Friday, November 13, 2009

Vetëhelmohet babai i një prej viktimave të Gërdecit

Një 43-vjeçar, babai i njërës prej viktimave të Gërdecit i ka dhënë fund jetës. Kujtim Osmani, babai i Resmie Osmanit (një nga 26 viktimat e Gërdecit) është gjetur i pajetë në shtratin e tij.



Të dhënat e para të policisë flasin për një vetëhelmim, që dyshohet se është realizuar pas një mbidozimi me ilaçe dhe alkool.

Mësohet se Kujtimi ka ka punuar deri pak ditë më parë si pastrues në bashkinë e Vorës, por më pas u pushua nga puna.

Ata që e njohin tregojnë se ai ka qenë në gjendje shumë të vështirë ekonomike. Ka bërë shumë herë apel për ndihmë, por pa gjetur mundesi.

Shekulli

Video në YT : http://www.youtube.com/watch?v=TrU0sqhhpWQ

Një adoleshent nga Laçi, me Range Rover-in e vjedhur të Gatuzos

Bllokohet dhe Sekuestrohet në Laprakë në kohën që hynte në kryeqytet autovetura luksoze "Range Rover" që dyshohet se është vjedhur futbollistit të Milanit dhe kombëtares italiane, Ivan Xhenaro Gatuzo.

Bllokimi i autoveturës është konfirmuar dje për gazetën "Shekulli", nga burime zyrtare të Policisë së kryeqytetit, që pohuan se është bllokuar në afërsi të Laprakës, ndërsa lëvizte në drejtim të kryeqytetit. Megjithëse e vjedhur, fuoristrada e markës "Range Rover", modeli Vogue është targuar disa muaj me targat TR 0056 P, në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor, pasi ka kaluar pa "gjemb në gomë" të gjitha procedurat doganore.



Sipas burimeve leja e qarkullimit dhe targat janë lëshuar në emër të shtetasit Gentian Vrapi. Në momentin e bllokimit mjeti ka qenë në përdorim të një 17 vjeçari me banim në qytetin e Laçit.
Burime të policisë thonë se mjeti i bllokuar, përdorej nga një familje e njohur në qytetin e Laçit, të cilët besohet se e kanë blerë pas zhdoganimit dhe targimit të saj.
Nga verifikimet e kryera në sistemin doganor nga oficerët e policisë, është mësuar se mjeti është futur në territorin shqiptar nga një person me shtetësi dhe kombësi italiane së paku një vit më parë, nëpërmjet portit të Durrësit, jo shumë kohë pasi ai ishte denoncuar nga futbollisti i kombëtares italiane, Ivan Xhenaro Gatuzo.


Nuk përjashtohet mundësia që mjeti të jetë targuar me shpejtësi përpara se ai të hynte në sistemin on line të të dhënave të mjeteve të vjedhura në Itali. Zbulimi se mjeti ishte futur në Shqipëri është bërë kur Drejtoria E Shërbimit të Transportit Rrugor, ka rifreskuar të dhënat për mjetet e vjedhura jashtë vendit që mund të kishin hyrë në Shqipëri. Ndër to ka rezultuar edhe ajo e mesfushorit të Milanit e kombëtares italiane Gatuzo, e për këtë është kërkuar edhe bllokimi i mjetit.

http://www.goal.com/en/news/10/italy/2009/11/12/1620066/milan-star-gennaro-gattusos-stolen-jeep-found-in-albania

Ndërkaq prej ditësh efektivët e zyrave rajonale të Antitrafiqeve në vend, kanë nisur një kontroll të mjeteve luksoze që qarkullojnë me shumicë sidomos në Tiranë.

Shekulli

Kush janë armiqtë e shqipes, shqiptarisë ?

Këto ditë pamë përhapjen e greqizimit në Boboshticë, një fshat të Korçës, nëpërmjet shkollës private greke Omiros, e cila pagon banorët e fshatit për të derguar femijët e tyre në shkollën greke.

Video në YT : http://www.youtube.com/watch?v=5l9TIn5lh8k


Por kush i hap këto shkolla?


Le të shikojmë…



Greqizimi

Kjo fotografi u nxorr në hapjen e shkollës greke “Omiros”, e cila është një shkollë private. E “çuditshme” është që në hapjen e një shkolle private morrën pjesë ministrja greke e arsimit Marieta Janakou, zv.ministri grek i arsimit Evripidis Stilianidis, Anastasios Janullatos, kryepeshkop i kishës ortodokse shqiptare, Vangjel Dule, kryetar i partisë PBDNJ e cila prezanton minoritetin grekofon dhe disa deputetë greke si Konstandinos Gjioulekas. Pra në hapjen formale e një shkolle private greke morrën pjesë organe të shtetit grek, politikanë të cilët i shërbejnë interesave greke, dhe Anastasios Janullatos, një grek i cili është kryepeshkop i kishës shqiptare!

Në kemi vetëm një pyetje.
Është kjo një shkollë private pa qellime politike, apo është një organ i shtetit grek për greqizimin e jugut Shqiptar?

Sot mësove greqisht, nesër çdo bësh?


TokaJone

Thursday, November 12, 2009

Parajsa dhe Ferri !!!

Një pjesë e konsiderueshme njerëzish besojnë tek pasjeta, një teori e vjetër sa vetë njeriu dhe e mbajtur gjallë deri në ditët tona nga propaganda fetare, si një jetë e pafundme, jetë të cilën "do ta jetojmë", pikërisht pasi të mos jetojmë më.


Sipas kësaj teorie, njerëzit pasi vdesin, gjykohet për veprat e tyre në jetë dhe në bazë të tyre, vendoset nëse ata pafundësisht do të jetojnë në parajsë, apo në ferr.



-Parajsa presupozohet të jetë vendi i gjithë të mirave që mendja njerëzore njeh, apo dhe nuk njeh. Në kuran parajsa psh. imagjinohet si një vend ku të presin 72 virgjëresha, që mbeten përherë të tilla, vendi është i mbuluar në ar, lumenjtë janë prej vere etj.
Pra me pak fjalë, parajsa është vendi i ëndrrave, vendi i kënaqësive,i dritës, i paqes, mirëkuptimit etj etj, që një njeri i cili është sjellë mirë gjatë jetës së tij ( me bilanc pozitiv të bëmave të tij), e përfiton këtë jetë të mrekullueshme, në një vend të mrekullueshëm, të mbushur me gjithë mrekullitë e mundshme, për ta jetuar në përjetësi.

-Ferri është vendi për njerëzit, të cilët mëkatet në jetë u peshojnë me tepër sesa të mirat. Eshtë simboli i gjithë dhimbjeve, vuajtjeve, errësirës, zjarrit, të këqijave që koshienca njerëzore njeh, apo jo. Mëkatarët do të përfundojnë në ferr, në vendin e djallit (ish ëngjëlli më i fuqishëm i Zotit), ku do të digjen e torturohen pafundësisht.



Pra pasjeta na premton të mirën dhe të keqen e përjetshme, parajsën apo ferrin, ku të gjitha krijesat njerëzore do të shkojnë pas kësaj jete, që thuhet që s'është gjë tjetër, veçse një provë për njeriun, të vendosur nga krijuesi i tij, i cili sipas 10 rregullave të tij, më pas dërgon krijesat e tij në njërën prej këtyre përjetësive, në përjetësinë e të mirës apo të së keqes.

Po ç'është e mira dhe e keqja në vetvete?

A mundet logjika njerëzore të kuptojë apo edhe të shpjegojë diçka që nuk e kupton ?

Si mundemi të kuptojë të mirën nëse e keqja mungon, si mundemi të kuptojmë dritën pa errësirën ?
Nëse mundohemi të kuptojmë më qartë se ç'janë të mirat e kësaj jete, materiale apo shpirtërore, ato janë në mënyrë të pashmangshme të lidhura drejtëpërdrejtë me të këqijat e kësaj jete.

Mendoni çdo kënaqësi që provoni në këtë jetë, ajo është pikërisht shpëtimi nga e keqja. Kemi uri kur jemi të pangrënë, kemi mall kur kemi kohë pa u parë, duam një person sepse ndryshe nga të tjerët, na bën të ndjehemi mirë, na pëlqen të shtrihemi kur jemi të lodhur, qeshim pas jemi të mërzitur etj etj.

Pra e mira në vetvete është shpëtimi nga e keqja dhe pashmangërisht e lidhur me të keqen.

Një citat thotë : Sadopak të zgjatet e bukura, pushon së qënuri e tillë.

Pra, të mirat nuk mund të zgjasin pafund, sepse më pas e humbasin bukurinë apo mirësinë e tyre. Janë të bukura dhe të mira pikërisht sepse kanë fund. Imagjinoni psh. të bëni dashuri apo çdo kënaqësi tjetër të jetës, ta kryeni e përjetoni për një kohë jashtëzakonisht të gjatë, ajo nuk do të quhet më diçka e bukur apo e mirë sepse ne mësohemi me të.

Një shprehje e S.I-së thotë : Monotonia nuk është asgjë tjetër, veçse një ditë e bukur, të cilën e jeton çdo ditë, njësoj si ditën e parë.

Pra ne gëzohemi që fituam një vend pune, pikërisht sepse nuk e kishim këtë vend më parë dhe është po ky vend pune, po ai të cilit iu gëzuam, nga i cili më vonë vendosim të shkëputemi, për të provuar e jetuar një emocion apo eksperiencë të re, që fillimisht do të na duket sërish i/e bukur.



Përfytyroni pra një të mirë, apo gjithë të mirat bashkë në pafundësi...
A do të kishte kuptim ? A mund të qeshë një njeri përjetësisht nëse mungon trishtimi, zhgënjimi, shpresa etj ? A mundet të vuajë një njeri përjetësisht, nëse i mungojnë gjithë të mirat ? A mundet të digjet një krijesë pafundësisht e rrjedhimisht të ndjejë dhimbje ? A quhet më dhimbje, nëse vazhdon njëtrajtësisht e pafundësisht, që rrjedhimisht edhe me një jetë qeni njeriu mësohet dhe e gjen të bukurën...

A mundet një prind të dënojë krijesën e tij pafundësisht (nqs e quajmë dënim), për10 rregulla të cilat krijesa e tij i shkeli ?

A ka dënim më të madh sesa përjetësia, mundet ta imagjinoni dot ?

Njerëzit duke iu trembur vdekjes, kanë krijuar një shpëtim prej saj, pa kuptuar që vdekja në të vërtetë është vetë shpëtimi. Duke menduar për vdekjen i japim jetës rëndësinë që meriton. Qëllimi i kësaj jete nuk është përjetësia, qëllimi i kësaj jete është vazhdimësia e llojit, duke e zhvilluar vetveten. Edhe pse jo detyrimisht ekzistenca jonë duhet të ketë një qëllim, ajo është si një pushtim i hapësirës së pafundme që nis nga një molekulë e saj, në një fraksion të shënuar të kohës. N.q.s ka një parajsë edhe një ferr, ato ndodhen në këtë jetë dhe jemi po ne humanët që ia bëjmë njëri-tjetrit jetën "ferr" apo "parajsë".

JETA DHE E VERTETA JANE TE SHENJTA !

Shkroi dhe përgatiti Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Turkmenistan, vendi i çuditshëm në një tokë të çuditshme

Kur ulesh në Ashgabat nuk përballesh me asnjë shenjë që ta kuptosh se në ç‘vend a ç‘pikë të botës je. Nuk ka asnjë tabelë ku të shkruhet: "Mirëserdhët në Ashgabat", apo "Aeroporti Ndërkombëtar i Ashgabatit, Terminali i Parë". Asgjë e tillë nuk ekziston.

Sundimtari i këtij vendi u ka vënë ditëve të javës emrin e tij dhe atë të së ëmës. Opera, baleti dhe cirku janë të ndaluara. Për të marrë një patentë makinash, qytetarët duhet që të japin provim biografinë e jetës së liderit të madh.



Mirëserdhët në Turkme

Turkmenistani si asnjë shtet tjetër në botë është përpjekur që gjatë dhjetëvjeçarit të fundit të mos lërë këmbë gazetari të hyjë në vend dhe madje ka qenë i paarritshëm edhe për gazetarët rusë. Por duket se më në fund, ndoshta për shkak të një gabimi administrativ, disa prej tyre u lanë që të futen në vendin e mbetur mister për pjesën tjetër të botës. Në fakt, qëllimi ishte mbulimi gazetaresk i një forumi investimesh që do të zhvillohej në një nga vendet më të çuditshme të planetit. T‘i rikthehemi momentit të zbritjes në aeroport. Profili mashkullor i larë në ar ishte përballja e parë me njeriun që do të më shoqëronte gjatë gjithë vizitës në Ashgabat. Ai ishte Saparmurat Niyazov, shefi lokal i Partisë Komuniste që u shndërrua në President të vendit kur Turkmenistani fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në fillim të vitit 1990. Që nga dita që erdhi në pushtet krijoi një kult individi jashtëzakonisht të fuqishëm e të pakrahasueshëm, me përjashtim të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Il që adhurohet në të njëjtën mënyrë. Kështu, ai vendosi ta quante veten Turkmenbashi, ose zoti i gjithë turkmenëve ose Sapamurat Turkmenbashi i madh. Ai ishte i Plotfuqishmi dhe i Patremburi Serdar, Dielli i Përjetshëm i Turkmenistanit, Arkitekti i Madh i Epokës së Artë të Turkmenëve. Ai ishte Saparmurati i Madh, Dielli i Përjetshëm i Turkmenistanit, ishte Ati, Profeti dhe Presidenti për jetë. Pavarësisht gjithë këtyre emrave, ai vdiq në dhjetor të vitit 2006, por ai vazhdon të jetë shumë i pranishëm në të gjithë jetën e vendit. Turkmenistani i varfër, aspak mikpritës, si një copë arnë në mes të shkretëtirës, është në vëmendjen e shumë shteteve të botës për shkak të rezervave të jashtëzakonshme të gazit. Është vendi i katërt në botë për prodhimin e gazit. Këto sasi të jashtëzakonshme ndodhen nën rërën e nxehtë të bregut të detit Kaspik. Me paratë e pafund që janë përftuar nga eksporti i gazit, Turkmenbashi ndërtoi në këtë vend qytetin që pa frikë mund të konsiderohet si më i çuditshmi në botë. Ashgabat nuk është vetëm i çuditshëm dhe shumë misterioz. Për vite me radhë, lajmet për të dilnin ose nga Moska, ose nga Londra, dy vende që kanë marrëdhënie të ngushta me qeverinë e Turkmenistanit. Të tjerët as që e kanë çuar nëpër mend të tentojnë të hyjnë në këtë vend të çuditshëm. Turkmenbashi u dha ditëve të javës dhe muajve të vitit emrat e tij dhe të mamasë së tij. Ndaloi operat, baletin dhe cirkun, por hapi një park të stërmadh bazuar në përrallat folklorike të Turkmenistanit. Librin e jetës së tij e bëri një libër të detyrueshëm për t‘u lexuar në të gjitha shkollat fillore të vendit dhe të gjithë ata që duan të marrin patentë makine duhet më parë të kenë marrë shkëlqyeshëm një provim mbi përmbajtjen e librit. Në pamje të parë qyteti duket si i braktisur. Femrat dalin në rrugë të veshura me ca fustane poshtë gjurit prej mëndafshi, ose kadifeje. Janë fustane zakonisht me dekore lulesh e ngjyrash të ndezura. Pjesa më e madhe e tyre mbajnë shumë varëse zakonisht me perla të bardha, apo zinxhirë të florinjtë. Ato në përgjithësi vishen me shumë ngjyra dhe kur bëhen bashkë ngjajnë si një kaleidoskop shumëngjyrësh.

Por që të shohësh turkmenët e vërtetë duhet që të shkosh në qytet, sepse në terminalin e aeroportit ka shumë pak njerëz dhe ata janë thjesht zyrtarë dhe punonjës. Ndërsa qyteti ndahet në pjesën e vjetër, atë në të cilën qeveritarët nuk duan që ta shohë asnjë i huaj. Ajo është një zonë me ndërtime tipike sovjetike, zakonisht ngjyra dominuese është grija. Ndërsa në një pjesë tjetër shtrihet qyteti i ri i ngritur mbi gërmadhat e një pjese të të vjetrit. Kjo është edhe pjesa më e çuditshme që përbëhet vetëm nga pallate të mëdha prej mermeri të bardhë që rrethohen nga rrugë shumë të gjera. Por në këtë pjesë nuk jeton njeri dhe ajo është e zbrazur si një qytet fantazmash. Aty syri mund të të zërë vetëm "ushtritë" e pastruesve që çdo ditë fshijnë rrugët, shkallë e fasadat e pallateve të bardha e të heshtura. Në këto godina jetojnë vetëm një grusht njerëzish, sepse çmimet janë shumë të shtrenjta. Kjo është arsyeja e zbrazëtirës që mbizotëron. Nëse një perëndimor do të kalojë nëpër rrugët e kësaj zone vetja me siguri që do t‘i duket si në një film me zombie, apo me shpirtra të vdekur. Pikërisht këtu ndodhet edhe zemra e Azisë Qendrore, rajoni romantik i xhamive mistike, i tregjeve ku mund të gjesh gjërat më të çuditshme e të rralla të Orientit, që në fakt është shndërruar në një qytet me mermer të bardhë dhe me shumë heshtje e mister. Në mes të këtij qyteti të ri lartohet edhe statuja krejt ar e njeriut që dha urdhër për ndërtimin e tij, liderit të përjetshëm. Statuja gjendet në mesin e sheshit me emrin e vetë liderit, sheshi "Turkmenbashi". Statuja rrethohet nga tri anë me pallate të mermerta dhe nga njëra anë sheh në atë që mund të quhet edhe krenaria dhe perla e këtyre ndërtimeve. Ajo është një skulpturë që nis me tri këmbë të bardha mermeri që lartohen e bëhen bashkë derisa formojnë diçka që i ngjan një anijeje kozmike nga ato që lëshohen në hapësirë. Në majë ndodhet një statujë e artë e një mesoburri me krahët shtrirë në një pozë ekstaze fetare si të ishte një predikues maniak. Ai është vetë Turkmenbashi, monumenti i të cilit rrotullohet gjatë gjithë ditës dhe ndjek linjën e diellit. E si për t‘i bërë gjërat edhe më të vështira nga ç‘janë, vendi po përballet aktualisht me një kult personaliteti të dyfishtë. Kur Turkmenbashi vdiq në vitin 2006, dentisti i tij dhe në atë kohë edhe ministër i Shëndetësisë me emrin jashtëzakonisht të vështirë për t‘u shqiptuar Gurbanguly Berdymukhammedov, u bë lideri i vendit duke i zënë vendin të ndjerit. E ndërsa statuja e tij ende qëndron imazhet e tij të ndryshme si ato të kartëmonedhave, portreteve të ndryshme e kështu me radhë kanë nisur që të hiqen dalëngadalë dhe në vend të tyre po fillon shfaqja e portreteve të ish-dentistit. Ai është më i ri se paraardhësi i tij me një fytyrë të shëndetshme dhe flokë të zinj sterrë. Kur erdhi në pushtet, kishte shumë thashetheme për një liberalizim të mundshëm të situatës, por në një vend si Turkmenistani çdo gjë është relative. Më parë, askush përveç disa zyrtarëve të lartë të shtetit nuk lejohej që të përdorte internetin, sot ka 4 qendra interneti në kryeqytet, por në secilën prej tyre ndodhen vetëm 7 kompjuterë dhe lidhja është shumë e ngadaltë. Për më tepër banorët kanë ndjesitë se sajtet në të cilat ata klikojnë vëzhgohen nga shërbimi sekret, syrit vigjilent të të cilit nuk i shpëton gjë. Lideri aktual ka trashëguar nga paraardhësi i tij edhe dëshirën e madhe për të realizuar projekte të stërmëdha ndërtimore. Ideja e tij është ndërtimi i një prej resorteve turistike më të mëdha dhe luksoze në botë me një vlerë prej miliarda dollarësh në Avaza të Detit Kaspik. Edhe pse uji është shumë i ftohtë për t‘u larë në të, plazhi është i mbuluar me gjarpërinj ujorë. Ndërtimet e këtij resorti kanë nisur, por është e pamundur për njerëzit e parekomanduar që të shkelin në këtë vend që ruhet me fanatizmin më të madh. Askush nuk e vë në diskutim urdhrin e Presidentit. Ai ndërkohë bën vizita në cepa të ndryshëm të vendit dhe gjithmonë vizitat e tij shoqërohen nga grupe të mëdha pionierësh që e duartrokasin ngado. Televizori është i mbushur me pamje të vizitave të tij.

Ndërkaq, në këtë vend të gjitha problemet e mëdha dhe reale me të cilat përballen njerëzit e thjeshtë mbeten tabu. Për sa u përket zyrtarëve të lartë të vetmet fjalë që mund të dëgjosh prej tyre janë lëvdatat e pafundme për liderin e madh, për zgjuarsinë, mendjemprehtësinë e tij dhe largpamësinë, sigurisht. Në kryeqytetin e vendit ka disa kompani perëndimore e si pasojë mund të gjesh ishuj të vegjël perëndimorë. Ata zakonisht takohen në kafene të caktuar, por numri i tyre është shumë i vogël. Ka edhe nga ata të rinj vendas që janë lejuar të studiojnë për një vit në Shtetet e Bashkuara apo Britani me kusht kthimin e menjëhershëm në atdhe. Bëhet fjalë për të rinj të talentuar që i duhen vendit dhe të cilët kanë pasur nevojë për një kualifikim jashtë.

Ajo që të bën përshtypje në Turkmenistan është se njerëzit as që e çojnë nëpër mend të kundërshtojnë situatën në të cilën ndodhen, ndryse nga sa ndodh në Uzbekistan. Ata ulin kokën, kontrollojnë çdo tingull që nxjerrin nga goja dhe pranojnë sundimin e çmendur dhe poshtërues të një partie që duket se u ka bërë të gjithëve lavazh truri.

Të gjithë janë të detyruar që gjatë jetës së tyre të lexojnë vetëm librat e partisë dhe liderëve të saj të lavdishëm. Edhe lideri aktual është një shkrues i madh. Edhe pse ka vetëm 3 vjet në pushtet ai e ka nxjerrë tashmë në treg një libër kuzhine, një libër mbi kuajt dhe një tjetër për bimët mjekësore. Për sa i përket televizorit, ai transmeton vetëm fjalimet dhe takimet e liderëve të partisë dhe këngë popullore. Nëse do të dalësh nëpër rrugë dhe do të pyesësh njerëz do të befasohesh nga injoranca e tyre për atë që ndodh në botë. Kështu, në një sondazh të improvizuar nga dhjetë persona që u pyetën se kush është Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 7 prej tyre nuk e kishin idenë ku binte Amerika, njëri hodhi një gjysmë fjale për Bushin, ndërsa 2 të tjerë nuk u përgjigjën nga frika se mos futeshin në burg. Edhe një kuriozitet tjetër për këtë vend të çuditshëm.



Për ata që duan të udhëtojnë drejt Turkmenistanit prerja e një bilete është thuajse e pamundur. Linja ajrore kombëtare nuk ka një uebsajt të sajin dhe është thuajse e pamundur që ta gjesh, çka e bën këtë vend misterioz, por edhe shumë të pasur, një copë të harruar të planetit.

Shqip

P.s Ju ngjall ndonjë kujtim ky material?

Berisha shfuqizoi kufirin, i hapi rrugë faljes së Jonit

Baza ligjore që përcaktonte kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë është shfuqizuar pak muaj para se të fillonin ngociatat me palën greke për përcaktimin e kufirit detar mes dy shteteve.

Në 24 janar 2008, qeveria Berisha i paraqiti për miratim Kuvendit projektligjin “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”. Drafti që ka hyrë në fuqi në datën 1 mars 2008, sanksionon në nenin 53 të tij se “Ligjet nr. 8771, dt. 19.4.2001 ‘Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë’ si dhe Ligji nr. 8772, dt. 19.4.2001 ‘Për ruajtjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë’ dhe çdo dispozitë tjetër që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen”. Ndryshe nga ligjet e shfuqizuara, ligji Nr. 9861, datë 24.1.2008

“Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”, i propozuar nga qeveria Berisha dhe i miratuar me konsensus në Kuvend, nuk trajton në përmbajtjen e tij të paktën pesë elementë thelbësorë që përcaktojnë saktësisht kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë. Në të nuk përfshihet asnjë dispozitë për tregimin e kufirit shtetëror, e veçanërisht për ujërat territoriale dhe ujërat e brendshme, për ushtrimin e sovranitetit si edhe për paprekshmërinë e kufirit. Me shfuqizimin e kësaj baze ligjore, Tirana zyrtare sigurisht që do të dilte e humbur nga negociatat me palën greke për përcaktimin e kufirit detar. Ka një dyshim të fortë se qeveria shqiptare, me vetëdije të plotë e ka favorizuar Greqinë në dëm të sovranitetit tonë kombëtar. Shqipëria nuk e kishte bazën e saj ligjore për të mbrojtur ujërat territoriale dhe ato të brendshme vetëm tre muaj para se këto bisedime të fillonin zyrtarisht.

Ligjet e shfuqizuara
Në ligjet e shfuqizuara sqarohen më së miri se ku shtrihen ujërat territoriale të shtetit shqiptar. Konkretisht në ligjin Nr. 8771, dt. 19.4.2001 “Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, pika 1 dhe 2 e nenit 3 sanksionojnë se:
-“1).Ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë shtrihen gjatë gjithë bregut të saj, në një gjerësi prej 12 miljesh detare, duke filluar nga vija e drejtë bazë që shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhit), Kepi i Pallës, i Lagjit (Kalasë së Turrës), derdhja e Semanit, derdhja e Vjosës, bregu perëndimor i Ishullit të Sazanit, Kepi i Gjuhëzës dhe i Gjirit të Gramës, dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve të Republikës Greke deri përmes Kanalit të Korfuzit. Gjerësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës në det deri te Kepi i Rodonit shtrihet deri në vijën e kufirit shqiptaro-jugosllav (Mali i Zi).
-2).Janë ujëra të brendshme të Republikës së Shqipërisë ujërat e Detit Adriatik dhe të Detit Jon që shtrihen brenda vijës së drejtë bazë që përshkon derdhjen e Lumit të Bunës, kepat e përmendur në pikën 1 të këtij neni dhe vijës së drejtë bazë që përshkon Kepin e Gjirit të Gramës, Kepin e Gjirit të Palermos, Kepin e Qefalit, Kepin e Sarandës, si dhe ujërat këtej vijës kufitare të liqeneve dhe lumenjve kufitarë”. Sikundër shihet, ky ligj që tashmë nuk ekziston më vjen në mbështetje të plotë të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit. Vija e drejtë bazë e përdorur nga shteti shqiptar në përcaktimin e kufirit detar është e bazuar jo vetëm në nenin 3 por edhe në nenet 7, 8 dhe 10 të Konventës për të Drejtën e Detit.



Ligji i miratuar
Në ligjin Nr. 9861, datë 24.1.2008, “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”, në nenin 9 të tij me titull “Përcaktimi, shënjimi dhe rregullimi i vijës së kufirit” thuhet vetëm se: “Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë kryen punë, që kanë të bëjnë me saktësimin e vijës së kufirit, si dhe bën përgatitjet e duhura për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare për kufirin”. Nga po i njëjti nen citojmë gjithashtu se: “Policia Kufitare dhe e Migracionit, në bashkëpunim me Institutin Gjeografik Ushtarak të Shqipërisë, kryen matje, shënjime, rinovime dhe mirëmbajtje të shenjave kufitare, të përcaktuara në kufi, si dhe përgatit dokumentet për kufirin”. Pra nuk ka asnjë përcaktim se ku shtrihen ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë.

Tedi Blushi, G. Shqiptare

Ndiqni videon në YT : http://www.youtube.com/watch?v=qtsx5BJBeR4

Kërcënoi ish të dashurën në Facebook, del para gjyqit

Një 20 vjeçare britanike është vënë në qendër të vëmendjes për shkak së ish i dashuri i saj është gjendur para gjykatësve me akuzën e kërcënimeve në Facebook dhe MySpace.

Mesa duket dy blogjet e famshme kete here nuk kane sherbyer per te bashkuar njerez. Ka zgjatur per 18 muaj tmerri i 20 vjecares nga Manchester, Alexandra Scarlett e cila kercenohej vazhdimisht nga ish i dashuri Jason Smith qe nuk e kishte pertypur dot ndarjen.

Stop Injorancës


Per muaj te tere ai dergonte nga 40 mesazhe cdo jave, shume prej te cileve me permbajtje kercenuese. Para gjykatesit jane lexuar mesazhe te tipit, “do te te shperfytyroj” ose “do rrembej mamane tende”, por ne “kolanen” e pasur nuk kane munguar as kercenimet me vdekje. Sipas prokurorit, Alexandra i ndryshoi disa here profilet por i akuzuari arrinte ta gjente serish.

Smith eshte arrestuar ne muajin mars dhe sentenca per te eshte te mos kete me kontakte virtuale per nje vit, ndersa me Alexandra Scarlett per gjithe jeten. Anglia eshte ende e tronditur nga tragjedia e muajit te shkuar ku nje 17 vjecare eshte vrare nga nje 32 vjecar pas nje bisede te shkurter online.

TCH

Bëni kujdes kur komentoni apo kur dërgoni mesazhe private. Blogje si facebook, ku pjesa më e madhe e anëtarëve kanë emrat e tyre real, duhet ti shërbejë qytetarisë dhe civilizimit të shoqërisë. Nuk jemi këtu as për të larë hesape, as për të kërcënuar apo vrarë ndokënd. Shpenzojmë nga koha jonë që të kalojmë sa më argëtueshëm e të civilizohemi ndërkohë që shkëmbejmër informacione me njëri-tjetrin. Mos e dëmtoni emrin tuaj, por jepini atij reputacionin që ju meritoni.

Wednesday, November 11, 2009

Studentët e Bujqësorit bllokojnë mësimin

Sot në mëngjes studentët protestues nuk kanë lejuar pedagogët dhe studentët e tjerë të hyjnë në mësim duke bllokuar derën e fakultetit. Studentët e Agrobiznesit janë prej disa ditësh në protestë dhe disa prej tyre edhe në grevë urie, kundër vendimit të dekanatit për të aplikuar notë mesatare për pranimin në master.



Studentët protestues thanë se do të bëjnë gjithçka që zëri i tyre të dëgjohet. Sipas tyre është absurde që të mos lejohen të ndjekin studimet e larta, kur zbatohet sistemi i Bolonjës 3+2 dhe dyvjeçari në çdo fakultetet të vendit është pa mesatare.

Ndërkohë gjendja e 15 shokëve të tyre të futur në grevë urie sa vjen e rëndohet. Sot është dita e tetë e grevës së studentëve të fakultetit të Ekonomi-Agrobiznesit dhe të rinjtë janë të vendosur në kërkesën për Diplomën e Nivelit të Dytë, pavarësisht mesatares. Protesta përkrahet dhe nga prindërit e të rinjve.

Studentët e grevës së urisë nuk kanë mesataren e kërkuar nga fakulteti, e cila duhet të jetë mbi 7, ndërkohë që në bazë të sistemit të Bolonjës, ata kanë plotësuar kuotën e 180 krediteve për të ndjekur ciklin dyvjeçar. Por, këta studentë nuk i pengon vetëm mesatarja e ulët, por edhe kuotat e pakta që janë dhënë për ciklin e dytë të studimeve.

Shekulli

Të nderuar studentë, mos e shikoni tragjedinë e kolegve tuaj si të huaj, sepse nesër do të jeni ju që do të përballeni me një padrejtësi të tillë

Tuesday, November 10, 2009

Shpëlarja e trurit

Njeriu ka luftuar gjithmonë për të pasur kontroll mbi mendjen e llojit të tij dhe metodat e ndërrimit të pikëpamjeve dhe të përfitimit të kontrollit janë hapur e debatuar gjerësisht.

Shpëlarja e trurit nuk është e re për epokën tonë, madje ajo shkon prapa që në agimin e qytetërimit.
Njerëzit mund të pranojnë politika qesharake, praktika dhe mësime nga ndërrimi i pikëpamjeve, teknika të cilat janë aq të efektshme e që personi i mohon se i është bërë shpëlarja e trurit.

Njerëzit, të cilët kanë pësuar shpëlarjen e trurit, nuk e kuptojnë as vetë. Kjo është arsyeja pse çrregullimi mendor quhet ndërrim pikëpamjesh. Njerëzit mësohen lehtë që të besojnë diçka që mund të jetë absolutisht e rreme.

Ndërrimi i pikëpamjeve mund të shtrihet në grupe njerëzish pa ndonjë kufizim në madhësi apo fushë. Miliona njerëzve ua “shpëlanë trurin”, duke besuar se komunizmi ishte sistemi më i mirë ekonomik derisa e vërteta u ekspozua nga rënia e Bashkimit Sovjetik.




Truri i njeriut është i pafat, i ngathët në korrigjimin e gjendjes së tij të shtrembëruar.

Për shembull, Patricia Hearst ishte rrëmbyer në shkurtin e 1974 nga një grup neorevolucionar që e quante veten Ushtria Çlirimtare Symbionese (SLA).

Për dy muajt që pasuan Hearst ishte mbajtur në një banjë nga "trushpëlarësit" e grupit të vogël të radikalëve të cilët në shënjestër kishin kapitalistët e pasur.

Patty Hearst ishte një gjimnaziste në Berkeley, Kaliforni dhe mbesa e pronarit të shtëpisë botuese William Randolph Hearst. Pasi u lirua, ajo kreu grabitje banke në vijim falë ndërrimit të pikëpamjeve të saj dhe vazhdoi të ndihmonte rrëmbyesit e saj.

Jim Jones, gjithashtu, i cili udhëhiqte grupin e tij të rekrutuar deri në Brazil, i shtyn ata në kryerjen e vetëvrasjeve masive. Më 18 nëntor 1978, mbi 900 anëtarë të një grupi fetar të udhëhequr nga Jim Jones Reverend, u vranë në një vetëvrasje në masë të dukshme.

Lehtësia në të cilën një person bëhet trushpëlarë nuk është një çështje e shërbimit të fshehtë apo IQ. Kjo është më shumë një çështje e urtësi, duke e ditur të vërtetën nga e kota. Në fakt, mendja e njeriut duhet të preferojnë ndërrimin e pikëpamjeve, e cila mbetet mbi të vërtetën me një diferencë të madhe.

Njerëzve shpesh iu ndërrohen pikëpamjet për shkak të arrogancës së tyre psikologjike. Disa njerëz janë kaq arrogantë, egoistë dhe krenarë sa çdo gjë që ata besojnë, se është marrë automatikisht, të jetë korrekt. Ata nuk bëjnë asnjë përpjekje për të gërmuar të vërtetën.

Arroganca mund të shihet lehtë te të rinjtë dhe studentët, të shprehura nga veshja e tyre, flokët, shenjat dhe gjuhët. Arroganca është një nga sëmundjet më të bollshme psikologjike. Njerëzit janë të lindur me një bollëk të arrogancës.

E vërteta dhe urtësia vijnë vetëm nga përpjekjet e vështira, por të rinjtë shmangin përpjekjet e vështira. Ata thjesht jepen me arrogancë. Lista vazhdon, sepse gabim është edhe mendjemadhësia, krenaria dhe ndërrimi i pikëpamjeve është shumë më e përhapur se sa dituria.

Ushqimi dhe temat e shëndetit janë shembull i mirë i ndërrimit të pikëpamjeve psikologjike. Vegjetarianët gjithashtu janë trushpëlarë dhe psikologjikisht të tilla ekstreme bëjnë ndryshimin e mënyrës së të menduarit.

Megjithatë, në shpëlarjen e trurit ka dhe metoda të tjera jashtëligjore dhe antinjerëzore që u përdorën në ish-BRSS, Kinë si dhe në ish-Jugosllavi.

Metodat e tilla zbatohen zakonisht nën pushtetin e hipnozës dhe kjo është ndër metodat më të rrezikshme që njeh njeriu deri më sot në këtë drejtim, sepse nëpërmjet kësaj metode, jo vetëm që mund të bëjmë pranimin e informatave të dëshiruara nga individi, por njëkohësisht, duke bërë pastrimin e përmbajtjes së trurit dhe instalimin e urdhrave të rinj, mund të ndryshojmë komplet personalitetin e tij, duke e bërë atë vegël të verbër për shërbime të caktuara dhe duke e shfrytëzuar për veprime të llojeve nga më të ndryshmet.

Kjo metodë ka qenë e njohur që nga kohët e lashta kur është përdorur për qëllime konvertimesh nga religjionet e ndryshme, por përmasa të gjëra përdorimi mori gjatë luftës së dytë botërore.

Dr. M. T. Orn, anëtar i Institutit të Mjekësisë në Filadelfia, i cili u bë i njohur me rastin e mbrojtjes së Patty Hearst-it, vajzës me “tru të shpërlarë”, u mor shumë me zbatimin e hipnozës për çështje të armatës. Ai, me anë të hipnozës përforconte imunitetin e ushtarëve, që ata të mund t’i përballonin dhembjet, të ftohtit, mundimet, izolimet, sëmundjet e detit etj.

Rëndësi të posaçme i kushtoi mënyrës se si t’i hipnotizonte ushtarët dhe, në gjendje të thellë hipnotike, t’u jepte detyra të rëndësishme të përcjella me amnezi paraprake totale. Njëkohësisht u jepte shifrën, me të cilën mund të hipnotizoheshin dhe mund t’i pranonin detyrat vetëm nga personat e posaçëm.

Problem kryesor këtu paraqiste mënyra e hipnotizimit. Secili individ nuk mund të hipnotizohej me metoda klasike, u futën në përdorim mjetet narkotike. E sidomos me aplikimin e narkotikëve në mjekësinë legale, për hipnotizim rritet edhe interesimi, si në qarqet mjekësore ashtu edhe në qarqet policore e ushtarake për këtë drejtim. Edhe përkundër protestave nga shumë shoqëri, kjo metodë merr përmasa edhe më të mëdha dhe më të rrezikshme.

Në shumë qendra kryesore botërore krijohen edhe institute të posaçme të hipnozës. Problemet që i trajtonin këto institute, ishin të llojllojshme, ndërsa ekspertët që punonin në to, ishin njerëz të specializuar për çështje specifike.

Një ndër ekspertët mjekësorë më eminentë, që punonte për nevojat e CIA-s, ishte Mathan Kline. Ky kishte për detyrë t’i stërviste operatorët për operacione të ndryshme, ndërsa në projektin ndërkombëtar - dirigjimin e mendimeve.

Përndryshe, Kline është i njohur si kryetar i Komitetit Ndërkombëtar kundër Sëmundjeve Mentale (ICAMI), një ndër pikat e së cilës ishte edhe dhënia e barërave me efekte antidepresive të porsalindurve, te të cilët duhet të veprojnë gjatë gjithë jetës. Kline, nga diktatori i Haitit, papa Dak Duvalier, mori mirënjohjen më të lartë për pastrimin e trurit të haitasve.

Gjithashtu, ekzistojnë fakte se ICAMI, ndër të tjera, me ndihmën e kësaj metode i ka shfrytëzuar njerëzit me të meta psikike, si forcë pune në industri.

Për këtë drejtim, interesim të posaçëm tregoi sidomos policia e në veçanti ajo e shteteve socialiste ku hipnozën medikamentale e aplikoi tek të burgosurit politikë për t’i nxjerrë informacionet e duhura dhe për ta bërë thyerjen e moralit të tyre.

Një shembull konkret i këtij çrregullimi mendor ka qenë edhe Shqipëri, ku gjithë popullsia arriti t’i zgjaste jetën diktaturës enveriste për shkak të “shpëlarjes së trurit”, duke i bërë të besojnë në verbëri në një sistem të lumtur, të përsosur, të begatë siç ishte komunizmi.

Përktheu:Lorena Kollobani tek Explorerunivers.com

Ç'është liria ?

Më mbetet pak kohë akoma. Dua të marr shpatën, t’u çaj kokën gomerëve dhe në vend të tmerrit të rrëfej këtë: ç’është liria?

Të mos e kasha nisur këtë fletë (vaftë në djall!) nuk do ta lodhja kokën time për t’u mësuar gomerëve ç’është liria. U bënë dy muaj që u nis kjo punë dhe që tani jam lodhur për shkak të gomerëve. Më mirë të shes pleh njeriu se të nisja një punë për shqiptarët.

Janë nja 50 shqiptarë që e kuptojnë ç’është liria: ata nuk shkruajtën gomarllëqe se e dinë që njeriu është i lirë të thotë atë çfarë ka në fund të shpirtit. Po të tjerët janë gomerë dhe sit e shtyp nja 12 numra, pas fjalës që dhashë, a e dini se çfarë kam për të bërë?
Të turpshmit le të mbyllin veshët: kam ndërmend të vete e të shes mut në vend që të mbaj të përkohëshmen (gazetën), më mirë të shes mut njeriu se sa të shkruaj për shqiptarët. Gomerëve pra le të përpiqem edhe një herë t’u mbush kokën me këtë: ç’është liria?

Liria është të mundet njeriu:
1) të besojë atë që i do zemra;
2) të thotë atë që i do zemra;
3) të shkruajë atë që i do zemra;
4) të bëjë atë që i do zemra, përveç asaj që bie në kundërshtim me lirinë e tjetrit.

Shqiptarët, shumica prej tyre janë shpirtrobër. Për dëfrim. Janë shqiptarë që kanë fe. Unë them: ata janë të lirë të kenë fe, janë të lirë të thonë që kanë fe, janë të lirë të shkruajnë që feja është e mirë, janë të lirë të bëjnë ç’urdhëron feja dhe kur më dërgojnë artikuj për të lavdëruar fetë, unë i shtyp pa besuar, sepse nuk kam të drejtë t’u pres lirinë e fjalës.
Po kur unë besoj, them, shkruaj që më vjen të vjell nga çdo fe, ata, shpirtërobërit ulërasin: s’të lejojmë të shash fetë! S’më lejoni të shaj fetë?! Po unë, shpirtërobër, pse iu lejoj t’i lavdëroni fetë? A kini, në mos filozofi, pak mend të kuptoni që fjala juaj është fjalë gomari?



Vëllezër shqiptarë!
Mjaft vuajti e mjera Shqipëri jetën e kurmit (trupit), duhet edhe ajo të nisë tani e të rrojë jetën e mendjes (La vie intellectuelle). Jeta e mendjes është të hapim të gjithë zemrat tona, të flasim vëllazërisht njëri me tjetrin, të bisedojmë si njerëz të qytetëruar që mblidhen të luftojnë me fjalë për idetë e tyre. Mos besoni se në këtë mënyrë do të largohemi nga njëri-tjetri! Përkundrazi do të afrohemi më shumë, sepse do të njihemi më mirë, s’do të kemi mendime të fshehura dhe do ta kuptojmë që të gjithë jemi të lidhur nga dy lidhje të arta: dëshira për të vërtetën dhe dëshira për Shqipërinë. Për të qenë e mirë e përkohëshmja, duhet të jetë si Pazar, një Pazar ku gjenden njerëz të pasur, të varfër, gra, burra, djem, të krishterë, muslimanë, të pafe, të gjithë bashkë dhe duke biseduar, merren vesh për mbarësinë e punëve të tyre.


Faik Konica, Gazeta “Albania”, 1897 ! Redaktoi: Marsel Lela