Monday, April 19, 2010

A e di Çabej?

Në gazetën "Tirana observër" (fjala e fundit jo shqipe) dt. 05. 09. 06, lexojmë artikullin "Kundër pseudofilologëve" të të madhit Çabej, botuar 77 vjet më parë, saktësisht në vitin 1929.

Pyetjet e para që lindin vetiu janë: Pse ribotohet sot?

Kush e ka shkelur në kallo, kush mund ti bëjë hije mjeshtrit, kush i bën karshillëk, kujt i drejtohet materiali sot?
Dhe pyetje të tjera: Kush ia dha të drejtën për të shpërndarë leje studimore për gjuhën shqipe (Çabejit atëherë apo më vonë?

E. Çabej dhe E. Hoxha

A është shqipja pronë, objekt studimi për shqipfolësit dhe studiuesit e brendshëm a të huaj që mund të japin sadopak një ndihmëse në zbulimin e mistereve, apo është pronë e Çabejit?

A humbet apo fiton shqipja dhe nga amatorët?
Cili është formati i pranueshëm për të marrë të drejtën e studimit dhe të dhënies së mendimeve?
A do të pranonte Çabeji mendimin ndryshe?
A u dha ky korife i vërtetë zgjidhje të tëra problemeve me të cilat ndeshet shqipja?
A e di Çabeji se dhe Tomorri, froni i perëndive pellazgo - ilire, si është ^a^e)LP^f£jU- 7 shqipen, ka hije, gropa, humnera e përrenj të pandriçuar nga rrezet.

A e di Çabeji se për historinë e lashtë të shqipes s'u bë asgjë, asgjë në kohën e tij, e sot po rrudhin trutë njerëz si Kondo, Falaski, Majani, Xhunga, Pilika, Zheji apo të gjithë këta janë hiç e Çabeji gjithçka?

A e di Çabeji i madh se koha sjell prurje të reja, të cilat nuk mund ti anashkalosh pa bërë së paku budallallëk e së shumti poshtërsi shkencore?
A mund ti quash amator Kondoftihe një plejadë të tërë studiuesish, të cilët edhe pse s'kanë mbaruar Gracin i janë përkushtuar shqipes dhe s'të lënë gjë mangët nga formimi shkencor, e plotësojnë me burime të tjera të' dijes e të gjuhësisë dhe hedhin një gur në pusin e errët dhe të thellë të shqipes?

A e di Çabeji se me atë artikull që u ribotua pas kaq dekadash, më kujton kohën kur në çdo fshat duhet të shpallej një kulak për interesat partiake, klanore, fisnore apo personale?

A është i nderuar qoftë dhe ai amator që hedh një buburiz drite në natën e errët me të cilët shekujt mbuluan gjuhën shqipe?

A është i sigurt Çabeji se çdo gjë që ka thënë e shkruar për shqipen (të ndrit mendje dhe dora usta) ka formën e përsosmërisë së përjetshme dhe koha dhe faktorë të tjerë nuk duhet ti bëjnë ndryshme, të plota a të pjesshme, veprës së tij?

A e dinte Çabej se me veprën e tij madhore dhe të vetme për shqipen ka lënë qindra fjalë pa u shpjeguar etimologjinë? Po qe "u ka falur" greqishtes dhe latinishtes dhjetëra fjalë që kanë burimin te shqipja e lashtë?

A e di Çabeji se të denigrosh një njeri si Kondo që punoi 64 vjet në universitetet dhe bibliotekat e Athinës për një libër është së paku cinizëm foshnjarak i realizuar për fat të keq nga një car - maja - e gjuhësisë shqiptare?

A e di Çabeji se në gjuhësi nuk shtrihet dot parimi i luftës ideologjike marksiste - leniniste që përmblidhet në shprehjen: "O me mua o kundër meje"'?

A e di se hapësirat e studimit të shqipes janë pa fund dhe ka vend për të thënë fjalën dhe mjeshtrat e kalibrit të tij dhe amatorët mjafton ti shërbehet ndriçimit të anëve të panjohura të shqipes?

A e dinte Çabeji nënvleftësues për problemin e pellazgjishtes dhe ndjekësit e tij, se rreth 510 historianë greko (gjoja) - latin të lashtësisë kanë folur dhe shkruar gjatë për ekzistencën dhe gjuhën e tyre?

A e di Çabeji se sot po ngrihet një' valë aspak nacionaliste studiuesish që s'duhen denigruar?

A e di Çabeji se ndryshimi i sistemit shoqëror çliroi lëvizjen në hapësirën evropiane e botërore, por fliroi dhe mendjen e njeriut nga auto apo shtetëror frenimi?

A na lejon Çabeji të drejtën njerëzore të mendojmë për shqipen e po të mundim të japim me gjasë dhe ndonjë mendim apo të pranojmë si budistët, kristianët, myslimanët apo marksist - leninistët dogmatikisht vetëm ato që kanë thënë shenjtorët?

A ka kush dhe kush e ka të drejtën tu referohet atyre burimeve që u është referuar dhe Qabeji e ti shohë me sytë e tij e jo të Çabejit?

A e di Çabeji se veç Gracit ka dhe qindra Grac të tjerë në Japoni, në Shën Peterburg deri në Kalifornij duke përfshirë dhe Evropën,që studiojnë shqipen duke filluar si student, si amator, si gjeograf, historian, poliglot dhe të dashuruar pas shqipes si R.D'Anzheli?

Po ka dhe filozof dhe matematicien si: Lajbnic deri tek i fundit në kohë Petro Zheji?

Si thua tua japim licencën?
Po nëse ata u referohen burimeve me një dritë të re ata fitojnë statusin dhe lejen e studiuesit? Po nëse ata u drejtohen atyre që ju me ose pa dashje i kini anashkaluar ose më keq si kini njohur apo denigruar e përçmuar, po nëse kanë dalë fakte të reja a duhet tu drejtohen studiuesit vetëm se s'ka diplomë në gjuhësi?

A e di Çabeji se qindra nga studentët e tij të institutit të gjuhësisë s'kanë hapur një libër pasi kanë marrë diplomën, por përkundrazi qindra të tjerë të padiplomuar në gjuhësi me punë këmbëngulëse kanë kaluar vështirësitë e elementëve teknikë dhe thonë fjalën e tyre në gjuhësi?
A e di Çabeji se gjuhëtarët tanë të akademisë dhe të katedrave s'kanë lexuar një libër për shqipen nga Majani, Kodra, Nermin Vlora, Pilika apo Zheji?
Po ndihmën e të huajve që e kanë filluar si amatorëve? Mjeshtrave të formatit të Majerit mund ta hedhim poshtë i madhi (Çabeji?

A ulet Tomorri po u hodh një karroc gurësh të çmuar mbi Shpirag, apo do të zihemi si Tomorri me Shpiragun e Kadareja me Qosen?
A do të marrin shembull nga akademia serbe e shkencave që për çështje madhore të kombit serp (gjarper) shuan përplasjet mes vetit?
Po nga frymë e tejskajshme e nacionalizmit grek që për hir të lavdisë së pamerituar me të cilën e vesh pa të drejtë njerëzimi kërkon dhe sot të pronësojë çdo element të kulturës ballkanike e në vrapim deri në absurd kërkon që çdo i krishterë të jetë grek madje dhe vetë Jezu Krishtit mezi ia fal që nuk lindi në Athinë?
A mundet që pa imituar poshtërsitë e këtyre kallëpeve të debatojmë, të argumentojmë, por jo ti mbyllim gojën njeri - tjetrit. A mund ti rrokte e ti trajtonte shtershëm e të vinte vulën përmbyllëse të gjitha disiplinave të gjuhësisë shqiptare një mendje e vetme qoftë e Çabejit?
A mund ti kthesh idetë mendimet e tua në tabu (për tribu), të paprekshme nga individë të ndryshëm në kohë, vende dhe rrethana të ndryshme.
A e dinte Çabeji thënien e Engelsit: "Getia dhe Hegeli ishin Zeus, secili në sferën e vetë, por asnjëri as tjetri nuk u shkëputën nga filisteizmi gjerman" kjo ide mund të thuhet për dyshen Qose Kadare dhe për fat të keq Çabeji - X?
A e dinë botuesit e rinj të mendimeve të vjetra të Çabejit se koha e miteve ka perënduar? A e dine ata se tre idhujt e paprekshëm të Gjirokastrës s'kanë dhe s'do të kenë statusin e tabusë siç u pompuan dikur?

A e dinte Çabeji thënien e Herodotit: "Ata (pellazgët dhe ilirët) janë popuj të jashtëzakonshëm dhe po te ishin te bashkuar do te pushtonin gjithë botën"? (larg qoftë një fashizëm iliro - pellazg?
A e dinte Çabeji se boll i kemi kryqëzuar shpatat mes vetes në çdo fushë dhe frutat prej gjakut tonë i kanë shfrytëzuar të huajt?
A e dinte se koha është për të bashkuar shpatat kundër malit të heshtjes, të përbuzjes, të mohimit antishqiptar dhe në kushtet e sotme është detyrë parësore jo vendosje e bërrylave njëri mbi tjetrin, por bashkimi i mendjeve për ndriçim.

A e di Çabeji ndërvarësinë e gjuhësisë nga shkencat e tjera histori, arkeologji, biologji e njeriut, nga fizika, filozofia madje dhe nga matematika Si dëshmon së fundi Petro Zheji? A e di Çabeji se studimi i shqipes zhvillohet në planin vertikal kohor dhe se shkenca jonë zyrtare si kapërcen kufijtë 400 - 1000 vjet, të tjerë si Falaski, Majani e Petro Zheji 2 - 6000 vjet, Xhuzepe Katapano varion te shqipja 7 - 12000 vjet, ndërsa i panjohur si gjuhëtar Çlirim Xhunga deri në kufi të 20 000 vjetëve.

Të fala atyre që botuan shkrimin e Çabejit. Mund të vazhdoni debatin shkencor po jo denigrimin.

Nga Lirim Muhaj, G. Ndryshe, Premte, 14 Nentor 2008

Shpëtoni fëmijët!

Të dashur prindër! Shpëtoni fëmijët... nga edukatorët dhe... edukatoret!

E pabesueshme, por vjen dita që të lëshohen paralajmërime të tilla. Eksperienca vetjake më dha këtë mësim; eksperienca e hidhur e disa dhjetëra prindërve në Gjirokastër më thotë: kujdes!

Listat fiktive me fëmijë të sëmurë në Gjirokastër, prokuroria nis hetimet

E për të hyrë tamam-tamam në temë, po ju rrëfej pjesën time në një histori me shumë viktima dhe me tre-katër autorë ideatorë, realizues, përgjegjës dhe përfitues. Im bir gjashtëvjeçar ka gëzuar dhe gëzon shëndet të plotë mendor, zhvillim e bukuri të pazakonshme fizike, pra dhuratë e çmuar e trashëgimisë gjenetike dhe e bujarisë së Zotit.

Megjithatë, im bir, (jo vetëm ai!!) prej tre vitesh që ishte në kopshtin publik "Cicërimat", (Gj...) në listat e Vasil Mukës (deri para dy muajsh drejtor i Drejtorisë Rajonale Arsimore), hartuar në bashkëpunim me drejtoreshën Tefta Zhulla, me psikologen Anila Caca, figuron te lista fiktive e ... fëmijëve me të meta mendore. (!!)

Këto lista, (top sekret prindërve), janë për projekte me përfitime të majme për aplikuesit, mbështetur financiarisht nga fondacione bamirësie dhe donatorë të ndryshëm.

Rastësisht e mësova këtë prapaskenë të pistë çiçikovësh: nuk mu besua. Takoj si çdo ditë drejtoreshë Teftën, mohoi, gënjeu, aludoi emra njerëzish me pushtet në Tiranë, për të më zmbrapsur, me sa duket, për të më demoralizuar. Këmbëngula me ditë të tëra. E vërteta doli: u ballafaquam me drejtorin aktual të Drejtorisë Arsimore Rajonale, z. Arian Pano, dhe me edukatoret e djalit.

Pyet drejtori: cila ka qenë gjendja mendore, emocionale dhe fizike e Ardian Graçit? Fjalët e Teftës: E shkëlqyer. Pyes unë: Pse e ke vënë prej tre vjetësh në ato lista? Tefta: me urdhër të Anila Cacës.

Cila është kjo Anila? - Psikologe pranë drejtorit Muka. - Pse nuk më ke njoftuar asnjëherë, për asgjë nga këto? Pse? Pse? Acarohet debati. Unë bëj kallëzimet e duhura në prokurori. E gjer sa drejtësia ta thotë fjalën e saj me drejtësi (nëse...nëse e thotë ashtu...) le të vazhdojmë.

U përpoqa fillimisht ta zgjidhja me urtësi këtë problem madhor, institucionalisht dhe me drejtësi, sigurisht, por pa zhurmë mediatike, pa jehona dhe deformime zanore, për arsyen se, le ta them hapur: të gjitha miqësitë dhe ndihmesat e mia politike kanë qenë djathtas, djathtas, djathtas.

Kështu e nisa me drejtorin e përgjithshëm aktual, na dëgjoi me vëmendje, u indinjua me drejtoreshën më tepër se unë, "veprime të llahtarshme", më tha kur zbrisnim duke dalë, "do t'ua tregoj unë vendin që tani".

Dhe një orë më vonë, thërret gjithë drejtoreshat e kopshteve dhe, zgërdhishëm, zgërdhishëm, zgërdhishëm i porosit: kujdes ore, këtej e tutje, me marifet, me marifet. Pra, një anekdotë më tepër.

Stafi i tij, drejtoreshat, psikologet, ortakëria, mbledhje të përditshme në kopshte, terror psikologjik me edukatoret, situata qe e patolerueshme, padrejtësia kish arritur kulmin, poshtërsia kish nxjerrë krye papritur: si e mori vesh babai i Ardianit, po babait të Katerinës kush mund t'i ketë thënë? Kërcënon Tefta: kush tregoi që unë i grisa dokumentet?

Kush! Dhe finalja: çdo gjë e kam bërë me urdhër nga lart, nuk më bën dot gjë askush, as ligji, as qeveria, as ju, as ata të tjerët...d.m.th., as ne, prindërit nuk mund t'i kërkojmë llogari... (!!)

Të dashur lexues. Ky është episodi më i freskët në ditarin tim. Jam vetëm njëri nga 20-25 prindërit gjirokastritë, prandaj mora mundimin të shkruaj, jam vetëm njëri prej tyre, prandaj dëshpërimin e kam të madh, dhimbjen, po ashtu.

Nuk e di çfarë ka ndodhur e po ndodh në qytete të tjera, me të tjerë drejtorë dhe drejtoresha të improvizuar prej kriteresh intime, informale. Të paktën sot kur shkruaj për tim bir dhe për moshatarët e tij, nuk ia lejoj dot vetes përgjithësimet, arsyetimet induktive, retorikën e kërkuar.

Si çdo fëmijë me prindërit e tij edhe im bir, para se të flejë na detyron të stërlexojmë bashkërisht librat e ilustruar: përralla, tregime, dituri nga natyra, nga historia, gjëegjëza, poezi humoristike.

Sot... Po nesër, kur t'ia tregojmë këtë histori reale me vampirë të mesditës a do ta besojë vallë? A mund të besohen histori të tilla?! Kjo varet nga ardhmëria e specieve të pështira dhe monstruoze në sistemin tonë arsimor-edukativ, shkollor dhe parashkollor.

Nëse krijesa si këto do të vazhdojnë të jenë të pranishme e të plotfuqishme, do të vazhdojnë të shtohen, të diktojnë e të shumëzohen, atëherë rrëfimi im do të tingëllojë i panevojshëm, demode.

Por, a duhet pritur deri atëherë?! A duhet ta lëmë dinjitetin dhe fatin e fëmijëve tanë në duar të tilla? T'i shpëtojmë fëmijët tanë! Nga kush më parë?! Dhe si, vallë?!

Shekulli

Kur tolerojmë të keqen

Dëgjo gjykatë! Nëse vërtetë je e pavarur, atëherë respekto ligjin! Mjafton të rishikohen skenat nga Kuvendi dhe aty i gjen provat. Nuk mund të besohet se nuk i ke parë dhe nuk ke mbetur gojëhapur!

Të dëmtuarit mund t´i falin sharjet të bëra nga tempulli i popullit, por gjykata duhet ta ndëshkojë thyerjen e ligjit. Nëse je parimore, atëherë do të kemi një kryeministër të dënuar apo më mirë të gjobitur. Një milion euro do t´ishte korrekte. Nëse mendon se nuk i ka, i gjënë në rrethin e vet! Ata i kanë!

Dhuratat e Muskatorit*: Për ta fituar mbështetjen dhe simpatinë greke, vendosi në krye të Kishës së Nolit një grek. Për ta fituar simpatinë dhe mbështetjen e arabëve, anëtarësoi Shqipërinë në Konferencën Islamike, ku nuk ka asnjë ndikim dhe ku shumica e anëtarëve të saj tregohen pro-serb. Për ta fituar simpatinë e Papës, u gjunjëzua para tij. Grekëve nuk u mjaftoi dhurata e parë, nënshkroi dhuratën e dytë: faljen e detit.

Nuk i kërkoi falje as popullit, as zotit Myslim Pasha, që me fakte e denoncoi. Vendeve islamike nuk u mjafton anëtarësimi, nuk dimë se çka ka ndërmend të bëjë për ta. Për ta fituar simpatinë e shqiptarëve nuk bën gjë. Shqiptarët mund të votojnë kë të duan dhe si të duan, por ai do të fitojë...

E dini ç'ndodh kur themi të gjithë: "Hapni rrugën"! Kur themi: "Mos u merr me të se është i rrezikshëm!" apo "Lëshoja rrugën se është i çmendur!". Ne e dimë se ç'ndodh, sepse dikur e prodhuam një diktator. Kur të gjithë disiplinohemi, vetë-sugjestionohemi dhe vetë-censurohemi, atëherë do të ikim si turmë e pakrye në trotuar.

Ai në rrugën e hapur do të nisë marshin kryelartë dhe do të shfrytëzojë mundësinë ideale për të marrë pushtetin! Dhe, e merr! Nëse e lejojmë akoma, ne nuk do të kemi më guxim të merremi me të, por më pas do të jetë ai që do të ketë guxim e fytyrë të merret me ne! Dhe, do të merret, sepse na imponoi frikë, na imponoi disiplinën dhe ne nuk kundërshtuam! E merituam, e kishim fat!

Obama i ftoi për darkë në Pragë përfaqësuesit e njëmbëdhjetë vende ish-komuniste. Shqipërinë e Sali Berishës, jo. Shqipëria e gjorë, e vetmja prej 11 vendeve ish-komuniste, që qeveriset ende nga një bashkanëtar i Enver Hoxhës!

Dëgjo Europë! Gati pesë dekada na mbylli derën nga brenda diktatura staliniste. Gati dy dekada na mbylli derën nga jashtë demokracia europiane. Nuk na dëshpëroi kjo, ishim mësuar me dyer të mbyllura, por na habiti çelësi, që përdori demokracia. Ishte gati po ai çelës me efekte dhe rezultate të njëjta denigruese.

Mirëpo, megjithëkëtë, të duam më shumë se diktaturën.
Sidoqoftë në Ballkan përsëri dolën fitimtar ata që vranë më shumë. Bosnja dhe Kosova po humbin edhe një herë. Në kohën e komunizmit ju kritikonit vizat, sot po dënoni kombe, që kanë aq banorë sa një qytet në Perëndim! Ata nuk po pretendojnë pjatën tuaj, por lirinë e lëvizjes, sepse europian janë!

Dhe në fund i japim fjalën Albert Einstein-it: "Bota nuk rrezikohet nga njerëzit e këqij, por nga ata, që tolerojnë të keqen!

*( Muskator, shkurtese nga Muslima, katolik, ortodoks)


Naser Aliu, Shekulli

"Tradhëtia bashkëshortore shkakton tërmetet nëpër botë"

Rritja e marrëdhënieve seksuale të paligjshme shkakton rritjen e tërmeteve.

Kjo është thënë nga Ayatollah Kazem Sedighi, imami i lutjeve të së premtes në Teheran, cituar sot nga gazeta Aftab.

"Katastrofat natyrore janë rezultati i sjelljeve tona", shtoi ai.
"Shume gra të veshura në një mënyrë, jo si dikton feja islame, korruptojnë të rinjtë dhe provokojnë rritjen e marrëdhënieve të paligjshme seksuale, të cilat shkaktojnë tërmetet".

Fetari konservator thotë që gratë e Teheranit dhe të qyteteve të madha, nuk respektojnë rregullat islame, për sa i përket veshjes.

"Ne nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër përvec se të përputhemi me rregullat e Islamit" tha Ayatollah duke kujtuar deklaratat e fundit të presidentit Mahmud Ahmadinexhad, i cili paralajmëroi rrezikun e një tërmeti të madh në Teheran.

Sadeghi tha që duhet "një përpjekje kolektive për të zgjidhur problemet e shoqërisë, të shkaktuara
nga rritja e moshës së martesës dhe nga numri i ndarjeve".

Burimi i informacionit: http://www.giornalettismo.com/archives/59579/ce-sta-peggio-noi-limam/

Ju e dini, por nuk reagoni !!!

Unë jam shqiptar si ju, por për një jetë më të mirë dhe për një formim më të mirë intel...ektual, si shumë nga bashkëkombasit e mi, u largova nga Shqipëria, duke marrë rrugët e largëta e të mundimshme të mërgimit.

Duke jetuar dhe studiuar jashtë Shqipërisë, në një vend të zhvilluar të Bashkimit Evropian, vë re se gjërat në Shqipëri, nuk po lëvizin akoma në binarin e duhur, që të dërgon drejt të ardhmes, për të cilën aq shumë kemi ëndërruar, pritur, luftuar me dekada të tëra.
Miqtë e mi në vendin ku jetoj, studjoj, më shikojnë që drekoj në një restorant, që darkoj në një mensë universitare, por ato nuk e dinë që shumë nga bashkëkombasit e mi, që jetojnë në Shqipëri, e marrin bukën edhe sot me listë.


Ju, vëllezërit e mi, që jetoni në Atdhe, e dini se politikanët duhet të kenë në misionin e tyre, lumturinë e qytetarëve, që të sjellin ngrohjen në shtëpitë tuaja, që t’iu garantojnë dritat, ujin, sigurinë, të drejtat dhe liritë e garantuara me ligje. Ju, e dini dhe e keni mësuar nga formimi juaj intelektual, familjar dhe shoqëror që vjedhja është krim, është akt turpi dhe papërgjegjësie.

Të gjithë ju, e dini që kush vjedh ose abuzon me pushtetin duhet të përballet me ligjin, por hajdutët mjeran në pozicionee drejtuese, nën abuzimin me pushtetin e legjitimuar nga vota juaj, vazhdojnë të abuzojnë mbi ju, dhe mbi besimin tuaj.

Çdo gjë në këtë botë, përfshi dhe vetë botën, e kanë pasur zanafillën nga një reaksion i fuqishëm aktiv.

Kështu mendohet se u krijua dhe universi i gjithësisë. Prandaj, të reagosh në mbrojtje të interesave të përbashkëta, në kërkim të mirëqenies, lumturisë, jo vetëm që e shikoj të drejtë, por të domosdoshme dhe të vetmen mënyrë për ti pasur të realizuara në realitet dhe jo më në ëndrra aspiratat tona. Unë, dhe bashkëmoshatarët e mi shqiptarë.

Për sa kohë do të vazhdojmë të jemi “Në tranzicion”?

Ndoshta për aq kohë sa ky emër do të jetë bërë monoton, i bezdisëm, i lodhshëm dhe i padurueshëm. Për aq kohë sa ne duhet të jemi të bindur dhe të vendosur për ti dhënë fund. Ju, shikoni dhe gëzoheni, kur dëgjoni se do të fillojnë punimet e ndërtimit të një x rruge, sepse e dini shumë mirë që infrastruktura është vendimtare në garantimin e zhvillimit ekonomik, por pa kaluar shumë kohë ju kuptoni se rruga nuk do të ndërtohet me cilësi, sepse fondet janë vjedhur. Mos marroni se interesat e përbashkëta mbrohen vetëm në mënyrë të përbashkët.
Ju e dini se klasa aktuale politike është autokratike, regresive, miope, por nuk reagoni që ta ndryshoni dhe ta zëvendësoni me një klasë të re që beson se pushteti rrjedh nga populli dhe që i përket popullit.

Unë, ashtu si dhe ju, e di që jeni të lodhur e të zhgënjyer nga realiteti, por përse nuk ndalojmë për pak çaste që të reflektojmë dhe të mendojmë në të njëjtën kohë, se si mund të ndryshohet ky realitet, duke parë me optimizëm zgjidhjen që buron vetëm prej nesh.

Ju, vëllezër që jetoni në Shqipëri, doni që ne, bijtë tuaj që jemi larguar jashtë të kthehemi në Atdhe, për të ndërtuar së bashku të ardhmen, por ju, ndoshta nuk e dini se edhe pse kemi shume mall për vendin dhe dëshirë për tu kthyer, nuk mundemi, sepse Shqipërinë e ka mbuluar militantizmi dhe injoranca.

Injoranca frikësohet nga dituria.
Nga ky arsyetim kuptojmë se të dyja nuk mund të bashkëjetojnë në formë paralele së bashku. Prandaj, ne dhe ju duhet t’iu tregojmë vendin që meritojnë mediokërve dhe injorantëve. Të gjithë së bashku, duhet të jemi te vendosur dhe të bindur se nuk mund të vazhdohet më me konceptin e xhunglës se me i forti mbijeton. Nuk duhet te jemi dakord dhe të pranojmë se populli është vetëm një turmë.
Nuk duhet të pranojmë faktin që të jetosh pa drita në shekullin e 21-të është diçka normale.
Nuk duhet të pranojmë faktin që nuk kemi ujë në shtëpitë tona edhe pse në na natyrë na ka dhuruar plotë burime ujore.
Nuk duhet të pranojmë të udhëtojmë në rrugë me gropa.
Nuk duhet të mbetemi analfabet, sepse nuk kemi lekë të blejmë tekstet shkollore.
Nuk duhet të sëmuremi, sepse nuk kemi lekë që t’iu japim doktorëve.
Nuk duhet të pranojmë vetëvrasjen, vrasjen në familje për shkak të depresionit mendor shkaktuar nga këto probleme ekonomike ndaj së cilave klasa politike është totalisht neglizhente.
Nuk mund të pranojmë që edhe sot në vitin 2010 njerëzit blejnë me lista.

Ju dhe unë i dimë të gjitha, por nuk reagojmë.
Duhet të besojmë se nëse jemi të vetëdijshëm në kapacitet tona dhe se një e ardhme më e mirë dhe më e sigurt na pret. Prandaj, le të punojmë të gjithë së bashku për ta ndërtuar atë, duke i garantuar vetes dhe brezave që do të vijnë një jetë më të mirë me standarde bashkëkohore.

Le ti them stop sjelljes pasive në mbrojte të lirive, të drejtave për të ndërtuar jetën që meritojnë në harmoni të plotë më mirëqenien ekonomike dhe lumturinë shpirtërore. Çdokush është zot i vetvetes, të gjithë jemi zot i vendit tonë, që ka shumë nevojë për ne të gjithë që të lulëzoj si vendet simotra të familjes Evropiane.

Nga Alban Daci, Agjencioni FLOART - PRESS,

Redaktoi: Stop Injorancës

Përmbajtjet e pahijshme, Facebook vendos masa sigurie

Zgjerimi i rrjetit Facebook dhe shqetësimet e klientëve për cënimin e privatësisë apo etikës, është bërë shkak që kompania e cila numëron më shumë se 260 milionë përdorues në të gjithë botën, të vendosë disa rregulla të reja sigurie.

Bëhet fjalë për shërbimin “Safety Center” i cili është lançuar ditët e fundit me qëllim për tu shkuar në ndihmë përdoruesve.

Shkak për lëshimin e këtij shërbimi në zbatimin e platformës Facebook është bërë një numër i madh ankesash nga përdorues të vendeve të ndryshme lidhur me përmbajtjen e materialeve fyese apo cënuese që transmetohen në rrjet.

Sipas administratorëve, qendra “Safety Center” tani e tutje do tu mundësojë përdoruesve aksesin në informacionet që udhëzojnë denoncimin e keqtrajtimeve, përmbajtjeve të pahijshme e deri tek bllokimi i dikujt apo dhënia e këshillave për pyetje të ndryshme të përdoruesve.

G. Korrieri

Friday, April 16, 2010

Gjuha Shqipe, provim për administratën

Jo vetëm për studentët, por në drejtshkrimin e Gjuhës Shqipe duhet të testohet edhe administrata publike.

Gazeta Shqiptare citon sot Shezai Rrokajn, dekan i Fakultetit të Filologjisë te shprehet se, një nismë e tillë është e domosdoshme, pasi si studentët ashtu edhe administrata kanë probleme për sa i përket të shkruarit saktë të gjuhës shqipe.

"Unë mendoj se gjuha shqipe duhet të bëhet edhe në fakultet. Këtu e kam fjalën kryesisht për pjesën e drejtshkrimit. Të futet ajo që quhet praktikum i gjuhës shqipe. Për fakultetet me drejtim shoqëror, ajo të bëhet në të gjitha vitet akademike, ndërsa tek të tjerat vetëm dy vite. Të jetë një lëndë opsionale, të ketë kreditet e saj dhe studentët me anë të testimit provojnë se sa mirë dinë ta shkruajnë gjuhën e tyre", - ka shpjeguar Rrokaj.
Sipas tij, testimi për njohuritë në drejtshkrimin e gjuhës duhet të futet edhe për administratën publike. "Jo vetëm nëpër fakultete, por për mënyrën se si e shkruajnë gjuhën shqipe duhet të testohet edhe administrate publike", - ka pohuar shefi i Fakultetit Filologjik, në UT

Ai gjithashtu sqaron ne Gazeta Shqiptare se, nuk duhet të biem në gabimin e të krahasojmë shqipen me gjuhë të tjera, pasi çdo gjuhë ka specifikat e saj.

(d.b/BalkanWeb)

Gjimnazistët, konsumimi i hashashit në modë

Është ulur mosha e fillimit të drogës si dhe është rritur numri i atyre që e përdorin atë prej vitesh. Alarmi është dhënë nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, të cilët thonë se një tjetër fenomen shqetësues është shifra gjithnjë e në rritje e përdoruesve intravenozë, pra që e marrin me shiringë.

Ndërkohë që ata theksojnë se shifrat e përdoruesve kanë pësuar rritje, sidomos në qytetet e vogla. Specialistët e ISHP-së shprehen se, aktualisht nuk ka shifra të sakta për përdoruesit e drogës në përgjithësi dhe të adoleshentëve në veçanti, por për këta të fundit specialistët bëjnë të ditur se konsumimi i hashashit tashmë është kthyer në modë. Të tymosësh një cigare hashash në shkollat e vendit tonë, sipas specialistes Jonida Haxhiu, nga të rinjtë nuk shikohet si një tabu, por po ndodh e kundërta, shikohet si diçka normale dhe e modës. Sipas saj, shifrat që u përkasin përdoruesve të drogës janë gjithnjë e më shumë alarmante, ku vitet e fundit është ulur mosha e fillit të përdorimit.

Si ka ndryshuar numri i përdoruesve të drogës në vendin tonë?
Duhet pranuar se është një fenomen në rritje. Nga viti në vit vihet re se numri i përdoruesve është rritur dhe mosha e atyre që konsumojnë drogë është ulur, pra e fillojnë në një moshë më të re 12-13 vjeç. Numri i përdoruesve të hashashit është rritur ndjeshëm, problemi qëndron se e konsiderojnë si diçka normale.

Po nëpër shkolla, si është situata?
Nga kontaktet e mija të vazhdueshme me nxënës dhe mësues, rezulton që ka ulje të moshës, pra përdorimi i drogave të lehta nis në mosha gjithmonë e më të vogla. Këto droga të lehta që quhen, nuk mund të konsiderohen plotësisht të tilla pasi dhe ato kanë efekte po aq të rënda për shëndetin si dhe drogat e rënda. Gjithashtu, ato mund të konsiderohen si një portë për të kaluar tek drogat e rënda. Ka një lidhje të pranimit si diçka normale të përdorimit të këtyre drogave, pra ka arritur një ulje të moshës dhe një rritje të "popullaritetit". Tashmë përdorimi i hashashit konsiderohet si diçka e modës.

A janë të ndërgjegjshëm për problemet që sjellin drogat?
Ndoshta në këtë aspekt ndikojnë mitet, ato thëniet e pavërteta që ekzistojnë dhe qarkullojnë ndër përdoruesit e këtyre drogave. Një ndër to është: "Unë e kam gjithçka nën kontroll dhe mund të ndaloj kur dua", por kjo është e pavërtetë, pasi hashashi është një drogë që krijon varësi tek përdoruesit dhe sjell dhe probleme të shumta shëndetësore.

Në gjimnaze, ka më shumë përdorues vajza apo djem?
Përgjithësisht janë meshkujt ata që janë më kuriozë për të eksperimentuar me drogat, por në gjimnazet e Tiranës është mjaft i madh dhe numri i përdorueseve femra.

Është vetëm Tirana që ka më shumë probleme?
Jo vetëm në Tiranë, por në të gjitha rrethet ka probleme të përdorimit të drogës. Moshat e reja janë problematike në të gjitha rrethet, pasi është përhapur miti i gabuar që hashashi është diçka e lehtë dhe e mirë në të njëjtën kohë.

Ata që përdorin hashashin, janë dhe konsumatorë të cigares?
Përgjithësisht janë persona që kanë konsumuar cigaren dhe numri i adoleshentëve që e konsumojnë është rritur në këto vitet e fundit. Pra, ka një lidhje me përdorimin e substancave të tjera, pra një njeri që përdor cigare është më i prirur të përdorë më vonë dhe hashash. Drogat janë të lidhura më njëra - tjetrën, pra dikush që ka përdorur hashash, është më i prirur që më pas të bëhet përdorues i drogave më të forta si heroina apo kokaina, në krahasim me dikë që nuk e ka përdorur atë.

A ka raste në gjimnaze që kanë kaluar fazën e përdorimit të hashashit dhe kanë kaluar në droga më të rënda?
Nuk është se ka shumë përdorues tek adoleshentët, pasi akoma nuk e kanë kaluar fazën e përdorimit të hashashit dhe janë në fazat e para të përdorimit. Por ka disa, kryesisht përdorues të heroinës, janë mbi moshën e gjimnazit që është moshë më problematike 20-30 vjeçarët. Megjithëse nuk përjashtohen dhe raste të pakta ndër adoleshentët që mund të jenë përdorues të heroinës.

Çfarë duhet të bëhet kundër rritjes së numrit të përdoruesve të drogave?
Ajo që është e nevojshme, është sensibilizim dhe bashkëpunim shumësektorial. Për këtë problem është e domosdoshme që të bashkëpunojnë të gjithë që nga familjet, shkollat dhe komuniteti. Ka prindër që nuk janë të interesuar për këtë problem, pasi kanë fëmijë të rregullt, por ata duhet të dinë që dhe fëmijët e tyre janë të rrezikuar në një komunitet ku ka përdorues droge.
Kështu që të gjithë duhet të bashkëpunojmë.

Ermelinda Hoxhaj, G. Shqiptare

Thursday, April 15, 2010

Bashkimi, i shqiptarëve në një shtet, është i pandalshëm.

Politologu Koço Danaj komentoi dje performancën e politikës dhe diplomacisë shqiptare pas anëtarësimit në NATO, procesin integrues, rolin e opozitës, vizitën e Metë në Serbi, të ardhmen e Maqedonisë, domosdoshmërinë e bashkimit te shqiptareve në një shtet.

Duke ju referuar çështjes së vizave, Danaj theksoi se BE është një klub i krishterë, që merr vendime fetare dhe kjo sipas tij u vërtetua vitin e kaluar, kur Shqipëria u penalizua si vend me popullsi përkatësisht myslimane.

Danaj shprehu bindje se vendimi për vizat është më shumë politik dhe nuk ka të bëjë aq sa flitet me plotësimin e kritereve teknike. Sipas tij shkaku i mos liberalizimit të vizave është fetar dhe politikanët tanë për interesa të pushtetit nuk kanë pasur asnjëherë guximin t’ua thonë të vërtetën shqiptarëve në sy.
Danaj u ndal edhe tek qëndrimi i opozitës pas zgjedhjeve të qershorit, ku ndër të tjera theksoi se opozita është marrë vetëm me kutitë për një vit rresh, pra me pushtetin e saj, duke lënë mënjanë problemet që shqetësojnë vërtetë shqiptarët. Politologu Danaj komentoi edhe vizitën e Metës në Serbi. Ai pohoi se Ministri i Jashtëm Shqiptar duhet ta shtonte në diskutim me palën serbe shkeljen që serbët i kanë bërë marrëveshjes ndërkombëtare të Konculit për Luginën e Preshevës, ku parashikohej respektimi i simboleve kombëtarëve për shqiptarët. Danaj ka folur edhe për Platformën e Shqipërisë natyrale, domosdoshmërinë e saj dhe arsyen e jehonës në median serbo malazeze.

Z. Danaj, Shqipëri sapo ka festuar një vjetorin e anëtarësimit në aleancën e sigurisë më ta madhe në botë, NATO. Si ka evoluar diplomacia shqiptare gjatë kësaj periudhe?
Duhet ta pohojmë të gjithë se anëtarësimi në NATO ishte një fitore e madhe e kombit shqiptar, e popullit shqiptarë dhe e politikës shqiptare në tërësi. Pra, kemi të bëjmë ndër ato të pakta raste, kur opozita dhe maxhoranca gjejnë një gjuhë të përbashkët, gjejnë një konsensus për një ngjarje madhore. Dhe, pikërisht, duhej që festimi i një vjetorit të pranimit në NANO, përsëri shqiptarët t’i gjente bashkë. Pra, duhej që për një çast të lihej mënjanë ajo që quhet politikë e ditës dhe ajo që quhet politikë e pushtetit për hir të politikës së kombit, gjë që nuk ndodhi, sepse u festua në të dy krahët veç e veç. Mazhoranca festoi më vete, opozita festoi më vete.
Ndaj, më duhet të them se ka ardhur momenti që ngjarje të mëdha kombëtare të mos jenë më pronë politikanësh, apo grupe politikanësh, apo partish politike, por të jenë vetëm pronë dhe atribut i të gjithë popullit, e një kombi të tërë, pasi ka ardhur koha që në ngjarje të tilla politika e pushtetit duhet të heshtë dhe vendin e saj duhet ta zërë politika kombëtare. Ngjarje të tilla janë evenimente madhore në historinë e një kombi. Imagjinoni që pranimi në NATO ndodhi 15 ditë pas tragjedisë së Gërdecit. Pra, nëse duhet të flitej për kushte, situata ishte e atillë për të thënë jo, por pranimi në NATO ishte një vendim politik, për kontributin që dha kombi shqiptarë gjatë tërë kësaj periudhe dhe meqë ishte një vendim politik nuk hodhën në tavolinë kushte nëse keni plotësuar apo kriteret, por u hodh në tavolinë jetësimi i një kërkesa, i një vendimi politik, se shqiptarë dhe Shqipëria e meriton të jetë anëtare e NATO-s, për atë kontribut shumë të madh që ka dhënë për stabilitetin dhe paqen në rajon.

- Ç’mendim keni për punë e diplomacisë shqiptare në tërësi për të promovuar në qarqet ndërkombëtare ecurinë e reformave dhe plotësimin e kushteve për marrjen e vizave?
Ne nuk mund ta mohojmë se Shqipëria është një vend i vogël. Nuk mund ta mohojmë se ky vend i vogël, ky shtet i vogël, kufizohet mbi 80 % të kufirit të tij me veten e tij. Ne nuk mund ta mohojmë që Shqipëria ka ende probleme që kanë të bëjnë me mirëqenien, me konsolidimin e reformave demokratike, apo më shumë me konsolidimin e mentaliteti demokratik, jo thjeshtë në gjirin e shoqërisë, por në mjaft raste në gjirin e asaj që quhet shtresë politikanësh. Dhe, në këtë aspekt ndodh që në mjaft raste politika apo diplomacia i nënshtrohet një lloj fatalizmi, meqë jam i vogël nuk kam nevojë të flas sepse nuk më dëgjon kush, në një kohë që harrohet se në sistemet demokratike dëgjohet si i vogli ashtu edhe i madhi. Për shembull, Gjermania është kontributorja më e madhe në Bashkimin Evropian, por ka vetëm një ministër në Komisionin Evropian. Qipro është vendi më i vogël i BE, por gjithsesi ajo ka prapë një ministër dhe fjala e komisionerit qipriot është e njëjtë dhe e barabartë më atë të komisinerit Gjerman. Të drejtën e vetos, siç e ka Gjermania, ashtu e ka edhe Qipro. Pra njohja e mekanizimit e veprimit të BE, duhet ta çojë diplomacinë shqiptare në eliminimin e këtij lloji ballkanizmi dhe në përpunimin e atyre ideve që kanë të bëjnë në radhë të parë me dinjitetin e Shqipërisë. Domethënë, më shumë se kushdo, luftën, përpjekjen, për dinjitetin e kombit shqiptar duhet ta kryejë diplomacia shqiptare kudo që ajo vepron. Jo thjeshtë si qendër institucionale në Tiranë, por në të gjitha ato vende të botës ku ekzistojnë ambasadat e Shqipërisë. E dyta, duhet që kjo diplomaci të përpunojë ato teza dhe ato ide, të cilat shqetësojnë sot Shqipërinë në veçanti dhe popullin shqiptar në përgjithësi. Pra, sot popullin shqiptarë në veçanti e shqetëson çështje e liberalizimit të vizave. Atëherë, është detyra numër një e diplomacisë shqiptare, jo vetëm për të bërë deklaratat propagandistike se ne e meritojmë liberalizimin e vizave, jo vetëm për të thënë - takuam atë apo këtë diplomat të Brukseli - por për të thënë edhe të vërtetën.

- Cila është e vërteta z. Danaj?
E verteta në këtë rast ka të bëjë jo me këto deklarata, e vërteta ka të bëjë që Bashkimi Evropian lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave ndaj Shqipërisë, mbajti një qëndrim të gabuar, mbajti një qëndrim me ngjyrime fetare dhe etnike. Më lejoni t’ju them që ish-komisioneri për zgjerim i KiE, Oli Ren, në fjalën e tij që mbajti në Parlamentin Evropian lidhur me plotësimin e kushteve nga Serbia dhe Mali i Zi për liberalizimin e vizave, u shpreh që Serbia nuk i ka plotësuar shumicën kushteve, Mali i Zi nuk i ka plotësuar shumicën e kushteve, por duhet ta marrim këtë vendim politik. Unë shtroj pyetjen, pse s’u tha edhe për Shqipërinë që nuk i ka plotësuar kushtet, por duhet përsëri ta marrim këtë vendim politik, por u la jashtë për një arsye që fatkeqësisht diplomacia shqiptare nuk thotë. U la jashtë për arsye fetare. Por, një nga nga eurodeputetët u shpreh hapur: T’ua liberalizojmë vizita që me 19 dhjetorë vëllezërve tanë në Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni, që ata t’i gëzojnë dhe t’i shijojnë krishtlindjet evropiane. Këtu del qartë shkaku i mos liberalizimit të vizave. Fatkeqësisht politika shqiptare, për interesin e pushtetit nuk e thotë këtë, por flet për kushte, flet për kritere, flet për arsye teknike, të cilat ekzistojnë, por në qoftë se do të mbetemi tek ato, nëse vendimi do të varet tek ato, të jemi të sigurt që asnjëherë nuk do të ketë vendim pozitiv. Vendimi në radhë të parë është politik.

- Z. Danaj, pas zgjedhjeve të 28 qershorit opozita shqiptare ka mbajtur një qëndrim radikal ndaj institucioneve dhe maxhorancës. Sa e ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve kjo sjellje agresive?
Unë gjykoj dhe analiza na çon në konkluzionin se më shumë sesa imazhin e Shqipërisë, opozita ka dëmtuar imazhin e vet, pasi për afro një vit opozita ka luajtur në boshllëk, për afro një vit opozita nuk ka hedhur asnjë ide. Opozita ka kërkuar vetëm të hapen kutitë. “Të hapen kutitë” nuk është ide, është luftë për pushtet. Pra për afro një vit nuk u hodh asnjë ide. Cili është qëndrimi i të majtës shqiptare për mirëqenien e kombit? Cili është kontributi i të majtës shqiptare lidhur me reformat që duhet të kryejë Shqipëria për të plotësuar atë bllok reformash që ka kryer çdo vend i BE?
Duke thënë këtë, kam parasysh që, të gjithë këtë periudhë opozita më shumë ka dëmtuar veten e saj, ka dëmtuar imazhin e saj, sepse më shumë ka bërë luftë deklaratash politike të shkruara e të lexuara dhe asnjë gjë tjetër, e cila mund të përgatisë vetë këtë opozitë, që nesër kur të vijë në pushtet të dijë të qeverisi vendin. Të qeverisësh vendin nuk do të thotë të mbetesh rob, nuk do të thotë që të mendosh vetëm për pushtetin tënd. Të qeverisësh në vend, do të thotë që të mendosh sesi do të zhvillohet ky vend, sesi do të zhvillohen zona të veçanta, e që t’i bësh këto objekt i një diskutimi të gjerë. Për shembull, opozita ka një fondacion “Qemal Stafa”. A dini gjë ju që ky fondacion është mbledhur një herë për të diskutuar ato probleme që shqetësojnë qytetarët shqiptarë? Jo. Pra, për ta përfunduar dua të them që nuk është dëmtuar imazhi i Shqipërisë. Në luftën për pushtet nuk dëmtohet imazhi i një vendi, dëmtohet imazhi i atyre politikanëve, të cilët harrojnë Shqipërinë për hir të interesit për pushtet.

- Z. Danaj, ish-ministri i Jashtëm Lulzim Basha është nisur dy ditë më parë drejt Brukselit për të prezantuar plotësimin e kushteve për heqjen e vizave, çfarë impakti do të ketë kjo vizitë në vendimin e samitit të 2 qershorit?
Këtë po e lidh me atë çka thashë më lart, me arsyen e mos marrjes së vendimit për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën qysh vitin e kaluar. Shpreh bindjen se BE do të marrë vendimin për liberalizimin e vizave, pasi nuk do ta përsërisë më gabimin e vitit të kaluar. Prandaj, kjo vizitë e ministrit të Brendshëm, i cili do te ketë një seancë dëgjimore, të jeni të sigurt që do të dalë me sukses sepse vendimi që është marrë nuk kthehet. Pra, vendimi është politik. Brukseli është i detyruar t’i liberalizojë vizat, për ndryshe duhet të pranojë se është një klub i krishterë. Dhe këtë nocion “Klub i Krishterë”, nuk jam unë i pari që e them, shumë politikën dhe analistë përpara meje e kanë thënë. Pra, Brukseli nuk duhet të sillet si klub i krishterë ndaj shqiptarëve, të cilët janë me shumicë të përkatësisë myslimane.

- Disa javë më parë, kryediplomati shqiptar Ilir Meta, zhvilloi një vizitë në Beograd, vizitë e cilat u komentuar shumë në dy aspekte - një palë e cilësuan si kundër interesave të Kosovës, ndërsa pala tjetër e konsideroi të suksesshme dhe hap drejt rivendosjes së marrëdhënieve me Serbinë. Ju çfarë mendoni për këtë vizitë?
Çdo vizitë e çdo politikani shqiptarë, kudo që bëhet apriori është e rëndësishme, për më tepër vizita ministrit të Jashtëm Shqiptarë në një vend me të cilin Shqipëria ka pasur dhe vazhdon të ketë probleme të mprehta. Pra, problemi nuk është i tillë. Ministri i Jashtëm mund të shkojë kudo dhe duhet të shkojë kudo për hir të interesave të kombit shqiptarë, për hir të interesave të vendin që përfaqëson. Dhe në këtë aspekt, çdo vizitë duhet konsideruar si pozitive. Por, thelbi i problemi nuk qëndron nëse duhet të shkonte apo nuk duhen të shkonte, siç janë shprehur disa që nuk duhet të shkonte, duhet të shkonte edhe në Sarajeve, edhe në Podgoricë, edhe në Zagreb, nuk ka rëndësi kjo, pasi kjo është detyra.

- Atëherë ku qëndron problemi i vizitës z. Danaj?
Ajo që është e rëndësishme dhe që meriton analizë është se çfarë mesazhesh përcjell vizita, cila është problematika, e këtu, përveç anëve pozitive unë kam rezervat e mira. Cilat janë këto rezerve? Po marr të parën. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë e ka për detyrë të dijë që në vitin 2001 është nënshkruar një marrëveshje ndërkombëtare për Luginën e Preshevës, e firmosur nga ish-përfaqësuesi special i NATO-s, Piter Fiejt dhe nga ish-komandanti i përgjithshëm i UÇKMB, Shefqet Myslimi. Ajo quhet Marrëveshja e Komculit. Kjo marrëveshje ndërkombëtare, e cila më vonë iu dërgua edhe autoriteteve serbe ka një sërë klauzolash. Unë e kam lexuar, studiuar dhe ballafaquar, ku del se kjo marrëveshje në 80 % të saj jo vetëm që nuk është zbatuar, por është injoruar. Atëherë ky ishte problemi i parë që duhej të trajtohej me homologun e tij serb dhe me presidentin e Serbisë. Problemi i dytë ka të bëjë që ministri i Jashtëm i Shqipërisë shkoi në Luginën e Preshevës dhe kjo ishte një gjë shumë pozitive. Por kush jeton në Luginën e Preshevës? Jeton një pjesë e popullit shqiptarë? Po. Kjo pakicë shqiptare një nga simbolet kombëtare ka flamurin shqiptar. Si ka mundësi që nuk u lejua të përdorej asnjë flamur shqiptar! Pritej Ministrit i Jashtëm i Shqipërisë për herë të parë pas 50 vitesh. Ç’të keqe kishte të përdorej flamuri shqiptar? Kush ka frikë nga flamuri shqiptar? Pra përgjegjësia bie te qeveria serbe, e cila ka injoruar marrëveshjen, duke mos lejuar shqiptarët e Preshevës të përdorin simbolet e tyre. Pikërisht kjo qeveris serbe duhet të bënte gjestin fisnik duke thënë: po përdoreni shqiptarë flamurin tuaj sepse ju vjen ministri shqiptar, i kombit tuaj. Dhe të mos thuhet se bëhet në Beograd që shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të gjejnë një flamur tjetër.
Çfarë flamuri të gjejnë?
Të shpikin një flamur tjetër si ai i Kosovës? Unë do të t’i thosha homologut serb po të isha se nga Lugina e Preshevës në vitin 2001 kanë ikur 30 mijë shqiptarë të cilët sot janë në Kosovë. Çfarë bëhet për rikthimin e tyre? Sot Metvegja dikur shqiptare është serbe. Tani kanë mbetur vetëm 7 % shqiptarë. Pra, do të thosha se demokraci dhe marrëdhënie e fqinjësisë së mirë nuk do të thotë spastrim etnik i krahinave ku jetojnë pakicat. Pra, unë e kam fjalën në këtë aspekt, ne duhet të takohemi me këdo, por duhet t’i paraqesim shqetësimet tona kujtdo dhe jo për hir të asaj që të mos na quajnë nacionalistë të harrojmë problemet reale, duke dalë më sloganin e fqinjësisë së mirë. Fqinjësi e mirë do të thotë secili me dinjitet në shtëpinë e vet. Në qoftë se nuk jeton secili me dinjitet nuk ka fqinjësi të mirë, përkundrazi ka racizëm.

-Z. Danaj, tashmë është hedhur ideja e Shqipërisë natyrale. A mendoni se ka ardhur koha që shqiptarët të kërkojnë Shqipërinë natyrale, pra të bashkohen si shtet?
Koha më shumë sesa është ajo po ikën, sepse kjo është thelbi i saj, ajo ik, nuk qëndron. Dhe nuk mund të qëndrojë të presë shqiptarët se kur do të zgjohen nga gjumi. Prandaj bashkimi i shqiptarëve në një shtet, të cilin unë e quaj Shqipëri natyrale, sot është një realitet, sot është një domosdoshmëri, sot është një kërkesë e cila duhet të realizohet sa më parë për disa arsye. Arsyeja e parë ka të bëjë më vetë Shqipërinë. Pra, shqiptarët nuk mund të jenë më kaq artificial në ndërtimin e shtetit të tyre. Nuk ka artificialitet më të madh në botë për një komb sesa ai të kufizohet në 80 % të kufirit me veten e tij, që fillon nga Hani i Hotit, vazhdon në Qafën e Prushit, Vazhdon në Qafën e Morinës, vazhdon në Qafën e Thanës etj. Atëherë duke qenë ky artificialitet, ky absurd kaq i madh, shqiptarët duhet të kërkojnë që edhe ata të jenë si kombet e tjerë, që t’u lejohet e drejta të bashkohen. Me këtë nuk kam parasysh që shqiptarët të vazhdojnë luftën, nuk kam parasysh që shqiptarët të derdhin gjak. Shqiptarët, për gjatë një shekulli me radhë kanë derdhur aq shumë gjak sa të bëjnë pesë Shqipëri. Tani nuk ka më nevojë. Nëse deri dje shqiptarët thoshin të vdesim në këmbë, sot duhet të thonë të jetojmë në këmbë. Të jetosh në këmbë do të thotë të kesh dinjitet nacional dhe shqiptarët duhet ta bëjnë këtë. Pra, po i rikthehem pyetjes suaj, koha po ikën dhe prandaj shtohet urgjentisht bashkimi i shqiptarëve në një shtet. Sot më shumë se kurrë kjo mund të realizohet.

- Pse mund të realizohet?
Janë disa arsye. E para, ne të gjithë pranojmë se sot jetojnë në një rajon demokratik, pra pranojmë se ka demokraci. Atëherë, demokraci do të thotë të mos ketë tabu, Vetëm në sistemet totalitare nuk të lejohej të flisje për çdo gjë. Në sistemet demokratike të lejohet dhe e ke për detyrë të flasësh. Sot, për shembull po bëhet gjithë kjo zhurmë e madhe, madje angazhohet edhe diplomatë të fuqive të mëdha për të drejtat e homoseksualëve. Kjo bëhet në kuadër të demokracisë dhe nuk ka asgjë të keqe. Po kur ka angazhim kaq të madh për homoseksualizmin, pse të mos këtë një angazhim shumë herë më të madh për bashkimin etnik të shqiptarëve? Kujt i prish punë kjo? Përkundrazi kjo kërkon përkushtim në radhë të parë, e dyta kërkon që të jesh politikan dhe të mos mendosh vetëm derisa sa të kesh pushtetin, por të jesh politikan dhe të mendosh për kombin sa të kesh jetën. Pra, në radhë të parë të jesh shqiptarë me mendësi progresiste, e jo europeist me origjinë shqiptare. Problemi i dytë. Të gjithë qeveritë shqiptare, të gjithë politikanët shqiptarë, kanë festuar 28 nëntorin e vitit 1912 si ditën e shpalljes së pavarësisë. Po ç’është 28 nëntori?
28 nëntori është shpallja e pavarësisë së Shqipërisë natyrale dhe jo e kësaj Shqipërie artificiale. Kjo e fundit u vendos më 29 korrik të vitit 1913 nga Konferenca e Londrës. Të gjithë politikën shqiptarë që nga Ismali Qemali, Ahmet Zogu, Mit’hat Frashëri, Enver Hoxha etj., kanë festuar 28 nëntorin, pra në heshtje nuk e kanë pranuar vendimin e Konferencës së Londrës, në heshtje kanë pranuar Shqipërinë natyrale. Së treti. Tashmë bashkësia ndërkombëtare është duke i riparuar gabimet e së kaluarës. Është riparuar gati 80 % Konferenca e Versajës, e cila mbas shpërbërjes së perandorisë Austro-Hungareze, krijoi mbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene. Po ju jep një shembull. Mali i Zi deri në vitin 1919 ishte shtet i pavarur, Konferenca e Versajës ia mohoi pavarësinë sepse e futi brenda mbretërisë, ashtu siç bëri me Bosnjën. Ndërkohë sot kemi pavarësinë për të gjithë këto shtete. Pra u rregulluan gabimet e Konferencës së Versajës, ku tashmë ka mbetet ende pa u rregulluar gabimet e Konferencës së Londrës. Prandaj, unë kam hedhur idenë që sot ka nevojë për një konferencë ndërkombëtare Londër 2, natyrisht me pjesëmarrjen e aleatit më të afërt të shqiptarëve, SHBA. Pa u rregulluar me Londrën 2, nuk do të ketë as progres dhe as paqe për vendet e Ballkanit. Shqiptarët nuk po e hedhin për herë të parë këtë tezë ka një shekull që e kanë kërkuar bashkimin. Shqiptarët janë vrarë për këtë ide, për bashkimin e trojeve shqiptare. Tani problemi shtrohet që duke përfituar nga fakti se jemi në një sistem demokratik ky problem duhet të zgjidhet. Ky problem nuk ka të bëjë vetëm më shqiptarët, por edhe me vetë rajonin e Ballkanit.

- A e ndalon Kushtetuta jonë bashkimin e trojeve shqiptare?
Ne e pranojmë në Kushtetutën e Shqipërisë të drejtën legjitime të shqiptarëve për t’u bashkuar. Kjo Kushtetutë u miratua edhe nga Komisioni i Venecias. Pse nuk e hoqi Komisioni këtë pikë? Po t’u thoshte, të jesh i sigurt që partitë tonë do të ndryshonin Kushtetutën siç e kanë ndryshuar herë të tjera brenda natës. Pra e la dhe shqiptarët u pranuan në NATO. Po të jenë ndërkombëtarët kundër bashkimit të shqiptarëve, ekspertët e NATO-s para se të merrnin vendimin e pranimit, e kanë studiuar Kushtetutën e Shqipërisë më mirë sesa vetë ne dhe e kanë parë në Kushtetutë të drejtën legjitime për t’u bashkuar. Dhe nuk thanë asnjë gjë. Atëherë, është një detyrimi Kushtetues e drejta për t’u bashkuar. Duke qenë një detyrim i tillë, mos angazhimi për bashkim është shkelja më e rëndë që i bëhet Kushtetutës. Dhe kjo ka të bëjë me të gjithë politikët shqiptarë, të cilët propagandojnë Shqipëria Evropiane dhe jo Shqipëri Natyrale. Shqipëria Evropiane është në thelb Shqipëri otomane. Në thelb sot kemi mbeturina të perandorisë otomane, ku kishim vilajet, pavarësisht kostumit modern dhe deklaratave moderne. Shqipëria natyrale është Shqipëria Evropiane. BE nuk mund të pranoje mbeturina otomanizmi, pa u bashkuar trojet shqiptare. Nuk pranon vilajet me kostum modern. Prandaj them se koha po ikën dhe ne duhet me çdo kusht të bashkojmë trojet e copëtuara nga Konferenca e Londrës.

- Pas rikthimit të idesë nga ana juaj për Shqipërinë Natyrale, deri më tani në mediat elektronike dhe të shkruara serbe janë botuar mbi 100 artikuj, natyrisht kundër kësaj ideje. Si e shpjegoni këtë superndjeshmëri për një kohë kaq të shkurtër?
Shumica e mediave serbe dhe malazeze njëkohësisht e kanë shprehur këtë mospajtim. Ndjeshmëria ka të bëjë me diçka tjetër, sepse në platformën që i është dhënë publikut, e cila është botuar në serbisht, greqisht, maqedonisht dhe anglisht, ka disa elementë që politikës serbe i kane hequr armen kryesore nga dora për të atakuar dhe për të etiketuar shqiptarët si destabilizues. Në platformë nuk bëhet fjalë për dhunë as për armë, platforma ka një devizë - domosdoshmëri e Shqipërisë natyrale me dialog me këdo, edhe me serb, me grek etj. Dialog për gjithçka. Ejani të ulemi në tavolinë. Nëse ju keni argumente më shumë, ne tërhiqemi. Nëse ne kemi më shumë argumente, pra nëse nuk kemi me vete vetëm të drejtën historike, por edhe realitetin aktual, atëherë ne tërhiqemi. Ato hedhin tezën e rrezikut te prishjes së monumente serbe që ndodhen në trojet shqiptare. Kjo tezë nuk ekziston, është një tezë që nuk ngjit dhe e vjetruar, Pse? Ku kanë qenë këto monumente para 100 vjetësh? A kanë në qene ne mes të shqiptarëve? Po. Pse nuk i prekën atëherë? Përkundrazi i mirëmbajtën. Murgjit manastireve serbe aty kanë qenë dhe janë. E dyta, diplomacia serbe ka nevojë të njohë më mirë historinë. Nën logjikën e diplomacisë serbe duhet të themi se Bregdeti i Izmirit në Turqi është tokë greke, sepse në këtë gji para shumë shekujsh lindi ajo shkollë e madhe filozofësh që quhet shkolla e Miletit, e drejtuar nga tre filozofët e shquar grek. Por. Turqia, ende sot e mban si një monument të lartë kulture atë vend ku kanë jetuar dukur ato tre filozofë të shuar. Po marr Sicilinë. Në Sicili, ne Krotone, ka jetuar Pitagora, Portagora, Anaksagora Ksenofani. Po të ecim me logjikën e diplomacisë serbe duhet që Greqia të çojë trupat ushtarake në Sicili. Pra dalëngadalë logjika nacionaliste serbe po çmontohet ne saje te argumenteve qe sjellin shqiptaret. Kështu do te ndodhe edhe me Shqipërinë natyrale. Ata kane frike nga dialogu, nga Tavolina, prandaj patën edhe atë ndjeshmëri qe thate ju.

- Para vizitës së Presidentit Topi në Maqedoni, kryetari i PDSH, Mendu Thaçi, hodhi idenë e federalizimit të Maqedonisë. Po ashtu, Arbër Xhaferri, një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit ka hequr firmën që hodhi në vitin 2001. Cila është e ardhmja e Maqedonisë?
Po jo vetëm nga detajet që përmendët ju me të drejtë në pyetjen tuaj, por edhe nga një takim të zhvilluar para disa ditësh me ekspertë dhe juristë të njohur shqiptarë, u hodh dhe u argumentua domosdoshmëria e federalizimit të Maqedonisë, për një arsye madhore. Maqedonia nuk mund të jetojë dot këtu siç është, pasi kemi një nacionalizëm gjithnjë e më agresiv të partive maqedonase, siç kemi një përulje të partive shqiptare. Pra, nuk kemi në Maqedoni opozitë etnike shqiptare, kemi vetëm opozitë politike. Atje problemi etnik është ende i pazgjidhur opozita etnike është domosdoshmëri. Shqiptarët në Maqedoni marrin pjesë formalisht në Parlament. Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001 e shpëtoi Maqedoninë. Po mos ta kishin shpëtuar shqiptarët, sot Maqedonia do të ishte më dysh. Sot Qafa e Thanës nuk do të ishte pikë kufitare, por do të ishte thjeshtë një nocion brenda një territori. Shqiptarët asokohe dëgjuan ndërkombëtarët, por edhe besuan se pala maqedonase ishte ulur me këmbë në tokë. Tani Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, nuk ekziston më. Por, politikanët shqiptarë kanë frikë të thonë të vërtetën, sepse po të thonë të vërtetën duhet të japin dorëheqjen. Presidenti i Shqipërisë ndodhet për një vizitë në Maqedoni, por nuk e di a ja kanë thënë se shqiptarët e atjeshëm nuk lejohen ta përdorin flamurin e tyre. Në vitin 2004 u miratua një ligji në Parlamentin Maqedonas për përdorimin e flamurit nga grupi etnik shqiptarë, por në marrëveshje të fshehtë një grup deputetësh nacionalistë e çuan këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese. Dhe Kushtetuesja Maqedonase në 2007 mori vendim për mospërdorimin e flamurit shqiptarë. Sot flamuri përdoret pa leje, që do të thotë që mund të ndodhë çdo gjë.

Federalizimi i Maqedonisë është i pashmangshëm. Ashtu siç është i pashmangshme me vone bashkimi me Shqipërinë.

G. Sot

Niko Stilos: Shkrimet në gur na zbulojnë gjurmët më të hershme të shqipes

Në përgjithësi për historinë e lashtë të popullit shqiptar kanë qenë të huajt që kanë shkruar dhe kanë sjellë vërtetime për lashtësinë tonë. Por, ka pasur edhe raste të studiuesve të huaj që këto vërtetime i kanë fshehur ose i kanë keqshpjeguar.

Studiuesi grek me origjinë shqiptare, Niko Stilos para disa vitesh botoi në gjuhën shqipe librin “HISTORIA E SHENJTË E ARVANITËVE”, një libër që tregon për lashtësinë e gjuhës dhe shkrimit shqip. Para një viti botoi “FJALORIN e MARKO BOÇARIT” dygjuhësh greqisht-shqip. Në moshën 19-vjeçare, më 1809, Markoja na solli fjalorin e parë greko-shqip “Ëåîéêïí ôéò Ñïìáéêçò êáé Áñâáíéôéêçò áðëçó” (Fjalori dygjuhësh Greqisht dhe Shqipes së thjeshtë).

Fjalori dygjuhësh përbëhej nga 111 faqe, 1494 fjalë shqipe, dhe 1701 fjalë greke. Origjinali i këtij fjalori gjendet sot në Muzeun Kombëtar të Parisit me kodin, Suplement Grec 251 numri 244 të faqes, dhe u dhurua në maj të vitit 1819 nga konsulli francez në Janinë, Pukëvilli. Studiuesi Niko Stilos është i lindur në një fshat të prefekturës të Prevezë nga prindër dygjuhësh, që flisnin gjuhën shqipe (arvanite) dhe greqisht. Ai ka rreth 30 vite që merret me studimet parahistorike rreth lashtësisë së gjuhëve të ndryshme europiane. Ai është i diplomuar në ekonomi, në universitetet italiane dhe më vonë emigroi në Gjermani ku ka mbi 35 vite atje. Për shumë vite është marrë me studimet e shkrimeve të vjetra, ku ka nxjerrë edhe mendimet e tij se shqiptarët janë autoktonë në Greqinë e lashtë, se ata janë helenasit e vjetër dhe jo grekët e sotëm. Këto mendime ai i mbështet në mbishkrimet e shkruara nëpër gurët dhe thëniet e historianëve të lashtë si Herodoti.

Në këtë intervistë ai shpalos disa prej argumenteve të tij mbi lashtësinë e shqipes dhe faktin se shqiptarët janë autoktonë.

Në përgjithësi shqiptarët nuk kanë shumë njohuri mbi faktin se gjuha e vjetër e kohës antike është gjuha shqipe dhe që ka shkrime të vjetra në gjuhën shqipe. Gjithmonë i është mëshuar faktit se gjuha dhe shkrimi i vjetër qe greqishtja. Ju çfarë mund të na thoni?

Ç’mund t’ju them! Shqiptarët kudo, edhe në Shqipëri nuk dinë mirë as historinë që ishte përpara, le të themi 200, 300 apo 500 vite më parë. Në ato vite ka shumë libra të shkruar në gjuhën shqipe me shkronja toske, pra me shkronja greke. Kështu, propaganda antishqiptare nuk do që këto libra të dalin në dritë. Unë isha 25 vjeç dhe nuk e dija që shqiptarët kishin libra, kishin testament. Pra, nuk e dija që edhe Bibla ishte përkthyer në gjuhën shqipe dy herë. Një herë nga peshkop Grigori dhe njëherë nga Kostandin Kristoforidhi.

Pra, ju mendoni se ka libra të shkruar në gjuhën shqipe më përpara se vitit 1555, që njihet “MESHARI”?
Patjetër, mund të ketë libra edhe më përpara se “MESHARI”. Në Bibliotekën e Vatikanit p.sh, nuk lënë çdo njeri që të kërkojë këto libra. Mua p.sh., nuk mund të më lënë. Në Itali, rreth vitit 1200 një peshkop katolik nga Bari shkruan se shqiptarët kanë një tjetër gjuhë nga latinët, por librat e shqiptarëve janë të shkruar me shkronja latine. Këtë e thotë një peshkop katolik më 1200. Pra, ku shkuan ato libra?! Kush i prishi? Ato libra janë diku, por nuk dimë ku janë.

Ka akademikë apo studiues në botë që thonë se shqiptarët kanë ardhur nga Kaukazi?

Po. Ka studiues që thonë, por e vërteta është se shqiptarët janë më të vjetër se ky dheu këtu. Shqiptarët janë pellazgë. Po të studiojmë se kush janë shqiptarët, do të mësojmë se janë njerëz që nuk erdhën nga mali, por janë ata që shkruan këto gjërat antike. Erdhi koha që t’i mësojë bota.

Kemi mësuar se grekët janë më të vjetrit, kanë Mitologjinë, vepra antike, Homerin etj. Do të rrëzohen këto mendime me dokumente shkencore?
Unë punoj që të thyhet kjo tabu. Në botën e sotme moderne nuk e kërkon puna që vetëm të flasim. Duhen fakte për ta vërtetuar. Unë kam punuar 10 vite që njerëzit të lexojnë këto tekste të vjetra. Pra. ka tekste të kohës antike që lexohen vetëm në gjuhën shqipe.
Në Kretë është gjetur një tekst i vjetër Dorjan në gur. Këtë tekst unë e kam punuar që të lexohet dhe them që është në dialektin dorisht, pra në gjuhën e arvanitasve toskë. Dialekti i toskëve, i arvanitasve, ka shumë fjalë greke. Ky tekst tregon për perëndinë Dionis. Unë them që Dorjanët janë shqiptarët toskë, pra arvanitasit. Ndërsa Jonët janë shqiptarët gegë. Jonët ishin shumë në lashtësi. Pra, gjuha shqipe kishte dhe ka dy dialekte. Jonët, që janë gegët e shkruanin me shkronja latine gjuhën shqipe.
Po të kem kohë, këtë tekst do ta botoj në një libër. Për këtë tekst grekët, duke mos e kuptuar, thonë që është në gjuhën e vjetër greke, në dorisht. Por, unë e lexoj këtë tekst në gjuhën shqipe. E kupton se çfarë bëhet...

Mundet që studiuesit e tjerë t’ju kundërshtojnë?

Unë punoj që njerëzit të më kuptojnë edhe t’i kuptojnë këto tekste. Është një gur i vjetër i gjetur në Peruxhia të Italisë, që i thonë Toskanë. Toskanë do të thotë ana e toskëve dhe atje flisnin në gjuhën e toskëve. Gurin e Peruxhias unë e kam deshifruar në gjuhën shqipe, në alfabetin latin dhe grek.
Kur botova studimet e para vajta në Greqi, sepse unë jam shqiptar i Greqisë edhe dua që këto që shkruaj t’i lexojnë shqiptarët e Greqisë (arvanitasit, shën.A.Llalla) dhe të shohin cilët janë shqiptarët.
Duhet që ta largojnë turpin nga vetja ata më të shumtit, të cilët nuk thonë që janë shqiptarë, por grekë. Sepse në Greqi thonë se shqiptarët nuk kishin kulturë.
Niko Stilos

Burimi: http://www.pasioni.net/kulture/kulture/262-arben-llalla-niko-stilos-shkrimet-ne-gur-na-zbulojne-gjurmet-me-te-hershme-te-shqipes

Arben Llalla