Friday, October 16, 2009

Fjalimi i At Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes (1919)

Prej brigjeve gjëmuese të Euksinit e deri në borën e amshueshme të Alpeve Julie; prej brigjeve bubulluese të Ekrakeraunve e deri ndër karma të thepisuna të Karpatëve, ende të rime me gjak njeriu, në ato shekuj të kaluem, banonte ajo familja e madhe trako-ilire, në namë e në za në histori të fiseve dhe të kombeve.




Sot kjo familje asht shue. Marrë përbri prej tallazeve të luftave të gjata e të pandame, ajo u përpi dhe u zhduk përbrenda gërmazave të pangishëm të vorbujve te historisë, e kështu nuk mundi ma, ç’më atë ditë kur Gentiusi, mbreti i mbramë i ilirëve, më 168 para Krishtit, ndriti triumfin e Lucë Emil Palit për me pa diellin e majes së lumnisë së vet të hershme.

Porse, si të thuesh, si nji shkatërrinë e dhimbshme anijeje të mbytun në det, prej humbjes së kësaj familjeje trako-ilire, sot, atje ndërmjet Thesalisë dhe Malit të Zi, prej brigjeve lindore të Adriatikut e deri në bregore të Vardarit, shpëtoi gjallë nji grusht njerëzish, të cilët kishin zanë vend ose mbas mburojes së disa maleve titanike, ose nën hijen e kandshme të disa fushave pjellore dhe plot jetë , banesë e përmallshme e hyjnive të moshës përrallëzore. Ata u banë ballë me fuqi kurrë të përkulshme të shpirtit të vet bujar, qoftë thellimeve të furive të shekujve, qoftë edhe padrejtësisë së hipokrizisë njerëzore. Të stolisun me nji forcë të jashtzakonshme qëndrese, ende këta e flasin atë gjuhë të të Parëve të vet ma të hershëm; ende e ruejn të pandryshueshëm karakterin e hekurt e fisnik të stërgjyshëve të vet dhe sot ata gjithnji e punojnë shi atë tokë të cilën e punuen të parët e tyne prehistorikë.

Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrenjeve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave të veta.

Po qe se përnjimend parimi i autodeterminacionit asht marrë prej Konferencës së Paqes si karakter themelor për trajtimin e shteteve si dhe përcaktimin e kufijve të tyne, e drejta e lypë që Shqipnia të qitet shtet më vete përmbrenda kufijve të vet etnikë dhe gjeografikë.
Por çka se, simbas teorisë wilsonjane (të Presidentit amerikan Willson) për me mundë nji popull me u sundue në vetvete, përpos kombësisë, duhet të mirret para sysh edhe ndërgjegja e tij kombëtare. Tashti, për në qoftë se si ndërgjegje kombëtare duhet të kuptohet ndjesia për liri si edhe ai dëshir që mund të ketë nji popull për t’u zhdrivillue në vetvete, gjithnji përmbrenda qarkut të forcave të veta, unë them se edhe në këtë pikpamje Konferenca duhet t’ia njohë Shqipnisë pamvarësinë si dhe sovranitetin e vet. E njimend, e po thomëni, cili popull në Ballkan ka ndjesi ma të thella për lirinë e vet sesa populli shqiptar?

Kaluen po pushtuesit mbi Shqipni, por nuk qenë kurrë zotnuesa mbi shqiptarë. Ashtu si ai cubi, i cili hyn tinës dhe me trathti në shtëpinë e qytetarit të paqtë e, si shtjen mbrenë drojen dhe pshtjellimin, del jashtë pa mundun kurrë me thanë se ka sundue aty mbrendë: njashtu hynë pushtuesit e huej në Shqipni pa mujtë kurrë me i shtrue dhe me i zotnue shqiptarët. E mos kujtoni, zotni, se unë këtu jam tuj ju thanë sende të cilat mos t’i kenë vu re edhe shkrimtarë të huej me vlerë. Kështu, fjala vjen, e ndritshmja Miss Durham, thotë në nji libër të vetin mbi Shqipni:

“Pushtime të hueja janë përshkue mbi komb shqiptar, por të gjitha kanë kalue pa lanë kurrfarë gjurme, si ujët që rrëshqet mbi shpinë të rosës”.

Për lirinë e vet, zotni, shqiptari ban fli shpinë, tokën dhe mjerisht edhe besimin. Fakti veç që shqiptari në mes të sa ndollive dhe te papriturave politike e për nji periudhë kaq të gjatë shekujsh, ka mbrrijtë me e ruejt gjuhën, doket dhe karakterin e vet kombëtar, - dhe këtë jo vetëm në Shqipni, por edhe jashtë kufijve të sajë, - kjo difton çiltas se ai asht dhe don të mbesë shqiptar. E gjithë kjo ngjet sepse ndërgjegja kombëtare ka lëshue rrajë të thella në shpirt të tij. Por ma mirë se kurrkund njeti, dashunia e popullit shqiptar për liri dhe pamvarësi kombëtare, duket në faqet e historisë, për të cilën mundemi me thanë se asht e endun vetëm prej luftash për liri e pavarësi. Unë këtu, për mos me e vu fort në provë durimin e Zotnisë suej, po ju përmend vetëm punët e mëdha, që ndërgjegja kombëtare e këti populli, kreu që prej të XV qindvjetë e mbrapa.

Botën mbarë në zi do ta mbështillte. - Të flegruem droje shuejtën zanin mbretnitë e Europës. Kur qe, mbi kep të Krujës titanike, po del nji hije burri, vetullat ngërthye si dy hulli rrufeje, me dy sy zjarmi e nji mjekër të thinjtë, e cila shtëllungë gjatë nofullës i derdhej, si ajo mjegulla rreth nji shkëmbu të thepisun. Mbi krye trishtueshëm flakë i shkëlqen tarogëza përkrenarja me brirë që tmerrshëm kah i vezullon nën rreze të diellit, kometë zharitëse danë ndër sytë e armikut. Ai asht fatosi i ndimun Gjergj Kastrioti, i madhi Gjergj Kastrioti, Skanderbegu. Me flamurin kuq e zi shpalosun përpara, poshtë rrëmoreve të maleve të thepisuna, stuhi bore prej ndonji kulmi të rrëmbyeshëm, vërsulen vetëtimthi mbi formacionet e turqve, të cilët, prej së largu tuj ua pa hovin, thonë se kulshedra me dragoj po u turret.

Por mundet ndokush me më thanë se Skanderbegu këto lufta i ka ba për qëllime fetare, dhe jo i shtymë prej nji ndërgjegjeje kombëtare, pra për me i dalë zot lirisë dhe pamvarësisë së vendit të vet.

E mos kujtoni se me dekë të Skanderbegut u shue ndjesia e lirisë dhe e pamvarësisë në shpirtin e shqiptarëve. Historia e Turkisë ka shenjue jo ma pak se 54 kryengritje të mëdha të cilat gjatë rrjedhjes së katër shekujve kombi shqiptar i bani qeverisë otomane ose për me pshtue prej zgjedhës së sajë, ose për me e ngushtue që mos t’ia mohonte të drejtat e tija. Edhe pamvarësia e Greqisë asht nji lule e rimuun me gjak të shqiptarit. Zhavellët dhe Boçarët kanë qenë shqiptarë e shqip kanë folë dhe me trimëni shqiptare kanë luftue. Jo besa, por Greqinë e kanë lirue shqiptarët dhe jo ma pak janë mundue se sa disa Pushtete të mëdha të cilat aso kohe bajshin spekullime mbi Greqi, njashtu si do Zoti po bajnë sot edhe mbi Shqipni. Këtë punë, me pasë për ta pyet si dijetar dhe jo si diplomat, kishte me ju a vertetue edhe Venizellos vetë; por, në mos dashtë me ju a thanë ai, ja u kallzon Lamartine, i cili, tuj folë mbi pamvarësi të Greqisë, thotë se kjo nuk qe tjetër veçse rezultati i reaksionit të elementit shqiptar kristjan mbreda Greqisë kundra elementit turk.

Arsyeja pra pse kombi shqiptar nuk mujti me dalë shtet në vete, nuk qe puna se ati i mungonte ndërgjegja kombëtare ose ndjesia për liri e pamvarësi, por qe fakti se shi ditën në të cilën ai ishte gati me fitue lirinë e vet, Shtetet e Ballkanit ia ngjitën kthetrat dhe e banë rob nën zgjedhë të veten. Dhe këtë e banë jo për me e mbajtë nën shërbim e robni të veten, por për me e shue shqimit e me e qitë faret. Kështuqë prej kësaj pikpamje duhet me e thanë se shqiptarët gabuen, dhe gabuen randë fort, që u çuen aso kohe kundra Turkisë, sepse për ta do të kishte qenë dam fort ma i vogël me u vue nën zgjedhë të Turkisë, se sa me u gri prej kristjanëve.

Po e shoh, Zotni, se kjo fjalë në gojën time disi po ju a vret veshin dhe po ju duket nji paradoks në vetvete. Janë faktet që më japin arsye. Në vitin 1478 turqit marrin Shkodrën dhe me te mundet me u thanë se u pushtue e tanë Shqipnia. Por megjithëkëtë, turku ia njohti Shqipnisë nji farë autonomie: na e la gjuhën dhe kanunet tona, - por askund nuk lexohet në histori se ky mbyti qindra mija shqiptarë përnjiherë, sadoqë populli hoqi zi e si asht me zi prej tij. E tash ndini si u suell kristiani me Shqipni e me shqiptarë. Në vjetin 1912 kërcet lufta turko-ballkanike dhe ballkanikët pushtojnë Shqipninë. Nji herë mbysin pak me thanë dyqindmijë shqiptarë, vrasin meshtarë katolikë sepse nuk ndigjonin me e mohue fenë; grijnë mysliman sepse edhe ata nuk duen me dalë dinit. Rrenojnë me themel qindra e qindra katunde, veçse si e si me e farue kombin shqiptar. Në vjetën 1914, ushtritë ndërkombëtare, mbas sa intrigash të poshtra, pushtojnë Shkodrën. Në këto ushtri kombi shqiptar ka pasë mbështetë gjithë shpresën e vet, sepse këta ishin demek të shprehunit e forcës që do të rregullonte botën dhe, si të thuesh, ata ishin pasqyra të qytetnisë europiane. Por megjithëkëtë ata nuk sollën kurrnjisend përsëmbari në Shqipni. Ndrye mbrenda qarkut dhetë kilometrash në Shkodër, as që e çilën nji rrugë, as që e lëshuen nji urë, as hapën nji shkollë, nji gjykatore, nji spital, nji send të vetëm që t’i vyente përparimit dhe qytetnimit të popullit shqiptar.
I gjithë kujdesi i tyne për Shqipni, përmblidhet në këta: kurrsesi mos me e lanë Shkodrën me ba pjesë në Shqipninë tjetër dhe që në Statutin e Shtetit Shqiptar t’u qitte nji paragraf i posaçëm me të cilin të njiheshin në Shqipni çifutnit nji tagri me shqiptarë, sadoqi aso kohe nuk kishte në Shqipni me thanë asnji çifut. Mandej, kur doli prej Shkodre, Komanda Nderkombëtare dogji të gjitha aktet dhe arkivat e veta.

Në vjetën 1915, malazezët pushtojnë Shkodrën me rrethina, sadoqi Shqipnia ishte shtet neutral dhe nuk kishte shpallë luftë me kurrkend. Në fillim të vjetës 1915, italianët pushtojnë Vlonën, kinse për qëllim që me u përkujdesë për shqiptarët e sëmutë të Shqipnisë jugore. Në 1916, Austro-Hungaria pushton Shqipninë. Me e thanë me fjalë të tjera, ata dojshin ta mbajshin Shqipninë si nji krahinë të veten. Për ma tepër: grekët dogjën 360 katunde në Shqipninë jugore, tuj i mbytë të gjithë ata që dishmoheshin shqiptarë.

E sot Konferenca e Paqes lypë që shi ndër ndër këto vise të bahet plebishiti për të caktue kufijt e Shqipnisë. Ç’ironi e helmueme!


Prej këtyne punëve, - për mos me folë për të tjera, - duket çiltas se shqiptarët, prej pikpamjes kombëtare, kanë pasë arsye me drashtë ma shumë kristjant se sa turqit. Turku, si për princip, si në teori, ia ka pasë njohtë Shqipnisë nji farë autonomie, sadoqë me Skanderbeun e pat kundërshtue përparimin e tij në Ballkan.

Thonë armiqt tonë, si dhe do mbrojtësa të tyne, se vërtetë që kombi shqiptar asht ma i vjetri ndër popuj të Ballkanit dhe se ka nji dashuni të gjallë për liri dhe pamvarësi të veten; veçse shka se megjithëkëto, Shqipnia nuk mund të qitet shtet më vete sepse shqiptarët janë
a) barbarë,
b) nuk janë të zotët me përparue dhe me u qytetnue vetë dhe se
c) eksperienca ka tregue se në kohën e Princ Widit, Shqipnia nuk mund të mbahet shtet më vete dhe krejt i pamvarun...

Pra, simbas mendimit të armiqvet tonë, ose ma mirë me thanë, simbas fjalëve të vetë atyneve, lypset që Shqipnia të coptohet e t’u jepet atyne në dorë për me e sundue dhe për me vu rregull, - meqë shqiptarët janë barbarë e të egër e nuk janë popull që di me qitë shtet më vete, pra me qeverisë. Për me thanë të vërtetën, po të marrim parasyshë mjetet e mënyrën me të cilat ka nisë e vijue lufta e madhe europjane, kisha me thanë se barbarësia dhe egërsia e popujve ka pak ose aspak të përpjekun me dëshirën për liri e pamvarësi të tyne. Kur popuj e kombe, në emën të “qytetnisë” kanë vra e pre fëmijë, gra, pleq e të mbetun që kanë ba me vdekun prej urie e gazepit me mijëra njerëzish të pafat në ditë; që kanë djegë e rrenue, jo vetëm katunde e qytete, por mbarë krahina të pamatuna; që kanë thye çdo të drejtë ndërkombëtare dhe njerzore dhe kanë pre në besë me qindra mijëra robsh të ramë në dorë, - e megjithate sot ata munden me qenë shtete të lira; - po atëherë, pse nuk mundet me qenë Shqipnia e lirë ku, nëmos tjetër, gra nuk vriten, ku nuk gjindet nji vorr i nji të vdekuni urie, ku ndorja e besa edhe ndaj armikut janë të pathyeshme?

Serbt, në kohën e luftës Ballkanike, me shpata ua kanë çelë nanave shqiptare barkun dhe foshnjet e nxjerruna sosh, i kanë ndezë flakada porsi pisha për me shndritë natën me to, dhe sot Konferenca ua ka trefishue madhësinë e shtetit të tyne. Grekët kanë kryqzue gjinden shqiptare bash ne të XX qindvjetë, ndersa sot Konferenca e ka menden me ia dhanë mandatin që me i shtrue e me i qytetnue disa kombe të tjera, kupto, Shqipninë. Pra tash, shqiptari, i cili nuk i njef këto “qytetni” në veten e vet, pse s’mundet me dalë shtet më vete, i lirë e i pamvarun? Por edhe me pasë për ta marrë barbarinë si shprehje vetore të shpirtit të njeriut, unë mundem me thanë pa droje kundershtimi, se kombi shqiptar nuk asht diftue aspak ma i egër e barbar se disa kombe të tjera të qytetnueme, kur këta kanë qenë po me ato garanci që ka pasë kombi shqiptar.
Ah, po, duket çiltas, se nuk “duen” me e qitë Shqipninë shtet më vete e të pamvarun, dhe kjo jo sepse shqiptarët na qenkan barbarë e të egjër, por sepse këta nuk kanë sot për sot nji ushtri e nji flotë të veten me të cilën të mund t’u dalin zot tagreve të veta. Ose thanë ma qartë, u vehet kamba shqiptarëve vetëm sepse këta janë ma të ligësht ushtarakisht dhe jo sepse janë ma barbarë se kombet e tjera të Ballkanit.

Asht gabim me thanë se të marrunit e gjakut shënon barbarinë e nji kombi, në qoftë se ne nën fjalën barbari kuptojmë egërsinë ose breshtninë e shpirtit të tij, ashtu siç duen me e kuptue kundërshtarët e tonë, kur e kanë fjalën për kombin shqiptar. Të marrunit e gjakut buron prej ligjeve të jashtme dhe prej të metave të organizimit shoqnor të nji kombi, dhe jo gjithmonë prej gjendjes shpirtnore të tij. E vërteta e këtyne fjalëve përcaktohet edhe prej historisë së popujve për të cilët nuk mund të thohet se kanë qenë të egër e breshtnorë. Në Biblën shenjte lexohen këto fjalë: Në se dikush godet një tjetër me gur dhe mund t’i shkaktojë vdekjen, ai asht një vrasës dhe asht i dënuem me vdekje. Njeriu i ngarkuem me hakmarrë viktimën, e vret vrasësin me rastin e parë. (Num. XXXV, 19, 21) Po kështu edhe në Iliadë, në librin e IX, gjejmë këto vargje që unë po i la simbas përkthimit të Montit:”.........Il prezzo qualcuno accetta del’ucciso figlio o del fratello; e l’uccisor, pagata del suo fallo la pena, in una stessa citta dimora col placido offeso.” (Ndëshkimin sejcili e pret si të drejtë për vrasjen e të birit ose të të vëllait; dhe ai që e bën këtë vrasje për shpagim, mund të jetojë pastaj i qetë në të njejtin qytet me atë familje së cilës i bëri vrasjen - fyerjen e parë.)

Duket pra mirëfilli se prej të marrunit të gjakut - vendetta - nuk mund të thohet se kombi shqiptar asht barbar e që nuk asht i zoti me u qeverisë në vetvete dhe i pamvarun. Por “JO!” thonë kundërshtarët tonë. Të metat e organizimit shoqnor, si dhe të marrunit e gjakut në Shqipni, nuk janë të shkaktueme prej faktoreve të jashtëm, por rrjedhin prej gjendjes shpirtnore të egër të kombit shqiptar. Me fjalë të tjera, shqiptari vret njeriun për instikt dhe jo për nji arsye e cila edhe mbas mentalitetit e bindjes së tij, të jetë e mbështetun mbi nevojë të të ruejtunit të jetës, të gjasë ose të nderit të vet. E për në qoftë se asht e vërtetë, - sikurse njimend asht e vërtetetë! - se poezia popullore asht pasqyra e shpirtit të nji kombi, kjo duket çiltas, - thonë ata, - prej kangëve popullore shqipe, sepse të tana, ose gati të tana, tregojnë punë të veçanta vrasjesh ose gjaku.

Përpara se ndokush mund ta thonte me arsye se kombi shqiptar nuk shfaqet kurrë i bashkuem në nji shtet, kishte me u dashtë ma parë që historia të caktonte se nga e ka rrajën ky komb, kë ka fis e vëlla mbi botë, - sepse ky nuk ka mbijt vetvetiu mbi botë, - e se deri ku përfshihej vendi i tij. Por këto historia ende s’i ka përcaktue, e kushedi se kur ka me mujt me i përcaktue, sepse historia e kombit tonë gjindet e shtjellueme mbrenda hijeve të muzgëta të kohëve ma të vjetra. Masandej do të ishte dashtë që historiografët e hershëm, mbi të cilët mbështeten historianët e sotshëm, t’i kishin dajtë me nji emen të vetëm të tanë elementet prej të cilit përbahet ky komb. Kush mundet me e thanë me siguri se shqiptarët, ilirët, maqedonasit, thrakejt, epirotët janë që të gjithi të nji fisi apo jo? Prandaj kurrkush nuk mund ta thotë me siguri se shqiptarët s’kanë qenë kurrë të bashkuem më nja dhe s’kanë qenë shtet më vete. Por edhe po e zamë se shqiptarët s’kanë qenë kurrë të bashkuem në nji shtet të vetëm. Megjithkëtë armiqt tonë nuk kanë arsye kur thonë se për këtë shkak kombi shqiptar nuk duhet qitë shtet më vete, por ky vend duhet nda ndërmjet tyne si gja e pazot. Kush i mban mend grekët të bashkuem nën nji skeptër dhe kunorë mbretnore përpara së XIX qindvjetë? Sa jetë ka flamuri i Greqisë? Jo vetëm që grekët edhe në kohën ma të lumnueshme të historisë së tyne s’kanë qenë të bashkuem nën nji shtet, por këta kanë thirrë ushtritë e hueja për me shtypë shoqishoqin bash mbrenda kufijve të vet.

E pse pra shqiptarët, të cilët gjithmonë ia kanë vu pushkën të huejve, dhe që qenë faktori ma i parë i pamvarësisë greke, nuk duhet të kenë liri dhe pamvarësi për arsye se s’na paskan qenë kurrë të bashkuem në nji shtet? Siç e dishmojnë vetë diplomatët e sajë, Franca ka hy në luftë botnore vetëm për me i dalë zot integritetit dhe pamvarësisë së Serbisë. Epo, aso kohe, serbt nuk kanë qenë të bashkuem me Kroaci e Mal të Zi e Sloveni, me të cilët sot po thohet se na qenkan të tanë prej nji fisi. Mirpo nuk po kuptohet qartë arsyeja përse sot shqiptarët do të bahen rob të serbëve dhe të grekëve. A për arsye se deri dje edhe kombi i tyne nuk ka qenë i bashkuem në nji shtet të pamvarun?

Mandej, sa për atë fjalën tjetër që thonë kundershtarët tonë, se kombi shqiptar duhet mbajtun për barbar për arsye se asht i ndamë nder krahina dhe fise, nuk duket se asht ma me themel se ato të shpifunat e tjera mbi të cilat u fol ma sipër. Tuj qenë e themelueme jeta shoqnore mbi bashkësi të interesave, prej vetit vjen si rrjedhojë se shteti, i cili ngallitet (mbahet gjallë) prej asajë bashkësie, nuk mund të përshtrihet ma përtej se sa i mbërrin forca që do t’i mbrojë ato interesa. Tash, tuj qenë se populli shqiptar, për shkak të pushtimeve të huej të vazhdueshme, nuk mujt me i organizue forcat e veta në mënyrë qi me mbrojtë e me drejtue interesat e përbashkëta të kombit, këtij iu desh domosdo me u nda në disa grupe ma të vogla, e aty, përmbrenda qarkut të mundësisë që natyra dhe pozicioni gjeografik u jipte do familjeve me u vëllaznue dhe me i mbrojtë interesat e veta, me modelue “shtetin” e me organizue jetën e vet shoqnore. Dhe ky ishte i vetmi sistem jete shoqnore që mund të realizohej deri më sot në Shqipni. Në njanën anë shqiptari nuk donte t’i shtrohej pushtuesit të huej, në anën tjetër pushtuesi i huej nuk e lente shqiptarin me i organizue forcat e veta në mënyrë që ky ta shtrinte pushtetin e vet mbi të gjithë kombin. Shqiptarit iu desh me e lokalizue pushtetin e vet në krahina të veçanta tuj i mbajtë së bashku parimet e kanunit kombëtar si rregull jete. Prandej fakti që kombi shqiptar gjindet i ndamë ndër fise, nuk rrjedh prej shpirtit të tij ekcentrik dhe barbar, por prej faktoreve të përjashtme të cilat ai nuk kishte mënyrë se si me i shndërrue. E, me e vertetue se kombi i ndamë në shumë fise nuk asht gjithmonë barbar, mundet me u vërtetue edhe prej historisë.
Sllavët e Malit të Zi, ku prej forcës së pozicionit gjeografik të vendit, ku edhe se vetë e kanë zanat pushkën, gjithmonë kanë qenë të lirë e më vete. E për ma tepër, për ma se 50 vjet rrjesht, sa mbretnoi mbi ta Nikolla i I-rë, kanë pasë nji formë qeverie të thuesh kryekëput si nder kombe të tjera të qytetnueme. E mirë pra atëherë: Në të tanë Malin e Zi, kur ka nisë lufta turko-ballkanike, ka qenë vetëm nji shtypshkrojë e vetme qeveritare si dhe kanë pasë nji të vetme fletore politike, e edhe kjo qeveritare. Por nuk ka pasë asnji shkollë të mbajtun me paret e popullit. Ndërsa që në Shqipni, që prej viti 1908, kur qe shpallë Konstitucioni i Turkisë, e deri në fillim të luftës ballkanike, pra në ma pak se katër vjet, u ngrefën shtatë shtypshkronja, u themeluen ma se njizet fletore politike e të përkohshme, u çelën nji shkollë Normale e nja tridhjetë të tjera fillestare, e të tana të veçanta e të mbajtuna vetëm me pare të kombit shqiptar.

U përpiluen të tana tekstet për shkollat fillestare e disa edhe për shkolla të mesme. E kështu, sot më sot, mësimi jepet shqip ndër të gjitha shkollat e Shqipnisë. Janë botue edhe shumë vepra letrare me randësi të cilat e kanë çue nalt ndjesinë kombëtare tuj i dhanë në pak kohë shumë zhdrivillim gjuhës shqipe, fakt ky që, në kohë të pushtimit austro-hungarez, kjo gjuhë qe përdorue për gjuhë zyrtare ndër të gjitha zyrat administrative. Mbrenda kësaj kohe qenë mbajtë tre Kongrese Gjuhësie ( pra nuk është Kongresi i parë i gjuhës shqipe ai i mbajturi në vitin 1972) si dhe qenë disa shoqni letrare, e tj. e tj... E gjithë kjo veprimtari asht zhvillue pa kurrnji ndihmë prej anës së qeverisë.

E po përse tash, inteligjenca sllave, e cila në Mal të Zi, gjatë 50 vjetëve jetë kostitucionale nuk përfton kurgja të re në lamë të qytetnisë, na duhet sot të mbahet si ma e naltë dhe ma e hollë se inteligjenca shqiptare e cila në pak vjet krijoi nji gjuhë letrare dhe asht e ngjizun me nji mentalitet të ri për kombin? Zotni! Le të lihet nji herë në paqe shqiptari dhe le t’i jepet kohë me nxanë, dhe atëherë ju keni me pa se ai ka me shkue gjurmë më gjurmë ( hap pas hapi ) me kombe të tjera të Ballkanit gjatë rrugës së qytetnimit dhe të përparimit.

Kombi shqiptar i ka dhanë burra në za për urti perandorisë së Bizancit. Diplomatët ma të mirë dhe gjeneralët ma të vlefshëm të mbretnisë së turkisë, shqiptarë kanë qenë. Shqiptar ka qenë edhe statisti italian Françesk Krispi, kështu shqiptar ka qenë edhe Papa Klementi i XI-të si edhe Kardinal Albani. E në se bazohemi në memorandumin e shkruem nga Venizellosi, të cilin ia ka paraqitë Konferencës së Paqes, shqiptari asht sot edhe gjeneralisimi i ushtrisë greke.

Por, për me ju a mbushë mendjen edhe ma mirë se kombi shqiptar nuk e ka namin ma të vogël se kombet e tjera të Ballkanit, këtu due me ju pru fjalët që shkrimtarë me vlerë kanë lanë të shkrueme mbi shqiptarët. Shkrimtari francez Hecquard, në librin e vet “ Histoire et descriptions de la Haute Albanie” , ka shkrue se në histori të shqiptarëve “ndeshen prova të lumnueshme energjie, inteligjence dhe aktiviteti.” Ma poshtë thotë: “Ata kanë ruejt doket e burrninë ashtu si vetëm mund ta ruejshin burrat e hershëm të cilëve u këndohet kanga. Për ma tepër, githmonë këta i kanë dhanë burra në namë e në za Greqisë së hershme, Perandorisë së Bizancit, Turkisë e Greqisë së kësokohshme”. Mandej Lordi Bajron gërthet nga ana e vet: “Përmbi karpa të Sulit e gjatë bregut të Pargës, ka burra si veç motit i bajshin nanat dorike; atje ka ende do familje për të cilat kisha me thanë se janë të fisit e të gjakut të Heraklidëve.” Dëshmi janë këto, Zotni të mij, të cilat kishin me ja shtue namin edhe nji kombit ma të madh e të qytetnuem.

...

Tash, Zotni, mbasi ju diftova se kush janë dhe shka janë shqiptarët, më duhet t’ju flas për të drejtat e tyne. E po ju tham se shqiptarët kanë të drejtë
a) për nji pamvarësi politike;
b) gjithnji mbrenda kufijve gjeografikë e etnografikë të Shqipnisë. Mbi pamvarësi të kombit shqiptar nuk kam shumë fjalë me ju thanë. Dihet se kjo e drejtë ka qenë njohtë, sigurue dhe dorëzanue me nji traktat të Pushteteve të Mëdha të Antantës, pra, me fjalë të tjera edhe prej Francës, që prej Nandorit të vitit 1912 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Këto Pushtete mandej ia kanë ba me dijtë botës mbarë se traktatet ndërkombëtare ata nuk i mbajnë për shtupa letre, por i respektojnë si akte të cilat prekin nderin e kombeve që i kanë nënshkrue. E njimend, po e zamë se anglezi thotë se ja ka nisë nji lufte të përgjakshme e të shëmtueme, por këte e ka ba vetëm për erz të firmës që ai e ka pasë vu për pamvarësi dhe neutralitet të Belgjikës. Pamvarsia e kombit shqiptar pra, në se do marrë si nji punë e kryeme dhe e dorëzanueme mbi erz të kombeve të mëdha të Europës, tash ne nuk na mbetet tjetër veçse me folë për kufij të natyrshëm të shtetit shqiptar, dhe kjo asht nji çashtje po aq me randësi sa edhe ajo e pamvarësisë.Pushtimet e hueja dhe intrigat e paemen të nji diplomacie bakalle të pashpirt e të pazemër, kaq fort ia kanë shndërrue dhe perçudnue fizionominë gjeografike dhe etnologjike Shqipnisë, saqë sot nji i huej, sado i drejtë dhe i papajambajtas (që nuk mban anë) memzi mundet me e njohtë me nji të këqyrun. Edhe nji nanë shpesh e ka të vështirë me e njohtë fytyrën e të birit kur këtë t’ia ketë përçudnue me varrë e me përgjakje arma e armikut. - Prandaj lypset të përcaktojmë ma përpara disa kritere të sigurta mbas të cilave mandej me përskajue kufijt e natyrshem të Shqipnisë. Simbas parimit të autodeçizionit, sejcili popull që mund të thotë se ka nji homogjenitet të pakëputun e të pandamë në vetvete, ashtu si ky përcaktohet prej klauzolave të teorive willsonjane, ka të drejtë, ose në mos tjetër do të kishte të drejtë që ai vetë me e nda kuvendin mbi sharte të veta politike e ekonomike dhe me u nderue si shtet i lirë dhe i pamvarshëm. Ky shtet, masandej, gjeografikisht do të përshtrihej deri ku kapet kombësija e pandame e vijueshme e atij populli. E në rast se në ndonji skutë toke të këtij shteti gjinden të shartuem elemente të huej, aty vullneti i popullit do të vertetohej nëpërmjet të nji plebishiti, mandej liria e tij do të jetë e dorëzanueme dhe e sigurueme siç duhet dhe sa duhet.

Simbas këtyne parimeve, asht punë e arsyeshme që shteti shqiptar të përshtrihet gjeografikisht deri ku mbërrin kombësia e popullit shqiptar e vijueshme dhe e pandame prej centrit të vet. Sepse tagri i autodeçizionit nuk asht e lidhun me individë ose me grupe të caktuem njerëzish, por me nji “avrom” të gjithëmbarshëm prej të cilit përbahet kombi. Prandaj çdo zvoglim që i bahet tokës së Shqipnisë, i pambështetun mbi këto parime, do me thanë se ai i bahet dhunshëm dhe me të padrejtë. Por në bazë të cilit kriter ka për të mujt me u caktue të përshtrimit e kombësisë shqiptare? Mbas gjuhës, i vetëm ky në këtë rast asht kriteri ma i patundshëm dhe që nuk mund të lihet kurrsesi mbas dore. Populli shqiptar flet nji gjuhë krejt të veten që, tuj lanë mënjanë transformimet e natyrshme të elementëve të cilëve nuk i ka pshtue asnji gjuhë tjetër deri më sot, kurrfare nuk mund të unjisohet me gjuhë të tjera keltike, latine, gjermanike, sllave ose helenike, me përjashtim ku puqet me to me rranjë të bashkueme indo-gjermane. Prej këtej pra rrjedh që që të gjithë ata që e flasin këtë gjuhë, kanë një kombësi krejt më vete e krejt të ndame prej asaj të kombeve të tjera të Europës. Sepse nuk ma merr mendja që nji tjetër popull i gjallë i Europës t’ia ketë imponuar shqiptarit nji gjuhë që dhe as nji tjetër popull europian mos ta ketë folë. Për ma tepër, nji gjuhë e dekun, nuk i imponohet nji populli mbarë. Por as populli shqiptar nuk ka mujt me ia tatue popujve të tjerë gjuhën e vet.

Gjuha tatohet ose me forcë të armëve, ose me forcën e kulturës e të qytetnimit. Por si prej njanës, si prej tjetrës pikpamje, shqiptari nuk ka qenë ma i fortë se popujt që ka përbri. Prandej nuk ka si të mohohet se të gjithë ata që flasin shqip, janë të kombësisë shqiptare. E për këtë arsye, shteti sqiptar, duhet të përshtrihet gjeografikisht deri ku përfshin gjuha shqipe. Tuj pasë caktue këto parime ose kritere, të shohim tash se cilët do të jenë kufijt gjeografikë të shtetit shqiptar. Por, per me u diftue krejt të papajamajtshëm në këtë çashtje plot me gënjeshtra si dhe aq pahijshëm shoshitë prej armiqve, këtu unë due me ia lanë fjalën, Zotni, shkrimtarit tuej të sipërpërmendun, z. Rene Pinon i cili ka qenë në Shqipni dhe e ka pa vetë me sy tuj e prekë vetë me dorë se kush mundet me pasë arsye mbi këtë çeshtje.

Zotni Pinon pra, në artikullin që prumë prej “Revue des deux mondes”, tuj folë mbi kufijt e Shqipnisë, thotë:
“Prej fushave të Vardarit e deri në Adriatik, prej Thesalisë e deri në Mal të Zi, zot toke asht shqiptari, në daç sepse ky hyni këtu mbrendë ma i pari, në daç sepse ky ndolli ma i forti”. E tanë krahina e Kosovës e cila prej Konferencës së Londonit (1913) i qe lëshue Serbisë, dhe mbarë Çamëria, “Epiri i Nordit”, të cilin e lakmon aq shumë Greqia, janë të banueme kryekëput prej shqiptarësh dhe prandaj e drejta e lypë që të numrohen me shtet shqiptar. “

Dhe mos të mendohet se zotni Pinon asht shty tepër me këto fjalë, sepse e vërteta e këtyne fjalëve duket çiltas edhe prej statistikave të cilat qysh prej vitit 1909 e tektej, janë ba përmbi proporcione etnologjike të popullsisë së Shqipnisë. Prej këtyne statistikave zyrtare del në shesh se në krahinat e lëshueme prej Konferencës së Londonit serbëve dhe grekëve, të paktën, 80 përqind të popullsisë janë thjesht shqiptare.
Serbt na thonë se banorët e Kosovës me prejardhje janë të gjithë sllav, por, gjithnji siç thonë ata, përdhuni dhe me kohë janë çoroditë tuj u kthye në shqiptarë. Këtë fjalë e thonë edhe grekët për banorët e Epirit të nordit. Por ata nuk thonë të vërtetën sepse, po të ishte e njimendët se banorët e Kosovës janë sllavë dhe ata të Epirit të nordit grek, atëherë serbia nuk do të kishte mbytë e gri deri më sot afro dyqind mijë vetë në Kosovë dhe Greqia nuk do të kishte djegë ma se treqind e gjashtëdhjetë katunde në Epir të nordit tuj e kryqëzue gjinden përsëgjalli, posë atyne pesëdhjetë mijë vetave që i kanë vra dhe i kanë lanë me dekë prej urie dhe sikletit.

Popujt e qytetnuem munden, po, në furinë e nji kryengritjeje me vra në trathti mbretënt e mbretneshat e veta e me i dhunue trupat e tyne mbas vdekjes, por nuk mbrrijnë kurrë me gri - e në ç’mënyrë mandej! - me qindra e mijëra vëllazën “bashkëqytetarë” të vet. Qyshse serbt kanë vra me qindra mijëra njerëz në Kosovë, dhe grekët kanë djegë qindra e qindra katunde në Epir të nordit, dëshmon qartë se as banorët e Kosovës nuk duhet të kenë qenë serb, as ata të Epirit të nordit nuk kanë qenë grek.

Jo jo, Zotni të nderuem! Janë vra gjindja me qindra mijëra në Kosovë dhe janë djegë me qindra e qindra katunde të Epirit të nordit për të vetmen arsye se grekët e serbët duen me e shue farën shqiptare në ato krahina për me mujt me i thanë mandej Konferencës së Paqes se atje nuk ka shqiptarë. Oh, sa arsye ka pasë ai i moçmi kur ka thanë: “Ubi solitudinem faciunt, pacem appellant.” Pra, sa ta kenë shkretnue vendin, do të venë mandej paqen.

Por për me i forcue ma tepër fjalët e z. Rene Pinon mbi kufijt e Shqipnisë, këtu due me ju përmendë se çka shkruente mbi këtë çashtje Lordi Fritznaurice, mis i Komisjonit të Rumelisë Lindore, mbi Foreign Office e që masandej qe botue në nji Libër Bleu (në diplomaci - asnjanës) të vjetës 1880. Ai shkruen: “Për me folë se shka asht kombi shqiptar, i bie me u përshtri edhe mbrenda kufijve të Serbisë e të Malit te Zi. Krahina e Kosovës, shka merr prej Mitrovice e poshtë, asht krejt shqiptare dhe ka vetëm nji skundill fort të vogël serb. Statistikat bullgare e greke, mbi të cilat qeveritë e Sofjes e të Athinës themelojnë pretendimet e veta mbi Monastir, Ohër e Korçë, janë mbështetë në rrena e leni ma ato pretendime të Greqisë që janë ba pa kurrfarë turpi.”

Qe pra, Zotni, se deri ku duhet të përshtrihet Shqipnia e ç’kufij duhet të ketë shteti shqiptar. Mbas dëshmisë së këti diplomati ingliz në za, Konferenca e Paqes kishte me ba nji paudhni të përgjakshme po nuk e nxuer e nuk ia ktheu Shqipnisë ato tokë të cilat Konferenca e Londonit, kundra çdo gjyqi e drejtësie, në vitin 1913 ia shkëputi Shqipnisë për me ia lëshue grekëve dhe serbve.




Tuj ju falë nderit me gjithë zemër për mirësi që keni dashtë me më dëftue në këtë rasë, do ta mbyll këtë ligjeratë të përvujtë me ato fjalë që me 24 nandor 1880 thonte në Parlamentin italian Madero Savini kur Europa pat çue anijet e veta përpara Ulqinit për me e ngushtue Turkinë që me ia lëshue Malit të Zi tokët e Shqipisë. E qe çka foli në atë rasë deputeti italian: “Pse francezve nuk u mbushet mendja me heqë dorë nga Alsace-Loren? Pse nuk do të guxojshit ju, deputetë italianë, me heqë dorë prej viseve italiane që gjinden nën Austri? Pse i keni dalë zot Greqisë kundra Turqisë në Kongresin e Berlinit? Vetëm mbështetun në parimin e kombësisë! E pra, kujtoj unë, se, për me qenë burra fjale, ne na duhet me thanë edhe për Shqipni ato çka thamë edhe për të tjerë në Paris, Romë, Athinë, Varshavë... Në mos paça harrue, siç kam ndi prej profesorëve të mij, Grotius ka pasë thanë se tashma asht ba si zanat me ua shndrrue zotin popujve. Por përkundrazi, Jan-Jacques Rousseau gërthet: “Ani, ndërrojani zotat, por të paktën pyetni këto bagëti njerëzore që quhen popull!”

Nga At Gjergj Fishta
Fjalimi është mbajtur në Konferencën e Paqes në Paris – 1919

Milosao

Thursday, October 15, 2009

Misteret që nuk i shpjegojnë dot as psikologët

Nga besimi në Zot te dëshira e parezistueshme për të flirtuar me seksin e kundërt. Ka disa impulse njerëzore që edhe mendjet më të ndritura të psikologjisë nuk janë në gjendje që t‘i shpjegojnë. Ja disa nga çështjet që nuk kanë ende një përgjigje.






Vetëkontrolli

Martin Seligman Profesor i Psikologjisë në Universitetin e Pensilvanisë, SHBA

Disa teoricienë besojnë se vetëkontrolli është një veçori e përgjithshme. Përvoja ime me humbjen e peshës e hedh poshtë një gjë të tillë. Unë kam peshuar 95 kilogramë gjatë 20 viteve të fundit dhe kam mbajtur dieta të vazhdueshme dhe disa herë rresht, por gjithmonë, pas disa kohësh, jam kthyer sërish 95 kilogramë. Mungesë vetëkontrolli? Vështirë të jetë kështu.

18 muaj më parë nisa që të eci, duke e ditur se 10000 hapa në ditë përgjysmojnë rrezikun e sëmundjeve kardiake te një peron i moshës sime dhe me profilin e rrezikshmërisë sime. Që nga ajo ditë, bëj 14000 hapa në ditë. Kjo ndodhi pasi vendosa se duhet ta bëja një gjë të tillë, pra se ushtrova vetëkontrollin.


Bukuria

Chris McManus Profesor Psikologjie në Universitetin e Edukimit Mjekësor në Londër

Çfarë është ajo gjë që e quajmë bukuri? Jo "arti" si një fenomen shoqëror bazuar në statusin apo pasqyrimin, apo fytyrat e bukura që dalin nëpër reklama, apo revista mode, por ato momentet e bukura me diell që na mbushin shpirtin me gëzim dhe paqe dhe na japin burime energjie për muzgun, apo gjethet e vjeshtës e të tjera si këto. Përmbajtja nuk ka rëndësi. Pikturat e mollëve të Cezanit nuk janë të bukura, sepse dikush mund të pëlqejë mollët për t‘i ngrënë, por sepse kanë formë të bukur. Madje bukuria gjendet edhe tek e tmerrshmja, për shembull ka fotografi të bukura, pra të arrira të gjërave të tmerrshme. Diku, duhet të ndodhet diçka formale, strukturore, kompozicionale, që përfshin të gjitha aranzhimet e dritës dhe hijes, tingullit dhe fjalëve që bëhen bashkë për të thënë në një mënyrë të re, idetë e vjetra. Kur shoh të bukurën, bie në kontakt me të, e di se përpara çfarë fenomeni ndodhem dhe jo vetëm unë, por edhe ti që po më lexon. Po a mund të ma shpjegosh se përse pak a shumë të gjithë jemi në një mendje për diçka që është e bukur, e diçka që nuk është e tillë?


Kush jam unë?

Stephen Reicher Profesor i Psikologjisë në Universitetin e Shën Andresë

Kush jam unë. Jam hebre, por nuk jam besimtar. Nuk jam i sigurt se e di mirë se çfarë do të thotë të jesh hebre. Megjithatë jam i sigurt se të tjerët janë të sigurt. Unë di se miliona njerëz janë masakruar për faktin e vetëm se ishin hebrenj. Unë e di se miliona të tjerë janë zhvendosur nga hebrenjtë për faktin e vetëm se ata nuk ishin hebrenj. Po çfarë është të qenit hebre për mua dhe për botën në të cilën jetoj? Kush jemi ne? Kush jam unë? Unë kam lindur në Angli në një familje që iku nga Gjermania dhe Polonia. Jam rritur nga prindër britanikë që dolën jashtë vendit për çështje pune. Tani jetoj në Skoci, me një grua që ka lindur në Yorkshire. Historia jonë është një pandemonium, fati ynë është një Kaledonian. Kush duam ne që të jemi, që të bëhemi? Deri ku na lënë të tjerët që të shkojmë, apo të realizojmë ëndrrat tona? A ka në fund të fundit rëndësi që të studiojmë me hollësi identitetet tona?

Vështirësitë e të mësuarit

Mike Posner Profesor Psikologjie në Universitetin e Oregonit

Përse e kam pasur shumë të vështirë që të mësoj të ndreq makinën, të gatuaj darkën, të qep një kopsë? Të tjerët e kanë bërë më me lehtësi, po atëherë përse unë jo? Ka shumë që më kanë thënë që të përpiqem më shumë, por të mësuarit nuk ka të bëjë vetëm me përpjekjen personale, sado e madhe të jetë ajo. Pas më se 50 vitesh që studioj psikologjinë, sapo kam filluar që të kuptoj diçka. Ne mësojmë për rrjete neutrale, aftësi të fshehura dhe se si ato janë formësuar nga variacionet gjenetike dhe përvojat e hershme. Aftësitë e reja shpesh formëzojnë rrjetet e vjetra. E vetmja gjë që kam kuptuar në lidhje me aftësinë e të mësuarit është se ajo është ende një mister, por të paktën tani kam disa ide se ku mund të hulumtoj për të.

Ritualet sportive

David Lavallee Profesor Psikologjie në Universitetin e Wellsit

Do të doja të dija se përse ndonjëherë bëhem supersticioz, ndërsa luaj golf. Kur luaj jam i interesuar edhe për fenomenet psikologjike të lojës dhe lojtarit. Ndërkaq përpiqem që të aplikoj edhe teknika psikologjike si imagjinata për të përmirësuar pikavarazhin përmes veprimeve të supersticionit, të tilla si mbajtja e dy topave në xhepin e djathtë në shenjë fati të mirë. Ajo që nuk di është se përse vazhdoj që t‘i kem sjellje të tilla të vazhdueshme, ndërkohë që nuk i shpjegoj.

Optimizmi

Ellen Langer Profesoreshë në Universitetin e Harvardit

Kur një kolegu im i dashur ishte ende gjallë, ai shpesh thoshte se për të unë isha përcaktimi më i mirë që mund t‘i bëhet një optimizmi të përhershëm. Mendoj se këndvështrimi im shpjegon edhe fushën time të kërkimit shkencor. Në vend që puna ime të merret me përshkrimin e fenomenit, ajo synon eksplorimin e arsyes së ekzistencës së tij. Në një librin tim të fundit, diskutoj në lidhje me atë që ne konsiderojmë si kufirin e mirëqenies sonë fizike dhe shpirtërore. Mund të mos i kuptoj shumë gjëra, por çdo vit dhe çdo eksperiment që bëj më bind se e ardhmja i ngjan gjithnjë e më pak së shkuarës. Një tjetër gjë që di është se ndërsa e ardhmja shpaloset para nesh, njerëz si unë po kalojnë një kohë shumë pozitive. Unë mbetem optimiste në lidhje me të qenit optimiste.

Vdekja dhe falja

Paul Ekman Psikolog i lirë

Gjatë bisedave të mia të fundit me Dalai Lamën, ne patëm mosmarrëveshje në dy çështje. Njëra kishte të bënte me vdekjen për të cilën unë them se atë nuk e ndjen, ndërsa ai thotë se të gjithë e ndjejmë. Fakti është në anën e tij, duke qenë se të gjitha fetë premtojnë njëfarë jete pas vdekjes dhe ato nuk do ta bënin një gjë të tillë nëse njerëzve nuk do t‘u duhej një gjë e tillë. Unë kam frikë një vdekje të dhimbshme, por jo vdekjen në vetvete. Një tjetër mosmarrëveshje ishte në lidhje me faljen. Unë jam i mendimit që ka veprime të pafalshme, si abuzimi me të miturit, përdhunimi, Holokausti, tortura e të tjerë. Dalai Lama thotë se ai fal, por nuk harron.


Ankthet

Elisabeth Loftus Profesore në Universitetin e Nju Jorkut

Pas një përpjekjeje të mundimshme dhe jo veçanërisht të suksesshme, për të dhënë një ide në lidhje me ankthet, takova një grup njerëzish të zakonshëm dhe i pyeta se çfarë kishin për të thënë për veten. Ata nuk u ndjenë shumë komodë me pyetjen time ndaj më thanë, nëse kisha ndonjë ide më të qartë për pyetjen dhe unë i thashë të më thonin diçka në lidhje me ankthet e jetës së tyre. Një nga vajzat e grupit më tha se, sipas saj, ankthi ishte ajo ndjenjë që e bënte të vlerësonte më mirë paqen. Vetëm kaq? Po cila është arsyeja e mundshme për një sjellje të tillë, natë pas nate, një sjelljeje që në fund të fundit na frustron, na shqetëson?





Shqip

Dëmton fëmijën seksi gjatë shtatzanisë?

Frika për t`i bërë keq fëmijës...

Midis frikave të ndryshme, qëndron edhe ajo që mund t'i bësh keq fëmijës.
Rreth 70% e meshkujve qe nuk bejne dashuri me femren e tyre shtatzene e kane kete frike.
Asnje panik fetusi eshte i mbrojtur nga mbeshtjellja e tij e cila e izolon ate nga bota e jashtme. Ky leng funksionon si nje amortizator: femija ndjek levizjet, por nuk mund te jete i perfshire gjate raportit, pavaresisht nga pozicioni seksual qe do te marrin prinderit gjate kryerjes se marrdhenies. Per sa i perket mikrobeve ato nuk kane mundesi te hyjne tek femija.

Nuk ka rrezik qe penisi te shpoje mbeshtjellesen e femijes, ose qe te preke femijen, edhe ne rastet e nje penetrimi te thelle. Sepse vagina dhe mitra jane te ndara: jane rreth 4 - 5 cm midis fundit te vagines dhe kokes se femijes. Nese shtatzanite jane normale, nuk ka asnje rrezik qe raporti seksual te shkaktoje nje lindje premature.




Cfare ndjen femija ?
Femija nuk ndjen asgje dhe nuk mund te jete spektator i kesaj marrdhenieje! Atij mund t`i transmetohet mireqenia dhe kenaqesia e te emes, sidomos pergjate orgazmes. Femija eshte pikerisht si ne nje hidromasazh, i cili eshte vertete i kenaqshem.


Tre mujori i pare

Gjate tremujorit te pare, nga pikpamja seksuale, ndjesite jane pak te zbehura. Ne kete periudhe kemi te tjera gjera ne koken tone dhe nuk jemi shume disponibel edhe fizikisht, sepse ne kete faze trupi person nje sere transformimesh qe jane nen influencen e hormoneve.

Efektet sekondare

Me pare jane te vjellat dhe lodhja. Por edhe djegja e stomakut, thatesia vaginale etj... Ne se ne kete faze te shtatzanise raportet seksuale jane te rralla, '80% e rasteve jane rezultat i lodhjes se femrave dhe renia e deshires se tyre seksuale.

Edhe kur marrdhenia realizohet, gjakderdhjet qe mund te shkaktohen nga eksitimi ne kete faze e bejne te mos jete i pelqyeshem per te dyja palet. Penetrimi mund te jete i dhimbshem, duke qene se muret e vagines modifikohen dhe pesojne ndryshime. Ne kete faze ajo qe i pelqen partnerit eshte gjoksi qe fillon e rritet, por problemi eshte se shpesh ai dhemb! Kjo kerkon nje shpjegim taktik qe perkedhelejt mbi gjoks ne kete faze jane te dhimbshme.

Te dish te flasesh me partnerin

Ndani dyshime dhe dhimbje me partnerin tuaj dhe ne kete menyre ai do t`ju ndihmoje te kaloni ne harmoni kete periudhe te veshire per ju.

Tre mujori i dyte

Nje oreks seksual qe shkon ne qiell
Me ne fund erdhi rikthimi ne piste! Periudha e veshtire kaloi. Ne kete faze fillojme te ndjejme qe femija leviz dhe se eshte mire, gje qe na e mundesojne ekografite. Kjo eshte faza me e lumtur e shtatzanise pasi te vjellat dhe perzierjet fillojne te zhduken duke i lene hapsire nje kenaqesie te pafund.


Ne kete periudhe vagina i rikthehet normalietit te saj dhe keshtu rikthehet deshira e humbur per te bere dashuri.
Bonus: orgazma arrihet me lehte dhe me shume intensitet, sepse zona gjenitale eshte ne forme te shkqlqyer. Disa femra shtatzena zbulojne orgazmen qe nuk e kane provuar kurre gjate periudhes "normale"!



Tre mujori i trete

Renie e vogel e intensitetit
Vlen ta themi qe ne fillim se tre mujori i trete i shtatzanise nuk eshte i nje intensiteti te larte seksual. Femija leviz me shume dhe lodhja behet me e dukshme. Nga pikpamja teknike raporti seksual eshte gjithnje i mundshem, por nuk behet komod per shkak te madhesise se barkut. Partneri duhet te jete i i kujdesshem qe te mos lendoje nenen me dhimbje te shkaktuara nga penetracioni.

Shkaqet

Nena e ardhshme pengohet dhe bezdiset nga nje trup i rende; Ajo ka dhimbje te shpines dhe te kembeve dhe nuk merr dot fryme lirisht. Dhe per te kompletuar te gjithe kete ajo e ndjen veten te shendoshe, te shemtuar dhe me pak te deshiruar nga partneri. Ajo ka nevoje te degjoje t`i thone qe eshte ende terheqese dhe e bukur!


Cfare mendon ai?

Shikimi dhe deshira e tij ndryshojne
Mashkulli mund te rezervoje nje deshire shume intense per partneren e tij, edhe pse ajo eshte shtatzene. Ajo i duket me e bukur, me e embel dhe me sensuale. Por shume here eshte e veshtire te adaptohet: pasi barku i fryre dhe trupi ne transformim e dekurajojne mashkullin ne vend qe ta eksitojne.

Te pershtasesh seksualitetin tend

Harroni pozicionin e misionerit i cili eshte aq komod per ju. Ky pozicion veshiresohet duke filluar qe ne tre mujorin e dyte. E vetmja mundesi qe keni eshte qe partneri juaj te mbeshtetet me duar.
Gjate marrdhenies tuaj me partnerin duhet te zgjidhni pozicione qe nuk ju lendojne dhe nuk ju provokojne dhimbje te shpines dhe sforcim. Nese penetrimi mund te rezultoje i dhimbshem, disa ledhatime mund te zbusin situaten. Dhe per ta mbyllur seksi oral dhe masturbimi jane shume te pershtatshme dhe efikase gjate shtatzanise. T.O.

Shtet pa dinjitet !

Intensiteti i zhvillimeve të përditshme politike shpesh na shkëput nga panorama e përgjithshme e zhvillimeve historike që ndodhin në vendin tonë dhe na përqendrojnë tek probleme të panumërta që i lënë vendin njëra tjetrës por pa u zgjidhur asnjëherë.

Shpesh zgjedhim që të mos e shohim panoramën e përgjithshme të zhvillimeve të vendit tonë, sepse do kurajë dhe shpatulla të forta përballimi i realitetit të hidhur të këtyre dy dekadave. Mjafton të përmendet fakti që në vendin etnikisht më homogjen të Evropës është dashur dy herë që të vijnë ushtri të huaja për të mbushur vakumin e rendit të brendshëm dhe për të mundësuar pajtimin e brendshëm.

Operacioni Pelican dhe Arcobaleno janë padyshim një njollë e madhe historike në dinjitetin e shtetit tonë si dhe një dëshmi e qartë e paaftësisë dhe kalbësisë së elitës sonë politike. Një turp tjetër që do ngelet barrë mbi historinë tonë ka për të qenë edhe paaftësia për t’iu bërë krahë pjesës tjetër të kombit kur e lypi nevoja e thjeshtë iu përulëm mëshirës së perëndimit dhe ndjeshmërisë së opinionit publik ndërkombëtar. Gjithë ato vite investime në bazë materiale e kuadro ushtarake nuk vlejtën për asgjë. Ushtria nuk iu gjet këtij vendi për të mbrojtur institucioneve dhe nuk shërbeu as për flamur. Po kështu është e dhimbshme që po mbushet 20 vjetori i rënies së murit të Berlinit dhe në vendin tonë ende nuk janë zhvilluar zgjedhje mjaftueshëm të lira e të ndershme sa të jenë të pranuara nga të gjitha palët që kanë marrë pjesë në të.

Kuptohet që listës së gjatë të paudhësive të panumërta të përjetuara nga shteti ynë nuk i mungon as përdhosja e kushtetutës në prillin e vitit të kaluar, duke u ndryshuar në mënyrë krejt të turpshme dokumentin më të rëndësishëm të shtetit tonë me një proces të zhvilluar natën si të ishte mbledhje kusarësh dhe jo e kuvendit të një shteti në zemër të Evropës.

Edhe pse preambula e Kushtetutës zotohet “për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit” si dhe parashtrohet detyra për përmbushjen e aspiratës “shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar” shteti amë shqiptar në më të shumtën e kohës i ka lënë jetim shqiptarët në shtetet që na rrethojnë. Në çdo hap është parë një sjellje inferiore, pa kurrfarë krenarie apo trimërie në mbrojtjen interesit të shteti shqiptar apo të popullsisë shqiptare që banon përtej kufirit.



Lidhur me Maqedoninë dihet që në hapat e para të këtij shteti, Republika e Shqipërisë e njohu e i hapi dyert nga izolimi i Greqisë, pa kërkuar asgjë në këmbim, pa kërkuar asnjë përmirësim të gjendjes së shqiptarëve aty si kusht. Edhe pse kanë kaluar 8 vite nga marrëveshja e Ohrit, shume ngelet për t’u zbatuar. Madje jo vetëm që nuk zbatohet marrëveshja por shqiptarët diskriminohen në përfaqësimin politik duke iu dhënë në ndarjen e zonave zgjedhore të paktën 10 deputetë më pak sesa iu takon të kishin në proporcion me numrin e popullsisë. Për mos të folur pastaj për nisma të tjera të hapura të diskriminimit sikurse qe vjet ligji për nxitjen e pjellorisë së popullsisë sllave apo përpjekjet për të ndryshuar hartat administrative të Shkupit apo Strugës me synim heqjen e simboleve dhe gjuhës shqipe nga këto qytete shqiptare. Vitit të kaluar kur në mënyrë nëpërkëmbëse shteti maqedonas vendosi viza për shtetasit e shtetit tonë u desh të ndërhynte Bashkimi Evropian për ta kthyer këtë vendim, sepse zëri i shtetit tonë ishte i mekur.
Kur bëhet fjalë për Malin e Zi, kryeministri deklaron që shqiptarët aty gëzojnë maksimumin e të drejtave dhe lirive dhe se ky vend është shembull i respektimit të të drejtave të minoriteteve. Ndërkohë që shqiptarët aty nga kushtet e këqija e kanë braktisur në mënyrë masive tokën e tyre, diskriminohen me fondet qeveritare duke marrë si investime një fraksion të parave që derdhin në taksa, nuk iu kthehen pronat, nuk iu mbështetet arsimi, përjashtohen nga privatizimi i ndërmarrjeve që gjenden në trojet ku jetojnë si dhe nuk iu njihet siç duhet autonomia e qeverisjes vendore.
Lidhur me Kosovën kuptohet që duhet përmendur “kontribut”i i paçmuar i shtetit tonë në uljen e stekës së negociatave duke përmendur të parët “pavarësinë e kushtëzuar” në vend që të kërkonim një pavarësi të plotë pa patur nevojën për të gëlltitur pakon e hidhur të Ahtisaarit. Sabotimet e pandërprera të Republikës së Serbisë ndaj shtetit të brishtë të Kosovës në hapat e tij të para nuk kanë kurrfarë ndjeshmërie tek Republika e Shqipërisë përderisa nuk janë pjesë e marrëdhënieve bilaterale midis Tiranës dhe Beogradit. Madje në këto marrëdhënie ne jemi si gjithnjë më inferior duke iu hequr vizat ndërkohë që ata i kanë rënduar vizat ndaj shtetasve tonë, si dhe duke mos përmendur dhe kërkuar në asnjë rast dëmshpërblimin për minimin e kufirit tonë verilindor.
Mirëpo ja po e zëmë se Kosova ka zërin e saj në lidhje me marrëdhëniet me Serbinë, ka mbështetjen e SHBA-së e s’ka shumë nevojë për mbështetjen e Tiranës. Po për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit si i bëhet? Si është e mundur që të drejtat e këtyre shqiptarëve nuk përmenden asnjëherë sikurse nuk u përmendën në takimin e fundit të ministrit tonë të jashtëm me ministrin serb Jeremiç? Jo vetëm që shumë nga shqiptarët e dëbuar para 1999 aty nuk po lejohen të kthehen por të tjerë po ikin sidomos pas reprezaljeve të fundit që ka bërë policia serbe ndaj ish ushtarëve të UCK-së për akuza false për terrorizëm.
Marrëdhëniet me Greqinë mandej janë një shkelje me këmbë e dinjitetit të shtetit tonë. Jepet e drejta për të ndërtuar varreza për andartët grekë që kanë masakruar pa pikë mëshire mijëra civilë të jugut në gjysmën e parë të shekullit 20-të ndërkohë që ende nuk është ndërtuar një varrezë për viktimat e pastrimit etnik që është bërë me çamët. Madje për të mbushur këto varreza lejohet edhe përçudnimi i varreve civile të Kosinës pa mbajtur njeri përgjegjësi. Hapet shkolla greke në Himarë të cilën edhe qeveria socialiste nuk e ka lejuar si dhe emërohet ministër një zyrtar që ka fyer rëndë sovranitetin e shtetit duke marrë pjesë në një aktivitet përkujtimor të Traktatit të Korfuzit si dhe duke e deklaruar veten prefekt të Vorio Epirit.
Sikur mos të kishin mjaftuar gjithë këto së fundmi del edhe një marrëveshje për të ndryshuar territorin e Republikës së Shqipërisë duke ndryshuar me një firmë kufirin detar tonin. Marrëveshje kjo e kryer sërish fshehurazi, pa kurrfarë transparence dhe që me sa duket synon ti lajkatoj interesat gjeopolitik dhe energjetik të Greqisë. Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje në parlament madje synohet që të bëhet shpejt e shpejt, për sa kohë opozita nuk është në parlament, dhe pa pritur që të rritet vetëdija publike dhe ndjeshmëria e popullit për shenjtërinë e integritetit territorial të Republikës së Shqipërisë. Në rrethana të tjera mbase nuk do të kishte hapësirë për alarmizëm dhe për dyshim për cenimin e interesave jetike të kombit tonë. Mirëpo rastet e panumërt të përmendur më sipër që kanë dëshmuar për nëpërkëmbjen e interesave tonë kombëtar dhe papërgjegjshmërinë e elitës qeverisëse, lënë të mendohet se kësilloj kompromisesh në kurriz të shtetit tonë nuk janë të pabesueshme. Dhashtë Zoti që të jemi gabim e ky shqetësim të jetë i pabazë dhe që ky mos të jetë një tjetër rast në aradhen e manifestimit të mungesës së dinjitetit të shtetit tonë në marrëdhëniet ndërkombëtare!
Megjithatë marrëveshje e mjegullt me implikime kaq serioze për sa kohë nuk është sqaruar, meriton maksimumin e vëmendjes nga institucionet më të larta të shtetit, në mënyrë të veçantë Presidentit dhe Prokurorisë. Presidenti është përgjegjësi numër një i sigurisë në vendin tonë dhe simbol i unitetit dhe po nuk foli për këtë gjë , nuk i ngelet shumë gjë tjetër për të justifikuar mbajtjen e ofiqit. Presidentit i takon gjithashtu të vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për të shqyrtuar nëse kjo marrëveshje ndërkombëtare shkon apo ndesh me Kushtetutën dhe konkretisht me dispozitat kushtetuese që flasin për integritetin territorial të shtetit tonë. Ndërkohë këtu ka padyshim vend edhe për hetime nga prokuroria pasi neni 208 i Kodit Penal thotë “Dorëzimi plotësisht apo pjesërisht i territorit një shteti apo fuqie të huaj, me qëllim për të cenuar pavarësinë dhe integritetin e vendit, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Ndërsa neni 210 deklaron se Marrëveshja e bërë me fuqi apo shtete të huaja për dorëzim pjesërisht ose tërësisht të territorit apo të forcave të armatosura e materialeve mbrojtëse, me qëllim për të cenuar integritetin e vendit, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Rrethana të këtij lloji kalojnë skajin e tolerancës dhe kërkojnë shpluhurosjen e patriotizmit dhe ndërgjegjes kombëtare edhe të njerëzve me pragmatistë që kanë një rol në shoqërinë tonë. Nëse me të vërtetë kjo marrëveshje bëhet në kurriz të integritetit të shtetit tonë duke e çuar në fund atë pak dinjitet që na ka ngelur, historia ka për të na ndëshkuar e ka për të na njollosur nëse rrimë duarkryq dhe e lëmë të vihet në jetë.


Adri, Nurellari, Shqip


http://www.gopetition.com/online/31143.html

Wednesday, October 14, 2009

Serbia ka institucione paralele në Kosovë - KE

Për herë të parë në raportin e progresit që do të miratohet të mërkurën në Bruksel, Komisioni Evropian do të konstatojë se Serbia mban institucionet paralele në Kosovë dhe se Qeveria e Kosovës nuk e kontrollon tërë territorin e Kosovës.

Në raportin e progresit për Kosovën thuhet se bashkëpunimi i Prishtinës zyrtare me EULEX-in nuk është në përputhje me përkushtimin politik, andaj kërkohet që ky bashkëpunim të vazhdojë në të ardhmen.
Në këtë raport gjithashtu thuhet se ka pasur një stabilitet në Kosovë, por ka pasur edhe incidente, me ç’rast janë dëmtuar veturat e EULEX-it.
Ndërkaq, në raportin e progresit për Serbinë thuhet se Beogradi zyrtar mban disa institucione paralele në territorin e Kosovës.



Komisioni Evropian kërkon nga Serbia një qasje më konstruktive ndaj pjesëmarrjes së Kosovës në nismat rajonale dhe kërkon që të inkurajojë serbët kosovarë që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit.
Sipas KE-së, serbët përmes pjesëmarrjes së tyre në zgjedhjet lokale të nëntorit do të rritin mundësinë që të përfitojnë edhe nga projektet e ndryshme evropiane për Kosovën.


Bota Sot

Sundimi i Ballkanit për kontrrolllin e gazsjellësve

Lajmërohet nga Komisioni Europian prioriteti i gazjellësit NABUCCO si projekt për planin e zhvillimit energjitik europian, që do ketë si synim bashkimin e rrjetit të gazsjellësve e naftësjellësve nga Turqia, tek Europa veri-lindore. Për të garantuar sigurinë e furnizimit energjitik, Europa kërkon kështu ta shtrijë gjithnjë e më shumë tregun e vetëm europian nëpër shtete që duhet të garantojnë kalimin e apo furnizimin me energji.

Komisioni europian ka sinjalizuar dje katër projektet prioritare për planin e zhvillimit energjitik europian, duke emëruar kështu komisionerët e mbikqyrjes që duhet të monitorojnë realizimin e projekteve. Në rradhë të parë gazsjellësi NABUCCO, për të bashkuar kështu rrjetin e gazsjellësve e naftasjellësve të Turqisë, për në Europën veri-lindore, pastaj dhe projektin e ndërlidhjes së rrjeteve elektrike me tension të lartë të Francës e Spanjës, lidhjet me stacionet eolitike off-shore të Balltikut dhe të Deti të Veriut, si dhe lidhja e rrjeteve elektrike të Gjermanisë, Polonisë e Lituanisë. Synimi primar është që Bashkimi Europian ka ndër mend t'ia arrijë është pikërisht ai krijimit të rrjetit energjitik të brendshëm të ndërlidhur me atë të vendeve fornizuese, duke lidhur kështu Lindjen me Përëndimin nën një treg të vetëm. Nëse nga njëra anë kërkohet përforcimi i sigurisë së furnizimit energjitik dhe ndërlidhjet me rrjetet e BE, nga tjetra do të zgjerohet gjithnjë e më shumë tregu i vetëm europian në Shtetet që do garantojnë kalimin e dhe furnizimin me energji. Në fakt, jo rastësisht, po asistojmë në një politikë europiane gjithnjë e më të tendosur për shtrirjen e hyrjen e Vendeve të reja, shpesh edhe duke u diktuar qeverive të përshpejtojnë rrugën drejt Europës.
Ajo çka po ndodh në Ballkan është një shembull i dukshëm, përsa i përket shteteve të cilat brenda dhjetë vitesh kanë kaluar nga një situatë e pasigurt dhe e shkatërruar si pasojë e luftës, një ndër të cilat vetë Europa i ka kërkuar të hyjë në tregun e vetëm dhe të respektojë, sa më shpejt të jetë e mundur, parametrat e Maastricht. Sllovenia e ka përfunduar tashmë rrugën e saj, duke u bërë i pari ndër Shtetet Ballkanike që hyn në Europë, atë do e ndjekë Kroacia, ndërsa Serbia do i duhet të humb Kosovën për të fituar të drejtën e hyrjes brenda tregut të vetëm e të mos izolohet nga sistemi i zgjeruar Europian. Turqia po përballet me krah të hekurt, duke pasur nga njëra anë presionet e Europës që kërkon të hyjë në tregun komunitar dhe të kooperojë për ndërlidhjen e rrjeteve, nga ana tjetër partitë e opozitës që e duan Turqinë jashtë entitetesh të tilla sovranacionale.

Korridori VIII
Kështu, brenda debateve politike e kontradiktave diplomatike, futen për të sjellë "paqen" projektet për realizimin e naftasjellësve e korridoret, që bëhen kështu ambasadorët e stabilitetit ekonomik e politik. dhe duke lexuar ndërmjet fjalëve të Ministrit Massimo D'Alema i cili, tek Fiera del Levante, me rastin e takimit "Puglia dhe Ballkani, rrugët e Paqes dhe të Zhvillimit", flet për Korridorin 8 si një instrument në duart e Europës për të "fshirë kufinjt" dhe për të shëruar "këtë rajon të sfilitur të Balkanit që rrezikon të jetë një vrimë e zezë brenda Bashkimit Europian". Këto deklarata sigurisht të bëjnë të reflektosh, duke konsideruar se në 1998 që pikërisht Qeveria e D'Alemës ai që vendosi për bombardimin e Nato-s në rajonit e Kosovës dhe të Serbisë, pas tensionit të propagandës dhe të lobeve që donin të shkatërronin Jugosllavinë. Pra, ajo çfarë ka sjellë gjithmonë luftë, sot maskohet si mjet për integrim ekonomiko-social e antropologjik, ndërsa vazhdon të jetë po i njëjti instrument në duart e entiteteve sovranacionale që kontrolluar e t'i shërbyer Shtetet e Balkanit. Në veçanti Korridori 8, që do lidhë rajonet e adriatiko-jonike me zonën ballkanike dhe Vendet e Detit të Zi, ai përbëhet nga një sistem i shumëanshëm nën drejtimin Est-Ovest që përfshin porte, aeroporte, interporte, rrugë e hekurudha, për një shtrirje prej 1270 km linjash hekurudhore e 960 km rrugësh. Por rëndësia e Korridorit 8 mund të kuptohet vetëm nëse inserohet në rrjetin energjitiko-infrastruktural që shtrihet deri në Lindjen e Mesme, duke pasur si ambicje prekjen e tregjeve më të pasura me naftë, falë realizimit të gazsjellësit NABUCCO.

Gazsjellesi turko-europian NABUCCO
Me një kosto që kap vlerën e rreth 4,6 miliard euro, NABUCCO do ketë si qëllim përudhëzimin e gazit natyral nga Turqia në Austri përmes Bulgarisë, Romanisë e Hungerisë, për të zvogluar vartësin e Europës përëndimore ndaj Rusisë. Ndërtimi i saj dhe shfrytëzimi i pipelines i është caktuar një konsorciumi ndërkombëtar të dretuar nga shoqëria e naftës austriake OMV, përkrah Molle (Hungeria), Botas (Turqia), Bulgargaz (Bullgaria) dhe Transgaz (Romania). Gazsjellësi pra, do të shtrihet në territorin e këtyre pesë vendeve, do ketë si pikënisje kufinjt e Turqisë me Gjeogjinë dhe Iranin, dhe si pikë finale nyjën Baumgarten në Austri, nga e cila pastaj do të degëzohet në pikat më të rëndësishme të shpërndarjes drejt Europës kontinentale.
Për më tepër, mundësia për të lidhur në të ardhmen rrjetin me burime të tjera gazi në rajon, si atë të Sirisë, Irakut, Egjiptit, përveç Turkmenistanit që po teston të ngarkuarit me punë. E në fakt, në muajin korrik, Turqia dhe Irani kanë nënshkruar një marrëveshje për përudhëzimin e gazit natyror iranian e turkmen drejt Europës, perveç një pakti për pjesmarrjen turke në shfrytëzimin e gazit në qytetin e Asaluye, në Iran me ndërtimin e një gazsjellësi dhe një naftasjellësi prej 3 300 km të financuar nga të dyja palët.
Kjo marrëveshje, padyshim përforcon pozitën e Turqisë brenda negociatave diplomatike me Europën, dhe në vetë projektin e NABUCCO-s, duke qënë se është bërë një element vendimtar për realizimin e vetmit gazsjellës që mund t'i iki kontrollit rus dhe që mund të përudhëzojë gazin Turkmenistan në Europë pa ndërtuar një gazsjellës të ri në tabanin e detit Kaspik. Të mos harrojmë mes të tjerash që në 2010, kontratat e furnizuesve të shumtë të gazit europian me Gazprom do rinegociohen, e kështu ekzistenca e një burimi alternativ gazi do e përforconte pozitën e Vendeve europiane brenda negociatave.



Gazsjellesi nenujor South Stream
Ajo çfarë kërcënon suksesin e NABUCCO-s janë manovrat e Rusisë, e cila i forcon gjithnjë pozitat e saja brenda Mesdheut e Lindjes së Mesme duke garantuar realizimin e naftasjellësit të Bourgas-Alexandroupolis i kontrolluar nga tre kompani ruse Transneft, Rosneft dhe Gazprom, të cilave mund t'i shtrohet gjatë punimeve edhe Shell apo Shteti i Kazakistanit. Ky i fundit faktikisht mund të rreshtohet përfundimisht në favor të Rusisë, në luftën strategjike që i sheh të kundërvëna Bashkimin Europian me Kinën për kontrollin e një nga më të rëndësishmit, përveç se më të paeksploruarit, burime naftë. Kështu Bourgas-Alexandroupolis, përveç se do krijojë ekonomi me shkallë të dalluar për transportimin e naftës së Detit Kaspik - që nuk do trasportohet më me anije çisternë përmes ngushtësirave të Bosforit e Dadaneleve - do i lejojë Rusisë ruajtjen e kontrollit të përudhëzimit të një pjesë bruto te Kaspikut, duke i marrë naftasjellësit anglo-turk të Bakou-Tbilissi-Ceyhan (BTC) që i bie përqark territorit rus përmes Gjeorgjisë. Po me të njëjtën mënyrë është nënvizuar rëndësia për përshpejtimin e ndërtimit të gazsjellësit nënujor mes Rusisë e Europës në tabanin e Detit të Zi, i ashtuquajturi South Stream.
Në këtë projekt është përfshirë në rradhë të parë shoqëria italiane ENI që, në kooperim me Gazprom, ka nënshkruar në muajin korrik marrëveshjen për ndërtimin e një gazsjellësi prej 900 kilometrash i cili, duke u bashkuar me të do jetë Korridori 8, do lidhë Rusinë me Italinë. South Stream në fakt do përshkojë detin e Zi deri në Bullgari, ku do ndahet në dy degëzime, njëri drejt Austrisë e tjetri drejt Greqisë deri në portin e Otrantos. Rrjeti rus do ushqejë South Stream me gaz rus të ardhur nga Azia qëndrore e nga Kazakistani.

Serbia shet NIS dhe hyn ne South Stream
Sipas te perditshmes shqiptare GAZETA, serbia do beje pjese ne projektin e ndertimit te gaz-sjellesit South Stream ndersa Shoqeria e Naftes NIS do te blihet per 51% nga GAZPROM Ruse. Akordi i bashkepunimit energjitik midis Gazpromit dhe qeverise se beogradit eshte firmosur me 11 dhjetor 2007.

Ky akordi cili parashikon pjesemarrjen e Serbise ne gazsjellsin South Stream, ku akuzicioni nga ana e ruseve te paketes aksionare te kontrollit te monoplit serb te naftes Naftna Industrija Srbije (NIS), parashikon ndertimin e infrastructures per magazinimin e gazit. Gazprom me ane te ketij akordi ka shtene ne dore nje biznes qe vlen me shume se 4 miliard dollare.
Ky lajm ishte deklaruar edhe ne takimin e krye ekzekutivit të Gazpromit Alexei Miller me perfaqesuesit e qeverise serbe, ku u propozua shitja paraprake e nje parete aksionare prej 25% të kapitalit social të NIS me impenjimin e Gazpromit per të kryer investime prej mbi 250 milione dollare per zhvillimin e tij. Alexandre Chtok drejtor i skuadres drejtuese të grupit 2K Auditing-Delovy ka deklaruar: “Shitja e NIS ben pjese ne kuadrin e pjesmarrjes se Serbise ne projektin South Stream , dhe kjo do të thote investime të metejshme ne Serbi.”

Analizza e eksperteve të Gazprom nuk ka lene mbas dore as aspektin politik të ceshtjes duke deklaruar se: “Moska mbeshtet aktivisht Beogradin ne lidhje e ceshtjen e Kosoves dhe si rrjedhoje shoqerite publike ruse mund të mbeshteten ne menyre reciproke tek Serbia”
Ky akord hyn ne nje aspekt shume të rendesishem nderkombetar per të kanalizuar naften e Detit Kaspik drejt Europes Perendimore, dhe Serbia ne kete menyre nuk do të jete thjesht nje aksioniere e rendomte por pretendon të behet lider ne rajonin ballkanik dhe rajonal persa i perket energjise!! Gjithashtu dhe Rusia do të kete tek Serbia nje aleate shume të rendesishme e cila do te kthehet ne nje plataforme strategjike per të perhapur gjithmon e më shume monopolin e ofertes se naftes se saj!

Pra politikat e naftes dhe e interesave energjitike po nxjerrin ne pah luften e heshtur te korporatave dhe shteteve per te patur kontrollin e Ballkanit jo per ta zhvilluar kete rajon, por per ta sunduar dhe kontrolluar ekonomiksht e politikisht per te bllokuar ekonomite e tyre perkatese.
Shqiperia ne kete lufte "gjak-naftepirsash" ka humbur lirine e saj ekonomike dhe politike prej 18 vjetesh duke vazhduar zvarritjen e perjetshme ne varferi totale.



Projekti AMBO
Në momentin e fillimi të projektit, ministri Pierluigi Bersani kishte nënvizuar sesi kjo marrëveshje përfaqësonte " një element të ri në strategjinë e përforcimit të sigurisë energjitike të Italisë dhe të Bashkimit Evropian ". Sidoqoftë, duke marrë parasysh evolucionin aktual të marrëveshjeve energjitike të Komisionit Europian, marrëveshjet mes Italisë e Rusisë rrezikojnë të sabotojnë, në një farë kuptimi, projektin europian të NABUCCO-s, që në fakt ka si funksion kryesorë shfrytëzimin e pipelines turke pikërisht për të evituar ato ruse.
Pra strategjia e Putin është e qartë, e ka pasoja determinuese edhe mbi Ballkanin, duke qënë se Kroacia, Shqipëria, Bosnja, Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi, Romania e Serbia kanë theksuar pjesmarrjen e tyre në projektin për krijimin e kooperimit ballkanik për zhvillimin e rrjeteve energjitike të lidhura me Rusinë. Ky kooperim duhet sipas fakteve t'i kundërshtojë planet euroatlantike mbi Ballkanin, po aq ambicioze, duke konsideruar realizimin e projektit të ardhshëm të konsorciumit amerikan AMBO, naftasjellësi që do përshkojë Ballkanin, duke lidhur portin e Bourgas në detin e Zi dhe portin shqiptar të Vlorës duke kaluar nga Maqedonia. Në fakt zë fill më 31 janar të 2006, marëveshja mes Shqipërisë, Bullgarisë e Maqedonisë për ndërtimin e naftasjellësit Bourgas-Vlorë që do transportojë naftën e Kaspikut nga Deti i Zi në Adriatik, ku pritet një kapacitet vjetor prej 35 milion tonelatash.
Ajo çfarë po ngjan në projektet e ndërtimit të rrjetit energjitik rus e europian, ka një influencë të madhe mbi sferën politike. Ndërsa Bashkimi Europian ushtron gjithnjë e më shumë presion mbi vendet Ballkanike dhe mbi vetë Turqinë derisa të hyjnë brenda Komunitetit në kohë sa më të shkurtra të jetë e mundur,

Rusia mundohet të garantojë autonominë e tyre nga Institucionet sovranacionale përëndimore në mënyrë që t'i kontrollojë e t'i përdorë për të zbatuar strategjinë e saj gjeopolitike. Interesat e larta në lojë, bëjnë që Ballkani të vazhdojë t'i mbijetojë një klime tensionesh e konfliktesh, brenda të cilëve popujt janë gurë për t'u manovruar, ndërsa pikat e daljes, naftasjellësit si dhe portet janë protagonistët e vërtetë.

Uria për gazin rus, Greqia firmos projektin 10 miliardë euro !!!

“Greqia kthehet në kryqëzimin më të rëndësishëm të transportit të lëndëve djegëse dhe energjisë botërore”. Këtë deklaratë e ka bërë kreu i qeverisë greke, Kostas Karamanlis, pak përpara se të nisej në drejtim të Moskës, ku Greqia ka firmosur dy ditë më parë me Rusinë ndërtimin e një gazsjellësi me një vlerë totale prej 10 miliardë eurosh.


Shikoni me vëmendje shigjetën rozë sesi devijon duke mos prekur territorin shqiptar, për të kaluar më pas pikërisht në territorin që me anë të marrëveshjes antishqiptare-greke, i kaloi Greqisë...


Kryeministri grek Karamanlis dhe presidenti rus, Vladimir Putin, firmosën kështu marrëveshjen për ndërtimin e gazsjellësit "South Stream". Bëhet fjalë për një ndër marrëveshjet më të mëdha në fushën energjetike që është firmosur vitet e fundit. Ceremonia u zhvillua në Kremlin, në praninë e ministrave të Jashtëm dhe Energjetikës të dy vendeve. Në marrëveshjen me rusët, grekët presin që të përfitojnë gaz me çmim të ulët, ndërsa përfitimet janë edhe në taksat e transitit për gazin që kalon në territorin e tyre për në pjesën tjetër të BE-së. Gazsjellësi "South Stream" (Rruga e Jugut) do të ketë dy degëzime. Ai fillon në Kaspik, kalon nën detin me të njëjtin emër, hyn në territorin bullgar dhe degëzohet në dy drejtime. Njëra degë e tij do të fillojë në Bullgari, kalon në veriun e Greqisë dhe nën det do të transportojë gaz në Itali. Dega tjetër e tij, nëpërmjet Bullgarisë, Serbisë dhe Hungarisë përfundon në Austri. Pala ruse njoftoi se ka firmosur marrëveshje me të gjitha vendet në të cilat do të kalojnë tubacionet e gazsjellësit. Marrëveshja do të zgjatë 30 vjet, ndërsa sasia e gazit të transportuar llogaritet të jetë 10 miliardë metër/kub në vit. Sipas ministrit grek të Energjisë, Kristos Folias, kjo është një ndër kontratat më fitimprurëse që janë nënshkruar ndonjëherë. Përfitimet për palën greke llogariten në disa miliardë euro. Kompanitë ruse "Gazprom" dhe ajo italiane "Eni" do të jenë edhe ndërtuesit e kësaj vepre që kap një investim kolosal dhe ka një rëndësi të madhe ekonomike për të gjithë Evropën.



Mësohet se pala ruse ka propozuar që në krye të konsorciumit që do të administrojë këtë gazsjellës të jetë ish-kryeministri italian, Romano Prodi. Projekti "South Stream" shihet nga ana e specialistëve si rival i drejtpërdrejtë i projektit tjetër për ndërtimin e gazsjellësit "Nabuço". Sipas projektit "Nabuço" që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pjesa dërrmuese e vendeve të BE-së, gazi do të vinte nga Azerbajxhani nëpërmjet Turqisë, për në jug të Europës, duke pasur një diversifikim të lëndëve të para nga Rusia.


1 Maj 2008 G. ALBANIA

Nënshkruani peticionin kundra marrëveshjes shqiptaro-greke :http://www.gopetition.com/online/31143.html

Bin Laden, 600 mijë USD në Shqipëri !!!

Departamenti amerikan i Thesarit deklaron se njeriu më i kërkuar në botë ka financuar 600 000 dollare për të ngritur në Shqipëri grupe ekstremiste, të cilat do të shërbenin për akte terroriste: "Synonin konfliktet mes grupeve fetare"

Osama Bin Laden, njeriu me i kerkuar ne bote, ka dhene 600 mije dollare per te ngritur ne Shqiperi grupe ekstremiste, te cilat do te sherbenin per akte terroriste. I bere pergjegjes nga Shtetet e Bashkuara per atentatet ndaj Kullave Binjake ne Nju-Jork dhe nderteses se Pentagonit ne Uashington, si dhe per bombat ne ambasadat amerikane ne Kenia dhe Tanzani, Bin Laden ka financuar shtrirjen e rrjetit te tij edhe ne vendin tone. Faktet e fundit per lidhjet dhe interesin e miliarderit saudit me Shqiperine kane dale dje, kur Departamenti Amerikan i Thesarit ka nxjerre nje urdher per pasurite e dr. Abdul Latif Saleh.



Sipas Uashingtonit, Saleh ka qene i lidhur ngushte me Osama Bin Laden dhe eshte perzene nga Shqiperia, pas dyshimeve si antar i "grupit radikal islamik Xhihad". "Bin Laden financoi Saleh me 600 mije dollare per te nxitur ngritjen e grupeve ekstremiste ne Shqiperi", thuhet ne deklaraten e leshuar dje nga Departamenti amerikan i Thesarit. Gjithashtu, SHBA kane vleresuar se "Saleh ka qene shume i lidhur me nje numer organizatash joqeveritare ne Shqiperi, me degezime te Xhihadit Islamik Egjiptian, nje organizate terroriste e lidhur me 'Al-Kaidan'".

Ne dosjen amerikane per elementet terroriste ka rezultuar se Abdul Latif Saleh themeloi dhe kontrolloi nje grup xhihadist shqiptar, i financuar nga Fondacioni "Al Haramain", nje organizate joqeveritare e lidhur me "Al-Kaidan", e drejtuar nga Bin Laden. "Misioni i grupeve xhihadiste shqiptare ka qene te destabilizonin situaten e brendshme ne Shqiperi, duke nxitur konfliktin midis grupeve te ndryshme fetare ne vend", thuhet ne raportin e Departamentit amerikan te Thesarit. "'Al-Haramain' rekrutoi antare nga kjo organizate", - thekson deklarata e Uashingtonit, duke nenvizuar se vete Saleh asistoi ne kontrollin e tyre. Ne te njejten kohe, Saleh raportohet i lidhur me Yasin Qadin, edhe ky i perfshire prej tetorit 2001 ne listen e terroristeve boterore.

Atentati ndaj ambasades se SHBA
"Ne vitin 1998, gjashte persona u arrestuan ne Shqiperi, dy nga te cilet u denuan dhe u ekzekutuan ne Egjipt si zbatues te akteve terroriste", thuhet ne deklaraten e Departamentit amerikan te Thesarit. Ne deshmine e tyre, keta individe mesohet te kene thene, referuar dosjes amerikane, se "ka qene Saleh, i cili i ka ndihmuar te vinin ne Shqiperi". Ne deshmite e te arrestuarve, Saleh eshte identifikuar si "nje njeri qe i ka ndihmuar ata ne cdo respekt, duke filluar prej marrjes ne aeroport".
Ne nje deklarim te meparshem te Departamentit amerikan te Thesarit eshte theksuar, se ne fillim te vitit 2000, nje ndihmes i afert i nje bashkepunetori te Osama Bin Laden shkoi ne Shqiperi dhe vuri ne veprim nje filial te Fondacionit "Al Haramain". "Ne vitin 1998, drejtuesi i Xhihadit Islamik Egjiptian ne Shqiperi u raportua si financues zyrtar per kete fondacion ne Shqiperi. Ky individ, Ahmed Ibrahim al-Nagar, u raportua i ekstraduar nga Shqiperia ne Egjipt ne vitin 1998. Ne gjyqin e tij ne Egjipt, al-Nagar tregoi mbeshtetjen e tij per Osama bin Laden dhe "Al-Kaida"-n ne sulmet terroriste ne 7 gusht 1998 kunder ambasadave amerikane ne Kenia dhe Tanzani", thuhet ne deklarate.
Nderkohe, vitin e shkuar, shefi i atehershem i CIA-s Xhorxh Tenet, pranoi per here te pare publikisht, se agjentet sekrete amerikane dhe shqiptare kishin evituar nje sulm terrorist ndaj ambasades amerikane ne Tirane ne vitin 1998. Me 3 tetor 1998, ne Torino u arrestua Amoid Naji, nje tjeter veprimtar i "Xhihad"-it. Ai pranoi se kishte qendruar ne Shqiperi per disa muaj me nje plan per hedhjen ne ere te ambasades amerikane ne kryeqytetin shqiptar. Ndersa, me 24 tetor 1998, gjate aksionit per arrestimin e Selam Muhamed Omar El Said, ne shtepi e vjehrrit te tij ne periferi te Tiranes, mbeti i plagosur komandanti i grupit te RENEA-s, ndersa u vra i kerkuari.



Bllokimi i pasurive te "Al Haramain"
Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite kane nisur bllokimin e pasurive te Fondacionit Islamik "Al Haramain" ne 5 shtete, perfshire edhe Shqiperine. Selia e tij ne Tirane eshte nje ndertese dykateshe dhe ndodhet ne rrugen "Irfan Tomini", nr.58. Uashingtoni dhe Riadi i kane kerkuar Organizates se Kombeve te Bashkuara disa muaj me pare te shtoje ne "listen e zeze", pese dege te Fondacionit "Al Haramain", ne Shqiperi, Hollande, Afganistan, Bangladesh dhe Etiopi.
Ky veprim eshte vleresuar si nje perpjekje e Mbreterise Saudite per te parandaluar qe kontributet per bamiresi te perdoren si burime per terrorizmin. Nje Komision i ri Kombetar do te kete ne dore perdorimin e te gjithe burimeve financiare dhe dhurimeve per bamiresi, ka njoftuar disa muaj me pare Ambasada Saudite ne SHBA. Vete Shtetet e Bashkuara kane urdheruar bankat amerikane te bllokojne pasurite e te pese degeve dhe te ish-liderit te Fondacionit "Al Haramain", Aqeel Abdulaziz Al-Aqil. Sipas Juan Zarate, zv/asistent i Sekretarit te Thesarit, "keto dege dhe individe kane dhene mbeshtetje financiare, materiale dhe logjistike per rrjetin e "Al-Kaida"-s, Osama Bin Laden ose Talibanet, duke nxitur dhe lehtesuar perpjekjet e tyre per te realizuar aksione kunder civileve te pafajshem dhe botes se civilizuar".

Korrieri

Gazsjellesi nga Rusia, Kufijte detare, pse u fal kanali i Otrantos

Synimi strategjik i Greqisë për të hyrë në Kanalin e Otrantos në bazë të marrëveshjes për përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë, lidhet pikërisht me ndërtimin e gazsjellësit “South Stream” (Shtegu i Jugut).

http://www.gopetition.com/online/31143.html

Ky është një projekt i financuar nga Moska dhe i planifikuar të ndërtohet nga gjiganti rus i gazit “Gasprom” dhe koncerni energjetik italian, “ENI”. Gazsjellësi “South Stream” fillon në Kaspik, kalon nën detin me të njëjtin emër, hyn në territorin bullgar dhe degëzohet në dy drejtime. Njëra degë e tij do të kalojë në Bullgari, mandej në Serbi, Hungari dhe për të përfunduar në Austri. Dega tjetër kalon nga Bullgaria, në veriun e Greqisë, mandej fundi i kufirit tokësor do të jetë Igumenica. Nga këtej ky tubacion është vendosur të kalojë nën det përgjatë gjithë Kanalit të Korfuzit me drejtim veri-perëndimin, për të vijuar në Kanalin e Otrantos e për të përfunduar tek “taka” e gadishullit italian, e konkretisht në Brindisi. Referuar faqes zyrtare në internet të projektit gazsjellës “South Stream”, citojmë se, “ky është shtegu më i shkurtër dhe me kosto financiare shumë më të vogël sesa alternativat e tjera”.



Diplomacia greke

Në 25 prill 2009, kryeministri grek, Kostas Karamanlis viziton Sofjen me qëllim arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët për ndërtimin e tubacioneve për transitin e gazit nëpër territoret e Bullgarisë dhe Greqisë të gazsjellësit “South Stream”. Dy ditë pas kësaj vizite, Karamanlis vjen në Tiranë për të nënshkruar marrëveshjen e përcaktimit detar me Shqipërinë. Sikundër rezulton nga kjo marrëveshje, Greqia fiton 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon. Nga të cilat, vetëm 335 km2 ia janë marrë Shqipërisë në Kanalin e Otrantos. Po të njëjtën ditë, ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis e cilëson si “arritje strategjike” këtë marrëveshje, ndërkohë që qeveria shqiptare nuk bën asgjë transparente, madje as sot e kësaj dite. Pikëpyetja e madhe e opinionit publik shqiptar: “Çfarë synon Greqia me këtë marrëveshje, të cilësuar prej saj si strategjike?”, nuk merr përgjigje nga Tirana zyrtare. Por, për Greqinë rëndësi kishte që Shqipëria e pranoi kërkesën e saj. Ndaj, me të arritur këtë marrëveshje në Tiranë, Karamanlisi niset drejt Moskës. Në datën 29 prill në Soçi të Rusisë, kryeministri Vladimir Putin firmos marrëveshje të veçanta me të gjitha vendet në të cilat do të kalojnë tubacionet e gazsjellësit “South Stream”, mes të cilave edhe Greqia. Marrëveshja do të zgjatë 30 vjet, ndërsa sasia e gazit të transportuar llogaritet të jetë 10 miliardë metër/kub në vit. Sipas ministrit grek të Energjisë, Kristos Folias, kjo është një ndër kontratat më fitimprurëse që janë nënshkruar ndonjëherë. Përfitimet për palën greke llogariten në disa miliardë euro.
Kompanitë ruse “Gazprom” dhe ajo italiane “ENI” do të jenë edhe ndërtuesit e kësaj vepre që kap një investim kolosal. Kryeministri grek, Kostas Karamanlis dhe ai rus, Vladimir Putin, firmosin marrëveshjen për ndërtimin e gazsjellësit “South Stream”. Ceremonia u zhvillua në Kremlin, në praninë e ministrave të Jashtëm dhe Energjetikës të dy vendeve.

Gazi rus dhe Kanali i Otrantos

Maketi i projektit “South Stream” është shumë i qartë në parim. Por, gjurmët e tij nuk janë përcaktuar ende në mënyrë përfundimtare, për shkak të pengesave në terren që has realizimi i këtij projekti gjigant. Moska zyrtare ka deklaruar se ndërtimi i gazsjellësit duhet të nisë nga fillimi i vitit 2011, por ende nuk dihet një datë konkrete. Një ndër arsyet, por aspak periferike për nga rëndësia, është pjesa fundore e “South Stream”. Pengesa është pikërisht Shqipëria, e cila parimisht mendohet të jetë kapërcyer me ndihmën e Greqisë. Bëhet fjalë pikërisht për Kanalin e Otrantos, për të cilin Tirana dhe Athina kanë nënshkruar marrëveshjen që i dhuron Greqisë 354.4 km2 sipërfaqe ujore. Ngutja greke për të mbyllur sa më shpejt marrëveshjen për Shelfin Kontinental me Shqipërinë lidhet pikërisht me projektin e gazsjellësit. Koha nuk pret më!

Pse Greqia kërkon Kanalin e Otrantos?

Arsyeja është e thjeshtë. Në bazë të marrëveshjes me Shqipërinë për përcaktimin e kufiri detar, tanimë Greqia ka hyrë në Kanalin e Otrantos. Kësisoj, në det ajo është në kufi me Italinë. Në rast se kjo marrëveshje me Tiranën zyrtare nuk do të ishte nënshkruar, atëherë detyrimisht gazsjellësi rus “South Stream” do të duhej të kalonte së pari në ujërat detare të shtetit shqiptar e mandej në Itali. Por, për Rusinë kjo nuk mund të ndodhte. Ndaj, me ndihmën e Greqisë Moska ka arritur të përjashtojë Shqipërinë nga ky gazsjellës. Kështu, tubacionet e gazit nën det nga Igumenica deri në Brindisi e kanë rrugën e hapur. Shqipëria është përjashtuar, dhe zot të Kanalit të Otrantos dhe gazsjellësit në det tashmë janë vetëm Greqia dhe Italia.

Tedi Blushi
G. Shqiptare


Nënshkruani sa më shpejt peticionin kundra ratifikimit të kësaj marrëveshjeje të tillë antishqiptare, nesër do të jetë vonë...

http://www.gopetition.com/online/31143.html

40 personalitetet që nuk prehen në Shqipëri.

Kryeministri Berisha premtoi dy ditë më parë që qeveria e tij do të kthejë në atdhe eshtrat e mbretit Ahmet Zogu.

Ky premtim i kryeministrit edhe pse i vonuar, duhet përshëndetur, dhe qeveria shqiptare nuk duhet të mjaftohet vetëm me kthimin e eshtrave të Zogut në atdhe, por edhe të personaliteteve të tjera që prehen jashtë Shqipërisë. Pasi janë plot 40 nga figurat më të shquara të Shqipërisë që jetuan në kohëra të ndryshme, por banesën e tyre të fundit e kanë jashtë vendit. Madje edhe krerët më të mëdhenj që kanë drejtuar Shqipërinë, si mbreti Gent, Skënderbeu, Ali Pasha, nuk i kanë eshtrat në Shqipëri. Por kësaj liste i shtohen edhe personalitete si Noli, Gurakuqi, Koliqi etj., të cilët edhe pse dhanë kontribut të çmuar për Shqipërinë, u prehën në dhe të huaj, shpeshherë duke lënë edhe amanetin që trupin e tyre ta varrosnin atje ku kishin lindur. Gazeta “Tirana Observer” boton sot emrat e personaliteteve që prehen jashtë atdheut.

Kryeministri Sali Berisha premtoi dy ditë më parë që qeveria e tij do të kthejë në atdhe eshtrat e mbretit Ahmet Zogu. Ky premtim i kryeministrit edhe pse i vonuar duhet përshëndetur, dhe qeveria shqiptare nuk duhet të mjaftohet vetëm me kthimin e eshtrave të Zogut në atdhe, por edhe të personaliteteve të tjera që prehen jashtë Shqipërisë. Janë plot dyzet nga figurat më të shquara të Shqipërisë që jetuan në kohëra të ndryshme, banesën e tyre të fundit e kanë jashtë vendit. Madje, katër nga krerët më të mëdhenj që kanë drejtuar Shqipërinë, si mbreti i Ilirisë, Genti, "Heroi ynë Kombëtar", Skënderbeu, Pashai i Janinës dhe mbreti i Shqipërisë, Zogu I, nuk i kanë eshtrat në Shqipëri. Por kësaj liste i shtohen edhe personalitete si Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Ernest Koliqi, Vaso Pasha, Halim Xhelo, Aleksandër Moisiu, Martin Camaj etj, të cilët edhe pse dhanë kontribut të çmuar për Shqipërinë, u prehën në dhe të huaj, shpeshherë duke lënë edhe amanetin që trupin e tyre ta varrosnin atje ku kishin lindur.

Varret që mbetën pa atdhe

Mbreti i Ilirisë gjatë Luftës së Tretë Iliro-Romake, i cili drejtoi luftën kundër Perandorisë më të madhe të asaj kohe, Romës, nuk mundi dot t'i bëjë ballë ushtrisë më të madhe të asaj kohe. Ai iu dorëzua legjioneve romake, së bashku me familjen e tij, me qëllim që këto të mos kryenin masakra ndaj popullsisë vendase. Mbreti Gent, vdiq në vitin 146 para erës sonë dhe u varros në Gubbio, afër Peruxhias në Itali. Por nëse varri i mbretit Gent, në Itali, është i paprekur dhe eshtrat e tij ndodhen aty, ai i heroit tonë në qytetin e Lezhës është bosh. Sipas historianëve, eshtrat e "Heroit tonë Kombëtar", nuk ndodhen më në varrin e tij. Pasi sipas historianëve, në vitin 1478, kur forcat osmane arritën të pushtonin të gjithë qytetet shqiptare, ato arritën të gjenin varrin e Skënderbeut. Pasi e hapën, ushtarakët më të lartë turq morën eshtrat e "Heroit tonë Kombëtar", për t'i përdorur si hajmali për të qenë më të fortë dhe më trima në luftë, ashtu siç kishte qenë edhe prijësi i arbëreshëve për afro 25 vjet me radhë. Por nëse të gjithë njerëzit kanë një varr, ka nga ata që mund të kenë edhe dy.

Personalitetet me dy varre

Pashai i Janinës, Ali pashë Tepelena, dhe themeluesi i Tiranës, Sulejman pashë Bargjini, janë dy nga figurat e historisë së popullit tonë që kanë dy varre. Sulejman Pasha, sipas historianëve, duke qenë shumë i dashuruar me vendet arabe, la si amanet para se të vdiste që trupi t'i varrosej në Tiranë aty ku sot ndodhet monumenti i tij, ndërsa zemra në Bagdadin e largët, në Irak. Por nëse Sulejman Pasha e kishte lënë me amanet që të varrosej në dy vende, Pasha i Janinës nuk e kishte kërkuar vetë një gjë të tillë. Ai pasi arriti të bënte zap gjithë Shqipërinë e Jugut nën emërtimin Pashallëku i Janinës, solli tek Porta e Lartë një pështjellim të madh. Për këtë arsye ndaj tij u vendos e gjithë ushtria osmane. Në këto kushte Ali Pasha nuk mundi të qëndronte gjatë. I mashtruar edhe nga njerëzit e vet, që ishin vënë në shërbim Hurshid Pashës dhe që i premtuan se do të falej, Aliu ra në kurthin e kryekomandantit osman. Ky e siguroi se sulltani kishte nxjerrë fermanin e faljes, i cili nuk mund të zbatohej para se ai të tërhiqej në ishullin e liqenit dhe të dorëzonte fortesën e fundit, ku po vazhdonte qëndresën i vetmuar. Por në të vërtetë nuk ndodhi kështu, pasi më 5 shkurt 1822, Ali pashë Tepelena u vra me armë në dorë në manastirin e Shën Pandelemonit, në ishullin e liqenit të Janinës. Koka e tij u ekspozua në Stamboll tek sulltani, ndërsa trupin e varrosën në Janinë, që atëbotë ishte territor shqiptar. Një dervish kokën e Aliut e varrosi pranë të bijve me këtë mbishkrim, "Këtu është varrosur koka e të famshmit Ali pashë Tepelena, ish-qeveritar i Janinës, i cili për më tepër se 30 vjet qeverisi i pavarur në Shqipëri".

Amanetet

Por një fat të keq ka pasur edhe mbreti i fundit i shqiptarëve, mbreti Zog I. Ai u detyrua të largohet nga Shqipëria, pas pushtimit të vendit nga Italia në prill të vitit 1939. Mbreti i shqiptarëve vdiq në Paris, Francë, në vitin 1961. Me gjithë amanetin e tij, ai nuk mundi të varroset në Shqipëri, pasi vendi në atë kohë udhëhiqej nga diktatura komuniste. Por edhe pse Shqipëria ka 15 vjet që ka dalë nga regjimi i egër komunist, amaneti i mbretit Zog nuk është vendosur në vend. Kohët e fundit është bërë një kërkesë për kthimin e eshtrave të mbretit Zog në Shqipëri dhe përmbushjen e amanetit të tij. Amaneti i diplomatit dhe shkrimtarit të shquar Faik Konicës, që vdiq në Amerikë në vitin 1942, u përmbush vetëm pas 63 vitesh, në vitin 1995. Miku i tij i ngushtë Fan Noli u mundua menjëherë pas vdekjes së Konicës që trupi i tij të kthehej në atdhe, duke e mbajtur atë për 6 vjet në morg, por nuk arriti ta realizojë dot. Por të varrosur në dhe të huaj janë edhe shumë nga rilindësit tanë si dhe politikanë të njohur të viteve '40, të cilët u detyruan të emigrojnë pas vendosjes së regjimit komunist në vend.

Lista e figurave që u janë kthyer eshtrat

1. Ismail Qemali, 1932
2. Naim Frashëri, 1976
3. Sami Frashëri, 1976
4. Abdyl Frashëri, 1976
5. Asdreni, 1970
6. Hasan Prishtina, 1977
7. Faik Konica, 1995
8. Aleksandër Kondo, 2005

Kërkesa për kthimin e eshtrave të mbretit Zog

Një grup prej 43 deputetësh, ka kërkuar në vitin 2003 kthimin e eshtrave të mbreti Zog, në Shqipëri. Ata hartuan një projektligj për dhënien e një statusi të veçantë familjes mbretërore. Sipas kërkesës së deputetëve, eshtrat e mbretit Zog duhen të kthehen në atdhe dhe të prehen me nderime në vendin ku ka qenë e varrosur Nëna Mbretëreshë, në Parkun Kombëtar të Tiranës. Por vetëm pas gjashtë vitesh qeveria shqiptare është kujtuar për kthimin e eshtrave.

Berisha: Eshtrat e Mbretit Zog do të kthehen në atdhe

Eshtrat e mbretit Ahmet Zogu do të prehen në Shqipëri. Këtë e bëri para dy ditësh të ditur kryeministri Sali Berisha, i cili theksoi se do të krijojë një komision qeveritar shtetëror për rikthimin në Shqipëri të eshtrave. “Qeveria shqiptare merr këtë vendim duke njohur Ahmet Zogun kryeministër, president dhe më vonë mbret të shqiptarëve, si arkitektin e shtetit modern shqiptar. Si njërin prej personaliteteve më të mëdha e më të shquara, me kontributin më madhor në historinë e kombit shqiptar”, tha Berisha. Sipas tij, vitet përpara se Zogu të zgjidhej kryeministër, President dhe më pas të kurorëzohej mbret i shqiptarëve janë karakterizuar nga një veprimtari patriotike, e zjarrtë e tij që nga pavarësia deri në momentin e zgjedhjes. Më tej, Berisha shtoi se qeveria do të bëjë të gjitha përpjekjet që personalitetet e mëdha të kombit të prehen në vendin e tyre.



Lista

1. Mbreti Gent, mbreti i Ilirisë në vitin 171-167. Varri në Peruxhia, Itali, vdiq më 146 p.e.s

2. Gjergj Kastrioti Skënderbeu, prijësi i shqiptarëve për 25 vjet, varri në Lezhë, vdiq më 1468, eshtrat u marrë nga turqit si hajmali

3. Sulejman pashë Ballgjini, themeluesi i Tiranës, 1614, varri në Tiranë, zemra në Bagdad, Irak

4. Ali pashë Tepelena, Pashai i pashallëkut të Janinës për 31 vjet. Trupi i varrosur në Janinë, në vitin 1822, koka në Stamboll

5. Hoxha Tasin, rilindës shqiptar, varri në Stamboll, Turqi

6. Eqerem bej Vlora, ministër në Perandorinë Osmane, varri në Vjenë, Austri

7. Fan Noli, politikan, shkrimtar dhe klerikë, varri në Boston, SHBA, vdiq më 1965

8. Ahmet Zogu, mbret i shqiptarëve për 11 vjet, varri në Paris, Francë, vdiq më vitin 1961

9. Luigj Gurakuqi, atdhetar dhe pjesëmarrës në Shpalljen e Pavarësisë 1912, varri në Bari, Itali, vdiq më 1925

10. Vaso Pasha, rilindës shqiptar, varri në Liban, vdiq më 1892

11. Mit'hat Frashëri, kreu i Ballit Kombëtar, varri në Neë York, SHBA, vdiq në vitin 1949

12. Branko Merxhani, publicist i njohur i viteve '30, varri në Turqi, vdiq në vitin 1981

13. Ernest Koliqi, shkrimtar, ministër në qeverinë fashiste, varri në Itali, vdiq në vitin 1975
14. A.Z.çajupi, shkrimtar rilindës, varri në Kajro, Egjipt, vdiq në vitin 1930

15. Halim Xhelo, atdhetar, pjesëmarrës në Luftën e Spanjës, varri në Spanjë

16. Xhafer Deva, ministër i Brendshëm gjatë pushtimit gjerman, varri në Kaliforni, SHBA, vdiq në vitin 1978

17. Mehdi Frashëri, politikan dhe atdhetar i njohur, varri në Itali

18. Tajar Zavalani, gazetar i BBC-së, publicist i njohur, varri në Amerikë, vdiq në vitin 1976

19. Imzot Nikollë Kaçori, klerik, pjesëmarrës në Shpalljen e Pavarësisë, zv/kryeministër, varri në Vjenë, Austri, vdiq në vitin 1917

20. Rexhep Mitrovica, kryeministër i qeverisë kuislinge në Shqipëri, varri në Itali, vdiq në vitin 1967

21. Aleksandër Moisiu, aktor i njohur i viteve '30, varri në Itali, vdiq në vitin 1935

22. Hasan Dosti, ministër në qeverinë kuislinge, varri në Los Angelos, SHBA, vdiq në vitin 1958

23. Ali Këlcyra, një nga anëtarët e kabinetit në qeverinë kuislinge, varri Itali

24. Patër Anton Arapi, ministër në qeverinë kuislinge, varri në Itali

25. Koço Muka, ministër në qeverinë kuislinge, varri në Aleksandri, Egjipt, vdiq në vitin 1947

26. Ago Agaj, ministër në qeverinë kuislinge, varri në SHBA

27. Preng Previzi, ministër i qeverisë kuislinge, varri në Belgjikë, vdiq në vitin 1977

28. Vangjel Koça, publicist i njohur në vitet '30, varri në Greqi

29. Naum Veqilharxhi, rilindës, varri në Rumani, vdiq në vitin 1846

30. Qemal Jusufati, një nga anëtarët e kabinetit në qeverinë kuislinge, varri në Itali

31. Ragip Frashëri, një nga anëtarët e kabinetit në qeverinë kuislinge, varri në Stamboll, Turqi

32. Ali Kelmendi, një nga drejtuesit komunist të viteve '30, varri në Francë, vdiq në vitin 1939

33. Martin Camaj, shkrimtar i njohur, varri në Munih, Gjermani, vdiq në vitin 1992

34. Mustafa Kruja, ministër i qeverisë kuislinge, vdiq në Niagara, Falls, SHBA, më 27 dhjetor 1958

35. Xhemal Aranitasi, komandant i Mbrojtjes në Mbretërinë Shqiptare, varri në Turqi, vdiq në vitin 1961

36.Salih Myftija, një nga anëtarët e kabinetit në qeverinë kuislinge, varri në Turqi

37. Abaz Ermenji, kryetari Ballit Kombëtar, varri në Paris, Francë, vdiq në vitin 2003

38. Filip Shiroka, poet dhe prozator i njohur shkodran, varri në Bejrut, Liban, vdiq në vitin 1935

39.Vasil Andoni, sekretar i kabinetit i qeverisë kuislinge, varri Itali

40. Abaz Kupi, atdhetar nacionalist, varri në SHBA,
vdiq në vitin 1976

TO