Njerëzit që më pikëllojnë më shumë në komentet mbi Tartat janë atë që pyesin: "Ke zgjidhje për këtë?"
Më pikëllojnë, sepse këta njerëz janë si unë. Ata e dinë atë që po shkruaj, thjesht e verifikojnë dhe te dikush tjetër.
Atyre, u duhen zgjidhjet. Si ta zgjidhim këtë të keqe që na ka kapur për fyti?
"Këtë e dimë! Ti, a ke ndonjë zgjidhje?".
Unë e kam një zgjidhje. Por, që t'ju jap zgjidhjen, që t'i jap Renës zgjidhjen kundër të ligës, duhet t'ju them më parë ca gjëra. Në fakt, do t'ia them Renës. Dhe nuk kam formë tjetër përveç asaj klasikes, duke i shkruar një letër që fillon si të gjitha letrat. E dashur Rena!
E DASHUR RENA, JAM I TREMBUR
Jam i trembur, nga ajo që vërej përditë. Ngado kthej kokën shoh korrupsionin e frikshëm, dhe jo thjesht atë të parave, se ai ekziston gjithandej, ndonëse jo në përmasa si te ne.
Çdo gjë e jona, është e korruptuar: muzika që dëgjojmë është e korruptuar, lajmet që dëgjojmë janë të korruptuara, figurat publike janë të korruptuara, fama është e korruptuar, konkurset janë të korruptuara, mandatet politike janë të korruptuara, baret tona janë të korruptuara, ligjet tona janë të korruptuara, gazetarët janë të korruptuar, madje më keq - janë milionerë dhe të korruptuar, gjuha na është korruptuar, të rinjtë janë të korruptuar, të pasurit janë të korruptuar, të varfrit mezi po presin të korruptohen, mënyra si dashurojmë është e korruptuar, mënyra si mendojmë dhe mënyra si jetojmë është e korruptuar.
Ne, jemi shoqëri e kalbur nga brenda e nga jashtë. Mishrat tona po bien si pllakat e hotel "Dajtit".
E DASHUR RENA, MUA MË VJEN TURP
Njeriu vidhet nga shteti i vet, shpronësohet, dhunohet, rrihet prej badigardësh, rrihet prej fanatikësh, grabitet prej kompanive të mëdha, kërcënohet në çdo lloj forme që kemi parë nëpër filma - sa seriozisht i paskemi parë! - dhe Porta e Ligjit është fare e mbyllur për ata që janë poshtë dhe e hapur kanat për ata që janë lart. Më vjen turp, që jetoj në një vend ku ekziston termi "pronari im".
Njerëzit thonë "pronari im" në vend të "pronari i ndërmarrjes" sepse, ai vërtet është skllavopronari yt, që të flak kur të dojë e si të dojë, pa të dhënë as lekët e rrogës së fundit, edhe të godet po të dojë, mund të të shkatërrojë jetën e të bëjë që askush nga "pronarët" vërdallë mos të të marrë në punë.
Mua më vjen turp, që jetoj në një vend ku njerëzit më të pavlerë shoqërisht bëjnë ligjin përmes dhunës, parasë e pushtetit të përfituar në formën më të padrejtë, as me trashëgim, e as me kualifikim, por, sepse "ua dha" dikush meqë ishin farefisi i "dikujt". Një vend ku të pavlerët bëjnë çdo gjë për të eliminuar (deri edhe nga fushëpamja e tyre) të shkolluarit, të aftët e të kualifikuarit, thjesht sepse këta i bezdisin me aftësitë e tyre.
E DASHUR RENA, MUA MË DHEMB
Të kujtohet Silence of the Lambs?
Zëri i tyre, Klarisë, do na ndjekë pa pushim. Mua më dhemb, kur shoh që ata që kishin pushtetin para 90-s, pse jo, edhe ata që kanë bërë dhe krime, e kanë prapë sot, linja e tyre e parave dhe e gjakut mbeti e paprishur. Njeriu nuk mund të gjykohet për krimet e etërve.
Por, ashtu si berlinezët sot janë një popull i përunjur për shkak të ndjeshmërisë për krimet të gjyshërve të tyre nazistë, unë nuk pashë ndonjë bir t'i vinte turp për krimet e të atit komunist. E kundërta. Bijtë janë aty, krenarë, në majë të piramidave të pushteteve, duke marrë vendime për të sotmen, të nesërmen e të shkuarën.
Zëri i atyre të tjerëve, Klarisë, zëri i të pafajshmëve në thertoren e ndërgjegjes, do na ndjekë përjetësisht. Por jo të gjithëve. Vetëm neve që jemi poshtë. Zëri i tyre, nuk arrin në majë të piramidave të pushtetit. Më vjen turp, se dikush rrnoi vetëm për me tregue, por për fat të keq nuk mbeti thuajse askush për ta dëgjuar historinë e tij.
E DASHUR RENA, UNË NUK BESOJ
Unë nuk besoj as te supermenët, edhe nëse këta rrinë tërë natën pa gjumë duke lëvizur personalisht vetë në terren, sepse supermenët, vjen një moment kur besojnë se janë vërtetë supermenë dhe ky është fundi i tyre.
Unë nuk besoj as në pozitë e as në opozitë, as në grupe rinore e as në shoqëri civile, sepse kam parë opozitat të ndërrohen në pozita dhe të vazhdojnë pa të keq të ngjyejnë lugët e tyre të floririt në çorbën e turbullt të mitmarrjes, kam parë të rinj që dukeshin sikur do sillnin ndryshimin dhe me të ardhur në pushtet bëheshin më të këqij se të vjetrit, kam parë flamurtarët e shoqërisë civile të korruptoheshin me një shpejtësi kolere.
Unë nuk besoj më as në të diplomuarit jashtë shtetit, siç besoja dikur, se do vinin e të sillnin mentalitet perëndimor në periferinë tonë të varfër. Ata erdhën dhe u konfirmuan, ose mbetën pa punë.
Më rezulton se ky vend edhe të huajt arrin ti konvertojë në të korruptuar shpirtërorë e fizikë, jo më të vetët.
Lubonja shpreson se ndoshta globalizmi do na detyrojë ne të ndryshojmë për mirë. Forca nga jashtë. Unë, as këtë nuk e besoj. Kur nuk ndryshuan dot Sicilinë për 70 vjet... Unë nuk besoj më në këtë sistem, sepse nuk besoj më tek njerëzit. Atëherë, ti do mendosh se nuk paska zgjidhje. Në fakt, ka. Por do të ta them në fund.
E DASHUR RENA, REVOLUCIONIN NUK DO TA JAPIN NË TELEVIZION
Revolucionin nuk do ta japin në televizion. Sepse, siç ka thënë një lider i sotëm, mbështetja, blihet. Dhe, revolucioni i të ndjeshmëve në këtë vend - edhe sikur të ishim aq shumë sa të bënim revolucion - nuk do kish mundësi ta blinte këtë mbështetje.
Ajo që ndodhi në '90-ën, ishte një farë revolucioni. Kishte ëndrra, pse jo dhe ideale. Derisa pamë që ëndrrat e idealet e disave, u shndërruan në lopatat me të cilat disa gjetën Eldoradon E TYRE ekonomike e politike, për të mbyllur portat për të gjithë të tjerët. E dashur Rena, revolucionin nuk ka kush ta bëjë.
Më të mirët prej nesh, kanë ikur, e nuk kthehen më në këtë vend. Kanë ikur, sepse ndjeshmëria e tyre nuk mund ta përballonte ligësinë, padrejtësinë e gjirizin që na rrethon. Kemi mbetur ne, që kemi frikë të ikim apo që durojmë ca më shumë, derisa të ikim dhe ne një nga një, e në këtë tokë të mbeten vetëm thasët e plehrave të ardhura nga Italia. Bashkë me gjelat me veshje firmato që do këndojnë majë tyre.
E Dashur Rena, revolucioni nuk na duhet më. Nuk na duhet, sepse çdo revolucion në këtë vend me vorbullën e vet vetëm do nxirrte akoma më tepër llum në sipërfaqe.
Ne si shoqëri jemi akoma në stadin mental të viteve '36, kur Shqipëria ndahej në shegertë e zotnij, kur femrat ishin ose në sallone ose të ndryme në shtëpi, kur kishte oborr mbretëror në qendër e malarie në periferi, kur Migjeni botonte vargjet e lira dhe Konica thoshte "Shqipëri të kam dh*** s'të kuptova asnjë herë".
E vetmja gjë që ka ndryshuar nga vitet '30 është që monoklat janë zëvendësuar me Blackberry dhe karrocat me BMW. Ndaj vend për revolucion nuk ka. Ka vetëm vend për ndonjë zë të censuruar në gazetat e Tiranës dhe për katër fëmijë që vdesin në gjumë nga mungesa e korrentit.
E DASHUR RENA, NJË ZGJIDHJE KA
Një zgjidhje ka, edhe pse pas gjithë këtyre që të shkrova, e dashur Rena, ti nuk ke as fuqi të më thuash "po unë këto i dija. A ke zgjidhje??" Kjo që ne ndjejmë përditë është që tek ne as vend për shpresë më nuk ka.
E vetmja zgjidhje, e dashur Rena, është rizgjimi. Rilindja, apo ndriçimi, nuk di ç'emër t'i vë asaj që anglezët e quajnë enlightment. Asnjë fjalë shqipe nuk i rri mirë kësaj "enlightment", mbase, sepse ne nuk e kemi përjetuar kurrë si komb, përveç një dritëze të vogël në vitet '30, mbase. Është si termi "liri" që kultura kineze nuk e përmban, apo si fjala "mirazh" që fjalori groenlandez nuk ka si ta ketë.
Enlightment, e dashur Rena, një "rizgjim" shpirtëror, intelektual e njerëzor, kjo është e vetmja zgjidhje.
Deri dje personalisht, e kisha bjerrur shpresën. Por ka ca kohë, që lexoj shkrime që më pëlqejnë nga njerëz që duan të ndryshojnë veten të parët, e bashkë me veten edhe shoqërinë. Ka disa muaj që lexoj artikuj apo blogje nga njerëz të preokupuar, shoh shenja ndjeshmërie njerëzore, shoh individë që nuk duan më të vazhdojë kështu. Kjo më jep shpresë.
Zgjidhja fillon jo kur të pëlqen një shkrim.
Zgjidhja fillon kur ai që ul me buton xhamin e makinës dhe flak një kanaçe në rrugë, të ndjejë që është i pacivilizuar nga shikimet e të tjerëve rrotull tij, e t'i vijë turp. Kur, një ministër i përfolur për korrupsion të ketë turp të dalë në rrugë nga shikimet e njerëzve e fëmijët e tij të kenë turp të shkojnë në shkollë.
Rizgjimi do të ndodhë kur ti e para, unë, e ata afër nesh, të fillojmë të ndryshojmë. Kur unë i pari, jo vetëm shkruaj por dhe pushoj së dhëni makinës në mënyrë agresive. Duke respektuar dikë që kalon rrugën në këmbë.
Prandaj, mos më pyet më "zgjidhje, a ke".
Zgjidhjen e ke ti e para, ata afër teje, e bashkë me ty, të tjerët. Rrugë tjetër s'ka. Duke ndryshuar veten, do ndryshojmë botën. Do të rizgjojmë njëri-tjetrin, ngadalë, si të ishim njerëz që po flemë në mes të fushës.
Edhe pse mund të na duhet të presim gjatë. Ka njerëz, që nuk do të zgjohen kurrë ose që do të zgjohen tepër vonë. Jeta për ta është vetëm pub dhe Facebook. Por, disa mund të rizgjohen. Le të fillojmë me ta.
E dashur Rena!
Rizgjimi ka nisur. Tek ty...
Koloreto Cukali, Shekulli

Dhe në blogje të tjera, tek Përpjekja e Lubonjës, për shembull, ka vazhdimisht njerëz që pyesin me padurim "ke zgjidhje për këtë?" Një nga këta është dhe Rena. Në një koment për një nga Tartat e vjetra, shkruante:
"Këtë e dimë! Ti, a ke ndonjë zgjidhje?".
Unë e kam një zgjidhje. Por, që t'ju jap zgjidhjen, që t'i jap Renës zgjidhjen kundër të ligës, duhet t'ju them më parë ca gjëra. Në fakt, do t'ia them Renës. Dhe nuk kam formë tjetër përveç asaj klasikes, duke i shkruar një letër që fillon si të gjitha letrat. E dashur Rena!
E DASHUR RENA, JAM I TREMBUR
Jam i trembur, nga ajo që vërej përditë. Ngado kthej kokën shoh korrupsionin e frikshëm, dhe jo thjesht atë të parave, se ai ekziston gjithandej, ndonëse jo në përmasa si te ne.
Ajo që më frikëson është se ne na është korruptuar shpirti.
Çdo gjë e jona, është e korruptuar: muzika që dëgjojmë është e korruptuar, lajmet që dëgjojmë janë të korruptuara, figurat publike janë të korruptuara, fama është e korruptuar, konkurset janë të korruptuara, mandatet politike janë të korruptuara, baret tona janë të korruptuara, ligjet tona janë të korruptuara, gazetarët janë të korruptuar, madje më keq - janë milionerë dhe të korruptuar, gjuha na është korruptuar, të rinjtë janë të korruptuar, të pasurit janë të korruptuar, të varfrit mezi po presin të korruptohen, mënyra si dashurojmë është e korruptuar, mënyra si mendojmë dhe mënyra si jetojmë është e korruptuar.
Ne, jemi shoqëri e kalbur nga brenda e nga jashtë. Mishrat tona po bien si pllakat e hotel "Dajtit".
E DASHUR RENA, MUA MË VJEN TURP
Më vjen turp, që jetoj në një vend ku njeriu shkelet me këmbë, përditë, në një mënyrë a një tjetër, si të ishte bagëti.
Njeriu vidhet nga shteti i vet, shpronësohet, dhunohet, rrihet prej badigardësh, rrihet prej fanatikësh, grabitet prej kompanive të mëdha, kërcënohet në çdo lloj forme që kemi parë nëpër filma - sa seriozisht i paskemi parë! - dhe Porta e Ligjit është fare e mbyllur për ata që janë poshtë dhe e hapur kanat për ata që janë lart. Më vjen turp, që jetoj në një vend ku ekziston termi "pronari im".
Njerëzit thonë "pronari im" në vend të "pronari i ndërmarrjes" sepse, ai vërtet është skllavopronari yt, që të flak kur të dojë e si të dojë, pa të dhënë as lekët e rrogës së fundit, edhe të godet po të dojë, mund të të shkatërrojë jetën e të bëjë që askush nga "pronarët" vërdallë mos të të marrë në punë.
Mua më vjen turp, që jetoj në një vend ku njerëzit më të pavlerë shoqërisht bëjnë ligjin përmes dhunës, parasë e pushtetit të përfituar në formën më të padrejtë, as me trashëgim, e as me kualifikim, por, sepse "ua dha" dikush meqë ishin farefisi i "dikujt". Një vend ku të pavlerët bëjnë çdo gjë për të eliminuar (deri edhe nga fushëpamja e tyre) të shkolluarit, të aftët e të kualifikuarit, thjesht sepse këta i bezdisin me aftësitë e tyre.
E DASHUR RENA, MUA MË DHEMB
Mua më dhemb që ky vend, pasi shkatërroi në burgje politike mijëra njerëz, akoma nuk gjeti një formë t'u shpërblejë vuajtjet, madje, as të thotë një "më falni zyrtare", e s'ka për të gjetur. Në emër të tyre u morën vota e prona, po ata mbetën përgjithmonë jashtë sistemit.
Të kujtohet Silence of the Lambs?
Zëri i tyre, Klarisë, do na ndjekë pa pushim. Mua më dhemb, kur shoh që ata që kishin pushtetin para 90-s, pse jo, edhe ata që kanë bërë dhe krime, e kanë prapë sot, linja e tyre e parave dhe e gjakut mbeti e paprishur. Njeriu nuk mund të gjykohet për krimet e etërve.
Por, ashtu si berlinezët sot janë një popull i përunjur për shkak të ndjeshmërisë për krimet të gjyshërve të tyre nazistë, unë nuk pashë ndonjë bir t'i vinte turp për krimet e të atit komunist. E kundërta. Bijtë janë aty, krenarë, në majë të piramidave të pushteteve, duke marrë vendime për të sotmen, të nesërmen e të shkuarën.
Zëri i atyre të tjerëve, Klarisë, zëri i të pafajshmëve në thertoren e ndërgjegjes, do na ndjekë përjetësisht. Por jo të gjithëve. Vetëm neve që jemi poshtë. Zëri i tyre, nuk arrin në majë të piramidave të pushtetit. Më vjen turp, se dikush rrnoi vetëm për me tregue, por për fat të keq nuk mbeti thuajse askush për ta dëgjuar historinë e tij.
E DASHUR RENA, UNË NUK BESOJ
Unë nuk besoj se këtë korrupsion mund ta zgjidhim me ligje, sepse ligjet në letër janë. Unë nuk besoj as se ky është fati i vendeve të vogla, sepse ka vende më të vogla se ne që janë më njerëzorë se ne.
Unë nuk besoj as te supermenët, edhe nëse këta rrinë tërë natën pa gjumë duke lëvizur personalisht vetë në terren, sepse supermenët, vjen një moment kur besojnë se janë vërtetë supermenë dhe ky është fundi i tyre.
Unë nuk besoj as në pozitë e as në opozitë, as në grupe rinore e as në shoqëri civile, sepse kam parë opozitat të ndërrohen në pozita dhe të vazhdojnë pa të keq të ngjyejnë lugët e tyre të floririt në çorbën e turbullt të mitmarrjes, kam parë të rinj që dukeshin sikur do sillnin ndryshimin dhe me të ardhur në pushtet bëheshin më të këqij se të vjetrit, kam parë flamurtarët e shoqërisë civile të korruptoheshin me një shpejtësi kolere.
Unë nuk besoj më as në të diplomuarit jashtë shtetit, siç besoja dikur, se do vinin e të sillnin mentalitet perëndimor në periferinë tonë të varfër. Ata erdhën dhe u konfirmuan, ose mbetën pa punë.
Më rezulton se ky vend edhe të huajt arrin ti konvertojë në të korruptuar shpirtërorë e fizikë, jo më të vetët.
Lubonja shpreson se ndoshta globalizmi do na detyrojë ne të ndryshojmë për mirë. Forca nga jashtë. Unë, as këtë nuk e besoj. Kur nuk ndryshuan dot Sicilinë për 70 vjet... Unë nuk besoj më në këtë sistem, sepse nuk besoj më tek njerëzit. Atëherë, ti do mendosh se nuk paska zgjidhje. Në fakt, ka. Por do të ta them në fund.
E DASHUR RENA, REVOLUCIONIN NUK DO TA JAPIN NË TELEVIZION
Revolucionin nuk do ta japin në televizion. Sepse, siç ka thënë një lider i sotëm, mbështetja, blihet. Dhe, revolucioni i të ndjeshmëve në këtë vend - edhe sikur të ishim aq shumë sa të bënim revolucion - nuk do kish mundësi ta blinte këtë mbështetje.
Ajo që ndodhi në '90-ën, ishte një farë revolucioni. Kishte ëndrra, pse jo dhe ideale. Derisa pamë që ëndrrat e idealet e disave, u shndërruan në lopatat me të cilat disa gjetën Eldoradon E TYRE ekonomike e politike, për të mbyllur portat për të gjithë të tjerët. E dashur Rena, revolucionin nuk ka kush ta bëjë.
Më të mirët prej nesh, kanë ikur, e nuk kthehen më në këtë vend. Kanë ikur, sepse ndjeshmëria e tyre nuk mund ta përballonte ligësinë, padrejtësinë e gjirizin që na rrethon. Kemi mbetur ne, që kemi frikë të ikim apo që durojmë ca më shumë, derisa të ikim dhe ne një nga një, e në këtë tokë të mbeten vetëm thasët e plehrave të ardhura nga Italia. Bashkë me gjelat me veshje firmato që do këndojnë majë tyre.
E Dashur Rena, revolucioni nuk na duhet më. Nuk na duhet, sepse çdo revolucion në këtë vend me vorbullën e vet vetëm do nxirrte akoma më tepër llum në sipërfaqe.
Ne si shoqëri jemi akoma në stadin mental të viteve '36, kur Shqipëria ndahej në shegertë e zotnij, kur femrat ishin ose në sallone ose të ndryme në shtëpi, kur kishte oborr mbretëror në qendër e malarie në periferi, kur Migjeni botonte vargjet e lira dhe Konica thoshte "Shqipëri të kam dh*** s'të kuptova asnjë herë".
E vetmja gjë që ka ndryshuar nga vitet '30 është që monoklat janë zëvendësuar me Blackberry dhe karrocat me BMW. Ndaj vend për revolucion nuk ka. Ka vetëm vend për ndonjë zë të censuruar në gazetat e Tiranës dhe për katër fëmijë që vdesin në gjumë nga mungesa e korrentit.
E DASHUR RENA, NJË ZGJIDHJE KA
Një zgjidhje ka, edhe pse pas gjithë këtyre që të shkrova, e dashur Rena, ti nuk ke as fuqi të më thuash "po unë këto i dija. A ke zgjidhje??" Kjo që ne ndjejmë përditë është që tek ne as vend për shpresë më nuk ka.
Por, ka një zgjidhje. E vetmja.
E vetmja zgjidhje, e dashur Rena, është rizgjimi. Rilindja, apo ndriçimi, nuk di ç'emër t'i vë asaj që anglezët e quajnë enlightment. Asnjë fjalë shqipe nuk i rri mirë kësaj "enlightment", mbase, sepse ne nuk e kemi përjetuar kurrë si komb, përveç një dritëze të vogël në vitet '30, mbase. Është si termi "liri" që kultura kineze nuk e përmban, apo si fjala "mirazh" që fjalori groenlandez nuk ka si ta ketë.
Enlightment, e dashur Rena, një "rizgjim" shpirtëror, intelektual e njerëzor, kjo është e vetmja zgjidhje.
Deri dje personalisht, e kisha bjerrur shpresën. Por ka ca kohë, që lexoj shkrime që më pëlqejnë nga njerëz që duan të ndryshojnë veten të parët, e bashkë me veten edhe shoqërinë. Ka disa muaj që lexoj artikuj apo blogje nga njerëz të preokupuar, shoh shenja ndjeshmërie njerëzore, shoh individë që nuk duan më të vazhdojë kështu. Kjo më jep shpresë.
Zgjidhja fillon jo kur të pëlqen një shkrim.
Zgjidhja fillon kur ai që ul me buton xhamin e makinës dhe flak një kanaçe në rrugë, të ndjejë që është i pacivilizuar nga shikimet e të tjerëve rrotull tij, e t'i vijë turp. Kur, një ministër i përfolur për korrupsion të ketë turp të dalë në rrugë nga shikimet e njerëzve e fëmijët e tij të kenë turp të shkojnë në shkollë.
Rizgjimi do të ndodhë kur ti e para, unë, e ata afër nesh, të fillojmë të ndryshojmë. Kur unë i pari, jo vetëm shkruaj por dhe pushoj së dhëni makinës në mënyrë agresive. Duke respektuar dikë që kalon rrugën në këmbë.
Prandaj, mos më pyet më "zgjidhje, a ke".
Zgjidhjen e ke ti e para, ata afër teje, e bashkë me ty, të tjerët. Rrugë tjetër s'ka. Duke ndryshuar veten, do ndryshojmë botën. Do të rizgjojmë njëri-tjetrin, ngadalë, si të ishim njerëz që po flemë në mes të fushës.
Edhe pse mund të na duhet të presim gjatë. Ka njerëz, që nuk do të zgjohen kurrë ose që do të zgjohen tepër vonë. Jeta për ta është vetëm pub dhe Facebook. Por, disa mund të rizgjohen. Le të fillojmë me ta.
E dashur Rena!
Mos u tremb e mos ki turp. Dhimbja të bën më njerëzore dhe besimi është arma kundër së ligës. Dhe mos u shqetëso nëse Revolucioni jonë nuk do të dalë në TV, meqë TV-të i kanë ATA. Bob Marli ka thënë: "Ti mund t'i mashtrosh ca njerëz për ca kohë, po nuk mund t'i mashtrosh të gjithë njerëzit për tërë kohën".
Rizgjimi ka nisur. Tek ty...
Koloreto Cukali, Shekulli
No comments:
Post a Comment