Saturday, September 26, 2009

Nuk dëgjoj muzikë shqip, në vendin tim

Kompozitori i njohur “Mjeshtri i Madh” tregon për projektet e tij në fushën e muzikës, por denoncon dhe dhunimin që i bëhet sot muzikës shqiptare.

Njeriu që ka bërë epokë në muzikën shqiptare, shpreh shqetësimet e tij për muzikën sot në Shqipëri. Huazimet e pakontrolluara, moskujdesi i shtetit për institucionet kulturore, indiferenca ndaj artit të vërtetë janë problemet më të rënda për kompozitorin Agim Krajka, që sipas tij po e bastardojnë muzikën dhe artin shqiptar në përgjithësi. Ndërkohë, krijuesi i “Lemzës”apo “Djaloshi dhe shiu”, dhe i dhjetëra këngëve të suksesshme shqiptare, flet për eksperiencën e tij në Amerikë, ku jetoi rreth17 vjet, periudhën e rikthimit dhe si e pa ai muzikën shqiptare pas kaq vitesh mungesë. Më tej gjatë kësaj interviste personaliteti i njohur i muzikës shqiptare tregon se i vjen keq, që sot sipas tij ai nuk po dëgjon më muzikë shqip.

-Keni jetuar për shumë kohë në emigrim, si e gjetët pas kaq vitesh muzikën shqiptare?

Duke qenë se kishin kaluar shumë vite natyrisht që pashë dhe ndryshime. Por me kaq sa unë pashë, di të them se më vjen keq që çdo gjë është dhunuar dhe jo në emër të dijes dhe progresit, por është dhunuar nga të paditurit, nga ato që mendojnë se kanë blerë një orkestër, ka dhe nga ata të cilët përpiqen që të jenë në minoritet. Por njerëz si unë dhe njerëz të shkolluar në atë kohë jo nga shkolla dhe pseudoshkolla, por me shkolla përsëmbari siç ishte Konservatori Çajkovski në Moskë, ato krijuan këtë gjeneratë për të cilën u shkruan me vite të tëra muzikë popullore dhe muzikë të lehtë. Nuk mundej të ishte jashtë kontrollit moral, është gjë tjetër që të flas më pas për politikën se çfarë ndikimi kishte ajo në art.
Në radhë të parë ishte një ndërgjegje e ngulitur tek ne nga profesorët dhe nga të gjithë, ku ne shkruanim aq sa mendonim se kishim dije dhe ne kishim mësuar. Por në atë kohë kishte një fat të madh, që nuk e kishin kompozitorë të tjerë në botë, ne kishim folklorin tonë të mrekullueshëm. Dhe tani në këto kohë ose nuk e dëgjoj fare muzikën dhe e kam thënë dhe herë të tjera kur unë nuk e dëgjoj muzikën shqipe në Shqipëri ku duhet që ta dëgjoj. Për këtë mua më vjen kaq keq, saqë unë nuk mund ta shpreh dot.

-Meqë po flasim për muzikën popullore, sa e ka dëmtuar rryma turbo-folk tabanin popullor?

Ç’është ky turbo-folk, sepse unë nuk e kuptoj. Kjo është një terminologji injorantësh dhe pseudomuzikantësh, që nuk janë në gjendej të marrin një vlerë apo një motiv nga muzika popullore dhe të kenë mundësi që ta përpunojnë. Pikërisht këta shprehen se gjoja po e sjellin në kohë këngën dhe marrin një temë siç është në popull, kësaj i shtojnë dhe një bateri apo kitarë, që e përdorin vende e pa vend me harmoni e pa harmoni, dhe i bëhet një pseudo e kënduar dhe gjoja kjo është turbo-folku? Po ku e gjet shqiptari turbo-folkun, madje unë do të thosha se ku e gjet shqiptari zhanrin shumë të largët akoma dhe për shumë popuj të tjerë të Evropës si rrep etj, që këtu e bëjnë si majmunët.
Mos vallë u mbaruan zhanret e tjera, ku ne mund të shprehemi me të vërtetë atë synim që i kemi vënë vetes si artistë, por që t i bësh këto duhet të dish që të seleksionosh, të dish se çfarë të marrësh nga bota. Pasi të gjithë shkruajnë a dhe b, por e përdorin në mënyrën e tyre, ndërsa ne vetëm në emër të globalizmit bëjmë budallallëqe, aq sa po e kthejmë edhe rininë në një turmë, e cila nuk di se nga ka ardhur dhe ku do të shkojë. Një nga arsyet kryesore është dhe muzika që transmetohet në televizionet shqiptare. Sot çfarë nuk dëgjoj, por vetëm shqip nuk dëgjon. Edhe muzika e lehtë për mua është një pseudomuzikë, ajo mund të jetë muzikë për një periudhë 2 apo 3 vjeçare, sa që të zhvatin lekët.

-Mendimi juaj për krijuesit shqiptarë sot?

Krijuesit që thonë se jemi me kohën, për mua janë pseudo me kohën. Ke shumë nga këto krijues dhe shumë shtëpi diskografike që për mua nuk njohin as notat, jo më të kenë studiuar muzikë dhe të kenë bërë shkollë, të dinë për orkestrimin, kompozimin etj. Ka dhe amatorë që kanë një pasion të madh dhe ia dorëzon punën e tij ndonjë profesionisti dhe në emër të së mirës ai del, por këtu çdo njeri që ka mundësi financiare ble një studio dhe krijon këngë, dhe thotë se e kemi sjellë në kohë këngën? Po kush je ti që e bën këtë kur ti je vetë jashtë kohe, sepse je injorant klasik në kohën moderne. Duke përjashtuar disa emra që janë profesionistë, të tjerët janë pseudo profesionistë dhe duhet të ketë një njeri që duhet ta mbajë përgjegjësinë për këtë. Me sa jam këtu në Tiranë unë e shikoj thellësisht të dhunuar muzikën e Tiranës dhe të Shqipërisë së mesme. Mirë e dhunuar si melos, por dhe luajtur tamam romçe, është tallave.
Është një modë muzikore që disa mbase nuk e dinë se kjo gjë i ka interesuar shumë serbit, që gjoja të krijojë një melos për pakicat nacionale që kishte jo rom, jo shqiptarë që kishte në trojet e pushtuara prej tyre dhe bam kërciti tallavaja, e cila është tmerrësisht me afërt me notat tona muzikore. Çdo këngë Tiranase është e romanizuar dhe masakruar sa të vjen të llahtarisesh. Ku është ajo muzika e vjetër e Tiranës, e Hafsa Zyberit, etj që ishte tërë fisnikëri. Nuk arrin dot tallavaja të shkojë në Labëri, pasi i merr të keqen polifonisë së jugut, po kështu edhe në Shkodër, që nuk të lenë të dhunosh arien e saj, apo tiranasit këngën e Cakes etj. Po këto kohë kjo ka ndodhur sepse nuk ka kontroll dhe as interes. Nuk i intereson kurrkujt sot ajo që po ndodh në muzikë. Në kohën tonë një tril të bëje serb, në atë mënyrën që e bënte ai vend nga i cili prodhohej muzika do ta paguaje, ndërsa tani unë nuk dëgjoj fare muzikë popullore.

-Edhe këngët e jugut vijnë të përpunuara sot?

Po vijnë, por ato në melos qëndrojnë. Përpunimi nuk ka se ç’ti bëjë melosit. Në bastardimin e muzikës shqiptare është vetëm paaftësia e tërë njerëzve të pashkolluar, që gjejnë dhe krijojnë dhe
mund të ketë ndonjë CD të mirë, por ku bien në sy këto? Ne në Evropë nuk mund të hymë dot pa kulturën tonë. Italiani nuk e ka dhunuar muzikën e tij, po ashtu dhe francezi etj, vetëm ne po e dhunojmë në emër të hyrjes në Evropë?
-U bënë dy dekada dhe ju thoni se po humbet tabani popullor?

Nuk është vetëm tabani popullor, por dhe një pjesë e madhe e zhanreve muzikore sot po mbahen me vështirësi. Por keqpërdorimi i muzikës popullore i intereson dikujt që ne të shkojmë si nj turmë në Evropë. Kush e dallon turmën nga populli, i cili është një masë e ndërgjeshme i cili ka kulturën e tij, ndërsa turma është turmë dhe nuk e di se nga ka ardhur dhe ku do të shkojë. Ndërsa këta që sot unë i them pseudo nuk duan t’ia dinë, atyre i intereson vetëm të shitet CD dhe nuk duan t’ia dinë për kulturën. Ne kemi kulturën më të veçantë në Ballkan. Këtu po dhunohet dhe veçoria jonë si popull, që ka të bëjë me kulturën dhe folklorin tonë.

-Folëm për krijimtarinë popullore, por si shikoni sot muzikën e lehtë shqiptare?

Shiko nëpër televizione dhe duke përjashtuar këngët që janë para viteve ’90 që kanë origjinalitetin e tyre dhe kanë vlerat e tyre, megjithëse fjalën e politizoi Partia e Punës, por melosin jo, prandaj kanë emocione populli. Ndërsa sot unë shikoj 20 këngë që i quajnë shqiptare, hiqja fjalët dhe njerëzit nuk do të arrijnë që ti marrin vesh që janë shqiptarë, asnjë nuk do ti kuptojë. Sepse këto janë mbeturina që kanë hedhur Amerika në Evropë, dhe Evropa në Shqipëri.

-Pse nuk krijohen akoma hite, si në atë kohë kur u krijua dhe “Lemza”?

Në atë kohë çdo krijues kishte një detyrim moral. Duke filluar që nga baza e shoqërisë që është familja, tek rrethi shoqëror, shkolla dhe në fund kishte një kontroll të rreptë para shtetit. Kjo jo se na bënte ne që të mos krijojmë, por ne duhet të mbanim përgjegjësi për atë këngë. Tërë gjenerata ime kishte dhe këngë të Kujtim Laros, Agim Prodanit, Limoz Dizdarit etj, ne merrnim nga eksperienca e njëri-tjetrit dhe ishim origjinal. Prandaj çdo këngë e jona kishte të veçantën e saj, por në atë kohë kishte dhe kërkesë llogarie. Ndërsa tani unë nuk po i kuptoj se çfarë ndodh për të nxjerrë një këngë në televizion, apo të bësh një CD. Më tha një ditë një miku im, që Agim po pate para bëhesh artist, po nuk pate para nuk bëhesh artist, pale po të jesh një vajzë me vithe dhe këmbë të bukura, dihet që u bëre këngëtare. Ne nuk dimë gjuhën greke apo turqisht, por e merr vesh menjëherë që është këngë e tillë, pra ata kanë vulën vet dhe nuk të falin. Por sot këngën shqipe nuk e merr vesh se çfarë është.

-Po për tekstet e këngëve çfarë mendoni sot?

Të njëjtën gjë që kishte muzika në atë kohë po ashtu kishin dhe tekstet. Sot nuk ka asnjë kontroll. Por në atë kohë teksti do të përkonte me kërkesat që kishte partia, shoqëria, patriotizmi etj. Të gjithë këto kalonin në një kontroll, pavarësisht se ato ishin dhe partiake. Unë nuk them që duhet të jenë këto kontrolle, por dhe një liri e tillë ku në emër të hyrjes në Evropë të dhunosh një kulturë që të bën të jesh krenar, kjo më duket e habitshme.

-Ç’mund të na tregoni për projektet tuaja muzikore?

Unë po bëj një album me një vajzë të re, e cila është vetëm 14 vjeç. Me këtë album muzikor Agim Krajka do të vijë ai që është. Albumi do të jetë me muzikë të lehtë, por këtu do të jenë dhe tërë ato vite pune dhe eksperiencë në Amerikë, që mua m’u desh për të mbajtur veten time, pra m’u desh që të njihja shumë zhanre muzikore.

-Si mendoni për vlerat e Festivalit të Këngës në RTSH?

RTSH investon më shumë se televizionet e tjerë dhe për mua ai vazhdon të mbetet. E di që ai nuk ka shumë para, por unë me shumë kënaqësi e shikoj, sepse ai vazhdon të mbetet akoma shumë i pranueshëm për çdo lloj shtrese të popullsisë shqiptare. Me eksperiencën që ka RTSH ai e bën festivalin shumë herë më mirë se çdo ta bënte televizion tjetër. Nuk kam vërejtje për organizmin, por kur fillon dhe flet për çmimet e këngëve aty pastaj fillon dhe problemi me festivalin, që nuk e ka në dorë më televizionin. Nëse në një festival ka 20 këngë, 5 apo 6 prej tyre qëndrojnë që janë të bëra nga profesionistë, ndërsa të tjerat nuk janë me një nivel të mirë.

-Sipas mendimit tuaj a ka sot në Shqipëri këngëtarë, që ju i krahasoni me emra të talentuar të muzikës si Vaçe Zela?

Me ç’kam dëgjuar edhe mund të ketë, por unë vetë nuk po i dëgjoj ato këngëtarë për të cilët unë nuk mund të krahasoj asnjë këngëtar sot, me atë që unë shikoj në televizion, në ato koncerte apo pseudo koncerte. Irma Libohova p.sh e ka treguar veten se kush është. Ajo ka pasur hitet e veta dhe mund të ketë sërish, por unë nuk e dëgjoj sepse ajo aq del në televizion. Ndërsa po të them se Vaçe Zela është një ikonë po ashtu dhe Parashqevi Simaku një mrekulli e vokalit shqiptar, po ashtu dua të përmend dhe Sherif Merdanin, Myfarete Laze etj, të cilët unë nuk po shoh se po i bien pas Shqipërisë. Të këndosh nuk do të thotë të kesh vithe dhe gjoks të bukur, sepse na ngopën me vithe dhe me shalë dhe kur vjen puna vetëm në fund e merr vesh dhe thua pse këngë ishte kjo? Dhe këtë gjë e kam konstatuar, duke dëgjuar dhe parë këngëtarët në vendin tonë.

-Kujt i dedikohej kënga “Lemza”?

Kjo këngë i dedikohej asaj rinie, që në mënyrë të fshehtë mund t’i lejohej apo të dashurohej me ndonjë djalë, sepse tregoheshe me gisht në atë kohë dhe çfarë hiqte ajo vajza e shkretë. Ishte një primitivizëm i familjes dhe i shoqërisë, por jo se nuk bëhej dashuri në atë kohë. Në atë kohë kishte një romantiçizëm shumë të madh, unë mund të shkoja deri në Mal të Dajtit nëse një femër që më pëlqente me lejonte të marr erë tek flokët, në këmbë mund të shkoja dhe të kthehesha por më bënte të jetoja një javë rresht me atë kënaqësi (qesh). Kënga ishte si një frymëzim, pak romane janë shkruar për vajzat, pak poezi dhe piktura janë bërë? Pra gjithmonë femra ka qenë burim frymëzimi. Ajo të frymëzonte me atë që ajo dinte të mbulonte dhe si të sillej. Unë nuk e di se ku e gjejnë frymëzimin sot?

********************************

Të dhëna mbi kompozitorin

Agim Krajka lindi në Kavajë, më 3 maj 1937, në një familje me origjinë dibrane. Babai i tij ishte i apasionuar pas muzikës, dhe si amator luante në disa instrumente muzikore si violinë, mandolinë, fizarmonikë. Dashuria dhe pasioni për muzikën tek Agimi lindën që në fëmijëri, të cilën ia ushqeu edhe vetë babai i tij. Fizarmonika u bë shkak që vajti në Shtëpinë e Pionierit ku filloi të merrej seriozisht me të. Në vitin 1963 Agimi fillon studimet për teori e kompozicion. Degën e Kompozicionit e ka kryer nën drejtimin e të madhit Çesk Zadeja. Në vitin 1964 kalon pranë Ansamblit të Këngëve dhe Valleve popullore; në fillim si instrumentist e më pas si kompozitor e drejtues orkestre. Veprimtaria e tij muzikore është shumë e gjerë. Ka shkruar muzikë në shumë lloje dhe është bërë i famshëm si me muzikën e lehtë ashtu edhe më atë popullore, të përpunuar e orkestrale. Ka kompozuar mjaft pjesë orkestrale për fizarmonikë dhe me qindra këngë të muzikës së lehtë. Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pas viteve ‘90.
Që nga kënga e famshme “Lemza”, e kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961, ai është nderuar me mbi 15 çmime të dyta, 3 çmime të treta dhe vetëm një çmim të parë në Festivalin e vitit 1987, me këngën “Nuk e harroj”, të kënduar nga motrat Libohova. Për kontributin e tij në artin shqiptar është nderuar me 2 urdhra “Naim Frashëri”, 2 medalje dhe titullin “Artist i Merituar”, ndërsa ish presidenti Moisiu e dekoroi edhe me titullin “Mjeshtër i Madh”.


Intervistoi: Julia Vrapi Gazeta Sot.

Çfarë na thonë historianët e lashtë?

Herodoti (shk.e V p.k.): "Helenet mësuan nga pellazgët artin e punimit të bronxit, ndërtimin e qyteteve dhe fortifikimit" (f.340 DHP) Flavius Jozefi (viti37 pas Krishtit) "Në të vërtetë kam gjetur se ndër greket gjithçka është e mëvonshme…me këtë unë nënkuptoj themelimin e qyteteve, shpikjen e arteve dhe hartimin e ligjeve, por nga te gjitha gjerat, me e vonshmja, apo qe nder ta mungon, është meraku për te shkruar " (f.14 AM) "Asnjë tregues, madje me i vogli, nuk ka provuar ekzistencën e grekeve para shk.VIII(f.15 AM)

Vete Homeri, historiani i pare i shoqërisë njerëzore nuk i ze ne goje as greket dhe as Greqinë ne te dy veprat e tij, sepse siç pohojnë historianet e shekujve te mëvonshëm, ne atë kohe i gjithë Ballkani banohej nga fiset e shumta pellazge me emërtime te shumta.

Tani shtrohet pyetja: Kur historianet e lashtë pohojnë se në kohën e luftës së Trojës fiset ndërluftuese ishin pellazge dhe se greket morën shumë më vonë prej tyre perënditë, artin, ndërtimin si dhe shkencat, përse nxënësit shqiptar duhet të mësojnë njohuri të pambështetura në shkencën historike?



Perse nuk flitet për Dodonen e famshme pellasgjike (ne Camerine Thesprote) dhe simbolet, mitet dhe qytetërimin e saj te cilin, gërmimet arkeologjike e kane barazuar me atë te Mikenes? (kl 5 e përshkruan me 7 fjale). Ne asnjë nga tekstet e historisë nuk thuhet se te vetmet popullsi te Ballkanit zanafillor me emërtime Ilire, Maqedonase, Thrake, Epirote si dhe degëzimet e shumta te tyre ishin te nje etnie THRAKOILIRE te trungut pellazgjik " me te njëjtin moral ", e qe flisnin dialekte te se njëjtës gjuhe PELLAZGE te trashëguar ne ditët e sotme me gjuhen shqipe. Si u shpjegohet nxënësve gjuha shqipe ? Sa per gjuhen shqipe, neper tekstet e historisë qe studiojnë nxënësit shqiptar i vetmi karakterizim qe i behet është " si një gjuhe qe nuk ka lidhje me asnjë gjuhe tjetër megjithëse hyn ne grupin e gjuhëve indoevropiane ".Se gjuha ilire nga rjedh shqipja dhe aq me pak pellazgjishtja nuk njihen dhe se gjuha etruske deri me sot nuk është deshifruar dot. Si eshte e mundur valle qe jemi kaq te ndryshëm dhe te veçante nga te gjithe ?

Mos valle jemi "aliene " ? A thua valle se historianet tane, nuk jane ne dijeni se qe me 1961 Z.Majani dhe me 1984 N.Falaski (Vlora) i bene Etrusket te flasin dhe enigma e tyre mori fund? Qe ne vitin 1984 studiuesi i shume disiplinave shkencore, arbereshi Xhuzepe Katapano botoi librin e tij studimor " Thoti fliste shqip " ku i çuditur edhe vete nga rezultati i kërkimeve te tij ne zberthimin e hieroglifeve egjiptiane shprehet :
Te dashur miq lexues e Vellezer Arbereshe, Egjipti i lashte eshte plot me fjale shqipe, duke filluar nga emri i Kreut te Shtetit: Faraon,qe do te thote "fisi jone" (fara = fare, fis, soj, prejardhje; one = e jona), pra njerezore. Faraoni emeronte Keshillin e te Dhjeteve (i ngjashem me kabinetin e Qeverise se Demokracive moderne), me dekret mbreteror, te quajtur UDJA,etimoni i se ciles eshte, pa asnje dyshim, fjala e shqipes dhe e arberishtes:

UDHE-A qe do te thote pikerisht: rregull, norme, ligj, komunikim, arsye, drejtesi…(f.55 XHK)

Thot-i themeluesi i shkences se lashte, fetare sa dhe laike, krijuesi i muzikes e shkrimit, e ka ndertuar alfabetin hieroglifik fonetik duke patur si çeles gjuhen shqipe" (f.16 XHK)


Por edhe ne shtypin shqiptar keto vitet e fundit kane dale shume shkrime dhe libra si ato te C.Xhunges, A.Mollaj, A.Matit, P.Zheit, R.de Angely, E.Kocaqit, A.Kola, e shume te tjereve,shqiptar e te huaj, qe deshmojne lidhjen e gjuhes shqipe me gjuhet e sotme evropiane po dhe me ato te lashta qe nuk perdoren me.

" Shqipja barbare eshte Nena e gjuhes se Homerit, Eskilit, Horodotit dhe Tuqiditit si dhe gjuhes se famshme te njohur si dialekti i Atikes ! Domethene eshte gjuha e lashte e para ardhesve tane me te lashte, pellazgeve " (f186 AK) Po te pyesni emigrantet tane qe punojne ne te gjitha shtetet e Europes do t'iu japin shembuj te shumte te fjaleve me rrenje ose qe kane kuptim ne shqip, e qe gjenden ne perdorim ne keto vende. Pra gjuha shqipe jo vetem nuk eshte indo-europiane, apo paleoindo-europiane (emertime te pa bazuara historikisht) por duke qene pasuesja e drejtperdrejte e gjuhes pellazgjike ka lidhje te shumta fjalesh e rrenjesh te perbashketa, gramatikore dhe sintaksore me te gjitha gjuhet europiane qe u formuan mbas ndryshimesh te shumta nder shekuj tek pasardhesit e popullsise pellazge. Gjurme te gjuhes pellazgo-shqipe i gjejme edhe tek popujt e tjere te mevonshem qe u vendosen ne tokat e banuara nga pellazget. Lind natyrshem pyetja se, mire nxenesit e fillores, po ata me moshe me te rritur qe i lexojne keto libra te blera neper librari, si do ta presin valle shpjegimin e mesuesve ne shkolle per gjuhen " qe s'ka lidhje " shqipe?

Si trajtohet ne tekstet e historise ndryshimi dhe ngjashmeria e tradites, gjuhes, kultures etj. te shqiptareve me popujt e tjere te Ballkanit?

" Qindra dhe mijera vjet me pare shqiptaret visheshin ne menyre te atille qe dalloheshin nga popujt e tjere " (f.61 kl.4) Cila valle te qe kjo " mode " e pellazgeve dhe kush ishin " te tjeret "? Sepse para mijera vjetesh ne Ballkan e me gjere kane jetuar vetem pellazget. Tradita, kultura dhe menyra e jeteses se shqiptareve, sipas teksteve te historise "jane te ndryshme " me popujt e tjere te Ballkanit, por nuk flitet se ku e ka bazen historike ky ndryshim dhe me cilen popullsi, dhe ku verehen ngjashmerite dhe pse.

Sigurisht qe kombi shqiptar, ka nje kulture, gjuhe, tradite te tijen (specifike) qe dallon nga popujt e sotem te Ballkanit. Por po aq e vertete eshte qe po ne gjuhe, folklor, tradita ka edhe afrime, fakt qe nuk permendet ne tekstet tona. "Haberland pohon se ne Shqiperi gjenden pothuajse te gjitha kostumet qe perdoren ne Ballkan. Ai shton se ndikimi i popullsive te lashta thrako-ilire dallohet me lehtesi ne kostume, ne rite dhe zakonet e Ballkanit, Europes qendrore, Italise se jugut (nga Roma deri ne Sicili e Kalabri) te Epirit, te ishujve te Egjeut, te Thrakes, perreth Dardaneleve, nga deti Marmara deri ne Galipoli dhe nga pak kudo neper Azi te Vogel " (f.75 AM)

A thua qe studiuesit tane te historise nuk e kane vene re kete ngjashmeri dhe u mesojne femijeve shqiptare se " me te gjithe jemi te ndryshem historikisht "?

A do ta pranojne valle shkruesit e teksteve te historise te shkollave tona tezen, se kjo ngjashmëri vjen jo aq nga hua-marrjet dhe hua-dhenjet e popujve te sotem te Gadishullit, se sa nga nenshtresa pellazgjike qe u përcolli te ardhurve te mevonshem ne Ballkan, jo vetem elemente te gjuhes por edhe te zakoneve, riteve ,miteve, folklorit etj ? " Vallja me e bukur e Greqise se sotme eshte vallja çame dhe kangjeli" (f.343 AK) Ne fakt ajo qe i dallon shqiptaret me popujt e tjere te Ballkanit eshte fakti se ndjenja kombetare per ta, ne te gjitha kohërat historike, ka qene mbi besimet dhe ndjenjat fetare.

Duke lexuar mbi ndryshimin midis popullsise shqiptare dhe popullsive te tjera qe bashkejetojne sot ne Ballkan (te dhene me argumenta jo shkencore dhe historike),te vjen ne mend " Doktrina e perjashtimit te shqiptareve nga rajoni e mbeshtetur mbi çdo tipar te ndryshem te tyre : ne pikpamje etnike, kulturore, fetare "(f.316. SH.S) te propoganduar ne revisten greke " Nemesis " dhe te aresyetuar nga studiuesit serb. Pra historia, duhet shpjeguar e plote dhe me vertetesi, e jo e qethur me gersheret e dhenve.

A do te vazhdojne te mesojne nxenesit shqiptare nje histori qe "nuk ndryshon", ne kundershtim me ligjin e zhvillimit, dukuri e te gjitha shkencave?

Nga sa shihet per historine e lashtesise ka shume kundershti, dukuri normale per te gjitha shkencat e tjera. Ne fatkt nepermjet kundershtive dhe shtrimit te shume tezave mbi te njejtin problem, shkencat gjejne rrugen e drejte per te ecur perpara, per "tu zhvilluar".

Ky debat midis tezave te ndryshme per te njejtin problem mund te zhvillohet neper Kuvende, Konferenca, programe televizive apo faqet e shtypit. Por çuditerisht, me gjithe botimet dhe studimet e shumta qe kane sjelle mendime te ndryshme nga ato qe studiohen neper te gjitha nivelet e shkolles sone per gjuhesine dhe historine shqiptare, nuk eshte bere asnje debat ne asnje nga format e mundshme te thena me lart. Duhet pohuar se debati shkencor ne shtypin tone, deri tani eshte zevendesuar me shkrime me mallkime te tipit "sharlatan!" drejtuar historianeve serioze dhe keshilla dashamirese qe "historine e vertete te shqiptareve duhet t'ua leme ta shkruajne komshinjte, se e shkruar nga shqiptaret ajo nuk ka besueshmeri"("Gazeta shqiptare" Milosao dt.7.10.2007) Si mund ta shpjegojme kete mungese debati duke ditur se kemi dy Akademi te Shkencave shqiptare ? A nuk eshte nje nga problemet thelbesore te tyre te ndjekin zhvillimet e studimeve brenda dhe jashte vendit mbi gjuhesine dhe historine tone te autoreve shqiptar dhe te huaj? Sa nga keta studiues qe kane nxjerre librat e tyre neper librarite e Shqiperise, Kosoves e Maqedonise apo vendeve te tjera mbi gjuhen dhe historine shqiptare jane ftuar ne zyrat apo sallat e ketyre Akademive per te folur e debatuar mbi studimet e tyre me koleget e tyre te Akademise apo Universiteteve?

Fatbardha Demi

Shkodër, emigrantët ngrihen në protestë për kartat e pasaportat dhe djegia e mbeturinave

SHKODER - Pasi kanë gjetur të mbyllur sportelet e aplikimit pranë gjendjes civile paraditen e djeshme, emigrantët kanë organizuar një protestë spontane përpara Bashkisë së Shkodrës.

Sipas tyre, kjo bëhet në shenjë reagimi ndaj një shërbimi të tillë rraskapitës që po u bëhet prej ditësh. Me dhjetëra emigrantë së bashku me familjet e tyre janë ngritur që në orët e para të mëngjesit për të zënë radhën, me qëllim që të aplikojnë pranë spor-televe të kartave të identitetit, si dhe të pasaportave biometrike. Vetëm rreth orës 08:00, ata kanë mësuar se ditët e shtunë dhe të diel sportelet nuk punojnë. Kjo i ka acaruar emigrantët, të cilët i janë drejtuar godinës së Bashkisë Shkodër, duke protestuar në mënyrë paqësore. "Kemi me ditë të tëra që po sorollatemi për të pritur e për të aplikuar për karta, por nuk po mund ta realizojmë një gjë të tillë. Një kupon për kartë identiteti me vlerë 1200 lekësh, në treg të zi po shitet me 2 mijë lekë, pasi sot sportelet e Albapostës kanë qenë të mbyllura.

Afati i qëndrimit në Shqipëri po na mbaron dhe nuk e dimë se si po na shkon një punë e tillë", shprehen ata. Sipas zyrtarëve të bashkisë, procesi është në varësi të firmës "Sagem" dhe nuk është ky institucion që detyron punonjësit të dalin në punë gjatë ditëve të fundjavës.
*panorama*

"Tymi i mbeturinave më i rrezikshëm se i makinave”





S’ka vend për mbeturinat në Shkodër, digjen nëpër kazanë. Specialistët japin alarmin


SHKODËR – Specialistët e mjedisit në prefekturën e Shkodrës, japin alarmin për rrezikun e ndotjes për banorët, nga diegia e mbeturinave nëpër koshat e hedhjes së tyre. Gjendje e tillë është krijuar pas mbushjes së fushës së mbeturinave.

Qyeti i Shkodrës nuk ka më vend ku të hedhë mbeturinat. Për pasojë, ato po digjen në kosha, ku i hedhin qytetarët. Një situatë e tillë, ka bërë që prej ditësh djegia e mbeturinave në rrugët kryesore të qytetit të bëhet një shqetësim për qytetarët. Aktualisht mbeturinat e qytetit janë duke u djegur pranë banesave të qytetarëve, pikërisht në vendet e caktuara ku ata i hedhin. Përballë një gjendjeje të tillë, drejtues të Bashkisë ngrenë supet dhe bëjnë rolin e të paditurit.

Disa ditë më parë, një gjendje të tillë e paralajmëroi kryebashkiaku Artan Haxhi, i cili deklaroi se “qyteti nuk ka më shumë se dy jave kohë për sitemimin e mbeturinave”, sepse vendi aktual, ishte i zënë plotësisht.

Pak ditë pas këtij deklarimi, mbeturiant e qyetit po digjen në rrugët kryesore të tij. Djegia bëhet pas orës 21.00 të darkës. Pas këti orari, pamja që shfaqet janë koshat e mbeturinave prej nga del tym.

Ndotja toksike, që krijohet nga djegia e mbeturinave, ka krijuar mjaft probleme te qytetarët, ndërsa qarkullimi nëpër rrugë është i vështirë, për shak të tymrave, por edhe ndotjes.

Burime nga Bashkia e Shkodrës bëjnë të ditur se më të interesuarat për djegien e mbeturinave në qytet janë ata që kanë për detyrë të tresin mbeturinat e qytetit dhe aktualisht nuk kanë ku t’i hedhin.

Hedhja e mbeturinave bëhej në zonën periferike të qytetit, pranë Varrezave të Dëshmorve, ndërsa edhe ai vend ishte provizor. Tani që edhe ky vend është mbushur, qyeteti i Shkodrës ka ngelur pa një të tillë.

Specialistë të mjedisit, pranë prefekturës së Shkodrës, japin alarmin se djegia e mbeturinave shkakton ndotje toksike disa herë më të dëmshme se ndotja nga tymi i makinave dhe është tepër i rrezikshëm për shëndetin. E vetmja zgjidhje që mendon Bashkia është hedhja e mbeturinave në një zonë në komunën Bushat.

“Në parim është rënë dakord me kryetarin e kësaj komune dhe pritet finalizimi i kësaj marrëveshjeje. Pa ndihmën e qeverisë jemi të pafuqishëm për të zgjidhur problemin e mbeturinave për qytetin. Ky është problemi më shqetësues dhe më imediat për Shkodrën”, është shprehur kryetari i Bashkisë, Artan Haxhi.

Plehrat “lulëzojnë” mbi Varrezat e Dëshmorëve



Plehra në vend të luleve. Hedhja e mbeturinave të qytetit në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit të Shkodrës ka prekur dhe revoltuar prej kohësh të afërmit dhe pasardhësit e këtyre dëshmorëve. Mospasja e një vendi për grumbullimin e plehrave ka bërë që varrezat e heronjve të luftës të kthehen në “kazanë” gjigandë për plehrat e qytetit me mbi 300 mijë banorë. “Mirë lule e kujdes që nuk tregojnë për ata që kanë dhënë jetën për të mbrojtur këtë vend dhe për të çliruar popullin nga pushtuesi, por po i mbulojnë me plehra. Ky është turpi i tyre”. Familjarë të qindra dëshmorëve të qytetit që prehen në periferi të qytetit të Shkodrës kanë kohë që kanë shprehur indinjatën e tyre. Ata janë ankuar në forma të ndryshme kudo që kanë patur mundësi. Herë zyrtarisht dhe herë në mënyrë publike në media, familjarëve e të rënëve në luftë kanë kërkuar që të merren masa urgjente për të rregulluar situatën e rënduar të Varrezave të Dëshmorëve të këtij qyteti si dhe për largimin e plehrave të ndryshme që kalben apo digjen çdo ditë mbi kockat e djemve e bijave të tyre. Nuk dihet se kur saktësisht pati filluar dhe “pushtimi” i varrezave nga plehrat, por ajo çka duket qartë dhe nuk ka nevojë për “kallauz” është fakti se askush duket se as është kujtuar që t’i heqë dhe t’i gjejë një vend më të “denjë” dhe plehrave sesa mbi varret e të rënëve në luftë.
A. Mehmeti

Ju rrëfej grekët, FAIK KONICA

Prej disa kohësh, ndërmjet Italisë e Greqisë po zhvillohet për Shqipërinë një perleshje paraprake me fjalë, gjë që mund të jetë pragu i një konflikti të armatosur. Italia ngre çështjen se Greqia mbante një pjesë të madhe territori, që i perket Shqipërisë, ndërsa Greqia e mohon me zë të lartë këtë pretendim.

Shume amerikaneve u eshte dukur e cuditshme qe, ndersa zeri i italianeve dhe grekeve degjohej, nuk ndihej zeri i pavarur i Shqiperise. Porse, a nuk ka thene, njehere, nje autor anglez se nje nga karakteristikat e shqiptareve eshte se ata jane te “paartikuluar”. Kerkesave te perseritura une u jam pergjigjur se nuk kisha gje per te thene, ndersa atyre miqve amerikane, te cileve ndjenjat e tyre dashamirese u japin te drejten te me pyesin perse ashtu, u jam pergjigjur se me kishte ardhur gjithcka ne maje te hundes dhe se kisha vendosur qe ketej e tutje te mbetesha nje spektator i thjeshte i tragjedive dhe i farsave te botes.

Por tani eshte nje grup atdhetaresh shqiptare, qe me kerkon te bej nje deklarate. Keta miq shqiptare dine per mua disa gjera qe miqte e mi amerikane nuk i dine. Ata e dine qe une kam lindur ne zonen kufitare shqiptaro-greke, qe ben pjese ne krahinen e vene ne diskutim; keshtu qe trojet ku une kam luajtur si femije jane fushat e betejave te ardhshme. Ata mendojne se askush tjeter, me mire se une, nuk e njeh historine e kesaj krahine dhe ata me permendin vazhdimisht se, si drejtues i rinise, une njehere e nje kohe kam qene mbrojtes i palodhur i teresise tokesore te Shqiperise. Prandaj, ndonese me lekundje, vendosa ta thyej heshtjen dhe ti paraqes popullit amerikan disa fakte te kontrollueshme rreth sfondit historik te konfliktit qe po vjen rrotull.

(I)


Sic dihet nga te gjithe, ne periudhen e lashte, shqiptaret quheshin ilire. Rajoni i diskutueshem ne lashtesi njihej si Iliria e Jugut dhe me vone eshte quajtur Shqiperia e Jugut, ndrsa greket kane vendosur ta quajne Epir, nje emer qe do te thote “kontinent”; ne zanafille perdorej per kete rajon nga banoret e ishujve te vegjel, pertej bregut te Shqiperise, po ashtu si peshkataret e ishujve Bahamas do ta quanin Floriden “kontinenti”, me nje emer qe nuk ka asnje lidhje me kombesine e popujve qe banojne ne kontinentin ne fjale. Ky rajon, gjate afer pese shekujve te sundimit turk, perbente vilajetin ose provincen e Janines, me qytetin e Janines si kryeqender.

Jo vetem qe ky rajon ka qene gjithmone shqiptar nga gjuha dhe kombesia, por kufijte e fiseve ilire shkonin shume larg pertej. Madje, edhe ishujt Joniane kane qene kryesisht ilire. Ne nje liber te famshem, qe e njohin mire studiuesit, “Fjalori i antikiteteve klasike” te Lybkerit, tek artikulli per Kerkyren (Korfuzin) vihet ne dukje se ai ishull “ne zanafille banohej nga iliret”. Kurse ata, qe do te marrin mundimin te lexojne vepren e studiuesit te njohur suedez, Martin P. Nilson, botuar ne Lund me 1909 me titullin “Studime mbi historine e Epirit te Lashte”, do te sherohen nga prirje per te menduar se Epiri ka qene ndonjehere grek.
Ky rajon e ka ruajtur natyren e vet ilire te pandryshuar; deri edhe kaq vone sa i bie ne shekullin e dhjete te eres sone, perandori i Bizantit, Leoni i Mencur, ne nje nga librat e tij permend faktin qe “banoret e Epirit jane shqiptare”. Pak nga pak, depertimet greke nisen te ndiheshin ne disa pjese te ketij rajoni. Se si u bene te mundshme keto depertime, ne e dime nga disa autoritete te dores se pare.

(II)


Ne gjysmen e dyte te shekullit te katermbedhjete, Janinen e qeveriste nje princ bizantin (ose nje despot, sic e kishte titullin zyrtar) i quajtur Thanas. Ketij Thanasi i hipi ne koke ideja e bukur per te vrare gjithe shqiptaret. Ju mund te dyshoni se mos keto ngjarje jane nxjerre nga ndonje legjende shqiptare e shtemberuar ose nga ndonje fletushke propagandistike italiane. Aspak! Autoriteti qe na e njofton kete mizori eshte nje grek besimtar dhe i ndershem, Mihail Dukas, pjesetar i Shtepise Perandorake Bizantine, me po ate emer, kronika e te cilit perfshihet ne koleksionin e madh te historianeve bizantine qe ndodhet ne Bon dhe mund ta studioje cdo studiues. Me neveri dhe mosmiratim Dukasi njofton te gjitha egersite dhe vrasjet qe ka bere Thanasi kunder popullsise shqiptare te Janines. Sic thote Dukasi, nje nga lojerat e tyre te parapelqyera ishte t'u priste hundet ose pjese te tjera shqiptareve dhe ti linte te vdisnin ne agoni.
Disa krere feudale shqiptare e kercenuan Thanasin me nje ekspedite ndeshkimore, nese ai nuk do t’i nderpriste krimet kunder shqiptareve. Thanasi u permbajt nje fare kohe dhe e martoi vajzen e vet me princin me te fuqishem te asaj kohe, me Gjin Shpaten. Pas njefare periudhe, Thanasi i nisi perseri perndjekjet, madje edhe me te egra se me pare. Sic shkruan Mihail Dukasi, ndersa Gjin Shpata mblodhi nje ushtri dhe e rrethoi Janinen, kryeqytetin e vjehrrit te vet, Thanasi cdo dite, nen flamurin e armepushimit, i dergonte Shpates nje shporte me sy te nxjerra nga kokat e shqiptareve fatkeqe dhe kjo dhurate e kobshme vazhdoi derisa u hoq rrethimi.

Sic e thote historiani, ambicia e Thanasit ishte te fitonte nofken e Albanoktonos qe do te thote Shqiptarovrases. Dukasi shton se despotit i pelqenin shume te huajt dhe te jashtmit, prandaj pati sjelle shume prej tyre ne qytet. Se fundi, thuhet me marifet se Thanasi ia doli mbane te zbrazte Janinen nga banoret e rrenjes. Natyrisht, zor se mund te shpikte nje metode me te efektshme per te ndryshuar perberjen etnike te nje vendi, porse “te drejta” te krijuara ne kete menyre, ta themi ne formen me te bute, jane te nje cilesie te dyshimte. Krimet e pershkruara nga Mihail Dukasi kane ndodhur me 1380, dhe ne pak vite me pare.

Pas pesedhjete vjetesh, me sakte me 1431, nje ushtri e forte osmane erdhi me gjemime te portat e Janines, e cila, nderkaq, ishte ripopulluar me te ardhur, dhe me nje sulm qyteti u pushtua. Eshte per t’u shenuar fakti se, pasi i bene nje mbikeqyrje krahines, turqit e klasifikuan ate si pjese te Shqiperise. Por ka edhe dicka me domethenese dhe krejt te pakundershtueshme. Turqit bene nje regjistrim te kujdesshem te qyteteve e te fshatrave dhe emrat e ketyre vendeve kane dale me pas ne botimet zyrtare ne trajtat e tyre shqip e jo greqisht. Per shembull, le te marrim rastesisht dy emra, dy qendrat e quajtura shqip Delvina dhe Grevena. Ato jane regjistruar perkatesisht Dhelvinon dhe Grebene. Turqit e hershem kane qene te perpikte, me hollesi te madhe per shenimin e emrave te vendeve, duke parapelqyer gjithmone trajtat e mirefillta popullore. Per shembull, pas rrethimit te pare te Vjenes, turqit nisen ta shkruanin Wian me nje A te gjate, qe eshte trajta e vertete popullore dhe, sa kohe zgjati Perandoria Osmane, ata iu permbajten kesaj trajte, duke flakur trajten artificiale Wien. Ne traktatin e Ajzenburgut, te nenshkruar me 1664 ndermjet Turqise dhe Perandorise Romake te Shenjte e te hartuar turqisht e latinisht, kur numerohen titujt e perandorit Habsburg, teksti latin e quan ate mbret te Bohemise, porse ne tekstin turqisht, turqit kane ngulur kembe per ta thene mbreti i cekeve.

(III)


Pushtimi turk solli nje ndryshim te rendesishem ne jeten e Shqiperise. Per arsye qe jane teper te gjata per t’i shtjelluar ketu, shume shqiptare e lane krishterimin dhe u bene myslimane, e kjo levizje vijoi per dy shekuj, derisa rreth 65% e popullsise u be myslimane; pjesa tjeter mbeti e krishtere. Ne Veri, si besimtare te kishes Perendimore e ne Jug te asaj Lindore, qe shpesh quhet gabimisht kisha greke. Meqe ne kishen e dyte sherbesat behen greqisht dhe kleri eshte ne pjesen me te madhe grek, u krijua mundesia per greket qe te shkombetarizonin shqiptaret, duke e persosur kishen si mjet te propagandes.

Nje faktor tjeter ka qene ardhja tinzare e banoreve qe flisnin greqisht, shpesh te favorizuar me budallallek nga pronaret shqiptare, te cilet kishin nevoje per bujqer, per te zevendesuar shqiptaret qe iknin ne lufterat e pafund te Perandorise Osmane. Ngritja e Greqise si shtet i pavarur i dha nje shtyse te fuqishme propagandes greke. Tashme greket nisen haptas te shpallnin se cdo besimtar i kishes Lindore, pavaresisht nga gjuha dhe kombesia, ishte grek.

Nje nga marifetet me te padegjuara te grekeve ka qene dhenia e rryshfeteve zyrtareve te larte ne Stamboll per te nxjerre nje ferman qe te ndalonte qarkullimin apo mbajtjen e librave shqip. U quajt nje veprim i denueshem, madje, edhe po te mbaje libra kaq te pademshem si gramatika ose aritmetika, po te ishin shkruar shqip. Greket rane, madje, edhe me poshte: nuk e kishin per gje te kallezonin atdhetaret shqiptare te ndershem si rebele dhe benin qe ata t’i degdisnin ne burgje te largeta.

(IV)


Pas lufterave ballkanike Turqia Evropiane u copetua dhe Fuqite e Medha nuk mund ta injoronin ekzistencen e kombesise me te lashte te gadishullit. Shqiperia u be shtet, por u rregjua ne nje te katerten e madhesise se vet natyrore. Dikush mund ta mendonte se pas kesaj do te ishin te kenaqur dhe do te rrinin urte, se do te perpiqeshin, po te ishte e mundur, te zhvillonin marredhenie te fqinjesise se mire me pjesen qe mbetej te Shqiperise. Mirepo ndodhi e kunderta. Duke perfituar nga fakti qe Turqia, nje vit me pare i kishte carmatosur plotesisht shqiptaret, nje ushtri me greke, e organizuar dhe e maskuar si njerez civile, vershoi mbi gjithe Shqiperine dhe nisi te djege e te vrase gjithcka i dilte perpara. Ne Shqiperi, ne ate kohe kane qene ne qender te ketyre krimeve te organizuara dy deshmitare te huaj: autorja e njohur angleze, Meri Edit Durham, dhe nje korrespondent gjerman. Te dy ata u tmerruan dhe u morren vesh qe t’ia benin te njohur te gjithe botes cdo gje qe keta e quanin si nje nga krimet me te medha te organizuara ne te gjitha koherat. Per fat te keq, plasi Lufta Boterore dhe terhoqi vemendjen e te gjitheve. Por me 1920, me titullin “Njezet vjet ngaterresa ballkanike”, Miss Durham botoi nje liber, ku nje kapitull i plote i kushtohet njoftimeve per keto masakra. Kushdo qe deshiron ta kuptoje konfliktin e sotem nuk mund te beje pa e pare kete liber.

Pas Luftes Boterore, Greqia ua ndaloi shqiptareve te kishin shkollat e tyre ne Greqi dhe vijoi punen e saj per te eliminuar elementin shqiptar me cfaredo mjeti. Nje rast i rralle iu paraqit grekeve nga Traktati i Lozanes, i cili nxiti shkembimin e familjeve turke me ato greke. Sic e kam thene me siper, nje shumice shqiptaresh, disa shekuj me pare, e lane krishterimin dhe u bene myslimane, por ata i ruajten gjuhen dhe traditat kombetare dhe kurre nuk e kane mesuar turqishten. Mashtrimi i grekeve kishte per qellim qe t’i paraqiste si turq shume myslimane shqiptare dhe t’i dergonte me anije ne thellesine e Azise se Vogel, duke i bere objekt shkembimi. Kjo eshte njesoj sikur te syrgjynosesh irlandezet ne Poloni, duke u nisur nga fakti se edhe irlandezet, edhe polaket, jane katolike edhe prandaj qenkan te nje kombesie. Komisioni Nderkombetar per Shkembimin e Popullsise e zbuloi mashtrimin, ne pak raste, dhe e ndaloi, por shume here te tjera atij ia hodhen me mjeshteri.

Po te shqyrtohen deshmite e vjetra per gjendjen e kombesise ne viset e ndryshme te rajonit te diskutuar, habitesh me ndryshimet qe jane bere nepermjet dredhive dhe mashtrimeve te organizura. Ne fillim te shekullit te nentembedhjete, nje anetar i kishes se Anglise me emrin Stjuart Hjuz, ka bere nje udhetim neper Shqiperi dhe ka lene shenime per vezhgimet e veta.

Ka vizituar dhe qytetin tim te lindjes, Konicen, nje vend i lashte i cili mendohet nga disa studiues si Pukevili, se ka qene ne mesjeten e hershme kryeqyteti i Ilirise Jugore. (Emri i vendit tingellon ne menyre te cuditshme si prusian, por kjo vjen ngaqe po ai ndikim sllav mbi toponimine, ka vepruar ne Prusi, ashtu edhe ne Shqiperi). Hjuzi ka shenuar se Konica kishte 800 shtepi, nga te cilat 600 ishin shqiptare dhe 200 greke. Ku jane keta 75 % shqiptare sot?

Megjithate, ne rajonin e diskutuar ka nje krahine te gjere, qendresa e patrembur e se ciles i ka kapercyer te gjitha format e organizuara te vrasjeve, mashtrimeve dhe grabitjeve. Kjo eshte Cameria, te cilen greket e shtremberojne ne Camuria. (Nuk u ve faj grekeve, per kete shtremberim
qe vjen nga paaftesia e alfabetit grek per te riprodhuar gjithe tingujt e gjuhes shqipe dhe te shume gjuheve te tjera per kete ceshtje). I ndjeri senator Kabot Loxh (Cabot Lodge) ne shtypin grek dilte gjithmone me emrin Kampot Lone. Popullsia e Camerise tani vone, me 1913, ka qene 96 % shqiptare. Ky perpjestim tani eshte ulur me akte dhune dhe une mund te sjell si shembull shume punetore qe derdhin djersen ne fabrikat e Amerikes, te cilet i kane pasur prinderit pronare te lulezuar ne Cameri, me pak se nje vit me pare. E megjithate, ne kundershtim me gjithe kete perndjekje, ende shqiptaret perbejne 80% te popullsise se Camerise.

(V)


Ndersa tani Italia eshte gati te nderhyje, duke na shpallur si qellim se kerkon te vere ne vend demet qe i jane shkaktuar kombit shqiptar dhe te rivendose kufijte natyrore e historike te Shqiperise. Eshte e arsyeshme te presesh nga cdo shqiptar i vertete se do te jete i pakenaqur nga ky veprim. Por ndonje mund te kundershtoje se, megjithe metodat e denueshme te perdorura nga greket, ata kane arritur qe ta permbysin gjendjen e kombesive ne shume vise te rajonit te diskutuar; keshtu qe te ndreqet nje padrejtesi e vjeter me nje padrejtesi te re, nuk tingellon aq mire. Per kete une do te pergjigjesha se nuk mund te kete nje akt ligjor qe te perligje krimet e organizuara e te vazhdueshme.

Por, ka dhe me. Shume larg nga Shqiperia historike, ne Greqine e brendshme ka pothuaj nje milion shqiptare, gati gjysma e te cileve ende e flet gjuhen e vet te lashte. Keta njerez kane nje mall ideal per Shqiperine dhe ne te kaluaren kane nxjerre deshmore te ceshtjes shqiptare. Ata mund te shkembeheshin me greket e rajonit te diskutuar dhe, me se fundi, te gjithe do te ishin te kenaqur. Porse, sic pohojne greket, Italia kerkon te arrije qellimet e veta duke zgjeruar kufijte e Shqiperise. Une pajtohem me kete plotesisht, por me duhet te shtoj se ky pohim nuk ka peshe dhe eshte thjesht nje perpjekje per t’i bere bisht ceshtjes. Ceshtja eshte a ka qene gjithmone pjese perberese e Shqiperise ish-krahina turke e Janines? Ne qofte se kjo eshte e vertete, a mund te bjere poshte, automatikisht, kjo e vertete vetem e vetem sepse e thone edhe italianet? Fakti eshte i qarte: Italia ka ketu nje pergjigje te mire e te forte, sepse rastis qe kerkesat e saj perputhen me nje akt te vonuar drejtesie kunder Shqiperise. Po ndodh qe nje here perendite hakmarrese jane ne anen e legjioneve te Cezarit.

Botuar ne “New York Times”, me 1940
Teatri i Dodonës në Janinë.

Nëse do të ishit polic rrugor për një ditë...

Shumë nga ne që ngasim automjetet rrugëve të Shqipërisë, duhet të përballemi me ndodhi, që shpesh na testojnë durimin dhe mirësjelljen.
Kjo është më e pakta, sepse në shumë raste situatat që krijohen në trafik mbartin rrezikun e aksidenteve vdekjeprurëse.


Por nëse do të kishit detyrën e policit të trafikut për një ditë, për cilat shkelje do të vinit më shumë gjoba?



Çfarë bëjnë drejtuesit e tjerë në trafik që ju duket më e rrezikshme dhe e patolerueshme? Dhe nëse keni iluzionin që me fondet, njerëzit dhe mjetet në dispozicon puna e policisë rrugore është e lehtë, sugjeroj që të mbani parasysh mungesat e këtij dikasteri përballë morisë pafund të shkeljeve, që ndodhin në rrugët tona çdo ditë.

Blendi Salaj Peshkupauje

Njerëz të humbur dhe humbameno !

Njerëz të humbur është emision informativ-hulumtues për raste të personave të humbur fati i të cilëve nuk dihet.

Emisioni Njerëz të humbur ka filluar të prodhohet në vitin 2005. Që nga fillimi e deri më tani emisionin e ka prezantuar koordinatorja gazetareske Aida Shtino. Rastet e trajtuara në emision janë raste të lajmëruara në komisariatet e policisë ndërsa rëndësi të veçantë ju jepet rasteve të zhdukjeve të fëmijëve dhe njerëzve të moshuar. Shpesh herë ka ndodhur që rastet e trajtuara në shikim të parë duken si ikje apo mos lajmërime, por në bazë të kërkimeve dhe hulumtimeve gazetareske dhe policore lënë të kuptojnë për raste krimi të inskenuara. Hulumtimet në emision zakonisht fillojnë nga kontakti i fundit i lajmëruar nga të afërmit e të zhdukurit dhe vazhdojnë mbi bazën e komunikimeve qe fitohen përmes telefonatave apo interesimeve prej grupit te gazetarëve asistente të emisionit. I gjithë informacioni sigurohet mbi bazën e dëshmive nga personazhe të afërm apo miq të personit të zhdukur.


Realizimi i emisionit bëhet në bashkëpunim të ngushtë me organizata të ndryshme shoqërore, institucione shtetërore dhe subjekte tjera që merren me fatin e njerëzve të zhdukur. Ndër bashkëpunëtor të këtij emisioni dallohen Fondacioni "Njerëz të humbur" (int. Missing People), Prokuroria e Shqipërisë, Policia e Shqipërisë, Interpoli, Organizata e Emigrantëve (OJF), Avokati i Popullit (Shqipëri), Kryqi i Kuq Shqiptar, gazeta "Bota Shqiptare" në Itali, Shoqata e emigrantëve, Ambasadat e huaja në Shqipëri, Emisioni i TV Alter "Fos sto Tounel" nga Greqia, Emisioni i RAI 3 "Chi l´ha visto ?" nga Italia si dhe "Missing Person" nga SHBA-ja.

Mijëra familje shqiptare brenda dhe jashtë Shqipërisë qëndrojnë të ngulur përballë televizionit duke përjetuar dhimbjen e këtyre njerëzve, që prej vitesh kërkojnë të afërm të tyre, të humbur gjetkë nëpër botë.

Ajo që të bën vërtetë përshtypje është efikasiteti i këtij emisioni, i cili dukshëm është shumë më efikas, (pavarësisht që shfrytëzohet dhimbja e njerëzve),sesa vetë prokuroria shqiptare. Ndoshta në këtë rast shumë institucione shtetërore shqiptare mund të gjejnë shembuj të tillë ku mund të projektohen për të justifikuar ekzistencën e tyre.

Dikush të më shuajë një kureshtje për disa raste të veçanta, që të bëjnë të mendosh...

Si ka mundësi që një individ i maturuar, të humbasë kontaktet me prindërit e tij dhe të mos shkruajë një letër, të mos kryejë një thirrje telefonike, të mos gjejë dot një mënyrë komunikimi për një kohë, qoftë mbi 10-vjet apo më tepër ?

Si mundet që një i ri apo e re, që familja e kërkon dhe e qan në një emision direkt, mohon identitetin e tij, mohon familjen e tij ? Nga çfarë arratisen këta njerëz ? Këta janë të humbur që presin ti gjejnë, apo humbameno ?
Aida Shtino

Shkroi dhe përgatiti Stop Injorancës

http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Rritet misteri rreth gjinisë së atletes

Berlin - 18-vjeçarja afrikano-jugore me tipare mashkullore ka fituar në finalen e 200 metrave. I ati i del në mbrojtje: “Nuk kam patur kurrë dyshime rreth gjinisë së saj.”
Thashethemet që qarkullonin para fillimit të botërorit të atletikës në Berlin, kanë shpërthyer me gjithë forcën e tyre, sidomos pas finales së 800 metrave mbrëmjen e djeshme.


A është me të vërtetë një grua Kaster Semenia? Zyrtarisht po, por tiparet, forca fizike dhe zëri, nuk e vërtetojnë versionin zyrtar. Fakti që Semenia, pas finales nuk dha konferencën e zakonshme për shtyp, ka shtuar edhe më tepër zërat në lidhje me të.

Ndërkohë, i ati, Jakob Semenia del në mbrojtje të së bijës: “Shpresoj ta lënë të qetë time bijë. E kam rritur vetë dhe nuk kam patur kurrë dyshime rreth gjinisë së saj. Ajo është një grua, këtë mund ta përsëris një milion herë,”- ka thënë i ati i atletes.

Federata Ndërkombëtare e Atletikës nuk e beson këtë dhe ka në plan të kryejë analiza për të përcaktuar identitetin gjinor të afrikanes. Por megjithatë, do të duhet një kohë e gjatë, ndoshta një muaj, për të patur përgjigjet e testeve.
*start* Rezultati ishte : hermafrodit

Së shpejti transferim informacionesh nga kompjuteri në tru...

Zhvillohet kabllo neural, për transferimin e shënimeve nga kompjuteri në tru.

Kabllo i ndërtuar nga neuronet, një ditë mund të përdoret edhe për transferimin e shënimeve nga kompjuteri në trurin e njeriut. Ky kabllo u ndërtua në Universitetin e Pensilvanisë, të SHBA-së.
Hulumtuesit janë të mendimit se një teknologji e tillë mund të ndihmojë personat, të cilët kanë humbur gjymtyret prostetike.


Ne kete kabllo jane kultivuar mbi 96 elektroda te mbuluara me proteine, per te cilin neuronet kapen. Kur neuronet dhe elektordat vendosen ne largesi prej 100 mikrona, qelizat fillojne te rriten ne drejtim te proteinit, duke krijuar keshtu lidhje neurale.
Fijet neurale vazhdojne te rriten ne distancen e sapo krijuar.

Douglas Smith, kryehulumtuesi thote: pjesen e lire do ta perdorim per lidhje me trurin, ndersa ate tjetren per lidhjen me kompjuterin, Testet te cilat kane konfirmuar se sinjalet elektrike mund te mbarten ne te dy drejtimet ne kabllo ishin te sukseshme. Smith tani pret ta mbart testin fillimisht tek kafshët.
http://www.med.upenn.edu/cbir/DouglasHSmith.shtml
Revista Etika


Ia hodhëm injorancës tani vallë ? Fle gjumë e ndërkohë bën "upload" Wikipedian...

Apartamenti me qera

*Nje biznesmen i martuar takohet me një vajzë të bukur, dhe pasi i ngjiti muhabeti, pranon që të kalojë natën me të, për 500 dollarë. Të nesërmen në mëngjes, biznesmeni i thotë vajzës që nuk ka mjaftueshëm para me vete, por e siguron që do ti nisë një çek, duke e konsideruar pagesën si "Qera për
apartamentin"*




*Kur shkon ne zyre, biznesmeni pendohet, duke menduar se gjithe eksperienca qe kish kaluar nuk ja vlente per 500 dollare, i nis vajzes nje cek prej 250 dollaresh, me shpjegimin e meposhtem:

*E nderuar Zonje: Gjeni bashkelidhur nje cek prej 250 dollaresh per qerane e apartementit. Nuk po ju nis shumen per te cilen rame dakort, sepse kur e mora apartementin tuaj me qera, une kisha idene se:*


*1) Apartamenti nuk ishte perdorur me perpara*

*2) Apartementi kishte mjaftueshem nxehtesi*

*3) Apartamenti ishte i vogel dhe do me bente te ndihesha rehat.*


*Sidoqofte, pashe se apartamenti ishte perdorur shume ne te shkuaren, nuk kishte thuajse fare nxehtesi, dhe ishte shume, po shume i madh.


*Me te marre shenimin, vajza i ktheu cekun 250 dollaresh, me shenimin perkates:*

* *

*I nderuar Zoteri,*

*Se pari, nuk arrij te kuptoj se si prisni qe nje apartament kaq i bukur e me kaq cilesi te rrije bosh per nje periudhe kaq te gjate kohe. *

*Sa i perket nxehtesise, ka nxehtesi sa te duash, por duhet te dish se si ta ndezesh.*

*Ne lidhje me hapsiren, apartamenti eshte ne fakt me permasa normale, por nese ju s'kemi mobilje te mjaftueshme per ta mbushur, ky nuk eshte faji im.*

*Ju lutem nisni qerane per te cilen rame dakort, ose une do te detyrohem te kontaktoj pronaren e shtepise ku ju rrini per momentin.*

* *

*Ceku 500 dollaresh erdhi te nesermen :) *

Kroatët, pse e kërkonin me ngulm origjinën ilire

Këtu dëshiroj të kujtoj faktin, që kroatët për shumë shekuj e kanë quajtur veten ilirë, përkatësisht popullsi ilire. Gjatë mesjetës, veçanërisht nga shekulli XVI e këtej, kur disa nga historianët kroatë e mbështetën këtë tezë, është shfaqur ideja se kroatët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve; saktësisht është thënë që kroatët me të vërtetë janë elementë autokton në territoret në të cilat jetojnë sot.


Helmeta Ilire


Në këto përsiatje të historianëve kroatë kishte shumë naivitet, por edhe ambicie politike, të cilat nuk kanë qenë gjithmonë të mbështetura në burime historike. Sot kemi njohuri se gjuha kroate, të cilën ata quanin ilire, nuk kishte absolutisht asnjë lidhje me ilirishten dhe gjithashtu nuk ishin të sakta as botëkuptimet e tyre për vazhdimësinë etnike të kroatëve nga ilirët e lashtë, por këtë do e dëshmojë përfundimisht shkenca e re.

Të shohim tani si dhe pse historianët kroatë, gjuhëtarët, politikanët dhe të tjerët insistonin në origjinën ilire të kroatëve.

Në të vërtetë, bëhet fjalë për “ideologjinë ilire” – siç e quan atë gjuhëtari gjerman Reinhard Lauer (R. Lauer, “Genese und Funktion des illyrischen Ideologems in der südslawischen Literatur (16. bis Anfang des 19. Jahrhunderts),” Ethnogenese und Staatsbildung in Südosteuropa, Göttingen, 1974, f. 116-143), e cila ka dominuar për një kohë të gjatë në jetën publike dhe shkencore deri në shek. XIX, kur dolën botime të ndryshme të “gramatikave ilire”, “fjalorë ilirë” dhe të ngjashme, që në fakt ishin gramatika dhe fjalorë të gjuhës kroate.
Më të merituarit për afirmimin e ideologjisë ilire ishin shumë historianë dhe gjuhëtarë të shquar, nga të cilët duhen përmendur fillimisht dominikani Vinko Pribojeviq, i cili në vitin 1525, kishte mbajtur në Hvar fjalimin me titull “O podrijetlu i dogaðajima Slavena” (Mbi origjinën dhe ngjarjet e sllavëve) në gjuhën latine. Në formën e një libri ky fjalim është botuar në Venedik në vitin 1532 (Vincentius Priboevius, De origine successibusquae Slavorum. Venetiis 1532. Botimi kritik i kësaj vepre është bërë nga “Akademia Jugosllave e Shkencave dhe Arteve të Zagrebit” në Zagreb në vitin 1951, me një studim hyrës të Grga Novakut dhe përkthim në kroatisht të Velko Gortanit).
Për botën shkencore shumë më i rëndësishëm ishte botimi i librit “Il Regno degli Slavi” (Peskara, 1601) i historianit dubrovnikas Mauro Orbinit. Orbini ishte historian i mirë, i cili studimin e tij e kishte mbështetur në burime arkivore dhe dorëshkrime të lashta si dhe kronika të botuara, etj., por dobësi e tij ishte fakti që nuk ishte shumë kritik, kështu që i dha liri veprimi imagjinatës së tij, duke gjetur sllavë edhe atje ku asnjëherë nuk kishte pasur të tillë. Sipas tij, sllavët janë me origjinë Ilire, kështu që kroatët nuk kishin ardhur në mesjetë në Ballkan, sepse ata kishin qenë aty që në kohët para-romake.
Pikërisht kjo vepër e Orbinit ishte pikënisje për rilindësit kroatë në gjysmën e parë të shekullit XIX, për të bërë lidhjen e Ilirëve të lashtë me elitën politike kroate në kohën e të së ashtuquajturës lëvizje “Ilirike” (Ilirizam).
Ndër ata që ishin të bindur për origjinën Ilire të kroatëve ishte edhe udhëheqësi i rilindjes kroate, Lujdevit Gaji. Ai nuk ishte historian, por politikan dhe si i tillë ishte i vetëdijshëm se emri i ilirëve ishte i domosdoshëm për të bashkuar të gjithë sllavët e jugut në një lëvizje politike e cila do të luftonte për emancipimin kulturor dhe politik të sllavëve të jugut. Në përpjekjet e tij për të mbështetur idenë e “Ilirizmit” kroat dhe sllavëve të tjerë të jugut, Gaj shkroi një artikull me titull “Kush ishin ilirët e lashtë” (Ljudevit Gaj, Tko su bili stari Iliri? “Danica ilirska,” 5 (1839), nr. 10, f. 37-39; nr. 11, f. 41-43; nr. 12, f. 46-48; nr. 13, f. 49-51; nr. 15, f. 48-59), në të cilin provoi të argumentonte sipas burimeve historike se kroatët ishin si Ilirët.
Menjëherë pas kësaj, dolën në pah autorë të tjerë që i kundërshtuan konkluzionet e Gajit. Ata me shumë lehtësi hodhën poshtë konstruksionin e tij historik, duke dëshmuar se kroatët në të vërtetë janë - kroatë.
Nuk ishte vështirë të përgënjeshtroheshin konkluzionet e Gajit, në kohën e lindjes së historiografisë kritike, por duhet pranuar gjithashtu se Gaj nuk ishte njeri i paditur, dhe nuk mund të themi se ai nuk e dinte se ideja e tij e sforcuar, nuk kishte mbështetje në burimet historike. Kemi pohuar se “ilirizmi” i tij ishte një filozofi politike, dhe jo njohuri shkencore.
Pushteti austriak e kishte kuptuar shumë drejt se çfarë kërkonte Gaj me “lëvizjen ilire,” sepse ata në vitin 1843, ndaluan përdorimin e emrit ilir, jo për shkak se dëshiruan të futeshin në polemikë shkencore rreth këtij emri ose gjoja rreth origjinës së sllavëve të jugut, por thjesht për shkaqe politike. Pushteti austriak e dinte shumë mirë se “ilirizmi” ishte vetëm një përpjekje për të mbuluar krijimin e një koalicioni të madh të sllavëve të jugut, i cili shumë lehtë mund të luftonte kundër Austrisë në njërën anë dhe Hungarisë në anën tjetër.
Pa marrë parasysh ndalimin e emrit “ilir”, kroatët, përsëri për shkaqe nacionale dhe politike, nuk deshën të lëshonin pe, dhe kështu edhe për shumë kohë e ruajtën aty ku gjenin mundësi dhe rast emrin “ilir.” Kështu “Matica Ilirska” [Amza ilire] ishte njëra ndër institucionet më të rëndësishme kulturore, por edhe politike të popullit kroat, për të ruajtur emrin e tyre deri më 1874, kur përfundimisht e ndërron atë në “Matica Hrvatska” [Amza kroate].
Është e vërtetë historike, se në ato kohëra është menduar ashtu, dhe më vonë kanë ardhur deri te përfundimi, se kroatët nuk janë me origjinë ilire. Megjithatë në kohën e sotme duhet të rishikohet pak edhe mendimi i historianëve të shekullit të XIX, për faktin se nuk kanë ekzistuar lidhje ndërmjet ilirëve dhe kroatëve.
Gjatë shekullit XX arkeologët, etnologët, antropologët dhe specialistë të fushave të tjera, erdhën deri te njohuritë interesante për proceset etnogjenetike në territoret ku jetojnë sot kroatët. Analizat e hollësishme të materialit arkeologjik, etnografik, etj, treguan se elementi i lashtë etnik i ilirëve të lashtë nuk ishte zhdukur i tëri gjatë pushtimit romak, dhe as pas përfundimit të këtij pushtimi. Disponojmë të dhëna më se të mjaftueshme për vazhdimësinë etnike por edhe kulturore që nga kohët parahistorike deri në ditët e sotme. Me siguri, që analizat e mëtejshme të gjenetikës bashkëkohore do dëshmojnë edhe shkencërisht këtë vazhdimësi, e cila jo në një kohë të afërt, por sigurisht në një të ardhme jo të largët, do ta sqarojë këtë situatë, veçanërisht procesin etnogjenetik të gjendjes së sotme, ku jemi të detyruar te mbështetemi vetëm në ato materiale dhe të dhëna për të cilat nuk mund të pohojmë me sigurinë më të madhe se japin përgjigje në të gjitha pyetjet që na interesojnë dhe të cilat janë relevante për rekonstruktimin e mjegullt të etnogjenezës Ballkanike.
Megjithatë, sot, kur merren parasysh të gjitha të dhënat që disponojmë, mund të pohojmë me një siguri mjaft të madhe se ilirët nuk janë zhdukur nga këto territore dhe i mbetet obligimin shkencës bashkëkohore, e cila është e armatosur me metoda të reja shkencore, që të zbulojë atë që nuk ka qenë e mundur të zbulohet me metoda të vjetra. Natyrisht nuk mund të presim që shkenca bashkëkohore të vërë tregues të përbashkët në mes të ilirëve të lashtë dhe kroatëve, por kemi arsye të besojmë se do të vërtetohet se në personin e sotëm etnik kroat ka përbërje gjenetike ilire, që do të ishte e mjaftueshme të flasim për një vazhdimësi të qëndrueshme etnike në të dy shtresat etnike.
Ndryshe është situata me shqiptarët. Në territorin e sotëm të shqiptarëve nuk ka pasur kaq shumë rrëmuja etnike në mesjetën e hershme dhe nuk kanë ndodhur ndryshime kaq të theksuara të strukturës së popullsisë sa te kroatët. Pa marrë parasysh kundërshtimin për origjinën jo ilire të shqiptarëve, nuk ka asnjë dyshim se pikërisht shqiptarët kanë ruajtur më së shumti elemente të ilirëve të lashtë në identitetin e tyre personal. Përveç kësaj, sot vetëm me një urrejtje të verbuar të “shkencëtarëve” mund të vihet në pikëpyetje origjina ilire e popullit shqiptar.
Në këtë pyetje tashmë të vërtetuar, nuk mund të dyshohet për asnjë çast, sepse për këtë një ditë, pas hulumtimeve të një numri të mjaftueshëm të eksponateve të materialit osteologjik nga varrezat e ilirëve në territoret etnike shqiptare dhe të materialit që ka të bëjë me marrëdhëniet ekzistuese shqiptare, mund të japë përgjigje edhe gjenetika moderne.


Harta e Perandorisë Ilire


Çfarë mund të themi për rezultatet e deritanishme shkencore në lidhje me etnogjenezën e popujve të Ballkanit, në këtë rast për shqiptarët dhe kroatët? Mund të themi se pikërisht substrati ilir është ai element i cili përkundër mjegullës etnike të zhvillimeve nga kohët antike deri në ditët e sotme, për këta popuj mbetet e përbashkët trashëgimia etnike dhe kulturore. (Është shkruar shumë për mbetjet para-sllave të elementit etnik në kulturën e popujve të sllavëve të sotëm. Me rëndësi të veçantë ishte takimi ndërkombëtar i mbajtur nën organizimin e “Qendrës për hulumtime ballkanologjike” në Sarajevë, punimet e të cilit janë botuar në përmbledhjen “Predslavenski etnièki elementi na Balkanu u etnogenezi južnih Slavena.” (Elementet para-etnike sllave në Ballkan në etnogjenezën e sllavëve të jugut), Sarajevë, 1969. Gjithashtu i një rëndësie të posaçme ishte edhe takimi i mbajtur nën organizimin e “Universitetit Shtetëror të Tiranës” në Tiranë, në vitin 1969. Punimet e lexuara në këtë takim janë botuar në përmbledhjen me titull: “Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve. Tiranë, 1969).

Bashkëpunimi i shkencëtarëve shqiptarë dhe kroatë nuk është vetëm dëshirë, por domosdoshmëri. Tani, kur situata politike në këto territore në një farë mënyrë është stabilizuar, është e domosdoshme të fillohet me projekte për kërkime të përbashkëta të cilat do të hedhin dritë të re në të kaluarën e përbashkët të popujve të cilët jetojnë në këto territore. G.Shqiptare