithë kundërshtimet dhe kërcënimet e bëra ndaj tij.
     Debati në Top Chanel (në emisionin «Top Show») nxorri në pah, një farë marrëveshje të organizuar e të pashpallur (sidomos M. Korkuti dhe Mancaku) me qëllimin e vetëm të vinin në vështirësi tezën time. Ata kenë bërë pa qëllim (për të cilën kam dyshim) apo për tu shfajësuar, shkarazi, që s’kanë ndërmarrë ata vetë, si shqiptarë të mënçur, kërkime dhe studime të tilla?
Argumentet e tyre të vetme bazoheshin mbi hollësi të papërfilleshme (që i ngjan pikës së ujit në oqean e që nuk rrezikonte aspak tezën time) në lidhje me shpjegimin e fjalëve “pellazg” (shpellagi, banorët e parë të shpellave) apo <“sllav” (ska’llaf = Sklaf, Sklav) për të cilat kam dhënë shpjegime më të hollësishme në librin tim (për fjalën Pellazg) të bazuar në historin e lashtë, në paleontollogji dhe në mitologji dhe (për fjalën Sllav) të bazuar mbi historinë e ardhëcakëve të parë sllavë në zonën e Venetos dhe Istrias, ku ata punonin të paguar nga romakët (me të drejtë janë të shumtë autorët që i kanë përshkruar si «skllavë» !). Është e qartë që studimet dhe kërkimet e mia janë realizuar pa paragjykime e në mënyrë të paanëshme. Për të patur një qëndrim të tillë (të politizuar?) ndaj meje, kam edhe unë të drejtën t’iu bëj pyetjen e mëposhtme: mos vallë ata janë pro Grekëve, apo pro Sllavëve, apo ndoshta u janë nënshtruar njëfarlloj ideologjie shkatërruese dhe keqdashëse?

     Të thuash se «nuk jam dakort» duhet sjellë «prova e të kundërtës».
Çdo dijetar që punon «si një vazo e taposur», i mbyllur brënda kullës së tij të fildishtë, pa u shqetësuar për studimet e kërkimet e bëra në fusha të ndryshme shkencore, nuk mundet veçse të çorjentohet në udhëkryqet e ngatërruara të historisë, kulturës dhe të gjuhës parahelene. Kuptohet që arkeologu dhe gjuhëtari duhet të transformohet edhe në historian, gjeograf, paleontolog, etnolog, antropolog apo në studiues të mitollogjisë. Gjë që s’ndodh me shumë universitarë (profesorë). Kritika është e thjeshte, arti është i vështire! Vetëm Z. Neritan Ceka (megjithë disa mospajtime mbi subjektin e të ashtuquajturës “Mikenianët”) duket i prirur ndaj tezës sime dhe ndaj shpluhurosjes së mësimit të historisë së origjinës së popullit shqipëtar në institucionet arsimore shiptare.
     F.DEMI: Autorit i librit «Enigma» Robert D’Angely hidhte poshtë, si jo shkencore, përcaktimin e gjuhëve europiane (përfshirë dhe shqipen) si gjuhë «indo-europiane». A mendoni edhe ju, se një përcaktim i tillë, i parë nga ana historike nuk është i drejtë Apo kjo është fushë vetëm e “gjuhëtarëve”?
     A.MATI: M’u duk se Z. Mancaku (gjuhëtar) është paksa mosbesues kur unë përdor fjalën «gjuhësi» për të përshkruar studimet dhe kërkimet e mija mbi gjuhën shqipe, etruske, baske dhe të tjerat. Duhet ta dijë se unë nuk i kam ndërmarrë këto kërkime si “gjuhëtar” por si “kërkues” i shumë fushave shkencore. Mbi këtë bazë, studimet e mija nuk i përkasin “teknikave dhe metodave” të mirëfillta gjuhësore që nuk u sjellin asgjë më shumë pohimeve të mija. Këtë punë më të thelluar ua lë gjuhëtarëve. Të gjitha studimet dhe kërkimet e mija, përqëndrohen veçanërisht mbi terminollogjinë, fjalorin, fonetikën, ndërlidhjet gjuhësore, afërsitë sintaksore dhe në një farë mase kërkimet morfologjike në zhvillimin e gjuhës dhe rrëshqitje semantike: është fjala për antropollogjinë gjuhësore (gjuhësinë historike) dhe gjuhësine e krahasuar. Dhe pikërisht duke u bazuar mbi “studimet krahasuese” dhe ngjashmëritë gjuhësore, i kanë filluar punimet e tyre gjuhëtarët e parë, të fundit të shek. 19! Për më tepër, unë e kundërshtoj ideollogjinë «indo-europeaniste». Atë që kemi quajtur deri më sot «indo-europiane» nuk është gjë tjetër veçse «europiane» ose «pellazgjike» madje (për të qënë më të saktë) «euro-indiane».
     Nuk ka patur pushtim të Europës nga Azia, përpara atij të Hunëve, të Alainëve, të Avarëve, në shk. IV/V apo të sllavëve e bullgarëve në shk.VI/VII apo të magjarëve (hungarezëve) në shk. IX pas JK. Përkundrazi, në mijëvjecarin e pestë ose të katërt pati lëvizje të popullatave në drejtimin Europë-Azi e jo anasjelltas. Nuk duhet që të neglizhohen pasojat kulturore dhe gjuhësore të lëna nga pushtimet e një pjese të Azisë nga ushtria e Aleksandrit të Madh, ku pjesa më madhe e ushtrisë ishte e origjinës pellazge (Peonianet, Ilire, Agrianet, Maqedonas, Thrakas etj..) Është këtu hileja e ndërmarrjeve të gabura deri tani. N.q.s. ne gjejm fjalë pellazge ose shqipe në sanskritisht, nuk janë transmetuar nga kjo e fundit por e kundërta. Akoma edhe sot egziston një popullsi që gjëndet midis Afganistanit dhe Pakistanit (Burrushi) që flasin shqip. Ata kan mbetur ndoshta nga ushtarët e Aleksandrit të madh (shk. IV pk) që kanë qëndruar në atë vënd dhe atje lanë dhe pasardhsit e tyre. Ky popull i humbur mes maleve të Azisë, ka lënë gjurmët e gjuhës dhe kulturës së tij, ashtu sic ndoshta e kanë lënë parardhsit e tyre para pesë mijë vjetësh.
  Më në fund unë sinjalizoj që greqishtja nuk është shkruar veç se rreth fundit të shekullit të VII dhe fillimit të shekullit të VI p.k. Sanskritishtja nuk është shkruar veçse në atë epokë gjithashtu. Kemi të bëjmë me dy gjuhë bashkohore dhe pak a shume të reja. Latinishtja nuk është shkruar veçse në shekullin e III p.k. Janë këto gjuhë që janë studiuar në shekullin e XIX. Pellazgët antik egzistonin dhe egzistojnë edhe sot nëpërmjet shqiptarëve, gjuha e të cilëve është fosil i gjallë i asaj që ishte gjuha e parë Evropiane. Për fat të keq askush nuk dyshonte që shqipja qënkish kaq e vjetër.
     F.DEMI: Me gjithe studimet që kanë vënë në pah vijushmërinë pellazge të shqiptareve gjatë shk.19, 20 dhe 21, edhe sot ajo nuk pasqyrohet në Historiografinë dhe Gjuhësinë botërore. Gjithashtu nuk është bërë ndonjë përpjekje nga Institucionet shqiptare përkatëse në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo Mal të Zi, për një debat kombëtar apo ndërkombëtar për këtë temë. Ku qëndron ky “ngerç” i studiuesve të historisë dhe gjuhësisë?
     A.MATI: Konsiderohet që pellazgët e vjetër janë zhdukur pa lënë gjurmë. Kështu është gabuar dhe refuzuar mendimi se ka egzistuar një gjuhë më e vjetër se greqishtja dhe sanskritishtja. Nga ana tjetër M.Mancaku më qorton që të mos citoj Antoine Meillet, vetëm kur më vjen për mbarë. Duhet të them, që unë kam cituar gjithashtu pjesë të librit të Meillet në të cilat, nuk i pranoj argumentet e tij. Unë e kam thënë disa herë, që nuk jam dakort me të për disa çështje të caktuara. Z Mancaku do të kishte pëlqyer që të citoja të gjitha gabimet e bëra nga gjuhëtarët më të mëdhenj, duke filluar që nga Meillet, dhe ti ktheja në «fjalë të ungjillit». Dijetari nuk duhet të jetë naïv dhe as të lëshojë pe për argumente më pak bindëse ose të gabuara. Unë nuk jam nga ata që pranojnë verbërisht atë që thonë disa gjuhëtarë të caktuar, historianë apo arkeologë. Unë nuk gjykoj dhe mendoj, nuk studioj dhe nuk bazohem tek ato që thonë, ky apo ai specialistë, qoftë edhe i shquar. Unë kam kryer një studim kritik mbi atë që njëri apo tjetri thonë mbi gjuhën shqipe (si për Ilirishten dhe Pellazgjishten e lashtë) në veçanti dhe mbi gjuhën indo-europiane në përgjithsi. Vetëm kështu unë pata mundësi të parashtroj mendimet e mia personale të mbështetura mbi argumente të përshtatshme dhe të prekshme.
     F.DEMI: Debati që zhvilluat në emisionin “Top Show” me studiuesit shqiptarë, besoj se u përqëndrua mbi argumentat që keni paraqitur në librin tuaj. Cili qe reagimi i tyre?
     A.MATI: Çuditërisht arkeologu M.Korkuti (që përpara debatit ende nuk e kishte lexuar librin tim) nuk ishte i bindur për barazimin (të popullit dhe gjuhës-shënimi im) pellazgo = Iliro = shqiptar. Për të, është akoma e vështire që të provohet që shqiptarët janë pasardhësit e Ilirëve, edhe për ta, thotë ai, nuk kemi prova të shkruara. Ndoshta ai i është nënshtruar të ashtuquajturës “e pranuar nga të gjithë” dhe kjo është arsyeja që ai nuk ndërron mendim. Ndoshta të vetmet lexime dhe referenca  merren prej tij nga konsideratat ideologjike dhe politike ose nga teza që u ka ikur koha. Çuditërisht, ai i quan parardhësit e Ilirëve si para-Ilirë, sepse nuk guxon të përdorë emërtimin «pellazg». Njohjet e tij reduktohen në mënyrë strikte (vetëm tek teza)“ të pranuarave nga të gjithe”. Ai bazohet në atë që thonë «ajatollahët» universitarë (të botës -shen. im). Për të, meqë Pellazgët nuk kanë lënë gjurmë të shkruara, ata nuk mund të quhen si paraardhës të Ilirëve dhe të shqiptarëve të sotëm.
Në mungesë të shkrimeve pellazge (që janë shkatërruar ndoshta nga pushtuesit Helenë), ata kanë lënë gjurmë gojore si psh: epopetë e quajtura homerike, emrat e mitologjisë së ashtuquajtur greke, toponimet, oronimet, eponimet, anthroponimet që dhe sot nuk mund të shpjegohen veçse me gjuhën e sotme shqipe. Pa folur fare për gjurmët paleontoligjike dhe arkeologjike në shpellatë e banuara, rrasat dhe ndërtesat ciklopike të quajtura pellazgjike, muret e para rrethuese të akropolit të Athinës të quajtura “pelargikon”, fortifikatat e Mikenës, Argosit, Korinthit, Pylosit etj. Duke iu shtuar këtyre dhe tekstet e autorve antikë që konfirmojnë njëzëri se pellazgët ju kanë trashëguar helenëve kultet e tyre, kulturën e tyre dhe gjuhën e tyre. Herdodoti ka konfirmuar që Jonët ishin pellazgë të kthyer në Helen, pasi kishin mësuar greqishten dhe që Dorët ishin nga mbretërit Egjiptianë. Pra meqënëse gjuha shqipe arrin të dëshifroj «pellazgjishten e vjetër», Ilirët (paraardhës të mirënjohur të Shqiptaëve) nuk mund të jenë veçse pasardhës të pellazgëve. Kjo është matematikë.
- A nuk u mjaftojnë këto arkeolgëve, historianëve, gjuhtarëve që të kuptojnë se kush janë në të vërtetë Pellazgët, dhe pasardhësit e vetëm të tyre?
- A mos vallë duhet të presin që të zbulojnë një “gur rossete” (gur me shkrime të lashta që shënoi fillimin e dëshifrimit të hieroglifeve) për tu bindur?
     Është koha që arkeologët, historianët, dhe gjuhëtarët e gjithë botës të dalin nga rutina e tyre, të çlirohen nga pargjykimet, të largohen nga pistat e gabuara që na çojnë në qorrsokak e na pengojnë për të parë qartë duke na e mjegulluar kohën e lashtë (1200-800 p.k) që për një kohë të gjatë janë quajtur «shekuj të errët». Në fakt është mungesa e studimeve dhe kërkimeve shumëdisiplinore (për një temë të dhënë) që i bëjnë arkeologët të mos jenë në dijeni të studimeve të historianit, etnologut, antropologut, gjuhëtarit apo mitologut.
     F.DEMI: Në punën tuaj studimore, si historian i lashtësisë, a ka ndikuar emocionalisht qenia juaj me origjinë shqiptare?
     A.MATI: Në librat e mi nuk ka absolutisht ndjenja personale, as nacionalizëm, as fantazma por një tezë serioze e përpunuar shkencërisht me argumente të bazuara dhe të qëndrueshme si dhe referenca të verifikueshme. Kështu që dy librat e mi «Shqipëria, (historia dhe gjuha) ose Odiseja e pabesushme e një populli para-helen» dhe «Greqia (Mikena = Pellazgët) zgjidhja e një enigme», janë fryti i një reflektimi 30 vjeçar dhe të pesë vite kërkime të thella në shumë fusha shkencore: në historinë e lashtë para-helene, antropologji, arkeologji, paleontologji, gjuhësi, etnologji, mitologjine (pellazgjike) e quajtur greke dhe ndonjë studim mbi poemat e quajtura homerike. Këto studime janë bërë dhe mbi bazën e një bibliografie të pasur marrë në universitetet më të mira: të Sorbonës, në Institutin e gjuhëve orientale, dhe në bibliotekat më me zë (Bibloteka kombëtare, Sorbon-Saint-Genevieve, Muse de l’homme, Arsenal, etj) Këto libra dalin nga shtigje të rrahura dhe nuk u nënshtrohen paragjykimeve, tezave «të pranuara nga të gjithë», as shkrimeve tendencioze, shoviniste me një ideologji të caktuar.
     F.DEMI: Një mit është një rrëfenjë që shpreh besimet dhe përfytyrimet e njerëzve mbi zanafillën e botës - është shprehur Schoplint - me anën e miteve, bashkësitë njerëzore përcaktojnë sistemet e tyre të vlerave dhe krijojnë lidhje emocionale me bashkësitë.  Sa e vërtetë është kjo lashtësi mitike që mësohet sot nëper shkolla?
     A.MATI: Deri tani ne kemi mësuar në universite një histori të cunguar nga Grekët, ku pistat e gabuara praktikisht nuk janë denoncuar. Nuk janë denoncuar për arsye të shumta që unë i shpjegoj me detaje në të dy librat e mi. Me gjithë dëshirë shpresoj, të kem mundësinë që t’i shpjegoj në një debat, në rast se do të zhvillohet, me universitarët e Tiranës. Problemi është se ata (historiografia zyrtare - shën im) e kanë konsideruar historinë Greke (mbi te gjitha atë para-helenike) si diçka të shënjtë apo si fjalët e Biblës. Nga brezi në brez, profesorët janë të kënaqur të përsërisin gjithmonë të njëjtat gjëra të “sigurta” pohime të njëjta, pa mënjanuar pistat e gabuara, interpretimet e gabuara, gabimet e adhurimit, manipulimet e ndryshme, pikpamjet e njerës palë dhe shovinizmin në analizë. Ja përse, kur ne pohojmë të kundërtën nga ajo që është pranuar nga të gjithë, ne e prishim. Ne këmbëngulim në këtë moment ndaj reagimeve rrezuese, epidemike, vështrimeve demagogjike dhe një skepticizmi që e kalon gjykimin. Ajo që unë kërkoj është një debat besnik midis specialistëve të ndershëm (në shumë fusha specifike). Nëse ata nuk janë dakort me tezat e mia, duhet të sjellin prova të së kundërtës, me argumente dhe të dhëna të vërteta. Është shumë thjesht të thuash që nuk jam dakort, dhe të hedhësh një anatem mbi atë që flet ndryshe. Deri më sot në Francë, ata nuk më kanë sjell këto prova të kundërta. Për mua nuk ka, sepse është kjo arsyeja që unë fillova studimet e mia të kërkimit që zgjatën 35 vjet. Mund të njoftoj se librat e mi, janë studiuar nga disa universitete të huaja Harvard (SHBA), Xhorxhtaun në Ushington, Montreal, Quebec në Kanada, në Heidelberg në Gjermani, në Gjeneve etj.
     F.DEMI: Mbas një gjyrmimi të thelluar dhjetravjeçar, simbas jush, ku duhet vendosur “qytetrimi grek?»
     A.MATI: E gjithë kjo punë nuk prek fare qytetërimin grek stricto-sensu dmth, atë që u zhvillua “pas” shk. VIII pk. Kjo Greqi e asaj kohe (peruidha arkaike, klasike dhe helene) është e qartë, e verifikueshme dhe kronologjike, e njohur nga faktet dhe aktet e pasqyruara nga librat e vjetër të historisë prej logografëve të parë (edhe pse nuk duhen përjashtuar manipulimet në lashtësi). Kulmi i qyteterimit grek (“Periudha e artë”), ai i mirefillti, shfaqet në shk. V pk (dhe vetëm atëherë!): është shekulli i mbiquajtur: i Perikliut. Për sa u përket të tjerave, janë trajtuar nga historianët dhe gjeografët grekë të lashtësisë (shk. VI dhe V pk) të tillë si Hekati i Miletit, Hellanikosi i Mytilenes, Herodoti dhe më pas nga Tuqiditi, Diodori i Siçilisë, Straboni, etj.: se përpara «mbritjes» së Grekëve vëndi që “do të bëhej Greqi” banohej nga pellazgët dhe se “Ionianët ” ishin Pellazgë“ të helenizuar ” dhe mbi të gjitha “mbretërit” dorianë ishin me origjinë “egjyptiane”. Ndërsa “populli” i quajtur “dorian”, ishte me origjinë ilire.
     A nuk i quante Homeri (viti 800 ose 750 pk) pellazgët “të shënjte” dhe Zeusin “pellazgjik dhe dodonas”? Përse ai nuk i ka përmëndur “Helenët” si etni, popull apo Komb? Kjo është një nga provat që “populli i këtij kombi (grekët)” nuk egzistonte akoma në këtë epokë!  Ai nuk mundej pra të dinte çdo të ndodhte pas tij.
     F.DEMI: Studiuesi francez Robert D’Angely, shprehej, se duan apo s’duan studiuesit e lashtësisë, për të arritur rezultate në punën e tyre, duhej të kalonin nga «porta» e gjuhës shqipe. A ka qenë edhe për ju kjo «portë» që zbuloi horizontet e lashtësisë?
     A.MATI: Për sa më përket mua, është gjuha shqipe që më ka drejtuar dhe orientuar që të vazhdoj studimet dhe kërkime më të thelluara e specifike, për të bërë «lidhjen» midis Pellazgëve dhe Ilirëve. Pyetja e parë që më erdhi ndërmënt ishte:
- si është e mundur që shqipja (që rrjedh nga Ilirishtja) arrin të shpjegojë ose të zbërthejë shumicën e emrave pellazgjike (antroponime, etnonime, eponime, toponime apo oronime) të Mitologjisë që Grekët morrën prej Pellazgëve?
- Pra a nuk flisnin Pellazgët dhe Ilirët të njejtën gjuhë?
- A nuk është kjo pengesa që i ka vënë në mëdyshje shumicën e studimeve, të kërkimeve dhe analizave të thelluara?
     U desh që të gjeja, përveç gjuhësisë, fusha të tjera shkencore që sjellin elemente prove për të treguar prejardhjen e Shqiptarëve nga Pellazgët. Këto ishin antropologjia, arkeologjia, etnologjia, studimet e lashta historike, studimet e teksteve homerike, hesiodike dhe mitollogjia. Secila nga keto fusha shkencore sillte ujë në mullirin e tjetrës. Duhet thënë, ndër të tjera, që shqipja e sotme (e zhveshur nga fjalët e huaja dhe neologjizmat) flitet sot njëlloj si para tre mijë vjetësh, sidomos dialekti i saj «geg» i malësisë së Veriut dhe të Lindjes të Shqipërise. Një fosile e gjallë!
     F.DEMI: Duke lexuar librat mbi lashtësinë, si ato shqiptare dhe të huaja, duket sikur kufiri shtetëror është vendosur edhe në histori. Kështu historia e Ilirëve, shikohet e mbyllur brenda «enës» (kufijve shtetëror) shqiptare. Mos vallë është forca e ideologjisë dhe e politikës që e mban të mbyllur këtë «enë»?
     A.MATI: Çuditërisht, me ç’kam mundur të lexoj në disa manuale të historisë, arkeologjisë apo gjuhësisë, universitarët shqiptarë (të dalë nga oborri i vjetër komunist) kanë mbetur në tezën e origjinës «ilire» të shqiptarëve, duke mohuar çdo prejardhje tjetër. Në të kundërt të këtyre argumentave, Shqiptarët janë jo vetëm pasardhësit direkt të ilirëve, por njëkohësisht edhe «të një gjinie» me vëllezerit e tyre të gjakut Thrakë, Frigasit, Getët, Dakët, Epirotët dhe Maqedonasit, të gjithë të dalë nga populli i pamatë etnik pellazgjik. Në fakt, studimet e bëra deri më sot në Shqipëri i kanë «shkëputur» ilirët prej Pellazgëve antikë e madje edhe nga Thrakët! A thua se historia dhe origjina e këtij populli të ketë ngrirë përgjithmonë në kallëpin ilir! Që nga fillimet e shk.XX vetëm tre autorë shqiptarë e kanë trajtuar këtë problem duke pohuar përkatësinë e iliro-shqiptareve prej etnise pellazge: Adhamidhi (Rilindja shqiptare), Spiro Konda dhe Dhimiter Pilika. Tre historianë për një shekull është shumë pakë! Ndërkohë janë studiuesit e huaj që kanë bërë punët më të rëndësishme shkencore mbi Pellazgët dhe detyrimisht mbi Ilirët, Shqiptarët dhe gjuhën e tyre.
     E përse vallë! U takon shqiptarëve që mbijetuan epokën e Enver Hoxhës t’i bëjnë një analizë ndërgjegjes dhe t’i përgjigjen kësaj pyetjeje. Mendoj që sot jetojmë në vënde të lira ku liria e fjalës dhe liria e të menduarit e kanë rrugën të hapur. Duhet patur kurajo të hedhësh poshtë të pavërtetat dhe sidomos të vësh TË VËRTETËN në vëndin që i takon (sigurisht duke u mbështetur në prova) pikërisht aty ku e kanë goditur. Nuk duhet të stepemi nga skepticizmi i vjetëruar, e sidomos të mos kemi frikë nga paragjykimet, sarkazmat boshe e të prapta, talljet shpërfillëse apo nga sulmet e pajustifikuara nga të cilat vijnë ato.
     Një dijetar që bën studime e kërkime në fusha të gjëra e të përqëndruara si : gjuhësia, antropologjia, arkeologjia, e gjithashtu të ndjeshme si: historia parahelenike e Greqisë apo Mitologjia, nuk ka pse të shqetësohet nëse kjo u pëlqen apo nuk u pëlqen, nëse kjo shqëteson këtë apo atë studjues të këtij apo atij Shteti, në këtë rast Greqinë apo vëndet pranë saj. Historia nuk bëhet për të plotësuar qëllimet dhe dëshirat personale, për të mbajtur anën, për ideollogji tendencioze, për veçanëritë e këtij apo atij individi, të këtij apo atij komuniteti, apo për hir të kësaj apo asaj bindje shkencore. E megjithëate kjo ka ndodhur në Antikitet, ku Historia është manipuluar në favor të një çështje shoviniste, ose për të shfajësuar një hegjemoni, një përkatësi etnike apo gjuhësore.
     Sot duhet bërë dritë për të qartësuar misteret e Historisë parahelenike dhe zbuluar të fshehtat e saj, të pangjarat, nënkuptimet dhe të gjitha llojet e manipulimeve që janë bërë, e të cilat s’kanë bërë gjë tjetër veçse rëndojnë edhe më, shtresën që e mbulon prej më shumë se 25 shekujsh. Dhe para se gjithash nuk duhet rënë pre e sirenave keqdashëse apo mashtruse, dhe as të gëlltisim helmet që na sërviren andej-këndej. Për sa më përket mua, gjithë kjo punë studiuese e kërkuese është bërë me seriozitet, me ndershmëri dhe imtësisht, me një këndvështrim të paanshëm, pa paramendime, pa emocione, pa mëndjemadhësi, pa bërë gafa. Pra kjo histori duhet vënë në vëndin që i takon, ajo e vërteta, të mësohet nëpër shkolla, nëpër universitete, akademitë dhe manualet e popullarizuara.
     F.DEMI: Një nga figurat e shquara të Rilindjes  shqiptare dhe europiane, Elena Gjika, duke folur për shqiptarët  theksonte : «Ky popull vepron shumë, por shkruan pak (për veten)». Edhe në shkrimet e patriotit të shquar të pavarësisë Mit’hat Frashëri ndihet ky shqetësim «Ata vetë (shqiptarët) kannë neglizhuar shumë për publicitetin dhe kannë bërë shumë gabim. Është mirë të veprohet, që të bëjmë të njohur vetveten ». A mendoni se në shk.21 jemi po aq të panjohur sa në fillimet e shk.20?
     A.MATI: Shqipëria dhe vëndet shqipfolëse që e rrethojnë nuk mund të kufizohen me përshkrimet e shkurtra që gjejmë prej kohësh në enciklopeditë dhe librat shkollore apo universitare që e përcaktojnë: rajon malor i Gadishullit Ballkanik… portokalle, ullinj, rritja e dhive dhe e deleve… pesë shekuj pushtim otoman…para luftës së dytë botërore: popullsi me shumicë myslymane (65%)…vënd i pavarur pas 1912…45 vjet rregjim komunist, ateist dhe i izoluar, etj! Nuk mundet të tkurret Shqipëria me këtë përshkrim të thjeshtëzuar. Shqipëria është dicka tjetër. Është një vënd që zotëron gjuhën më të vjetër të Europës dhe banorët e saj janë pasardhës prej një populli nga më të vjetrit e kontinentit europian: Pellazgët (njerëzit e shpellave). Në fakt etnia pellazgjike i ka dhuruar kësaj Europe dy qytetërimet më të ndritura : atë greke (nëpërmjet Pellazgëve) dhe atë romake (nëpërmjet Etruskëve).
     Dhe kjo nuk është e paktë!
     Për sa kohë ne, do t’i izolojmë ilirët brënda një konteksti rreptësisht ballkanik (kaq i dashur për gjuhëtarët e sidomos për ata «indo-europianistë»), për sa kohë do të vazhdojmë të shkëpusim Ilirët nga Pellazgët dhe nga popujt e tjerë të një gjinie me ta (Etruskët, Ligurët, Lelegët, Thrakët, Dakët, Getët, Frigasit, Maqedonasit, Epiriotët, etj.), për sa kohë nuk do ta pranojmë lidhjen e njekohëshme ndërmjet gjuhës dhe etnisë pellazgjike, do të ngatërrohemi nëpër situata të fantazuara dhe Historia do të vazhdojë të mbetet në qorrsokak. Ilirët janë një «popull autokton» që ka mbjellë farën e vet, që nga dy anët e Danubit deri në Greqi dhe ishujt e detit Egje (sidomos Kretën): ky popull jeton aty ku është që prej gjenezës pa ndërprerje territoriale, etnogjuhësore, antropologjike dhe kulturore.
- Origjina e përdorimit të hekurit në Europë vjen nga ky popull (a nuk u thërrisnin Austriakët, kovaçëve njëherë e një kohë, Ilirë ?)
- A nuk zbërthehen  toponimet dhe oronimet e shumta të një pjesë të madhe të Europës me gjuhën e sotme shqipe?
- A nuk gjënden shumë  lidhje  gjuhësore  midis gjuhës etruske, gjuhës baske, rumune, kelte, asaj të kaukazit të vjetër me gjuhën shqipe ?
- A nuk janë Shqiptarët, një etni antropoligjikisht homogjene d.m.th. që kanë treguesin cefalik më të lartë në Europë  (hyper brachycephalie mbi 85 %)?
Gjurmimet e ndryshme arkeologjike provojnë gjithashtu këtë vazhdimësi të paktën që prej periudhës Neolitike (6 000 vjet pk) dhe vënë në pah një identitet kulturor  dhe të kultit me kohët heroike (epoka e ashtuquajtur mikeniane).
     F.DEMI: Flitet shumë për dhënie dhe marrje në lemin gjuhësor të popujve. Sipas jush, kush është faktori bazë që përcakton këto dhënje dhe marrje gjuhësore?
     A.MATI: Që prej mbërritjes së Grekëve (shk. VIII pk) dhe të Sllavëve (shk. VI dhe VII) janë ngatërruar dhe mbivënë ajo që është shumë e lashtë (Pellazgë, Trakë apo Ilirë) jo vetëm me atë që është më pak e lashtë (Grekët) por edhe me atë që është shumë më e vonëshme (Sllavët, Bullgarët, Magjarët). Gjuhëtarët kanë krijuar deri edhe një «nënshtresë ballkanike» ndërkohë që e vetmja nënshtresë gjuhësore që mund të egzistojë është ajo e pellazgo-ilirëve, sepse gjuhët e tjera, janë praktikisht të mëvonshme dhe s’kanë ardhur veçse shumë më vonë, për t’ju bashkangjitur asaj që tashmë egzistonte! Madje është krijuar edhe një grup gjuhësh: «balto-sllave». Kurrkujt nuk i shkoi në mëndje se gjuha e Ilirëve u përhap deri në brigjet balltike. Në fakt disa fjalë të vjetra lituaniane apo letoniane shpjegohen me gjuhën shqipe dhe jo sllave! Nga ana tjetër është normale që pas pushtimit nga ana e sllavëve të ketë patur tek komshinjtë e tyre Baltë, një ndikim të gjuhës sllave. Por «nënshtresa e vjetër» që eksistonte, përpara dyndjes së hordhive sllave, ishte pikërisht «ilire». Dhe në këtë mënyrë (me teza të gabuara, analiza partizane të karakterit ideollogjik, etj.,) që Gjuhësia, Historia, Antropologjia apo Arkeologjia janë futur në rrugë pa krye me qorrsokake që paralizojnë që prej një shekulli këto katër fusha shkencore shumë të rëndësishme.
     Janë autorët modernë (veçanerisht historianët, arkeollogët dhe gjuhëtaret) që kanë mbjellë paqartësi madje edhe ngatërresa në gjithë këtë. Në fakt ata kanë shpallur se pellazgët ishin të përbërë prej popujsh të ndryshëm: e thërrisnin me të lartë se është «emër i përgjithshëm» dhe se janë «popuj të zhdukur pa lënë as gjurmën më të vogël»! Për fat të keq këta nuk e kanë kuptuar se është fjala për një popull të vetëm nga i cili kanë rrjedhur “fise” të panumërt (me «emra» të shumëllojshëm), që kanë folur (me dialekte të shumtë) të njejtën gjuhë dhe kanë patur të njejtën kulturë, të njëjtat tradita: është gjuha shqipe që arrin të zbulojë «të vërtetën e fshehur».
- A nuk gjejmë këtu, tashmë, një «gjurmë» të qartë që na lejon të zbulojmë (falë Iliadës dhe Odisesë) gjuhën që flisnin Pellazgët, ky popull i madh «parahelenik»?
- Rënojat megalitike apo ciklopike që gjejmë jo vetëm në Ballkan, Egje apo në Azinë e Vogël, por njëkohësisht edhe në Europën Perëndimore, «pélargicon (muri i parë i Akropolit të Athines)»,
- Lineari B (proto-ionian), kjo «pellazgjishte e lashtë» prej së cilës vjen e folura ioniane, e cila u ka dhënë Grekëve një pjesë të gjuhës së tyre dhe që kemi besuar (e vazhdojmë të besojmë) se ishte greqishte e vjetër;
- dhe katër «shekujt» të quajtur «të errët» (viti 1200 deri ne 800 pk) ku nuk gjëndet as hollësia më e vogël mbi ekzistencën e Grekëve ;
- Popullsia e Atikës katërfishohet gjate viteve 800/750 (prova e ardhjes së pushtimit grek);
- lojrat olimpike, Polisi, Amfiktioni, Hoplitet, ndërdimi i tempujve me gurë të prerë, botimi i poemave epike (Iliada, Odisea), etj : të gjitha këto nuk gjënden para shk. VIII pk;
- dhe së fundi të gjithë autorët antikë që kanë pohuar se Pellazgët shtriheshin në vëndin «që do të bëhej Greqi» dhe u kanë përcjellë Helenëve kultet e tyre mitet e tyre dhe kulturën e tyre, etj.
     A nuk janë të mjaftueshëm, të gjithë këta elemente, për të arritur në përfundimin se Grekët ishin një popull pushtuesish që nënshtroi vëndin e Pellazgëve? Mjafton fakti që gjuha shqipe (një fosile e gjallë) arriti të pajtojë disiplina të ndyshme shkencore me njëra-tjetrën. Por kjo (megjithëse e provuar dhe e argumentuar) nuk arrin të bindë sot e kësaj dite disa ithtarë të «mendimit unik», disa të pandreqshëm të vjetër, disa mosbesues të dehur me të ashtuquajturën shprehje «këtë e pranojnë të gjithë».
     Kështu, në dy librat e mi gjënden të gjitha shpjegimet dhe hollësitë e nevojshme për të ndriçuar këtë mister mbi origjinën e Grekëve, mister që mbahet me kokëfortësi që prej 25 shekujsh. Këto ide të fiksuara dhe ideologjitë e paskan vërtetë lëkurën shollë! Të mos bësh lidhjen midis “Pellazgëve” (Shpellagji = njerëzit e shpellave) dhe “Ilirëve” (njerëz të lirë dhe të pavarur) kthehet në një çmënduri që kapërcen llogjikën përpara kaq argumentave të provuara, analizave të qarta dhe autentike, referimeve të pakundër-shtueshme: dhe kjo është flagrante. Për fatin e keq të atyre që nuk janë të bindur, Ilirët kanë për stërgjyshë “Pellazgët”, që bashkë me “Etruskët” (një fis tjetër pellazg), përbëjnë themelin e dy qytetrimeve më të mëdha perëndimore: atij grek dhe romak.
     F.DEMI: Përgjithësisht, në studimin e lashtësisë, anashkalohet periudha «Pellazge». A nuk ka ardhur koha, të rivlerësohet Historia dhe Gjuhësia që mësohet sot në tekstet shkollore?
     A.MATI: Kuptohet që për këtë duhen sjellë prova. Është e nevojshme të bëhen debate serioze në një takim ndërkombëtar mbi historiografinë e Greqisë së lashtë nga ku të dalë një rezolutë e përbashkët. Ky mendim i përbashkët, më vonë, të përfshihet në tekstet shkollore, universitare dhe të popullarizohet. Janë institucionet, akademite dhe instancat e larta të shtetit që do të bëjnë të mundur që këto ndryshime (të historise) të dalin në dritë. Të provosh, që qytetrimi grek ka lindur pas shek VIII pk dhe që kishte si origjinë atë Pellazge, është për mua jo vetëm e mjaftueshme por parësore për të çmitizuar pseudo-lashtësinë e Greqisë dhe të qytetrimit të saj.
     Historia e pellazgëve është përcjellë jo vetëm nga autorët e lashtë (ata nuk bënë gjë tjetër veçse «jepnin informacionin», sepse në atë kohë nuk studjoheshin paraardhësit, me përjashtim të Herodotit) por edhe nga një numër i madh autorësh europianë të shk. XVIII, XIX dhe XX (Jubainville, Faveral, Schneider, Georgiev, Benloew, Thomopoulos, Sakellario, Carapanos, Childe, Flinders, Poisson, Pittard, Rilindja shqiptare, Konda, Pilika, etj). Ky nuk është veçse hapi i parë. Të pohosh se Pellazgët janë të lashtë është një fakt, por ta shpjegosh përse, apo ta vërtetosh, është një gjë tjetër. Është thënë shumë herë e vërteta se Pellazgët ishin «populli më i vjetër në Europë dhe nismëtarë të qytetrimit Grek» (Herodoti e pohonte këtë, por pa sjellë prova) por, pa e trajtuar me një argumentim dhe pa realizuar kërkimet përkatëse për ta vërtetuar.
     Nga ana tjetër, asnjë nuk e ka vënë në dyshim luftën e Trojës e mbi të gjitha datën e saj, të afruar nga 1193 në 1183 (gabim i bërë nga Tuqiditi), duke ndjekur shëmbullin e gabuar të Erathostenit. Asnjëri nuk ka sjellë një «përcaktim» të saktë të Grekëve e as të origjinës së tyre etnike.
- Asnjëri nuk ka guxuar të pohojë që poemat epike, të ashtuquajtura të Homerit, ishin rapsodi pellazge (të ndryshuara dhe transformuara nga pushtuesit grek) dhe se heronjtë e tyre (Akili, Uliksi, Agamemnoni, Priami, Parisi, Hektori, Enea, janë heronj të përdorur për ti’ shërbyer qëllimit të pushtuesit grek) nuk ishin Greke. Askujt nuk i ka shkuar në mëndje që Mikenasit dhe Egjeo-Kretasit nuk ishin Grekë.
- Asnjëri nuk ka vërtetuar që lineari B, i mikenianëve hipotetikë, ishte “pellazgjishtja e vjetër” dhe jo greqishtja.
- Asnjëri nuk ka vërtetuar që nuk kishte asnjë gjurmë që të provonte qënien e Grekëve para shk. VIII pk, etj, etj,.
M’u deshën 30 vjet që ta kuptoja këtë! Për sa më takon, nuk bëj asnjë pohim pa patur qoftë edhe provën më të vogël, të argumentuar edhe me prova të tjera ndërlidhese.
     F.DEMI: Dëshiroj edhe një herë t’iu shpreh përgëzimet e mija për këtë studim me vlerë jo vetëm për Historinë dhe Gjuhësinë shqiptare por edhe atë europiane e më gjerë. Uroj gjithashtu, që studimet tuaja dhe të studiuesve të tjerë të botuara kohët e fundit, të gjejnë sa më shpejtë vend në programet tona mësimore, në mënyre që brezi i ri, të dijë të përcaktojë realisht vlerat e tij dhe të krijojë lidhje emocionale me bashkësinë (kombin) që i përket.

( * ) Përkthyer nga Kledia Demi - Francë,  07. 06. 2007