Monday, December 7, 2009

Të pathënat e orgazmës

Pesë dyshimet që meshkujt kishin ngritur mbi orgazmën femërore, të cilat seksologet i kanë ç'montuar duke treguar të vërtetat.



Legjenda e parë.

Gratë nuk kanë fantazi të veçanta seksuale.

Te gjithe meshkujve u ka qelluar te kene nje "te dashur qe ben biseda ferri", nje grua argumenti i vetem i bisedave te se ciles ka qene lidhja. Revistat femerore stimulojne pikerisht kete, publikojne gjithmone artikuj qe flasin se si duhet t'i shtyjme meshkujt te flasin per ndjenjat. Femrat nuk e kane aspak problem t'u tregojne meshkujve se si ndihen. Ndersa sa i takon seksit, mund te duken me fjalepaka sesa meshkujt: "meshkujt flasin per deshirat e tyre seksuale me teper sesa femrat", komentojne psikologet. Ndoshta sepse femrat jane ende te frenuara nga thenie te vjetra te tipit "vajzat e mira nuk e bejne", gje qe i ndalon te shprehin perpara partnerit ato qe deshirojne. Megjithate, ka femra qe flasin ne menyre te hapur per deshirat e tyre, e megjithate jo me partnerin. "Nese meshkujt do te degjonin ato qe i rrefejme njera-tjetres, do te cmendeshin. E disa te tjere do t'ia mbathnin", paralajmeron Laura Rivolta, seksologe ne Milano. Interesante... Por problemi qendron ne piken : Si t'ia besh per te qene ne sintoni. Si t'ia mbushesh mendjen nje femre qe te t'i tregoje ty fantazite e veta seksuale dhe jo mikeshave?

Pergjigjja eshte e thjeshte: duke bere pyetje. Fillo duke i treguar disa nga mendimet dhe fantazite e tua: asgje nuk eshte me e efektshme sesa tregimi i pikave te tua te dobeta, kjo e ben dike tjeter qe te te hapet me lehte. Eshte e mundshme qe ti te gjesh nje aspekt te ri eksitues tek partneri yt, vetem nese ke deshire per te folur me te per fantazite e saj dhe ate c'ka ajo do ndersa beni seks.


Legjenda e dyte

Parapergatitja duhet te zgjase me ore.

Ekziston nje gje per te cilen kane rene dakord shumica e femrave: ndonjehere duan ndonje marredhenie te shpejte. Surpriza e nje seksi te papritur, ne kembe apo ne nje vend te pazakonte, eshte stimuluese per femrat, po aq sa edhe per meshkujt. "Disa meshkuj, duke u perpjekur te jene te ndjeshem dhe te plotesojne nevojat e partneres, mendojne se seksi i shpejte eshte i ndaluar ", thone seksologet. E megjithate, eshte e rendesishme te mesohet se edhe femrat e duan ndonjehere dicka te tille.

Dhe ja dhe nje tjeter shok: kur burrat dhe grate arrijne tek te tridhjetat, ndryshon edhe nevoja dhe deshira e tyre per fazen pergatitore. "Kur kemi pyetur meshkujt nga 35 vjec e lart se cila ishte pjesa me e mire e nje marredhenieje seksuale, paradoksalisht na u pergjigjen: faza parapergatitore", thote David Quadagno, profesor biologjie ne Angli. "Dhe kur kemi pyetur femrat e se njejtes moshe, jane pergjigjur: raporti". Kjo varet nga fakti se meshkujt, duke u plakur, kane nevoje per me teper stimul qe te arrijne dhe mbajne ereksionin. Por ben te hidhet poshte edhe nje tjeter legjende mbi seksualitetin femeror dhe hapen mundesi te reja per t'i shtuar eksitim jetes seksuale. "Kur presioni i jetes moderne, zvogelon dritaren e mundesive seksuale, provoni te eksperimentoni nje seks te shpejte, impulsiv dhe rastesor", sugjerojne seksologet. Berja e seksit, nuk duhet te jete nje ngjarje e programuar dhe qe te zgjase medoemos ne kohe. Per shembull, nje cift qe ka femije adoleshente dhe qe nuk ka vend per intimitet, mund ta shpetoje lidhjen duke bere here pas here seks ne banje. Mjafton te hapni dushin, te ndizni ventilatorin qe te mos degjohen zhurmat e mundshme dhe te beni dashuri shpejt e shpejt. Dhe qe te arrihet te kuptohet se sa e efektshme ka qene faza pergatitore, disa nga rregullat qe meshkujt kujtojne se dine per ta dalluar, nuk jane te mjaftueshme. Per shembull, lubrifikimi (apo mungesa e tij), nuk tregon domosdoshmerisht nese nje femer eshte e gatshme, sidomos me afrimin e menopauzes, kur vagina laget me me veshtiresi. Dhe atehere? Duhet te jeni shume te kujdesshem. Ka shume gjera te tjera qe e tregojne afrimin e orgazmes tek nje femer, i ngurtesohen thithkat e gjoksit, i dridhen pupilat dhe kembet marrin nje pozicion te vecante. Keshtu qe nuk duhet t'i zini bese vetem ndryshimit te frymemarrjes. Vetem neper filma sa here e kemi pare qe femrat arrijne te shtiren fare lehtesisht.

Legjenda e trete

Permasat nuk kane rendesi

Ndoshta duke u nisur nga e presupozuara ego mashkullore nuk do ta perballoni te verteten : personazhe te kote televizive dhe ca tipa te tjere kane perhapur idene qe permasat nuk kane rendesi. E verteta eshte qe ato kane rendesi, por jo aq sa mund ta mendoni. Praktikisht, nese nje penis i erektuar shkon 12-13 cm nga baza deri ne maje, (qe te ndihesh me mire mund ta masesh nga pjesa e jashtme, keshtu do te perftosh ca centimetra me teper), konsiderohet si mesatar. Dhe ky eshte nje nga rastet kur fjala "mesatare", ben vertet pune. Jane te shumta femrat qe shprehin preferencen per penisin me permase mesatare. Sipas mjekeve, kjo preference pergjithesisht shpjegohet me shijet personale, qe nga ato estetike e deri tek shkalla e kenaqesise. Nje tjeter fakt: edhe femrat kane permasa te ndryshme. Disa e kane vaginen me te gjate, te tjerat me te shkurter. Dhe keshtu, nese nje mashkull eshte i kenaqur qe permasat e tij jane me te medha sesa mesatarja, mund t'i qelloje femra me vagine me te shkurter sesa mesatarja. Kjo shtron dy pyetje: si ta kuptoni qe perputheni plotesisht? Dhe c'mund te beni nese kjo nuk ndodh? Perpiquni te kujtoni dy tre heret e fundit kur keni bere seks dhe perpiquni te kujtoni nese maja e penisit prekte dicka. Ne rast se po, eshte e mundshme qe ju t'i keni goditur qafen e mitres dhe je "i gjate" per te prekur pikat e saj te nxehta. E nese me pas ajo ankohet per nje ndjesi te pakendshme, ndoshta jeni ca me teper se "i gjate".

Kjo kerkon ca rregullime. Per nje penetrim me pak te thelle, eshte i nevojshem pozicioni klasik (ti lart, ajo poshte), mjeket shpjegojne se ky pozicion funksionon me mire. E nese ne te kundert, nuk ke ndjere asnje lloj rezistence gjate levizjeve, mund te jesh ca me "i shkurter" per anatomine e saj. Pa problem. Ne pozicionin klasik, ngrijani kembet partneres prane kraharorit, ne menyre qe te perfshini gjithe kanalin vaginal. Ne kete menyre, do te shfrytezosh ne maksimum gjatesine tende.


Legjenda e katert

Asaj i pelqen vetem bute

Kjo legjende eshte ngritur mbi presupozimin qe femrat jane te ndryshme ne nje menyre te cuditshme, dhe pikerisht per kete, kerkojne me teper kujdes dhe vemendje edhe ne "ato" momente. E verteta perkundrazi, eshte se nuk jane te ndryshme dhe nuk kerkojne ndonje kujdes te vecante, se paku pasi ke hyre ne intimitet me to. Ne fund te fundit, nga pikepamja seksuale, femrat nuk eshte se jane shume me te ndryshme nga meshkujt, pranojne psikologet. Ashtu si edhe meshkujt shpesh femrat pelqejne nje seks pa perkedheli, shume prej tyre madje pelqejne edhe te kapen me vendosmeri dhe me force nga partneri i tyre here pas here. Eshte mjaft i perhapur nje mendim se seksualiteti mashkullor eshte brutal. Ne te kundert, seksologet mendojne se seksi, duhet, dhe mund te jete spontan dhe instiktiv nga ana e te dy partnereve. Edhe pse kjo sjell rrezikun qe te dy partneret te mund te veprojne ne nje menyre qe mund te duken si agresive ndaj njeri-tjetrit.

Ideja e nje mashkulli qe pyet: "a te pelqen te bej keshtu e dashur?" apo "te pelqeu zemer?" mund t'i pelqeje ndonjeres, por nuk ekzistojne prova qe kjo eshte ajo qe preferojne shumica e femrave. E megjithate, duhet shtuar se ekziston nje ndryshim i jashtezakonshem mes nje sjelljeje natyrale te "marrjes se kontrollit" dhe shtirjes. Me raste eshte tempizmi ai qe nuk funksionon. Duke qene se nuk mundesh te lexosh mendjen e partnerit, vendos se bashku me te nje gjest apo nje fraze e cila te te tregoje se duhet "te vazhdosh me ngadale" apo te besh krejt te kunderten.


Legjenda e peste


Nese e shtrydh te pergjigjet

Ndonjehere mund te kesh degjuar se menyra e vetme per t'i dhene kenaqesi nje femre eshte ta prekesh ne "ate" piken e vecante. Ky besim u perhap ne vitet '70 kur nje grup kerkuesish te seksit, te udhehequr nga Masters e Johnson, duke u bazuar mbi studimet e meparshme te Kinsey-t e te ndonje tjetri, arriten ate perfundim qe ne ate kohe u duk si maja e njohurive seksuale: qe orgazma femerore i detyrohej ekskluzivisht nje cope te vogel mishi ku ishin perqendruar te gjitha fijet nervore qe quhet klitor dhe meqenese ky gjendej jashte vagines ata arriten ne perfundimin se nje raport seksuale (forma e ciftosjes me e vleresuar deri ne ate kohe) nuk ishte me nje pjese e rendesishme per te arritur ne orgazem. Fundi i diskutimit: organi mashkullor nuk ishte me i nevojshem. E pastaj, po ne vitet '70 u prezantua edhe dicka me e ekzagjeruar: nje grup mendimtaresh feministe perfituan nga keto kerkime per t'i nxjerre meshkujt seksualisht te panevojshem. Pra, mesazhi ishte: "Ne femrat nuk kemi me nevoje per ju",


Koha Jonë

Letrat e panjohura të Nënë Terezës dhe zanafilla e karizmës së saj

Një fat i çuditshëm ai i Nënë Terezës. Qysh kur ishte gjallë, por edhe më shumë pas vdekjes, fama e saj e madhe, rrallë është shoqëruar me një kuptim real të identitetit dhe të arsyeve më të thella mistike, të misionit të saj, shpesh dhe me shumë dëshirë të kufizuar brenda një horizonti të ngushtë humanitar apo retorikisht nacionalist.



Kjo shpjegon habinë e përgjithshme, me të cilën janë pritur letrat e shkruara prej Nënë Terezës, drejtuar etërve të saj shpirtërorë, të botuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2007 dhe, prej të cilave, në janar të 2008-ës, ka dalë edhe një përkthim në italisht. Këto letra, të mbetura të panjohura për publikun e gjerë deri më sot për vullnet të Nënës, e cila, madje, do të kishte dashur t’i digjte të gjitha, dëshmojnë me saktësi zanafillat shpirtërore të karizmës së saj dhe vuajtjen e thellë të brendshme, që ka shoqëruar krejt zhvillimin e tyre, deri me vdekjen e të Lumes. Në to gjejmë në fakt shprehje shumë të forta si këto:

«O Zot, Hyji im, kush jam unë që Ti të më braktisësh? Bija e dashurisë Sate, që tani është bërë si më e urryera, si një e hedhur tej, pasi Ti nuk e do atë. Unë thërras, unë kapem, unë dua... dhe askush nuk përgjigjet, nuk është askush, tek i cili mund të kapem, jo, askush. Jam vetëm. Errësira është kaq e dendur dhe unë jam vetëm, e padashur, e braktisur. Vetmia e zemrës që e kërkon dashurinë është e padurueshme. Ku është feja ime? Edhe në thellësinë time, brenda, nuk ka asgjë përveç boshllëkut dhe errësirës. Hyji im, sa e dhimbshme është kjo vuajtje e panjohur. Të bën të vuash pa pushim. Nuk kam fe».

Bëhet fjalë për një «errësirë të dhimbshme», që buron nga përvoja e kundërshtive mes dëshirimit të thellë të Hyjit.

«E megjithatë të mos jesh e dashur nga Hyji, e mospranuar, e zbrazur; s’ka fe, s’ka dashuri, s’ka zell. Shpirtrat nuk ushtrojnë asnjë tërheqje. Parajsa nuk ka asnjë domethënie për mua, më duket një vend i zbrazët. Nuk ka asnjë domethënie për mua kur mendoj, më duket një vend i zbrazët».

Dhe kundërshtia bëhet e tillë sa, - shton Nënë Tereza, - «i kuptoj pak dënimet e Ferrit, pa Hyjin». Këto dhe shprehje të tilla, që vazhdimisht përdoren në letrat e saj, kanë turbulluar besimtarë dhe jobesimtarë, në mënyra të ndryshme, por për të njëjtën arsye, meqë të dy janë të bindur se ndodhen përballë një krize dramatike dhe fatale feje, të aftë për të vënë në pikëpyetje identitetin e krishterë të Nënë Terezës. Në realitet, të gjithë ngatërrojnë fenë e krishterë me zotërimin e një sigurie psikologjike apo ideologjike.

Një traditë e gjatë mistike

Ajo që sapo është pohuar nga Nënë Tereza, duhet të lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me atë që ka provuar vetë Jezusi në kryq kur thërret: “Hyji im, Hyji im, përse hoqe dore prej meje?”. Bëhet fjalë për një përvojë shpirtërore ku Biri, është ndier i braktisur dhe i mospranuar nga Ati, duke jetuar kështu për dashurinë tonë në veten e vet, i pafajshëm, braktisjen e Hyjit fajësisht të jetuar nga mëkatarët dhe, duke na hapur neve në këtë mënyrë, një udhë për rizbulimin e dashurisë së Atit në jetët tona. Në historinë e mistikës së krishterë, kjo përvojë është zhvilluar në mënyrë të veçantë, pikërisht në fillim të epokës moderne, me Shën Gjonin e Kryqit, mistikun e madh spanjoll që në shek. XVII reformoi, së bashku me Shën Terezën e Avilës, rregullin karmelitan.

Ai e ka kuptuar dhe e ka përshkruar si një përvojë shpirtërore, gjatë së cilës realizohet një pastrim i dhimbshëm dhe progresiv dashurie, të cilit hiri hyjnor, ia nënshtron shpirtin njerëzor, që ka ndjesinë e një largësie të thekët të Hyjit, e të qenit e braktisur dhe e mospranuar prej Tij, e të gjendurit në një natë të errët, fundin e së cilës nuk e sheh aspak. Në fund të shek. XIX, kjo lloj përvoje shpirtërore, është jetuar me një intensitet të veçantë nga një vajzë e re karmelitane franceze, Shenjta Terezë e Jezusit Fëmijë, në një kontekst kulturor thellësisht të shënuar nga ateizmi materialist dhe pozitivist. Kur u sëmur nga tuberkulozi, Pashkën e vitit 1896, muajt e fundit para se të vdiste, më 30 shtator të 1897-ës, ajo provoi jo vetëm tundimin për t’u vetëvrarë, por edhe atë lidhur me fenë dhe me vetë ekzistencën e Hyjit, siç dëshmojnë dorëshkrimet e saj, ku gjejmë shprehje si: «Unë duhet t’ju dukem një shpirt për të cilin velloja e fesë gati është shqyer, dhe në fakt... është bërë një mur që ngrihet deri në qiell dhe mbulon kupën me yje» dhe nga dëshmia e motrës së saj, eprore e manastirit, së cilës Tereza i besoi mes të tjerave edhe:

«Sikur ta dish se çfarë mendimesh të frikshme më mundojnë! Lutu për mua, me qëllim që të mos dëgjoj djallin, i cili dëshiron të ma mbushë mendjen për rrenat e tij. Është arsyetimi i materialistëve më të këqinj që i kundërvihet shpirtit tim […]. O Nëna ime, mund të kihen mendime të tilla kur duhet kaq shumë Hyji i mirë! Në fund, i ofron këto mundime kaq të mëdha që të marr dritën e fesë për mosbesimtarët e shkretë, për të gjithë atë që largohen prej gjërave që beson Kisha».



Braktisja dhe misioni,


Për të kuptuar përvojën mistike të jetuar nga Nënë Tereza, është thelbësore të kemi parasysh që ajo zgjodhi si emër rregulltar atë të Terezës, duke iu referuar në mënyrë eksplicite pikërisht shenjtës së re karmelitane franceze, edhe pse, në atë kohë, dorëshkrimet e saj ishin ende të censuruara. Por kjo përvojë e dhimbshme e braktisjes së Hyjit, jetohet nga Nënë Tereza me karakteristikat tipike të saj.

Para së gjithash në kohë, meqë për të ajo zgjat më shumë se 50 vjet. Gjithashtu ajo është në referim të ngushtë me misionin e saj të shërbimit të më të varfërve ndër të varfër. Falë kësaj përvoje të thellë shpirtërore braktisjeje, Nënë Tereza, në fakt, ka mundur të provojë nga brenda varfërinë e tyre më të madhe, që konsiston në të qenit i padashur nga të gjithë, duke e lidhur drejtpërdrejt me Krishtin e kryqëzuar që e ka jetuar i pari, ai që ka etje për shpëtimin e njeriut. Jo vetëm, por Nëna, me kalimin e kohës, ka kuptuar se Hyji në këtë mënyrë e ka ruajtur në përvujtëri, duke e mbrojtur nga rreziku i shndërrimit të vetes së saj në një yll televizioni dhe të misionit të saj në një shfaqje bamirësie të ushqyer nga mass-media, vetëm falë të cilave, sidoqoftë, figura e saj e qeshur, ka mundur të përhapet në shkallë botërore. Letrat e saj na mundësojnë të shohim se sa asketizëm i fshehur i ka kushtuar në realitet ajo buzëqeshje që shpesh depërtonte nga fytyra e saj dhe që ajo e përkufizonte si «një mantel i madh që mbulon shumë dhimbje», nganjëherë kaq të dendura «sa nuk ndiej me të vërtetë asgjë për të gjitha reklamat dhe bisedat e njerëzve».

Kështu ka mundur të qëndrojë deri në fund ajo që ishte thirrur të ishte misionare e dashurisë, një dashuri që nuk është bamirësi e bërë për të kultivuar një imazh të mirë për vetveten, ndoshta për qëllime të fshehta pushteti, apo vullnetarizëm me kohë të caktuar për t’u ndier të mirë dhe shpëtimtarë të botës, por dhuratë totale e vetvetes në ndjekjen e asaj dashurie totalisht falas të Hyjit për njeriun mëkatar që është shfaqur në Krishtin e varfër dhe të kryqëzuar, veçanërisht të pranishëm në më të varfrit e të varfërve.

Por ndoshta mund të gjejmë një motivim të mëtejshëm për të shpjeguar përvojën mistike të jetuar nga Nënë Tereza, duke pasur parasysh faktin se ajo e ka marrë frymëzimin për të themeluar një kongretatë të re rregulltare më 10 shtator 1946, domethënë, pikërisht ndërsa në Shqipëri kishte filluar prej pak kohësh nata e gjatë e përndjekjeve komuniste kundër Kishës dhe martirët e parë ia kishin dhuruar tashmë gjakun e tyre Krishtit.

Nga kjo pikëpamje, nata e gjatë mistike e jetuar nga Gonxhe Bojaxhi në Indi, mund të lidhet me përndjekjen e gjatë të pësuar nga shumë besimtarë në Shqipëri, viktima të atij totalitarizmi komunist që kishte përvetësuar pushtetin në emër të luftës kundër varfërisë dhe të realizimit të drejtësisë shoqërore. Kjo bashkësi vuajtjeje shpirtërore me popullin e vet në provë, kishte një analogji me atë të vuajtur edhe fizikisht nga një tjetër Terezë e madhe e shek. XX. Tereza Benedeta e Kryqit, filozofe hebreje e kthyer në katolicizëm që, përpara se të bëhej karmelitane duke marrë emrin Terezë në nder të Terezës së Avilës, quhej Edith Stein. Pasi kishte përfunduar një studim mbi Gjonin e Kryqit, më 19 gusht 1942, ajo vdiq në fakt si martire hebreje në Auschwitz, duke bashkëndarë kështu deri në fund me popullin e saj, natën e errët të Shoà-lit, në të cilin totalitarizmi tjetër modern, ai nazist, i kishte dënuar hebrenjtë.

Atëherë me të drejtë mund të themi se, mëshira e Zotit, i ka dhënë shek. XX, tri Tereza të mëdha, të cilat, secila sipas mënyrës së saj, kanë ditur të ndriçojnë me dritën e Krishtit të kryqëzuar dhe të braktisur atë që, teologu i madh francez Henri de Lubac, ka përkufizuar si dramën e humanizmit ateist modern, i cili, duke dashur të mohojë Hyjin për të afirmuar njeriun, në realitet ka përfunduar të mohojë vetë njerëzimin e njeriut.

Shekulli

Meshkujt dhe historitë !

8 vjeç - E ve në shtrat dhe i tregon një histori.

18 vjeç - I tregon një histori për të mos shkuar në shtrat.

28 vjeç - I bën të besojë që duhet të të tregojë një histori, për të të çuar në shtrat.

38 vjeç - I tregon një histori dhe shkon në shtrat me një tjetër.



48 vjeç - Nuk ke nevojë t'i tregosh asgjë, se tashmë e ka zënë gjumi mbi divan.



forumivirtual

Saturday, December 5, 2009

10 mizoritë e femrave ndaj meshkujve

Femrat, duke humbur epërisnë fizike për shkak të lidhjes së saj me fëmijën, si armë vetëmbrojtëse ka zhvilluar dinakërinë e saj, tashmë një instikt i lindur tek ajo.

Më poshtë renditen disa prej "mizorive" femërore, ndaj mashkullit naiv nga natyra.



Te mos pergjigjesh ne telefon
Pjesa me e madhe e meshukjve gezohen shume kur arrine te marrin numrin e telefonit te nje femre. Por problemi eshte se shume prej tyre e japin gabim ose nuk pergjigjen fare.

Ta shfrytezosh ate per te pire falas
Disa perdorin kete strategji edhe per te njohur me mire mikun e ri, madje flirtojne dhe bejne sikur e pelqejne ate por, me vone pasi kane marre ate qe duan, zhduken.

Ta perdoresh mashkullin si ‘objekt’
Eshte pikerisht rasti per te thene burri eshte nje objekt ne kuptimin e plote te fjales. Ka disa nga ato femra te cilat rrine me dike deri sa te gjejne nje njeri te hajrit, ashtu sic e duan ato dhe e zevendesojne.

Ta manipulosh mashkullin emocionalisht
Nje mashkull nuk pelqen ta shikoje nje femer duke qare, shume e dine kete dhe e shfrytezojne kete dobesi per arsye personale. Prandaj mashkulli e beson per te mos i pare me lotet ne syte e saj.

Te perdoresh dhune fizike
Mund te duket e cuditshme, por nuk jane vetem burrat qe ngrene duart. Disa femra e ndjejne se e kane kete te drejte per te bere me mashkullin cfare te duan, pa u ndjere as ne faj, per faktin qe kane ngritur dore mbi ta.

Ta kritikosh ne ambjete publike
Askush nuk eshte perfekt, ko dihet. Por kjo per disa femra, perdoret per te goditur dobesite e mashkullit. Madje disa prej femrave e shohin kete gje si shume argetuese.

Te mos i tregosh atij qe te vardiset se, ‘je e zene’
Shume femra , kur ngacmohen nga nje djale nuk i tregojne se jane te zena nga ana sentimentale. Keshtu qe e bejne simpatizantin te besoje qe mund te kete shpresa, por ne fakt nuk ka asnje. Ne kete menyre ato ndihen mire dhe ne qender te vemendjes.

Bejeni ate te lutet per seks
Per burrin seksi eshte shume i rendesishem si ajri qe thith dhe, femrat ne pergjithesi e dine kete. Por per ta ndeshkuar burrin, mundohen ta shmangin ate. Ne kete menyre mund te perdorin ate per te arritur dicka.

Ta vesh ne prove me shantazhe te vogla ose te medha
Ai eshte gati per te dale me miqte e tij ose per te luajtur ne finalen e futbollit...ajo i telefonon ne momentin e fundit dhe, i kerkon qe te kaloje naten me te. Nuk ka asnje arsye te vecante: do vetem te jete paksa me te. E gjithe kjo se e di qe ai ka nje projekt, por nese e do vertet ai duhet t’ia tregoj asaj tani. Dhe nese nuk bie ne kurthin e saj dihet se pastaj do ti kaloj te gjitha netet vetem.

Ta besh xheloz
Grate dine ta bejne shume mire xheloz burrin e tyre. Motivet mund te jene te ndryshme. Sido qe te jete motivi nese ato flirtojne me nje burre tjeter, tregon se ato jane te keqija dhe te papjekura.

Lajmi i fundit: Homoseksualët nuk do të hyjnë në parajsë

Javier Lozano Barragan, i cili gjatë këtij viti u pensionua si zëdhënës kryesor i Vatikanit për çështje mjekësore, pohoi se homoseksualët dhe transeksualët kurrë nuk do të hyjnë në parajsë.


"Homoseksualët dhe transeksualët kurrë nuk do të hyjnë në parajsë," tha Kardinali 76 vjeçar gjatë një interviste për revistën Pontifex.

"Askush nuk lind homoseksual. Por ata bëhen," shtoi ish kryetari i Këshillit për Çështje Mjekësore në Vatikan.

"Kjo vjen për arsye të ndryshme, si edukata, apo mos zhvillimi i identitetit të mirëfilltë gjatë adoleshencës; ndoshta edhe nuk janë të përgjegjshëm, por veprimi kundër dinjitetit të trupit të tyre, me siguri do ti largon ata nga parajsa," shtoi ai.

"Çka do që i kundërvihet natyrës dhe dinjitetit të trupit të njeriut e ofendon Zotin."



Barragain thotë se ky nuk është mendim personal i tij apo ndonjë interpretim.

"Nuk jam unë që po e them këtë; është Shën Pali," ai ka debatuar, citon vargjet nga letra e Shën Palit drejtuar Romakëve.

"Gratë e tyre i shndërruan marrëdhëniet e tyre natyrale me ato jo natyrale, dhe meshkujt po ashtu i lanë marrëdhëniet e tyre me gratë duke u dhënë në mes veti," citon Barragain.

"Meshkujt bënin gjëra të turpshme dhe për këtë morren dënimin e tyre për këto çoroditje."

Barragain, ndërkaq thotë se homoseksualët dhe transeksualët nuk duhet të diskriminohen për atë që bëjnë.

"Homoseksualiteti është mëkat, por askush nuk ka arsye për ti diskriminuar ata," shtoi ai.

"Vetëm Zoti ka drejtë ti gjykojë."

"Ne në tokë nuk kemi të drejtë ti ndëshkojmë, sepse si njerëz i kemi të drejtat e njëjta."

Vatikani u distancua nga këto komente në këtë deklaratë që ishte diçka e pazakontë sepse aty në mënyrë indirekte kritikohej një zyrtar i lartë i Kishës.

Zëdhënësi i Vatikanit Federico Lombardi tha se revista Pontifex nuk duhej konsideruar si autoritet i mendimit Katolik "për çështjet delikate dhe komplekse siç janë homoseksualiteti."

"Këta njerëz që kanë këto tendenca për homoseksualitet nuk janë të parëndësishëm. Ata nuk e zgjedhin vetë këtë gjendje," thotë Lombardi.

"Ata duhet të pranohen me respekt, mëshirë e ndjeshmëri. Çdo shenjë e diskriminimit të padrejtë ndaj tyre duhet të largohet."

Kisha Katolike mëson pasuesit e saj se homoseksualiteti nuk është mëkat, por marrëdhëniet homoseksuale janë mëkat.

Në vitin 2008, Benedikti i XVI kërkoi për mbrojtje të njerëzimit nga kërcënimi që po i behët nga sjelljet homoseksuale, duke tërhequr vërejtjen se këto vepra mund ta qojnë njerëzimin në vetë shkatërrim.

Marrëdhëniet në mes gjinive të njëjta janë rreptësishtë të ndaluara në Islam si dhe në fetë hyjnore.

Islami mëson se besimtarët nuk duhet të merren me punë të turpshme, dhe asesi të merren me përhapjen e tyre.

islamonline

Friday, December 4, 2009

Djem, ju ka ndodhur të refuzoni një femër ?

Tani doja të diskutonim si burrat me burrat !

Keni rastisur të refuzoni shoqërinë e një femre, dashurinë, ndjenjat e saj, apo qoftë edhe një aventurë/flirt të momentit ? Nëse po, jo, ...pse ?



Do doja të tregoheshit të sinqertë, të kuptojmë nëse meshkujt dinë ndonjëherë të refuzojnë apo refuzimi është ekskluzivitet i gjinisë së "dobët" ?!

Ju lutem mos filloni të fantazoni, apo të tregoni histori miqsh, por tregohuni të sinqertë... pavarësisht që në të tilla diskutime, sinqeriteti nuk është karakteristikë mashkullore.

E meritojne edhe femrat të qënit "i refuzuar" ?

Nëse do të vëreni çdo ditë në rrugë, femrat shqiptare shfaqen një arrogancë të tepruar, që nuk është asgjë tjetër, veçse produkt i sjelljeve harbute mashkullore, duke parë tek çdo gjini femërore me të cilën përballen, një mundësi "çiftimi", pavarësisht asaj që ajo femër ofron.

Duket sikur meshkujt, kudo qofshin, mendojnë vetëm të flirtojnë, sikur seksi për ta është një mollë e ndaluar, që do ta shijonin me pahir edhe në një "mollë me krimba".

Shkroi dhe përgatiti : Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Kur shqiptarët kandidonin për deputet në parlamentin grek

NË VITIN 1860 - “Një fjalim parazgjedhor në gjuhën shqipe të botuar në gazetën greke ”TO MEΛΛΟΝ ΤΗΣ ΠΑΤΡΙΔΟΣ“ në vitin 1860”.


Greqia u çlirua nga pushtimi turk me armët e shqiptarëve. Këtë e thonë historianët dhe studiuesit e huaj.

Mbas shpalljes së pavarësisë më 1821 Kuvendi popullor i Greqisë përbëhej nga deputetë shqiptar dhe grekë. Me kalimin e viteve nga fillimi i shekullit të XX shqiptarët u “bindën”, se duhet të braktisnin identitetin e tyre kombëtar shqiptar.

Disa herë Greqia është udhëhequr nga Kryetar shteti dhe Kryeministër shqiptar deri edhe në ditët tona. Sot me interes na duken fjalimet parazgjedhore të shekullit të XIX kur shqiptarët kandidonin për deputet në Kuvendit e Greqisë.

Drejtues shqiptarë mes egjiptianësh


Në gazetën greke ”TO MEΛΛΟΝ ΤΗΣ ΠΑΤΡΙΔΟΣ“ (E ARDHMJA E ATDHEUT) të 29 dhjetori të vitit 1860 është botuar një fjalim parazgjedhor në gjuhën shqipe. Ku kandidati për deputet parashtron shkaqet përse shqiptarët në Greqi duhet të votojnë për atë. Në këtë dokument, bëhet fjalë për një fjalim parazgjedhor në periudhën e mbajtjes së zgjedhjeve në Greqi nga dhjetori i vitit 1860, deri në mars të vitit 1861. Në atë periudhë, sipas dokumenteve historike, mbizotëronte një klimë frikësimi dhe burgimesh politike në Greqi. Zgjedhjet e vitit 1861 në Greqi i fitoi grupimi qeveritar pro mbretit, i kryesuar nga shqiptari Athanas Miauli, i cili u zgjodh Kryeministër i Greqisë në atë kohë.
--------------------------
-----------------------------------------------------------------------------------------------

Kryeminstri Athanas Miauli 1815-1867
Athanas Miauli ka lindur në ishullin e Hidrës, më 1815 dhe ishte djali i një shqiptari të lavdishëm Andrea Miaulit. Ai, u rrit pranë babait në det dhe mësoi gjuhën greke nga Filip Joanu. U bë adjutant i mbretit Oton dhe ministër i Marinës në vitin 1855. Kryeministër u zgjodh disa herë që nga viti 1857 e deri në vitin 1862. Vdiq në Paris të Francës në vitin 1867.

Fjalimi parazgjedhor i vitit 1860, është botuar për herë të parë më 29 dhjetor të të njëjtit vitit në gjuhën greke dhe gjuhën shqipe, në faqen e parë të gazetës greke, ”TO MEΛΛΟΝ ΤΗΣ ΠΑΤΡΙΔΟΣ“ (E ARDHMJA E ATDHEUT). Numri i parë i kësaj gazete politike dhe filologjike e Athinës u botua më 4 nëntor të vitit 1859 me titull ”TO MEΛΛΟΝ ΤΗΣ ΠΑΤΡΙΔΟΣ“, me kryeredaktor Odisea Jamelon dhe vijoi të botohej me këtë titull deri nga mesi i vitit 1861, dhe numri 161 u titullua “Μελλον της Ελλαδος” (E ardhmja e Greqisë) deri kur u mbyll në vitin 1863.

Zbulimi i këtij dokumenti historik, ka një rëndësi të madhe meqenëse është një nga dëshmitë e pakta të shkrimeve në gjuhën shqipe me shkronja greke në shekullin XIX që ka shpëtuar deri më sot, pasi kërkuesit e shkrimit të gjuhës shqipe, siç e kemi thënë në përgjithësi, janë marrë kryesisht me mbledhjen e këngëve dhe të përrallave gojore të folklorit arvanitas.

Nga teksti i fjalimit parazgjedhor, dalin qartë fakte historike se një pjesë e madhe e popullatës që jetonte në Athinë dhe në rrethinat e saj ishin arvanitas, në shekullin XIX arvanitasit kishin ndikim të madh në zhvillimin e jetës politike në Greqi. Nga teksti parazgjedhor, duket qartë se grupi i politikanëve kundërshtarë të oborrit të mbretit Oton dhe qeveria kryengritëse e përkohshme, që drejtonte Greqinë në vitin 1860 bënte përpjekje të mëdha për të marrë në anën e tyre arvanitasit e Atikisë dhe të Beotisë, njerëz që, nga ajo që kemi mësuar nga historia e asaj kohe, ishin konservatorë, të qëndrueshëm në bindjet e tyre besnikërie ndaj mbretit të atëhershëm, Oton. Përpjekjet për të thithur në anët e tyre, palët bënin edhe publikimin e propagandës parazgjedhore dygjuhëshe, në greqisht dhe në gjuhën shqipe, me synimin që, nga njëra anë të informohet më mirë popullsia arvanitase dhe, nga ana tjetër, ndoshta ta kenë më të lehtë edha ata kandidatë për deputetë që nuk ishin arvanitas, por grekë.

Tekstin po e paraqes ashtu siç është botuar në gazetën “E ARDHMJA E ATDHEUT” në gjuhën shqipe, të shkruar me shkronja greke dhe me disa kombinime për të plotësuar alfabetin e gjuhës shqipe. Gjatë transkriptimit vërejta se shkruesi i fjalimit parazgjedhor të vitit 1860, ka përdorur shumë fjalë greke. Po i njëjti fjalim është botuar në gazetën e kohës edhe në gjuhën greke.

Për qytetarët të katundeve të Athinës

Vëllezër!

Dheu është i lagët akoma nga gjakrat të tatëve edhe vëllezërve tuaj; dëbuam tiranin, fituam lirinë. Është shumë e madhe, pra, vëllazërimi ndaj këtij gjaku të mos jemi të denjë për lirinë. Të gjithë ata syt që ranë në luftë do të na japin nam dhe mallkime. Ne që kemi kushtetutë. Ç’do thotë kushtetutë?

Do thotë që gjithë qytetarët kanë të drejtë të përkujdesen vetëm, të qeverisë mirë atdheu, të mos ketë të rënda taksa, të bëhen të mira ligje, të mos i bëjnë konak, të mos bjerë xhandarin me kërbaç edhe të tjera. Meqenëse që nuk mundin të gjithë qytetarët të mblidhen, sepse janë larg njeri nga tjetri, caktojnë përfaqësues edhe ata quhen deputetë. Ata bëjnë atë që do të bënin qytetarët në mbledhje, edhe çfarë do bëjnë ata është e mirë të bëhet. Nëse kuptuat mirë që po të kujdeseni të caktoni të mirë njerëz ata që do vështrojnë interesin tuaj, njerëz që nuk mund t’i mashtrojë, mos t’i tërheqë nga vetja e tij, do të jeni të lirë si ju do Kushtetuta. Nëse nuk kujdeseni të mendoni mirë vetëm, edhe ndonjë tjetër të kërcënon ty me frikësime e të këtilla, atëherë nuk do të caktoni ashtu përfaqësues atë që doni, do të bëhen deputetë ata që nuk do kujdesen për të mirën tuaj, por për interesat e tyre, edhe pastaj nuk do të jeni të lirë si ju do Kushtetuta. Atëherë i biri i të fortit nuk do të vejë ushtar, por do të përjashtohet për i parritur edhe sakat, edhe i biri i të varfërit do vejë vetëm? Atëherë do vijë patrulla edhe do t’u kërkojë pula, pita edhe do t’u bjerë edhe zverkut; atëherë do të vijë taksidari t’u shesë shtambën edhe do t’u marrë në burg, kurse i forti, le të ketë në borxh mijëra dhrahme* nuk do ta ngasën, edhe të tjera që nuk i dini. Por, nëse caktoni njerëz tuaj që i dinë vuajtjet tuaja edhe një e rrahur e xhandarit, fjala vjen, edhe një e vogël shkelje do të jetë një e madhe fyerje për qytetarin, sepse qytetari atëherë do vejë në të vërtetin përfaqësues të tij edhe nuk do t’i thotë “mos ki merak, do të kujdesem ... çfarë bëhet për një të rrahur ... ashtu ishte koha...”, por do të vejë në Kuvend të thotë edhe deputetët do të thërrasin ministrin të pyesin çfarë u bë do t’i kërkojnë pakënaqësinë edhe do të gjykohet ai që është fajtor, në mos gjykohet, atëherë prishet ministri me Kuvendin, edhe e dini çfarë pëson ministri? Pushohet. Ashtu do të ndreqen punët edhe nuk do të bëhen padrejtësi.

Qytetarë! Një herë në tre vjet u thërret mëma juaj, atdhe, të jepni mendimin tuaj edhe të zgjidhni ata që duan atdhenë, duan lavdinë e atdheut do të zgjidhni ata që do të ruajnë të mirat tuaja, nderin tuaj, në ata do të veni të qani padrejtësitë tuaja edhe të këqijat që pësoni nga pushteti, ata do të mbrojnë të drejtat tuaja.

Doni të shihni sa i madh është e drejta juaj? Vështroni sa të mira premton qeveria që do të bëjë në gjithë bashkitë; premton shkolla, premton gjyqe paqësore, premton ura, ju premton të gjitha të mirat, arën**, të jepni votën tuaj ministrit Simo edhe në kryebashktiakut Skufo, edhe pastaj i harron të gjitha, arën, të dalin deputetë njerëz që nuk dinë nga mot edhe brengat që vuan shpirti juaj nga kalimtarët edhe konduktorët. Ata nuk dinë me ç’punë edhe djersë nxirrni bukën, ju ngarkojnë me të tjera taksa!

Doni të shihni sa vlen e drejta juaj? Vështroni qeverinë për të arritur qëllimin pushon kryebakëtiakët edhe emëron kryebashtjak të tretë zëvendës, dhe ligji thotë që duhet të caktojë i pari zëvendës dërgon të prerin me gërshërë***të Bashkisë edhe të Prefekturës për t’u mashtruar ose t’u frikësojë.

Qytetarë! Kushtetuta thotë që është shkelje ligjore të ndërhyjë me forcat e saj, zgjedhja është e drejta e popullit. E shihni fort mirë Qeveria për interesat e saj ndërhyn, nuk duhet pra të shtini votën në ata që propozon, sepse do t’i keni të njëjtat gjëra.

Vështroni mirë pra, për një është yni Zot! Për vëllazëri! Për gjakun që u derdh për lirinë! Mendimi juaj, vota juaj është liria juaj, është jeta, nderimi edhe përparimi juaj mos e shtini kur të harrini përpara mendohuni mirë, sepse do të shkojë tre vjet mirë i keqi, si do të shtroni ashtu do të fleni.

Dëgjoni edhe fjalët e Krishtit që thotë në vangjel: “Kërkoni edhe do të çoni, bini derës edhe do t’u hapet, pse kush kërkon çon edhe kush pyet i hapet” si t‘u thom.

Marrë nga libri i autorit Arben p. Lalla “GJURMË TË LETËRSISË SË VJETËR TË SHQIPTARËVE
GREQI 1860-1889”, botuar maj 2006 në Maqedoni.


Shkruan: Prof.Arben LLALLA

Përse na pëlqejnë vetëm të vërtetat e bukura ?

Natyra njerëzore është përherë në progres të pandërprerë. Ajo le pas mbeturina të së shkuarës, shikon përherë përpara, thyen tabu, shkel në kufij të rinj të logjikës.

Eshtë jashtëzakonisht e gabuar që disa njerëzve nuk u pëlqen kur iu përmendet një e metë , kur korigjohen, kur gjykohen, kur u thuhet një e vërtetë e hidhur në fytyrë. Në këtë mënyrë në shoqëri kultivohet dyfytyrsia, hipokrizia etj. E preferojmë të quajmë mik apo shok/shoqe dikë që nuk tenton të na korigjojë, dikë që zgjedh të heshtë ndërsa sheh se po gabojmë dhe si rrjedhim ne kthehemi në barrë të vetvetes, duke i ngritur vetes kurth e duke mos dashur të shpëtojmë prej tij.



Sillemi në menyrë kaq arrogante ndaj së vërtetës, ndaj ithtarëve të saj, e si për paradoks parapreferojmë ata që na genjejnë, që ushqejnë mbretërinë tonë të iluzionit në kështjellën prej rëre të vetkënaqësisë.

Jemi shumë më të predispozuar të besojmë atë ç'ka na pëlqen, pavarësisht faktit nëse ajo është apo jo e drejta, është apo jo e vërteta...

Pse ? A është e drejtë ?


Çdokush prej nesh duhet ti përgjigjet në heshtje disa pyetjeve:

- Pse duhet ta kemi kaq frikë të vërteten ? Çfarë rreziku mund të na vijë nga e vërteta ?

- Përse zgjedhim një komoditet ngushëllues duke u fshihur pas gënjeshtrave ?

- Mos vallë kemi frikë të rritemi ?

- Përse besojmë atë që duam dhe jo atë që duhet ? Përse ajo që duam është përherë kaq e ndryshme nga ajo që duhet ...?



- Ku dhe si u infektua logjika njerëzore ?

Artikulli është shkruar në formën e një retorike, për ta diskutuar bashkë.
http://www.facebook.com/NdalPaditurise2
Shkroi dhe përgatiti : Stop Injorancës

Thursday, December 3, 2009

Viti 1789 !

Cili është Faji i vërtetë i shqiptarëve?

Faji i shqiptarëve është se ata rrëmojnë historinë, si historinë e tyre dhe atë të të tjerëve. A bëjmë gabim ne shqiptarët që përpiqemi të kuptojmë se:

- si ka mundësi që në shek. e 16-të në Evropë të kemi universitete dhe nuk kemi ende sistem arsimor fillor?
- si ka mundësi që në shekullin e 16-të, një elitë arsimohet dhe merr arsim të lartë, kur njerëzit e thjeshtë në Evropë, deri në vitin 1789, nuk dinë akoma të flasin frëngjisht, gjermanisht, italisht, polonisht, greqisht, rumanisht, turqisht, rusisht, arabisht?
- a ka filluar arsimimi i njerëzve miliona vjet përpara apo në vitin 1770? - pyet me ironi gjermani Lenzen, president i Freie Universität në Berlin, më 1994-ën.




Kuptohet, arsimimi i njerëzve ka filluar miliona vjet përpara. Deri më 1543-ën, kur u themelua Vatikani, kur në Shqipëri u shkatërruan të gjitha qytetet, kur në Itali u hodhën themelet e para të Shën Pjetrit, kur në Angli hyri krishtërimi, kur në Francë e Gjermani nisën të ngrihen katedralet, njerëzimi kishte shkuar shumë përpara - në dije e në teknologji. Por, në këtë kohë doli Klasa e re e zezë e Fajdexhive – Bankierë, që mësuan se me kartmonedhën mund të rrosh në mënyrë parazite duke shfrytëzuar punën, djersën dhe dijen e mbarë njerëzimit. Kjo klasë e re Fajdexhinjsh, qe ajo që bëri në shekullin e 16-të kthesën më të shëmtuar në historinë e Njerëzimit.

Projekti i kësaj klase ishte dhe mbetet diabolik.

Sundimi mbi njerëzit nuk mund të arrihej në një shoqëri të përbërë nga njerëz të ditur. Përveç kësaj, shoqëria nuk mund të sundohet kur ajo është kompakte, kur njerëzit flasin një gjuhë, kanë të njëjtat zakone, trashëgojnë të njëjta virtute, kanë zhvilluar një kulturë dhe art unik të tyren.

Kështu lindi ideologjia e Pax et Securitas, paqe në vendin e monarkëve dhe luftë anembanë globit. Por, që të vihesh në zbatim kjo ideologji, më parë njerëzit duhet të kalonin nëpër një periudhë të errët paditurie. Shekujt 16-të dhe 17-të janë shekujt e Errësirës së Madhe. Njerëzit në mbarë Evropën u lanë pa shkollë, ndërsa në universitetet e vjetra filluan të mësohen gjuhë të panjohura ndonjëherë: Latinishtja, Greqishtja e Vjetër, Gotishtja, Sllavishtja Kishëtare. U përgatitën ndërkohë dhe Biblat si dhe kryeveprat në gjuhët e reja. Por të gjitha këto vepra e kryevepra evropiane në atë kohë, përveç një grushti të diturish, nuk kishte asnjë evropian tjetër që dinte t’i lexonte e t’i kuptonte.

Në shekullin e 16-të, Fajdexhinjtë, krahas punës për realizmin e këtij projekti, filluan shkatërrimin një e nga një të gjitha qyteteve të Mesdheut. Në Shqipëri u rrafshuan Durrësi, Apollonia, Butrinti e çdo qytet tjetër me rrënjë të thella në antikitet. Përtej oqeanit u dërguan ekspeditë, dhe larg syve të botës u zhdukën nga faqja e dheut qytetërime të tëra.
Evropën e pllakosi errësira dhe dhuna. Fajdexhinjtë ndanë mes tyre detyrat, secili prej tyre u vetëvendos sovran mbi atë pjesë të botës, që deshi.

U deshën 250 vjet, që të përgatiten tekste, që të formoheshin në universitetet e Evropës pedagogët e para për gjuhët e reja dhe të vjetra në mbarë Evropën, që në Evropë të fillonte më në fund më 1770-ën t’u jepej mësim njerëzve, që deri në atë kohë kishin folur, shkruar dhe kënduar vetëm NJË GJUHË.

Kështu mund të shpjegohen të gjitha fenomenet shoqërore, që kulmojnë në vitin 1789 në Francë dhe në vitet 1820 – 1850 me krijimin e kombeve.

Kështu ne mund të kuptojmë sesi në Francë deri më 1789-ën vetëm 12 % e popullsisë e fliste frëngjishten në mënyrë korrekte dhe më e habishtjmja e habive, përse 50% e francezëve nuk e dinte fare frëngjishten, përse në Itali italishtja u fut si gjuhë zyrtare në universitete vetëm më 1761-in, përse në Evropë më 1770-ën u vendos për herë të parë sistemi arsimor fillor, përse deri atëhere nuk kemi një sistem arsimor të mesëm në Evropë !!!

Vetëm kështu ne mund të arrijmë të fillojmë të kuptojmë se ç’ishte Akademia e Voskopojës në mes të territoreve të sunduara nga Otomanët, cili qe roli i saj, kur deri atëhere nuk kemi universitete te grekët (1824), rumunët (1860), serbët (1838), kroatët (1874), bullgarët (1904) etj.

Këto përse janë të shumta, dhe me kalimin e kohës shumë pyetje do të ngrihen dhe shumë përgjigje, edhe më të sakta, do të jepen... I tërë ky lëmsh në histori u ngatërrua me qëllimin e vetëm që një grusht njerëzish, që edhe sot e quajnë veten aristokraci:

- të humbin gjurmët e origjinës së vet,
- që populli i Evropës të përçahej më lehtë,
- që kacafytja e popujve të rinj me njëri – tjetrit të lehtësonte mbijetesën e një grushti njerëzish, që ende dhe sot e sundojnë botën veç me kriminelë dhe me mjete kriminale.

Pra, Rilindja Evropiane është në të vërtetë Krimi më i Madh që mund të jetë bërë ndonjëherë kundër Njerëzimit.

Burimi: http://clirimxhunga5.blogspot.com/

Myslimanët kthehen kundër Darvinit

Myslimanët, në shumë vende, masivisht po kundërshtojnë teorinë e evolucionit të Darvinit, nën ndikimin e elementeve konservatore të islamit. Kjo u bë e ditur gjatë një konference shkencore të mbajtur në Egjipt nën organizimin e Këshillit Britanik.


Nidal Guesoum, profesor i fizikës dhe astronomisë në Universitetin Amerikan të Sharjahas në Emiratet e Bashkuara Arabe, tha në konferencë se në shumë vende, studentët dhe akademikët mendojnë se duhet të zgjedhin mes evolucionit dhe kreacionizmit, në vend që të kuptojnë se dikush mund të besojë në Zot, por edhe në teorinë e Darvinit.

Dr. Guesoum, mysliman sunit, tha se në vende si Tunizia, Egjipti, Turqia, Pakistani dhe Malajzia, anketat tregojnë se vetëm 15% e të pyeturve mendojnë se teoria e Darvinit është e vërtetë apo pjesërisht e vërtetë.

Ky qëndrim ishte mbizotërues edhe në mesin e nxënësve, studentëve e mësuesve nga shkolla e mesme, e deri në universitet.

Ajo çfarë është më shqetësuese, tha Dr. Guesoum, mësuesit e lëndëve shkencore keqinterpretojnë faktet dhe teoritë e evolucionit, duke i përzier ato me ideologji fetare.


Një anketë, në të cilën ishin përfshirë 100 akademikë dhe 100 studentë të universitetit ku punon Dr. Guesoum, tregoi se 62% e profesorëve dhe studentëve myslimanë besojnë se teoria e evolucionit është teori që nuk është provuar.

Qëndrim të njëjtë kishin vetëm 10% e profesorëve dhe studentëve jomyslimanë të anketuar në të njëjtin sondazh.

“Shkalla e pranimit të evolucionit dhe e idesë që kjo teori të jepej në auditore, ishte shumë e ulët”, tha profesori i fizikës dhe astronomisë.

Ai theksoi se evolucioni nuk është në kontradiktë me besimin islam.

“Shumë ekspertë myslimanë, nga koha e artë e islamit e deri në ditët tona, e kanë pranuar këndvështrimin evolucionist të botës”, tha Guesoum.



Duke iu adresuar konferencës në Aleksandri, që u mbajt në 200-vjetorin e Darvinit dhe në 150-vjetorin e publikimit të veprës së tij “Origjina e llojeve”, Dr. Guesoum tha se shqetësimet në mesin e myslimanëve për teorinë e evolucionit u nxitën nga kreacionistët e krishterë.

Njerëzit në botën myslimane i gjejnë tezat e kreacionistëve të krishterë në internet dhe nuk e kuptojnë se ato qëndrime kanë qenë në margjina të debatit shkencor. Ata kanë besuar apriori se kreacionizmi ka besueshmëri shkencore në perëndim.


Ky është një problem serioz. Është njësoj si të dal para studentëve të mi e të them se planetët nuk kanë lidhje me yjet, se nuk ka asnjë lidhshmëri mes tyre dhe forcës së gravitetit dhe se planetët janë krijuar në një ditë. As në ëndërr nuk mund të mendosh që ta paraqesësh kozmosin në mënyrë kaq qesharake”.

“Nuk mund të lejojmë që njerëzit në shekullin 21 të mos kenë asnjë koncept shkencor”
, tha Dr.Guesoum.

Marrë nga gazeta Times