Tuesday, October 6, 2009

Futbollistët me ngjyrë: Shqiptarët, nazistë të vërtetë !

Familjet shqiptare s'na pranojnë për dhëndurë...



Moohaomed Abdurahman, jeton prej 3 vitesh në Shqipëri. Rrëfimi i sinqertë për raportet me bashkëmoshatarët e tij shqiptarë dhe të dashurat e tyre tiranase. "Ka dhe raste kur ne nuk na lejojnë të hyjmë në pub-e".



Emri i tij është Moohaomed Abdurahman. Na tregon që ka mbaruar shkollën e mesme dhe pastaj "menaxheri im (Muhamedi është futbollist në një nga klubet shqiptare të futbollit), më shkëputi nga shkolla, sepse donte që unë të luaja".
Ai ka ardhur nga Kameruni dhe ndodhet në Shqipëri prej 3 vjetësh. Luan me një skuadër jashtë Tiranës, ndërsa në fundjavë rri në Tiranë, ku ka një shtëpi me qira, bashkë me disa shokë të tjerë kolegë.
Muhamedin nuk e takuam për ta pyetur rreth futbollit, por rreth marrëdhënies që ai ka ndërtuar këto tre vite me shoqërinë shqiptare, në veçanti me vajzat shqiptare. Intervista me të, në fakt, mund të hedhë dritë mbi disa pyetje, që ndoshta të gjithëve na vijnë në mend, kur i shohim këta djem me ngjyrë që ecin rrugëve të Tiranës. Si jetojnë? Çfarë ndodh kur "përplasen" me shoqërinë shqiptare? A jemi ne racistë? Si sillen vajzat tona me to? Po pjesa tjetër e rinisë së Tiranës, si i pret dhe si i ka raportet me këta të rinj, që vijnë këtu nga "fundi i botës"?
Muhamedin e takojmë në një nga baret e Tiranës. Sa për fillim, po ju themi që, gjatë gjithë kohës që ishim me të, nuk na ndaheshin vështrimet kurioze dhe shpesh tallëse të atyre që rrinin në tavolinat ngjitur. Një djalosh i zi dhe një vajzë e bardhë tiranase, duket që bënte goxha përshtypje.
Muhamed ende nuk flet qartë shqip, megjithëse kupton mirë. Bisedën me të e zhvilluam në anglisht.


Muhamed, si të duken vajzat shqiptare?
Të bukura, por nervoze me djemtë shqiptarë, me sa kam parë.

Edhe me ju të huajt me ngjyrë janë kështu, nervoze?
Me ne nuk janë kështu, janë shumë xhentile.

Si sillen ato kur ju shohin?
Disa nuk duan të flasin, ndërsa disa të tjera duan me të vërtetë të flasin, por ato kanë frikë për shkak të mentalitetit

Mentalitetit?! D.m.th., ti ndjehesh keq?
Ndonjëherë. Kur sapo kisha ardhur, e kisha shumë të vështirë, por tani është shumë e thjeshtë. Nëse ata nuk më flasin mua, nuk më bëhet vonë, as unë nuk ju flas.

Keni pasur ndonjë të dashur shqiptare?
Nuk mund të them që kam pasur të dashur, por vajza, po.

Çfarë do të thotë kjo?
Në një lidhje unë dua të jem i lirë, d.m.th., të dal me të dashurën sa herë që unë dua, familja e saj të jetë në dijeni dhe të rri sa më rehat, d.m.th., mos ndihem i paragjykuar, pra, të mos më duhet të dal fshehur.

Më qartë, kanë fjetur këto vajza me ju?
Vajzat që kanë qenë me mua, kanë ndenjur me mua dhe kanë fjetur, vetëm për të provuar se si janë të huajt, apo ne, "njerëzit me ngjyrë". Pra, për mua nuk ka qenë një lidhje, ka qenë thjesht miqësi.

Për çfarë vajzash bëhet fjalë? D.m.th., si jeni njohur me to?
Sa për mënyrën se si jam njohur, ka ndodhur që ato të më dërgojnë numrin e celularit nëpërmjet ndonjë kamerieri dhe kam komunikuar më pas nëpërmjet mesazheve, apo dhe telefonatave.

A ke provuar të mbash lidhje më vonë me to?
Me disa po. Por pasi kemi kaluar disa çaste, apo një natë, ato nuk kanë dashur të vinin më me mua.

Pse?
Kjo për shkak të njerëzve. Kjo është dhe arsyeja që unë ju thashë që nuk mund ta quaj lidhje dashurie. Sepse, nëse takohesh me ato më vonë, në kafe, apo qoftë dhe në rrugë, njerëzit përreth të shohin në një mënyrë të çuditshme.

Të ka ndodhur të zihesh me ndonjë mashkull shqiptar, për shkak të ndonjë vajze?
Jam grindur disa herë me djem shqiptarë, sepse më thonë gjëra të çuditshme.

Çfarë gjërash të çuditshme?
Se përse unë shikoj vajzat, me të cilat ata rrinë, p.sh. Dua të theksoj që, disa nga meshkujt shqiptarë, janë shumë arrogantë dhe agresivë.

Kur shkoni nëpër pub-e apo lokale nate në Tiranë, kërceni me vajza shqiptare?
Unë kërcej nëpër pub-e, por vajzat kanë frikë të më afrohen. Mendoj që kjo ndodh pikërisht për shkak të frikës që kanë nga djemtë e pranishëm shqiptarë. Sepse, edhe nëse këto vajza që afrohen të kërcejnë, nuk janë të shoqëruara nga meshkuj, ato shihen "ndryshe" nga të tjerët që ndodhen në pub. Nuk e di, por më duket sikur ata e quajnë për ofendim një veprim të tillë. Kur unë nis të kërcej i vetëm, vajzave shqiptare u pëlqen mënyra se si ne kërcejmë, ne e kuptojmë këtë nga mënyra se si ato na shohin.
Dua të them edhe diçka, që ka dhe raste kur ne nuk na lejojnë të hyjmë në pub-e.

Edhe në rastet kur jeni të shoqëruar nga femra?
Po, ka shumë raste, kur unë shkoj vetëm me shokët e mi, të cilët janë edhe ata njerëz me ngjyrë. Ngaqë ata që rrinë tek dera nuk kanë guximin të na e thonë hapur, që ju nuk mund të hyni për shkak të lëkurës, gjejnë lloj-lloj justifikimesh të tipit: s'ka vend, ka prenotime. Na ka ndodhur që të mos na futin edhe në rastet kur kemi qenë me vajza shqiptare, pra të bardha, por kjo ndodh më rrallë.

Muhamed, ke menduar ndonjëherë që të martohesh me ndonjë vajzë shqiptare?
Jo, dhe kjo vetëm për shkak të mentalitetit këtu. Unë nuk mund jem i lumtur asnjëherë, por, edhe nëse ajo vajzë që mund të martohej me mua do të ishte e lumtur, ajo nuk do të mund të jetonte në Shqipëri. Familja e saj nuk do ta lejonte këtë fakt, dhe nuk do të pranonte asnjëherë. Unë e di shumë mirë që ajo nuk do të ndjehet asnjëherë "e lirë" për shkak të mentalitetit.

Ka ndodhur ndonjëherë që ia ke thënë një vajze shqiptare dëshirën për martesë?
Një herë më ka ndodhur që, një vajzë të më thotë që, nëse do martohem me ty, mund të jetoj vetëm jashtë, këtu nuk mundem.
Edhe një shoku im ka qenë i lidhur vetëm për dy javë dhe janë ndarë, sapo e ka marrë vesh familja e saj.

Po në Kamerun, si shihet martesa mes një njeriu me ngjyrë dhe një njeriu të bardhë?
Shumë martesa bëhen, qoftë raste kur vajza me ngjyrë martohen me meshkuj të bardhë dhe qoftë meshkuj me ngjyrë që martohen me femra me ngjyrë. Është një vend i lirë nga mentalitetet dhe paragjykimet.

Si janë vajzat shqiptare në një lidhje, krahasuar me vajzat e vendeve të tjera?
Vajzave shqiptare u mungon liria.

Po në qytetin ku luan futboll, (Ballsh) a ke shoqe shqiptare?
Jo, as që bëhet fjalë.

Flasim për vajza, të cilat i ke vetëm shoqe, asgjë më tepër...
Jo, jo. Ai është qytet i vogël dhe dihet që mentaliteti është më i egër. Shoqet e mia të vetme janë vetëm në Tiranë. Në Ballsh kam miqtë e skuadrës. Atje shkoj vetëm për punën, por miq nuk kam.

A ju ndodh që të ecni në rrugë dhe të dëgjoni ofendime, sepse ti kupton shqip, me sa shoh...
Gjithmonë. Dëgjoj shumë gjëra.

Çfarë mendon kur dëgjon ofendime në rrugë?
Mendoj që janë njerëz që nuk e pranojnë dot faktin që ne jemi të "ndryshëm", dhe pse ky ndryshim është vetëm në lëkurë. Në fund të fundit, ne jemi njerëz si gjithë të tjerët, me të mira dhe të këqija.

Në tre vjet, nuk ka ndryshuar fare kjo sjellje?
Unë mendoj që kjo gjë nuk ka për të ndryshuar kurrë. Rastis që ka prindër me fëmijë në duar dhe i tregojnë fëmijës së tyre me gisht nga ne. Atëherë, më thuaj, si mund të ndryshojë ky mentalitet, kur ata fëmijë nisin të na shohin ndryshe që në moshë fare të vogël? Ata rriten me këtë paragjykim ndaj nesh.

Keni luajtur në vende të tjera futboll?
Unë kam qenë në Turqi, Mal të Zi, Maqedoni.

Njësoj është sjella ndaj jush, edhe atje?
Jo, jo. Andej kam edhe shumë miq të mitë, që janë martuar me vajza të bardha, diçka që në Shqipëri nuk ndodh kurrë. Ndaj them me plot gojë, që mentaliteti i këtushëm ndaj njerëzve me ngjyrë, është më i fortë se në çdo vend tjetër ne bote ketu ka nazistë të vërtetë.

Nga Elona Demollari
Marrë nga Gazeta Shekulli

Inferioriteti dhe shqiptarizmi !!!

Inferioriteti eshte dukuria e te ndjerit me "i ulet" ne rrethana dhe situata te ndryshme. Eshte ndjesia qe krijohet kur individi ndjen peshen e tij te vogel dhe gjithashtu mungesen e besimit ne vlerat e tij.
Personi perballe tij quhet superior.

Ajo qe mua me intereson te trajtoj me kete teme eshte pikerisht inferioriteti yne i lidhur me kombesine tone. Nje lloj inferioriteti i demshem qe tashme eshte bere mode. Ka marre nje forme aq te rende saqe thjesht te qenit shqiptar te nenkuptonte vete inferioritetin.

E ndjej kete semundje cdo dite mes shqiptareve. Duke filluar qe tek emrat e pervecem, qe kemi filluar ti bejme si te botes "superiore", emrat e bizneseve te ndryshme, gjuha e perditshme e folur, hedhja poshte e cdo vlere qe mban firmen shqiptar, hedhja qesharake e figurave te kombit, lufta e hapur armiqesore ndaj shqiptareve qe ndrisin e sherbejne kudo neper bote sot, semundja e mankthshme e ndjenjes ksenocentrike qe rritet dita-dites...

Pse te dashur bashkekombas duhet te ndjehemi inferiore ?
Perse kultura jone te na duket e prapambetur ? Perse ta duam kulturen e te huajve, pa njohur ende mire kulturen tone ? Perse te hedhim poshte dhe te perbuzim traditat tona te vyera qe kane mbijetuar ne shekujt me te erret e te pergjakshem te historise njerezore ?

Perse inferiore , pse jo superiore ? Perse pesimiste dhe jo realiste ?

Nuk ka vend fare per tu ndjere superior anembane botes kur i drejtohesh vetes me emrin SHQIPTAR ?

Shqipëria, vendi ku burrat shdërrohen në gra dhe gratë në burra

Dr.Moikom Zeqo

Titulli i mësipërm është kaq sensacional sa mund të konceptohet deri në kufijtë e marrëzisë. Çdo lexues mund të dyshojë dhe të jetë skeptik dhe qesëndisës. Në të vërtetë unë nuk kam ndërmend të bëj shaka dhe as të mikloj botën me sensacione. Dua të kumtoj publikisht dy dukuri etnopsikologjike të shqiptarëve në rrafshin e qytetërimeve të Evropës dhe të Ballkanit.
Gjuhëtari ynë i madh Konstandin Kristoforidhi ka kryevepër të jetës, fjalorin e tij të famshëm shqip-greqisht. Dorëshkrimi i këtij fjalori shumë vjet pas vdekjes së Kristoforidhit, mbeti pa u botuar. Vetëm më 1961 ky fjalor gjeti dritën e botimit në kujtesën e prof.Aleksandër Xhuvanit. Fjalori i Kristoforidhit ka të dhëna të mrekullueshme dhe herë-herë të çuditshme. Kristoforidhi ka mbledhur frazeologji popullore me një poetikë të brendshme dhe befasuese, ka të dhëna për kultet pagane, madje dhe citon vargjet folklorike. Shënimet e Kristoforidhit janë plot substanca gjuhësore dhe historike. Nuk harron analizën e etimologjisë dhe atë të fjalëformimit. Në faqen 211 të këtij fjalori unë kam lexuar diçka të habitshme. Kristoforidhi shënon fjalën e rrallë “mërkosh”. Këtë fjalë ai e ka gjetur në fshatin Dumre, në Shpat të Elbasanit. Njëjësi “mërkosh” e ka shumësin “mërkosha”. Sipas Kristoforidhit “mërkosh i thonë atij burri, që i ka pjellë gruaja, i cili dergjet në shtrat posi lehonë dhe pret e përcjell ata që vijnë për ta parë”. Ky fakt i pabesueshëm hap një hulli të madhe studimi. Eqrem Çabej nuk harron ta theksojë këtë fakt dhe madje të bëjë klasifikimin shkencor të mirëfilltë të faktit. Sipas Çabejt, zakoni i mërkoshit quhet në gjuhën e shkencës universale të antropologjisë me emrin “kuvadë”. Çfarë përfaqëson kuvada? Ky zakon është tipik për popujt shumë të lashtë, madje për ata popuj që quhen paraindevropianë. Dihet se në epokën prehistorike popujt që erdhën nga Hindia u vendosën me disa valë të mëdha emigracioni në kontinentin e vjetër evropian. Këtu ata gjetën popuj akoma edhe më të vjetër, që quhen paraindoevropianë, për të cilët dihet shumë pak. Disa nga këto karakteristika, që kishin popujt paraindoevropianë janë edhe zakoni i kuvadës si dhe sistemi i numërimit vigsimal d.m.th. i njësisë me 20 shifra, që quhet 20 përfaqësuar nga numri 1, apo 40 përfaqësuar nga numri 2, por që në realitet parakuptojnë për 20 numrin 2 dhe për 40 numrin 4 në fillim të emërtimit. Të dy këto gjurmë paraindoevropiane ruhen tek shqiptarët. Tek sistemi i numërimit akoma dhe sot ne kemi gjurmën e sistemit viksimal. Po zakoni i Kuvadës?
Kristoforidhi e ka mbaruar dorëshkrimin e fjalorit më 1904. Ai e ka parë zakonin e kuvadës me zytë e tij në fshatin Dumre të Shpatit. Kjo gjë i ka bërë shumë përshtypje dhe nuk ka harruar që të mbledhë dhe fjalën përkatëse, që ruhet në gjuhën shqipe të zakonit të Kuvadës. Del kështu se fjala “mërkosh” mund të jetë trashëguar dhe të ketë mbijetuar në gjuhën shipe nga substrati paraindoevropian, që ka rezistuar brenda strukturës indoevropiane të shqiptarëve deri më sot. Kjo fjalë kaq e rrallë e unike ka në zanafillë një lashtësi marramendëse dhe përfaqëson botën e humbur të prehistorisë së matriarkatit. Zakoni i Kuvadës është zakon tipik i matriarkatit të lashtë. Ky zakon tregon rëndësinë absolute të gruas në komunitet. Kur gruaja lind çuditërisht burri i saj e imiton madje vishet si grua dhe hiqet si lehonë dhe sikur gjoja ai e ka lindur fëminë. Njerëzit e tjerë e urojnë atë sikur ai të ishte gruaja. Për këtë zakon janë shkruar libra të tërë dhe asnjëherë nuk është bërë një sqarim shterues. Zakoni i kuvadës ka mbijetuar deri në fillimin e shekullit XX vetëm tek shqiptarët si dhe tek baskët në Pirenej të Spanjës. Zakoni i kuvadës ngjan me një skenar teatror të etnopsikologjisë së popujve shumë të vjetër. Ky zakon ka tërhequr vemendjen edhe të antropologut gjenial Klod Levy Strosit. Në kryeveprën e tij “Mendimi i egër”, Strosi bën për të parën herë një teori shkencore mbushamendëse me një shpjegim krejt origjinal për zakonin e Kuvadës. Sipas Strosit “lindja e fëmijës për indigjenët është punë misterioze, sepse ata mendojnë se gruaja shtatzënë ka marrëdhënie intime me botën e shpirtrave. Për këtë arsye emri i fëmijës merr karakter fantomatik, gjë që shpjegon pse fisi, burrin e saj e trajton sikur të mos ekzistonte, sikur në të vërtetë ajo do të ishte e vdekur dhe në ato çaste nuk ishte më gruaja e tij. Ajo është në kontakt me shpirtrat dhe për një arsye magjike, është burri që do të bëhet me fëmijë dhe jo gruaja. Ky shpjegim vlen për kuvadën, sepse do të ishte gabim të thuhet se burri zë vendin e lehonës. Herë burri dhe herë gruaja i nënshtrohen situatave të njëjta, sepse në të vërtetë vihen në pozitën e fëmijës së ardhshme…kjo ndodh për shkak të teorisë indigjene mbi mbarsjen dhe shtatzaninë. Hipoteza qëndron në faktin se babai në rastin e Kuvadës nuk luan rolin e nënës, por luan rolin e fëmijës”. Ky shpjegim i Strosit është vetëm një pjesë e së vërtetës. Antropologë të tjerë thonë qartë që zakoni i kuvadës ka lindur në fazën e fundit të matriarkatit, kur matriarkati është në krizë dhe nis dhe lartësohet roli i burrit mbi atë të gruas, për këtë arsye burri demonstron se gjoja ka edhe atributet e gruas, kështu ai meriton lavdërimet e lindjes së fëmijës. Dua të shpjegoj se gërmimet arkeologjike, sidomos ato të prehistorisë, fjala vjen në tumën e Bazhokut në Shqipëri, tregojnë qartë se ardhësit indoevropianë kanë gjetur në Shqipëri një popullsi indigjene joindoevropiane. Ka patur tri valë të mëdha të indoevropianizmit. Popullsia joindeoevropiane u asimiliua dhe në periudhën e bronxit u formësua me tipare të veçantë populli ilir, nga e kanë origjinën edhe shqiptarët e sotëm. Zakoni i kuvadës që i shndrron burrat në gra ka një karakter të theksuar konvencional. Të habit prania e kuvadës në Shqipërinë e mesme deri në fillimin e shek.XX. Unë vetë në rininë time kam qenë dëshmitar i një zakoni shumë të vjetër që burrat dhe gratë së bashku me fëmijët e tyre ditën e verës vinin në bregdetin e Durrësit dhe laheshin tok lakuriq, “nudo” në sytë e njeri tjetrit në det duke i hequr rrobet e vjetra dhe pas larjes vishnin rrobe krejt të reja. Nuk e kam takuar asgjëkundi këtë zakon, që gjithsesi të kujton një lloj pagëzimi me anë të ujit apo larjen e stërlashtë të hindianëve në lumin Gand. Pse ky zakon kaq i lashtë na vjen po nga Shpati? Si nuk ekzistonte turpi apo drojtja e pjesëtarëve të së njëjtës familje për t’u zhveshur lakuriq para njeri tjetrit? Ja që zakone të tejlashta qënkan ruajtur në Shpat të Elbasanit.
Po nëse ekziston ceremonia e shndërrimit të burrave në gra, Shqipëria nuk mëton të na habisë dhe me zakonin e kundërt të shndërrimit të grave në burra. Të shumtë janë etnologët dhe udhëtarët, që kanë shëtitur Shqipërinë, sidomos atë të Veriut dhe që kanë ndeshur një zakon gjithashtu të pabesueshëm. Në shumë zona të Veriut praktikohet një rit tejet i pazakontë. Fjala vjen Georg Von Hahni, në librin e tij “Udhëtim nëpër viset e Drinit dhe të Vardarit” të shkruar më 1863 flet për ritualin e kthimit në mënyrë konvencionale të femrave në meshkuj. Sipas Hahnit në Shqipëri institucioni i vajzave të virgjëra që bëhen murgesha, duke qenë një institucion i krishterë kishte një përhapje shumë të vogël, sepse në Shqipëri nuk ekzistonin manastire katolike për gratë në kohën e Hahnit. Por Hahni thekson “në radhët e virgjëreshave shqiptare ekziston dëshira për të bërë deri në fund një jetë të virgjër. Në këtë mënyrë për t’ia përshtatur këtë dëshirë karakterit luftarak të popullit shqiptar ato shpallin ndërrimin e seksit të tyre me seksin mashkullor duke veshur rrobe burrash, duke prerë gërshetat, duke hequr dorë nga emri femëror dhe duke marrë një emër mashkullor, duke mbajtur armët karakteristike të meshkujve, që përbëhen nga pushka, pisqolla dhe jatagani. Ky ndërrim i seksit bëhet edhe nën mbrojtjen e kishës dhe për këtë arsye në të gjitha famullitë, pas kryerjes së kultit fetar, komunitetit të mbledhur aty, i bëhet e ditur në mënyrë solemne, që filan virgjëreshë ka vendosur t’i kushtohet vetëm jetës së virgjër, se ka marrë një emër mashkullor dhe për pasojë në të ardhmen ajo duhet konsideruar vetëm si burrë. Ky ndërrim seksi nuk shoqërohet me asnjë premtim të posaçëm, solemn dhe publik. Një ndërrim i tillë i seksit nga ana e një vajze përbën në të njëjtën kohë mjetin e vetëm për prishjen e fejesës dhe për t’i mbrojtur të afërmit e saj nga hakmarrja e familjes së dhëndrit të shndërruar. Aktualisht jetojnë 4 virgjeresha të tilla “mashkullore”. Më e dëgjuara prej tyre është Mara e Perlatit. Ajo ka mbetur jetime që në moshë të njomë. Daja i saj e fejoi atë në fëmini me një turk nga Lura. Kur mbushi 17 vjeç dhe turku dërgoi njerëz për ta marrë, ajo doli para këshillit të pleqve të krahinës së saj dhe shpalli se kishte dëshirë të bëhej burrë. Asaj i dhanë emrin e të jatit Pjetër dhe armën e tij. Po kështu edhe Dila e Delbinishtit dhe Mrica e Bishkasit nuk qenë fejuar ende kur ndërruan seksin e tyre, e para u quajt Pjetër dhe e dyta Gjon. Margjela nga fshati Tenë në rrethin e Kthjellës ishte dashuruar me një djalë të ri, i cili në fëmininë e tij kishte qenë fejuar me një vajzë tjetër. I fejuari u kthye tek e fejuara e parë dhe ahere në shenjë rebelimi Margjela ndërroi seksin dhe mori emrin Gjin… për fat të keq unë nuk arrita të informohem përsa i përket lashtësisë së këtij zakoni. Kështu e përshkruan këtë dukuri Hahni. Në të vërtetë ky zakon është tepër i lashtë. Po të bazohesh mbi studimet e Mirçea Eliadës si dhe të Frejzerit del se zakoni i shndrrimit të grave në burra lidhet në origjinë me të ashtuquajturat gra luftëtare ose amazonat, që ishin kalorëse të zonjat dhe madje prisnin vetë gjirin e djathtë për të mos i penguar në stërvitjen dhe hedhjen e shigjetave me hark. Ky rit i amazonave ku gratë marrin atributet e burrave gjithshtu trashëgohet nga matriarkati. Sipas etnologëve zakoni i shndërrimit të femrës në mashkull është gjithashtu i kohës së fundit i matriarkatit, pra i kohës së krizës së matriarkatit. Duke lexuar një libër të fundit të para një viti botuar nga një gazetar gjerman, që ka udhëtuar në Shqipërinë e Veriut, mësova se ai kishte takuar dy femra të tilla që ishin deklaruar si burra në ditët e sotme në zonën e Mirditës dhe Dukagjinit. Duket se ka një ringjallje të pjesshme të këtij zakoni të lashtë.
Si riti i shndërrimit të burrave në gra ashtu dhe riti i shndërrimit të grave në burra burojnë nga matriarkati. Rasti i parë nuk e merr parasysh virgjërinë madje ka të bëjë me lindjen e fëmijëve. Rasti i dytë merr parasysh një virgjëri të përherëshme dhe mohon lindjen e fëmijëve si vijimësi e familjes. Ky rast i mohimit të martesës të kujton vetëm ritualin kishtar të celibatit, që ndalon martesën e priftërinjve katolikë dhe murgeshave, sipas kushtimit ungjillor të të virgjërve ndaj Jezu Krishtit. Shohim që tek këto dy rite, te shqiptarët gërshetohen kohërat e lashta, por edhe ato të sotme. Të dy dukuritë kanë karakter etnopsikologjik dhe janë produkte të jetës shoqërore plot reminishenca dhe mbijetesa të së kaluarës. Të dy dukuritë kanë interes shkencor të madh dhe bëjnë pjesë në historikun e qytetërimit shqiptar në kohëra. Të dy dukuritë kanë vetëm karakter konvencional. Pse e them këtë? Në kohën e sotme plot perversitete ka klinika të posaçme mjekësore për tranversitët, njerëz, që me anë të ndërhyrjeve kirurgjikale ndërrojne seksin e tyre, burrat bëhen gra dhe gratë bëhen burra. Një gjë e tillë është bërë e mundur nga përparimi i shkencës biogjenetike dhe e kirurgjisë. Po kështu dukuritë e homoseksualizmit dhe lezbizmit nuk duhen ngatërruar fare me ritet e mësipërme, që siç thashë dhe më pëlqen ta ritheksoj kanë një simbolikë konvencionale, shoqërore dhe nuk kanë të bëjnë fare me ndërrimin apo konvertimin e thelbit biologjik të seksit mashkullor apo femror tek shqiptarët.

Bledi, 17-vjeçari dibran shpik tastierën që prodhon energji

Nëse shpikjet më të mëdha të njerëzimit kanë ardhur "nga halli", e tillë është edhe kjo që do t'ju tregojmë sot. Bledar Kazia është vetëm 17 vjeç dhe është nxënës në Medresenë e Kavajës në vitin e tretë. Ai ka menduar t'i shërbejë vetes dhe komunitetit me diçka që fillimisht iu duk të gjithëve e pabesueshme, por tashmë është realitet.
Ka të bëjë me një energji alternative për të ushqyer kompjuterin kur mungon energjia elektrike.
Bledi e shpjegon kështu, krijimin e tij; "Poshtë butonave të tastierës vendoset një bobinë dhe një magnet. Në kohën kur ne e shtypim butonin krijohet një shkëndijë magnetike vlera e së cilës rritet me shtypjen e butonave dhe energjia mekanike kthehet në energji elektrike. Më pas bëjmë lidhjen me një multi metër që tregon se me të vërtetë prodhohet energji".
Por nuk mbaron këtu. Bledi shpjegon më tej se "Këtë energji ne e depozitojmë në një bateri të rikarikueshme. Bateria e merr energjinë duke shtypur tastat e tastierës. Ngjitur me baterinë është një llampë dhe kur ajo ndizet do të thotë që po karikohet. Në qoftë se në një lapë top shtypim një mijë herë tastat e kompjuterit do të karikonim një bateri 19 voltësh, pasi kjo është më e madhja. Në qoftë se jemi në rrugë ose në autobus dhe na duhet patjetër ta përdorim kompjuterin duke përdorur këtë projekt për 10 ose 15 minuta ne e karikojmë baterinë e lapë topit e cila mban 6 orë punë në të. Kur një bateri kompjuteri zgjatë dy ose tre orë, me këtë projekt ajo shkon në 6 orë. Është një projekt që kursen dhe prodhon energji".
Energjia që prodhohet në këtë rast është energji alternative, pra nuk është korrent direkt, është alternativë. "Na duhet ta mbledhim njëherë energjinë pastaj ta përdorim". Ideja ka lindur verën e kaluar në kushtet e shtëpisë, më pas më fillimin e shkollës me ndihmën e profesorit të informatikës Salih Dede.
Në fillim ka marrë çmimin e parë, në olimpiadën e Fizikës në Tiranë. Më pas është bërë e mundur që ky projekt të përfaqësojë Shqipërinë në një konkurs ndërkombëtar në Turkmenistan. Këtu Bledar Kazia është vlerësuar me medaljen e argjendit kjo i ka dhënë mundësin që po me këtë projekt të përfaqësojë Shqipërinë në Nevada të Amerikës.
Kur e pyesim Bledin çfarë kanë menduar personat që kanë dëgjuar për shpikjen e tij!? Në fillim janë treguar mosbesues thotë ai, po kur juria ndërkombëtare e vlerësoi këtë projekt, atëherë gjithçka ishte më e qartë dhe shumë ndërruan mendim.
Familja e tij jeton në Peshkopi ndërsa Bledari në Kavajë, fundjavave shkon në familje të prindërit të cilët nuk kanë ndonjë "dell" shkencëtari në fis por që janë të lumtur për djalin e tyre.
Suksesi i shpikësit tonë nuk mbaron me kaq, gjatë kohës së qëndrimit në Turkmenistan, përfaqësuesit e Indisë kanë treguar interes për projektin e djaloshit shqiptar.
Ajo që do ta bënte të lumtur është shpikësin është të bëhej i mundur prodhimi i tastierave të tilla që do i shërbenin shumë njerëzve, dhe për një gjë duket i lumtur Bledari që i ka shërbyer njerëzimit për diçka.

Shekulli

100 thënie mbi paratë!

1. "Paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme në botë. Dashuria është. Për fat të mirë, unë dua paratë". Jackie Mason
2. "Tek Perëndia besojmë. Të gjithë të tjerët duhet të paguajnë para në dorë".
Thënie amerikane
3. "Paratë janë më mirë se varfëria, por vetëm për arsye financiare".
Woody Allen
4. "Koha është më e vlefshme se paratë. Paratë mund të shumohen, por për kohën themi të kundërtën".
John Updike
5. "Nëse i detyrohesh bankës 100 dollarë, ky është problemi yt. Nëse i detyrohesh bankës 100 milionë dollarë, atëherë është problemi i bankës".
JP Getty
6. "Nuk ka rëndësi a je i bardhë apo me ngjyrë … ngjyra e vetme që ka rëndësi është e gjelbra".
Family Guy
7. "E vetmja mënyrë për të mos menduar për paratë … është të kesh shumë prej tyre".
Edith Wharton
8. "Nëse doni të dini se çfarë mendon Zoti për paratë, mjafton të shihni njerëzit të cilëve ai ua jep".
Thënie e vjetër irlandeze
9. "Jini të pasur për veten tuaj … dhe të varfër për miqtë"
Juvenal
10. "Nëse doni ta dini vlerën e parave, provoni të merrni hua disa".
Benjamin Franklin
11. "Me 10 mijë dollarë do të ishim milionerë! Kështu do të blinim gjithë gjërat e nevojshme si … dashuria!
Homer Simpson
12. "Mënyra më e lehtë që fëmijët të mësojnë për paratë do të ishte kur ju të mos kishit".
Katharine Whitehorn
13. "Financa është arti i kalimit të parave nga dora në dorë derisa më në fund të zhduket".
Robert W. Sarnoff
14. "Gjithçka që kërkoj është një mundësi për të treguar se paratë nuk më bëjnë të lumtur".
Spike Milligan
15. "E ç'vlerë ka lumturia? Ajo nuk t'i blen dot paratë".
Henry Youngman
16. "Shumë njerëz shpenzojnë paratë që s'i kanë fituar, për të blerë gjëra që s'i duan, për t'i lënë mbresa njerëzve që s'i pëlqejnë".
Will Smith
17. "Sikur vetëm Perëndia të më jepte një shenjë të qartë … si për shembull të më hapte një llogari të madhe në një bankë zvicerane".
Woody Allen
18. "Ai që martohet për dashuri pa para kalon netë të mira dhe ditë të këqija".
Thënie amerikane
19. "Mes punës dhe familjes, vërtet që s'po kaloj shumë kohë me paratë e mia".
Thënie amerikane
20. "Ndryshimi mes një divorci dhe një ndarjeje ligjore është se ndarja ligjore i jep burrit kohë për të fshehur paratë e tij"
Johnny Carson
21. "Një bankë është një vend që do të të japë para nëse i vërteton se s'ke nevojë për to".
Bob Hope
22. "Kushdo që thotë se paratë nuk e blejnë lumturinë, thjesht nuk dinë se ku të bëjnë pazar".
Bo Derek
23. "Kur isha i ri mendoja se paratë ishin gjëja më e rëndësishme në jetë; tani që jam i rritur e di se janë vërtet".
Oscar Wilde
24. "Monedha është e pavlefshme në ditët e sotme".
Yogi Berra
25. "Çdo ditë ngrihet dhe shikoj listën e "Forbes" për njerëzit më të pasur në Amerikë. Nëse nuk jam atje, shkoj në punë".
Robert Orben
26. "Gjithmonë merr para hua nga një pesimist … ai nuk pret që ti t'ia kthesh".
Thënie amerikane
27. "Nëse mendon se askujt nuk i intereson nëse je gjallë, provo të mos paguash dy muaj fatura".
Earl Wilson
28. "Mos më thoni se ku i keni prioritetet. Më tregoni për çfarë i shpenzoni paratë dhe unë do t'ju tregoj se çfarë janë".
James W. Frick
29. "Arsimi formal do t'ju nxjerrë bukën e gojës; mësimet nga jeta do t'ju bëjnë të pasur".
Jim Rohn
30. "Paratë janë realitetin, një tipar permanent i jetës së përditshme. Ato i japin jetës një ritëm të veçantë, një "tërheqje" të caktuar, një perceptim të pazakontë të botës dhe vendit tonë në të".
31. "Paratë i krijojnë problemet atëherë kur nuk i kemi; na i shtojnë ato edhe kur i kemi. Por është vetëm një iluzion se ne jemi në kontroll të parave tona. E vërteta është se ne e dimë dhe e kuptojmë sa kontroll ushtrojnë mbi ne".
32. "Paratë na bëjnë zotërinj dhe skllevër. Pushteti ynë mbi paratë është i vërtetë, por vetëm kur kuptojmë pushtetin e tyre mbi ne".
Thënie franceze
33. "Shumë prej nesh i konsiderojnë amerikanët si ndjekës të parave. Kjo është një shpifje mizore, edhe pse është përsëritur nga vetë amerikanët".
Albert Einstein
34. "Ai, opinioni i të cilit është se paratë mund të bëjnë gjithçka, mund të bëjë gjithçka për para".
Benjamin Franklin
35. "Nëse do të ishit të pasur, mendoni edhe të kurseni".
Benjamin Franklin
36. "Kush është i pasur? Ai që është i kënaqur. Kush është ai? Askushi.
Benjamin Franklin
37. "Pasuria mund të na aftësojë të bëjmë favore; por hirin pasuria s'na e jep".
Charles Caleb Colton
38. "Të ardhurat vjetore njëzet paund; shpenzimet vjetore nëntëmbëdhjetë; rezultati, lumturi. Të ardhurat vjetore njëzet paund; shpenzimet vjetore njëzet e gjashtë paund; rezultati, mjerim".
Charles Dickens
39. "Nëse të gjithë njerëzit e pasur në botë do ta ndanin pasurinë mes tyre, nuk do të kishte mjaftueshëm për të tjerët".
Christina Stead
40. "Paratë e tepërta janë delli i luftës"
Cicero
41. "Paratë nuk kanë qenë kurrë motivim i rëndësishëm për mua, përveçse për të shënuar pikë. Nxitja e vërtetë është loja".
Donald Trump
42. "Paratë janë delli i dashurisë, si dhe i luftës".
Doktor Thomas Fuller 43. "Po jetoj kaq larg të ardhurave të mia, sa mund të thuhet se po jetojmë të ndarë".
Anonim
44. "Kurseni nga pak çdo muaj dhe në fund të vitit do të habiteni se sa pak që keni".
Ernest Haskins
45. "Të pasurit janë shkuma e tokës në çdo shtet".
G.K. Chesterton
46. "Mungesa e parave janë rrënja e gjithë të këqijave".
George Bernard Show
47. "Njerëzit duhet të jenë të varfër për ta kuptuar luksin e të dhënit".
George Eliot
48. "Paratë ju çlirojnë nga të bërit e çdo gjëje që s'pëlqeni. Meqë s'më pëlqen asgjë, paratë më hyjnë në punë".
Groucho Marx
49. "Vlera kryesore e parave është në faktin se njerëzit jetojnë në një botë e cila mbivlerësohet".
H.L. Mencken
50. "Bëjeni paratë perëndinë tuaj, dhe do t'ju shkatërrojë si djalli"Henry Fielding
51. "Nëse mund t'i numëroni paratë, nuk keni një miliardë dollarë".
J. Paul Getty
52. "Kam aq para sa të më mbeten deri në fund të jetës, deri në momentin që do të blej diçka".
Jackie Mason
53. "Një rrogë e mirë është receta më e mirë për lumturinë që kam dëgjuar ndonjëherë".
Jane Austen
54. "Një njeri i zgjuar duhet ta ketë paranë në kokë, por jo në zemër".
Jonathan Swift
55. "Mos u gënjeni duke besuar se një njeri i pasur është domosdo i zgjuar. Ka mjaft prova që vërtetojnë të kundërtën".
Julius Rosenwald
56. "Kurrë s'e kam përfunduar gjimnazin, megjithatë jam i pasur dhe i suksesshëm".
Këngëtar anglez
57. "Nëse doni të ndiheni të pasur, mjafton të numëroni gjërat që keni dhe që paratë s'i blejnë".
58. "Paratë janë si shqisa e gjashtë, s'mund t'i përdorësh pesë të parat pa to".
William Somerset Maugham
59. "Mund të bëheni të përkryer në diçka që doni. Mos i bëni paratë synimi juaj. Por, përkoni gjërat që doni të bëni, dhe atëherë bëjini ato aq mirë, sa të tjerët s'do t'jua ndajnë sytë".
Maya Angelou
60. "Paratë ende s'e kanë bërë një njeri të lumtur. Sa më shumë të ketë, aq më shumë do të dojë. Në vend që të mbushë një vakum, krijon një tjetër".
Benjamin Franklin
61. "Ju kujtoni se paratë janë rrënja e të këqijave. E keni pyetur veten se cila është rrënja e gjithë parave"?
Ayn Rand
62. "Intelekti ndërtohet paralelisht me ekonominë e parave".
G. Simmel
63. "Paratë, nëse nuk të sjellin lumturi, të paktën të ndihmojë të jesh i mjerueshëm në luks".
Helen Gurley Brown
64. "Arti nuk është në bërjen e parave, por në ruajtjen e tyre".
Fjalë e urtë
65. "Paratë janë vetëm një mjet. Do të të çojnë ku të duash, por nuk do të të zëvendësojnë ty si shofer".
Ayn Rand
66. "Paratë shpesh kushtojnë shumë".
Ralph Waldo Emerson
67. "Nuk do të jetoni një ditë të lumtur, edhe sikur të keni fituar shumë para, nëse nuk bëni diçka për dikë që s'mund t'jua rikthejë".
Ruth Smeltzer
68. "Dilni në botë dhe punoni sikur paratë mos kenë rëndësi, këndoni sikur askush s'ju dëgjon, dashuroni sikur kurrë mos jeni lënduar dhe kërceni sikur askush s'po ju sheh"
69. "Është mirë të keni para dhe gjërat që i keni blerë me para, por është mirë që ndonjëherë të bëni një kontroll se mos keni humbur ndonjë nga gjërat që s'i keni blerë me para".
George Lorimer
70. "Me para mund të blini një qen të mirë, por vetëm dashuria do ta bëjë të tundë bishtin".
Richard Friedman
71. "Paratë kurrë s'e krijojnë një ide. Është ideja që krijon paratë".
Owen Laughlin
72. "Sa ndryshim bën sa shumë ke? Ajo që s'keni është edhe më e madhe".
Seneca
73. "Paratë janë barometri i virtytit të shoqërisë".
Ayn Rand
74. "Shumë njerëz nuk kujdesen për paratë e tyre, derisa ato përfundojnë, ndërsa të tjerë bëjnë të njëjtën gjë me kohën e tyre".
Johann Wolfgang von Goethe
75. "Paratë dhe gratë janë më të kërkuarat".
Will Rogers
76. "Paratë do të vinë kur bëni gjënë e duhur".
Mike Phillips
77. "Shkëlqimi i një mendimi të ngrohtë vlen më shumë se paratë".
Thomas Jefferson
78. "Nuk jap rroga të mira, pasi kam shumë para; kam shumë para, pasi jap rroga të mira".
Robert Bosch
79. "Paratë zakonisht tërhiqen, nuk kërkohen".
Jim Rohn
80. "Paratë nuk kërkohen për të blerë një nevojë të shpirtit".
Henry David Thoreau
81. "Nëse paratë s'mund ta blejnë lumturinë, të paktën ju lejojnë të zgjidhni një formë mjerimi".
82. "Një burrë ka njëqind dollarë dhe ju e lini me dy dollarë. Kjo është zbritja".
Mae West
83. "Paratë nuk rriten në pemë".
Fjalë e urtë
84. "Paratë janë si dashuria; vret me ngadalë atë që e mban dhe gjallëron atë që e jep".
Kahlil Gibran
85. "Nuk kemi borxh një miliardë miliardë dollarë, pasi nuk kemi taksuar mjaftueshëm; kemi borxh një miliardë miliardë dollarë, pasi kemi shpenzuar shumë".
Ronald Reagan
86. "Nuk më interesojnë shumë paratë, se paratë s'ma blejnë dashurinë".
Tekst nga "Beatles".
87. "Mënyra më e mirë për ta dyfishuar paranë është ta palosësh dhe ta fusësh në xhep".
Frank Hubbard
88. "Ekziston një mënyrë e lehtë për t'u kthyer nga kazinoja me një shumë të vogël: të shkosh atje me një shumë të madhe".
Jack Yelton
89. "Të përzierat e makinës të vijnë kur kalon afati i pagimit të faturave".
90. "Inflacioni ka shkatërruar gjithçka. Një monedhë përdoret vetëm si kaçavidë".
Jackson Brown
91. "I kundërshtoj milionerët, por do të ishte e rrezikshme sikur të ma jepnin mua atë post".
Mark Twain
92. "S'mund ta përballoj të humbas kohën duke bërë para".
Louis Agassiz
93. "Kur ka para në poezi, por nuk ka as poezi në para".
Robert Graves
94. "Kur has në para e heq qafe shpejt, para se të më futet në zemër".
John Wesley
95. "Një xhepmbushur shpesh rënkon më shumë se një stomakbosh".
Franklin Delano Roosevelt
96. "Pas një vizite në plazh, vështirë të mendosh se jetojmë në një botë materiale".
Pam Shaw
97. "Masa e vërtetë e pasurisë është sa shumë do të vlenit sikur t'i humbisnit paratë".
98. "Kur pema e fundit të jetë fishkur dhe lumi i fundit të jetë helmuar dhe peshku i fundit të jetë zënë, atëherë do të kuptojmë se s'mund ta hamë paranë".
Fjalë e urtë indiane
99. "Do të më pëlqente të jetoja si një njeri i varfër me shumë para".
Pablo Picasso
100. "Filozofia e parave kontribuon në edukimin e njerëzimit dhe i ndihmon njerëzit të kujtojnë se "matësi i të gjitha gjërave" duhet të jetë gjithmonë njeriu".

Presidenti Wilson: Mbrojtësi i “të vegjëlve"

Emri i Presidentit Wilson është i lidhur në mënyrë të veçantë me Konfer encën e Paqes në Paris në mbarim të Luftës I-re Botërore më 1919. Pikërisht në Konferencën e Paqes ai shpalosi vizionin e tij një vizion që i vuri vulën gjithë zhvillimit të punimeve të Konferencës. Ai ishte figura dominuese. Në “Katërshen e Madhe”, organi i epërm vendimmarrës i Konferencës, ai ishte zëri i parë. Ishte një burrë shteti i një stafi të ri, politikan vizionar.
Para së gjithash, disa shënime të shkurtra mbi jetën dhe karrierën e tij. Ai lindi më 1856 në një nga shtetet jugore në Virginia, në prag të Luftës Civile midis Veriut dhe Jugut. Ndonëse me origjinë prej Jugut konservator, Wilson-i u bashkua me fitimtarët e luftës, progresistët e Veriut. Kishte qenë gjithnjë me pikëpamje liberale, ishte për të drejtat njerëzore, mbrojtës i të drejtave të grave dhe të zezakëve, në një kohë kur këtyre u mohoheshin të drejtat elementare dhe trajtoheshin si skllevër
Abraham Lincolni (Linkolni) ishte për të një ndër heronjtë më të mëdhenj të ngritjes së kombit të ri, në krah të George Ëashington-it. U diplomua në drejtësi dhe filloi punën si avokat. Më 1902 u zgjodh dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Princeton, të cilin e ktheu në një universitet të madh. Më 1910 ishte tanimë një figurë në shkallë kombëtare, i angazhuar edhe në politikë në radhët e Partisë Demokratike. Ai dilte me një platformë progresiste në përkrahje të shtresave të varfra dhe të njohjes së të drejtës për votim.
Në vitin 1912 Partia Demokratike e vuri kandidat për president dhe Wilson-i korri një fitore bindëse. Gjatë fushatës elektorale ai zhvilloi një debat të gjallë me presidentin atëherë në post, Theodhor Roosevelt. Henri Kissinger në librin e tij mbi “Diplomacinë” (të botuar edhe në shqip) bën një pasqyrë shumë të qartë mbresëlënëse të dy personaliteteve dhe dy vizioneve. Nga ballafaqimi midis tyre del fare i qartë hendeku që ndan dy metoda dhe dy sisteme në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Pozita e SHBA në marrëdhëniet ndërkombëtare nga çereku i fundit i shek. XIX ishte shumë larg potencialit të tyre. Fuqitë e Mëdha të Evropës gati nuk vinin re se një anëtar i ri po radhitej në krah të tyre. SHBA po bëheshin shteti më i fuqishëm në botë. Rreth vitit 1885 Amerika ia kaloi Anglisë që mbahej si fuqia më e madhe industriale e botës.
Në kushtet e një rritjeje të tillë, përpara udhëheqjes amerikane shtrohej dilema: të vazhdonte të përqendrohej në prioritetet e brendshme apo të kthente fuqinë e saj në influencë botërore. Vetë rritja e pamatshme i hapte rrugë zgjedhjes së dytë, kursit të një roli aktiv në politikën botërore. Lidhur me këtë H. Kissinger shkruan: “Asnjeri tjetër nuk e formulonte këtë arsyetim me aq forcë sa Th.Roosevelt. Ai qe i pari president që insistonte se ishte detyra e Amerikës të bënte që influenca e saj të ndihej botërisht. Roosevelt ishte i bindur për rolin konstruktiv të Amerikës në botë, por ndryshe nga të tjerët, ai mendonte se SHBA ishin një fuqi si gjithë të tjerat dhe jo një personifikim unik i virtytit”.
“Th. Roosevelt, - shton H. Kissinger, - nuk besonte në parimet e larta morale, që nuk mbështeten as në forcën dhe as në vullnetin për t’i vënë ato në jetë”. Dhe citon fjalët që i thoshte një miku i tij: “Po të më duhet të zgjedh midis politikës me zjarr e me hekur dhe politikës gjysmake... unë jam për politikën e kamxhikut”.
SHBA nuk do ta realizojnë rolin e vet si fuqi botërore duke iu përmbajtur koncepteve të Th. Roosevelt-it. Do të jetë kundërshtari i tij Ëodroë Wilson-i, kundërshtar jo vetëm në fushatën për president, por edhe në vizion. Që në deklaratën e parë si president, në dhjetor 1913, Wilson-i formuloi doktrinën e tij. Ai shprehu bindjen se “bazat e rendit ndërkombëtar janë e drejta universale dhe jo ekuilibri”. Amerika besonte te vlera më të larta se ekuilibri i forcës. Politika e jashtme duhet të shprehë të njëjtat norma morale si ato të etikës personale. Wilson-i u jepte vlerave morale amerikane një dimension universal. “Ne, - thoshte ai, - duam të bëjmë jetën tonë si të duam, por ne duam që edhe të tjerët të jetojnë. Ne jemi një mik i vërtetë për të gjitha kombet e botës, sepse ne nuk kërcënojmë njeri, nuk duam pronat e askujt, nuk duam të përmbysim askënd”.
Ishte origjinale, e veçantë edhe mënyra se si e justifikoi Wilson-i hyrjen e SHBA-së në Luftën I. Amerika nuk kishte arsye të veçanta për hyrjen e në luftë, nuk kishte të bënte me interesat e saj të ngushta kombëtare. Lufta për të kishte më tepër një bazë morale, objektivi kryesor ishte një rend i ri më i drejtë ndërkombëtar. Presidenti e quante se hyrja në luftë në prill 1917 ka qenë për të vendimi më i vështirë. “Është e llahtarshme, - thoshte ai, - të çosh në luftë këtë popull të madh paqësor..., por e drejta është më e çmuar se paqja dhe ne do të luftojmë për demokracinë..., për të drejtat dhe liritë e kombeve të vegjël për një pushtet universal të së drejtës”.
Për shpërthimin e luftës Wilson-i nuk ia hidhte krejt fajin udhëheqjes gjermane. Kishte pjesën e vet edhe sistemi evropian i ekuilibrit të forcës, të cilin ai e denonconte si një sistem i “armiqësive të organizuara” (dy blloqet e Fuqive: Antanta përballë Aleancës Tripalëshe). Bënte pyetjen: “A është lufta e sotme një luftë për një paqe të drejtë e të sigurt apo vetëm për një ekuilibër të ri force?” Dhe përgjigjej: “Nuk duhet të ketë ekuilibër force, por bashkësi force, jo armiqësi të organizuara, por një paqe e përbashkët e organizuar”. Duhej t’i hapej rruga një rendi të ri të punëve, në të cilin të vetmet pyetje që mund të bëheshin ishin:”Është e drejtë?”, “Është e arsyeshme”, “Është në interes të njerëzimit?”.
Lidhur me parimet e Wilsoni-t janë bërë shumë analiza dhe gjykime kritike. Është përfolur një dozë e madhe naiviteti në politikë. Kryeministri francez G.Clemencau (Klemenso), që e kishte në krah gjatë zhvillimit të punimeve të Konferencës së Paqes, e quante një idealist që nuk kishte haber nga politika, aq më pak nga politika në Evropë.
Midis skeptikëve e ka vënë veten edhe Kissingeri në librin e tij. Është një idhtar i bindur i “real-politik”. Megjithatë ai e pranon se “parimet e Wilson-it kanë qëndruar si një gur themeli i mendimit të politikës së jashtme amerikane”. Ai thotë se “sa herë që Amerika është ballafaquar me objektivin e një rendi të ri botëror ajo u është referuar ideve të Wilson-it”.
Vizioni i Wilson-it për një rend të ri ndërkombëtar gjeti shprehjen më të plotë në projektin e krijimit të organizatës universale. Nga fundi i luftës platformës së tij Wilson i shtoi pikën e 14-të, në të cilën shprehte idenë e “një lidhjeje të përgjithshme të kombeve”, si garanci për të gjithë, të mëdhenj e të vegjël, “një alternativë kundrejt monopolit në rrethin e ngushtë të kësaj apo asaj aleance”. Ruajtja e paqes nuk do të vinte më nga llogaritjet tradicionale të forcës, por nga konsensusi mbarëbotëror. Pikërisht për të institucionalizuar këtë konsensus Wilson-i avancoi idenë e Lidhjes së Kombeve. Kjo do të ishte një organizatë universale, e cila do të kundërbalanconte vendimmarrjen në kuadrin e ngushtë të “Koncertit të Fuqive”. Është e vërtetë se Lidhja në vazhdim të veprimtarisë së saj në periudhën midis dy luftërave botërore nuk do të përligjte shpresat. Megjithatë ajo do të përbënte një inovacion, një element të ri në arenën ndërkombëtare që do të kapërcente epokën klasike të imperializmit të Fuqive të Mëdha evropiane.
Çështja e krijimit të organizatës universale ishte ndër të parat që u morën në shqyrtim nga Konferenca. Në fakt, më 25 janar 1919 u miratua ngritja e një komisioni të posaçëm. Wilson nguli këmbë dhe mori kryesinë e komisionit. Projekti u bë gati në javën e parë të shkurtit. Thelbi i misionit të Lidhjes mund të thuhet se përmblidhet në nenin 11 të Paktit (ose Statutit) të Lidhjes. “Deklarohet solemnisht se çdo luftë ose kërcënim lufte, që mund të prekte një anëtar të Lidhjes, e angazhonte atë në tërësi dhe kjo duhej të merrte masat e nevojshme për të ruajtur paqen e Kombeve”. Pati edhe kontradikta e debate. Vlen të përmendet propozimi francez “për t’i dhënë dhëmbë Lidhjes”: ishte fjala për krijimin e një ushtrie të Lidhjes. Kjo ishte krejt në kundërshtim me konceptin uilsonian dhe Presidenti e quajti “jokushtetuese”.

Wilsoni goditi themelet e rendit të vjetër me trajtimin që i bëri fatit të kolonive. Konferenca e Paqes, ishte kuvendi i fitimtarëve në luftë, ajo mblidhej për ndryshimet e kufijve në Evropë, për ndarjen e “plaçkës” pas fitores mbi fuqitë armike, sipas metodave tradicionale të diplomacisë. Vetë Lidhja e Kombeve ishte produkt i Konferencës së Paqes. Nga pikëpamja institucionale ka një dyzim: në krah të Lidhjes së Kombeve është Konferenca e Paqes. Ka një dyzim edhe nga pikëpamja e parimeve: parimet e reja do të ndeshen me praktikat e vjetra kolonialiste. Qëllimi i Wilson-it ishte që t’u jepej fund pushtimeve koloniale. Për këtë ai propozoi “sistemin e mandateve”.
Dihej se Gjermania pas disfatës në luftë nuk do t’i merrte përsëri kolonitë e saj në disa ishuj të Paqësorit dhe në disa pjesë të Afrikës. Fuqitë fituese prisnin që ato territore të viheshin nën sundimin e tyre, si pjesë të perandorive të tyre koloniale. Ishin bërë që më parë planet për ndarjen e tyre. Wilson i shokoi të gjithë kur tha se mendonte që Lidhja të merrte përsipër qeverisjen e tyre. Do ta merrte përsipër duke ia besuar kësaj apo asaj fuqie anëtare të Lidhjes “fuqisë mandatare”. Kjo fuqi kishte si mision jo të zgjeronte zotërimet koloniale, por të ndihmonte që një territor ish-kolonial të përparonte drejt vetëqeverisjes dhe pavarësisë.
Ideja nuk kaloi pa diskutime, kundërshtoi sidomos Franca. Clemenceau thoshte: “Lidhja e Kombeve, si garantuese e paqes le të bëhet, por Lidhja e Kombeve si zotëruese e kolonive, kurrë!” Rezervat ranë kur mandatet i morën dy fuqitë koloniale të kohës, Franca dhe Anglia, gjë që tregonte pozitën dominuese që ato do të zinin në Lidhjen e Kombeve. Megjithatë, mandati nuk ishte status kolonial; në fakt disa prej këtyre ish-kolonive nën mandat arritën pavarësinë para Luftës II Botërore.
Vizioni inovativ i Presidentit Wilson do të gjente shprehjen më domethënëse, më të bujshme në trajtimin e çështjeve që u shtruan në Konferencën e Paqes. Ai iu kundërvu metodave klasike të diplomacisë evropiane duke marrë anën e “të vegjëlve” dhe “të dobëtve”. Por i ndodhur midis “të mëdhenjve”, Wilson-i u detyrua të shkiste nga pozicioni i tij dhe të bënte edhe lëshime, siç do të ndodhte me çështjen shqiptare.
Mund të duket e pabesueshme dhe jashtë çdo logjike që gjithë kjo histori do të gjejë një fund paradoksal. Në kthim Presidentin Wilson e priste një zhgënjim i thellë. Senati amerikan i hodhi poshtë aktet e Konferencës së Paqes. U rivendos “kursi i izolacionizmit”, që do ta mbante Fuqinë e madhe amerikane larg problemeve të politikës së periudhës midis dy luftrave. Amerika, që ishte inisiatore e krijimit të organizatës universale për ruajtjen e paqes, mbeti jashtë Lidhjes së Kombeve, çka do të mund të konsiderohet si një ndër shkaqet e degradimit të saj në një tribunë llafesh boshe, spektatore e pafuqishme përballë agresioneve zinxhir të Fuqive fashiste që do ta zhytnin gjithë njerëzimin në kasaphanën e madhe të Luftës II Botërore.

G.SH

Kur martesa me fotografi është e frytshme...

Në shtator të vitit të kaluar, rastësisht u takova me një të afërm, emigrant në Itali prej vitesh, që u bë edhe "kumbara" i këtyre radhëve.


Leka, kështu quhej protagonisti ynë, kishte mbi 10 vjet që jetonte e punonte emigrant në Italinë e Veriut.

Si shumica e emigrantëve shqiptarë, kishte kaluar atë kohë me gomone një mesnatë gushti. Pasi kishte mbaruar fakultetin, duke mos duruar atë jetë allashqiptarçe, ia kish behur për në shtetin fqinj, përtej Adriatikut.


Me djersë e punë të ndershme, kishte arritur të administronte biznesin e tij, duke punësuar shumë bashkatdhetarë në firmën e tij të ndërtimit. Por, ne nuk do flasim këtë radhë për Lekën biznesmen, por për Lekën dhëndër.


"Unë,- vijoi bisedën ai,- kisha mbushur 30 vjeç e nuk isha martuar apo fejuar. Prindërit në fshat i kisha të moshuar. I vetmi merak i tyre për mua ishte që t'më shihnin me nuse. Unë nuk ua prisha. U thashë ta vënë në "shënjestër" ndonjë vajzë që atyre u pëlqen, e unë kthehem menjëherë.

E një të thënë, unë plotësova dëshirën e prindërve. Në një fshat të Pukës, ata kishin kërkuar dorën e vajzës së një të njohuri, e ai nuk i kishte kthyer mbrapsht, por insistonte të kthehesha unë e të takoheshim me vajzën dhe familjen e saj".


Leka, ndërkohë qesh, e tregon se në fotografi i kishte pëlqyer vajzës dhe prindërve të saj.


"Për koincidencë, edhe nëna ime ishte fejuar me babanë tim vetëm me fotografi, por në një mënyrë krejt tjetër në atë kohë.

E kështu, unë dhe vajza bëmë fejesën, këmbyem unazat, dhe nga fundi i dhjetorit kishim vendosur dasmën." Në prag të Vitit të Ri bënë dasmën, përgatiti dokumentet nuses e iku në Itali.


Këtë epilog të martesës së një emigranti tropojas, i cili është vetëm një nga shumë rastet e martesave të tilla, bazuar në traditën, ndonjë lexues mund ta quajë anakronike, por ky fenomen është realiteti.


Në Tropojë, gjatë vitit 2008, në evidencat statistikore të rrethit, rezulton se numri i divorceve te çifteve të reja është zero, ndërkohë kur, në shkallë vendi është shqetësim serioz.

Institucioni i familjes në veri, e posaçërisht në Tropojë, është ruajtur duke u bazuar në traditat e hershme të familjes. Duke e quajtur të shenjtë, fenomenet e ndarjes kanë qenë të kufizuara.

Arsyet pse ndodh kjo, i shpjegojnë më poshtë të pyeturit tanë.
Gjatë këtyre viteve të tranzicionit të stërzgjatur, edhe familja malësore, dikur patriarkale dhe me shumë pjesëtarë, pësoi ndryshime rrënjësore, në drejtim të moshës së martesës, relativisht mbi 25-30 vjeç, numrit të fëmijëve të lindur ( 1-2 fëmijë për kurorë), por familja qëndroi dhe po qëndron e shenjtë dhe e paprekshme.

Martesat filluan të lidhen në bazë të njohjes reciproke dhe me ndërhyrjen e prindërve.

Ndonëse mbi 25 për qind e moshave për martesë janë në emigracion, mbi 95 për qind e tyre martohen me vajza tropojane dhe me ndërhyrjen e prindërve, çka ka ndikuar në uljen e divorceve. Pra, nëse në këtë trevë varfëria është në skajet ekstreme dhe njohjet e martesat janë bërë sipas traditës, dasmat organizohen moderne e bashkëkohore.

Ne kontaktuam e biseduam me njerëz të thjeshtë, prindër, intelektualë dhe drejtues të pushtetit vendor në Tropojë, e disa prej tyre u prononcuan për "Shekulli"-n:

Adem Breçani, punonjës pranë nënprefekturës, thotë se martesa tek ne ka qenë dhe mbetet e shenjtë, por ndikojnë ndjeshëm edhe zakonet kanunore, sepse ndarja e nuses nga burri i saj, kur burri e ndan pa shkaqe të përligjura, ai mbetet në gjak, sipas kanunit.

Jo se janë zbatuar normat e kanunit këto vite tek ne, por sidoqoftë, ndikon në sedrën e malësorit që ekziston në këtë mjedis. Faktor tjetër që divorcet janë minimizuar, është padyshim martesa e mbështetur dhe përkrahur nga prindërit e djalit dhe vajzës.

Lulzim Logu, poet, ka mendimin se në një martesë sa më të gjatë dhe të lumtur të të rinjve tropojas, e që mbetet për t'u përgjithësuar pikësimi në zero i divorceve këto kohët e fundit, është besimi në martesë për një jetë të lumtur dhe konsolidimi i pushtetit të mashkullit (burrit) ndaj gruas në marrëdhëniet bashkëshortore.

Ndërsa Shpend Kuca, mësues dhe këshilltar i bashkisë për çështjet sociale, mendon se influencojnë edhe disa faktorë indirekt në konsolidimin e martesës në trevën tonë. Ne jemi një komunitet, vazhdon ai, me një varfëri të tejskajshme.

Në traditën tonë ka qenë dhe mbetet organizimi i dasmave me pjesëmarrje të gjerë. Dasmat kanë një faturë të madhe financiare, e gjendja ekonomike është e përballueshme.

Gjithashtu, emigrantët janë martuar me të huaja për arsye të ndryshme e pastaj janë ndarë, por me shumë vështirësi.

Kjo ka bërë që të rinjtë emigrantë, martesat t'i bëjnë me vajza vendase. Së fundmi, duhet përcaktuar se nocioni i martesës dhe familjes, jepet tepër qartë edhe në nenet e kanunit, të cilat janë aktuale edhe në kohët moderne:

"M'u martue do me thanë m'u ba shpi, me ia shtue shpisë një rob ma tepër, sa për krah të punve, sa për të shtuem të fmive."

Shekulli


Ekzistojne ende këto praktika në Shqipëri, ju si i gjykoni ?

Homoseksualët shqiptarë !!!


Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik kanë bërë publike dje shifrat e një studimi disi të pazakontë, kryer në vitin 2008. Studimi flet për sjelljet dhe kategorizimet e homoseksualëve në Shqipëri. Janë marrë në studim 199 homoseksualë për sjelljet që kanë ata ndaj seksit, drogës dhe alkoolit. Specialisti i ISHP-së, Landi Bani, bëri publike për SH2-shin disa nga përqindjet e studimit, duke shtuar se "numri i homoseksualëve në Shqipëri paraqitet me tendencë rritjeje".
Studimi tregon se pjesa më e madhe e tyre kanë deri në pesë partnerë meshkuj njëkohësisht. "55 për qind e tyre janë aktivë", - pohon specialisti Bani.



Një shifër tjetër interesante është që homoseksualët në vendin tonë, janë në një përqindje të konsiderueshme të lidhur njëkohësisht me femra. Kështu, 37 për qind e homoseksualëve, sipas këtij studimi, janë të martuar dhe plot 35 për qind e tyre bashkëjetojnë aktualisht me femra.


Kjo për sa i përket bashkëjetesës, sepse nëse flasim për marrëdhënie spontane me femra, shifra është më e lartë. Plot 82 për qind e homoseksualëve kanë kryer marrëdhënie me femra në 6 muajt e fundit dhe plot 70 për qind e tyre kanë patur më shumë se 2 partnere femra",- bëhet e ditur në studim.

Droga dhe alkooli janë "miq" të mirë të kësaj kategorie të popullatës. Studimi për homoseksualët tregon se 65 për qind e tyre kanë provuar drogë (me injektim ose në forma të tjera). Heroina mbetet e preferuara e tyre. Ndërsa sa i takon konsumimit të alkoolit, rreth gjysma e tyre konsumojnë alkool çdo ditë.
Duke u ndodhur përballë këtyre të dhënave, specialistët e ISHP-së i cilësojnë homoseksualët si "kategori shoqërore risku".
"Meshkujt që kryejnë seks me meshkujt janë të përfshirë në sjellje të ndryshme risku me popullata të ndryshme, duke i bërë ata një urë lidhëse të mundshme ndërmjet popullatës që është përdoruese e drogës dhe popullatës femërore",- pohon specialisti Landi Bani.



DERVISHI: HOMOSEKSUALITETI SHQIPTAR PARA DHE PAS VITEVE '90-TË



"Problemi i homoseksualitetit në Shqipëri ka qenë një dukuri e fshehtë. Kjo dukuri ndiqej penalisht, ndaj dhe ishte shumë e kufizuar, - thotë sociologu, Zyhdi Dervishi, i cili shpjegon se para viteve \'90-të, personat që kryenin një vepër të tillë nuk ndëshkoheshin vetëm moralisht, por edhe penalisht.



Dervishi pohon se në atë kohë, edhe kur dikush dënohej për veprën penale të homoseksualitetit, në publik i jepej një akuzë tjetër, dhe kjo për arsye se shteti i dikurshëm nuk donte që të merrej vesh masivisht se ekziston një dukuri e tillë në vendin tonë. "Njerëz të tillë nuk kishin vend në shoqëri; ata persekutoheshin në maksimum, ndaj dhe frika e mbajti këtë dukuri të fshehur në maksimum",- pohon Dervishi.
Pas viteve \'90-të, dukuria e homoseksualitetit pësoi ndryshime, të paktën nga ana ligjore. U lejua hapja e dy shoqatave për homoseksualët.
"Në fakt, edhe në vendet e zhvilluar kjo dukuri është e dënueshme, të paktën moralisht",- pohon Dervishi, duke cituar një studim të kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas të cilit, edhe atje, 1 në 5 homoseksualë dhunohen fizikisht dhe 90 për qind e tyre dhunohen verbalisht".


Shekulli

Pakti detar me Greqinë, pret shpatullat tona ujore

Marrëveshja e Detit apo siç u quajt: "Marrëveshje ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, për Delimitimin e Zonave të tyre përkatëse, të Shelfit Kontinental dhe zonave të tjera Detare që u përkasin në bazë të Së Drejtës Ndërkombëtare.", doli në dritë, në fund të pranverës 2009, në mënyrë të shpejtë, pa patur ndonjë pararendje njoftuese, për fillimin dhe arritjen e saj.

Dukej, se vinte nga një përkim spektakolar idesh, në fqinjërinë tonë, si kurrë herë tjetër, sidomos në fushën e kujtesës gjeohapësinore, midis të dy vendeve mike, Greqisë dhe Shqipërisë, ku në shpatullën e një shekulli të tërë, prej të dy krahëve, ka patur aq shumë mospërkime sa që historia ka qënë ngushtë t'i përshijë, të gjitha, në ngrehinën e saj.
Aq më tepër, që bëhej fjalë, për marrëveshje, të ndarjes së Detit, në një klimë të re fqinjërie të integrimit evropian në Ballkanin JugPerëndimor.
Ardhja e marrëveshjes, pajtimi dypalësh, gjente mjedisin më të mirë të tejdukshmërisë dhe bukurisë metaforike të Detit Jon, dhe prej tij, nga kjo "blu" që i bashkohej qiellit, solli një kumt që të liheshin në humbëtirë, gjithçka tjetër që kish ndodhur më parë. Ishte një prag historik i ëndërruar, por ama, me shumë pak gjasa, se mund të vinte, kaq shpejt.
U thyen parametrat e dikurshëm.
Sapo, u panë në buzëqeshje, afrim, shtrëgimduarësh e ngazëllim të dy udhëheqësit e pranishëm, ia bëhu lajmi, kërcëllitës, i papandehur, si një shprazje, në një dasmë kur ndezullia e jetës, befas, has dramën që i shkon pas e nuk i ndahet.
Pikëtakimi i parë me njoftimin dhe pas tij me "djallin" që e ndiqte, askush nuk mund ta merrte me mend, e as që ta pranonte, se ky hap historik i hedhur, nuk mund ta pranonte dyshimin e madh, për një skandal, fshehtësi e shpejtësi rrokullime. Njoftimi i një televizioni lidhej me "gjashtë milje!!" "ardhje deri në Qeparo!!!" që të trazonte kaq shumë, sa edhe njohësit më të mirë gjeografikë e detarë, kësilloj do të shkundeshin. Njoftimi bënte një lidhje, sërish dramatike, që e çonte krahë më krahë këtë marrëveshje, me atë të Varreve të ushtarëve grekë, duke e bërë edhe më goditëse dhe lajthitëse, pas firmave të gëzuara, përqafimeve dhe duarshtrëngimeve.
Prandaj me të drejtë, njoftimi pas festës së marrëveshjes, ish i papranueshëm, dhe pse jo, në dyshim; duke të futur si përherë në një shtjellë marramendëse, si: "a ka gjasa vallë, atëbotë, që të jetë sajuar nga bashkësi hartues opinionesh ballkanase që nuk e mirëpritën këtë arritje detare..." apo qoftëlarg(!) mos ka këtu ndonjë "gatim të fshehtë!?"
Ndër mosbesuesit ish edhe autori i këtij artikulli i cili nuk mund të bënte dot lidhjen në përfytyrim, të "gjashtë miljeve" dhe "arritjes në Qeparo" që askund s' mund të quhej ndarje e detit, kur fqinji të vjen, ku takohet buzëuji, me Dheun Kontinental.
E pabesueshme!
Sapo më ra në dorë lista e koordinatave, isha në mëhallën time, mëhalla e gjeodetëve e dhematësëve e detmatësëve.
Përfytyrova 150 pika, që vinin njëra pas tjetrës, si kuaj mitikë, që udhëtonin mbi detin Jon, në një dasëm që e thamë, se kish ndodhur në marrëveshjen dypalëshe, dhe flamuri i nuses që fillonte nga "njëshi", prej piramidës tokësore nr 79, në Kepin e Stillos, përballë ujdhesës Tonga, ecte si stafetë, dorëmëdorë i çohej kalorësit të fundit në "150", ku nusja do të zbriste nga ky kal mitik...Kjo ishte një nuse fiktive tragjike...
Pika 150 e cila m'u shfaq përballë gurores Romake të Gramës, shumë afër kepit të Gjuhëzës. Atypëraty më erdh ndër mënd: "Deti që duket s'do kallauz ( në rastim tim gjeodet apo gjeometër), sepse pikasej lirshëm dhe pa matje ardhja kaq larg e pikës"150". Mblodha supet dhe dyshova në vete, duke më ardhur shumë pranë, ujdhesa greke "Othone" dhe pozicionimi gjeografik i saj. E rimata, e rihodha edhe një herë. Habia ime emocionale dhe tronditëse, bëri përshtypje, e ndofta, ish kjo që solli të nesërmen, gjithë ato kryetituj, shkrepëtues, tanimë të njohur, si "Skandali i Shekullit" " Falje Deti" ..." Shitje e Detit..." etj., etj.
Pa u kontrolluar e tërë vija, nga pika e parë deri në fund dhe pa u përqasur në çdo ind të saj me Ligjin për të Drejtën e Detit ( UNCLOS*1)) nuk mund të dilej në përfundim dhe nuk mund të kishe një kumt studimor, shkencor të saktë.
Ngjarja bëhej edhe më e mistershme.
Pasuan, Konferenca Shtypi, "asnjë milimetër nuk i është dhënë shtetit grek" akuza si "antikombëtare" për "Shqiptaren", tendosje nervore të të dërguarve të shtetit, bisedimesve (negocitorëve) që tregonin edhe vetë troshitjen qeveritare, shpjegimin e Kryeministrit që u tha shqiptarëve se "ishte një trillim primitiv" jo vetëm i medias, por edhe i opozitës. Pastaj, më tej, u përdorën argumente që lidheshin me një kompas gjeometrik që do të ngelet proverbial, sepse u përdor nga një përfaqësues i shtetit dhe nga vetë Kryeministri, i cili për të hedhur poshtë këto akuza të përbindshme, rekomandoi ndënë një buzëqeshje të hidhur se: "mund t'i drejtohesh edhe një nxënësi të klasës së pestë, që të marrë atë kompas dhe të mas detin, e të provojë si në një ushtrim gjeometrik, nëse ai ishte ndarë mirë apo keq..."
Ardhja në tavolinë e një harte greke e shtoi tollovinë, e të nesërmen u përshpejtua të sillej po e njëjta hartë, për ama me toponime të shkruar në shqip dhe përsëri, ai kompasi shpëtues. U përdorën terma si "barazlargësi", u mohua një hartë që ishte paraqitur në media, po kështu u kumtua se "pika 150 ndodhet në ujra ndërkombëtare" ( që s'ishte e vërtetë dhe tregonte mosnjoje të plotë) dhe përsëri, " asnjë milimetër..."
Shpjegimet, ngutja, tronditja, mungesa e argumentit, mosparaqitja e përfaqësuesëve të Institutit Gjeografik Ushtarak dhe mungesa e hartës detare shqiptare, tregonin shkoqur, dhe bindshëm se asnjëri prej tyre nuk ishte në brendi të jetësimit teknik, profesional të kësaj marrëveshjeje edhe pse u përsërit, për të satën herë "UNCLOS" . Prandaj dyshimi dhe misteri shtohej.
Kompasi i ngeli në dorë vetëm Komandantit të Forcave Detare me të cilin, kisha ndarë dikur, respekt të ndërsjellët dhe punë të përbashkëta.
Dëgjuesit dhe gazetarët, lëkundeshin si lavjerrësa, sepse nuk kishin njohje teknike gjeodezike dhe hartografike, e po kaq nuk e njihnin në themel "UNCLOS".
Si gjeodet dhe hartograf, nismova vetëm modelim dhe përputhje teknike: UNCLOS- ndarje gjeodezike, por në udhë e sipër, s'më linte dashuria për Detin dhe shënjtërinë e tij mitike, sepse m'u duk se atë, e kishin përdhosur padrejtësisht, kur ai asqë donte t'ia dinte, nga kjo prerje e padrejtë, që ia kishin bërë.
Gjeodeti nuk mund të heshtë.
Mua m'u desh që të bëja ontologjinë teknike të realitetit, për të dhënë një tejdukshmëri gjeodezike, si një gur themeli për vetëdijen shkencore e cila rreh të bëjë një modelim, i cili ma shpëton, jo vetëm shpirtin tim, por bëhet dhe një avokati (po e quajmë) për kolegët dhe shtetarët e mi, që mesa kuptoj, në këtë marrëveshje janë një radhua figurash të ngurosura, pa shprehje, sa u vjen keq edhe miqëve të mi helenë, hartues dhe firmëtarë të kësaj marrëveshjeje. Qënia e një dokumenti si dhe realiteti i tij, por jo kurrë se çfarë fshihej pas, më bënte udhë që të lëvizja mbi detin e mbushur me koordinata dhe dëshpërimin e tij. Deti askurrë s'ka dashur që të ndahej.
"Ta kemi të pandarë", thonë përherë e sot e kësaj dite, në Jug, kur bëhen krushqitë. Nëse unë do të strukesha pas njoftimesh për të mbetur spektator, vihesha në fund, në rresht, pas gjithë asaj aradhe njerëzore që u shkrifërua prej marrëveshjes, sepse besonte, në të. Ndërkohë, nga pala e fqinjëve doli një frazë e ftohtë, sa diplomatike po e aq therëse se "Qeveria greke ka realizuar objektivat e saj strategjikë."
Po ne, ç'objektivë, vallë, kishim realizuar? Humbjen e mbramë detare, si të ishte një prerje e vetvetes, që po i shtohej, Historisë së rremë të një Skënderbeu, që sipas autorit të huaj, na ishte, sllav, i një "sulmi të fqinjëve maqedonas për autoktoninë e shqiptarëve", e " një Historie 12" që në shëmbëllim të shtrëmbër, shtrëmbëron historinë tonë të dy dhjetvjeçarëve të fundit... dhe ja "prerja detare gjeohistorike"
Shpejtësia, ngutja, mosnjohja teknike, mjegullira shkoqitëse në publik, prurja e hartës së huaj, nxitimi për të dhënë përgjigje që s'përputheshin askund me parime matematike dhe Konventën, sharjet, pështymat e njohura shqiptare, për "armiqë" që " kërkojnë të hedhin baltë" mbi miqësitë e arrira në Ballkanin Jugperëdimor, si dhe sulmi i Kryeministrit, që e përdori kompasin për të mbytur të vërtetën, më cytën që të kryeja detyrën time intelektuale.



PERMBLEDHTAS:

1.Marrëveshja e përcaktimit të kufijve detarë midis Shqipërisë dhe Greqisë është një hartim i errët dhe hermetik, akt diplomatik i shpejtë dhe i dyshimtë, i cili dokumenton, përulësi të dinjitetit kombëtar.
2. Vëzhgimi Gjeohartografik, në të gjithë sythet e marrëveshjes nxjerr në pah një shpërfillje të jashtëzakonshme të interesave kombëtare shqiptare .
3. Në këtë Marrëveshje "UNCLOS", Konventa e Kombeve të Bashkuara, mbi Ligjin e Detit ka zbatimin më të cunguar të saj. Interesat e Shqipërisë nuk janë parë si " të barabartë, të paanshme = equitable " me palën fqinjë. Kemi të bëjmë me rrëgjim gjeohapësinor detar dhe cënim të gjeohistorisë iliroshqiptare.
4. Ky akt diplomatik është arritur në një "Vakum ligjor shqiptar, mbi Detin, gjiret dhe Ujrat e Brendshme" që i shërbejnë Ligjit të Detit.
5. Haset cënim i hapur i mëvetësisë së Shqipërisë në Ujrat Detare, Detin Shtetëror (Territorial Sea), Hapësirën e Afërt Vijimore (Contigous Zone) Shtratdetin Kontinental dhe Hapësirën e Veçantë Ekonomike ( Exclusive Economic Zone).
6. Ngushtesa e Otrantos, kjo urë natyrore ujore, e Ballkanit Jugperëndimor, kjo gjeohapësirë detare tradicionale, gjeohistorike midis Shqipërisë dhe Italisë, është një synim i drejtpërdrejtë, i jetësimit të kësaj marrëveshjeje.
7. Gjiri Historik i Sarandës, përbën një "harrim" dhe "humbje" fatale, gjeohistorike, strategjike dhe ekonomike për Shqipërinë.
8. Shqipëria, humb një pjesë të vetvetes së saj, në shtratdetin Kontinental Jonik, një sipërfaqe ujore prej 354 km2, në një nga gjeohapësirat më magjepsëse, të pasura, dhe gjeostrategjike, në Jugperëndimin e Saj.



SHËNIM I REDAKTORIT:
* Prof.Asoc.Dr. Myslim Pasha është mjeshtër kërkimesh dhe Kolonel në rezervë i Forcave të Armatosura. Ai është edhe autor i hartës që Shekulli boton sot në këtë faqe dhe që flet vetë qartë mbi pasojat e paktit detar mes dy vendeve. Në letrën shoqëruese për drejtorin e gazetës Adrian thano, prof.Pasha shkruan:


I dashur Adrian
Ju lutem mos më lini vetëm. Nuk eshte "çmenduri" e imja por e shtetit tim. Është skandal i madh. Unë jam studiues i detit dhe po përballem me shtetin tim. Një përballje "absurde" sepse të dy krahët teorikisht mbrojnë interesat kombëtare. O Zot! Shteti u shpjegon qytetarëve se si ka braktisur një pjesë të gjymtyrëve të tij.. Jemi të pabarabartë!
Më ndihni që gazeta juaj të më mbështesë në argumentët e mi. Lutem botoni hartat. Jane harta te studimit tim, pra kane "copyright" timin. Botimi nuk më bën mirë thjesht "mua" te vetmuarit por ka vlera me shumë se kaq. Ju lutem edhe njëherë mos më lini vetëm! Të luftojmë për aq sa mundemi, që të shtyhet ky ratifikim i turpshëm.


Përqafime
Myslim Pasha


*********



Pakti detar me Greqinë, Meta: Ta zgjidhë Kuvendi

TIRANË - Për Ministrin e Jashtëm, Ilir Meta, përgjegjësinë kryesore për ratifikimin e marrëveshjes së ujërave territorialë me shtetin fqinj, Greqinë, e ka Kuvendi.
Edhe pse partia që ai drejton, e ka kundërshtuar me forcë miratimin e kësaj marrëveshjeje, para së të bëhej pjesë e qeverisjes, dje në një pozicion krejtësisht të ri politik, zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, deklaroi se ratifikimi i marrëveshjes së ujërave territorialë me shtetin fqinj, është një çështje, që duhet ta zgjidhë Kuvendi.
Marrëveshja, pritet të kalojë në Kuvend në 19 tetor. Tashmë, ajo ka kaluar një nga pengesat kryesore, atë të diskutimit në Komisionin e Ligjeve, i cili e miratoi atë disa ditë më parë me unanimitetin e të gjithë deputetëve dhe pas asnjë kundërshtim. Pro saj në Komisionin e Ligjeve, votoi edhe deputeti i LSI-së Nasip Naço, pavarsisht se forca që ai përfaqëson, vetëm pak muaj më parë, gjatë legjislaturës së shkuar, e kundërshtoi fort një marrëveshje të tillë, duke e konsideruar atë në disfavor të Shqipërisë, por edhe duke akuzuar qeverinë e kryesuar nga Sali Berisha se po i falte ujërat tona territoriale Greqisë.


Pas Komisionit të Ligjeve, marrëveshja pritet të kalojë edhe në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku natyrisht, nuk parashikohen surpriza, pasi edhe në të do të jenë të pranishëm vetëm deputetët e mazhorancës. Ndërkohë, që në datën 19 tetor, kjo marrëveshje është programuar që të miratohet në seancë plenare. Gjatë diskutimit të saj në Komisionin e Ligjeve, përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme, Ledia Hysi, hodhi poshtë çdo zë që pretendon se nëpërmjet kësaj marrëveshjeje Shqipëria del e humbur, duke theksuar se vija kufitare ujore përcaktohet në bazë të parimit të barazlargimit nga bregu detar.


"Me Greqinë në kanalin e Korfuzit distanca është shumë e vogël, rreth tetë milje, që i bie në zbatim të parimeve të Konventës do të jetë 4 milje nëse e ndajmë përgjysmë. Kjo gjithmonë ka qenë në praktikë dhe e zbatuar", - tha drejtoresha Juridike në Ministrinë e Jashtme Ledia Hysi.



Ushtarakët kundra: Po i falim 354 km det Greqisë

"Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë" letër Topit e Topallit: Studiojeni mirë marrëveshjen




Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për përcaktimin e kufirit të ri detar mes dy vendeve, ka hasur jo vetëm kundërshtimin e opozitës, por edhe të vetë grupeve të interesit siç janë në këtë rast ushtarakët. Është shoqata "Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë", ajo që ka reaguar dje ndaj një marrëveshjeje të tillë, të cilën e ka konsideruar si një akt që i fal në mënyrë të pashpjegueshme vendit fqinjë, Greqisë, një sipërfaqe të konsiderueshme ujore në detin jonian, duke i bërë thirrje njëkohësisht krerëve të shtetit shqiptar, që të heqin dorë duke mos e miratuar atë.


Letra
Në një letër drejtuar krerëve më të lartë shtetërorë dhe bërë publike dje për mediat, "Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë", në përbërje të së cilës janë disa shoqata si ajo e "Flotës Luftarako Detare", e "Aviacionit", e "Zbulimit", e "Xhenios", e "Ndërlidhjes", e "Prapavijës", e "Topografëve", e "Skënderbegasve" dhe e "Historianëve Ushtarakë", shpreh shqetësimin e saj lidhur me përmbajtjen e kësaj marrëveshje, e cila u hartua në fshehtësi të plotë dhe u nënshkrua disa muaj më parë nga ministrat e Jashtë të dy vendeve, Dora Bakojanis për Greqinë dhe Lulëzim Basha për Shqipërinë. Sipas tyre nga studimet e bëra, del qartë se Shqipëria humbet një sipërfaqe të madhe detare, përfshirë edhe hapësirën ajrore me vlera ekonomike, politike, gjeostrategjike dhe kulturore, duke i krijuar vetvetes një izolim dhe bllokim, nëpërmjet ngushtimit të hapësirës dhe të rrugëve të komunikimit.


"Është ndërprerë Deti Shtetëror dhe Hapësira e Afërt Vijimore e Shqipërisë. I është privuar Shqipërisë statusi i të drejtës si shtet përballë Italisë. Ujërat e brendshme të Gjirit të Sarandës janë konsideruar si "Free bay" (gji i lirë), për t'u ndarë me Greqinë, i cili është gji Historik i Shqipërisë", - shprehen ushtarakët në letrën e tyre, duke pretenduar se sipërfaqja detare që është humbur nga zbatimi i kësaj marrëveshjeje është rreth 354.4 kilometra katrorë.
Për këtë arsye, ata në letrën e tyre, i kërkojnë kreut të shtetit Bamir Topi si garant i zbatimit të Kushtetutës dhe ruajtjes së sovranitetit të vendit, që para se të hedhë firmën mbi dekretin që do t'i jepte fuqi vepruese kësaj marrëveshjeje, të njihej mirë me përmbajtjen e saj.


E njëjta kërkesë i është drejtuar edhe kryeparlamentares Jozefina Topalli, si dhe deputetëve. Sipas tyre, shqyrtimi i kësaj marrëveshjeje në mënyrë teknike, do të bëjë të mundur që të kuptohet qartë cenimi i rëndë që po i bëhet integritetit territorial të Shqipërisë. Në argumentimin që bëjnë në letrën e tyre, ushtarakët theksojnë, se duke e dhuruar sipërfaqen ujore, Shqipëria humb gjithashtu edhe atë tokësore, ku janë bërë studime shpresëdhënëse për rezerva të naftës dhe të gazit.

Marrëveshja
Në relacionin që shoqëron marrëveshjen në fjalë, bëhet e ditur se ajo është hartuar pas një pune të përbashkët të një komisioni miks mes dy vendeve. Kështu, në marrëveshje parashikohet që kufiri detar mes dy vendeve përcaktohet në bazë të parimit të vijës meridiane, e cila përban në vetevete 150 koordinata, duke u bazuar në tre gjire të mbyllura greke dhe pesë gjire të mbyllura shqiptare. Në bazë të marrëveshjes, vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, koordinatat e së cilës janë të barazlarguara nga pikat më të afërta të vijës bazë, nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale.


Në marrëveshje përcaktohet, se ushtrimi i të drejtave që lindin nga zbatimi i saj nuk do të prekin statusin e pasurive nëntokësore të ujërave dhe të hapësirave mbi të. Gjithashtu, ushtrimi i këtyre të drejtave nuk do të rezultojë si një ndërhyrje e pajustifikuar me të drejtën e lundrimit dhe të drejtat dhe liritë e tjera. Por, sipas opozitës dhe disa ekspertëve të fushës detare dhe asaj të kufijve, kjo marrëveshje favorizon ndjeshëm Greqinë, duke i dhënë asaj një pjesë të ujërave territorialë. Shekulli

I lutem të gjithë qytetarëve që e duan vendin e tyre, mos rrini indiferent përballë një fakti që nesër historia shqiptare do ta njohë për një skandal të jashtëzakonshëm, minimalisht nënshkruani peticionin për ta ndalur ratifikimin e këtij projektligji, askush nuk vendos për fatet tona nëse ne e kundërshtojmë, Shqipëria nuk është pronë private e askujt : http://www.gopetition.com/online/31143.html

Përmbysja

Pavarësisht mashtrimeve të mëdha despotiko-fetare dhe pushtimeve të zgjatura që shtrënguan rrjedhën e fshehjes së emrit të vertetë të Shqipes, qysh se ajo u shfaq për herë të parë në formen e lartë në shkrimet Vinca 8000-vjet më parë, më vonë në shkrimet Mikenase nga prehistoria dhe për tu rishfaqur si gjuhë e shkruar e pjekur në shkrimin e Testamentit antik, e cila njihet sot si gjuha “ebraike” e vjetër, në rikodifikimin e saj me të ashtëquajturën “greqishten e vjetër” dhe në mbyllje të ciklit të saj me nivelin më të lartë të përmirësimit të saj, të ashtëquajturin “alfabeti” latin dhe të ashtuquajturën gjuha “latine”, ka ruajtur në ditët sotme në çdo qelizë të saj njësitë që vërtetojnë shkencërisht autorësinë e të gjithë emrave të mbivendosur.

Në ato “gjuhë” të përcaktuara sipas gjetjeve individuale njerëzore, nën trysnitë politike e fetare, përveç emrave të sotëm të ndryshëm, me emrin e sotëm të Shqipes, të gjithë elementët e tjerë njësorë gjuhësorë, lidhen shumë fuqishëm me të.

Nisem nga argumenti logjik, ku kemi një fakt të tmerrshëm.Të gjithë gjuhët e sipërpërmendura vleresohen sot si "të vdekura" ose të pafolura më prej asnjë kombi.



Si është e mundur kjo ? Mund të ndodhte vetëm më një prej tyre p.sh me gjuhën hebraike, ose vetëm me greqishten e vjetër?
Si ka mundësi të treja humbën si të folura gjatë kalimit të shekujve?

Të treja u harruan nga “kombet” përkatës? A mund të ndodhë kjo në tre gjuhë njëherësh? Ç’rastësi e gjetur...


Gjithashtu, në rrjedhën e kohës, është e pashpjegueshme një urrejtje e jashtëzakonshme e kristianizmit kundër kësaj gjuhe, e vërtetuar kjo prej dokumenteve historike (mallkime nga dyert e kishave ortodokse) dhe argumentit logjik që “ne ngelem pa shkruar” në mes të dy fqinjëve që ndërtuan historinë e shkrimit të Europës. Këtë mundohen ta mbështesin dhjetra teza nxirëse kundër nesh, që ne ishim popullsi malore, apo ne rronim nëpër male dhe nuk zbrisnim fare në fushë (të parët tanë duhet të kishin frikë nga butësia e fushës...). Si dhe teoria tjetër që ne nuk jetonim në buzë të detit (sepse të parët tanë nuk duhet të dinim not dhe kishim frikë se mos mbyteshin). Prandaj na mungon dhe fjalori detar. Shume fjalë i kemi te huazuara, që nga "skela" që është latine dhe nuk është “shkela, sepse gjuha shqipe (argumentohet dhe fonetikisht nga 'gjuhëtarët" e "filologët") nuk e ka karakteristikë kalimin e 's’ në “sh”. Këta “gjuhëtarë” nuk pyesin as për shkencën e profesionit të vet, fonetiken ,e cila thotë që 's’ dhe “z” dhe “sh” prodhohen në pika shumë të afërta, për të mos thënë në të njëtën pikë në gojë. Dhe ato, do apo nuk do shqipja, detyrohen nga goja, pa dashur ose mosdashur ne të bëjnë transformimin, duke u nisur nga bashkëlidhja e tingujve të tjerë para dhe pas tyre gjate shqiptimit. Prandaj dhe Shkodra, shkruajnë këta, nuk vjen nga Scutar, sepse gjuha shqipe nuk e kthen “s’ ne ‘sh”. Po kështu meqënëse thonë këta gjuhëtarë njësiai p.sh“si=sy” e gjuhës Çame-Shqipe, nuk mund të kthehet në “shi-koj”, por ç'e do që është kthyer... Dhe jo vetëm në shikoj, por edhe në format shih, shihet, shihem, shihja etj.
Më pas erdhi dhe errësira më e madhe, po aq e pashpjegueshme, urrejtja e sulltanëve turq, që nxirrnin fermane kundër kësaj gjuhe, duke e mallkuar në formën më të lartë, në atë shtetërore. Më vonë, në tre shekujt e kaluar, (gjithashtu enigmatike sjellja e disa gjuhëtarëve të huaj, të paguar prej fondeve të Vatikanit dhe Kishës ortodokse Greke e Sllave) botonin libra ku e përbaltnin në një mbimasë të frikshme këtë gjuhë.

Cilën gjuhë në botë e kanë luftuar kaq shumë vallë dhe pse ?

Që prej fundit të shekullit të 17-të, filloi një politikë çorientuese e jashtëzakonshme në drejtim të kesaj gjuhe. Eshtë gjuha vulgare, është gjuhë e ndërtuar mbi huazime, është gjuhë e pandërlikuar, është gjuhë e varfër…Asnjë gjuhë e ndonjë kombi tjetër nuk ka kaluar në ndonjë sulm të tillë në histori...

Pse gjithë ky sulm i stërzgjatur në kohë dhe nga të gjitha drejtimet fetare, perandorake e shtetërore???
Kë cënonte e cënon gjuha Shqipe? Interesat e kujt prekte e prek? Çfare mesazhi mban në brendësinë e saj kjo gjuhë?


Sot mund të habitesh me një nga universitetet më të nderuara në botë, i cili vazhdon me botime të ‘profesorëve të gjuhëve klasike” dhe mban lart vëmendjen shkencore kundër kësaj gjuhe,të quajtur prej tyre si një sallatë mikse sllave, greke, latine, turke.
Si është i mundur ky konkluzion nga këta “shkencëtarë të gjuhësisë”? Kur ky komb nuk kishte shkolla, si bazë për marrje-dhënien e njësive gjuhësore gjatë 2000 vjetëve të fundit, si mund të merrte fjalë bazë të gjuhës nga latinishtja, ose greqishtja e vjetër? Kush ia mësoi të thonin psh.. “mjel”, e cila mendohet sot, që vjen nga greqishtja? Në cilat shkolla e mëuan? Po ta mësonin nga “greqishtja”, del që ky popull ka pasur marrëdhënie me kafshët shtëpiake, vetëm pasi u shfaq në horizont “gjuha greke”! Ose e thënë me fjalë popullore “nuk i milnin dhitë, por prisnin sa “grekërit’ të sillnin fjalën e tyre”. Keta lloj “shkencëtarësh” të lenë pa ngrënë, ose kujtojnë që në lashtësi njerëzit ushqeheshin me Pizza (ka qene pitte dhe ka vajtur në pizzë në kopjimin e thjeshtë ku “t” është ngatërruar me “z”. Shqipja ka edhe “pet(ë) etj”).
Ne, për shembull i themi vetëm “kafshë” dhe kafazit i themi “Kafaz=kafshazë”. Kafsha zë, mund të thuhet njëkohësisht dhe “ Kafsha kap”. ”Gabbia” nuk ka lidhje me 'animale', po lidhje me kafazin, kafsha zë,ose kappa. Këtu kemi vetëm transformimet fonetike të njohura *K>g dhe *p>b. ”Kappia” mund të transformohet shumë lehtë në “gabbia” dhe anasjelltas. Dhe anglishtja që është e palidhur fare, merr fjalën e italishtes, animale dhe ka edhe “cage=kejxh =kafaz, që ndryshon njësoj si italishtja dhe nuk ka lidhje me animal=aenimëll. Ky Koncept, i cili edhe gërmë e alfabetit “grek”, shpjegohet vetëm me këtë përkthim prej gjuhës që e ka ndërtuar atë, gjuhes Shqipe. Gjuha shqipe tregon linjen mendimore zë>kap. Pra tregon formulën logjike të ndërtimit si dhe njëkohësisht autorin e ndërtimit të dy foljeve dhe emrit kafshë (i cili nga ana e tij nuk lidhet rastësisht me *kafshatë, sepse është ndërtuar shumë më hershëm, kur bujqësia nuk ekzistonte dhe kur kafsha ishte një nga elementët më kryesorë të ushqimit), të cilat nga ana e tyre të çojnë detyrimish më thellë në gjetjen e zbulimit më të madh të të gjitha kohërave, në gjuhësi, në kodikët gjuhësorë. Them gjetjen e zbulimit, sepse ky zbulim është bërë njëherë nga të parët tanë dhe si pasojë janë gjuhët më të zhvilluara të tokës, të ashtëquajturat gjuhët europiane. Nuk po gjendet vetëm sesi ata ndërtonin njësitë gjuhësorë.

Tjetër argument kontradiktor është se kjo gjuhë sipas tyre, pasi i mori, huazoi sa i desh qejfi nga këto gjuhë, vazhdon i përdor edhe sot. Ndërsa kombet që mbahen si pasardhës të kombeve që ndërtuan këto gjuhë,nuk i përdorin më këto njësi në gjuhën e tyre të folur. E pranon ndokush këtë argument?

Dhe në fund dua të bëj një pyetje :Kush janë ata që vendosin që një njësi gjuhësore është më e vjetër se një tjetër, apo është e huazuar? Çfarë matësish përdorin? Nga cili supozim ?

Supozimi bazë, natyrisht duke fshehur datëlindjet e librave të vjetër, datat e kopjimit të tyre duke zëvendësuar të vjetrit “për ti ruajtur nga shkatërrimi i kohës” si dhe vendet e ruajtjes së tyre në shekuj, është që gjuha që është e shkruar është vërtetimi. Ky supozim është në kundërshtim me vjetërsinë e gjuhës së folur!!!
Po pranove këtë, duhet të pranosh që gjuha e folur është ndërtuar pas gjuhës së shkruar, ose gjuha e shkruar është e para dhe pastaj ka lindur gjuha e folur. Po kjo llogjikë ta vesh me pëllëmbë me faktin e indigjenëve të ishujve të Paqësorit ose të Amerikës së Veriut, që megjithëse nuk shkruanin, ata flisnin. (Por kjo s'do të thotë që të parët tanë ishin indianë). Ata kishin qenë njëherë e një kohë, por në ndryshim me ta ,ata nuk qëndruan nënjëi kat të ndryshimit, por shkuan deri në majë.Truri i tyre ishte faktori kryesor i evolucionit njerëzor. Por vetëm i tyre dhe i gjithë pasardhësve të tyre të bardhë europianë. Të tjerët u mësuan prej tyre. Ky nuk është racizë, është fakt).

Qëllimi i kësaj më sipër ishte dhe është, të fshihet kryesorja, autorsia, shmang vëmendjen në huazim për ta orientuar kundërshtarin psikologjikisht drejt mposhtjes. Por kjo nga ana tjetër, shtyn disa të tjerë rrugës për të kërkuar e gjetur sesi qëndron e vërteta, ve në domosdoshmëri të një shpjegimi shkencor. Gabimi i gjuhëtarëve shqiptarë ,ose më saktë, rënia e tyre në kurthin e parë, të mirëndërtuar,ka sjellë rrëmujë të mëtejshme dhe disorientim të palëve të interesuara për të shpjeguar enigmën “gjuha shqipe”. Kjo për 50-vjet u ndihmua nga faktori negativ komunizmi dhe sot ndihmohet nga faktori tjetër korrupsion i shtetit aktual shqiptar.

Kundërshtia tjetër është që kur shpifet në këtë drejtim, harrohet nga hartuesit e ligësisë, që kjo të çon njëkohësisht në pohimin për vjetërsinë e këtij kombi në këto troje. Sepse logjika të çon që ky komb pa arsim, pa shkollë, i ka marrë këto fjalë kur këto gjuhë kanë qenë ende të gjalla, me anë të komunimit gojor (nëse kanë qenë ndonjëherë të gjalla përveç shqipes). Pra ata kundërshtojnë njëkohësisht vetveten në kundërshtimin e lidhjeve të ketij kombi me lashtësinë dhe rrjedhjen në këto troje.

Përzierjet alogjike të ndërtuara në guzhina të kishave dhe xhamive për rreth 1000 mije vjet nuk kanë fund...

Po ju jap vetëm një shembull të thjeshtë të një njësie gjuhësore. Eshtë njësia gjuhësore “gungë”. Kjo njësi tregon qartë gërmën e alfabetit “g”. Kjo njësi, e ndërtuar thellë në kohë të vjetra, tregon se kush jane shpikësit e alfabetit. Ata jane parardhësit e shqiptarëve. Emrat e sotëm të atyre gjuhëve e alfabeteve, janë vetëm një mashtrim i historisë, prej atyre që i kanë konsideruar gjithmonë pupujt leshko.

Shkroi Orakulli, redaktoi Stop Injorancës