Showing posts with label Teori konspirative. Show all posts
Showing posts with label Teori konspirative. Show all posts

Tuesday, June 22, 2010

Hetuesi nga Shkodra: Kam zbuluar misterin e Stonehenge

Një hetues i Prokurorisë së Shkodrës i apasionuar pas mistereve, pretendon se ka zbuluar kodin e masivit të çuditshëm guror të Salisburit.

SHKODËR - Nazmi Selimi, nga qyteti i Shkodrës, është një kërkues shkencor autodidakt që merret me studimin e lashtësisë. Me arsim të lartë Ekonomik, ai prej shumë vitesh punon hetues në prokurorinë e Shkodrës, aktualisht në hetimin e krimit ekonomik.

Siç deklaron ai vetë për gazetën "Shekulli", zbulimi i mistereve e ka tërhequr dhe prej 10 vitesh i është përkushtuar me pasion kësaj pune. Nazmiu shprehet se ka arritur të bëjë ç'kodimin e një prej monumenteve të lashtësisë akoma mister, atë të Stonehenge, duke hartuar dhe kalendarin përkatës.

Verifikimi i këtij pretendimi i mbetet sigurisht ekspertëve të fushës, por ne e pyetëm në një intervistë të shkurtër z. Selimi, për çfarë bëhet fjalë konkretisht: "... Objektivi im ka qenë që para 21 qershorit, ditës së Solsticit Veror që festohet nga neopaganët ose neodruidët në Stonehenge, të bëja publik atë që kam mundur të realizoj ç'kodimin e parë të Stonehenge, kalendarin diellor.
Pra, t'ju tregoj se gurët e këtij monumenti të lashtësisë nuk shërbejnë vetëm për të shënuar ditën e Solsticit Veror, por janë një kalendar i saktë diellor me një ndryshim prej afro 2 sekondash"
- thotë ai.
Objekte, kryesisht tempuj të lashtësisë që në një ditë të caktuar dhe vetëm atë ditë, një pikë e tyre në brendësi të objektit ndriçohet nga rrezet e diellit, janë të shumtë. Të tilla ka në Egjiptin e lashtë etj. "Të habit fakti se si studiuesit e inxhinierët e sotëm nuk mund ta arrijnë një gjë të tillë.

Projekti i ndërtimit të hidrocentralit të Asusanit mbi lumin Nil në Egjipt përfshinte përmbytjen e tempujve dhe shtatoreve gjigante. Ato i zhvendosen, por gjatë rivendosjes kurrsesi nuk u arrit që në një ditë dielli të ndriçonte një pjesë brenda në tempull. Kjo tregon se të lashtët kanë ditur diçka më shumë se ne" - shton Nazmi Selimi.

Z. Nazmi, a jeni i sigurt se e keni ç'koduar Stonehenge dhe ku e mbështesni këtë?

Matematika është matematikë. Që nga shtatori i vitit 2009, unë e kam provuar me mijëra herë dhe përfundimi është veç saktësia. Jam detyruar të studioj të gjithë kalendarët e lashtë të sumerëve, egjiptianëve, majave etj., si dhe ato të sotëm.
Ky nuk ngjason me asnjërin, por është më i përkryeri dhe shumë më i përsosur se kalendari i sotëm. Unë kam afro 40 vjet që merrem me kërkimin e mistereve.

Të dhëna që për shumë njerëz janë të parëndësishme për mua kanë vlejtur shumë. Kështu para 20 viteve, në Selcë të Vermoshit unë kam takuar një të moshuar, i cili parashikonte me saktësi motin, jo për një ditë apo për një javë, por për 6 muaj.

Formula që përdorte selciani nuk ishte asgjë tjetër, veç rregullsia e përsëritjes së ditës që shprehet në kalendarin e Stonehenge. Përveç kësaj, më kanë ndihmuar dhe detaje të tjera që duken të vogla.

Po ju nuk keni qenë asnjëherë në Stonehenge dhe pretendoni se e keni ç'koduar... Ndërsa janë të shumtë studiuesit dhe qendrat shkencore në botë që merren me Stonehenge.

Si e shpjegoni këtë?


As deshifruesit e mëdhenj si Shampolioni e Juri Knorosov nuk i panë nga afër Piramidat e Egjiptit dhe të Majave, por i deshifruan hieroglifët e Egjiptit të lashtë dhe shkrimet e Majave.

Francezi Shampolioni nuk ishte akademik, ai veç këmbënguli dhe vërtetoi të kundërtën e asaj çfarë mendonin "baronët e shkencës", që një hieroglif, pra një figurë paraqet veç një germë. Unë nuk kam titull shkencor, nuk bëj pjesë në asnjë staf shkencor, por edhe Juri Knorosov ishte veç një vrojtues artilerie në Luftën e Dytë Botërore.

Ai vrojtoi librat që po digjeshin në bibliotekën e Berlinit dhe mori fjalorin e një prifti spanjoll, dhe kjo vepër e gjetur rastësisht prej tij e ndihmoi në studimet e mëvonshme.
Punimet kryesore në Stonehenge i ka kryer një kolonel. Edhe në Giza, ishin xhenierët e Napoleonit që konstatuan se piramidat fshihnin të dhëna të sakta.
Unë jam ushtarak karriere me gradën Major i Logjistikës. Jam hetues me profesion dhe shumë kohë e kaloj duke studiuar misteret e lashtësisë.

Përse nuk i paraqisni rezultatet e punës suaj, atë çfarë pretendoni se keni zbuluar, tek institucionet shkencore përkatëse?

Kam tentuar. Kam shkuar tek drejtues të Akademisë së Shkencave dhe tek departamenti i fizikës në Universitetin e Tiranës.

Ato janë treguar shumë njerëzorë me mua, por mënyra e dorëzimit të materialit nuk më pëlqeu. Ne nuk kemi një ligj që të garantojë pronësinë intelektuale, çdo zbulim mund të vidhet para se të botohet.

Për ç'kodimin e Stonehenge, National Geographic Society kishte vendosur dikur një çmim. Afati i ofertave ka mbaruar, por jo interesi për të. Jam duke u përpjekur që të lidhem me institucionet e interesuara në Angli e SHBA.

ÇFARË ËSHTË STONEHENGE?

Kompleksi megalitik i Stonehenge është ndërtuar në Salisbury të Britanisë së Madhe, rreth vitit 3200 para Krishtit, në kohën kur u ngritën dhe piramidat e mëdha të Egjiptit. Përbëhet nga unaza të mëdha guri dhe ka një mori vrimash në terren në formë rrethore.
Nuk është ende e qartë për çfarë ka shërbyer dhe është po kaq e paqartë se si janë zhvendosur dhe pozicionuar gurë me peshë dhe madhësi të atillë të jashtëzakonshme.

Një pjesë e studiuesve mendojnë që është ndërtuar nga banorë antikë si një vend kulti, një pjesë tjetër si një kalendar gjigant për të mbajtur "shënim" ecjen e muajve, stinëve, viteve, të tjerë debatojnë rreth faktit nëse ishte një observator gjigant astronomik.

Termi Stonehenge nga anglishtja përkthehet fjalë për fjalë "gur i varur". Sot ky vend është shndërruar në një vend turizmi masiv, si dhe vend pelegrinazhi për ndjekës të feve të reja neopagane.

Anila Dushi, G. Shekulli

Saturday, June 19, 2010

Misteri i Xhon Titor, ushtarit të ardhur nga viti 2036!

Xhon Titor, në një mision për llogari të qeverisë amerikane, kthehet mbrapa në kohë për të rregulluar një kompjuter të vjetër. Në vitin 2000 u bë i gjallë në një forum interneti dhe ka treguar se si do të jetë e ardhmja jonë.
Hero apo biznesmen? Kushedi…


“Përshendetje. Unë jam një udhëtues në kohë. Vij nga viti 2036. Po kthehem në shtëpi pasi rregullova një kompjuter Ibm 5100 nga viti 1975”. Nënshkruar: Timetravel_0 (Udhëtim në kohë_0). Ky mesazh lakonik është shfaqur në 2 nëntor 2000, në forumin e sitit www.timetravelinstitute.com. Dhe askush nuk e besoi.

Por pastaj, udhetari, duke u prezantuar me emrin e vertete, Xhon Titor, ka dhene te tjera detaje mbi historine e tij, duke stimuluar kuriozitetin e internauteve. Qe e kane vene ne rreth me pyetje provokuese, pastaj me te tjera gjithnje e me kurioze mbi te ardhmen qe na pret. Por pergjigjet e tij– dinake ne lidhje me fituesit e rradhes se kampionateve te futbollit, por te detajuara mbi skenaret politike planetare– kane bindur shume njerez mbi arsyeshmerine e historise se tij. Qe diskutohet ende dhe sot. Po kush ishte (ose thoshte se ishte) Titori? I lindur ne Tampa (Florida, SHBA) ne vitin 1998, eshte nje ushtar qe ne vitin 2036 (ne moshe 38 vjecare, pra) do te dergohet nga qeveria amerikane mbrapa ne kohe, ne vitin 1975. Objektivi: Te merrte nje model funksionues te nje kompjuteri te vjeter te zhdukur prej dekadash (Ibm 5100), i cili kishte nje te vecante unike dhe sekrete: mund te perkthente njeheresh gjuhet informatike te kompjutereve me sistem Unix, Apl dhe Basic. Nje kerkese themelore, meqenese ne vitin 2038 eshte parashikuar nje difekt i kompjuterave te bazuar mbi sistemin operativ Unix (eshte e vertete: nese nuk nderhyhet, ata do te llogarisin si date vitin 1901).

Perse atehere Titor eshte shfaqur edhe ne vitin 2000? Perse, pasi arriti te gjeje kompjuterin, ne vend qe te rikthehej ne vitin 2036, beri nje ndalese te shkurter ne epoken tone?

Nje vizite vetvetes

Mbi te gjitha, per te qene i pranishem ne “Millenium Bug” (difektin e mijevjecarit) ne vitin 2000 (e mbani mend), nga i cili priteshin katastrofa te medha. Madje, ka dhe nga ata qe hipotezojne se ishte pikerisht Titori ai qe arriti ta ndalonte kete katastrofe informatike ne kalimin e datave nga i pari tek mijevjecari i dyte. Per te marre pjese ne kete ngjarje epokale, Titor vendosi te shkonte ne Florida, ku jetonin prinderit e tij dhe… ai ishte ne moshen 2 vjecare.

Fantashkenca ne fakt, thote se nuk eshte kurre nje ide e mire te kesh kontakte direkte me vetveten ose familjaret ne te kaluaren, sepse mund te sjelle pasoja te paimagjinueshme ne te ardhmen: perse atehere, Titor ndermori kete rrezik? Titor mundi te shmange te gjithe problemet qe lidheshin me paradokset e udhetimit ne kohe fale bazave te parashikuara nga teoria e universeve paralele. Besueshmeria e tij shkencore eshte ende objekt debati, por ne themel te kesaj teorie ekzistojne universe te pafund, ne te cilet ndodhin njekohesisht te gjitha gjerat e mundshme.

Universet paralele

Sipas Titorit, duke udhetuar mbrapa ne kohe, nuk pershkohet e kunderta e rruges kohore si te ishte nje binar treni, por kalon ne menyre te pashmangshme ne nje tjeter, (keshtu, ne nje tjeter univers), qe eshte me i ngjashem me te parin dhe pse madhesia e udhetimit eshte me e reduktuar. Makina e kohes humbet pak nga pak me zgjatjen e udhetimit.

Ne themel te nje logjike te tille, Titor duhet te kete ardhur ne nje “linje te universit” (sipas Ajnashtajnit, bashkesia e ngjarjeve (gjerave) qe i perkasin cdo qenieje qe jeton ne kohe dhe hapesire), te cilit nuk i perket, ku teorikisht mund te beje cfare te doje, madje edhe te vrase veten tjeter, pa pasur pasoje ne te ardhmen. Ky shpjegim eshte ne favor te udhetarit te supozuar: E ardhmja jone mund te evoluoje ndryshe nga e tija, meqenese gjendemi ne nje linje tjeter universi. Dhe Titori nuk mund te sulmohet kollaj ne rast se parashikimet e tij nuk dalin…

2015: Lufta atomike

Por, le t’i rikthehemi historise se tij. Perpara se te shkonte ne vitin 2000, jeta e Titorit nuk kish qene e lehte: Lufta e trete boterore, qe shpertheu ne 12 mars 2015, vrau 3 miliarde njerez dhe kishte shuar shume qytete.

Tregimet e Titorit mbi te ardhmen qe na pret, jane katastrofike. Shperthimet atomike do te erresojne Diellin ne nje lloj “ferri nuklear”; uji do te ndotet dhe te mbijetuarit do te transferohen ne fshatra. Shoqeria e konsumit do te fshihet: Per te mbijetuar, pasardhesit tane duhet te bashkepunojne. Nje pjese e mire e ushqimit do te prodhohet nga cdo korrje ne tokat e pa ndotura nga radiaktiviteti. Jetegjatesia e njerezve do te zbrese ne 60 vjec: asistenca sanitare do te jete nga Far Eest, mjeket do te shqetesohen mbi te gjitha te kurojne plage dhe fraktura dhe te lindin femije; kush do te semuret rende do te zhduket.

Trena dhe bicikleta

Megjithate, ne kete panorame te shkretuar, progresi teknologjik nuk do te ndalet: edhe pse kompanite e medha informatike do te zhduken, Interneti do te ekzistoje dhe do te behet i vetmi mjet komunikimi: nuk do te kete me kinema dhe televizioni nuk do te transmetohet me nepermjet eterit. Transportet lokale, ne fund, do te bazohen mbi kuajt dhe bicikletat, por do te ekzistojne prape rruge dhe automobile dhe nje sistem trenash super te shpejte do te lidhe qytetet e medha. Por, cfare do ta ndeze luften e trete boterore? Nga nje lufte civile qe do te plase ne SHBA mes viteve 2004 dhe 2005… dhe ketu nis pjesa e profecise se Titorit, qe nuk i permbahet provave dhe fakteve.

Origjina e halleve

Sipas atyre qe ka thene Titor, ne SHBA do te shtohet kontrolli shteteror ne drejtim te te drejtave civile te banoreve. Per t’i shpetuar kesaj zgjedhe policeske, shume amerikane do te transferohen ne fshatra, duke formuar nje milici civile spontane qe do t’i kundervihet qeverise duke shkaktuar nje konflikt me qytetet. Sipas Titorit, viti 2008 do te jete viti kur qyteterimi keshtu sic e njohim ne sot, do te pushoje se ekzistuari.

Ne mars te vitit 2015 Federata Ruse, duke perfituar nga rremuja e pergjithshme, do te nise nje sulm nuklear ne metropolet kryesore amerikane. SHBA do te reagoje, pa meshiruar Evropen, per te cilen Titor nuk jep detaje, ndersa limitohet ta pershkruaje situaten si nje “katastrofe”. Nderkohe, Kina do te pushtoje Taivanin, Korene dhe Japonine: do te ndalet vec nga Australia. Per fat, lufta civile e parashikuar nga Titor nuk u realizua. Dy vjet nga nisja e rremujes se hipotezuar, Amerika nuk shfaqet aspak drejt nje konflikti te brendshem, edhe pse shume e cilesojne “Aktin Patriotik” (Patriot Act) te vitit 2003, ligji qe redukton te drejtat civile te amerikaneve per t’i bere balle terrorizmit, si fillimin e tendences se sinjalizuar nga Titor.

Pertej skeptikeve, ndonje parashikim Titor e ka goditur. Per shembull parashikoi luften ne Irak dhe mos gjetjen e armeve te shkaterrimit ne mase. Ka thene gjithashtu se brenda vitit 2002 Cern do te hidhte bazat per udhetimet ne kohe: Ne fakt, ne fund te vitit 2001, laboratori i famshem nderkombetar i fizikes ka komunikuar se ne te ardhmen mund te krijohen “vrima te zeza” ne permasa mikroskopike: nje prej kushteve te nevojshme per te bere te funksionoje nje makine te hipotetizuar kohe.

Por ka edhe me shume: Titor jep alarmin edhe per lopen e cmendur qe ne te ardhmen do te marre mijera jete njerezish; le te kuptohet se presidenti i ardhshem i SHBA do te jete nje grua, ndersa zbulon se ne epoken e tij ne do te konsiderohemi “nje tufe delesh injorante, dembele dhe egocentrike”.

Kthimi ne te ardhmen

Xhon Titor u kthye ne vitin 2036, ne 24 marsin e vitit 2001. Pa lene asnje gjurme: Askush deri me sot nuk ka rremuar mbi “Xhon Titorin” banues ne Florida dhe qe sot duhet te jete 8 vjec. Dhe debati mbi arsyeshmerine e kesaj historie eshte ne vazhdim.

C’të themi?
Fotot e makines se tij te kohes nuk jane shume te qarta per t’u studiuar. Ilustrimet teknike te makines (dhe bazat shkencore) jane dhene ne menyre te vagullt, edhe duke iu referuar teorive te konsoliduara mbi vrimat e zeza. Qe mund te profetizojne gjithcka (ose te kunderten e gjithckaje) mbi te ardhmet e mundshme.
http://www.youtube.com/watch?v=S3MwJleG2Dg

Për më tepër http://www.abovetopsecret.com/forum/thread61544/pg1

http://johntitor.strategicbrains.com/TimeMachine.cfm

http://www.youtube.com/watch?v=OcPIxsyqeKM&feature=player_embedded

Sunday, June 6, 2010

NASA: Nuk ka Apokalips

Shpërthime vullkanike të mëdha, stuhi magnetike, rrezatime nga hapësira etj...

Pas vetëm dy vjetësh në Tokë do të mbretërojë ferri ose të paktën, sipas Laurenc Josef, fizikan nga SHBA dhe autori i librit "Apokalipsi 2012".



Bindjet e tij bazohen në një fakt: më 12 dhjetor të vitit 2012 do të përfundojë cikli i kalendarit Maja, qytetërimi misterioz që banoi në Amerikën Qendrore nga viti 1800 përpara Krishtit deri në vitin 1450 pas Krishtit.


Për më shumë, të nesërmen e asaj dite do të ndodhë solstici dimëror dhe Dielli do të pozicionohet në qendrën e Rrugës së Qumështit për herë të parë pas 26 mijë vjetësh...a duhet të shqetësohemi?


Pozicionimi astronomik nuk do të jetë i rrezikshëm, të paktën sipas shkencëtarëve që e mbikëqyrin hapësirën në vazhdimësi. Për shembull, në vitin 2002 pesë planete u pozicionuan në një vijë të drejtë në harkun e 33 gradëve pa shkaktuar asnjë pasojë në kozmos. Ndërsa, kultura Maja ishte një nga më komplekset në botë dhe shquhej për diturinë në fushën e matematikës dhe astronomisë. Por, e gjitha kjo po krijon një klimë ankthi në lidhje me vitin 2012, që kujton pak a shumë atë të vitit 2000. Kur sipas raporteve në të gjithë botën u shpenzuan rreth 300 miliardë dollarë për të ndërhyrë në sistemet informatike dhe për të parandaluar katastrofën e madhe.


E gjithë bota është futur në një ankth të madh dhe histeri kolektive, për shkak të kësaj teorie tragjike, por çfarë mendon NASA rreth kësaj çështjeje?


Bota nuk do të marrë fund më 21 dhjetor të vitit 2012, insiston Agjencia Amerikane e Gjithësisë në kuadër të një fushate të rrallë për të zhvleftësuar pohimet e përhapura, të nxitura nga interneti dhe filmi hollywoodian 2012, i cili përveç fundit të botës, na shfaq edhe një version modern të Arkës së Noas të mbushur me kafshë dhe njerëz të përzgjedhur nga elita botërore për të nisur ciklin e ri të jetës nga e para.


Filmi më i fundit, "2012", që bëri bujë duke u shfaqur në të gjitha kinematë botërore dhe, duke shfrytëzuar "famën e momentit" të nxitur nga teoritë konspirative të apokalipsit, paraqiti një produksion 200-milionë dollarësh rreth fundit të botës, që bazohet në mitet e mbështetura nga kalendari i Majave.


Skenari apokaliptik rrotullohet rreth pohimeve se fundi i botës do të vijë kur Planeti X - apo Nibiru - do të përplaset me Tokën. Planeti misterioz thuhet se është zbuluar nga sumerët, sipas pohimeve të pseudo-shkencëtarëve, entuziastët e aktiviteteve paranormale dhe teoricienët në internet.


Disa faqe në internet e akuzojnë NASA-n se është duke e fshehur të vërtetën rreth ekzistencës së planetit, mirëpo Agjencia Amerikane e Gjithësisë i ka hedhur poshtë këto pohime, duke i quajtur "Mashtrime në internet".


"Nuk ka bazë faktike në këto pohime", kanë thënë përfaqësuesit e NASA-s". "Po të kishte ndonjë të vërtetë në përplasjen e tillë, astronomët do ta kishin përcjellë së paku gjatë dekadës së kaluar dhe deri më tani ai planet do të mund të shihej nga të gjithë", kanë thënë astronomët. "Është evidente se ai planet nuk ekziston".


"Shkencëtarët e besueshëm në tërë botën e dinë se nuk ekziston ndonjë kërcënim i lidhur me vitin 2012", ka shtuar NASA.


Ekziston një planet tjetër, Eris, që është duke lëvizur në hapësirë. Megjithatë, ky planet i vogël, i ngjashëm me Plutonin, do të mbetet në pjesën e jashtme të sistemit diellor dhe nuk mund të afrohet më shumë se 6.4 kilometra me Tokën, sipas NASA-s. NASA ka insistuar se kalendari i Majave në të vërtetë nuk merr fund më 21 dhjetor të vitit 2012, pasi që një periudhë tjetër fillon menjëherë pas tij.


Një teori tjetër, të cilën NASA e ka zhvleftësuar janë stuhitë gjeo-magnetike, ndërrimi i poleve apo jostabiliteti i pllakave të Tokës. Për shembull, disa mite pohojnë se rotacioni i Tokës dhe polariteti magnetik janë të lidhura me një ndërrim polesh që ndodh çdo 400.000 vjet.

"Me sa e dimë ne, një ndërrim i tillë magnetik nuk ka ndikim në jetën në Tokë" dhe ndërrimi i rotacionit të Tokës është "i pamundur", ka siguruar NASA.


Po ashtu, edhe pse kometat dhe asteroidet gjithnjë e kanë goditur Tokën, "goditjet e mëdha janë shumë të rralla", ka theksuar NASA. Goditja e fundit e madhe besohet se kishte ndodhur 65 milionë vjet më parë, duke shkaktuar fundin e periudhës së dinozaurëve.
"Tashmë e kemi parë se nuk ka asteroide aq të mëdhenj sa ai që vrau dinozaurët", ka thënë Agjencia e Gjithësisë.


G. Express

Friday, June 4, 2010

Ja pse Princesha Lady Diana mund të jetë vrarë

Mansfield: Lady D. do bënte publike përfshirjen e Britanisë në tregtinë e minave.


Juristi britanik deklaron se princesha e Uellsit është eliminuar me paramendim.
Princesha e Uellsit, Lady Diana, mund të jetë vrarë pasi ajo planifikonte të publikonte fakte se disa zyrtarë të lartë britanikë ishin të përfshirë në tregtinë e minave.

Kjo pistë e re rreth vrasjes së saj është hedhur nga njëri prej juristëve më me emër në Britaninë e Madhe i quajtura Michael Mansfield QC. Avokati Mansfield i cili mbrojti Mohamed al-Fayed, babain e të dashurit të princeshës, Dodi al-Fayed, gjatë hetimit për vrasjen ka deklaruar për herë të parë se Diana kishte një ditar në të cilin ishin shkruar të dhëna për njerëz të përfshirë në prodhimin e minave tokësore. “Të gjithë mbajnë mend që Diana ishte një aktiviste për çminimin e zonave tç nxehta. Po ashtu të gjithë ne e dimë rolin e Britanisë në tregtinë e armëve, në veçanti atë të minave. Për këtë çështje princesha kishte planifikuar një udhëtim në Kamboxhia pas atij në Angola dhe ngritjen e një instituti për këtë çështje”, ka deklaruar Michael Mansfield.

Duke treguar detaje te reja të panjohura deri më tani, Michael Mansfield, thotë se një numër i madh minash prodhohen në Britani dhe se një person shumë afër Dianës i ka treguar atij se ajo po përgatitej t’i ekspozonte ata të cilët ishin të përfshirë në këtë tregti. Gjithashtu ai deklaroi gjatë një festivali në Uells se një kuti me dokumente që përmbante informacione të rëndësishme është zhdukur. Sipas avokatit Mansfield ai nuk e di se çfarë kishte në atë kuti, por i është treguar se brenda saj ndodhej ditari me të dhëna rreth tregtisë së armëve apo korrespondenca mes saj dhe familjes mbretërore. Duke përfunduar deklaratën e tij, Mansfield tha se ai besonte që aksidenti i Parisit ku mbetën të vdekur Pirncesha Diana dhe Dodi al Fayed ishe më shumë se një aksident i thjeshtë.


Një princeshë e gjallë
Britanikët kanë ditur gjithnjë të heshtin, në drekat familjare ku hahet në heshtje dhe në emocionet e forta, shprehur me një dorë në sup, por, më 6 shtator 1997, ata e tejkaluan veten. Londra, kryeqyteti i madh, ra në heshtje teksa më shumë se një milion vajtues të Dianës qëndruan në heshtje gjatë rrugës për në varreza. Tashmë, më shumë se një dekadë pas vdekjes së Dianës, më 31 gusht 1997, është kthyer në diçka më të zakonshme se festivali i vajtimit të saj, i cili kulminoi në funeralin e saj të jashtëzakonshëm, që shënoi një transformim momenti kur virtytet e vjetra britanike dhe vuajtja në heshtje e “s’duhet qarë” dhe “mund të ishte më keq” i liruan rrugë katarsisit të shprehur publikisht. “Njerëzit e Princeshës” ç’kyçën zemrat, rivendosën vlerat, vendosën triumfin e inteligjencës emocionale mbi intelektin e ftohtë, mallëngjimin mbi traditën.Në këtë tetor do të rifillojë nga gjykata britanike hetimi për vdekjen e saj, hetimi i tretë që do të ekzaminojë aksidentin fatal në Paris. Pas më shumë se dhjetë vitesh, Diana është akoma britanikja më e famshme në botë, por disa prej patriotëve të saj mendojnë se ajo nuk ka bërë më shumë sesa ka ndërruar fustanet e markave të ndryshme dhe është zhvendosur nga një tabloid në tjetrin. Këtu hyjnë në lojë disa fakte të pakundërshtueshme.Diana “shkundi” monarkinë britanike dhe shpejtoi modernizimin e saj. Ajo ndihmoi në reduktimin e paragjykimeve ndaj të sëmurëve me SIDA. Ajo shkoi në vendet e minuara. Këto janë arritje mjaft të mëdha për një grua jo shumë të arsimuar, e cila tallej me veten e saj duke u shprehur se ishte “e trashë si një dërrasë”. Shtoji kësaj dhe arritjet e një lloji më të dyshimtë, manipulim mjeshtëror të imazhit mediatik dhe kjo duhet thënë drejt, një dekadë pas vdekjes së saj, Diana mbetet një prezencë e pashmangshme në jetën britanike, një fantazmë e shqetësuar dhe joshëse. Ka ardhur koha për t’u zhytur më thellë, aty ku ajo jeton ende.


Një jetë që preku
Kur Diana 19-vjeçare e pyeti Çarlsin nëse ai e dashuronte, i fejuari i saj i vrazhdë u përgjigj “them se po”.

Mbretërorët kujtonin se e njihnin dashurinë. U ngjante me patriotizmin. Ishte plot respekt dhe valëviste flamuj. Nuk ngashërehej rrugëve apo të ulërinte si një vajzë adoleshente teksa shkulte flokët para këngëtarit të saj të adhuruar. Dhembshuria e heshtur e britanikëve për Elizabetën II, zor se është lëkundur në mbretërimin e saj 54-vjeçar. Kishte një zbaticë nga viti 1998, në kohën kur Diana gëzonte kulmin e vëmendjes, por dhe atëherë popullariteti i mbretëreshës nuk shkonte poshtë 66 për qind. Tani ky popullaritet është 85 për qind.Padyshim që gjithnjë ka pasur mospajtime. 18 për qind e britanikëve kanë kërkuar heqjen e monarkisë që prej vitit 1969. Kjo shifër s’ndryshoi ndonjëherë, njësoj si sensi i modës së Mbretëreshës. Më pas Diana vdiq dhe për një javë numri i republikanëve u shtua. Mbretëresha nuk jep kurrë intervista, një politikë e mençur që ka ndihmuar në ruajtjen e mistikës së potershme të anëtarëve të familjes mbretërore. Por, ndërsa nënshtetasit e saj vajtonin rrugëve, mbi lulet e vyshkura dhe trotuareve, mungesa e Mbretëreshës u duk ose i papjekur ose i akullt. Dickie Arbiter, ish-sekretari i zyrës së shtypit të Mbretëreshës, Çarlsit dhe Dianës, u shpreh se nuk bëhej fjalë as për zemërngushtësi dhe as për papjekuri. “Mbretëresha sigurisht që do ta nderonte kujtimin e Dianës. Por ajo vendosi që në fillim që të mbante fjalimin e saj menjëherë para funeralit. Gjithë ky shpërthim erdhi për shkakun se ajo ishte në Balmoral (kështjella në Skoci) në atë kohë dhe jo me turmën që vajtonte në Londër. Por Ulliami dhe Herri (djemtë e Dianës) kishin nevojë për të më shumë se mijëra njerëz që po “i bënin xhiro” Klineksit (markë pecetash)”.

Emri i plotë: Diana Frances Spencer
1 korrik 1961 – 31 gusht 1997

Titulli: Diana, Princesha e Uellsit
Bashkëshorti: Çarlsi, Princi i Uellsit
Fëmijë: Ulliam dhe Herri

- Diana u shkollua në “Silvield School”, më pas në “Riddlesworth Hall”, një shkollë speciale për djem dhe vajza, ku ajo konsiderohej si një nxënëse me performancë të dobët në mësime.
- Në vitin 1977, në moshën 16 vjeçare ajo ndoqi Institutin “Alpin Videmanette” në Zvicër. Në atë kohë ajo takoi për herë të parë bashkëshortin e saj të ardhshëm, i cili në atë kohë shoqërohej me motrën e saj, Lady Sarah.
- Diana shkëlqente në not dhe zhytje dhe dëshironte të bëhej balerinë, por nuk e ndoqi dot pasionin e saj për arsye të gjatësisë trupore.
- Diana dhe Çarlsi u fejuan zyrtarisht më 24 shkurt, 1981 dhe u martuan më katedralen e Shën Palit më 29 korrik, 1981.
- Pas shumë problemeve që vinin si pasojë e spekulimeve se Çarlsi kishte filluar sërish të frekuentonte dashurinë e tij të vjetër Kamilën dhe skandaleve të Dianës, ata u divorcuan më 28 gusht, 1996.
- Diana përfitoi një shumë prej 17 milionë sterlinash së bashku me një urdhër zyrtar që nuk e lejonte të bënte publik asnjë detaj të familjes mbretërore dhe atyre që kishin ndodhur aty.
- Diana filloi të shoqërohej me Dodi Al-Fajed, me të cilin ajo u shfaq u hapur në publik dhe u mendua se më në fund kishte gjetur dashurinë e vërtetë.
- Më 31 gusht, 1997, Diana dhe Dodi Al-Fajed humbën jetën pas një aksidenti tragjik në Paris.

Blendina Cara, T. Observer

Thursday, April 29, 2010

Komplot vdekja e Presidentit polak? (video shokuese)

Konfirmohet vërtetësia e pamjeve shokuese që lidhen me aksidentin ajror, në të cilin humbën jetën 96 persona, në mesin e tyre dhe Presidenti polak, Lech Kaczynski së bashku me bashkëshorten e tij.
Prokuroria ushtarake e Polonisë konfirmoi vërtetësinë e pamjeve të filmuara me telefon menjëherë pas aksidentit të avionit. Në video shfaqen tre silueta, zhurma shpërthimi dhe shkrepje armësh, një burrë i cili kërcen nga avioni dhe thirrjet për ndihmë të pilotit.


Prokuroria ushtarakë ka shqyrtuar dokumentet e fluturimit si dhe ka marrë dëshmitë e 60 personave, por pranon se akoma nuk disponon të vërtetën për kohën e saktë të ndodhjes së aksidentit ajror.

Zëri i armëve bie si bombë mbi rendin e ditës në Poloni. Andriej Mendierej, rusi që filmoi dhe i ngarkoi në internet pamjet e sipërpërmendura, u sulmua me thike pak kohë më pas. Po ashtu, edhe në spitalin ku u shtrua atij iu fikën pajisjet ndihmëse që e mbanin në jetë.

Në anën tjetër, në avion gjendeshin 5 kuti. Kutitë e zeza njoftohet se iu dorëzuan autoriteteve polake ndërkohë që vetëm tre kuti u analizuan nga ekspertët.
Sekreti mbi dy kutitë e tjera nuk dihet.

Shikoni një video pas shpërthimit: http://www.youtube.com/watch?v=1h01IFwgdAk&feature=player_embedded

G. Start

Tuesday, April 27, 2010

“Alienët ekzistojnë"

Astrofizikanti më i njohur në botë Stefen Hoking, deklaroi në mënyrë të prerë dhe të sigurtë se Alienët ekzistojnë.

Ai thotë se ka argumenta për këtë, por shton se “njerëzimi në asnjë mënyrë nuk duhet të krijojë lidhje me ta sepse kjo do ishte shkatërruese për planetin tonë”.


Houking, i konsideruar si numri një i fizikës në botë, prezanton përmes një dokumentari televiziv që do të shfaqet në “Discovery Channel” mendimet e tij për format e jetës jashtëtokësore. Në një univers me qindra galaksi e miliarda yje është e pamundur që toka të jetë i vetmi vend ku ka jetë.

Britaniku 68 vjeçar, i cili jeton prej disa vitesh në një karrige me rrota dhe që komunikon përmes një sintetizatori vokal, njihet si një prej kozmologëve më të mëdhenj.

“Kontakti me Alienët do të ishtë shkatërrues. Ata do të shfrytëzonin tokën për burimet e saj dhe më pas do ta braktisnin”, thotë Houkins.

Shkencëtari i krahason me zbulimin e Amerikës në vitin 1492, sipas tij alienët mund të kolonizojnë planete me anijet e tyre kozmike.

“Ne përballë tyre jemi tërësisht të pambrojtur. Nëse ndeshni një Alien kujdes! Mund të ketë një virus dhe ju nuk keni asnjë antikorp për t’u mbrojtur”, këshillon Hougins.

T. Channel

Wednesday, April 21, 2010

Sekreti i sundimit të botës....Masonët!

Vështrim mbi librin "Sekreti i sundimit te Botës".

Duke shfletuar kalimthi këtë libër, të cilin mund ta quajmë Manual për sundimin e botës, fillimisht kisha dyshimin se mos mund të ishte një nga qindra librat e zhanrit mistik të fantazisë, edhe pse nuk isha i panjohtuar me lëndën apo plagjiaturën e tij të konvertuar të programit nazist të veprës “Mein Kampf” të Adolf Hitlerit, të dorës së zgjatur apo të mashës së komplotit antinjerëzor, të Luftës së Dytë Botërore, me pasojat katastrofale për njerëzimin dhe vet popullin gjerman, i cili në “bisedimet” me Rauschningun shprehej:

“Në kohën time kam qenë sinqerisht i tronditur duke lexuar “Procesverbalet e dijetarëve sionistë”...E kam kuptuar menjëherë se duhet ta zbatojmë, natyrisht, në mënyrën tonë. Kam mësuar shumë nga këto “Procesverbale”. Në përgjithësi, unë kam mësuar shumë nga armiqtë e mi.

Teknikën revolucionare e kam mësuar nga Lenini dhe Trocki dhe marksistët tjerë... I çmendur është ai i cili nuk mëson nga armiqtë e tij. Vetëm i ligu frikohet se tek ato i humb idetë e veta personale...Më së shumti kam mësuar nga jezuitët. Këtë e ka bërë edhe Lenini. Deri sot asgjë në botë nuk ka më madhështore se sa rendi kierarkik i kishës.

Shumë nga ky rend kam marrë për partinë time ”. Përkthyesi i këtij libri në kroatisht, Dr. Franjo Letiq, duke arësyetuar botimin e tij, thekson:

“A duhet të heqim dorë nga Nobeli, sepse botës ia ka zbuluar dinamitin me të cilin kjo botë mund të shkatërrohet (a nuk i bëhet nderimi më i madh çdo shkencëtari apo shkrimtari marrja e shpërblimit Nobel?), ose nga zbuluesi i energjisë atomike, sepse ajo mund të keqpërdoret?”

Ky libër, i botuar në fillim të shekullit XX, ka bërë jehonë të madhe, duke revoltuar e nxitur qarqet hebrenje për ta ndaluar apo larguar nga publiku, që ka ngritur çmimin e tij të shitjes në kuota milionëshe.

Përmbajtja e këtij manuali në formë të procesverbaleve të seancave, nga 1 gjer 27, dëshmon për fillet e hershme të programit monstruz por praktik të dominimit të botës, i cili i ka paraprirë dhe nxitur ngjarjet e mëpastajme që kanë ndodhur, si edhe të atyre që parashihen në të ardhmen, rezultat i skenareve të planifikuar me domethënie dhe zbatim në botë, siç e thonë edhe autorët e këtij programi:

“Në vend të sunduesve mbretëror, do të vendosim vet Demonin, të cilin të gjithë do ta konsiderojnë Qeveri Mbishtetërore. Duart e tij do të shtrihen në të gjitha anët si kthetra, ndërsa organizata e saj do të jetë aq fuqiplote sa të sundojë me tërë botën.” (Seanca e dhjetë: “Mbiqeverisja e jonë”).

Po ta trajtojmë këtë libër thjesht si pjellë të një fantazie utopiste, mund biem në grackën e verbësive tona dhe të qëllimeve të tij, ngado që ta ketë burimin. Motoja e misionit të procesverbaleve të këtij programi apo manueli është kuptimplotë: sundimi i botës me të gjitha format dhe mjetet në dispozicion, pa marrë parasysh viktimat dhe pasojat, ose, shkatërrimi i saj.

Një program i këtillë mund të jetë produkt i mendjeve të destruksionit gjenial, i cili ka gjetur aplikim në skenën politike botërore, sa herë që janë shfaqur krizat, si nxitës apo shkaktar i tyre, duke provokuar reaksionet e njerëzimit në vetëmbrojtje nga forcat e errësirës, të personifikuara me liderë-maniakë të botës, siç është Demoni i kësaj vepre.

Ngjarjet e kohës sonë dëshmojnë se shkaqet e trazirave dhe të zhvillimeve në botë nuk janë rastësi, apo vetëm luftë interesash kombesh e shtetesh, luftë fesh apo ideologjish, por luftë e imperatorive për të sunduar botën, me misione për interesa të programuara, kryesisht shfrytëzuese të vendeve në zhvillim, që kanë sjellë më shumë luftra se paqe, më shumë shkatërrim të natyrës se kultivim të saj.

Sa është ky program ugurzi i realizueshëm?
Kush qëndron prapa tij?
Sa qëndrojnë pohimet e përmbajtjes së tij si program sionist, me të cilin instrumentalizohen hebrenjtë? Cili është synimi i mbjelljes së urrejtjes kundër tyre?

Lexuesi mund të konkludojë edhe vetë për qëllimet e krijimit të këtij programi. Hebrenjtë kanë përjetuar vuajtje si edhe populli shqiptar, i cili i ka strehuar e mbrojtur, në kohërat më të vështira të nazizmit: “Një qind për qind të hebrenjëve në Shqipëri kanë shpëtuar nga Holokausti” (Harvey Sarner, “Rescue in Albania”).

“Kisha ortodokse serbe, nëpërmes bishopit Velimiroviq, “profetit” serb me influencë më të madhe pas Sveti Savës, ka zbatuar antisemitizmin e vet në shërbim të nazizmit, duke persekutuar dhe zhdukur hebrenjtë në Serbi. Idetë dhe planet për Serbi të Madhe etnikisht homogjene, i kanë rrënjët thellë në politikën e Serbisë, të kodifikuara me memorandumin intern “Naçertanije”, të ish ministrit serb Ilija Garashanit, më 1844” (“Serbia’s Secret War”, Philip J. Cohen).

Këto ide tanimë njihen botërisht. Fillet e “Naçertanjes” janë pjesë e programeve sllavomëdha të Rusisë, të cilat kanë marrë rrugë e gjetur zbatim në periudhat e mëpastajme të regjimeve serbe, gjer në ditët e sotme, me një synim kryesor: dalja në detra të ngrohta nëpërmes zhdukjes dhe shpërnguljes së shqiptarëve.

Nuk duhet edhe aq shumë për të zbuluar lojën apo trukun e këtij programi, në grackat e të cilit tanimë kanë rënë liderë të disa shteteve, duke nxjerrë plagjiaturat e tyre, për misionet dhe interesat e tyre megalomane, të cilat kanë përfunduar me pasoja katastrofale për njerëzimin.

Liderët e errësirës e tregojnë vetë synimin konspirativ të tyre (të dalë sheshit!), duke e bërë sa sinonim të së keqes, po aq edhe mjet të popujve për t’u mbrojtur nga e keqja, e cila qëndron si hije permanente, si ushtri kobsjellëse e gatshme për të vepruar sa herë që degradon mendja dhe fuqia njerëzore.

Ndonëse autorët e këtij manuali - apo të kësaj kryevepre demonike, e kanë projektuar mjaft bindshëm misionin e tyre djallëzor, duke i shfrytëzuar me mjeshtri dobësitë njerëzore e marrëdhëniet e degraduara të jetës shoqërore në botë, ai mund të shërbejë për të kuptuar më mirë prejardhjen e ngjarjeve tragjike të përjetuara gjatë historisë, të cilat mund të përsëriten, nëse njerëzimi nuk nxjerr mësim nga e kaluara.

Në fakt, misioni për sundimin e botës sipas këtij programi, me planet despotike të cilat i përmban, për të vendosur rendin e proklamuar botëror, synon shkatërrimin e saj dhe të njerëzimit.

Të gjitha seancat ligjëruese të këtij programi i përshkon ekspozeu gjakftohtë i referuesit, i liderit enigmatik të planeve dhe metodave të komplotit botëror, të cilat duhet zbatuar nëpërmes mashtrimeve dhe marrjes sistematike të kontrollit dhe të pushtetit, duke i futur qetë dhe hap pas hapi kthetrat e padukshme në çdo pjesë të organizmit të shteteve dhe popujve të botës.

Programi zbulon fshehtësitë dhe artin e uzurpimit të pushtetit politik, psikologjinë e depërtimit në masa, metodologjinë praktike të sistemit të rivendosjes së kontrollit ekonomik dhe të rrënimit të qeverive në botë.

Këtu do t’i theksoj vetëm disa nga “margaritarët” e këtij programi, të përmbledhur dendësisht dhe gjërësisht në formë koncentrati në këtë manual: “Do të frikoheshim sikur forcat e dukshme të qeverive Goje të lidheshin me forcën e verbër të popullit.

Por ne i kemi marrë të gjitha masat kundër një mundësie të këtillë: midis këtyre dy forcave kemi ngritur një MUR të fortë mosbesimi. Kështu, forca e verbër e popullit do të mbetet një mbështetëse e jona, ne do të jemi udhëheqësit e saj, duke e drejtuar në kahje të qëllimit tonë. Për këtë do të kujdesen agjentët tanë, të futur në brendinë e popullit” (Seanca e tretë).

Për të mbjellur farën e përqarjes dhe të konflikteve të brendshme, këta strategë të magjisë moderne i kanë paraparë dhe zbatuar me kohë planet e tyre: “...sistemet rigoroze gojime i kemi zëvendësuar me rregullime idioteske liberale dhe anarkike, duke ndikuar në ligjet zgjedhore, në shtyp, në lirinë individuale, dhe, që është më me rëndësi, në arsim dhe edukim... (Seanca e katërt).
Në të gjitha shtetet jashtë nesh, duhet të ekzistojnë vetëm masat proletare, disa milionerë të besueshëm, policia, ushtria dhe qeverisja e jonë”.

Këta magjistarë misionin e tyre e qartësojnë edhe më shumë kur thonë: “Sot më asnjë ministër nuk mund të mbahet në pushtet pa mbështetjen tonë, apo pa përkrahjen tonë formale, të cilën ne e përgatisim prapa perdes.”(Seanca e pestë).

“Tanimë në gazetari ekziston solidariteti masonerik, që ka parullën e vet...Mjerimi, zbrazëtia, kryelartësia dhe të metat e tjera janë garancë e dëgjueshmërisë së gazetarit, i cili nxiton pas suksesit duke shkaktuar nënshtrimin e tij ndaj solidaritetit masonerik. Kjo hapësirë mbetet e mbyllur për shumë shpirtëra të mëdhenj, të cilët, si të papërkulshëm ndaj urdhëresave tona, nuk mund të hyjnë në të” (Seanca e trembëdhjetë, “Shtypi dhe masoneria”).

“Kur ne të vijmë në pushtet, do ta ndryshojmë në themel sistemin financiar të Gojëve...Mendjelehtësia e pushtetarëve gojimë, korrupsioni i ministrave të tyre, apo mosnjohja e çështjeve financiare, sa i përket punëve shtetërore, ka shkaktuar nënshtrimin e popujve ndaj nesh, duke i detyruar të krijojnë borxhe tek ne, nga të cilat nuk do të mund të lirohen kurrë...” (Seanca e dhjetë).

Fuqitë përparimtare pozitive në botë duhet ta kenë alternativën e këtij programi, gjatë ndërtimit të sistemeve të reja demokratike, në të cilat thirren. Sepse, siç paralajmëron edhe autori amerikan i bestsellerit Ballkan Ghosts, Robert D. Kaplan, në librin e tij The coming Anarchy: “demokracinë të cilën po e inkurajojmë aktualisht në shumë vende të varfëra të botës, është pjesë integrale e transformimeve në kahje të formave të reja të autoritarizmit...”

Ky manual mbi artin e sundimit të botës, para se të paragjykohet mbi qëllimet që përmban, duhet marrë e trajtuar si sfidë për njerëzimin, për vetëdijësimin e tij mbi të këqijat të cilat i kanosen natyrës dhe ekzistencës së tij, për domosdonë e krijimit të botkuptimit të ri njerëzor mbi botën, të përmirësimit të virtyteve dhe të raporteve ndërnjerëzore.

Ofendimet që i bëhen, skenaret dhe komplotet të cilat ia përgatisin këta dijetarë-maniakë të errësirës popujve dhe shteteve të botës, para se të mirren si shprehje e ligësisë së tyre shpirtërore, parashtrojnë sfida të reja për dijetarët e botës së shëndoshë, për ta mbrojtur dhe realizuar begatinë e mrekullisë së natyrës e të shpirtit të vërtetë njerëzor.

Në kuptim filozofik të vështrimit të tij, nuk është primare se kush qëndron prapa këtij programi, për të instrumentalizuar këtë apo atë popull, shtet apo qeveri. Sfida gjendet brenda çdo individi, kombi, shteti apo qeverie për të zgjedhur destinacionin e tij. Atje ku EGO-ja pushton UNIN, atje individi apo shoqëria merr fund, arrin kulmin e vetërobërimit, të vetëpushtimit dhe të kapitullimit. Pushtimeve të tjera i hapet dera lirshëm, dhe djalli bëhet zot shtëpie.

Duke kujtuar filozofinë niçeane mbi njeriun do të shtonim: “njerëzit tek të cilët mbizotëron shpirti, duke qenë më të fortët, lumturinë e gjejnë atje ku të tjerët do ta gjenin shkatërrimin e tyre, tek labirintet e të panjohurës, tek përpjekja e pandalur për të gjurmuar të vërtetën.

Kënaqësia e tyre është zotërimi i vetvetës, asketizmi i tyre bëhet natyrë, nevojë, instikt. Detyra e vështirë për ta është privilegj, loja me barrën e cila të tjerët i shtyp, për ta është një çlodhje. Ata janë lloji më i nderuar i njerëzve, më të qetët, më të dashurit. Ata dominojnë jo pse e duan këtë, por sepse nuk janë të zotë të jenë të dytët. Ata janë rojtarët e së drejtës, tutorët e rendit dhe të sigurisë, lufëtarët fisnikë, ruajtësit e ligjit. Për mediokrin është lumturi të jetë mediokër, të shkëlqejë vetëm në një gjë.

Për ata dituria është vetëm një drejtim, një instikt.” Mëtej do të shtonim se; njeriu i lig apo përfaqësuesi i errësirës është mistreci xheloz; gjuetar, krijues dhe tregtar i intrigave e i gënjeshtrave, i mësuar të qëllojë ultas pastaj të tërhiqet si hijena, i cili njeh dhe respekton vetëm sistemin e frikës dhe të dhunës, të cilit i nënshtrohet me servilizëm.

Ky lloj njeriu i përshtatet misionit djallëzor të dekadencës (të paraparë me këtë manuel) dhe nuk i duron shpirtërat që nuk i gjasojnë, dhe lufton njeriun i cili synon përtërirjen qytetare të origjinës së natyrshme dhe jo degjenerimin e kundërnatyrshëm: qytetërimin e rrejshëm, qytetarin e pashpirt, jetën moçalike të bretkocave të fryera e boshe.

Shpirtërat e shitur apo të vdekur gogolianë, i shërbejnë me përkushtim të sëmurë të konformistit jokurrizor misionit të autorëve të këtij manueli, për të degraduar e defaktorizuar intelektin dhe shpirtin autokton të vendësit. Njeriu i vërtetë, duke luftuar të keqen, lufton së pari me njeriun e keq brenda llojit të vet.

Betejat e humbura nuk e dekurajojnë - përkundrazi; e sfidojnë dhe forcojnë. Ai synon të fitojë luftën dhe nuk dëshprohet nga dështimet në beteja, nga të cilat nxjerr mësim, për të njohur veten dhe të tjerët, për t’i dalluar miqt e vërtetë dhe të rrejshëm. Nga dështimi merr lekcione të merituara për të vazhduar luftën, sepse e di se ndalja sjell dështimin e vërtetë.

Duke u shprehur me fjalorin herë pas herë (anti)biblik të këtij programi, do të gjykonim: mos vallë duke u thirrur në Perëndinë, si “i dërguar” i tij, Djalli spekulon për të sfiduar Njeriun, të krijuar nga Perëndia?

Rruga të cilën e zgjedh njeriu përcakton fatin e tij, të dritës apo errësirës, të fitores apo humbjes, të robërisë apo lirisë. Në këtë kuptim, libri është i qartë dhe këshilldhënës. Nëse është djallëzor, nuk mund të mohohet gjenialiteti destruktiv i programit. Ndoshta është program i ndërtimit të Rendit të Ri botëror të djallit, apo sfidë për të ndërtuar Rendin e Ri botëror të Perëndisë?

Në kuptim të ngjashëm mund t’i vështrojmë edhe ngjarjet e kohës, e në këtë kontekst, edhe fatin e kombit shqiptar. Se ekziston misioni i errësirës dëshmi për këtë është historia e tij, krimet shekullore të zhvilluar ndaj popullit shqiptar.

Se kombi ynë akoma gjendet në kthetrat e këtij misioni - “të njëqind duarve të zgjatura të Zotit Vishnu”- apo të “protektorit” tonë të harlisur shumë-kokësh që sillet si rojtar i pakontestueshëm me të drejta absolute pushtetore mbi popullin shqiptar dhe pasurinë e tij, dëshmon edhe pozita e tij aktuale kombëtare e territoriale; i nëpërkëmbur, i copëtuar dhe i kolonizuar.

A është kjo rastësi, apo është një mision djallëzor i misionarëve dje dhe sot, për të maskuar të vërtetën, çelsin e së cilës e kanë vjedhur mijëra vjet përpara, për ta mbajtur peng tërë njerëzimin?

Çka duhet bërë për t’u liruar nga kjo ndrydhje shpirtërore të vendosur nga këto ushujza misionarësh modernë? Cili është ilaçi për t’u shëruar nga kjo sëmundje virusale moderne? Kujt i shërbejnë, nëse jo një misioni të ngjashëm sipas këtij manueli?

Këtë mund ta dijnë dhe bëjnë vetëm shpirtërat rebelë dhe jokonformistë, me një Rilindje të Re: “si në mes të detit të tallëzitur, që ngre lart dhe lëshon pastaj me vërtik poshtë dallgët si male, qëndron i palëkundur njeriu, që i është besuar barkës së dobët, ashtu në mes të botës me mundime mbijeton, njeriu i vetmuar, i kapur plot besim pas principum individuationus” (Shopenhauer).

Mos janë edhe shqiptarët shkaku dhe qëllimi i krijimit të këtij plan-programi, meqenëse mbijetesa dhe prejardhja e tyre pellazgo-iliro-etruske, hedh në dritë të vërtetën që nuk guxon të zbulohet, sepse e demaskon misionin djallëzor të sundimit të botës?

Përpiluesi i hieroglifeve egjiptase - çelësave deshifrues të Biblës e Kuranit - profeti Thot, fliste shqip, thotë Giuseppe Catapano në veprën e tij “Thot - parlava albanese”. Mbishkrimet më të vjetra në tokë flasin shqip - gjuhë nga e cila lindën gjuhët tjera të popujve të botës.
Pse nuk lejohet, apo pse u ndalua botimi i këtij libri?

Si dhe pse u zbuluan atëherë vetëm programet kriminale e monstruze të sundimit; sionist, nazist, sllavo-ortodoks, serbomadh e grekomadh etj., që të gjitha duke u thirrur në hyjnoren?!

Në cilën hyjnore?

Nga filozofët e kohës së vjetër mësojmë për popujt e Hënës, të cilët erdhën në fuqi, pas agresioneve të njëpasnjëshme të fiseve të egra primitive, duke lakmuar dhe uzurpuar begatinë e popujve të Diellit, për të filluar me jetën e shfrenuar apo të imitacionit të jetës apolloniano-dionisiane, që nga Vitet e Arta të Athinës, të cilat në fakt, siç thoshte filozofi antik Thukidi, ishin edhe vitet e përfundimit të Epokës së Artë, vitet kur Herakliti paralajmëronte: “mos ju mbaroftë pasuria o burra të Efesit, që t’ju turpërojnë poshtërsitë tuaja”.

Burrështetasi athinas Soloni, me rastin e udhëtimit të tij në Egjiptin e lashtë dhe pas konsulltimeve me dijetarë egjiptas mbi artin e udhëheqjes së shtetit, merr këtë përgjigje:

“Solon, Solon, ju grekët e sotëm, nuk jeni ata të vjetrit, ju nuk e dini se para jush në këto pellgje ka jetuar një popull i ndritshëm hyjnor, me dijeni e kulturë të lartësisë hyjnore, ndërsa ju jeni vetëm imitim apo mbeturina të përziera të tyre...” (Mbi Legjendën e Atlantidës - nga Sokrati).

Edhe kjo dëshmon për Lindjen e Tragjedisë përshkruar nga Niçe, duke krahasuar Satirin, njeriun e pyllit, mishërimin e natyrës, me shtysa dhe prirje të larta njerëzore, plot ëndërrime për të mirë, zëdhënësin e urtësisë së perëndive, me spitullaqin e stolisur e të krekosur që neverit, i cili krijon iluzionin e kulturës, realitetin e rremë të njeriut të kulturuar...

Sot, krahas kërcënimeve që i bëhen njerëzimit, ndërtimi i epokës së re njerëzore po shfaqet si detyrë universale e forcave përparimtare të botës, përballë terrorizmit, të paralajmëruar edhe me programin e këtij manueli, i cili në esencë lindi dhe po zhvillohet si pasojë e shtimit kritik të diferencës së dy botërave: të pakicës së pasur dhe të shumicës së varfër.

Njeriu i vërtetë beson dhe punon që e vërteta të dalë në shesh. Sa dhe si do të shfaqet, në bazë të ngjarjeve në zhvillim e sipër, me gjasë do të dëshmojë e ardhmja jo shumë e largët.

Forcat e dritës në botë, pasardhësit e popujve të kulturës hyjnore të kohës së vjetër, të stepura nga forcat e errësirës ndër shekuj, nga kahjet e egra dhe anarkike të zhvillimit të botës dhe të civilizimit njerëzor, sipas një ligji të natyrshëm, pritet të zgjohen sërish nga gjumi mijëravjeçar, për të demaskuar e mundur botkuptimin e trashëguar mesjetar duke rindërtuar Epokën e Artë, në shembullin e ndritur të rilindasve etruskë si: Leonardo Da Vinçi, Dante Aligeri, Marin Barleti, Galile Galileu e mijëra pellazgo-etrusko-ilirë të kohës së re.

Ne shqiptarët, sa merremi me vizëllimet marramendëse artificiale të kohës, më mirë do të ishte që të mos i harrojnë veprat e rilindasve tanë të mëdhenj si Naimi: “Punë, punë, natë e ditë, që të shohim pakëz dritë...”.

Bota dhe kultura e vjetër arabe kishte arritur kulmin e saj nga i cili u përplas në greminën e varfërisë dhe të shkatërrimit si edhe Kulla e Babilonit; pasojë e harresës, e dhënjes pas epsheve... Rilindja nga obskurantizmi mesjetar dhe rilindasit e mëvonshëm shqiptarë rezistuan gjatë, duke ndriçuar me veprat e tyre madhështore, në mbrojtje të natyrës, të virtyteve njerëzore e kombëtare, të cilat u lanë në harresë nga destruksioni anticivilizues i automatizimit modern të njeriut.

Koha e Re duhet të sjellë Rilindjen e Re, të tretë - të vërtetë, të feniksit të ndritur njerëzor nga gjiu i shpërndarë pellazg anembanë botës, nga burimet e rebelizmit human sokratian dhe mrrekullia hyjnore apolloniano-dionisiane.

Ish ambasadori amerikan në Greqi dhe Mal të ZI më 1914, Xhorxh F. Wiliams, gjatë kohës kur ishte vëzhgues i Komisionit Ndërkombëtar në Durrës të qeverisë së Princ Vidit, shkroi librin Shqiptarët, ku pos tjerash thekson: “Është larg mendjes që Europa të mund të ushtrojë paqen duke humbur të drejtat e këtij kombi, ose duke e ndarë tokën e tij.

Pa u siguruar liria e plotë e shqiptarëve është i pamundur ndalimi i luftës, dhe parimi për të ndarë tokën shqiptare, do të hapi një plagë të re e të helmatisur në politikën e Ballkanit...” duke apeluar në Amerikën dhe forcat liridashëse të botës, për të shpëtuar popullin shqiptar nga fqinjët grabitçarë, të ndihmuar nga diplomatët e Europës, të cilët, përmes konferencave antishqiptare të pambarim, ia kanë pamundësuar për të qenë i lirë dhe i bashkuar.


Ky paradoks merr fuqinë edhe sot, duke e zënë sërish peng të drejtën e shqiptarëve për vetvendosje, ndërkaq “harrohet” kontributi i tyre në të kaluarën, drita e emancipimit dhënë Europës, borxhi i saj ndaj kombit shqiptar, i cili nuk lahet me “ndihma humanitare” por me zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare.

Metodat dhe teknikat e lansuara politike të këtij manuali - si edhe ato makiaveliane, janë aktuale e të pranishme edhe sot, në jetën e përditshme politike.

Si ta cilësojmë gjendjen e shqiptarëve sot: para rikthimit të Kalit të Trojës apo pranë “shpëtimit” nga kriza me kartmonedhat e Mefistofelit? “
Askujt nuk do t’i kujtohet të shfuqizojë dekretin e maskuar në fuqi, pasi që ai do të paraqitet si përparim. Agjentët tanë do ta kthejnë vëmendjen në drejtim të arriturave moderne – ne i kemi mësuar njerëzit të kërkojnë gjithmonë modernizmin” .

(Seanca e tetëmbëdhjetë - “Skllavërimi për shkak të bukës së gojës”). “Agjentëve tanë ju ka shkuar për dore t’i kënaqin shpirtërat e kufizuar, duke ju premtuar mbështetje dhe të mira në të ardhmen. Mund të kishin pyetur: çfarë mbështetje?

Por ata këso pyetje nuk kanë bërë...Shikoni deri ku i ka sjellur kjo mospërfillje, deri në çfarë dezorganizimi financiar kanë arritur, përkundër veprimtarisë çudibërëse të popujve të tyre”. (“Paaftësia e paganëve në lëminë e taksimit financiar” – Seanca e njëzet e katërt). Ose “margaritari” tjetër: “Kur ne të qeverisim, e drejta normale e njeriut për shitblerje do të ndalohet...

Metoda më e suksesshme për zbatimin e këtij plani është ngritja e taksës dhe e tatimit mbi patundshmërinë; me fjalë të tjera, futja e tokës në borxh. Kjo varësi do t’i mbajë Gojët, pronarë të pasurisë së patundshme, në gjendje robërimi të parezistueshëm.

Aristokratët (pasanikët) e tyre, duke mos ditur t’i ndihmojnë vegjëlisë, së shpejti do të shkatërrohen dhe lëshojnë tokat e tyre, të cilat do t’i blejmë ne si dhurata, nëse jo personalisht – së paku për një çast - atëherë nëpërmes njerëzve të thyeshëm”. (“Zbatimi i taksave – zhdukja e begatisë tokësore të aristokracisë goje” – Seanca e njëzet e gjashtë).

“Shtetet nuk janë formuar kurrë nëpërmes zgjedhjeve...Krijo së pari ekonominë pastaj kujdesu për zgjedhjet...Institucionet burokratike nuk kanë funkcionuar kurrë... Demokracitë nuk i bëjnë gjithmonë shoqëritë më civile.

Hitleri dhe Musolini, që të dy, kanë ardhur në pushtet përmes demokracisë - por ata e kanë ekspozuar në mënyrë të pamëshirshme shëndetin e shoqërisë me të cilën kanë operuar...

Nuk mund t’i vesh revolen një populli në kokë dhe t’i urdhërosh: sillu sikur të kesh përvojën e shteteve të zhvilluara perendimore...Sillu sikur të mos kesh probleme etnike dhe regjionale” (R. Kaplan, “The Coming Anarchy”).

Ky manual tregon qartë se si dhe nga vjen e keqja, se për të parandaluar të keqen që vjen nga jashtë, së pari duhet mundur të keqen brenda vetes.
Nga Fatlum Rufati, mesohu.org

Tuesday, February 9, 2010

Historitë konspirative të Ballkanit

Gjithkush në Ballkan ka qejf një histori të mirë konspirative, veçanërisht nëse në të përfshihet ndonjë gazsjellës apo bazë ushtarake. Sipas disa njerëzve që nuk kanë qejf lidhjet mes Serbisë dhe Rusisë, rusët po planifikojnë të ndërtojnë një bazë ushtarake në Serbi.

Kjo do të jetë baza e parë europiane e Kremlinit që prej daljes nga Traktati i Varshavës dhe mund të shihet si një përgjigje ndaj zgjerimit të pushtetit të NATO-s në rajon. Çdo vend përreth Serbisë është ose në aleancë, ose do të jetë në të. Historia e bazës ruse nisi në tetor, kur Dimitri Medvedev vizitonte Beogradin. Në atë kohë u njoftua gjithashtu se një qendër e re për emergjencën do të ngrihej në qytetin serb të Nishit. Partneri rus do të ishte Ministria e Emergjencave, një ministri gjysmë-ushtarake, aktivitetet e së cilës nuk kanë lidhje vetëm me menaxhimin e pasojave të fatkeqësive natyrore, por edhe shërbimeve të sigurisë. Kjo ministri ka luajtur një rol të madh në Serbi, për shembull në heqjen e minave. Por, spekulimet arritën deri aty, sa të mendohej se facilitetet në Nish mund të përdoreshin për spiunazh apo edhe për qëllime të ushtrisë.

Ajo që e ka nxitur më shumë teorinë e komplotit, është së Nishi është pranë pikës ku do të kalojë një gazsjellës i diskutueshëm në territorin serb, ‘South Stream’. Gazsjellësi është një projekt i përbashkët mes gjigantit rus të gazit, ‘Gazprom’ dhe kompanisë italiane, ‘Eni’. Rruga përshkon detin e Zi, duke i mundësuar Rusisë të anashkalojë Ukrainën, që njihet si një vend transit shqetësues dhe të dërgojë gazin direkt në Ballkan, Europën Qendrore dhe Itali. Shefi i planifikimit të aktiviteteve të emergjencës në Ministrinë e Brendshme në Serbi, Predrag Maric, përgënjeshtron çdo njoftim se Rusia do të hapë një bazë ushtarake në Serbi. Nishi nuk do të jetë një bazë ushtarake, thotë ai. Duke deklaruar se serbët dhe rusët kanë ftuar përfaqësues nga 11 vende në një konferencë në Beograd këtë muaj për të diskutuar lidhur me logjistikën dhe kapacitetet e kësaj baze në Nish. Ka teori që qarkullojnë në bloge dhe gazeta se, Rusia ka për qëllim të mos jetë një e jashtme në gjeopolitikë.

Shumë besojnë se ishte nafta dhe jo mizoritë serbe në Kosovë ato që nxitën fushatën e NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999. Pas luftës, amerikanët ndërtuan kampin Bondsteel, një bazë ku janë dislokuar 7000 ushtarakë në Kosovës. Teoritë e konspiracionit thonë se qëllimi i vërtetë ishte të ruhej naftësjellësi AMBO, që do të sjellë naftën ruse dhe të Kaspikut përmes Bullgarisë dhe Maqedonisë e Shqipërisë. Më shumë se 6 vjet më pas, AMBO mbetet një vijë në hartë. Bondsteel nuk ka pistë avionësh dhe në Kosovë kanë mbetur vetëm 1400 trupa amerikane. Kur numri i trupave të NATO-s në Kosovë të reduktohet nga 10.000 në 2.300, kampi Bondsteel mund të mbyllet.

Aeroporti i Nishit dhe kampi Bondsteel dallohen qartësisht në Google Earth. Më e vështirë të gjendet është baza ushtarake që u hap nëntorin e kaluar nga autoritetet serbe dhe u quajt si Bondsteel-i serb. Ajo ndodhet mes Kosovës dhe Bujanovcit, në jug të Serbisë, ku jetojnë shumë shqiptarë. Liderët e tyre janë akuzuar ndaj kësaj nisme. Por, në këtë bazë mund të dislokohen vetëm 1.000 trupa. “Jam i shqetësuar për këtë”, - thotë një zyrtar i lartë i NATO-s. Ai thotë se është në dijeni të pranisë ruse në Nish, por nuk shqetësohet nga pasojat. Ndërkohë, ‘Windjet’, kompania italiane me kosto të ulët, sapo ka nisur fluturimet në aeroportin e ‘Konstandinit të Madh’.

“The Economist”

Kush ka informacione rreth bazës amerikane Bondsteel në Ferizaj të Kosovës ? (S.I)

Friday, January 22, 2010

Zona 51

Çfarë ndodh realisht në një zonë të largët në veri të Nevadës?

Për shumë vite me radhë, kanë vazhduar spekulimet në lidhje me atë që ndodh realisht në një zonë të largët të shkretëtirës së Nevadës. Duket disi e çuditshme që një hapësirë kaq e madhe toke mund të përdoret për t'i fshehur diçka publikut, por duket thuajse e sigurtë se diçka është duke ndodhur, të cilën publiku nuk duhet ta dijë.


Sipas linjës zyrtare, kjo hapësirë shërben për teste ushtarake. I vetmi informacion që kemi është gjeografik - dimë që ndodhet në veri të Las Vegasit. Përtej kësaj, hyjmë në një rrjet të tërë mbështjellash dhe komploti.

Pak njerëz e dinë se çfarë ndodh vërtetë. E ndarë përmes një zone ndalim-fluturimi, është krejt e pamundur që të marrësh informacion të besueshëm. Ushtria përdor masa ndoshta edhe të tepruara për të parandaluar çdo përpjekje për të hyrë. Nëse kjo është një hapësirë ushtarake për qitje, atëherë kjo është e justifikueshme, por gjithsesi ndalimi i hyrjes ngjan shumë i rreptë, për të thënë më të paktën. Zona është e rrethuar me gardh, ky i fundit monitorohet nga qindra kamera me qark të mbyllur, i denjë për t'u quajtur një Mur Berlini i kohëve moderne.

Shenjat në afërsi paralajmërojnë se forca vdekjeprurëse dhe dhuna janë të lejueshme ndaj atyre që tentojnë të futen. Rrugët përreth zonës ruhen nga automjete të bardhë me targa të qeverisë. Brenda tyre ka njerëz me uniforma të zeza dhe të armatosur rëndë. Për më tepër, rrugët janë të mbushura me sensorë lëvizjesh, të cilët transmetojnë edhe lëvizjen më të vogël në rrugë. Të gjithë këto masa nuk duket se flasin për një hapësirë të përdorur thjeshtë për qitje.

Dhe ne thjeshtë nuk e dimë se çfarë ndodh aty brenda, pasi askush nuk ka hyrë. Ajo që dimë, është se bëhet fjalë për një bazë shumë të madhe ajrore, e cila nuk është e rregjistruar në asnjë hartë. Disa eksplorues të guximshëm kanë rrezikuar jetën, duke e fotografuar nga kodrat aty pranë, kështu që ne kemi prova fotografike të ekzistencës së fushës së avionëve.

Sipas njërës prej teorive, kjo zonë është një qendër kërkimore për investigimin e UFO-ve dhe për prodhimin e të famshmëve helikopterë të zinj.

Sigurisht, UFO-t duhet të dërgohen diku për investigime, përshembull pas ndonjë rasti si ai i Rosuell. Sigurisht, qeveria amerikane mund të jetë gjithashtu, duke u përpjekur të prodhojë teknologjinë që ka mundur të kopjojë pak e nga pak prej mjeteve ajrore të jashtëtokësorëve.

Cinikët mund të hedhin ujë të ftohtë në çështjen e UFO-ve, por realiteti i helikopterëve të zinj është i padiskutueshëm. Armët më vdekjeprurëse të qeverisë amerikane janë mbajtur, për një kohë të gjatë, të fshehura nga vështrimi i armiqve potencialë. Cilado qoftë arsyeja e prodhimit të helikopterëve ogurzinj, është tashmë e qartë se, publiku mbahet qëllimisht i painformuar në lidhje me këtë çështje.

Një mundësi edhe më trazuese, është ajo që ndoshta në këtë zonë po ruhet një formë jete jashtëtokësorësh, të cilët janë gjetur në mjetet e trye të transportit. Kush e di se çfarë ndodhi me trupat e jashtëtokësorëve pas Rosuellit?

Nëse është kështu, atëherë autoritetet duket se qëndrojnë ulur mbi një minë me sahat. Vetë fakti që jashtëtokësorët kanë arritur të vijnë në Tokë tregon se, teknologjia e tyre është shumë më superiore se e jona. Gjë e cila tregon se ne nuk mund të presim që ata të jenë përjetësisht të nënshtruar.

Kush e di sa kohë do të kalojë, përpara se sekreti i Zonës 51 të zbulohet për ne, teksa alienët do të dalin nga hapësira e tyre e kufizuar? Nuk ka asnjë dyshim që atje ka diçka, të cilën ne nuk duhet ta dimë. Të gjithë variantet të kallin datën.

R.D

Friday, January 15, 2010

Teoritë më çuditshme të fundit të botës

Apokalipsi është kthyer në temën më të diskutuar të dekadës së fundit. Sa ndryshon e vërteta nga filmat mbi shkatërrimin e jetës në tokë ?

Teoritë e fundit të botës duket se gëlojnë kohët e fundit. E filmi 2012 që është shfaqur së fundmi në kinema i ka ndezur akoma më shumë fatalistët shpresëplotë. Por, cilat janë teoritë më të çuditshme të përfundimit të jetës në planetin tonë? Teoria e planetit misterioz X ka disa kohë që është zbuluar. Supozohet që planeti X të jetë rreth 100 herë më i madh se toka dhe me një orbitë masive prej 3600 vjetësh. Dhe kur të afrohet nëpërmjet sistemi të brendshëm diellor mund të shkaktojë katastrofë kataklizmike në planetin tonë. Ai është aq masiv sa mund t’i kthejë polet e tokës në anë të kundërta, ose dhe të ndalojë rrotullimin e saj. Efekti serë është një prej gjërave, së cilës i jemi drejtuar. Në disa dekada klima jonë mund marrë fund. Temperaturat mund të rriten me shpejtësi duke shkrirë akujt dhe duke e kthyer klimën e planetit tonë të krahasueshme me atë të Venusit. Të gjithë kemi njohuri për ngrohjen globale dhe në dhjet vjetët e fundit nuk ka pasur gazetë që s’ka shkruar diçka për të thuajse çdo ditë. Në botën ku jetojmë ne perceptojmë realen. Ashtu si filmi “The Matrix” ne jemi vetëm simulim. Teoria Matrix pretendon se fakti që universi është i rregulluar në mënyrë aq precize për të ndihmuar jetën është një koincidencë astronomike. Marrim për shembull forcën brenda atomeve bërthamore. Nëse forca brenda tyre bëhet vetëm pak më e shpejtë atëherë nuk ekzistojmë më. Siç dihet, ka shumë meshkuj dhe femra që nuk mund të sjellin në jetë fëmijë. Por numri i këtyre njerëzve po rritet akoma më shumë dhe me shpejtësi të frikshme. Specialistët kanë parashikuar se ky është një problem serioz për të ardhmen e specieve tona. Një prej arsyeve të shterpësisë është ndotja. Një tjetër është se evolucioni ka vendosur se kush mund të ketë fëmijë dhe kush jo. Dhe rezulton se kjo është një zhdukje e avashtë e njerëzve. Kolapsi i vakumit të kuantit sugjeron se shkencëtarët do të shkatërrojnë planetin. Vitin e kaluar ishte në të gjitha lajmet dhe mendohej se vakumi i kuantit mund të shkatërronte planetin. Në fakt ky është gabim, sepse ai nuk mund të shkatërrojë vetëm planetin, por gjithë universin. E mira është se vakumi i kuantit mund ta fshijë faqen nga vendi i saj në një sekond e shkatërrimi nuk do jetë i dhimbshëm. konstanteve, “konstantja e strukturës së përsosur” duke se po zmadhohet gjithnjë e më shumë. Kjo nxiti një debat masiv në fizikë, i cili vazhdon sot e kësaj dite, ndërkohë që ka të dhëna se konstante të tjera po lëvizin. Kjo do të thotë se universi mund të marrë fund. Të gjithë yjet të shuhen në sekonda dhe gjithçka të errësohet. Shumë gjëra të çuditshme mund të ndodhin më pas. Zhdukja është një prej teorive që vjen nga goja e zyrtarëve të lartë të Kombeve të Bashkuara, agjencive qeveritare dhe shkencëtarëve dhe është në disa raporte që asnjë njeri i thjeshtë s’mund t’i lexojë. Kjo thonë se në tre gjenerata bota do ketë një të tretën e popullsisë që ka tani. Dhe se do vijë duke u pakësuar. Nuk bëhet fjalë për një virus. As për ndonjë kometë. Puna është se njerëzit nuk do kenë më fëmijë. Sepse me përmirësimin e kushteve të jetesës dhe teknologjisë nevoja për fëmijë do zhduket. Çështja e drithit mund të duket shumë idiote, por merret shumë seriozisht nga shkencëtarët. Një ditë planeti jonë do mbulohet krejtësisht nga gruri. Ushqimi i vetëm do jetë buka. Drithërat do zënë vendin e çdo lloj të mbjelle tjetër dhe pyjet do kthehen në fusha të mëdha drithi e toka si pasojë do kthehet në një shkretëtirë të madhe pej drithi. Kjo për arsye se biologët besojnë se një ditë raca njerëzore do krijojë GM, nënën e të gjithë drithërave, e cila do i japë fund njerëzimit. Teksa teknologjia bën progres gjithçka bëhet më e vogël. Shumë shpejt ne do hyjmë në mbretëritë e teknologjisë nano. Nanobotët do jenë robotë mikroskopikë të ndërtuar për të bërë çdo lloj detyre, veçanërisht në fushën mjekësore. Ato do jenë në gjendje të rivendosin atomet dhe të bëjnë ujë nga rëra. Por e vetmja mënyrë për t’i bërë është të përdorësh nanobotët në mënyrë që ato të kopjojnë botën. Por nëse padashur një prej tyre flaket tutje, brenda 72 orësh çdo atom në tokë do jetë kthyer në Nanobot.

Rreziku nga planeti X
Teoria e planetit misterioz X ka disa kohë që është zbuluar. Supozohet që planeti X të jetë rreth 100 herë më i madh se toka dhe me një orbitë masive prej 3600 vjetësh. Dhe kur të afrohet nëpërmjet sistemi të brendshëm diellor mund të shkaktojë katastrofë kataklizmike në planetin tonë. Ai është aq masiv sa mund t’i kthejë polet e tokës në anë të kundërta, ose dhe të ndalojë rrotullimin e saj.

Efekti serë
Ky është një prej gjërave, së cilës i jemi drejtuar. Në disa dekada klima jonë mund marrë fund. Temperaturat mund të rriten me shpejtësi duke shkrirë akujt dhe duke e kthyer klimën e planetit tonë të krahasueshme me atë të Venusit. Të gjithë kemi njohuri për ngrohjen globale dhe në dhjet vjetët e fundit nuk ka pasur gazetë që s’ka shkruar diçka për të thuajse çdo ditë.

Matrix
Në botën ku jetojmë ne perceptojmë realen. Ashtu si filmi “The Matrix” ne jemi vetëm simulim. Teoria Matrix pretendon se fakti që universi është i rregulluar në mënyrë aq precize për të ndihmuar jetën është një koincidencë astronomike. Marrim për shembull forcën brenda atomeve bërthamore. Nëse forca brenda tyre bëhet vetëm pak më e shpejtë atëherë nuk ekzistojmë më.

Problemi i shterpësisë
Siç dihet, ka shumë meshkuj dhe femra që nuk mund të sjellin në jetë fëmijë. Por numri i këtyre njerëzve po rritet akoma më shumë dhe me shpejtësi të frikshme. Specialistët kanë parashikuar se ky është një problem serioz për të ardhmen e specieve tona. Një prej arsyeve të shterpësisë është ndotja. Një tjetër është se evolucioni ka vendosur se kush mund të ketë fëmijë dhe kush jo. Dhe rezulton se kjo është një zhdukje e avashtë e njerëzve.

Përplasja diellore
Xhuxhi i Kuq mund të shihet me sy të lirë. Me kalimin e kohës do bëhet më i dukshëm dhe një ditë do të na godasë. Jo në mënyrë direkte, por aq sa për të shkatërruar sistemin tonë diellor. Ose duke e shkatërruar krejtësisht nga graviteti ose duke goditur renë Oort. Reja Oort është një mbase e madhe pluhuri solar, akulli dhe shkëmbinjsh me përmasa planetësh. Mund të imagjinohet çfarë ndodh pas përplasjes.

Kolapsi i vakumit të kuantit
Kolapsi i vakumit të kuantit sugjeron se shkencëtarët do të shkatërrojnë planetin. Vitin e kaluar ishte në të gjitha lajmet dhe mendohej se vakumi i kuantit mund të shkatërronte planetin. Në fakt ky është gabim, sepse ai nuk mund të shkatërrojë vetëm planetin, por gjithë universin. E mira është se vakumi i kuantit mund ta fshijë faqen nga vendi i saj në një sekond e shkatërrimi nuk do jetë i dhimbshëm.

Rritja e konstanteve
Në vitin 2001 fizikanët zbuluan diçka të çuditshme. Një prej konstanteve, “konstantja e strukturës së përsosur” duke se po zmadhohet gjithnjë e më shumë. Kjo nxiti një debat masiv në fizikë, i cili vazhdon sot e kësaj dite, ndërkohë që ka të dhëna se konstante të tjera po lëvizin. Kjo do të thotë se universi mund të marrë fund. Të gjithë yjet të shuhen në sekonda dhe gjithçka të errësohet. Shumë gjëra të çuditshme mund të ndodhin më pas.

Zhdukja
Zhdukja është një prej teorive që vjen nga goja e zyrtarëve të lartë të Kombeve të Bashkuara, agjencive qeveritare dhe shkencëtarëve dhe është në disa raporte që asnjë njeri i thjeshtë s’mund t’i lexojë. Kjo thonë se në tre gjenerata bota do ketë një të tretën e popullsisë që ka tani. Dhe se do vijë duke u pakësuar. Nuk bëhet fjalë për një virus. As për ndonjë kometë. Puna është se njerëzit nuk do kenë më fëmijë. Sepse me përmirësimin e kushteve të jetesës dhe teknologjisë nevoja për fëmijë do zhduket.

Çështja e drithit
Çështja e drithit mund të duket shumë idiote, por merret shumë seriozisht nga shkencëtarët. Një ditë planeti jonë do mbulohet krejtësisht nga gruri. Ushqimi i vetëm do jetë buka. Drithërat do zënë vendin e çdo lloj të mbjelle tjetër dhe pyjet do kthehen në fusha të mëdha drithi e toka si pasojë do kthehet në një shkretëtirë të madhe pej drithi. Kjo për arsye se biologët besojnë se një ditë raca njerëzore do krijojë GM, nënën e të gjithë drithërave, e cila do i japë fund njerëzimit.

Hipoteza e “Grey Goo”
Teksa teknologjia bën progres gjithçka bëhet më e vogël. Shumë shpejt ne do hyjmë në mbretëritë e teknologjisë nano. Nanobotët do jenë robotë mikroskopikë të ndërtuar për të bërë çdo lloj detyre, veçanërisht në fushën mjekësore. Ato do jenë në gjendje të rivendosin atomet dhe të bëjnë ujë nga rëra. Por e vetmja mënyrë për t’i bërë është të përdorësh nanobotët në mënyrë që ato të kopjojnë botën. Por nëse padashur një prej tyre flaket tutje, brenda 72 orësh çdo atom në tokë do jetë kthyer në Nanobot.

TO

Monday, January 11, 2010

GOBI ! Mistere lashtësie në shkretëtirë

Shkretëtira e Gobit është hapësira e dytë më e thatë e planetit, pas Saharasë. Shkretëtira më e madhe aziatike shtrihet mes territoreve të Kinës dhe Mongolisë, duke zënë një hapësirë të madhe sa Evropa Perëndimore.



Një det i vërtetë rëre... Mëkat që legjendat shumë të lashta dhe zbulimet e fosileve na rrëfejnë një histori të ndryshme nga ajo që shfaqet në udhëzuesit e arkeologjisë. Po, sepse në të vërtetë, mijëra e mijëra vjet më parë, Gobi ishte një det, madje një oqean i brendshëm më i madh se Mesdheu. Mes viteve 1920 dhe 1930, dolën në dritë, prej paleontologëve amerikanë disa eshtra të kafshëve mastodontike si dhe disa vezë fosile, por zbulimi më sensacional ishte me siguri ai i arkeologut rus, Pyotr Kuzmich Koslov. Gjatë disa gërmimeve arkeologjikë në qytetin Khara Khoto, profesori gjeti një varr shumë të lashtë ndoshta 18 mijë vjeçar. Mbi mure ishin të skalitur çifti i sovranëve të varrosur si dhe një simbol shumë interesant i formuar nga një rreth i ndarë në katër pjesë dhe me germën greke M, ose Mu. Ky qytet, sipas kolonelit britanik James Churchward, ishte në realitet mitiku Uighur, një koloni shumë e rëndësishme e kontinentit të zhdukur të Mu-ve.

Ky kontinent shumë i madh përfshinte shumë prej ishujve të sotëm të Oqeanit Paqësor, mes të cilëve ishujt Fixhi, Marianë, Ponape, Tonga, Karolinë deri tek ishulli i Pashkëve, siç dëshmojnë rrënojat e ndryshme megalitike që janë gjendur në thuajse të gjithë ishujt e Paqësorit. Këto rrënoja kanë mes tyre ngjashmëri mbresëlënëse; kjo të bën të mendosh se një herë e një kohë ato ishin pjesë e një toka të madhe unike, tashmë të zhdukur, dhe se ato që mbeten sot nuk janë gjë tjetër veçse majat më të larta të maleve që u përmbytën nga uji. Përveç legjendave, edhe rrëfimet e kinezëve tregojnë për një epokë shumë të largët në të cilën në këtë zonë, aty ku sot është shkretëtira, shtrihej Deti i Gobit në të cilin ndodhej një ishull i banuar “nga njerëz të bardhë, me flokë të verdhë dhe sy të kaltër”.

http://stopinjorances.blogspot.com/2009/10/aleksandri-i-madh-gjuha-burashaski-dhe.html



Edhe më i habitshëm është fakti që sipas këtyre rrëfenjave, ky popull antik erdhi nga qielli, zbriti nga i madhi “Yll i Bardhë”, emri që indianët dhe tibetianët e lashtë i vinin planetit Venus, dhe u kishin sjellë banorëve të vendit dije shumë të mëdha, dhe përpara këtyre banorëve të Mu. Në këtë ishull që ndodhej në Detin e Gobit, populli i lashtë i yjeve u vendos dhe ngriti një fortesë si dhe një qytet që lidheshin me tokën kontinentale përmes galerive nënujore. Mund të tingëllojë si fantashkencë, po të mos ishte për disa harta qiellore që janë gjetur në shpellat e Bohistanit, në të cilat shfaqet qielli i afro 13 mijë viteve më parë, bashkë me disa linja misterioze që lidhnin Tokën me planetin Venus. Në të vërtetë, koloneli anglez kish të drejtë, poshtë shtresës së qytetit ë zbuluar nga eksploruesi rus, ekzistonte një tjetër edhe më antik: bëhej fjalë për qytetin e Uighur, që sipas Churchward ishte i lashtë të paktën 15-19 mijë vjet! Dhe këtu gjendej ndoshta kryeqyteti i mbretërisë fantastike të priftit Gianni në vitin 200.


Nga galeritë që dilnin prej ishullit dhe shkonin në tokën kontinentale janë gjetur hyrje të ndryshme, ashtu si ka ndodhur në të gjithë botën, të zbuluara nga speleologë; megjithatë, ato janë eksploruar vetëm pjesërisht për shkak të shembjeve që kanë penguar kërkimet. Në disa prej këtyre galerive janë zbuluar objekte qeramike dhe qelqi, ku secila përmbanin nga një pikë mërkur. Disa objekte të ngjashme janë gjetur edhe në varret e zbuluar në Uzbekistan. Sipas shkrimeve të lashtë indianë, ky metal i lëngët shërbente si ndezës për mitiket Vimana, makinat e lashta fluturuese që përshkruhen në tekstet e Ramayanas së Mahabharatas dhe që mendohet se edhe sot e kësaj dite ndodhen në shpellat e mbretërisë së nëndheshme të Aghartit. Në fakt këtu, po ky tekst i lashtë indian thotë:
“... me zhurmën e madhe të zbritjes nga lartësi shumë të mëdha... u shfaq karroca e Bijve të Zjarrit... të Zotërinjve që erdhën nga Ylli i Shndritshëm. Ajo u ndal mbi Ishullin e bardhë të Detit të Gobit...”
Në vitin 1978, gjatë gërmimeve arkeologjikë në zonën e shkretëtirës kineze të Takla Makan, pikërisht në zonën e Uighurit, u nxorën në dritë mijëra mumie të ruajtura në mënyrë të përsosur falë klimës së thatë të shkretëtirës që u ka lejuar kufomave një mumifikim natyror. Ato janë afro 4 mijë vjeçare, por ajo që e bën trazues gjetjen e këtyre trupave, janë tiparet fizike. Në fakt, të gjithë mumiet kishin tipare perëndimore: lëkurë e bardhë dhe flokë biondë, ose të kuq! Gjatësia e tyre varion nga 1.70 në 1.80 metra dhe disa kanë mjekër.

Në momentin kur u gjetën, mumiet ishin të veshura me veshje të mëndafshta, çizme ose këpucë në këmbë dhe me gërsheta të ngjashëm me ato që mbanin dikur popujt keltë. Sipas arkeologëve, këto popullsi kishin emigruar nga Evropa apo nga zonat e Kaukazit, kishin udhëtuar përmes Azisë drejt Lindjes dhe ishin vendosur në shkretëtirën e Gobit. Mëkat që shkrimet e lashtë tibetianë dhe indianë rrëfejnë të kundërtën; rrëfejnë për popuj të zhvilluar që kishin ardhur, sipas rrëfenjave, nga yjet dhe u vendosën në këtë ishull që ndodhej aty ku në kohëra të largëta kish pasur një det të madh.



Një zbulim tjetër i jashtëzakonshëm mumiesh që ndodhi në vitin 2005 në Xiaohe, në pjesën perëndimore të liqenit Lop Nor, zbuloi ekzistencën e një kodrine me kolona të çuditshme sipër varreve. Nga 300 të varrosurit, kufomat e më shumë se 100 prej tyre ishin në kushte të përsosura: hapja e arkivoleve që kishin formën shumë të çuditshme të varkës nga ana e shkencëtarëve të Akademisë Kineze të Shkencave Sociale, zbuloi trupa burrash, fëmijësh dhe grash të ruajtura përsosmërish, madje edhe më mirë se sa mumiet egjiptiane: tiparet perëndimorë dhe mollëzat tipike të racës kaukaziane, bashkë me flokët e verdhë nuk ishin më trazues se sa fakti që lëkura e të gjithë mumieve ishte e mbuluar me një cipë ngjyrë e çelët e ngjashme me lëngun qumështor, ndoshta me qëllimin për ta ruajtur nga kalbëzimi (por pema e gomës, prej nga merret lëngu qumështor e ka origjinën në Amerikën e Jugut dhe nuk kuptohet se si mund të jetë përdorur nga popujt e Gobit, veç nëse klima ka qenë e njëjtë ose nëse ka pasur shkëmbime tregtare).

Analiza me karbon 14 tregoi se mumiet i përkasin vitit 1800 para Krishtit. Në fakt, deri disa shekuj më parë, siç tregojnë edhe fotografitë e satelitit Landsat, ekzistonin xhepa uji dhe lumenj, një ekosistem i lagësht i pasur me faunë edhe gjigande, që rritej falë rezervave të bollshme hidrike e që sot janë të nëndheshme apo që janë tharë.

E gjithë kjo tokë magjike, por edhe mistike është e mbushur me rrëfenja e legjenda, si ajo e gjeneralit legjendar Ban Chao që “mund të ecte në qiell dhe të lëshonte rrufe të gjelbra” dhe që është varrosur “pranë Njeriut të Nefritit” në shkretëtirën Takla Makan, një prej shkretëtirave më misterioze dhe të mbushura me legjenda, ku banorët thoshin se aty zbrisnin “demonët e qiejve”. Ky popull antik mendohet të ketë udhëtuar më pas dhe të ketë udhëzuar pjesën tjetër të botës, duke ngritur fshatra e qytete në Evropë dhe në të gjithë botën. Pra, nuk kishte arsye të vendoseshin mu në mes të një shkretëtire ndër më jomikpritëset e planetit; gjetja e galerive dhe rrënojave të qyteteve shumë të lashtë i jep të drejtë hipotezës që këtu, në një kohë të largët, klima dhe territori ishin tërësisht të ndryshme nga sa duken sot.

Për të mos folur pastaj, siç konfirmojnë dokumentet antikë, por edhe dëshmia e rrëfenjave tibetiane, të dijeve të lartësuara të sjella me vete tek popujt e kontinenteve sot të zhdukur të Mu dhe Atlantidës, që më pas këta të fundit ua kanë përcjellë etnive të tjera të botës. Mendoni për zbulimin e përpunimit të metaleve, apo dijet për teknologji të panjohura si rrota dhe karroja. Vetëm kjo mund të shpjegojë ngjashmërinë e monumenteve, të gjuhëve dhe të vendeve mes popujve të ndryshëm të Tokës. Prejardhja e kësaj race misterioze, që sipas shkrimeve të lashtë vinte nga planeti Venus, na kujtojnë dijet e Majave që sollën dije dhe njohuri të përfaqësuara në Kafkën e Kristaltë që u gjet në Belizë në vitin 1927 nga Anne Mitchell-Hedges.

Apo mbretin legjendar Inkas Viracoccha, i cili edhe ai kujtohej prej Inkasve si Perëndia me lëkurë të bardhë dhe me mjekër të kuqe, i skalitur në mitiken Portë e Diellit në brigjet e liqenit Titikaka në Bolivi. Imazhe të perëndive të bardhë me mjekër dhe flokë ngjyrë të hapur mund të gjenden edhe në Ishullin e Pashkëve. Pikërisht këtu, në vitin 1774, një natyralist me emrin Georg Foister e përshkroi si një tokë djerrë, pa vegjetim dhe e shkatërruar prej shpërthimeve vullkanikë. Në këtë ishull, studiuesi bëri takimin me popullsinë indigjene dhe u habit kur gjeti se disa prej tyre ishin me lëkurë të bardhë dhe flokë të kuq. Natyrisht që këta ishin pasardhës të atij populli antik të evoluar, imazhet e të cilit gjenden në shkëmbinjtë e ishullit dhe që mijëra vite më parë solli dije dhe njohuri në popujt e tokave polineziane.

Edhe këtu gjenden galeri misterioze gjigande nëntokësore që përfundojnë në det; ndoshta në lashtësi këta tunele përdoreshin për të shkuar nga njëra anë e ishullit në tjetrën, apo ndoshta për të udhëtuar nga një anë e planetit në tjetrën. Në fakt është i habitshëm fakti që janë gjetur pllaka druri me hieroglifë të ngjashëm me atë të Amerikës parakolombiane, apo shkrime të ngjashëm me ata të Luginës së Indos apo ato kelte.

Galeri të ngjashme gjenden edhe në Amerikën e Jugut, dhe që në fakt lidhen pikërisht me Ishullin e Pashkëve, por jo vetëm: ekzistojnë rrjete galerish në Peru që mendohet se lidhin Limën me Cuzcon deri sa mbërrijnë në Bolivi dhe ndoshta deri në Titicaca. Mendohet që këtu janë të fshehur thesaret e Inkasve, të cilët u masakruan nga konkuistadorët spanjollë. Galeri të tilla ka gjithashtu edhe në Hauai dhe në të gjithë Oqeaninë dhe këtu ato vazhdojnë deri në thellësi të Oqeanit. Të tjera gjenden në Kaliforni, në Kentaki (shpellat e famshme të mamuthëve që thuhet se janë një prej hyrjeve për në Agharti). Për këto flasin edhe Apashët: sipas legjendave, këto galeri shkojnë deri në Tiahuanaco dhe gjithmonë sipas rrëfimeve, thuhet se janë gërmuar nga qenie të ardhura prej qiellit, përmes dritave që thyenin shkëmbinjtë. Edhe në Evropë ekzistojnë rrjete tunelesh nëntokësore, disa prej të cilëve janë zbuluar dhe eksploruar vetëm për disa kilometra, si ai që lidh gadishullin Iberik me Marokun në Afrikë.

Kur u dëgjua të flitet për herë të shpella dhe galeri nëntokësore, mendohej se gjithçka ishte punë legjendash; më pas u mësua për zbulimet e kryer nga eksploratorët e parë, mes të cilëve Osendovski, i cili pasi kish pasur një takim me një Lamë në Tibet, pohoi se kishte parë një prej hyrjeve të këtyre galerive kolosale, ndërkohë që të tjera zbuloheshin pak nga pak kudo në botë nga eksploratorë të ndryshëm. Vetëm në vitet shtatëdhjetë, me eksploratorin e madh italian Peter Kolosimo u fillua të hyhej më në thellësi; dhe pas shumë zbulimeve nga ana e speleologëve dhe arkeologëve u mor konfirmimi se tashmë nuk bëhej më fjalë vetëm për legjenda. Pas nxjerrjes së mumieve të bardha nga Takla Makan, edhe legjenda e perëndive të bardha mori konfirmim, aq më tepër që, sipas shkrimeve antikë, ishin pikërisht këta që kishin mundur të gërmonin galeri të tilla kaq të mëdha.

Bëhej fjalë për eksplorues, më saktë rusë, të cilët arritën të pikasin të ashtuquajturin “pusin e fundit”, që ishte pjesë e një rrjeti shpellash të ndodhura në Azerbajxhan që tërhoqi vëmendjen e tyre. Prej kohësh, nga këto shpella dilnin ulërima, zhurma të mbytura e zëra të çuditshme. Pasi hynë në brendësi të tyre, eksploratorët vërejtën një dritë të çuditshme ngjyrë të gjelbër si dhe që këto tunele të çonin në drejtim të Kaukazit. Nga pikturat dhe skalitjet e gjetura aty poshtë menduan se bëhej fjalë për shpella prehistorike, por pasi i analizuan, befasia ishte më e madhe: bëhej fjalë për të tilla, edhe më antike. Rrëfimet e eksploratorëve të vjetër aventurierë pohojnë që disa prej njerëzve që kishin hyrë në galeritë e Mbretërisë së Aghartit kishin parë këtë dritë të gjelbër dhe nuk ishin kthyer kurrë më.

Kohë më pas u zbulua se ky rrjet tunelesh mbërrinte në sheshe të vegjël prej ku niseshin deri kur lidheshin me galeri nëntokësorë të shkretëtirës së Gobit; të njëjtat që një kohë lidhnin tokën me ishullin e Detit të Gobit! Dhe ndoshta këtu lidheshin me ishujt e paqësorit. Kur vëren gjithë këtë, nuk mund të mos mendosh se duhet të ketë qenë një punë ciklopike, e kryer nga një popull shumë i zhvilluar. Sipas shkencëtarëve, ky sistem galerish duhej të mbërrinte pikërisht në Kinë dhe në Tibet, tamam ashtu si pohonte edhe osendovski: në fakt, nga ajo që thonë murgjit tibetianë pikërisht këtu duhet të gjendet kryeqyteti i Aghartit, dhe që të gjithë tunelet të lidhin me pallatin e Dalai Lamës në Lhasa.

Fatkeqësisht, pavarësisht gjetjes së këtyre shpellave dhe galerive në të gjithë botën asnjëherë askush nuk ka arritur të vazhdojë për shkak të shembjeve të mëdha që kanë penguar hyrjen në to, dhe e gjitha për shkak të dimensioneve të tyre gjigande; herë të tjera janë penguar qëllimisht hyrjet nga njerëz që njohin vendndodhjen, apo thuhet se në raste të tjerë vetë banorët e nëndheshëm mund të kenë maskuar hyrjet. Dhe fatkeqësisht, deri sot askush nuk ka mundur ti shohë.

E gjithë kjo na bën të kuptojmë se sot njohim shumë pak territoret e Azisë dhe legjendat që flasin për popullsi të zhvilluara me lëkurë të bardhë si dhe galeri shumë të mëdha, të gjata me mijëra kilometra. Një lloj metropolitani botëror që përfaqëson ndoshta vetë ekzistencën e Mbretërisë së Aghartit dhe në sipërfaqe atë të legjendares Mu.

Metropol