TIRANË- Sipas sondazhit të “Gallup International”, pjesë e projektit “Balkan Monitor” shumica e shqiptarëve në Ballkan e mbështesin idenë e bashkimit të trojeve të tyre në një
“Shqipëri të Madhe”, sic thekson Gallup International
Sondazhi tregon se mbi 62 për qind e të anketuarve në Shqipëri, 81 për qind në Kosovë dhe 51.9 për qind e të anketuarve në Maqedoni mbështesin bashkimin e trojeve në atë që shqiptarët preferojnë të quajnë
“Shqipëria Etnike” apo
“Shqipëria Natyrale”.
Për
“Shqipërinë e Madhe”, në bazë të këtyre rezultateve,
Shqipëri,
62.8% janë
pro,
29.7% janë
kundër,
4.4%janë përgjigjur
“nuk e di”
dhe
3.1% kanë refuzuar të përgjigjen.
Kosovë,situata duket më pro bashkimit, pasi
81% e kanë përkrahur këtë ide
,
12.6% janë shprehur
kundër
dhe
2.9% kanë
“abstenuar”,
ndërkaq
2.6% nuk janë përgjigjur
.
Por shumica e të anketuarve u shprehën se dyshojnë se unifikimi i të gjithë shqiptarëve etnikë në rajon do të ndodhë në një kohë të afërt.
Ideja për bërjen e Shqipërisë brenda një vije kufitare ka një shekull që vazhdon të mbetet popullore në Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe Greqi.
(m.a/BalkanWeb)
No comments:
Post a Comment