Thursday, November 11, 2010

Shkencëtarët piketojnë jetën pas vdekjes

Në rreth 18 spitale në SHBA dhe Britaninë e Madhe, kërkuesit shkencorë kanë vendosur disa fotografi në dhomat e urgjencës.

Arsyeja është testimi i pacientëve që risillen në jetë pas atakëve kardiakë dhe ndalimeve të zemrës. Ata thonë që zakonisht, kur kanë eksperiencën e pothuaj-vdekjes, ndihen sikur dalin nga trupi i tyre dhe ngjiten lart në ajër.
A mund t’i shohin ata fotografitë, pasi ato mund t’i shohësh vetëm po të jesh mbi nivelin e shtratit të operacionit, aty ku është shtrirë trupi yt?
Ky udhëtim jashtë trupit është shumë i vështirë për t’u vërtetuar, kështu që n.q.s. i shohin pikturat e vendosura për këtë qëllim, i bie të jenë shkëputur vërtet nga trupi.
“Ne i kemi vendosur këto foto si matës lartësie”, - thotë Sam Parnia, një fizikan i cili është edhe drejtuesi i programit studiues, studim i cili përfshin rreth 1500 pacientë. Parnia refuzon të tregojë në i ka parë deri tani ndonjë njeri fotot, por thotë se vitin tjetër do t’i bëjnë publike të gjitha të dhënat e studimit.
Studimi organizohet nga Southampton University School Of Medicine në Angli dhe është një nga sfidat më të fundit dhe më të pamundura të shkencës… studimi i pranë-vdekjes. Në një sondazh të bërë rreth 15 milionë amerikanë të rritur mbi 18 vjeç deklarojnë se kanë pasur eksperienca pranë-vdekjeje dhe numri do të rritet akoma më shumë, sepse teknologjia në mjekësi ka ecur shumë dhe gjithnjë e më shumë njerëz kthehen në jetë në dhomat e urgjencës. Shumë thonë se shohin një tunel të errët me një dritë në fund, ndihen të qetë dhe me një paqe të madhe, ndihen të lumtur dhe shumica thonë se takojnë të afërmit e tyre të vdekur, të cilët u thonë se nuk ka ardhur akoma ora e tyre, pastaj kthehen në trupin e tyre, i cili pak më parë ishte i vdekur.

Por prapë, me gjithë dëshmitë e njerëzve, shkencëtarët mbarë botës janë ndarë në dy grupe…

- të parët mendojnë se këto shenja janë vërtet dyert e jetës tjetër,
- të tjerët mendojnë se këto janë halucinacione që vijnë si rrjedhojë e mungesës së oksigjenit në tru.

“Ka gjithnjë skeptikë, por ka miliona njerëz që e kanë kaluar këtë eksperiencë që e dinë shumë mirë çfarë u ka ndodhur dhe nuk e vrasin mendjen se çfarë thonë skeptikët”, - thotë Dian Crocoran, presidentja e institutit që studion rastet e pranë-vdekjes. Crocoran, e cila është një ish-kolonele e ushtrisë, e dalë në pension, thotë se gjatë luftës së Vietnamit ka folur me qindra ushtarë të plagosur, të cilët kanë pasur eksperienca të tilla, por nuk flisnin që të mos i fusnin në çmendi.
Disa kërkues thonë se gjëja më e çuditshme në këtë mes është se pavarësisht nga raca, mosha, feja apo shtetësia, të gjithë njerëzit që kanë pasur këto eksperienca, thonë se kanë parë të njëjtat gjëra.
Në librin e tij “Jeta pas vdekjes”, Jeffrey Long, një radiolog onkologjisë në Luiziana, analizon plot 613 raste dhe del në një përfundim: “Njerëzit që shmangin vdekjen pasi kanë vdekur, udhëtojnë në përmasa të tjera, por skeptikët thonë se gjëra të tilla janë qesharake dhe e shpjegojnë fenomenin nga ana neurobiologjike. Në vitet 1980, neuroshkencëtarja britanike Susan Blackmoore hodhi teorinë se mungesa e oksigjenit në tru është shkaku që shohin të tilla halucinacione dhe theksoi se edhe pilotët që udhëtojnë shumë shpejt, me shpejtësi marramendëse, në lartësi të mëdha, shohin një tunel me një dritë në fund.
Këtë vit, një studim i 52 ndalesave të zemrës në Slloveni, u publikua në të përditshmen e shëndetit dhe thoshte se në të gjitha rastet gjaku i pacientëve kishte pasur një sasi të lartë të dioksidit të karbonit, i cili shkakton halucinacione. 

G.Standart

1 comment:

Anonymous said...

po eshte e vertet,sepse njof nje njeri i cili ne besim me ka tregur,per ndodhin e tije ne tersi dhe se te gjitha i ka pas te shkruara dhe me date e vite qe kishte mbajt shenime,une kam pase fat ti lexoj dhe aty kishte gjera qe ceken ketu pore dhe per ngjarjet qe do te ndodhin ne shqiperi dhe kosov e deri te kriminelet e luftes ne kosove.Ai kishte shkruar detajisht se si kishte dal nga trupi dhe kishte ber rrugtimin dhe gjithqka qe kishte par ne ate rrugtim e kishte shkruar,pore dhe ngjarje te tjera,ishte viti 1998 kur pata rastin ti lexoj kshtu qe kerkoi ndihm prej meje se qte bente me ato shenime,une i propozova qe te kontaktonim me disa njerz qe ishin nga amerika e me siguri kan qen njerz te cias te cilet kishin ardh ne kosove permes organizatave humanitare,dhe kryenin projekte te ndryshme neper qytete e fshatra te kosoves.por aty kishte edhe shqipetare me profesione te ndryshme,ishin edhe dy mjek nje femer dhe nje mashkull emrat e tyre nuk poj publikoj per shkak te autoritetit te tyre sepse njeri eshte i njohur ne publik.ia afruam kto shenime seeepse kishte qeshtje qe mund ti intersonin NASAS,USHTRIS AMERIKANE PO EDHE ASAJ SHQIPETARE.Ata u befasuan kur i pan ato shenime dhe na sygjeruan qe mos ta bejm publike,ja nje raste qe na ndodhi ende pa i dorzuar shenimet,nje femer qe punonte me ate ekip mu afrua dhe me pyeti sa do te zgjas lufta ne kosove ajo kishte qene ne vendee teee ndryshme dh kishte pare krime te renda ishte e tmerruar por rrinte ne heshtje,sepse ne ku ishim ende nuk kishte filluar ajo me e keqja dhe ruheshim qe mos te bejm panik tek popullata,areher mu kujtua nje parashikim i mikut tim qe e kisha lexuar dhe i thash lufta nuk do te zgjas ne kosov sapo te mbushet mali me dushk ne muajin maj ose qershor dot ndalet lufta.Ajo pa prit e kujtuar mu hodh ne qafe dhe me puthi ne te dy faqet para te gjithve dhe tha fjalen ma te ambel qe e kam degjuar deri me sod eshte kjo.ku e din me tha jo une sedij po ja ku ike ktu ne kto shenime qe pojv japim dhe te lutem i tham qe ti percillni dhe te na tegoni se qfar do te ndodh.Ata i muaren dhe ngjarjet me von rrodhen ashtu si i pata lexuar dhe lufta perfundoi ashtu si ishte parapare,kriminelet e luftes u larguan ashtu si ishte e shkruar ne ato shenime,ne shqiperi ndodhi ajo qe e dim te gjith qe ka ndodhur,e shum gjera te tjera qe nuk poi ceki sikurse edhe emrat e njerzve perhir te respektit qe kam per ta.vetem nese e lyp nevoja ne menyr private mundem te bisedoj.ato shenime jan ne amerik kjo eshte e sigurt po ne qfar vendi nuk e dij di vetem se vajza qe i kishte mar shenimet kishte ardh pas lufte ne kosov nga sarajeva ku kishte qendruar deri sa ka perfunduar lufta tek ne dhe na ka kerkuar qe te shifemi pore fatekeqesish per shqiptaret luftat vazhduan edhe ne vende te tjera dhe ne nuk patem rastin te takoheshim me.ju kisha lut nese e beni publike ket shkrim te mos e publikoni shenimet e identitetit faliminderit per mirkuptim.ne menyr private mund te bisedojm sa her te keni nevoj.