Siç kemi dëshmuar edhe më parë, pajisja me pasaportat biometrike e qytetarëve shqiptarë, nuk ka rimbursuar asnjë qytetar që pasaportën aktuale e kishte të vlefshme brenda afatit 10-vjeçar të përdorimit të saj.
http://www.facebook.com/photo.php?fbid=481426435353&set=a.228604220353.283529.135633570353
- Në Shqipëri kjo pasaportë kushton 50 €
- Bosnjë-Hercegovinë 20.51 €
- Maqedoni 22 €
- Mali i Zi 40 €
- Serbi 20 €
http://www.facebook.com/photo.php?fbid=10150302799905354&set=a.228604220353.283529.135633570353
Së fundmi Ministria e Brendshme njoftoi ofrimin e shërbimit më të ri për qytetarët, që duan të pajisen me pasaportat e reja biometrike, që quhet Shërbimin i ri i përshpejtuar i pasaportës biometrike, i barazvlefshëm me "Passport Expres" në vendet e tjera. Paguhet afërsisht 120 euro, apo 15 mijë lekë, pra pothuajse 3-fishi i çmimit të pasaportës, që kushton 6 mijë lekë dhe presupozohet që me anë të këtij shërbimi pasaportat ti përfitoni, maksimumi brenda 2-3 ditësh nga dita e aplikimit.
"Kuponat për procesim të përshpejtuar të pasaportës biometrike në zyrën qëndrore postare të Tiranës dhe në zyrën postare të njësisë bashkiake numër 3 në Tiranë.
Sa i përket aplikimit, kjo sipas Ministrisë u mundësohet të gjithë shtetasve të Republikës së Shqipërisë, por do të kryhet vetëm pranë zyrave të “Aleat” në njësitë bashkiake nr 3, 4, dhe 10 të Tiranës. Aplikimi do të vendosë dhe kohën e prodhimit të pasaportës. Kështu në rast se aplikohet deri në orën 11:00 pasaporta do të prodhohet për dy ditë punë, nëse aplikohet pas orës 11:00, pasaporta do të prodhohet për 3 ditë. Pasaportat e prodhuara në mënyrë të përshpejtuar do të mund të tërhiqen nga qytetarët cdo ditë në orën 16:00 në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, Tiranë" (cit. Balkanweb)
Panorama në të vërtetë është krejt e ndryshme.
Si mundet vallë që për këtë shërbim të vendosen gjithsej 3 njësi bashkiake, me nga 1 punonjëse secila?
Përse qytetarët shqiptarë vidhen kaq hapur dhe nuk guxojnë të ngrenë zërin. Shteti të kërkon 9000 lekë më tepër për këtë shërbim dhe në rastin kur nga krahu i tij shkelet kontrata, sërish qytetarët e diskriminuar e shtypur, nuk rimbursohen.
Si shpjegohet që psh Holanda, ky shtet me një mirëqenie kaq të lartë, shërbimin e përshpejtuar e vlerëson me një shumë përafërsisht 90 euro dhe pasaportën e merr brenda ditës, e në Shqipëri ky çmim është më i lartë, për një shërbim të dështuar?
Edhe sa koha do lejojnë qytetarët shqiptarë të shkelen nga shteti i tyre, të vidhen në mes të ditës?
Apo deri ditën kur të hapen dyert për në Europë dhe t'ia mbathin kush të mundë, që gjakpirësit të vazhdojnë të mbretërojnë në errësirën që kanë pjellë?
Nuk ka krim më të madh se vjedhja dhe shqiptarët duhet t'u presin duart hajdutëve, përndryshe ky vend i pasur do të pjellë gjithmonë varfëri dhe Migjeni do jetë gjithmonë bashkëkohor!
I thuaj jo robërisë! Guxo, dhe ndjehu qytetar!
Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Veç kësaj kemi dëshmuar, se si edhe çmimi i pasaportës biometrike shqiptare, është më i shtrenjti në rajon, përkatësisht:

Në të gjitha zyrat e njësive bashkiake rradha është shtuar edhe më tepër e bashkë me të edhe sekserët. Aplikantët, që vijnë nga rrethe të ndryshme deklarojnë se kanë aplikuar minimalisht që para 6-7ditësh për shërbimin e përshpjetuar dhe ende nuk kanë në duart e tyre pasaportat e reja biometrike.
Si mundet vallë që për këtë shërbim të vendosen gjithsej 3 njësi bashkiake, me nga 1 punonjëse secila?
Përse qytetarët shqiptarë vidhen kaq hapur dhe nuk guxojnë të ngrenë zërin. Shteti të kërkon 9000 lekë më tepër për këtë shërbim dhe në rastin kur nga krahu i tij shkelet kontrata, sërish qytetarët e diskriminuar e shtypur, nuk rimbursohen.
Si shpjegohet që psh Holanda, ky shtet me një mirëqenie kaq të lartë, shërbimin e përshpejtuar e vlerëson me një shumë përafërsisht 90 euro dhe pasaportën e merr brenda ditës, e në Shqipëri ky çmim është më i lartë, për një shërbim të dështuar?
Edhe sa koha do lejojnë qytetarët shqiptarë të shkelen nga shteti i tyre, të vidhen në mes të ditës?
Apo deri ditën kur të hapen dyert për në Europë dhe t'ia mbathin kush të mundë, që gjakpirësit të vazhdojnë të mbretërojnë në errësirën që kanë pjellë?
Nuk ka krim më të madh se vjedhja dhe shqiptarët duhet t'u presin duart hajdutëve, përndryshe ky vend i pasur do të pjellë gjithmonë varfëri dhe Migjeni do jetë gjithmonë bashkëkohor!
I thuaj jo robërisë! Guxo, dhe ndjehu qytetar!
Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2
No comments:
Post a Comment