Friday, November 5, 2010

Intervistë me S.I (IV)

Pardje keni nxjerrë një status ku lajmëroni mbylljen e murin për një kohë të pacaktuar. Ka të bëjë kjo masë me disa ofendime që keni marrë në murin e faqes tuaj, nga anëtarë të ndryshëm?

Ofendimet e atij tipit ishin vërtetë një masë, që më shtynë të marr një hap që kisha prej kohësh që e mendoja.

Jo se u ndjeva i ofenduar nga ai halabaku me 10 profile, të cilat FB, refuzonte ti bllokonte. Nuk është hera e parë, por me siguri nuk do të jetë as hera e fundit. Duhet të jesh shumë i ulët që të prekesh nga ofendime të tilla, të njerëzve që për të mbrojtur besimin e tyre fanatik fetar, arrijnë deri aty sa të shfaqin paturpësisht nivelin e tyre rrugaçëror.
Nuk më vjen fare çudi që pikërisht ku diskutojmë me argumenta kunda skandaleve, paradokseve fetare, njerëzit replikojnë më fort, më dhunshëm, mbushur me banalitet. Janë pikërisht dogmat fetare që i ushqejnë njerëzit të bëhen fanatikë. Sa më shumë fetar të jesh, aq më shumë fanatik do bëhesh rreth besimit tënd dhe aq më shumë do kundërshtosh besimin e tjetrit.
Këto debate fetare, në jetën e përditshme të shqiptarëve nuk zenë fare peshë, ndërsa në virtualitet na shfaqen dhunshëm, pasi një pjesë e mirë e komentuesve shkruajnë nga Dardania e Ilirida, atje ku të qenit shqiptar është luftuar nga rregjimet shtypëse, por islamizmi është përshëndetur. Edhe ky vetë është plan i mirëprojektuar.
Por gjithashtu edhe në Shqipërinë londineze vihen re dita-ditës fetarizmi i shoqërisë shqiptare, që nis nga shtresat më të varfra e në nevojë e sipër.
Deklaratës së Presidentit Topi "Feja të flasë shqip", xhamitë vazhdojnë t'i përgjigjen 5 herë në ditë arabisht në gjithë truallin shqiptar. Sot indiferentë, nesër do jetë shumë vonë.
Pra, mbyllja e faqes nuk është shkaktuar nga ofendimet që keni marrë në mur. Atëherë përse e keni mbyllur murin për anëtarët?

Këtu do doja të më lexonin të gjithë, edhe ata që edhe pse e urrejnë leximin janë bërë pjesë e faqes tonë...

Dua që çdokush prej jush të vendosë veten në vendin tim, ashtu siç disave ua këshillon bibla, kurani apo kultura personale.

Kam postuar mbi 1000 artikuj, duke shfletuar çdo ditë të gjithë shtypin e ditës, për të përzgjedhur artikujt më pikantë. Këta artikuj janë redaktuar duke nënvizuar pjesën më thelbësore të tij, për çdo përtac që nxjerr moralin e shkrimeve vetëm nga titulli. Çdo artikull është i shoqëruar me foto ilustruese.

Kam postuar mbi 100 albume fotografike dhe këto me mesatarisht nga 100 foto secili. Pra të ngarkuara afro 10 mijë foto. Mbi 100 foto të hedhura për diskutim në profil. Gjithashtu të përzgjedhura.
Kam postuar mbi 25 anketa mbi çështjet më delikate shqiptare. Mbi çështje ku të gjithë hezitojnë të pyesin qytetarët, pasi nuk u pëlqen rezultati përfundimtar.
Mbi 100 anketa të tjera ditore, që humbasin në volumin e madh të postimeve ditore.

Kam postuar citate nën siglën (S.I) mbi 1000 citate të bllokut tim personal, që nuk guxova kurrë ti botoj.

Kam bllokuar mbi 1000 anëtarë të ndryshëm, për banalitetin që i karakterizonte, si e si që faqja të ishte një ambjent i ngrohtë për të gjithë, ku femrat mos të ndjeheshin të ofenduara e kërcënuara, siç ndodh rëndom. Jo më kot 60% e anëtarëve të faqes i përkasin gjinisë femërore.

Dhe të gjithë këtë mund, djersë e kohë, e kam derdhur i vetëm, pa përfitimin më minimal, por duke e bërë me pasion e përkujdesje. Askush nuk m'a kërkoi këtë sakrificë dhe askujt nuk i jam borxh. Nuk jam i punësuar tek kjo faqe, por gjithçka është frut vullnetar. Nuk më sponsorizon as Partia në Pushtet, as ajo në opozitë, as agjenturat e huaja, që aq shpesh i demaskoj tek shqiptarë të veshur me pozitë, por sytë e mi, duart e mia, koha ime, durimi im dhe shpresa për të ndryshuar sadopak këtë realitet shqiptar, të kësaj Shqipëria që kaq shumë e dua dhe kaq ndryshe nga sa po bëhet.

Përjashto një periudhë 2-3 mujore ku tek kompania ku punoj u mbyll hapja e FB-ut, dhe 3 prej anëtarëve më të respektuar u kërkova ndihmë në mirëmbajtjen e faqes dhe mbajtjen gjallë të saj dhe për këtë i falenderoj jashtë mase, pasi punuan me pastërti e përkushtim të plotë.

Pra faqen nuk e mbylla se u ndjeva i ofenduar nga sharjet në publik të një apo disa bastardëve. Faqen e mbylla pas jam i zhgënjyer nga të gjithë shqiptarët, vëllezërit e motra.

E shikoj faqen, gjithë mundin që kam derdhur me pastërti e pasion të gllabërohet dita-ditës nga njerëz frikacakë, nga njerëz që e kanë parë dhe u ka shërbyer vetëm për të shtyrë kafen, ku mund të thonin ç'të donin e si të donin, por që unë isha i detyruar t'iu shërbeja me devotshmëri. Të pastroja ofendimet ndaj tyre, por mos çensuroja mendimin.

Dikush thotë t'a hedhim në short kush do të jetë "admini", se ky që kemi është lodhur, dikush thotë se nuk duhet të marr pjesë në asnjë diskutim, 100 të tjerë thonë që nuk kam asnjë vlerë dhe këtu hyjnë për anëtarët e faqes, që një zot i tyre e merr vesh përse zgjodhën pikërisht këtë faqe.
Tjetri të quan diktator dhe këtë e bën prej muajsh. A thua vallë se e kam për detyrë t'ia mësoj ç'është diktatura duke i dhënë vërtetë leksionin që meriton.

Këta, anëtarët që zgjohen e gdhihen këtu më thonë se jemi ne, pa je ti, pa ne ti je një hiç. A thua vallë se tani jam një dikush? A thua se kërkova ndonjëherë ndonjë gjë, ku mbi të gjitha nuk kam vendosur as emrin tim për t'a përfaqësuar?

Dhe po këta shqiptarë më quajnë kaurr të shitur, grek, serb kur informoj me argumenta paradokset, krimet dhe qëllimet mizore të dogmës islamike, që çdo shqiptarë e shkombtarizon.
Pala tjetër më quajnë islamik e lindor të prapambetur kur informoj mbi krimet e dogmës së krishterë mbi njerëzimin në përgjithësi dhe shqiptarët në veçanti.

Të tjerë kanë frikë se kjo faqe i shërben nacionalizmit, që është një e keqe e madhe e ditëve të sotme. Po ne jemi populli i vetëm, më i diskriminuari shkeluri me këmbë në planet e mbase edhe në univers që jemi të shplarë komplet nga atdhedashuria. Shqipëria nuk ka atdhetarë, nuk ka rryma ekstremiste siç ka çdo shtet europian, por këta kokëboshë që ndjehen gjithçka veçse shqiptarë, i tremb nacionalizmi shqiptar (që ende nuk ekziston), ku çdo ditë janë viktima të nacionalizmave të huaja.

Më quajnë qesharak, tallen, kur u them me argumenta se shqipja është në rrënjë të të gjitha gjuhëve. Por këtë nuk e thotë Stopi edhe thonë 2000 zëra të ndryshëm shkencëtarësh të cilat interesat politike nuk i lënë të dëgjohen. Dhe nuk e përkrah shqipen sepse jam shqiptar, por sepse dua të vërtetën më shumë se gjithçka tjetër.

Dhe tani qenkeni ju të ofenduarit?

Sepse ju është mbyllur kanali ku bënit chat gjithë ditën, ku shfrynit gjithë mllefin e vrerin tuaj, ku kalonit gjithë kohën pa tentuar kurrë të merrnit seriozisht idenë se të bashkuar këtë vend me 180 ditë me diell, të bekuar nga natyra mund t'a kthejmë në parajsë vetëm brenda 5 vitesh.

Përgjigja e shkurtër është që jeni shpirtrobër e të verbër. Jeni frikacakë dhe nuk dini potencialin real tuaj. Nuk keni asnjë besim dhe nuk shpresoni asgjë.

Ky është respekti që keni ndaj njëri-tjetrit, respekti që shfaqni ndaj drejtuesit të faqes. Ky është respekti që keni ndaj pronës, ku kush i pari t'ia grabisë tjetrit.

Qëllimi i kësaj faqeje nuk ishte një "passatempo" siç e quajnë shqiptarët modernë sot, por kishte qëllim REAGIMIN. Ku ka shkuar ky reagim në 2 vjet që tregojmë e bardha në të zezë të gjitha skandalet që ndodhin në vendin tonë?

Për çfarë duhet të vazhdojë kjo faqe të jetë e lirë për anëtarët ku ju nuk denjoni të lexoni, nuk denjoni të aktivizoheni e të merrni pjesë në diskutimet më të nxehta, tek niveli skandaloz i mjekësisë, arsimit, infrastrukturës, krimeve shtetërore që bien ndaj të gjithë qytetarëve, të majtë apo djathtë qofshin.

Kam kaq shumë për të thënë sa nuk di ç'ë shkruaj përpara e gjithçka e shkruaj me një frymë.

Më vjen keq për të gjithë që realisht e kanë pëlqyer këtë faqe dhe kanë ditur çfarë të marrin prej saj, por sot e shohin të mbyllur si protestë ndaj asaj palës tjetër. Edhe ju të nderuar dashamirës jeni shkaktarë, sepse nuk keni guxuar. Nuk kam dhe nuk kisha asgjë më tepër se ju dhe tentova. Tentova disa herë ti bashkoj shqiptarët.

Ata shqiptarë që fjalën e mirë e kanë të kalbur në shpirtin e tyre, por që fjalën e ligë, të ndyrë e vrastare e kanë të varur në majë të gojës dhe nuk mendojnë t'a shprehin në çastin e parë gjithë atë energji negative që i karakterizon. Qindra teori konspirative mbi mua, qindra sulme mbi mua pjesëtarët e familjes. Qindra kërcënime reale dhe ofendime nga më të ndryshmet. Përse ? Për të më shpërblyer?

Shteti Shqiptar, prona jonë e përbashkët dita-ditës po rrënohet dhe shumë pak njerëz e kuptojnë. Pjesa më e madhe e duartrokasin, duke dashur të shfaqen edhe si vizionarë.

A e kuptoni të dashur anëtarë që na ka mbytur urrejtja ndaj njëri-tjetrit? Xhelozia, smira...

Aty ku kam patur argumenta kam debatuar gjithmonë dhe aty ku injoranti ulëret e thërret më fort nga të gjithë, nuk është e zgjuar të heshtësh. Kjo është arsyeja e gjithë përqasjes negative që kam krijuar, sepse çdo kokëboshi i kam rënë me kopan kokës, me argumenta. Dhe prandaj më urrejnë, sepse janë mësuar të llastohen, sepse janë ndjerë ngrohtë në këtë shoqëri në krizë ku hipokrizia është e ngritur në kult.

Jo të dashur, ne ende nuk kemi mësuar të debatojmë. Ne nuk kemi akoma kulturën themelore të debatit, ku respektohet mendimi i tjetrit dhe pastaj kundërshtohet me argumenta. Ku diskutohet tema dhe jo individi.

Mos i prek këto tema, se këto debate ndajnë shqiptarët thonë kokëboshët. Që kur njerëzit qenkan të rrezikuar të ndahen nga debati, diskutimi? Që kur diskutimi qenka rreziku? Dmth jemi të bashkuar si pasojë e mungesës së diskutimit, apo temat tabu na shërbejnë të qëndrojmë bashkë?
Këto janë mendime të mjera. Ne duhet të flasim me këdo dhe për çdo shqetësim të përbashkët, vetëm kështu do njihemi më mirë dhe sigurisht, më shumë do të duhemi. Mjaft me vrer,xhelozi, smirë e karaktere të sëmura. Hapeni zemrën e mendjen se bota na përket të gjithëve. Nëse heshtim sot përballë padrejtësive, nesër nuk do kemi arsye përse të flasim. Nesër, kur të lëmë një botë më të keqe nga sa e gjetëm.


Më thoni, për cilën arsye duhet t'a hap murin e kësaj faqeje? http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

No comments: