Tuesday, November 23, 2010

Fallsifikimet e shekullit të 16-të

Mesjeta evropiane – evropianët për njëri - tjetrin
Është e vështirë, Sasha, të zbulosh shkrime të vjetra të huajve mbi të kaluarën e popullit tonë. Megjithatë, ne kemi gjetur rrugë të reja për të shkuar drejt të vërtetës gjuhësore dhe historike. Një nga këto rrugë është të shihet se ç'thonë evropianët për të shkuarën e njeri - tjetrit. Këtu më poshtë po të përcjell thënien e një mbretëreshe mbret të suedezëve, Kristina (1626- 1689), http://en.wikipedia.org/wiki/Christina_of_Sweden e bija e Gustav II Adolf i Suedisë, e cila për anglezët thotë se: they have no culture to speak of …

Kristina ka lindur pasi Shekspiri ka shkruar kryeveprat e veta. Po si ka mundësi atëhere të ketë ekzistuar një Shekspir në atë kohë, apo të ketë lindur një Shekspir në një Angli pa kulturë?

Fallsifikimet e shekullit të 16-të – Kryepeshkopi Johannes Magnus

Për fallsifikimet e shekullit 16-të flet dhe Wikipedia te zëri Johannes Magnus, një kryepeshkop, i cili veprën e tij Historia e Mbretërve të Gotëve dhe Suedezëve e ka të mbushur, siç thotë dhe teksti i mëposhtëm, me përralla dhe fantazi. Ky libër është një nga kryeveprat e mashtrimit që dolën me bollëk në shekullin e 16-të nga ofiçinat e Papëve të Romës, dhe me bekimin e tyre.

Shih për këtë te:http://en.wikipedia.org/wiki/Johannes_Magnus

Fallsifikimet e historisë në shekullin e 16-të – Miti i Gotëve dhe Noah

Duke ndjekur në disa plane rrjedhën e ngjarjeve të shekullit të 16-të Sasha, duke parë ngritjen e mbretërive të para në Evropë, shkrimin për herë të parë të biblave në gjuhët evropiane dhe krijimin e gjuhëve të reja e të vjetra, si dhe duke lexuar historitë e para që Papati porositi për të trilluar historinë e popujve e të kombeve, që Vatikani dhe Mbretëritë kishte planifikuar të realizonin në Evropë, ne do të krijojmë një ide më të qartë për Megamashtrimin Evropian të bërë në kurriz të popullit shqiptar.

Duke i krahasuar për trillimet e Johannes Magnus për të cilat na flet Wikipedia me pretendimet e Erikut, të birit të Gustavit të Suedisë, themeluesit të mbretërisë Suedeze, që rridhte nga Vasat, Bassa-t, Pashat, Pasque-t, pra, (festa e ) Pashkëve, ne fillojmë të kuptojmë se Papati dhe Mbretërit e rinj të Evropës, me origjinë nga familjet aristokrate shqiptare, ishin porositësit e kryeveprave që fallsifikuan historinë e Evropës nga Lashtësia deri në vitin 1500. Por, këto kryevepra nuk mund të mos binin për shumë arësye në kundërti mes tyre, dhe këtu, në këtë material të stërmadh e grotesk ne do të gjejmë të vërtetën kulluar.

Kjo e vërtetë ne do të na mësojë sesi Bibla dhe Historitë e Mbretërive të Reja të Evropës, ashtu si dhe gjuhët e Reja dhe të Vjetra u shkruan vetëm pasi të gjitha familjet shqiptare, aristokratike ose jo, zunë vende dhe pozicione dominuese në mbarë Evropën. Bibla = Libro d'Oro i Mbretërve të Evropës, duhet të pasqyronte këtë Realitet të Ri duke përfshirë të gjitha Familje e Mëdha në gjenealogjinë e atyre Njerëzve, që kishin të drejtën të mbaheshin mend nga Historia.


Shih edhe http://hem.bredband.net/johava/WASAe.htm#sverige

Sasha,
Shekulli i 16-të është i famshëm në histori pasi gjatë dekadave të tij, krahas shkrimit të famshëm të Martin Luther Von den Jüden und ihren Lügen", Evropa nis të përjetojë lindjen e kësaj race fantazmë.

Do të sugjeroja t’i hidhje një sy këtij shkrimi të mëposhtëm për të parë sesi kjo racë nisi të mbijë kudo në Evropë e në Botë me bekimin e vetë Monarkëve të Evropës. A nuk kemi të bëjmë këtu me një Projekt të Hershëm të Politikës Përça e Sundo dhe të Ndërsimit të Njerëzve (të identifikuar më vonë në kombe) kundër njeri – tjetrit?

http://www.revisedhistory.org/jews.html

Çfarë ka ndodhur në shekullin e 16-të?

Po t'i heqim Historisë gënjeshtrat e përhapura mbi ngjarje të shtrembëruara e të gënjeshtërta të para 1500-ës, rezulton se edhe Turqia u bë shtet i fuqishëm në shekujt 16 dhe 17-të, kur në krye të Turqisë u vunë Bashat e Dukagjinasve. Edhe Maria qe një virgjëneshë Vasa – Vasa, nga Vasat qe dhe familja mbretërore e Suedisë, Angjelina Komneni, majka serbëve, polli e shpërndau gjithandej nëpër Evropë sundimtarë. Reliket e saj i nderojnë deri në Spanjë.
Edhe Ataturku, Ati Turqisë së Re qe një Pashë, një Bassa, një bacë me origjinë shqiptare. Sapo Ataturku erdhi në pushtet, turqishtja u largua edhe më nga osmanllishtja, pra, edhe akoma më larg nga origjina e tyre shqipja. Në qoftë se doni të studjoni turqishten, duhet të bëni kujdes, pra, të shihni fjalët turke që u zëvendësuan nga Ataturku në vitet 30-të.

The Ottoman Empire interacted with both Eastern and Western cultures throughout its 623-year history. In the 16th and 17th centuries, it was among the world's most powerful political entities, often locking horns with the Holy Roman Empire in its steady advance towards Central Europe through the Balkans and the southern part of the Polish-Lithuanian Commonwealth on land;[5] and with the combined forces (Holy Leagues) of Habsburg Spain, the Republic of Venice and the Knights of St. John at sea for the control of the Mediterranean basin; while frequently confronting Portuguese fleets at the Indian Ocean for defending the Empire's monopoly over the ancient maritime trade routes between East Asia and Western Europe, which had become increasingly compromised since the discovery of the Cape of Good Hope in 1488.

http://en.wikipedia.org/wiki/Republic_of_turkey

Dy standarde

Edhe lidhur me dijen, Monarko – Klerikët kanë dy standarde, një për vende të emancipuara (vende ku ato kanë ngritur mbretëritë apo perandoritë e tyre), dhe një për vende dhe rajone të prapambetura (siç është Ballkani dhe Shqipëria).

Në vende të zhvilluara botohen dhe shiten nga shtëpitë botuese më prestigjoze libra që bëjnë bujë, libra që përmbysin tabu, siç është rasti i librit të Anatoli Fomenkos,

History, Science or Fiction?

Dhe për shitjen e këtij libri që hedh poshtë Historinë e Evropës kemi shembuj nga botime në shtëpi botuese si:

http://www.amazon.com/History-Fiction-Science-Chronology-No/dp/2913621058http://www.atlasbooks.com/marktplc/01098.htm

Po kështu, Amazon.com dhe Amazon.de vazhdojnë të shesin librin e Herbert Illig "Wer hat das Uhr gedreht" ku ky historian gjerman shpjegon sesi janë krijuar nga hiçi 300 vjet (700 – 900) histori të Evropës.

http://www.amazon.de/gedreht-Jahre-Geschichte-erfunden-wurden/dp/361226561X

Përse atëhere në Shqipëri shqiptarët tremben, plagosën e vriten? Përse vetëm historia e tyre dhe e tërë Ballkanit, e Apenineve dhe më gjërë nuk duhet të dalë në dritë?

Kjo sepse planet e Monarko – Klerikëve kundër shqiptarëve dhe ballkanasve janë shumë të errëta, Ballkani duhet të mbetet përjetë i tillë, një fuçi baruti. Kjo është e vetmja arsye e një qëndrimi të tillë antiballkanik, që i ka kundërvënë përherë ballkanasit kundër njëri – tjetrit, kjo është dhe një nga arsyet përse nuk lejohet të hidhet dritë mbi Historinë e Ballkanit. Ndryshe, shqiptarët nuk do të haheshin me serbët për Eposin e Kreshnikëve, ndryshe ne sot s'do të kishim Samarxhiçë dhe zv. ministra grekë që të bridhnin për punë të mbrapshta në Mitrovicë dhe në Himarë.

Termi arkeologji

Në anglisht termi archeology del në vitin 1607 dhe në frengjisht në 1599-ën :

The Oxford English Dictionary defines archaeology firstly as 'ancient history generally; systematic description or study of antiquities', and then specifically as 'the scientific study of the remains and monuments of the prehistoric period'. The first usage of the word as recorded by the Oxford English Dictionary dates from 1607. The English Heritage website defines archaeology as 'the study of past societies and individuals through the physical remains they have left us'.

http://www.nationalarchives.gov.uk/catalogue/RdLeaflet.asp?sLeafletID=401&j=1

Në frëngjisht termi arkeologji del :

ÉTYMOL. ET HIST. − 1599 « science des choses antiques » (La Popelinière, Hist. d. histoires, I, 211 ds Fr. mod., t. 22, p. 57 : Marsias Tabenus fit aussi les histoires de son pays, douze livres de l'archéologie, sept de choses fabuleuses et autres); 1818 « id. » (Ballanche, Essai sur les institutions, pp. 100-101 ds Brunot t. 12, p. 212 : elle [notre littérature du siècle de Louis XIV] commence donc à être déjà pour nous en quelque sorte... une littérature ancienne, de l'archéologie).Empr. au gr. ἀρχαιολογία « légendes ou histoire de l'antiquité », composé de ἀρχαι̃ος « qui concerne les temps très anciens, relatif aux origines » et de λογος « discours, récit », Platon, Hipp. Ma., 285d ds Bailly.http://www.cnrtl.fr/etymologie/archeologie

Pyetja që shtrojmë përsëri ne është:

Përse vetëm në shekullin e 16-të del për herë të parë kjo shkencë dhe termi i tij? Përse në një mijë vjet nuk u gjet një shekull tjetër të mendohej për lashtësinë dhe objektet e saj?

Bailly më 1901-in thotë se e ka përdorur njëherë Platoni. Po nga koha e Platonit deri më 1599 frëngjisht dhe 1603 anglisht përse nuk u kujtua njeri për arkeologjinë si term, shkencë, kur historia e arkeologjisë si shkencë dhe gërmimet e saj të para dhe datojnë mes shekullit të 17 dhe të 18-të, 150 vjet pasi objektet i kishin varrosur vetë?

Citojmë nga Wikipedia:
"Kur Knjazi i Moskes, Vasili i III Ivanoviç kërkoi një letrar të shquar e njeri të ditur për përkthimin e shkrimeve të shenjta që kishte marre nga Bizanti, Mihali e pranoi ftesën dhe pas një qëndrimi në Krim për të mësuar rusishten, me 4 mars 1518 arriti ne Moske ku u prit me nderime dhe iu vu në dispozicion biblioteka e pasur e këtij qyteti.
"http://sq.wikipedia.org/wiki/Mihal_Trivoli


Pyetjet që shtrojmë ne janë këto:

Kur dhe si u morrën ato libra nga Bizanti? Përse u desh të binte Bizanti, që të merreshin ato libra? Kush e mundi Bizantin, dhe si ranë librat e Bizantit në duart e gjithë Monarkëve të Evropës, kur ato duhet t'i kishte në dorë vetëm Turqia? Po qe se Monarkët e tjerë duhet t'i kishin patur në dorë me kohë, shekuj përpara, përse pritën atëhere të binte Bizanti që ato të përktheheshin e mësoheshin në të gjitha hapësirat e mender Evropës?

Ç'ishin këto libra, në ç'gjuhë ishin shkruar ato?

Çfarë librash ka patur deri më atëhere Rusia?

Përse për këto libra u desh të pritej Mihal Artioti që t'i përkthente ato? Si nuk u gjet një rus që ta bënte këtë punë, pasi dihet që të përkthehesh një kryevepër në një gjuhë, përkthyesi duhet ta ketë gjuhën në të cilën përkthehet vepra gjuhë amtare! Si një shqiptar, që e quajnë dhe grek, ta njihte rusishten në pak vjet më mirë se një rus i vërtetë? Dhe s'është fjala për përkthimin e një vepre të vetme, Mihal Artioti, sipas spanjollëve, njihet si përkthyesi më i madh i botës, njeriu që ka lënë më shumë se kushdo përkthime, dhe të gjitha këto në gjuhën ruse.

Kush ka ndonjë pyetje tjetër për të bërë rreth këtyre çudirave të shekullit të 16-të, tani lidhur me Artiotin dhe Rusët, është i lutur të ma bëjë dhe mua me dije.
Historia e Evropës dhe e Kishës është e ngopur 100 % me falsifikime të Historisë e të Kulturës Evropiane nga më të rëndat e më të paturpshmet. E tërë literatura që flet për historinë, letërsinë, artet dhe kulturën para shekullit të 16-të s’është gjë tjetër veçse një Kryevepër e Shëmtisë Morale dhe Kulturore të njerëzve që ngritën Vatikanin dhe të gjitha Monarkitë e Evropës. Kjo Shëmti historike e kulturore është kaq e madhe e kaq rrënqethëse sa që vetë studjuesit e Perëndimit janë detyruar të pranojnë se një pjesë të Dijes së shkruar në shekullin e 16-të e më pas janë Forgeries = Falsifikime.

Tani, lexoni se ç’thonë evropianët me gojën e tyre për dokumente të panumërta të lëshuara nga papë të ndryshme, që të gjitha të fallsifikuara!

http://en.wikipedia.org/wiki/Pseudo-Isidore

Pasardhësit e këtyre monstrave e përbindshave, Monarkë, Papë, Lakej si Bushi e të gjithë Kryetarët e Shteteve të Perëndimit, janë ata që sot në emër të idealeve të Demokracisë dhe Përparimit vazhdojnë t’i vënë zjarrin botës, t’i thonë çdo ditë të Zezës së Bardhë, të dëfrejnë mbi Kërrmat e Njerëzve. Pa një Histori të Fallsifikuar të Evropës një Katrahurë e tillë s’do të qe kurrë e mundur.

Cila është historia e vërtetë e mbretërve të Evropës?
Te http://en.wikipedia.org/wiki/Johannes_Magnus lexojmë se:

The Historia de omnibus gothorum sueonumque regibus ("History of all Kings of Goths and Swedes") is a work on Swedish history, which was printed posthumously in Rome in 1554, by Johannes' brother Olaus Magnus. … Johannes Magnus invented a list of kings of Sweden with five Erics before Eric the Victorious, where he started counting from Jordanes' Berig as Eric I. He also invented six Charleses before Karl Sverkersson. This is how Gustav Vasa's sons could style themselves as Eric XIV and Charles IX.

“Historia e të gjithë mbretërve” është një vepër mbi historinë e Suedezëve, e cila u botua pas vdekjes (së Johannes Magnus, shën. im) në Romë më 1554 nga vëllai i Johannes, Olaus Magnus … Johannes Magnus sajoi nga mendja e tij një listë mbretërish të Suedisë me 5 Erikë para Erikut Fitimtar, kur ai filloi të numërojë nga Jordanes Berig si Eriku i I-rë. Ai gjithashtu, shpiku nga mendja gjashtë Karlëpërpara Karl Sverkerssonit. Ja, pra, sesi bijtë e Gustav Vasa-s mund ta stilizonin veten si Eriku i XIV dhe Karli i IX-të.

Këta janë mbretërit e paqenë të Suedisë, zonja e zotërinj të nderuar të apasionuar pas Historisë së Evropës. Gjatë historisë 2000 e ca vjeçare të Suedisë ata kanë drejtuar popullin suedez, janë kurorëzuar nga peshkopë, kanë luftuar kundër mbretërive fqinje, janë edukuar me poemat e Homerit, kanë lexuar Sokratin e Platonit, kanë mësuar se ç’thoshte Aristoteli, kanë shijuar nga afër skulpturat e Fidias, kanë dëgjuar për Aleksandrin e Madh, për betejën e Termopileve. Ata kanë mësuar gjeometrinë e Euklidit, e më pas kanë ndjekur nga afër arritjet e romakëve, kanë njohur vetë Çezarin dhe Neronin, kanë qenë në Jeruzalem kur u var Krishti. Shekuj më vonë këta mbretër do të njohin Konstandinin Zulmëmadh, do të drejtonin Suedinë me kodet e Justinianit, ata patën një bashkëpunim të frytshëm me Bizantin. Me librat e bibliotekës së Konstandinopojës ngritën biblioteka të pasura me libra. Në vendet e tyre lulëzoi si kurrë ndonjëherë jeta ekonomike dhe shkencore.

Por, çfarë thonë në të vërtetë burimet për Suedinë?

Te http://en.wikipedia.org/wiki/Sweden#Swedish_Empire
ne nuk mësojmë kurrgjë nga ato që thamë më sipër. Dhe kjo është logjike. Historia e suedezëve fillon 12.000 vjet p.e.s. Është periudha e gjuetarëve dhe peshkatarëve. 4000 vjet p.e.s. mbërrijnë në Suedi nga Jugu shpatat prej guri dhe poçeria me zbukurime. Rreth 1700 p.e.s., gjatë periudhës pre-urbane, në Suedi kemi importet e para nga Evropa (?!) të punimeve të bronzit. Më pas, për periudhën e hekurit dhe deri më 1000 të erës sonë autori zihet ngushtë, nuk din se ç’të thotë.

There are written sources but most hold a very low source-critical quality, Ekzistojnë burime të shkruara, por, me cilësi të ulët burimore.

Pra, suedezët nga epoka e hekurit, nga shek. 8 para Krishtit deri në vitin 1000 të erës tonë nuk kanë dokumente të besueshme! Më 1000-ën pas Krishtit kemi hyrjen për herë të parë në Suedi të arkitekturës prej guri dhe të urdhërave fetarë! Deri në vitin 1000 të erës tonë, në këtë periudhë të gjatë e të rëndësishme të njerëzimit nuk na shfaqet në Suedi asnjë gjurmë e Greqisë së Lashtë dhe e Romës. Nuk kemi as kështjella e as manastire. Asnjë prift nuk është parë andej rrotull, s’kemi gjurmë as të Krishtit, as të Kryqit. Për Muhamedin as që mos e çoni ndër mend. Muhamedi kishte kohë që kishte vdekur, dhe arabët e evropianët ishin të zënë me punë më të thella, këmbenin me njeri - tjetrin veprat e Grekërve të Mëdhenj. Kurse suedezët, disa gradë gjeografikë më sipër, deri në vitin 1000 s’kanë parë ende romakë me sy. Aty nga shekulli i 9-të Varus i gjermanëve i paska ndalur, thonë, romakët në Betejën e pyllit Teutoburg,. Por, këtu qëndron dhe çudia: megjithë që romakët nuk hynë kurrë në Suedi, në Suedi lulëzoi periudha romake: Taciti në vitin 98 të erës tonë na paska shkruar se … dhe lexoni se ç’proçka thotë në tekst. Fakti që ato që shkruan Taciti janë prroçka na e thotë dhe autori i shkrimit për Suedinë te Wikipedia: “Whether any of the brief information he reports about this distant barbaric area was well-founded is uncertain”.
Por, edhe autori te Wikipedia s’mund të rrijë dot pa gënjyer një çikë: megjithëse të shkëputur krejt nga Evropa, suedezët paskan zhvilluar vetë një gjuhë proto-nordike, paskan patur dhe një literaturë, na e paska krijuar një elitë suedeze në padijeni të plotë dhe fshehur nga Evropa?!

Ç’ndodh në Suedi pas vitit 1000?
Po mbretëritë e tjera të Evropës ç’historira e qyfyre të tjera kanë shkruar për vete? Ç’bënin në këtë kohë arabët, indianët dhe kinezët? Çfarë diskutohej në këta shekuj në Koncilet e Vatikanit? Cilët papë i kanë drejtuar? A ka ekzistuar, pra, Vatikani? A ka ekzistuar Bizanti? Ç’ka qenë deri më shek. 16-të Evropa?

Vazhdoni ta lexoni vetë tërë këtë Gënjeshtër të madhe, të gjitha mrekullitë, gjithçka që ka ndodhur deri në shekullin e 16-të! Shekulli i 16-të është shekulli i Fallsifikimit të Historisë dhe Mashtrimit të Popujve.

Çlirim Xhunga 2008

Burimi:  http://clirimxhunga6.blogspot.com/2008/06/falsifikimi-i-historis-s-evrops.html

No comments: