Monday, November 22, 2010

Ilir Meta, produkti Frankenshtajn i politikës shqiptare

Editorial
Posedues i një vile në Gjirin e Lalëzit, poseduesi i një pallati në qendër të bllokut me vlerë 800 mijë euro, spiun i SHIK-ut të Gazidedes dhe ministër aktual i Ekonomisë.
Nuk është e vështirë të kuptosh se ky është Ilir Meta, kreu aktual i LSI.
Në fakt, po të rendisim pasurinë e Ilir Metës sipas akuzave të ish kolegut të tij, Dritan Priftit, Ilir Meta ka shumë herë më shumë pasuri nga këto që përmendëm më sipër, pasuri që fillojnë që nga guroret, lokalet, pallatet apo dhe vilat.
Në fakt, nëse kërkojmë më shumë mund të gjejmë shumë herë më shumë se sa ka thënë Prifti apo socialistët me akuzat e tyre. Mund të jenë pasuri që janë para diellit, mbrapa diellit apo dhe te kodrat e diellit.
Nëse Partia Socialiste e sulmon sot ish aleatin e saj për interesat e saj momentale, kërkush nuk e ka marrë në konsideratë diabolizmin e këtij njeriu, diabolizëm që është fshehur thellë shpirtit të tij fshataresk dhe malinj.

Politikani Ilir Meta është produkti më ala frankenshtajn i demokracisë shqiptare.
Ky produkt është një përpunim ekstrem i një qenie njerëzore nga disa duar të politikës shqiptare, duar që kanë vendosur nga një copë të tyren në frankenshtajnin politik Ilir Meta.  
Te Ilir Meta gjen vlerat më të këqija të Sali Berishës, të Fatos Nanos, Rexhep Mejdanit, Edi Ramës, Skënder Gjinushit etj., ku padyshim brumi i këtij personazhi është përgatitur më së miri nga mjeshtri Gazidede, i cili, ashtu si Mary Shelly krijoi personazhin e saj nëpërmjet doktor Viktor Frankenshtajnit, edhe Gazidede krijoi politikanin Meta në politikën shqiptare.
Nëse Viktor Frankenshtajni shpiku një figurë të përçudnuar, figura e Ilir Metës është shumë herë më e përçudnuar në politikën shqiptare.  
Tashmë dëmi që ky njeri i ka shkaktuar politikës shqiptare është më se i qartë.
Serbian Foreign Minister Vuk Jeremic (R) meets with his Albanian counterpart Ilir Meta after their meeting in Belgrade on March 11, 2010. AFP PHOTO / Andrej ISAKOVIC (Photo credit should read ANDREJ ISAKOVIC/AFP/Getty Images)
Krizat politike, pabesitë ndaj aleatëve dhe partnerëve, lojërat e ndyra antishqiptare për interesat e serbëve, kanë qenë produkt i personazhit Meta, produkt që kanë avelenuar politikën shqiptare duke futur në normalitet një frymë të re amoraliteti. Edhe kriza e sotme politike mban emrin Meta përsipër.

Babëzia e tij për pasuri ka mbërthyer çdo qelizë të shtetit shqiptar. Të gjitha postet në administratë që janë uzurpuar nga militantët e LSI janë pjesë e strategjisë së tij për t’u pasuruar. Largimi i Dritan Priftit ishte produkt i mirëfilltë i pakënaqësisë së tij për ndarjen e tortës së fitimit midis tij dhe vetë Priftit. Pasojat e babëzisë Meta kanë vënë në rrezik serioz mazhorancën qeverisëse, e cila për shkakun e votave të humbura prej Metës, rrezikon seriozisht vazhdimësinë e qeverisjes së saj deri në vitin 2013. Kreu i kësaj mazhorance ndodhet në krizën më të madhe qeverisëse që mund të ketë qenë që nga viti 2005.

Kryeministri i vendit qeveris si një trup pa krahë ku çdo deputet mund të vjedhë, çdo ministër mund të grabisë pa i lëvizur asnjë qime floku, ndërkohë që kryeministri vendit nuk e ka mundësinë të ndryshojë gjë por vetëm të pajtohet me realitetin e dëshpëruar që ndodhet, realitet i cili vjen dhuratë nga qeverisja e tij me Ilir Metën.
Ky i fundit vazhdon të deklarojë se nga vila e tij ai mund të qerasë me ngjala kreun e opozitës, duke treguar se nuk ka frikë as nga ligji dhe as nga ndonjë hetim për pasuritë e paligjshme që ai posedon. “Pasuria ime e vetme është karakteri im dhe fjala ime. Të tjerat i vendos drejtësia”, tha ai dje në përgjigjen e tij ndaj akuzave të opozitës.

Në fakt ky burrë është burrë i besës dhe me karakter. Fatos Nano nuk i la akuzë pa bërë duke i hyrë deri në krevatin bashkëshortor, nga ku nuk kanë munguar edhe kundërakuzat e Ilir Metës dhe betimet dhe stërbetimet e tij se nuk do ja falë.
Dhe karakterin e besën, në fakt ky burrë e ka treguar më së miri para një muaji, teksa kërceu tapë mbi tavolinë përpara Fatos Nanos.


G. Sot

No comments: