"Bomba", Wikileaks, trondit edhe Shqipërinë.
Gazeta prestigjioze ka bërë klasifikimin të 452 fileve që lidhen me Shqipërinë, prej të cilave:
1 është klasifikuar Noforn, tejet sekret edhe për aleatët,
8 janë sekret,
dy janë Cofidential Noforn,
147 konfidenciale,
169 janë për përdorim të brendshëm
dhe 125 Unclassififeld.
Ende nuk janë bërë të ditura se çfarë përmbajnë këto materiale por thuhet se pjesën më të madhe të tyre do e zënë marrëdhëniet kufitare me Shqipërinë dhe Greqinë. Ndërkohë dosje sekrete ka edhe për Kosovën e cila ka 1320 dokumente sekrete, Greqia 1758 dokumente sekrete, Maqedonia 783, ndërsa Turqia mban rekord në rajon dhe listohet e dyta në botë për sasinë e dokumenteve sekrete pas Irakut me 11086 dokumente sekrete.
Siç del nga klasifikimi i vendeve të përfshira në "Hiroshimën" Wikileaks, Iraku mban vendin e parë me 15365 dosje sekrete.
Reagimi
Pas njoftimeve të para për publikimin e dokumenteve secrete amerikane, Gazeta Shqitare komunikoi me zv.ambasadoren e SHBA në Tiranë, znj. Deborah Jones, e cila deklaroi se e konsideron të rrezikshme për mijëra njerëz publikimin e tyre.
Znj. Xhons, sot dolën në internet njoftime lidhur me dokumente sekrete të ambasadave amerikane, dërguar Departamentit të Shtetit. Ka informacione për Shqipërinë në to?
Nuk kemi asnjë koment lidhur me informacione që përfshijnë zyrtarë të Shqipërisë në informacionet, të cilat kanë dalë së fundmi në sajtin e Wikileaks. Ne jemi një institucion zyrtar, ndërkohë që informacionet në fjalë kanë dalë nga një një burim jozyrtar.
Si i komentoni, atëhere, publikimet e Wikileaks, që do të dalin nesër në faqet e para të disa gazetavë më të mëdha botërore?
Mund të them vetëm se ato do të rrezikojnë jetët e mijëra njerëzve, amerikanë dhe joamerikanë.
Në një ndër njoftimet e para, thuhet se administrata e SHBA ka bërë presione, që të pranojnë në vendet e tyre të burgosur të Guantanamos. Keni një reagim lidhur me këtë?
Nuk kemi asnjë lloj komenti lidhur me këtë informacion.
Hackersat
Wikileaks, faqja e internetit që po trondit qeveritë më të mëdha botërore për shkak të publikimit të dokumenteve sekrete, njoftoi dje se është nën sulm të vazhdueshëm, por se kjo nuk do ta pengojë në publikimin e materialeve amerikane të klasifikuara. Mesazhi është dhënë përmes rrjetit social 'Twitter', vetëm disa orë para publikimit masiv të dokumenteve. Wikileaks ka insistuar se gazetat spanjolle, franceze, gjermane, britanike por edhe amerikane, që kishin planifikuar të publikonin informacionet të dielën në mbrëmje, do ta bëjnë këtë edhe nëse bie uebsajti i Wikileaks. "El Pais, Le Monde, Spiegel, Guardian dhe New York Times, do të publikojnë shumë dokumente të ambasadave amerikane sot (dje)", thuhet në mesazh. Wikileaks zakonisht shkon offline pak orë para publikimit të dokumenteve sekrete për t'u dhënë kohë ngarkimit të tyre. Por, ditën e djeshme në internet qarkullonin hipoteza të ndryshme, nga ajo e mbingarkesës për shkak të klikimeve të shumta dhe deri tek ajo e një sulmi të mundshëm të hackerave, hipoteza këto që gjithsesi mbeten për t'u vërtetuar. Më herët, shefi i Wikileaks, Julian Asange tha se dokumentet do të mbulojnë çështje madhore të çdo vendi në botë. Dalja e fundit e tij ka qenë me anë të një video-konference në Aman të Jordanisë. "Nuk mund të jem aty me ju dhe jam i detyruar të adresoj këtë mesazh me anë të kësaj videoje. Jordania nuk është vendi perfekt kur ke CIA-n që të është vënë pas", - deklaroi Assange në videon e tij për gazetarët investigativë në Jordani. Dokumentet "top secret" të Wikileaks pritet të nxjerrin fakte të forta në lidhje me marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës dhe për paktin ujor mes dy vendeve, i cili u rrëzua pak muaj më parë nga Gjykata Kushtetuese në Tiranë.
Pakti detar
G.Shqiptare
Hidhini një sy edhe kësaj videoje, ku flitet për peticionin që faqja jonë krijoi kundra marrëveshjes së turpshme në fjalë:
http://www.youtube.com/watch?v=TqwhujIpGM4
STOP INJORANCES - NDAL PADITURISE !
Sipas verifikimeve të bëra janë 822 file, apo dokumente sekrete. Sipas të përditëshmes gjermane Der Shpigel dokumentet sekrete për vendin tonë (file) nisin nga viti 1997 deri më 2010.

Në dokumentet sekrete të Wikileaks që parashikohet të publikohen së shpejti, përfshihet edhe Shqipëria dhe konkretisht në marrëdhëniet diplomatike me Greqinë. Dokumentet pritet të nxjerrin fakte të forta në lidhje me marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës dhe për paktin ujor mes dy vendeve, që u rrëzua pak muaj më parë nga Gjykata Kushtetuese në Tiranë. Sipas mediave greke dhe shqiptare, në dokumente përfshihen edhe dosjet sekrete të marrëdhënieve mes Greqisë dhe disa shteteve të tjera. Siç bëjnë të ditura, ministri i Jashtëm grek, Dimitris Droutsas ka kërkuar sqarime se si kanë përfunduar në duart e SHBA-së informacione të klasifikuara si "top sekret" nga qeveria greke. Marrëveshja e ujërave mes dy vende u denoncua fillimisht në "Gazetën Shqiptare", që çoi më pas dhe në rrëzimin e kësaj marrëveshjeje nga Gjykata Kushtetuese.
G.Shqiptare
Hidhini një sy edhe kësaj videoje, ku flitet për peticionin që faqja jonë krijoi kundra marrëveshjes së turpshme në fjalë:
http://www.youtube.com/watch?v=TqwhujIpGM4
STOP INJORANCES - NDAL PADITURISE !
No comments:
Post a Comment