Përshëndetje! T'iu drejtohem me Stop, S.I apo dëshironi të tregoni emrin tuaj të vërtetë?
Përshëndetje! Do të ndalem pakëz gjatë tek kjo pikë për të sqaruar njëherë e mirë këtë çështje. Shpeshherë më kanë akuzuar rreth anonimatit e përgjithsisht anëtarët që pasi janë përjashtuar për thyerje rregullash, e nuk kanë patur guximin të rifuten me emrin e tyre të vërtetë.
Formati i Faqeve në rrjetin social FB, drejtuesi i faqes komenton nën emrin e faqes. Psh nëse kemi 10 faqe të ndryshme me emër Gjergj Fishta, kur drejtuesit e këtyre faqeve të komentojnë, ne do na jepet ideja sikur të ishte Fishta ende gjallë, veçse ka harruar gegërishten...
Pra dhënia e këtij identiteti është një zgjedhje e lirë për këdo. Duke parë aktivizimin, gjallërinë dhe shpërhapjen e faqes, larminë e temave që preken, nga temat më të nxehta e tabu, e duke përfunduar tek aktualiteti nga vendi e bota, shfaqja e identitetit nuk është një zgjedhje e zgjuar. Anëtarët që qëndrojnë më tepër aktivë në faqe, pothuajse janë në dijeni të këtij identiteti. Para disa muajsh, disa prej tyre më raportuan profilin tim personal duke e mbyllur atë. Rrjeti Fb, mbyll një profil vetëm duke u nisur nga numri i raportimeve dhe jo arsyeja e raportimit, jo nga shkelja reale, por merr të mirëqenë raportimet pa i analizuar praktikisht shqetësimet. Pra, nëse I. Kadare do të hapë një profil këtu, me shumë gjasa ne shqiptarët mendjendritur, do ia kishim mbyllur. Ky është serioziteti i FB-së.
Faqja shpëtoi pa u zhdukur, pasi aksidentalisht kisha shtuar një profil të dytë inaktiv si drejtues (administrator).
Megjithatë, jo padashje janë lënë disa shtigje të ngushta informacioni, që kush realisht kërkon fort e është i dehur në kuriozitet, mund t'a gjejë emrin e drejtuesit të saj.
Ermi është thjeshtë një bashkim shkronjash dhe është njeriu me tiparet e virtytet e tij që i jep peshë dhe kuptim, jo e anasjellta.
Pra këto tipare, kjo botë shpirtërore, ky formim intelektual, shprehet shumë qartë përmes këtij komunikimi.
Për të shuar aq sa mundem atë kuriozitet që natyrshëm mund të krijohet, dua të them veçse se jam një qytetar i thjeshtë, i panjohur si shumica e qytetarëve shqiptarë, pa asnjë funksion publik. Kam bindjet e idetë e mia të cilat i përball çdo ditë, për t'i përmirësuar, jo për të mbetur peng i tyre, e për të humbur njerëz për të ruajtur ato, siç ndodh rëndomtë.
Anëtarët janë të detyruar të pranojnë e mirëkuptojnë zgjidhjen time. Tek e fundit pse mos t'a pranojmë që anonimati i drejtuesit të faqes, në mënyrë të tërthortë apo të drejtëpërdrejtë, rrit më tepër interesin dhe i mirëdrejton debatet nga individi, për tek bindjet e tij.
Anonimati ul seriozitetin e diskutimeve. Si mund të citosh dikë, ku ai mban një emër qesharak, të huaj etj?!
Përgjithsisht anëtarët me nofka janë ata më problematikët. Zakonisht janë anëtarë të përjashtuar më parë dhe që aktivizohen në faqe vetëm për të shfryrë mllefin e tyre.
Disa nga këta anonimë, kanë treguar se dinë të përshtaten mirë me diskutimin në komunitet dhe e kanë fituar vetë imunitetitn, ashtu si disa të tjerëve nuk u mjafton identiteti për të qëndruar në këtë faqe.
Anëtarët e tillë do të përjashtohen pa përjashtim, pasi është bërë e papërballueshme vendosja e rregullit në faqe, pikërisht prej tyre dhe kjo bezdis edhe anëtarët e tjerë.
(vazhdon) http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Duke ditur pozicionin që kam në këtë faqe, e cila po arrin në 40 mijë anëtarë, por me 55 mijë njerëz realisht vëzhgues (sipas statistikave që u përditësohen drejtuesve) dhënie e identitetit mund të përbënte vërtetë një shqetësim dhe mund të krijonte shumë situata të pakëndshme.
Formati i Faqeve në rrjetin social FB, drejtuesi i faqes komenton nën emrin e faqes. Psh nëse kemi 10 faqe të ndryshme me emër Gjergj Fishta, kur drejtuesit e këtyre faqeve të komentojnë, ne do na jepet ideja sikur të ishte Fishta ende gjallë, veçse ka harruar gegërishten...
Pra dhënia e këtij identiteti është një zgjedhje e lirë për këdo. Duke parë aktivizimin, gjallërinë dhe shpërhapjen e faqes, larminë e temave që preken, nga temat më të nxehta e tabu, e duke përfunduar tek aktualiteti nga vendi e bota, shfaqja e identitetit nuk është një zgjedhje e zgjuar. Anëtarët që qëndrojnë më tepër aktivë në faqe, pothuajse janë në dijeni të këtij identiteti. Para disa muajsh, disa prej tyre më raportuan profilin tim personal duke e mbyllur atë. Rrjeti Fb, mbyll një profil vetëm duke u nisur nga numri i raportimeve dhe jo arsyeja e raportimit, jo nga shkelja reale, por merr të mirëqenë raportimet pa i analizuar praktikisht shqetësimet. Pra, nëse I. Kadare do të hapë një profil këtu, me shumë gjasa ne shqiptarët mendjendritur, do ia kishim mbyllur. Ky është serioziteti i FB-së.
Faqja shpëtoi pa u zhdukur, pasi aksidentalisht kisha shtuar një profil të dytë inaktiv si drejtues (administrator).
Megjithatë, jo padashje janë lënë disa shtigje të ngushta informacioni, që kush realisht kërkon fort e është i dehur në kuriozitet, mund t'a gjejë emrin e drejtuesit të saj.
Ermi është thjeshtë një bashkim shkronjash dhe është njeriu me tiparet e virtytet e tij që i jep peshë dhe kuptim, jo e anasjellta.
Pra këto tipare, kjo botë shpirtërore, ky formim intelektual, shprehet shumë qartë përmes këtij komunikimi.
Për të shuar aq sa mundem atë kuriozitet që natyrshëm mund të krijohet, dua të them veçse se jam një qytetar i thjeshtë, i panjohur si shumica e qytetarëve shqiptarë, pa asnjë funksion publik. Kam bindjet e idetë e mia të cilat i përball çdo ditë, për t'i përmirësuar, jo për të mbetur peng i tyre, e për të humbur njerëz për të ruajtur ato, siç ndodh rëndomtë.
Anëtarët janë të detyruar të pranojnë e mirëkuptojnë zgjidhjen time. Tek e fundit pse mos t'a pranojmë që anonimati i drejtuesit të faqes, në mënyrë të tërthortë apo të drejtëpërdrejtë, rrit më tepër interesin dhe i mirëdrejton debatet nga individi, për tek bindjet e tij.
Po për sa i përket anëtarëve me nofka, çfarë qëndrimi keni mbajtur dhe çfarë qëndrimi do të mbani?
Anonimati ul seriozitetin e diskutimeve. Si mund të citosh dikë, ku ai mban një emër qesharak, të huaj etj?!
Përgjithsisht anëtarët me nofka janë ata më problematikët. Zakonisht janë anëtarë të përjashtuar më parë dhe që aktivizohen në faqe vetëm për të shfryrë mllefin e tyre.
Disa nga këta anonimë, kanë treguar se dinë të përshtaten mirë me diskutimin në komunitet dhe e kanë fituar vetë imunitetitn, ashtu si disa të tjerëve nuk u mjafton identiteti për të qëndruar në këtë faqe.
Anëtarët e tillë do të përjashtohen pa përjashtim, pasi është bërë e papërballueshme vendosja e rregullit në faqe, pikërisht prej tyre dhe kjo bezdis edhe anëtarët e tjerë.
(vazhdon) http://www.facebook.com/NdalPaditurise2
No comments:
Post a Comment