Kur Kryetari nga tribuna në Kongres të Socialistëve, zuri të lexojë fund e kre diskurin e Nolit në Parlamentin e ‘23-së, të famshmen “Kabineti i Pykave”, mua ulur në sallë mes delegatëve të 2010-ës, zu të më bëjë tring sinjali i SMS-ve në celular.
Sefte me ngadalë e pastaj gati paprerë, aq sa më vuri në pozitë me ata që kisha përreth. Mesazhet që rridhnin përrua, kishin një linjë pak a shumë kështu: “Ti ja ke bërë kryetarit këtë copë të fjalës, a të paktën ja ke shtënë në mënt?”.
Jo të dashur miq e shokë, as ja kisha bërë e as ja kisha shtënë në mënt unë Kryetarit atë punë se, vërtet kam kontakt me Nolin, meqë e kam bashkëfshatar, por s’kam kontakt me Kryetarin. Është Kryetar ai e s’ja ka ngenë të merret me mua.
Po që të kthehem te Kabineti i Pykave, do thënë se i kish vajtur mëndja me tamam Kryetarit, ca më shumë të bënte të ngriheshe peshë tek e dëgjonje të interpretuar gjithë fuqi e me zërin bubullimë të Kryetarit tonë. Më tej akoma, mbeteshe gojë hapur kur shihnje se si u shkonin për bukuri ditëve tona fjalët e Nolit të 87 viteve të shkuara, ashtu siç do mbeteshim gojëhapur po të mundnim e t’i lexonim të njëjtat fjalë të Nolit, për Byronë tonë Politike të viteve ‘80.
Unë u bëra kaq vjet që u sjell në mëndje lexonjësve paralele historike, si ajo që me aq pathos na solli edhe Kryetari kësaj radhe. Unë e bëj këtë gjë, jo për kënaqësi të krahasimit, apo për të zbavitur të ngeshmit, e as për të treguar se sa profet paskësh qenë Noli, Konica, apo kushdo tjetër sipas rradhës. Unë e bëj për një tjetër qëllim, që t’u tregoj shqiptarëve se sa shumë përsëritet historia këtu ndër ne. Tani që kemi filluar të çuditemi me paralelet historike, duhet të ndërrojmë edhe një tjetër bindje: nuk është profet imzot Noli a Faik beu që u kanë vënd llafet edhe pas gati një shekulli, por jemi ne të paaftë të ndryshojmë e të ndreqemi.
Për shembull, nëse epokën Ndoka e qojtëm “vrima e zezë në mjekësinë shqiptare”, kohë kur vdisnin njerëzia në derë të spitalit, kush na i ka fajin që e duartrokitëm prapë si të ftuar të nderuar dhe si aleat në sallën e Kongresit të Socialistëve! Mos do më quani gjë mua profet pas ca vjetësh kur Ndoka të jetë bërë prapë ministër dhe ju të nxirrni nga arkiva e mëndjes shkrimet e mia të dikurshme për turpet e tij? Jo, s’jam unë profet, por jeni ju fajtorë që e riktheni në skenë.
Nuk besoj se ka vënd në Britaninë e sotme një fjalim i Çurçillit i para 60 vjetëve për çfarëdo problemi të kohës së tij dhe, kjo ndodh, sepse englezët dhe çdo popull i pjekur, sa herë që u del një problem në udhën e zhvillimit, e zgjidhin dhe nxjerrin mësime që ai të mos përsëritet më. Ndërsa kur një populli i paraqiten të njëjtat probleme një ditë, pastaj edhe pas njëzet vjetësh, edhe pas 40 vjetësh, edhe pas 80 vjetësh, do parë puna më thellë se, një i këtillë popull, e ka problemin me veten e jo me problemin. Një i këtillë popull është i papjekur apo i paaftë të nxjerrë një klasë drejtonjëse që t’i zgjidhë problemet njëherë e mirë.
Që Noli nuk qe shtetar, këtë kush më shumë e kush më pak, e pranojnë të gjithë. Do përpiqem të shkoj ca më tej në të kuptuarin e pakuptushmë të këtij njeriu të madh. Noli ishte një artist i madh dhe, si çdo njeri i artit, kish shpirt rebeli. Ndaj si të gjithë rebelët, s’kish si të vinte ndryshe në pushtet veç se me kryengritje, siç edhe erdhi.
Projekti i tij politik, nuk kish fare të bënte me ato që thonin e mejtonin ata që kish përreth, qoftë me turmën e madhe lakmitare që rrethon çdo pushtet fitonjës, e qoftë me grupthin e vockël të dashnorëve të shtetit me rregulla. Noli ëndërronjës kish në kokë projektin e tij dhe desh që ta realizonte ashtu sikundër çdo kompozitor do që të kompozojë muzikën e tij siç e ka në mëndje, apo çdo piktor që do ta pikturojë telajon e tij i pakushtëzuar. Ky është problemi i tmerrshëm përpara të cilit vë historia çdo komb që s’ia ka dalë dot të ngrejë ende sistem rregullash, në momentin që dallga e fatit i sjell në krye një Rrebel të Madh.
Pesë shekuj të shkuar, mbretëresha Elisabeta I, mbretëroi pa u martuar, duke thënë “jam martuar me Anglinë”. Edhe Noli ynë e dashuronte pasionisht Shqipërinë dhe, në ëndrrat e tij kish ngritur edhe projektin se qysh do ta bënte zonjë kur të martohej me të ndaj, në momentin që Shqipëria u bë e tija, ai s’deshi më të kushtëzohej nga askush. Më lini të bëj muzikën time, duket sikur thërret ai, ndërsa punët e shtetit bëheshin pirg e përplaseshin pas njëra-tjatrës. E dua të bardhë e të lirë telajon, për të bërë Shqipërinë time siç dua unë, na bëhet sikur flet i zënë në morsën e realitetit. Jo, se duhet mbledhur Parlamenti; jo, se duhet bërë kompromis këtu, e duhet lëshuar atje; duhet bërë ligj për këtë, e rregull për atë - ja nxinin jetën të tjerët. Të gjitha këto, kufizime që ai s’i mbante e s’i duronte dot, ndaj s’bëri dot gjë. Koha e shkurtër, vetëm gjashtë muaj, bëri që telajoja e tij të mbetet pa pikturë, duke na krijuar mitin se kushedi ç’pikturë do kish qënë ajo. Ndërsa ai i mbylli ditët e pushtetit i inatosur me botën, që s’e linte të bënte pikturën e tij, duke i rënë flautit ndërsa mercenarët e Zogut u afroheshin portave të Tiranës, ashtu sikundër një tjetër artist njëzet vet më pas, që edhe ai do t’i mbyllte ditët në një bunker, duke shikuar projekte arkitekture që s’i realizoi dot, ndërsa rusët hidhnin bomba në portat e qytetit të tij, Berlinit. Ashtu sikundër Neroni 1900 vjet para tyre, që gjithashtu i binte harpës ndërsa vinin për ta vrarë, pasi dogji Romën që t’i krijonte vetes telajon për të bërë edhe ai pikturën e tij.
Janë shpirtra të mëdhenj këta, që e kanë dashuruar marrëzisht vëndin e tyre, aq sa kanë dashur ta përdorin si telajo të kryeveprës së tyre. Meritojnë vënd në kujtesë të njerëzisë, kryesisht për shpirtin e tyre të pasosur, por rrallë shumë rrallë, edhe për atë që krijojnë (në ato pak raste kur ja dalin).
Noli pati një fat të trifishtë në jetë: e përzunë pa e lënë të provohej në qeverisje, e përzunë me grusht shteti, e përzunë të nisur nga armiku ynë i gjithëherës, Sërbia. Më shumë fat se kaq, nuk mund të lypë një vdektar që ëndërron të mbetet i pavdekur në mënd të njerëzisë. Mendoni sikur, llafi që bie dhe qoftë larg, Saliu të ish vrarë gjëkund në vitin 1991, se si do ish ngulur përjetë në zëmrat e shqiptarëve (përfshirë edhe timen), si shansi i madh i humbur dhe si njeriu që do e kish bërë Shqipërinë Zvicër, por që s’e lanë. Le pastaj, sikur të kish edhe ndonjë hobi arti, ashtu si edhe Noli dhe, të dinte t’i binte ndonjë vegle, si n’do Zot çiftelisë për shembull. Ehuu, çfarë miti do qe krijuar. S’pati fat dhe sot e kemi midis nesh dhe e shajmë sabah-aksham.
Mos harroni të dashur miq edhe një tjetër gjë. Kam vënë re se, sa herë që krerët tanë duan t’i bëjnë vënd vetes në zemrat tona, apo përgatiten t’i futen udhës së autoritarizmës, i kthehen Nolit dhe zënë e citojnë.
Zogu më ‘43-në arriti gjer aty sa, për të bërë për vete zemrat e ftohura të shqiptarëve, i propozoi Nolit që të bëhej kryeministër në mërgim. Komandanti në vitet e para, e citonte Nolin pa prerë e madje i bëri edhe dy ftesa publike që të kthehej në mëmëdhe (që të hante dhé). Po Saliun, atë Saliun e ‘91-‘92-shit, kur rrinte akoma me pardesy të bardhë, a e kujtoni dot se sa herë i është referuar në ato ditë Nolit dhe demokracisë së tij. Për të mos përmëndur Partinë Republikane, që e filloi udhën e saj me portretin e Nolit dhe një citat të tijin dhe e mbaroi me Gërdecin. Madje edhe Kreu i Kishës Orthodokse, për të na mbushur mëndjen se do ngrinte kishë shqiptare, vitet e para e përdori Nolin si simbol, ndërsa tani as që e zënë më n’goje. Dritëroi, si doktor shpirtrash, e ka përmbledhur këtë sindromë për një tjetër virus me shprehjen: “Patriotizma është streha e fundit e maskarenjve”.
Arsyet pse e citojnë Nolin ua thashë më sipër, ndaj t’u them tani se pse zgjedhin pikërisht Imzotin për të cituar. Sepse Noli është i vetmi politikan shqiptar, i cili nuk ja doli të provohej. Për fat të keq, të gjithë politikanët tanë janë karizmatikë, sa s’janë vënë në provë, se kur janë provuar pastaj, kanë dështuar duke dalë nga skena të urryer. Noli ish i vetmi që kish sqimë, sharm e karizmë sa një det dhe s’u provua. Për këtë e zgjedhin.
Janë bela e madhe thirrjet nga historia se, në më të shumtën e radhës, ata që i bëjnë u shohin vetëm një anë, atë që u pëlqen. Se ja, edhe ne, edhe Kryetari që na e lexoi, harrojmë që Noli vërtet demaskonte zgjedhjet e manipuluara të ‘23-së, por kur erdhi vetë në pushtet pastaj më ‘24-ën, as që bëri më fare zgjedhje.
Historia jo vetëm që nuk fillon me ne, po as mbaron me ne, ndaj mbani mënt nga unë që, edhe ata që do vijnë pas nesh, edhe pas shumë e shumë vitesh, një ditë do zënë të citojnë Nolin. Dhe ajo s’do jetë ditë e mirë.
Artan Lame, G. Shqip
Tuesday, April 20, 2010
Mihal Trivoli
Mihal Artioti siç është quajtur në vendlindje, apo Mihal Trivoli siç e quajnë në studime të ndryshme - cilido të jetë mbiemri i saktë i tij - ka lindur në një familje shqiptare të kulturuar, rreth vitit 1475, (në një botim gjerman "Legende vom Heiligen Maxim Grek" konsiderohet i ditëlindjes 1480, edhe në botimet ruse konsiderohet i njëjti vit) në qytetin shqiptar Artë (sot Greqi) që ishte pushtuar nga osmanët në vitin 1449.
Prinderit e tij, Emanuel dhe Irena Trivoli, që konsideroheshin njerëz të ditur për kohën e që kishin lidhje me personalitete të kulturës në Itali, u kujdesën që i biri të mësonte në shkollat humaniste evropiane. Kështu Mihalin e ri, në vitin 1492 (sipas botimi te Wolfang Heller 1993) e dërguan me studime në Itali e më pas në Paris, Francë dhe sipas hamendjeve të studiuesve edhe në Spanjë.
Në Itali qëndroi për shume vjet ku studioi artet si dhe ndoqi studime ne fushen e moralit, drejtësise, filozofisë dhe dijeve të tjera. Mori mësime humaniste në Firence nga Angiolo Poliziano (1454-1494), Marsilio Ficino ( 1433-1499), Giovanni Pico della Mirandola (1463-1494), studjoi ne Bolonja, Milano, ndërsa ne Universitetin e qytetit Padova, ku ai ndiqte studimet, jepte mësime bashkëkombasi i tij, filozofi, historiani e astronomi i madh me prejardhje shqiptare Leonik Tomeu ( 1456-1531, mësues gjithashtu i Kopernikut).
Mihal Trivoli-Artioti qëndroi edhe në Venecia ku zhvillonin veprimtarinë e tyre figura të njohura me origjinë shqiptare si shkrimtari Marin Barleti, humanisti Marin Beçikemi dhe piktori i famshëm i Rilindjes Viktor Karpaci. Në këtë qytet, ai bashkëpunoi me tipografin klasik venecian Aldo Manuzio.
Gjatë kohës që ishte në Itali, Mihal Trivoli - Artioti bie nën ndikimin e ideve te Savonaroles.
Krahas marrjes se mësimeve humaniste ngulmoi për kalitjen e karakterit te tij, duke bere nje jetë stoike. Ne vitin 1502, ne Firence u fut nen urdhërin katolik dominikan. Ndersa ne vitin 1506 futet ne urdhrin e murgjeve orthodoks te manastirit të famshëm Vatoped në malin Athos, i njohur për jeten e mundimshme e te shkëputur nga bota, prej te cilit kane dale 43 shenjtorë të orthodoksise, dhe sipas botimit të vetë këtij manastiri, "Manastiri i madh i Vatopedit" Mali Athos, 1998, në dy volume, 744 faqe, ndër figurat më kryesore historike ka qenë Mihal Trivoli.
Rreth vitit 1516 ai u kthye në Arte, por në qytetin e tij ishte e pamundur të zhvillonte veprimtari për shkak të kushteve të rënda të pushtimit. Kur Knjazi i Moskes, Vasili i III Ivanoviç kërkoi një letrar të shquar e njeri të ditur për përkthimin e shkrimeve të shenjta që kishte marre nga Bizanti, Mihali e pranoi ftesën dhe pas nje qëndrimi në Krim për te mesuar rusishten, me 4 mars 1518 arriti ne Moske ku u prit me nderime dhe iu vu në dispozicion biblioteka e pasur e këtij qyteti. Që ne fillim ai u mor me perkthimet fetare te psallmeve si dhe rishikimet e teksteve fetare te përkthyera më pare prej të tjereve nga latinishtja, por tashme duke patur për baze origjinalet në greqisht.
Në Rusi mori nje emër te ri, Maksim Greku, mbase për shkakun se ai ishte nje interpretues, njohes e përkthyes i kultures antike dhe bizantine, dhe me këtë emer do te njihet si ne studimet e shumta te tij por edhe ne studimet e botimet e autoreve të ndryshëm mbi të.
Veprimtaria e pare humaniste që bëri në Moskë qe hapja e një shkolle nën shembullin e shkollave ku kishte studiuar ne Itali. Ai deshironte te sillte ne kete vend te prapambetur frymen e ideve te Rilindjes Evropiane, duke u bere boterisht humanisti i pare ne Rusi. Ne kohen e Ivanit te Tmerrshem hapi te paren shtypshkronje te rregullt dhe me shkrimet e tij publicistike ai i dha popullaritet zbulimeve te reja gjeografike te epokes duke afruar dukshem Rusine me zhvillimet europiane, cfare nuk u pa me sy te mire nga ato forca qe perfaqesonin mentalitete te vjetra.
Në ate kohe, në Rusi kishte dy grupime që ishin në kundershtim me njeri-tjetrin, grupimi aristokrat konservator dhe ai liberal. I bashkuar me këtë të fundit për shkak të karakterit humanist të ideve të tij, ai do të behej objekt sulmesh e ndjekjesh madje publike. Duke qene me i fuqishem, grupimi konservator arriti edhe ta arrestoje në 1525 dhe e mbyllin në keshtjellen manastir të Volokolamskut. Në vitin 1531 do ti benin serisht një gjyq me padinë si heretik dhe se kishte keqinterpretuar përkthimet biblike nga greqishtja në rusisht. Nga viti 1531 deri në vitin 1551 e izolojnë në manastirin Otrou në Tain. Por internimet nuk do t'i ndahen. Fundin e jetes do ta kalonte në manastirin Trini Sergiev dhe mjaft kohe i ndaluar të lexonte e shkruante.
Kërkesën këmbëngulëse te Maksim Grekut që në pleqerine e tij te thelle ta lejonin qe te kthehej ne atdheun e tij, në Shqiperi, Knjazi i Moskes ia refuzoi me pretekstin se duke qene njeri i ditur e i zgjuar, që di aq shume për Rusine, ai do të perhapte te verteten në të gjithe boten. Eshtë për të vene në dukje se ai shkroi vec të tjerash edhe për vendlindjen e vet Shqiperine dhe për kohen e bemat e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.
Keshtu Mihal Trivoli-Artioti (Maksim Greku), njeriu me i ditur dhe humanisti me i madh i Rusise, qe përçoi idete e mëdha te Rilindjes Evropiane në ate vend, ne perpjekje te jashtakoneshme për ta bere ate pjese e asaj kulture, u denua ta kaloje jeten ne internime te pafundme, por me nje krenari e dinjitet te palëkundur e te admirueshem sepse nuk hoqi dore deri ne fryme te fundit prej ideve te ndritura te kultures e te dijeve qe kishin përfshirë kontinentin dhe hapnin nje epoke te re për njerezimin.
Ne faqen perfaqesuse ne Internet te Ambasades Amerikane ne Moske "US - Rusian Relations-timeline", qe ne krye thuhet se, "I pari qe e ka bere te njohur publikisht zbulimin e Amerikes tek ruset ka qene Maksim Greku ne vitin 1540. www.moscow.usembasy.gov/li nks/history.php.
Edhe pse rreth 80 vjeçar, i lodhur e i dërrmuar nga jeta e vështirë, vdiq i paperkulur ne idete e veta te ndritura, i vetmuar e ne internim ne Trinita Sergiev, me 21 Janar te vitin 1556. Duhej te kalonin afro pese shekuj qe shqiptari i Artes, Mihal Trivoli - Artioti, nen emrin e rusifikuar Maksim (Greku), te shpallej ne menyre triumfuese prej Sinodit te Shejte, si Shenjtori i Orthodoksise Ruse ne vitin 1988.
Por gjithësesi, sido qe te mbiquhet, te gjithe studiuesit serioze, shqiptare dhe te huaj nepër epoka (madje edhe vete studiuesit rusë, ne nje Fjalor enciklopedik, botuar nga "Ruskoje sllovo" të vitit 1996) e kanë konsideruar dhe e konsiderojne Mihal Trivolin - shenjtorin e orthodoksise Maksim Greku - si shqiptarin nga Arta.
Mihail Artioti, ishte humanist i madh qe dha një kontribut të jashtezakonshem në mendimin intelektual humanist të Rusisë. E mund te konsiderohet ne menyre te padyshimte me i shquari ne Rusine e kohes, sepse ai zhvilloi nje veprimtari te gjere filozofike, pedagogjike, etike, publicistike si dhe ne fushen e përkthimeve, duke qenë autor i me shumë se 150 veprave e studimeve ne fushe te teologjise, filozofise, pedagogjise e shkencave humane.
Edhe sot e kësaj dite konsiderohet ndër përkthyesit më të mëdhenj të botës, sipas Proel (Promotora Espanjola de Linguistika në www.proel.org./traductores /maksim/htm
Burimi i të dhënave
Autor i shkrimit: Kolec Traboini, nga libri "E verteta perveluese e Aristidh Kolias" esè, faqe 151-155, Tirane, Albania 2005 http://www.traboini.com/al /public_40.html
Pyetjet që shtrojmë ne janë këto:
Kur dhe si u morrën ato libra nga Bizanti?
Përse u desh të binte Bizanti, që të merreshin ato libra?
Kush e mundi Bizantin, dhe si ranë librat e Bizantit në duart e gjithë Monarkëve të Evropës, kur ato duhet t'i kishte në dorë vetëm Turqia?
Po qe se Monarkët e tjerë duhet t'i kishin patur në dorë me kohë, shekuj përpara, përse pritën atëhere të binte Bizanti që ato të përktheheshin e mësoheshin në të gjitha hapësirat e mender Evropës?
Ç'ishin këto libra, në ç'gjuhë ishin shkruar ato?
Çfarë librash ka patur deri më atëhere Rusia?
Përse për këto libra u desh të pritej Mihal Artioti që t'i përkthente ato?
Si nuk u gjet një rus që ta bënte këtë punë, pasi dihet që të përkthehesh një kryevepër në një gjuhë, përkthyesi duhet ta ketë gjuhën në të cilën përkthehet vepra gjuhë amtare!
Si një shqiptar, që e quajnë dhe grek, ta njihte rusishten në pak vjet më mirë se një rus i vërtetë?
Dhe s'është fjala për përkthimin e një vepre të vetme, Mihal Artioti, sipas spanjollëve, njihet si përkthyesi më i madh i botës, njeriu që ka lënë më shumë se kushdo përkthime, dhe të gjitha këto në gjuhën ruse.
Kush ka ndonjë pyetje tjetër për të bërë rreth këtyre çudirave të shekullit të 16-të, tani lidhur me Artiotin dhe Rusët, është i lutur të ma bëjë dhe mua me dije. Ç. Xhunga
Prinderit e tij, Emanuel dhe Irena Trivoli, që konsideroheshin njerëz të ditur për kohën e që kishin lidhje me personalitete të kulturës në Itali, u kujdesën që i biri të mësonte në shkollat humaniste evropiane. Kështu Mihalin e ri, në vitin 1492 (sipas botimi te Wolfang Heller 1993) e dërguan me studime në Itali e më pas në Paris, Francë dhe sipas hamendjeve të studiuesve edhe në Spanjë.
Në Itali qëndroi për shume vjet ku studioi artet si dhe ndoqi studime ne fushen e moralit, drejtësise, filozofisë dhe dijeve të tjera. Mori mësime humaniste në Firence nga Angiolo Poliziano (1454-1494), Marsilio Ficino ( 1433-1499), Giovanni Pico della Mirandola (1463-1494), studjoi ne Bolonja, Milano, ndërsa ne Universitetin e qytetit Padova, ku ai ndiqte studimet, jepte mësime bashkëkombasi i tij, filozofi, historiani e astronomi i madh me prejardhje shqiptare Leonik Tomeu ( 1456-1531, mësues gjithashtu i Kopernikut).
Mihal Trivoli-Artioti qëndroi edhe në Venecia ku zhvillonin veprimtarinë e tyre figura të njohura me origjinë shqiptare si shkrimtari Marin Barleti, humanisti Marin Beçikemi dhe piktori i famshëm i Rilindjes Viktor Karpaci. Në këtë qytet, ai bashkëpunoi me tipografin klasik venecian Aldo Manuzio.
Gjatë kohës që ishte në Itali, Mihal Trivoli - Artioti bie nën ndikimin e ideve te Savonaroles.
Krahas marrjes se mësimeve humaniste ngulmoi për kalitjen e karakterit te tij, duke bere nje jetë stoike. Ne vitin 1502, ne Firence u fut nen urdhërin katolik dominikan. Ndersa ne vitin 1506 futet ne urdhrin e murgjeve orthodoks te manastirit të famshëm Vatoped në malin Athos, i njohur për jeten e mundimshme e te shkëputur nga bota, prej te cilit kane dale 43 shenjtorë të orthodoksise, dhe sipas botimit të vetë këtij manastiri, "Manastiri i madh i Vatopedit" Mali Athos, 1998, në dy volume, 744 faqe, ndër figurat më kryesore historike ka qenë Mihal Trivoli.
Rreth vitit 1516 ai u kthye në Arte, por në qytetin e tij ishte e pamundur të zhvillonte veprimtari për shkak të kushteve të rënda të pushtimit. Kur Knjazi i Moskes, Vasili i III Ivanoviç kërkoi një letrar të shquar e njeri të ditur për përkthimin e shkrimeve të shenjta që kishte marre nga Bizanti, Mihali e pranoi ftesën dhe pas nje qëndrimi në Krim për te mesuar rusishten, me 4 mars 1518 arriti ne Moske ku u prit me nderime dhe iu vu në dispozicion biblioteka e pasur e këtij qyteti. Që ne fillim ai u mor me perkthimet fetare te psallmeve si dhe rishikimet e teksteve fetare te përkthyera më pare prej të tjereve nga latinishtja, por tashme duke patur për baze origjinalet në greqisht.
Në Rusi mori nje emër te ri, Maksim Greku, mbase për shkakun se ai ishte nje interpretues, njohes e përkthyes i kultures antike dhe bizantine, dhe me këtë emer do te njihet si ne studimet e shumta te tij por edhe ne studimet e botimet e autoreve të ndryshëm mbi të.
Veprimtaria e pare humaniste që bëri në Moskë qe hapja e një shkolle nën shembullin e shkollave ku kishte studiuar ne Itali. Ai deshironte te sillte ne kete vend te prapambetur frymen e ideve te Rilindjes Evropiane, duke u bere boterisht humanisti i pare ne Rusi. Ne kohen e Ivanit te Tmerrshem hapi te paren shtypshkronje te rregullt dhe me shkrimet e tij publicistike ai i dha popullaritet zbulimeve te reja gjeografike te epokes duke afruar dukshem Rusine me zhvillimet europiane, cfare nuk u pa me sy te mire nga ato forca qe perfaqesonin mentalitete te vjetra.
Në ate kohe, në Rusi kishte dy grupime që ishin në kundershtim me njeri-tjetrin, grupimi aristokrat konservator dhe ai liberal. I bashkuar me këtë të fundit për shkak të karakterit humanist të ideve të tij, ai do të behej objekt sulmesh e ndjekjesh madje publike. Duke qene me i fuqishem, grupimi konservator arriti edhe ta arrestoje në 1525 dhe e mbyllin në keshtjellen manastir të Volokolamskut. Në vitin 1531 do ti benin serisht një gjyq me padinë si heretik dhe se kishte keqinterpretuar përkthimet biblike nga greqishtja në rusisht. Nga viti 1531 deri në vitin 1551 e izolojnë në manastirin Otrou në Tain. Por internimet nuk do t'i ndahen. Fundin e jetes do ta kalonte në manastirin Trini Sergiev dhe mjaft kohe i ndaluar të lexonte e shkruante.
Kërkesën këmbëngulëse te Maksim Grekut që në pleqerine e tij te thelle ta lejonin qe te kthehej ne atdheun e tij, në Shqiperi, Knjazi i Moskes ia refuzoi me pretekstin se duke qene njeri i ditur e i zgjuar, që di aq shume për Rusine, ai do të perhapte te verteten në të gjithe boten. Eshtë për të vene në dukje se ai shkroi vec të tjerash edhe për vendlindjen e vet Shqiperine dhe për kohen e bemat e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.
Keshtu Mihal Trivoli-Artioti (Maksim Greku), njeriu me i ditur dhe humanisti me i madh i Rusise, qe përçoi idete e mëdha te Rilindjes Evropiane në ate vend, ne perpjekje te jashtakoneshme për ta bere ate pjese e asaj kulture, u denua ta kaloje jeten ne internime te pafundme, por me nje krenari e dinjitet te palëkundur e te admirueshem sepse nuk hoqi dore deri ne fryme te fundit prej ideve te ndritura te kultures e te dijeve qe kishin përfshirë kontinentin dhe hapnin nje epoke te re për njerezimin.
Ne faqen perfaqesuse ne Internet te Ambasades Amerikane ne Moske "US - Rusian Relations-timeline", qe ne krye thuhet se, "I pari qe e ka bere te njohur publikisht zbulimin e Amerikes tek ruset ka qene Maksim Greku ne vitin 1540. www.moscow.usembasy.gov/li
Edhe pse rreth 80 vjeçar, i lodhur e i dërrmuar nga jeta e vështirë, vdiq i paperkulur ne idete e veta te ndritura, i vetmuar e ne internim ne Trinita Sergiev, me 21 Janar te vitin 1556. Duhej te kalonin afro pese shekuj qe shqiptari i Artes, Mihal Trivoli - Artioti, nen emrin e rusifikuar Maksim (Greku), te shpallej ne menyre triumfuese prej Sinodit te Shejte, si Shenjtori i Orthodoksise Ruse ne vitin 1988.
Por gjithësesi, sido qe te mbiquhet, te gjithe studiuesit serioze, shqiptare dhe te huaj nepër epoka (madje edhe vete studiuesit rusë, ne nje Fjalor enciklopedik, botuar nga "Ruskoje sllovo" të vitit 1996) e kanë konsideruar dhe e konsiderojne Mihal Trivolin - shenjtorin e orthodoksise Maksim Greku - si shqiptarin nga Arta.
Mihail Artioti, ishte humanist i madh qe dha një kontribut të jashtezakonshem në mendimin intelektual humanist të Rusisë. E mund te konsiderohet ne menyre te padyshimte me i shquari ne Rusine e kohes, sepse ai zhvilloi nje veprimtari te gjere filozofike, pedagogjike, etike, publicistike si dhe ne fushen e përkthimeve, duke qenë autor i me shumë se 150 veprave e studimeve ne fushe te teologjise, filozofise, pedagogjise e shkencave humane.
Edhe sot e kësaj dite konsiderohet ndër përkthyesit më të mëdhenj të botës, sipas Proel (Promotora Espanjola de Linguistika në www.proel.org./traductores
Burimi i të dhënave
Autor i shkrimit: Kolec Traboini, nga libri "E verteta perveluese e Aristidh Kolias" esè, faqe 151-155, Tirane, Albania 2005 http://www.traboini.com/al
Pyetjet që shtrojmë ne janë këto:
Kur dhe si u morrën ato libra nga Bizanti?
Përse u desh të binte Bizanti, që të merreshin ato libra?
Kush e mundi Bizantin, dhe si ranë librat e Bizantit në duart e gjithë Monarkëve të Evropës, kur ato duhet t'i kishte në dorë vetëm Turqia?
Po qe se Monarkët e tjerë duhet t'i kishin patur në dorë me kohë, shekuj përpara, përse pritën atëhere të binte Bizanti që ato të përktheheshin e mësoheshin në të gjitha hapësirat e mender Evropës?
Ç'ishin këto libra, në ç'gjuhë ishin shkruar ato?
Çfarë librash ka patur deri më atëhere Rusia?
Përse për këto libra u desh të pritej Mihal Artioti që t'i përkthente ato?
Si nuk u gjet një rus që ta bënte këtë punë, pasi dihet që të përkthehesh një kryevepër në një gjuhë, përkthyesi duhet ta ketë gjuhën në të cilën përkthehet vepra gjuhë amtare!
Si një shqiptar, që e quajnë dhe grek, ta njihte rusishten në pak vjet më mirë se një rus i vërtetë?
Dhe s'është fjala për përkthimin e një vepre të vetme, Mihal Artioti, sipas spanjollëve, njihet si përkthyesi më i madh i botës, njeriu që ka lënë më shumë se kushdo përkthime, dhe të gjitha këto në gjuhën ruse.
Kush ka ndonjë pyetje tjetër për të bërë rreth këtyre çudirave të shekullit të 16-të, tani lidhur me Artiotin dhe Rusët, është i lutur të ma bëjë dhe mua me dije. Ç. Xhunga
Monday, April 19, 2010
A e di Çabej?
Në gazetën "Tirana observër" (fjala e fundit jo shqipe) dt. 05. 09. 06, lexojmë artikullin "Kundër pseudofilologëve" të të madhit Çabej, botuar 77 vjet më parë, saktësisht në vitin 1929.
Pyetjet e para që lindin vetiu janë: Pse ribotohet sot?
Kush e ka shkelur në kallo, kush mund ti bëjë hije mjeshtrit, kush i bën karshillëk, kujt i drejtohet materiali sot?
Dhe pyetje të tjera: Kush ia dha të drejtën për të shpërndarë leje studimore për gjuhën shqipe (Çabejit atëherë apo më vonë?
A është shqipja pronë, objekt studimi për shqipfolësit dhe studiuesit e brendshëm a të huaj që mund të japin sadopak një ndihmëse në zbulimin e mistereve, apo është pronë e Çabejit?
A humbet apo fiton shqipja dhe nga amatorët?
Cili është formati i pranueshëm për të marrë të drejtën e studimit dhe të dhënies së mendimeve?
A do të pranonte Çabeji mendimin ndryshe?
A u dha ky korife i vërtetë zgjidhje të tëra problemeve me të cilat ndeshet shqipja?
A e di Çabeji se dhe Tomorri, froni i perëndive pellazgo - ilire, si është ^a^e)LP^f£jU- 7 shqipen, ka hije, gropa, humnera e përrenj të pandriçuar nga rrezet.
A e di Çabeji se për historinë e lashtë të shqipes s'u bë asgjë, asgjë në kohën e tij, e sot po rrudhin trutë njerëz si Kondo, Falaski, Majani, Xhunga, Pilika, Zheji apo të gjithë këta janë hiç e Çabeji gjithçka?
A e di Çabeji i madh se koha sjell prurje të reja, të cilat nuk mund ti anashkalosh pa bërë së paku budallallëk e së shumti poshtërsi shkencore?
A mund ti quash amator Kondoftihe një plejadë të tërë studiuesish, të cilët edhe pse s'kanë mbaruar Gracin i janë përkushtuar shqipes dhe s'të lënë gjë mangët nga formimi shkencor, e plotësojnë me burime të tjera të' dijes e të gjuhësisë dhe hedhin një gur në pusin e errët dhe të thellë të shqipes?
A e di Çabeji se me atë artikull që u ribotua pas kaq dekadash, më kujton kohën kur në çdo fshat duhet të shpallej një kulak për interesat partiake, klanore, fisnore apo personale?
A është i nderuar qoftë dhe ai amator që hedh një buburiz drite në natën e errët me të cilët shekujt mbuluan gjuhën shqipe?
A është i sigurt Çabeji se çdo gjë që ka thënë e shkruar për shqipen (të ndrit mendje dhe dora usta) ka formën e përsosmërisë së përjetshme dhe koha dhe faktorë të tjerë nuk duhet ti bëjnë ndryshme, të plota a të pjesshme, veprës së tij?
A e dinte Çabej se me veprën e tij madhore dhe të vetme për shqipen ka lënë qindra fjalë pa u shpjeguar etimologjinë? Po qe "u ka falur" greqishtes dhe latinishtes dhjetëra fjalë që kanë burimin te shqipja e lashtë?
A e di Çabeji se të denigrosh një njeri si Kondo që punoi 64 vjet në universitetet dhe bibliotekat e Athinës për një libër është së paku cinizëm foshnjarak i realizuar për fat të keq nga një car - maja - e gjuhësisë shqiptare?
A e di Çabeji se në gjuhësi nuk shtrihet dot parimi i luftës ideologjike marksiste - leniniste që përmblidhet në shprehjen: "O me mua o kundër meje"'?
A e di se hapësirat e studimit të shqipes janë pa fund dhe ka vend për të thënë fjalën dhe mjeshtrat e kalibrit të tij dhe amatorët mjafton ti shërbehet ndriçimit të anëve të panjohura të shqipes?
A e dinte Çabeji nënvleftësues për problemin e pellazgjishtes dhe ndjekësit e tij, se rreth 510 historianë greko (gjoja) - latin të lashtësisë kanë folur dhe shkruar gjatë për ekzistencën dhe gjuhën e tyre?
A e di Çabeji se sot po ngrihet një' valë aspak nacionaliste studiuesish që s'duhen denigruar?
A e di Çabeji se ndryshimi i sistemit shoqëror çliroi lëvizjen në hapësirën evropiane e botërore, por fliroi dhe mendjen e njeriut nga auto apo shtetëror frenimi?
A na lejon Çabeji të drejtën njerëzore të mendojmë për shqipen e po të mundim të japim me gjasë dhe ndonjë mendim apo të pranojmë si budistët, kristianët, myslimanët apo marksist - leninistët dogmatikisht vetëm ato që kanë thënë shenjtorët?
A ka kush dhe kush e ka të drejtën tu referohet atyre burimeve që u është referuar dhe Qabeji e ti shohë me sytë e tij e jo të Çabejit?
A e di Çabeji se veç Gracit ka dhe qindra Grac të tjerë në Japoni, në Shën Peterburg deri në Kalifornij duke përfshirë dhe Evropën,që studiojnë shqipen duke filluar si student, si amator, si gjeograf, historian, poliglot dhe të dashuruar pas shqipes si R.D'Anzheli?
Po ka dhe filozof dhe matematicien si: Lajbnic deri tek i fundit në kohë Petro Zheji?
Si thua tua japim licencën?
Po nëse ata u referohen burimeve me një dritë të re ata fitojnë statusin dhe lejen e studiuesit? Po nëse ata u drejtohen atyre që ju me ose pa dashje i kini anashkaluar ose më keq si kini njohur apo denigruar e përçmuar, po nëse kanë dalë fakte të reja a duhet tu drejtohen studiuesit vetëm se s'ka diplomë në gjuhësi?
A e di Çabeji se qindra nga studentët e tij të institutit të gjuhësisë s'kanë hapur një libër pasi kanë marrë diplomën, por përkundrazi qindra të tjerë të padiplomuar në gjuhësi me punë këmbëngulëse kanë kaluar vështirësitë e elementëve teknikë dhe thonë fjalën e tyre në gjuhësi?
A e di Çabeji se gjuhëtarët tanë të akademisë dhe të katedrave s'kanë lexuar një libër për shqipen nga Majani, Kodra, Nermin Vlora, Pilika apo Zheji?
Po ndihmën e të huajve që e kanë filluar si amatorëve? Mjeshtrave të formatit të Majerit mund ta hedhim poshtë i madhi (Çabeji?
A ulet Tomorri po u hodh një karroc gurësh të çmuar mbi Shpirag, apo do të zihemi si Tomorri me Shpiragun e Kadareja me Qosen?
A do të marrin shembull nga akademia serbe e shkencave që për çështje madhore të kombit serp (gjarper) shuan përplasjet mes vetit?
Po nga frymë e tejskajshme e nacionalizmit grek që për hir të lavdisë së pamerituar me të cilën e vesh pa të drejtë njerëzimi kërkon dhe sot të pronësojë çdo element të kulturës ballkanike e në vrapim deri në absurd kërkon që çdo i krishterë të jetë grek madje dhe vetë Jezu Krishtit mezi ia fal që nuk lindi në Athinë?
A mundet që pa imituar poshtërsitë e këtyre kallëpeve të debatojmë, të argumentojmë, por jo ti mbyllim gojën njeri - tjetrit. A mund ti rrokte e ti trajtonte shtershëm e të vinte vulën përmbyllëse të gjitha disiplinave të gjuhësisë shqiptare një mendje e vetme qoftë e Çabejit?
A mund ti kthesh idetë mendimet e tua në tabu (për tribu), të paprekshme nga individë të ndryshëm në kohë, vende dhe rrethana të ndryshme.
A e dinte Çabeji thënien e Engelsit: "Getia dhe Hegeli ishin Zeus, secili në sferën e vetë, por asnjëri as tjetri nuk u shkëputën nga filisteizmi gjerman" kjo ide mund të thuhet për dyshen Qose Kadare dhe për fat të keq Çabeji - X?
A e dinë botuesit e rinj të mendimeve të vjetra të Çabejit se koha e miteve ka perënduar? A e dine ata se tre idhujt e paprekshëm të Gjirokastrës s'kanë dhe s'do të kenë statusin e tabusë siç u pompuan dikur?
A e dinte Çabeji thënien e Herodotit: "Ata (pellazgët dhe ilirët) janë popuj të jashtëzakonshëm dhe po te ishin te bashkuar do te pushtonin gjithë botën"? (larg qoftë një fashizëm iliro - pellazg?
A e dinte Çabeji se boll i kemi kryqëzuar shpatat mes vetes në çdo fushë dhe frutat prej gjakut tonë i kanë shfrytëzuar të huajt?
A e dinte se koha është për të bashkuar shpatat kundër malit të heshtjes, të përbuzjes, të mohimit antishqiptar dhe në kushtet e sotme është detyrë parësore jo vendosje e bërrylave njëri mbi tjetrin, por bashkimi i mendjeve për ndriçim.
A e di Çabeji ndërvarësinë e gjuhësisë nga shkencat e tjera histori, arkeologji, biologji e njeriut, nga fizika, filozofia madje dhe nga matematika Si dëshmon së fundi Petro Zheji? A e di Çabeji se studimi i shqipes zhvillohet në planin vertikal kohor dhe se shkenca jonë zyrtare si kapërcen kufijtë 400 - 1000 vjet, të tjerë si Falaski, Majani e Petro Zheji 2 - 6000 vjet, Xhuzepe Katapano varion te shqipja 7 - 12000 vjet, ndërsa i panjohur si gjuhëtar Çlirim Xhunga deri në kufi të 20 000 vjetëve.
Të fala atyre që botuan shkrimin e Çabejit. Mund të vazhdoni debatin shkencor po jo denigrimin.
Nga Lirim Muhaj, G. Ndryshe, Premte, 14 Nentor 2008

Shpëtoni fëmijët!
Të dashur prindër! Shpëtoni fëmijët... nga edukatorët dhe... edukatoret!
E pabesueshme, por vjen dita që të lëshohen paralajmërime të tilla. Eksperienca vetjake më dha këtë mësim; eksperienca e hidhur e disa dhjetëra prindërve në Gjirokastër më thotë: kujdes!
Listat fiktive me fëmijë të sëmurë në Gjirokastër, prokuroria nis hetimet
E për të hyrë tamam-tamam në temë, po ju rrëfej pjesën time në një histori me shumë viktima dhe me tre-katër autorë ideatorë, realizues, përgjegjës dhe përfitues. Im bir gjashtëvjeçar ka gëzuar dhe gëzon shëndet të plotë mendor, zhvillim e bukuri të pazakonshme fizike, pra dhuratë e çmuar e trashëgimisë gjenetike dhe e bujarisë së Zotit.
Megjithatë, im bir, (jo vetëm ai!!) prej tre vitesh që ishte në kopshtin publik "Cicërimat", (Gj...) në listat e Vasil Mukës (deri para dy muajsh drejtor i Drejtorisë Rajonale Arsimore), hartuar në bashkëpunim me drejtoreshën Tefta Zhulla, me psikologen Anila Caca, figuron te lista fiktive e ... fëmijëve me të meta mendore. (!!)
Këto lista, (top sekret prindërve), janë për projekte me përfitime të majme për aplikuesit, mbështetur financiarisht nga fondacione bamirësie dhe donatorë të ndryshëm.
Rastësisht e mësova këtë prapaskenë të pistë çiçikovësh: nuk mu besua. Takoj si çdo ditë drejtoreshë Teftën, mohoi, gënjeu, aludoi emra njerëzish me pushtet në Tiranë, për të më zmbrapsur, me sa duket, për të më demoralizuar. Këmbëngula me ditë të tëra. E vërteta doli: u ballafaquam me drejtorin aktual të Drejtorisë Arsimore Rajonale, z. Arian Pano, dhe me edukatoret e djalit.
Pyet drejtori: cila ka qenë gjendja mendore, emocionale dhe fizike e Ardian Graçit? Fjalët e Teftës: E shkëlqyer. Pyes unë: Pse e ke vënë prej tre vjetësh në ato lista? Tefta: me urdhër të Anila Cacës.
Cila është kjo Anila? - Psikologe pranë drejtorit Muka. - Pse nuk më ke njoftuar asnjëherë, për asgjë nga këto? Pse? Pse? Acarohet debati. Unë bëj kallëzimet e duhura në prokurori. E gjer sa drejtësia ta thotë fjalën e saj me drejtësi (nëse...nëse e thotë ashtu...) le të vazhdojmë.
U përpoqa fillimisht ta zgjidhja me urtësi këtë problem madhor, institucionalisht dhe me drejtësi, sigurisht, por pa zhurmë mediatike, pa jehona dhe deformime zanore, për arsyen se, le ta them hapur: të gjitha miqësitë dhe ndihmesat e mia politike kanë qenë djathtas, djathtas, djathtas.
Kështu e nisa me drejtorin e përgjithshëm aktual, na dëgjoi me vëmendje, u indinjua me drejtoreshën më tepër se unë, "veprime të llahtarshme", më tha kur zbrisnim duke dalë, "do t'ua tregoj unë vendin që tani".
Dhe një orë më vonë, thërret gjithë drejtoreshat e kopshteve dhe, zgërdhishëm, zgërdhishëm, zgërdhishëm i porosit: kujdes ore, këtej e tutje, me marifet, me marifet. Pra, një anekdotë më tepër.
Stafi i tij, drejtoreshat, psikologet, ortakëria, mbledhje të përditshme në kopshte, terror psikologjik me edukatoret, situata qe e patolerueshme, padrejtësia kish arritur kulmin, poshtërsia kish nxjerrë krye papritur: si e mori vesh babai i Ardianit, po babait të Katerinës kush mund t'i ketë thënë? Kërcënon Tefta: kush tregoi që unë i grisa dokumentet?
Kush! Dhe finalja: çdo gjë e kam bërë me urdhër nga lart, nuk më bën dot gjë askush, as ligji, as qeveria, as ju, as ata të tjerët...d.m.th., as ne, prindërit nuk mund t'i kërkojmë llogari... (!!)
Të dashur lexues. Ky është episodi më i freskët në ditarin tim. Jam vetëm njëri nga 20-25 prindërit gjirokastritë, prandaj mora mundimin të shkruaj, jam vetëm njëri prej tyre, prandaj dëshpërimin e kam të madh, dhimbjen, po ashtu.
Nuk e di çfarë ka ndodhur e po ndodh në qytete të tjera, me të tjerë drejtorë dhe drejtoresha të improvizuar prej kriteresh intime, informale. Të paktën sot kur shkruaj për tim bir dhe për moshatarët e tij, nuk ia lejoj dot vetes përgjithësimet, arsyetimet induktive, retorikën e kërkuar.
Si çdo fëmijë me prindërit e tij edhe im bir, para se të flejë na detyron të stërlexojmë bashkërisht librat e ilustruar: përralla, tregime, dituri nga natyra, nga historia, gjëegjëza, poezi humoristike.
Sot... Po nesër, kur t'ia tregojmë këtë histori reale me vampirë të mesditës a do ta besojë vallë? A mund të besohen histori të tilla?! Kjo varet nga ardhmëria e specieve të pështira dhe monstruoze në sistemin tonë arsimor-edukativ, shkollor dhe parashkollor.
Nëse krijesa si këto do të vazhdojnë të jenë të pranishme e të plotfuqishme, do të vazhdojnë të shtohen, të diktojnë e të shumëzohen, atëherë rrëfimi im do të tingëllojë i panevojshëm, demode.
Por, a duhet pritur deri atëherë?! A duhet ta lëmë dinjitetin dhe fatin e fëmijëve tanë në duar të tilla? T'i shpëtojmë fëmijët tanë! Nga kush më parë?! Dhe si, vallë?!
Shekulli

Kur tolerojmë të keqen
Dëgjo gjykatë! Nëse vërtetë je e pavarur, atëherë respekto ligjin! Mjafton të rishikohen skenat nga Kuvendi dhe aty i gjen provat. Nuk mund të besohet se nuk i ke parë dhe nuk ke mbetur gojëhapur!
Të dëmtuarit mund t´i falin sharjet të bëra nga tempulli i popullit, por gjykata duhet ta ndëshkojë thyerjen e ligjit. Nëse je parimore, atëherë do të kemi një kryeministër të dënuar apo më mirë të gjobitur. Një milion euro do t´ishte korrekte. Nëse mendon se nuk i ka, i gjënë në rrethin e vet! Ata i kanë!
Dhuratat e Muskatorit*: Për ta fituar mbështetjen dhe simpatinë greke, vendosi në krye të Kishës së Nolit një grek. Për ta fituar simpatinë dhe mbështetjen e arabëve, anëtarësoi Shqipërinë në Konferencën Islamike, ku nuk ka asnjë ndikim dhe ku shumica e anëtarëve të saj tregohen pro-serb. Për ta fituar simpatinë e Papës, u gjunjëzua para tij. Grekëve nuk u mjaftoi dhurata e parë, nënshkroi dhuratën e dytë: faljen e detit.
Nuk i kërkoi falje as popullit, as zotit Myslim Pasha, që me fakte e denoncoi. Vendeve islamike nuk u mjafton anëtarësimi, nuk dimë se çka ka ndërmend të bëjë për ta. Për ta fituar simpatinë e shqiptarëve nuk bën gjë. Shqiptarët mund të votojnë kë të duan dhe si të duan, por ai do të fitojë...
E dini ç'ndodh kur themi të gjithë: "Hapni rrugën"! Kur themi: "Mos u merr me të se është i rrezikshëm!" apo "Lëshoja rrugën se është i çmendur!". Ne e dimë se ç'ndodh, sepse dikur e prodhuam një diktator. Kur të gjithë disiplinohemi, vetë-sugjestionohemi dhe vetë-censurohemi, atëherë do të ikim si turmë e pakrye në trotuar.
Ai në rrugën e hapur do të nisë marshin kryelartë dhe do të shfrytëzojë mundësinë ideale për të marrë pushtetin! Dhe, e merr! Nëse e lejojmë akoma, ne nuk do të kemi më guxim të merremi me të, por më pas do të jetë ai që do të ketë guxim e fytyrë të merret me ne! Dhe, do të merret, sepse na imponoi frikë, na imponoi disiplinën dhe ne nuk kundërshtuam! E merituam, e kishim fat!
Obama i ftoi për darkë në Pragë përfaqësuesit e njëmbëdhjetë vende ish-komuniste. Shqipërinë e Sali Berishës, jo. Shqipëria e gjorë, e vetmja prej 11 vendeve ish-komuniste, që qeveriset ende nga një bashkanëtar i Enver Hoxhës!
Dëgjo Europë! Gati pesë dekada na mbylli derën nga brenda diktatura staliniste. Gati dy dekada na mbylli derën nga jashtë demokracia europiane. Nuk na dëshpëroi kjo, ishim mësuar me dyer të mbyllura, por na habiti çelësi, që përdori demokracia. Ishte gati po ai çelës me efekte dhe rezultate të njëjta denigruese.
Mirëpo, megjithëkëtë, të duam më shumë se diktaturën.
Sidoqoftë në Ballkan përsëri dolën fitimtar ata që vranë më shumë. Bosnja dhe Kosova po humbin edhe një herë. Në kohën e komunizmit ju kritikonit vizat, sot po dënoni kombe, që kanë aq banorë sa një qytet në Perëndim! Ata nuk po pretendojnë pjatën tuaj, por lirinë e lëvizjes, sepse europian janë!
Dhe në fund i japim fjalën Albert Einstein-it: "Bota nuk rrezikohet nga njerëzit e këqij, por nga ata, që tolerojnë të keqen!
*( Muskator, shkurtese nga Muslima, katolik, ortodoks)
Naser Aliu, Shekulli

"Tradhëtia bashkëshortore shkakton tërmetet nëpër botë"
Rritja e marrëdhënieve seksuale të paligjshme shkakton rritjen e tërmeteve.
Kjo është thënë nga Ayatollah Kazem Sedighi, imami i lutjeve të së premtes në Teheran, cituar sot nga gazeta Aftab.
"Katastrofat natyrore janë rezultati i sjelljeve tona", shtoi ai.
"Shume gra të veshura në një mënyrë, jo si dikton feja islame, korruptojnë të rinjtë dhe provokojnë rritjen e marrëdhënieve të paligjshme seksuale, të cilat shkaktojnë tërmetet".
Fetari konservator thotë që gratë e Teheranit dhe të qyteteve të madha, nuk respektojnë rregullat islame, për sa i përket veshjes.
"Ne nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër përvec se të përputhemi me rregullat e Islamit" tha Ayatollah duke kujtuar deklaratat e fundit të presidentit Mahmud Ahmadinexhad, i cili paralajmëroi rrezikun e një tërmeti të madh në Teheran.
Sadeghi tha që duhet "një përpjekje kolektive për të zgjidhur problemet e shoqërisë, të shkaktuara
nga rritja e moshës së martesës dhe nga numri i ndarjeve".
Burimi i informacionit: http://www.giornalettismo. com/archives/59579/ce-sta- peggio-noi-limam/
Kjo është thënë nga Ayatollah Kazem Sedighi, imami i lutjeve të së premtes në Teheran, cituar sot nga gazeta Aftab.
"Katastrofat natyrore janë rezultati i sjelljeve tona", shtoi ai.
"Shume gra të veshura në një mënyrë, jo si dikton feja islame, korruptojnë të rinjtë dhe provokojnë rritjen e marrëdhënieve të paligjshme seksuale, të cilat shkaktojnë tërmetet".
Fetari konservator thotë që gratë e Teheranit dhe të qyteteve të madha, nuk respektojnë rregullat islame, për sa i përket veshjes.
"Ne nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër përvec se të përputhemi me rregullat e Islamit" tha Ayatollah duke kujtuar deklaratat e fundit të presidentit Mahmud Ahmadinexhad, i cili paralajmëroi rrezikun e një tërmeti të madh në Teheran.
Sadeghi tha që duhet "një përpjekje kolektive për të zgjidhur problemet e shoqërisë, të shkaktuara
nga rritja e moshës së martesës dhe nga numri i ndarjeve".
Burimi i informacionit: http://www.giornalettismo.
Ju e dini, por nuk reagoni !!!
Unë jam shqiptar si ju, por për një jetë më të mirë dhe për një formim më të mirë intel...ektual, si shumë nga bashkëkombasit e mi, u largova nga Shqipëria, duke marrë rrugët e largëta e të mundimshme të mërgimit.
Duke jetuar dhe studiuar jashtë Shqipërisë, në një vend të zhvilluar të Bashkimit Evropian, vë re se gjërat në Shqipëri, nuk po lëvizin akoma në binarin e duhur, që të dërgon drejt të ardhmes, për të cilën aq shumë kemi ëndërruar, pritur, luftuar me dekada të tëra.
Miqtë e mi në vendin ku jetoj, studjoj, më shikojnë që drekoj në një restorant, që darkoj në një mensë universitare, por ato nuk e dinë që shumë nga bashkëkombasit e mi, që jetojnë në Shqipëri, e marrin bukën edhe sot me listë.
Ju, vëllezërit e mi, që jetoni në Atdhe, e dini se politikanët duhet të kenë në misionin e tyre, lumturinë e qytetarëve, që të sjellin ngrohjen në shtëpitë tuaja, që t’iu garantojnë dritat, ujin, sigurinë, të drejtat dhe liritë e garantuara me ligje. Ju, e dini dhe e keni mësuar nga formimi juaj intelektual, familjar dhe shoqëror që vjedhja është krim, është akt turpi dhe papërgjegjësie.
Të gjithë ju, e dini që kush vjedh ose abuzon me pushtetin duhet të përballet me ligjin, por hajdutët mjeran në pozicionee drejtuese, nën abuzimin me pushtetin e legjitimuar nga vota juaj, vazhdojnë të abuzojnë mbi ju, dhe mbi besimin tuaj.
Çdo gjë në këtë botë, përfshi dhe vetë botën, e kanë pasur zanafillën nga një reaksion i fuqishëm aktiv.
Kështu mendohet se u krijua dhe universi i gjithësisë. Prandaj, të reagosh në mbrojtje të interesave të përbashkëta, në kërkim të mirëqenies, lumturisë, jo vetëm që e shikoj të drejtë, por të domosdoshme dhe të vetmen mënyrë për ti pasur të realizuara në realitet dhe jo më në ëndrra aspiratat tona. Unë, dhe bashkëmoshatarët e mi shqiptarë.
Për sa kohë do të vazhdojmë të jemi “Në tranzicion”?
Ndoshta për aq kohë sa ky emër do të jetë bërë monoton, i bezdisëm, i lodhshëm dhe i padurueshëm. Për aq kohë sa ne duhet të jemi të bindur dhe të vendosur për ti dhënë fund. Ju, shikoni dhe gëzoheni, kur dëgjoni se do të fillojnë punimet e ndërtimit të një x rruge, sepse e dini shumë mirë që infrastruktura është vendimtare në garantimin e zhvillimit ekonomik, por pa kaluar shumë kohë ju kuptoni se rruga nuk do të ndërtohet me cilësi, sepse fondet janë vjedhur. Mos marroni se interesat e përbashkëta mbrohen vetëm në mënyrë të përbashkët.
Ju e dini se klasa aktuale politike është autokratike, regresive, miope, por nuk reagoni që ta ndryshoni dhe ta zëvendësoni me një klasë të re që beson se pushteti rrjedh nga populli dhe që i përket popullit.
Unë, ashtu si dhe ju, e di që jeni të lodhur e të zhgënjyer nga realiteti, por përse nuk ndalojmë për pak çaste që të reflektojmë dhe të mendojmë në të njëjtën kohë, se si mund të ndryshohet ky realitet, duke parë me optimizëm zgjidhjen që buron vetëm prej nesh.
Ju, vëllezër që jetoni në Shqipëri, doni që ne, bijtë tuaj që jemi larguar jashtë të kthehemi në Atdhe, për të ndërtuar së bashku të ardhmen, por ju, ndoshta nuk e dini se edhe pse kemi shume mall për vendin dhe dëshirë për tu kthyer, nuk mundemi, sepse Shqipërinë e ka mbuluar militantizmi dhe injoranca.
Injoranca frikësohet nga dituria.
Nga ky arsyetim kuptojmë se të dyja nuk mund të bashkëjetojnë në formë paralele së bashku. Prandaj, ne dhe ju duhet t’iu tregojmë vendin që meritojnë mediokërve dhe injorantëve. Të gjithë së bashku, duhet të jemi te vendosur dhe të bindur se nuk mund të vazhdohet më me konceptin e xhunglës se me i forti mbijeton. Nuk duhet te jemi dakord dhe të pranojmë se populli është vetëm një turmë.
Nuk duhet të pranojmë faktin që të jetosh pa drita në shekullin e 21-të është diçka normale.
Nuk duhet të pranojmë faktin që nuk kemi ujë në shtëpitë tona edhe pse në na natyrë na ka dhuruar plotë burime ujore.
Nuk duhet të pranojmë të udhëtojmë në rrugë me gropa.
Nuk duhet të mbetemi analfabet, sepse nuk kemi lekë të blejmë tekstet shkollore.
Nuk duhet të sëmuremi, sepse nuk kemi lekë që t’iu japim doktorëve.
Nuk duhet të pranojmë vetëvrasjen, vrasjen në familje për shkak të depresionit mendor shkaktuar nga këto probleme ekonomike ndaj së cilave klasa politike është totalisht neglizhente.
Nuk mund të pranojmë që edhe sot në vitin 2010 njerëzit blejnë me lista.
Ju dhe unë i dimë të gjitha, por nuk reagojmë.
Duhet të besojmë se nëse jemi të vetëdijshëm në kapacitet tona dhe se një e ardhme më e mirë dhe më e sigurt na pret. Prandaj, le të punojmë të gjithë së bashku për ta ndërtuar atë, duke i garantuar vetes dhe brezave që do të vijnë një jetë më të mirë me standarde bashkëkohore.
Le ti them stop sjelljes pasive në mbrojte të lirive, të drejtave për të ndërtuar jetën që meritojnë në harmoni të plotë më mirëqenien ekonomike dhe lumturinë shpirtërore. Çdokush është zot i vetvetes, të gjithë jemi zot i vendit tonë, që ka shumë nevojë për ne të gjithë që të lulëzoj si vendet simotra të familjes Evropiane.
Nga Alban Daci, Agjencioni FLOART - PRESS,
Redaktoi: Stop Injorancës

Përmbajtjet e pahijshme, Facebook vendos masa sigurie
Zgjerimi i rrjetit Facebook dhe shqetësimet e klientëve për cënimin e privatësisë apo etikës, është bërë shkak që kompania e cila numëron më shumë se 260 milionë përdorues në të gjithë botën, të vendosë disa rregulla të reja sigurie.
Bëhet fjalë për shërbimin “Safety Center” i cili është lançuar ditët e fundit me qëllim për tu shkuar në ndihmë përdoruesve.
Shkak për lëshimin e këtij shërbimi në zbatimin e platformës Facebook është bërë një numër i madh ankesash nga përdorues të vendeve të ndryshme lidhur me përmbajtjen e materialeve fyese apo cënuese që transmetohen në rrjet.
Sipas administratorëve, qendra “Safety Center” tani e tutje do tu mundësojë përdoruesve aksesin në informacionet që udhëzojnë denoncimin e keqtrajtimeve, përmbajtjeve të pahijshme e deri tek bllokimi i dikujt apo dhënia e këshillave për pyetje të ndryshme të përdoruesve.
G. Korrieri

Friday, April 16, 2010
Gjuha Shqipe, provim për administratën
Jo vetëm për studentët, por në drejtshkrimin e Gjuhës Shqipe duhet të testohet edhe administrata publike.
Gazeta Shqiptare citon sot Shezai Rrokajn, dekan i Fakultetit të Filologjisë te shprehet se, një nismë e tillë është e domosdoshme, pasi si studentët ashtu edhe administrata kanë probleme për sa i përket të shkruarit saktë të gjuhës shqipe.
"Unë mendoj se gjuha shqipe duhet të bëhet edhe në fakultet. Këtu e kam fjalën kryesisht për pjesën e drejtshkrimit. Të futet ajo që quhet praktikum i gjuhës shqipe. Për fakultetet me drejtim shoqëror, ajo të bëhet në të gjitha vitet akademike, ndërsa tek të tjerat vetëm dy vite. Të jetë një lëndë opsionale, të ketë kreditet e saj dhe studentët me anë të testimit provojnë se sa mirë dinë ta shkruajnë gjuhën e tyre", - ka shpjeguar Rrokaj.
Sipas tij, testimi për njohuritë në drejtshkrimin e gjuhës duhet të futet edhe për administratën publike. "Jo vetëm nëpër fakultete, por për mënyrën se si e shkruajnë gjuhën shqipe duhet të testohet edhe administrate publike", - ka pohuar shefi i Fakultetit Filologjik, në UT
Ai gjithashtu sqaron ne Gazeta Shqiptare se, nuk duhet të biem në gabimin e të krahasojmë shqipen me gjuhë të tjera, pasi çdo gjuhë ka specifikat e saj.
(d.b/BalkanWeb)

Gjimnazistët, konsumimi i hashashit në modë
Është ulur mosha e fillimit të drogës si dhe është rritur numri i atyre që e përdorin atë prej vitesh. Alarmi është dhënë nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, të cilët thonë se një tjetër fenomen shqetësues është shifra gjithnjë e në rritje e përdoruesve intravenozë, pra që e marrin me shiringë.
Ndërkohë që ata theksojnë se shifrat e përdoruesve kanë pësuar rritje, sidomos në qytetet e vogla. Specialistët e ISHP-së shprehen se, aktualisht nuk ka shifra të sakta për përdoruesit e drogës në përgjithësi dhe të adoleshentëve në veçanti, por për këta të fundit specialistët bëjnë të ditur se konsumimi i hashashit tashmë është kthyer në modë. Të tymosësh një cigare hashash në shkollat e vendit tonë, sipas specialistes Jonida Haxhiu, nga të rinjtë nuk shikohet si një tabu, por po ndodh e kundërta, shikohet si diçka normale dhe e modës. Sipas saj, shifrat që u përkasin përdoruesve të drogës janë gjithnjë e më shumë alarmante, ku vitet e fundit është ulur mosha e fillit të përdorimit.
Si ka ndryshuar numri i përdoruesve të drogës në vendin tonë?
Duhet pranuar se është një fenomen në rritje. Nga viti në vit vihet re se numri i përdoruesve është rritur dhe mosha e atyre që konsumojnë drogë është ulur, pra e fillojnë në një moshë më të re 12-13 vjeç. Numri i përdoruesve të hashashit është rritur ndjeshëm, problemi qëndron se e konsiderojnë si diçka normale.
Po nëpër shkolla, si është situata?
Nga kontaktet e mija të vazhdueshme me nxënës dhe mësues, rezulton që ka ulje të moshës, pra përdorimi i drogave të lehta nis në mosha gjithmonë e më të vogla. Këto droga të lehta që quhen, nuk mund të konsiderohen plotësisht të tilla pasi dhe ato kanë efekte po aq të rënda për shëndetin si dhe drogat e rënda. Gjithashtu, ato mund të konsiderohen si një portë për të kaluar tek drogat e rënda. Ka një lidhje të pranimit si diçka normale të përdorimit të këtyre drogave, pra ka arritur një ulje të moshës dhe një rritje të "popullaritetit". Tashmë përdorimi i hashashit konsiderohet si diçka e modës.
A janë të ndërgjegjshëm për problemet që sjellin drogat?
Ndoshta në këtë aspekt ndikojnë mitet, ato thëniet e pavërteta që ekzistojnë dhe qarkullojnë ndër përdoruesit e këtyre drogave. Një ndër to është: "Unë e kam gjithçka nën kontroll dhe mund të ndaloj kur dua", por kjo është e pavërtetë, pasi hashashi është një drogë që krijon varësi tek përdoruesit dhe sjell dhe probleme të shumta shëndetësore.
Në gjimnaze, ka më shumë përdorues vajza apo djem?
Përgjithësisht janë meshkujt ata që janë më kuriozë për të eksperimentuar me drogat, por në gjimnazet e Tiranës është mjaft i madh dhe numri i përdorueseve femra.
Është vetëm Tirana që ka më shumë probleme?
Jo vetëm në Tiranë, por në të gjitha rrethet ka probleme të përdorimit të drogës. Moshat e reja janë problematike në të gjitha rrethet, pasi është përhapur miti i gabuar që hashashi është diçka e lehtë dhe e mirë në të njëjtën kohë.
Ata që përdorin hashashin, janë dhe konsumatorë të cigares?
Përgjithësisht janë persona që kanë konsumuar cigaren dhe numri i adoleshentëve që e konsumojnë është rritur në këto vitet e fundit. Pra, ka një lidhje me përdorimin e substancave të tjera, pra një njeri që përdor cigare është më i prirur të përdorë më vonë dhe hashash. Drogat janë të lidhura më njëra - tjetrën, pra dikush që ka përdorur hashash, është më i prirur që më pas të bëhet përdorues i drogave më të forta si heroina apo kokaina, në krahasim me dikë që nuk e ka përdorur atë.
A ka raste në gjimnaze që kanë kaluar fazën e përdorimit të hashashit dhe kanë kaluar në droga më të rënda?
Nuk është se ka shumë përdorues tek adoleshentët, pasi akoma nuk e kanë kaluar fazën e përdorimit të hashashit dhe janë në fazat e para të përdorimit. Por ka disa, kryesisht përdorues të heroinës, janë mbi moshën e gjimnazit që është moshë më problematike 20-30 vjeçarët. Megjithëse nuk përjashtohen dhe raste të pakta ndër adoleshentët që mund të jenë përdorues të heroinës.
Çfarë duhet të bëhet kundër rritjes së numrit të përdoruesve të drogave?
Ajo që është e nevojshme, është sensibilizim dhe bashkëpunim shumësektorial. Për këtë problem është e domosdoshme që të bashkëpunojnë të gjithë që nga familjet, shkollat dhe komuniteti. Ka prindër që nuk janë të interesuar për këtë problem, pasi kanë fëmijë të rregullt, por ata duhet të dinë që dhe fëmijët e tyre janë të rrezikuar në një komunitet ku ka përdorues droge.
Kështu që të gjithë duhet të bashkëpunojmë.
Ermelinda Hoxhaj, G. Shqiptare

Subscribe to:
Posts (Atom)