Friday, September 25, 2009

Dashuria ... vetëm çështje shkence?!

Kur dikush vërtet na pëlqen, nuk është vetëm çështje ndjenje apo tërheqje fizike: na nxisin instiktivisht genet, hormonet dhe sistemi ynë imunitar. Po përse? Sepse, që prej miliona vitesh u nënshtrohemi rregullave të sakta biologjike dhe evolutive.




Kur tërheqja fizike ofron mundësi për t'u çiftëzuar.
Gruaja e veshur me një fustan të hollë nën të cilin duket këmisha tërheq vëmendjen e të tre burrave që janë ulur në tavolinë. Me kokën e përkulur anash ajo flet dhe qesh ndërkohë që herë pas here kalon dorën në flokët e saj të zinj. Edhe burrat flasin e qeshin me të. "Po sillet në mënyrë të përkryer" pohon Deivid Givens. "Koka e përkulur anash, krahët e zhveshur, të gjitha këto janë sinjale pritjeje". "Njerëzit nuk i zënë besë aq lehtë njëri-tjetrit. Atëherë lind pyetja: Si është e mundur që dy trupa arrijnë të bashkohen aq sa të nxjerrin në dritë një qenie tjetër?" Si fillim flirtojnë. Me sytë që kërkojnë sy të tjerë, njerëzit synojnë një afrim i cili funksionon, megjithëse shpesh ngjan disi mëngjarash. Ai i ofron diçka për të pirë, ajo qesh me batutat e tij. Ajo heton fytyrën e tij, ai synon të kuptojë qëllimet e saj. Njëri nga të dy gjen kurajë sa të kërkojë një numër telefoni. Më pas një takim, një drekë e shpejtë, një kafe, një film. Dhe me pas ndoshta një takim tjetër. Pas misterit dhe magjisë së dashurisë qëndrojnë ligjet themelore të biologjisë dhe gjenetikës.

Tërheqja në çift
Miliona vjet më parë paraardhësit tanë e gjenin shokun e zemrës pa ndihmën e internet-it, analizave të ADN-së, klubeve apo lokaleve publike. Thjesht niseshin nga fiziku: burrat kërkonin gra të gatshme për të riprodhuar, me ije të bëshme, te domosdoshme këto për të përballuar shtatzëninë; ndërkohë që gratë kërkonin burra me gene të shëndosha, shprehje e të cilave janë gjatësia dhe trupi i lidhur. Ose me një sistem të fortë imunitar. Simetria është një tjetër shenjë prove lidhur me genet e dikujt, shprehur kjo në proporcionin e dy anëve të fytyrës, krahëve, duarve dhe kyçeve. Tornil dhe Stiven Gangestad kanë zbuluar se simetria vlerësohet nga të dy gjinitë. Ideja e "genit të sigurisë" shtrihet edhe tek sytë, duart dhe krahët. Pra, mesa duket, simetria është kaq e rëndësishme sa gratë jo vetëm e shohin, por edhe e nuhasin. Por, ecuria e tërheqjes parashikon një ndryshim interesant: megjithëse për çiftëzim gratë preferojnë burrat simetrikë me shumë testosterone, për të krijuar familje ato zgjedhin tipa të tjerë fytyre. Sipas tyre, ky lloj burri ofronte siguri dhe ngrohtësi. Por, për burrat është ndryshe. Burrat i tërheq më shumë një femër me fytyrë në formë zemre, me nofulla të vogla dhe sy të mëdhenj. Ai ka organizuar në internet një program të "krijimit të fytyrave": ky program konsistonte në ndarjen e fytyrave më të famshme në kategori si bukuria dhe rinia, për t'i përzierë më pas në mënyra të ndryshme të cilat votoheshin nga burrat. Rezultati i testit: bukuria ose fytyra në forme zemre përputhej me rininë më shumë rreth moshës 22-vjeçare, periudhe kjo ku gruaja arrin pjellorinë maksimale; dhe meqenëse një grua pjellore ofron më shumë mundësi për të transmetuar genet e saj, nisur nga pikëpamja evolutive është logjike të ndihesh i tërhequr nga një grua e re e aftë të riprodhoje.

Sjellja seksuale
Burrat dhe gratë duhet të marrin parasysh edhe diçka tjetër në raportin me partnerin e tyre: rrezikun. Këtu hyn në lojë sjellja, e cila ofron siguri në fazën e njohjes midis dy njerëzve. "Ardhja rrotull është një varg i pafund lejesh që gjithsesi duhen marrë, për të arritur aty ku duam", thotë Givens. Dikush tregon njëfarë interesi, tjetri nuk refuzon, atëherë dikushi i parë ndihet i tërhequr për të marrë vesh se çfarë ndodh. Është për t'u theksuar fakti se të dy dëshirojnë të duken mossulmues.

Mendja dhe trupi
Hapin e parë drejt partnerit e bën trupi ynë, i cili di çfarë bën. Atë e drejtojnë sinjalet që lëshon trupi i partnerit: lëvizjet, era, tingujt, shijet, për të cilat në ato momente as që mendojmë. Të ndjekësh instiktin është rruga më e thjeshtë dhe më e shpejtë për të bërë dashuri. Si përfundim nuk mund të thuhet se qeniet njerëzore i nënshtrohen vetëm instinkteve bazë. Përveç biologjisë, është eksperienca personale ajo që i shtyn njerëzit në drejtime të ndryshme, pohon një psikologe në universitetin e Ben Gurionit ne Izrael. "Ka pjesë të kodit tonë romantik të cilat janë të përbashkëta me kulturat e ndryshme dhe me njerëzit e tjerë, të tjerat janë tejet personale". Veçanërisht eksperiencat e para janë shumë domethënëse. Sot teknologjia u lejon çifteve të evitojnë tërësisht botën fizike. Kjo u jep shpresë atyre që nuk kanë nofulla perfekte apo raport të saktë bel-ije. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për një grua e cila nuk ka sy të mëdhenj të mrekullueshëm. Hilja qëndron në shprehjen e ndjenjave që në kontaktin e parë, duke pasur gjithnjë parasysh se në fund të fundit edhe simetritë e përsosura kanë një kufi.

Flirtimi
Arti i flirtit drejtohet nga sinjale që i kanë rrënjët thellë në historinë tonë evolutive, me gjithë praninë e kulturave të ndryshme. Shkencëtarët kanë zbuluar se këto sinjale janë rrjedhim i kodeve të tërheqjes të cilat kanë ekzistuar miliona vite më parë. Kodet, si p.sh. shigjeta e dashurisë, na drejtojnë tek shoku i zemrës. Sepse tërheqja fizike që provojmë ndaj dikujt ofron mundësi më të mëdha për t'u çiftëzuar dhe për t'ia transmetuar genet tona brezave të ardhshëm. "Nuk ka bukuri pa shëndet", nënvizon Devendra Sing, psikologe ne Universitetin e Teksasit dhe Austinit. Që prej 20 mijë vjetësh, burrat pëlqejnë ije dhe bel të përmasave saktësisht të përcaktuara, sepse ato janë tregues të riprodhimit. Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë preferojnë burrat e gjatë, sepse ata bëjnë më shumë fëmijë se burrat e shkurtër. Pra megjithëse dashuria mund të jetë një ndjenjë shumë tërësore nga pikëpamja psikologjike, dridhja e parë e dëshirës merr pamjen e nevojës për bashkim dhe për riprodhim.



Hormonet
Tek burrat, hormonet janë përcaktues për një sistem të fortë imunitar. Meqenëse është e pamundur të kontrollosh hormonet tek një njeri, atëherë hetohen shfaqjet e tyre të jashtme. Tek burrat testosteroni lexohet në fytyrë. Tornil ka zbuluar se adoleshentet me nivele të larta të testosteronit, kur rriten kanë mjekër më të gjerë dhe fytyrë më të tërhequr. Fytyra e tërhequr flet për një trup të lidhur. Ajo që në fakt tërheq vëmendjen e burrave është momenti kur estrogjenet transformojnë një vajze në grua duke depozituar ind dhjamor në ije dhe duke zvogëluar rrethin e belit në raport me ijet. Sipas eksperteve, proporcioni magjik është një bel, rrethi i të cilit shkon në 60 - 70 përqind të masës së ijeve. Arsyeja për të cilën ky konfigurim është kaq tërheqës ende nuk është e qartë, por me siguri kjo ka të bëjë me një dëshmi të qëndrueshme evolutive mes këtij lloj trupi dhe sistemit riprodhues.




Gjenetika
Ekzistenca e një fare llojshmërie gjenetike brenda një trungu familjar është e domosdoshme për luftimin e sëmundjeve. Mesa duket, burrat dhe gratë ia dolën mbanë përsëri kur përcaktuan mënyrën se si të gjejnë një partner jo vetëm të shëndoshë, por edhe gjenetikisht të aftë, pa i bërë analizat e ADN-së. Disa kërkues zvicerane duke studiuar genet e sistemit imunitar kanë zbuluar se gratë tërhiqen nga era e burrave me gene të ndryshme nga të tyret. Por nuk është vetëm çështje ere. Elemente të veçantë kimikë, të paerë, të quajtur feromone ndikojnë ndjeshëm në sjelljen seksuale të njerëzve. Një kombinim i tyre zgjat ciklin menstrual dhe një tjetër e ndërpret. Ky zbulim ishte prova e parë domethënëse që njerëzit i nënshtroheshin lidhjes kimike e cila ndikonte në aktivitetin seksual. Meklintok thotë se efektet e feromonit nuk janë aq te dukshme tek qenia njerëzore, për shkak se sjellja është më komplekse. Megjithatë efektet kimike janë të pranishme dhe kjo shpjegon mbase sesi është e mundur që gratë "nuhasin" simetrinë.

S.Denay

Një apel qytetar për aksidentet rrugore

Një nënë humbi fëmijën e saj 6 vjeç, në një aksident rrugor. Nëna, me fëmijën për dore, po kapërcente rrugën nga njëra anë në tjetrën, në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë. Tek po shihte atë makinë të madhe, si një përbindësh që i rrëmbeu nga duart, sa hap e mbyll sytë gjënë më të shtrenjtë të saj, filloi të mallkojë veten.
Mallkoi mjetin dhe drejtuesin e tij, mallkoi ata që projektuan dhe ndërtuan atë rrugë, mallkoi e mallkoi, por e trumatizuar mendoi: nuk jam as e para, as e fundit. Gati çdo ditë në lajme dëgjoj për aksidente rrugore.


Ndal, në emët të dashurisë


Ritmet e shpejta të zhvillimit të transportit rrugor kanë nxjerrë në pah shumë probleme të sigurisë rrugore. Çdo ditë njoftohemi për aksidente fatale në rrugët tona, humbje jete, plagosje të rënda, dëmtime të pasurisë, pra tragjedi që godasin familjet shqiptare.
Krahasuar me vendet e tjera të Evropës kemi numrin më të madh të vdekjeve të shkaktuara nga trafiku rrugor, në raport me numrin e automjeteve dhe banorëve. Është i vetmi tregues që jemi në vend të parë në Evropë. Me të drejtë lind pyetja: Përse ndodhin kaq shume aksidente rrugore në Shqipëri?

Rritja e shpejtë e numrit të automjeteve (çdo ditë lëvizin në rrugët e vendit rreth 300 mijë) ka nxjerrë në pah si detyrë urgjente zgjerimin e rrugëve ekzistuese, hapjen dhe asfaltimin e rrugëve të reja. Realisht, këto 17 vjet rrugë të reja janë bërë e po bëhen, janë zgjeruar edhe ato ekzistuese, por në këto rrugë ndodhin më shumë aksidente fatale. Me ritme të shpejta sot bëhet përgatitja e drejtuesve të mjeteve (shoferëve). Në çdo rreth janë hapur autoshkolla, shkolla për edukimin rrugor, instruktimin dhe formimin e drejtuesve të rinj. Numrit prej 500 mijë shoferësh i shtohen çdo vit edhe 35 mijë të rinj, por përsëri 70% e përgjegjësve në aksidentet rrugore janë drejtuesit e mjeteve.

Investimet e mëdha, të kryera deri në vitin 2005 në qendrat e kontrollit teknik të mjeteve për modernizimin e tyre me synimin që mjetet të mos dalin në rrugë me të meta teknike, nuk po e japin efektivitetin e duhur. Janë hapur shumë serviseve "auto" të specializuara. "Shtëpitë" e prodhimit të automjeteve kanë në vendin tonë jo vetëm koncesionarë për shitjen e makinave të reja, por edhe servise të specializuara. E përsëri në rrugë ka mjete me të meta të mëdha teknike, që janë rrezik i vazhdueshëm për jetën e qytetarëve.

Në vitin 1998, Parlamenti Shqiptar miratoi Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, një ligj i nivelit evropian. Që nga viti 1998, në Kodin Rrugor janë bërë tri ndërhyrje të diktuara nga koha. Zbatimi korrekt i Kodit u jep ndihmë të madhe strukturave shtetërore që operojnë në fushën e transportit dhe sigurisë rrugore. Ai ndihmon qytetarët në edukimin me rregullat e sjelljes në rrugë. Megjithatë, vendi ynë ka numrin më të madh të aksidenteve për 10 mijë mjete dhe për numër të popullsisë në Evropë. Ky raport shkon deri te 12 të vdekur për 10 mijë mjete, ndërkohë që vende të zhvilluara, si: Suedia, Anglia, Franca, Italia apo edhe Maqedonia e Greqia, kanë koeficientin 1.7 deri në 5.

Çdo vit, në rrugët e vendit tonë ndodhin rreth 1200-1500 aksidente rrugore, me pasojë vdekjen ose plagosjen e qytetarëve, ku përfshihen rreth 2000 përdorues të rrugës, e ku mbi 300 humbin jetën dhe mbi 600 të tjerë plagosen rëndë. Përveç tyre, çdo vit regjistrohen edhe 7000 deri në 8000 përplasje të automjeteve, që pësojnë dëme materiale, shpenzimet e të cilave i përballojnë shoqëritë e sigurimit dhe qytetarët, që shpesh shoqërohen me konflikte të mëdha shoqërore e deri në vrasje. Mesatarisht, 1600 procese gjyqësore zhvillohen çdo vit për aksidentet rrugore, që përfundojnë me rreth 150 të burgosur në vit. Me afro 200-220 fatkëqij shtohet çdo vit numri i handikapatëve, të verbërve, invalidëve e të truamatizuarve vetëm nga aksidentet rrugore.




Në analizën e specialistëve, si shkaqe kryesore renditen:

1. Lëvizja e drejtuesve të mjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara;

2. Ndërprerja e rrugës nga këmbësorët në kundërshtim me rregullat e Kodit Rrugor;

3. Veprimet e gabuara të drejtuesve të mjeteve në kryqëzime e degëzime rrugësh;

4. Drejtimi i mjetit nën efektin e pijeve alkoolike apo narkotike;

5. Mangësitë në sinjalistikën rrugore dhe në disiplinimin e trafikut në rrugë të veçanta, si dhe në periudha të qarkullimit intensiv të vitit;

6. Moszbatimi i masave ndëshkuese ligjore nga policia rrugore për shkelësit e ligjit;

7. Qarkullimi në rrugë i mjeteve me të meta teknike dhe të drejtuara nga shoferë të pakualifikuar etj.

Natyrisht, të gjitha qëndrojnë, e po të vazhdosh t‘i rendisësh, ka edhe të tjera arsye. Nenet e Kodit Rrugor janë të rrepta dhe klasifikohen në ato lloj ligjesh që, po të shkelen, kanë risk shumë të madh jo vetëm për jetën e atyre që i shkelin, por edhe të qytetarëve të tjerë të pafajshëm.

Po t‘i analizojmë më thellë problemet e sigurisë rrugore në këto 17 vjet, arrijmë në një konkluzion të rëndësishëm; se shkaqet e mësipërme janë pasojë e politikave të paqarta, të ndjekura këto vite në fushën e sigurisë rrugore. Politikat e ndjekura në këtë fushë nga qeveritë që kanë drejtuar vendin, nuk kanë qenë efektive e largpamëse. Atyre u ka munguar strategjia kombëtare e sigurisë rrugore, shoqëruar me programe afatmesme dhe afatgjata për të gjithë aktorët shtetërorë, privatë e shoqërorë, faktorë që ndikojnë në përmirësimin e sigurisë në fushën e transportit rrugor. Vendit i nevojitet një strategji e qartë për sigurinë e jetës së njerëzve në rrugë, strategji që nga viti në vit të çojë në zvogëlimin e numrit të qytetarëve që humbin jetën në aksidentet rrugore, në mënyrë që të mos përsëriten më gabimet e bëra në këto 17 vite.

Nuk mjafton të ndërtosh rrugë, por rëndësi ka nëse ato i ndërton me projekte të miratuara e të audituara mirë nga specialistët e sigurisë rrugore, në mënyrë që njerëzit në ato rrugë të lëvizin të sigurt. Asnjëherë nuk duhet të përurohen rrugë (siç ndodh shpesh në prag fushatash zgjedhore), pa përfunduar me të gjithë elementët e tyre, e sidomos pa instaluar sinjalistikën rrugore, e audituar mirë edhe ajo nga specialistët e sigurisë rrugore.

Dëmtimet që qeveritë i kanë bërë administratës shtetërore në shërbimin e transportit rrugor, në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, në licencimin e autoshkollave dhe monitorimin e drejtuesve të rinj të mjeteve, duke larguar nga puna pa asnjë shkak me mijëra specialistë të kualifikuar e të arsimuar, duke i zëvendësuar ata me militantë pa kualifikimin e duhur, janë konvertuar në më shumë humbje jete, dëmtime e vuajtje nga aksidentet rrugore. Vetëm nga policia rrugore u larguan brenda vitit 2006-2007, 55% e specialistëve të kualifikuar nga PAMECA, dhe u zëvendësuan me militantë pa asnjë kualifikim. Po kështu, në shërbimin e transportit rrugor brenda viteve 2006-2007 u larguan rreth 65% e specialistëve, u larguan komisionerët e marrjes në prova, punonjësit e regjistrimit të mjeteve e deri tek ata të arkivit të mjeteve dhe drejtuesve të tyre.




Në rrugët shqiptare qarkullojnë mjete të targuara që nga viti 1996, e një në tre prej tyre janë me targa të huaja. Ato nuk paguajnë as taksa dhe as siguracion, e shumë prej tyre janë me targa false. Nga 350 mijë mjete të regjistruara në dokumentet e shtetit, vetëm 200 mijë paguajnë taksa e siguracione, po kaq kalojnë në kontrollin teknik vjetor. Janë ky kontingjent mjetesh që bëjnë numrin më të madh të aksidenteve. Dhe ato që kalojnë nuk kontrollohen për identitetin e vërtetë të tyre. Këto raste i gjurmojnë edhe një grup ekspertësh, të quajtur autoteknikë, të cilët për pak para falsifikojnë vendngjarjet dhe ekspertizat e policisë rrugore, duke bërë fajtorë viktimat dhe heronj përgjegjësit. Politikat e targimit dhe të kontrollit teknik të mjeteve, të kontrollit dhe verifikimit të mjeteve të vjedhura dhe falsifikuara, lënë shteg për shumë abuzime dhe anarki në qarkullimin rrugor.

U bënë 5 vjet që qytetarët pajisen me patentën elektronike, të pafalsifikueshme dhe shumë lehtë të identifikueshme. Por që atëherë këtë patentë nuk e njeh asnjë vend i huaj. Edhe italianët që premtuan, ende nuk e kanë njohur, por do të pranojnë vetëm konvertimin e saj. Kuptohet, ata e monitorojnë përgatitjen dhe testimin që u bëhet drejtuesve të rinj të mjeteve. Ky sektor vlon nga korrupsioni dhe paaftësia. Prandaj, mendoj se duhet parë me kujdes i gjithë sistemi i sigurisë që kemi ndërtuar.
Përse nuk funksionon? Ku çalon? Cilat janë politikat e gabuara që janë ndjekur dhe ndiqen në këtë shërbim? Pa një rishikim të plotë të politikave të sigurisë, pa ndryshim në mënyrën e të menduarit dhe të konceptuarit të këtyre dukurive të reja, nuk i parandalojmë dot aksidentet rrugore.
Shqip

Më poshtë keni video reale ku shikoni se çfarë ndodh nga papërgjegjshmëria...
Të ndaluara për njerëzit me ndjeshmëri të lartë !



Eshtë më mirë të jetosh: http://www.youtube.com/watch?v=zWJgmEengmU

Zbulohet maja e aisbergut për studimet e arvanitasve.

Tekstet e gjuhës shqipe të shkruar me shkronja greke nga shqiptarët e Greqisë që thirren arvanitasit janë të rralla. Studiuesit e ndryshëm kur zbulojnë këto tekste i trajtojnë si shkrime të rralla dhe të çmuara.


Arvanitas


Kjo ndodh sepse studiuesit, historianët dhe gjuhëtarët që merren me studimet e shkrimit shqip në Greqi i mbeten mendimit që arvanitasit shumë pak kanë shkruar në gjuhën shqipe në shek.XIX. Por e vërteta është krejt ndryshe. Janë me dhjetëra libra, gazeta e revista të botuara në fillim të shek.XIX në Greqi në gjuhën shqipe me shkronja greke. Ato fillojnë që nga viti 1809, me fjalorin e Marko Boçarit që ishte nga Suli i Çamërisë. Më tej, tekstet në gjuhën shqipe me shkronja greke të gjetura deri më sot do ti ndeshim te libri Dhiata e Re, Korfuz, 1824, fq.188., Dhiata e Re, Korfuz, 1827 fq.839., Dhiata e Re, Athinë, 1858, fq. 375. Të tjera shkrime në gjuhën shqipe janë botuar edhe në gazetat greke si në gazetën “E ardhmja e Atdheut”, Athinë më 29 dhjetor 1860. Bëhet fjalë për një fjalim të mbajtur në fushatën parazgjedhore në Greqi në gjuhën shqipe. Thuhet se në ato vite shpeshherë në gazetat greke botoheshin tekste në gjuhën shqipe, poezi të ndryshme etj. Por për fatin e keq shumë nga këto tekste nuk kanë dalë në dritë në vitet e më vonshme për tu studiuar.
Nga mesi i shekullit 19-të, gjuha shqipe në Greqi do të fillonte të kishte një shtrirje të gjerë në të shkruar nga shqiptarët e atjeshëm. Do të dilnin në dritë libra për tu studiuar gjuha shqipe nga studiuesit arvanitas (shqiptarë të Greqisë) Panajot Kupitori(1821-1881), Anastas Kullurioti(1822-1887) dhe të studiuesve të huaj.

Shkrimtari dhe gazetari Anastat Kullurioti botoji gazetën “Zëri i Arbirisi” (Anastas Kullurioti fjalët “I Foni tis Albanias” e përkthente dhe e shkruante në gjuhën shqipe “Zëri i Arbirisi”), dy libra në gjuhën greke dhe një në gjuhën shqipe. Këto na kanë rënë në dorë tani për tani, por ka mundësi të ketë botuar edhe libra të tjerë që nuk dihet fati i tyre.
Ndërsa arvanitasi Panajot Kupitori botoji më shumë libra për të cilat do të shkruajmë sot. Kupitori ishte nga ishulli Hidra. Një ishull që banohej dhe banohet ende sot nga arvanitasit. Nga ky ishull kanë dalë shumë figura të ndritura që drejtuan Greqinë si Kryetarë shteti, Kryeministra, akademikë etj., të cilët ishin me origjinë shqiptare. Panajot Kupitori pas studimeve për letërsi në Universitetin e Athinës, punoji në fillim drejtor shkolle në Lamia dhe Halkis. Më 1876, u emërua mësues dhe më vonë drejtor në gjimnazin Varvakion në Athinë. I cili ishte gjimnazi i kategorisë së parë për nga cilësia. Ai pati një veprimtari të madhe në fushën e gjuhësisë dhe letërsisë greke dhe atë shqipe. Ai është autor i një numri veprash greqisht.


Bubulina


Ai hartoi gjithashtu dhe një fjalor të gjuhës shqipe, vepër që për më shumë se një shekull mbeti si dorëshkrim në bodrumet e Akademisë së Shkencave të Athinës dhe, për shkaqe të panjohura, ende nuk është botuar. Më 2007 studiuesi grek me origjinë shqiptare nga Preveza e Çamëria Niko Stylos ka gjetur një kopje të këtij fjalori dhe po punon për botimin e tij në gjuhën standarde shqipe.
Panajot Kupitori botoj edhe një fjalor greqisht-shqip të cilin në vitin 1882 e bleu Konsulli francez në Janinë Augusto Dozan. Në vitin 1926 fjalori greqisht-shqip të Kupitorit e ribleu Ndërmarrja Historike dhe Etnologjike të Greqisë. Më tej fati i këtij fjalori nuk dihet.

Flitet se ai hapi një shkollë mbrëmjeje ku mësohej gjuha shqipe me alfabet grek. Përgatiti edhe një abetare, por kontributi i tij për çështjen e gjuhës shqipe ende nuk është ndriçuar sa duhet për sepse nuk kanë dalë në dritë shumë vepra që botoi. Për shumë arsye politike veprat e këtij shqiptari të Greqisë i cili dha një ndihmë të madhe në zhvillimin e kulturës greke dhe shqiptare mbahen të fshehura nëpër arkivat apo në bibliotekat e Greqisë. Edhe pse Panajot Kupitori ka dhënë një ndihmesë të madhe në zhvillimin e letërsisë dhe gjuhës shqipe për figurën dhe veprat e tij shumë pak flitet edhe studiohet nëpër shkollat dhe librat e letërsisë shqipe. Në përgjithësi hartuesit e letërsisë shqipe shumë pak janë marrë me letërsinë e arvanitasve, ata më shumë u referohen arbëreshëve të Italisë në periudhën e Rilindjes Kombëtare të shek XIX. Por këto mendime për të anashkaluar letërsinë e arvanitasve të shek.XIX janë të gabuara sepse sipas zbulimeve viteve të fundit, del se ata kanë shkruar shumë, ndoshta më shumë.

Arben LLALLA, G.Shqiptare

Thursday, September 24, 2009

E VËRTETA MBI MAQEDONINË ANTIKE

Kohët e fundit ka pasur një rritje të vëmendjes e të veprimtarive mbi maqedonasit antikë, e shoqëruar me angazhime, prononcime e deklarata të shumta, kryesisht të akademikëve, studiuesve, antropologëve, linguistëve e politikanëve dhe ca “dr shkencash”, si V. Tuperkovski e Fërckovski e të tjerë.


Ky angazhim mund të ketë shumë arsye e mund të lidhet me veprimin dhe ndikimin e shumë faktorëve, e në radhë të parë të kontestit rreth emrit në mes republikës së Greqisë dhe republikës së Maqedonisë, me dëshirën që sa më parë të jetë e mundur një zgjidhje përfundimtare .

Të gjithë faktorët marrë si tërësi kanë ndikuar në krijimin e një klime të nxehtë këtu në Maqedoni, çka u ka dhënë mundësi çarqeve ekstreme apo dhe grupeve kriminale për të ndërmarrë herë pas here veprime, siç qenë rastet në 2001 në Manastir, Prilep, Strugë, etj , dhe ditëve të fundit në një fshat të Manastirit (duke u bazuar në raportin e gazetarit, zot. Qenan Hasani), veprime të cilat shkojnë në dëm të stabilitetit , të harmonisë e të ardhmërisë në Maqedoni , duke rrezikuar këtu proçesin e nisur për ndërtimin e një Maqedonie multietnike , ashtu siç duhej të ishte në realitetet demokratike, bile siç parasheh edhe Marrëveshja Kornizë e Ohrit

Në pështjellimin(anarkinë) e në padurimin që po përjetojnë të gjitha palët politikanët, studiuesit dhe ndonjë ekspert , si : profesorët Turpukovski e Fërckovski me shokë, e kanë quajtur të arsyeshme që të nxjerrin nga arsenali i tyre i vjetër e ta hedhin përsëri në qarkullim tezën mbi të drejtën historike që gjoja sllavomaqedonasit paskan mbi Maqedoninë.

Kësaj here ishin disa akademikë e historianë në Institutin e Historisë Nacionale Maqedonase në Shkup, deklaratat dhe disa botime të kohëve të fundit , duke iu rikthyer përsëri kësaj teze të vjetër, duke deklaruar se maqedonasit paskan të drejtën e vet historike mbi Maqedoninë.
E zbërthyer me pak rrjeshta kjo do të thotë se:
"Maqedonia antike historikisht paska qenë tokë sllavomaqedonase “, ndërkohë që shqiptarët na qenkan të ardhur e të vendosur aty gjatë shekujve të fundit , si rrjedhojë e shpërthimit demografik si dhe përkrahjes së dhënë nga Perandoria Osmane ".

Unë, Nebi Dervishi pedagog në Universitetin Shtetëror të Tetovës , që nga viti 1996 e kam ligjëruar "Historinë e Maqedonisë Antike" prandaj, duke u bazuar në dokumente, burime të autorëve antikë dhe të arriturat më të reja të historiografisë botërore, e në këtë kuadër edhe të asaj shqiptare, do të shprehem në formën lakonike , këto të gjitaha janë:
gënjeshtra me bisht! Sepse, faktet historike që përbëjnë të drejtën dhe të vërtetën historike janë kokëforta.
Ato, nuk mund të ndryshohen as të interpretohen sipas interesave dhe dëshirave të historianëve, akademikëve, studiuesve dhe politikanëve sllavomaqedonas.
Referimi dhe pretendimi për një të drejtë që nuk e kanë pasur kurrë dhe nuk u takon, tregon më së paku miopi ose shkurtëpamësi politike dhe varfëri intelektuale, mungesë guximi për t’u përballur me historinë, por edhe me problemet e sotme që e preukupojnë Maqedoninë.


Besoj, se as vetë akademikët Bllazhe Ristevski e Dr. Turpukoski dhe studiues e historianë të tjerë maqedonas nuk mund ta mohojnë faktin se sllavomaqedonët, ashtu si edhe sllavët e tjerë të jugut (serbë, kroatë, sllovenë, malazezë e bullgarë ), kanë ardhur në Ballkan në shekullin VI-VII, ndërkohë që shkencat arkeologjike , gjuhësore e historike si dhe historiografia botërore e ka provuar më se njëherë se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve, e këta të fundit të pellazgëve, "popull të mbirë nga toka ", sipas babait të historisë Herodotit (shek V. p.e.s ), kanë qenë të pranishëm në këto treva që në periudhën e lashtë historike, ashtu si në mesjetën e hershme e të vonshme, me një vazhdimësi të pandërprerë të jetës e të qytetrimit të tyre .

Është e vërtetë se në shekujt e mesjetës një pjesë e trevave etnike shqiptare u pushtuan nga Serbia, por ky pushtim qe i përkohshëm dhe zgjati për një pjesë të territorit rreth dy shekuj e gjysmë, që nga viti 1195 deri më 1455.

Edhe pushtimi turk ndonëse solli një tëkurrje të trevave të tjera lindore dhe Kosovës, nuk mundi të ndryshojë strukturën etnike shqiptare e të popullsisë së saj.

Edhe për këtë periudhë kohore disa studiues maqedonas si Jovan Trifunoski në radhë të parë në “studimin” “ Albanskoto stanovnishtvo u Makedoniji “, Beograd 1988 , bënë përpjekëje me argumenta bajate se gjoja shqiptarët në Maqedoni , janë të ardhur, sepse e vërteta sado e hidhur çoftë për atë edhe për të tjerët, por JO nuk mund të mbulohet “dielli me shoshë”.
Kësaj radhe nuk do të merrem me Jovan Trifunoskin , i cili bënë punën e argatit me porosi të “Francuska 7” dhe të Akademisë së shkencave të Serbisë që u ka kaluar koha .

MAQEDONIA NË PIKËPAMJE GJEOGRAFIKE, ETNIKE DHE GJUHËSORE.

Sot, kur themi Maqedoni, kuptojmë pjesën qëndrore të Siujdhesës Ballkanike që formon një trekëndësh , kryet e të cilit ndodhet në Grykën e Kaçanikut , dhe baza formohet në bregun e detit Egje, nga ana perëndimore ka malet e Pindit, nga lindja e ka lumin Mesta (Karasu), të cilit që moti i thoshin Nestos, nga jug-perëndimi ka malet e Olimpit.

Por, para se të formohet mbretëria e Filipit II dhe e Lekës së Madh, Maqedoni i thoshin vetëm asaj cope që ndodhet midis Vardarit (Axios), lumit të Janinës dhe kodrinave të Vodenës, Negoshit e të Karaferjes (Mehdi Frashëri, Historia e Lashtë e Shqiperisë , Tiranë 2000, f .166 ).

Tri vëllazëritë më të mëdha të Arbërisë, janë :
Iliria, Epiri dhe Maqedonia, këto tri fjalë janë shqip:
“I lirë“ është mbiemër që s’ka nevojë ta shqipërojmë veçanërisht, se kuptimi i saj është Qiltrazi.

“Epir” është fjala “E epër”. Sikur themi edhe sot: Dibër e Epër, Reka e Epërme , Pollogu i Epër etj .
Me dialektin toskërisht “e sipërme”, po forma e vjetër duhet të ketë qenë ajo që është në gegërishte, “E epër”.

Emri Maqedoni siç thonë historiografët grekë, vjen nga fjala “emathja”, që ka qenë emër i krahinës, ku është formuar shteti i Maqedonisë antike. Fjala shqip “E madhe “ ose nga “Ematje” si dhe Matja ose Mati në Shqipërinë e Mesme, mbiemrat e gjuhës shqipe kanë një karakteristikë që asnjë gjuhë evropiane nuk i ka:
çdo mbiemër ka një shenjë përpara, kur emri është i gjinisë femërore përdoret “e” , kur emri është i gjinisë mashkullore përdoret “i”.
Arbëria e vjetër:
pasi që emri Shqipëri është emër i ri , ndaj lashtësisë së kombit tonë, për Shqipërinë e vjetër përdorim fjalën Arbëri, sepse kjo fjalë i përfshinë të gjitha viset ku kanë jetuar (banuar) gjithë vëllezërit arbërorë.
Arbëria ndahet në tri pjesë të mëdha:
1.Iliria, 2.Epiri, 3.Maqedonia.
A. ILIRIA, shtrihej që nga lumi Shkumbin e arrinte gjer në Fjume (Rijeka e sotme), dhe kjo ndahej në disa pjesë:
Iliria e poshtme, Dalmacia, Peonia dhe Dardania.

Iliria e poshtme shtrihej nga Shkumbini e gjer në Kotorrin e sotëm, prej andejmi e gjer në Fjume, si edhe sot quhet Dalmaci .
Që nga Qupërlia e sotme e deri në malet që u thoshin “Skardos”, quhej Peoni, e që nga Drini e deri në Serbi, quhej Dardani .

B. EPIRI, që quhej edhe Pellazgji që në lashtësi ndahej në :
1.Molosia- që sot formojnë malet e çarkut të Pogonit e të Kurendës,
2.Thesprotia- që është Çamëria e sotme me lumin Thiami, lumin e Kallamasë,
3. Kaonia- që përfshinë Labërinë deri në Vjosë .
Bregu i Vjosës së epërme, quhej Atiantanija .

C. MAQEDONIA, nga jugu shtrihej prej maleve të Olimpit dhe nga gjiu i Thermaik, d.m.th. nga limani i Selanikut dhe nga Halqidhiqia.
Nga ana perëndimore fillonte me malet e Pindit, nga lindja malet e Rodopit dhe nga veriu malet Skarde .

Maqedonia, atëherë ndahej në disa pjesë të cilat janë këto:
1. Pieria, që shtrihej nga kufiri i Thesalisë, nga degët e Olimpit që ishin afër detit, dhe vinte gjer në Haliakmonin e poshtëm (Bistrica e Sotme ) dhe përfshinte viset jugperëndimore të golfit Thermaik .
Qytetet më me rëndësi të kësaj zone ishin, duke filluar nga veriu për në jug: Methone, Pydna, Dioni, Pempleia, Labetneon dhe Heraklion.

2. Elime, shtrihej në perëndim të Pierias dhe përfshinte bërrylin e madh të Haliakmonit të mesëm ( Bistricës ), në jug kishte malet që u thoshin Kambunia, në perëndim malet e Gramozit të cilëve u thoshin edhe Boion dhe ato male që u thoshin Tymphe.
Qytetet më me rëndësi ishin:
Aeane, Eratira dhe Elimee.
3. Emathia, quhej edhe Maqedoni.
Kjo zonë shtrihej nga ana e jugut kishte Haliakmonin e poshtëm , nga lindja e verilindja kishte lumin Ludia dhe nga perëndimi malet Bermion.
Qytetet më të rëndësishme ishin:
Edhise, Kition , Beroea.
4. Eordee, kjo zonë shtrihej në perëndim të zonës së tretë , d.m.th. e Matjes, përfshinë edhe liqenin që i thoshin Begoritti .
Në breg të këtij liqeni gjendej qyteti Arnissa .

5. Oresti, që formonte pjesën perëndimore , përfshinte Haliakmonin e Epërm dhe ndodhej midis maleve të Gramozit dhe vargut të Pelisterit. Qytetet më me rëndësi të kësaj zone janë:
Celetron dhe Argos.

6. Bottiee, gjendej në mes lumit Aksios (Vardar ) dhe Kudies.

Kjo zonë shtrihej deri në Liqenin e Janiës.
Qytet më me rëndësi ishin:
Pella, Amidon , Kyrros , Europos , Atalantee , Gortinie, Idomen, katër qytetet e fundit ndodheshin në bregun e lumit Akcios(Vardar ).

7. Lynkesti:
shtrihej në lindje të maleve të Pelisterit në fushën e Manastirit e të Follorinës .
Qytet më i rëndësishëm ishte Heraklee .
8. Almopie:
kjo zonë shtrihej midis maleve Pajkon dhe Lincestit.
Dy qytetet me rëndësi ishin Apsalo dhe Orma.

9. Pellagonia:
shtrihej në veri të Lyncestit.
Qytete me rëndësi ishin Stimvara , Atalkomen , Bryani dhe Stobi .

10. Mikdonia:
formonte bregun lindor të Vardarit, përreth këtij lumi përfishinte dhe golfin (gjiun) Thermaik që në antikitet i thoshin Gjiut të Selanikut , dhe zgjatej deri në Halqidiqje, ku përfshinte edhe dy liqenet, Bolbe dhe Korones .
Qytetet më me rëndësi ishin:
Thesaloniqi, Therma, Apolonia, Arthusa.
11. Halqidiqia:
kjo zonë përbëhej prej siujdhesës me këtë emër e cila lidhej në tokë - vargmalet që quheshin me ermin Anthemus .
Qytetet më me rëndësi ishin:
Olynthi , Potida dhe Stagiri .
12. Bizalti:
kjo zonë ndodhej midis lumit Strimon dhe maleve që u thoshin Bertisko .
Qytetet më me rëndësi ishin:
Berge, Ossa, Cedili dhe Argili .
13. Sintiku:
shtrihej në veri të Bizaltit, e rethuar me malet Orbel e Mesapi e Cercim Disoro.
Qytetet më me rëndësi ishin:
Herakle dhe Garesko.
14.Odomantiku:
shtrihej midis Nestros dhe Strimonit.
Qytetet më me rëndësi ishin Skotussa dhe Sirio.

15. Edonidi:
shtrihej midis buzës së detit Odmantikut dhe lumit Nestos . Malet e Pangjes që nxirrej ari përfshiheshin në këtë zonë. Kjo zonë kishte shumë koloni greke.
Qytetet më me rëndësi ishin :
Amfipoli, Eion, Pergama, Filipes.
Para se të arrijmë në thelbin e çështjes, për të mos e ngatërruar çështjen (tezën) pikë së pari duhet të dimë se në Maqedoni që nga kohët e vjetra ka pasur koloni greke, për të cilat nuk ka aspak dyshim nga askush.
Këto koloni janë më tepër afër detit dhe dallohen nga emrat e qyteteve menjëherë, sepse kanë ngjyrime greke .
Qytetet e Maqedonisë që ndodheshin në brendësinë e këtij vendi, kanë emra që i afrohen më tepër shqipes se sa greqishtes .
Së pari fillojmë nga emrat e kryeqyteteve të Maqedonisë, e para ka qenë: Evise , emër i cili është thjesht shqip dhe që i përgjigjet traditës historike sipas së cilës stërgjyshi i Filipit II dhe Aleksandri duke qenë pranë një princi ilirian, u ndanë me lejen e këtij dhe sipas dhuratës që i bëri princi duke i thënë se do t’u jepet një dhi dhe gjer ku të qendronte kjo, atë tokë do t’ua falte atyre d.m.th se fusha e dhisë u bë vendi i kryeqytetit maqedonas .
Kryeqyteti i dytë i Maqedonisë ka qenë Pela .
Dhe, kjo një fjalë shqipe për të cilën s’ka nevojë ta zbërthejmë.
Disa thonë se ajo shkruhet me dy “LL” prandaj nuk rrjedh nga “Pela”, por sido që të jetë gjuha shqipe ka dhe “L”-në e trashë, pra “LL”- në.

Veç kësaj, rrënja e fjalës “pelë” i afrohet më tepër rrënjës shqipe, kemi fjalën “pjell”, “pjellore” dhe fjalët “pellet “, “pellon” që përdoret vetëm në Myzeqe .
Tani do t’i marrim emrat e krahinave me rradhë:
ELIME:
çuditërisht fjalë shqipe, se në librat klasike greke shkruhet me “y” e cila mund të këndohet edhe “Elyne, fjalë që ka formën shqipe dhe me shenjën e mbiemrit femëror “e” lyme ose lime, njëra nga të lyerat , tjetra nga të limuarit .

Edhe emri i qytetit Eane , rrjedhë nga fjala Anë .
Vargu i kodrinave dhe i maleve që shtrihen mbi Vodenë, Negoshë, Karaferie, quheshin që moti brigje .
Emri i vjetër i Karaferjes është shkruar Beroja, e cila në gjuhën shqipe ka kuptimin e një dhie ose dele që nuk ka pjellë.
Emri i liqenit që ndodhet në veri të maleve të Halqidiqjes , është Bolbe.
Në gjuhën shqipe e sidomos në djalektin (të folmen) e Elbasanit ka kuptimin e njollës, leqes ose gjësë së turbullt .
Sipas mendimit të Louis Beloev-it, fjalët ( emrat) Pellagonia dhe Argo janë shqipe .
Pellagonia vjen nga plakomia dhe Argo nga argoma.
Të këtillë emra janë shumë, që kanë një karakter më shumë shqip se sa greqisht .
Shpesh herë në historiografinë botërore shtrohet pyetja:
Kush ishin Maqedonët e lashtë?

Kësaj çështjeje të ndieshme më së miri i përgjigjet studiuesi dhe historiani i madh kroat Dr . Petar Lisi?ar, në veprën “ Grçi i Rimjani” (Greqia e Roma ), ku midis tjerash thotë:
“ Maqedonët e lashtë janë popull indoevropianë që janë formuar nga grupe etnike ilire dhe pjesërisht nga fise trake dhe më pak helene, rreth shekullit të VIII p.e.s , të cilët formuan shtetin e tyre në territorin:
në veri të Tesalisë rreth lumit Haliakomona, (Bistrica e sotme), në prapashpinën e gjirit të Termeit (Selanikut)”, ndërsa në " Historinë e Popujve Jugosllavë " ( Historia Naroda Jugosllavie ), V. I, Zagrep 1953 f. 21 lexojmë se :
“maqedonët e lashtë janë padyshim me prejardhje ilire ndërsa më vonë helenizohen.”

Pra, maqedonët antikë (greqisht Makedones) janë popull i ri indoevropian të cilët u formuan nga grupet etnike ilire dhe të tjera dhe rreth shek. VIII p.e.s, themelojnë shtetin e tyre në territorin:
në veri të Thesalisë , rreth lumit Haliakomona dhe në prapashpinë të gjirit të Termeit.

Në veri kufizoheshin me fiset tjera ilire të Linkestëve, Pellagonëve dhe Peonëve, në lindje arrinin deri tek lumi Struma, ndërsa në perëndim deri te malet e Pindit.
Maqedonët e lashtë nuk përmenden në këngët (Epet) e Homerit në “Iliadën” as në “Odisea”.
Dëshminë më të vjetër letrare të emrit “ maqedon “, e gjejmë në shënimet mitike të Hesiodit se :
“Maqedoni është i biri i Eolit”.
Kjo është gojëdhënë mitike mbi lidhjet e maqedonëve me eolët grekë, ndoshta me emrin e Tesalëve fqinjë .
Sipas Herodotit , Doret rrëzë Malit Pind, dikur quheshin Maqedon .
Nuk është pa vlerë (rëndësi) thënia e Herodotit mbi vëllezërit Temenidë , të cilët vijnë nga Arga e vendosen në Iliri e me pas në Maqedoni, dhe aty falë rrethanave momentale themelojnë shtetin e tyre maqedonas.
Sipas një legjende thuhet se aty nga fundi i shekullit VII p.e.s në atë kënd të Ilirisë së lashtë , ku sot gjendet kufiri mes Bullgarisë, Greqisë dhe Shqipërisë, jetonin tre vëllezërit Temenid:
Gauani, Eropi dhe Perdika. Ata, pretendonin se kishin prejardhjen nga heroi i Argivit, Temeni i biri i Aristomakut, i Kleodemit, i Hylosit i Herakliut të fuqishëm ose i Herkulit siç e thërrisnin romakët, pra biri i perëndisë më të lartë, i Zeusit.

Thuhet, se tre vëllezërit kishin ardhur nga Argosi që ndodhej në bregun lindor të Peloponezit.
Përderisa edhe në këtë pjesë të Ilirisë gjendej një vend i quajtur Argos emër që në gjuhën maqedonase d.m.th, “fushë” ka mundësi që lidhja me Argosin e Peloponezit t’i përkas një faze më të hershme të historiesë së familjes.
Vëllezërit Timenidë, shtegtojnë drejt lindjes në kërkim të fatit.
Më në fund arritën në një vend sipër në veri të gjirit të Tesalonikit, hynë në shërbim të sundimtarit të një qyteti të vogël të quajtur Lebea, të cilit nuk mund t’i përcaktohet vendndodhja .
Sipas gojëdhënës, Gauni ruante kuajt e sundimtarit, Eropi ruante lopët dhe Perdika më i riu dhe me i zoti i të treve mbikqyrte dhitë, derrat dhe kafshët tjera të imta .
Pas disa kohësh ranë në sy se kulaqi i Perdikës së hijshëm, racioni i ushqimit qe edhe më i madh se sa i shërbyesve të tjerë.
Sundimtari i fisit dyshoi për ndonjë ( lidhje ) hatërllëk dhe e pyeti të shoqen e cila piqte dhe ndante bukën, se si t’a shpjegonte këtë?!
Ajo, iu përgjigj me gjakftohtësi se edhe asaj i kishte rënë në sy kjo dhe i dukej një mrekulli!...
Kulaqi zmadhohej, sa po e prekte dora magjiplote e djaloshit.
Sundimtari i Lebeas u përgjigj ftohë se atij nuk i pëlqenin magjitë dhe urdhëroi djaloshin e hijshëm (Perdiken ) dhe vëllezërit e tij të shporreshin që andej sa më parë.
Tre vëllezërit, thanë pothuaj se njëzëri se ishin gati të niseshin po t’ua paguante hakun e premtuar.
Në vend të përgjigjes sundimtari i fisit duke treguar një njollë dielli që binte në tokë prej oxhakut të rrumbullakët të çatisë u tha me ironi:
" ky është i tëri shpërblimi që meritoni"!
Merreni po ua jap!
Legjenda në vazhdim thotë se:
dy vëllezërit më të mëdhenj shtangën nga kjo përgjjigje e poshtër (e pa pritur), ndërsa Perdika që ishte shkaktari, e vizatoi një çark ( rreth ) në tokë dhe e rrethoi njollën e diellit.
Pastaj, i tha sundimtarit se qe i kënaqur me pagën dhe se tani e tutje, ai dhe vëllezërit do t’a mbanin veten si zotrinj dhe pronarë të asaj toke brenda viseve që i përkisnin sundimtarit.
Që ta merrte në dorëzim, ai hyri brenda rrethit u këthye me fytyrë nga dielli dhe e zbuloje tri herë “parzmin”.
Sundimtari i Lebeas nuk e vuri re gjestin kuptimplot të Perdikës.
Sapo të tre vëllezërit u nisën për në rrugë, dikush i tregoi atij çfarë kishte ndodhur.
Sundimtari menjëherë dërgoi në ndjekje të tyre, njerëzit e tij me urdhër që t’i sulmonin dhe t’i vrisnin, por pasi ata e kishin kapërcyer lumin një stuhi që shpërtheu papritur e bëri të pamundur kalimin.
Kështu, ndjekësit u detyruan që të hiqnin dorë nga ndjekja e mëtejshme.
Vëllezërit u ndalën në një breg të përmendur i cili për shkak të trandafilave plotë erë kishte marrë emrin "Lulishtet e Midas", rrëzë Malit Bermion ku shtrihej një rrip toke e mrekullueshme.
Këtu vëllezërve u vajti mbarë, ata u bënë njerëzit më të rëndësishëm të bregut.
Perdika u zgjodh udhëheqës i asaj treve, e cila sa vinte e zgjerohej dhe menjëherë mori në zotërim pronat e sundimtarit të Lebeas.
Ka të ngjarë që Perdika u martua me të bijën e mbretit të vdekur.
Jo vetëm miti , por edhe gojëdhëna tregon se shtëpia mbretërore e Maqedonisë antike, pra dinastia e Argeadëve e ka zanafillën te Perdika .

Ka qenë i fuqishëm edhe mendimi tradicional mbi elementin grek në përbërjen etnike të maqedonasëve të lashtë.
Për këtë, disa studiues mendojnë se maqedonasit e lashtë kanë qenë grekë të cilët për shkak të izolimit të tyre në aspektin kulturor ngelën pas grekëve që shtriheshin në jug.
Disa të tjerë janë të mendimit se maqedonasit antikë janë një përzierje e fiseve ilire dhe helene.

Paraprakisht, populli i lashtë maqedonas nuk ka qenë grek ose helen e cila gjë provohet me argumentet e poshtëshënuara:

1. Në fjalimet e oratorit grek me famë Demostenit, shohim shpeshherë fjalën “barbar” e cila në greqisht është sinonim me fjalën “i huaj”.
Kjo fjalë kundër maqedonasve është përdorur dy herë nga ana e historianit grek Tucididit , si një fjalë që ka dalur nga goja e Bresidas në kohën e luftës së Peloponezit (431-404 p.e.s.)

2. Në kohën kur persianët sulmuan Greqinë duke kaluar prej Maqedonisë, mbreti i këtij vendi megjithëse mbeti asnjanës, neutral, i vëllai natën u dha lajmin grekëve për lëvizjen ushtarake të persianëve të Darit të I-ë.
Si shpërblim kundrejt këtij shërbimi grekët i dhanë titullin:
Philohelen, d.m.th filogrek, titull që u jepej të huajve kur i shërbenin Greqisë.

3. Grekët, sado që të kishin qeveri të ndryshme, pra polise (Qytet-shtete) por kishin edhe mbledhje fetare e nacionale të ndryshme, ku merrnin pjesë të gjithë grekët, por, të huajt ishin të ndaluar të merrnin pjesë.
Në këtë mënyrë maqedonasit si të huaj nuk figuronin në mbledhjet panhelenike (gjithë greke) që quhej “ Amphyction”. Filipi II, i ati i Lekës së Madh me fuqinë e armëve u bë anëtar i kësaj mbledhjeje.

4. E tërë popullata që formote kombin Helen (grek) kanë pasur tradita, mitologji, histori, etj, .
Maqedonasit antikë të tilla gjëra nuk kanë pasur.

5. Në kohën e Aleksandrit kur dënohej ndonjë gjeneral, sipas zakonit lipsej të gjykohej para ushtrisë dhe të mbronte veten, kur gjenerali Filota u gjykua përpara ushtrisë deshi të fliste në dialektin e athinës d.m.th me dialektin atik, por Leka i Madh i tha të fliste maqedonisht .

Nga kjo merret vesh se populli i Maqedonisë i përfaqësuar në këtë rast prej ushtrisë ka pasur në gjuhë të veçantë dhe kësisoji gjuhën kulturale të Athinës nuk e merrnin vesh .

Atëherë, del çështja se ç ’janë maqedonasit kur nuk kanë qenë grekë? Gjeografi dhe historiani i madh grek, Straboni nga Ponti (63 p.e.s. - 20 e.s.) thotë se:
,,MAQEDONIA FORMON NJË PARALELOGRAM, I CILI ZGJATET DERI NË ADRIATIK, DUKE MARRË EDHE KORFUZIN BRENDA E DUKE VAZHDUAR UDHËN EGNATIA”.

Sipas thënieve të Strabonit:
,,NDENJËSIT E KËTYRE VENDEVE PËRDORIN NJË GJUHË, NJË RROBE DHE NJËSOJ KËSULE”.

Profesor Oto Muleri thotë:
,, MBRETËRIT E KËTYRE TRI PROVINCAVE:

EPIR, ILIRI DHE MAQEDONI:

VISHNIN NJË LLOJ RROBASH DHE ISHIN LIDHUR ME KRUSHQI E ME GJINI PËRHERË NË MES TYRE, KËSHTU NUNELA E ALEKSANDRIT TË MADH ISHTE ILIRIANE DHE E ËMA, OLIMPIA, PREJ EPIRI NGA DERA E PIRROS”.

Historiani romak, Kurt Rufi, që jetoi dhe punoi në shekullin I-rë të e.s., në veprën e tij ,,Historia e Aleksandrit të Madh”, në 10 libra, në mes tjerash gjejmë të dhëna shumë interesante për studimin e periudhës së Lekës së Madh, ku ndër të tjera mësojmë se:
,,GJUHËN E ALEKSANDRIT USHTARËT E TIJ HELENË NUK E MERRNIN VESH.
Ndërkaq, përsëri, Straboni, thotë:
... AKOMA EDHE SOT, MAQEDONINË DHE NJË PJESË TË THESALISË E MBAJNË BARBARËT SI MOLOSË DHE THESPROTË E TË TJERË".
Dion Kasi (155 - 235 e.s.), histirian i madh grek i epokë së Perandorisë Romake, me veprën,,Historia Romake”, në 80 libra, që dallohet për pasuri faktesh dhe pë pëshkrimin e gjërave.
Për historinë e Ilirisë vepra e Dion Kasit, ka një rëndësi të madhe sepse në të gjejmë një mal të dhënash mbi fushatën e Pirros në Itali, mbi luftërat iliro-romake qëndresën e ilirëve kundër pushuesve romakë.

Ndër të tjera po veçojmë:

... VETËM KY VEND QË QUHET MAQEDONI ISH I NDENJUR (banuar - N.D.) PREJ BARBARËVE: ILIRINJ DHE BARDHË”.

Kronisti bizantin Halkokondili thotë, KËTA TRIMA QË QUHEN ARBANË JANË NJË POPULL MAQEDONAS”.

Sa i përket gjuhës maqedone Otfried Muller në veprën e tij ,Ueber die Wohnsitz, die Abstammung und die altere Geschicht des Makedonischen Volkes” (1825), thotë:
"MAQEDONASIT NË VEND QË TË FLASIN SI GREKËT E TJERË, shkronjave: f, h, th u thonë b, g, d ashtu si popujt barbarë, fqinjët e maqedonasve, e sidomos ilirianët”.

Historia e lashtë e Maqedonisë antike është pak e njohur.

Megjithatë, veprat e pakta të shkruara burimore, si edhe materialet e gjetura arkeologjike na japin dëshmi e mundësi për të gjykuar për historinë e Maqedonisë së lashtë.
Historia e Maqedonisë antike kryesisht ndahet në dy periudha:
a. periudha legjendare (që mbështetet kryesisht në të dhënat gojore (deri në vitin 500 p.e.s.),
b. periudha historike fillimi i shek. V p.e.s. - ( deri në vitin 148 p.e.s.).
Rrënjët e popullit të lashtë maqedonas, zënë fill në fillim të mijëvjeqarit të parë p.e.s., por ende janë të mbuluara me misteriozitetin e parahistorisë. Për fat të mirë shumë shkrimtarë të antikitetit i kanë shënuar ose evidentuar gojëdhënat, mitet dhe legjendat, që megjithëse janë pak narrative (përshkruese), o pak a shumë me karakter mitik (legjendar), megjithatë ato na japin të dhëna tepër me rëndësi për errësirën parahistorike maqedonase.

Sipas gojëdhënës, Eponimi - udhëheqësi fisnor i maqedonasve të lashtë është Maqedoni.
Për origjinën e tij, burimet ofrojnë versione me bollëk e të llojllojshme si: Heroi mitik (legjendar), themeluesi i Maqedonisë ishte bir i Perëndisë së Zeusit të fuqishëm (mendimit, trurit), zotit suprem të të gjithë hyjnive dhe perëndeshës së kohës, Hronosit.
Legjenda thotë se:
nëna e tij ka qenë Tija, e cila ishte e bija e Denkalionit dhe Pirit.
Këta të dy (Denkalioni dhe Piri), i lindën Amfiktion, Helenin dhe Magnetin.

Edhe Maqedoni ka pasur dy djemë:
Pierin dhe Emat - in, heronjt eponim të dy krahinave në Maqedoninë antike, Pieria dhe Ematia.
Sipas një legjende të dytë:
Maqedoni, ka qenë biri i Perëndisë së Egjyptit, Ozirisit, ndërsa për vëlla ka pasur Anubisin.
Atributi karakteristik i Maqedonit ka qenë Ujku, ndërkaq i vëllai i tij Anubisi ka pasur Qenin.
Ozirisi, ia lëshoi pushtetin e Egjyptit Izidës, duke u nisur për pushtime të reja, i shoqëruar nga dy djemtë e tij, Maqedonin e Anubisin.
Në Thraki, Ozirisi arriti të vras mbretin Likurg, të cilin e zëvendësoi me të birin Makedonin, i cili u bë mbret i kësaj treve.
Vendi ku sundonte i biri i Ozirisit u quajt MAQEDONI.

Sipas një legjende tjetër Maqedoni ishte njëri prej 50 bijëve të mbretit Liakon, që sundonte në krahinën e Arkadis[ (Peleponezit).

Legjenda e katërt thotë se Maqedoni ishte njëri prej bijëve të Eol - it, eponim i heroit të Eolëve, ndërsa vëllezër të tij ishin:
Pieri, Magneti, etj.

Kuptohet, se në këto raste duhet të jemi tepër të kujesshëm në orvetjet për të interpretuar gojëdhënat e legjendat e lashta, edhe pse përvoja na ka mësuar se secila prej tyre, përmbanë një fije shkëndije të vërtetë.

Domethënia linguistike e emrit Maqedon është si vijon:
Emri Maqedoni rrjedh nga Makednos, që e hasim për herë të parë te Homeri, me kuptimin: ,,shtrat i mirë” ose ,,tridhje, i lartë ose i ngushtë”.
Këto fjalë e kanë të njejtën rrënjë me fjalën ,,makro” ose i lartë.
Shtesa Maked - onia është sufiks me prejardhje ilire ose thrako - frige, që e definon tërë emrin Maqedoni, që do të thotë:
"tokë e lartë".
Me një fjalë, emri Maqedoni do të thotë: vend i lartë, kodrinor - malor, e cila kishte të bëjë, parasëgjithash, në një rajon të Maqedonisë së Epërme në rajonin e Orstidës (Kosturit), prej nga nis dinastia e parë mbretërore maqedonase e Argeadëve, e cila kohë pas kohe i ka zgjeruar territoret me pushtime të tjera.
Në bazë të analizave paleo - linguistike, madje edhe të burimeve historike, legjendave të lartëshënuara, gojëdhënave dhe gërmimeve arkeologjike, studiuesit seriozë, që nuk janë të paktë, që merren me gjenezën e popullit të lashtë maqedonas kanë ardhur në disa teza.
Studiuesja, Barbara Jelavich (,,Historia e Ballkanit”, V I,Tiranë 1999, f. 20) do të shprehet:
"RRËNJËT ETNIKE TË MAQEDONASVE TË LASHTË QENË SIPAS TË GJITHA GJASAVE ILIRE, MEGJITHËSE NË ATË KOHË SHTRESA E LARTË KISHTE RËNË NËN NDIKIMIN E KULTURËS GREKE”.

Albanologu shqiptar, prof. Eqerem Çabej (,,Studimet gjuhësore”, III,Tiranë, 1976, f. 52) thekson:
,,Prandaj në Ballkanin e vjetër më shumë se me kufi gjuhësorë, kemi të bëjmë me kufi kulturash. Duke shiquar çështjen në dritën e këtij realiteti, do të përfundojmë se krahas me dy gjuhët klasike të Gadishullit u mbajtën gjallë, sidomos nëpër krahinat malore, elementi autokton edhe në shekujt e më pastajmë".

Këtë gjë e vënë re që në shek. XIX, historiani i madh Teodor Momzeni, në veprën kapitale ,,Historia e Romës” (f. 185), në mes tjerash shton se:
,,VISET BALLKANIKE QË NË KOHËN ROMAKE KRAHINAT E BRENDSHME TË MAQEDONISË KRAHAS GREQISHTES DHE LATINISHTES, DUHET TË JETË E RUAJTUR EDHE GJUHA E POPULLIT, ILIRISHTJA”.

Studjuesit, Todi Dhamo dhe Faik Lama, njohës dhe ekspertë të historisë së antikitetit Ballkanik, në veprën ,,Historia e Kohës së Vjetër” (V. II, Tiranë 1992, f.128), në mes tjerash do të shprehen:
"POPULLSIA E MAQEDONISË QË PËRBËHEJ NGA FISE ILIRE, THRAKASE DHE NGA DISA FISE TË AFËRM ME GREKËT, BANORËT E MAQEDONISË FLISNIN NJË GJUHË TË AFËRT ME GREQISHTEN, POR MEGJITHATË TË PAKUPTIMSHME ME GREKËT..."
Studiuesi arbëresh nga Zara, Aleksandër Stipçeviq, në veprën ,,Ilirët” në faqen 39 do të shprehet se:
" NË VISET E BRENDSHME JETOJNË NJË VARG FISESH, DISA PREJ TË CILËVE NA JANË FARE MIRË TË NJOHURA NGA BURIMET HISTORIKE DHE EPIGRAFIKE.
Duke shkuar nga jugu kah veriu i hasim së pari Maqedonët, për karakterin etnik të të cilëve është diskutuar shumë në shkencë.
Grekët, deri në shek. VI-V p.e.s. i rradhisnin në mesin e popujve barbarë".

Në vitin 1854, albanologu i famshëm gjerman Hahni, që me të drejtë shikohet si themeluesi i shkencave albanistike, i formulon këto teza:
Epirotët dhe Maqedonët edhe në kohën e Strabonit ishin jogrekë ose barbarë,
Epirotët, Maqedonët dhe Ilirët janë farefis në mes tyre,
Ka shumë shenja që shqiptarët e maqedonët përbëjnë thelbin e fisit tireno - pellazgjik, skajet e mëtutjeshme të të cilit në Itali e në Thraki hyjnë brenda në histori,
Ilirishtja, është gjuhë pellazgjike në një kuptim më të gjërë.

Me këto teza albanologu gjerman Hahn, te ilirët, si paraardhës të shqiptarëve, përfshinë edhe Epirotët e Maqedonët e lashtë, pra të gjithë këta popuj i bënë të ardhur nga pellazgët.

Teza e afërsisë së Epirotëve, Ilirëve dhe Maqedonasve është sot një mendim i pranuar pothuajse gjithkund, sepse edhe ato pak dëshmi që kanë ngelur nga gjuhët e këtyre popujve, flasin qartë për një afërsi të tillë.
(Prof. E. Çabej, Studime gjuhësore, III, f. 43 - 44).

Në fillim të shek. XX Mis Edit Durham, në ,,Brenga Ballkanike” (Tiranë, 1998, f. 7 - 8) do të shkruante:
"dihet se Gadishulli Ballkanik në krye është banuar nga fise ilire, trake e maqedonase, popuj barbarë, pra jogrekë.
Ishin një mori fisesh të egra nga prijësit e tyre që duhet të kenë qenë mjaft të afërt si racë.

Trajta e gjuhëve të tyre nuk njihet.

Herodoti thotë se:
" NË QOFTË SE TRAKASIT DO TË KISHIN QENË NËN SUNDIMIN E NJË PERSONI TË VETËM OSE TË BASHKUAR ME NJËRI - TJETRIN, PËR MENDIMIN TIM, DO TË ISHIN TË PATHYESHËM.
POR, KJO ISHTE E PAMUNDUR.
Dhe ai, (Herodoti ka plotësisht të drejtë në vlerësimin që u bënë këtyre popujve.
Filipi II i Maqedonisë i shkriu këto fise të egra në një fuqi të vetme, ndërsa trakët, maqedonët e ilirët u bënë themel i ushtrisë ngadhnjimtare të Aleksandrit të Madh.
Ballkani është vendi ,,i perandorive të një njeriu”, perandori të cilat rrojnë sa është gjallë njeriu që e kanë në krye.
Vetë perandoria e Aleksandrit nuk e pati jetën e gjatë, pasi vdes në vitin 323 p.e.s..

Megjithëse ka kaluar një kohë e gjatë ende është i gjallë në mesin e njerëzve, gjaku i të parëve u vlon në deje.
Besoj se tashmë nuk vihet në dyshim fakti se shqiptarët e sotëm janë pasardhësit e drejtëpërdrejtë të atij populli të egër e primitiv të Ballkanit.

Aleksandri i Madh ishte maqedonas dhe Olimpia, nëna e tij ishte princeshë Epirote, pra s’ka dyshim se Aleksandri ishte shqiptar.
Deri këtu jemi në rregull, por gjithnjë është thënë se nga i ati kishte prejardhje greke, vërtetë të largët, por që grekët e kanë pranuar.

Ambasadori amerikan George Fred Uiliams (,,The shkypetars”, Tiranë 1999), në Athinë e Mal të Zi në vitet 1912-1914, do të shtonte se:
,,në kohët prehistorike para se poeti, Homeri, të këndonte për zotërat e tyre dhe heronjt e përrallave, përpara se të shkruhej gjuha greke, rronte një popull i quajtur Pellazg.

Herodotus, ju hedhë pellazgëve historinë e cila këto i përmend shumë më përpara se sa civilizimin e grekëve dhe se punimi i ashpër që mbulon anët e Pantenonit në Athinë, akoma quhet pellazgjik.
Këto mure të mëdha që ne i quajmë Cyclopean dhe për të cilat thotë profesor Po*****e që qenë ndërtuar shumë përpara se të ekzistonin grekët e Homerit.
Prej kësaj race të fortë prehistorike mbetën vetëm shqiptarët.
Vetëm në kohët më të vona u shkoqit se pellazgët qenë ilirianët e vjetër, e para degë indo - evropiane, perandoria e të cilëve shtrihej që nga Azia e Vogël e deri në Adriatik e nga veriu deri në Danub.

Nga studimet e shkencëtarëve si prof. Pot e prof. Max Miller në gjuhën shqipe u stabilizua kjo origjinë.
Këta ilirianë u shpërndanë edhe në Itali, si në Toskani (Toscs, Toscans, Etruskans e në Shqipëri njihen si Toskë)... shqipja qe gjuha amtare e Aleksandrit të Madh, që zaptoi botën dhe e Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia.

Historiani romak Justini,bashkëkohës i perandorit August Oktavianit, në vitin 9 p.e.s. në Romë boton ,,Historia Philippicae” në 44 libra, ku në mes tjerash shënon se:
,,edhe populli i Maqedonisë quhej Pellazg”.

Duke shfletuar Historinë e Popujve Jugosllavë (Historia Naroda Jugosllavije), V. I, botuar, në Zagreb 1953, faqe 21, në mes tjerash veçojmë se:
NE KOHËN E ALKSANDRIT TË MADH, MAQEDONIA PËRFSHINTE :
MAQEDONINË E EGJEUT, THESALINË , HALKIDIKUN, NJË PJESË TË EPIRIT NJE PJESË TE R.P TË MAQEDONISE, AFËRSISHT DERI TE LINJA E CILA SHKONTE NGA LIQENI I OHRIT DERI TE MANASTIRI KU SHTRIHESHIN PEONET, aty ndikimi grek ishte më i madh.

POPULLI MAQEDON ËSHTË MESIGURI ME PREARDHJE ILIRE, TË CILËT ME TË MADHE ME VONË U HENELIZUA.

Mendoj, se ky studim modest për Maqedoninë e lashtë do të ishte i zbehtë nëse nuk i shfrytezojmë te ariturat shkencore të prof. Shaban Demirajt në studimin “Preardhja e shqiptareve” (Tiranë, 1999) në mes tjerash shkruan se:
“Por, ndërsa për grekët e vjetër dhe për gjuhën e tyre kemi të dhëna relativisht të pasura, për popujt të tjere indoevropian të Ballkanit dhe për gjuhën e tyre në lashtësi, njohuritë tona janë shumë të pakta, për mungesë dokumentash dhe të dhënash të tjera të mjaftueshme.
Prandaj, do të vihen ato të dhëna, që kemi mbi ata popuj të lashtë të Ballkanit dhe mbi gjuhët e tyre.
Një parashtrim çoftë edhe i përmbledhur, është i nevojshëm për të ndriçuar më mirë çështjet që do të trajtohen, lidhur me stërgjyshërit e shqiptarëve dhe me gjuhën e tyre. Dhe po e nisim me fqinjët me të afërt të grekëve të vjetër dhe pikerisht me fqinjët e tyre veriorë".

Pyetja për fqinjët veriorë të grekëve te vjetër dhe gjuhëve të tyre, paraqitet tejet e vështirë, gjithnjë për mungesë dokumentimi të mjaftueshem.
Informatat që na kane aritur për ta i kemi kryesisht nga autorët e vjetër grekë e romakë.
Për autorët e vjetër grekë, jo vetëm Thrakasit dhe Ilirët, por edhe Maqedonët dhe Epirotët ishin barbarë “ jo grekë- Katici, 1976, faqja 100-107.
Duke u mbështetur edhe në intepretimet e atyre pak “glosave” dhe toponimeve studiuesit janë ndarë dysh.
Për disa nga këta, ata nuk kanë qenë grekë, por natyrisht kanë pasur një ndikim të fuqishëm prej fqinjëve të tyre jugorë, që kishin një kulturë shumë më të zhvilluar.
Kurse, sipas studiuesve të tjerë, ato kanë qenë fise greke, që flisnin një gjuhë dialektore disi të ndryshme nga ajo e grekëve të tjerë.

Në këto rrethana, duhet mbajtur një qëndrim të matur, duke u mbështetur sidomos në analizën e atyre pak elemneteve, që kanë mbetur prej maqedonishtes së vjetër dhe prej gjuhës së të ashtuquajturve epirotë.
Duke pasur parasysh se gjuhët indoevropiane, në përgjithësi, kanë qenë me afër njëra tjetrës, sa me shumë të ngjitemi në lashtësi e kjo vërejtje vlenë edhe për gjuhët e popujve indoevropianë, që erdhën dhe u vendosën në trevat ballkanike.

Për më tepër edhe kufijtë etnik dhe gjuhësorë në Ballkanin e lashtë nuk kanë qenë të palëvizshëm nga koha në kohë.

Për maqedonasit e lashtë dihet se gjatë shek.V- IV p.e.s formuan një mbretëri që arriti kulmin e madhështisë së saj me Lekën e Madh ( 356-323 p.e.s).
Kjo mbretëri , që në fillim pati kryeqendër, Aegae,(Edesa) dhe më pas Pella që shtrihej në rrjedhën e poshtme të lumit,Vardar (Axios Antik), në veri të malit Olimp, në lindje të malit Gramoz dhe të liqenit të Ohrit.
Në lindje ishin vendosur Thrakasis dhe në veri fisi i Peonëve, të cilët shumë studiues i mbanin për fis ilir.
Por, kufijtë e mbretërisë maqedone kanë ndryshuar nga koha në kohë si rrjedhim i pushtimeve të saj.
Pyetjes a kanë qenë amqedonasit e lashtë grekë apo jo i kanë dhënë dy përgjigje te kundërta.
Sipas qëndrimit të disa historianëve grekë të lashtësisë ata ishin barbarë (pra jo greke) .
Vetë grekët e vjetër në përgjithësi i mbanin ata për barbarë.
Mjafton të përmendin këtu kritikat e Demostenit kundër Filipit të parë të Maqedonisë të cilin ai e konsideron barbar.

E njëjta pyetje është shtruar natyrisht edhe për gjuhën që flisnin maqedonët e vjetër, nëse ajo ishte një gjuhë në vete apo ishte një dialekt i greqishtes.

Edhe për këtë pyetje, ashtu siç pritej përgjigjet kanë qenë të kundërta.
Sot për sot nga maqedonishtja e vjetër janë zbuluar vetëm një numër “glosash” të shkeputura, të cilat pjesërisht janë interpretuar si huazime nga greqishtja, por pjesërisht nuk janë gjegjeset e tyre në greqishte, por ndryshojnë prej tyre në trajtën fonetike në një masë të tillë që i kalon shumë kufijtë e variacionit( lëvizjes ) dialektore në greqishten e vjetër (Radosllav Katiciq, Ancient languages of the Balkans, 1976 f. 104).
Por, është vënë në dukje edhe ndonjë pikë takimi.

Kështu, mbi bazën e atyre pak materialeve të disponueshme siç shprehet
prof. Shaban Demiraj, “është arritur në përfundimin që maqedonishtja e vjetër ishte një gjuhë e tipit “kentum” ashtu si greqishtja.
Por, ajo ndryshonte nga greqishtja në reflektimin e bashkëtingëlloreve të aspiruara indoevropiane.
Gjithashtu janë vënë re edhe ndryshime të tjera të rëndësishme, si prani e zanores “a” në maqedonishte, përkundrejt zanores “o” në greqishte, prania e bashkëtingëllores “v” në maqedonishte, përkundrjet “p/h” në greqishte etj.
Këto ndryshime të karakterit fonetik do të dëshmonin më fortë në të mirë të mendimit të atyre dijetarëve, që e konsiderojnë ose e ndajnë mendimin se gjuha maqedonishte si gjuhë indoevropiane më vehte, që ndryshon nga greqishtja, por, natyrisht me ndikime të fuqishme, të kësaj të fundit sidomos pas epokës së Lekës së Madh.”

Për të qenë edhe më konkret në çështjen që po trajtojmë, rreth gjuhës së maqedonëve të lashtë, do të ndalemi pak në kohën e Lekës së Madh, mbështetur gjithnjë në fakte burimore:
Kuint Kurtusi, na jep një dialog midis Lekës së Madh dhe gjeneralit të tij Filotes të akuzuar për tradhëti të lartë: Leka e pyet Filotën, nëse donte të mbrohej ne greqisht apo maqedonisht për të qenë sa më autentik po japim fragmentin që flet për këtë ngjarje:

“Mbreti, atëherë duke e shikuar në sy Filotën, tha:
DO TË GJYKOJNË MAQEDONASIT".

Unë, të pyes nëse ti don t´u flasësh atyre në gjuhën amtare”.
Filota, atëherë u pergjigj:
”Përveç maqedonasve ka mjaft njerëz, që për mendimin tim, i kuptojnë mjaft lehtë fjalët e mia, nëse unë përdorë gjuhën që ty të ka shërbyer pa ndonjë qëllim tjetër, mendoj që fjalët e mia do të bëhen të kuptueshme për shumë ndëgjues”
Mbreti, atëherë - tha:
”Apo shihni deri ne ç´pikë kanë mbërritur përbuzja e Filotës për gjuhën tonë amtare?
Është padyshim i vetmi që nuk denjon ta mesojë atë, por, që ai të flasë ashtu siç i pëlqen, duhet që ju të thoni se zakonet tona dhe gjuha jonë i shkaktojne atij të njejtën neveri”.
Kjo bisede midis Aleksandrit(Lekës) të Madh dhe Filotës zbulon qëndrimin antipatriotik të Filotës, që përbuzë zakonet dhe gjuhën maqedonase, duke qenë vetë maqedonas.
Filota, detyrohet nga vetë Aleksandri të rrëfehet (pronocohet) publikisht.

G. J. Hahni, thotë me të drejtë:
“A DO T`I BINTE NDËRMEND NDONJË GJENERALI GJERMAN QË NË RAST ANALOGE T´I BËNTE PYETJE TË AKUZUARIT NËSE PËR MBROJTJEN E TIJ DO E ZGJEDHTE DIALEKTIN E GJERMANISHTES NË VENDET E ULËTA, APO GJUHË LETRARE ?”

Pra, shihet qartë se GJUHA MAQEDONASE NUK ISHTE NJË DIALEKT I GJUHËS GREKE I VËSHTIRË PËR TU KUPTUAR, POR RRËNJËSISHT I NDRYSHËM PREJ GJUHËS GREKE.

Në një moment tjetër, një oficer maqedonas i quajtur Bolon, trim por fshatarak, akuzon gjeneralin Filota për atë se :
“gjithnjë tallet me maqedonasit harbuta, duke i thirrur me emra nënçmues frigjan e pafllagonas”.
Ai, (Fillota) nuk i pranonte ata duke qenë vetë maqedonas qysh në lindje, nuk pranonte as t`i dëgjonte e as të fliste me ta.
Ata, i takonte vetëm në ato raste, kur maqedonasit shoqëroheshin me një përkthyes”.
Ky fragment, tregon qartë se Fillota e kishte harruar gjuhën amtare (maqedonishte) edhe në komunikimin e tij me maqedonasit, që nuk flisnin greqisht, përdorte përkthyes.
Ndërkaq Plutarhu, historiani, filozofi dhe moralisti i shquar dhe njeriu më i ditur i kohës së tij, (46 - 120 e.s), autor i shumë veprave, e në veçanti i “Vitae Paralele” (biografite paralele), në “Jeta e Aleksandrit”, 51, 4, shkruan se:
“ALEKSANDRI NË ZËNKËN QË NDODHI NË MARAKANDA ME GJENERALIN DHE MIKUN E TIJ, KLITIN, QË PËRFUNDOI ME VDEKJE E KËTIJ TË FUNDIT, THIRRI NË MAQEDONISHT ROJET E TIJ”.
Por, i njëjti autor tek “Biografia e Eumenit” 14, 5, pohon se “maqedonët e Aleksandrit, që luftonin në atë kohë nën urdhërat e Eumenit, gjatë luftës civile që zhvillohej në mes atij dhe Antigonit”), nderuan në maqedonishte gjneralin e tyre”.

U përkujtojmë historianëve grekë po edhe atyre sllavo-maqedonas që nderimi bëhej duke përdorur fjalë që tregojnë:
stime, respekt, veneracion, dhe në këtë rast ( ështe fjala për Eumemin), “ato fjalë u thanë në gjuhën maqedonase".
Këtë e dëshmon prof. Sherif Delvina, në veprën, “E vërteta mbi Epirin”, faq. 138 - 139, botuar në “Rilindja”, 19 mars 1994.

Në një pasazh tjetër Plutarhu na tregon se:
“Ptolomenjtë nuk kanë dashur të mësojnë në gjuhën egjyptiane dhe disa prej tyre e kanë harruar gjuhën maqedonase”.

Studijuesi i madh gjerman G.J. Hahni në “Albanischen Studdien”, Wien, 1854 prononcohet se:
“PA QENË NEVOJA QË TË MARRIM NË NDIHMË FIL.OLOGJINË, POR VETËM KORESPONDENCËN E THJESHTË TË TË DHËNAVE TË MARRA PREJ KOHËS SË LASHTË, SOT NA LEJOHET QË TË NXJERRIM KONKLUZIONIN SE EPIROTËT DHE MAQEDONASIT BËJNË PJESË NË FISIN E MADH ILIRIAN”.
Dr. J. Ph. Falmerayer në “Elementi shqiptar në Greqi” Mynhen, 1861, shkruan “maqedonasit e vjetër, fitimtarë të Athinës dhe Babilonisë, kishin farefisni gjaku dhe gjuhe me shqiptarët Epirotë -Ilirë.
Me tej Falmrayer vë në dukje se:
“në veprat e mëdha të Aleksandrit në Granik, në fushën e Arbelës, etj, helenëve nuk u takon pjesë e lavdi se sa, të themi në ditët tona për trupat federale të Rhinit në fitoret e Napoleonit në Austrelic, Friedland dhe në Moskvë.
Edhe në vetë kohën e Aleksandrit, maqedonasi i vendit nuk mund të merrej vesh me një grek nga Peleponezi dhe Atika, pa pasur ndihmën e një përkthyesi”.

Historiani grek, Apijani (shek. I - II e.s) nga Aleksandria, autor i “Historia e Romës” , më 24 libra në një vend do të shprehet se:
“Panonët ishin fis Ilir, Japodët, Istrët, Dalmatët, Liburnët, Dardanët, Ardianët, Autarianët, ( me një fjalë të gjithë popujt deri në malet Karaune), përgjithësisht njiheshin si ilirë.
Por, ata gjendeshin kudo në Epir, Thesali e në Maqedoni”.
Ende në Epir banonin vetëm popujt jogrekë, të cilët, flisnin në gjuhën maqedone, ose e cila është e njëjtë me gjuhën ilire”.
Këtë e mbështet edhe studiuesi gjerman, Johan Tunmar “Autoktonia shqiptare në studimet gjermane”, Prishtinë, 1990 faq. 59, i cili shton se: "ILIRËT DHE THRAKËT ISHIN PREJ KOHËSH PUPUJ KRYESORË TË EVROPËS. Por, a ishin ata të të njejtit trung apo i përkisnin fiseve të ndryshme.
Thrakët dhe Ilirët në lashtësi shiheshin si popuj me zakone të njëjta”.

J. Tunman vazhdon:
“MAQEDONËT DHE EPIROTËT, TË CILËT HERË PAS HERE I KANË ZGJERUAR ZOTËRIMET E TYRE MJAFT NË THELLËSI TË VENDIT, KA SHUMË TË NGJARË QË TË KENË FOLUR TË NJËJTËN GJUHË ME TA".
Dhe, J. Tunman ka një përparësi se në 80-të vjetët para G.J Hahnit do të arrinte në të njëjtin konkluzion në idenë se:
Maqedonët, Epirotët dhe Ilirët flisnin të njëjtën gjuhë, pra ilirishten.

Dhe, merita e G.J. Hahnit është se:
“duke shfrytëzuar të dhënat e autorëve të lashtë grekë e romakë, ai arriti në konkluzionin se Ilirët, Epiriotët dhe Maqedonët, si fise të afërm me njëri-tjetrin e me gjenezë të përbashkët, formonin bërthamën e trungut të popujve Tireno-Pellazgjik, e rrjedhimisht edhe të popullit shqiptar”.
G.J. Hahni me një mal argumenesh historike, mitologjike, etnografike, gjeografike e linguistike, e argumenton edhe përkatësinë etnike të përbashkët të maqedonëve të lashtë me Ilirët dhe Epirotët.
G.J. Hahni, është i pari që gjeti një argument logjik me forcë të madhe bindëse nga fusha e demografisë në të mirë të autoktonisë së shqiptarëve në Kosovë dhe në trevat tjera etnike lindore.
Argumenti i tij teorik është i kësaj natyre:
“PO TË JETË QË NJË KUFI GJUHËSOR ËSHTË I TILLË QË NJËRA GJUHË FLITET NË MALE KURSE TJETRA NË FUSHA QË SHTRIHEN RRETH TYRE, ATËHERË, KJO SHPJEGOHET SI PASOJË E NJË PUSHTIMI, KURSE GJUHA E PARË I TAKON POPULLIT QË U PRAPS NË MALE, KURSE E DYTA (në fusha), atij që erdhi më vonë si pushtues”. (J.G. Mon Hahn: “Reise von Belgrad nach Salonik” Wien 1868,faqe 228).

Gjeografi danez Malterbun (1758-1826), autori i njëres nga veprat gjeografike më me autoritet të shek.XIX,”Precis de la Geographie Univerzale”, vëllimi i I - IV, 1810 - 1829, Paris, e cila përfundoi së botuari pas vdekjes së tij, në analizën e vet mbi Gjeografinë e Strabonit, thotë:
" Etolia dhe Akanania konsideroheshin nga grekët gjysëm barbare.
Për sa i përket Epirit, gjithë autorët grekë të lashtësisë e përjashtojnë nga Greqia.
Ai, është përshkruar nga Straboni së bashku me Ilirinë dhe Maqedoninë.
Fiset kryesore të tij ishin:
Kaonët,Thesprotët dhe Molesët, Straboni e Plutarhu pohojnë se:
“EPIROTËT FLASIN NJË GJUHË TË VEÇANTË DHE KJO GJUHË ËSHTË E NJËJTA ME MAQEDONISHTEN.

Me sa duket gjuha shqipe rrjedh prej saj”.

Edhe udhëpërshkruesi francez, Pukevili në veprën e tij “Udhëtime në More, Konstatinopojë, në Shqipëri dhe në vende tjera të Perandorisë Osmane", gjatë viteve 1798-1801, botuar në Paris, 1805, kur flet për Arkananinë dhe Etolinë, thekson se këto vende në kohën e tij quheshin Shqiper dhe banorët e tyre quheshin shqiptarë”.

Studiuesi korçar, Spiro Kondo (1862-1967), duke njohur të gjitha gjuhët e vjetra të popujve të Ballkanit dhe gjuhët moderne botërore(anglisht, frengjit, italisht, gjermanisht, greçishten e re etj), shkruan veprën kapitale, "Shqiptarët dhe problemi Pellazgjik”, Tiranë, 1962, ku në mes tjerash thotë se”:
"PELLAZGËT PËRMENDEN QË NË EPOSET MË TË HERSHME TË HOMERIT, SI NJË POPULL HYNOR DHE MË I VJETËR, SI NJË POPULL DREJTPËRDREJT I LINDUR NGA DHEU".

Edhe studiuesi Engjëll Sedaj në veprën “Etnonimi Arbëresh-Shqiptar”,(Prishtinë, 1996 faqe, 18),do të prononcohet se:
”Epirotët dhe Maqedonët edhe në kohën atnike ishin jogrekë, duke u bazuar në dijetarin gjerman G.J.Hahn, epirotët, maqedonët dhe ilirët në mes tyre qëndrojnë në afërsi dhe ky mendim është i pranueshëm sot".

Duke shfletuar punimet dhe studimet e shumta ku trajton Maqedoninë Antike, tek Prof.Dr.Reshat Nexhipi nga Manastiri, me këtë rast do të ndalemi kalimthi në një intervistë që i jep gazetës, ”Fakti”, më datën 10.07.2000, ku në mes tjerash profesori i nderuar shprehet:
”Kalimthi të kujtoj se gjatë polemikave të mia autorëve maqedonas të cilët pa pikën e turpit kërkojnë që ta përvetësojnë Lekën e Madh, iu kam thënë se ata kanë lidhje vetëm sipas mbiemrit të tyre gjeografik, ndërkaq ne shqiptarët mburremi vetëm me përkatësinë ilire të tij, kurse grekët me atë që ai e adhuronte së tepërmi kulturën e tyre, dhe mburrej që quhej grek prandaj edhe fqiu i Jugut ( Greqia N.D), ka vënë këmbë për ndryshimin e emrit Maqedoni”.
“Në polemikat e mia autorëve maqedonë u kam thënë se pa gjuhën dhe alfabetin shqip nuk mund të kuptojnë drejt periudhën më të vjetër të historisë, sepse ajo është e lidhur edhe me periudhat tjera, kështu që historiografia maqedonase, sot i përngjet shtëpisë pa themel ”.

Edhe Prof. Dr. Skënder Rizaj, “Diaspora iIlire në Antike” (Prishtinë, 1992 në mes tjerash do të shtojë se:
"Gjatë fushatës së Lekës së Madh për të cilët ishin Pellazge-Ilire, në viset aziatike u shpërngulën edhe më shumë Tribalë dhe Dardanë të cilët më parë iu nënshtruan Lekës së Madh”.

Hesiodi - poet grek që jetoi ne shek. VIII-VII p.e.s , autor i “punëve dhe dijeve” na thotë:
“Dhe ajo, vajza e Deukalionit, lindi dy djemë, nga Zeusi- rrufehedhësi: Magneti dhe Maqedonasi, Kalorësi dhe Luftëtari, vajza e dytë e Deukaleonit, gjithashtu lindi dy djemë :
Grekos dhe Latinos,
Me këto metafora e mite poetike na dalin vëllezër grekët dhe romakët e ç´ka thënë, me gjuhën e shkencës është fund e krye absurde, sepse po të besojmë Hesiodin , atëherë maqedonasit e lashtë dhe grekët dalin kushërinj.
Versionet vijuese në mitologjinë greke rrjedhin nga “Tregimet artistike” të kohës historike.
Në to thuhet :
”Deukalioni dhe Pirro e popullojnë botën në mënyrë jo shumë me të mrekullueshme dhe ndërmjetësinë e birit të tyre, Helenit i cili u bë stergjysh i helenëve.

Dhe me të drejtë prof. Sherif Delvina shprehet se:
”ËSHTË E UDHËS T´U THEMI HISTORIANËVE GREKË QË ORIGJINËN E MAQEDONASVE TË MOS E NDËRTOJNË ME TREGIME ARTISTIKE TË LASHTËSISË , DHE SA PËR EMRIN MAQEDONI MUND TË THEMI DY FJALË:
KOHA E GURIT NUK NJOHU EMRA ( popujsh - N. D). Emrat dolën në kohën e metaleve”.

Prof. I. Ellis, autor i veprës “ Imperializmi maqedonas”, pretendon se maqedonasit e lashtë para se të vinin në atdheun e tyre në Maqedoni, quheshin maqedonas.

Edhe arkiologu i njohur grek, Photis Patas është i një mendje me prof. Ellisin, se Maqedonia e mori emrin nga maqedonët e lashtë.
Ky arkiolog pohon se emri Maqedoni, ishte fillimisht emër etnik dhe vetëm pastaj u kthye në një term gjeografik dhe historik.

Historianti grek Tukitidi (460 - pas dhe 404 p.e.s) në veprën “Lufta e Peleponezit”, libri 4, 124, dëshmon se:
“Perdika II, i biri i Aleksandrit të I të Maqedonisë , gjatë ekspeditës së dytë kundër Arhabajosit, mbretit të Lynkestëve, përveç ushtrisë së tij maqedonase, kishte nën urdhërat e tij edhe kontingjentet e hoplitëve të rekrutuar nga grekët, që banonin në Maqedoni.

Tek Pseudo-Skilasi (gjeograf e historian grek i shek. V-IV p.e.s), gjejmë pohimet se në bregdetin maqedonas ndeshim qytete maqedonase, pranë qyteteve greke (Polis, Elinidhes).

Në lashtësi nuk mund të kishte koloni ose ngujime greke në bregdetin grek.
Dy shembujt e mësipërm flasin qartë se maqedonasit nuk janë grekë. Legjenda e preardhjes greke të shtëpisë mbretërore maqedonase është një nga shembujt me kuptimplotë të shtrirjes të filohelenizmit në Maqedoni.
E. Borza është autor i veprës “ The phihellinism of Archelaus “, ku në mes tjerash shprehë mendimin se trillimi i preardhjes argive (nga Agrosi) i mbretërve të dinastisë maqedonase, është krijuar para Herodotit.

Ka të ngjarë që Herodoti ta ketë lexuar këtë nga shpikësi i këtij trillimi pra nga Aleksandri I.
Në librin tjetër “ Deparament of history Penylvania state University, USA”, E. Borza shkruan:
“ me sa duket asnjë mbret maqedonas nuk kishte marrë pjesë në Lojërat Olimpike para Filipit II.
Pjesëmarja e Aleksandrit I në ato lojëra ishte thjeshtë propagandë e zhvilluar prej tij.
Burimet hisorike na bëjnë të ditur se Arkelau, nipi i Aleksandrit I, nuk merrte pjesë në lojërat olimpike panhelenike”.

Mesiguri zotërinjtë historianë të sotëm grekë nuk mund t´i përgjigjen dot, se nuk kanë argumente.
Grekët në lashtësi nuk arritën të krijojnë bindje se Arkelau rridhte nga Argivetm, prandaj ky mbret gjatë kohës së tij nuk pati kurrë të drejtë të merrte pjesë në lojërat olimpike panhelenike (gjithë greke).

Për origjinën (gjenezën) e maqedonasve të lashtë edhe njëherë do t´u referohemi autorëve antikë të kohës te Filipit të II të Maqedonisë:
Demosteni (382-338 p.e.s) oratori më i madh i Greqisë antike shkoi në Pela në cilësinë e anëtarit të delegacionit të Athinës i përbërë prej 10 vetash.
Gojëtari i dëgjuar, Demosten ishte 38 vjeç, ndërsa Filipi i II i Maqedonisë 36 vjeç.
Që të dy këta politikanë ishin pothuajse moshatarë.
Në gostinë e shtruar për nderë të delegacionit të polisit të Athinës, nga mbreti Filipi II i Maqedonisë, oratori Demosten shpërtheu kundër mbretit me fjalët e tia jo të akrepta, por kuintesenca të së vërtetës që më vonë u shkrua nga ai, (Demosteni), jo me gjuhën nepërke po me vërtetësi historike.
Fjalët që ju thanë mbretit Filip II dhe popullit ( Demosit) të Athinës në atë kohë nga Demosteni, quhen “Filipike”.
Deri më sot nuk është gjetur (me sa dijmë ) në ndonjë dokument që Filipi II t´i ketë përgënjeshtruar ato.
Mund t´u përgigjemi shovenistëve grekë në mënyrë të paanëshme se: “MAQEDONIA KURRË NUK KA QENE GREKE”.


Demosteni, ishte kundërshtar i mbretit Filipi II të Maqedonisë dhe me vonë për këto “Filipike” u detyrua të pijë helmin, nga ndjekëjet që iu bënë prej Filipit të II, duke i dhënë fund jetës së tij në ishullin e Kalaurit pranë tempullit të Posejdonit, në vitin 338 p.e.s, pas betejës së Heronesë, ku ushtritë e bashkuara të botës greke u mundën nga “Falangat”, maqedonasit të Filipit të II.
Dhe me të drejtë prof. Sherif Delvina thotë se:
“E VËRTETA E THËNË PREJ TIJ PËR ORIGJINËN E MAQEDONASVE NUK U ZHDUK ME VDEKJEN E TIJ POR FITOI PAVDEKESINE”, sepse Demosteni deklaronte : "Filipi jo vetëm që nuk është grek dhe asgjë se lidhë me grekët por është edhe një barbarist që s’është barbar nga ato që kanë emër të mirë por është një maskara maqedonas që njëherë e një kohë ata nuk i blinin as si skllevër " (filipika , III , Faqe 119).
Filipin e II të Maqedonisë kur e quan në Tebë disa vjetë si peng, ai atje u mbingop me kulturën helenistike dhe artin ushtarak të Epaminondes, pastaj sipas historisë oborri dhe mbretërit e Maqedonisë kishin marrë që me kohë kulturën (verrnikun) helen.
Prandaj bien supozimet (thëniet) që ai quhej barabar, sepse i mungonte kultura helene dhe se me bindje të plotë e themi se ai nuk ishte grek.

Autorët e vjetër të lashtësisë i quanim barbarë të gjithë ata që nuk ishin greqishtfolës.
Për të qenë edhe më bindës le të dëgjojmë dhe palën promaqedonase në Athinë.
Për këtë kemi zgjedhur oratorin e famshëm bashkohës, Izokratin Athinas me origjinë, që në atë kohë ishte dëshmitar entusiast i ngritjes së Filipit të II , në pozitën më të privilegjuar.
Në “FILIPIKËN” 108, Izokrati pohon kështu:
“FILIPI VENDOSI TË MBRETEROJË (SUNDOJË ) MBI GREKËT QË ISHIN FISE JO TË TRUNGUT TË TIJ”. (Sherif Delvina, e vërteta mbi Epirin, faqe 132).

Për origjinën e Filipit të II, mbretit të Maqedonise, flet edhe antropologjia. Varri i Filipit të II mbanë të skalitur jo vetëm një simbol jo grek në kapak por edhe një skelet dhe një jogrek në sarkofag.
Kafka e Filipit të II ka tipare antropologjike të njëjta me ato të trungut tonë ilir, gjë që flet për bazën etnike të përbashkët.
Treguesit sefalik të tij i jep mjaft mirë forma brakikane.
Diametri tranverzal paraqet vlera të mëdha dhe është përgjegjës për brakikraninën e theksuar.
Fytyra e tij është e shkurtër dhe e gjërë kameprosope.
Është e udhës që antropologët grekë t´i botojnë tiparet antropologjike të këtij mbreti dhe të përpilojnë një pasqyrë krahasuese të këtij skeleti me disa seri mashkullore të kafkave të helenëve.

Prof. Sh. Delvina, shton se:
”jam i sigurt se, po të kryhet kjo punë, të dhënat antropologjike të Filipit të II të Maqedonisë do të vulosin përfundimisht nga ana antropologjike se oratori Demosten kishte të drejtë kur thoshte me vendosmëri të papërkulur se:

“FILIPI II I MAQEDONISË NUK ËSHTË GREK”.

Për të qenë edhe më bindës në tërë këtë studim modest kushtuar “vërtetësisë për Maqedoninë antike”, do të shfrytëzojmë edhe Arture Vajgelli, i cili duke shfrytëzuar të arriturat e fundit të histografisë botërore, arrin të kompilojë ( përpiloj ), një monografi kushtuar “Aleksandrit të Madh”, që është e shqipruar dhe e botuar në Tiranë në vitin 1993.
Në mes tjerash Vajgelli thotë:
“MAQEDONËT, ISHIN NJË POPULL FLOKËARTË DHE SYKALTËR, ME LËKURË MË TË BARDHË SE SA GREKËT.
NË DAMARËT E TYRE RRIDHTE GJAK NORDIK.
ATA, KISHIN ZBRITUR NË JUG NGA VISET E DANUBIT NË KOHËN PARAHISTORIKE KËSHTU QË EKZISTONE NJË FAREFISNI E LARGËT MIDIS TYRE DHE GREKËVE TË VERIUT.

POR, GREKËT NUK DONIN TA PRANONIN KËTË FAREFISNI, PARA SË GJITHASH DUKE U NISUR NGA FAKTI SE GJUHA E MAQEDONASVE KISHTE PAK GJËRA TË PËRBASHKËTA ME GJUHËN E TYRE.
GREKËT, NË KOHËN E HERSHME NUK SHIHNIN NDONJË DALLIM MIDIS MAQEDONASVE, ILIRËVE, THRAKASVE DHE MEZEVE.

QË TË GJITHË, PËR GREKËT ISHIN NJËSOJ TË PAQYTETERUAR, SEPSE BANONIN NË TROJET E PANJOHURA E JASHTË BOTËS GREKE.

GREKËT, I PËRSHKRUANIN MAQEDONASIT PA DASHUR TË JEPNIN NJË GJYKIM TË PRERË SI NJË POPULL QË I PËLQENTE TË ENDEJ SA ANDEJ E KËNDEJ, TË JETONTE I NDARË NË FISE, TË VISHEJ ME LËKURË KAFSHËSH DHE TA KALONTE KOHËN MË TË MADHE DUKE U PËRLESHUR PËR KULLOTAT E BAGËTIVE.
I MBANIN PËR LUFTETARË TË RREZIKSHËM.

ATA, TREGONIN SE AI MAQEDONAS QË NUK KISHTE VRARË ENDE NJË ARMIK, ISHTE I DETYRUAR TE LIDHTE RRETH TRUPIT NJË GJALME, SI SHENJË DOBËSIE.

I VLERSONIN DHE SI GJUETARË TË ZOTËT E PIJANECË ME NAMË, E KISHIN ZAKON QË ME TË FILLUAR GOSTIA TË PININ KAQ SHUME VERË SA QË MENJËHERË BËHESHIN XURXULL”.

Kohë më parë në gazetën “Lajmi”, të datës 25 prill 2005, prof. Dr. Arsllan Selmani është prononcuar me këtë se:
“Në Maqedoninë antike kanë jetuar
Ilirët dhe pranë tyre Thrakët.

Grekët, kanë jetuar në skajin më jugor të Ballkanit, në ishujt e Egjeut e të Mesdheut, kurse sllavomaqedonët e sotëm kanë ardhur nga përtej maleve Karpate në shek. VII - VIII.

Prof. Arsllani ka plotësisht të drejtë kur gjykon se:
“ Grekët nuk kanë kurrfarë
lidhje me Maqedoninë andaj nuk mund të kenë pretendime për emrin e saj” dhe se shqiptarët duhet të orvaten me çdo kusht të mbrojnë emrin e saj, Maqedoni.

Partitë shqiptare që veprojnë në Maqedoni në pozitë ose opozitë, duhet të angazhohen shumë më tepër për ruajtjen e emrit Maqedoni, sepse ai nuk u takon as grekëve e as sllavomaqedoneve, por me së shumti ose eksluzivisht u takon shqiptarëve”, si popull autokton dhe pasardhës i pellazgëve, gjegjësisht ilirëve.

Dhe fare në fund, mjaftoi ky prononcim i prof. dhe studiuesit dr. Arsllan Selmani në gazetën “Lajmi”, që edhe unë të japë një kontribut modest në ndriçimin e së kaluarës sonë të errët.

Strugë, 05. maj 2005 Nga Dr. Nebi DERVISHI - Strugë, Maqedoni

Manipulimi Monetar

Manipulimi monetar dhe efektet e tij në skllavërimin e përhershëm të gjithë sistemit është fakt sot më shumë se kurrë. Është fakt, gjithashtu, që teoria e Marksit, e cila përshkruante luftën e klasave si faktor nxitës të tregut global dhe që çon në socializëm - dhe me fitoren e klasës punëtore, nuk hyri në brendësi të manupilimit monetar, që ushtrohet nga shtetet që tashmë këtë sistem e kanë adoptuar si një sistem të themeluar dhe që progresi i tij, sipas parashikimeve, të çon në themelimin e një kartëmonedhe globale. Kjo si pjesë dhe mjet e konspiracionit “Mason”.



Pra, Marksi vetë nuk hyri në brendësi të analizës së manipulimit monetar nga shtetet që e ushtrojnë atë në dëm gjithnjë të qytetarëve dhe të planetit tokë. Por, përkundrazi, ai u përpoq të themelojë një sistem dhe teori globale që bie ndesh me natyrën dhe tregun e njeriut lokal dhe ndihmoi kështu “padashur” dëshirën e “Mbretërive globale”. Një e vërtet kjo, e pa thënë deri tani nga shkollat ekonomike, qoftë ato amerikane, qoftë ato të Frankfurtit - ndonëse pëshpëritet sa në një vesh në një tjetër. Dhe këtu ne jemi për të thënë të vërtetën, pavarësisht se sa e lëndon pushtetin kjo e vërtetë, meqenëse kjo e vërtetë nuk paguhet nga asnjë teknokrat, sikurse paguhen analizat e tjera të shumë individëve që analizojnë fenomenet sociologjikë. Për më shumë, paraja, edhe në Mesjetë është trajtuar si pengesë e çlirimit të njeriut nga pengore të padukshme – veçanërisht, nga Locke. Dhe kështu, në këtë tekst, ne do ta trajtojmë paranë, jo si pengesë lirie, por si skllavërim total të qenies njerëzore, dhe si mjet që korrupton foshnjën, që në sekondën e parë që del në jetë. Nëse keni tentakula muskulore dhe neurone trunore të qeta - mund të vazhdoni dhe ta lexoni këtë tekst që shkon në bërthamë të manipulimit monetar dhe, rrjedhimisht të viktimës qytetar. Shijojeni pra këtë tekst, me sy dhe mendje të kthjellët. Manipulimi monetar. Mesjeta e viteve 1000 deri 1500, si burim monetar dhe përpjekje për të formuar një qytet-shtet eficent, përbën edhe shkëndijën e parë të sistemit që tashmë ka marrë rrugën e një paradigme globale. Nga një periudhë e gjatë antike, ku monedhat e argjendta dhe të floririt, të cilat përbënin vlerën-bazë të shkëmbit të mallrave në treg - bota sot gjendet përballë një fenomeni të ri global: Monetarizmi kapitalist, i cili përbën ingranazhin-bazë të qarkullimit të mallrave me konsekuenca katastrofike për planetin tokë. Rrugët na çojnë pashmangshmërisht rreth viteve 1581, kur autori i disertacionit ekonomik, me mbishkrimin ‘Compendious’ (përmbledhje, shkurtër) i cili, për fat të keq, nuk mbishkruan emrin e tij në ballore; dhe kështu ky libër njihet me të njëjtin emër – publikohet, po të njëjtin vit në Francë, dhe jep kështu shkëndijën e parë të politikës Britanike për Mbretëreshën Elizabet, e cila e miraton këtë teori dhe e hedh në praktikë. Që andej, përmes qëllimeve kolonizatore, Anglia këtë teori e çon edhe në Amerikë, ku do të përbëjë edhe fillimin dhe eksperimentin e parë monetar në planetin tokë. Kështu, nga viti 1792 dollari (një fjalë gjermanike kjo që vjen nga qyteza Joachimsthal i Boimias, dhe të cilët monedhën e tyre e quanin daler) përbën edhe kartëmonedhën- bazë të shtetit të ri global, i cili vazhdon të jetë manipuluesi kryesor i sistemit të tij monetar. Po të njëjtin vit, dollari u standardizua kundrejt argjendit në vlerën 371,2 grein (njësi peshe = 0,0648 gr) ose 24, 75 grein (1,604 gr) flori. Monedhat e floririt u konfiskuan në vitin 1933 nga presidenti i sapoardhur në pushtet, Franklin Roosvelt, i cili detyroi popullin amerikan të jepnin floririn dhe të merrnin kartëmonedhën e jeshile, mbi të cilën Roosvelt shtoi edhe dy vulat historike të konspiracionit Mason. Një Ons (= 28,3 gr) flori u vlerësua arbitrarisht $20,67 dhe, direkt mbas një kohe shumë të shkurtër, qeveria ngriti çmimin e floririt nga 20,67 dollar në 35 dollar për Ons. Natyrisht, ky nuk ishte zhvlerësimi i parë nga qeveritë e atëhershme: Mbretëresha Elizabet e viteve 1544–1559 bëri po të njëjtën gjë në Angli, duke vjedhur popullin me pambuk dhe pupla. Pak më vonë, këtij manipulimi në Francë i ndodhi po e njëjta gjë: Edikti qeveritar i Shatorit të vitit 1577 themeloi floririn écu, si vlerë që zhvlerësoi të gjithë metalet e tjerë - veçanërisht argjendin - dhe themeloi kështu mbretërinë e floririt në Francë. Standardi i Masonit Roosvelt në Amerikë zgjati deri në vitin 1968, duke pasur në treg edhe dollarin, por edhe argjendin, si mjet këmbimi. Midis vitit 1968 dhe 1975 u prezantuan shumë “stabilizues” në tregun amerikan: Floriri u rivlerësua në 42,22 dollar për Ons, një zhvlerësim ky deri në këtë pikë, i dollarit ekzistues më shumë se 100% dhe mbas kësaj dollari u la i lirë, duke u konvertuar me veten. Kështu, kemi sot një kartëmonedhë, e cila konvertohet me veten, dhe jo me të mirat materiale apo me floririn e thesareve që shtetet deklarojnë. Me këtë kartëmonedhë konvertohen të gjitha të tjerat, të cilat janë në të njëjtin pozicion: pra konvertohen thjesht me ajër të pastër, i cili tashmë është kthyer edhe ai i karbonizuar. Nga viti 1975 deri më sot dollari është zhvlerësuar komplet dhe e vetmja rrugë që i ka mbetur, për mos të rënë pushteti apo gjithë sistemi global, është të zgjerojë hapësirën e tij gjeografike, duke u zëvendësuar me një kartëmonedhë të re globale, teori kjo që diskutohet shpesh në media.

Por ç’ndodh, nëse teoria e tyre realizohet? Natyrisht që teoria e tyre tashmë ka marrë rrugën e realizimit. Tregu monetar ndërkombëtar që financohet nga një bankë botërore është pjesë e kësaj teorie. Po si funksionon kjo teori në praktikë? Rruga më e mirë që të funksionojë kjo teori është përdorimi i institucioneve ndërkombëtare financiare (INF), e cila mbas një eksperimenti të gjatë në Amerikë dhe në Angli —tri dekadat e fundit; eksperiment, i cili funksionon në bazë të krijimit të huave bankare dhe riciklimit të të mirave materiale, në fjalë të tjera, ky sistem funksionon: krijim kapitali, duke shkatërruar.
Praktikisht, huat që një bankë qendrore emeton në treg për qëllim zhvillimi nuk janë për zhvillim të qëndrueshëm, por për zhvillim të paqëndrueshëm nga vetë natyra e vet. Individi apo individët që marrin një hua të tillë e marrin atë për fitim personal, dhe jo për fitim shoqëror; kjo dukuri analizohet në dy aspekte:
1. Aspekti i parë është që individi nuk ka mundësinë dhe dëshirën për të krijuar diçka të qëndrueshme, për arsye se ai jeton në një sistem që të ndjek pas dhe të shtrëngon çdo moment për kthimin e këstit mujor kundrejt bankës. Në këtë mënyrë, ligj-krijuesit kanë krijuar korporata, në të cilat zbatohen ligje mjaft shkatërrimtarë për jetën familjare të njeriut. Punëtori, që për akademitë perëndimore përbën instrument dhe komponent tregu, e themeluar kjo doktrinë me kapitalin e Marksit —për vit dhe më shumë është i detyruar të punojë më shumë orë, për të përballuar një jetë konsumatore dhe mjaft të rëndë ekonomikisht.
2. Aspekti i dytë është se tregu i lirë dhe kapitalist (në aspektin individual, sepse në këtë tekst do trajtojmë në vazhdim dy lloje kapitali: kapital individual dhe kapital shoqëror) nuk punon në bazë të së mirës së përgjithshme, por në bazë të së mirës vetjake; dhe kështu kapitali për të nuk është nevojë emergjente, që i kushtëzohet vendit ku ai aktivizohet, por paraqitet si nevojë detyruese ndaj një tregu kompetitiv, dhe si nevojë paraprake për të nxjerrë sa më shumë fitim në dëm të vet, të punëtorëve dhe mjedisit. Në dëm të vet është sepse prodhimi i tij është si rrjedhojë i shfrytëzimit maksimal të të mirave materiale që i përkasin mjedisit ku ai jeton. Koncepti dhe dinamika e tij është të eksportojë ose të shesë sa më shumë lëndë të parë, për të krijuar sa më shumë kapital për veten e vet drejt tregut; dhe kështu të mirat materiale për ditë dhe më shumë të reduktohen. Të njëjtin koncept ka edhe shteti: qëllimi i tij është të eksportojë. Dhe natyrisht në këtë pikë ngrihet një pyetje: që nga momenti kur të gjitha shtetet, korporatat, partneritetet kanë si motor drejtues eksportin, kujt mbetet t’i eksportojnë këto organizata në këtë botë? Përveç se njëri-tjetrit! Apo jo? Kështu, progresi që banka qendrore nxit tregun, duke dhënë hua (një politikë kjo që ndiqet nga të gjitha shtetet që aderojnë në tregun ndërkombëtar) nuk është si nevojë emergjente e tregut pozitiv, por si nevojë një tregu negativë. Le të qartësojmë se çfarë është tregu pozitiv, në këtë pikë. Treg pozitivë është ai treg që i ushtrohet studimit shkencor, ku në të merren parasysh të gjithë komponentët natyralë dhe ofron në këtë mënyrë jetëgjatësi të shëndetshme, në lidhje me gjeneratat pasardhëse. Në fjalë të tjera, tregu nuk duhet të krijohet për hir të konsumit treg dhe nga ky treg të mos dimë fundin e tij. P.sh, nëse një fermer kërkon hua nga banka qendrore, me të vetmin qëllim të mbarështojë, fjala vjen, lopë, me qëllim që të shesë qumësht dhe mish paralelisht në treg, dhe ky fermer, me ndihmën e bankës e krijon atë. Nëse në të njëjtën hapësirë gjeografike, me të njëjtin aktivitet merren edhe fermerë të tjerë (fenomen ky global, d.m.th., kur dikush bën diçka do ta bëj edhe unë), atëherë të gjithë bashkë do të ndeshen me shtatë ose më shumë probleme madhore:

1. Konkurrencë (që jo domosdoshmërish çon në rritjen e cilësisë)
2. Shtim i lopëve në numër (me qëllim që të rrisin sasinë e produktit, rrjedhimisht kapitalin)
3. Përkushtim më i madh kohor, sepse u shtua numri i gjedhëve
4. Shtim i numrit të punëtorëve, sepse numri i gjedhëve është më i madh
5. Do të konsumohet më shumë lëndë e parë nga natyra tokë
6. Destabilizimi i ekosistemit dhe lëndës së parë, që është vetë natyra
7. Pasiguria e shitjes së prodhimit

E gjithë kjo çon në atë që quhet qorrsokak apo në një zhargon popullor: Ku ishim, hiç gjëkundi! Çfarë bëmë, asgjë! Vetëm se në rastin tonë kemi humbur: a) energji dhe përkushtim, b) mjedisi ku operuam është pothuajse shkatërruar dhe c) mbas një viti mbetemi edhe pa bukë, sepse nuk shitëm dot produktin. Dhe e fillojmë nga e para: shkojmë në bankë dhe marrim një hua tjetër ose kërkojmë nga qeveria të na subvencionojë për dëmin që na u shkaktua. Dhe cikli i punimeve vazhdon në këtë rrugë pothuajse këtu e 200 vjet në të gjithë sektorët e shoqërisë civile. Kjo formulë është adoptuar sot nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN); kjo formulë tashmë përbën ingranazhin e dinamikës sociale. Pra, FMN-ja financon qeveritë, me të vetmin qëllim që t’i skllavërojë ato dhe qeveritë, individët. Kaq thjesht, kaq bukur! E gjithë kjo, për hir të skllavërimit. Atëherë, krijojmë kapital, duke shkatërruar çfarë? Gjithë ekosistemin.

Ylli Përmeti

http://www.gazetalibertas.com/2009/08/18/manipulimi-monetar/

Burkini : Nisin sanksionet e para duke filluar nga 500 euro e më shumë, atij që i përdor.

"Nuk duhet të jemi detyrimisht të sforcuar për të toleruar"



Vercelli - (Adnkronos) - Një urdhër i ri i Kryetarit të Lidhjes Veriore në Itali, Gianluca Buonanno, ndalon përdorimin e kostumin musliman të plazhit (Burkinit)

"Kemi respektuar shumë zakone e tradita dhe sjellje të larmishme që nuk janë pjesë e kulturës tonë"

Le të provojmë të imagjinojmë banjon e diellit të një gruaje perëndimore me bikini në një prej vendeve të tyre... Pasojat do të ishin : prerja e kokës, burgosja apo dëbimi ! Pra të limitohemi të paktën duke ndaluar përdorimin e ferexheve, pasiqë shfaqja e një gruaje të maskuar mund të krijojë shqetësime tek fëmijët, pa folur pastaj për problemet evidente të higjenës.

"Edhe nëse ky vendim do të shkaktojë ndonjë pakënaqësi, atëherë ata njerëz mund të zgjedhin të zhyten në vaskat e tyre të banjos"



Si ju duket vendimi i marrë nga Gianluca Buonanno ?
Burimi: http://www.adnkronos.com/IGN/News/Cronaca/?id=3.0.3672253996

Veshur në Burkini

Lotaria Superenaloto, në misterin e fituesit, del një prift shqiptar.

Don Claudio Hitaj, që më parë quhej Vlamir, tashmë është arratisur...

Ai me të gjithë 147 milionë eurot ?


Herët, është akoma shumë herët për ta thënë. Vani i Bar Biffit në BAGNONE të Massa Carrara, bari i cili "boshatisi" Italinë dhe Europën me çmimin e fituar, shprehet se nuk ka parë kurrë njeri me veshje prifti, të marrë biletë në barin e tij. Don Marco Giuntini, që të dielën pas meshe i ftoi të gjithë të luteshin për fituesin e lotarisë, është shprehur se prifti shqiptar Don Claudio Hitaj, as që e kishte idenë më të vogël se ç'ishte kjo lotari...



Por faktikisht, prifti nuk gjendet gjëkundi tashmë.

Duhej ta kishte kaluar në pishinë pasditen e djeshme, pasi prifti shqiptar është gjithashtu edhe një notar. Vazhdojnë të flasin për të, vazhdojnë ta mbajnë protagonistin e fundit të këtij mishmashi, historinë absurde e njëkohësisht të mrekullueshme të jetës së tij. Don Claudio sot është 37-vjeç, ka arritur në Itali me një gomone, natën e 6 marsit të vitit 1991.

E kush ishte me të në atë gomone, dukshëm të bekuar ?

Balerini Klejdi Kadiu, që u bë i famshëm në Emiosionet:"Miqtë" dhe "Ka vend dhe për ty", i vetmi që ia arriti ta shndërrojë në një kërcimtare edhe Maria Di Filippi-n. Don Claudio dhe Klejdi, gomonia e fatit. Vlamiri, që ishte student i juridikut, i deklaruar ateist, i shndërruar më pas në një prift katolik e që akoma nuk kuptohet përse vendosi të qëndrojë në hije.



Burimi : http://www.ilmessaggero.it/articolo.php?id=70779&sez=HOME_INITALIA