Emri i Presidentit Wilson është i lidhur në mënyrë të veçantë me Konfer encën e Paqes në Paris në mbarim të Luftës I-re Botërore më 1919. Pikërisht në Konferencën e Paqes ai shpalosi vizionin e tij një vizion që i vuri vulën gjithë zhvillimit të punimeve të Konferencës. Ai ishte figura dominuese. Në “Katërshen e Madhe”, organi i epërm vendimmarrës i Konferencës, ai ishte zëri i parë. Ishte një burrë shteti i një stafi të ri, politikan vizionar.
Para së gjithash, disa shënime të shkurtra mbi jetën dhe karrierën e tij. Ai lindi më 1856 në një nga shtetet jugore në Virginia, në prag të Luftës Civile midis Veriut dhe Jugut. Ndonëse me origjinë prej Jugut konservator, Wilson-i u bashkua me fitimtarët e luftës, progresistët e Veriut. Kishte qenë gjithnjë me pikëpamje liberale, ishte për të drejtat njerëzore, mbrojtës i të drejtave të grave dhe të zezakëve, në një kohë kur këtyre u mohoheshin të drejtat elementare dhe trajtoheshin si skllevër
Abraham Lincolni (Linkolni) ishte për të një ndër heronjtë më të mëdhenj të ngritjes së kombit të ri, në krah të George Ëashington-it. U diplomua në drejtësi dhe filloi punën si avokat. Më 1902 u zgjodh dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Princeton, të cilin e ktheu në një universitet të madh. Më 1910 ishte tanimë një figurë në shkallë kombëtare, i angazhuar edhe në politikë në radhët e Partisë Demokratike. Ai dilte me një platformë progresiste në përkrahje të shtresave të varfra dhe të njohjes së të drejtës për votim.
Në vitin 1912 Partia Demokratike e vuri kandidat për president dhe Wilson-i korri një fitore bindëse. Gjatë fushatës elektorale ai zhvilloi një debat të gjallë me presidentin atëherë në post, Theodhor Roosevelt. Henri Kissinger në librin e tij mbi “Diplomacinë” (të botuar edhe në shqip) bën një pasqyrë shumë të qartë mbresëlënëse të dy personaliteteve dhe dy vizioneve. Nga ballafaqimi midis tyre del fare i qartë hendeku që ndan dy metoda dhe dy sisteme në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Pozita e SHBA në marrëdhëniet ndërkombëtare nga çereku i fundit i shek. XIX ishte shumë larg potencialit të tyre. Fuqitë e Mëdha të Evropës gati nuk vinin re se një anëtar i ri po radhitej në krah të tyre. SHBA po bëheshin shteti më i fuqishëm në botë. Rreth vitit 1885 Amerika ia kaloi Anglisë që mbahej si fuqia më e madhe industriale e botës.
Në kushtet e një rritjeje të tillë, përpara udhëheqjes amerikane shtrohej dilema: të vazhdonte të përqendrohej në prioritetet e brendshme apo të kthente fuqinë e saj në influencë botërore. Vetë rritja e pamatshme i hapte rrugë zgjedhjes së dytë, kursit të një roli aktiv në politikën botërore. Lidhur me këtë H. Kissinger shkruan: “Asnjeri tjetër nuk e formulonte këtë arsyetim me aq forcë sa Th.Roosevelt. Ai qe i pari president që insistonte se ishte detyra e Amerikës të bënte që influenca e saj të ndihej botërisht. Roosevelt ishte i bindur për rolin konstruktiv të Amerikës në botë, por ndryshe nga të tjerët, ai mendonte se SHBA ishin një fuqi si gjithë të tjerat dhe jo një personifikim unik i virtytit”.
“Th. Roosevelt, - shton H. Kissinger, - nuk besonte në parimet e larta morale, që nuk mbështeten as në forcën dhe as në vullnetin për t’i vënë ato në jetë”. Dhe citon fjalët që i thoshte një miku i tij: “Po të më duhet të zgjedh midis politikës me zjarr e me hekur dhe politikës gjysmake... unë jam për politikën e kamxhikut”.
SHBA nuk do ta realizojnë rolin e vet si fuqi botërore duke iu përmbajtur koncepteve të Th. Roosevelt-it. Do të jetë kundërshtari i tij Ëodroë Wilson-i, kundërshtar jo vetëm në fushatën për president, por edhe në vizion. Që në deklaratën e parë si president, në dhjetor 1913, Wilson-i formuloi doktrinën e tij. Ai shprehu bindjen se “bazat e rendit ndërkombëtar janë e drejta universale dhe jo ekuilibri”. Amerika besonte te vlera më të larta se ekuilibri i forcës. Politika e jashtme duhet të shprehë të njëjtat norma morale si ato të etikës personale. Wilson-i u jepte vlerave morale amerikane një dimension universal. “Ne, - thoshte ai, - duam të bëjmë jetën tonë si të duam, por ne duam që edhe të tjerët të jetojnë. Ne jemi një mik i vërtetë për të gjitha kombet e botës, sepse ne nuk kërcënojmë njeri, nuk duam pronat e askujt, nuk duam të përmbysim askënd”.
Ishte origjinale, e veçantë edhe mënyra se si e justifikoi Wilson-i hyrjen e SHBA-së në Luftën I. Amerika nuk kishte arsye të veçanta për hyrjen e në luftë, nuk kishte të bënte me interesat e saj të ngushta kombëtare. Lufta për të kishte më tepër një bazë morale, objektivi kryesor ishte një rend i ri më i drejtë ndërkombëtar. Presidenti e quante se hyrja në luftë në prill 1917 ka qenë për të vendimi më i vështirë. “Është e llahtarshme, - thoshte ai, - të çosh në luftë këtë popull të madh paqësor..., por e drejta është më e çmuar se paqja dhe ne do të luftojmë për demokracinë..., për të drejtat dhe liritë e kombeve të vegjël për një pushtet universal të së drejtës”.
Për shpërthimin e luftës Wilson-i nuk ia hidhte krejt fajin udhëheqjes gjermane. Kishte pjesën e vet edhe sistemi evropian i ekuilibrit të forcës, të cilin ai e denonconte si një sistem i “armiqësive të organizuara” (dy blloqet e Fuqive: Antanta përballë Aleancës Tripalëshe). Bënte pyetjen: “A është lufta e sotme një luftë për një paqe të drejtë e të sigurt apo vetëm për një ekuilibër të ri force?” Dhe përgjigjej: “Nuk duhet të ketë ekuilibër force, por bashkësi force, jo armiqësi të organizuara, por një paqe e përbashkët e organizuar”. Duhej t’i hapej rruga një rendi të ri të punëve, në të cilin të vetmet pyetje që mund të bëheshin ishin:”Është e drejtë?”, “Është e arsyeshme”, “Është në interes të njerëzimit?”.
Lidhur me parimet e Wilsoni-t janë bërë shumë analiza dhe gjykime kritike. Është përfolur një dozë e madhe naiviteti në politikë. Kryeministri francez G.Clemencau (Klemenso), që e kishte në krah gjatë zhvillimit të punimeve të Konferencës së Paqes, e quante një idealist që nuk kishte haber nga politika, aq më pak nga politika në Evropë.
Midis skeptikëve e ka vënë veten edhe Kissingeri në librin e tij. Është një idhtar i bindur i “real-politik”. Megjithatë ai e pranon se “parimet e Wilson-it kanë qëndruar si një gur themeli i mendimit të politikës së jashtme amerikane”. Ai thotë se “sa herë që Amerika është ballafaquar me objektivin e një rendi të ri botëror ajo u është referuar ideve të Wilson-it”.
Vizioni i Wilson-it për një rend të ri ndërkombëtar gjeti shprehjen më të plotë në projektin e krijimit të organizatës universale. Nga fundi i luftës platformës së tij Wilson i shtoi pikën e 14-të, në të cilën shprehte idenë e “një lidhjeje të përgjithshme të kombeve”, si garanci për të gjithë, të mëdhenj e të vegjël, “një alternativë kundrejt monopolit në rrethin e ngushtë të kësaj apo asaj aleance”. Ruajtja e paqes nuk do të vinte më nga llogaritjet tradicionale të forcës, por nga konsensusi mbarëbotëror. Pikërisht për të institucionalizuar këtë konsensus Wilson-i avancoi idenë e Lidhjes së Kombeve. Kjo do të ishte një organizatë universale, e cila do të kundërbalanconte vendimmarrjen në kuadrin e ngushtë të “Koncertit të Fuqive”. Është e vërtetë se Lidhja në vazhdim të veprimtarisë së saj në periudhën midis dy luftërave botërore nuk do të përligjte shpresat. Megjithatë ajo do të përbënte një inovacion, një element të ri në arenën ndërkombëtare që do të kapërcente epokën klasike të imperializmit të Fuqive të Mëdha evropiane.
Çështja e krijimit të organizatës universale ishte ndër të parat që u morën në shqyrtim nga Konferenca. Në fakt, më 25 janar 1919 u miratua ngritja e një komisioni të posaçëm. Wilson nguli këmbë dhe mori kryesinë e komisionit. Projekti u bë gati në javën e parë të shkurtit. Thelbi i misionit të Lidhjes mund të thuhet se përmblidhet në nenin 11 të Paktit (ose Statutit) të Lidhjes. “Deklarohet solemnisht se çdo luftë ose kërcënim lufte, që mund të prekte një anëtar të Lidhjes, e angazhonte atë në tërësi dhe kjo duhej të merrte masat e nevojshme për të ruajtur paqen e Kombeve”. Pati edhe kontradikta e debate. Vlen të përmendet propozimi francez “për t’i dhënë dhëmbë Lidhjes”: ishte fjala për krijimin e një ushtrie të Lidhjes. Kjo ishte krejt në kundërshtim me konceptin uilsonian dhe Presidenti e quajti “jokushtetuese”.

Wilsoni goditi themelet e rendit të vjetër me trajtimin që i bëri fatit të kolonive. Konferenca e Paqes, ishte kuvendi i fitimtarëve në luftë, ajo mblidhej për ndryshimet e kufijve në Evropë, për ndarjen e “plaçkës” pas fitores mbi fuqitë armike, sipas metodave tradicionale të diplomacisë. Vetë Lidhja e Kombeve ishte produkt i Konferencës së Paqes. Nga pikëpamja institucionale ka një dyzim: në krah të Lidhjes së Kombeve është Konferenca e Paqes. Ka një dyzim edhe nga pikëpamja e parimeve: parimet e reja do të ndeshen me praktikat e vjetra kolonialiste. Qëllimi i Wilson-it ishte që t’u jepej fund pushtimeve koloniale. Për këtë ai propozoi “sistemin e mandateve”.
Dihej se Gjermania pas disfatës në luftë nuk do t’i merrte përsëri kolonitë e saj në disa ishuj të Paqësorit dhe në disa pjesë të Afrikës. Fuqitë fituese prisnin që ato territore të viheshin nën sundimin e tyre, si pjesë të perandorive të tyre koloniale. Ishin bërë që më parë planet për ndarjen e tyre. Wilson i shokoi të gjithë kur tha se mendonte që Lidhja të merrte përsipër qeverisjen e tyre. Do ta merrte përsipër duke ia besuar kësaj apo asaj fuqie anëtare të Lidhjes “fuqisë mandatare”. Kjo fuqi kishte si mision jo të zgjeronte zotërimet koloniale, por të ndihmonte që një territor ish-kolonial të përparonte drejt vetëqeverisjes dhe pavarësisë.
Ideja nuk kaloi pa diskutime, kundërshtoi sidomos Franca. Clemenceau thoshte: “Lidhja e Kombeve, si garantuese e paqes le të bëhet, por Lidhja e Kombeve si zotëruese e kolonive, kurrë!” Rezervat ranë kur mandatet i morën dy fuqitë koloniale të kohës, Franca dhe Anglia, gjë që tregonte pozitën dominuese që ato do të zinin në Lidhjen e Kombeve. Megjithatë, mandati nuk ishte status kolonial; në fakt disa prej këtyre ish-kolonive nën mandat arritën pavarësinë para Luftës II Botërore.
Vizioni inovativ i Presidentit Wilson do të gjente shprehjen më domethënëse, më të bujshme në trajtimin e çështjeve që u shtruan në Konferencën e Paqes. Ai iu kundërvu metodave klasike të diplomacisë evropiane duke marrë anën e “të vegjëlve” dhe “të dobëtve”. Por i ndodhur midis “të mëdhenjve”, Wilson-i u detyrua të shkiste nga pozicioni i tij dhe të bënte edhe lëshime, siç do të ndodhte me çështjen shqiptare.
Mund të duket e pabesueshme dhe jashtë çdo logjike që gjithë kjo histori do të gjejë një fund paradoksal. Në kthim Presidentin Wilson e priste një zhgënjim i thellë. Senati amerikan i hodhi poshtë aktet e Konferencës së Paqes. U rivendos “kursi i izolacionizmit”, që do ta mbante Fuqinë e madhe amerikane larg problemeve të politikës së periudhës midis dy luftrave. Amerika, që ishte inisiatore e krijimit të organizatës universale për ruajtjen e paqes, mbeti jashtë Lidhjes së Kombeve, çka do të mund të konsiderohet si një ndër shkaqet e degradimit të saj në një tribunë llafesh boshe, spektatore e pafuqishme përballë agresioneve zinxhir të Fuqive fashiste që do ta zhytnin gjithë njerëzimin në kasaphanën e madhe të Luftës II Botërore.
G.SH