KORÇË - Rreth 40 vjet më parë, Viktor Eftimiu, shkrimtar dhe dramaturg i njohur në arenën evropiane, pasi ka vizituar vendlindjen e tij, Boboshticë, nga ku ishte larguar 4 vjeç, ka deklaruar se “Jam shqiptar nga Boboshtica dhe ndihem krenar për këtë fakt”.
Kush ishte Viktor Eftimiu : http://www.yllpress.com/5863/ju-rrefej-boboshtarin-shqiptarin-e-famshem-viktor-eftimiu.html
Në Boboshticë, rreth 5 km larg Korçë, fshati ku janë dhunuar varet 200-vjeçare banorët akuzojnë segmentet të caktuara greke, organizatën OMONIA dhe persona të veçantë.
Banorët
Nina Çaprazi nga Boboshtica, 62 vjeçe, mësuese pensioniste, thotë se fshati është një trevë shqiptare, e pastër dhe e kulluar.
“Veç banorëve autoktonë në të jetojnë vllehë, të cilët edhe pse nuk e dinë origjinën e tyre, shtiren më grekë se vet grekët”, thotë Çaprazi. Sipas saj, boboshtarëve vllehët zbritën nga malet pas Luftës së Dytë Botërore, u integruan dhe tashmë po trashëgojnë pronat sipas ligjit 7501.
“Më mend që është kënduar një këngë që i kushtohej procesit të integrimit të vllehëve për sistemin komunist”, tregon Çaprazi, duke përmendur vargjet: Kush e njihte vellah mavrinë/ përmbi mushk e kish shtëpinë”. Ish-mësuesja e filologjisë kujton se pas viteve 1990, Greqia u dha vllehëve një pension të majmë, rreth 350 euro për person.
“Ata filluan të të bënin propagandën e qarqeve greke, duke greqizuar Boboshticën. Në fshat ka bashkëjetesë të shkëlqyer, por tani sikur kërkon ti përçajë për qëllime të caktuara”, shton ajo.
Varret
Çaprazi flet e revoltuar për atë që po ndodh aktualisht në fshat, që, sipas saj, është një njollë turpi para historisë.
Sotiraq Koço, kujdestari i kishës, thotë se tre javë më parë një prift, katër persona të panjohur dhe kryetari i OMONIA-s të Korçë, Naum Disho, dhunuan eshtrat e të parëve të tij, 200-vjeçarë, duke shtruar beton. “Ata nuk janë ushtarë grekë, siç pretendohet, por banorë të vjetër të fshatit”, pohon Koço, kushëri i afërt me kompozitorin dhe dirigjentin e njohur shqiptar, Eno Koço. Sipas tij, në Boboshticë vetëm dy ushtarë grekë janë vrarë në luftën italo-greke dhe eshtrat ndodhet në varrezat publike, poshtë fshatit. “Pretendimi se varret e tyre ndodhen në sipër fshatit është thjeshtë një mashtrim”, shton Koço, duke nënvizuar se familja e tij është shqiptarë dhe një fis i madh patriotësh. Sotiraqi tregon se kryqi i madh në varrezat e vjetra është vendosur në vitin 1996, nga përfaqësues të OMONIA, në këmbim të viza afatgjatë për banorët.
“Nuk e harroj atë ditë. Ishte aktivisti i OMONIA-s, Stavri Zuko, aktualisht në Amerikë, që vendosi kryqin e turpit”, thotë Sotiraqi. Për të, kreu aktuali i OMONIA-s në Korçë, Naum Disho, është hileqar, i cili hoqi dy gurre nga varret e vjetra dhe vuri dy gurë me mbishkrime greke, për të kujtuar idenë se janë ushtarët greke kanë rënë këtu. “Në varrezat e vjetra ndodhen disa gurë të zeza, disa të bardha. Këto të fundit janë vendosur këto ditë, lëvizin lehtë me dorë dhe me mbishkrime greke”, thotë Sotiraqi. “Banorët kërkojnë që të hiqet betoni, të largohet kryqi, ndërsa objektit ti kthehet identiteti”, shton ai, duke nënkuptuar se varrezat e vjetra publike nuk mund të tjetërsohen.
Flet 75-vjeçarja Helpi Manço
Nuk ka pasur as kryq e as varre grekësh, nuk shkoj në festë
BOBOSHTICE - "Nuk do të shkoj në festë tek kryqi grek të dielën", thotë e vendosur, Helpi Manço, 75 vjeç, një banore autoktone dhe pensioniste në fshatin Boboshticë.
Ka qenë mësuese në fshatin e saj dhe sot shprehet e revoltuar për prishjen e varrezave nga OMONIA dhe vendosjen e një kryqi të përmasave të mëdha mbi varrezat e vjetra.
"Në varrezat e vjetra të fshatit edhe unë kam varret e stërgjyshërve dhe gjyshërve. Atje nuk ka pasur kryq të atillë të madh, pasi, ne nuk e kemi pasur zakon. Ai është kryq grek dhe është vendosur nga njerëz të OMONIA-s. Betonimi dhe prishja e varreve është një gjë e padurueshme, se kanë lënë eshtrat zbuluar. Edhe po të ishin varre greke, nuk do ta bënin një gjë të tillë", thotë ajo.
Helpi e di mirë historinë e ushtarit grek të Luftës së Dytë Botërore. "Prindërit tanë e kanë varrosur një ushtar të vrarë në mal në luftën italo-greke me nderime në varrezat e reja dhe në varrezat e vjetra nuk ka ndonjë varr të ndonjë ushtari grek.
Po na dhunohen varret me kryqe greke dhe po u bë mbledhje, do të votoj për prishjen e tij", tha Manço. Helpi Manço tregon se në Boboshticë kanë qenë 37 familje autoktone, por pas çlirimit, aty u vendosën 270 familje vllahe dhe fshati u bë me 300 shtëpi. Tani shumica kanë ikur në emigracion dhe fshati ka mbetur me 100 shtëpi, nga të cilat 25 autoktone dhe 70 vllahë. Por edhe nga këto familje, të rinjtë kanë ikur në emigracion dhe kanë mbetur vetëm të moshuarit dhe 15 fëmijë, prej të cilëve, 5 ndjekin shkollën shqipe të fshatit dhe rreth 10 fëmijë shkollën greke "Omiros" në Korçë.
Gjatë bisedës bën vërejtje edhe për kishën e priftërinjtë. "Më parë, në kishë shkohej vetëm në ditët e festave dhe të dielave, kurse sot, shkohet çdo ditë dhe pa sebep. Priftërinjtë janë bërë modernë dhe thonë, "bëj si them unë dhe mos bëj si bëj unë". Ndryshe, si do të prisheshin varret dhe të liheshin eshtrat zbuluar për të vendosur një kryq grek?", thotë ajo.
Me indinjatë shton më tej, se "sekretari i Kishës Ortodokse, papa Jani Trebicka erdhi tre herë kur u bë betonimi mbi varre. Si e lejoi prishjen e varreve dhe i la eshtrat e të vdekurve zbuluar?
Prandaj them, priftërinjtë thonë", bëni si them unë dhe mos bëni si them unë". Ka këto arsye Helpi Maço kur thotë me vendosmëri se "unë dhe banorët vendas të Boboshticës nuk do të shkojmë në festë ditën e diel".
Flet kujdestari i kishës Spotiraq Koço
Më kanë kërcënuar, por po nuk e prishën betonin, do ta prish vetë
BOBOSHTICE - "Më kanë kërcënuar që të mbyll gojën ata të OMONIA-s", thotë Sotiraq Koço, 62 vjeç, kujdestari i Kishës së Shën Mërisë, që ka nën ruajtje bashkë me të, edhe varrezat e vjetra të fshatit në Boboshticë. Ai tregon se kryqin e vendosën pa pyetur banorët e fshatit dhe tani, vendin përreth tij e betonuan pa pyetur banorët vendas të fshatit duke prishur varrezat 200-vjeçare. "Nëse nuk do ta prishin betonin ata të OMONIA-s, që e bën këtë punë dhe të heqin edhe kryqin, do ta prish vetë betonin dhe do ta shkul kryqin. Mua më kanë kërcënuar dhe mund të më vrasin, por nuk trembem, se na kanë prishur varret e të parëve", thotë Koço.
I mërzitur shton: "Nuk i duroj dot eshtrat e të parëve tanë të shkulura dhe të hedhura. Po i lë ashtu zbuluar, që ti shikojë fshati, por një ditë do ta shkul betonin dhe do ti vendos në vendin e tyre. Ke për të dëgjuar. Si kujdestar i kishës dhe varrezave të vjetra, punën e bëj për shpirt, pa pagesë. I kam kundërshtuar ata që bënë këtë punë, por nuk më dëgjuan as mua, as banorët vendas. Dje, njëri nga ata të OMONIA-s të fshatit, i kishte thënë gruas se “burrin e ke budalla, po mbyllja gojën se do të ta heqim nga puna".
Gjatë bisedës, Koço tregon se në varrezat e vjetra, nuk ka as një ushtar grek të varrosur.
“Gjatë luftës italo-greke në vitin 1940 fshatarët, gjetën në mal një ushtar grek të vdekur dhe siç e ka zakon populli shqiptar, e morën kufomën dhe e varrosën me të gjitha nderimet në varrezat e reja të fshatit. Mirëpo grekët e ngrenë kryqin në varrezat e vjetra me qëllim që të thonë se, ato janë varreza greke. Por jo. Ato janë varreza shqiptare të të parëve tanë. Unë atje kam stërgjyshin, stërgjyshen, gjyshin dhe gjyshin", përfundon Sotiraq Koço.
Manipulimi me varrezat e vjetra të fshatit Boboshticë nisi në vitin 1996 kur Stavri Zuko, banor i tij i etnitetit vllah, përfaqësues i OMONIA-s, vendosi një kryq të përmasave të mëdha në varrezat e vjetra të fshatit, që ndodhen në një kodër në krye të fshatit, e cila është pikë dominante dhe e dukshme nga larg.
Më pas, në fund të kryqit kanë vendosur edhe dy pllaka mermeri, ku në njërën shkruhet emri i Stavri Zukos dhe në tjetrën shkruhet greqisht "Këtu prehen dy ushtarë grekë, Zoti i Bekoftë". Sipas banorëve autoktonë të fshatit, disa javë më parë, kryetari i OMONIA-s të Korçës, Naun Disho, vuri në punë një grup punëtorësh, që nuk identifikohen të jenë të punësuar në ndonjë firmë. Pa pyetur banorët e fshatit, betonoi vendin për rreth kryqit dhe një palë shkallë. Tek sheshqëndrimi i betonuar janë prishur varret autoktone të fshatit dhe eshtrat e të vdekurve janë hedhur bashkë me dheun e gërmuar, aty, pranë.
Për të manipuluar varrezat, po aty pranë vendit të betonuar është vendosur një gur varri me një mbishkrim në gjuhën greke, që ka format dhe ngjyrë të ndryshme nga gurët e varreve autoktone, që nuk janë të shkruar.
Fshati Boboshticë ka pasur 300 shtëpi, nga të cilat 25-30 vendase dhe 70-80 të etnitetit vllah, të cilët u vendosën aty, pas çlirimit.
TELNIS SKUQI, G. Metropol
No comments:
Post a Comment